Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/30

MARTIN CAMAJ, POETI I ARRATISUR DREJT LIRISE




Shkruar nga: Agim Xh. Deshnica





Në këtë 100 Vjetor të Pavarësisë, gjithkush natyrshëm përkujton me nderim njerëzit e shquar të kombit tonë të cilët me veprën e tyre, megjithëse jashtë atdheut, i shërbyen me përkushtin kulturës shqiptare. Para kthimit të demokracisë shumë vetë kishin dëgjuar në radiot e huaja të flitej për një poet e lektor shqiptar në Gjermami, me emërin Martin Camaj. Shpesh atë profesor të panjohur e përfytyronin vetëm me disa të dhëna të vagta. Mbi të gjitha vlerat ia shtonin qenia e tij në Universitetin e Mynihut. Asnjë gazetë, apo revistë, as radio, a televizion në Tiranë, nuk njoftonte publikun shqiptar për këtë bashkëkombas të talentuar, i cili aso kohe i shërbente vendit të vet me krijimtarinë letrare e studimet shkencore, ku shprehej dashuria dhe malli për atdhe. As në vitin 1983 emëri e vepra e tij nuk u cek në librin “Historia e letërsisë shqiptare”, kur fama për të ndihej me të madh në Kosovë, Itali, Gjermani e SHBA. Dihej gjithashtu, se në Itali në gazeta e revista, me shkrimtarët Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Namik Resuli e Mati Logoreci, bashkëpunonte edhe Martin Camaj, kurse larg në SHBA, jetonte e krijonte Arshi Pipa. Katër të parët ishin larguar nga atdheut para mbarimit të luftës botërore, dy të tjerët u arratisën për t’i shpëtuar terrorit komunist. Të gjithë këta shkrimtarë patën fate të ndryshme: Koliqi, Gurakuqi, Resuli, Logoreci dhe Camaj, nuk mundën të ktheheshin kurrë në atdhe, ndërsa Arshi Pipa i lumtur e pa të lirë nga sundimi komunist. V.etëm vepra e tyre pati po një fat. Qysh në vitet e para të demokracisë ajo u kthye e gjallë e ngadhënjyese nga mërgimi i gjatë, e mirëpritur në duart e lexuesve shqiptarë.

Po kush ishte ky poet e profesor?

Martin Camaj tashmë njihet në botën letrare e kulturore shqiptare, si njeri me ndjenja atdhetare, profesor, poet e shkrimtar modernist, novelist, romancier, dramaturg, eseist, studjues në fushën e albanologjisë dhe folklorit. Ai u lind në Temal të Dukagjinit, më 21 korrik 1925. Mësimet e para i mori në Kolegjin Severian në Shkodër. Pas luftës punoi mësues në shkolla fshati, Aty nga viti 1948 pas kryengritjes së Postribës u arratis nga Shqipëria përmes maleve dhe u vendos në Beograd, ku mundi të studionte për romanistikë e ballkanologji. Në vitet 1953 -1954 në Prishtinë botoi dy vëllime me poezi: “Një fyell ndër male“ dhe “Kanga e vërrikut.“ Krijimet e përfshira aty, me motive nga malësitë e veriut, të kujtojnë për nga stili e metrika poezitë e draditës shkodrane, sidomos të Ndre Mjedës. Në verën e vitit 1956 e la Jugosllavinë dhe shkon për studime në Itali. Në Universitetin e Romës mbron doktoratën për gjuhë e letërsi. I pajisur me kulturë të gjerë punon lektor për gjuhën shqipe në universitet, ndërkohë bashkëpunon me Koliqin në revistën “Shejzat”, si kryeredaktor i saj. Këtu u njoh më nga afër me komunitetin arbëresh. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Mynih të Gjermanisë. Në Universitetin e këtij qyteti mbron doktoratën për albanoligji. Po aty pranohet pedagog për letërsinë shqiptare. Më pas krijon katedrën e gjuhës e letërsisë shqipe dhe e drejton deri në fund të jetës.



Shfaqja e një shkrimtari të ndryshëm nga shumë të tjerë.



Duke bashkëpunuar me shkrimtarët e shquar Ernest Koliqi e Karl Gurakuqi, Camaj u shfaq me një mënyrë të re shkrimi, me prirje moderniste, siç janë, metaforat e shumta, hermetizmi, simbolet e zhveshja nga rregullat e ngurta të traditës. Mesa dukej leksionet e poetit modern Ungereti, patën ndikim të qartë në poezinë e tij, por me një dallim, sepse tek Camaj ndihej prejardhja e kultures, me zanafillë nga vendlindja, Buzuku, Bogdani dhe edukata e marrë nga Fishta e Kolegji Severian. Në poezitë e tij vlon malli e dhimbja për lirinë e humbur të atdheut e veçanërisht për Shkodrën: “Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra./E të thirrën qytet me kunora/e të hodhën përkrye gur/ e hekurat e para.”

Ky ndryshim apo largim shkallë-shkallë nga tradita drejt modernizmit, u pa në një seri veprash letrare të botuara në Romë, si “Djella”, roman lirik bashkë me disa poezi 1953 dhe “Legjenda”, poezi 1954. Vite më vonë në Mynih: “Lirika mes dy moteve”-poezi, “Njeriu më vete e me të tjerë”, poezi, “Shkundullima- pesë proza dhe një dramë”, të tre më 1967; “Rrathët”, roman 1978; “Dranja-madrigal” e “Poezi 1953-1957”-1981; “Karpa”, roman -1987. Me titull “Poesie”, në Palermo-del libri “Njeriu më vete e me të tjerë”-1985, përkthim në italisht nga Francesco Solano. Në Nju Jork botohet:“Selected poetry”-1991, përkthim nga Leonard Fox. Njëkohësisht në Nju Jork e Mynih më 1991: “Palimpsest”, poezitë e fundit të kijuara nga Camaj, përkthimi nga Leonard Fox. Po atë vit në Mynih, botohet në gjermanisht vëllimi “Gedichte”, përkthim nga Hans-Joachim Lanksch. Disa prej dramave janë “Loja e pasdrekës” dhe “Kandili argjandit.” Përveç tyre, Camaj ka botuar shkrime kritike, reçensione në revista, si “Shejzat”, “Zjarri”, “Albania”, “Jeta e re”, “Südost Forschungen” etj



Camaj për albanalogjinë e folklorin shqiptar.



Gjuha e Camajt është një standart i përkryer verior, një ndërthurje e gjuhëve të autorëve shkodranë, pothuaj afër standartit të gjuhës-1972, me pasuri fjalësh burimore, plot zanore të kumbueshme që mungojnë tek “Fjalori i sotëm i gjuhës shqipe”. Për më tepër paskajorja e pranishme dendur, i jep krijimtarisë së tij hapësirë e lirshmëri në poezi e prozë. Kjo shihet menjëherë vetëm nga leximi i dy copëzave të romanit “Diella”: “Natë. Shiu kishte pushue para gjysmë ore.Nga pullazi cirkoshin vetëm pikë. Dy mësuesit e shkollës fillore të fshatit të Ndërsanës rrijnë para llampës me vojguri ashtu si para një shekulli varë në mur mbi tryezën e vrashtë, dy krena një e bardhë e tjetra e zezë.” Ose: “ Ajo verë në vendin e të parëve në Malësi më mbeti në kujtesë sepse u lidh me përjetime të pashlyeshme. Po mos të kisha takue atje për të parën herë Sosen, edhe ajo kohë do t’u kish përngja verave tjera, kalue në male qysh prej fëminisë, në fillim me prind e ma vonë pa ta.”

