2013-05-03

Ushtarët e paramilitarë serbë që luftuan në Kosovë mund të shpërblehen me miliona euro







Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s.

Lajmin e transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim.


Mundësia e tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar...


“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carsëell.

Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e shqiptarëve të Kosovës...









Arsimi kosovar në transicionin politik

Një shtet i zhvilluar bazohet në një arsim cilësor
description
Shkruan: Përparim Sadiku

Kosova fazën e transicionit politik po e kalon duke "çaluar" në shumë sfera të jetës shoqërore, por më së rëndi po e përjeton në zhvillimin e arsimit si proces edukativo-arsimor, apo i konsideruar si shtylla kryesore e zhvillimit të mirëfilltë të një shoqërie, përkatësisht shoqërisë kosovare. Shpeshherë krijohet përshtypja se fare kush merret me këtë çështje, pra me çështjen e zhvillimit dhe moszhvillimit të arsimit në Kosovë, që gati se ka mbetur e pashpresë. Një fjalë popullore thotë “nëse një shoqëri dëshiron ta nënshtrosh, atëherë shkatërroja arsimin”, realisht kjo thënie gjen hapësirë për t’u trajtuar në mesin e shoqërisë sonë. Kjo është për t’u shqetësuar, pse ndodh kështu!?... Derisa dikur arsimi në Kosovë ishte me të drejtë fortesë e rezistencës kombëtare, pra, ishte motivi më i fuqishëm ku bazohej shpresa për një shoqëri të lirë dhe demokratike, realisht një shoqëri e edukuar dhe e zhvilluar bazohet në një shoqëri me arsim cilësor; më thoni sot si është arsimi kosovar?!...Fatkeqësisht më duhet ta them se zhvillimi i arsimit në Kosovë, pas luftës së fundit e këndej, apo nëse dëshirojmë ta “emërzojmë” kohën, arsimi në fazën e transicionit politik të Kosovës është kthyer në objekt degjenerimi për rininë tonë.
Rendi shkollor
Me të drejtë duhet besuar se nxënësit tanë shkojnë në shkollë për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, ama realisht kështu nuk po ndodh në shkollat tona. Sot, në shkollat tona mësimdhënësit janë në siklet, ngase nuk munden ta mbajnë rendin shkollor dhe nuk mund të mbajnë mësimin nga mosdisiplina e nxënësve, madje ka edhe nga mësimdhënësit që nuk janë të disiplinuar fatkeqësisht!. Sot, po ti vizitosh shkollat tona, aty dëgjon zhurmë që lënë hapësirë për ta interpretuar ndryshe këtë institucion, se çka në të vërtet është?!..., madje nxënësit, por ka edhe nga mësimdhënësit, që nuk vijnë me rregull dhe në kohë të paraparë në shkollë, ka edhe nga ata nxënës që nuk vijnë fare, edhe pse dalin nga shtëpia për të ardhur në shkollë e lehtë mund t’i gjesh këta "nxënës", ngase janë kafeneve diku duke “mësuar”. Shumë nga nxënësit edhe pse janë në klasë fare nuk e kanë mendjen tek mësimi, madje shpesh dëgjon se si fyen mësimdhënësit dhe anasjelltas, megjithëse ka fare pak edhe nga ata nxënës që vërtet e meritojnë t’i quash nxënës. Këto sjellje nuk i kanë hije dhe nuk duhet t’i kenë shkollat tona, por ja që realisht e fatkeqësisht kështu