Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/18

“Maqedonia e Madhe” përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë

Në faqen zyrtare në Facebook, të Tv Sitel në Maqedoni, dje u lansua një foto ku kërkohet përkrahje e gjithë maqedonasve për hartën e "Maqedonisë së Madhe" në të cilën përveç pjesëve të Egjeut që i takon Greqisë dhe Pirinit që është pjesë e shteti bullgar, kësaj radhe kjo hartë e "fryrë" ka përfshirë edhe territore të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë.

Priten reagimet e shteteve shqiptare, në veçanti Kosovës dhe Shqipërisë për lansimin e "projekteve" të tilla nga media proqeveritare maqedonase, transmeton Zhurnal.

Vlen të përkujtohet se në Maqedoni janë ngritur raste gjyqësore për disa të rinj shqiptarë vetëm pse kishin vizatuar harta të Shqipërisë Etnike.

Mbetet të presim reagimet institucioneve zyrtare të shteteve në fjalë, kurse redaksia e albtime, për këtë do të njoftojë ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup. Veç kësaj, ky publikim i tillë pritet të ndikojë negativisht në problemin me emrin me Greqinë, që vazhdimisht akuzon Maqedoninë për pretendime territoriale, kurse Tv Sitel pa marrë parasysh përkrahjen e parezervë të politikës së Gruevskit, llogaritet edhe si dorë serbe në vend, që pas mbylljes së Tv A1 llogaritet televizioni më i shikuar në vend.

“Talk show është fytyra e moderatorit”



“Ylli i vërtetë në një program talk show nuk është i ftuari, por vetë moderatori”. Kështu shprehet gazetari Elvin Luku, pjesëmarrës në konferencë “Java e Shkencës 2013”, që është mbajtur ditët e fundit në Prishtinë. Z.Luku, kandidat për doktorant në Shkollën Doktorale në Universitetin e Tiranës, referoi një temë mbi talk show-n, ku prek nga afër disa prej emisioneve më në zë aktualisht në tregun mendiatik shqiptar. Ai thotë se në programet talk show në Shqipëri mungon pjesa e spektaklit, ndërsa moderatorët janë të fokusuar vetëm në intervistën klasike me të ftuarin. Sa i takon publikut, gazetari shpjegon se në Shqipëri ai shihet si dekor, ndërsa në talk show-t e huaj audienca në studio është një nga komponentët kryesor të spektaklit të falës. Studiuesi i ri u ndal edhe në raportin mes televizionit dhe kulturës dhe rolit të medias vizive në edukimin e shoqërisë.

image

Intervistë me gazetarin Elvin Luku


Në një vëzhgim të shpejtë që i kemi bërë temave pjesëmarrëse në konferencen “Java e Shkencës 2013”, që është mbajtur në Prishtinë, vumë re se punimi juaj fokusohej mbi gjininë talk show në televizion. Pse kjo zgjedhje? Cili është sipas jush raporti mes televizionit dhe kulturës?
Zgjedhja ka të bëjë, pikësëpari, me studimet e mia të thelluara në fushën e mediave të komunikimit masiv. Siç jeni në dijeni, unë ndjek studimet në Shkollën Doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, me një temë të pa qëmtuar më parë nga studiuesit: Talk show në Shqipëri.
Raporti mes kulturës dhe televizionit? Unë do të thoja se televizioni është media që nëse arrin ta përdorësh siç duhet, mund të ketë impaktin më efikas në përhapjen e kulturës, me një shpejtësi të jashtëzakonshme. E them këtë me siguri dhe bindje të plotë, për disa arësye kryesore: 
Së pari, televizioni është një media, që falë një antene të mirë parabolike, të mundëson shtrirjen e sinjalit nga Jugu në Veri dhe Lindje-Perëndim. Kjo do të thotë se mesazhi i dhënë nga qëndra shkon në kohë reale në miliona shtëpi njëherësh.
Së dyti, në konceptin e McLuhan, të cilin unë e mbështes plotësisht, televizioni është një “media e ftohtë" që do të thotë se ai është gjithëpërfshirës. Mesazhi televiziv i drejtohet të gjitha shtresave duke filluar që nga intelektualët e deri te ata individë që kanë një formim më të ulët kulturor. Kjo do të thotë se ndryshe nga libri, i cili kërkon më shumë impenjim, televizionin arrijnë ta shohin të gjithë. Kjo media ka vetinë që nuk përjashton askënd, përkundrazi, i përfshin të gjithë në gjirin e saj. 
E treta është se statistikisht në nivel kombëtar, televizioni është ende media me audiencen më të lartë.
Megjithatë, duhet patur kujdes me “gjigandin e ndrojtur”, siç e quan McLuhan televizionin sepse një keqmenaxhim i tij, në vend që të përhapë kulturën mund të krijojë probleme të mëdha.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Me këtë nënkuptoj se televizionet kombetare psh., të cilat menaxhojnë spektrin e frekuencave që është pasuri kombëtare, duhet të arrijnë balancën mes televizionit si biznes dhe televizionit si media që përfaqëson interesin publik. Si arrihet kjo? Fillimisht ato duhet të jenë, ashtu sikurse përcakton ligji: Shoqëri anonime.

