Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/23

Thjesht mmbretëresha shqiptare -Jozefina Topalli…


FOTO E DITES/ Thjesht Jozefina Topalli…
Kështu e titullon vetë Jozefina Topalli foton e vet të mëposhtme, të publikuar në faqen zyrtare të kryetares së Kuvendit në Facebook. Një faqe që Topalli e përdor më së shumti për të hedhur foto nga aktivitete të ndryshme të saj, siç ishte p.sh seanca e sotme në Kuvend, të cilën Topalli e ka pasqyruar me katër foto.


Jozefina Çoba Topalli (matematikane), është gruaja e parë Kryeparlamentare në Shqipëri.
Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh Kryetare e Kuvendit për një mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009.
Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) zonja Jozefina Topalli ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit.
topalli_cv
E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” dhe master në “Studime europiane” në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2010 merr gradën shkencore “Doktor”.
Në vitin 1996, Jozefina Çoba Topalli zgjidhet për herë të parë deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Deri në atë kohë punonte si kancelare dhe pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.
Në vitin 1997 zgjidhet Nënkryetare e Partisë Demokratike.

Zonja Jozefina Çoba Topalli është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë për katër legjislatura radhazi.
Në vitin 2004-2005, ajo mori pjesë në grupin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë, Palestinë, etj.

Jozefina Çoba Topalli, si një ndër figurat më në zë të parlamentarizmit dhe të politikës shqiptare, është shquar për aktivitetin e saj intensiv të Diplomacisë Parlamentare në funksion të antarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE, si dhe liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Jozefina Çoba Topalli është nismëtare, promovuese dhe drejtuese e disa fushatave me karakter social si: Lufta kundër Kancerit të Gjirit, Lufta kundër Kancerit të Mitrës, Lufta kundër Dhunës ndaj Grave, Lufta kundër Dhunës në Familjë, Fushata sensibilizuese Kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, Fushata për Mbrojtjen e Familjeve dhe Shtresave në Nevojë.

Tjetër aspekt me shumë rëndësi i aktivitetit të znj.Jozefina Topalli si Kryeparlamentare dhe si politikane është mbështetja, promovimi dhe fuqizimi i Rolit të Gruas në Politikë dhe shoqëri.

Për të gjithë kontributin e saj znj. Jozefina Topalli është nderuar me disa çmime e medalje.
Në korrik 2010, Forumi Ndërkombëtar Mesdhetar për Paqen i akordoi Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli “Çmimin e Mesdheut”, për veprimtarinë parlamentare dhe karrierën, përmes propozimit të bërë nga Senati Italian.

Në tetor 2010, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpallet Ambasadore e Parë e UNICEF për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri nga Zyra e UNICEF në Shqipëri si dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve që merren me të drejtat e fëmijëve.

Në nëntor 2010, në Petërburg i dorëzohet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli “Medalje Nderi“ , për kontributin e saj të çmuar në politikë.

Në dhjetor 2010 Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli u nderua me titullin ndërkombëtar “Kalorës i Paqes i Mijëvjeçarit” nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes, në Universitetin Sacro Cuore, rajoni i Lombardisë, Itali.

Në vitin 2010, Jozefina Çoba Topalli është zgjedhur Nënkryetare e Konferncës Botërore të Kryetarëve të Parlamentit.

Jozefina Çoba Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge.

Me gjithë axhendën ambicioze dhe të ngarkuar të jetës parlamentare dhe politike, Jozefina Çoba Topalli gjen kohë edhe për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.


FLORI BRUQI

Nuk është kurrë vonë për të pasur një trup të tillë


Nuk është kurrë vonë për të pasur një trup të tillë
Për ata të moshuar, që thonë se nuk ia vlen aspak që të merresh me stërvitje në moshë të madhe, ky është shembulli se gjërat mund të ndryshojnë.
Ky 60- vjeçar amerikan ka treguar se si mund të kesh një trup të mirëformuar, edhe në një moshë të madhe.
Ai e ka postuar foton e tij në rrjetin social Reddit.
Komente të shumta janë bërë për këtë foto. Shumë njerëz shprehen të habitur për trupin, ndërsa të tjerë thonë se atij i janë dashur 60 vjet për të bërë këtë trup. Dikush shton se ai duket 85 vjeç, jo 60.

