Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/06/12
PLAGA E TMERRËSHME QË HAPIN DIVORCET
Nga Riza Lahi
Shënime rreth librit të psikolloges së gjyqeve Farida Ramadani “ DHIMBJE NGA PRINDËRIT E MI”
Sikur nuk po e gacmon njeri më këtë plagë – divorcet që po shtohen përditë edhe në shoqërinë tonë, në kuadrin e ngarendjes për ta prishur edhe këtë ikonë të shqiptarëve – shënjtërinë e familjes.
Mirëpo, poetesha shkodrane Farida, ndërsa mërzitet përditë se nuk ka mundësi financiare për të botuar vjershat e saja që shkruan papushim, mbase nuk e vlerëson këryevjershën e saj të mrekullueshme që ka nxjerrë nga dora. Këtë libër që flet për fëmijët e mbetur jetimë me prindërit gjallë.
Gjithëçka lind nga një “fëk” në zemër, nga një e skuqur e lehtë, nga gjuha e papërsëritëshme e syve duke vazhduar me shkëmbime mesazhesh, letra, takimet e fshehta a të hapura për të shkuar mandej te dasma , ku mobilizohen dy fise , shoqëria, maksimumi i resurseve ekonomike dhe …lindja e fëmijëve…
Edhe kryekriminelëve iu dridhet dora para fëmijëve.
Një ballist në Skrapar, që shoqëronte nazistët për në masakrën e 5 burrave të Potomit malor, pa një fëmijë që nuk iu ndahej atyre që do të pushkatoheshin pas pak, 8 – 9 vjeç dhe ishte 3 janar 1944. Ai i ka bërtitur me të egër fëmijës që të largohej dhe ai, i friksuar nga britma u largua pa e ditur se ajo klithëm e egër donte ta shëtonte nga plumbi. “Në botën e çdo burri ka pakëz qiell aq sa mund të fluturojë një dallandysh”, thotë një poet irlandez.
Edhe bota e kafshëve është e zemërdhimbshur ndaj fëmijëve, madje jo vetëm fëmijëve të vet. Në delegacionin shtetëror të një vëndi aziatik, ka ndodhur rasti i një njeri që vetëm qeshte, të shtërngonte dorën fort dhe me zi artikullonte fjalët. Njeriu ishte përfshirë në delegacionin e lartë të vëndit të tij si viktimë e luftës së përfunduar disa muaj m parë. Kësaj viktime, ia kishin vrarë prindërit bombat dhe atë, ndërsa kishte vënë buzët në gjirin e nënës së mbetur pa frymë , atje ku ishte mësuar të pint sisë, e kishte marrë dhe rritur një ulkonjë.
Poetesha është shumë zemërdhimbëshme. Një poet që nuk preket në shpirt për dhimbjen e tjetrit, sikur të ishte e tija, mira është të mos lodhet shumë së shkruari poezi. Psikollogia dhe nëna Farida, bijë e fisit të njohur të futbollit shkodranë, Zmijani, kushedi se sa herë është përlotur – dhe kushedi se sa lexues të librit të saj janë përlotur – duke parë skenat me fëmijët e prindërve që e kanë dërguar zgjidhjen e martesës së tyre në gjykatë.
Në gjykatë….pra…Ndarje nga fëmjët…shqelm dasmës, shqelm përpjekjeve të përbashkëta për jetën, shqelm skuqjeve dhe puthjeve të para, shqelm kujtimeve… Oh…Jo! Ja që qëna njerëzore e ka një pikë të dobët. Ajo nuk është e zonja të fshijë dot kujtimet!!! Çifti divorcohet.
Plagët e divorcit vetëm zënë drecka. Ato nisin e aktivizohen në pleqërinë e thellë apo në shtratin e çasteve të fundit të jetës.
Jemi të informuar që “jashtë” gjykata vetëm pyet dhe, fëtefët, nënshkruan “divorcing”. Ndonjë sociloge e “mënçur” e ka spieguar prej kohësh dhe vazhdon të mbetet majë atij kali, duke justifikuar shtimin e divorceve me “femrën e emancipuar”, e cila, nëqoftëse sistemi I përparëm maskilist, komandonte divorcet pasi “burri lahet me nje kovë ujë”, tanimë, ja, edhe femra, me po aq vrull, inat, hakmarrje, moskokëçarje, çon kërkesën në gjykatë për divorc, falë “emancipimit të saj”.
Në të vërtetë , nqs nganjëherë gratë, të zonjat e shtëpisë, ia falin një apo disa flirte të shoqit me dikë tjetër ( sigurisht që nuk ia falin kurr tradhëtinë shpirtërore të të shoqit, aq sa mundet ta durojë e bardha e syrit qerpikun e rënë atje) kjo flet për madhështinë shpritërore të gruas, nënës së fëmijëve. “ Do t’ia falja burrit tim, edhe po t ë flirtonte me gra të tjera, more, edhe të më vinte i pirë në shtëpi, por nuk ia fala dot vesin e kumarit”, më thoshte nj grua e divorcuar para disa ditëve.
Gruaja shqiptare nuk ka qënë skllave kurrë. Ajo ka komanduar madje burin e saj falë aftësive të përshtatjes. Femra është adhuruar në familjen shqiptare dhe shpeshehrë plakave në prag të vdekjes, njerëzit e shtëpisë ende vazhdonin t’I thërrisnin “nuse”, sin ë kohën e nusërisë. Në prapagandën e kohës së komunizmit gjatë procesit të emancipimit të gruas shqiptare, përsëritej shpesh se gruaja ka qënë tre herë skllave – ndaj shoqërisë, ndaj ligjeve dhe në shtëpi. Sigurisht që një afishim I tillë ka qënë I gabuar. Një skllave në shtëpi nuk mundet të rriste luanë, burra trima siç janë pandërperë meshkutj e shoqërisë shqiptare. Noli tregon: “Një zonje i thanë se një djalë trim u vra. Zonja shqiptare u përgjigj në mënyrë spartane; nuk nisi të qajë e të ulërijë, por:“Ajo pelë që ka bërë atë at, do të bëjë edhe një tjetër, më të mirë”
Pra, le ta shtrojmë akuacionin më thejshtë.
Një baba apo një nënë, po të ketë këtë alternativë ”duhet të vdesë ose fëmija e tij ( apo e saj) ose ai( ajo)”, çfar do të zgjedhë prindi? Pa hezitim sakrifikimine vet përpara jetës së fëmiëjs së tij. Atëherë, a nuk është e mundur të tolerojmë sa më shumë te mundemi, nga huqet, veset, të metat e njëri tjetrit që na vijnë “peshqesh” që nga edukimi në familje, presioni I shoqërisë , mangësitë e kulturës, minuset e pariparueshme të shpirtit e dhimbjes poetike dhe sidomos nga skamja, nga përplasja e dëshirave , ambicieve tona me mundësitë e realitetit?
Shoqëria shqiptare ka dhënë shumë prova për këtë. Le të përmendim ndonjë.
Në Kanunin e Lekë Dukagjinit përcaktohen tre rastet e divorcit të gruas: për pabesi bashkëshortore, kur mbyt fëmijët e vet dhe ajo që pin verë pa prezencën e të shoqit.
Po kështu, në Kanun tregohet se çfar duhet bërë nëse gruaja përdhunohet jashtë vullntetit të saj, me forcë. Nuk parashikohet lënia e fëmijëve pa përkujdesjen e nënës. Në kësi rastesh, që të dy, burrë e grua hakmerren ndaj përdhunuesit në mënyrën më të pangopur – me vdekjen e atij.
Populli ynë ka këmbëngulur të ketë sa më pak divorce edhe sipas këshillave me proverba që jep ai, si: “Gruaja e parë, lulja e në ballë; gruaja e dytë, të qit sytë; gruaja e tretë të çon me vdekë”; “Nuse, ku kale këmbët, të rënçin dhëmbët”, etj.
Mirëpo, divorcet kanë plasur ngado.
Në gjykatën e rrethit të Shkodrës, është aktivizuar si psikolloge edhe poetesha nga dera e njohur e Zmijanëve. Ajo është psikolloge dhe di metodat e psikollogjisë për të komunikuar me prindëerit, me fëmijët; ka mbaruar shkollën për këtë punë. Por Farida një pajë që e ka të pamundur ta ketë të tërën një mashkull psikollog - të qënit grua, nënë, poete. Ajo, gjatë trajtimit të rasteve të fëmijëve që po rriten pa nënë a pa baba, që shikojnë dhunë të përidtëshme në shtëpi, që shikojnë përdhunimin më të ndyrë të dashurisë së pastër të dikurëshme, përdor edhe gjëra të tjera , nga ata që ka mësuar në shkollë – prurjet e saja shpirtërore. Këto prurje
i ngjajnë ngrohtësirës fizike që i jep një mjek me trupin e tij një gruaje që pothuajse ka ngrirë në mesin e dëborës.
Autorja në thuajse të gjitha rastet i del në mbrojtje nënave me plot të drejtë. . Burrat e përshkruar këtu paraqiten një pjesë si mizorë a shkuar mizorëve. Fortësia e tyre ia kalon zemërs së akullt të një krimineli. Sigurisht që psikollogia edhe mund të kishte hyrë më shumë në dramën e një babai. Një babai të fortë, por që është viktimë e rrethanave të tija të jetës.
