2013-03-03

RRËNJA…



             

            Renegati shqiptar Kristo Papas, njё kopje e kriminelit Napolon Zervёs, tё dy nga Suli i Çamёrisё, i pari nga fshati Lakas dhe i dyti nga fshati Zerve. Tё dy mohues tё qumushtit tё nёnёs sё tyre, e cila duke u dhёnё gjirin u fliste me tё vetmen,  gjuhё shqipe të ruajtur pёr mijёra vjetё.
            Me paturpësinë më të madhe, Kristo Papa ёshtё kthyer nё njё antishqiptar me grek se vetë greku, që me lëkurën e bashёkombasve tё tij, shpall urrejtjen, pёr ta bёrё atë lidhëse kёpucёsh, u pret rrugёn dhe vret befasisht, instrukton tё tjerёt tё deklarohen nё mediat eletronike si shqiptar-vrasёs dhe si pёrgjigje u thyhen nofullat nё mes tё qytetit ditёn me diell.                                                  Z. Kristo i quan shqiptarёt: “Njё konglomerat popullsish tё cilёt janё tёrёsisht me prejardhje greke. “Nёse liria e Vorio-Epirit nёnkupton dёrgimin e ushtrisё, do ta dёrgojmё… jemi nё gjёndje lufte”…Nuk dine tё mbajne besёn dhe arritjet luftarake janё vetёm plaçkitje… Kanё njё ndёrgjegje tё rreme kombёtare dhe jo vetёm  Epiri por e gjith Shqipёria eshtё njё provincё greke.”
            Mёso  z. Kristo Papa, t’i je njё mohues i rrёnjёs tёnde, si shoku juaj i lavdёruar Napolon Zerva  nё Çamёri, që theri, pushkatoi, pёrdhunoi dhe dёboi gjithë popullin autokton çamё, tё cilёt u vendosёn nё  Shqipёri.  “Qeveria e Shqiptare nuk pranoi tё  vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё shqipёri  nё Dropull dhe Vurgun e Sarandёs.  Nё kundёrshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpёrblye me gjak  dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim. E gjykojmё tё qёllimshme pёr ta përmendur, se vendi ynё “U mёsoi qytetёrim”.  Nё kёtё rast mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (J. Margaritis  “Bashkёpuntorё…”. (f.147)
            Ndёrsa ti sot na kanosesh me luftё pёr tё pushtuar jo vetёm Dropullin dhe Vurgun si minoritet, po Shqipёrinë e Jugut, bile u ёshtë shtuar oreksi edhe pёr gjithë Shqipёrinё. Ndalu pak, se e ke filluar me shumё nxitim. Neve kёrkojmё rrenjёn, ashtu si u kthye Kosova nё rrёnjёn e saj,  do tё kthehet edhe Çamёria deri te  gjiri i Prevezёs, nё njё rrёnjё kombёtare dhe shumё tё fortё.
            Gazetari Q. Mehmeti shkruan nga New Jorku: “Burrat si Toni Bler, jo vetёm qё u dёshmuan miq tё jashtёzakonshёm  tё Kosovёs, por ata ndryshuan  edhe raportin e forcave ndёrkombёtare nё favor tё shqiptarëve”. (“ILLYRIA” 24 maj  2007).
            Tani ne presim ndonjё  skenar tё tillё nga ana e juaj, me qenё se “jeni në luftё” prej  72 vjetёve me ne, “nisuni pёr lesh se do tё dilni tё qethur”,  dhe tё kaloni te kufiri i “Palo Elladha” e vitit 1830, qё edhe kёtё e fituat nga heroizmi i shqiptarёve, vetëm atёherë do tё jeni rahat.
            Miku fillogrek  G. Finlay,  “History  of grecee”, London, 1851,  f. 349. Thotё: “Vetёm  ardhja e turqёve e shpёtoi Greqinё qё do tё bёhej truall shqiptar”.
            Pukёvili, nё vёllimin 3, f.212 thotё: “Shqiptarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore  nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve, tё cilёt po shuhen pak nga pak”. (Mathieu Aref,  “Shiptaret” bot. 2007, f.  506).
            Rrёnja e jonё sot nё Greqi ёshtё GJUHA  SHQIPE qё flitet nё qindra e qindra fshatra pellazgo - arvanitase. Shikoje z. Kristo,  Rёnjёn qё ka vargёzuar shqiptari arvanitas Aristidh Kolja.
                       
                                    Rrenja  jone  Nga Aristidh  Kolja                                                     
            Rrёnjё e fortё arbёrore,                                   Rrёnjё e fortё arvanite,                                               Kush mund te presnj?                                             nga merr shpirt e me ta rrite.                                       Kush mund te fshehnj?                                    Rrёnjё e fortё shqiptare,         
            Kush mund tё pёshtronj?                                Rrёnjё e Boçarit, Bubulinёs, 
            Rrenje e forte arbёrore,                                   rrёnjё e fjalёs besalidhёs,                               
            Lule  e flete me ta nxorre.                               rrёnjё e bukuris’ dhe e trimёrisё.                                 Rrёnjё e forte arvanite,                          rrёnjё e fortё shqiptare,                                               rrёnjё e burrave tё motit,                                 nga ajo jetё nuk u bare...                                 rrёnjё Herakliut, Akilleftit,                                                                                                                 rrёnjё Aleksandroit dhe Kastriotit.
            (Epirin  f. 114).          
            Historiani Karl Grimberg, shkruan: “Platoni thotё me tё drejtё”:  “Nё kёto luftra qё admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”.  (“historia botёrore...”. bot. 2003, Vol. I, f. 40-50). Njё pasyrim i Rrёnjёs tonё pellazgo-shqipe para 2500 vjetёve.                    Edwin Jacques thotё: “Nё betejat perso-greke u njohёm me grekёt qё tradhёtuan veten e tyre disa herё. Pellazgo-spartanёt i dhanё fitoren Greqisё”.  “Shpesh Herodoti i indetifikoi spartanёt si pellazgё. Spartanёt pellazgё ishin zotёr nё Peloponez dhe anё e mbanё Greqisё, “ishin tё parёt nё Greqi”. Kjo ёshtё mbretёria dhe qyteti mё i parё nё Greqi dhe spartanёt janё njerёzit mё trima...”  (“Shqiptarёt”, bot. 1995 f. 54).                                             
E. Kocaqi shkruan: “Arvanitёt janё ata qё bёnё revolucionin e 1821, ishte njё revolucion shqiptar pёr çlirimin e tokave arbёrore nga turqit. Ajo tokё qё u quaj Greqi, ishte atdheu i shqiptarёve qё e quanin  Arbёri. Njё ppjesё e rilindasve kombёtarё kanё dashur bashkimin e Shqipёrisё me Greqin nё njё shtet, kjo vinte pёr faktin se ai shtet qё quhej grek, ishte shqiptar, pra ata kёrkonin bashkimin e trojeve ku banonin shqiptarёt.
            Po kёshtu mbretit tё Greqisё sё asaj kohe, kurorёn e shtetit grek ia dorёzuan tre shqiptarё: Boçari, Kanaris dhe Odiseu. Vet mbreti Gjergji i I ka thёnё se “Arvanitёt pёrbёjnё shumicёn e popullsisё tonё”. Tё gjithё kryeministrat nё shek. XIX ishin arvanitas, edhe sot nё Greqi presidenti i vendit Papulias, ёshtё shqiptar i pastёrt nga tё dy prindёrit.
            Pёr kundra rrёnjёs shqiptare kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve te krishterё dhe  myslimanёve dhe nxiti vёllavrasjen.
            Ndёrhyrja e Rusisё, Anglisё dhe Francёs, kёrkuan dhe krijuan njё shtet grek, po jo shqiptar. Nxitёn krijimin e nje shteti artificial grek, qё nё shumicё ishte i përbërë nga shqiptar tё drejtuar nga kleri ortodokёs dhe filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek. Heroi kombёtar i atij qё quhet shteti grek sot, shqiptari Kollokotroni u burgos dhe u dёnua me vdekje dhe pёr mёshirё u fal. U vranë apo u zhdukёn Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj.
            Bashkёpunimi ndёrkombёtar me atë kishtar, bёri tё mundur qё tё hidheshin bazat e njё kombi artificial grek, qё la nё hije kombin e vёrtetё tё tij me shumicё shqiptarёsh.
            Shteti grek nuk ёshtё gjё tjetёr veçse shteti i parё shqiptar qё u krijua nё Ballkan nё kohёt moderne, por qё iu ndёrrua indetiteti etnik, pasi i bёnё tё flisnin njё gjuhё artificial me zor.
            Diskriminimi i gjuhёs shqipe, jo qё nuk u bё gjuhё zyrtare por edhe u pёrndoq nga kleri ortodoks,  çmenduria e tё cilit shkonte deri aty, sa t’u thoshte arvanitasve se: Zoti nuk kupton shqip. Arvanitёt edhe pse nuk e pёrdorin gjuhёn e tyre nё shkollё, e flasin atё nё shtёpi. Janё rreth 700 fshatra RENJЁ nё tё gjithё territorin e Greqisё se sotme që nuk njohin gjuhё tjetёr nё pёrdorim tё pёrditshёm, veç shqipes sё tyre tё lashtё. Pra shteti i ri me shumicё popullsi shqiptare iu imponua njё gjuhё artificiale, ajo greke.
            Greqia e pёrbёrё nga disa etni, nuk njeh asnjё minoritet, pasi tё gjitha kёto etni i quan si grekё. Kjo ёshtё pjesa e lojës, pasi nёse shqiptarёt, vllehёt, sllavёt, turqit e atjeshёm do tё ishin secili sipas etnise sё tyre, atёhere merte fund kjo lojё qё krijoje njё kombёsi artificial dhe ai shtet shpёrbёhej ose hynte nё konflikte tё mbrendshme. Tё gjitha etnitё e flasin gjuhёn e tyre nё shtёpi por greqishten e pёrdorin nё public, dhe nё shkollё.
            Pra nuk ka komb grek, por njё komb artificial me njё gjuhё qё nuk ёshtё gjuha e popullit. Pёr t’i bёrё tё gjithё kёta njё komb, u pёrdor greqishtja si gjuhё, feja ortodokse dhe ideollogjia heleniste si nacionalizёm. Njё nacionalizёm i tejskajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pa shёmbullt nё histori. Studjuesit janё marrё pёr tё analizuar nacionalizmin e stisur grek qё duket sa i rrezikshёm por edhe qesharak.
            Pa kishen ortodokse të Greqisë, nuk do tё ishte krijuar kjo etni greke artificial. Prova më e qartë, se kemi tё bёjmё me njё komb tё stisur, ёshtё fakti se fare lehtё mund tё bёhesh grek. Nuk merret parasysh se je i zi apo i bardhё, se je nga Kina apo nga Afrika, rёndёsi ka tё pranosh tё bёhesh grek.
            Pas vitit 1922 kisha ndoqi njё politikë represive ndaj gjuhёve tё tjera, sidomos shqipes ku edhe sot e kёsaj dite, nё Greqi jetojnё mbi pesё milionë shqiptarё dhe nuk ka njё shkollё shqipe. Kisha ortodokse i ka pёrçarё aq mizorisht, saqё disa prej tyre seriozisht nuk dinё se kush janё nё tё vёrtetё, flasin shqip dhe thonё qё nuk jemi shqiptarё.                                                         Studjuesit, si Aristidh Kolja, Andon Bellusci, Jorgo Malo, Jorgo Maruga, At Thanas Ciko, kanё zbuluar se nё Greqi, gjёnden mbi 900 katunde arvanite shqip-folёs. Kёngёt arvanitase - arbёrore, qё burojnё nga thellёsitё e shekujve, vallet karakteristike arvanitase - vallja çame, fustanella, ritet dhe vajet, kёngёt e trimave e tё luftёs. Kjo ёshtё RRЁNJA.                                Me tё drejtё thonё: askush s’kujdeset pёr kulturёn tonё, asnjё istitucion nuk na pёrkrah. Diktatura greke ndalon me dhunё tё flitet gjuha ndёr arvanitet. Ёshtё fatkeqёsi e madhe qё qeveria shqiptare i mban nё pёllёmbё tё dorёs ardhacakёt grekё nё shqiperi. Ndёrsa grekёt pёr autoktonёt shqiptarё nё Greqi sillet si kriminel, dhe megjithatё Rrёnja ёshtё e fortё.                       
            Popullsia qё u suall nga Azia, ishte njё popullsi ortodokse shqiptare nё pjesёn mё tё madhe tё saj. Shkёmbimi i popullsisё, u bё pёr tekat e kishës, e cila mori myslimanёt shqiptarë dhe i shkёmbeu me ortodoksit shqiptarë.
            Pra nuk ka komb grek dhe nuk ka pasur ndonjёherё. Kombi i vjetёr grek, ёshtё mё tepёr njё shpifje e historianёve, “Qendra ztudimore Pellazgjike” do zbulojё tё vёrtetёn.           (E. Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir).                                                                                                                                  Karl Reinholdi, doktor nga Getingeni i Gjermanis. Shoqёron  mbretin e parё tё Greqis, Oton e Bavarisё mё 1834, thotё: “Vёllimin qё kam unё “Netёt Pellazgjike” me 200 faqe e mbarova mё 16 mars 1856”. Kaluan nga kjo kohё deri nё vitin 2005, pikёrisht nё pёrvjetorin e 150-tё tё “Netёve pellazgjike”. Gjatё gjithё kёsaj kohe Reinholdi ka qёnё mё e madhja e fshehtё e ditur albanollogjisё. Kuptohet se greku dhe mё vonё politika e Enver Hoxhёs, qё shqiptarёve tё Greqisё u vuri kazmёn dhe hyri nё izolim tё plotё. Po tё kishte dalё nё dritё kjo pasuri, arbёrishtja e Greqisё do tё kishte qёnё e njohur nё shkollat tona kudo, po aq sa edhe arbёrishtja e Italisё e asj kohe. Letёr nё vargje dёrguar nga prift Vasili doktor Reinholdit.                   Mik iatre! Porje 25 maj 1857.                                                                                                           “Lulё kam, po ti s’T’a jap: / E kam vёnё ndё dulap. / Do t’e ruanj, sa tё vi’vish. / çe Ti fare do mos di’sh. / Andё ke ndonjё tё re, / Edhe mua mos me le. / Tё m’a thesh, t’e xe edhe u: / Pce do mos mё hajё dheu. (“Netёt Pellazgjike”, bot.2005, f. 307) 
            Robert D’ Angeli shkruan: “Çdo grek qё nuk ka prejardhje egjyptas, çifut, armenas janё shqiptar”. (“ENIGMA” bot.1998, f. 231). Këtu del se grekёt kane origjinё semito-egjiptas.
            Pёr t’i mbyllur gojёn Kristo Papas, lexojmё tё huajtё qё flasin pёr kombit tonё:       Lamartini. “Nuk ka pendё as penel qё mund tё shprehё sakrificёn heroike tё banorёve (tё Shqipёrisё) nё luftёrat qё kanё bёrё kohёve tё fundit, mё shumё se askush tjetёr pёr çlirimin e Greqisё”,  dhe mё tej “Ky komb e ky popull nuk merret nёpёr kёmbё … kjo ёshtё toka e heronjve tё tё gjithё kohёrave … Homeri aty gjeti Akilin, Grekёt Aleksandrin e madh, Turqit Skёnderbeun, njerёs kёta tё sё njёjtёs racё, tё tё njejtit gjak, e tё sё njёjtёs gjini”.
            Stadtmuller:  “Lufta greke pёr liri, nuk mund tё mendohej pa elementin shqiptar”. 
            Xhorxh Frend Wiliams,: “Gjuha shqipe ёshtё gjuha amtare e Lekёs sё Madh … Pellazgёt kanё jetuar para Homerit. Emri Homer me fjalёn shqipe “i mjerё”, Athina “me e thёnё”, Zeus me “Zot”, Odise me “udhëton”, Akil me “qiell” … Nuk ka popull mё shpirtmirё e mё xhentil nё Europё se shqiptarёt”.
            Edvin Pears: “Shqiptarёt janё pasardhёs tё racёs mё tё vjetёr tё Gadishullit Ballkanik, gjegjёsisht tё racёs arijane”.
            Gjusepe Catapango: “Atlantida e cila ёshtё zhdukur para 12.000 vjetёve, ishte tokё pellazgo-ilire, tё cilёt shpёtuan nga pёrmbytja e Atlantides dhe filluan civilizimet e reja nё tё gjithё kontinentet”.
            Eduard Shnajder: “Gjuha shqipe ёshtё “tingёllim mё i pastёr e me besnik i gjuhёs pellazge”. Dhe mё tej. “Pellazgёt janё njё racё autoktone, mё e herёshme se periudha kuarternare … gjuha e tyre e ruajtur nё njё mёnyrё pothuajse  tё paprekur, nuk do tё ishte tjetër, veçse shqipja e sotme”.
            Gligor Perliçev: “Tё gjithё shqiptarёt janё zёmёrgjёrё, mёndjemprehtё dhe mirёnjohёs tё mёdhenj, janё mikpritёs dhe tё besёs si asnjё komb tjetёr, tё ndershёm, thellёsisht liridashёs dhe tё patrembur nё luftime”.
            Montier, Komandant  francez: “Shqiptarёt janё njё populli mrekullueshёm … mё vjen keq qё nuk jam shqiptar”.
            Vacsllav Havel, nё njё shkrim tё botuar nё gazetёn  “Le Monde”, ka theksuar: “Unё gjithashtu e ndiej veten shqiptar”.  (Sipas nje shkrimi te Ismail Kadaresё)                                                      RRЁNJЁN tonë e ka percatuar edhe shkencёtari Hungarez Lajosh Taloci (1834 – 1916) shpall hapur: Nuk egziton popull tjetёr nё Ballkan, as ai i Greqisё sё re, qё mund tё ndjekё historinё e fisit tё  vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohёve tё lashta gjer nё ditёt tona, sikurse populli shqiptar”.
            Këto fakte të pamohueshme të historisë se përgjakshme të Ballkanit, renegati Kristo Papas, duhet  t’i mësojë jo vetëm mire, por edhe përmendesh, për te mos folur me tej marrëzira.  

