2013-02-23

Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare


Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare
Koleksionet e rralla, librat antikuar që ndodhen në Bibliotekën Kombëtare do të dixhitalizohen, duke bërë të mundur që çdo lexues të mund t’i lexojë ato. Kjo nismë bashkëkohore e Bibliotekës Kombëtare duket se po ecën me ritme të mira. Puna e nisur fillimisht me aparatura modeste, tashmë do të realizohet nëpërmjet Qendrës së Dixhitimit e financuar nga Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, u shpreh dje gjatë prezantimit të kësaj qendre, se ruajtja më e mirë që mund t’u bëhet librave në kuptimin shkencor është ruajtja duke i dixhituar”. Janë disa nga kategoritë që Bibliotekës i duhet që t’i ruajë. Paraardhësit tanë i kanë ruajtur dhe ne kemi detyrën t’i ruajmë dhe në mënyrën bashkëkohore elektronike”, tha Plasari.
Projekti ka kushtuar 60 mijë euro dhe baza e tij kryesore është një aparaturë skaneri e posaçme për librat, që siguron një cilësi shumë të lartë të librave. Biblioteka Kombëtare ka dixhitalizuar deri tani periodikun “Albania”, koleksionin e hartave të vjetra, si dhe skedarët. Në fondin e Bibliotekës ndodhen 2449 vepra të rralla të botuara në shekujt XV-XVIII, përfshirë edhe veprat e para në gjuhën shqipe, veprat në latinisht të humanistëve shqiptarë, botimet e Voskopojës si dhe 7 inkunabula. Libri më i vjetër i këtij koleksioni është vepra e Papa Piu II, botuar në Milano, në vitin 1473, i cili flet për pjesëmarrjen e Skënderbeut në koalicionin kundër osman të të krishterëve.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...