Me rastin e 24 vjetorit te vdejkes
ZEF PERGEGA
Me 15 mars 1989, ne prag te festes se shenjte te Shen Zefit, ne nje nga spitalet e Bronx-it ne New-York, ne moshen 74 vjecare, nga nje semundje e gjate dhe e pasheruaeshme, kaloi ne jeten e pasosur Mons. Dr. Zef Oroshi, bashkatdhetari yne i nderuar, nacionalisti dhe antikomunisti i vendosur, fetari i dedikuar ne shenjteri dhe burri i traditave te bukura shqiptare ne boten e lire, themeluesi i pare i kishes katolike “Zonja e Shkodres” ne SHBA.
I ndjeri Mons. Zef Oroshi, u lind me 23 nentor 1912, ne vendin ku jeta dhe dilelli lindte e perendonte ne hapsiren krenare te Sarajave te Gjonmarkut te Mirdites, aty ku ne oborrin e kishes se Oroshit e kaloi femijerine dhe ne shkollen e saj e mesoi per here te pare abetaren shqipe.
Pas mesimeve fillestare, me propozim dhe mbeshtetje te Ambasadorit te Vatikanit ne Shqiperi, Zef Oroshi regjistrohet dhe perfundon studimet e mesame ne Seminarin Papnuer ne Shkoder. Me 1937 shkon ne Rome dhe perfundon studimet e larta per teologji dhe filozofi ne “Propaganda Fide” dhe me 23 mars 1940 shugurohet meshtar dhe kthehet ne Shqiperi .
Pas kryerjes se studimeve ne menyre te shkelqyeshme sherbeu si sekretar i Abatit te Mirdites Mons. Frano Gjinit , meshtar ne kishen Ungrej dhe sekretar i Ambasades se Vatikanit ne Shqiperi.
Me 1951, kur po celebronte meshen e shenjte ne kishen e Ungrejt te Lezhes shkojne ne kishe per ta arrestuar, por me ndihmen e besimtareve kalon nga dera e pasme e kishes dhe arratiset ne mal, ku qendron tete muaj ne nje dime te eger. Edhe pse e lajmeruan se forcat e sigurimit ia kishim mberritur, meshtari i shenjte e pagezoi femijen e fundit me doren e tij dhe me pas u largua…
Po ne kete vit Mons. Zefi ne pyllin e Molungut ne fashatin Berzane, te te pareve te mi, improvizon meshen e Pashkeve me dafina per 14 luftetaret e lirise, te cilet kishin vendosur te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut kundra vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperi. Ne fillim Zef Oroshi regjistrohet te vazhdoje studimet ne Beograd, por me pas kalon ne Itali, ku mbron doktoraten mbi veprimtarine e kishave katolike ne Irlande gjate shekullit 12-te. Gjate veprimtarise se tij fetare ne Rome Mons. Oroshi ndihmoi emigracionin shqiptar qe ata te paiseshin me dokumenta dhe leje ne ato shtete qe ata deshirronin.
Ai ishte nje krijues, studius dhe perkthyes i zoti i literatures kishtare dhe njihet si nja nga me te spikaturit ne kete fushe.
“Perkthimi i librit te Shenjte nga Zef Oroshi eshte dica me i mire se ai i Kristoforidhit. Kete perkthim mund ta lexoje dhe kuptoje si shqipatri i veriut ashtu dhe ai i jugur!” –ka shkruar Zef Valentini
Meshtari Oroshi, bashkepunoi shume me Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Zef Valentinin, Dom Prek Ndrevashen dhe Pater Andrea Narkaj…Ai perktheu “Visarthin Shpirtnuer” “Ungjillin e Shen Mateut” “Kater Ungjijt dhe Punet e Apostujve” dhe per shume vite drejtoi revisten “Jeta Katolike”
Me ardhjen e tij ne SHBA ne vitin 1962, pa humbur kohe ai ia nisi punes per bashkimin e komunitetit shqiptar, duke krijuar se pari Lidhjen Katolike Shqiptare ne Amerike dhe pas shtate viteshaariti qe naten e krishtlindjeve te vitit 1969 te thote meshen e pare ne kishen e pare katolike shqiptare ne Amerike “Zonja e Shkodres” Mons. Zefi ka luftuar me se shumti per bashkimin e kishes ortodokse te Nolit me kishen katolike dhe ne momentin e fundit qe do te realizohej kjo veper madhore kombetare ndodh nje ngathtesi procedurjale e sekratrit te Vatikanit ne Washinton. Kete e kam degjuar vete nga goja e dom Zefit ne nje kasete, ku ai kishte dhene nje interviste.
Per jeten ne male dhe verimtarine fetare te Dom Zefit, kam shkruar ne librin tim kushtuar kesaj figure dimensionale “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003. Le te ndalemi pak ne ceremonine mortore.