Camaj u shqua si albanolog sidomos me punimet e veta për gjuhësinë shqiptare gjatë tërë viteve të jetës studimore. Ndihmesa e tij me vlerë, me studimet kushtuar Buzukut e Bogdanit i shërben historisë së gjuhës shqipe. Ndërkohë për çështjen në fjalë ai i kushtoi një vemendje të veçantë studimit e të folmeve në provincat arbëreshe me anën e të cilave botoi,”La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Firence 1961; “Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza”, Mynih 1977, si dhe me një seri shkrimesh për dialektet italo-shqiptare, si “Zur Albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza”, Mynih 1971, “Il bilinguismo nelle oasi linguistiche albanesi dei Italia meridionale”, Piza 1974; “Sprahreste des albanischen Mundart von villa Badersa in der provinz Pescara, Mynih 1975; “Per una tipologia dell’arberesh,” Palermo 1982; “Albanian Grammar”, Wiesbaden 1984.

Martin Camaj la vepra me vlerë edhe për folklorin shqiptar me studimin rreth një këngë kushtuar Skenderbeut, “Edu ital-albanischen-Lied aus dem Skanderbeg Zyklus” Mynih 1970; me vëllimin tregime popullore, “Rocconto popolari di Greci e di Barile” 1972, dhe sidomos me vëllimin me përralla shqiptare, “Albanischen Märden” Dyseldorf më 1974.

Pra, gjithë kjo pasuri e rrallë kulture, fshihej e mbahej në heshje gjatë gjithë kohës së diktaturës komuniste.



Kthimi i veprës letrare në Atdhe.



Në mars 1992, nga Lenggries, një javë para se të ndahej nga jeta, Martin Camaj gazmor për rikthimin e demokracisë, do të dërgonte një mesazh të përzemërt: “Të dashun miq e vëllazën Shqiptarë, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë që keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Batë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për nji gjysmë shekulli, unë jami jueji dhe ju jeni të mijt.” Në letrën e bashkëshortes, Erika Camaj, 1 dhjetor 1996, ndër të tjera lexohet: “…Kam kënaqësi të falenderoj me këtë rast Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, që me dekretin e datës 25. 5. 1996 përfshiu në programin e saj dhe mori përsipër financimin e veprës letrare të Martin Camajt…”

Më së fundi vepra letrare e Martin Camaj doli në dritë më 1996 në Tiranë me pesë vëllime. Mbulesat e saj në ngjyrë gri e të zezë, ndoshta ishin diçka si përzitje për poetin e munguar. Në të ardhmen pritej, botimi më i plotë në nëntë vëllime, i këtij poeti të lirisë, sigurisht me ngjyrë blu të çelur, por sipas një kronologjie pas vitit 1997 Martin Camaj nuk botohej më në Shqipëri. Nuk dihet as shkaku përse në vitin 1998 çmimi Penda e Artë, i miratuar nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve, u tërhoq befasisht një ditë para mbledhjes solemne. Gjithësesi po atë vit botohej në Mynih “Palimpsesti”, i përkthyer në gjermanisht nga albanalogu prof.Wilfried Fiedler. Një vit më vonë në Klagenfurt, me titulll “Weibgefiedert wie ein Rabe”, del në gjermanisht vëllimi “Njeriu më vete e me të tjerë,” përkthyer nga Hans- Joachim Lanksch. Në vitin 2000 në Pejë, botohet më i plotë vëllimi ‘’Lirika” me poezi, redaktuar nga Rexhep Smajli.

Shumica e kritikëve të sotëm bashkohen në një mendim, se Camaj megjithëse nuk botoi shumë, ai u bë i njohur me trajtimin e çështjeve të artit e shkencës; punoi me përkushtim, pa harruar vendin e të parëve, në kohë e hapësirë si një intelektual me ndjenja fisnike, me nderim e krenari për heronjtë mitik të lashtësisë ilire, pa përbuzur bukurinë e këngëve të trashëguara nga rapsodët tanë. Dhe mbi të gjitha, ai u shqua me larushi gjinish në letërsinë e gjuhësinë shqiptare. si askush tjetër

Me rastin e një përvjetori të poetit, muzikologu i paharruar Ramadan Sokoli, do të shkruante: “pas katër dhjetëvjeçarësh u zgjuam nga një ankth i lemerishëm dhe u ça akullnaja e heshtjes që pat rrethuar shumë autorë shqiptarë, po shtohet dita-ditës kureshtja jonë për veprat e tyre, të botuara në mërgim e të ndaluara këtu prej asaj zgjedhe që na ndau nga bota e na ndryni si në varr, për së gjalli, duke dëmtuar rëndë artin, kulturën dhe përparimin tonë. Vallë, cili popull i qytetëruar mund të ketë tradita aq të pasura, t’i gjymtojë e t’i mohojë pa keqardhje siç ndodhi këtu te ne? Kush mund t’i flakte vlerat e dala nga gjiri i popullit tonë përveç një mendësie dogmatike të çmendur?”



Disa nga krijimet e Martin Camajt.



GJAKMARRJA

Vetmia ka thithë erën e bjeshkës
dhe fije bari as fletë nuk lòt.

Të mnershëm janë korbat e zèz
në pushim mbi qarrat e vjetër
maje mali në vapë.

Mendja e njeriut nën hije shestòn
udhë gjaku
e sosjen e pagjës në mal e vrrî.





NJI POETI TË SOTËM

Rruga jote â e mirë:
Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme
të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,
por për rrasa guri e ballë njerzorë
me rrudha shum e për dashuninë.

Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje
e jo para mikrofonit
si të çetës së poetëve tjerë,

zemra
ndonëse nën shtatë lëkura
akull,

akull
ndonëse nën shtatë lëkura.



MOTIV I VJETËR NË KTHIM

Shtatë vasha u çuen peshë
kur ngjyra e korbit fluturoi
përmbi shtyllën e jetës:
sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
mes pendlave të zeza.

Shtatë vasha u çuen peshë
e u turrën vrap me funda
në duer sa qethi mbas korbave
e vetëm me za i tretën si plafa të murmë
nën karmat e vendit tim.

Po s’erdhët ju, vasha,
kur të zbardhen pusat e ujit
në lumë përpara agimit,
ngurzohen edhe duert e foshnjeve
në palaré.



DRENI PLAK

Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën
për ngrohësinë e vërrijeve.
Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë
punë grash e qeshin
me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,
prej pusi në pus.

Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,
e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej
shkoi e u kap me të bijtë për punë
drenushash.

I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi
gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi
mërgues për vendet e vuta e bar dimni
që kurr nuk ka me e prekë!

Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat
e i panë ndër bebza
shum drej tue pi currila uji.



VRASJA E POETIT

Liria e fshehun ndër vargje
të poezisë
nuk ishte vetëm:
para tyne rrishin galuc roje
shpend mishngranës
me fytyrë njerëzore.

E ti ishe për ta nji bletë
tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve të botës
njerëzore.



ATY SI TASH PARA SE ME ARDHË FISET

Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.

U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
t’lumejve dhe ndeje me petka të reja
në shkamb
e ndritun ballë diellit mbi fusha.



DALLËNDYSHA

Krahët e zez i rrah
mes flokëve të borës
mbi alpe dallëndysha
mërguese e vonueme
për Jug.
Lufton me flatra gjethi
të vjeshtës së vonë
kundra rrymave t’erës
kah qafa ma e naltë.

Çdokush ka dy shtigje para
e dallëndysha nji:
me u ba e bardhë.



FORMULË MËNGJIE

Lejthia lejthia lejthia
njimijë ngjyra në këtë dhé
faqja e kuqe e grues së bardhë
me lythin e zi në mollëz
nuk më do nuk më do
e kaptë dhimba e kresë
le të vijë e të thotë:
ma largo ma largo!

