2013-02-23

Adoleshentët dhe identiteti



Identiteti është qëllimi themelor që synohet në adoleshencë. Adoleshentët janë në periudhë kalimi mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Të rinjtë janë të aftë të mendojnë mirë, por nuk u lejohet të marrin vendime të rëndësishme për jetën. Identiteti përcaktohet si organizim i brendshëm i motiveve, aftësive dhe besimeve të një individi. Kriza dhe përkushtimi janë të rëndësishme në formimin e identitetit.

Gjatë krizës, individi merr parasysh alternativat ndërsa gjatë përkushtimit ai vendos të bëjë diçka të veçantë. Mendohet se meshkujt e formojnë identitetin e tyre si individë të veçuar, ndërsa femrat ka më shumë të ngjarë të formojnë identitetin e tyre duke u bazuar më tepër në përgjegjësi dhe marrëdhënie sociale.

Prindërit i marrin vendimet

Një pjesë e madhe e adoleshentëve tanë nuk lejohen nga prindërit e tyre të marrin vendime të dëshiruara gjatë përditshmërisë të tyre. I riu Samed Bajrami shpeshherë thotë të ketë qortime nga familja, dhe ai e pranon se nganjëherë edhe ai nuk bënë vepra të mira.

“Natyrisht që edhe unë si shumë shokë të mi më ndodhë të kem mosmarrëveshje me familjen time. Kuptohet që nuk më lejohet të marrë çdo vendim që dëshiroj, por në fund prapë them se më mirë është që mos të marrim gjithnjë vendime të caktuara, sepse në të shumtën e rasteve mund edhe të gabojmë. Jemi të ri dhe nuk e kemi arritur akoma moshën për të cilën mund të vendosim vet”, ka thënë ai.

Edhe Xheneta Sadiku ka mendim të njëjtë me Samedin, edhe ajo ka ndodhur që të mos lejohet nga prindërit për të marrë ndonjë veprim të caktuar. “Edhe pse duam ta arrijmë atë që e preferojmë përsëri nuk na lejohet. Janë disa vepra tona që u pengojnë prindërve dhe kështu që vjen deri të konflikti apo qortimi nga ta. Unë flas personalisht se në jetën e përditshme nuk më ndodhë të bie në konflikt me prindërit, sepse kam kujdes në çdo vendim që e marrë. Jam shumë e lirë me babanë dhe është një njeri që më ka dhënë hapësirë të madhe në vendimmarrje, mirëpo në disa raste e kufizoj veten. Por nuk do të thotë që nuk kam pasur konflikt ndonjëherë me të dy prindërit”, shton ajo.

Të vendosin vetë

Janë të pakta vendimet që miratohen nga prindërit. Arnida Alija është e kufizuar në vendimmarrje, ajo edhe pse ndjehet e vetëdijësuar nuk preferon të marrë vendime me vet iniciativë.

“Jam një tip që nuk preferoj të marrë vendime personalisht, gjithnjë dua të konsultohem me prindërit dhe më pas të veproj edhe sipas mendimit të tyre. Shumë rrallë më ndodhë të mos përputhen vendimet e mia me ato të prindërve, mirëpo përsëri në fund definitivisht vendosin prindërit edhe po që se jam kundër unë”, thekson ajo.

Në këtë kohë adoleshentët ndeshen me problemin e identitetit dhe në këtë mënyrë ata mund të imitojnë të tjerët duke përfshirë prindërit, shokët, etj.. Nëse sjelljet që imitojnë bien ndesh me jetën e tyre, ata mund të pësojnë krizë identiteti dhe si pasoje e saj duhet të modifikojnë ose braktisin imitimet e tyre. Në këtë stad, adoleshentët duhet të fillojnë të vendosin se çfarë dëshirojnë të bëjnë në jetë.

K. Bajrami

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...