                                                Rasim  Bebo  Addison  Çikago  Mars 2013. X +

1100 KM/ NË ORË, DHEJTË METRO MBI PLAZHIN E DURRËSIT ME MIG 21

RIZA LAHI


“ Në shpirt, asnjë fije të thinjur unë s’kam
As ëmbëlsi prej plaku të tharë
Duke shurdhuar botën me zërin këmbanë
Shkoj udhëve, i bukur, njëzetedy vjeçarë…”

(Majakovski, nga “Obllaka v shtanah” nën shqipërimin e I. Kadaresë)


Në fokusin tonë tani është nga më të dashurit prej shokëve të mi të ajrit, që nga rinia e parë dhe tër jetës. Në disa raste na kanë ngatërruar nga të pamët duke iu drejtuar atij me emrin tim dhe mua me emrin e tij, megjithëse Musa Kame fluturoi në të gjitha tipat e reaktivëve shqiptarë duke i kapërcyer ata me të shpejtë deri te MIG 21, fluturoi njëmbëdhjetë vjet dhe në të parën linjë ndërkombëtare të aviacionit civil shqiptar, kurse unë, ja, e fillova dhe e ngrysa jetën time të oficerit fluturues vetëm me avionin AN 2.
Ja CV e tij në formën më të përmbledhur të mundëshme.
Më pas do të kalojmë me të shpejtë nëpër jetën e tij , për t’u të ndalur te një fluturim tmerrësisht mjeshtëror por dhe egërsisht të rrezikshëm, duke shkelur me të katër këmbët rregullat; që përfundoi me sukses spektakolar, megjithë dajakët që hëngri plotëisisht me të drejtë për një vit rresht nëpër mbledhjet e repartit të tij, ku, më vonë, do të bëhej zëvëndës komandant…
“Musa Kame i përket asaj kategorie që, si hedhin sytë prej shqiponje diku, si llogarisin me kujdes gjithëçka, vërsulen pastaj atje me të tëra forcat dhe pa i shkuar në mënd për t’u kthyer më pas. Njerëz si ai, gabojnë vetëm një herë, si një kërcimtar kaluçi. Çdo mëndjemadh i kalibrave më ekstreme, do të ndjehej i pafuqishëm para krenarisë së tij dhe syhapur deri në çmënduri para modestisë së tij ndaj të gjithëve, modesti që shpeshehrë i përngjet asaj të një gjeniu shahu para trajnerit të vet. Musa Kame ka fluturuar me të gjithë tipet që ka Shqipëria, nuk ka përjetuar asnjë katastrofë dhe nuk ka gabuar asnjeherë. Siç nuk gabon kurrë shqiponja që sulet që nga thellësitë e qiellit në prenë që ka zgjedhur mbi tokë , pa i shkuar mëndja qoftë edhe një herë të vetme te vdekja”
( “Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej” Fq 198 )


HEROI I POPULLIT RËNË NË FUENTE DEL EBRO

Musa Kame ka një emër të trashëguar, së paku dy herë. Një stërgjysh i tij, Musa Kame, është plagosur me shpatë në dorë duke luftuar në Bosnjë. Kur dhe në cilat rrethana, kjo nuk dihet ende, por dihet, që ka qënë një luftëtar, siç qe më pas edhe biri i tij , Ali Kame.
Në respekt të kujtimit të të atit, Ali Kame, nga fshati Fratar i Përmetit, një burrë i kamur , me toka dhe bagëti, që qe diplomuar në të njëjtin vënd ku kish studiuar Naim Frashëri - në gjimnazin “Zosimea”dhe që kishte një pallat prej tre katesh mu në mes të fshatit të tij të lindjes;që vishej kreko me kostum e kollare, ia trashëgoi emrin birit të tij të parë duke e quajtur Musa.
Musa Kame u bë i njohur me mbiemrin fshatit të tij. Heroi i Popullit shqiptar dhe spanjoll, Musa Fratari, është xhaxhai i pilotit tonë, që e ka adhuruar atë tër jetën për të dy motivet e marra me mënd nga të gjithë.
të vëllait të tij më të vogël, Fadilit.
Buli – siç e thërisnin të gjithë në Berat gjimnastin e mrekullueshëm dhe që pikturonte aq bukur, Musa Kame, e ka pas adhullin e tij njeriun, emrin e të cilit e kishte si dhuratë të shtrënjtë, internacionalistin shqiptar që ra duke ndihmuar një popull tjetër; të antifashistitn pasionant të letërsisë, gjuhëvetë huaja dhe artit ushtarak, Musa Fratarit.
Në një nga relikët e familjes është një urdhër i shkruajtur gegërisht ,i firmosur dhe vulosur nga Ministri i Luftës i Ahmet Zogut, Xhemal Aranitasi, ku shkruhet tekstualisht: “ Ndalohet ardhja e Musa Fratarit në Tiranë për me evitue ndonji gjakmarrje”. Kjo shkresë është shoqëruar me internimin për dy vjet të të sapodiplomuarit oficer në Modeno të Italisë. Heroi përmetar, qe spiunuar nga një shok i tij albanez; qe spiunuar në administratën fashiste se lexonte romane të ndaluara, si “Nëna” e Gorkit apo libra “të rrezikshëm”, si “Manifesti i Partisë Komuniste”. Administrata e akademisë ushtarake menjëherë e kish flakur në rrugë dhe djaloshi, si e mendoi mirë punën, mbushi pistoletën me 7 plumba me të cilët, nuk arriti t’ia merrte shpirtin spiunit nga Gjirokastra, por vetëm se sa e plagosi. Pas një gjyqi spektakolar, ku erdhi edhe Ali Kame të dëgjonte si do të mbrohej i biri, si edhe verdiktin e gjykatës, atentatori u dënua 8 muaj pas të cilave, e mori që e mori diplomën e oficerit.
Në internim….Heroi i Bulit tonë, po e bënte atë të shkretë dënim pas asaj urdhërese të turpëshme të firmosur nga një ministër, në fshatin e lindjes. Babi e këshillonte që të merrej tanimë me menaxhimin e tokës dhe gjësë së gjallë por vëllai i tij i vogël, Fadili zemërbardhë dhe i dhëmbshur, që aq shumë e donte “laken e madh”, nuk e linte që të kapte punë me dorë. Oh, ai rrinte gjithë ditën pas librave, lajmeve të radios… le të punonin të tjerët, ja, punonte ai dhe për të…Mos prek gjë me dorë, Musa, se i bën Fadili yt të gjitha…Ja, ik e lexo atje dhe më trego pastaj ndonjë gjë nga libri, a ç’thotë radioja…
Më së fundi, një ditë nga ditët, njeriu i internuar, që e kish parë se çfar ndyrësire ishte fashizmi, që e kish parë mu në strofullën e tij që kutërbonte, u largua nga shtëpia. I tha nënës , babait Ali dhe Fadilit, se po ikte në Francë për të gjetur një punë që i kishin ofruar.Babai i dha 2 – 3 napolona flori t’i prishte rrugës.
Musa Fratari që e shëtiti emrin e fshatit të tij qënga anëmbanë trojeve shqiptare, edhe në ato të Spanjës, kishte disa kohë që qe fejuar; ende nuk qe këputur dita e dasmës.
Pas disa kohësh…në fshat, si një re stërnadhe dhe krejt e zezë, erdh një lajm i tmerrshëm.
Kishte lidhje me familjen e Ali Kames, që po ia fshihnin të gjithë…
Ç’ishte ajo turmë burrash që po vinte?
Burrë e grua dollën në shkallë.
Fadili , plot kureshtje pas tyre.
Njëri nga burrat e fshatit mundi të fliste : “Musai….Djali ynë…Ra në të zezën Spanjë, ra duke luftuar kundër fashizmit..Luftoi si luan, djali juaj. Na ka rënë dëshmor Musa Fratari!”
Pas kësaj bombe Aliu, mundi të shqiptonte me zë të lartë:
“Ali Kame nuk ia bëra dot dasmën djalit…Unë, me këtë të shkretën, nuk e gëzuam dot dasmën e Musait…Sa i kish mbushur njëzeteshtatë… Le të jetë dita e tij e dasmës kjo e sotmja! Asnjë të mos më largohet! Nusja e djalit tim, paska qënë Spanja!”