Por, fundja ajo nuk ka asnjë faj për këtë. Libri nuk është vepër letrare. Një shkrimtar le të vrasë mëndjen e të japë zgjidhje letrare këtyre dramave; le ta shkruajënjë roman, të marrë lekë borxh për ta botuar dhe mandej ta dhurojë se as shitëset nuk do tia pranojnë, pasi duan vetëm përkthime…
Libri I motrës së futbollsitit të shkëlqyer Hysen Zmijani, është vepër ku përshkruhen skena të gjalla nga jeta jonë e përditëshme, që I dijmë dhe ia themi gojë më gojë njëritjetrit, duke u shpërblyer me vëmëndjen më të madhe të dëgjuesëve tanë në kafene, në rrugë, në vizita familiare.
Prifti Shtjefën Gjeçovi mbeti përjetë të jetëve se mblodhi , shkruajti dhe sistemoi kanunin që qarkullonte gojë më gojë.
Në librin që na ka ngacmuar aq shumë, kemi, ta zëmë, një nënë që ka ardhur të puthë birin e saj që e ka braktisur. Nuk ia lë ta takojë I shoqi. Ajo është divorcuar nga burri i saj kur fëmijën e kishte tetë vjeçe. Gjykata ia kish dhënë të shoqit për ta rritur. Nëna ka ikur në Itali. Pse u divorcuan ata? Me siguri që nëna e bukur dhe që i shkrinte rimeli i qerpikëve nga lotët, duhet të ketë patur edhe ajo pjesën e saj të dramës. Ka ardhur nga Italia të takojë të birin …qan, të këptut shpirtin…I bën të qajë të gjithë ndërsa përqafon e pafuqishme simbolin e fuqisë për të, të atin, i cili nuk ka çfar të bëjë më. Por babai i fëmijës – fshtar nga zonat e largëta dhe ku banojnë njerëz të papepur, ka aq forcë, sa t ë mos e lejojë të fluturojë dallandyshen në atë copë të qiellit të zemrës së tij që kushedi se sa ka vuajtur edhe ajo.
Më ka ndodhur të takoj një plak që bënte muajin e mjaltit. Pinim kafe përditë dhe më tegoi një mëngjes:” Kam qënë I martuar një herë. Gruan e kisha sh …sh të mirë, por qe e sëmurë dhe më tradhëtonte kur largohesha nga shtëpia. Gjyqin e divorcit e kemi bërë në një rreth tjetër dhe unë hapa fjalë se jemi divorcuar për fajin tim, jot ë asajin. Le të gjente një fat tjetër…Pas kaq vitesh…vendosa të martohem prap dhe…kam marrë këtë…këtëëëë!!!!!”
Në librin në fjalë, ndeshemi edhe me fëmijë që urrjenë tanimë babain; me vajza që kanë frikë ende nga i ati edhe në sallën e gjyqit; me nëna që nuk kanë ç ‘tu japin fëmijëve asgjë nga ata që kishin ëndërruar dikur kur ishin në periudhën e shtatëzanisë…
Në libër, pra, në jetën shkodranë të ditëve të sotme, ka edhe asi nënash, që e ftojnë bashkëshortin e divorcuar që, sa herë ai të “ketë nevojë!!!”, të vijë në shtëpinë e saj të takojë të birin. Sigurisht të tilla gjëra janë të stisura për jetën dhe mjedisin popullor shqiptar. Zakonsht te ne, divorcet shoqërohen me armiqësimin e dy fiseve.
Nuk e di se sa është e ndërgjegjëshme Farida Ramadani për punën e mrekullueshme që ka bërë me botimin e këtyre regjistrimeve reale të dramave të divorceve tona, viktimave të tyre më të dhimbëshmet siç janë fëmijët.
Do të mendoja se do të ish me vlerë sikur papërjshtim, nëpër televizionet tona të diskutoheshin në tryeza të rrumbullakta dramat e përshkruara në këtë libër , shoqëruara me të tjera që me siguri ka regjistruar autorja pas botimit të librit apo me të pafundëta që ka shoqëria shqiptare.
Eh, sikur gazetarët “editioralistë” të televizorëve tanë, duke kufizuar ca tematikën e ndeshjeve të politikës, t’ua rezervonin ca minuta këtyre alarmeve që na jep poetesha shkodrane!.
Në thuajse të gjitha rastet që kemi hulumtuar, na ka rezultuar se, diku në thellësirat e shpirtit, rrijnë të paprekura dashuria e parë ; rri ulur në një cep të fshehtë nëna apo babai i fëmijëve. Fëmijëve të të mbetur jetimë me prindërit gjallë dhe që do të vuajnë telenovelën e tyre me tonet me alarmante, sëpku deri kur të krijojnë familjet e veta.
Askush nuk I deklaron këta ndenja, sikurse nuk tregon njeri mëkatet apo paratë që ka të ruajtura.
Kam përjetuar divorcing e një çifiti që u ndanë si t ë ishin kampe lufte. Por …një ditë e takova gruan të veshur me të zeza. “Ka vdekur babai I fëmijëve të mi”, më tha, megjithëse nuk ishin takuar më asnjeherë qënga vendimi në sallën e gjyqit.
Me këtë rast, Farida Ramadani na tregon se, jo vetëm një poeteshë, siç është ajo, vë në funksion edhe shpirtin e ndejnjat e saja për të pajtuar një famiilje, por, këtë gjë e bëjnë edhe gjykatësit. Edhe këta njerëz të peshores së ligjeve, kanë ndjenjat e tyre të dhimbshurisë ndaj atyre ish të dashuruarve, ish çiftit që ka kaluar orë të pafundëta nudo në krahët e njëritjetrit dhe tanimë duan të ndahen përjetë.
Mendoj se Shqipëria “problematike” mund të njihej më mirë nga ndërkombëtaët që plasën duke menaxhuar shtetarët e popullit tonë, sikur të lexonin librin “Dhimbje nga prindërit e mi”. Një përkthim I tij në gjuhën engleze, do të kishte një farë përafrie me përkthimin po në anglisht që I është bërë Kanunit të Lekë Dukagjinit. Një efekt të tillë mund të kishte edhe një libër po kaq realist kushtuar gjakmarrjeve, pajtimit apo dështimit të këtyre pajtimeve.
Libri tregon shumë më tepër se se sa burokratë shoqatash apo aktivistësh partiakë psikollogjinë aktuale, mbase mbizotëruese, të një populli që ka jetuar në “luginën” mes “orientit” dhe “Oksidentit”. Të një populli të varfër, të edukuar gjysmak me edukatë komuniste dhe të paedukuar thuajse krejt me edukatë fetare, viktimë e mashtrimeve televizive dhe e emigracionit; viktimë e plagëve të ndyra të ardhura nga shekujt shqiptarë apo nga bota e ashtuquajtur moderne.
Meriton ta përgëzojmë atuoren për këtë gjetje të saj origjinale, trajtimin me vërtetësi dhe ta falënderojmë për lotët që na ka ngacmuar gjatë leximit të këtij loibri prej 130 faqesh.
Libër që nuk gjëndet në asnjë librari të Tiranës dhe që autorja ua dhuroi ( pa para, pra) pjesëmarrësve të “Pegas” Albania në një ditë të vërejtur në Tiranë, ku kishin ardhur poetë nga thuajse e gjithë Shqipëria, shumica prej të cilëve janë krejt të panjohur për shikuesit e televizioneve shqiptare.
Ua dhuroi këtë libër që sikur u kujton lexuesëve këngën e bukur të trevës së saj; këngë që sikur e këndon pandërprerë Buna e Faridës - “Çile atë zemër plot kujtime!!!!”
DEPUTETI I KOSOVËS E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE
I nderuar Paul Tedecshini,
E cmoj kete njoftim tuajin ; prej tij obligohem t' perrgjigjem idese regresive te ketij tipi deputet.
Ky lloj deputeti eshte nen nivelin medioker.
Ky tip bene sikur se di qe ne perkrenaren e Skenderbeut, ne flamur te Skenderbeut, ne uniforme te ushtareve te Skenderbeut,etj., nuk ka ndonje embleme me kryq, asnje kryq askund. Eshte e qarte qe Skenderbeu s'ka luftuar ne emer te katolicizmit apo kristianizmit, por per Bashkimin e Principatave Shqiptare ne nje shtet, analog me shtete ter tjera te kohes mesjetare.
Nje tip i till deputeti duhet te dinte qe:
- nuk ka rendesi fare se kur dolli ne drite emeri komb. Termi komb apo nacion doli ne skenenen nderkombetare per te konfirmuar egzistencen e kombeve Brenda perandorive. Perkufizimi nuk e formoi kombin, por percaktoi grupimin me te madh njerzor qe banonin ne nje vijueshmeri trualli, kishin gjuhe te perbashket dhe, per shkak te ketyre dy elementeve, njerezit e krainave te ketij territori kishin marredhenie me te ngushta midis tyre, si dhe analogji ne zakone, pamvarsisht nga feja apo fete e Perandorise. Perandoria otomane kishte nje fe zyrtare dhe kishte pranuar te egzistonin fete e Perandorise byzantine ne gjuhet perkatese dhe faltoret perkatese; greke, ebraike, slave dhe nuk lejoi qe te shkruheshin dhe te ushtroheshin predikimet fetare ne gjuhen shqipe. Perandorite historikisht ishin shtete qe perfshinin keto krahina me konglomerate popujsh qe formonin njesi te vecanta brenda perandorise kombet, per te cilet s’kish dal perkufizimi me termin komb.