Pse, nuk janë të tilla?

Me letra ato figurojnë, por në realitetin mediatik shqiptar unë dyshoj se janë të tilla. Televizionet janë të përqëndruar në pak duar. Këtu, gjykoj unë, burojnë problemet në median vizive Shqiptare. Duke qënë të tilla, pronarët i përdorin televizionet ose si mburojë e bizneseve të tjera që zotërojnë, ose për të bërë presione mbi qeverinë për interesa të ngushta financiare. Dhe e gjithë kjo “luftë” shitet në emër të interesit publik.
Pra, hapësira publike e përpunuar në konceptin e profesorit të Shkollës së Franfurtit Jurgen Habermas, ndryshon me evoluhimin e infrastrukturës teknologjike, por, për fat të keq, ajo është e kontrolluar nga ato individë që drejtojnë mediat. Ky është një shqetësim dhe për demokracitë perëndimore, por, më së shumti, në vendet me demokraci hibride si Shqipëria.  

Thatë pak më parë se nëse televizioni përdoret si duhet mund të ketë impakt efikas në përhapjen e kulturës. A ka ndonjë formulë për këtë?

Unë nuk para kam qef të flas për formula, megjithëse ju mund të keni të drejtë. Por para se të vimë këtu, unë do të thoja, se çdo media ka gjuhën e vet. Alfabeti i televizionit sigurisht që është imazhi dhe pastaj fjala.
      Kur flas për televizionin si një media e kulturës apo edukimit, nuk nënkuptoj termin klasik të saj. Të jemi të qartë, televizioni nuk mund të kryejë as rolin e shkollës, as të librit, as të mësuesit etj., sepse në momentin që merr përsipër role të tilla mbingarkohet me informacion dhe humbet audience. Dhe nuk ka më shikueshmëri, sepse media vizive nuk po fet me alfabetin e vet, por me atë të mediave të tjera. Fundja, kujt i duhet një televizion që nuk ka shikueshmëri?
      Askujt!
      Prandaj vimë në pikën ku televizioni vërtet nuk mund të kryejë rolin e shkollës, të librit etj., por mund të vijë në ndihmën e të tyre, duke përdorur gjuhën e vet. Si? Po vjen permes kronikave cilësinë e niveit të shkollimit, universietet publike e private, të shërbimeve shëndetësore, të cmimeve të këtyre shërbimeve, të  librit, të mjedisit, pra të atyre problemeve që qytetari i prek çdo ditë.
      Me kolegët e mi gazetar unë vazhdimisht diskutoj se si e ka braktisur media klasike qytetarin për politikën dhe interesat financiare, pra për propagandë. Siç e dini dhe ju, në konceptin e mendimtarit të madh bashkëkohor Çomski, “propagandë” do të thotë “mbrojtja e pushtetit ekonomik të korporatës ndaj demokracisë”.
      Jam i mendimit se në Shqipëri, ashtu siç ndodhi dhe në botë, sistemi i mediave gjeneraliste ka rënë. Vetëm një pjesë e vogël e televizioneve të tilla si BBC, CNN, Al Xhazira, FOX etj., me baza të forta ekonomike dhe strukturore kanë arritur të mbijetjnë disi. I bashkohem mendimit të Prof.Artan Fugës se mediat në Shqipëri duhet t’i mëshojnë më shumë lajmit lokal, pra kthimin e medias në rolin e saj të zakonshëm, që është interesi publik.

Tema juaj: “Përqasje teorike mbi talk show-n: Rasti Shqiptar”, u prit me interes në “Javën e Shkencës” të mbajtur në Kosovë. A mund të thoni shkurtimisht dhe për publikun tone se çfarë të reje sollët në këtë punim?