është gjendja. Shumë nga njerëzit e arsimit ankohen në reformën arsimore, që realisht është marr si “copy paste”, pa i pasur parasysh specifikat tona vendore. Mësimdhënësit ankohen se reforma në arsim është hendikep në arritjen e cilësisë në arsim, për shkak se nuk e parasheh ndëshkimin për sjelljet jo arsimore të çdokujt, çoftë për nxënësin apo edhe për mësimdhënësin. Megjithëse nuk është për t’u parë gjithçka zi në këtë reformë, ngase brenda saj parashihen edhe shkallët e ndëshkimit për çdo kë që thyen rregullat arsimore, pra aty lejohet një ndëshkim modern që lejojnë rregullat pedagogjike, madje nxënësit për thyerje të rregullit shkollor, por edhe për mosmësim mund të sanksionohen me riprovim e deri në largim nga shkolla për ti aktivizuar në shkollat speciale të përmirësimit, edhe pse shoqëria jonë ka mungesë të shkollave speciale. Mësimdhënësit nuk duhet ta dorëzojnë dinjitetin e tyre pedagogjik eventualisht përballë ndonjë lëshimi profesional në kurrikulumin arsimor, madje ata janë më të thirrurit për të dhënë sugjerime për ta ndryshuar gjendjen në arsim, ngase janë njerëz të fushës përkatëse. Duke vlerësuar se a janë të pjekur nxënësit për veprimet e tyre jo arsimore, shtrohet pyetja se a duhet parë ndëshkimi si nevojë e mësimnxënies dhe edukimit?!...
Shkollat duhet t’i bëjmë atraktive për nxënësit
Kosova e transicionit politik përveçse përballet me mungesë të cilësisë nëpër shkolla, përballet ende me mungesë të hapësirave shkollore, edhe pse është bërë goxha shumë investim në këtë fushë. Nuk mundemi me thënë se sot kemi objekte të mjaftueshme për të krijuar një arsim cilësor, përderisa objektet tona nuk janë moderne, përderisa në objektet tona mungojnë hapësirat e praktikimit të punës teorike, pra mungojnë sallat laboratorike, mungon ende aplikimi i mësimit tërë ditor, që do ishte një zgjidhje që nxënësit tanë ta kalojnë ditën në objektet shkollore, e jo të dergjen kafeneve siç po ndodh sot! Pra, shkollat duhet t’i bëjmë atraktive për nxënësit. Mirëpo, mungesa e kushteve moderne në shkollat tona, nuk do me thënë kjo që ne të dorëzohemi e ta lëmë arsimimin e rinisë sonë nën fatin e kohës, apo thënë ndryshe jemi “duke pritur Godon”.
Shqetësimet e arsimdashësve duhet marrë me përgjegjësi kombëtare, ngase gjendja në arsim nuk është për lakmi, madje është si kurrë më keq. Të gjithë, si institucionet nga lart po edhe ata nga poshtë, madje posaçërisht ata nga brenda shkollave, pra, mësimdhënësit, këshilltarët arsimorë, pedagogët, psikologët, pjesë e pandarë e kësaj përgjegjësie duhet të jenë edhe prindërit, duhet t’i kthehen me përkushtim arsimimit të rinisë sonë, fëmijëve tanë, që objektet tona arsimore të kthehen në objekte me të vërtetë ku zhvillohet shkenca, ku nxënësit tanë edukohen e nuk degjenerohen, ngase kështu si jemi nuk i kemi punët për të shpresuar, madje mos të pretendojë shoqëria kosovare se do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm si politik, ekonomik e kulturor përderisa cilësinë në arsim e kemi në pikën ZERO.

