Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/05/09
SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)
Qazim META
- Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.
NËSE VETËM NJË LIBËR SHQIP GJINDEJ NË FSHAT, ATËHERË DIGJEJ I TËRË FSHATI (XXI)
Qazim META
Sipas të dhënave që gjenden në Arkivin e Jugosllavisë, (Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (1918-1941), në Kosovë do të fillojë çvendosja e shqiptarëve në kampet e përqëndrimit në Nish dhe Leskovcë (1919-1921). Sipas këtyre materialeve vetëm gjatë vitit 1919 në Kosovë janë likuiduar:
Në Prefekturën e Pejës janë likuiduar 1563 shqiptarë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa janë djegur 714 shtëpi.
Në Prefekturën e Mitrovicës janë likuiduar 1330 persona të moshës së shtyrë, ndërsa janë djegur 42 shtëpi.
Në Prefekturën e Prizrenit janë vrarë 4600 shqiptarë, ndërsa janë djegur 2194 shtëpi.
Në Prefekturën e Vuçiternës janë vrarë 2179 shqiptarë, ndërsa janë rrënuar 1463 shtëpi.
Në Prefekturën e Preshevës janë vrarë 267 veta, ndërsa janë djegur 182 shtëpi.
Ky dokument thekson se asokohe janë likuiduar mbi 13 mijë shqiptarë të cilët ishin qytetarë të qetë. Jo vetëm gjatë vitit 1920 pushteti serboçetnik filloi ndjekjen e shfarosjen në masë të popullsisë shqiptare. Vetëm në Kampin e përqëndrimit në Nish Serbia dërgoi si peng anëtarët e 640 familjeve, ndërsa në Leskovcë u morrën peng anëtarët e familjeve të 241 shqiptarëve të evidentuar në listat e policisë si persona që duhet të likuidohen. Në këto kampe të përqëndrimit, sipas dokumenteve serbe, shihet se ishin përcaktuar për t’u eleminuar pjesëtarët e familjeve të kaçakëve që kishin dalë në male për shkak të dhunës e terrorit shtetëror. Atyre pushteti serb u kishet shpallur ultimatum se duhej të dorëzohen deri më 10 mars të vitit 1921. Sipas këtyre të dhënave del qartë se fashizmi së pari në Evropë është zbatuar në viset shqiptare nga ana e Serbisë.
Pushteti serb gati të GJITHA XHAMITË në Kosovë gjatë vitit 1919 i kishte kthyer në shtalla kuajsh në mënyrë që të provokohen shqiptarët dhe të shpërngulen për Turqi. Në të shumtën e rasteve varrezat shqiptare ishin rrënuar. Të gjithë imamët e xhamijave ishin “thirrur në bisedime” dhe më nuk ishin kthyer të gjallë në shtëpi. Nëse vetëm një libër shqip gjindej në fshat, atëherë digjej i tërë fshati. Sidomos gjatë dimrit të vitit 1919-1920, xhandarmëria serbe filloi një terror të organizuar kundër familjes shqiptare. Sipas dokumentit të Komitetit të Kosovës gjatë kësaj kohe xhandarët serbë plaçkitën e rrëmbyen stolitë e 23415 femrave shqiptare. Shumicës së tyre ia shkyen veshët duke bërë keqtrajtime të tjera të pashembullt e të paderguara më parë. Sipas dokumenteve serbe të kësaj kohe, 23011 shqiptarë, shumica e moshuar, gjindeshin në burgje, ngaqë këta, për shkak të moshës nuk kishin patur mundësi të arratisen nëpër male. Shqiptari terrorizohej në rrugë, në arë, në çdo pore të jetës, ky terror kishte qëllim që të detyronte shqiptarët të shpërnguleshin vetë për në Turqi dhe Kosova të kolonizohej dhe serbizohej. Si rezultat i kësaj politike në Turqi fillon shpërngulja masive:esë
ADRIAN REXHEP KRASNIQI (12.10.1972 - 16.10.1997)
Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Adrian Krasniqi. Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e c ila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri. Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniki, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave pë rsolidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi. Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi. Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.
Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.
NË XHEPIN E MAJTË TË UNIFORMËS SË TIJ TË ZEZË QË ISHTE NGJYROSUR ME GJAKUN E TIJ TË KUQ, MBANTE FOTOGRAFITË E GOCAVE TË TIJ TË DASHURA
Nata mbuloi horizontin dhe shënoi fundin edhe të një dite të gjatë të kësaj pranvere të përgjakshme. Terrin e zi të kësaj nate të zezë qante zëri i ëmbël i luftëtarëve të lirisë, tek qendronin të shtrirë në dhomën e një shtëpie gjysëm të djegur diku në Lugun e Baranit. Zjarri ngrohu dhomën, bashk me të edhe trupat tonë të lagur, qetësinë e kësaj nate e prishte zëri i ëmbël i bilbilave dhe pishtarëve të lirisë me këngën: "Djell e hënë shnderite Atdheun". Dhoma mori dritë dhe shëndriste fytyrat e lodhura por krenare e të pathyera të luftëtarëve të lirisë, me ëmblemën e UÇK-së në ballë "Djell e hënë shndrit Atdheun/Nënë Kosovën ku kam lënë," ishte kjo kënga më e dashur i zonës së Dugagjinit, Shkelzen Haradinaj, dhe e shoqëronin eprorët Fatmir e Luan Nimani. Zëri i kristalit i këtyre pishtarëve dhe trimave të paepur të krijonte përshtypjen sikur ndodhesh para legjendave të gjalla që vetëm mund t'i shohesh e s'mund t'i prekësh. Në agun e parë të mëngjesit duhet të ishim në vijat e luftës. Tanimë të mësuar që lindjen e diellit ta presin të zgjuar tërë ushtarët e UÇK-së edhe pse të lodhur nga marshimi i gjatë një javor i prillit dhe rrethimi i hekurt nga të katër anët. Zëri i fort i njeriut më të dashur, me luftëtarët, dhe me të zellshmit në mesin e ushtarëve të UCÇK-së, Shkelzenit, sikur qante retë dhe thirrte diellin të shndëritë tokën e Kosovës, atë mëngjes komandanti i dhuruar ndante detyrat që duhej zbatuar me përpikmeri. Për vezhgim të terrenit mbi kodrat e Zhabelit ngarkohet Policia Ushtarake. Në një moment ata bien në priten e forcave serbe dhe pas një qendrese heroike një plumb goditi për vdekje tani heroin Hasim Halilaj nga fshati Gllogjan. Më të marrur vesh për ngjarjen pothuaj se e gjithë Brigada 131 "Jusuf Gervalla" e dëshmuar shumë herë për qendresë dhe heroizem, (Brigade që shumë herë me pushkën e saj bëri toka të skuqej me gjakun e kriminelëve të Serbisë, duke djegur e shkatërruar shumë mjete dhe teknikë luftarake në vijat e frontit në Dukagjin). Në gjendje të gatishmërisë tek vendi i ngjarjes, si rrufeja kokëlartë e vigan ecte Zeni, dhe kohë pas kohe grupe grupe i poziciononte në vendet e duhura ushtarët. Pas tij ecte si gjithmonë djaloshi shtathedhur, veshur me uniformë të zezë gjithherë ne gjendje për të shtënë dhe dal zot vendit të vet, Fatmir Nimanaj. Bukurinë ja shtonte shqiponja në ballë dhe pajisjet e tjera që më shije i rëndiste ne shtatin e tij si Flamur. Si çdo herë edhe këtë ditë i përcillte Luani me flokët kaçurrela dhe sy të kaltër. I hareshëm dhe i gatshëm për veprim në çdo kohë. Nuk e pengonte asnjë kohë plagët që i kishte në trup nga betejat e njëpasnjëshme. Pasion e kishte këngën dhe ajo e shoqëronte kudo. Hap pas hapi në pyllin ku mendonin se ishte trupi i Hasimit. Disa u ndamë në të djathtë e disa në të majtë. Shkëlzeni me shokë ecte drejt rrugës. Pas një kohe dëgjova zërin e Fatmirit tek thërriste. "O prite prite. O Qitjau rrethin". Ndërsa pas pak kohë ndëgjohen breshëri armësh automatike të pandërprera nga shumë tyta të armëve. Ne për një kohë luftuam ne krahun e djathtë të shokëve. Por pushkët e tyre u rralluan. U kthyem te shohim se ku janë. Forcat serbe thirren përforcim. Ishim në një afërsi të madhe me ta. Pas pak takohemi me shokë. Në fytyrat e tyre shohim një dhembje të madhe, sytë i kishin të renduar dhe kokat e ulura. Njëri nga ta mori guxim dhe njoftoi për ngjarjen më të rëndë deri tash që përjetova. Më thanë se Shkelzeni dhe Fatmiri janë vrarë ndërsa Luani është rëndë i plagosur.
