Edhe pse nganjëherë i përcjell filmat e mirë si “Zero Dark Thirty” dhe “Argo”, fraza ‘inspiruar nga një ngjarje e vërtetë’ e paraqitur shumë shpesh në fillim të filmit është paralajmërim se do të shihni diçka ‘inspiruese’ në mënyrën më banale të triumfit të shpirtit njerëzor. Ajo që është befasuese për “Snitch” është se në vend se të marrë rrugën e shkurtër për një ngritje të parrezikshme emocionale ose një aksion të një ushtari të vetëm, filmi krijon një ndjenjë të dëshpërimit real dhe të frikës, derisa shfaq një person që në mënyrë të pabesueshme mund disa ‘djem të këqij’. Duejn Xhonson luan babanë, i cili hyn në botën e krimit për të shpëtuar djalin e tij, histori kjo e inspiruar nga një ngjarje e vërtetë.
Një yll në rolin kryesor
Me fjalë të tjera, ky film është mjaft i mirë me yll në rolin kryesor Duejn Xhonsonin. Shpresat më të mëdha të kompanisë filmike mbeten te turmat që pëlqejnë aksionin, që pa dyshim do të mbeten të kënaqur, edhe pse filmi pretendon të shpërndajë doza të brutalitetit. Mirëpo për Xhonsonin, ashtu si për publikun, kjo mund të zgjerojë perceptimin e roleve të tilla si të duhurat për të, derisa ai po hyn në moshën 40-vjeçare. Pjesa ‘inspiruese’ e filmit gjendet te fakti se një baba Xhon Methjus (Johnson) dëshiron të shkojë deri në limitet absolute për të parandaluar djalin e tij adoleshent Xhejsonin (Rafi Gavron) nga kalimi i 10 vjetëve në burg për shkak të një gabimi të marrë.
Dëshmi kundër shpërndarësit të drogës
Xhejson largohet për pushim mjekësor dhe pranon një kuti plot ekstazi si një lloj nderi për një mik dhe për ta provuar me të dashurën e tij. Duke mos dashur ta zbulojë mikun e tij, Xhejson i tmerruar lihet vetëm aq i pambrojtur sa një lepur në një fole dhelpre. Nëna e tij e mërzitur fajëson Xhonin, ish-bashkëshortin e saj, derisa ndihma e vetme që i vjen është nga një avokate politikisht e uritur Xhoan Kigan (Susan Sarandon), e cila thotë se Xhejson duhet të sajojë dëshmi kundër një tjetër shpërndarësi të drogës, edhe pse ai nuk e di arsyen. Pa dëshirë Xhoni mbështetet në një nga punëtorët e tij Daniel Cruz (Jon Bernthal), i cili ka kaluar kohë në burg, për të shkuar në drejtimin e duhur – një vendim pikëllues pasi që ai mundohet të mos kthehet më në atë gjendje.
Rreziqet nga karteli meksikan
Por, Xhoni më në fund e siguron hyrjen te shpërndarësi i drogës Malik (Michael Kenneth Williams) një humbës i dyfishtë, i cili pasi teston gjallërinë e tij, e lejon atë që të marrë pjesë në një shpërndarje droge brenda dhe jashtë shtetit. Skena e parë e madhe e aksionit nuk arrin deri pas një ore, në të cilën pikë rriten rreziqet, për shkak të përfshirjes së një karteli meksikan të drogës të drejtuar nga Huan Karlos (Benjamin Brat). Rreziku me të cilin përballen duket shumë real, e po ashtu edhe ankthi i tyre për kompromiset morale.