Së pari, më vjen mirë që ju përdorët termin “publiku jonë”, që do të thotë se ju jeni të ndërgjegjshëm se tashmë nuk ka më një publik masiv që ju dëgjon, lexon e shikon, por një audience të fragmentarizuar.
Për të kaluar te pyetja juaj, dua të sqaroj se në punimin “Përqasje teorike mbi talk show-n: Rasti Shqiptar” nuk do të gjeni një përkufizm rreth tak show-t, sepse nuk ka një të tillë. Studimi evidenton katër gjinitë klasike të “spektaklit të fjalës” dhe karakteristikat që bashkojnë këto lloj formatesh.
Talk show është një program që trajton tema të lira dhe mënyra sesi ia përciell ato publikut varet pikësëpari nga moderatori. Natyrshëm, kemi ardhur te karakteristika e kryesore e talk show-t, program ky që përfaqësohet me një imazh të vetëm, që është fytyra e drejtuesit të emisionit.
Besoj se i keni parë emisione të tilla në SHBA, si: Late show with David Letterman, Tonight show with Jay Leno, Larry King Live!, Real Time with Bill Maher, The Daly show with John Stewart. Që në titull vihet re emri i drejtuesit të emisionit. Pse? Sepse talk show është një punë grupi e producetëve, regjizorit, kameramanëve, teknikëve, të ftuarve, publikut, bandës muzikore, etj., që punojnë dhe vihen në funksion të figurës së moderatorit, i cili duhet të dalë në formën më të mirë të mundshme.
Nëse në Shqipëri thuhet se emisionin e bën i ftuari, në SHBA, aty ku ka lindur ky lloj formati prej 60-vjetësh tashmë thuhet, se “ylli i vërtetë nuk është i ftuari por vetë moderatori”.
Element tjetër i rëndësishëm është biseda në studio, pra mënyra se si serviret ky produkt në shtëpitë e shikuesve. Programet talk show janë produkte që karakterizohen nga ajo që quhet “ndërgjegje e dyfishtë”, një bisedë shumë intime që konsumohet në studio, por njëherësh masive sepse u drejtohet një audience të gjerë. Këtu hyn sërish në lojë mjeshtëria e moderatorit, i cili “ecën lehtësisht, hap pas hapi, në ‘shpirtin’ e të ftuarit duke eksploruar intimitetin e tij”…
Shpesh herë emisionet talk show të krijojnë përshtypjen se janë programe që ndodhin aty për aty, dhe se moderatorët krijojnë shumë hapësirë për ngjarjet e rastësishme.

Në fakt, a janë të tillë?

Sigurisht që jo. Një “mall” kaq me vlerë sa është një program talk show, i cili gjeneron të ardhura të jashtëzakonshme nuk mund të lihet në mëshirë të fatit. E thotë mjaft bukur Arian Çani, se televizioni është një hipokrizi e madhe sepse shet si spontane diçka që është e përgatitur në detaje. Madje, unë do të shtoja se sa më e rastësishme të duket biseda në studio, aq më shumë kohë e punë i ëshë dashur moderatorit e regjizorit për ta shitur si të tillë.
Në vitin 1986, në një nga puntatat në talk show-n amerikan Late Show with David Letterman,ishte i ftuar komediani Richard Pryor. Nga studimet e këtij episodi të suksesshëm rezultoi se Letterman kishte përgatitur me kujdes rreth 80% të diskutimit që u zhvillua në studio, përfshi këtu edhe batutat. Këtë metodë pune Letterman e kishte huazuar nga i ashtëquajturi “mbreti” i talk show-t, Johnny Carson, i cili gjatë karrierës së tij 30-vjeçare në programin The Tonight show, nuk e kishte vënë asnjëherë në diskutim nivelin e shikueshmërisë në rradhët e emisioneve të gjinisë së tij.
Parapërgatitja në emisionet talk show është themelore për jetëgjatësnë në treg.  Përndryshe, publiku të zhduk sa hap e mbyll sytë, me një të shtypur të butonit.

A ka talk show të mirëfilltë në Shqipëri?

Sigurisht, që po. Nëse më lejoni t’iu përmend disa, janë: Zonë e Lirë, A Show, E diela Shqiptare, E Diell, Top Show, By Pass show, Opinion, Top Story, Jame Vu, Natën Vonë, Zip, Wake Up etj...
Këto janë disa programe që më vijnë ndërmed aktualisht, por nuk do të thotë se janë më të mirët. Ka mes tyre problemet të shumta, në varësi të formatit.

Mund të na thoni disa prej problemeve që shikoni?

Po, sigurisht. Por do të ndalesha shkurtimisht në disa pika:  
Së pari do të thoja se në Shqipëri ka me shumicë talk show politikë. Pra, një mbingopje me këtë lloj formati dhe duket sikur ato përditë përsërisin vetveten.  
Së dyti, në total do të thoja se në pjesën më të madhe të programeve mungon totalisht elementi i show-t. Këtu talk show-t janë përqëndruar në intervistën klasike, duke harruar se shikuesi kërkon dhe pak çlodhje dhe humor.
Së treti, mungon totalisht pjesëmarrja e audiences. Këtu publiku, në pjesën më të madhe të rasteve shihet si dekor, për të zbukuruar skenën. Ndërkohë në programet jashtë, veçanërisht në talk show-t e ditës me pjesëmarrje të audiences, publiku është aktor.

