2013-07-02

Ilirët qenë të parët në Europë




 Nga Brahim Adyli: 



DORË MBI ZEMËR Kur vendos dorën mbi zemër të gjithë popujt e kuptojnë, i përkulen asaj që e rrah jetën deri sa marrim frymë. Krijuesi i madh e ka në dorë ate që dashuron me ndenjë të hollë. E madhe është bota për barkushet e vogla që përbirohet nëpër aureolat e saj si nëpër një çips të jetës dhe pikëshënon universin, mendja e di që jetojmë njerëzisht atë copë të vogël të orës sonë që rrah rregullisht me ritëm, kur ngutet shumë e sëmuret del nga takti jeta e humb kuptimin e vet nga të rrahurat e saj. Kur dua të rrespektoj shtëpitë e Zotit apo të njerëzve të tjerë nga termi i veçantë e vendos dorën mbi zemër dhe kaloj pranë tyre- janë njerëzit e mij që i dua më shumë, kam gjuhë të përbashkët të marrëveshjes aq sa kemi të shkruar në letrën e padushme... Zemra do ta rrah jetën deri në fund dhe kur bota të ndalet e lëshojmë frymen e fundit, kthehemi të shtrirë kah bota e tjetër kah vdekja e trupit!... TEATËR I DHEMBJES SË PAFUND Është vend i shpalljes së dhembjes marr frymë thellë në damarët e qenies sime dhe e lëshoj rëndë në përkushtimin e vargut me një pikë loti bebëzavë të heshtjes që ngrihet i gjallë deri në pafundësi... Gjakova është vendi i dashur i fëmijësisë me të gjitha dhembjet e ndarjes së pakthim, me lotë e shoh zhdërvjeljen e filmit të fëmijësisë dhe nuk kam kohë të ndalem me therrjet nëpër mushkëritë e djegura të mendimeve- është botë e veçantë e përplasjeve të mëdha mbrenda zemrës sime tërmetet prore rrënojnë prap një vistër i përtërirjeve ngritet me diell, mbrenda një çasti shprehen të gjitha stinët e nuk ndalen bubullimat e mëdha të dheut tim duke i ndjekur vetëtimat e përdalura të brejtjes. Dita dhe nata nuk kanë fare kuptim të mirë e keqja dhe e mira mbeten prore në dyluftim, i mbledhë cuklat e fijeve të këputura papritur e të gjëj fillet e dhembjes që piketon gjak- gjak, gjakova dhe gjaku që nuk ndalet kurrë për një ditë të bukur ulur këmbëkryq nën bli me plisin e bardhë të një plaku të ndjenjave që gjithëmonë e shoh të ulur në pikëtakimet tona të asaj malësisë që i jep pore shpirt e madhëri, gjak i kuq është gjaku i shenjtë i lirisë që vetëm në Gjakovë është në çdo gemb të ri, edhe fëmijët që vinë të shëndetshëm pas këngës duke qarë thekshëm me lotë të përzier gjaku e m`i ngrisin mua flokët peshë deri në vdekje nëpër muranat e shumta të dëshmorëve... A e dini ju sa herë jam rrëzuar nëpër metropole duke qajtur me lot kalldrëmin e rinisë në Gjakovë, ka mbetur e përhershme kinoja dhe teatri i gjallë që lozin tragjikomeditë e dhembjes së pandalur- prap do të rrëzohem në Paradeplaz në Zürich apo në Rapperswil, në Stuttgard, München e gjetiu trotuaret e pagjetura përmallshëm në ëndërrat e mia, liria është ndjenjë që çel sythin e përmbajteve me pranverën rritet e me dimrat e shumtë zhduket, rreth e rreth zgjerohen në pafundësi këngët e saj që si fëmijë të rritur dhimbshëm më rrënqethin prore i kam kënduar, por çuditërisht më janë zhdukur dikund në ndërdije ka mbetur ia zë i qartë kënge se Gjakova është teatër i shpalljes së dramave e i dhembjes së pa fund të përkryer të burrërisë! SI S’TË NJOHA KOSTANCËQindra herë vi dhe shkoj prej teje Kostancë të gjëjë fillet e tua nëpër shqiponjën e hershme shpeshherë të shikoj e luaj me veten time duke numruar çuditë që kalojnë pranë meje- i mas vitet e mia që rodhën në heshtjen e pa gojë... A mos ka ndonjë bukuri të rrallë e të veçantë që zë vendin e parë pranë Bodensee, kjo vashë gjysmë e zhveshur, me kokën lartë sillet rrotull me demonët në duar të ngrehur lartë- gjinjtë e fryrë sikur e shpërthejë karahorin!... Unë nuk e njoh asnjë njeri në truallin tënd sa herë m’u kanë lodhur këmbët nëpër ty duke kërkuar varrezat ilire deri në Kreuzlingen- prore ndalen te muri i „spätrömisches Kastel“ më duket se jam teqind vjet pas Krishtit e shoh veten kudo së bashku me romakët atëherë, nuk e mbaj mend se ka qenë aty restoranti De Medici e mbaj në mend vetëm kishën romake katolike me kokat e shqiponjave që zënë gjarpinj në Münster- jam një ilirian i hershëm në Kostancë që nuk flet por dëgjoj të qajnë fëmijë në Münsterplatz një sicilian të shkurtër e të përkulur që prap nuk flet prandaj, nuk më njeh as ti e prore nuk ke fjalë, vi të derdhë dhembjet e mia në liqenin tënd e ato më bëhen aq shumë sa mezi i sjellë e njoh kalldrëmin tënd, zallin, gurët e dheun- kaluan pesëdhjetë vite pa këmbyer dy fjalë me heshtjen tënde të dhimbshme memece!... GJURMË NË KOHË Askujt nuk i kam thënë, deri më sot, e dashura ime shumë vite u bënë pa asnjë pulëbardhë të shtrenjtë, unë nuk mund t`u gënjej kur nuk e ndien këtë shpirti zemra ime nuk thotë fjalë që nuk dalin prej zgafellës, dy korbat që i kam pasur një kohë më kanë gënjyer