- kombet egzistonin, si te thuash, ne ilegalitet, perkufizimi I nxorri nga ilegaliteti. Keshtu ndodhi edhe me kombin Shqiptar. Kur shembeshin perandorite dilnin ne pah keto njesi dhe formonin shtete te nje populli pak ashume unik ne gjuhe , zakone dhe marredhenie te tjera. Keto u quajten, ne dallim nga perandorite shtete nacionale, apo kombetare. Pra kombet egzistonin brenda perandorive, pamvarsisht se nuk lejoheshin te krijonin unitetin e tyre me gjuhe te shkruar, fe te vecante dhe administrim te vecante. Administrimi i vacante i centralizuar i takonte shtetit.
- ka dallim thelbesor midis tremave perandori, shtet nacional (kombetar) dhe komb. Kete e di mire seicili e s'ka nevoje per koment.
- para se te shfaqeshin otomanet ne Ballkan, trojet e banuara nga Shqiptaret ishin te pushtuara nga kombe sllave bizantine dhe latine qe quheshin shtete apo perandori;
- shqiptaret para pushtimeve otomane ishin te ndare ne principata dhe nen sundimin, here te Perandorise Bullgare, here te Perandorise Serbe, here te Perandorise Bizantine, here nen Venetikun. Orientimi fetar i shqiptareve ishte here nene kishen bizantine dhe gjuhen greke, here nen kishen sllave (Bulgare dhe Serbe) dhe gjuhe sllave, here nen kishen Katolike dhe gjuhe latine. Te gjithe keta sundues nuk e njihnin kombin shqiptar, nuk e lejonin te shkruante gjuhen e vet, nuk e lejonin te falej ne faltore (ne kishe, me vone xhami) ne gjuhen e vete. Per me teper kush tentonte te perkthente ne shqip denohej rendshem. Kjo tradite antishqiptare arriti deri ne epoken e shembjeve te perandorive e paraqet simptoma deri tek ky deputet. tip me vete.
- vetem me Tuqit shqiptaret s'kane asnje afinitet gjaku, gjuhe, tradite. Nese shumica e shqiptareve jane myslymane kjo s'tregon aspak afinitet me turqit apo arabet, sepse myslymane ka edhe indian edhe bangladeshas edh Persian edhe Etiopias;
- turqit ottoman, pas ekspansionit ne Ballkan, mbajten te njejtin qendrim ndaj shqiptareve sikurse sllavet, bizantinet, greket e shtetit grek dhe sebet e shtetit serbe, kunder gjuhes se shkrojtur, kunder bashkimit te provincave shqiptare ne nje njesi administrative te perandorise, mallkimin e gjuhes shqipe si gjuhe anti-Zot (turqit e quanin shqipen anti-Allah);.
- patriku ortodoks ne krah te majte te Sulltanit me Klifin myslyman po nekrahun tjeter te Sulltanit organizuan percarjen me te madhe ne histori per te lehtesuar sundimin e Sulltanit: Mosnjehjen e kombit shqiptar dhe te copezohej sipas faltoreve: Ksihe byzantine, kishe slave, sinagoge cifute, xhami turke;
- eshte fakt qe persekutim kunder kombit shqiptare kane ushtruar te gjitha perandorite, por terror te vertrete kunder shqiptareve si komb kane ushtruar shtetet sunduse para-otomane dhe pas otomane. Por ketej nuk mund te nxirret perfundimi I ketij deputetise Perandoria Otomane nuk I ka persekutuar dhe perbuzur shqiptaret. Sundimi turk qe vertete I eger por jo terrorist si ai grek dhe sllav.
- sic deklaron ky soj deputeti se gjoja s’ kish lindur kombi shqiptar dhe prandaj qenkish e drejte qe shqiptaret myslyman te quheshin turq (sipas kuranit ne fakt duhet te quheshin arabe), ortodokset te quheshin greke (sepse bibla cifute ishte perkthyer ne greqisht), ose slave (Sepse ishte Perandori Bizantin qe i lejoi te perkthenin Biblen dhe te adaptonin alfabetin Biazantine per gjuhen e tyre ne faltoret e tyre);
- kur Helenet e lashte flisnin per fqinjet e tyre Ilire, flisnin per para-arberoret, parashqiptaret;
- ky lloj deputeti duhet ta dije vceten e tij qe ka mente sa nje harabel, por sic i thone nje fjale qeni leh atje ku ha.
Ne mbyllje nuk me mbetet te them gje tjeter vec do te permend ate qe dihet, Shqiptaret jane unik dhe kompakt pa dallim feje krahine dhe ideje. Otomanoidet, Bizantoidet, Sllavoidet, Latinoidet, qe historikisht na kane qene sundimtaret tane pagujne njerez si ky tip deputeti per te vazhduar per te na ndare sipas krahinash, sipas feve, sipas ideve.
Por ne ju themi: hiqni mentalitetet bizanto-sllavo anadollake dhe ato latono-mesjetare.
Vedat Shehu
From: Paul Tedeschini
DEPUTETI I KOSOVËS E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE
DEPUTETI I KOSOVËS E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,114010

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar.
Kelmendi, e argumentoi këtë se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.
“Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një Show Televiziv.
Ai gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.
Kelmendi, gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.
Ai në këtë Show, pajtohet se Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.
“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi.

PO KJO, A DUHET ME U BESUE ?!..
Nga Fritz RADOVANI:
Vetem e verteta historike e ngjarjeve në Qytetin Martir të Shkodres, kryesisht mbas vitit 1944, na banë me besue até që Bota e qytetnueme e quen Mbrekulli e Dorës së Zotit.
Mbas vitit 1944, kur erdhën në pushtet komunistët, për pak vite ata nuk e zbuluen fytyrën e tyne të vërtetë ateiste e kryesisht ate antikatolike, kjoftë shoveniste sllave apo anadollake. Madje, në ditët e para të Janarit 1945, kur ka ardhë në Shkodër vetë terroristi Mehmet Shehu dhe ka vizitue Gjimnazin “Illyricum” të Françeskanëve në Gjuhadol, aty ai u ka folë studentëve për vlerat e mëdha Atdhetare dhe kulturore të Asaj shkolle që nga themelimi i Saj në vitin 1875.
Në Shqipni erdhi një kohë që shumica e njerëzve na dukeshin se nuk besonin në Zotin.
Nuk asht aspak me u çuditë. Në vitin 1967, kur Enver Hoxha me Ramiz Alinë kishin nxjerrë nga kllefi shpatat e tyne të përgjakuna në luftë kundër Zotit, Fesë, Klerit Katolik dhe simbas tyne edhe kundër “zakoneve prapanike”, ose ma sakt kunder At Shtjefen Gjeçovit, i vramë nga serbët... At vit në letrën që At Pjetër Mëshkalla, i ka drejtue me 5 Prill 1967, terroristit të Spanjës, shokut të kriminelëve dhe të “armëve” të “Revolucionit”, Mehmet Shehut, që ishte asokohe kryeministër, Ai i shkruen: “...Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 Mars, unë u ankova Juve, Shkelqesë, se kishem ndigjue prej komunistave fjalët: ‘Këte Kishë do ta bajmë kinema’; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as armiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit...”.
Me datën 15 Nandor 1946 Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u kthye në burg. Të gjithë klerikët që u ndodhën aty u konsideruen të arrestuem si “armiqë të popullit”. Pra, pa pasë kalue as dy vjet, Ata profesorë që kishin edukue Atdhetarët prangohen në hekura si “armiqë”!
Me datën 16 në darkë dhe në të zbardhun të datës 17 Nandor 1946, rreth orës 02.00 të mengjezit, forcat e Sigurimit të Shtetit, të drejtueme nga shefi i sigurimit të Shkodres, kasapi Zoji Themeli, me Pjerin Kçirën, Hulusi Hakon, Dilaver Sadikunn, Gjovalin Mazrrekun, Lin Çollakun etj., fusin në Kishën Françeskane pranë kuvendit “Burg”, arkë municioni, armë të vjetra, mitraloza etj., dhe i mëshehin nën Elterë të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit.
Armë u futën edhe nën Statujën e Shna Ndout. Atë ditë drejtues të organizatave të grues, rinisë, frontit etj., vizitojnë Kishën e shpërthyeme nga Sigurimi naten, që Populli i Shkodrës me pa me sytë e vet rolin reaksionar të Klerit Katolik, që donte me përmbysë Pushtetin “me armë”. Në darkë, operatorët jugosllavë xhiruen film me Klerikët pranë Elterëve ku “u gjetën” armët e vume nga vetë ata me spijunët tonë të Sigurimit në sherbim të shovenistëve serbë. Proceset e Fretënve të akuzuem për futjen e këtyne armëve vazhduen gati dy vjet. Askush nuk ndigjoi një nga gjyqet e zhvillueme të kësaj ngjarje. Me 11 Mars 1948 u pushkatuen: Imz. Frano Gjini, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Nikollë Deda, të akuzuem për këte vepër. U dënuen shumë të tjerë si: At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Dodaj etj., me shumë vite burg të randë mbi 20 vjet.