ALI BEJ KËLCYRA DHE ALI KAME BALLAFAQOHEN PARA BURRAVE …

Luftëtari që kishte marrë pjesë në çetën e Spiro Bellkamenit, që kish qënë në grupin e posaçëm të sulmit mbi kalanë e Përmetit, Ali Kame e mbante veten për mrekulli.Me trupin e drejtë dhe ballin lart, ai vazhdonte të ecte serioz, i përmbajtur dhe i heshtur si një bust.
Por natën, shkrehej. E shoqja ia gjente jastëkun në mëngjes të bërë qullë nga lotët.Një ditë ia plasi të qarës ndërsa hante bukë. Nuk e kish parë askush, asnjëherë , të shkrehur nervash ashtu atë burrë…
Nisi lufta. Kame dërgoi për luftën e popullit kundër fashizmit, djalin që i kish mbetur, Fadilin…
Ndërkohë qe bërë polarizimi i partizanëve nga njëra anë dhe ballsitëve nga ana tjetër.
Të dy Alinjtë, dikur miq të ngushtë, kishin marrë rrugë të ndryshme.
Ende nuk ia kishin vënë pushkën njëritjetrit këta grupime shqiptare. Balli ishte në fazën që po demaskohej para popullit; po demaskohej, përmes debateve publike duke u ndeshur, përfaqësuesit e Frontit Nacional – Çlirimtar dhe atyre të Ballit Kombëtar.
Një ditë para popullit të mbledhur, erdhi radha të ndesheshin të dy miqtë e vjetër, të dy Alinjtë, Këlcyra dhe Kame. Njëri me titullin “Bej”, tjetri që mbahej si bej.Ja si si arriti kulmi i debatit të tyre:
Ali Bej Këlcyra: “ Ali Kame!Yt bir, atë kokë pat, atë feste mori; desh të luftonte fashizmin dhe përfundoi atje ku s’i dihet vorri!”
Ali Kame: “Ti Ali Bej Këlcyra, ke agjëruar tridhjetë ditët e Ramazanit por ke prishur ditën e bajramit me mut. Ti erdhe në vëndin që të ka bërë kokën me vaporrët e Duçes, me 7 prill!”

MUSAI I RI NIS JETËN NË USHTRI

Kishte ardhur që tre vjeç në qytetin që e kishte burrëruar….
Sapo kishte mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta; I gjithë gjimnazi ia njihte prirjet për pikturë dhe e kishte parë duke ekzekutuar ushtrime spektakolare në hekur dhe paralele. Ai recitonte shumë bukur dhe ndiqte me shumë pasion ecjen përpara në shkollën e lartë për aktor të të vëllait në shkollë, Gëzimit.
Ishte viti 1968 dhe babai i tij, oficer me potencë të lartë në Berat, për më tepër, vëllai i Heroit të Ebros, nuk bëri asnjë ndërhyrje që biri i tij të mos shkonte në shkollën e oficerëve, ku atë vit po kërkoheshin thuajse me urdhër, me gjithfarë presionesh, të shkonin maturantë nga qytetet.
Fadil Kame kishte dhënë prova ndershmërie tër jetën. Mosndërhyrja për djalin e tij shëndosh si molla, por që duhej të shkonte për oficer, ishte treguesi i rradhës i ndershmërisë dhe ballëlartësisë së tij.
Musa Kame, testet për pilot i kaloi me të shpejtë dhe me rezultate të shkëlqyera, duke zënë vënd në njërën nga bangat e të dy kurseve për pilotë; të njërit nga grupet më të mëdhej që nxori shkolla e aviacionit.
Isntruktori i TIP 61 ishte piloti Maliq Xhafa, që sapo kishte mbaruar shkollën me rezultate të larta.
Kame vdiste nga qejfi të provonte mbingarkesat. Kishte raste, kur nisi të fluturonte vetëm, që e linte të rritej shpejtësinë në ngritje dhe, mandej, e tërhiqte aroplanin lart me të shpejtëpër të arritur në lartësinë e kërkuar, gjë që e kenaqte pa masë. Kështu bënte edhe gjatë kthesave në fluturimet e thjeshta në rreth. Në vënd që të kthehej butë dhe ëmbël, këtë e bënte fort duke u kënaqur sërish dhe, duke mos i bërë vërejtje askush.
Ishte normale që ky gjimnast dhe që truri i punonte me të shpejtë, të kalonte për pilot gjuajtës, në kohën kur u bë seleksionimi , sipas të cilit, gjysma e këtij grupi të përbërë në pjesën dërmuese nga djalëri qyteti, duhej të dërgohej për “helikë” – helikopter dhe AN 2.
“Unë ruaj kujtimet më të mira edhe për instruktorin tim të parë MaliqXhafën, por edhe për instruktorin tim të reaktivit, Nazmi Dautin. Ai ishte shumë i dashur me ne, korrekt, me shpirt të madh dhe dashuronte me pastërti fëminore gjithëçka që kishte lidhje me aviacionin…Hahaha , ai u krenohet të tjerëve se ka nxjerrë tre pilotë MIG 21 – Kujtim Kryekurtin, Andrea Gjikdhimën …dhe mua” – thotë Musai buzë liqenit artificial të Tiranës, ndërsa nga jashtë lokalit ku po rrijmë, shiu i rrëmbyer po lag biçikletën time përjashta, me gjith shalën dhe frenat.
Musa Kame, përpara se të fillonte fluturimet me AD AIR, ka fluturuar në Rinas nga viti 1971 deri më 1976, në Gjadër nga viti 1976 deri më 1981 deri në cilësinë e zëvëndës komandantit të skuadriljes MIG 21; ka kryer detyrën e zëvëndës komandantit të regjimentit për fluturime në Rinas nga viti 1981 deri më 1989 dhe, mandej, për 3 vjet gati, erdhi në repartin e AN 2 ve me detyrën e zëvëndës komandantit për fluturimet.
Këtë radhë ishte fare pranë miqve të tij të shtrenjtë të rinisë së parë, si Vladimir Treska, Ylli Sina, Thanas Kura, Filip Çuço …edhe Xakes.
Gjatë tër kësaj karriere, Kame ka kryer detyra gjithfarëshe, që nga qitje bombardimet gjithplanëshe e deri parakalimet ndër parade; ka fluturuar në gjithfarë kushtesh metereollogjike, është ngritur kushedi sa herë në alarme, ka kryer plot detyra taktike por, që të gjitha këta, ai i lë që të kalojnë duke thënë vetëm se “punët kanë shkuar mirë…a, po, kam bërë skemat e metodikës së të mësuarit, si në Gjadër e në Rinas e… njëlloj si shokët…”, thotë ai dhe ne nuk duam ta ngacmojmë më tej.
Thjeshtë që libri ynë të mos bëhet monoton.

“ OPOPO, KËSHTU PSE MË VINI PËRPARA SYVE PAPUSHIM
O VITE TË DJALËRISË, O MOJ KOHËZ E TË RITË TIM”
NAIM FRASHËRI

Ja , të ndalemi në një trill të rinisë së Musa Kames; te ai që i kemi vënë titullin edhe tregimit tonë…

Nuk kishte as një javë që kishte nisur fluturimet me MIG 21, sigurisht duke kaluar me përpikmëri dhe vetëm me rezultate të larta aeroplanin bazë të mbrotjes kombëtare, MIG 19. Kishte bërë gjithsej vetëm 5 rrathë të vegjël dhe 2 të mëdhej gjithsej me këtë avion që përbente krenarinë tonë ajrore.
Edhe pak, me 24 korrik do të mbushte njëzetedy vjetët.
Vëllai i tij, me të cilin shkonin si dy binjakë, sapo qe martuar dhe po bënte muajin e mjaltit në Durrës.
Ditën e dasmës, miku i tyre i përbashkët, Rexhep Keçi, si kishte pirë e qe bërë çakërrqejf, si guzhinjer i mbaruar që e mbanin, i ftoi të dy vëllezërit për një drekë në Durrës.
“ E ku kisha vënë raki në gojë unë, ore? Por atë ditë, me Xhepin e Gëzimin, piva jo një, por dy dopio raki…Jojo, nuk më zë mua rakia, nuk më ka zënë kurrë, por, meqë më pyte, po të tregoj se sa kisha pirë.”
Ndërkohë, Xhepit, që nuk i mbushej mëndja, duket, që ky çunak e ngiste aeroplanin, i tha:
“ More, Buli, si nuk të kam parë asnjëherë më avion”
“Nuk më ke parë? Mirë, mos u mërzit. Pasnesër më ke këtu!”
“Unë do të marr një çarçaf të bardhë …që të më gjesh .Më gjen dot me çarçaf?”
“ Po lëre, ore Xhepi, mos e ngatërro. Ç’i thua? Kushedi se nga e ka detyrën ai…O Xheeepiiiiii…Piloti nuk fluturon nga të dojë, por si e ka detyra” – dhëndërri i ri pa nga vëllai.
“Jojo, bëra shaka. Mos hajde, Buli, t’u bëftë Xhepi, mos hajde!”
….
E pasnesërmja erdhi me të shpejtë. Në orën dhjetë fiks, ndodheshin 5 aeroplanë MIG 21 në ajër.
Musa Kame ndodhej mbi Elasan, në lartësinë 7 mijë metro dhe po plotësonte të parën “zonë” me MIG 21. “Zona” përmbante rrotullime horizontale me mënjanime të cekta dhe të thella, kthesa luftarake…
“ Nga fundi i detyrës, u kujtova për fjalën që i kisha dhënë Xhep Keçit. Ai ishte në plazhë tashti, me siguri; Xhepi dilte që herët. Dhe, pa e bërë të gjatë, një të humbur lartësi me të shpejtë dhe, kur po i afrohesha Shkëmbit të Kavajës, ende pa shkuar mbi Golëm, pashë shpejt nga vëndi ku duhej të ishte Xhepi dhe e shtrova plotësisht”.
“ A ta merrte mëndja se do të të bënin për ujë të ftohtë në repart, po ta merrnin vesh?”
“ Nuk do t’i tregoja njeriu, ore, por, llogarita, edhe po më panë, ja, ndonjë kritikë e do të kalonte; epo, punë e madhe!”
Shpejtësia e MIG ut ishte njëmijë e njëqind kilometro në orë – gati ajo e zërit. Trupi prej duralumini në formën e germës “delta” tanimë po kalonte më shpejt se një rrufe dhjetë a pesëmbëdhjetë metro mbi vijën e plazhit.
Te “Xhepi”, djaloshi bëri…dy “boçka”.
“Bëre dy “boçka” dhjetë metro mbi tokë?”
“Ehë!?”
“U çmënde?”
“Boçka” është fjalë ruse që përkthehet në shqip “vozë, kadushkë”. Është një rrotullim 360 gradësh në boshtin horizontal dhe, një lëvizje sa pak e pa koordinuar, mund të bëjë të humbasësh a të marësh lartësi disa metro. Humbja e lartesisë sado pak prej moskoordinimit, donte të thoshte vdekje me katastrofë, gjë e cila asqë i shkonte në mëndje nipit 22 vjeçar të Musa Fratarit.
“Ja, bre Xake. E ngrë paksa hundën, ja, vetëm 5 gradë dhe fiu, sikur shpon me turjelë..fët e fët!!!”
Në të vërtetë, ky demonstrim që bëri atë ditë me sukses djaloshi Kame, bën pjesë në kategorinë e fluturimeve që quhen “pilotazh në lartësi shumë të ulët”. Në të gjitha rastet, këta lloj fluturimesh, bëhen nga pilotë me shumë përvojë. Një nga këta mjeshtra ka qënë, ta zëmë, Fari Bubësi, që, pasi ngrihej në fluturimin e parë për të kontrolluar kohën, kur kthehej, para se të kalonte te detyra e ditës, “udhëheqës fluturimi”, para syve të regjimentit të tij në Kuçovë, bënte pilotazh në lartësi të ulët, sidomos “boçka”duke marrë lartësi. Në luftën e dytë botëore, një pilot 18 vjeçar, vetëm me një kurs fluturimi 6 mujor, pat rrëzuar 4avionë nazistë. Kur e intervistuan, ai pat dhënë këtë spiegim: “ Si i kam rrëzuar? Ja, e fut aeroplanin armik në këtë rrathin këtu në kabinë, e mbaj mirë atje, e shtyp këtë butonin tjetër këtu, dhe zhdukem me të shpejtë, ndërsa tjetri bie drejt tokës mbuluar në flakë”.
Kaq thjeshtë e spiegon atë fluturim spektakolar edhe Kame duke buzëqeshur me trishtim e duke thënë “eh, kalamallëqe të rinisë!”.
Fluturimi kositës - nja 8 a 9sekonda - vazhdoi deri ne plazhin Iliria dhe, mandej, plazhistët e panumurt, përfshirë edhe tursitë, panë se avioni me siglat e shtetit shqiptar dhe i paparë kurrë nga shumica prej tyre; avioni që kish lënë pas tër atë zhurmë të furishme, që kish fluturuar që të gjitha çadrat, mori me të shpejtë lartësi duke humbur nga sytë e të gjithëve drejt perëndimit.
Andej nga, pas hapsirave blu të detit dhe të qiellit, ndodhej gadishulli Apenin i shtetit Italian…

