Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/19

Aksionet e fshehta për realizimin e qëllimeve politike nga diplomacia e Serbisë


Aksionet e fshehta për realizimin e qëllimeve politike nga diplomacia e Serbisë
“Duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza” është shprehje përmes së cilës mundë të përkufizohen të gjitha mënyrat e deritanishme të zhvillimit të aksioneve të fshehta që nga antikiteti e deri më sot. Edhe pse gjatë shekujve ato janë rafinuar e përpunuar, thelbi i tyre mbetet po ai për të cilën edhe filluan të organizohen këto aksione. Historia ka vërtetuar se shikuar nga prizmi cost-benefit, këto aksione po patën sukses kanë kosto shumë të vogël e përfitim të madh, dhe po ashtu, edhe nëse dështojnë humbjet janë shumë më të vogla në krahasim me ato që do të shkaktoheshin nga ndërmarrja e aksioneve ushtarake. Prandaj duke i pasur parasysh këto, shumë udhëheqës (politik e ushtarak) të zot, kanë hequr dorë nga përdorimi i forcës ushtarake për të arritur qëllime politike, dhe kanë aplikuar metodën e aksioneve të fshehta. Sinonim i aksioneve të fshehta është “Kali i Trojës”, aksion ky që rezultoi në pushtimin e qytetit të Trojës, pas dhjet vjet përpjekjesh ushtarake.
Aksionin e fshehët (apo ndryshe luftën speciale) si metodë për arritjen e qëllimeve politike, në literaturë, për herë të parë hasim në librin “Arti i luftës” të shkruar nga kinezi Sun Xu në mes të shekullit IVdhe III p.e.r.. Ndonse libri “Arti i luftës” është një doktrinë mbi mënyrën e zhvillimit të luftës, një pjesë e konsideruar e tij i kushtohet aksioneve të fshehta, apo më mirë të themi, sipas Sun Xusë, aksioni i fshehët është pjesë e pandashme, e në të shumtën e rasteve, duhet të ju parapri aksioneve ushtarake. Dhe për të rrumbullakuar konstatimet e kinezit gjenial, mundë të themi se ai porosit udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarak që ta shmangin luftën, atë ta zhvillojnë vetëm për nevoja ekstreme dhe përparësi t’i jepet aksionit të fshehët. Në një nga versetet e librit të tij ai porositë: “T’i mbërrish njëqind fitore në njëqind beteja, nuk është kulmi i zotësisë, por të mundësh armikun pa asnjë betejë është kulmi i zotësisë…Kush e njeh mirë artin e luftës, ai di të mposhtë ushtrinë armike pa betejë. Pushton qytetet armike pa i rrethuar dhe përmbysur një shtet pa operacione të gjata”
Aksioni i fshehtë
Aksioni i fshehët në literaturën perëndimore konsiderohet si “proces i veprimeve të operacioneve të fshehta (operacioneve subversive), përmes të cilave ndikohet në një qeveri që ajo të futet në rrjedhat e gabuara në fushat politike, ekonomik, ushtarake, kulturore, shkencore etj”. Si karakteristikë kryesore e aksionit të fshehët është që roli i shtetit organizator të jetë i padukshëm dhe të lihet jashtë çdo përgjegjësie. Dhe për këtë qëllim, në kuadër të këtyre aksioneve, pjesa më e madhe e operacioneve koordinohen dhe realizohen nga shërbimet e zbulimit.
Për t’i shkaktuar dhe menaxhuar krizat kundër një shteti të caktuar, Shërbimi i Zbulimit në koordinim me Ministrin e Punëve të Jashtme, ndërmerr një mori aktivitetesh të cilat orientohen në atë mënyrë që të ndikojnë negativisht kundër shtetit që ndërmerren, dhe atë si në planin e brendshëm duke shkaktuar pakënaqësi te popullata, ashtu edhe të jashtëm, duke ndikuar keq në imazhin ndërkombëtarë.
Ndër aktivitetet më kryesore që ndërmerren në këto raste po veçojmë: krijimi i pozitave agjenturore në nivele të larta qeveritare dhe opozitare; përkrahja e grupeve të caktuara që kundërshtojnë realitetin politik; nxitja dhe përkrahja e aksioneve terroriste; propaganda gri; propaganda e zezë; mbështetja e personaliteteve të caktuara me ndikim në jetën mediatike, kulturore fetare e sportive; ndihma organizatave që kanë ndikim në jetën publike të një vendi; mbështetja e bizneseve të papastra, nxitja e korrupsionit, mbështetja e krimit të organizuar, sulmet në sistemin monetar etj.
Zhvillimi në mënyrë metodike i këtyre operacioneve, do të ndikoi keq në jetën shoqërore të vendit të atakuar e të cilat, do të prodhojnë rrethana politike të pa këndshme për qeverinë vendase. Dhe për pasoj, kjo gjendje detyrimisht do të rezultojnë në atë që në kuadër të aksionit të fshehët quhet produkt final e që janë “bisedimet si formë e aksionit të fshehët”.
Aksionet e fshehta
Pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë së Serbisë nga Kosova, veprimi institucional i Serbisë në drejtim të Kosovës për një kohë të shkurtër pushon. Veprimet e kohëpaskohshme ishin sporadike dhe të orientuara në grumbullimin e informacioneve për atë se ç’farë po ndodhë në Kosovë. Qendra e Resorit të Sigurimit Shtetërorë (CRDB) për Kosovën ishte e vendosur në Nish dhe koordinonte veprimtarin zbuluese-informative nga Vranja, Prokupla dhe Rashka. Për shkak të lëvizjeve të kufizuara në drejtim të Kosovës, kontaktin me rezidenturat e rrjetit të informatorëve (spiunët) i mbante në rrugë alternative (në masë të madhe shfrytëzohej Maqedonia dhe rrjeti i informatorëve nga emigracioni shqiptar në perëndim). Mirëpo shumë shpejt lëvizja e shqiptarëve në drejtim të Serbisë filloi të shtohej, dhe kjo pengesë u eliminua. Dhe në këtë fazë, probleme teknike për veprim të shërbimit serb në Kosovë më nuk kishte.