Te shtunden me 18 mars 1989, trupi pa jete i Mons. Zef Oroshit u vendos ne shtepine mortore “Jozef Botti” ku qindra e qindara shqiptare nga disa shtete te Amerikes dhe te Kanadase bene homazhe me lot ne sy per kete humbje te madhe. Me kete rast te dhimbshem celebrohet mesha nen drejtimin e Mons. Rrok Mirdita, P. Adrea Narkaj. Dom Prek Ndrevashaj dhe Dom Pjeter Popaj. Predikimin e rastit e beri Dom Prek Ndrevashaj i cili nder te tjara tha: “…Ngushullimet ia percjell se pari familjes se tij, te cilet jetojne nen terrin komunist. Ne e dime se regjimi komunist anti-Krisht i ka prishur te gjitha kishat, meshtaret i ka vrare, kete ajke te kombit shqiptar, por gjaku i martireve eshte fara e Krishtit dhe shpejt do te vije dita, ashtu sic ka thene Moms. Zefi, rrenjet jane te pasterta e fara do te mbije perseri dhe lirine e demokracine ka me pa shqiptari se kjo edhte vullnesa e Zotit…!”
Te diellen me 19 mars ne ora 5 te mbremjes arkivoli me trupin pa jete fizike te Mons Zef Oroshit u vendos ne kishen “Zonja e Keshillit te Mire” te cilen ai e kishte themeluar me shpirtin e bekuar te vepres se tij. Nen drejtimi e Gjon Kadelit ish gazetar I “Zerit te Amerikes’ ne hollin e kishes mbahen disa fjalime ne kujtim te viganit mirditor ne fe e atdhe. I pari qe mori fjalen ishte Ndoc Vulaj, nje mik i ngushte i fetarit te perkushtuar Oroshi, i cili evokoi momentet me te veshtira te jetes se tij, por edhe te triumfit ne ide dhe ne vepra konkrete.
Ligor Buzi: “Si perfaqesues i Peshkopates Ortodokse te shqiptareve te Bostonit dhe ne emer te kryepeshkopit At Artur Liolin shpreh dhimbjen e thelle per humbjen e ketij prelati qe jeten ia dedikoi kishes katolike, ceshtjes kombetare dhe bashkimit te shqiptareve ne mergate. Lutem qe zoti ta vendose trupin e shpirtin e Monsinjorit, atje ku e kane vendin te drejtet dhe shenjtoret!”
Dr. Abedin Mulosmani: “…Ti Mons. Zefi pusho ne paqe se detyren tende fetare dhe patriotike e ke kryer me se miri dhe ne lartesine e duhur!”
Dr. Fuat Myftia: “Mons Zef Oroshi ishte binomi Fishtian “Fe e Atdhe…Ai nuk qe vetem famullitar i kishes, por ishte nje organizator i spikatur i veprimtarive politike , shkencore e kulturore, duke marre pjese direkt ne demostratat per lirine e Kosoves dhe te ceshtjes Came ne balle te megates shqiptare ne SHBA.
Dr. Selauhedin Velaj: “…Une e imagjinoi se shpirti I Mons. Zefit takohet me Shen Pjetrin dhe ai i thote se du ate ndertoj nje kishe shqiptare dhe emrin ta kete “Zonja e Shkodres…!”
Te henen me 20 mars 1989 po ne kishen “Zonja e Shkodres” ne ora 10 paradite Eminenca e tij Kardinali I New-Yorkut bashke me 30 meshtar amerikan dhe shqiptar, ne presence edhe te At. Artur Liolin, Kancelar i kishes ortodokse shqiptare ne Amerike, bashkecelebroi nje meshe per lamtumiren e Mons. Zefit, i cili nder te tjera tha:
“Sot varrosem nje prift te mire Mons. Zef Oroshin, i cili kishte nje enderr te madhe per popullin shqiptar ne Amerike. Nese motra e tij Luke mund te degjoje zerin tim, une jam Kardinali O’Conner dhe dua ti them se jemi shume kryelarte per vellane tuaj, jemi mirenjohes per c’fare ai beri per komunitetin shqiptar dhe per kishen katolike te New-Yorkut. Ne lutemi per ju. Ne kete meshe sot moren pjese disa qindra vete, te cilet u luten per vellane tuaj. U berra thirrje te gjitheve te luten, qe vije dita kur Shqiperia te jete e lire perseri, qe ju dhe shume te tjere, te jene ne gjendje ti luten zotit lirisht sic e keni deshire”
Mbi jeten dhe veprimtarine e gjithanshme te Mons. Zefit foli ne gjuhen angleze meshtari i ri Pjeter Popaj. Tek varrezat “St Raymond-Bronx” nje fjalim prekes e mbajti Imam Isa Hoxha, perfaqesuas i komunitetit musliman per New-Yorkun dhe New- Jersey, i cili nder te tjera tha:
“…Sot ne kete dite hidherimi, jemi bashkuar nje pjese e gjakut shqiptar, pa dallime per t’i dhene lamtumiren e fundit vellaut tone te gjakut, te ndjerit Mons. Oroshit, themelues i kishes se pare katolike ne Amerike dhe per t’iu lut te madhit Zot per shpirtin e tij. Sot pra komuniteti katolik shqiptar, humbi dijetarin dhe fetarin e tij, i cili udhehoqi per nje kohe te gjate deri ne ditet e fundit te jetes, pa iu ndare fese dhe kombit te tij. Komuniteti katolik nuk ka humbur vetem kryepriftin e tij, por edhe mergata shqiptare, ka humbur nje vella te vellazerimit shqiptar!”
Nje dore e shenjte i mban lulet e fesketa ne epitafin e shenjte te Mons. Oroshit.
Detroit 5 shkurt 2013