Po talk show-t në Kosovë si ju duken?

Fatkeqësisht, nuk i kam studiuar. Nuk di të them… Besoj do t’i studiojë në një kohë të mëvonshme.





  

....Dhe plumbi për të s'kushton më shumë se 5 cent!

Tregim


Fëmijtë e lagjës së vjetër të Dardanisë e njihnin më emrin "Llulla''. Të tjerët e quanin"Cigan - Sheshiri", kurse kafexhijtë në “Edi 2” të Prishtinës e njihnin si " Tym Amfora''

Çdo herë kafen e mëngjesit e pinte "sade",pra pa asnjë kokërr sheqer!....!!! Sytë e tij ishin të nxirë nga konsumimi i tepërt i drogës dhe alkoolit!!!!!!

Kishte një duzinë shokësh ,besa edhe intelektualë...Të gjithë e njohin si një cigan ...Ramizi një shakagjinjë i lagjës e  quanin  "Palaqo",kurse një tjetër  që punonte si producent në Televizionin kombëtar të Prishtinës e quante "Defatorja nga Drenica"...

Shumëkush në lagjë përshperiste „ruana zot prej insanit dhe shejtanit...sepse nëse ta pretë rrugën sot „Defatorja", puna nuk do të shkojë marë “...Kështu tha edhe sot miku im i mirë ,drenicaku  Hajdar Fejzullahu...që ishte mik i mirë edhe më shkrimtarët tashmë të ndjerë Iljaz Prokshi dhe Tahir Desku,më të cilët ishim duke pirë kafet e mengjesit(25 prill 2008).

Hajdari punon si grafist në një ofiçinë në lagjen  tek "Parku"...Dhe... hë për hë të njëjtin e njihja shumë  mirë, ngase ishte grafisti më i mirë i Prishtinës që e kishte shtypshkronjë e njohur me emrin  „Alb-Shtanc“...

...U takuam të gjithë unë,Hajdari,Abdullahu,Iljazi dhe Tahiri  , për të pirë kafen të mëngjesit në Kafenenë e njohur të Prishtinës „XX Bar“...

Kafeneja ishte e mbushur plotë më të rinj dhe të reja të Fakultetit e Shkencave të Kulturës Fizike në Prishtinë...

... Atë ditë mungonte shoku ynë Adem Gashi,shkrimtar i njohur !!!!

Dhe një mik i imi, ditë më parë me tha(profesor Isa Bajçinca): ”Boll, polemizove më të çmendurin,"Tym Amfora"!!!

Kurse Ramadani  ia priti :"Boll,me o Flori  se pasha këtë qiell, ai është një i retarduar psikik që ka vuajtur denimin për vrasjën e bashkëshortës në Zvicër!!!! ...E ka prerë shoqën e tij  në fyt  ,ka vuajtur pakë denim dhe më ndihmën e UDB-ës Jugosllave ka dalë nga burgu!!! Të gjithë këtë e dinë...i madh edhe i vogël... E dijnë se kush është Cigani më sheshir,drogagjiu i Koroticës !!!

E Hajdari si në shaka tha:Ti o Flori , nuk e njef Veselin e  Istogut , që për   2000 euro , desh e mbyti “Tym Amforës“,  deshti në prezencën time të Adem Gashit dhe të Tahir Deskut më ja prerë veshët dhe gishtat!

Unë qesha!!!

O burrë, tha Tahiri(Desku), duke qeshur ”Gati i shkuan veshët "Tym Amforës"!!!!
 Gishtat ia shpëtojë miku yt o Flori,shkrimtari i madh Adem Gashi !!!

Kurse Lëkurxhia i mishtores “Luboteni” ishte dorëzan“...se " Tym Zeza" do t’ia kthente 2000 eurot Veselit nga Florida  në ditën e Shëngjergjit, që ia kishte marrë  për një vizë "Shëngen"...

Të gjithë e dinin se  "Tym Amfora" kishte lidhje të ngushta  më shkitë e Graqanicës, Fushë Kosovës, besa edhe më profesorë universitarë, shkrimtarë, disidentë ...Dreqi nuk i binte në fije Tigrit të Zi (e quante herë herë vehtën Ujku i zi i Drenicës)....

Shpeshherë e shihnim krahë për krahë më babain e Kombit - Rexhep Qosja, me poetët më të mirë: Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Muhamet Kërveshi,  etj., por se dija se kallauzi i tyre ishte" Tym Amfora",shallabajzeri nga Korotica e Drenicës.....ishte bërë për pak lek edhe shkrimtar!!!I mjeri nuk i ditte 36 shkronjat e shqipës ...e i shkruante(lexo shkruanin të tjerët libra!)...Për këtë që unë e thashë publikisht në internet mu sulën si bishat disa shkarravitës interneti ku 3 prej tyre tashmë s'janë më në mesin tonë! Ishin shok të shallabajzerit "Tym Amfora"-"Ujkut të Zi të Drenicës"!!!

