Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/18

Atlantida braziliane!

atlantida 1
Për shumë shekuj me radhë me dhjetëra ekspedita janë vënë në zbulimin e Atlantidës, ose ndoshta “dikush”, nuk dëshiron të zbulohet, pasi do të rrënoheshin shumë ide të “instaluara” në historinë e sajuar tashmë!
Shkencëtar brazilianë kanë zbuluar një strukturë gjigande në thellësi të Oqeanit Atlantik, e cila i ngjason shumë Atlantidës mitike.

Atlantida 2

Struktura u gjend 1.500 km në hapësirë të Rio de Janero, strukturë e cila përbënte pjesë e një kontinenti të zhytur gjatë krijimit të oqeaneve.
Atlantida 3

Hulumtuesit brazilianë, zbuluan mbi pllakat gjigande gjurmë graniti, strukturë gurore e cila krijohet vetëm në thatësisë dhje jo në ujë. Ndërsa sipas udhëheqësit të ekipit të shkencëtarëve të Shërbimit të Gjeologjisë në Brazil (CPRM), Roberto Ventura Santos do të vazhdojnë shpimet për të konfirmuar këtë teori:
“Sipas gjasave kemi të bëjmë me Atlantidën braziliane. Jemi të sigurt, por me zbulimin e fakteve të tjera kjo do të na ofrohet më shumë njohuri.
Atlantida 4

Njohja përfundimtare shkencore do të arrihet në fund të vitit të ardhshëm, kur dhe do të kryejmë shpime dhe eksplorime në rajon, me qëllim që të kemi sa më shumë kampoin dhe të dhëna të pathyeshme”, deklaroi Santos.
Ndërsa lidhur me termin “Atlantida braziliane”, Santos u shpreh: “Bëjmë fjalë për Atlantidën e humbur më shumë nga ana simbolike. Sigurisht që nuk presim të zbulojmë Atlantidën e humbur në mes të Oqeanit Atlantik. Por, nëse është e vërtet se kemi zbuluar një kontinent në mes të oqeanit, do të jetë një zbulim shumë i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë historinë njerëzore, me ndikime dhe ndryshime rrënjësore për shkencat dhe për zgjerimin e shelfit kontinental dhe në përgjithësi të shkencës së gjeologjisë”.

Promovohen 10 vëllimet për jetën e Ndre Mjedës


Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ishte të shtunën në komunën Bushat të rrethit Shkodrës, ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar në nder të poetit të madh të letrave shqipe, Ndre Mjeda. Aktiviteti organizohej në kuadër të 100 vjetorit të kishës së Kukëlit, nga Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, e cila bëri edhe promovimin e 10 vëllimeve për jetën e Mjedës me autor studiuesin Mentor Quku. Me këtë rast i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinise e Sporteve, Visar Zhiti.

Kryetarja e Parlamentit,Topalli, duke vlerësuar figurën e Mjedës, tha se “Kisha e Mjedës është kishë që me muret dhe gurët e saj tek secili prej nesh sjell veprën, idealizmin besimin, patriotizmin e Ndre Mjedës”. Më tej në fjalën e saj ajo bëri të ditur se në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur një foto të madhe, ku përveç atyre burrave që ishin zgjedhur deputetë në 1921, është edhe elita shqiptare. “Gjëja më e bukur që mua më pëlqen është se aty është një myfti, është edhe Mjeda, është edhe Padër Gjegj Fishta”, pohoi ajo.

Ndërsa ministri Zhiti, duke folur mbi rëndësinë që mbart kjo figurë e letrave shqipe, deklaroi se brenda javës, tryeza ku poeti Ndre Mjeda ka shkruar veprat e mëdha të tij, do të jetë në Kukël.

Sfida e Shqipërisë në “Eurovision”: Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko kërkojnë një vend




Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko jane dy përfaqesuesit e vendit tone në festivalin e muzikes Europiane “Eurovision Song Contest”, do të ngjiten këtë mbrëmje në skenë në Malmo të Suedisë ku do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.

Kënga e tyre e rrymës muzikore rock “Identitet” do të interpretohet tërësisht ne shqip dhe është një prej 33 këngëve nga vende të ndryshme të Evropes që janëparaqitur këtë vit. 

Nëse Lulgjuraj dhe Sejko do të kualifikohen, ata do të marrin pjesë pjese ne finalen e madhe, e cila do te zhvillohet ne qytetin suedez ne daten 18 maj.

Nga Shqiperia nuk mund te votohet, por të gjithë ata që ndodhen jashtë territoreve të saj mund të kontribuojnë me votën e tyre për dyshen e këngëtarëve, pasi 50% e votës varet nga publiku.

Shqipëria nuk kualifikohet për në finale të Eurovisionit (Video


Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko, dy përfaqësuesit e vendit tonë në festivalin e muzikës Europiane “Eurovision Song Contest”, u ngjiten këtë mbrëmje në skenë në Malmo të Suedisë ku u zhvillua gjysmëfinalja e dytë.

Kënga e tyre e rrymës muzikore rok “Identitet” u interpretua tërësisht ne shqip dhe ishte një prej 33 këngëve nga vende të ndryshme të Evropes që janë paraqitur këtë vit.
Lulgjuraj dhe Sejko, s’do të marrin pjesë në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në qytetin suedez në datën 18 maj, meqë nuk arritën të jenë ndër 10 këngët më të votuara.










26 vende në finalen e Eurosong-ut

Një këngë për martesat homoseksuale dhe një tjetër e frymëzuar nga kriza në Greqi janë në mesin e këngëve që kanë arritur të plasohen në finalen e Festivalit Evropian të Këngës, e cila do të mbahet të shtunën në Malmo të Suedisë.