Problemet ishin të natyrës politike. Për shkak të kaosit politik që ndodhej Serbia e pas bombardimeve, ende klasa politike nuk kishte një platformë të qartë politike se ç’farë duhej të bënte me Kosovën në të ardhmen. Duhet përmendur fakti se nga viti 1999 e deri më 2003, i vetmi institucion serb që nuk kishte shkëputur marrëdhëniet me Kosovën ishte Njësia për Operacione Speciale (JSO) si njësi ekzekutive e RDB, e cila udhëhiqej nga Millorad Ullemek Legija. E lidhur ngushtë me narkomafin-shqiptare të Kosovës, pjesëtarë të këtij formacioni vazhdonin ta vizitonin Kosovën, qoftë për qëllime zbuluese-informative qoftë për qëllime biznesi. (dy nga këta pjesëtar kishin humbur jetën në një aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Gjilan). Me pjesën më të madhe të drogës, që kjo njësi e përpunonte në laboratorin e saj në Stara Pazovë (dhe e dedikonte për tregjet evropiane), furnizohej përmes rrjetit të narko-bosëve kosovarë.
Pas përmbysjes së Millosheviqit, klasa politike që mori pushtetin (DOS), e që sa i përket çështjes së Kosovës kishte pikëpamje të njëjtë me vijën milosheviqjane, ndërroi formën e veprimit. Këta hoqën dorë nga metodat e përdorura deri më tani dhe preferuan që në funksion të fusin aksionet e fshehta.
Viti 2002 shënon intensifikimin e veprimeve të shërbimeve zbuluese në drejtim të Kosovës. Kjo ndodhë pas riorganizimit të shërbimeve si dhe vendimeve politike të qeverisë serbe për të mos hequr dorë nga Kosova si pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Në këtë kohë, në kuluaret diplomatike dhe mediatike beogradase flitej haptazi për angazhimin e shërbimeve zbuluese nga Qeveria e Serbisë në aktivitetet ofensive në drejtim të Kosovës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve përmendej i ashtuquajturi plan “Vjetnamizimi i Kosovës” që nënkuptonte futjen e shqiptarëve të Kosovës në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë kohë, kjo shihej si e vetmja alternativë e kthimit të serishëm të Serbisë në Kosovë.
Zyrtarisht paralajmërimet e para për fillimin e aksioneve të fshehta në drejtim të Kosovës i bën së pari Nebojsha Çoviq, zëvendës/kryeministër i Serbisë dhe shef i Qendrës koordinuese për Kosovën. Ai në intervistën dhënë gazetës “Vreme” të datës 4 prill 2002 deklaron se: “presim që me UNMIK-un të vendosin marrëdhënie të mira dhe pastaj do të futemi në diçka që është e pashmangshme, dialogut me shqiptarët. Pa këtë nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës”.
Paralajmërimi i dytë dhe shumë indikativ gjithashtu, bëhet nga Rade Bullatoviq drejtor i shërbimit të zbulimit serb (BIA), i cili në një konferencë për shtyp (e para dhe e fundit e këtij lloji), e mbajtur në selinë e BIA-s, deklaron: “Gjatë këtij viti plani kryesor do të jetë përcjellja e ngjarjeve në Kosovë”, dhe së fundit, ndër paralajmërimet më transparente ishte ai i bërë nga koloneli Momir Stojanoviq, i cili në cilësinë e shefit të shërbimit të zbulimit ushtarak (VBA), për gazetën ‘Nedelni telegraf’ të janarit të 2004-ws deklaron se: “Vitin e kaluar ne kemi arritur që të ripërtërijmë, gjegjësisht të sigurojmë prezencën tonë operative në qendër të lëvizjes separatiste…”
Këto paralajmërime nga klasa politike e Kosovës, institucionet ndërkombëtare që administronin me Kosovën (UNMIK-u dhe KFOR-i), mediat dhe shoqëria civile u injoruan tërësisht. Dhe për pasojë ndodhën ngjarjet e marsit të vitit 2004, të cilat rrëzuan përtokë imazhin e Kosovës duke dhënë në arenën ndërkombëtare një fotografi për shqiptarët të cilën e kishte dizajnuar prej kohësh diplomacia serbe.
Për dy ditë sa zgjatën ngjarjet e marsit, diplomacia serbe “arriti” t’i barazoj ato me vrasjen e më se 15 mijë personave gjatë viteve 1998-99, të cilët në pjesë të madhe ishin civil; me vrasjet me torturë të tyre; me vrasjet në prezencë të familjarëve; me dhunimet; me djegien e shtëpive; me plaçkitjen e pasurisë dhe me dëbimet. Ndonëse nëpër forume dhe ndeja të ndryshme “patriotë” të ndryshëm krekoseshin se organizuan këto ngjarje, pak kush besonte, dhe akoma vazhdon të mos besojë se ngjarjet e marsit të 2004, ishin pjesë e aksioneve të fshehta të shërbimeve të zbulimit serbë dhe aleatëve të tyre që në këtë kohë vepronin në Kosovë në kuadër të UNMIK-ut,
Nga këto ngjarje politika serbe përfitoi shumë në arenën ndërkombëtare, dhe produkti ishin “bisedimet si formë e aksionit të fshehët” nga të cilat u nxor “Plani Ahtisaari” ku edhe pse Serbia nuk arriti ta ndal shpalljen e pavarësisë së Kosovës, arriti të siguroj prezencë të konsiderueshme të saj në Kosovë.