Kishte shumë nga ata që nuk u besonin komunistëve, po kishte edhe të tjerë që i besonin. Në vitin 1967, të lidhun si mishi me thonin e kalbun me “vëllaznit” kinez, në Shqipni, u zhvillue “Revolucioni Ideologjik Kultural”. Shqipnia u shpall “Shteti i parë ateist në botë”.
Ata që e kujtojnë atë kohë, besoj se nuk mund të harrojnë ankthin e një Populli: “Çka po ndodhë me mue sonte?!...” Lufta e pamëshirshme u ba kundër Kishës, Klerit, Popullit Katolik e Musliman të Shkodrës dhe kujtdo që mund të dyshohej nga komunistët dhe terroristët e Sigurimit të Shtetit “i pakënaqun”, madje edhe mbrenda radhëve të vetë partisë dhe spijunëve të saj.
Ma në fund u mbyllën të gjitha Kishat e Xhamijat. Shumë klerikë Katolikë shkuen edhe një herë ndër burgje. Shumë Kisha u kthyen në stalla, magazina, vatra kulture kooperativash, etj. Katedralja e Shkodrës u ba pallat sporti, Kisha e Motrave Stigmatine “Sallë gjyqi klerikësh” (Klubi i Rinisë), Kisha e Fretënve u ba “Kino Klub Punëtori”. Të gjitha, pa përjashtim, u vodhën, tue fillue nga parmakët e mermerit, gurët e kompanjelave, kumbonët, sahatat, shalldanat e deri tek unazat e Ipeshkvijve ndër vorrezat e Atyne Kishave. Kisha e Zojës, tek Kalaja, Kisha e Rusit, dhe Ajo e Vaut të Dejës e shek. XIII, mbas zhgatrrimit me dinamit, u rrafshuen fare. Këtë fat pat edhe Xhamija e Parrucës, ku qylymat e saxhadet u vodhën nga komunistët, spijunë veteranë.
Me porosi të Ramiz Alisë, u projektue “Muzeu Ateist” mu në qendër të Shkodrës. Flitej se aty janë vendosë shumë objekte nga ata të Kishave e Xhamive, shoqnue me karikatura dhe fotografi të ndryshme kundër Fesë dhe besimeve. Unë nuk e kam vizitue kurrë, prandej edhe nuk di saktësisht çka përmbante ky muze...Koha eci ma shpejt se mendonim na.
Dikund, aty nga Moska, hagrepët e sahatit të madh të Kremlinit, filluan me ra mbi kumbonët e ndryshkuna pa e kuptue njeri se dishka po ngjiste!...
Shtëpia e Bardhë mori pamjen e një tempulli ku Reagani dukej sikur një Përmendore...
Në horizontin e Vatikanit doli ylberi!...
Muri i Berlinit ra!...1989.
Edhe pse e djegun dhe e zharitun, ngrihej Aty në mes të atyne selvijave në Rrëmaji, mes vorresh e gropash pa Shenj tek kryet t’ Atyne Martirëve të Fesë e t’Atdheut, na dukej e zhdukej nga frika, ankthi e mosbesimi, hija e Skenderbeut, me mjekerr të bardhë e të thinjun si biluri e murrlani e merrte me vete tue u naltue drejt një kupole të shembun, me dorën nalt. Ai sillte sa andej këndej një pelhurë me vija bojëqielli të një Nanës së Madhe Shqiptare, që Bota mbarë u përul para Saj.
Ishte pikërisht ajo, Shpresa jonë e humbun,...që u Ringjall!...
Liria e Fesë - Liria e Atdheut – Liria e Njeriut të robnuem per një gjysë shekulli!
Ja pra, binomi gati i harruem “Fé e Atdhé” i Françeskanëve Martirë Shqiptarë!
U riparue Kisha Katedrale, që edhe pse e shihnim me sy, s’ na besohej se ishte mes nesh madhështia e Atij Burri, po, e Atij që komunizmin e shembi me kulm e temel, Polaku Trim Vojtila, për të cilin u flijue një Kler Katolik, jo vetëm, tue mos i ra mohit po edhe tue dhanë jetën për Té.
Ai brohoriste në Zallin e Kirit: “Rrnoftë Papa e Rrnofshin Katolikët në Botë...E zani u fikej tue thirë Rrnoftë Shqipnia e Lirë!”
U riparue edhe Kisha Françeskane në Gjuhadol.
Kur hyna herën e parë, them të drejtën m’u mbushën sytë me lot...
Ishte krejt e pastër dhe e dritëshme, po mue m’u duk shumë e vorfën.
M’u kujtuen Klerikët që dikur fëmijë i ndihmonim në Meshë, por që s’ ishin ma asnjë. Eltërët ku gjyjzoheshim dhe me kemtarët ndër durtë e njoma tonat tymosej Ai vend krejt ndryshej ...
As lampadari i bukur që varej në mes të Kishës nuk ishte ma... Asnjeri nuk kishte as tek vendi i korit që dikur ushtonin zanet e rinisë shkodrane...heshtje...
Të gjitha figurat dhe veprat e artit nuk ishin ma! As parmakët e mermerit nuk ishin aty...
As Udha e Kryqit, aq e bukur me bazorelievet e Saj artistike s’ishte ma!
Nuk ishin as suazat me dhurata e At Gjergj Fishtes...Edhe ata u vodhën...
Nuk ishin ma as statujat e Shejtënve, as Elterët e Tyne....Të gjitha janë thye e zhdukë...
***
Aty ishte Elteri i Shna Ndout, ku çdo të marte shpërndahej “Buka e Tij”...
Mendova... me vete: Kur në gjithë Shqipninë asht zhdukë e prishë gjithëshka fetare, si ka mujtë me mbetë pa u thye nga ai rrebesh komunist vetëm statuja e Shna Ndout!?...
Aty ishte vetëm Ajo statujë e dikurshme e Shna Ndout!
I kishe ngulë sytë e nuk më bahej me i besue vetes!
As gjenocidi 50 vjeçar komunist nuk kishte arrijtë me e zhdukë Até!
Ishte pra, Ajo statujë, që shumë vite ma parë unë ishe përulë me respekt para Saj...
Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, pranë të cilit, predikoi ajka e Klerit Katolik Shqiptar, Etnit Fishta, Harapi, Prennushët, Palaj, Rrota, Kurti, Prela, Sirdani, Nika, Shllaku, Llupi, Gjolaj, Targaj, Tracki, Koda, Kiri, Baqli etj.
Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, nën zhgunin e të cilit Sigurimi komunist futi armët!
Ishte pra, Një Mbrekulli, që unë po shihshe me sy!
Shna Ndou i Kishës së Françeskane të Gjuhadolit, Ai Shna Ndue i vitit 1946 dhe 1967, Ai, vazhdonte me kenë mbi Tokën Shqiptare dhe ishte po n’ Atë Elter ku ishte dhunue, Ai Shenjt... per zhgunin e të cilit nuk u kursye dhuna ma barbare e mizore!
Ai asht Shna Ndou i Mbrekullive të Shkodrës!
Kush nuk beson të shkojë e t’a shohi, e kush nuk u beson syve, t’a prekë me dorë!
Unë i besoj Mbrekullisë së Tij të Madhe që kam pa me sytë e mij!
Shna Ndou i Kishës së Gjuhadolit asht kenë dhe do të jetë përgjithmonë në Shkodër!
13 Qershori asht i pafund në Shkoder e Laç të Kurbinit…
Melbourne, Qershor 2013.
TAKSA ZERO PËR USHQIMET LEGALIZIM I MAFIES USHQIMORE
REXHEP SHAHU
"Ne do ta bëjmë zero taksën 20% për ushqimet", deklaron Edi Rama.
Çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë legalizim i mafies së ushqimeve në Shqipëri. Krijim i monopoleve. Lënien në dorë të monopolistëve të tij furnizimin e popullit. Shkretim i tokave të vendit. Vrasje e punës, shkatërrim i bizneseve të krijuara në agropërpunim. Do të thotë krijim i republikës së bananeve, i republikës tregtare ku askush nuk duhet të punojë tokën dhe as të merret me bujqësi e blegtori, por të gjithë të shesin e blejnë, vetëm të shesin e blejnë dhe askush të mos prodhojë asgjë.
Nëse bëhet zero taksa aktuale që është 20 % për ushqimet, do të thotë që vendi ynë të bëhet magazinë ushqimore e botës për ushqime të dorës së tretë... Do të thotë të hyjnë në vend gjithë mbeturinat ushqimore të botës. Do të thotë të mos paguajnë tregtarët 20 % tatim në doganë. Do të thotë 20 % më lirë hyjne ushqimet që vijnë nga importi. Por kjo nuk do të thotë se do të jenë 20 % më lirë në treg. Sepse praktika në vend para 2005 ka treguar se taksën e japin tregtarët si rryshfet atyre që ua krijojnë këtë mundësi për të mos paguar taksë në shtet. Pra taksa 20 % kur të bëhet zero, bëhët zero për tu derdhë në arkën e shtetit por derdhet po aq në xhepin e rryshfetit. Tregtari nuk fiton, sekserët e pushtetit fitojnë. Tregtari është më me dinjitet dhe krenar nëse nuk jep rryshfete dhe e derdh taksen në shtet.
