Ish-luftëtari, komandanti i UÇK-së dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj sot ka marrë urime të shumta në ditëlindjen e tij të 42-të. Ai në këtë ditë ndodhet në burg, si i akuzuar kinse për krime lufte në rastin Kleçka .
Disa të rinj kanë vendosur që në mënyrë simbolike t’ia urojnë ditëlindjen Fatmir Limajt, për t’ia dëshmuar edhe një herë atij dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë se populli për të cilin ata luftuan dhe sakrifikuan në të kaluarën, e që po sakrifikojnë edhe tani është me ta dhe nuk i harron.
“Në emër të ÇELIKUT të luftës dhe FATIT TË MIRË të paqes i falënderojmë nga zemra të gjithë për mbështetjen e treguar gjatë këtyre viteve”, duke cituar fjalët e Çelikut “edhe një mijë jetë po t’i kisha për asnjë centimetër nuk do të kisha ndryshuar, jam krenarë që kam bërë për popullin tim aq sa kam mundur dhe ditur.
Ju faleminderit nga zemra! I juaji F. LIMAJ”.
Në rrjete sociale shumë miq të tij ia kanë uruar ditëlindjen Limajt, duke i dëshiruar edhe lirim sa më të shpejtë. Ndër ta edhe këshilltari i tij më i afërt, Endrit Shala dhe Nait Hasani.
“Mungesën tënde e zëvendëson vepra jote! Vepra jote vazhdon, dje, sot, nesër, Gjithmonë! Urime ditëlindja Fatmir LIMAJ”, ka uruar Shala.
Urime datelindjen Fatmir Limaj, pac shendet e jete te bukur ne te ardhmen… se ne sfida sprovohet njeriu, kalitet e behet me i forte , me i pjekur per jeten dhe pergjegjesite ne jete dhe nder kundershtime nuk bene me u ligshtu mjer ai qe nuk qendron..
Ndryshe, edhe pse në burg në zgjedhjet e fundit të PDK-së, ai ka dal ndër 10 më të votuarit në këtë parti, ka uruar Hasani.
Limaj që gjatë luftës kishte nofkën ‘Çeliku’ ka qenë nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv/ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme, ka qenë në Hagë si i akuzuar kinse për “krime gjatë luftës në Kosovë gjatë vitit 1999” nga ku doli i pafajshëm. Në dy palë zgjedhje doli si njeriu i dytë më i votuar në Kosovë menjëherë pas Hashim Thaçit. Ka qenë ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Aktualisht është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.