Aksionet e fshehta pas pavarësisë

Para se Kosova të shpallte pavarësinë, Serbia me vitin 2006 nxori kushtetutën në preambulën e së cilës decidivisht është e përcaktuar se “Krahina e Kosovës dhe e Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë… dhe se nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë burojnë obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme politike”. Kjo dispozitë kushtetues është e mjaftueshme për të kuptuar masën e angazhimit të shtetit serb në jetën tonë shoqërore. Me që de-jure sipas pjesës së parë kësaj dispozite, Kosova është territor i Republikës së Serbisë, ndërkohë që de-fakto, ajo nuk e kontrollon atë, pjesa e dytë e kësaj depozite, obligon të gjitha organet shtetërore që fusin nën sovranitet. Dhe natyrisht në përputhje me rrethanat, barrën për këtë e kanë shërbimet informative-zbuluese dhe ministria e jashtme.
Në këtë kuadër, duke e pas edhe si obligim kushtetues, shërbimet e zbulimit BIA dhe VBA, intensifikon veprimtarin e tyre kryesisht për të ndikuar negativisht në përditshmërinë tonë duke shkaktuar pakënaqësi te popullata dhe atë me qëllim që të prishet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të pengohen njohjet, dhe të krijohen situata që të fillojnë sërish bisedimet politike mes Kosovës dhe Serbisë. Prapa deklaratës së presidentit serb Tadiq, se “nuk është e ndershme që çdo herë shqiptarët të fitojnë atë që dëshirojnë e serbët të humbin” dhe planit të tij për “autonomi të Kosovës prej 1-100” të proklamuar ne verën e 2010, shihej kontinuiteti i veprimit drejt Kosovës për të marr atë çka mundë të merret ende në Kosovë.
Dhe në këtë fazë të gjitha përgatitjet janë për marrjen e pjesës veriore të Kosovës dhe heqjen nga agjenda të Luginës së Preshevës si parim të reciprocitetit të shkëmbimit të territoreve. Për këtë qëllim për një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar aksione të fshehta të cilat orientohen në dy drejtime: Së pari, në atë të zhvillimit të operacioneve të “intensitetit të ulët”, me qëllim të përgatitjes së fazës së hapjes së një “Konflikti jokonvencional” i cili do të përqendrohet në taktikat jo të dhunshme, por edhe jo të ligjshme që kryesisht kishin të bënin me nxitje për të mos zbatuar ligjet e Kosovës, dhe së dyti, përshkallëzimi i situatës, në atë masë në mënyrë që të bëhej presion tek institucionet ndërkombëtare dhe vendore për fillimin e bisedimeve. Sulmet e kohëpaskohshme mbi Policinë e Kosovës, EULEX-in, vendosja e bombave, vrasjet e qytetarëve lojal të Kosovës (vrasja e Shefko Sallkoviqit), kërcënimet nga organizatat terroriste “Beli orlovi” dhe “Garda Ravnogorskog Çetniçkokg Pokreta” janë pjesë e skenarit të organizuar nga shërbimet serbe të zbulimit.
Në anën tjetër agjentura serbe e akomoduar në institucionet shtetërore, në partitë politike, në media, në organizata joqeveritare është duke bërë punën e vet dhe me operacionet e saja e ka future qeverinë e vendit në rrjedhat e gabuara, të cilat në radhë të parë po shkaktojnë pakënaqësi të popullata dhe në radhë të dytë imazh të keq në arenën ndërkombëtare dhe në radhë të tretë, duke u marrë me vetveten harrohen interesat nacionale. Kriza institucionale, përçarjet në mes partive dhe brenda partive, mosfunksionimi i administratës, korrupsioni, propaganda gri, janë vetëm disa nga dhuratat që shërbimet serbe përmes agjentëve të tyre të kamufluar në “patriotë”, “intelektualë të pa varur”, “gazetarë të varur e të pa varur” në OJQ, në organizata bamirëse fetare etj., ia servojnë qeverisë së vendit. Përmes këtyre është arritur që delegacioni kosovarë të shkojë në bisedime me agjendë të imponuar nga pala serbe, me minimumin e kredibilitetit dhe pa i artikuluar qartë interesat nacionale që kanë të bëjnë me Luginën e Preshevës.
Natyrisht që në bisedimet e ardhshme delegacioni i Kosovës nuk do të pranojë ndarjen e pjesës veriore, por Serbia përmes aksioneve të saja do të mundohet që të përshkallëzojë situatën në veri në mënyrë që Kosova me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare të ndodhet para aktit të kryer në ndarjes së pjesës veriore.
(Autori Fadil Kajtazi  është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)

Bosnja e dytë në Ballkan është Kosova

Shkruan Flori Bruqi 


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka mirëpritur marrëveshjen ndërmuet Kosovës dhe Serbisë, duke përgëzuar të dyja palët për vendosmërinë e tyre.
Në një komunikatë për shtyp, të dërguar nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, deklarata i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“Sekretari i Përgjithshëm trimëron fuqishëm palët që ta përfundojnë këtë proces historik dhe të ndërmarrin hapa konkret për një zbatim besnik të marrëveshjes. Kombet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të ndihmonë palët në këtë përpjekje”, thuhet në komunikatë
Ban bën thirrje për hapa konkret në zbatimin e marrëveshjes


John Kerry përgëzon arritjen e marrëveshjes
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kërkoi kompromise dhe kurajo politike nga të dyja palët.
“I inkurajoj të dyja palët që tani të zbatojnë në mënyrë ekspeditive dhe në tërësi të gjitha marrëveshjet e nxjerra përmes dialogut deri në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, të mund të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe prosperuese”, thuhet të deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.
Shefi i diplomacisë amerikane ka përgëzuar për punën e saj edhe baroneshën Ashton, duke thënë se lidershipi i saj dhe përkushtimi ishin thelbësor në arritjen e marrëveshjes.

