Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/23

Një replikë e shkurtër me Simon Brozin ...



Prof Dr Eshref Ymeri

Një replikë e shkurtër me Simon Brozin ... Pas artikullit tim me titull “Populli dhe kombi grek - një popull dhe një komb shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar”, të botuar në “Tribuna Shqiptare” më 17 dhjetor 2012, zoti Simoni Broz ka reaguar në rubrikën “Komente” të kësaj gazete. Ja reagimi i tij, të cilin po e riprodhoj fjalë për fjalë, me të gjitha gabimet drejtshkrimore: “Mendoj se duhet me hjek dore nga shkrimet provokative sado realiste qe te jene kur kemi te bajme me fqinjet, se me ata kemi nda e do te ndajme te mirat dhe te keqiat”.



Pra, sipas këtij zotërie, pavarësisht se shkrimet e kujtdoqoftë mund të jenë realiste, domethënë pavarësisht se në to parashtrohet dhe mbrohet e vërteta, ato nuk duhen botuar kur është fjala për demaskimin e shovinizmit të vendeve fqinje në qëndrimin ndaj kombit shqiptar dhe, në rastin konkret, për demaskimin e shovinizmit grekomadh që ka hyrë në të gjitha poret e popullit dhe të kombit grek, që nga shtresat më të ulëta e deri në majat më të larta të hierarkisë shtetërore. Unë mendoj se shkrime provokative janë ato që kanë për qëllim të fshehin të vërtetën, ta shtrembërojnë atë dhe në vend të saj të ngrenë kultin e gënjeshtrës, të hipokrizisë, të mashtrimit dhe të pabesisë, të cilat përbëjnë themelin e kodit moral të shoqërisë greke, të popullit grek, të kombit grek, të politikës dhe të diplomacisë greke. Duhej të vinte koha e pagimit të borxheve shumëmiliardëshe vendeve perëndimore, që ky kod moral grek të zbulohej me tërë lakuriqësinë e vet, në mënyrë që Greqia të dilte faqe botës ashtu siç ka qenë në jetë të jetëve - kështjellë e pabesisë dhe e mashtrimit. Sipas këtij zotërisë së lartpërmendur, shqiptarët duhet të heshtin, duhet të mos e thonë kurrë të vërtetën kur ushtarët grekë, në paradën kombëtare në bulevardin kryesor të Athinës, ulërijnë me histerizëm shovinist se me zorrët e shqiptarëve do të bëjnë lidhëse këpucësh dhe presidenti Papulias, që nga tribuna, i shoqëron me buzëqeshje si pa gjë të keqe. Shqiptarët duhet të heshtin kur nga Greqia kanë ardhur në arkivole kufomat e 145 emigrantëve të vrarë nga shteti grekë dhe nga kriminelët e panumërt në radhët e tij. Shqiptarët duhet të heshtin kur ish-Presidenti Stefanopulos pati deklaruar se Himara është greke dhe Korça është vllahogreke. Shqiptarët duhet të heshtin për poshtërimin e kishës ortodokse, dikur fanoliane, prej Anastas Janullatosit, armikut të kombit shqiptar. Shqiptarët duhet të heshtin për ndotjen e Shqipërisë së Jugut me varreza ushtarësh agresorë grekë dhe me memoriale dhe manastire në nderim të tyre. Shqiptarët duhet të heshtin për gjenocidin e egër që shteti nazifashist grek ushtroi mbi popullsinë e ndershme dhe të pafajshme të Çamërisë. Pra, sipas zotërisë së larpërmendur, shqiptarët kurrë nuk duhet të ngrihen në mbrojtje të së vërtetës se duhet ruajtur fqinjësia “e mirë” me Greqinë. Por, për çudi, ky zotëria në fjalë bën sikur nuk e di që grekët as që e kanë çarë dhe as që e çajnë fare kokën për punën e fqinjësisë “së mirë” me Shqipërinë, siç deklaroi dje fare shkoqur ambasade greke në Tiranë kur erdhi fjala për Rezolutën Çame. Ata kanë siguruar shumë lëshime nga Shqipëria, të cilat nuk mund të komentohen ndryshe, veçse si tradhti e pastër kombëtare e klasës së saj politike. Kurse Shqipëria as që ka kërkuar kurrë ndonjë lëshim nga Greqia. Pra, sipas këtij zotërie, grekët le të vazhdojnë të kryejnë krime kundër vendit tonë, le t’i vazhdojnë pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, le të vazhdojnë të mashtrojnë për mizoritë nazifashiste që kryen në Çamëri, kurse shqiptarët vetëm duhet të heshtin dhe të bien në bark para Athinës. Vetvetiu lind pyetja: Çfarë e shtyn këtë zotërinë e lartpërmendur që të reagojë në këtë mënyrë ndaj artikullit tim, në të cilin janë shtjelluar shumë të vërteta mbi bazën e argumenteve shkencore të padiskutueshme? Se unë, në publicistikën time, gjithmonë kam pasur dhe kam parasysh një fjalë të urtë të Zhan Zhak Rusoit (1712-1778), i cili thotë: “Unë kam për detyrë të them të vërtetën, por nuk kam për qëllim të të detyroj ta besosh atë”. Pra, zotëria në fjalë mund të mos i besojë të vërtetat që shtjellohen në artikullin tim, por ai nuk ka të drejtë t’i etiketojë ato si provokative. Është e vërtetë që ne kemi një klasë politike të zhveshur tërësisht nga vetëdija kombëtare dhe të armatosur mirë me ndjenjën e servilizmit dhe me kompleksin a inferioritetit para shovinizmit grekomadh, i cili ka kohë që është katandisur në shovinizëm grekokaragjoz. Por, për çudi, klasa politike shqiptare e paska infektuar keq zotërinë në fjalë, servilizmi dhe kompleksi i inferioritetit të të cilit para Greqisë qenka me të vërtetë proverbial. Ky servilizëm dhe ky kompleks inferioriteti zbulon psikologjinë prej skllavi që është kultivuar me shumë kujdes në qenien e këtij zotërie. Një shtysë, domosdo, e fuqishme kjo, për të sulmuar artikullin tim dhe gazetën e nderuar“Tribuna Shqiptare” për botimin e tij.Santa Barbara, Kaliforni
20 dhjetor 2012Populli dhe kombi grek, një popull dhe një komb shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar


(Me gjuhën e fakteve)Prof Dr Eshref Ymeri Këtë temë e kam trajtuar para disa vjetësh në një analizë me titull “Shovinizmi grekomadh s’e ndërron dot as qimen, as lëkurën (Kujtesë Dules dhe Bollanos, lakejve të shovinizmit grekomadh)”, të botuar në gjashtë numra të gazetës “Republika” (25 dhjetor 2008 – 06 janar 2009). M’u desh t’i rikthehesha kësaj teme, sepse në faqen e internetit të datës 11 dhjetor 2012 të zotit Feliks Taho, me titull “Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin proshqiptar” (është fjala për dokumentarin “1821”), lexova edhe këtë informacion: “Tani shqiptarët kanë në duart e tyre atë që kërkonin për të vazhduar propagandën e tyre dhe planet për Shqipërinë e Madhe… kjo gjë është shtyrë së fundmi edhe nga kryeministri i tyre”. Ky ka qenë reagimi i qytetarëve grekë. Unë nuk e kam parë atë dokumentar. Por, nga reagimi i qytetarëve grekë, del e qartë se në të, me sa duket, pasqyrohen ca të vërteta historike për të ashtuquajturin revolucion grek të vitit 1821, në të cilin violin e parë kanë qenë kryekëput kapedanët shqiptarë. Këto të vërteta historike qytetarëve grekë u djegin më keq se piperi në plagë, sepse përmes tyre zbulohet falsifikimi që i është bërë historisë në Greqi dhe dalin në dritë të diellit fakte të pamohueshme për rolin e elementit shqiptar në shkëputjen e Greqisë nga Perandoria Otomane. Reagimi i qytetarëve grek ma përforcoi edhe më shumë bindjen se mbarë populli dhe kombi grek, me përjashtime fare të papërfillshme, kanë notuar dhe vazhdojnë të notojnë në detin e urrejtjes shoviniste kundër kombit shqiptar. Për ta argumentuar me fakte bindjen time, m’u desh t’u rikthehesha dy veprave shkencore të drejtorit të Institutit të Historisë, Pr.dr. Beqir Meta. Vepra e parë titullohet: “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), kurse vepra e dytë mban titullin: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë, 2004). Në një artikull të botuar në gazëtën “Zëri i Popullit”, të datës 19 shtator 1957, Enver Hoxha e vinte theksin te “miqësia historike, tradicionale” shqiptaro-greke. Madje ai thoshte se “populli shqiptar dhe populli grek, me gjithë pëpjekjet e atyre elementëve që përpiqen të thellojnë artificialisht përçarjen me pretendimet absurde, kanë qenë kurdoherë miq dhe kanë luftuar kurdoherë së bashku kundër të njëjtëve armiq” (Shqipëria dhe Greqia…, f.132). Enver Hoxha këtu përdor terma të përgjithme, të cilat përbëjnë stereotipa të propagandës komuniste. Nuk njihet ndonjë rast kur grekët dhe shqiptarët të kenë luftuar “së bashku kundër të njëjtëve armiq”. Kur shqiptarët shprehën dëshirën të luftonin bashkërisht kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë gjatë Luftës II Botërore, klasa politike greke bëri gjithçka që ishte e mundur për të mos lejuar koordinimin e veprimeve të përbashkëta, çka sqarohet me fakte në faqet e vëllimit të parë të prof.Metës, sepse asaj i rrihte mendja te pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Në qoftë se Enver Hoxha e kishte fjalën për luftën e grekëve, përkrah kapedanëve shqiptarë, kundër armikut “të përbashkët” – Perandorisë Otomane, atëherë ai zbulonte cektësinë e gjykimit të tij. Kapedanët shqiptarë që morën pjesë në revolucionin grek luftuan jo për të mirën, por për të zezën e tyre. Ngjarjet që rrodhën pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë vërtetuan në praktikë se armiku më i egër i kombit shqiptar nuk ishte aspak Perandoria Otomane, por shovinizmi grekomadh, që e gjeti mishërimin e tij në të gjitha strukturat e shtetit shovinist grek, bëmat e të cilit kunder Lëvizjes Kombëtare Shqiptare janë të dokumentuara mirë nëpër faqet e historisë së popullit shqiptarë. Ata kapedanët shqiptarë, që luftuan për grekët, vërtetë që ishin shumë trima, por ishin edhe shumë pak të zgjuar, ishin shumë dritëshkurtër. Dhe dritëshkurtësinë e tyre ata e paguan me kokën e vet dhe mbarë kombit shqiptar një gjë e tillë do t’i kushtonte shumë shtrenjtë! Në një deklaratë të qeverisë shqiptare të vitit 1973, në përputhje me retorikën enveriane, thuhej se nga territori i Shqipërisë “nuk do t’i vinte asnjë e keqe popullit vëlla grek” (po aty, f.254). Ku e kishte gjetur këtë popullin grek qeveria shqiptare që na e quante “vëlla”? S’kemi dëgjuar as edhe një herë të vetme që qeveria greke ta ketë quajtur popullin shqiptar “popull vëlla”. Pse mbante një qëndrim kaq të përulur qeveria shqiptare? Vërtetë që nga territori ynë s’do t’i vinte ndonjë e keqe popullit “vëlla” grek, por është halli se nga territori i atij popullit “vëlla” grek popullit shqiptar i kanë ardhur dhe po i vijnë përherë gjëma të rënda! Personalisht nuk e di që në Greqi të ekzistuakan qarqe, që vepruakan kundër shqiptarëve pa dijeninë e shtetit grek dhe të strukturave të tij. Edhe organizatat terroriste greke kanë vepruar me dijeninë dhe nën mbrojtjen e shtetit grek kur në vitet ’80-të filluan të vrisnin anglezë dhe amerikanë që ndodheshin me shërbim në Greqi. Le të përmendim vetëm grupin terrorist “17 nëntori”. “Kur Papandreu erdhi në fuqi, ai e shkriu njësinë e posaçme të policisë që merrej me hetimin e grupit terrorist “17 nëntori”. Grupi “17 nëntori” do të mbetej gjatë gjithë periudhës së fillimit të viteve 1990 skuadra më enigmatike terroriste dhe më e pamundura për t’u penetruar, në krejt Evropën dhe në Lindjen e Mesme” (Robert D.Kaplan. Greqia: dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, f.68). Po cilat janë faktet që na ofrohen në të dy vëllimet e prof. Metës për këtë popullin “vëlla” grek, për këtë popullin “mik” grek, për këtë popullin “e mirë” grek, nga gjiri i të cilit vjen e krijohet ai që quhet opinion publik grek. 1. Në notën e qeverisë greke drejtuar Edenit më 14 dhjetor 1942 thuhej se “në qoftë se deklarata britanike nuk do të njihte në mënyrë eksplicite të drejtat e Greqisë në “Epirin e Veriut”, do krijohej një përshtypje e hidhur në popullin grek dhe do të dobësohej rezistenca greke” (Tensioni greko-shqiptar…f.96). Madje në fund të notës nënvizohej se “qeveria greke e cilësonte aq jetik problemin e “Epirit të Veriut”, saqë ajo deklaronte botërisht se kombi grek nuk do të pranonte asnjë zgjidhje të këtij problemi, e cila do të injoronte të drejtat e ligjshme të Greqisë” (po aty). Pra, qeveria greke e pranonte vetë në një notë zyrtare se populli grek dhe kombi grek ishte dhe mbetet popull dhe komb shovinist! 2. Në një takim të Mehmet Konicës në Romë në verën e vitit 1944 me përfaqësuesin grek, ky i fundit tha se “asnjë grek nuk ishte i dispozuar për të lënë mënjanë të drejtat e pakontestueshme të Greqisë në këtë territor” (po aty, f.127). Kështu, diplomati grek e pranonte me gojën e tij se të gjithë grekët ishin shovinistë! 3. Më 1946, në Konferencën e Paqes në Paris, Caldarisi “këmbënguli në kërkesën për aneksimin e Shqipërisë së Jugut se midis të gjithë grekëve ekziston një harmoni e plotë për këtë çështje” (po aty, f.272). Domethënë, edhe vetë kryeministri grek e pranonte se të gjithë grekët ishin shovinistë! 4. “Pretendimet territoriale kryeministri grek ia parashtroi edhe delegacionit britanik… Sipas tij, opinioni publik grek s’do të ishte në gjendje të qëndronte indiferent, në qoftë se Konferenca do të përforconte pozitat e Shqipërisë nëpërmjet Traktatit të Paqes me Italinë…” (f.273). Sipas kryeministrit grek, del se opinioni publik grek ishte shovinist! 5. Meqënëse Konferenca e Paqes në Paris nuk pranoi të diskutonte për pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë së Jugut, kryeministri grek, Caldaris, “deklaroi më 2 tetor se ngjarjet në Paris kishin shkaktuar një zemërim që kuptohej qartë në popullin grek për arsye të padrejtësisë që iu bë atij. Themistokles Sofulis, njëri nga krerët e opozitës, e vlerësoi dështimin në Paris si një zi të rëndë, ndërsa lideri tjetër opozitar, ish kryeministri George Papandreu, në mënyrë solemne, deklaroi se “zia e kombit kishte arritur në infinit…” (po aty, f.281). S’kemi ç’bëjmë! Udhëheqësit e të dy krahëve të politikës greke e kanë deklaruar vetë, me gojën e tyre, që populli dhe kombi grek ishin shovinistë, se i kishte pllakosur zija e rëndë që kishte arritur në infinit, për të vetmen arsye se nuk u qenkëshin plotësuar tekat shoviniste në Paris! 6. “Në prill të vitit 1946, Ndihmësatasheu Ushtarak i SHBA në Athinë, Uilliam McNeill, i shkruante Departamentit të Shtetit: “Pavarësisht nga fakti se pretendime të tilla duken qartë se e dëmtojnë, më tepër se sa e ndihmojnë, sigurimin e Greqisë, pavarësisht se realitetet ndërkombëtare janë në kundërshtim me plotësimin e këtyre pretendimeve dhe pavarësisht nga karakteri i dyshimtë i shumë argumenteve të paraqitura, shumë, dhe ndoshta shumica e grekëve, besojnë fort dhe në mënyrë entuziaste se sakrificat e tyre gjatë luftës duhet dhe do të shpërblehen me përfitime substanciale territoriale në kurriz te vendeve fqinjë… Në qoftë se qeveritë britanike dhe ajo amerikane nuk do të mbajnë qëndrim të ngrohtë dhe nuk do të mbështesin në mënyrë efikase pretendimet territoriale greke…, shumë, dhe ndoshta të gjithë grekët, do të ndiejnë se ata janë tradhtuar nga Aleatët Perëndimorë” (po aty, f.501). Kurse i ngarkuari me punë i SHBA në Athine, Karl Rankin, paralajmëronte se “do të ketë një shpërthim të ndjenjave kundër Fuqive Perëndimore” (po aty, f.501-502). Pra, edhe diplomatët amerikanë dëshmonin se shumë dhe ndoshta shumica, apo të gjithë grekët ishin shovinistë! 7. Ambasadori amerikan në Athinë, McVeagh u udhëzua, “t’i transmetonte kryeministrit Caldaris një mesazh, në të cilin thuhej se ishte jashtëzakonisht e vështirë për qeverinë amerikane që të mbështeste pretendimet territoriale greke në Këshillin e MPJ, pasi shumë arsye të përgjithshme diktonin që kufijtë e Greqisë të mbeteshin ato që kishin qenë para luftës. Jo vetëm qeveria, por edhe opinioni publik grek duhej ta kuptonte këtë pozicion… Ambasadori amerikan u kërkoi politikanëve grekë të ushtronin të gjithë influencën e tyre që këto vendime (për mospranimin e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë – E.Y.) të pranoheshin në Greqi me minimumin e pakënaqësisë dhe të zemërimit kundër Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast qeveria amerikane shfaqi pakënaqësinë se, në vend që të përgatiste opinionin publik për dështimin në këto çështje, shtypi dhe radioja greke, gjatë javëve të fundit, po nxisnin sistematikisht, në shumë mënyra, opinionin publik kundër Britanisë dhe SHBA, për arsye se këto pretendime nuk ishin realizuar” (po aty, f.514-515). Siç del edhe nga këto porosi të Departamentit të Shtetit për ambasadorin amerikan në Athinë, qeveria amerikane kishte krijuar bindjen se në Greqi ekzistonte një opinion publik grek shovinist! 