2013-02-23

Kosova ka bërë lëvizje para në kulturë

Kosova po e feston 5-vjetorin e shtetësisë së saj. Gjatë këtyre vjetëve me pavarësi, zhvillimet kulturore kanë shënuar rritje. Ka më shumë njerëz që i janë përkushtuar artit, një qëndrueshmëri më të madhe të institucioneve kulturore, një sërë ligjesh të miratuara e prezantime para publikut të huaj etj. Por, edhe përkundër gjithë kësaj ende ka shumë për t’u bërë dhe kultura kosovare ende mbetet prapa rajonit. Njerëzit e kësaj kaste kanë mendime të ndryshme sa i përket zhvillimeve dhe avancimeve kulturore gjatë këtyre 5 vjetëve të pavarësisë së shtetit të Kosovës, por të gjithë pajtohen se Kosova ka shumë për të bërë për t’i avancuar zhvillimet kulturore.
description
Teatri i Operës dhe Baletit

Në një prononcim për “Kosova Sot”, dramaturgu Haqif Mulliqi ka thënë se gjatë kësaj kohe në Kosovë janë bërë shumë përpjekje për avancimin e kulturës, mediatizimin e saj e në veçanti ndërkombëtarizimin e saj. “Se sa është arritur kjo, është çështje e perceptimeve. Gjithashtu mendoj se edhe në këto pesë vjet Kosova ka bërë lëvizje para në kulturë. Ta themi, në dy vjetët e fundit është dyfishuar buxheti i MKRS-së”, ka pohuar ai, duke shtuar se përveç që janë bërë disa lëvizje për anëtarësime nëpër institucione relevante të kulturës në botë, është dëgjuar zëri i Kosovës në Kanë, në Berlinale, në Bienalen e Venecias. Por, ka shtuar se ende kanë mbetur shumë gjëra pa u bërë, në veçanti në infrastrukturë. “Kosovës i mungon godina e Teatrit të Operës dhe Baletit. I mungon një sallë koncertesh në kryeqytet. I mungojnë shumë kinema”, ka thënë ai.

Dëshmimi i identitetit

Mulliqi ka thënë se përkushtimi institucional nuk ka munguar gjatë këtyre viteve. “Së pari, institucionet e vendit, duket se kanë preokupime më të mëdha sesa që ne si komunitet i perceptojmë, ishte afirmimi i pavarësisë së vendit. Njohjet që duhet të vijnë nga jashtë për pavarësinë dhe kështu me radhë”, ka pohuar ai, duke shtuar se duhet të këtë një buxhet më të madh për kulturë, pasi, sipas tij, Kosova ka nevojë ta dëshmojë identitetin shtetëror, kulturor dhe historik të shtetit më të ri në kontinent. “Shih për këtë, institucionet e Kosovës, por edhe publiku duhet të sensibilizohen dhe ta kuptojnë se nuk ekziston mjet më i mirë dhe më efikas që ta afirmojmë vendin tonë sesa përmes kulturës. Se sa po ia dalim kësaj, kjo varet nga takati të cilin e determinon paraja”, ka thënë Mulliqi.

Festivalet për studentë

Kritiku i artit, Ilir Muharremi, ka thënë se gjatë këtyre pesë vjetëve aktivitete kulturore ka pasur mjaft dhe, sipas tij, disa prej tyre ishin tërheqëse, interesante. “Disa festivale, veçanërisht ato për studentë, ishin shumë të dobishme, ngaqë shihnin përvoja të reja dhe i forconin lidhjet kulturore”, ka pohuar ai, duke shtuar se ka pasur një zhvillim të ngadalshëm kulturor gjatë kësaj periudhe për shkak të buxhetit të vogël që shteti e ndan për kulturë. Isa Vatovci

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...