ShBA përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur sot.
“E mirëpresim këtë zhvillim pozitiv si një hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. E vlerësojmë përkushtimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe të ekipit të saj, dhe lidershipin që kanë dëshmuar kryeministrat dhe ekipet e tyre".
"Do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e mëtutjeshëm i cili është vendimtar për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.



Engel: Edhe një konfirmim se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes. Në një komunikatë për shtyp, zoti Engel ka veçuar guximin dhe gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e vedimeve të rënda dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për pragmatizmin e tij dhe për vizionin përparimtar.
“Ky është edhe një konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë”, citohet të ketë thënë kongresisti amerikan, duke shtuar mes tjerash se marrëveshja e sotme nënvizon faktin se rajoni do të mund të prosperojë vetëm atëherë kur të gjitha shtetet e Ballkanit t’i jenë bashkuar familjes evropiane.
“Bashkimi Evropian, sikundër që i ofron Serbisë një datë për negociatat për anëtarësim në BE, duhet t’i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendeve të tjera në Ballkan u është dhënë tashmë: Martrëveshjen e Stabilizim Asociimit për të udhëzuar orientimin evropian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovë të drejtën për të udhëtuar në Bashkimin Evropian”.
“Vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – duhet ta njohin tash sovranitetin e Kosovës. Dështimi i tyre për ta njohur Kosovën do të vonojë jo vetëm përparimin e Kosovës drejt BE-së, por edhe të Serbisë”, thuhet në komunikatën e kongresistit Engel, i cili megjithëse vlerëson ditën e sotme si një shenjë të mirë për të ardhmen e Ballkanit, megjithatë tërheqë vërejtjen se ka ende shumë punë për t’u bërë.

OSBE përshëndet marrëveshjen
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Leonid Kozhara dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në mes Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së Catherine Ashton në Bruksel.
Duke e cilësuar marrëveshje si “një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve dhe stabilitetit në rajon,” Ministri Kozhara tha, “e përgëzoj lidershipin në Beograd dhe në Prishtinë për guximin dhe vizionin në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë e mbështes vazhdimin e këtij dialogu i cili do të përmirësojë jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.”
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shtoi: “E mirëpres këtë marrëveshje historike dhe gjithashtu bëj thirrje për zbatim efektiv të saj. OSBE do të ofrojë mbështetje konkrete aty ku është e mundur dhe në pajtim me mandatin e saj. Ne tashmë kemi praninë më të madhe civile ndërkombëtare në Kosovë, e cila po punon në ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë, dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në të mirë të të gjitha komuniteteve.”
NATO: Të gjithë duhet ta njohin marrëveshjen
NATO është e lumtur që arriti të ndihmoj Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, thotë sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen
Në një komunikatë për shtyp, shefi politik i paktit veri-atlantik shkruan se procesi i negociatave ka qenë i gjatë, por përfundoi me sukses.
“Ka pasur raste kur ka qenë e vështirë, por të gjithë liderët e përfshirë në to janë ngritur përtej vështirësive. Nga ana e saj, NATO-ja do të vazhdoj të siguroj një mjedis të qetë dhe të sigurt në gjithë Kosovën....NATO-ja dhe në veçanti KFOR-i, janë të gatshëm që të ndihmojnë zbatimin e marrëveshjes së fundit, brenda mandatit tonë”, ka thënë Rasmussen.
“Jam i bindur se popukt e rajonit, dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare do ta njeh atë që është arritur këtu në Bruksel. Besoj se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka shkruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-së.




Presidentja Jahjaga në telefon e përgëzoi kryeministrin Thaçi për marrëveshjen
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë, Ivica Daciq në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinjëve sovrane dhe të pavarura, që u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Jahjaga vlerëson se marrëveshja e arritur ndihmon në vendosjen e bashkëpunimit të gjithanshëm si dhe relakson raportet ndërmjet dy vendeve tona, duke ndihmuar në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe është kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Dialogu nuk ka alternativë dhe është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjeve që ndihmojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.
Presidentja Jahjaga, që po qëndron në Londër, bisedoi me telefon me kryeministrin Thaçi të cilin e përgëzoi për arritjen e marrëveshjes dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë dhe për përmbylljen me sukses të një kapitulli të marrëdhënieve të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Presidenca e vendit.

LDK kundërshton marrëveshjen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani shpreson se kjo nuk është marrëveshja e arritur. “Nuk e di se si mund ta quajmë të tillë nëse nuk e kemi parë ende . Por kjo marrëveshje është ende mister. Shpresoj se kjo nuk është marrëveshja, sepse nuk përfshin shuarjen e strukturave paralele dhe ngërthen kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se duke qenë nga Mitrovica nuk do të votojë kurrfarë marrëveshje të prishjes së funksionalitetit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

AAK bën thirrje për ruajtje uniteti dhe zbatim të marrëveshjes
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mirëpret arritjen e marrëveshjes në mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një komunikate, Aleanca ka shprehur besimin se “forcat politike në Kosovë duhet ta ruajnë fuqishëm unitetin dhe fokusin për implementimin e saktë të marrëveshjes dhe ta përcjellin me kujdes implementimin e saj edhe nga pala tjetër”.