"Tym Amfora" mashtroi ambasadorë,diplomat,ministra ,shumë agjenci dhe agjencione,...Mashtroi shkrimtarë dhe shkencëtarë, i iksizoi një nga një të gjithë!!!Të gjithë për te janë UDB-ashë...duke filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari;Herojt kombëtar Jusuf ,Bardhosh Gërvalla,Kadri Zeka...Nëna Terezë e shumë poete të mirënjohura të kombit tonë për Tym Amforën janë kurva shqiptare,udbash!!!

Kështu atëherë e sot "Ujku i ZI"  shkarravitë herë pas herë intelektualët më në zë shqiptar!

I quajti hajna, tradhtarë(mu kur ishin në burg të Hagës) edhe gjeneralet e luftës -Herojtë e paqës Ramushin dhe  Limajn!!!

UÇK-në, Albin Kurtin e "Vetëvendosjës" e nëpërkëmbi me ca maskarenjë tjerë interneti me nofka dhe pa to si “Kastrati”, ”Kameleoni”"Ardi_pr","Besi_dr"...'Artan Kasapi","Besnik Kryeziu" "Yti"etj.etj.

Dhe krejt në fund, edhe unë i ngrati morra vesh se "Tym Amfora"(njeriui Arkanit) ishte marrë më punët më të ndyra, duke ndërruar identitete, fe ...atdhe...herë bëhët shka, mysliman, i krishterë, shqiptarë e dihët dhe njifet si cigan i Serbisë...

....Eështë e çuditshme se si Ujku i Zi i mashtroi Ambasada e   ambasadorë , falsifikoi Diploma , drogoi të rinjtë shqiptar ,...e vazhdimsiht  shkarravitë  në internet  duke i sharë në nënë dhe babë intelektualët shqiptar!....Deri kur më ,një Zot e di!!! E Agjencionet  mbarëkombëtare të Sigurimit të shtetit shqiptar(SHqipëri,Kosovë,Iliridë) heshtin!!!.Të gjithë për Tym Amphorën -janë UDBASHË!Nënat tona shqiptare për të janë kurva!!! Bile edhe fëmijtë në djep...për Tym Zezën janë UDBASHË...
E mjerani i Zijë  del si në bahçe të babës nga ambasada serbe në Kanda , falë lidhjeve të moqme të tij më agjenturat...  ,me  një pasaportë serbe  të lëshuar në MUP-in e tij në Beograd!!!

Ka disa vjet që prej Torontos ,ky farë cigani ,vjellë vrerë kundër çdo shqiptari !!!

Shkrimtari i mirënjohur Abdullah Konjushevci, priti e tha "Hë,more Flori ,ai është pothuaj gati çdo ditë në internet,... shkruan broçkulla, kërcënon,iksizon prej Kanadasë Heronjë, liderë, dëshmorë, poet shqiptar!!!
Dhe për të -të gjithë ne,pra shqiptarët ,për te janë  UDB-ashë!!!


M'u kujtun fjalët e boemit të madh kur 5 ditë pa vdekë më tha"...Dikur "Tym Amfora" qante si fëmijë,kur Veseli deshi t'ia pres veshët ,midis hotel "Ilirisë" në Prishtinë,për 2000 euro"!!!

Eh,tha tjetra,...me e dijtë shqiptarët se sa njerëz i ka marrë në qafë në vitët 80-90-ta Ujku I Zi i Arkanit ,do ta vritshin për pesë cent! Koka e tijë kaq vlenë!!!!

2013/05/17

BOLL PRITA,MË LINI TË FLAS



Limaj: Prokurori nuk ka fakte
Gjenerali i Luftës dhe Heroji i paqës z.Fatmir Limaj ka përfunduar fjalën e tij para trupit gjykues. Në paraqitjen e tij, ai ka thënë se prokurori i EULEX-it për katër vjet asnjë provë nuk e ka gjetur e cila tregon se ai dhe vëllezërit e tij janë të inkriminuar në korrupsion. Limaj tha se do të ftoj dëshmitar kryeministrin Thaçi, dhe ish-shefi e Zyrës Civile në Kosovë, Piter Feith.