Bill Klintoni ka një djalë ilegal?

description
Revista “Globe” ka zbuluar se ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka një djalë të jashtëligjshëm. Ai tashmë është 27-vjeç dhe ka ardhur në jetë nga mardhënia që Clinton-i ka pasur me një prostitutë nga Arkansasi. Ky në fakt është një lajm I cili mund t’I trondisë të gjithë. Djali nga ana e tij ka dhënë një intervistë për revistën duke thënë: "Dua të takoj babain tim para se ai të vdesë". Para pak muajsh kjo revistë kishte shkruar se ish-presidenti nuk donte të vdiste para se të njihte nipat e tij, thekson “Globionline”.

Ramush Haradinaj pa kundërkandidat në AAK


Zgjedhjet në AAK, Haradinaj pa kundërkandidat
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër mban Kuvendin e gjashtë zgjedhor, nga i cili do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë. Kandidati i vetëm për kryetar është Ramush Haradinaj. Zyrtarët e AAK-së, vlerësojnë se procesi zgjedhor ka qenë mjaft demokratik dhe transparent, por nga monitoruesit, këto zgjedhje shihen vetëm si plotësim i anës ligjore.
I filluar më 15 janar të këtij viti, procesi i brendshëm zgjedhor në AAK po shkon drejt finalizimit. Nesër do të mbahet Kuvendi i gjashtë zgjedhor i kësaj partie, ku do të zgjedhën strukturat e reja udhëheqëse të AAK-së.
Mund të ketë të zgjedhur të rinj në strukturat tjera, por kryetari do të mbetet i njëjti. Ramush Haradinaj nuk ka kundërkandidat në këtë garë. Ernest Luma, zëdhënës i AAK tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa vlerësoi se procesi ka qenë demokratik në të gjitha degët. Ai tha se Haradinaj është i hapur për kundërkandidat.
“Deri më tani nuk ka kundërkandidat të Haradinajt, edhe pse ka qenë dhe vazhdon ende të jetë i hapur vullneti i zotit Haradinaj për të pasur kundërkandidat dhe për t’u sfiduar në mënyrën më demokratike të mundshme”, tha Luma për Radio Kosovën.
Haki Shatri, është anëtar i kryesisë së AAK-së, i cili në vitin 2009 ka kaluar në këtë parti nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai thotë se në AAK ka gjetur demokraci të mjaftueshme, ndërsa procesin zgjedhor e konsideron si mjaft demokratik.
“Njerëzit kanë luftuar brenda rregullave, me konkurrencë lojale. Nuk kam vërejtur diçka që është cenim i lirisë dhe rregullave të demokracisë në këtë proces të zgjedhjeve”, tha Shatri.
Por, kështu nuk mendon Albert Krasniqi, hulumtues në institutin KIPRED, i cili nuk pret përmirësim as në Kuvendin e përgjithshëm të AAK-së.
“Zgjedhjet e brendshme në AAK më shumë kanë qenë formale, sa për të përmbushur kërkesat ligjore. Kështu që kemi parë që kryetarët e degëve janë caktuara paraprakisht pa kundërkandidat dhe në garë të mbyllur. E përmendi vetëm degën e Prishtinës dhe Mitrovicës. Edhe në garën e nesërme mendojmë se kjo praktikë do të vazhdohet edhe atje dhe nuk mund të presim ndryshime”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Në procesin e brendshëm zgjedhor të AAK-së, sipas zyrtarëve të kësaj partie, kanë marrë pjesë rreth 90 mijë anëtarë në më shumë se 30 degë të kësaj partie. Ndërsa në Kuvendin që do ta mbahet nesër, pritet të marrin pjesë rreth 500 delegatë.

Berat Buzhala kopil në PDK


Berat Buzhala kopil në PDK
Zëvendësministri dhe ish kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë, Ramadan Avdiu deklaron në rrjetin social facebook: Në vazhdën e reagimeve të njëpasnjëshme që Berat Buxhala bën kundër kuadrit udhëheqës dhe themelues të PDK-së, i maskuar nën kostumin e kësaj partie politike , ai kësaj radhe drejton akuzat kundër personalitetit tim dhe aftësive të mia profesionale për të ushtruar funksionin në kuadër të Ministrisë së Financave të Kosovës.

Ajo që më shtyri të reagoj kësaj radhe lidhet me mënyrën se si Berat Buxhala i koncepton angazhimin politik, rolin dhe përgjegjësitë e funksioneve të ndryshme dhe institucionet shtetërore.

Metafora e “baçicës” dhe “bylmetit” nxjerr në shesh se ai nuk mund të konceptoje funksionin në kuadër të institucioneve shtetërore, ministrive në përgjithësi dhe ministrisë së financave në veçanti pos në rolin e “baçicës” ku me primitivizëm do të “ndante bylmetin”, do t’u tregonte të tjerëve se kur “duhet të hanë bukë”, kur “duhet të pinë tambël” e kur “duhet t’i bëjnë përshesh”.