Lejthia lejthia lejthia
andrrat e mia andrrat e mia
i lumi unë për ty
më le shteg me folë:

Peni u kuq në rremb
e liga larg trupit tand
shkëndija shkëndija në gurë
zemra i plastë sy-grizhës
shkëndija shkëndija n’unur.

Natë e vetmia plastë
mbi malin e thatë
mbi andrrën e keqe!
Lejthia lejthia lejthia
e liga ndër leqe!



SOSJA E VETMISË NË VAPËN E DITËS

Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
në shkamb që sos me pallat në maje.
Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
korpin me avull përpjetë
e nuk mbaron kurr.

Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin
e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh
telash të ndryshkun në shtrat.
Në mende të pangjashme përlyhen
linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone
kryq e tërthoraz.

Shì në maje, te pallati i lashtë,
vetoi ndër rreze faculeta e bardhë
në krye të saj
e krisi nji hap grueje n’shkamb
me jehonë në parzmin tim.



MBAS KRYQËZIMIT TË ZOGJVE

Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendësh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogëza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:

zanet e jashtme të botës ushtojnë
dhe rruga asht e ndame dyshë,
gjysma akull e gjysma diell.



TRAJTA

Petk i endun prej nji dore
fund e krye, trajta,
e kandshme për sy e veshë.
Trajtë e thjeshtë e lindun
ndër mundime prej guri,
e përshkueme shtigjesh të parrahuna
me kambë ose patkoj.

Pendël e lehtë në dukje
po e randë hekur në peshë,
tingull ose ngjyrë
e kthjellët deri në dritë.

(SE SI NJË FËMIJË E SHEH LUFTËN, POR MENDON SI NJË I RRITUR!)



Qendresa Halili

Botuar në vitin 2009 në Ferizaj, me qindëra kopje të shitura, atë kohë Qëndresa vetëm 9 vjecare përshkuan se si fëmija e sheh luftën, njerëzit e vrarë, lotët, rrahjet, bërtimat, se si qajnë nënat, si shihen fëmijët e mbytur në gjak të mbuluar me gazeta, si qan për shokët, shoqet e saja, se si i le ato kujtime të bukura në Vendin më të bukur…vendëlindjen e saj, se si një fëmijë të fut në lëkurën e saj, të fut brenda kujtimeve te thella të saj, sa që të duket që ti je ai fëmijë, në mënyrë aq bukur të trajtuar, saqë shpesh thua:SE KA SHKRUAR NJË FËMIJË!



Disa pjesë nga ky Libër,i cili po kërkohet shumë që të bëhet film në të ardhmen…



Erdhëm, erdhëm dëgjoheshin zërat të kolonës së pafund dhe vërtet ishte ashtu:

”Erdhëm, në atë vend, tokën e askujt ,por sot të gjithkujt “

Një vijë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, u ulëm aty të gjithë të lodhur, të rraskapitur.

Ishte një vend i madh, i cili kishte , çfarë nuk kishte se gjithçka…”Bllacë” e quajtur! Kishte shatora, mbulesa,ushqim, mbeturina, gjithçka, gjithçka e, edhe jo rrallëherë shihje edhe njerëz të vdekur, të mbuluar me gazeta, të cilat rrëfenin për popoullin tim të mjerë. Ehh, aty kishte gjithçka përveç lumturisë e gëzimit, të cilat mungonin tash sa kohë në zemrat tona të zymta si nata!

Shihja foshnje të lëna në rrugë, sikur të ishin lodra dëfrimi e kënaqësie e jo si shpirt ardhmërie!

Ah moj tokë si po na mbanë kështu, pse një herë si hap ato duart tua e t’i mbulosh këta të vdekur me dhe, ashtu siç është e drejtë, e jo t’i lëshë kështu se s`është e drejtë jo, jo si thuhet kësaj drejtësi, por vetëm, vetëm…!

Kështu kaluan ato çaste trishtimi, që edhe era më e shpejtë po të fryente s`do ti largonte ato gjurmë, e shumë kujtime të hidhura.

Mezi kaluam kufirin nga njerëz të shumtë që po prisnin me padurim të largohen nga okupatori serb,por jo edhe nga vendi i tyre.





********



Pse ti Pranverë nuk je më parë, mos vallë edhe ty t’i vranë bukuritë e gjelbërimet tua?

Ndoshta edhe ty s`të lënë të jetosh në zemrat tona edhe bijët e tu {zogjët shtegëtar} s`po këndojnë më zërat e tyre magjepës ,ata ndoshta na shikojnë nga larg dhe me siguri qajnë, qajnë për ne , për popoullin tim, që po udhëton në rrugë pa emër,” Në rrugën e askujt, por sot të gjithkujtë”

Dëgjoheshin britmat, lot, pikëllim, vuajtje, mjerim, gjithkund asaj rruge të vështirë që po bënim.

Shihja rrahje gjak, trishtim, ah sikur të kisha një fuqi të madhe e të ndaloja këtë përbuzje e këtë luftë në vendin tim! Sikur ai mal që shihet atje larg, të sulet e të bëj kërdi mbi ju “tradhëtarë”, ashtu siç po bëni ju tani, por jo, jo prap ne jemi shqipëtarë, nuk bëjmë ashtu si bëni ju, nuk vrasim askend ,nuk i shqetësojmë foshnjat, nuk lejojmë që nesër bota të na përqesh e të na quajë ”tradhëtarë” jo, jo këtë se lejojmë, gjaku ynë rrjedhë më ndryshe që s`lejohet të shkilet ai, bota pra le ta dijë se shqipëtarë jemi ,pra tjetër fis!



Një grusht dhe e mora me vete nga ti vendi im, e unë mos harro, kujtim ty të lash ato lot që për ty i derdha sot, lotë që ndoshta ndonjëherë do të thahen vetëm kur për ty s`do të qahem. Një premtim të tillë e dhashë e këtë dhe e mora, ndoshta të ushqej ndokë me dhe dashurie, sa të mos vdes urie.

Eh, nëse nevoj s`do të ketë,do ta ruaj me gjithë dashurinë time këtë kujtim nga vendlindja ime.



Ah moj erë fry, fry me atë fërfëllimën tënde e rrëmbej ato male, fushat, kodrat, rrëmbe gjithçka e shko, shko edhe në vendin tim të shkretë, ku më duket vetëm pluhuri ka mbet dhe eja vrap me shpejtësin tënde më trego, çke parë atje, shokët shoqet a i ke parë?

Si ishin ?

Pyetën për mua ?

Luadhet, pyjet ,malet, fushat si ishin? Po lulëzonin si çdoherë, apo ndoshta edhe atyre ua kan ndaluar lulëzimin! Hë pra, më trego erë e shpejtë, trego më shpejt, shpejt se s`kam më durim të pres… në këtë pritje të gjatë e të mundimshme, që çdo natë më copton e dërrmon aq shumë, aq shumë këtë shpirt të vogël timin!