me atë periudhë fjalësh të pështjellura rreth gjuhës, kur nuk më kishte njëra fatzezë rob të ndjenjave të saj provonte të më ngrehë tjetra me lëvozhgën e fjalëve... Zemra ime është rrudhur e tharë nuk nxjerrë pipa të rij të dashurisë që nuk del e nuk rritet nën kujdesin e viteve, jeta ime ka mbetur tokë e braktisur deri në pafundësi sa herë kaluan vitet pranë meje dhe bëjnë sikur s`më shohin. Tani zotrat më kanë braktisur prej tryezës së përpëlitjeve në një skaj të dhomës së mbushur me pluhur dhe libra, qaj e përlotem pa pra për anëtarët e tjerë të bashkësisë- si duket, të gjithë i kanë mashtruar ndër fjalë të kurdisura. Tashmë, fare i dalloj njerëzit nga jeta, vetja dhe zotrat jeta normale e njerëzve është qelbëzuar me gënjeshtra të liga, janë joshur të gjithë nga shfryrjet pa ndjenja e lakuriqësia, nga korrupsioni dhe e pavërteta, deri në thellësin e gjërave dhe vetëm pyes, a është kjo bota e ime në të cilën pështillem askush nuk më vëren se jam gjallë edhe pse njëlloj marr frymë, a u dashka të jem shumë më pak njeri dhe kjo qenka e vërteta e të zbres poshtë në tokë sikur tjerët dhe të luaj pa ndenja- jeta ime është luftë me të keqen, jetë i vetëm e pa dashuri!... SPROVË ME VETVETEN Çdo ditë vdes nga pak njeriu dhe nuk mendon se po vdes deri sa i afrohet fundi çdo gjë vdes radhazi vdes edhe ideali pak nga pak dëshirat vdesin në shpirt edhe pse i mbesin gjurmët mendimi kthehet në etje që të merr me ethe dhe tretet dikur bashkë me ty humnerave të botës... Jeta është komplekse dhe nuk ka shpjegim edhe pse njeriu përpiqet me fjalë prej lules së shpirtit t`a nxjerrë fjalën, jetë pa ngjyrë jetë me ngjyrë- gjak kuq të zi jetë e zezë i thënçin njëmijë herë vdiça dhe mbetem gjallë çasti çastit nuk i përngjet!... Tërë jetën e kam vdekur nga pak dhe trupi mund të pushojë një ditë përgjithmonë, mbetet testament vepra e gjallë dhe a e di dikush të lexojë atë tekst të pa fjalë midis rreshtave lartë mbi jetën?!... Ndonjëherë nuk kemi vështrim dhe nuk shohim çka është shkruar në biografinë e ditëve, njeriu qenka fluskë saponi të lojërave që fëmijët i lëshojnë dhe zhduken në hapësirë prandaj, nuk e di si duket jeta në botën tjetër- kjo jetë është sprovë me vetveten... është sprovë me të vërtetën!... ZOG I NEMUR PREJ QIELLIT Kudo nëpër Evropë vajton përherë me pikëllim e askush nuk të kupton zog i nemur prej qiellit. Dhembjen tënde e deshifroj për të vetmin vëlla të vogël, e të lanë mëtutje mbi tokë të vajtosh dhembjen tënde pranë nesh gjithmonë shara të rri mbi qafë ku peri rrinte i vjerrur derisa thurje qorapë të leshta... Kur të dëgjoj më vjen të qaj më përloten sytë me lotë të tharrë midis bebëzave- jam shqiptar dhe ti e ke gjuhën time mija njerëz na kaplojnë anash dhe nuk na kuptojnë se të dytë jemi të dënuar, në livadhe, le të pëlcasë një gomar sepse asnjë fjalë nuk e njeh as nga gjenealogjia as nga mitologjia- qielli ynë është i pa skaj... A e dinë, o Gugu-Isuf, se ilirët qenë të parët në Evropë prandaj ti- zog i nemur prej qiellit përherë vajton në ilirisht!... FRYMA E FUNDIT Toka e shqipes e shkelur dhimbshëm rreth e rrotul nga të gjithë fqinjët sa brinjët duan të pëlcasin deri ku nuk ka më fund, shkelur me shkelmat e tankseve të dhunës së përdalur... A e mbledhë frymën e fundit të shpirtit nëpër oqeanet e paskajshme të lotëve me jetën e ndrydhur thekshëm nëpër dhembjet e vdekjeve nga fundi i asgjësë për ta nxjerrur pikën e fundit të durimit derisa vetëtinë e bubullinë jashtë saj murmuron minutat e mbetjes gjallë dhe mbledhë veten si mbiqenie zemrën e shtrydhë për të fundit herë të leshojë ulurimat e gjalla të shpirtit- këngën e zjarrtë të lirisë!... PËRFYTYRIMI  I  DETIT Shpesh më fanitet deti si sofër e madhe shtruar nën hënë- përreth të heshtur përtypen shkëmbinjtë kafshoren duke e njomur në atë verdhësi të largët... Asgjë nuk më duket më e pikëlluar se shkëmbijtë e kërrusur në  vetvete, e gropëzave të tyre po të isha gomë e fatkeqësive të botës hijën e mosbesimit do ta zhbija dhe trishtimet e shtruara në atë sofër!... VARGJE PËR NËNËNTë kemi borgj më tepër se ajrin se prehjen e përjetshme- a ke ushqyer me dromca shpirti na ke rritur me drojën e përditshme e veshur me zhgunin e rrudhave të ballit!... Sa keq që s’mund të të gëzoj më shumë pos me ndonjë këngë nipa e mbesa, dhëntë fati e të buzëqeshësh Dielli ndonjëherë! FRAGMENT RRUGËSH Kush e dëgjon këngën time dhe vërtetë zemra si dridhet ai do të jetë falumtur, se unë këtë grusht leckash dhe këtë çifteli do ta bart pa pushim rrugë më rrugë banesë në banesë derisa telat së klithuri të këputen e të fundosen në fund lukthi si e vetmja gjellë e papërsëritshme...! Kush e dëgjon këtë këngë veshët, zemrën, sytë le ti mbyllë- derisa të çmendem, derisa të vdes duke kënduar!