Femrave nuk duhet t‘u vijë turp nga trupi i tyre


Femrave nuk duhet t‘u vijë turp nga trupi i tyre
Në një botë ku gratë janë të bombarduara me imazhe topmodelesh, të sajuara madje me photoshop, një fotograf ka nisur një mision: të bëjë të ndjehen mirë gratë normale.
Matt Blum dhe gruaja e tij Katy, të dy amerikanë, kanë nisur projektin për të realizuar foto nudo të femrave normale.
“Mendoj se gratë gjykohen ashpër nga pamja. Por femrat nuk duhet të ndjehen të turpëruara me trupin e tyre”, thotë Matt.
Dhe në fakt projekti ka dhënë fryte, pasi femrat e fotografuara thonë se ndjehen mirë me trupin e tyre.







Modelet në javën e modës në Milano
Vështirë se mund ta bëni me faj këtë mashkull që i është afruar kaq shumë kësaj modele e cila sfilon në të brendshme në pasarelat e javës së modës në Milano. Ai nuk ishte i vetmi që mbeti me gojën hapur për shkak se ajo çka ndodhi në këtë javë mode ishte mbresëlënëse. Jo vetëm modelet e të brendshmeve por edhe femrat që i reklamuan ishin përfekte për ta kryer këtë mision. Jo më kot Milano mbetet kryeqendër të modës.





Modelja perfekte ka emrin Irina Shayk
Cristiano Ronaldo është një njeri me fat. Nëse nuk arrin që të mposhtë Lionel Messin në fushën e gjelbër padyshim ka një element për tu përmendur në të gjithë botën. Do të njihet doemos si i dashuri i modeles së famshme Irina Shayk. Kjo e fundit ka zënë faqet e mediave rozë me një tjetër set fotografish të realizuara në bikini. Në fotografi, Irina është treguar bujare duke treguar asetet fizike në gjërësi të plotë.








Rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë është frymëzuar nga themelet e Amerikës


Në gazetën amerikane Roll Call, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka botuar një shkrim autorial. Shkrimin me titullin “Rrugëtimi i shpejtë i Kosovës drejt lirisë është frymëzuar nga themelet e Amerikës”, do ta botojmë të plotë më poshtë.

Siç e kujtojnë amerikanët ditëlindjen e presidentit të tyre të parë, edhe këtu në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës, ne po kremtojmë pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, puqja e këtyre dy ditëve thekson lidhjet me dy vendeve tona dhe fatit tonë të përbashkët.

Populli i Kosovës ndjehen përherë borxhli ndaj Amerikës për frymëzimin që ju e ngjallni dhe për mbështetjen që ju keni ofruar. Mu sikur amerikanëve që u duhej të luftonin për pavarësi dhe për institucione demokratike pas vitit 1776, edhe kosovarët kanë ndjekur një rrugë të vështirë që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë dhe konfliktet etnike që pasuan deri në ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe të tregut të lirë.

Ne nuk do të mund të mbërrinim deri këtu pa përpjekjet paqeruajtëse të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, që kanë kontribuar me dhjetëra mijëra trupa në ekspeditën ushtarake të Kosovës. Amerikanët duhet të mburren që bashkë me aleatët tuaj, NATO-n, keni ndihmuar parandalimin e spastrimit etnik dhe kultivimin e një demokracie të larmishme.

Sot, përderisa Kongresi ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme buxhetore, ne i inkurajojmë anëtarët që të vazhdojnë ndjekjen e kësaj trashëgimie. Programet e Departamentit të Shtetit dhe të USAID-it kanë qenë jetikë për të ndihmuar zhvillimin e institucioneve të Kosovës dhe mundësive për përmirësime në vendin tonë. Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdojnë me mbështetjen e tyre.

Para më shumë se dy shekujsh, Revolucioni Amerikan frymëzoi dashamirët e lirisë në mbarë botën. Para gati dy dekadash, lufta në Kosovë ka shërbyer si katalizator për demokratizim dhe integrim në mbarë Evropën. Tash, ne jemi duke punuar me Bashkimin Evropian, me Kombet e Bashkuara dhe me Shtetet e Bashkuara. Kosova mund të demonstrojë se demokracia, tregjet e lira dhe sundimi i ligjit janë shtegu i duhur si për shtetet e reja ashtu edhe të vjetrat.

Kosova mund të tregojë rrugën drejt ardhmërisë me që ne jemi një nga shtetet më të reja të botës. Jo vetëm që jemi shtet i ri, por edhe 75 për qind e popullatës sonë janë nën moshën 35 vjeçare. Ndonëse të rritur nën komunizëm dhe prindërit e tyre janë ballafaquar me luftë etnike, kosovarët e sotëm mund të demonstrojnë se njerëzit me prejardhje dhe besime të ndryshme mund të jetojnë, punojnë e krijojnë familje në një shoqëri të karakterizuar nga zgjedhje të lira, ndërmarrje të lira dhe liri fetare.