Sa i përket “përsheshit” dhe metaforës së “gurbetçarit” që gjen në shtëpi “një voglush të shtuar pa kontributin e tij seksual” Berat Buxhala nuk e kupton se kjo metaforë kthehet kundër tij. Nëse dikush

është “kopil” në PDK dhe shtiret “se han vetëm përshesh” ky është Berat Buxhala. Berati e ka për borxh të tregojë haptazi se “me kontributin seksual” të kujt ka ardhur në PDK ndërsa organet drejtuese të partisë duhet të marrin qëndrim publik ndaj këtyre “kopilive publike” të Berat Buzhalës.

Qeveria e Republikës së Kosovës,institucionet tjera relevante dhe Auditori janë kompetente për të marrë qëndrim lidhur me mënyrën se si e ushtroj detyrën time në kuadër të përgjegjësive që më takojnë. Për këtë kam qenë dhe do të mbes gjithmonë i hapur.

MAJKO NE PRISHTINE ME LA MUT ME SHURRE

REXHEP SHAHU



A i kerkoi Majko falje Kosoves per marreveshjen Rama-Meta nen bekimin e Tadicit?Cfaredo preteksti te kete sajuar Majko per te qene sot ne Prishtine, shkaku apo qellimi i vizites se tij atje eshte te sfumoje pakenaqesine e shqiptareve te Kosoves, te pajtoje pakenaqesine qe shqiptaret perjetuan kur Rama dhe Meta nenshkruan marreveshje pajtimi ne Shkoder kunder Berishes nen bekimin e ishpresidentit serb Tadic, duke anashkaluar e fshire nga axhenda Kosoven qe per shqiptaret shqiptare vendi ajo eshte ylli polar i shqiptareve.

Me viziten e tij ne Prishtine sot, Pandeli Majko tejkaloi Edi Ramen dhe Partine Socialiste, dhe tentoi te rikuperoje skandalin qe do te rendoje ne historine shqiptare - nenshkrimi i marreveshjes Rama-Meta, ne Shkoder, nen bekimin e ishpresidentit serb Tadic, marreveshje kozmopolitesh - per te larguar nga pushteti patriotin Sali Berisha qe eshte problematik per serbet dhe jo miqte e shqiptareve.

Majkos, ne shkrimin tim te paracaditeve me titull "Lufta imagjinare e z. Majko" ia kujtova se Kosova nuk e don Pandeli Majkon se ka treguar trimeri ai si person apo Shqiperia si shtet ne luften per çlirimin e Kosoves, sepse nuk ka ndodhur kjo gje kurre, por e don se Majko i ka dashur sinqerisht shqiptaret e debuar prej serbeve ne kohen e luftes ne vitet 1998-1999.

Kosova e don gjithashtu se ai ka qene dashnor i Udhes se Kombit, udhe qe e ndertoi Sali Berisha, dashnor i Udhes se Kombit, ne kundershtim me drejtuesit e Partise Socialiste dhe Edi Ramen.
Majko gervishti ne Skuraj te Rubikut 1.8 km gjatesi ne gjurmen e Udhes se Kombit dhe mblodhi taksen Majko qe nuk u perdor kurre per Udhen e Kombit.

Majkon nuk e perkrahu kurre partia e tij as per Udhen e Kombit dhe as per dashurine per Kosoven.
Majko tejkaloi Edi Ramen sepse ai shkoi ne Prishtine dhe nuk u fsheh dhomave te bibliotekes se Prishtines por shkoi dhe takoi kryeministrin e Kosoves z. Thaci. Rama ketu duhet te jete bere xheloz sepse Majko shkoi me publikisht se Rama ne Prishtine, me hapur se Rama, i cili nuk guxon as me kerkue nje salle te madhe ne Prishtine dhe nuk kerkon te gjeje aleatet e partise se tij ne Kosove.