A ka ekzistuar Homeri ?


 Nga Dardan Leka

 Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon një takim, një intervistë me Homerin në librin e tij, “Ngjarje të vërteta” ku shprehë kënaqësinë se ky takim imagjinativë më Homerin do jepte rezultate të frytshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga dëshira për tê njohur të vërtetën se, nga cili vend e kishte prejardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati më të në një ishull, ia shtron këto pyetje Homerit; Nga cili vend jeni ? - Edhe sot e di që shumica interesohen të dinë se nga cili vend jam, e di që disa mendojnë se jam nga Shios, tjerët nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jam nga Babiloni, ku bashkëqytetarët e mi nuk më thërrisnin Homer por Tigranë! Pastaj, i dërguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndërruar emrin. Kur e pyeta se, a i keni shkruar ju, vetë me dorën tuaj këto vargje, ai mu përgjigj: - Po, vetë më dorën time!Homeri Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmes këngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, dardanët ishin të përmendur në fyshekët e hieroglifëve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë përkrahë Hititve në betejën e Kadeshit kundër faronit Ramsez II, ose së paku 50 vite para luftës së Trojës. Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënies së Trojës, në Eolidë, pra Azi të vogël, derisa këto vise në shekullin e V-të para Krishtit ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni e përshkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje më një princeshën Dardane te quajtur Mania, që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para Krishtit, ose së paku 400 vite pas Homerit. Pra si e shohim, për ekzistencën e dardanëve kemi dëshmi se ky popull ekzistonte dhe nuk ishte shuar pas rënies së Trojës, pra Ksenofoni na e lejon të bazohemi në këtë dëshmi. Sipas të dhënave tek disa studiues të njohur rreth biografisë së Homerit mendojnë shumica se, këto dy poema, rapsodë të famshme “Iliada” dhe "Odiseu" nuk janë të shkruara kurrsesi në greqisht por në gjuhën joniane. T' ju kujtomi pak më tej se jonianët u shpërngulën (emigruan) nga brigjet e detit Jonianë, përafërsisht rreth 140 vite pas rënies së Trojës dhe u vendosën në brigjet e Azisë (Turqi e sotme) ku kjo koloni joniane ruante ende gjuhën e të parëve të tyre. Pra, si e shohim, ka mundësi se jonianet ishin të shtyrë nga dyndjet Doriane të cilët historia i njehë menjëherë pas luftës së Trojës në Ballkan pra që nga 1200 para Krishtit, Dorianët te dalur nga fiset ilire të mesit të Shqipërisë, pushtuan dhe shemben Mikenen, por nuk u ndalen me kaq, ata u sulen mbi të gjithë ishujt e Egjeut derisa u ndalën në Kretë. (lexoni shënimin tjetër; "gurnia dhe mallia doriane) Ku lindi Homeri ? Homeri lindi në Kyme, ishull që shtrihet në brigjet e lumit Melese, kështu që edhe sipas këtij lumi e ëma e tij e emëron më emrin Melezigen çunin e tij, mirëpo me vonë e merr emrin Homer në momentin kur ky ia fillon të punonte si arkatar për senatin e qytetit Kyme, megjithëse sytë me vone kishin filluar ta linin atë... Me emrin Homer në greqishte nuk identifikohet askund më parë ky emër, dhe një gjë tjetër, duhet marrë parasysh se, Homeri asnjëherë nuk e ka shkel Greqinë kontinentale të atëhershme në Athinë dhe nuk mund të themi se ai dinte te fliste greqisht derisa ishte ionienë dhe shkruante një gjuhë e dialekt krejt tjetër... Kah fundi i jetës së tij më në fund disa miq të tij e këshillojnë që të shkoje në Athinë për ti shkruar vargjet e tij edhe në gjuhën greke mirëpo fatkeqësisht që gjate këtij udhëtimit për ne Greqi, Homeri vdes në ishullin Io dhe aty varroset si poet ionien.Homeri 1Që në moshën e re Homeri kishte bërë udhëtime te shumta, që nga brigjet e Afrikës Spanjë dhe Egjipt. Këtu në Egjipt ndalet një kohë të gjatë ku merr të gjitha njohuritë e duhura që pastaj edhe i transmeton përmes "iliades" e "odises" gati të gjitha perëndit e huazuara egjiptase ku më vonë marrin hovin këto perëndi edhe në mbarë Greqinë antike. Madje derisa kishte qëndruar një kohë të gjatë në Egjipt, Homeri mëson nga priftërinjtë aq shumë për Parisin dhe Helenen sa që nga ky çast menjëherë aty fillon ideja që të kompozoj poemën "ILIAS" që më vonë e njohim "iliada" titull ne emër të qytetit të Frigjisë, që i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit që ishte nipi i Dardanosit te Madh, themeluesit te kësaj dinastie të famshme të ardhur dikur nga Dardania e Ilirisë pellazgjike që kishte migruar për në Frigji diku rreth 1450 para Krishtit. Pra qytet Ilion njihej më shumë në atë kohë se sa më emrin Troja qe kishte marr këtë emër vetëm me ardhjen e Priamit si mbret i fundit i dinastisë dardane qe vjen pas ne fron pas Laomedonit tiranik ! Laomedoni njihej se ishte një mbret koprrac e tiran pastaj njihet se ai kishte ambicie tjera sa që donte që emrin e babait te tij Ilius ta injoronte dhe t'ia vë emrin këtij qyteti Laomedonia, mirëpo Laomedoni ashtu si edhe e kërkonte e pëson keq nga Herakleu i cili e gjykon me vdekje për një tradhti që i kishte bërë heroit. Laomedoni i kishte dhuruar Herakleut një kali jo nga fara e atyre kuajve të famshëm qe posedonin prej gjeneratash dardanet dhe ruanin me xhelozi farën e këtyre kuajve të pavdekshëm... Pra, Laomedoni i kishte dhuruar heroit një kali te rrejshëm sa që menjëherë në rrugë për Kolshid kali ngordh dhe Herakleu i zemëruar kthehet në Trojë (Laomedonia) ku e vret mbretin Laomedon si ndëshkim për këtë tradhti masakron Laomedonin... Po e shtjelluam hollë, e gjithë tragjedia trojane fillon nga kjo tradhti e Laomedonit dhe përfundon me shkatërrimin e Trojës... Nga dorëshkrimet e Homerit mjerisht se ne nuk ka arritur deri tek ne asnjë faqe e shkruar !homer 2 I vetmi libër apo dorëshkrim që ka arritur të mbijetoje ishte një dorëshkrim latin i gjetur ne shekullin XII-të pas Krishtit prej të cilit pastaj kopjohen disa libra ne gjuhë të ndryshme. Disa pjesë duke kaluar dorë pas dore e zbukurim pas zbukurimi më në fund sot "Iliaden" dhe "odisen" në këtë gjendje, si poemat e para Europiane. Desha të shtoj se gjatë qëndrimit te tij ne Itakë Homeri qëndron një kohë të gjatë tek një pasanik i madh me emrin Mentor, i cili i rrëfen jetën e Uliksit, odiseut dhe nga ky çast fillon të kompozon vargje me shkrim, me titull "ODUSSEIA". Por edhe ne ishullin Shio (chio), afër Smirnise (bodrumi i sotëm në Turqi) aty e takon një bari me emrin Glokos, po ashtu edhe ky si dhe Mentori janë emra te pastër ilirë, qe Homeri i çmon këta dy persona të çmuar që luajtën role në kompozimin e këtyre dy veprave duke i përmendur në vepra, si personazhe të rëndomtë, por iu kushton homazhe. Prandaj s'ka dyshime se Homeri ka burime nga ilirët ose pellazgët. Të njëjtën gjë priftërinjtë Egjiptas te cilët i rrëfejnë Herodotit kur ky viziton Egjiptin 400 vjet pas Homerit, po te njëjtat fjalë si i kanë thënë Homerit se Parisi dhe Helena kanë dashur te strehohen ne Egjiptë por nga frika qe mos te hyjnë ne lufte me qytetet greke, egjiptasit i thonë Parisit që të largohet nga vendi i tyre se nuk duan të bien në konflikte me Akejët. Për jetën e Homerit me se miri ka shkruar Herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti mirëpo një studim te veçantë i kushton Madam Dacie ne këtë studim me titull: "Jeta e Homerit".... Këtu në vijim të njihemi edhe me mendimin nga studiues shqiptar dhe zgjodhëm parathënien për Iliada nga Dr. Engjëll Sedaj: Çështja Homerike Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së trojës zgjojnë interesim në aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesim edhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyre momenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë në poemat e Homerit. Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe i të huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejt mitikë. Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmenden edhe këto fise tjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, atamanët, anafilokët, aithikët, orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve në “Odisea” se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme, që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse në Iliadë këndon;tro“Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë...”Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera, kështu që nuk mund të lokalizohen në një vend të caktuar në Greqinë antike, por si të shpërndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vende tjera. Pra e vërteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n'gojë pellazgët e vjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat e tyre u kanë shërbyer për ti përforcuar dhe për t'i bërë më të sigurta të dhënat legjendare e mitike mbi ta. Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerike në pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t'i përmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëve shumë shpesh pikërisht pellazgët t'i përcaktonte si një popull jo grekë. Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejt të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elemente mitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën e Trojës kanë mbajtur anën e trojanëve. Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët homerike bëhet me disa kundërthënie. Këtu zakonisht behët edhe dallimi në mes të Akilit dhe Agamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkak të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra të ndryshme. Pra duhet thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur, qoftë nga periudha e rilindësve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disa personazhe të këngëve homerike, historikisht më të afërta, si kur është fjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës. Në fakt, pikërisht në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistët kryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohet Zeusit më këto fjalë; “Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën “ ...këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.ona Si e shohim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikëpamje nuk mund t'i vënë këngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat e shumta mbi dardanët. Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjtë e luftës së saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve e artistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëve në përgjithësi. Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etnike të trojanëve, të cilët Homeri i quan edhe më emrin dardanët. Në disa raste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanëve si në këngën VII-të këtu; “Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë...” Tekefundit, edhe vetë emërtimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyre dy popujve të Frigjisë. Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh të letërsisë klasike greko romake, duhet thënë se nga eposet e Homerit, kanë mësuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit e ditur në trevën Europiane dhe më gjerë. Në këtë mënyrë mund të thuhet se edhe vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhet në një mënyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike. Prandaj, si përkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u realizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndësishme për kulturën shqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë Europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e përkthyer shqiptare. Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativën dhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrjen botuese “Buzuku” të botohet kjo vepër madhështore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do tê vijoje punën edhe më botime të veprave tjera nga antika. DR. Engjëll Sedaj Nxjerrur nga “Iliada” përktheu Gjon Shllaku, botimet Buzuku 2006 Prishtinë 1. Nxjerrë pjesërisht nga: Jeta e Homerit sipas Madamme Dacier 2. Dr. Engjëll Sedaj: Çështja Homerike Përshtatur për Renesancën ilire nga: Dardan Leka