Po, ne duhet të ndjekim një shteg të gjatë dhe të mundimshëm drejt shoqërisë që synojmë. Gjatë disa viteve të fundit, ne kemi hedhur hapa të mëdhenj përpara.

Më 2 korrik 2012 – vetëm dy ditë para Ditës së Pavarësisë së Amerikës – Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i përbërë nga 25 shtete, i cili drejtonte vitet e para të pavarësisë së Kosovës, e përfundoi mbikëqyrjen e vendit tonë. Mbikëqyrësit ndërkombëtarë bartën përgjegjësinë e plotë për gjykatat, kushtetutën dhe parlamentin te populli i Kosovës dhe te udhëheqësit e tyre të zgjedhur

Si e ka fituar Kosova besimin e bashkësisë ndërkombëtare? Mes nismave të tjera, parlamenti ynë ka ndryshuar kushtetutën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe larminë, me garanti të fuqishme për autonomi kulturore, liri fetare, të drejta të komuniteteve dhe qeveri të decentralizuar.

Që nga arritja e mëvetësisë së saj, Kosova ka bërë përpjekje për të integruar ekonominë tonë me Evropën dhe për të kultivuar paqen me fqinjët tanë.

Në janar, Komisioni Evropian ka ndarë 65 milionë euro në mbështetje të agjendës reformuese të Kosovës. Ne do të shfrytëzojmë këto para në mënyrën më të mirë për të modernizuar sistemet tona të drejtësisë dhe administratës, duke investuar në arsim, zhvillim rajonal dhe në sigurimin e strehimit dhe të mundësive për punësim për familjet rome dhe egjiptiane në kampet e refugjatëve.

Gjatë dhjetorit, Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila e promovon demokracinë dhe ekonominë e tregut në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion është edhe një votë më shumë e besimit në të ardhmen e Kosovës.

Me që Kosova ec drejt Bashkimit Evropian, ne duhet të mundësojmë lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët tanë. Mu për këtë unë jam takuar kohëve të fundit me zyrtarë të Bashkimit Evropian për të diskutuar liberalizimin e vizave dhe menaxhimin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, riatdhesimin dhe ri-integrimin.

Ndërkohë, presidentët e Serbisë dhe të Kosovës kanë mbajtur bisedime me qëllim që shtetet tona të mund ta lënë të kaluarën prapa dhe të ndërtojnë paqe afatgjate mes shteteve tona.

Përparimi i Kosovës duhet të shpërblehet me pjesëmarrje të plotë në organizatat e duhura ndërkombëtare, përfshirë integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Si një nga shtetet më të reja të botës, ne llogarisim në vazhdimin e mbështetjes nga njëra nga demokracitë më të vjetra, SHBA-të.

Rrenat e WikiLeaks, Shekullit dhe Zërit Ditor ?!


Një dokument i WikiLeaks, rrjedhur nga firma “Stratfor”, flet për Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama.
Dokumenti tregon se Berisha nuk ka ndonjë rol në rajon dhe se influenca e tij në lidershipin e Kosovës dhe Maqedonisë është e papërfillshme.
“Kosova gjithmonë do të ketë nevojë për mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë dhe qeverisë së saj por shumë kosovarë e kujtojnë Berishën si dikush që i dha mbështetje të vakët UÇK-së dhe besohet se ka përfituar personalisht duke lejuar kalimin e anijeve me karburant në Serbi dhe Mal të Zi pavarësisht embargos së NATO-s”, thuhet në dokument.
Më tej thuhet se Berisha shihet ende si person i lidhur me Serbinë, ndërsa lidhjet e tij me Maqedoni dhe Malin e Zi i ka të limituara.
Lidhur me mundësinë e ardhjes në pushtet të Edi Ramës dhe çfarë parashikohet të ndodhe pas kësaj, dokumenti thotë se kreu i PS-së shihet si lideri modern i Shqipërisë.
“Rama njihet si udhëheqës i fortë dhe deri diku përkufizohet si figurë radikale në Shqipëri. Ai nuk është shumë i mirë për dialog – shpesh krijon situatë ku asnjë palë nuk mund të fitojë. Pavarësisht kësaj dobësie, Rama paraqet liderin modern që shumë shqiptarët kanë pritur pas 1990-s”, thuhet në dokument.
Popullariteti dhe pikëpamjet moderne të Ramës janë komentuar si favorues nga shumë lider dhe përfaqësues të BE-së, thuhet më tej.
Dokumenti sekret mban datën 26 janar 2011 dhe është një përgjigje mbi situatën e krijuar nga protesta e “21 Janarit”. Raportuesi i “Stratfor”, Marko Papic siguron se protesta në Tiranë nuk do të përhapë tension në vendet e rajonit. /shekulli/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...