ALI PODRIMJA, NË LIBRIN E PASVDEKJES



Ne foto: Ali Podrimja

Shkruar nga : NDUE DEDAJ

Vetëm gjashtë muaj nga shuarja e poetit të shquar Ali Podrimja, në fundin e 2012-s te lexuesi do të mbërrinte një libër homazh kushtuar tij, botuar në Prishtinë, promovuar nga Universiteti i Tetovës etj. Një libër që nuk është e lehtë ta mbash në dorë, pasi ka peshën e dhimbjes së thellë. Libri mban në kopertinë emrin e Smajl Smakës, poet dhe publicist kosovar, mik i Podrimjes, i shënjuar qysh në ngjallje nga poeti i shquar për të pëmbushur këtë “amanet”, i cili ka meritën e këtij botimi të veçantë, i ndihmuar nga shkrimtarët Agim Gjakova e Petrit Palushi. Por libri “Pavdeksia e poetit” njëherësh ka për autorë 70 emra personalitetesh krijuese nga mbarë bota shqiptare e rajoni, që janë përfshirë në të me kujtimet për Ali Podrimjen. Nuk janë sigurisht të vetmit që kanë shkruar pas humbjes së poetit, me siguri që kanë qenë dhe shumë të tjerë që kanë thënë një fjalë me atë rast. Pa folur këtu për shkrimet e bëra në dhjetëra vite nga shkrimtarë, kritikë, gazetarë të vendit dhe nga bota për njërin nga poetët shqiptarë më në zë të shekullit njëzet. Pati ardhur një kohë që emri i tij ishte i kreyekreut të letërsisë shqipe. Podrimja ishte krejt i ri kur paratha fatin e vendit të vet përmes vargut profetik djaloshar “Kosova asht gjaku im që nuk falet”. Po ashtu “Lum Lumi”, kryevepra e një poezie sublime, u bë dhe mbijetesa e tij njerëzore, atërore. Pas kalimit në amshim të të birit, poeti rroi në vdekjen e tij. Ai është i pashembullt dhe nga kjo anë, pasi mbi vdekjen krijon një poezi fondamentale mbi gjalljen. “Unë jetoj me Lumin, krijoi me Lumin dhe për Lumin” shkruan Aliu, si të jetë duke shqiptuar një kumt eperan biblik mbi Krishtin. A nuk kishte shpallur ai përmes vargut të tij se nuk mund ta nënshkruante vdekjen e të birit (1982), tridhjetë vjet para se të ikte dhe vetë ati?

Ata që e kanë njohur Podrimjen nga afër e dinë ritualin e tij për t’i thënë poezitë përmendsh, “sikur t’i këndonte”, do të thoshte Eqrem Basha. Kudo që ftohej ai këtë bënte. Nuk djerrej në shtjellime të mërzitshme mbi artin poetik, thjesht donte ta përçonte vargun te tjetri. Ndaj një orë poetike për poetin do të ishte mbase dhe mesha që ai do të donte, dhe se të tjerët nuk do të mund t’i recitonin poezitë bash ashtu si ai, me atë shpirtin e tij të lindur poetik. Ngjan disi e habitshme që një poet modern si ai të kishte njëherësh dhe tharmin e një bardi të traditës, që dëshironte t’i leçiste vargjet e tij, thënë në mënyrë të figurshme, dhe nga podiumet e sheshet. Po ndoshta këtë na e shpjegon kritiku i njohur Ali Aliu, që e karakterizon Podimen qysh në ardhje si një poet me paraqitje meteorike, me një talent të jashtëzakonshëm, me një mendim të lirë e ligjërim ironik, tej çdo skeme, që s’kishte si të mos përbënte befasi për atë kohë e atë mjedis ideologjik, po që nga ana tjetër vinte dhe si një ringjallje dhe vazhdimësi e frymës deradiane e naimjane, që e kishte të artikuluar vizionin për Shqipërinë eterne, për përjetësinë e qenies kombëtare.

Libri “Pavdeksia e poetit” është si një akt solemn i kujtesës, që ka bashkuar shumë emra jo vetëm shkrimtarësh nga Shqipëria e Kosova, por dhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Polonia, Franca, Gjermania etj. Janë dhe dhjetëra episode, ngjatjetime, përjetime të të tjerëve me Poetin në rrugëtimin e tij letrar në një gjysmë shekulli. E kundron aq kthjelltë portretin e tij prej shtegtari në kujtimet e Dom Lush Gjergjit, nga të ngjan se poezia e Podrimjes e ka dhe një përmasë katedraleje në Kosovën e tij, prej poemës “Hija e tokës”, te “Unë biri yt Kosovë” e deri të vëllimi “Ishulli Albania”, e gjitha një kryekëngë kushtimi. Aliu kishte lindur për poezinë. Lirika e tij kishte një bukuri të fshehtë mahnitëse, që herë-herë duhej ta kërkoje. Ismail Kadare e vlerëson si një nga poetët më të rëndësishëm të kombit shqiptar, të gjuhës shqipe, duke shtuar se ka qenë ndër kënaqësitë e jetës së tij, prania e këtij poeti. Agim Vinca thotë se poezia ishte arti feja dhe ideologjia e tij, duke qenë në rrethin e poetëve që e modernizuan strukturën e poezisë shqipe. Aleksandër Zoto shkruan se Aliu bëhet psalt i atdheut të vogël (Kosovës), po dhe i gjithë universit albanofon. Simbolika e gurit është përveçuar si një nga tiparet e tij krijuese, teksa Dino Kubatis konfiguron “kullën poetike Podrimja”. Flora Nrovina përvijon mishërimin e së bukurës dhe artistikes te poeti emblematik. Fatos Arapi, Hans-Joachim Lanksh, Mehmet Kraja, Sadik Bejko, Visar Zhiti, Agron Tufa etj. zbulojnë secili fille nga gjerdani poetik podrimjan, ashtu si dhe piktorët Gjelosh Gjokaj e Rexhep Ferri.

Kudo në botë ka libra për shkrimtarët që shuhen, përmbledhje të veprave, monografi, kujtime, albume etj., ani se ky libër na erdhi shumë më shpejt nga ç’mund të pritej. Aliun duhej ta kishim dhe për shumë vite mes nesh, duke na shqiptuar pa prâ poezitë e tij të reja. Kur e dëgjoje atë të ligjëronte poezinë, nuk mund ta besoje se lexuesi i sotëm është “ftohur” me këtë art elitar. Na duhej poeti dhe njeriu, qytetari dhe intelektuali, që pati shtegtuar jo vetëm në festivale poetike në Europë, po dhe në Romë për Lumnimin e Nënë Terezës, shndërruar në idhullin e tij qysh herët. E megjithatë tash na duhet të ngushëllohemi me këtë “libër të pasvdekjes”, siç e quan sendërtuesi i tij, zoti Smaka. Siç mësojmë nga parathënia, një libër i ngjashëm paskësh qenë bërë më parë për Azem Shkrelin, të cilin vetë Podrimja e kishte vlerësuar si akt përkujtese e nderimi për bashkëvëllaun e tij poet. Kuptohet që nuk është fjala për një klishe, që për cilindo shkrimtar apo artist që nuk rron më të bëhet e njëjta gjë, por dhe të kujtohemi vetëm në përvjetorët e tyre, dhe atëherë sipas një protokolli zyrtar, as kjo nuk vete. Vitet e fundit janë ndarë nga jeta shkrimtarë të shquar në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj., por nuk dimë të ketë patur një libër përnderues për ndonjërin sosh, jo pas gjashtë muajsh, po as pas tre vitesh: Din Mehmetin, Dhori Qiriazin, Dhimitër Xhuvanin, Ibrahim Rugovën, Anton Pashkun, Sabri Godon, Ndoc Gjetjen, Vath Koreshin, Frederik Rreshpjen etj. Libra të tillë memorial në të vërtetë nuk shtojnë ndonjë gjë në figurën e të ikurve të mëdhënj, ama përveç një detyrimi të plotësuar karshi tyre, shërbejnë dhe si një mundësi njohje më shumë, një prijës për nga arti i tyre, kur ata tashmë nuk mund të na ndalin t’ua kursejmë vlerësimet e merituara.

*

Kur të vemi në Gjakovë, ku pati lindur Ali Padrimja, do ta vështrojmë thellë Drinin e Bardhë, që ai e shëtiste aq shumë në fëmijëri, për të qenë jo vetëm caku i parë, por dhe i fundit një lumë, veçse kësaj herë një në Lodevë të Francës, ku gjendeshin zërat poetikë të Mesdheut, e ku hija e Lum Podrimjes ishte aty.