Dita e plisit për të gjithë shqiptarët


Shkruan: Gjergji Anastasi


Shqiptaret trashegojne nga Pellazgo-Iliret nje numer te madh simbolesh si shenje e nje vazhdishmerie natyrale e te njejtit popull dhe gjaku.  Studimi i kujdesshem i ornamentikes ka treguar se simbolet  kane patur perveç funksioni dekorativ edhe funksionin simbolik.  Studimi mbi ornamentiken, siç kane bere studjuesit G. Wilke, F. Adamav, Scheltema e te tjere kane kerkuar domethenien me te thelle simbolike. Keto simbole jane: djelli, hena, spiralja, spiralja e dyfishte, ai i zjarit, svastika, shenja (S), kryqi, gjysma e henes, shenja (X), gjarperi, nje pjese e mire e kafsheve, simbolet funerale dhe shume te tjera akoma... Nje nga keto simbole eshte dhe Plisi- qeleshja i/e  cili/a ka patur nje rol praktik , ku Pellazgo-Iliret e vendosnin poshte elmetes per mos patur kontakt te direjtperdrejte me koken. Ndersa ne kohe paqeje, per tu mbrojtur nga shiu dhe e ftota, meqenese ishte e punuar me lesh deleje te ngjeshur, ku shiu dhe e fota nuk depertonin. Me vone plisi-qeleshja do te shoqeroje Pellazgo-Iliret dhe me pash shqiptaret e sotem ne festat, martesat dhe ne diten e perditeshme duke u i cili/e cila, u kthyher ne nje pjese e pa ndare e folklorit tone popullor. Plisi-qeleshja, eshte paraqitur ne ikonografi te ndryshme, si ne afreske, monedha, skultura dhe te tjera. Keto lloj ikonografi do ti paraqes me poshte, te cilat qeshmojne  proven e plisit-qeleshes si nje protagonist, qysh ne historine me te hershme te stergjysheve tane.
Eshte pikerisht Hefisti, i cili ne pjesen me te madhe te ikonografive  paraqitet  me plisin-qeleshe. Ishin Dardanet qe percollen artin e perpunimit e metaleve edhe ne Atike.
Hefesti
E ne te vertete, Erktheu, qe ka lidhje me perpunimin e metaleve, eshte pikerisht i biri i Dardanit dhe sipas nje varjanti mitologjik te ri, ishte fryt, (i biri) i nje kontakti te çuditshem te Hefestit me Athinane, Atenen.
Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojdhena, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me këtë fakt po sjellim ca shënime të shkurtëra por interesante.
Duke bërë kërkime rreth studimit të punishteve të qeleshepunuesve (ose plistarëve) ndër zejtarët e Kosovës si dhe tek populli, kemi hasur në  gojdhana interesante që meritojne vemendjen e te gjitheve studjuesve, keto gojedhena jane kurjoze, por jo dhe të pa baza. Arkeologu italian  Luigi Maria Ugolini me 1927, shprehej keshtu kur fliste per legjendat dhe
mitet e antikeve Ilire:
“si può dubitare quanto si vuole sulle leggende, però mi sembra altrettanto fuori di ogni questione che anche le leggende hanno un valore nel campo storico ed etico. Esse rappresentano una voce  velata o falsata quanto sin vuole, uscente da fatti tramandatici della tradizione orale. Per conseguenza anche l’archeologo desideroso d’imprimere un indirizzo del tutto positivo alle proprie ricerche, soprattutto  poi se avvengono in regioni inesplorate, non può assolutamente dimenticare l’esistenza delle leggende: le sfronderà, darà ad esse il reale valore meritato, ma è giocoforza che le ricordi.”
“mund te dyshojme sa te duam mbi legjendat, por nuk me duket jasht çdo lloj llogike, qe edhe legjendat kane nje vlere ne fushen e historise dhe morale. Ato mund te perfaqesojne nje ze te mbuluar nga nje vello apo te shtremberuar, po te duam ta quajme keshtu, por legjendat dalin nga fakte te trasheguara, nga traditat gojore te nje populli. Si pasoje, edhe arkeologu gjithashtu duhet te jete i shtyre nga teresia pozitive ne kerkimet e tija, kur  mbi te gjitha, ato  vine nga vende te pa eksploruara, i cili nuk mundet  apsolutisht ti injoroje egzistencen e legjendave:duke i krasitur ato, do ti jape vleren reale dhe  te merituar.”
Një nga tregimet më intseresante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi-qeleshja e bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët. Duke u bazuar në  vetë  kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve ilire, na del e logjikshme që këto tregime të kenë baza reale. Sepse, fise të ndryshme ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë me blegëtorinë.
Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike, na bën që t'u besojmë edhe gojdhanave popullore lidhur me plisin-qeleshen. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij, punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën - kapuçi. Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluaren, njerëzit i bënin vetë në shtëpi. Më vonë shfaqen punishte profesionale.
Në popull si dhe ndër zejtarët tanë qeleshepunues të Kosovës dhe jashtë saj ekziston një gojdhenë shumë e vjetër. Ajo thotë se këtë punishte i solli në Gjakovë një plak, që në kohërat e moçme ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet. Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, kapuçat punoheshin nga vetë anëtarët e familjes si edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, ndërresat, mintanat, xhokat, japunxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).
Plisi-qeleshja jone ne harkun e historise, ka pesuar ndryshime dhe pershtatje fisike, duke ju pershtatur  ngjarjeve te vendit tone, ngjarje qe kane lene gjuma te thella ne kulturen tone. Me kete kend veshtrimi, plisi-qeleshja,  del gati si nje “qenie e gjalle”, qe ndan gezimet dhe hidherimet me popullin qe e mbart ate.