Është arritur marrëveshja pas bisedimeve intensive mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku dhe ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE-së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.


Marrëveshja e Kosovë - Serbi është nënshkruar ndaras nga udhëheqësit e delegacioneve të të dy vendeve. I pari marrëveshjen e ka parafuar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe në prani të baroneshës Ashton. 

Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri serb Ivica Daçiq.

Në marrëveshje, në vend të nënshkrimit janë venë inicialet e kryeministrat e të dy vendeve.

Pika 14 sipas variantit të fundit është se "palët janë në pajtim se asnjëra nuk do ta bllokojë, e as të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë rrugën përkatëse drejt BE-së", njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli. 
Serbia e ka quajtur pikërisht ndryshimin e kësaj pike si dëshmi se janë përfillur kërkesat e saj dhe se Kosova ka hequr dorë nga insistimi që në tekst të thuhet se "palët nuk do ta bllokojnë njëri tjetrin,e as të inkurajojnë të tjerët të bllokojnë aplikacionet në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare".


Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel. 

Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. 

Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.

Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së. 

Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.

Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes. 

Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në marrëveshjen e arritur sot në Bruksel, janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.

Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14, e cila kërkonte nga Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ndërsa, Asociacioni i Komunave Serbe, sipas tij, do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që të zgjedhë komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët.

.
Në vazhdim po japim tekstin e Marrëveshjes Kosovë - Serbi

Sot është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq.  teksti I kësaj marrëveshjeje  është:

1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.




“Marrja e ftesën nga baronesha Ashton që t’i kthehemi edhe njëherë dialogut në Bruksel, është shenj e mirë se Serbia ka parë definitivisht realitetin e ri dhe se ato që parasheh kjo marrëveshje janë zgjidhja më e mirë dhe e fundit”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi .

Kryeministri ka thënë se kthimi nga Lubjana në Bruksel është bërë me kërkesën e baroneshës Ashton dhe të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Delegacioni i Kosovës ka punuar në mënyrë shumë aktive dhe profesionale dhe ka prezantuar qëndrimet e veta që janë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, qëndrime këto të cilat janë në përputhje me dokumentin përfundimtar të baroneshës Ashton, ndërsa pala serbe ka refuzuar.




Pra ftesa për t’iu rikthyer bisedimeve është një reflektim i mirë i Serbisë për t’iu rikthyer marrëveshjes përfundimtare. Siç është bërë e ditur për opinionin publik definitivisht është e qartë se do të kemi një funksionalizim të plotë e unik të drejtësisë. Gjithashtu do të jetë një sistem i vetëm policor në tërë territorin e Republikës së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Serbia mund të deklaroj atë çka dëshiron të deklaroj por realiteti është krejt ndryshe.

“Me marrëveshjen e propozuar nga baronesha Ashton, i jepet e drejt Kosovës të përfaqësohet në organizatat rajonale e ndërkombëtare, për t’u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike – NATO, OSBE por edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


Prandaj edhe sa përket çështjes së normalizimit të situatës në veri të gjitha përgjegjësitë do të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit, me ligjet e Kosovës, me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kurse sistemi juridik, gjyqësor dhe ai policor do të jenë unik për tërë vendin.



Ndërsa në të njëjtën kohë është planifikuar që në këtë pjesë të vendit të bëhen zgjedhjet lokale gjatë vitit 2013 apo në pranverë të vitit 2014 sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar kryeministri kosovar.

Ai, siç transmeton orainfo, ka shtuar se institucionet e Kosovës do të monitorojnë në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të cilat do të organizohen sipas standardeve evropiane dhe legjislacionit të Kosovës.

“Ndërsa gjithashtu është paraparë që deri më 26 prill 2013  të kemi të gatshme edhe agjendën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje duke përfshirë afatet dhe bartësit e implementimit të pjesëve të Rezolutës veç e veç. Akterë implementues do të jenë institucionet e Republikës së Kosovës kurse Serbia do të ndihmojë duke lehtësuar krijimin e kushteve më të mira për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të jetë edhe një Komitet Implementues i cili do të udhëhiqet nga



Bashkimi Evropian. Implementimi i marrëveshjes parasheh gjithsesi shpërndarjen e të gjitha strukturave paralele në veri, pastaj jetësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në atë pjesë të Kosovës.


 Unë edhe dje kam pasur takim me përfaqësuesit e NATO-së në Bruksel, dhe u vlerësua me këtë rast se arritja e kësaj marrëveshjeje lehtëson angazhimin e NATO-së në proceset e saja të ardhme”, ka thënë shefi i ekzekutivit.



Bisedimet e qeveritarëve kosovar dhe atyre serb për arritjen e ndonjë marrëveshje për krijimin e një fqinjësie të mirë mes dy shteteve, janë ngjarje që nuk hyjnë fort në agjendën e interesimit të kontrabanduesve. Sidomos kontrabanduesit e gjedheve nga të dyja vendet kanë “nënshkruar” kaherë një marrëveshje të tillë.

Dhe këtë marrëveshje ata vazhdojnë ta zbatojnë në përpikëri gjatë brezit kufitar nga fshati Cerkulez i Istogut e deri në fshatin Dreth të Zubin Potokut, kah edhe zhvillohet më të madhe kjo kontrabandë. Serbët i sjellin lopët deri në kufi dhe aty i marrin kolegët e zanatit të tyre, shqiptarë të Kosovës, të cilët nëse nuk kapen nga policia, i shesin nëpër kasaphanat e Pejës dhe vendbanimet tjera në Dukagjin.