Për një çast m'u duk sikur e gjithë Dushkaja u përmbys dhe tërë pesha e saj më zuri. Hoqa kapelen e lagur nga djersët dhe mora fuqinë t'i ngushllojë shokët duke ju dhënë kurajo e forca se lufta duhet vazhduar. Ecëm drejt rrugës dhe u takuam me luftëtarët që vazhdonin betejën. Mali digjej nga predhat e minahedhësve dhe topave 40 milimetra të dorës që përdor këmbësoria jonë. Me qendresën më të fortë vëllau i Shkelzenit i cili me heroizem të pashoq na bëri të fortë e të pathyeshëm. Ecja e tij e patrembur në përcjellje të shokëve, krismat dhe jehona e pushkëve të Shkelzenit dhe të Fatmirit të rënë kokë me kokë me të cilët para kriminel gjakatar gjë që dëshmorin edhe gjurmët, (gjaku dhe gjësendet e plitëve që kishin lënë). Në çdo skute shihej gjaku, vijat e tërheqjes së të vrarëve uniformat dhe kapelave të gjakatarëve, fashot e mbushura me gjak dhe gjëra tjera dëshmuese. Me ndihmën e një traktori shokët morën trupat e dëshmorëve. Ngjitemi rrugës dhe në një vend shoh dy pellgje gjaku të njomë që edhe këta si shumë shokë të tjerë UJITËN rrënjet e luleve në këtë pranverë. Siç tregojnë shokët këta trima u ndeshën me armiqë ballë për ballë në një pozicion të palakmueshëm pasi që armiqtë ishin mirë të pozicionuar dhe kishin organizuar pritë të mirë, duke i lënë të hynë luftëtarët tanë thellë në pozicionet e tyre. Qëndresa e djemve tanë që me veprën e tyre thyen mitet duke kthyer veten në legjendë, dhe me veprën e tyre na dhanë mësim se si duhet rënë për të mos vdekur kurrë. Plumbat përnjëherë kishin goditur të dy trimat për vdekje duke e plagosur rëndë Luanin, që të tre nga fshati Gllogjan i Deçanit. Armët u shndërisnin në rrezet e diellit. Edhe të vdekur u kishin hije. Edhe të rënë dukej sikur këndonin, se u kishte hije edhe lufta, edhe kënga. Edhe të vdekur ishin të hishëm. Ata ishin nga radhët elite të UÇK-së në Dukagjin. Po afrohej mbrëmja. Në Dushkajë u hapen dy varre të reja. Gllogjanit ju ndanë edhe tre trima nga lufta. Dukagjinit ju munguan edhe 3 shokë rrugës drejt lirisë. Kosova humbi edhe tre kreh pushke. Trupin e tyre të njomë e mbuloi dheu i Kosovës që aq shumë e deshën, që aqë shumë e mbrojten që aqë shumë e kënduan. Dielli u fsheh pas bjeshkëve e një shi i imet lagu dheun e ri që i mbuloi trupat e trimave, e dikush nga ushtarët tha: "e shihni Shkelzenin çdo herë i këndoi këtij dielli e sot ai qan për të". Ngadal zbresim maleve e në kokë më sillet kënga "Diell e hënë shndërit Atdheun". Luani mbahej i fortë edhe pse me plagë të rënda në trup, e nisim atë drejtë një vendi ku do të te trajtohet më mirë. Plagët në trup, dhe rruga e vështirë e ndau nga shokët edhe këtë djalosh 20 vjeçar. Jeta as lufta nuk i ndau asnjëherë nga njëri tjetri. Edhe vdekjen për Atdhe e bënë së bashku, Luani u mbeti besnik deri në vdekje idealeve të lirisë, dhe të