Do të thotë që asnjë fermer shqiptar të mos ketë leverdi e interes të mbjellë asgjë në vendin tonë. Do të thotë të mbeten djerrë tokat tona. Do të thotë të mbeten pa punë edhe ata fermerë që punojnë në arat e tyre. Jo ta tregojë z. Rama përrallën se do të çelë 300 mijë vende pune, por do të shuajë apo mbyllë 400 mijë vende pune ekzistuese që janë në bujqësinë shqiptare. Do të thotë që fermerët e Korçës e të Dibrës të mos merren më me mollët e tyre sepse vijnë molla nga Maqedonia e Greqia. Do të thotë që fermerët e Myzeqesë, Lushnjës, Divjakës, Fierit, Nën Shkodrës të mos merren më me perimet e tyre sepse do të mbyten nga domatet, specat e kastravecat e Italisë, Turqisë etj. Do të thotë që serat e fermerëve të Beratit të bëhen varreza.
Ne nuk kemi bujqësi që konkuron me vendet që kanë fusha të mëdha. Jemi vend me sipërfaqe të vogël toke, me prodhim të vogël, por plotësojmë aktualisht 80 % të nevojave ushqimore. Bujqësia jonë nuk ka subvencionet që ka bujqësia e Europës, subvencione që i jep BE. Shteti ynë ka dhënë që nga 2007 nga 10 milionë dollarë subvencione për shtimin e siperfaqeve me pemtore dhe drejtime të tjera. Por është shumë pak në krahasim me sa subvencion jep BE për vendet anëtare e kandidate. Edhe fermerët tanë do të fitonin subvencione nga BE që këtë vit, por nuk begenisi z. Rama të votonte tre ligjet e shumëpërfolura.
Nëse ka ndonjë poshtërsi të llahtarshme që mund t’i bëhet vendit, është pikërisht kjo që propozon Edi Rama, taksë zero në vend të taksës aktuale 20 %, që të mbytet prodhimi vendas, të mos ketë prodhim vendas, të mbeten djerrë tokat e vendit. Të ikin krahët e punës në Greqi, Maqedoni etj, siç kanë ikë boll deri sot.
Në vend që të thotë Edi Rama se do të përkrahim prodhimin vendas, të punësohen shqiptarët në vend, të shtohet prodhimi e të ulet çmimi, biles mundësisht të shtohen pengesat për ushqimet e importit, ai bën premtimin më rrënues, më shkatërrues. Ai don ta kthejë këtë vend me anë të kësaj takse, në vend të mallkuar. A do ta lënë thua fermerët t’i rrënojë. A ka kush i mbron fermerët.
Shqipëria sot plotëson 80 % të nevojave të veta ushqimore nga prodhimi vendas. Prodhimi vendas është më i mirë se çdo produkt ushqimor që importohet, është më i sigurtë, më bio.
Shqipëria nuk prodhon oriz. Le ta ulë Rama taksën për orizin, për bananet, për frutat ekzotike. Ta bëjë zero taksën për çdo produkt ushqimor që nuk mund të prodhohet në vend. Por jo për ato që prodhohen e mund të prodhohen në vend. Por të shkatërrosh investimet që kanë bërë fermerët shqiptarë, të shkatërrosh fabrikat e qumështit, serat, është krim ndaj vendit, ndaj fermereve, ndaj punës, ndaj mundësisë që u është krijuar për të jetuar e punuar në vend. Imagjinoni fabrikat tona të qumështit të punojnë me qumësht që vjen nga Italia se kështu do Edi Rama dhe fermerët shqiptarë të pinë qumësht në rubinetat e ujit në shtëpi se do ua sjellë Edi Rama qumështin e importit në rubinetin e ujit.
Duke heqë 20 % e qumështit, nuk do të ketë më qumësht vendi, nuk do të ketë interes askush të mbajë lopë. Lopë do të bëhët qeveria dhe viça populli. Sepse qumështi dhe çdo produkt ushqimor nga importi vjen më lire nëse heq taksën 20 %. Sepse ka më shumë prodhim Italia, e ka me kosto shumë më të lirë prodhimin, ka shumë subvencione nga Bashkimi Europian për prodhimet bujqesore të vendeve të BE.
Po të hiqet 20 % i taksës për ushqimet, do te mbytet vendi nga qumështi pluhur i dyshimtë i Ukrahinës.
Nuk është e largët në kohë kjo përvojë e hidhur. Në Tiranë mbërrinin domatet me 50 lekë të vjetra. Sepse ishin të importit dhe hynin pa doganë, pa taksë. Fermerët shqiptarë para 2005 e patën braktisë vendin. U bënë fermerë te greku e maqedonasi. Blinim mollet që vilnin djemtë tanë në Maqedoni dhe plantacionet e Korçës e të Dibrës ishin të shkreta.
Nëse bëhet zero taksa e ushqimeve asnjë ushqim nuk prodhohet më në vend. Do të krijohen monopolet e ushqimeve.
Taksa zero për ushqimet do të thotë që askush më të mos ketë luksin të hajë mish vendi por vetëm mish të dyshimtë importi që rrin me vite nëpër magazine frigoriferike të botës, nëpër porte, etj. Sepse mishi i importit vjen më lirë se falë, por ky lloj mishi është me semundje. Me semundje të atilla që shkaktojnë deri sterilitete dhe semundje të rrezikshme për njerzit. Taksa zero për mishin do të thotë të mos ketë askush interes të mbajë bagëti në këtë vend, do të thotë të rrënohen mijera biznese bujqësore e blegtorale. Taksa zero për qumështin do të thotë që të mos ketë më stalla lopësh, apo stalla dhish qoftë të rracës së vendit apo qoftë franceze që kanë filluar të krijojnë fermerët. Taksa zero për ushqimet do të thotë që të mos ketë më bythë pule që bën vezë në vend sepse na mbysin vezët e importit.
Taksa zero per ushqimet do te thote lajthitje. Do të thotë vrasje e punës dhe mundit të fermerëve. Kush i mbron fermerët dhe fshatarët shqiptare...
Kush i kthjellon fermerët shqiptarë, kush ua spjegon atyre këtë krim në tentativë që po tentohet të bëhet ndaj tyre.

Fallxhorja e Monpeljesë
(Tregim)
Nga Përparim Hysi
Aty mesviteve '30 të të shekullit të kaluar, tre shokë kishin dalë për shetitjen e fundjavës. Qenë tre shokë, por mos kujtoni se qenë tre Mosketjerët e Dumasit dhe as tre shokët mitikë të Remarkut. Qenë tre bursistë të Mbretërisë Shqiptare që ca për arsye objektive dhe ndonjë dhe për arsye subjektive , era e studimeve i kish vërvitur në universitetin e Monpeljesë në tri degë të ndryshme.
Të tre ishin nga jugu i Shqipërisë. Njëri qe qytetar nga Gjirokastara dhe dy bursistët e tjerë qenë fshatarë nga Skrapari. Sidoqoftë, ashtu siç thuhet nga jugu "Moj kasolle, ku na mblodhe", edhe këta, sado që nuk qenë aq shokë intimë, kishin dalë atë fundjave për qejf të vet.
Dy skraparlinjtë, të njohur prej kohësh dhe nga rrethi miqësor familjar, flinin në të njëjtën dhomë, sado që fakultetet i kishin të ndryshëm. Tek kjo dhomë, xhëku kalonte, ashtu si rastësisht. edhe gjirokastriti që, edhe ky, ndiqte një fakultet tjetër. Skraparlinjtë ndiqnin njëri drejtësinë dhe tjetri për histori. Gjirokastriti për biologji.
* * *
Pa shkuar drejt e tek "fallxhorja", ia vlen që t'i heqim pakëz petët lakrorit. Skaraprliu që fitoi bursë për juridik, ishte Hilmi Qazim Hysi nga Vërzhezha e Skraparit. Pse qe stundent honor ( vinte nga Liceu francez i Korçës) u thirr në audiencë - tet a tete- tek vet ministri i arsimit Mirash Ivanaj. Me afërsi, është bërë kjo bisedë kokë për kokë:
- Je laurant dhe ke të drejtën e zgjedhjes për degën që do.
- Dua të vazhdoj për histori.
Ministri, pasi dëgjoi me prudencë laurantin, i thotë:
- A ban me ma fal nji nder? Bash këtë degë ia kam premtue nji nxanësit tim honor që ka mbarue në Shkodër dhe a mund me zgjedh nji degë tjetër? A pranon me shkue për drejtësi?
- Pa tjetër,- pranoi lauranti. Po kush është ai nxënës?
- Asht skraparli si ti. Quhet Abaz Ermënji !
- Oh,- qeshi i çliruar lauranti,- me Abazin njihemi prej kohësh dhe kemi miqësi familjare.
Ja, pra, këta dy studentë honorë, njëri mbaruar në Shkodër dhe tjetri në Korçë u çuan me bursë të shtetit në Monpelje. I treti, gjirokastriti, fitoi dhe ai bursë shteti. Po për bursën e tij ka shumë gojëdhëna, të cilat historia ende nuk i ka saktësuar. Gjirokastriti është Enver Hoxha që njihet më shumë se kushdo nga kjo treshe që janë personazhë të këtij tregimi. Enver Hoxha njihej që në lice me Hilmi Hysin dhe kjo ishte arsyeja, që, shpesh, dukej nga dhoma e dy skraparlinjëve.