Komandantja e policisë kufitare “Sektori 1” të Rajonit të Perëndimit, Gjyljeta Kasapi, e cila nga mbiemri do të ishte tërheqëse për kontrabanduesit e gjedheve, për “Tribunën” pranon se ka mjaft kontrabandë me gjedhe në terrenin që njësiti i saj e mbulon.


Ajo ka njohuri se gjedhet i përcjellin nga një deri tre persona dhe i fusin brenda mbi 10 copë përnjëherë, të cilat, sipas saj i presin këndej kufirit kryesisht banorët shqiptarë të fshatrave të zonave kufitare.

Policia ka njohuri për procesin si zhvillohet kjo kontrabandë, por rrallë herë arrijnë t’i kapin autorët me kërpesh për dore.

“Zakonisht kontrabanda zhvillohet në orën 19.00 kur bëhet ndërrimi i patrullave policore të kufirit”, tregon togerja Kasapi, për kohën e shkurt kur pjesa e kufirit mbetet pa mbikëqyrës të uniformuar, për shkak të largësisë që kanë deri sa shkojnë dhe vijnë nga malet kufitare.


 E nëse policia kufitare arrin t’i diktojë kontabanduesit, ata marrin malin dhe i lënë lopët prapa në pyll, të cilat pastaj policia i konfiskon. Sipas togeres, deri tash vonë gjedhet i kanë dërguar në karantinë dhe aty kanë qëndruar derisa është marrë vendimi nga gjyqi se çka do të ndodh me to.

Por tash, siç thotë ajo, nuk ka karantinë, për shkak se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) ka heqë dorë nga mbajtja e karantinës me arsyetimin e shpenzimeve të mëdha.




 “Nuk kemi karantinë të dërgohen lopët, kështu që ne ato ua japim doganës, e cila pastaj ua kthen pronarëve, të cilët deklarohen se janë të tyre dhe pranojnë se kanë bërë veprën e ikjes së obligimit të pagesës së doganës.


Ata paguajnë pastaj një gjobë dhe i marrin lopët”, thotë Kasapi. Në AUVK mohojnë se nuk ka më karantinë.



Një inspektor i AUVK-ut, që preferon të mbetet anonim për shkak të centralizmit të dhënies së informatës nga kjo agjenci, thotë se karantina ekziston në Koreticë të Drenasit. Mirëpo, togerja Kasapi mohon se ka njohuri për hapjen e saj. “Ne nuk jemi të informuar se ka karantinë atje”, thotë Kasapi. Se cilat lopë të konfiskuara përfundojnë në atë karantinë, policia kufitare e zonës perëndim nuk e di, por ato që dërgohen atje merren nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

“Kjo agjenci na thërret dhe na e kontrollojmë shëndetin e kafshëve.Nëse janë të shëndosha caktohet vendi i therjes dhe mishi shitet me tender”, thotë inspektori. Për lopët që gjykata konstaton se nuk janë të kontrabanduara, i kthehen pronarëve. Në mishtoret e Pejës pohojnë se nuk shesin mish të gjedheve të kontrabanduara, për shkak se sipas tyre është rrezik i madh se mund të kapen nga policia gjatë transportit.

“Blejmë nëpër tregjet e Kosovës vetëm ato që kanë letra”, thotë Skifter Kuliqi, pronar i mishtores “Kualitet”. Ndërsa mishin e shitur me tenderë të lopëve të therura, që kanë qenë të kontrabanduara, sipas tij nuk e blejnë për shkak se po kërcënohen nga pronarët e lopëve që ua ka marr policia. Mishin e shitur me tender, sipas tij, zakonisht e blejnë institucionet që kanë kuzhina, si për shembull burgjet, ngase pronarët e lopëve atje nuk guxojnë të shkojnë e të ankohen apo t’i kërcënojnë pse e kanë ble.

Megjithëse asnjë pronar i mishtoreve të kontaktuara nga gazeta nuk pranojnë se blejnë lopë e futura ilegalisht ne vend, kasaphanat e Pejës janë mjaft mirë të furnizuara me mish dhe produkte të mishit.