afërmve të tij, djemve të axhës, Fatmir dhe Naim Nimanajt. Nata ishte e gjatë për të kaluar deri në agim, Mungonte trupi i Hasimit nxjerrjen e sakrifikuan shokët e idealit dhe të luftës. Trupi i djaloshit të ri u gjet në kodër të Zhabelit. Prapa la dy vajza të vogla që aqë shumë i deshi (në xhepin e majtë të uniformës së tij të zezë që ishte ngjyrosur me gjakun e tij të kuq mbante fotografitë e gocave të tij të dashura), larg syve të shtëpisë duke vdekur pa i parë. Varreve të shokëve ju shtua edhe një varr i ri. Me nderime të mëdha u ndamë nga shokët tanë të dashur me betimin se rrugën e tyre do ta vazhdojmë deri në fitore. Vdekja e tyre është shembull për ne se si duhet dhe si vdiset për atdhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës o trimat e Lirisë!
Ibrahim Selmanaj, 20.05.1999, Dukagjin, Jabllanicë

Lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila e flijoi veten për lirinë e Kosovës...
Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit
AZË ZEKË BRAHIMAJ ( 01.01.1921 – 03.08.1998)
Luftërat e shqiptarëve për liri, sidomos në këta dy shekujt e fundit, qoftë nën sundimin shekullor osman, qoftë nën regjimin serbosllav, përkrah trimave dhe luftëtarëve për liri, nuk i munguan as trimëreshat dhe luftëtaret, që populli ynë nxori nga gjiri i vet, duke lënë famën pas vetes dhe njëherësh duke tmerruar edhe armikun me guximin dhe heroizmin e tyre.
Të kujtojnë Norën e Kelmendit, Tringë Smajlin e Kajë Selmanin, Bikë Alijen e Shotë Galicën, Xheve Lladrovcin, e shumë heroina të tjera që mahnitën kombin e për të cilat edhe u shkruan vjersha e tregime, poema e novela, drama e romane, e sidomos u përjetësuan në këngë dhe folklor të rapsodëve më të njohur shqiptarë.
Edhe lufta e fundit me serbin nxori në shesh një heroinë, një trimëreshë, e cila pos që flijoi veten për lirinë e Kosovës, la pas vetes djem dhe nipa, që në luftë me serbin për lirinë e Kosovës, ia rritën namin kudo ndër shqiptarë. E kjo është Azë Brahimaj, e lindur më 1921 në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës, përkatësisht e martuar në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, komuna e Gjakovës, me Shaban Arif Brahimajn. Nëne Azë, apo Lokemadhja e Dushkajës, siç e quajnë zakonisht, kishte gjashtë fëmijë: katër djem dhe dy vajza. Dy djemtë e mëdhenj, Arifi e Selmani, tash e dy dekada punojnë në Zvicër, ku edhe dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, sidomos në mërgim, duke mbajtur lidhjet gjithnjë me njerëzit e tyre në Kosovë. Ndërsa, dy djemtë e vegjël, Nazmiu dhe Lahiu, ishin direkt në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pjesëmarrës në shumë aksione guerile në Dushkajë dhe Rrafsh të Dukagjinit si dhe luftëtarë të vijës së parë të frontit në dhjetëra beteja të zhvilluara nga Dukagjini deri në Drenicë.