QENDRESA HALILI ME NJE ” Perseri perseritet”


PO VJEN NJE SPASSE I RI







Ajo qysh e vogel, jo me shume se 9-te vjece, Qendresa Halili, nga menyra se si shkruante dhe si shprehej ne ato qe kemi lexuar nga ajo moshe, premtonte se do te ecte dhe perparonte.



Gjithmone me nje fjale e shprehje te bukura, shkruante, mbante shenime per ato qe ajo shikonte dhe perjetonte, ne ato kohe teper te veshtira, ne Kosoven e roberuar. Me kureshtje, me interesim ndiqte gjithcka dhe me ato duart e vogla, krejt te njoma, si nje filiz ne zhvillim, regjistronte, shkruante dhe vetem shkruante.
Gjurme ka lene ajo kohe ne mendjen dhe kujtesen e saj, gjurme qe reflektohen aq realisht, aq butesisht dhe plot ngjyra ne cfare lexojme prej saj.
E kush me bukur, me cilter, me sinqerisht se nje femije mund te tregoje? Femije, Engjell, qe nuk ka prone ligesine, femije i talentuar qe rrefen, gjithcka reale, interesante dhe terheqese.

Qendresa, me inkurajimin, perkrahjen e familjes boton librin e pare ne vitin 2008”Kur te vie fundi e me von e pasojne ”, ”Gezuar, lirine Vendi im” 2009, ”Jeta e nje femre I” 2010, ”Jeta e nje femre II”2011, ”Nje thenie, nje shpetim” 2012.
Romani i ardhshem i saj mban titullin: ”Perseri perseritet”.

Tani pergatit e se shpejti boton e sjell para lexuesve dhe dashamiresve te shumte te saj librin qe po flasim shkurtimisht me poshte.

Zhytesh ne leximin e librit dhe harron te shkeputesh, harron te merresh me dicka tjeter, do me cdo kusht qe te mesoshe perfundimin e romanit.
Ne roman ajo di te ndertoje e te nderthure bukur bisedat, monologet, mendimet, enderrimet, gjithcka…
Me nje llogjike te forte ajo futet ne boten e brendeshme te atyre qe pershkruan dhe i paraqet mjaft bukur.
Kemi nje mendim filozofik e psikologjik, shkruar rrjedhshem ne ato qe lexon.

Ajo bukur, jep ate cka e bren per brenda, ate qe e mundon ne kerkim te Lirise, te te drejtes se mohuar te femrave ne shoqerine ku jeton.
Dikur gjithe vendi, gjithe populli pa dallim ishte i mberthyer nen shtypjen e thundres se te huajve, pa gezuar asnje te drejte, ndersa sot edhe pse eshte arritur Liria popullore, mungon Liria per femren, e cila vazhdon te jete e shtypur, e pa perfillur ne abjentin familjar dhe kudo ku jeton.
Ajo perbuzet, percmohet e shihet si dicka krejt pa vlere edhe pse mbi te gjitha ajo eshte NENE, e si e tille duhet te jete e Shtrenjte dhe e Shejte, e respektuar shume ne familje. Nene- femer, do te thote riperteritje jete, falje jete, frymemarrje, do te thote gjithcka.

Shkrimtarja, plot elegance, plot ngjyra e plot dhimbje njekohesisht, shkruan per te, e ben aktive e me nje llogjike teper te sakte.
Si lejtmotiv ne krejt roman, “perseritja e perseritjes qe perseri perseritet”, te ben te te ngelet ne mendje, te ben qe te kuptoshe e mendoshe shume…
Gjithe romani shtjellohet rrjedhshem, te terheq, te mban te peshtjelle e te ben te mendoshe.

Qendresa Halili me librin e saj te fundit, vec pjekurise artistike fut dhe elemente te nje gjendjeje te erret psikotike, nje vecori e letersise se sotme moderrne. Ecja ne rrugen e mbare te konsolidimit si shkrimtare, tregon se do te behet dhe te jete Dikushi ne letersine shqipetare dhe me tej…

E thjeshte, simpatike, shume terheqese ne shkrime, kjo vajze e talentuar do arrije suksesin se ka nje rrugenisje te mbare dhe te drejte.
Kjo do te jete me siguri nje Ana Frank shqiptare, qe librat e saj do merren si pike referimi per ate genocid te ushtruar mbi popullsine e pa fajeshme ne fund shekullin e kaluar.
Nuk dyshojme ne suksesin e librit, liber qe do mirepritet nga lexuesi , liber qe do kerkohet te jete ne cdo biblioteke te lexuesve.



Shkruan: Eduard M. Dilo,

Rolet e krijuesit letrar në botën demokratike





Shkruan : Demir KRASNIQI

Për të nxjerrë në dritë të botimit ndonjë vepër letrare , krijuesi letrar në botën e sotme demokratike , duhet që t’i luaj këto role , si vijon :

1. Krijuesi robot ,
2. Krijuesi lypsar ,
3. Krijuesi patron dhe
4. Krijuesi Baba Dimër.

1. Gjatë kohës së hartimit, përpilimit dhe krijimit të një vepre letrare çfarëdo qoftë ajo, krijuesi , apo autori i saj duhet që me mish e me shpirt të angazhohet , të punojë, të mbledh materiale, të shkruaj, të kontrollojë veprën e tij deri në fazën përfundimtare, duke derdhur djersë e mund ditë e natë, madje edhe duke humbur shumë kohë e shumë net të pa gjumë, i cili vërtetë luan rolin e një roboti të gjallë, duke i shkuar në nerva edhe familjarëve të tij .

2. Pasi ta ketë përfunduar dhe rrumbullakuar punën e vet krijuese , tani krijuesi letrar do të detyrohet që ta luaj rolin e një lypsari modern, i cili do të trokas derë me derë nëpër miq, shokë, firma, ndërmarrje, organizata , ministri... për të kërkuar në formë të lëmoshës, para për financimin e shpenzimeve rreth botimit të asaj vepre , apo libri .

3. Pas nxjerrjes nga shtypi të veprës letrare , krijuesi , apo autori i asaj vepre, apo libri, vetëm një ditë do të jetë në rolin e një patroni të vërtetë , ku do ta organizojë promovimin e asaj vepre, për çka do të fton shumë miq, shokë, kolegë e dashamirë të librit. Në këtë rast, aty do të vërshojnë edhe mjetet e informimit publik, diskutues, kritikë letrarë , figura të shquara publike, ku nuk do të mungojnë as drekat, darkat , koktejet dhe muhabetet e ndryshme .

4. Fill pas aktit solemn të promovimit publik të veprës së botuar , autori, apo krijuesi letrar do të detyrohet që ta luaj rolin e Baba Dimrit , i cili çdo ditë do ta ngarkojë një barrë të madhe mbi krahë dhe do të trokas derë me derë, shkollë me shkollë, zyrë me zyrë, për t’ua shpërndarë falas (gratis) veprën e vet, madje edhe duke ua shkruar kujtimet me nënshkrimet dhe autografet e veta personale , se si po bëhet zemërhapur, human dhe kavalier i kohës !

Pas të gjitha këtyre përpjekjeve , mundi, shpenzimeve dhe dhurimit të veprave gratis , dihet mirëfilli se sa do të lexohet, sa do të vlerësohet vepra dhe mundi i krijuesit dhe ku do të përfundojë vepra, apo libri i falur !

Arti konceptual i artistes holandeze tërheqë publikun

Në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan, u hapet ekspozita personale e artistes holandeze Maureen Bachaus, ku u prezantua arti konceptual i saj e që ishte tërheqës për artdashësit sepse

Vet autorja, Bachaus i ka thënë Portalit 2LONLINE, se është e befasuar për të mirë me këtë interesim, duke e ditur se nuk është e njohur këtu puna e saj dhe se llogaritë se të gjithë që kanë ardhur këtu kanë ardhur për artin, e jo që e kanë njohur atë, dhe kjo sipas saj është diçka shumë pozitive, pasi që në Kosovë njerëzit janë tejet të interesuar për artin.