8. “…më 8-9 korrik (1956 – E.Y.) ishte mbajtur në Athinë Kongresi Ndërkombëtar Panepirot, i cili doli me thirrjen për çlirimin e “Vorio-Epirit” duke përdorur forcën. Kongresi kishte hedhur parullën e krijimit të Frontit Nacional për çlirimin e “Vorio-Epirit”, me pjesëmarrjen e të gjithë grekëve dhe kishte vendosur krijimin e një organi ekzekutiv kombëtar për zbatimin e vendimeve të tij” (Shqipëria dhe Greqia… f.124). Sipas parullës së këtij Kongresi, të gjithë grekët ishin shovinistë! 9. “Në fund të nëntorit (1956 – E.Y.) B.Shtylla takoi Kasimatin në Nju-Jork dhe i propozoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me anë të një komunikate fare të thjeshtë. Përfaqësuesi grek dha një përgjigje të rezervuar dhe deklaroi se qeveria greke dëshironte normalizimin e marrëdhënieve por më parë duhej përgatitur psikologjikisht opinioni” (po aty, f.126). Diplomati grek e pranonte se në Greqi ekzistonte një opinion antishqiptar, shovinist! 10. “Pas stabilizimit të Juntës, aty nga fundi i vitit 1968, udhëheqja shqiptare po konstatonte disa nuanca të reja të një qëndrimi armiqësor dhe provokues ndaj Shqipërisë. Të tilla vlerësoheshin fjalimet armiqësore dhe mbështetja e pretendimeve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut në ceremoninë e varrimit të peshkopit Kotokos, në të cilën morën pjesë edhe qeveritarë grekë. Përshtypje negative la në Tiranë edhe deklarata e zëvendëskryeministrit grek D.Patilis mbi “vendosmërinë e grekëve për të mos hequr dorë nga aneksimi i “Epirit të Veriut”. (po aty, f.219-220). Edhe sipas fjalëvë të këtij politikani të lartë grek, del se grekët janë shovinistë, të gjithë, pa përjashtim! 11. “Më 8 dhjetor 1963 ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Venizelos bëri publik një propozim që “grekëve të “Epirit të Veriut” t’u jepej vetëqeverisja në kuadrin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, më 6 dhjetor ai i kishte deklaruar agjencisë “Rojter” se marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë në gjendje negative, për arsye të shqetësimit që ka i gjithë kombi grek lidhur me të ardhmen e vëllezërve tanë që jetojnë në këtë vend” (po aty, f.191). Po a shfaqi vallë ndonjë shqetësim ky kombi grek edhe për vëllezërit tanë çamë, ish-shtetas grekë, të cilët i masakroi aq barbarisht shteti shovinist grek, apo synimet shoviniste ndaj Shqipërisë kërkon të na i shesë për shqetësime për bashkëkombasit e tij minoritarë në vendin tonë? 12. “Studiues grekë, me të drejtë, kanë konstatuar se politika e Karamanlisit kundrejt Shqipërisë dallonte nga politika që ndoqi ai ndaj fqinjëve të tjerë veriorë. Ata kanë veçuar tri arsye të këtyre diferencave” (po aty, f.281). Këtu do të mjaftohem me përmendjen e arsyes së parë, e cila ka qenë mungesa “e mbështetjes publike për një afrim me Shqipërinë në nivelin që Greqia ishte afruar në atë kohë me shtetet e tjera ballkanike” (po aty). Rrjedhimisht, edhe vetë studiuesit grekë e paskan pranuar se në Greqi paska munguar një mbështetje publike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë për arsye të ngarkesave të forta shoviniste në mesin e saj! 13. “Në një informacion të ambasadës sonë në Athinë për MPJ, të datës 23 prill 1975, thuhej: ”…qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin”” (po aty, f.283). Më në fund, edhe ambasada jonë në Greqi qenkësh bindur se jo vetëm qeveria greke, por edhe grekët në përgjithësi ishin shovinistë! Nuk e di nëse arriti ta krijonte këtë bindje edhe vetë udhëheqja e lartë shqiptare, këtu, në Tiranë! 14. “Diplomatët shqiptarë në Athinë raportonin edhe për disa shenja të tjera negative. Kështu, në Muzeun e Luftës të Greqisë ishte vendosur një stendë për luftën në “Vorio-Epir” dhe për “Qeverinë Autonome” të “Vorio-Epirit”. Në tekstet shkollore ishin futur mësime të reja për “Vorio-Epirin”, të cilat kishin përmbajtje shoviniste” (po aty, f.286). Tani lind pyetja: këto tekste shkollore me përmbajtje shoviniste shërbenin për edukimin me shovinizëm të bijve të popullit grek, apo të popullit të “Zullulandit”? 15. “Ligji i luftës me Shqipërinë nuk u hoq nga parlamenti grek, i cili ishte i vetmi institucion kushtetues që mund ta bënte atë. Vendimi i qeverisë së Papandreut ishte një akt, që i mungonte baza kushtetuese. Ai u shpall pa aprovimin e presidentit Kristos Sarçetaqis dhe nuk u miratua në parlament, pasi atje, me sa duket, ekzistonte një shumicë që e kundërshtonte këtë vendim. Gjithashtu, edhe kisha greke, e cila kishte ndikim të madh në politikën dhe në opinionin grek, ishte kundërshtare e fortë e heqjes së gjendjes së luftës” (po aty, f.312). Duke edukuar në opinionin publik grek dhe në mbarë kombin grek urrejtjen dhe armiqësinë ndaj një kombi tjetër, siç është kombi shqiptar, kisha greke është marrë me punët e djallit dhe vetë është shndërruar në një strehimore të djallit! Pikërisht nga radhët e kësaj kishe shoviniste greke u komandua me shërbim në Tiranë dhe vazhdon të qëndrojë aty deri tani, në krye të kishës ortodokse ish-fanoliane, armiku i kombit shqiptar, Anastas Janullatosi, të cilit Athina zyrtare i ka ngarkuar rolin e pararojës së shovinizmit grekomadh dhe të guvernatorit të tij faktik në Shqipëri. Shqipëria është vend pa zot, prandaj edhe Janullatosi e vazhdon i qetë misionin e vet shovinist në Tiranë. 16. Për ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë, “ndonëse Athina zyrtare heshti kur tanket serbe shtypnin shqiptarët, dy komponentë të fuqishëm të politikës dhe të shoqërisë greke, kisha dhe shtypi grek, manifestuan fuqimisht përkrahjen e tyre për shovinizmin serb” (po aty, f.314). Pra, dy leva të fuqishme të mbjelljes dhe të ngulitjes së urrejtjes kombëtare greke për kombin shqiptar, kisha dhe shtypi grek, funksionojnë me ngarkesë të plotë pikërisht atëherë kur opinionit publik grek i duhet thënë e vërteta. Atëherë ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek nuk mund të mos edukohet me ndjenja shoviniste dhe nuk mund të mos shndërrohet në opinion shovinist grek, në popull shovinist grek, në komb shovinist grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kur ushqimin e tij shpirtëror e helmatisin dy komponentë të fuqishëm të formimit botëkuptimor të tij – feja dhe shtypi, ndërsa politika shtetërore, në rastin konkret, bën sikur nuk di gjë, bën sikur hiqet mënjanë! Nga sa u citua më sipër rezulton se ekzistuaka me të vërtetë një opinion publik grek, një popull grek, një komb grek, një kishë greke, një shtyp grek që shërbyekan si taban i fuqishëm i shovinizmit grekomadh në synimet e tij për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe, në përgjithësi, në urrejtjen e tij kundër kombit shqiptar! Siç u argumentua më lart, me fakte, vetë politikanët kryesorë grekë dhe diplomatë të huaj e kanë pranuar me gojën e tyre se opinioni publik grek, se populli grek, se kombi grek qenka shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar! A thua të jetë i çmendur ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek, ky shtyp grek? A thua të jetë e çmendur kjo kishë greke? Nuk e di! Veçse duhet të kujtojmë fjalët e njërit nga politikanët më kryesorë grekë, si Kostandin Karamanlisi, ish-kryeministër dhe president i Greqisë, i cili e përshkruante vendin e vet si një “azil i madh të çmendurish” (Robert D.Kaplan.Vepër e cituar, f.40). Natyrshëm lind pyetja: po a ka vallë njerëz në radhët këtij opinioni publik grek, e këtij populli grek, e këtij kombi grek, të cilët i kundërvihen shovinizmit grekomadh në qëndrimin ndaj kombit shqiptar? Sigurisht që edhe mund të ketë atu-këtu. Por ata, besoj, duhet të jenë aq të paktë, saqë, me sa duket, kanë humbur si gjilpëra në kashtën e shovinizmit grekomadh! Këtu e disa vjet të shkuara (ka qenë viti 2004), në mjediset e hotelit “Dajti”, u njoha rastësisht me një profesor grek të filozofisë. Në bisedë e sipër më shkoi gjuha atje ku “më dhemb dhëmbi”: te qëndrimi që mbahet në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë. Profesori më tha: “Më vjen turp për pronarët grekë që sillen keq me shqiptarët!”. Në emisionin kryesor të lajmeve të TV “Top Channel” të datës 8 shtator 2004, gjatë një “demonstrate”, të organizuar në qytetin e Selanikut (ku morën pjesë rreth 2 000 vetë) në përkrahje të emigrantëve shqiptarë, që u masakruan nga shteti shovinist grek pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të 4 shtatorit 2004, një qytetar grek deklaroi para kamerës: “Qëndrimi arrogant i shtetit dhe i policisë greke nuk është qëndrimi ynë”!!! Vini re! Demonstrata organizohej katër ditë pas gjakosjes së rrugëve të qyteteve greke me gjak emigrantësh shqiptarë të pafajshëm! Shteti shovinist grek atë ditë kishte nxjerrë në rrugët e qytetit ca turma që i kishte marrë “me qira” (siç i quante me të drejtë Robert D.Kaplan turmat që nxirrte në rrugë Andreas Papandreu në përkrahje të martesës së tij të re me ish-stjuardesën Lian), për të larë sadopak turpin që e mbuloi, kur, faqe botës, lëshoi policinë e ndërkryer kundër emigrantëve paqësorë shqiptarë, që i gëzoheshin fitores nëpër rrugët e qyteteve greke. Komedi të tilla shteti shovinist grek le t’ua shesë, përsëri, atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve! Për çështjen çame, duket se populli dhe mbarë kombi grek, ashtu si edhe Athina zyrtare, janë unikë dhe deklarojnë se nuk e njohin një çështje të tillë. Me këtë qëndrim, populli dhe kombi grek, ashtu si edhe politika zyrtare, rreshtohen përkrah shtetit nazifashist grek që masakroi barbarisht popullsinë e pafajshme çame, i grabiti pronat dhe i vendosi në sekuestro me ligjin famëkeq të luftës. Në reagimin negativ të qytetarëve grekë ndaj filmit dokumentar “1821”, nuk ka asgjë për t’u habitur. Me kundërvënien e tyre ndaj së vërtetës, qytetarët grekë vazhdojnë kultivimin e farës së urrejtjes së pararendësve të tyre, të cilët e mbollën dhe e rritën me shumë kujdes që në platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Prandaj nuk është fare rastësi që një parti nazifashiste, me emrin “Agimi i Artë”, tani, në dekadën e dytë të shek. XXI, si në asnjë vend tjetër të Evropës, gjen truall të përshtatshëm për t’u krijuar pikërisht në radhët e popullit grek. Madje, siç bëhet e ditur në faqet e internetit, përkrahësit e kësaj partie nazifashiste sa vijnë e po shtohen dita-ditës. Por, çuditërisht, përkrah shtetit nazifashist grek të Napolon Zervës, radhiten edhe Vangjel Dule, Kosta Barka etj., të cilët deklarojnë se janë kundër paraqitjes së Rezolutës Çame në parlamentin shqiptar, duke i justifikuar plotësisht krimet që u kryen kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë. Parlamenti shqiptar jo vetëm që duhet ta diskutojë dhe ta aprovojë me zjarr dhe unanimisht atë Rezolutë, në qoftë se në ndenjëset e tij janë ulur me të vërtetë pasardhës të denjë të Ismail Qemalit, por, pas aprovimit të saj, duhet t’i kërkojë qeverisë shqiptare t’i ngrijë marrëdhëniet me qeverinë greke, deri në abrogimin sa më të shpejtë të ligjit famëkeqë të luftës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e popullsisë çame në trojet e veta amtare.