“Falënderoj të gjithë ata burra dhe gra që janë në misionin e sundimit të ligjit EULEX, të cilët kanë lënë vendin e tyre për t’i ndihmuar Kosovës si shtet, të gjithë ata me profesionalizëm dhe përkushtim ndihmojnë në ndërtimin e këtij shteti ligjor. E ndjeva për obligim për ta thënë këtë, për hirë të publikut. Këtu jemi duke diskutuar për një çështje për të ardhur deri të e vërteta, prandaj gabimet dhe lëshimet me apo pa qëllim kanë të bëjnë me rastin konkret.
Kërkoj mirëkuptimin tuaj për atë që do të them, për arsye se katër vite, unë dhe familja ime të përndjekur dhe të persekutuar. Prandaj që katër vite nuk kam pasur rastin të dëgjohet zëri im për të gjitha ato shpifje dhe atij linçimi publik që më është bërë mua dhe familjes time. Nuk kam pranuar asnjëherë që për këtë rast të flas në medie, para se këtë ta bëjë në gjykatë, sepse vetëm kështu mund të shkojmë përpara, pra të flasim aty ku është vendi.
Tani është vendi që të flas para jush dhe t’i paraqes shqetësimet dhe kundërshtimet e mia. Ju falënderoj që po ma mundësoni këtë. Në krejt aktakuzën nuk do të gjeni asnjë dëshmitar që dëshmon atë për çfarë po me akuzon prokurori. Katër vite, zyra e prokurorit ka shfrytëzuar gjithë logjistikën dhe s’ka mundur të gjejë asnjë provë të vetme për akuzat që i ka ngritur.
Asnjë xhirollogari s’mund të gjejë, në asnjë vend në botë, as për mua, as për vëllezërit dhe familjen time, për ato që po akuzohemi. Edhe katër mijë vjet nuk mund t’i gjejë (prokurori) sepse nuk ekzistojnë”, tha Limaj.

Fatmir Limaj: Ka ardhur koha të dëgjohet zëri im

Ka përfunduar pjesa e parë e seancës gjyqësore për rastin e MTPT-së, për të vazhduar në ora 13:45.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga trupi gjykues që në këtë proces gjyqësor palët të jenë të barabarta.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", sot mbahet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohen kundërshtimet e mbrojtjes për pranueshmërinë e provave dhe kërkesa për hedhjen poshtë të aktakuzës.
Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se për palën mbrojtëse provat janë të papranueshme dhe se interpretimi i tyre nga ana e prokurorit është i njëanshëm.

Kriminelët në Serbi, viktimat në Kosovë




Është shumë e vështirë të ketë dëmshpërblime për pasojat e luftës në Kosovë, pasi rastet duhet të procedohen deri në fund, por kriminelët e luftës janë në Serbi. Kështu tha sot udhëheqësja e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, gjatë një punëtorie me temën “E Drejta për Drejtësi dhe Ballafaqimi me të Kaluarën në Kosovë”, organizuar nga kjo qendër në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Udhëheqësja e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, Nora Ahmetaj tha se organizatat të cilat monitorojnë krimet e luftës, gjatë vitit të kaluar kanë vetëm një rast gjykimi për krime lufte dhe deri më tani vetëm një person është i paditur. Ajo tha se është e vështirë të bëhet edhe ekstradimi i kriminelëve të luftës pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, shumica e kriminelëve janë në Serbi, ndërsa viktimat në Kosovë nuk mund të marrin dëmshpërblime pa u proceduar rasti, pa u bërë i ditur se kush është fajtori dhe më pas të merret përgjegjësia e individit, respektivisht institucionit që ka qëndruar prapa atij personi që ka kryer krimin, theksoi Ahmetaj.

“Është një proces shumë i komplikuar dhe ka implikime politike. Ne e dimë që shumica e kriminelëve të luftës janë në Serbi dhe nuk mund të vijë deri të ekstradimi. Tek pas 20 vjetësh gati përfundimit të luftës në Kroaci, kanë nënshkruar marrëveshje me Serbinë për ekstradimin e kriminelëve dhe procesimin e krimeve të luftës brenda përbrenda territoreve të tyre. mos ët harrojmë që Kosova nuk ka ende një gjykatë speciale për krime të luftës, ashtu siç e kanë vendet e rajonit, si Serbia, Kroacia Bosnja dhe Hercegovina”, citon rtk Ahmetajn.

Ndërkohë, Prokurori Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Besim Kelmendi, tha se ekzistojnë të gjitha të dhënat për krime lufte të cilat janë të evidentuara në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Të gjitha informacionet lidhur me veprat penale i ka edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, por për momentin të dhënat janë kofidenciale derisa proceset janë në zhvillim e sipër, tha Kelmendi.

“Mirëpo gjithmonë ka vend për më shumë, për punë më tepër, sepse ka shumë vështirësi për tu hetuar këto raste, sigurisht janë të njohura edhe për opinionin, për shkak se një pjesë e madhe e njerëzve që kanë kryer këto krime janë jashtë Kosove, por megjithatë punohet, së paku mblidhen ato evidenca, ato prova të cilat janë të mundura për momentin”, theksoi ai.