Ajo shpreson se që arti i saj të kuptohet dhe të jetë i pranueshëm nga të pranishmit në këtë ekspozitë.

Artisti gjilanas Avni Behluli nga Shoqata e Arteve Pamore tha për 2LONLINE, tha se ky është një zhanër i ri që po prezantohet në shoqërinë moderne, arti konceptual, e që po pëlqehet veçmas nga të rinjtë . Ai ka vlerësuar pozitive ardhjen e artistes holandeze për të ekspozuar tek ne, pasi tha se do të kemi mundësi të shohim krijimet e artistëve nga vendet e zhvilluara, e që mund të jetë një stimulim edhe për artistët kosovar të merren më tepër me artin.

Përndryshe, kuratori Jeton Muja ka thënë për 2LONLINE, se në punimet e artistes holandeze mund të gjejmë anën psikologjike njerëzore dhe dramat sociale. Ai ka thënë se artisja Bachaus është e njohur veçmas me “project identification”, e cila ka në qendër rrëfimin njerëzor.

Muja u shpreh se qasja dhe filozofia e kësaj artisteje sendërtohet sidomos në rrëfime tragjike njerëzore, fatin individual të njeriut dhe të komuniteteve të braktisura të shoqërisë, duke i dhënë asaj veçanti në qasje kodin tematik, por edhe duke e bërë njërën prej artisteve që shfrytëzon materialet tradicionale dhe bashkëkohore , për të sinkronizuar kohët dhe kulturat e ndryshme, për të bërë të duken ato të integruara në mes vete, sikur të jetë me prejardhje të njëjtë.

Muja tha se edhe në Qendrën e arteve bashkëkohore “varg e vi”, kjo artiste erdhi me një ekspozitë të veçantë duke shpaluar kreativitetin origjinal bashkëkohor.

Përndryshe, artisja Bachaus merret me mediumet e ndryshme si: fotografi, video-art, instalacione, dokumentarë të shkurtër etj. Ka përfunduar Artet e Bukura në vendin e saj të origjinës, në qytetin Maastricht të Holandës. Ajo ka marrë pjesë me ekspozitat e saj personale dhe grupore, në disa galeri të njohura dhe shtete të ndryshme si në Holande, Belgjikë, Angli , New York etj. Tani po prezantohet, përmes kësaj ekspozite edhe në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan.


http://www.2lonline.com/kulture




Gjilani do të jetë nikoqir i një ngjarje të rëndësishme kulturore, pasi të premten në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan, do të hapet ekspozita personale e artistes holandeze Maureen Bachaus (ora 19:00).

Jeton Muja, kurator, ka thënë se Gjilani mund të krenohet që do të ketë mundësi të ketë një ekspozitë të artistes holandeze , Maureen Bachaus për të parë artin e saj vizual e konceptual. Ai tha se Bachaus është dëshmuar me artin e saj në arenën ndërkombëtare, ka bagazh në fushën e artit vizual e konceptual. Është një artiste e nivelit ndërkombëtar që ka ekspozuar në vende të ndryshme, si në Holandë, prej nga vije, pastaj Belgjikë, Angli e SHBA.

Artisja Maureen Bachaus tha se përshtypjet e saj për Kosovën dhe artin këtu janë të mirë. Ajo tha se arti ka të përbashkëtat e saj, edhe pse artistë mund të vijnë nga vendet e kulturat e ndryshme. Andaj pret që arti i saj të kuptohet dhe të jetë i pranueshëm nga ata që do ta vizitojnë ekspozitën.

Falë mundësive që i jep interneti, ajo tha të ketë mundur të përcjellë edhe artin e krijuesve të Kosovës. Bachaus tha se arti mund të paraqitet në mënyra të ndryshme por se artistët kanë një perceptim të përgjithshëm për artin. Ajo tha se në punën e saj në fokus ka njeriun, brendësinë e tij.

Përndryshe, Bachaus merret me mediumet e ndryshme si: fotografi, video-art, instalacione, dokumentarë të shkurtër etj. Ka përfunduar Artet e Bukura në vendin e saj të origjinës, në qytetin Maastricht të Holandës. Ajo ka marrë pjesë me ekspozitat e saj personale dhe grupore, në disa galeri të njohura dhe shtete të ndryshme si në Holande, Belgjikë, Angli , New York etj. Tani do ta kemi mundësinë që ta kemi edhe në Kosovë, respektivisht në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan. /

MESDITA E POEZISË….


Albina Idrizi

TRE POETË NGA MATANË DRINIT

(Fjala prezentuese në MESDITËN E POEZISË, në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit)

VJESHTËN LETRARE EGJILANI, gjegjësisht edicioni i tretë i saj, i cili startoi vetëm një ditë më parë me promovimin e librit poetik të Linditë Ramushit, këtë here përveç se zbukurohet me emblemën e 100 vjetorit të Pavarësisë, sjell në mesin tone edhe tre miq, tre poetë, tre shkrimtarë, tre emra të njohur të letrave shqipe nga matanë Drinit: Izet Durakun, Rexhep Shahun dhe Aqif Hysën.

Izet Duraku

U lind ne Morinë te Lumës, buzë kufirit me Kosovën, vitin 1956.
Shkollën e mesme e kreu në Kukës ndërsa u diplomua për letërsi në Universitetin e Tiranës.
Punoi mësues në një fshat të thellë për 5 vite.

Pastaj që nga ajo kohë filloi pune gazetar në gazetën "Bashkimi" organ qendror i kohës.
Izet Duraku ka botuar vellimin e parë poetik "Drini i Bardhë" në vitin 1985, libër i pritur mjaft mirë dhe i evidentuar si sjellës i një fryme të re, nga kritika e kohës. Më vonë ka botuar libra publicistikë si dhe vellimin cilësor me poezi, "Vezullim Heshtash".
Izeti që nga ajo kohë ka qenë kryetar i degës se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rajonit të Kukësit.

Ishte për shumë vite drejtor i Radio Kukësit pas shembjes së dikaturës, duke i dhënë asaj radioje frymë kombëtare dhe duke e vënë ate plotësisht në shërbim të Kosovës dhe lirisë së saj.
Pas viteve 1997 ka punuar gjatë në radio Tirana. Ka qenë drejtor i revistës kulturore "Dy Drina", drejtor i revistës për fëmijë "Kallz".

Aktualisht prej 7 vjetësh është drejtor pranë Ministrisë së Kulturës në Tiranë.

Rexhep Shahu

U lind më 9 maj 1960, në Bardhec të Lumës, fshat i ngritur mbi rrënojat e Gabulit të lashtë., pranë kufirit me Kosovën,i ndodhur në gjurmën e udhës së vjetër, "Via Publica" që lidhte Dardaninë antike me Adriatikun dhe i njohur me këtë emër që nga shekulli i 13-të.
Shkollën e mesme teknike - mekanike e kreu në Durrës më 1980.
Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithëfarlloj punësh e profesionesh në fusha e në male me bujq e blegtorë,kosëtarë e korrës gruri...Ka jetuar e punuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori,, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, , Radio Tirana, Top Albania Radio, ee në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë ku edhe ende punon për një detyrë tjetër.