Janullatosi bën kauzë me nazifashistët e Athinës kundër emigrantëve shqiptarë


Eshref Ymeri



       Megjithëse po bëhen më shumë se 20 vjet që Janullatosi ndodhet në Shqipëri, atë asnjëherë s’e kishim dëgjuar të thoshte ndonjë fjalë të vetme për emigrantët shqiptarë në Greqi. Por vitin që kaloi, në skenën politike të Greqisë doli një parti nazifashiste me emrin “Agimi i Artë”. Kjo parti është shprehur publikisht se është armike e emigrantëve shqiptarë. Madje një deputet i saj me emrin Kristo Papas, para ca ditësh deklaroi haptas se zanati i emigrantëve shqiptarë na qenka“plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. Ai deklaroi shprehimisht:
“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë” (Citohet sipas faqes së internetit të zotit Feliks Taho, me titull: “Grekët: Jemi në luftë me Shqipërinë”. 24 janar 2013).
Por, çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës kundër emigrantëve shqiptarë, shprehet edhe armiku i betuar i kombit shqiptar Anastas Janullatosi, i cili ka deklaruar publikisht në shtypin shqiptar:
“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar 2013).
       Le të ndalemi pak shkurtimisht në të ashtuquajturën mikpritje greke ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët sot janë dhembja dhe plaga e kombit shqiptar, plagë kjo që shovinizmi grekomadh e ka mbajtur vazhdimisht të hapur, duke e cingrisur orë e çast.
 Emigrantët tanë u gjendën në Greqi pas shembjes së sistemit komunist, jo se Greqisë i digjej barku për ta. Jo, absolutisht. Greqia, kjo përkëdhelake tradicionale e Evropës, e majmur dhe e stërngopur me paratë e taksapaguesve evropianë, i kishte mbushur mendjen vetes se ajo na qenkej, demek, kërthiza e botës, duke e konsideruar veten një “agalleshë” të Bashkimit Evropian, të cilin e kishte tërhequr për hunde me mashtrime në fushën e bilanceve financiare. Prandaj grekët qenë shndërruar në “pashallarë” në kurriz të Bashkimit Evropian dhe, duke mos paguar as taksa, patën krijuar bindjen përfundimtare se ata duhej të bënin vetëm qejf dhe për ta duhej të punonin të tjerët. Në këto kushte, ata i dhanë karar se për ta kishin ardhur kohë “të arta” për të vënë në jetë ëndrrën marrake për “aneksimin” e Shqipërisë së Jugut. Prandaj edhe kufijtë me vendin tonë i shqyen kat e kat në dhjetor të vitit 1990, në mënyrë që emigrantët shqiptarë të dyndeshin në masë drejt Greqisë. Dhe emigrantët e shkretë, të katandisur në derexhenë e fundit prej sistemit komunist, u dyndën drejt Greqisë, duke pasur parasysh atë fjalën e urtë të gjuhës shqipe “halli të çon në derë të hasmit”. Me shqyerjen e kufijve me Shqipërinë, Greqia bënte hesape me lapës në dorë, duke parashikuar që emigrantët do t’i shndërronte në një peng me mjaft peshë, për t’i zhvatur sa më shumë lëshime  Tiranës zyrtare. Këtë qëllim të poshtër të Greqisë e ka pranuar haptas Presidenti i tanishëm  Karolos Papulias që në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur ishte ministër, çka del qartë nga faqja e internetit me titull “Dosja e zezë e Greqisë”.
Prandaj emigrantët shqiptarë u trajtuan në Greqi thjesht si argatë dhe sa herë që shovinizmit grekomadh i tekej për të zhvatur lëshime nga Tirana zyrtare, përdorte kartën e emigrantëve, duke i keqtrajtuar, masakruar, vrarë dhe duke organizuar operacionet e fëlliqura fashiste me emrin “fshesa”.
Për të gjitha këto qëndrime fashiste që shovinizmi grekomadh ka mbajtur ndaj emigrantëve shqiptarë, Janullatosi s’e ka hapur gojën as edhe një herë të vetme. Madje ka bërë të paditurin edhe për kufomat e 145 emigrantëve të kthyer në Shqipëri në arkivole, të cilët i vrau dora kriminale greke.
Në një artikull të mëparshëm kam përmendur një takim që pata me një profesor grek në vitin 2004 në mjediset e hotelit “Dajti”. Pyetjes sime për emigrantët shqiptarë në Greqi, ai iu përgjigj:
“Më vjen turp për pronarët tanë që sillen keq me emigrantët shqiptarë”.
Po si shpjegohet që Janullatosi, pikërisht tani, kur në skenën e politikës greke ka dalë një parti nazifashiste, ngrihet dhe sulmon emigrantët shqiptarë? Përgjigjja është e thjeshtë: pikërisht kjo parti e ka marrë në mbrojtje Janullatosin nga sulmet e Aleancës Kuq e Zi. Madje partia nazifashiste greke, popullin shqiptar e quajti popull kaçak se pse po sulmohet Janullatosi. Pra, Janullatosi bën kauzë pikërisht me këtë parti nazifashiste kundër emigrantëve shqiptarë.
Por ne s’duhet të habitemi nga ky qëndrim armiqësor i Janullatosit ndaj emigrantëve shqiptarë. Se Janullatosi ka qenë dhe mbetet armik i mbarë kombit shqiptar. Asokohe kur krimineli Millosheviç po masakronte dhe dëbonte nga vatrat e veta popullin shqiptar të Kosovës dhe kur NATO-ja kishte filluar bombardimet kundër Serbisë, Janullatosi u gjend për një vizitë në Moskë. Atëherë Kremlini kishte ngritur më këmbë mbarë Federatën Ruse. Njerëzit rusë, i madh e i vogël, që nga Vladivostoku e deri në Peterburg, shfrynin tërë mllef kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Para Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, numri i vullnetarëve të regjistruar për t’u nisur drejt Ballkanit për të vrarë shqiptarë dhe për të marrë në mbrojtje Serbinë, e pati kaluar shifrën 70 mijë veta. Pikërisht në ato momente, Janullatosi u radhit përkrah Millosheviçit, duke sulmuar NATO-n dhe duke u pozicionuar haptas kundër mbarë kombit shqiptar.
Janullatosi duhej larguar me kohë nga Shqipëria. Por tani, pas kauzës së përbashkët që bën me partinë nazifashiste greke kundër emigrantëve shqiptarë, ai duhej përzënë me teneqe. Por, fatkeqësisht, s’ka kush ta përzërë se Shqipëria është vend pa zot. Deklarata e Janullatosit kundër emigrantëve shqiptarë, e lëshuar në të njëjtën gjatësi vale me deklaratën e “Agimit të Artë”, vërteton konkretisht se Janullatsi është i instaluar në Shqipëri si përfaqësues i nazifashizmit grek që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut, çka përbën edhe qëllimin final të misionit të tij.
Për habinë e mbarë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, Janullatosin e merr ne mbrojtje D.Gj. Meta, në një artikull me titull; “Nuk mund të heshtë kundër papërgjegjshmërisë së Aleancës Kuq e Zi”, të botuar në gazetëm “Mapo” të datës 6 janar 2013.
Në artikullin në fjalë, ky zotëri, në një mënyrë krejt të thjeshtëzuar, misionin e Janullatosit në krye të kishës ortodokse ish-shqiptare fanoliane, e krahason me misionin e disa meshtarëve shqiptarë në Itali apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si është e mundur që ky zotëri e anashkalon qëllimisht deklaratën publike të historianit grek Nikolas Stavros, sipas të cilit “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja me e madhe e Greqisë në shek. XX”?
Por edhe më e çuditshme është deklarata e një politikani të lartë të Partisë Demokratike, zotit Tritan Shehu, i cili sulmon egërsisht Aleancën Kuq e Zi dhe merr në mbrojtje Janullatosin. Për përfaqësuesit e kësaj Aleance ai deklaron:
“Thirrjet e tyre kundër drejtuesit të Komunitetit Ortodoks në Shqipëri, shkëlqesisë së tij z. Janullatos, ngjajnë veçse me thirrjet e talebanëve, nacionalizmi i tyre i ngjan atij millosheviçian” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 07 janar 2013).
Po si është e mundur që ky deputet shqiptar, dikur ish-Ministër i Punëve të Jashtme, t’i krahasojë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi me talebanët, të cilët ishin dhe mbeten armiq të popullit afgan? Si është e mundur që nacionalizmin e kësaj Aleance ai ta krahasojë me nacionalizmin e Millosheviçit, i cili nuk ishte aspak nacionalist. Përkundrazi, Millosheviçi ishte shovinist, prandaj edhe e gjakosi rëndë Evropën Juglindore me luftërat agresive që ndërmori? Si mund të bëhen krahasime të tilla absurde, vetëm e vetëm që të merret në mbrojtje Janullatosi që sulmon poshtërsisht emigrantët tanë, duke u radhitur përkrah partisë nazifashiste greke? Me ç’të drejtë zoti Tritan Shehu i fyen kaq rëndë ata mijëra djem dhe vajza që janë anëtarësuar në radhët e Aleancës Kuq e Zi, duke i krahasuar me talebanët dhe me kriminelin Millosheviç? Me mbrojtjen që i bën Janullatosit dhe me sulmin që ndërmerr kundër Aleancës Kuq e Zi, zoti Shehu gjendet në të njëjtën barrikadë me nazifashistët grekë kundër emigrantëve shqiptarë. Cila duhet të jetë vallë arsyeja e një qëndrimi të tillë të këtij politikani të lartë të Partisë Demokratike? Si është e mundur që deklarata e historianit grek Nikolas Stavros të mos i bëka asnjë përshtypje zotit Tritan Shehu?
Një deklaratë e tillë e zotit Tritan Shehu në mbrojtje të Janullatosit, poshtëruesit të veprës së Fan Nolit, lë rast për të dyshuar se do të ndikojë për keq në uljen e aksioneve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. 