* * *
Tek vazhdoni rrugën për në klubin ku do festonin, befas u pret rrugën një fallxhore.
- A doni të merrni vesh gjithë të ardhmen tuaj nga sot e deri sa të shkoni nga kjo botë? Vetëm më tregoni pëllëmbën dhe unë do t'u lexojë sikur po lexoni një libër gjithçka për ju. Hokatarë siç qenë, thanë ta provonin. I pari e zgjati dorën Hilmiu. Fallxhorja e rroku pëllëmbën e të riut, e shikoi mirë e mirë. Bëri sikur iu drejtua Zotit dhe i tha: - Ty nuk ta "lexoj" dot. Ke pak damarë të trashë. Hilmiu as që u mërzit nga ky "moslexim" se as që besonte në këto lexime astrologësh. Radha i erdhi Abazit. Fallxhorja ia mori dorën dhe,pasi ia "lexoi" mirë e mirë, i tha: - Ke për të kaluar një jetë plot dallgë. Do shkosh në vëndin tënd dhe nuk ke për të qëndruar gjatë atje. Do largohesh, për punë të një "sherri" të madh dhe, për të shpëtuar kokën, do rrishë i mërguar gati për 50-vjet. Do kthehesh, pas pesëdhjetë vjetësh, e do fitosh të drejtat që të kanë mohuar. Kur mori dorën e Enverit, tha: -Sado që nuk je aq i zoti në mësime si ky më parë, ti do kesh një jetë të bukur dhe do të respektojnë kush me hir e kush me pahirë. Në vëndin tënd ty do të vejë puna mbroth. I dhanë fallxhores hakën dhe, tek u ulën në klub, vetëm me fallin e fallxhores u morën. Vetëm për ty, o "damartrash" nuk morëm vesh gjë,- foli Enveri.
* * *
Me të mbaruar fakultetin, Abazi u emërua në Liceun e Korçës. Aty, në lice, për çudi,sado me shkollë të pambaruar, erdhi dhe Enver Hoxha. Hilmiu qe gjykatës në Tiranë. Kur fillo lufta kundër fashizmit, Abaz Ermënji la katedrën e mësuesit dhe doli malit. Ai qe komandant i një çete nacionaliste dhe aderoi me Ballin Kombëtar. Edhe Hilmi Hysi, sado gjykatës, kishte ide nacionaliste dhe andej dhe aderoi. Sakaq, në Tiranë, kish mbrritur Enver Hoxha që punonte si "shitës" në dyqanin "Flora". Sado që historiiografia komuniste përpiqet për ta nxjerrë Enver Hoxhën si trim që të merrte gjak në vetull, e vërteta është pak ndryshe. Në kohën e pushtimit fashist, kur puna e "shitsit" kish marrë erë, Enver Hoxha kërkoi ndihmën e Hilmiut. Donte letërnjoftimin e tij. Hilmiu, sado "damartrashë" ia dha letërnjoftimin e tij. Por, sidoqoftë, në fotografi kishte një mospërputhje: Hilmi Hysi kishte syze dhe mustaqe. Për t'u bërë "sozia" e tij, Enver Hoxha rriti mustaqe dhe vuri syze. Fotografinë "plagjiat" ia bëri Qemal Stafa. Kjo fotografi, me syze e mustaqe ka qenë e njohur, pothuaj, prej 50-vjetësh. vetëm nuk dihej shkaku. Gjatë kohës, Hilmiu ishte martuar me Mynever Skraparin (Sanxhaku) që kish mbaruar Institutin "Nana Mbretëreshë" dhe qe bashkëshoqe me Nexhmie Hoxhën ( Xhunglini) që tani krah Enver Hoxhës njihej si "Delikatja". Edhe Myneveri ( ngjasonin çuditshëm !) i dhuroi shoqes së saj letërnjoftimin. Kështu që "trimi" Enver Hoxha me "trimëreshën" Delikate nuk e kishin as për pesë nga kontrollet e befasishme. Kishin gjetur parzmoren e duhur.
* * *
Se si vazhdon historia e këtyre tre shokëve, pjesërisht dihet vetëm për njërin prej tyre: për Enver Hoxhën. Për të janë thën e stërthënë të vërteta e të pavërteta që,sidoqoftë, kurrë nuk është vonë për t'u zbuluar me saktësi. Unë as që dua të futem në ato ujëra. Vetëm si apendiks të asaj që "lexoi" fallxhorja, mund t'ju them:
Abaz Ermënji luftoi kundrë nazi-fashistëve dhe pse shoku i biologjisë në Mospelje, ia kish vënë kokën në satër, u arratis nga Shqipëria dhe qëndroi larg saj për gati 50-vjet. Ka qenë kryetari i Ballit Kombëtar në mërgim dhe në vitet kur erdhi demokracia, u kthye në Shqipëri. Qe dhe deputet për ballin Kombëtar, po, për arsye moshe, vdiq para disa vjetësh.
Fati i Enver Hoxhës dihet dhe nuk dua të bëhem i bezdishsëm për lexuesin.
Por ç'ndodhi me tjetrin, që fallxhorja e Monpeljesë nuk ia lexoi dot të ardhmen? Vërtet të qe "damartrash?!" .
* * *
Hilmi Hysi si jurist bënte detyrën edhe në kohën e luftës. Ai qe nacionalist dhe priste që vëndi të çlirohej. Si njeri i ligjit, kur u çlirua Shqipëria, nuk e kishte për gjë që të mbronte,qoft dhe si avokat, të dënuar qofshin dhe politik. "Biologu", sado që e detyrohej me gjithë të shoqen, Delikaten (atë kohë Enveri qe martuar ), ndiqte çdo veprim të "mikut" të tij. Bëhej gjyq në Berat. Midis të akuzuarëve ishte dhe oficeri zogist, komandanti i një çete nacioanliste në Skrapar, Muharrem Kapllani. Sado që "ariu i foli në vesh" që mos e mbronte një armik si Muharremi, Hilmi Hysi shkoi dhe i bëri oponencën. Muharremin e kishte mik dhe bashkëfshatar. Vërtet që nuk e shpëtoi, por mbrojtjen e bëri. "Biologu" Enver Hoxha i mori pak gjak në vesh mikut të letërnjoftimit. E transferoi nga Tirana në Gjirokastër. Atje ( thonë një mësues) ia përgatiti qefinin. Papritur e kujtuar në vjeshtë të vitit 1947, Hilmi Hysin e arrestojnë
Në mesnatë (aty nga ora njëmbëdhjetë) kamionçina e mbuluar mbante në pranga Hilim Hysin. Diku kamionçina ndalon dhe njëri prej policëve zbret. Drejtohet tek një klub privat dhe kërkon dy racione bukë e gjellë (edhe për shokun). Privati duke patur alergji për policët ia pret:- Buka u mbarua dhe gjella. Polici u kthye hundë e buzë. Nuk kishte,- i tha shokut. Bobo!- ulëriti tjetri. Hajde dhe duro deri në Tiranë. I arrestuari i dëgjoi dhe pyeti:
-Ku jemi këtu?
-Në Lushnje, po na griu për bukë dhe klubaxhiu e kish mbaruar.
-Shko i thuaj se kam në makinë Hilmi Hysin dhe e do bukën për mua. Se e njoh atë klubaxhinë.
Polici u khye prapë dhe teksa pronari po tentonte ta mbyllte, polici i tha:- Më ka dërguar Hilmi Hysi.
Oh, - tha pronari,- kam vetëm bukën time dhe merre çoja Hilmiut.
* * *
Më tej historia është e gjatë, por atë që nuk "lexoi" falxhorja, e lexoi "biologu" Enver Hoxha. E pushaktoi Hilmi Hysin,pasi e torturoi për tri-katër muaj të mirë, në moshën 35 vjeçare. E hoqi të shoqen nga Tirana dhe e syrgjynosi në Këmishtaj të Lushnjes me dy çupat njërën 5-6 vjeç dhe tjetra 3-katër vjeç. Jo vetëm e pushkatoi, por deri sot as nuk e kemi gjetur varrin.Dhe i vetmi "krim" që bëri qe se ndihmoi "biologun" në kohën e fashizmit. Dhe ç'shkruaj për "letërnjoftimet" është pohuar nga Enver Hoxha në prag të vdekjes. Retushoj një nga "veprat" dhe shkroi e zezë mbi të bardhë për këtë ndihmë. Pa e zënë në gojë emrin, e të ndjerit xhaxhaii tim (gjasme ia kish harruar dhe i kujtohej vetëm mbiemri: Hysi!). Kuptohet, mandej, pse "Fallxhorja e Monpeljesë" nuk ia "lexoi" dot dorën.
Tiranë, 12 qershor 2013
2013/06/09
K A T R A H U R Ë - Kujt i shërben kjo katrahurë e madhe që po bëhet sot në Shqipëri ?