Ndërsa po vinte për ulje në Rinas, kur sapo kryente kthesën e fundit, Musa Kame dëgjoi në radio bashkëbisedimin e mëposhtëm:
V. K. Qëndrore : “Një avion i juaji, MIG 21 ka kaluar mbi plazh!”
Mahmut Hysa ( Udhëheqësi i fluturimeve) : “Nuk ka mundësi, jo!”
VK. Qëdore: “Ka kaluar dhejtë metro mbi plazh. Në orën dhjetë!”
Pupuuuu, mendoi piloti i ri. Më paskan diktuar. Manovra e tij për t’ia therur kaçakçe drejt perëndimit, që njerëzit të kujtonin se kish qënë avjon italian, kishte dështuar krejt. E mblodhi veten me kujdes dhe u ul tëpkë me “21” shin mëkatar.
Kishin qënë 5 MIG 21 në ajër.
Që të gjithë agregatët në bazë! Fluturimet ndërpriten për sot!
Mbledhje urgjente.të gjithë pilotët – në klasë!….
Miky ynë nuk e dha fare veten. Serbez, me kokën lart, sikur nuk kishte ndodhur gjë, u fut në mbledhje, ku ishin që të gjithë pilotët që fluturonin me MIG 21; ishin që të gjithë më të mëdhej se ai që do të festonte ditlindjen pas disa ditëve, me 27 korrik.
Zuri vënd në një karrige, andej nga fundi. Komandanti i regjimentit, Mahmut Hysa, bëri pyetjen e drejtpërdrejtë - kush kishte qënë mbi plazhin e Durrësit nga 5 MIG ët që kishin qënë në ajër ora dhjetë?
Pilotët në fillim panë nga njëritjetri dhe mandej, shumica, mbanin kokën ulur e kushedi se çfar bluanin…
Hysa ngriti në këmbë Dhimitraq Robon, pilotin që e kishte patur detyrën afër plazhit. A? Nuk paske qënë ti, Taqo? Hmmmm!!!Urdhëro! Urdhëro shkmbësin , ja ku e ke dhe dërrasën e zezë! Pa, na e bëj tër itnerarin tënd. Dil këtu!
Taqua dolli me të shpejtë dhe vizatoi gjithëçka me saktësi.
Hmmm…Mos ke qënë ti, Kujtim? Ë?
Kujtim Kryekurtin e mbanin ca si liberal. Ai sakën se qethej “palluboks” dhe as që kishte dëshirë të urdhëronte me të egër njeri. Kur bënin kontrolle rrshtore, vetëm atëherë e mbërthente kopsën e xhaketës, dhe e zbërthente prap, mundësisht edhe një kopsë të xhaketës së oficerit. Sigurisht që ishte një djalë i shkathët dhe inteligjent
Hysa po e shihte me ngulm. I dukej se e kishte kapur lepurin.
“Unë? Po kam qënë në Burrel, ore! Pse, nga Burreli erdha mbi plazh?“. Kujtimi e dinte që dyshonin te ai, si “liberal”, de, po këtë radhë kish qënë tjetër kush, jo ai. Ai nuk iu drejtua me “shoku komandant”, por me “ore”. Hysa bëri sikur nuk e vuri re. Kujtim Kryekurti, që sikur e kishte të shkruajtur te flokët që i qethte me gërshërë “liberal”- nofkë që e pranonte me kënaqësi - ishte shëmbëll i skatësisë dhe ndershëmrisë në fluturim, ku gjithëçka e kryente pastër dhe bukur. Ama, këtë radhë, ja, mër, nga kish qënë!
“Tironsi” mori shkmbësin dhe vijoi me kujdes dhe pastër, itinerarin e tij deri sa kish takuar me rrota në pistë.
Erdhi radha te Luto Sadiku. Ai , burrë katërqind derhemësh, kur i thonë, nuk denjoi të dilte në dërrasë të zezë e as të merrte shkumbësin por, që nga vëndi, foli:” Ndoshta ka qënë ndonjë avion grek, por jo Luto Sadiku!”. Dukeshin qartë notat e nevrikosjes. Mesazhi i tij ishte i qartë. Po të kish qënë ai, nuk do t’i mbante shkokët në mbledhje, por do ta pranonte menjëherë, pa u munduar të fshihte asgjë, siç e njihnin të gjithë.
Kishin mbetur edhe dy pilotë për t’u pyetur. Ja ku po rrinte ne fund Musa Kame, i urtë si qëngj. Pa, eja ti Musa, ja shkumbësin ku e ke!
“Unë mora shkumbësin, bëra ca vija mbi Elbasan dhe, që andej, shkmbësi rrëshqiti me të shpejtë mbi plazhin e Durrësit. Atje e ndala dorën dhe pashë nga klasa.”
Ahaaaaaaaaaaaaaa…ti Musa paske qënë?
Mbledhja u ndërpre menjëherë. Urgjentisht me gazin e komandës që priste përjashta, komandanti i regjimentit të Rinasit Mahmut Hysa tok me sebeçiun, u nisën për në Durrës; pa shkëmbyer as edhe një të vetme.
“ Ende isha i qetë. Po mendoja se, qëni qepën ta hante, e kisha shtruar njëherë mbi plazh dhe Xhepi më kishte parë. Edhe Xhepi edhe Gëzimi….ia vlente ky qejf para ndonjë dacke që, do të kalonte. Mirëpo, kur pashë te “Ura e Dajlanit” parullën e shkruajtur me të madhe “Ndalohet përdorimi i borieve nga shoferët”, u frikësova. Pupuuu, ç’paskam bërë. Paskam tmerruar tër plazhin me zhurmë, kur nuk duhet dëgjuar as një borie makine.Pupupu !!!”.
Të dy pilotët hynë në sallën e madhe të kovalishencës. Komandanti përpara, piloti që kishte bërë tër atë gurgule, pas. Në krye, atje, ja fizionomia e gjatë dhe e plotë e Edip Ohrit, komandantit të aviacionit.
“ Oooooo, shih, dreqi…ti more Musa paske qënë?”
“Edip Ohri më përqafoi me të dyja duart. Ai më donte shumë, mua dhe Kesin (Klement Alikon). Kishim qënë një vit në Kinë me ‘të. Si i dha dorën edhe komandant Mahmutit, e mori mënjanë atë dhe…nëne – nëneee!!!. Nisi t’ thërriste. Puh, çfar të bërtituri. Komandant Mahmuti i shkretë, ka qënë burrë shumë i mirë, vetëm thoshte “si urdhëron” ose nuk fliste asgjë. Edipi e futi shtatë pash nën dhe …I shkreti Mahmut! Ç’po histe për proçkën që kisha bërë unë…Kaq më dhimbsej. Me zi po duroja. Sa po bëhesha t’u shkoja që të dyve atje e t’i thoja komandant Edipit, që e ç’i bërtet atij a derëzi, e ku ka faj ai, unë e kam fajin, e ç’ke me ‘të, kur…”Më lejoni të largohem!” “Largohu”…Edipi u kthye ku po rrija unë. Dhe…më përqafoi përsëri. “Ik e fluturo”! Kaq më kënaqi kjo e përqafuar sa…”Më lejoni të largohem!” “Ikë, të fala shokëve!”…Kur kisha bërë disa hapa, dëgjova sërish zërin e tij “ Dhe mos më eja më kështu, more vesh, Musa?”
“ Po, gjatë kthimit në Rinas, a të tha gjë komandant Mahmuti?”
“ As edhe një fjalë…Sa burrë i mirë ka qënë, i shkreti!”.
“Pastaj?”
“Pastaj? Eh, çkam hequr pastaj! Një vit rrjesht, në çdo mbledhje, vetëm emrin tim lakonin të gjithë…Xake, ajo që bëra mbi plazh ishte një aventurë rinie që nuk duhet ta bëjë askush. Ka qënë vërtetë një thyerje shumë e rëndë”
Përse Edip Ohri nuk e bëri qepaze njëzetedy vjeçarin? Pse ia zbrazi gjithëka komandantit të repartit, por jo atij?
Ohri ka qënë një psikolog i mrekullueshëm dhe është ruajtur që të mos e thyente djaloshin në krenarinë dhe dinjitetin e pilotit. Nga ana tjetër, “dreçi”, vërtetë që kishte bërë goxha proçkë, por kishte manifestuar një art pilotimi të përsosur, habitsëmrisht të tillë dhe Ohri, ky pasionant i përjetshëm i fluturimeve, dorëzohej i tëri para artistëve të fluturimit.
Nga ana tjetër, më vonë kemi marrë edhe këtë informacion. Kryeministri Mehmet Shehu, si kish thërritur Edip Ohrin , si i kish thënë atij që t’ia hiqnin veshin mirë atij pilotit, kishte shtuar nga fundi i bisedës “ Do që edhe një çikë mirë ka bërë ai djali. U tregoi popullit e turistëve të huaj, se çfar avionësh ka Shqipëria, por, edhe çfar pilotësh!”

Ja, pra, cilat kanë qënë ëndërrat, ambiciet, mburrjet dhe psikollogjia e brezit të pilotëve të viteve 70 në Shqipëri, njëri prej të cilëve, ja, ky djalë qyteti që adhuronte heroin e Lufts së Spanjës, pikturonte dhe merrej me sport, dhe që fluturoi me avionin më të rrezkishëm që kishte atdheu i tij, në moshën 22 vjeçare…tër jetën.

ADA AIR…

Kanë qënë tre pilotët që hapën linjat ndërkombëtare të fluturimeve – Musa Kame, Myzafer Zaho dhe Budion Tollkuçi. Kame ka qënë që në fillim “shef pilot” i kësaj kompanie shqiptare private, që gjithsesi ka hyrë tanimë në historinë tonë kombëtare të flutrimeve.
Tollkuçi na ka njohur rreth kësaj teme në vëllimin e parë të “Dinosaurët e fundit”. Edhe Zaho, i ftuari në këtë libër.
Musai…nuk ka dëshirë të zgjatet shumë. Ai na njeh me një gjë që e mbush plot krenari botën ajorore të burrave shqiptarë të ajrit.
“Në Bari thonin jo rrallë: “Pyesni a ka ardhur ADA sot? Po ka ardhur Al ITALIA, si të mos vijë ADA?”Kështu thonin edhe për AIR FRANCE”.
Nganjëherë na merrnin gjysëm të çmëndur…Askush nuk të thotë mos vazhdo por kthehu nga erdhe, ore. Por, kur të t’i përsërit 5 – 6 herë konditat e motit, kjo don të thotë, “ku vete, o budalla, do vritesh?”. Por ne nuk jemi kthyer mbrapsht asnjëherë. Që të njëmbëdhjetë vjetët që fluturuam jashtë vëndit ditën e natën e në të gjitha kushtet! Po pse? Sepse ne vinim nga fluturimet me gjuajtës, shpejtësi të mëdha dhe lëvizje shumë më të ndërlikuara në ajër se sa me atë dhe, nga ana tjetër, ne kishim plotësuar të gjitha detyrat nëpër reparte me aparaturë më të prapambetur se sa kishin avionët modernë të transportit.
Megjithëse, nëse është për të shënuar patjetër ndonjë mbresë, Kame mendon atë me pronarin grek të një “simulatori” në Athinë. Ai quhej Spiro Panos, i cili, për më tepër ishte pilot transporti i linjave kontinentale; bënte rregullisht vijën Athinë – Nju Jork.
Provat në atë simulator i kalonin pilotë transporti nga thuajse tër Evropa – ishin kontrolle kompiuterike të nja 3 – 4 orëve në “fluturim”. Gjithëçka dokumentohej e printuar në kompiuter. Kontrollet ishin nga më të përzgjedhurat.
“ Për një ditë ju kanë sjellë këtu? Kot …krejt kot! Ç’far provash t’u bëj?”
“Bëjua ata që ua bën grekëve!”
Aparatura e simulatorit kishte mjaft ndryshim nga aparatura e kabinës së brazilianit “Bandeirarande” e prodhimit 1978, por burrat nga Shqipëria që do të kontrolloheshin, Musai dhe Budioni kësaj radhe - herën tjetër dy të tjerët - “kishin qëndisur me dorë e jo me makinë qepëse”. Fluturimet me avionët relativisht jo më modernë – MIG ët e shpejtë , dhe në kushtet gjithfarëshe të vëndit të tyre, patjetër edhe përvoja e gjatë e akrobacirave ajrore në atdhe, e treguan veten.
“Kur dollëm nga smulatori, si pa edhe materialin e printuar, greku Spiro Panosos nxitoi e solli një arkë plot me birra. Si na ftoi për drekë, na tha ndërsa pinim : ” Këtu vijnë pilotë BOINGU me nga 20 mijë orë e bëhen bythë. Kurse ju, piloti allvanikos…kallo levendi…”. Ai na bëri një karakteristikë plot superlativa ndërsa drejtoresha jonë franceze na pyeste më pas me të qeshur: “ More, ç’i keni bërë Spiros që e keni çmëndur krejt?”.Kishte raste kur, ndërsa fluturonte mbi oqean, shoku ynë grek ndryshonte frekuencën e fluturimit , futej në valën tonë dhe, veçse kur vinte në kufje: “Jassu file mu! Kalla i se, more levendi? Tekanis? Egho Spiro!”.
Dhe vazhdonim disa minuta duke folur anglisht, ndërsa BOINGU i tij fluturonte 11 mijë metro mbi Atlantik, kurse ” “Bandeirarande” mbi valët blu të Adriatikut”

RIZA LAHI
Nga vëllimi në proces “DINOSAURËT E FUNDIT” VLL.2

- Meshtari ynë i dashur i mbylli sytë në Nju Jork (New York) me mallin e zhuritur për Mirditen dhe trojet shqiptare



Nga Tomë MRIJAJ
 
E kam të lehte por edhe te vështirë që të shkruaj për jetën dhe veprën e klerikut shumë të madh dr. imzot Zef Oroshin, që bëri aq shumë për komunitetit shqiptar në ShBA. Ai ishte një baba shpirtëror i rrahur nga fortunat e jetës së vështirë në emigracion. Kush e njeh këtu në Amerikë dhe nuk ruan kujtime të mira për një antikomunist të vendosur. I donte dhe respektonte shumë figurat e ndritura te Klerit Katolik me të cilët mburrej dhe i kujtonte mësuesit që i mësuan shqip dhe gjuhë të huaja për të njohur nga afër zhvillimin e përparimin kulturor të Evropës Perëndimore.
 