Në punëtori, u theksua se tani është momenti i fundit që të fillojë mobilizimi jo vetëm i gjyqësorit, por edhe i shoqërisë civile dhe institucioneve tjera, që të marrin guxim të ballafaqohen edhe me kriminelët që janë brenda Kosovës si dhe me krimin e organizuar.

Ndërkohë gjatë muajit mars, është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim.

Ky grup punues do të merret në hollësi me riparimin e dëmeve të të gjitha viktimave të luftës në Kosovë. Gjithashtu do të shikojë edhe mënyrën se si mund të përmirësohen politikat dhe asnjë viktimë të mos mbetet pa u dëmshpërblyer për dëmet që kanë pësuar dhe dhimbjet që ata kanë kaluar.

2013/05/15

Publikohet videoja e arrestimit të spiunit amerikan në Moskë


Kanali televiziv “RT” postoi në YouTube fragmente të filmimit operativ, në të cilin është xhiruar momenti i arrestimit të spiunit amerikan Ryan Christopher Fogle.
Video përfshin gjithashtu fillimin e dorëzimit të Ryan Christopher Fogle palës amerikane. Nga fjalët e artikuluara në këtë filmim prej përfaqësuesit të shërbimeve ruse të zbulimit rezulton se Ryan Christopher Fogle është përpjekur të rekrutojë një bashkëpunëtor të Shërbimit Federal të Sigurimit, i cili merrej me luftën kundër terrorizmit në Kaukazin e Veriut.
Siç u njoftua më parë, Ryan Christopher Fogle u arrestua në Moskë natën e datës 14 maj nga oficerët e kundërzbulimit rus.


Pse po na dështon shteti?



Bisedoja me drejtorin teknik të Klan Kosovës për hapjen e programit të dytë të RTK-së. Kanë konkurruar disa montazherë, kameramanë të medieve private të Kosovës. Televizioni publik me aq shumë para që merr nga taksat tona dhe i vjedh ato, Fakulteti i Gazetarisë, gjithashtu, nuk kanë arritur për kaq vite të krijojnë stafin e vet teknik për të plotësuar vendet e reja të punës që po krijohen.

S’ka gjë të keqe që njerëzit të ikin nga një vend i punës në një vend tjetër. Por duhet të ketë një arsye parimore, me substancë për ndërrimin e vendit të punës.

Në të njëjtën kohë, përveç në institucionin publik televiziv, dy gazetarë tjerë të Klan Kosovës po kalojnë në institucione publike (gjykata). Natyrisht, pyetja që iu shtrohet atyre ka të bëjë me arsyen e ikjes dhe kalimin e tyre në institucione publike. Përgjigjja që ata japin është e ngjashme! Krejtësisht e ngjashme!
Po shkojmë në institucione sepse aty punohet më pak. Kemi shumë ditë të pushimeve shtetërore; Nuk kemi nevojë me dhënë llogari dhe e kemi rrogën e sigurt me datë një! Ka edhe arsye tjera që janë krejtësisht banale dhe keqdashëse për shtetin dhe institucionet shtetërore.