Malli i Elidë




Nga Elida Jorgoni


 Në një rrëfim për bashkëshortin e ndjerë, përkthyesin e njohur Perikli Jorgoni, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Historia plot pasione e nipit të Hil Mosit, që vendosi t’u përkushtohej librave… Letrat e Robert Shvarc dhe telegramet e Fan Nolit nga Gjeneva për mikun e tij, Mosi
“Ne blemë një shtëpi buzë detit, pasi atij i pëlqente shumë deti. Dhjetë vjet i kaluam këtu”. Elida vazhdon të flasë, ndërsa tregon me dorë ballkonin në pallatin jo shumë larg rërës ku mbrëmjeve uleshin deri pas mesnate. “Te ky plazhi këtu, kalonte orë të tëra këto vite”. Ajo është një grua që sapo i ka kaluar të 50-at, por flokët e prera shkurt, veshja e thjeshtë, një palë pantallona dhe një triko të gjelbër dhe bisedat për letërsinë e bëjnë të duket më e re. Në vitet 1992-2002, ajo u bë misionarja e parë femër (Misionare e krishterë ungjillore), e cila la qytetin e saj të lindjes Korçën, për të udhëtuar drejt Tropojës në mbështetje të njerëzve në nevojë gjatë luftës. E rritur nga një nënë greke, e cila erdhi në Shqipëri për të ndjekur të dashurin e saj ushtar, dhe rastësia e fati e bëri të mbetej këtu, ndërsa ushtria ku ishte i dashuri u kthye pikërisht mbrëmjen që ajo mbërriti në Korçë në Greqi, Elida u rrit duke dëgjuar për atdheun. “Atdheu” i nënës së saj, të cilën ajo e kujtonte me aq mall e dashuri, e frymëzoi vajzën që ishte rritur mes leximesh të donte atdheun e saj. Nëse tani ka një mision, të cilin Elida i ka përkushtuar jetën, është pikërisht atdhedashuria, kontributi për të propaganduar vlerat e historisë shqiptare. Kur e takoi për herë të parë bashkëshortin e saj të ardhshëm Perikli Jorgonin, ajo ishte 40 vjeçe, ndërsa ai 66. Një grup artistësh, shkrimtarësh e skulptorësh kishin shkuar në qytetin verior për të mbështetur rihapjen e qendrave kulturore dhe të kthenin besimin e njerëzve te kultura. Ai i kërkoi që të linte ca libra që kishte me vete, në zyrën e saj, dhe kështu ndodhi njohja. Ajo nuk mund të thotë shumë fjalë se si ishte historia e tyre e dashurisë, por beson se historitë ndodhin dhe ndonjëherë duhen vetëm pak minuta për të kuptuar se je e përfshirë nga dikush. Dhe vajza që kishte vendosur t’i përkushtohej fesë dhe misionit të saj humanitar, ndjeu papritur se rruga që kishte ndjekur deri në ato momente, ndryshoi atë natë. Pas pak kohësh ajo erdhi në Tiranë, ku vendosi të bëhej gruaja e tij. Elida erdhi në jetën e Perikli Jorgonit pikërisht në momentin kur ai mendonte se dashuritë që i kishte lexuar, dhe përkthyer aq shumë në libra ishin vetëm aty, në kapakët e mbyllur të një libri, apo thjesht në mendjen e një shkrimtari. Ajo erdhi atëherë kur jeta e tij private e kishte zhytur në dëshpërim, për ta nxjerrë prej andej me forcën që vetëm një grua e dashuruar mund ta bëjë. “Ishin dhjetë vjet tepër të bukur. Vetëm unë mund ta kuptoja atë… Ishte fat që e njoha… Nuk e mendoja këtë fund”, thotë Elida, ndërsa sjell në kujtesë mbrëmjen e 12 dhjetorit 2012, kur ai u nda nga jeta. Gjithë mbrëmjen nuk ka fjetur. “Në mëngjes u zgjova herët dhe nisa ta kërkoja buzë detit. Mendoja se do ta gjeja diku. Kisha një ankth”, thotë ajo. Rrëfimin e saj e shoqëron duke na treguar disa dorëshkrime, që Elida i ka marrë nga tryeza e tij e punës për të na i treguar. Janë vargjet e fundit të shkruara nga përkthyesi dhe poeti, të cilat datojnë më 11/12/2012, ora 20.15. Ishte një poemë kushtuar baritonit me famë ndërkombëtare, Llukë Kaçajt, e cila përfundon me këto vargje… të lëna përgjysmë… “Bërtitën, u xhindosën, sikur po ngjante gjëma, sikur shembej kupola e po ziente brenda…” Jorgoni e parandjeu gjëmën që do t’i ndodhte të nesërmen… “Perikliu atë mbrëmje më tha se ishte mjaft i ngarkuar e se kishte shumë vargje që i silleshin në mendje. Më tha: ‘Kaq për sot dhe nesër ta përfundojmë Llukë Kaçajn’. Unë e pyeta, se çfarë tjetër ke në mendje?