Nazmiu ishte zëvendëskomandant në ZOD, ndërsa Lahiu anëtar i SHP të UÇK-së. Duhet përmendur këtu edhe një të dhënë tjetër, se vajza e madhe e Azë dhe Shaban Brahimajt, Ruka, e martuar për Hilmi Haradinajn në Gllogjan, është nëna e heronjve të parë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan deri në frymën e fundit pikërisht që Kosovën ta shohin të çliruar nga regjimi shekullor serb, e këta janë Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, përkatësisht është nëna e dy trimave legjendarë që Lufta e Kosovës nxori nga gjiri i vet, trimave që luftuan derisa Kosova u çlirua nga barbarët shekullorë, e këta janë gjeneralët Ramush dhe Daut Haradinaj. Pra, Lokemadhja e Dushkajës është gjyshja e këtyre katër petritave që lindi dhe rriti Kosova përkatësisht Rrafshi i Dukagjinit.
Po cili është roli i Azë Brahimajt në UÇK-së, forcën që ngriti peshë dhe alarmoi opinionin botëror për gjenocidin që u ushtrua në Kosovë nga regjimi më i egër i Evropës në këta shekuj që lamë pas? Në radhët e UÇK-së u radhit qysh në vitin 1996. Që në fillim të celulave të para të UÇK-së në Dukagjin, nënës Azë iu desh të presë dhe strehojë bijtë më të shquar të Kosovës, qofshin ata që dhanë jetën për lirinë e saj, qofshin ata që luftës ia dolën në krye të gjallë. Nëpër duart e saj, nëpër sofrën e saj, kaluan dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti e Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Ilaz Kodra e Ilir Konushevci, Xhevë Hajda e shumë të tjerë; apo luftëtarët që përfunduan luftën, si: Rexhep e Sylejman Selimi, Ramush e Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Sahit dhe Musë Jashari e shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët nëna Azë i përcolli në rrugë për në Shqipëri dhe anasjelltas. Por, roli i saj më i rëndësishëm në veprimtarinë e saj patriotike ishte se, shpesh kishte shkuar në vende të tjera jashtë Jabllanicës për të kontaktuar me grupet, për të mbajtur lidhjet ndërmjet tyre, si p.sh. grupi i Jabllanicës dhe ai i Gllogjanit. Kur nuk kishte mundësi të lëvizjes së luftëtarëve, nëna Azë ishte ajo që i mbante lidhjet ndërmjet tyre. Ose, kur kryheshin sulme ndaj forcave serbe, ajo më vonë kalonte atypari për të konstatuar dëmet e bëra. Ishte personi i vetëm që furnizonte luftëtarët e lartpërmendur, kur qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj, me gjërat e nevojshme ng qyteti, si me ushqim, veshmbathje, pjesë për vetura etj. Më 2 gusht 1998, në ofensivën e egër që forcat serbe ndërmorën në Jabllanicë, ajo nuk pranoi të largohet nga shtëpia, por vazhdoi të përgatit ushqim për bijtë e saj. Ndërsa, më 3 gusht, u vra nga forcat serbe në oborr të shtëpisë, bashkë me nënën e saj 100 vjeçare, duke zbrazur dy bombat që muaj me radhë i ruajti për këtë moment, duke rënë në fushë të nderit, ashtu si luftëtarët e lirisë.

N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë
Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nënë !
Një burrë trim me pas kanë,
Zot kësaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skënderbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë ?
Si në Krujë kur patë ardhë !
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari !
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi !
Si nën kthetrat e korbit të zi !
Kjo Drenica po fol vetë ;
Ende trimat nuk më kanë vdekë !
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë !
Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris ?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis ?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë !
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë !
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet !
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti !
Si re e zeza' kur prishet moti !
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë !
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë !
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen !
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue ;
Veç Prekazi është rrethue !
Ademi djemve u paska thanë ;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë !
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi !
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue !
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue !
Shum keç shkiet e kan' rrethue !
Si me lisa me e gardhue !
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue !
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin !
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë !
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue !
Pushkë e kangë s'po i ndalin !
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than ;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za ;
Ku të kam Hamëz more vlla ?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka !
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet :
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue !
Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë !
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon ?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë !
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë !
E kcejn murin janë hi n'oborr !
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet ;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le !
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi !
K'shtu Ademi besën e kish ba ;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra !
Kurrë Kosovën vet' nuk e la !
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue !
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë ;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë !
Nja dy t'gjallë i kanë zanë !
Ademit shka na i paskan thanë ;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban ?
Edhe Ademi po m’ i ngon ;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue !
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon ?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron !
Njërit shka çka i paska thonë ?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë !
Në Prekaz pushka po kersetë !
Jashart me Serbi tuj luftue !
Se kan nder mend me u dorzue !
Me u dorzu kurrë të gjallë !
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic !
Shum' ushtar e milic të vrarë !
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë !
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë !
Drejt Jasharve ushtria shkojnë !
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë !
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë !
Ademi n' mitraloz tuj korrë !
Ushtria e Serbisë u farue !
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë !
Krejt Serbia k'tu me u kanë !
Gjeneralat po urdhnojnë ;
Granatimet po i shpeshtojnë !
Shumë predha kullën qëllojnë !
Barot e hekur po lëshojnë !
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue !
Rob e fmi granata i vret !
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt !
Jet Ademi veç me djal t' vetë !
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet !
Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue !
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue !
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë !
Djalë i vetëm po më lufton !
I gjallë kullën s'po e dorzon !
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi !
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit !
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë !
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë,
Për liri dhe vendë të vetë.
SHKËLZEN HARADINAJ
Plotë shtatë ditë e plot shtatë netë,
N' Lugë të Baranit pushka po kërsetë !
Trimë Shkëlzeni nuk po luftojka vetë ?
I kish të shumët besa shokët e vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Pas betejave ushtarët pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës po ia thërretë.
Tridhjetë ditë e plot tridhjetë netë,
Shkëlzeni pushkën nuk po e lenë vetë !
Nga shtati rrobë e kpucë s' po i hekë,
Por pa e sjellë lirinë e vërtetë.
Nga Dushkaja një zë po na i thërretë
Me iu shku në ndihmë shokëve t'vetë
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretë !
Kush ësht' trimë, trupin me ia terhjekë ?
Shkëlzeni e Fatmiri me shok't e vetë,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretë !
Fortë po nxihen besa të zezat retë !
Deshmorë në Dushkajë bien tre vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë !
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë :
Lirinë Kosovës kur ia thërretë.
AZË ZEKË BRAHIMAJ
Nënë t' madhe dikur që pat' Dukagjini,
Kurrë k'si zonje s'kishte parë as Drini !
Trimat e trimreshat që i kishte n' votër,
Her' e thërrisnin nënë e herë motër.
Nënë e madhja shpeshë dilte tek bliri
I priste djemtë kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisë
E vet ishte nënë e gjith' Shqiptarisë
Nënë, përmbi qiej e ke atë zemër
Azë Brahimaj të thirren me emër !
Emri ytë është vetë shejtësia
Se ty o nënë ishe vetë liria.
Nënë madhja e Jabllanicës pret Norën,
Përcjellë vet' Xhevë Lladrovcin, dëshmorën.
Bukë e krip kishte për trimat në sofër,
Nëna përcjellte e priste aty n' votër.
Nëna, Kosovës i përkundi lirin n'djep,
Lokëmadhja e Dushkajës armikun pret !
Me dy bomba n' dorë në oborrin e vet !
Me nënën e saj që kishte njëqindë vjet !
LUAN HARADINAJ
Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra për liri kurrë s'më ndalet.
Dalë e ju pres, ju pres në kufi
Zemra ime vlla, këtu të pret ti.