Dmth; Shteti në vend që të krijojë mundësi në shkollimin e kuadrove për institucionet private, ai as nuk ka fuqi të shkollojë as nuk krijon mentalitet pune ku respektohet orari, por i merr kuadrot e gatshme që krijohen dhe shkollohen nga ne, i punëson dhe i kthen ata në pa punëtor.
Dilema kryesore që shtrohet, kur dëgjon kësi përgjigje nga njerëzit që për vite kanë punuar me ty, është e thjeshtë dhe ka një konstatim aksiomë: Shteti nuk punon!
Percepcioni që ekziston në publik për vendet e punës në institucionet publike dhe shtetërore le shije të keqe. Dhe konstatimi që mund të vjen është se si mund të mungojë një kod moral dhe profesional në institucionet e shtetit për mënyrën se si trajtohet orari i punës dhe punësimi. Pse njerëzit që ikin nga institucionet private e kanë mendimin aq të keq për shtetin dhe njerëzit që e udhëheqin atë. Njerëzit në të cilët investohet punë mund dhe para ikin në një vend tjetër-shtetëror apo publik, ku punohet më pak, ku ka ditë të panumërta pushimi të panevojshëm, ku shefat janë të pakualifikuar dhe tolerant dhe ku pagat janë shumë më të larta se sa puna që kryejnë. Kjo është pika më e ultë e vetëdijes së një shoqërie ku arsye e ikjes nga puna është qe të kesh mospunë dhe të kesh ditë pushimi të pamerituara. Krejt kjo konsiderohet kualitet jetësor edhe i punës.
Në anën tjetër e keçja bie edhe mbi ne që po mundohemi të bëjmë për shtetin diçka jashtë institucioneve të shtetit por për shtetin. E gjithë kasta jonë e gazetarëve dhe të tjerëve po dobësohet përpara ekspozimit të papërmbajtur të fuqisë së shtetit sepse joshja është më e madhe se sa mundësitë tona për të ofruar të pamundurën. Pra mospunën, ditët e panumërta të festave shtetërore, oraret me katër orë punë në ditë, restorantet dhe kafet plot me njerëz me kravata pa ditur pse i veshin dhe pse ushqehen dhe natyrisht pinë me orë të tëra nëpër restorante pa punuar asgjë.
Kjo mënyrë e komunikimit të shtetit me opinionin publik dhe me (mos)punën është sikur të bësh prerjen e degës ku qëndron. Shpjegimi më i mirë për politikën e orarit të punës mund të përmblidhet me një fjali të vetme: Është e vështirë për njerëzit të kuptojnë se ajo që ishte arritur aq shumë dhe aq shpejt në ndërtimin e institucioneve, të dinin se ku po e çojnë shtetin me mentalitetin e jo punës. Vendi i punës është aq i vështirë për t’u krijuar dhe për t’u bërë funksional, në një vend ku papunësia është aq e madhe, sa është dashur të jesh shumë i pacipë ta dëmtosh dhe ta shkatërrosh në këtë derexhe - konceptin e vendit të punës.
Rasti i fundit me disa njerëz të stafit të medieve të Kosovës nxori në pah gjithçka të fëlliqur të racës së njerëzve që udhëheqin institucione shtetërore dhe vë në pikëpyetje funksionimin e shtetit në të ardhmen. Vë në pikëpyetje etikën, profesionin, të vërtetën për punën. Shtrohet pyetja se kë duhet të kritikojmë, dhe a kemi të drejtë tash e tutje ta kritikojmë dikë sepse na pamundëson punën.
Fakt është, se krejt kjo do të qëndronte e pavërejtur dhe nuk do të ishte fare shqetësuese sikur kjo sëmundje të mos shpërndahej si virus në tërë institucionet. Kriteret e bëra dhe të vendosura nga shefat e institucioneve publike, po bëhen lajtmotiv profesional. Po bëhen apo thënë edhe më realisht dhe fatkeqësisht, janë bërë udhërrëfyes profesional dhe kriter i bërjes së punës!
Secili njeri në Kosovë qoftë ai i zakonshëm apo publik mund të drejtojë gishtin nga shteti dhe të pyes hapur: Kush janë njerëzit që po varrosin idenë e punës, orarit, mirëqenies publike, profesionalizmit, duke i zëvendësuar këto me të kundërtën e tyre?
Përgjigjja është e lehtë: Janë ata që s’kanë parë kurrë më parë si ndërtohet institucioni! Si funksionon menaxhimi. Nuk kanë përjetuar transformim nga primitivja në të kultivuarën.
Rasti i fundit me RTK 2 na nxori edhe një të veçantë dhe njëkohësisht një gjë të tmerrshme: Që askush nuk do të dijë ta zbërthejë dështimin. Rastet e tilla shënojnë thyerje drastike të besimit se në këtë vend puna është vlerë e jo mos puna. Ky mentalitet i punësimit dhe e keqja e tij mund të quhet i pakthyeshëm për të ardhmen. Ky është modeli i së keqes së profesionit dhe modeli i shënimit të turpit profesional. Model se si mund të shitet profesioni pa asnjë rezistencë profesionale.
Ky shkrim u dedikohet kolegëve. Kurse lexuesit duhet një shpjegim të veçantë se çka në të vërtetë po ndodh me mediumet dhe me televizionet në veçanti.
Shteti dhe institucionet e tij po tregojnë se zhvillimi i tyre profesional ka qenë dhe vazhdon të jetë huqje e madhe. Ka qenë dhe është një falsifikim. Është një ide e pambaruar. Ka qenë një ide pa vazhdimësi dhe pa aktorë që e vlerësojnë profesionin si një pasion të shenjtë. Tash mund të flasim vetëm për të punësuar që nuk dëshirojnë të punojnë ose sa më pak që është e mundur. Të gjithë dëshirojnë të jenë me kravata, këshilltar me 24 vjet moshë, portier, sekretare, telefonist(!) dëgjues apo shikues i zakonshëm. Dhe kushti kryesor sa më pak punë dhe sa më shumë pushim dhe një rrogë që vikendeve ikin në Shqipëri. Ky është shteti ynë.

Baton Haxhiu

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...