Për lashtësinë e kësaj mjeshterie punimi, respektivisht të vetë plisit-qeleshes, dëshmon edhe emri i një lloji të tij që shqiptarët e quajnë, “varri i Skënderbegut”. E dihet mirë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Që nga vdekja e këtij vigani, shqiptarët filluan të mbajnë një kapuç të një forme të posaçme, me fundin ose majen e shtypur, të thelluar në formë varri. Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë. I përngjet pjesës cilindrike të kapelës moderne, por  siç u tha më sipër, me fund ose maje të gropuar si varr në drejtim nga prapa kah ballit. Këtë lloj plisi-qelesheje e mbajnë njerëz pak të thyher në moshë në qytete e fshatra. Sot përdoren me rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më teper e përdorur.
Tipi i plisit-qeleshes e quajtur me maje ka trajtë të kupe, me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajmë i rrumbullakët. Në të kaluaren këta plisa-qeleshe, ishin edhe më të gjatë/a, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndeshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit ilir të Dalmatëve. Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri është në reliev, në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte, nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy ilirë, mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin-qeleshen tonë të sotëm me maje të theksuar.
Në popull dhe tek punishtet  qeleshepunuese, kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim, se në Dibër dhe ne rrethina, në të kaluaren nuk mbaheshin plisat-qeleshet  e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës. Mirëpo, rreth vitit 1832 Pashallëku i Kosovës me në krye Jashar Pashë Xhinollin ra në konflikt me Dibrën, duke dashur ta zgjërojë pashallëkun e tij. Me këtë rast u bë një betejë e rreptë. Jashar pashë Xhinolli, i biri i Maliq pashë Xhinollit, me prejardhje nga Luma, i theu dhe i mundi dibranët, ose siç thotë populli i shkeli. Që prej këtij momenti, dibranët mbakan plisa të shkelun, d.m.th. të rrafshtë, kurse kosovarët si fitimtarë, vazhduan ende të mbanin plisa me maje.
 Nje gojedhene tjeter mbi plisin-qeleshen dhe lashtesine e tij/saj, vjen kesaj radhe nga mitologja, ku origina e saj prek çeshtjen e gjenezit, ku pikerisht ketu lindin dhe perendite vete, ku ato, jane protagoniste, mbarteset e plisit-qeleshes.
Legjenda thote se, Plisi-qeleshja,  symbolizon gjysmen e vezez hyjnore, nga e cila veze doli Perendia qe krijoj çdo gje, me pak fjale krijoj jeten. Eshte mjaft interesante te vezhgosh se si p.sh. nusja kur hyne per here te pare ne shtepi te dhendrit, asaj, i duhet te ulet ne nje Plis-qeleshe te kthyer mbrapsht dhe ta vendose nje Plis-qeleshe tjeter ne koke. Ne kete tradicion kulturor Shqiptar, me ritin e nuses, ne shqiptaret, nuk bejme gje tjeter, se shprehim nje skene  te gjenezit, pra, siç perendia doli nga veza hyjnore,  apo veza e botrave, dhe solli jeten, ashtu edhe nusja  “del nga veza” dhe sjell jeten ne ate shtepi ku mertohet.
Plisi-qeleshja,  nuk është tipar dallues vetëm i veshjes së meshkujve. Ai/ajo është mbajtur edhe nga femrat. Plisi-qeleshja shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me
lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi,  ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë.
Personalisht mendoj se ky shpjegim është disi i pjesshëm, pasi duhet kerkuar me tej ne burimet ikonografite dhe dokumenta historike te antikitetit, biles tek dokumentat me te para te mundshme, qe te lashtet tane Pellasge kane lene ne forma te ndryshme. Kjo duhet bere, pasi vete çeshtja qe ne po ngreme ne diskutim (plisi-qeleshja) eshte nje simbol i perendive, ajo e gjenesit, ajo çeshtje qe mer forma dhe versjone nga me tendyshmet, por na sjell gjithemone ne rrenjet e popullit tone. Pershembull,  plisi-qeleshja është veshje dalluese edhe për Uluksin (Ulisse)
Mendoj dhe jam i sigurte, që plisi-qeleshja ka lidhje me origjinën hyjnore të pellazgëve, mitin pellazgjik të krijimit të Universit, dhe nuk është i kufizuar vetëm te lindja e binjakëve. Por ajo që më bën përshtypje, është edhe fakti që në faqen e brendshme të veprës së njohur “Illyrici Sacri” të Daniele Farlato, Iliria simbolizohet nga një femër e cila mban në kokë një Qylaf, me ‘thumbin’ klasik që ka edhe qylafi lab. Sidoqoftë, qeleshja shqiptare është një shenjë dalluese e trashëgimisë kulturore antike pellagjike, që shqiptarët e kanë ruajtur më një besnikëri të habitshm.
E tere veshja kombetare Shqiptare, paraqet ose simbolizon “Krijuesin e Plotfuqishem”. Si per shembull, menget e gunes ose e jelekut, qe nuk vishen por perthyhen ose lidhen pas shpindes, simbolizojne krahet-flatrat e perendise. Sepse feja e vjeter, ajo origjinale Pellazge, thot: “qe kur Krijuesi doli nga veza hyjnore, ose  veza e botrave, ai kishte edhe krahe-flatra ...
Ja shikoni krahet-flatrat e Perendise-Krijuesit te gjithshkaje.
Shume me vone, krishterimi ja u mbathi keta krah-flatra, enjgjeve Biblike. Por kjo eshte nje çeshtje dhe problem tjeter, ne sot duam ti deshmojme kujdo tjeter dhe botes mbare,  se plisi-qeleshja jone, eshte Shqiptare dhe si te tille duam ta festojme, ne niperit e Pellasgeve-Ilijane.
Në lidhje me mbajtje e plisit-qeleshes, kemi dhe fakte historike te periudhes mesjetare dhe konkretisht mund te flasim per   Betejën e Kosovës më 1389, ne te cilen moren pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Shqiptaret, edhe ne këtë rast, mbanin plisa-qeleshe të bardhë/a,  po të asaj trajte që mbajmë edhe sot e kesaj dite te gjithe ne shqiptaret.
Sa me teper te stusjohet dhe te analizohet çeshtja e plisit-qeleshes, aq me shume fillon te mare dimensine historike dhe geografike gjithemon e me te medha. Kesaj radhe do flasim per nje fenomen qe perfshin aspektin Kristian, me komkretisht ate katolik. Po bej nje parashtese duke shtuar se, nuk jemi në gjendje qe  të konfirmojme me egzaktesine me te madhe, se a ka dhe ne ç'baza mbeshteten legjendat  popullore mbi kapelen e   klerikëve  katolikë, pamvarësisht nga rangu i hierarkiseqe ata kane. Gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi-qelesheje të tipit shqiptar. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.
Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.
Dihet mirë se pas okupimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej tyre shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore.
Ne monedhen me siper do shikojme nje monedhe qe i perket periudhes se Republikes se Romes. Danaro e vitit 42 para Krishtit. Eshte nje nga monedhat me te famshme ne te gjithe koherat e Romes. Nga njera ane e monedhes, do te shofim Bruto-n, me mjeker te shkurter. Nga ana tjeter e monedhes shofim plisin-qeleshen midis dy shpatave me doreza ne forme kryqi, qe sipas Romes, plisi eshte simbol i lirise. Mund ti bejme pyetje vetes shume mire: “si ka mundesi qe per Romen,nje kapele, (plisi) te jete simbol i lirise?”. Ne qoftese do ti kthehemi hitorise antike te te dy brigjeve te Adriatikut, do te shofim se kultura Pellazgo-Ilire, ka influencuar Romen me culturen e saj,  zbulimet, artin, mjeshterine e zanatçinjve dhe ne aspekte te tjera, ajo (Iliria) ka ndikuar ne format e veta, si në sasi dhe në cilësi. Mjaftojme te japim nje shembull, i cili eshte i dokumentuar me se miri, ai i anies “Liburnia”, romanet, kur e pane e kopjuan dhe e adoptuan ne anijet e tyre, per vetite dhe karakteristikat e shkelqyera qe kishte ajo anie. Pataj, populli qe mbante plisin dhe qe i jepte kuptim fjales “liri”, ishte vetem populli Ilir, ishte vetem nje, ai i gadishullit Ilirik.
Ne kete rast, shikojme nje monedhe bronxi te Thesalise, (Thesalia, nje nga trevat me te medha te shqiperise se jugut, qe tashme ndodhet ne Greqi) i dates 350 para Krishtit. Ne njeren faqe, (majtas) shofim koken e Filotetes me plisin-qeleshen me maje, ndersa ne anen tjeter te monedhes, (djathtas) shofim nje gjarper (symbol Pellazgo-Iliriko) qe rotullohet ne vetvete.
Ndersa ne kete monedhe te republikes romake e perjudhes 45 para Krishtit. Nga njera ane (majtas)  shofim koken e T. Carisius, ndersa nga ana tjeter, (djathtas) do shofim kapelen (plisin-qeleshen, qe romaket e quajne “beretto di vulcanio”(kapelja e vullkanit), shpjegimi i ketij emri, eshte pikerisht per formen karakteristike qe ka kjo kapele e cila eshte e njejte me formen e plisit-qeleshes tone Shqiptare.
Le te vazhdojme te qendrojme akoma ne periudhen dhe token romake, duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalë e ngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishën katolike (e cila per vete rolin qe kishte, ate  konservator, ne krahasim me jeten publike romake) dhe ruhet akome sot e kesaj dite dhe quhet dalmatika. Kesula jone, hyn në përdorim ose vishet nga priftërinjte, vetëm gjatë meshës.          
papë Klimenti XI (papa me prejardhje shqiptare), shekulli XVIII 
Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit-qeleshes tonë të rrumbullakët (jo e atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.
Papa Benedetto XVI Joseph Ratzinger
Po te analizojme dhe ti thellojme te gjitha ato që thamë më sipër, se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë mund te dale nje teze plotësisht me e qartë, se nga rrjedhin këto gojëdhëna popullore. Duhet  investuar me teper ne kerkimet e studimet e kultures tone te lashte, ne menyre te tille e bejme ate me te njojtur ne nivelet internacionale dhe e ruajme nga vjedhjet dhe imitimet e fallcificatoreve tane fqinje. 
Presidenti Bill Clinton me qeleshen shqiptare ne dore 
Ndërgjegjësimi i kulturës shqiptare është mënyra më e mirë për të ruajtur traditat tona e të stërgjyshëve te lashtëve Pellazgo-Ilire. Shqiptarët e Kosoves dhe te Maqedonisë së lashtë, (që nuk ka të bëjë me atë vënd sllav) kanë bëre hapat e para për të ruajtur simbolet  tona që paraardhësit tanë kane lënë në  histori. Për këtë arsye duhet qe plisi-qeleshja Shqiptare, të perkujtohet në të gjitha rajonet e Shqiperisë, dhe jo vetem në Kosovë dhe Maqedoni. Ka ardhur koha, qe te veprojme dhe te mendojme si nje komb i vetem, pasi kemi nje kulture, te njejtat zakone dhe tradita. Qëllimi yne është që siç eshte dita e pavaresise se Shqiperise, që njihet si Dita e Flamurit, le të njihet edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës si DITA E PLISIT. DITA E PLISIT, do nderoje simbolin dhe kulturen e te lashteve Ilire. Kur nje popull, nuk njeh te kaluaren e tij, nuk mund te perfytyroje dhe te ndertoje te ardhmen e tij. Kur te ngreme flamurin Shqiptar per diten e pavaresise, le te fiksojme ne memorjen tone, se per ne shqiptaret ka lindur nje dite e re, ajo e dites se plisit-qeleshes, e cila do jete e lidhur ngushte me diten e pavaresise te Kosoves.  Populli i zgjedh vete ditet qe do festoje dhe as nje nuk ka te drejten qe ti shtoje apo ti heqe ditet simbolike qe ai do te perkujtoje. Ky simbol, midis shume simbolesh te tjera, i ka shoqeruar stergjysherit tane ne te gjithe historine e lavdishme te tyre, e cila ka ardhur deri ne ditet tona. Nuk me ngelet gje tjeter, veç tju uroj te gjithe shqiptareve dhe ti uroj vetes time GEZUAR DITEN E PLISIT.
Bibliografia:
- Gazeta Rilindja, më 31.10.1970, Prishtinë, Prof. Dr Mentor Disha, Prishtinë.
- TO MRS. BYRON, Prevesa, November 12, 1809
-- Albania Antica di L.M. Ugolini - vol. 1 Luigi Maria Ugolini me 1927
-Gjuha e Perendive, Aristidh Kola 2003
- Antonio Canova 1757-1822 Helen of Troy
-“Illyrici Sacri” të Daniele Farlat
- Enciclopedia italiana, (vol. XVIII, pag. 834)
-Iliret, historia, jeta, kultura simbolet e kultit, Aleksander Stipçeviq
      1960.         