Se sa ia kane bere qejfin njeri-tjetrit per trimerine e munguar ne kohen e duhur, nuk e di, por Majko i kerkoi Thacit shtetesine e Kosoves. Lajm shume i mire.

Majko duket ka ndikuar qe Edi Rama te filloje ta perdore fjalen Kosove ne ligjerimet e tij, por duket sa per sy e faqe. E megjithate, ka filluar ta perdore pasi nuk e ka patur ne fjalor fare.

Ne prezantimin e programit te Partise Socialiste, program prej 89 faqesh, per Kosoven kishte 54 germa. Dhe shkruhet :"Ndertimi i nje partneriteti shumeplanesh me shtetin e ri te Kosoves". Gazetari Lutfi Dervishi shume i vemendshem e konstatoi dhe ia tha zotit Majko ne transmetim te drejteperdrejte. Z. Majko i ra per thonjsh nga goja.

Sot qe Majko don shtetesine e Kosoves dhe perpiqet te sfumoje fyerjen (me e buta fjale qe them...) qe i beri kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Kosoves ne Shkoder ne pranine e Tadicit qe thote Kosova eshte Serbi, do te ishte mire qe Majko te thoshte ashtu troc dhe majkshe sic flet nganjehere, si ndjehet z. Majko per kete. A eshte krenar?

 A eshte patriot apo kozmopolit z. Majko sepse deri sot e kemi njohur per patriot.
Pastaj, meqe nuk po shihet si mekat marreveshja e Shkodres nen bekimin e Tadicit, sic nuk u pa mekat krijimi i Partise Komuniste te Shqiperise nga paraardhesit e Tadicit, pse nuk u thirren ne ate spektakel jugosllav antishqiptar te majtet e Kosoves?

A ka te majte Kosova z. Majko? Nese po, pse nuk u thirren ne komendine kozmopolite te Shkodres? Apo u mjaftuat me te majtet e Serbise dhe ende Kosoven e konsideroni pjese te Serbise?

Z. Thaci dhe patia e tij qe ishin te majte dhe ne konventen e fundit dolen te djathte, a e ka aleat PS? Pse nuk u thirr Thaci ne Shkoder? Ose cilido nga Kosova?

Nejse, gjithesesi Majko duhet nderuar se e don Kosoven. Por nuk eshte dot perfaqesues i Partise Socialiste te Shqiperise ne Kosove zoti Majko, nuk eshte dot perfaqesues i politikes zyrtare te PSSH per Kosoven.

Po te kishte mendje tek Kosova PS, do ta konsultonte Kosoven, a ta nenshkruajme marreveshjen ne Shkoder nen kujdesin e Tadicit apo jo. Ose do te gjente patjeter te majtet e Kosoves dhe ti kishte aty per duartrokitje perkrah Tadicit.

Megjithe deshiren qe kam ta shoh vetem per mire viziten e Majkos ne Prishtine dhe e shoh per mire, me gjithe simpatine personale qe nuk e fsheh dot per Majkon per dashurine qe ka per Kosoven, eshte shume pak Majko qe Partia Socialiste e Shqiperise te "laje mut me shurre" ne Kosove.

"AH"... AUTORIALE


From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Friday, 3 May 2013, 13:16
Subject: Re: S. Guraziu - Ah... autoriale (një vjershë)

"AH"... AUTORIALE
S. Guraziu

Ah...
© copyright autori,
kujdes, disa të drejta
të rezervuara, në fakt...
të gjitha të drejtat
dhe të padrejtat dua
t'i rezervoj tani, 2013,
nuk është kjo masë
e tepruar, ashtu kot
për sigurinë autoriale,
sepse është një "ah"
e patentuar, si shpikje,
dosje "zip" e kompresuar
për shumë dhimbje,
mjaft padrejtësi - ndërsa
pata harruar t'i mbroj
të drejtat në të kaluarën,
obobo sa shumë sosh,
të harruara, sa shumë
"ah", sa shumë "oh"...
klithmash kot, pa autor!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...