Veten ma së miri e gjeti në profesionin e gazetarit.Ka drejtuar si kryeredaktor revistën "Dy drinat", revistën për fëmijë "Kallz", organe këto të Qendrës Kulturore "Dy Drina", të përkohshmen "Gazeta e Kukësit", dhe prej vitit 2005 edhe revistën kombëtare "Bujqësia shqiptare", organ i Ministrisë.
Veç librit "Apollogji për udhën e kombit", ky autor ka botuar edhe gjashtë libra të tjerë, tre prej tyre me poezi :

"Mali i hënës", poezi, Tiranë, 1988, "Bregu i brengës, poezi, Prizren, 2000 si dhe "Lis i vetëm në Fushë", poezi, Tiranë, 2011
Si dhe librat publicistikë, " "Misioni për paqen", kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës, "Bllaca", moniografi dhe "Marsi i MInave"

Aqif HYSA

Poeti Aqif Hysa , pas gati 13 vitesh, rishfaqet me vëllimin poetik, “Poema e ikjes”, botuar nga “Ombra GVG”. Plot 180 poezi të krijuara ndër vite.

Poeti ka krijuar për njëfarë kohe vetëm në gjuhën e Dantes dhe Bokaçios, për t’u rikthyer te gjuha e origjinës, po aq e fuqishme në përcjelljen e ndjenjave, realitetit poetik të autorit.

Në një prezantim që shoqëron vëllimin poetik shkurtimisht thuhet se ai u lind më 9 maj 1960 në Shetel të Shijakut, nga ku mori dhe lëndën e parë për qytetarinë poetike. Ka studiuar që herët poezinë, të vërtetën dhe vetveten.

Më 1996 ai vendos të kapërcejë me një skaf detin, në kërkim të hapësirës, pa e humbur pikën e orientimit. Më 1999-n boton vëllimin e parë poetik “Shihemi diku” në Tiranë, ndërsa në italisht vëllimin “Erranti come gli dei” (“Endacak si zotat”). Hysa vazhdon të shkruajë poezi teksa fatin e tij e ka vendosur në bregun përtej. Natyra dhe figura e femrës në të gjitha dimensionet e saj, zënë vend në poezinë e Hysës.

Nexhat Rexha
AROMA E VJESHTËS LETRARE 2012

Në këtë vit të rëndësishëm sa historik, po aq edhe unifikues. Vjeshta letrare e Gjilanit po afron penat andej e këndej tokave tona.
Takimi i sotëm poetik po na jep mundësinë e komunikimit me poetet nga Shqipëria :Izet Duraku, Rexhep Shahu, dhe Aqif Hysa.

Takimi dhe përjetimi me vlerat artistike atëherë kur janë edhe krijuesit ka peshën dhe poezia merr një dimension më të përafërt të përjetimit. Fundi i fundit shkëmbimi i mendimeve dhe akceptimi në mënyrën ballë për ballë me njeri tjetrin ka edhe një refleksion më intim, sepse kjo na ka munguar të gjithëve.

Kjo formë e komunikimit shton pozitivitetin njerëzor, vëllazëror dhe artistik. Kështu edhe përshtypjet artistike, e mbresat e takimeve lënë diçka të bukur, që nuk përsëritet, pa e ditur as ne vetë se jemi duke bërë diçka, që po shënon e ruan në identitetin e vlerën kombëtare.

Kështu vepruan edhe para nesh shumë popuj e kultura edhe më te avansuara . E poezia bashkon e rilind edhe pena të reja, kurse vlerat karakterizojnë të arritshmen dhe i hapin rrugë perspektivës, e cila jep e merr nga kohët e nëpër kohë. Pra, në këtë rrjedhshmëri ngjarjesh e takimesh po krijohet hallka e zinxhirit artistik me synimin se poezia takon e kultivon të edhe të nesërmen, ajo gjithsesi është fara më e mirë që hudhet në tokën tonë.

Në këtë Vjeshtën tonë letrare të Gjilani, e në 100 Vjetorin e Pavarësisë në mesin tonë janë të pranishëm, e po flasin për diçka që ka vlerë dhe i jep kuptim të djeshmes ,të sotmes, sikur fjala dhe vepra ndërton e ngritë të ardhmen me praninë e tyre.

Izet Duraku (1956), vjen me veprën poetike. Që unë kam marrë në shqyrtim “Vezullim Heshtash”,2004.
Dhe unë jam ndalur tek poezia e këtij vëllimi: ”Ti hap herë pas here”

Nëpër vargjet e kësaj poezie, komunikimi bëhet e mëtohet me njerëzimin , me jetën dhe me aspiratat tona nëpër shekuj si dhe magjia e shtëpisë që afron njeriun ashtu si është ai ,ashti si di të mbijetojë të kohët e “shitueme”

Të gjitha kujtimet mbështillen në grimcat e jetës, që gjithsesi ato ruajnë në vete ditën tonë.
Autori e përfundon poezinë me këto vargje:
I shituem prej syve në pikë të drekës,
Mesnatës,
Ti je mëngjesi im
Darka ime e varfër!
Fq.22.

Mesazhi arrin në qëllimin e dëshiruar, për një verifikim kohësh.
Rexhep Shahu (1960), vjen me veprën poetike “Lis i vetëm në fushë” 2011.
Titulli i librit dhe poezia nga e cila vjen edhe titulli i librit më ndalën dhe më përcaktuan për sot të komunikoj më vargjet e kësaj poezie.

Komunikimi me lëvizjet e jetës dhe dinamika e ngjarjeve në jetë të japin mundësinë e depërtimit nëpër këto pika të dëshirueshme dhe neveritëse. Autori i poezisë Rexhep Shahu, ka zgjedhur fjalën dhe asaj i ka dhënë atë që dikton dita e ato të japin shpërfaqjen e shpalosjes e të përjetimit nëpër këto ngjarje. Duke lexuar këtë poezi, lexuesi përjeton diçka të bukur, diçka që e ndjen e bashkëjeton me të dhe ajo pastaj merr formën e pamjes dhe të mesazhit për të verifikuar atë duhet përjetuar sot, e nesër.

Vargjet flasin e shpalosin të ëndërruarën, në strofën e fundit të kësaj poezie autori shprehet:
E tjetër çfarë mund të jem
Në këtë ditë pa sy
Në këtë natë të verbër
Kur ti s`je....
Pika pika mbyllet poezia.
Fq. 35.

Aqif Hysa (1960) , kemi në dorë veprën poetike”Poema e ikjes”, vepër që komunikon shqip dhe në gjuhë tjetër.

Vëllimi poetik i Aqif Hysës ka brumosje në sasi edhe në cilësi, vargu poetik reflekton ide dhe ai komunikon me ngjarje nga me të hershmet dhe sikur na rikujton diçka që, kujdes njeri se Troja është Trojë. Pra, poezia që më ndali për komunikim pikërisht është poezia “Troja” e këtij vëllimi.

Homeri e bëri të pavdekshme Trojën dhe poetët në vazhdimësi u morën me këtë ngjarje.Po sikur poetët që i kënduan shëmtimit e bukurisë së këtyre ngjarjeve. Edhe Aqif Hysa, me këtë poezi na ka rikthyer në këto kohë të lashta për të kujtuar Penelopën, Helenën, dhe figura të tjera si Laookontin kafshues. Këto elemente që sa mitike, po aq edhe reale kanë ruajtur në kontinuitet vrazhdësinë e jetës në hapësirën ballkanike.

Dhe poezia “Troja”, komunikon me njerëzit dhe kafshimet e tyre, si dhe me pritjet e dashurisë për të mbijetuar të mundshmen

Vargjet poetike të kësaj poezie japin mesazhin identifikues dhe mesazhin e daljes nga këto ngjarje shkatërruese që më së keqi i ka përjetuar njeriu ynë.

Troja s`duket ende...kaq pranë i paskemi kaluar sa herë
Në njërin sy me lyp Helenën, të bukurën( vetëm të bukurën)
Penelopën besëpakëputurën(vetëm besëpakëputurën)
me lyp me syrin
tjetër,bukuria ime e re. Bukuria ime e njomë, Antirojë
që zjarre ke
në sy,
zjarre të pashfaqur ...një epokë zjarresh përfytyroja......

mos u bejë shkaktare e zjarreve të tilla
si Troja...
fq.84.