Kënga “Marry me” vjen nga Finlanda, ndërsa “Alcohol is free” nga Greqia.

Përveç këtyre dy vendeve, në skenën e finales do të ngjiten edhe 24 të tjera, në mesin e tyre: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Moldavia, Norvegjia, Rumania, Rusia, Spanja, Suedia, Holanda, Ukraina dhe Britania.




Këngëtarja serbe Marija Sherifoviç fyen shqiptarët në Eurosong

Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e cila ka ftuar festivalin e Eurosong-ut në vitin 2007 ka ofenduar gazetarët shqiptarë dhe dyshen e përfaqësueses tonë.

E pranishme në konferencën për mediat ajo i ka ofenduar gazetarët shqiptarë, pasi ia kanë drejtuar disa pyetje që e kanë nervozuar. Kur i kanë pyetur përfaqësuesit e Serbisë në “Eurosong” se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi, këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-ës, Marija Sherifoviç, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, “Kurir”.

“Shihni se si dukeni ju”,- ka thënë Marija. Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë, për sjelljen e saj.

Marija Sherifoviç e ka ndjekur edhe natën e dytë të “Eurosong”-ut. Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por i ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Twitter: “O i idiot i shprishur, pse po bërtet!”.

Stervinat politike në Partinë Socialiste sipas ish kryeministrit shqiptar z.Fatos Nanos


Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano tregon arsyet pse i dha fund armëpushimit të tij me vetveten, siç thotë, pasi në PS po goditeshin njerëz me kontribute siç është Arben Malaj.



Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Nano e sheh të rëndësishme votën kundër klaneve, siç i cilëson ai, “masonike të Sali Berishës apo Edvin Kristaq  Ramës”. Duke folur për mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë proces, Fatos Nano atakoi figura të rëndësishme në Partisë Socialiste(PS) me një histori 20- vjeçare. Sipas tij, hartimi i listave në Partisë Socialiste  u bë përmes “teknologjisë të hiles së orës së fundit”, ndërsa “emrat me përvojë politike 20-vjeçare, që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si stervina (kufoma) politike që gëlltisin pilula të helmatisura, që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor 2013 , kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”.

Duke krahasuar përzgjedhjen e listave për kandidatë gjatë kohës që ai drejtonte Partinë Socialiste -në dhe tani, Ftaos Nano shikon një ndryshim si “nata me ditën”, pasi ato nuk bëheshin të fshehta, ndërsa sot ato, për shkak edhe të sistemit zgjedhor të listave të mbyllura, janë atribut vetëm i kryetarit. Sipas  Fatos Nanos, mungesa e konsultimit me bazën socialiste dhe strukturat e partisë do të japë efekte të dukshme në votat e 23 qershorit të 2013-shës..

Serbia shemb çdo simbol shqiptar në Luginë


Qeveria e Serbisë pezullon ndërtimin e kompleksit memorial të UÇPMB-së. Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës janë ndërprerë punimet për ndërtimin e kompleksit memorial të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Punimet për ngritjen e kompleksit memorial në nderim të dëshmorëve të UÇPMB-së janë pezulluar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Beogradit se do të ketë fatin e njëjtë me lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të hequr nga ana e xhandarmërisë prej sheshit të Preshevës. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë, Fadil Azizi, sot gjatë manifestimit qendrorë në shënimin e 12 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve në Gurishte të këtij fshati, tha se punimet janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.

“Nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve më të lart serb objekti nuk do të mund të ndërtohet edhe pse kemi të bëjmë me një pronë private. Ne në fillim të këtij viti vazhduam punët me ndërtimin e objektit në fjalë, në ndërkohë, me sugjerimet e faktorit ndërkombëtar dhe rrethanave tjera të krijuara, duke pas parasysh gjithmonë interesin e përgjithshëm shqiptar, pezulluam punët për një afat të pacaktuar”, tha para të pranishmëve Azizi, i cili sqaroi se në të ardhmen do të vazhdohet me ngritjen e monumentit historik, ku do t’iu kujtojë brezave të ardhshëm se në këtë vend ka pasur luftë të armatosur.

Ndërsa kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se për pezullimin e punimeve ka pasur edhe kërcënime nga krerët shtetërorë. “Kemi një presion të konsiderueshëm të kërcënimeve që vijnë nga krerët më të lart shtetërorë, se i njëjti fat do ta gjejë edhe lapidarin në Rahovicë sikurse atë në sheshin e Preshevës, mirëpo kurrë nuk do të mund të largojnë kujtimin për heronjtë e kombit, për dëshmorët e kombit, kurrë nuk do të mund të largojnë unitetin kombëtar të shqiptarëve për një jetë më të dinjitetshme”, tha me këtë rast Mustafa, raporton Titulli.

Vlen theksuar se në fillim të muajit prill, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pat vlerësuar se qëllimi i ndërtimit të kompleksit memorial kushtuar tetë pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së bëhet për të tërhequr vëmendjen nga investimet dhe të rëndojë pozitën e Beogradit në negociata.

“Ndërtimi i pllakës përkujtimore, siç quhet në deklaratat e liderëve shqiptarë dhe të disa njerëzve që marrin pjesë në ndërtim, ka filluar para gjashtë muajve. Shërbimet përgjegjëse dhe funksionarët shtetëror janë të njoftuara me ndërtimin. Shërbimi inspektues duhet të kryejë punën e vetë dhe do të bëhet ashtu si do të vendosë ky shërbim”, ka thënë Stankoviq duke nënvizuar se leja për ndërtimin e këtij kompleksi memorial nuk është marrë. Kompleksi memorial është duke u ndërtuar në afërsi të pendës në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...