PATRIOTIZMI I KUSHTËZUAR


Ymer Halimi
TËZUAR
/Ditari i një epoke/
                                                                        
Edhe sot kronikë e zezë (me 14. II. 1998), milicia e shtetit serb, në vendin e punës, të trafoja e Ferronikelit,  e masakroi një punëtor të Elektrokosovës, Abdullahun e familjes së njohur Nikaj! Thanë pushtetarët se ishte pjesëtar i grupeve “terroriste”. Asgjë më shumë. Po ç’donte terroristi me  vendin e punës, kur terroristët duan të jenë të lirë me kohë e veprim?! Është e qartë se në ditën e kobshme djali i Nikajve ishte i paarmatosur, e me të ishte  edhe një shok pune. Nuk bëri rezistencë kur forcat e sigurisë shtetërore serbe i erdhën për ta “vizituar”. E kishte drojën e një “vizite” të tillë dhe këtë e kishte shprehur, por nuk kishte besuar se pasojat për të do të ishin kaq fatale. Shokun e tij e rrahën dhe ia vunë një thes në kokë, dhe e mbyllen në tualet, ndërsa djalit të Nikajve, “terroristit”, sigurimsat  e shtetit të Serbisë, ia bënë gjykimin aty për aty. Gjykatës, prokurorë e ekzekutorë ishin bashkë. Ia prenë veshët, pse me ta kishte dëgjuar, i thyen gjymtyrët se me to kishte vepruar, i prenë organet gjenitale  se kishte shtuar racën e vet, i nxorën syrin se e kishte parë këtë botë dhe, së fundi, i kishin ngulur një thikë në kraharor, për t’i thënë: Ti më nuk ekziston, se ke lindur gabimisht në “tokën serbe”. Ku ta dimë se cila ishte radhe e këtyre veprimeve, por është e sigurt se ai që i mori jetën ishte veprimi i fundit.  Për këtë vrasje askush nuk u hetua.  Nuk  u kërkua fajtori, se “i vdekuri ishte vetë faji”. Kështu gjykohet gjithherë kur drejtësia e shtetit është ngjizur në krimin. Atëherë  krimi është më i pazbulueshmi. Kjo është një recetë shekullore serbe, të cilën e kanë mësuar nga paraardhësit e tyre. Atyre, historikisht, nuk u janë dashur të gjallë robërit e luftës. Ata i kanë ekzekutuar. Kjo është diç e njohur, për ata që njohin historinë.  Ky është shteti të cilit dikur Europa ia la në ‘përkujdesje’ shqiptarët, për shkak se ata nuk ishin të papërgatitur, për ta bërë shtetin, ose pse, nuk paskan qenë të krishterë!?  Me këto veprime, me këto masakra, më monstruoze të mundshme, të bëra mbi individin nga shteti serb, për të satën herë na dërgoi porosinë e qartë se: unë jam poseduesi  juaj dhe  keni kujdes, të gjithëve kjo ju pret nesër po që se nuk jeni të dëgjueshëm. Ishte vërejtje për mos joshje në lirinë e përmasës perëndimore. Është mësuar ky shtet të na jepte liri, aq sa i teket aparatit shtetëror serb. Por kësaj radhe po frikësohet nga zgjimi i ynë, nga kohët që po vijnë, prandaj po e do atë zgjedhjen e viteve 1876-1878, kohën e pastrimeve territoriale, ose  1912-1913, kohën e luftërave ballkanike, kur u sollën me  ne si ujqërit e uritur në kope dhe pjesa e madhe e Evropës bënte sehir kinse se Serbia është duke i çliruar tokat e dikurshme historike.  Mbyllte sytë para krimeve te tmerrshme, Evropa e ëndrrës së Erazmit.
Kjo vrasje kaq mizore u përfol jo vetëm në konaçe të kësaj ane, por edhe në tërë hapësirën shqiptare në Jugosllavi. Përfytyrimi i kësaj vdekjeje, për befasi, filloi të ngjallte ndjenjën e vetëbesimit; erdhi një fazë shpirtërore, një kohë për flijim. Shkalla e pasigurisë, po edhe qëllimi i përbashkët i racës, fillon ta homogjenizojë racën në sjellje, e të ndjehet e njëjtë, e të bëhet më e bashkuar. Por, pas këtyre vrasjeve, porosia serbe për frikën po zbehet. Vdekja e këtillë, nga qenia shqiptare u pranua si fakt: s’kemi ku ikim më!
 Prandaj, m’u kujtua kur një njeri i fisit që vinte në familjen tonë, Bislimi, kur e dëgjoja si i ri që rrëfente për kampet e shfarosjes naziste, në të cilin kishte qenë edhe ai vetë. Polakët – thoshte - i radhisnin për t’i çuar në shfarosje, por ata të gjithë njëzëri nisnin e këndonin himnin e kombit të tyre. Gjëmonte i gjithë kampi nga ai zë. Ai zë ikte lart në qiell. Ai himen i kënduar na trondiste të gjithëve, se e dinim që ishte një ditë e vdekjes masive. Ecnin në marrsh dhe e fundit fjalë e tyre në jetë ishte: rroftë Polonia! Atyre nazistët ua morën lirinë fizike, por krenarinë dhe guximin kurrë. Ata e dinin se  të këtillë po e bënin lavdinë e kombit Polak.
Dhe përballë kësaj m’u kujtua edhe rasti kur 215 intelektualë të Kosovës e shkruan një apel kundërshtues për ndryshimet e amendamenteve kushtetuese, kur Serbia e suprimonte Autonominë e Kosovës. Ky apel na mbushi plot qëndresë, plotë patriotitizëm, u ndjemë mirë të gjithë, por kur pushteti i kohës, dikujt nga ata intelektualë i kërkoi pak llogari, e pastaj të gjithë, kushtimisht, filluan radhazi në tv të thonë: nuk dimë çfarë kemi nënshkruar. O Zot e këmbyën  kauzën e kombit për një rahati vyrtuale! Dukej se patriotizmi i tyre ishte i kushtëzuar, që vlen përkohësisht, për aq kohë sa atyre nuk u prishej mirëqenja dhe këta intelektualë me sjelljen e fundi e hapën derën që edhe Kuvendi i autonomisë të mohonte vetën, e kuvendarët të thonë përballë popullit: nuk kemi ditur çfarë po votonim. Mjerisht, u mungoi qëndrimi i atyre qe e këndimit të himnit Polak. 
E gjithë ajo që  bëri “keq” djali i Nikajve, më e besueshme, në mos krejt e saktë, ishte se në kohën kur ai ishte në punë, dikush ia përdori telefonin në vendin e punës për të llafosur “jo përshtatshëm”, por jo të këtë bërë diç më shumë se kaq. Ose ishte fakti se ai  njihte dikë nga djemtë të gueriles - UÇK-ës. Vetëm për kaq, shteti organizoi një vrasje kaq të tmerrshme! Po çfarë synon ky shtet me këto vrasje e në këtë mënyre ?!
Pëtë vrasje nuk u protestua para asnjë institucioni shtetëror, por Abdullahut iu bë varrimi në praninë e shumë njerzëve. Shkuam në ngushëllim familjare. Ngushëllim që flet se ja, jemi unikë. Por diçka po ndiejmë në qenien tonë, por po e maskojmë: Ndoshta nuk do të ndodhë  lufta. Ky unitet, sikur do ta shmangë atë, sikur do t’i thotë Serbisë: ki kujdes ja sa jemi! Jemi shumë! Por, ajo po egërsohet aq më shumë. Thjesht po bëjmë edhe një patriotizëm nën veprimin e forcës shtypëse serbe, por ku ta dimë si do të shfaqet ky patriotizëm te shthurja në veprime të reja, atëherë kur mund të kalojë përgjegjësia te çdo njeri nga ne, veç e veç. Por unë si i ri, në konakun e Dakë Kozhicës, e kam mësuar se pse e këndonin himnin polakët.  Ata  duronin torturat e të gjithë formave, por as me vdekje nuk e pranonin përçmimin e shpirtit të lirisë.  E dinin, vdekjes njerëzit nuk duhet frikësuar, aq më parë kur i vihen themelet e lirisë.  Ata nuk kishin pranuar patriotizëm të kushtëzuar, ishin te bindur se kauza polake do te ngadhënjejë e kombi Polak do përkulet para dhëmbjës së tyre që kap përjetësinë!
 Në çastin e vdekjes, djalëria jonë, ndoshta,  ka përfytyruar qiellin plotë Diell!
****
Kur sot ikën decenie nga vuajtjet dhe egzodet tona biblike, e pas shekujsh jetë në robëri, shihemi jo edhe te përgjegjshëm me punën tonë për të sotmën e të ardhmën tonë, se kemi politikë grindavecesh, ku për vlera madhore u mungon vullneti, dhe së instinkti i politikanit dhe intelektualit më shumë e parapëlqen atë që dëmton: nepotizmin, zhvatjen në  pasurinë e përbashkët, heshtjen para krimit, që lirinë universal e ndërron për monedhën, të ardhmën e hedhe nën të djeshmen,  e  pranon antivlerën për vlerë, mosdijen për dije, rrinë ne shërbim te mediokritetit, dhe përherë i shtrijnë duartë me plotë mjerim për ndihmë nga të huajtë.

Falënderime nga zemra Kryeministrit Berisha


Prof.dr. Eshref Ymeri



       Në emisionin e lajmeve të ditës së sotme të orës 19-00 (ora 10-00, sipas orës së Kalifornisë) të kanalit TV “Albanian Screen”, u njoha me njoftimin mjaft mbresëlënës për ngritjen e shtatores së Presidentit Uillson (Thomas Woodrow Wilson  1856-1924) në njërin nga sheshet e Tiranës. Në inagurimin e shtatores ishte vetë Kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Emri i Presidentit Uillson është i lidhur pazgjidhshmërisht me ekzistencën e Shqipërisë Londineze, pra, të kësaj ngastre Shqipërie që mbeti në hartën e Evropës, pas pazareve të ujqve evropianë që u bënë nën presionin e Rusisë cariste, e kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.
       Pavarësia u shpall vërtet më 28 nëntor 1912. Por pas kësaj date Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte, ku shovinizmi serbogrek, me përkrahjen e fuqishme të shovinizmit evropianoperëndimor dhe sidomos të shovinizmit rusomadh, arriti të na pushtonte ushtarakisht dhe të na zhvaste nga trungu amtar ¾ e trojeve tona etnike. Megjithatë, diplomacia shoviniste evropiane nuk u kënaq me këtë masakër që kreu kundër trojeve tona amtare. Në Konferencën e Paqes që u organizua në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shovinizmi evropianoperëndimor kërkonte ta zhdukte përfundimisht nga harta e Evropës edhe këtë ngastër Shqipërie, të mbetur pas Konferencës së Londrës të vitit 1913.
       Falë ndërhyrjes së vendosur të Presidentit Uillson në Konferencën e Parisit, shovinizmi evropianoperëndimor nuk arriti që ta zhdukte njëherë e mirë Shqipërinë nga harta e Evropës.
       Prandaj ekzistenca e kësaj ngastre Shqipërie është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Presidentit shumë të nderuar Uillson, i njëzeteteti President i SHBA.
       Me rastin e përurimit të shtatores në fjalë, dëshiroj ta uroj nga zemra Kryeministrin Berisha për përkujdesjen e Tij të posaçme për përgatitjen e saj me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Jam i bindur se kjo shtatore do të ngjallë frymëzim në mbarë tokat tona dhe do t’i ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve për t’u përgatitur për ditën e Kryefestës së Madhe, ditën e ribashkimit të krejt trojeve tona etnike në një shtet të vetëm mbarëkombëtar, me një stemë dhe një flamur.

Çudi! Një grek flet për “miqësi” me Shqipërinë!