Mbresat flasin dhe ruajnë kujtime
SYRI POETIK NË ORBITËN E KOHEZIONIT ARTISTIK

Të shkruash për indivdualitetin krijues të mësuesit, poetit dhe gazetarit të njohur Izet Duraku, natyrisht është kënaqësi. Ai hyn në botën artistike, për t’i dhënë ata që duhet dhënë dhe për të marrë formimin e tij koheziv në artin e të shkruarit. Poeti Izet Duraku, i cili hapat e parë të jetës së tij i trason në ambientet e asaj qyteze të vogël, por që bujaria e saj e bënë aq të madhe në Kukësin e labirinteve e që në binarët e saj, kaluan shumica e asaj fatmorgane të pashpresë të fundshekullit XX.

Mbrehëtsia e tij krijuese, përballë të kaluarës tonë kombëtare, ka treguar, se sensi i tij hollë artistik në margjinat e asaj çfarë shkruan, po këtë rast do të ndalem nga ajo se çfarë kam lexuar nga biografia e tij, duket se poeti, nuk është një pretendent titujsh, por synimi i tij është evolumi i artit me plotë kuptimin e fjalës. E që diskursi i tij poetik të mos mbetet në simetrinë e ekspresionit simbolik, por shihet qartë se ngjyrimet dhe vibracionet krijues nga vargu në varg janë tërheqëse, emotive,e që thurr kurorë të pjekur, jo sa për të thënë kam krijuar art. Duke shikuar propocionin kohor mes dy librave poetik të autorit Duraku “Drini i Bardhe” botuar1985 dhe “Vezullim Heshtash” 2004. Shihet se komunikim poetik brenda kësaj hapësire kohore tregon se kemi të bëjmë me një kërkimtar, atë që e sheh në botën e realitetit jetësor, gjë që interferon kujdesin dhe me vrullin e tij emocional dhe këtë mision fisnik të tij edhe sot e mban gravitetin e tij si një pend krijuese siç do të shprehej Mani:” Arti ka për detyrë ta njoh e ta shpjegoj jetën”


TROKITJET POETIKE TEK LEXUESI PRITEN ME ADMIRIM

Kohë më parë në dritaren informative sociale të zotit Duraku,kam pas lexuar një cikël poetik e që më vonë e kam kuptuar se janë pjesë e librit të tij “ Vezullim heshtash”2004
Poezitë e prezantuar në atë faqe ishin si vijon: “YJE “,”NJË QERRE”, “VJESHTË A FILLIM DIMRI”, “PRAJSHËM E PJERRËT”, “MË DUHET”, “ TI HAPË HERË PAS HERE” ,“SHORT’ I DRIDHJES”, “MOTRA IME”,” LANA”

Dhe kur lexohet ky cikël i cili edhe mund të përjetohet dhe të interpretohet nga kënde të ndryshme. Shihet se brenda poezisë së tij, ka univers vlerash të cilat komunikojnë me një diskurs të thellë medidativ. Në universin e retinës së njeriut, ndonjherë është e kapëshme e ndonjëherë është vetëm një transponim ëndrrimtar, mes dëshirash , fatesh dhe mes detajizmeve gjë që poeti me fiksionin e tij edhe elementet e shtruara, herë-herë të pakapëshme, kur gjërat ecin në divergjenca me ose pa dëshirën tonë. Poeti më së miri i ofron tek lexuesi përmes poezisë “ Yje”Kjo lirikë e bukur nuncaohet me gjuhë të bukur poetike.

Se poezia Izet Durakut i riciklon kohët nga mjegullnajt e stinorëve të cilat naviogojnë në rebelimin poetik, qoftë me pigmente diametralisht të kundërta në peizazhet që poeti i ndërton në pikëpyetjen e tij të madhe. Ai magjithëatë jeton në kohë reale dhe në disprobilitetit i këtij intezitet, sikur e bartë shpresen dhe dhembjen. Poeti kërkon shtegëdaljet, më së miri kjo gjë shihet tek sa lexohet me ëndje poezia “ Vjeshtë apo fillim dimri”.

Tek sa i lexon këto poezi të poetit Izet Duraku, konsideroj, ndoshta me të drejtë ,se duke ju qasur poeti me shumë seriozitet dhe mjeshtri, natyrisht enigmatikës së fjalës së bukur artistike, duke e shetitur lexuesin sa në lartësin qiellore me lirikat e tij, e herë me baldat që na sjell që prekin në thellësi të shpirtit. Megjithatë do të theksoja një gjë:

-Çfarë shikon në orbitën vezulluse?
Kur të bukurën , të magjishmën e gjen në tokë, e gjen në thellësi të shpirtit.
Mënyra se si e artikulon vargun poeti Duraku, se si e shfaq ndjenjën dhe perceptimin e tij ideo-estetik, mbase do te thoja se megjithatë poeti është një përjetues i thellë i ngjarjeve që vargëzohen në jetën e tij krijuese. Andaj duke pas parsysh gjinën artistike të cilën e trajton në mardhëniet mes realitetit dhe botës së tij ekspresive, mbase mund të lindin të tilla pyetje:
- Cilat karekteristika problemore e funksionalizojnë poezinë e Durakut.
- Sa troket magjia e fjalës poetike e poetit tek lexuesi?

Poeti Duraku e vë në lëvizje mendjen,pasionin dhe imagjinatën dhe duke qenë të relativizuara mes njëra- tjetrës, ecin kah një relacion, i cili ka arritur të mëshiroj edhe artistikisht përmes funksionalizmit të veçorive figurative stilistike, qoftë në të vërejturit viziv dhe intreprtativ të secilës poezi veç e veç.

Ndërsa çështja e dytë qëndron se poezia e Izet Durakut troket në zemrën e lexuesit edhe atë thellë e më thellë, por ama lexuesit i duhet një kujdes gjatë leximit, ajo nuk është inferiore, ajo vje si poezi shpërthyese në enigmat e saj, ku natyrshëm imponohet muzikalitetit, ritmi , inversioni, intonacioni në brendësi të gjithë këtyre poezive që mund të lexohen në këtë cikël apo edhe në tërsin e librit “ Vezullim heshtash”

Është kjo arsye per të cilën poeti para se gjithash është përcaktuar në qartësinë poetike, pa e ngarkuar pa nevojë atë. Gjithënjë sjell në arealin e tij krijues atë që mund të jetë në kondita të normales, qoftë edhe duke e hermetizuar ndonjherë atë.
Por jo me sjllje të tepërimeve hiporbolike të panevojshme.

NË VEND TË PËRMBYLLJES

Praktikisht poeti Izet Duraku në rrugëtimin e artikulimit të fjalës poetike, gjithënjë është në kërkim të pagjeturës e cila është fshhur thellë, por mbi të gjitha, ai brenda vargjeve të tij, sikur porosit të harrojmë të keqen e pamerituar, të sjellim të mirën që e meritojmë si shoqëri. Përkushimi i tij poetik, duhet të jetë i pandalshëm evolutiv, mbresëlënës. Natyrshëm se Lasgushi ynë porosiste që: “Krijimtaria duhet t’i shpëtoj dhëmbit të kohës”

Por konsideroj se poezia e poetit Izet Duraku është e akceptuar në kordinim me atë që është sfiduese, e jo formale, të intrigon t’i mbetesh besnik leximit të poezisë tij, pa u bezdisur asnjherë. Duke përmbyllur këtë referencë time më lejoni për fund të citoj: “ Poezia është gjuha amnore e racës njerezore”Helderi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...