Marsi për shqiptarët është i veçantë, sepse gjatë këtij muaji janë bërë kryengritje dhe luftra të mëdha për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky muaj është i njohur edhe si muaj i vdekjes së figurave të shquara të kombit. Vdekja e tyre është fizike, mbasi shembulli dhe kujtimi i tyre pozitiv mbetet një meteor qe shndrit me veprën e tyre ne dobi të kombit edhe pse larg vendlindjes në ShBA. Në gjysëm e dytë të shekullit të kaluar gjatë javës së dytë të këtij muaji, ndërruan jetë figura të shquara të diasporës imzot Fan Stilian Noli (1882-1982),  Dr. monsinjor Zef Oroshi (1912-1989) dhe profesor Martin Camaj (1925-1992).
 
Më 15 mars të vitit 1989 ndërroi jetë në spitalin Albert Einstein të New York-ut, Monsinjor Zef Oroshi, themelues dhe udhëheqës i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (“Zoja e Shkodrës”). Një ditë pas vdekjes, më 16 mars gazeta “The New York Times” botoi një shkrim për vdekjen e këtij meshtari shqiptar, duke vënë në dukje veprimtarinë e tij fetare dhe kombëtare.
 
Emri i tij i pagëzimit ishte Zef Çoku. U lind në vitin 1912 në një prej familjeve më fisnike të Oroshit, fqinjë me Derën e Gjomarkut, ku ruhej dhe interpretohej më mirë se kudo tjetër “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Ndrecë Çoku, i zoti i familjes Çoku, përmendet edhe sot e kësaj dite për një akt jashtëzakonisht human, pasi që kishte shpëtuar vrasësit e djalit të vet. Njeriu që i kishte vrarë djalin ndiqej nga trimat e familjes Çoku. Vrasësi, duke parë rrezikun për vdekje, i ra në Derë Ndrecë Çokut. Ky e pranoi në shtëpinë e tij dhe e mbrojti sikur të ishte miku më i madh. Ata që e kanë ditur këtë ngjarje të mrekullueshme, tregojnë, se Ndreca e kishte ulur në çosh të oxhakut dhe pinte duhan dhe kafe me vrasësin, ndërsa djali i tij ishte shtrirë i vdekur aty pranë oxhakut. Ndrecë Çoku e mbajti gjakësorin në shtëpi 24 orë dhe pastaj e përcolli, pasi mori nga djemtë e familjes 30 ditë besë...
 
Mësimet fillestare Zef Oroshi i mbaroi në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme në Seminarin e njohur të Jezuitve në Shkodër. I etur për dije të thella dhe kulturë të pasur civilizuese dhe fetare Perëndimore, ai vijon studimet e larta në degën adhuruese të teolgjisë dhe filozofisë në Romë të Italisë.
 
Meshtari i përvujtur Mons. Oroshi, gjithnjë me nostalgji, mall dhe gëzim të veçantë, kur binte në mendime të thella për vitet e shkuara të rinisë në Shqipëri, me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtonte të gjithë profesorët që i dhanë dije te qendrueshme dhe kulturë atdhetare e fetare. Një ndër mesuesit më të dashur që e deshti dhe e mbajti afër gjithnjë ishte poeti i njohur dom Ndre Mjeda. Dr. Mons. Zef Oroshi, fliste për talentin e mësuesit, që si poeti dhe atdhetar i flaktë ka ndikuar shumë në jetën e tij rinore, për të qenë një bari i ardhshëm i dashur dhe i përvujtur pranë grigjes së vet. Me sa duket poeti-meshtar Mjeda, ka ndikuar edhe në nxitjen e përkrahjen e talentit të mons.Oroshit në fushën e letrave shqipe. Tematika e shkrimeve të tyre kanë qenë Krishti, Zoja, Familja e Shenjtë dhe temat shoqërore të komunitetit shqiptar. Jo pak shkrime me argumenta historike e fakte, ai i ka kushtuar persekutimit të Klerit Katolik në Shqipëri, që po kalonte kalvarin më të përgjakshëm në të gjithë historinë e Evropës plakë.
 
Dom Ndre Mjeda, ishte mësuesi i tij më i dashur dhe më i nderuar, për të cilin tërë jetën ruajti kujtime të mira, bile edhe librin “Shkrimi i Shenjtë”, ia kushtoi dom Ndre Mjedës.
 
Pushtimin fashist të Shqipërisë si shumë patriotë të kohës Dr. Mons. Zef Oroshi e priti me idinjatë dhe dhimbje të madhe në shpirt. I brumosur thellë qysh në bankat e shkollës me ndjenja të forta atdhetare, më 8 prill u kishte bërë thirrje studentëve shqiptarë për një protestë kundër pushtimit të Atdheut të tij. Gjithmonë tregonte, se kishte ngritur flamurin shqiptar në ballkonin e konviktit ku jetonte.
 
Pasi mbaroi studimet teologjike, dom Zef Oroshi u kthye në Mirditë dhe prej andej shkoi në Korthpulë. Meshën e parë ia kishte kushtuar Zotit, sikurse vepronin të gjithë meshtarët që sapo kishin vënë kuletën e bardhë dhe rrobën e bariut shpirtëror.
 
Erë e fortunë e keqe do të frynte në Shqipëri askohe komunistët ateistë do të vinin me dhunë në pushtet. Por klerikët katolikë gjithnjë e kishin nuhatur renë e zezë që vinte nga stepat e Siberisë bolshevike, ku të gjithë klerikët katolikë dhe ortodoksë kishin filluar të përsekutohen pa mëshirë në litar, pushkatim me gjyqe falllco. Këtë veprim e ndërmori edhe diktatori ateist Enver Hoxha.
 
Në fillim të viteve 1950, komunistët shqiptarë me të gjitha format dhe mënyrat e tyre të rafinuar kërkonin shkak për arrestimin e tij, por dom Zef Oroshi, duke e nuhatur këtë dhelpëri të ateistëve komunistë u largua dhe u bashkua me luftëtarët antikomunistë në malet e Shqipërisë. Në vitin 1952 vendoset në Kosovë dhe prej andej kalon në Itali, ku fillon veprimtarinë e tij kombëtare, në kushte tepër të vështira.
 
Në kishën San Basilio të Romës çonte meshë për mergimtarët shqiptarë, ku shpesh përmendete edhe përsekutimin që regjimi i kuq i Tiranës i bënte vëllezërve në Krishtin në Shqipëri, për kontributin që gjatë historisë kombëtare kishte dhënë kleri katolik shqiptar. Vlera atdhetare e fetare e meshtarëve shqiptarë ishte dhe mbeti gjithnjë ndera e kombit shqiptar gjatë shekujve plot tallaze të historisë sonë. Pranë Universitetit katolik Angelicus, mbaroi studimet e larta, ku mbrojti me nota maksimale edhe tezën e doktoraturës.
 
Monsinjor Zef Oroshi përktheu në gjuhën shqipe “Shkrimin e Shenjtë” (“KatërUngjijtë dhe Punët e Apostujve”).
 
Kushtet e vështira të jetesës në Itali e detyruan të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa vjet jetoi në Boston, ku takohej vazhdimisht me imzot Fan Stilian Noli. Takimet midis tyre kanë qenë gjithnjë miqesore dhe të përzermerta. Shpesh bisedonim me orë të tëra, duke evokuar shumë kujtime gjatë takimeve me Kryepeshkopin shqiptar të Boston-it. Dr. Monsinjor Zef Oroshi pohonte me mburrje, se imzot Fan Noli ishte një patriot i vërtetë shqiptarë. Gjatë takimeve të shpeshta ekumenike dy prelatët shqiptar kishin shfaqur idenë e afrimit të Kishës Shqiptare Ortodokse dhe Kishës Katolike Shqiptare. Bile Kardinali i Boston-it, Cushing e kishte pritur mirë këtë ide dhe kishte marrë përsipër ndërmjetësimin për bashkimin e kishave tona, por me vdekjen e Peshkop Nolit më 13 mars të vitit 1965 bashkimi i kishave mbeti vetëm si ide.
 
Në fillim të viteve ‘60-të, dom Zef Oroshi  vendoset në Nju Jork (New York) dhe më 16 qershor të vitit 1962, së bashku me patër Andrea Nargaj, themelojnë “Lidhjen Katolike Shqiptar-Amerikane” dhe gazetën me të njëjtin emër, e cila pas një ndërprerje filloi të botohet me emrin “Jeta Ktolike”.Ajo përsëri vitet e fundit doli nën drejtimin e udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, dom Pjetër Popaj.
 
Deri në vitin 1969, Dr. mons. Zef Oroshi ka dhënë meshë nëpër kisha amerikane. Po këtë vit, bashkësia katolike shqiptare bleu qendrën e vet në Park Avenue në Bronx, dhe në vitin 1973 kjo qendër filloi veprimtarinë e vërtetë fetare, duke kryer të gjitha shërbimet fetare.
 
Monsinjor Zef Oroshi ishte një burrë i urtë, i zellshëm, i shoqërueshëm dhe me karakter të fortë, por ishte jo i butë me kundështarët. Ai i respektonte të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo krahine. Merrte pjesë në të gjitha mbledhjet shqiptare me karakter fetar, kulturor, kombëtar. Kishte një edukatë shumë ekumentike. Ishte shumë i mirëpritur në qendrat fetare islame dhe bashkëpunonte ngushtë me Hirësinë e Tij, Sali Myftia, Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhën, Hoxhë Perollin, Sheh Halilin, Baba Rexhepin e të tjerë. Ata këmbenin vizita dhe telefonata për Pashkë dhe Bajram.
 
Dr. Monsinjor Zef Oroshi bëri fushatë për ndërtimin e qendrave katolike dhe islame, bile në listën e emrave që kanë kontribuar për blerjen e qendrës katolike është shënuar emri i shumë shqiptarëve të fesë islame. Shumë prej tyre në fillim shkonin në kishë për të dëgjuar predikimin e Dr. mons. Zef Oroshit.
 
Për qendrimin e tij antikomunist, nënat, vëllezërit dhe motrat kishin pësuar shumë nga regjimi diktatorial në Atdhe. Zef Oroshi ishte aktiv në të gjitha veprimtaritë e Komunitetit Shqiptar të Amerikës. Bënte pjesë në Këshillin Drejtues të Organizatës Panshqiptare “VATRA” të Amerikës. Shkruante në shtypin shqiptar të diasporës. Kishte një karakter të fortë dhe ishte trim prej natyre. Shumica e besimtarëve gëzonin respekt për Dr. Mons, Zef Oroshin e Mirditës. Ai ishte shumë kryelartë për traditën e vendlindjes. Mburrej me veprimtarinë e meshtarëve të shquar nga kjo krahinë, sidomos me veprimtarinë fetare e kombëtare të Abatit Preng Doçit, patër Marlaskajt e shumë prelatë dhe meshtarë të tjërë që historikisht mbetën krenaria e trevave të njohura të Mirditës.
 