Eshref Ymeri



Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Berisha deklaroi në Vlorë se në vitin 1912, burrat e shquar shqiptarë, me në krye Ismail Qemalin, shpallën pavarësinë e vendit për mbarë trojet tona etnike, që nga Preveza në Preshevë dhe që nga Shkupi në Podgoricë.
       Pas kësaj deklarate, vjen reagimi i menjëhershëm i ministrit të jashtëm grek Avramopulos, i cili anuloi vizitën e tij në Tiranë. Nga Athina ai deklaroi:
       “Deklarata si këto nuk kontribuojnë në krijimin  e një klime të miqësisë, besimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve…” (Citohet sipas informacionit të zonjës Anila Jole nga Athina, të botuar në faqen e internetit BalkanWeb me titull “Deklarata e Berishës, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë”, 28 nëntor 2012).  
       Një deklaratë e çuditshme kjo e ministrit të jashtëm grek, i cili, së vërtetës që tha Kryeministri Berisha, i trembet si djalli vetëtimës. Nuk e kuptoj se për çfarë “miqësie” e ka fjalën ky ministri Avramopulos, aq më tepër kur dihet që shteti grek, që prej themelimit të tij e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk e ka pasur në rendin e ditës “miqësinë” me kombin shqiptar. Përkundrazi, në rendin e ditës vazhdimisht ka pasur armiqësinë dhe sendërtimin e saj përmes pabesisë, shpifjeve, mashtrimit dhe hipokrizisë ndaj kombit shqiptar, tipare këto, të cilat përbëjnë themelet e kodit moral grek.
Këtu nuk është nevoja të ndalem aspak në krimet e shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kur na helmoi pionierët e saj, si Naum Veqilharxhin, Anastas Kulluriotin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin dhe na vrau shumë të tjerë. Këtu, me fakte, do të përmend vetëm disa nga çastet më të vështira që ka përjetuar kombi shqiptar në historinë e vet, pas shpalljes së pavarësisë, kur Greqia, si shtet fqinj, paçka se nuk na ka dashur kurrë, të paktën duhej të tregohej korrekte me ne. Ajo mund edhe të mos e ndihmonte Shqipërinë për kapërcimin e situatave të vështira, madje të rrezikshme, që ia ka imponuar shovinizmi evropian i Fuqive të Mëdha, i cili, për interesin e ortodoksisë sllavo-greke, është munduar ta zhdukë fare Shqipërinë nga harta e Evropës. Shqipëria Londineze duhet t’u jetë mirënjohëse vetëm armëve të veta dhe SHBA për mbijetesën e saj.
Këtu poshtë do të rendis disa fakte konkrete që m’u desh t’i qëmtoj me kujdes nga disa burime dhe kryesisht nga dy vepra shkencore (gjithsej 1 000 faqe) të  historianit të shquar Prof.dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë. Vepra e parë titullohet: “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), kurse vepra e dytë mban titullin: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë, 2004).
 Pra, Greqia të mbante, së paku, një qëndrim asnjanës ndaj vendit tonë dhe të na linte t’i përballonim vetë fatkeqësitë tona. Jo! Përkundrazi! Greqia, pikërisht atëherë kur vendi ynë përpëlitej për të mbijetuar në kulmin e fatkeqësive që e kishin pllakosur, është turrur për ta gllabëruar pabesisht, pikërisht si nepërka që rri strukur në pusi, në pritje të presë së vetë. Le t’i shikojmë ca faktet me radhë.
Së pari, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, shteti shovinist grek, tamam si bandit, dërgoi në ujërat e Gjirit të Vlorës kanonieret e veta dhe filloi bombardimin e qytetit, duke prerë, në të njëjtën kohë, edhe kabllon e lidhjes telegrafike me Italinë (Eqrem bej Vlora. Kujtime, 2, f.18, 21-22).
 Së dyti, në vitin 1913,  kur populli shqiptar, ende i paorganizuar mirë në një shtet të centralizuar, për shkak të pazareve që po bënin Fuqitë e Mëdha në Londër për copëtimin e trojeve tona etnike, shteti shovinist grek shfrytëzoi pabesisht rastin për të kryer barbarizma në Shqipërinë e jugut. Ja se çfarë shkruan Faik Konica për ato çaste tragjike në një letër që u dërgonte nacionalistëve Dervish Duma dhe Andon Logoreci, më 6 dhjetor 1940:
“Nuk do t’ju mërzis duke iu referuar historisë së shkuar, për t’ju treguar se çfarë i ka bërë Greqia Shqipërisë Jugore.., që do t’ju rifreskojë kujtesën rreth barbarizmave greke të vitit 1913: vrasje të shumta, djegie sistematike, përdhunime pa numër, madje edhe vajzash nën 15 vjeç”  (vëllimi 4, f.276-277).
Së treti, me fillimin e Luftës I Botërore, shteti shovinist grek organizoi pabesisht në Jug të Shqipërisë të ashtuquajturën “lëvizje popullore” dhe formoi “Qeverinë Autonome Vorio-Epirote”, me qëllim që, në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të 11-12 gushtit 1913 për përcaktimin e kufijve jugorë dhe juglindorë të Shqipërisë (edhe pse Greqisë i ishte aneksuar një ndër “thelat më të majme” të trojeve shqiptare - Çamëria), të realizonte aneksimin e “Epirit të Veriut”. “Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga qeveria greke, vënë në veprim prej saj, e paguar prej saj, e përkrahur politikisht dhe ushtarakisht prej saj” (Sejfi Vllamasi. “Ballafaqime politike në Shqipëri. 1897-1942”, f.73).  Dhe “ndërkaq “bandat vorio-epirote” (8070 ushtarë grekë dhe vullnetarë kretanë, së bashku me oficerët e tyre të liruar nga ushtria e rregullt) kryen masakra të tilla të turpshme, që mund të krahasohen mbase vetëm me mizoritë e hunëve, siç tregojnë kronikat e Mesjetës” (Eqrem bej Vlora, po aty, f.39). Madje ushtria greke, në kulmin e Luftës I Botërore, e ripushtoi Shqipërinë e Jugut “dhe në mars rë vitit 1916 Greqia e shpalli, me dekret mbretëror, aneksimin e saj…” (Tensioni greko-shqiptar…, f.20).
Së katërti, pas Luftës I Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris, kur Fuqitë e Mëdha përsëri po diskutonin për copëtimin përfundimtar të Shqipërisë mes ortodoksisë sllavo-greke, gjë që s’u realizua falë ndërhyrjes së presidentit amerikan, Uillson, kryeministri shovinist grek, Venizellosi, “u përpoq me të gjitha forcat të fitonte bekimin për realizimin e ambicieve territoriale në kurriz të Shqipërisë. Më 13 shkurt 1919 ai i kërkoi Konferencës aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia” ( po aty, f. 22).
 Për realizimin e qëllimeve të veta aneksioniste ndaj Shqipërisë së Jugut, pikërisht në çastet e luftës për mbijetesë të kombit shqiptar, shteti shovinist grek ka vënë në funksionim edhe mekanizmin e shpifjes, e cila në Greqi është një “shkencë” me arritje shumë të shënuara. Falsifikimi i së vërtetës, mashtrimi dhe shpifja kanë qenë dhe mbeten tipare karakteristike të kodit moral të diplomacisa greke. Zhan Zhak Ruso thotë:
“Të gënjesh vetveten për përfitime personale do të thotë të bësh një falsifikim, të gënjesh për një tjetër njeri do të thotë të mashtrosh, kurse të gënjesh me qëllim që të dëmtosh dikë do të thotë të merresh me shpifje”.
 Dhe shovinizmi grekomadh ka shpifur pikërisht për ta dëmtuar kombin shqiptar. Kështu, Faik Konica, në një letër që i dërgonte Fan Nolit më 26 gusht 1940, e njoftonte si më poshtë:
“… po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi, nga një burim diplomatik grek i sigurt: Greqia ka përgatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatër panislamike dhe një sukursalë e Mustafa Qemalit” (vëll.4, f.218).
 Pra, diplomacia greke, për të “shpëtuar” Evropën nga “krijimi” i një vatre “panislamike” shqiptare, kërkonte që Shqipërinë ta fuste në “gjirin” e ortodoksisë greke. Gjynah që s’ia dëgjoi fjalën presidenti Uillson! Greqia për “të mirën” e krishtërimit evropian “po përpiqej”!
Në një informacion të ambasadës sonë nga Moska për Behar Shtyllën, datë 8 tetor 1956, thuhej:
“MPJ e Bashkimit Sovjetik i ushqeu shpresat e udhëheqjes shqiptare se mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë ishin reale. Ajo njoftoi ambasadorin shqiptar në Moskë, se nga bisedimet me deputetët grekë dhe me të dërguarin special të qeverisë greke, kishte arritur në konkluzionin që tani Greqia dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë, porse ajo gjente kundërshtim nga amerikanët” (Shqipëria dhe Greqia…, f.125).
Një shpifje tipike greke kjo, sa e poshtër, aq edhe cinike, që kishte si qëllim pikërisht armiqësimin edhe më shumë të Shqipërisë me SHBA. Po si qëndronte e vërteta? SHB vazhdimisht kanë qenë për normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, jo vetëm sapo mbaroi lufta civile atje, por edhe në vijim, deri sa ato u vendosën faktikisht më 6 maj 1971. Le t’u drejtohemi fakteve që hedhin poshtë shpifjet e ulëta greke: “Ambasadori amerikan (në Beograd më 1949 - E.Y.) Kanon pohonte:
“Ne do të presim që zhvillime të tilla të bëjnë të mundur marrëdhënie të mira të Shqipërisë me Greqinë… dhe ta orientojmë Shqipërinë nga Perëndimi” (Tensioni greko-shqiptar…, f.625).
Ja edhe një tjetër fakt i vitit 1963, që hedh poshtë shpifjen greke:
“Me qëllim që Shqipëria të hapej drejt Perëndimit, amerikanët e mirëprisnin një dialog të saj me vendet perëndimore. SHBA dëshironin marrëdhënie të reja tregtare dhe, gradualisht, të zgjeronin njohjen diplomatike të Shqipërisë, duke pasur parasysh që kjo njohje të bëhej edhe nga Greqia” (Shqipëria dhe Greqia…, f.197).
Ja edhe një fakt i tretë i vitit 1966:
 “Qeveria amerikane e konsideronte çështjen e vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë si një vendim, që duhej ta merrtë vetë qeveria greke, në bazë të interesave të saj dhe se qeveria greke ishte në gjendje të gjykonte për perspektivat dhe rrjedhojat më mirë se Vashingtoni. Qeveria e SHBA, as në të shkuarën, dhe as në të ardhmen, nuk kishte kundërshtuar dhe nuk do të kundërshtonte përpjekjet e qeverisë greke për të hequr gjendjen e luftës dhe për të vendosur marrëdhëniet diplomatike” (po aty, f.200).
Ja edhe një tjetër shpifje e vitit 1966 kundër Shqipërisë nga arsenali i shpifografisë greke, që kishte për qëllim armiqësimin e Evropës me Shqipërinë, një shpifje e fëlliqur kjo, që mbështetej edhe nga Moska, “mikja” e deridjeshme e popullit shqiptar:
“Ndërsa Tirana po përsëriste ofertat për normalizimin e marrëdhënieve, shtypi grek ngriti në këmbë opinionin vendas mbi rrezikun që i kanosej Greqisë dhe Evropës nga instalimi i raketave kineze në territorin shqiptar… Ajo (Shqipëria - E.Y.) u krahasua me rrezikun që paraqiste Kuba për SHBA. Gazeta “Eleftheros Kosmos” theksonte se… ekzistonte mundësia që Kina komuniste të kërcënonte Evropën nëpërmjet Shqipërisë në të ardhmen… Pikërisht në këtë kohë, edhe Agjencia Sovjetike e lajmeve njoftoi se Shqipëria po ndërtonte një bazë raketash bërthamore me ndihmën kineze, rrezja e të cilave mbulonte gjithë zonën e Evropës” (po aty, f.204-205).
Si gjithmonë, edhe këtë herë diplomacia amerikane doli në mbrojtje të Shqipërisë:
“… Departamenti i Shtetit e vuri në dyshim vlerën e këtyre informacioneve sepse: nuk kishte të dhëna që kinezët të kishin aftësi për ndërtimin e një baze të tillë; nuk kishin arsye të dukshme që të ndërtonin një bazë të tillë në Evropë dhe sepse as shqiptarët as kinezët nuk mund të fitonin ndonjë gjë duke ndërtuar një bazë të tillë. Madje, përkundrazi, në rastin e ndonjë krize, ekzistenca e një baze të tillë do ta shndërronte Shqipërinë në një objekt primar goditjeje” (po aty, f.205).
Pas shembjes së komunizmit,   në vitet 90-të të shekullit të kaluar, një tjetër pinjoll i shovinizmit grekomadh, një armik i betuar i kombit shqiptar dhe i kombit turk, një gjeneral ultrashovinist grek me emrin Nikolaos Grilakis, ish-këshilltar i kryeministrit Micitaqis, në një libër me kujtime, të botuar në vitin 2001 me titull: “…zbuloj ngjarjet dramatike të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të në Greqi dhe në Ballkan, siç i jetova”, vazhdon të notojë në ujërat e fëlliqura me shpifjet e diplomacisë shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek. Greqia nuk rri dot pa shpifje kundër kombit shqiptar. Në artin e shpifjes ajo gjen ngushëllim për mosrealizimin e objektivave “madhore” të shovinizmit grekomadh - kthimin e trojeve të Perandorisë Bizantine, për trashëgimtare të së cilës e mban veten edhe sot e kësaj dite.
 Ky gjenerali Grilakis shkruan:
 “Personalisht e kisha bërë të qartë  qysh në fillim se isha kundër një mendimi për dhënie ndihme partive të djathta në vendet myslimane, si Shqipëria, me mendimin se partitë e djathta shqiptare do të përfundojnë në serat e kultivimit të shtrirjes turke në Ballkan. Parashikova, gjithashtu, se imamët e Turqisë shumë shpejt do të mbillnin në mendjet ateiste të shqiptarëve hashashin e myslimanizmit me idetë kanceroze të shtrirjes turke në Ballkan” (“Shekulli”, 8 maj 2004, f.3).
I shkreti Grilakis! Megjithëse ishte në shërbim të kabinetit të djathtë të Micotaqisit, atë e paska torturuar dashuria përvëluese për të majtën shqiptare, së cilës, tërthorazi, gjenerali i gjorë  ia zbulon keq ca vende delikate faqe miletit dhe e lë zbuluar, si tradhtare të çështjes kombëtare shqiptare: të majtës shqiptare nuk na i pëlqeka “çallma” myslimane, ajo na qenka e djegur për kamillafin e greko-ortodoksisë!
Në kujtimet e veta gjenerali Grilakis pretendon se kur e ftoi Kryepeshkopi Serafim për të biseduar lidhur me helenizimin e “Vorio-Epirit” pas rënies së komunizmit, ai nuk e vuri në dijeni kryeministrin Micitaqis. Këto përralla gjenerali i zhgënjyer le t’ua shesë atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve. Deklarata shoviniste e Micotaqisit e 14 korrikit 1993 vërteton më së miri se sa “i painformuar” paska qenë ai për veprimtarinë armiqësore kundër Shqipërisë të prapavijave të kabinetit të tij kryeninistror!
Së pesti, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe fillimit të luftës italo-greke më 28 tetor 1940, shovinizmi grekomadh përsëri iu kthye realizimit të ëndrrës së vjetër për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke shfrytëzuar pabesisht rastin që vendi ynë e kishte humbur tashmë sovranitetin e vet dhe, si subjekt juridik, figuronte vetëm nën kurorën e Viktor Emanuelit III.
“Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën” (Tensioni greko-shqiptar…,  f.50).
Së gjashti, pas prishjes së marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë në vitin 1948 dhe përfundimit gradual të luftës civile në Greqi, vendi ynë u gjend i rrethuar nga dy shtete armiq. Pikërisht këtë situatë të rrezikshme që po përjetonte Shqipëria shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht. Atij iu nxitën edhe më shumë epshet shoviniste për pushtimin e Shqipërisë së Jugut. “Në fillim të prillit të vitit 1949 qeveria greke i dërgoi një memorandum tjetër Londrës dhe Vashingtonit, i cili sugjeronte dhe argumentonte nevojën e pushtimit të Shqipërisë” (po aty, f.621). Disa muaj më vonë qeveria greke bëri një tjetër kërkesë këmbëngulëse për pushtimin e Shqipërisë. “Në gusht të vitit 1949 u zhvilluan luftimet vendimtare të UKG kundër gueriljeve. Qeveria greke e shtoi presionin ndaj aleatëve perëndimorë që ushtria e saj të lejohej të pushtonte territorin shqiptar” (po aty, f.622).
Së shtati, Greqia shfrytëzoi pabesisht edhe situatën e rrezikshme që u krijua për vendin tonë pas prishjes së marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë. “Udhëheqja shqiptare, tani në marrëdhënie krejt të ndryshme me Moskën, e ndiente se ajo po e kërcënonte, duke përkrahur synimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut” (Shqipëria dhe Greqia…,  f.166). Synimet shoviniste të shovinizmit grekomadh i kishte përkrahur vetë Hrushovi në takimin që kishte pasur me Sofokli Venizellosin më 5 qershor 1960. Ndërkohë, “perveç deklaratave të hapura të qeveritarëve grekë mbi “Epirin e Veriut”, qeveria e Athinës kishte pyetur qeverinë austriake se cili do të ishte reagimi i saj në rast se Greqia sulmonte ushtarakisht Shqipërinë për të aneksuar Shqipërinë e Jugut” (po aty, f.169-170).
Së teti, me daljen në pah të acarimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, shovinizmi grekomadh u hodh përsëri në veprime agresive kundër vendit tonë. “Qeveria greke…dha një sinjal tjetër se planet e saj kundrejt Shqipërisë së Jugut nuk ishin arshivuar. Në vitin 1976, në parlamentin grek u aprovua një ligj i ri mbi emigracionin. Ai ishte shtojcë e ligjit të vjetër të Venizellosit, i cili ndalonte dhënien e shtetësisë greke emigrantëve me origjinë nga Shqipëria e Jugut, me synimin që, në rastin e zhvillimit të ndonjë referendumi të mundshëm, ata të votonin pro aneksimit të saj nga Greqia” (po aty, f.300).
Së nënti, në vitin 1990, kriza e regjimit komunist, që ishte në kulmin e saj, ashtu edhe periudha e gjatë e tranzicionit të vështirë,  “e nxitën më tej aktivizimin e lobit grek, sepse ai pa hapësira të reja për të realizuar objektivat e tij të vjetra. Vazhduan përpjekjet e qeverisë dhe të shtetit grek për të mobilizuar dhe nxitur diasporën si një vegël për zbatimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë. Madje ajo ka krijuar një përvojë të madhe dhe mekanizma shumë efektive për të realizuar një politikë të tillë” (po aty, f.326).
Përveç organizimit të të gjitha strukturave shtetërore kundër Shqipërisë, shovinizmi grekomadh, në këto kushte, përveç lobit shovinist greko-amerikan, si gjithmonë në historinë e tij, nxiti për veprime të shpejta kishën shoviniste greke për helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Gjenerali Grilakis kujton: “…më ftoi Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth çështjeve të helenizimit të Vorio-Epirit pas rënies së komunizmit. E pranova me kënaqësi…” (“Shekulli”, 9 maj 2004, f.3).
Pikërisht në kohën e amullisë politike dhe të varfërisë së skajshme që kishte pllakosur vendin tonë, shovinizmi grekomadh, si gjithmonë me pabesinë që e ka karakterizuar, harton “Planin Lotos”, në themel të strategjisë së të cilit qëndronte çlirimi i “Epirit të Veriut” nga “sundimi shqiptar”. Me hollësitë e këtij Plani lexuesi është njohur në fjalën e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede, të mbajtur në Kuvendin popullor në pranverën e vitit 1997 dhe të botuar në gazetën “Albania” më 4 mars 2004.
Së dhjeti, rënien e firmave piramidale dhe  tragjedinë që shkaktuan neokomunistët socialistë në Shqipërinë e Jugut, të përkrahur tërësisht nga shteti shovinist grek, në bashkëpunim më tradhtarë shqiptarë, që sot ndodhen në opozitë, shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht për të futur trupat e veta pushtuese në Shqipërinë e jugut. Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, të transmetuar në TV “Top channel” më 18 mars 2004, Prof.Sherif Delvina deklaroi:
“Më 1997 Greqia, përmes zonjës Ollbrait (Allbright), u kërkoi SHBA që të fuste trupat e veta në Shqipërinë e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: “Po ç’do të bëjë Turqia? Do t’ju bjerë nga pas”. Dhe Greqia nuk u fut në Shqipëri”.
Ja, kjo ka qenë dhe e tillë vazhdon të mbetet fytyra e vërtetë e shtetit shovinist grek, i  cili e ka manifestuar me fakte armiqësinë e egër ndaj Shqipërisë, sa herë që kësaj i është dashur të përjetojë çaste kthesash vendimtare dhe situata të rrezikshme në historinë e saj të vështirë që prej shpalljes së pavarësisë.
Këtu nuk po ndalem në presionet prej “zonje hijerëndë” që Greqia i ka bërë Shqipërisë për të zhvatur prej saj lëshime pas lëshimesh (siç edhe i ka zhvatur konkretisht falë servilizmit të pështirë të klasës sonë politike, lëshime këto që do të na kushtojnë shumë shtrejtë), duke kërcënuar me mosfirmosjen prej saj për pranimin e vendit tonë në struktura të ndryshe të Bashkimit Evropian. Këto presione përbëjnë një tjetër faqe turpi të Athinës zyrtare në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
Pikërisht ca fakte të pakta që radhita më lart rreth qëndrimit të kristalizuar armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj vendit tonë në vazhdimësi, më bënë të befasohesha kur u njoha me deklaratën e ministrit Avramopulos, në të cilën përmendi fjalën “miqësi” në raport me vendin tone, fjalë kjo që zbulon fare qartë hipokrizinë tipike greke.