Ai më tha, se kishte gati dy poema; për Papa Kristo Negovanin, dhe për Papa Llambro Ballamaçin. Unë e pyeta se kur të erdhi frymëzimi? Ai më tha se sot gjatë gjithë ditës, e besoj, se do t’i plotësoj më mirë nesër. Mjerisht la pa përfunduar poemën për Llukë Kaçajn dhe nuk i shkroi poemat për dy priftërinjtë atdhetarë shqiptarë”, thotë Elida. Gjithë jeta e Perikli Jorgonit qe një rrugëtim mes letrash. Ai lindi më 15 gusht 1936 në Tiranë ku kreu dhe studimet. I biri i Jorgji Jorgonit, nip i Hilë Mosit (nëna e tij, Marie, ishte e bija e patriotit të njohur). Karriera e tij nisi si mësues letërsie, për të vijuar më pas si redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ai ka sjellë në shqip Rilken, Lemontovin, Shekspirin, Shellin, Friedrich Horderlin, Soreskut, Safon, Cvajgun, Kavafisin, Kafkën.. Kohët e fundit ai kishte përfunduar përkthimin e librit me kujtime të dashurisë së vetme të Kafkës, Dora Diamant, shkruar nga Kathi Diamant. Një libër që e kishte përfshirë poetin, për vetë subjektin lirik që mbarte. Njohës i mirë i poezisë Perikliu parapëlqente që në jetën e tij të ishte i lirë, si në vargje. Ai nuk vendosi asnjëherë kravatë, nuk veshi kostum as kur i duhej të shkonte në ceremoni zyrtare. Ai ishte gjithnjë ashtu me rrobat e tij të thjeshta, që gjithnjë ishin e kundërta e asaj çfarë ai vërtetë përfaqësonte. I pëlqente natyra, ndaj dhe kur njohu Elidën, la Tiranën për të jetuar në zonën e plazhit në Durrës, pranë detit. “Shtëpia jonë është plot me libra, dorëshkrime të tij. I kam lënë ende ashtu siç i ka prekur ai për herë të fundit. Tashmë do t‘u përkushtohem librave të tij, për t’i sjellë në botim ashtu si ai do të donte”, thotë Elida. Por përveç kontributit të tij të madh në letrat shqipe, Elida kërkon të njihet dhe një anë tjetër pak e folur e Jorgonit, siç qe kontributi i tij në çështjen kombëtare. Fotografitë që ajo ka në duar, tregojnë udhëtimet e tyre në Kosovë, Maqedoni apo Dibrën e Madhe, Greqi, ku përkthyesi inicioi vendosjen e busteve, apo pllakadave në vendet ku kishin qenë shkollat e para shqipe… Ai organizonte veprimtari për të krijuar dhe nderuar figura intelektualësh të shquar atdhetarë. Elida tregon pasaportën e tij, ku është vendosur vula “Non grata” nga shteti grek. Njeriu që kishte shkuar në Greqi përmes vargjeve të Kavavisit ose Safos ishte ndaluar të shkelte në tokën e poetëve që i kishte bërë të njohur në gjuhën shqipe. Bashkë me Elidën ata udhëtuan për në Negovan, aty ku dikur ishte Mësenjtorja shqipe, dhe ku Papa Kristo Negovani një klerik patriot i çështjes shqiptare, u vra sa kaloi të 30-tat. Ata shkuan atje për të gjetur kishën e fshatit ku Papa Kristo pati guximin të meshonte në gjuhën shqipe deri para se ta masakronin me thika e sëpata së bashku me vëllain e tij në të njëjtën natë të errët të 12 shkurtit 1905. Bashkë ata shkuan kudo, për të gjetur gjurmët dhe për t’i bërë ato të dukshme të lëna nga patriotët shqiptarë, si në rrënojat e Nolejve në Kolonjë, shtëpinë e Isa Boletinit, varri i Shote Galicës, varri dhe monumenti i Hasan Prishtinës, varri i Anton Pashkut, varri i Ismail Qemalit, varri i Dom Nikollë Kaçorrit etj. Si nip i Hilë Mosit përkushtimi ndaj çështjes shqiptare për të ishte i natyrshëm. Jorgoni koleksiononte çdo shkrim që kishte lidhje me çështjen kombëtare. Nga arkivat Elida na tregon shkrime që datojnë që para Luftës së Dytë Botërore, apo telegrame e letra të Fan Nolit të shkruara para udhëtimit të tij për në Shqipëri, meshën që dha në Kishën e Durrësit etj. Elida ka shumë për të treguar. Teksa i sheh librat e tij kudo nëpër shtëpi, i duket si një shenjë që ai e ka lënë pas që ajo të largojë vetminë dhe mallin… Se kur vështrimi i saj shkon për nga deti, ajo nuk ka si të mos kujtojë atë… burrin që e deshi përmes fjalëve, dhe që dikur mendonte se s’do ta humbte kurrë…


Telegram Hilë Mosit

Hotel Magellan, në Paris 17 dhjetor 1920
Jemi të lumtur, t’ju lajmërojmë, se sot e premte më 17 dhjetor, n’ orën 11.30 Shqipëria u pranue me vota t’unijshme si mis i Lidhjes së Kombeve.
Fan Noli, Pandeli Cale
Gjenevë, 17 dhjetor 1920, ora 1.45.

Letër Hilë Mosit

Hotel Monopole 23.XII.1920
I dashur shok,
Në kohën e fitimit, unë kujtoj gjithmonë shokët e mi, shokët e luftës, të cilët kanë marrë pjesë me të gjithë fuqinë e tyre. Ju kini luftuar me mua ndër do rasa të vështira pa u thyer prej lodhjeve të cilat do të kishin rrëzuar të tjerë njerëz më pak të fortë se ju.
Të jini siguruem se ju i kini fituem meritat e atdheut i cili do të jetë mirënjohës për fitimin e bamum në emën të tij, e për të cilin një pjesë e gjanë ju takon edhe juve. Unë po ju bekoj me gjithë zemrën time dhe po ju falënderoj për bashkëveprimin në kohë të misionit historik. Unë ju uroj këshëndellat t’i sjellin paqen vendit tonë dhe fatbardhësinë juve dhe familjes suej.
Shumë miqësisht
Fan Noli
Gjenevë 23 dhjetor 1920
Zotit Hilë Mosit
Mis i delegatës shqiptare
Paris

Poezi e Robert Shvarc kushtuar Perikli Jorgonit. Dy njerëzit e letrave kanë jetuar në një lagje dhe kanë qenë komshi. Vargjet e mëposhtme, që Shvarc ia kushtoi Jorgonit, janë frymëzuar nga kohët kur ky i fundit ishte fëmijë dhe Shvarc e shihte shpesh teksa kalonte për në shtëpinë e tij. Këtë poezi ai ia ka dedikuar Jorgonit me rastin e ditëlindjes.

Mall i vdekur
Perikliut, 19 gusht 1955

Me sy prej foshnje nën ballë 20-vjeçarë,
Po sodis zjarr-përvëluar dashurinë
Ah, dashurinë e nënës për fëmijën
Me sy prej foshnje, shpirt e zemër-vrarë..
Dhe dridhje e gjurit, rrahje pa kumbim
Më kujton sot, mallin e vdekur të fëmijërisë
Kur i përkundur në djep të dhembshurisë
Më namuriste fshamja…. Fli jetim!
Rober Shvarc


Nga të gjithë dashuritë

(Për Elidën…)

Nga të gjithë kurthet edhe dashuritë,
Nga të gjithë ëndrrat dhe pabesitë,
Nga gjithë shpresat, dhimbjet prush e flakë,
Nga gjithë vajzat–yje edhe gratë,
Ty të kam dashur me mall të pashuar,
Me zemër prej pëllumbi e të lënduar,
Me shpresën se një ag a muzg të qetë,
Do flemë në zallin, ku vesojnë retë.

Malli i Elides (1) 







Malli i Elides (2)Malli i Elides (3)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...