Shkruan për "Floripress" Prof.Rasim Bebo
Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të
dëgjosh dy vëllezërit, pasardhës më besnik të Ramiz Alisë, më të devotshmit e
partisë komuniste, Z. Sali Berisha dhe Edi Rama, drejtuesit e dy partive kryesore,
PD dhe PS, që flasin me një ulëritje të pazakonshme e zhargon tejet të ulët e
para zgjedhësve dhe ndiqen nga populli me brohoritje dhe ovacione pa mbarim,
duke krijuar një kanal të thellë urrejtjeje ndërmjet shqiptarëve, nuk mund të
mos mendosh se këto tubimeve krijojnë një “Katrahurë” të vërtetë. Dhe të lënë
një përshtypje tepër të keqe, kur secili thotë i vendosur “Unë do të jem Kryeministër pas 23 qershorit... Unë do të arrestoj kundërshtarin
dhe do ta çoj para gjyqit etj...
Mos
vallë në këtë tension gjakrash, kur KQZ akoma nuk është stabilizuar dhe në ditën
e zgjedhjeve do të fillojnë ankimet për vjedhje vote dhe acarimi do të arrijë
kulmin, mundet të ringjallet 1997, ose 21 janari i 2011-tës. Të cilat, ashtu
siç dihet, të dyja i stisi greku me Janullatosin dhe lidhja e ngushtë me partitë
greke, Saliu me “Ta Nea Demokracia” dhe Fatos Nano - Edi Rama me “PASOK-un”.
Ishallah mos ndodhtë ajo gjakderdhje e tmerrshme që i kushtoi Shqipërisë më 1997
mbi 3500 të vrarë dhe 11.000 të plagosur.
Kurdoherë,
kur greku dëgjon për çështjen, çame i dhëmb shumë koka. Prandaj u arrit që
partinë çame e përçanë në dy parti, për ta pasur më tepër nën kontroll greku,
Shpëtim Idrizi me PDIU u ngjit me PD e Sali Berishës dhe Artur Dojaka me AP. shkoi me PS e Edi Ramës. Në vend që të kërkonin me
kusht miratimin e Rezolutës Çame në
Parlament, ose të largoheshin prejtyre.
Kjo na
kujton Akademikun Rexhep Qosen, kur erdhi në Shqipëri në vitin 1991, në një
konferencë shtypi u pyet nga gazetari çam Bashkim Kuçuku, se çfarë di për Çamërinë,
ai u përgjigj: “Nuk e njoh Çamërinë”!
Po
kështu Javën e fundit të majit, erdhi në Çikago Ali Ahmeti dhe mbajti një
fjalim, ku i përmendi të gjitha trevat shqiptare, por Çamërinë nuk e përmendi
fare, edhe pasi u kritikua, prapë nuk e zuri në gojë. Zotërinjtë nuk janë njerëz
të rëndomtë, por janë personalitete me tituj nderi. E me këtë praktikë politike,
kënaqin ata që nuk na duan, sidomos grekët. Por është fatkeqësi, kur ombrella
mbrojtëse hesht.
Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen
e Naim Frashërit.
Zoti Beqir Sina shkruan:
Jacksonville, Florida - 167 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim
Frashëri, rilindësit tonë të madh, u kujtua me një veprimtari
artistiko-kulturore, organizuar nga Dega e shoqatës Vatra në Florida.
Në këtë veprimtari
artistike-muzikore të titulluar “Shqipëri,
o nëna ime!” mori pjesë edhe Dërvish Pashaj nga Teqeja e Detroitit,
Kryetari Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj dhe anëtari
i kryesisë z. Sejdi Hysenaj.
Kryetari
i degës së Vatrës në Florida, z. Adriatik Spahiu u shpreh: “Vepra e Naimit, është
e pavdekshme, Ajo është krenaria e jonë kombëtare, andaj dhe për Naimin do të
ketë gjithmonë vetëm ditëlindje”. Foli z. Ali Lushnjari: “Naimi ishte një ndër
figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të
shqiptarëve.
Kryetari
i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, mes emocioneve të shumta përshëndeti këtë aktivitet
...
Naim Frashëri si edhe rilindësit e tjerë, që luftuan dhe u sakrifikuan me
pushkë dhe me pendë për mëmëdheun tonë të dashur, Shqipërinë, na bëjnë që ne
shqiptarët të ndihemi krenar, kudo që jemi për të gjitha ato sfida që historia
e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e
shtetit shqiptar, duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane.
“Një rrugë e vështirë kjo dhe me plot sfida,
e cila na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të
Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian, që
na e lanë amanet rilindësit tanë”.
Ndërkohë,
disa artistë dhe këngëtarë të njohur si Sandër Ruçi dhe sidomos Gëzim Nika,
krijoi një atmosferë imocionante me këngën e tij të famshme dhe vargjet e
poetit tonë të madh Naim Frashëri.
Këngët “Shqipëri
o nëna ime” dhe “O sa mirë që jam
Shqiptar” ndezën atmosferën dhe krijuan një festë të madhe, që frymëzon dhe
lidh brezat edhe këtu në mërgim.
Unë artikullshkruesi, me mallëngjim ju falënderoj
përzemërsisht për këtë eveniment të madh Kombëtar. (Gazeta Illyria 30 maj 2013,
“Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen e Naim Frashërit”, f. 28).
Të
shohim faqen tjetër të medaljonit, se çfarë po bëhet në Shqipëri? Greqia ka
shpallur fitoren më të madhe të shekullit të kaluar, se ka hedhur në dorë Kishën
Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Firma tradhtare e Ramiz Alisë më 1991 pranoi
priftin grek Janullatos që sot ka zënë vendin e guvernatorit. Ai urdhëron që
mos të pranohet për miratim rezoluta çame në Parlamentin Shqiptar, sepse për
grekun Çamëria nuk ekziston, qysh këtu e 10 vjet më parë, e ka të ligjëruar në
OKB dhe BE, dhe nuk pranon asnjë marrëveshje për problemin Çam.
Një
gjë është mëse e qartë: Janullatosi nuk respekton pushtetin gjyqësor të Shqipërisë.
Kastriot
Bezati, ish drejtor i Pallatit të kulturës “Naim Frashëri” në Përmet thotë: “Peshkopi
Janullatos ka ngulur këmbë të prishet Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet.
Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”.
Konflikti
gjyqësor midis qendrës kulturore të Bashkisë Përmet dhe kishës ortodokse Përmet,
filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit,
Shkalla e I-rë me vendim nr. 484 datë
10-7-2001, Apeli me vendim nr. 122 datë 21-3-2002 dhe Gjykata e Lartë me vendim
nr. 1640 datë 14-10-2003, vendosin që: “Pallati
i Kulturës “Naim Frashëri, ngritur që nga themelet nga shteti dhe përuruar më
1962, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë e të ngelet si
tempull i kulturës në zëmër të Përmetit”.
Dhe te tre vendimet e gjyqësorit
u vlerësuan të rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 66
datë 5-5-204.
Janullatosi shkoi në Përmet dhe foli greqisht në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, ndonëse ka shumë vjet që e ka mësuar gjuhen shqipe dhe e flet atje ku i intereson, por, këtë institucion të rëndësishëm dhe të vetëm të kulturës në Përmet, e cilësoi me emrin kisha e Shën Mërisë (që nuk ka qenë kurrë kishë) dhe jo me emrin e vërtet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, siç cilësohej në vendimet e Gjyqësorit.
Përmet, kishë në Pallatin e Kulturës, kryebashkiaku bën padi në
Prokurori e Shtunë, 11 Qershor,
2011 | 09:35 am
Organit të akuzës
së Përmetit i janë paraqitur prova shkresore dhe pamje të objektit në ndërtim e
sipër. Disa ditë më parë, Edmond Komino kishte dërguar Policinë Bashkiake në
vendngjarje, por ajo nuk është lejuar të vizitojë nga brenda punimet, çka ka
sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakut për kallëzim penal.
“Është një
rast unikal, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk
zbatohen nga Zyra e Përmbarimit”, pohon ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në
Përmet Kastriot Bezati, i cili shton se Kisha Ortodokse kërkon të vrasë
identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojë në Përmet
helenizimin.
Ai thotë se Bashkia, së bashku me Zyrën e Përmbarimit, ka tentuar
15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë
penguar nga përfaqësuesit e Kishës. (Gazeta ONLIJNE anorama, 11 gusht 2011).
Të dyja monument të kulturës, që ruheshin dhe rruhen me ligj
nga shteti. Kisha e Shën Kollit, ndërtuar më 1757, pasi u vra dhe iu pre koka At Stath Melanit, nga një bandë e
paguar nga Janullatosit e djeshëm, nga
qarqet e caktuara të Greqisë me 24-12-1917, u varros me nderime nga
qytetarët dhe qëndroi aty deri në vitin 1962, trupi pa kokë i priftit kombëtar
i cili predikoi shqip qysh më 1899 në Mitropolin e Përmetit. Për të cilin, Fan
Noli është shprehur, se ky klerik atdhetar është “Një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë ”.
Kisha Shën
Premtes është ndërtuar 20 prill 1776, kur këndua për herë të parë në gjuhën
shqipe në vitet 1920-1922 nga Fan Stilian Noli.
Më 26-9-2010 Kryepeshkopi Janullatos
nuk përmendi fare vendimet e Gjyqësorit të dhëna me emër të Republikës së Shqipërisë
në favor të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”.
Mëso o Janullatos, nga intervista e
Servet Pëllumbit, se cilët janë Shqiptarët.