VIJNË ÇASTET KUR EDHE POLTIKANËT DO T’I SHOHIN DOBËSITË!



 Ymer Halimi
            Vijnë çastet kur edhe politikanët i shohin dobësitë e veta dhe  për shkak të presionit të vet të brendshëm në pasigurinë e hapave politikë i frenojnë ambiciet e tyre jo realiste dhe fillojnë të zgjedhin rrugën e maturisë. Jo rrallë ka ndodhur kështu. A është ky çast kthese kur z. Thaçi i shtroi tepih të kuq z. Haradinaj kur u kthye triumfues nga gjyqi i Hagës?! Unë e shoh si një çast (gjest) të mirë për dy arsye: Besoj se fiton Atdheu,  se shtendoset skena politike nga ato urrejtje primitive politike, dhe e dyta, më pak e rëndësishme, ngadhënjeu mendimi im. Në javën e dytë të prillit, me 2004, i kisha thënë në fytyrë, me shprehje jo të pëlqyer, por intelektuale, z. Thaçit, se e kishte gabim qëndrimin se kush nuk mendonte si ai është armik i tij. Qëndrim të cilin e shfaqi për shokët e tij. I sqarova pse mendoja ashtu. Ai u bë tepër nevrik. E gjitha bëhej në prani të një miku tonë të përbashkët, nën ombrellën e të cilit ishim që të dy dikur. Qëndrimi  im aq i hapur e aq i prerë, sigurisht e kishte arsyen. Për të mos heshtur në jetë më obligojnë edukata e prejardhja ime familjare, qëllimi i pastër dhe eksperienca jetësore. Megjithatë, mendimi im ngadhënjeu më 29 Nëntor 2012. Por, edhe unë jam gjallë(!). 
S’ka hamendje se konceptet trimëri dhe atdhetari kanë dallim; politikan dhe atdhetar përsëri kanë dallim; i virtytshëm e profesionist e politikan kanë dallim; intelektual dhe politikan kanë dallim; shtet e shtet ligjor kanë dallim. Por s’ka hamendje se “asnjë funksion artificial a post politik nuk mund t’ua japë njerëzve, politikanëve, ato virtyte që Zoti, natyra, edukimi dhe tradita familjare nuk ua dha”. Ky mendim rrodhi që tremijë vjet dhe demokracitë e vërteta e vlerësuan. Po ne si vepruam? Sa shihet në skenën tonë politike ky vlerësim ka munguar, e sidomos të virtytshmit në politikë. Prandaj, kjo që po thuhet zëshëm nga politikanë e njerëz të zakonshëm, po edhe nga politikanët evropianë, se Kosova ka “gjendje të vështirë”, është edhe për shkak të “qëndrimeve mjerane politike të politikanëve” dhe për pasojë sot kemi shtetin me procese demokratike më të pazhvilluara, me pushtetin më të korruptuar, me politikanë tepër të privilegjuar, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunëve, ku prodhimi i vendit nuk e kalon atë që dikur ishte, rreth viteve 1970-ta. Sot, në shëndetin publik kemi shërbimin më të ulët të mundshëm; arsimimi, e ripërsëris, është në pikën më të ulët të vlerësimit dhe nxënies së dijes, administratën më megalomane e të ngarkuar jashtë çdo norme me nepotizëm. Bile nepotizmi është platformë politike e disa partive tona politike. Ka edhe ministra që thonë hapur: nuk mund t’i menaxhojmë disa sektorë, se krimi i organizuar, e veprimi i parapolitikës është tepër i fuqishëm. Gjyqësia e prokuroria kanë veprime seleksionuese, jo funksionale aq sa njësitë vlerësuese, institute demokratke amerikane dhe europiane, po japin alarmin, si edhe vetë njerëzit e thjeshtë të Kosovës. Thjesht kanë mbetur pak dikastere qeveritare ku publikisht nuk pëlcitën aferat korruptive.  Shkalla e zbulimit të krimeve të rënda është në një nivel shumë të ulët. Si vend sot jemi nën alarmin maksimal për ta luftuar varfërinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por ka edhe ca politikanë që zhvilluan procese dhe shënuan ca suksese qeverisëse, falë virtytit e profesionalizmit të tyre.  
Kjo gjendje e dëshmuar është krejt e kundërt nga përgjegjësia  historike që këto gjëra të mos i lejonim të ndodhnin, aq më shumë kur vendi ynë vetëm para një dekade dha, në një vit luftë për liri, më se 12000 të vrarë e qindra mijëra të përdhunuar e të fyer, 120 000 shtëpi e prona të shkatërruar, e mbi 800 000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Shumëçka nga kjo u tejkalua kryesisht falë miqve tanë, popullit të vyer dhe ëndrrës se e fituam lirinë.
Mbi të gjitha një gjë është tepër e saktë, se në një shtet këto dobësi mund t’i luftojë vetëm lidershipi i shtetit që është i përgjegjshëm, i gatshëm për t’i luftuar. Por jo kur politikanëve u mungon kuraja, e fshihen pas nacionalizmit inekzistent “se jemi të rrezikuar nga jashtë”, e politikën e ushtrojnë mbi gënjeshtra duke i bërë ato “art të përkryer”, e instinkti i tyre mbisundohet nga vlera materiale. Atëherë, politika është e sëmurë, e rrezikshme, e kjo po i ndodh çdo ditë vendit.  
Sot, trumbetohen nga pushteti dy gjëra: shpallëm pavarësinë dhe ndërtuam rrugë, që janë dy elemente të pashmangshme për këdo që do të  qeveriste. Po ku do t’i linin  taksat e popullit ? Por po shihet se shteti është jo funksional, ka të rrënuar themelin e demokracisë - votën e lirë dhe sot siç thoshte filozofi Niçe: “Nënshtrimi u shndërrua në normë morale”, te qytetaria përballë pushtetit dhe e shtetit përballë shteteve të tjera.
 Përgjegjësia bie tek oferta e opozitës
            Një gjë është e njohur, se ndryshimet te proceset shoqërore janë tejet të ngadalshme, janë shumë inerte. Efekte të shpejta nuk pritën. Por, vendimet pragmatike ngjallin shpresë. Prandaj, zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka Kosova duhet parë, sipas rregullës demokratike, ofertës pozitë - opozitë.
Kjo gjendje kaq e rënduar nuk do të arrihet dot të ndryshohet në mënyrën e duhur me pushtetin e tanishëm me këtë mentalitet qeverisës, ku tranzicionit nuk i shihet fundi. Atëherë, përgjegjësia është tek oferta e opozitës.
Por, si vepron kjo opozitë?!  Ka qëndrim jo koherent, pa liderizëm unik, tash për tash pa ofertë cilësore. E fragmentuar, se partitë nuk janë të profilizuara dhe te to mbretëron bajraktarizmi primitiv individualist.
 Kështu, Vetëvendosja qëndrimet politike i mbështet në parimin e “të drejtës absolute”, që në praktikën politike njihet si politikë radikale, se i nënshtrohet mendimit, “asnjë ligj e asnjë marrëveshje nuk është detyruese” jashtë të drejtës absolute. Vetëvendosja e ka në dorë të drejtën absolute, kur është në pyetje privatizimi, korrupsioni, përgjegjësia politike e politikanëve, për bisedimet Kosovë - Serbi, edhe ca neneve kushtetuese jodemokratike në Kushtetutë dhe te zhvillimi ekonomik. Vetëvendosja nuk pajtohet që Kosova të jetë kaq e kushtëzuar, nga brenda dhe nga jashtë nga faktori ndërkombëtar, nëpërmes klaneve politike vendore. Lufton për identitet, shteti me qëndrim karshi të gjitha problemeve të shtetit. Vetëvendosja mendon se Evropa demokratike duhet bërë presion Serbisë që të heqë dorë nga ndërhyrjet në territorin e Kosovës, po dhe pesë shteteve të saj që ta njohin Kosovën e jo Kosovës për t’i bërë lëshime të reja Serbisë, përtej lëshimeve që i janë bërë në Vjenë. Ajo e kërkon politikën e simetrisë. Në politikë është e mundshmja përballë të drejtës absolute, prandaj Vetëvendosja duhet të shkojë në kahun e rritjes së ligjimitetit të votës qytetare, por jo të humbë kohë në ndërrimin e qeverisë.
Të dy grupimet e tjera opozitare politike, LDK dhe AAK, kanë një qëndrim të moderuar karshi kërkesave që VV i konsideron të drejta absolute. Këto dy subjekte për shkak se e kanë pasur pushtetin, janë bashkëfajtore për shumë probleme të cekura dhe janë kooperative me pushtetin edhe në çaste të panevojshme. Thjesht, LDK-ja është strukturë amorfe politike që mbijeton si rezultat i inercionit të saj nga e kaluara. I mungon guximi dhe vizioni politik dhe ndihet e tradhtuar.
Ndërsa në emër të një “konstuktiviteti politik” e “gjendje të vështirë për vendin”, e kryesisht për shkak të peshës specifike të votës ajo ka fleksibilitet politik më shumë se çdo parti tjetër.  Prandaj, kërkesa AAK-së për hise në pushtet, në këtë çast më pak se gjysmë mandati, është një lojë demokratike jo e zakonshme. Bile e dëmshme për shtetin dhe për vetë AAK-në. AAK-ja, ofertën e pushtetit e refuzoi me këmbëngulje, se ishte e vetëdijshme se nuk mund të ndikojë në qeverisje në mënyrën e duhur në një koalicion të këtillë. Një gjë duhet të jetë e qartë për AAK-në, se PDK me koalicionin e vet e ka legjimitetin e numrave demokratikë dhe kjo aspak nuk forcon e as nuk dobëson proceset demokratike me hyrje në qeverisje, përveç që e stabilizon pushtetin e sotëm.  Ndërkaq, AAK-ja duhet të dijë se rruga e inkuadrimit të këtillë në pushtet ka krijuar pushtete absolute. Këto raste  njihen në praktikën politike dhe dëmtojnë rëndë demokracinë.
Ndoshta është koha kur PDK dhe AAK po e kuptojnë çastin e kthesës politike?! Në një mënyrë kjo po diktohet të përpjekja e PDK-ës për ta joshur në bashkëqeverisje AAK-në, se ka deficit moral në qeverisje në këtë çast dhe dëshiron bashkëhisedarë. Në vazhdim kërkon ta topisë opozitën. PDK e di  se aleati i saj i natyrshëm është AAK-ja, se aleatet e saj të tanishëm janë të vdekur klinikisht dhe i nevojitet një aleat i ri, që do të llogarisë edhe për zgjedhje të ardhme. PDK ndoshta e ka kuptuar mendimin e Getës, “gjarpri që nuk ndërron lëkurën do vdesë”.   
Por roli i AAK-ës në opozitë është më i rëndësishëm për Kosovën, se kjo opozitë ka detyrë që Kosovës t’ia kthej imazhin e rrënuar e njerëzve të saj t’u japë shpresë se edhe në Kosovë mund të jetohet mirë; se Kosova ka  forcë vetjake që ta luftojë krimin, korrupsionin e papunësinë; se Kosova ka forcë reformuese që votën e lirë, si themel demokracie, ta mbrojë dhe mund të funksionojë si shtet ligjor dhe se integrimin europian nuk duhet parë si koncept fiktiv abstrakt detyrues; se ne nuk shkojmë në Europë, se prapë do jemi këtu, dhe Europa nuk na bën të pasur, por kemi detyrim të sillemi me norma europiane. Kjo opozitë, po edhe pjesë e pozitës, duhet të jetë e gatshme të ngadhënjejë mbi grupe informale që bënë veprime parapolitike e po kërkojnë legjimitetin te vota e popullit.  Kjo është një shkallë rreziku e provuar. Këto struktura janë instaluar në ca segmente të qeverisjes dhe po tregojnë një agresivitet e shkelje ligjore në çdo hap.
Opozita duhet të japë ofertën reale për shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjes së votës së lirë, shtegun e ngritjes ekonomike. Kjo pritet edhe prej z. R. Haradinaj, prej pragmatizmit të tij në politikë,  nëse kjo nuk shuhet nga lakmia momentale për pushtet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...