Dom Zef Oroshi ishte i gatshëm kurdoherë për drejtimin e ceremonive fetare e kombëtare. Në vitin 1969 organizata “VATRA” kremtoi në mënyrë solemne 60 vjetorin e themelimit të gazetës “Dielli” në hotelin “Sheraton” në Manhattan, ku morën pjesë dijetarë të shquar shqiptarë nga Amerika dhe Evropa, në mesin e të cilëve arbëreshë nga Kalabria që erdhën në SHBA me një aeroplan special.
 
Të gjithë e pranojnë se ky përvjetor ishte një ndër kremtimet më të shkëlqyeshme të shqiptarëve të Amerikës dhe dom Zef Oroshi i priu gjithë komunitetit në një meshë ceremoniale në katedralën e Shën Patrikut. Kardinali i atëhershëm i New York-ut, Terence Cooke dhe Dr. Mosn, Zef Oroshi celebruan meshën për të gjithë shqiiptarët e pranishëm.
 
Libri “Shkrimi i Shenjtë” (“Katër Ungjijtë dhe Punët e Apostujve”), që e përktheu ky prelat shqiptar ishte dhe mbetet sot e kësaj dite një kontribut i madh për besimtarët shqiptarë katolikë...Me rastin e botimit të këtij libri, Papa Pali VI, Dr. Mons. Zef Oroshin e priti me respekt në audiencën e Tij në Vatikan, e uroj me gjithë zemër dhe bekime për një punë kaq të madhe në fushën e kulturës fetare dhe e shuguroi me titullin e lartë Monsinjor.
 
Në vitin 1973, Dr. Mons. Zef Oroshi e ftoi në kishën tonë Nënë Terezën në mënyrë zyrtare dhe organizoi për te një meshë madhështore, ku morën pjesë mijëra shqiptarë nga të gjithë anët e Amerikës. Ky verpim ishte një gjest shumë patriotik, sepse atë ditë shqiptarët patën rastin të njihen për së afërmi me Nënë Terezën. Kjo meshë mbetët një ndër kujtimet më të shkëlqyera për të gjithë shqiptaro-amerikanët.
 
Katër vjet më vonë, në përkujtimin e 50-vjetorit të vdekjes së dom Ndre Mjedës, Monsinjor Zef Oroshi përgatiti në New York një seminar, në nderim të jetës dhe veprës së madhe fetare, atdhetare dhe letrare, ku morën pjesë shumë dijetarë të shquar. Midis shumë të nderuarve në këtë tubim të rëndësishëm kulturorë u dallua me ligjeratën e tij të spikatur Prof. Arshi Pipa (1920-1997).
 
Dr. Mons. Zef Oroshi themeloi Qendrën Shqiptare dhe më vonë me ndihmën e besimtarëve të tjerë ndërtoi Kishën Katolike. Pasardhësve të tij, kjo përvojë u shërbeu për të bërë vepra të mëdha dhe të sukseshme. Të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht udhëheqësit fetarë kanë merita të mëdha për ndërtimin e kishës së re, por nuk duhet harruar Dr. Mons. Zef Oroshi, i cili në kushte të vështira vuri themelet e fesë katolike shqiptare këtu në Amerikë dhe punët që bëhen sot në këtë drejtim janë vazhdim i misionit të këtij prelati atdhetar shqiptar, i cili vdiq 14 vjet më parë me dhimbje të madhe që nuk e pa më Shqipërinë e tij dhe vendllindjes e burrave të shquar dhe të njohur të Mirditës.
 
Komuniteti shqiptar në ShBA e veçanërisht ai i përkatësisë fetare katolike, duhet të përkujtojë çdo vit me nderim këtë meshtar, dijetar dhe atdhetar shqiptar, që tërë jetën veproi për të mirën e çështjes shqiptare.
 
Klerikët patriotë si Dr. Mons. Zef Oroshi meritojnë që përkutjimi i tyre të bëhet tradicional. Frytet e punës së tij i gëzojmë ne sot. Shpresojmë dhe besojmë se përvjetorët e tjerë të lindjes ose vdekjes së tij të përkujtohen në mënyrë të denjë, siç e meriton një prelatë i tillë i përkushtuar tërësisht binomit të pandarë “Fe e Atdhe”. Veprat dhe puna e tij do të mbetën në kujtimin tonë përgjithmonë,
 
Pastë dritë! Ashtu qoftë!
 
Tomë Mrijaj,
Nju Jork / Sh.B.A.

KUJTOJME MONS. Dr. ZEf OROSHIN KAPELANIN E PARE NE AMERIKE


Me rastin e 24 vjetorit te vdejkes





ZEF PERGEGA


Me 15 mars 1989, ne prag te festes se shenjte te Shen Zefit, ne nje nga spitalet e Bronx-it ne New-York, ne moshen 74 vjecare, nga nje semundje e gjate dhe e pasheruaeshme, kaloi ne jeten e pasosur Mons. Dr. Zef Oroshi, bashkatdhetari yne i nderuar, nacionalisti dhe antikomunisti i vendosur, fetari i dedikuar ne shenjteri dhe burri i traditave te bukura shqiptare ne boten e lire, themeluesi i pare i kishes katolike “Zonja e Shkodres” ne SHBA.
I ndjeri Mons. Zef Oroshi, u lind me 23 nentor 1912, ne vendin ku jeta dhe dilelli lindte e perendonte ne hapsiren krenare te Sarajave te Gjonmarkut te Mirdites, aty ku ne oborrin e kishes se Oroshit e kaloi femijerine dhe ne shkollen e saj e mesoi per here te pare abetaren shqipe.
Pas mesimeve fillestare, me propozim dhe mbeshtetje te Ambasadorit te Vatikanit ne Shqiperi, Zef Oroshi regjistrohet dhe perfundon studimet e mesame ne Seminarin Papnuer ne Shkoder. Me 1937 shkon ne Rome dhe perfundon studimet e larta per teologji dhe filozofi ne “Propaganda Fide” dhe me 23 mars 1940 shugurohet meshtar dhe kthehet ne Shqiperi .



Pas kryerjes se studimeve ne menyre te shkelqyeshme sherbeu si sekretar i Abatit te Mirdites Mons. Frano Gjinit , meshtar ne kishen Ungrej dhe sekretar i Ambasades se Vatikanit ne Shqiperi.
Me 1951, kur po celebronte meshen e shenjte ne kishen e Ungrejt te Lezhes shkojne ne kishe per ta arrestuar, por me ndihmen e besimtareve kalon nga dera e pasme e kishes dhe arratiset ne mal, ku qendron tete muaj ne nje dime te eger. Edhe pse e lajmeruan se forcat e sigurimit ia kishim mberritur, meshtari i shenjte e pagezoi femijen e fundit me doren e tij dhe me pas u largua…
Po ne kete vit Mons. Zefi ne pyllin e Molungut ne fashatin Berzane, te te pareve te mi, improvizon meshen e Pashkeve me dafina per 14 luftetaret e lirise, te cilet kishin vendosur te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut kundra vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperi. Ne fillim Zef Oroshi regjistrohet te vazhdoje studimet ne Beograd, por me pas kalon ne Itali, ku mbron doktoraten mbi veprimtarine e kishave katolike ne Irlande gjate shekullit 12-te. Gjate veprimtarise se tij fetare ne Rome Mons. Oroshi ndihmoi emigracionin shqiptar qe ata te paiseshin me dokumenta dhe leje ne ato shtete qe ata deshirronin.
Ai ishte nje krijues, studius dhe perkthyes i zoti i literatures kishtare dhe njihet si nja nga me te spikaturit ne kete fushe.


“Perkthimi i librit te Shenjte nga Zef Oroshi eshte dica me i mire se ai i Kristoforidhit. Kete perkthim mund ta lexoje dhe kuptoje si shqipatri i veriut ashtu dhe ai i jugur!” –ka shkruar Zef Valentini
Meshtari Oroshi, bashkepunoi shume me Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Zef Valentinin, Dom Prek Ndrevashen dhe Pater Andrea Narkaj…Ai perktheu “Visarthin Shpirtnuer” “Ungjillin e Shen Mateut” “Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” dhe per shume vite drejtoi revisten “Jeta Katolike”
Me ardhjen e tij ne SHBA ne vitin 1962, pa humbur kohe ai ia nisi punes per bashkimin e komunitetit shqiptar, duke krijuar se pari Lidhjen Katolike Shqiptare ne Amerike dhe pas shtate viteshaariti qe naten e krishtlindjeve te vitit 1969 te thote meshen e pare ne kishen e pare katolike shqiptare ne Amerike “Zonja e Shkodres” Mons. Zefi ka luftuar me se shumti per bashkimin e kishes ortodokse te Nolit me kishen katolike dhe ne momentin e fundit qe do te realizohej kjo veper madhore kombetare ndodh nje ngathtesi procedurjale e sekratrit te Vatikanit ne Washinton. Kete e kam degjuar vete nga goja e dom Zefit ne nje kasete, ku ai kishte dhene nje interviste.

Per jeten ne male dhe verimtarine fetare te Dom Zefit, kam shkruar ne librin tim kushtuar kesaj figure dimensionale “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003. Le te ndalemi pak ne ceremonine mortore.
Te shtunden me 18 mars 1989, trupi pa jete i Mons. Zef Oroshit u vendos ne shtepine mortore “Jozef Botti” ku qindra e qindara shqiptare nga disa shtete te Amerikes dhe te Kanadase bene homazhe me lot ne sy per kete humbje te madhe. Me kete rast te dhimbshem celebrohet mesha nen drejtimin e Mons. Rrok Mirdita, P. Adrea Narkaj. Dom Prek Ndrevashaj dhe Dom Pjeter Popaj. Predikimin e rastit e beri Dom Prek Ndrevashaj i cili nder te tjara tha: “…Ngushullimet ia percjell se pari familjes se tij, te cilet jetojne nen terrin komunist. Ne e dime se regjimi komunist anti-Krisht i ka prishur te gjitha kishat, meshtaret i ka vrare, kete ajke te kombit shqiptar, por gjaku i martireve eshte fara e Krishtit dhe shpejt do te vije dita, ashtu sic ka thene Moms. Zefi, rrenjet jane te pasterta e fara do te mbije perseri dhe lirine e demokracine ka me pa shqiptari se kjo edhte vullnesa e Zotit…!”


Te diellen me 19 mars ne ora 5 te mbremjes arkivoli me trupin pa jete fizike te Mons Zef Oroshit u vendos ne kishen “Zonja e Keshillit te Mire” te cilen ai e kishte themeluar me shpirtin e bekuar te vepres se tij. Nen drejtimi e Gjon Kadelit ish gazetar I “Zerit te Amerikes’ ne hollin e kishes mbahen disa fjalime ne kujtim te viganit mirditor ne fe e atdhe. I pari qe mori fjalen ishte Ndoc Vulaj, nje mik i ngushte i fetarit te perkushtuar Oroshi, i cili evokoi momentet me te veshtira te jetes se tij, por edhe te triumfit ne ide dhe ne vepra konkrete.
Ligor Buzi: “Si perfaqesues i Peshkopates Ortodokse te shqiptareve te Bostonit dhe ne emer te kryepeshkopit At Artur Liolin shpreh dhimbjen e thelle per humbjen e ketij prelati qe jeten ia dedikoi kishes katolike, ceshtjes kombetare dhe bashkimit te shqiptareve ne mergate. Lutem qe zoti ta vendose trupin e shpirtin e Monsinjorit, atje ku e kane vendin te drejtet dhe shenjtoret!”
Dr. Abedin Mulosmani: “…Ti Mons. Zefi pusho ne paqe se detyren tende fetare dhe patriotike e ke kryer me se miri dhe ne lartesine e duhur!”



Dr. Fuat Myftia: “Mons Zef Oroshi ishte binomi Fishtian “Fe e Atdhe…Ai nuk qe vetem famullitar i kishes, por ishte nje organizator i spikatur i veprimtarive politike , shkencore e kulturore, duke marre pjese direkt ne demostratat per lirine e Kosoves dhe te ceshtjes Came ne balle te megates shqiptare ne SHBA.
Dr. Selauhedin Velaj: “…Une e imagjinoi se shpirti I Mons. Zefit takohet me Shen Pjetrin dhe ai i thote se du ate ndertoj nje kishe shqiptare dhe emrin ta kete “Zonja e Shkodres…!”
Te henen me 20 mars 1989 po ne kishen “Zonja e Shkodres” ne ora 10 paradite Eminenca e tij Kardinali I New-Yorkut bashke me 30 meshtar amerikan dhe shqiptar, ne presence edhe te At. Artur Liolin, Kancelar i kishes ortodokse shqiptare ne Amerike, bashkecelebroi nje meshe per lamtumiren e Mons. Zefit, i cili nder te tjera tha:
“Sot varrosem nje prift te mire Mons. Zef Oroshin, i cili kishte nje enderr te madhe per popullin shqiptar ne Amerike. Nese motra e tij Luke mund te degjoje zerin tim, une jam Kardinali O’Conner dhe dua ti them se jemi shume kryelarte per vellane tuaj, jemi mirenjohes per c’fare ai beri per komunitetin shqiptar dhe per kishen katolike te New-Yorkut. Ne lutemi per ju. Ne kete meshe sot moren pjese disa qindra vete, te cilet u luten per vellane tuaj. U berra thirrje te gjitheve te luten, qe vije dita kur Shqiperia te jete e lire perseri, qe ju dhe shume te tjere, te jene ne gjendje ti luten zotit lirisht sic e keni deshire”
Mbi jeten dhe veprimtarine e gjithanshme te Mons. Zefit foli ne gjuhen angleze meshtari i ri Pjeter Popaj. Tek varrezat “St Raymond-Bronx” nje fjalim prekes e mbajti Imam Isa Hoxha, perfaqesuas i komunitetit musliman per New-Yorkun dhe New- Jersey, i cili nder te tjera tha:
“…Sot ne kete dite hidherimi, jemi bashkuar nje pjese e gjakut shqiptar, pa dallime per t’i dhene lamtumiren e fundit vellaut tone te gjakut, te ndjerit Mons. Oroshit, themelues i kishes se pare katolike ne Amerike dhe per t’iu lut te madhit Zot per shpirtin e tij. Sot pra komuniteti katolik shqiptar, humbi dijetarin dhe fetarin e tij, i cili udhehoqi per nje kohe te gjate deri ne ditet e fundit te jetes, pa iu ndare fese dhe kombit te tij. Komuniteti katolik nuk ka humbur vetem kryepriftin e tij, por edhe mergata shqiptare, ka humbur nje vella te vellazerimit shqiptar!”
Nje dore e shenjte i mban lulet e fesketa ne epitafin e shenjte te Mons. Oroshit.