Atje n' male po të pret Luani,
Kalun vite s'të ka pa Gllogjani.
Dikur ike vëlla, shkove vetë,
Tani po kthehesh me njëqind vetë !
Kush po ju hedhë përtej kufirit ?
E vet bie nën hijen e blirit !
Aty ku kam rënë mos me lerë,
N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë.
Në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,
Ku Kosovë-Shqipri ishte ndarë !
Ramushi mbi supe po bart vëllan,
Gjallë e vdekur si një me u kan !
Deshmorë në kufi, ku kam rënë
Amanetin vëlla mos me lënë
Si një dhemballë shkulë at' kufi
T'mos ndaj kurrë Kosovë-Shqipëri.
Raif Gashi : Fjalët mbesin gjallë
Raif Gashi u lind në fshatin Meshinë, Malësija e Gallapit të Dardanës, më 20 mars 1961.
Shkollën fillore e kreu në Meshinë dhe Tuxhec, ndërsa të mesmen në Dardanë.
Studioi në Univerzitetin e Prishtinës, por studimet iu ndërprenë në vitin 1981, ngase u burgos dhe u dënua për veprimtari në lëvizjen studentore.
Ka botuar librat:
“Çiltërsia prej qelqit “ 2005,
“Mollë e egër” 2008,
“Ecje nëpër etje” 2010,
“Stinët e përziera” 2010,
“Hija e trishtë” 2011,
“As ëndërr as jetë” 2012.
Jeton dhe punon në MPB Prishtinë.
Njeriu në jetë ka kuptimin e vet vetëm kur prapa len emrin e vet dhe arsyen e kohës së kaluar, atëherë kur të sotmes dhe të ardhmes i ndihmon me sadopak ndritësi.
Pra jeta e detyroi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Raif Gashin nga Prishtina të respektoj e të dëgjoj me ëndje të parët tanë, dhe të marr diçka nga jeta e tyre, aq sa i njohi dhe i kuptoi traditat,etnologjinë,kulturën e popullit tonë.
Për Raifin anegdotat e ndryshme ishin një thesar i pashterur diturie e urtësie të kohës së tyre, që lanë vlera edhe për gjeneratat e sotme dhe të ardhme.
Anekdotat e dëgjuara, ngjarjet e përjetuara, pleqësitë e kohës e motit ( gjithmonë me zgjidhje të drejtë ), fjalë me rrethe e fille të fshehura të vendit të tijë , i cili u përpoq t’i tubojë, shkruaj me kujdes, e t’ ua jap formën letrare, gjithnjë pa i dëmtuar në burim dhe origjinalitet të tyre.
Shkrimtari Raif Gashi është përpjekur të shkruaj ashtu si ishin ngjarjet, dhe si i dëgjojë vetë duke e shkruar edhe emrin e personit që e ka treguar dhe vendin.
Me këtë përmbledhje modeste të këtyre shkrimeve ai lexuesve shqiptar ju tregojë se Gallapi pati origjinalitetin e vet, pati oda burrash me burra të pushkës, punës, urtësisë dhe pleqësisë.
Edhe më herët dhe nga shumëkush është vjelur kjo trevë por gjithmonë duke mos iu treguar burimi i drejtë.
“Fjalët mbesin gjallë”, kjo përmbledhje e tregimeve, ngjarjeve të ndodhura e të shkruara dhe anekdotave ka vetëm një qëllim të autorit: që të tregoj se ata që i treguan dhe i bën janë në mesin tonë me fjalët dhe veprat e tyre.
Pra le të jetë ky libër si një dhuratë për: Hamdi Rafunën, Hamdi Vakun, Zit Poliqkën,Mehmet Tyxhecin-Çallokun, Rexhep Sfircën, Latif Sfircën, Hysen Gashin, Avdil Klaiqin- daja Avd, Idriz Shahiqin, Rifat Gjyrishecin e shumë të tjerë, nga të cilët sot kemi dhe ruajmë vetëm kujtimet e tyre të mira.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...