2013-02-23

Rritje e biznesit Amerikan në Shqipëri


Reeker Berishës: SHBA do të mbështesin fuqishëm Shqipërinë
Kryeministri Berisha priti sot në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA z. Phillip Reeker dhe shtroi një drekë për nder të tij, e cila u zhvillua në një atmosferë shumë të hapur e miqësore.
Kryeministri Berisha e falënderoi z. Reeker për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA dhe Qeverisë Amerikane dhe atë të Presidentit Obama ndaj Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Në takim u vlerësua gjithashtu edhe një herë vizita historike e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton në Shqipëri dhe njëkohësisht fakti, që në krye të departamentit të shtetit pas largimit të saj qëndron sërish një mik e mbështetës madh i Shqipërisë e shqiptarëve siç është Sekretari i Shtetit John Kerry, të cilit Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin ti ridërgojë përshëndetjet e urimet më të përzemërta.

Më tej biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kryeministri Berisha theksoi se, realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Në këtë kuadër, ai nënvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore për rritjen e ndjeshme të shpejtësisë dhe transparencës në votim dhe numërim. Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare , që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar çdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në shumë fusha, duke u ndalur në veçanti në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe atë në sektorin e mbrojtjes si dhe u rikonfirmua vendosmëria e për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm, e të suksesshëm midis të dy vendeve në të gjitha fushat me interesa të ndërsjellë. Z. Reeker i ripohoi Kryeministrit Berisha, se SHBA do të vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë e rajonin, përfshi edhe përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, z. Reeker përshëndeti edhe marrëveshjen e fundit trepalëshe midis Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, si një shenjë tjetër e klimës së bashkëpunimit për interesat e përbashkët të këtyre vendeve.


Më tej në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, ku Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, qeverisë amerikane, presidentin Obama dhe sekretarit të shtetit Kerry, për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin e rajonit, perspektivën euroatlantike të tij dhe në veçanti për mbështetjen e paçmuar ndaj Republikës së Kosovës.


------------------

Riker takon Panaritin: Rritje e biznesit Amerikan në Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti priti në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Phlip Reeker.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh si dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit Amerikan në Shqipëri dhe në rajon.
Në takim u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë është takuar edhe me kryeministrin Berisha dhe më pas do të takohet me kreun e opozitës Edi Rama.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...