Detroit 5 shkurt 2013

Perpara per mbrojtjen e atdheut nga...opozita


Nga Pellumb Kulla


Për luftë të vërtetë, nuk është fjala, për egërsi të pakufishme po!

Qeveria e sheh Opozitën me formatin enverian, si kontigjent armik të popullit mbarë. Është trashëgimia ogurzezë e Hoxhës, që armiqtë e brendshëm i shihte gjithmonë më të rrezikshëm se ata të jashtmit. Dhe në fakt, sa qe gjallë, ai vetëm kundër tyre luftoi.

Opozita tek ne nuk shihet si një alternativë, si një gjysmë tjetër e shoqërisë në një vend të përbashkët gjeografik, me të cilën jo domosdo je gjithmonë në harmoni. Opozita nuk është veçse një grupim shemër, me të cilën jemi në garë. Por në këtë hise të dheut, nuk na ze gjumi, si e si ta mundim atë, jo duke ia kaluar por duke e asgjësuar. Tamam sikur në një pistë vrapimi ta siguronim fitoren duke i vrarë që të shtatë atletët e tjerë që rendin bri nesh.

Opozita për ne është e rrezikshme, ngaqë përbën shpresë më shumë se ne, që tashmë e kemi shfaqur se sa të zotët dhe sa të ndershëm jemi. Dhe kur jemi kaq katran sa jemi, atëherë populli mund të shkojë me kundërshtarët tanë, jo se ata mund të jenë më të aftë, jo se ata bëjnë premtime mashtruese, më joshëse se tonat , por sepse ky popull neve nuk na duron dot më.

Atëherë ç’na mbetet? Na mbetet t’i pikturojmë politikanët kundërshtarë si djallin vetë. Krijojmë një fushë emocionale të tillë, për ca armiq të atdheut, kundër të cilëve japim kushtrimin: o burra, ta mbrojmë! Ngrehuni të gjithë, se na zaptuan!

Këtë radhë njeriu që i ka ngulur thonjtë në grykë demokracisë e ka më të vështirë garën. Duke i bërë vend Nanos, në oborrin e tij, ai ia hoqi vetes mundësitë krahasuese me qeverisjen e fundit socialiste, me atë tetëvjeçar vërtet korruptiv dhe rrënues. Tani kryeministri qan me lotë avantazhet që i jepte retorika e opozitarit, sulmet e tij breshërore kundër qeverisë në fuqi, se tani është ai vetë fuqia dhe qeveria! Tani premtimet e tij, – të cilat ai ka një huq që nuk i mban kurrë! – nuk e frymëzojnë dot as atë vetë. Ai mund të premtonte rreshje të arta kur të vinte në qeveri, por ai në qeveri është! Dhe nuk ka se qysh të vijë, pa ikur!

Atëherë Berisha shpluhuros edhe një herë gogolin e komunizmit. Nuk skuqet hiç që vitet dalëngadalë rrjedhin, dhe po e evidentojnë atë si të vetmin komunist të mbijetuar në tërë trojet e ish perandorisë lindore. Ai vuan nostalgjinë e tingujve të çjerrë, por megjithatë të bukur, të zërit të tij, kur sulmonte Bllokun dhe bllokmenët dhe populli i vuajtur, ia përpinte fjalët! Le të ishin të çjerra! Bllokut dhe bllokmenëve ai nuk u preku qimen dhe të vjen për të qeshur kur premton se do ta nxjerrë pallën tani, kundër ca njerëzve, që ai i cilëson bllokmenë, por që, gjynahqarët i kanë shkelur për herë të parë trotuarët e Bllokut aty nga fundi i vitit 91, shumë vite më vonë pasi Berisha i pat shkelur vetë ditpërditë. Dëgjoj shprehjet e përsëritura deri në mërzi të këtij njeriu dhe kam filluar vramendjen: ore, çfarë kuptojmë me fjalën Bllok? Blloku ishte i lemerishëm me ndërtesat e tij të bukura, apo me njerëzit e tij të shëmtuar me pushtet? Ndërtesat po i përjashtojmë nga fajësia. Po tani, më 2013, kush janë njerëzit e shëmtuar me pushtet, dua të them cilët bllokmenë po u marrin frymën shqiptarëve? A është më shumë bllokmen i biri i profesor Hamit Beqjes, apo ai i profesor Sali Berishës?!

Atdheu në rrezik! Kjo klimë e ndihmon kryeqeveritarin të duket mbrojtës i përkushtuar i tij, dhe për këtë sajon dhe i bën tëra hilet që ka bota, vetëm e vetëm për të mbrojtur kët’ atdhe nga pushtimi që i kanoset prej Opozitës, zgjeruar tani frikshëm me partitë e reja të FRD-së dhe Kuqezinjëve. Me moton “atdheu në rrezik” ai prêt të shpërblehet me lotë mirënjohjeje për tëra hilet, të vjetrat dhe të rejat: spostimet e fallsifikuara të njerëzve, popullimin me zor të Kukësit, vërshimin e kosovarëve për të votuar e shpëtuar tokën mëmë, numërimin e shtrembëruar të votave dhe të gjitha pisllëqet. Në kushtet e reja këto janë armët. Ato duhen parë jo si hile, por si mjete të luftës patriotike! Vetëm e vetëm të mbrohet atdheu nga … Opozita!

Le të vijnë e të paralajmërojnë në foltoren e parlamentit, jo një por, dhjetë Hillarira, dhe le të japin shëmbull, se deri ku u zgjat konflikti i saj me Obamën e ku filloi bashkëpunimi i tyre luajal. Zonja Topalli nuk i ka veshët për Hillarin, se ajo e di vetë cilin profet duhet të dëgjojë! Hillarit i qoftë rruga e mbarë, Jozefina ka mësimet e Vladimir Iliçit të saj! Darka e bukur e dy kandidatëve për presidentë të Shteteve të Bashkuara në kulmin e fushatës zgjedhore, këtej nga ne merret si një mësim për t’u hedhur në kosh. Rivalët për postin më të pushtetshëm në botë, në një natë të tërë trokitën gotat, thumbuan miqësisht njëri tjetrin dhe aq. Por ky për ne, nuk është shëmbull. Në djall të venë Obama dhe Romney! Edhe Berisha do të vepronte si dy kandidatët e shquar, por mjerisht, kandidatët përballë Berishës janë armiq të kombit shqiptar.

Në djall Obamat dhe Klintonët! Ata nuk janë në të tilla gjendje lufte, prandaj kanë lluksin të emërojnë ministra nga Opozitat e tyre! I shoqi demokrat i Hillarit, kur udhëhiqte ShBA, emëroi Uilliam Kohenin republikan, ministër të tij të mbrojtjes! Jo më larg se pardje Obama caktoi dhe i miratuan një ministër tjetër mbrojtjeje, Çak Hagelin, po nga pala e Opozitës! Po a mund të përfytyrohet tek ne një lëvizje e tillë?! Rrethuar nga armiq opozitarë që i duan varrin vendit, ti veçse me njeriun tënd të besuar mundesh, fjala vjen, të ngresh fshehurazi një punishte që të zhvidhosësh predha, për skrap dhe barut. Dhe kjo, jo për të abuzuar me shitjet, por për të siguruar ca kapital financiar për partinë, e cila është e vetmja garante e lirisë së atdheut dhe e shpëtimit të tij nga … Opozita! As që bëhet fjalë ta kesh ministrin e mbrojtjes nga ajo opozitë dhe ta urdhërosh të blerë, fjala vjen, ndonjë aparaturë të sofistikuar, për të përgjuar në dobi të mbrojtjes së lirisë së nënshtetasve! Cilin të përgjosh? Ministrin vetë apo shokët e tij të partis?! Kështu ti do t’i hiqje vetes një nga bukuritë më të magjishme të sundimit: përgjimin e kundërshtarëve dhe sidomos, sidomos të bashkëpuntorëve të tu!

Jooo! Mund të thuash sa të duash që froni i Presidentit amerikan është më i larti më i çmuari, por besa jo, kurrë më i çmuar se ai froni aty, në një zyrë tetë metra për tetë metra, diku në një kat të dytë! Në fakt, për kryeministrin e sotëm ai është atdheu! Mos e ndiqni në përfytyrimet e zgjeruara, ku mundohet t’ ju tërheq ai, në Prevezë, Tetovë , Mitrovicë e gjetiu! Atdheun ai e ka aty në ato gjashtëdhjetekatër metra katrorë, në atë ndërtesën me pllaka mermeri, rrethuar me kangjella, përballë ish selisë së Komitetit Qëndror.

Shqiptarët presin tani një debat televiziv, por Berisha është aq i zgjuar sa ta kuptojë se nuk ka asnjë zgjuarsi debatuese dhe nuk do të dalë kurrë të përballet me askend. Do të bënte vetvrasje. Ai del fitues vetëm në një sallë me të vetët, ku ai flet dhe të tjerat dëgjojnë. Dhe nganjëherë qeshin aty, ku u jep urdhër ai. Debat? Në asnjë mënyrë! Ky kryeministër e ka më kollaj luftën nga istikami! Dhe, bujrum! Le të vijnë armiqtë e kombit, po të duan!

“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!”


ZEF PERGEGA


ORA E RODIT

Publicistike ne Amerike



“CA PIKA SHIU ENDE BIEN MBI OHER…!”