Masakrat e Kriminelit Mehmet Fatih mbi Shqiptarët. Fakte nga Kronikat e Tursun Beut

Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në rojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe ndërtimi i fortesës së Elbasanit.
 Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), kur në mes të kuvendit të lëndinës lauresha psalte me zë melodioz vargun: "E vështro në gjurmët e mëshirës së Zotit, si Ai i jep jetë tokës së vdekur (Kurani 30:50)", pas shpalljes së nisjes së luftës kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën.  Flamujt-emblema të pushtimit - u vunë në lëvizje nga Edreneja.
Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët - të prirë prej fitores - për t'iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. Aradhe të tilla secila me një mijë luftëtarë. Ku secili nga këta guximtarë, sa një mijë heronj vlen. Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: "O milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)".
mehemt0
Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç'mundën për t'u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme.  Por luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë "ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani 20:107)".
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.


Veç kësaj, buaj me lëkurë "në ngjyrë të verdhë të ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)" mund t'i blije për tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se dy aspra shitej një dash përçor i kopesë që është bërë gati për t'iu flijuar Zotit. Çdo çadër ishte e mbushur përplot me plaçkë të rrëmbyer. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, fap-fap - i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme.Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtë, që bashkë me Sirdarjen formonin Transoksianën, territor që sot përkon pjesërisht me Uzebkistanin . Aludohet për ujërat e bollshme të këtij lumi) që rridhte. Pas tërë këtij shkatërrimi, u mor vendimi i mëposhtëm: në fushën e Jundit që është kërthiza e atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme.
Sakaq mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një fortese të qëndrueshme katërkëndëshe, siç qenë urdhëruar, dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen ndërtimin. Katërkëndëshi në është thënë të jetë me ogurzeza formë, s'ka dyshim se do të ketë qene e tillë për të pafetë. Në pastë diçka që të përqaset me yllin e Shahut te gjithësisë, s' ka dyshim se kjo është më e mbara e formave. 
Një kështjellë që s'mund te dallohet prej reve, kullë e saj është mur a re e zezë?
Ai vend ishte i rrethuar nga të gjitha anët me male të pakalueshme e gryka, por të pafetë që jetonin në ato lartësi s'bënin dot pa fushën ku rrjedh uji i bollshëm dhe ku tokat e bukës janë pjellore e të pasura. Meqë mes njerëzve u përhap fjala dhe zuri vend bindja se ishte një tokë pjellore, aty u dynd nga të katër anët ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunë Elbasan, që i përshtatej natyrës së tij (Është fjala për një lojë të mundshme fjalësh mes emrit të fortesës dhe shprehjes “el basan”, që mund të përkthehet me shprehjen “të vësh dorën në zjarr”.
Ende sot ai vendi është kaq i lulëzuar saqë të kujton gjurmë e një udhëtimi në Shtëpinë e Parajsës dhe vazhdon akoma të rritet. U dyfishoftë rritja e tij. Pasi u krye ndërtimi i fortesës, Sulltani emëroi një komandant me nam dhe la aty roja të përkushtuar gjer në vdekje. Ajo iu bashkëngjit sanxhakut të Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut të tij. Atëherë sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues në Edrene, kryeqytet i Sulltanatit.