Prof. Servet Pëllumbi, kur u intervistua
nga Denion Ndrenika i gazetës “Illyria” në SHBA. tha: “... Në Vlorë u
grumbulluan rreth 800 mijë shqiptarë (sipas të dhënave të Kryetarit të Bashkis,
Shpëtim Gjika) dhe për dy ditë e dy net pati vetëm gëzim e hare në sheshet e
rrugët që skuqnin nga flamujt e banderolat, dhe u shndërruan në skena të këngëve
e valleve, në shpërthime patriotike e vëllazërimi të paparë midis shqiptarëve,
sidomos të atyre që jetojnë jashtë kufijve tanë shtetëror. Iniciativa e paparë
nga poshtë, demokracia e drejtpërdrejtë shembullore, nuk pati nevojë për shumë
komisione e programe, sepse dominonin iniciativa dhe mirëkuptimi.
Asnjë ngjarje
e jashtëzakonshme, asnjë problem për ushqimin dhe akomodimin e tyre, kur nuk
mjaftonin hotelet, ishin të hapura shtëpitë e vlonjatëve për të pritur të
ardhurit si miq e mysafir të tyre. Një zgjim kombëtar i paparë, sidomos i rinisë
shqiptare. Një lëvizje mbarëkombëtare, patriotike.
Presidenti Willson, shtatoria e të cilit qëndron madhështore në një nga sheshet
e Tiranës, në Konferencën e Parisit (1920) i tha një “Jo” të vendosur projektit
të Fuqive të Mëdha për “ndarjen e radhës” të trojeve shqiptare në favor të
fqinjëve. Presidenti Bill Klinton, bashkë me udhëheqës të tjerë evropianë,
miratuan aksionin e NATO-s për t’i thënë “ndal” genocidit milosheviçian dhe për
të çliruar Kosovën. Shqipëria gjatë 20 vjetëve të fundit ka pasur ndihmë dhe mbështetje
të vazhdueshme për vendosjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike. (Gazeta
“Illyria”, 30 maj 2013, “Patriotizmi është
përkushtim ndaj atdheut e kombit ...”, f. 26).
Për mëse dy dekada po vazhdon kjo
katrahurë, pse nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme?!...
Ndërsa dy partitë në pushtet manipulojnë për të vjedhur votën e popullit, duke
manifestuar në mënyrë të kërcënuar deri në gjakderdhje. Dhe ne po aty qëndrojmë
shpirtërisht në katrahurë.
-Kur shkruajnë ndonjë artikull për Çamërinë,
vendosin një hartë të cunguar, që pjesën më të madhe të Çamërisë e quajnë
Greqi. Ndërsa Akademia e Shkencave vetëm
hesht.
Është e pabesueshme, kur në Florida
festohet ditëlindja e Naim Frashërit, në Shqipëri- Përmet, prishet Shtëpia e
Kulturës Naim Frashëri dhe aty të ndërtohet kisha greke. Ndersa në Korche, ne
mengjesin e te 11 gushtit 2012 u gdhi e
renuar gure mbi gure Shtepia monument kulture e Themistokli Germenjit dhe e
Flamurit qe u ngrit me 8-12-1916, me
urdhër të Janullatosit. Kurse Qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht...
-Kur në Vlorë u pa një zgjim kombëtar i paparë,
sidomos i rinisë shqiptare, ne jemi po aty.
-Kur porosia Washingtonit , të vihet
në jetë te pasardhësit me “JO” dhe “NDAL”
sipas rastit, për t’u bashkuar si komb Preshevë - Prevezë, para futjes në Evropën e Bashkuar, vetëm kjo është KRYEIDEA e jonë e shprehur edhe nga Kosovari
Mehdi Hyseni.
Dhe ne me këtë potencial të rinisë së shkëlqyer, mos të qëndrojmë,
po aty!...
Rasim Bebo
Addison Çikago qershor 2013
2013/06/08
Nesër në Prizren fillon festivali i 3-të ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik-2013"
Festivali i tretë ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”
i LSHK-së, mbahet në patronazhin e kryeministrit të QK ,z.Hashim Thaqi, më 9 e 10 qershor 2013, në Prizren
Kryetarja e LSHK Dr.Flora Brovina
9
Festivali i tretë ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” të LSHK-së, mbahet më 9 e 10 qershor 2013, në Prizren
LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS THE WRITERS LEAGUE OF KOSOVA
Në festivalin tradicional ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” të LSHK-së, që mbahet më 9 e 10 qershor 2013, në Prizren, i cili mbahet në patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, me krijime poetike marrin pjesë:
LISTA PËRFUNDIMTARE
1. Abdyl Kadolli
2. Adem Demaçi
3. Adem Zaplluzha
4. Adem Zejnullahu
5. Agim Bajrami
6. Agim Rifat
7. Agim Vinca
8. Albert Shala
9. Albina Idrizi
10. Ali Alidemaj
11. Arben Rashkaj
12. Arif Bozaxhi
13. Arif Haliti
14. Arsim Halili
15. Avdi Ibrahimi
16. Avni Dehari
17. Bardhul Toda
18. Beatriçe Balliçi
19. Bedri Halimi
20. Bedri Neziri
21. Bedri Zyberaj
22. Begzad Baliu
23. Behram Hoti
24. Beqir Buzuku
25. Bilall Maliqi
26. Dibran Fylli
27. Dren Shala
28. Ejup Ceraja
29. Fatime Ahmeti
30. Flori Bruqi
31. Flutura Maçi
32. Gëzim Ajgeraj
33. Hysen Këçiku
34. Hysen Matoshi
35. Ibrahim Berjashi
36. Ibrahim Skënderi
37. Idriz Ulaj
38. Ilam Berisha
39. Irena Gjoni
40. Ismail Simnica
41. Ismet Lecaj
42. Jerida Kulla
43. Lulzim Hajdari
44. Mazllum Baraliu
45. Mehmetali Rexhepi
46. Merxhan Avdyli
47. Mexhid Havolli
48. Miftar Kurti
49. Mikel Gojani
50. Milaim Berisha
51. Mustafa Balje
52. Natasha Lako
53. Naxhije Doçi
54. Nebih Bunjaku
55. Nehas Sopaj
56. Nexhat Rexha
57. Nezir Prokshi
58. Nikolla Spathari
59. Pandeli Koçi
60. Qerim Pllana
61. Ramadan Thaçi
62. Riza Haziri
63. Riza Lahi
64. Rushit Ramabaja
65. Sabahate Byci
66. Sabile Basha
67. Sabit Idrizi
68. Safete Rexhepi
69. Salajdin Krasniqi
70. Sali Bytyçi
71. Sarë Gjergji
72. Sherife Thaçi
73. Shqipe Hasani
74. Sulejman Dida
75. Uzeir Ajradini
76. Veli Veliu
77. Xheladin Mjeku
78. Xhemajl Rudi
79. Ymer Berbati
80. Yrjet Berisha
81. Zejnel Besaç
82. Zyba Hysa
Poezitë dorëzohen në fillim të Festivalit në tri kopje. Poezitë që janë më të gjata se 30 rreshta dhe që janë publikuar më parë, nuk futen në konkurrencë stimuluese për shpërblime.
Jepen disa çmime stimuluese-konkurruese: “Metafora” I, II e III, Një komplet veprash, “Piktura e bukur” dhe “Pena e artë”.
Pjesëmarrësit vendosen në hotelin “Alvida ”, që ndodhet në Prizren (nga dy veta) dhe në hotele të tjera, që ndërkohë do të marrim konfirmimin nga organizuesit vendës.
Bashkëngjitur keni edhe programin e Festivalit.
Për çdo rast mund të drejtoheni në e-malin: lshk2012@hotmail.com dhe në tel.: 044-158-324.
SESIONI LETRAR "SHKRIMTARI DHE BOTIMET LETRARE"
Në sesionin letrar "Shkrimtari dhe botimet letrare" të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik", me kumtesa do të paraqiten:
1. Prof. dr. Emin Kabashi, Shkrimtari dhe perceptimi ideologjik i botimeve letrare
2. Prof. dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, Shkrimtari dhe libri i munguar
3. Prof. dr. Behar Gjoka, Letërsia “e sirtarit” dhe ajo në dorëshkrim
4. Violeta Allmuça, Mbijetesa e letërsisë së vlerave
5. Prof. dr. Hysen Matoshi, Autori dhe botuesi
6. Feride Papleka, Marrëdhëniet e përmbysura shkrimtar-botues në Shqipëri
7. Prof. dr. Vebi Bexheti, Letërsia e arbëreshëve në botimet më të reja
8. Prof. Brikena Smajli, Shkrimtari dhe krijimi si qenësi
9. Mr. Xhafer Syla, Shkrimtari dhe censura
10. Dr. Yrjet Berisha, Letërsia e dy dekadave të fundit
Kumtesat të jenë deri në 8 minuta.
Sesioni letrar mbahet më 9.6.2013, në orën 12, pas hapjes së festivalit dhe të ekspozitës artistike.
Për çdo rast mund të drejtoheni në e-malin: lshk2012@hotmail.com dhe në tel.: 044-158-324.
Bashkëngjitur keni dhe programin e Festivalit.
Me respekt,
Kryetarja
Dr. Flora Brovina
P. s.
Autobusi prej Prishtinës niset më 9.6.2013, në orën 9, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së.
Pos një bujtje, për pjesëmarrës jepen edhe dy dreka.Të interesuar të tjerë nuk mund të marrin pjesë.
Prishtinë,më 3.6.2013
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...