…udhetim ne Maqedoni nga shkrimtari amerikan Gregory Lima
…Dikur ca pika shiu rane mbi qelq dhe zgjuan muzen e poetit. Si rruzuj loti rreshqiten mbi kristal dhe dielli i priti ne pellembe te dores, per te ndezur mallin e kriposur dhe faren. Oh, sa mall ka njeriu per token e vet! Sa zhuritje numeron shpirti per dheun e grabitur! Nje Zot e di sa pika shiu shoven ende bien mbi Oher! Mbi liqenin e tij shqiptar rete shtrydhen e lengun e vrullshem e derdhin mbi pullaze etnike arberore.
Malet vec mendohen. Ne vetullat e tyre te trasha duken qarte brazdat e zgjimit. Nje shkrimtar i madh amerikan me emrin Gregory Lima, i ndjek, i prek me mollezat e gishtave dhe me ta kuvendon. Ai e ndjek hijen e pushkes se gjate ne ato male te ndara, ku shqiptari e mekonte shpirtin me osten e sofres se shenjte dhe po aty ne fytyren e gurit farketonte besen e vet.
“Syte e pushkes ne shpinen e shqiptarit jane rritur si nje destinacion i gjate…!” Ky varg i Kadarese i peshonte mbi sup si ylber shkrimtarit amerikan, jo vetem si hap ne udhen e kureshtjes, por me teper si nje leve Arkimedi, per te levizur gurin e baltes, qe eshte hedhur mbi kete popull, qe jeton dimer, pa pare vere, nen rrebeshin e shiut politik, qe bie mbi Oher!
Copat etnike, qe na i shkeputen, per te mbetur jashte truallit, sa afer i kemi dhe sa larg per ti bere bashke!
Shkrimtari Lima ne librin e tij “Udhetim ne Maqedoni” ky mjeshter i fjales dhe filozof, me nje experience te madhe ne terren e auditore, niset nga Amerika te mesoje per nje marreveshje nen kollumen e Ohrit, qe u perfol si rreze drite mbi vale te liqenit.
NE EMBRION TE QELLIMIT
Para nisjes autori shtron ne bllokun e vogel te koshiences se tij intelektuale disa pytje . “A eshte duke u permbushur Marreveshja e Ohrit 2001, rezultatet e pritura te negociatoreve amerikan dhe atyre te Bashkimit Europian, per sigurimin e nje korrnize te qendrueshme, per nje akomodim nderetnik ne Maqedoni qe eventualisht do te conte ne rezultate reciprokisht te dobishme, te cilet mund te sigurojne paqe te vazhdueshme ne kete rajon te Ballkanit?!”
Raporti specifik i bazuar mbi kotradiksionin mes fjales ne leter dhe realitetit ne terren, fokusohet ne hapesiren shqiptare ne tokat e veta ne pjesen perendimore nen pushtetin maqedonas, ne te cilen mbizoteron popullsia autoktone shqiptare dhe vecanerisht ne zonen per rreth liqenit te Ohrit, aty ku marreveshja eshte negociuar e nenshkruar. Si more nga kane grabitur diellin! Pikepamja e ketij vezhguesi te mprehte eshte zhvilluar nga pervoja e me hereshme gjate krizes kosovare, si nje analize realiste dhe dashamirese per problemet shqiptare. Ne kete udhetim shkrimtarin Lima e shoqerojne shqiptaro-amerikanet Ndue Shala dhe artisti i skenes dhe ekranit Xhavat Limani.
NE NJE CEP TE URES SE VARDARIT
E kisha pare me vemendje foton e z. Lima ne kopetinen e dy librave te tij “Udhetim ne Maqedoni” dhe “Amerikani” ky i fundit kushtuar luftetarit te UCK-se shqiptaro-amerikanit Agron Mirdita. Kur e vezhgova foton me ngjau me nje nga nxenesit e Shen Palit ne Iliri, qe ishte rikthyer te studionte historine e re ne token e kastrioteve.
… Ai qe ulur I vetem ne nje karrike ne mes te salles se kultures se kishes “Zonja Pajtore” ne Detroit. I riu 87 vjecar, Gregory Lima, i ngjante nje malesori hunde shkabe, me fytyre te lare nga bora dhe dy sy te zinje si ulliri i shtatorit. Xhevat Limani me prezantoi me shkrimtarin Lima dhe nje ndjenje e befte me mbertheu sepse nuk kishte ndodhur kurre qe ne takimet tona te merrte pjese nje personalitet i tille i fjales se lire, madje ne vendin qe tani i perkasim e na perket. Thjeshtesia dhe sinqeriteti i shkrimtarit Lima ishin pjese e virtytit njerezor e human te ketij kombi. I diplomuar ne shkencat politike ne France e Gjermani, Lima ka punuar si korespondent shtypi. Mori pjese ne konferencen e Rambujese per Kosoven, studiues dhe analist i ceshtjeve shqiptare…
Ne qershor te 1999 kam hypur lart ne kalane e Shkupit ne nje cep te ures se Vardarit, prej ku Lima e projektoi shikimin dhe penen te shkruaj librin “Udhetim ne Maqedoni” ne shqip dhe anglisht.
MARREVESHJA DHE KONKLUZIONE
Gjate leximit te Librit te z. Lima lexuesi mund te kuptoje se cfare ishte ajo marreveshje qe nuk u muar vesh dhe konkluzionet qe nxjerr analisti amerikan.
Ne nje paragraf te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, qe kundershtoi Marreveshjen e Shen Stefanit thuhet: “Ashtu sic nuk jemi dhe nuk duam te jemi turq, ne do te kundershtojme me te gjithe forcen tone te gjithe ata qe duan te na kthejne ne sllave, austriake apo greke. Duam te jemi vetem shqiptare!”
Marreveshja e Ohrit midis forcave maqedonase dhe faktorit etnik shqiptar ne trojet e veta, ishte institucionalizimi i nje shteti multi etnik, i cili ishte i arritshem, duke siguruar hapesire te mjaftueshme, per pakicen shqiptare, qe te vazhdoje ne zhvillimin e identitetit te tyre si shqiptare ne gjuhe, kulture e simbole kombetare, duke pranuar perfitimet e shtetesise, nderveprimit te barabarte dhe mundesive te hapura. Sllavomaqedonasit argumentonin se pa shqiptaret nen kontrollin e tyre qendra e Maqedonise nuk do te mund te rrezistonte dhe shteti do te binte nen fqinjet sllave ose grek. Vetem me shqiptaret, si pjese integrale dhe themelore te shtetit, Maqedonia do te ishte e ndryshme dhe e qendrueshme. Perderisa argumentat se shqiptaret jane komponent i nevojshem, per te ardhmen e shtetit, ata gjithashtu thonin se shqiptaret duhet ti respektonin kushtet e dhena nga ta sllavomaqedonasit, duke kembengulur ne nje shtet unitar, nen kontrollin e tyre qendror.
Shqiptaret e nenshkruajne Marreveshjen ne Oher, e cila iu afrua nga nje diplomat amerikan ne thelbin e se ciles sipas variantit te trete, zgjidhja vinte me nje formule etnike, qe ka barazine ne kulture, gjuhe e liri. Shkrimtari Lima arrin ne konkluzionin se Marreveshja e Ohrit eshte koncepti i nje shteti multietnik. Ai shkruan: “Ajo qe kam gjetur, perseri ne fjali te shkruara eshte se elita politike sllavomaqedonase vazhdon te thote: “Ky eshte shteti yne. Ne sundojme, jo shqiptaret!”
“…Megjithese qeveria ka mungese respektimi ndaj kesaj marreveshje dhe natyrisht kjo do te kete pasoja edhe pse deri tani nuk ka patur ndonje reagim nderkombetar. Sllavet e Maqedonise nen masken e demokracise liberale ne fakt drejtojne nje diktature politike, dersa partite politike jo efektive shqiptare jane thjeshte pjese e teatrit politik te Maqedonise. Ajo perpiqet te ule numerin e shqiptareve dhe te rrise numerin e xhamive. Lajmi kryesor qe ato japin eshte, xhami + ekstremizem religjioz + dhune = shqiptare, duke e lidhur historine e shqiptareve me islamin dhe tmerret e turqeve…Te ashtuquajturit ekstremist Vehabit me mjekrra, gjeresisht besohet te jene te paguar nga Qeveria Maqedonase me pagen aktuale 500 Ero ne muaj, duke qene gjithmone te gatshem per incidente ne teatro politike anti-shqiptare!”
…Nga pala shqiptare ka mundesi se Marreveshja e udheheqesve politik shqiptar, firmosur me perfaqesuesin amerikan Robert Foswick nuk u bazua ne situaten ushtarake te periudhes kur u firmos. Firmosja nga pala maqedonase perputhej me situaten. Shqiptaret e Maqedonise e humben luften ne Oher, por ata nuk e humben ne Diber, Gostivar, Tetove, ne rrethinat e Kumanoves apo te Shkupit. UCK u thirr te firmoste Marreveshjen derisa ne dore kishte arme aktive ne Shkup, qe mund te kishin perfshire qytetin ne menyre te atille sa te nenshtronin ushtrine maqedonase… me qellim arritjen e finales, krijimin e Maqedonise Federale. Shqiptaret e firmosen marreveshjen fillimisht pa kerkur status te barabarte, te padiskutueshem, te cituara ne fjalite e para te kushtetutes Maqedonise dhe zbatimin e saj ne te ardhmen. Derisa kjo pike nuk rregullohet, shume pak do te ndryshoje ceshtja e shqiptareve dhe barazia positive per ta…Ali Ahmeti me kepuce me vrima dhe pa dy kacidhe ne xhep, per te pire nje kafe…pas firmosjes se Marreveshjes u transformua ne nje politikan i veshur si burre shteti ku nuk i mungojne tani edhe kepucet e reja, te paisura si duhet ne thember e ne dukje! - konkludon Lima.
Shkrimtari amerikan Lima me nje gjuhe te pasur dhe i mbeshtetur ne realitetin e fakteve te mberthyera ne nje kontradite te padrejte, qe ai e perjetoi vete dy here gjate udhetimit ne Maqedoni, na jep nje liber te kompletuar, madje nga me te arririt qe kam lexuar deri me sot per shqiptaret e Maqedonise. Ai te gjitha pikat e Marreveshjes i ka bazuar ne fakte te jetuara, duke na dhene te kuptojme fatalitetin e saj dhe te pasojave qe rendojne mbi kurrizin e shqiptarit. Lima percjelle mesazhin per shqiptarin, per tu shkolluar, per te qene bashke dhe per te bere sa me shume miq ne Shtepine e Bardhe.
VERE E THATE E TEJZGJATUR
Pas dimrave te ashper vijne verat e thata per shqiptaret e Maqedonise. Eshte sugjeruar qe te dy kulturat te mund te lulezonin dhe te zhvilloheshin me tej krah per krah, duke jetuar brenda kufijve te njejte, detyre e cila de te ishte e veshtire, por shume sfiduese, keshtu duke krijuar permes akomodimit te ndersjellte kulturor, projektin e ri te nevojshem per te ardhmen ne kete pjese se Europes Lindore. Shkolla shqipe eshte ne nje mjerim te vertete. Te gjithe sekretaret jane maqedonas, te cilet vendosin dhe ekzekutojne vendimet ne interest e tyre. Te shumten nxenesit udhetoje ne kembe dhe te kercenuar. Ne Maqedoni ka 92 shkolla te mesme dhe vetem dy prej tyre kane emra shqiptare. “Qeveria maqedonase gati nje dekade nga marreveshja e Ohrit eshte ende duke u perpjekur ne heshtje te shkaterroje arsimin shqiptar. Shqiptaret jane te diskriminuar nga kushtetuta dhe maqedonasit nuk duan te shikojne tek shqiptaret nje popull te arsimuar.! Diku merr vesh se nje ekip futbolli shqiptar perjashtohet nga aktivitetet. Brenga e kesaj kohe te re dinamike eshte humbja e mjekut qe vinte ne shtepine e shqiptarit me cante ne krah. Perurohet nje ambulance e re por nuk ka paisje! Me shume se dy femije per shqiptaret do te thote se do tu mungoje ndihma nga shteti. Lindja e binjakeve eshte e padeshiruar. Te kujton filmin e famshmem “Zgjedhjet e Sofit” Sofi ishte e burgosur ne kampin e shfarosjes se Aushvicit dhe duhet te zgjidhte se cilin femije duhej te mbante nga binjaket, djalin apo vajzen. Sociologjia e frikes jane aparaturat me te tmerrshme! Ne vitin 2001 kishte vetem 170 police shqiptare, nderkohe maqedonas ishin dy mije. Flitet per fusha te minuara, ku popullesia shqiptare eshte e rrezikuar nga kjo stine baroti shperthyes e vdekjeprures.
Muzika e nates maqedonase nuk mund ta zhduke shpirtin vozites te shqiptarit… Atje larg dalloj nje marinar me flamur kombetar shqiptar, ne bashin e nje varke mbi liqenin e vet te Ohrit. Ai lundron duke kenduar hymnin e lirise se vet. Do te vije dita!
PREGATITJA PER LIRI DHE HESHTJA E MEDIAVE
Pregatitja per liri ne Maqedoni ka marre krahun e shqiptareve. Heroi vozit derisa varken e vet ta ankoroje ne bregun qe ia ka fal zoti. Do t’i perballoje dallget qe i vijne perballe dhe mbas shpine. Tani ndergjegja e kombit eshte nje hov qe misherohet me eshtrat e idealit te te reneve. Vetem ajo nuk e njeh kolltukun dhe nuk e shet lekuren.
Luftetaret shqiptare treguan ne front nje disipline shembullore me rregulla dhe ligje strikte, sipas nje principi moral dhe fetar “mos ia bej tjetrit ate qe nuk deshiron ta beje ty” Pikerisht ky ishte ndryshimi midis luftetareve te lirise nga shqiptaret dhe forcave maqedonase qe kishin shkruar ne cdo mur “Vdekje shqiptareve”
Nderkohe qe forcat shqiptare po pergatiteshin te hynin ne Shkup te kapnin aeroportin, rafinerite, burgjet dhe ministrine e Brendeshme, qeveria beri thirrje per armepushim. Rezultati i ketij armepushimi ishte Marreveshja e Ohrit. Tri rezultate nuk u publikuan nga mediat.
Rezultati i pare ishte vrasja dhe keqtrajtimi i civileve. Skuadrat paraushtarake sllave u vlersuan me grada per genocidin, duke marre edhe paga nga qeveria. Shqiptaret kryengrites duhej te merrnin amnesti, por nuk moren asgje, madje disa kane mbetur akoma neper burgje.
Rezultati i dyte eshte se spatrimi etnik vazhdon ende. Masa te jashtezakonshme u moren per te ikurajuar kthimin e sllaveve maqedonas midis 30 mijeve a me shume qe u larguan nga konflikti dhe vendosja e tyre ne zonen perendimore ku jetojne shqiptaret. Per shqiptaret qe u larguan nuk pati asnje inkurajim.
Rezultati i trete, pavaresisht se cmund te thuhet per Marreveshjen e Ohrit , “baza e fuqise se sllaveve mbeti i paprekur”
Kushdo duhet ta di se edhe baza e shpirtit vital per liri te shqiptarit eshte nje themel keshtjelle ilire qe nuk i levizin muret, aty maqedonasit, heret a vone do t’i thyejne hundet!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...