Raca shqiptare dhe shamitë arabe


“Kafkat e shqiptarëve e tregojnë racën më 

superiore të Europës”


                                                                      (Rudolf Virchow)
Fahri Xharra


Gjakovë


“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.
Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë”
Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. . (Albert Hitoaliaj )
Por sidoqoftë në Parlamentin e Anglisë diskutohej:“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë? Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve... Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje. ( Përmbledhur nga Kristo Frasheri 1961)
Jemi apo nuk jemi? Sa e vlerësojmë vetveten? Pse sot jemi aq të pa kurriz?
Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të  fshehtë të Londrës. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit),  Në këtë këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow-t, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:
“...mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”
....Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që  shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”
ajo0

Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand 22 November 1878) Ja se si e përshkruan Blowitz-i takimin në shtëpinë e profesorit Virchow:
“Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A. Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: "Shikoni! - tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!" Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. "Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”
Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow-it, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku: “Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”
Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.
E kemi edhe profesorin Stillman (antropolog i njohur gjerman), i cili në kujtimet e tij për takimet me Z. Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare. Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? (A.H)
“Mbledhjen e kësaj lëndeje, lëndës së racës ne nuk duhet ta kërkojmë prej të huajt, por prej vetë Shqiptarëve... Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetveten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës, që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë ( Jakov Milaj1911-1997) Kontributin që kjo race i ka sjellë botës, në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon, përkundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.”
Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetveten. “Kurti tha se Vetëvendosje është pro mësimit të feve në shkollë. Po ashtu ai thotë se është pro mbajtjes së shamive në shkolla.( Tema Online)”.“Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. (Albini, i kuq apo i gjelbër; Bekim Rexhepi)”. “Ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo (Gazmend Islami “Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?”) .Po ,ore po . Por dikur karshi botës thoshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.
“Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë, pushtues ushtarakë ose imigrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera. Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetërim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara. Vetëm ai grup i Ilirëve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar, qëndroi m’i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetërimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.” Kështu pra na e shpjegon Jakov Milaj racën shqiptare.

Një kafkë e kristaltë shqiptare me moshë mbi 1500 vjeçare!

Këto ishin kafkat e koleksionit të Joky-t. Këto përveç njërës, kafkës së kristaltë ilire, e cila ka një legjendë më të çuditshme se të tjerat. 

Kjo është, në mos e fundit e koleksionit nga më të fundit që ajo ka shtuar. Joky tregohet e gatshme të tregojë historinë e kësaj kafke, por edhe ajo vetë nuk di shumë në lidhje me të. Emri i personit që e kishte nën ruajtje në fillim fare këtë kafkë të kristaltë, nuk dihet me saktësi, por ajo bën pjesë në kategorinë ku hyjnë kafkat më të vjetra ose kafkat e lashta, vjetërsia e të cilave fillon nga 1000-1500 vjet të vjetra e më tutje. Edhe pse zotëruesit fillestarë të këtij artefakti ilir nuk dihen me saktësi apo më saktë janë të mbuluar nga mjegulla e mistershme që ende mbulon, universin ilir, nga kjo mjegull del si reflektim legjenda që shoqëron këtë kafkë. Historia e saj bëhet akoma më e mistershme nëse mendon se breza të tërë e kanë pasur nën ruajtje, në zotërim dhe e kalonin si trashëgimi dorë pas dore. Nga familja që e kishte së fundmi në zotërim, nuk ka ngelur më njeri. Personi i fundit ishte një grua e moshuar shqiptare 86-vjeçare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi në SHBA e duke mos pasur më trashëgimtarë, u bë edhe personi i fundit me origjinë shqiptare që e ruajti kafkën. Fisi i saj e kishte këtë kafkë nën ruajtje për shekuj të tërë. Ashtu si kafkat e tjera të koleksionit të Joky-t, të cilat mbanë emra të lidhur me historinë e tyre, edhe kjo kafkë ka emrin e saj. Kafka quhet Janus. Por se përse ajo quhet në këtë mënyrë këtë nuk e dimë.
“Nuk kam shumë informacion në lidhje me Janusin. Kam marrë informacion në lidhje me këtë kafkë nga një tregtar kristalesh në SHBA. Atij iu ofrua fillimisht kjo kafkë e kristaltë. Personi në fjalë quhet Eric Vintzi dhe atij i ishte drejtuar një grua e moshuar me origjinë shqiptare, e cila kishte emigruar para shumë vitesh bashkë me familjen e saj në SHBA. Duke qenë se e moshuara nuk kishte më persona të familjes gjallë, kishte vendosur ta shiste kafkën e kristaltë, të cilën familja e saj e kishte mbajtur në zotërim për 400 vjet. Kështu, në këtë mënyrë erdhi Janus tek unë. Do të doja të kisha një informacion më të zgjeruar për Janusin, por fatkeqësisht për Shqipërinë ka pak informacion”, – thotë Joky, pas një kontakti në të cilin i kam kërkuar disa të dhëna me tepër për këtë kafkë kristali ilire.
E si të gjitha kafkat që ajo ka në zotërim, të cilat kanë lidhje me kostelacione yjore, fise që flasin gjuhë të çuditshme, indigjenë të Amazonës etj., edhe kjo kafkë ka historinë e saj që ka lidhje me mrekullinë. Kafka e kristaltë ilire, Janus, sipas legjendës që i është thënë edhe Joky-t, është kafka e mbretit të parë të ilirëve. Kjo është kafka e mbretit Hyll. Ilirët, pas vdekjes së mbretit të tyre, e morën kafkën e tij dhe e futën në një enë mbajtëse, e cila ishte e mbushur me ujë të magnetizuar (ujë që ka ngarkesë pozitive apo negative të ndryshme nga ai normali në varësi të raportit oksigjen/hidrogjen). Në këtë mënyrë ilirët e merrnin me vete në çdo betejë enën që mbante kafkën e mbretit të tyre Hyll. Ata fituan çdo betejë. Por kjo enë mbajtëse e kafkës së Hyllit, në ato kohë do të goditej nga një vetëtimë, e cila pasi e thyen enën, e kthen ujin, kafkën madje dhe bimët e sipërfaqen e tokës ku ra ena, në kristal. Në këtë mënyrë kafka e mbretit Hyll u përjetësua. Ajo u bë e kristaltë dhe erdhi shekull pas shekulli deri në ditët tona.
Kjo është legjenda që shoqëron këtë kafkë ilire, e cila mban emrin e një perëndie etruske, Janus. Natyrisht që çdo legjendë apo mit e ka një të vërtetë në brendësi. Mund të hedhim hipotezën se kafka e mbretit Hyll ruhej vërtet në një enë të tillë, e cila falë ngarkesës së ujit apo metalit që mund të ketë pasur, të ketë tërhequr ndonjë rrufe. E duke qenë se rrufetë janë parë si “armë” e Zotit apo zotave, natyrisht që kjo mund të jetë marrë si shenjë e hyjnive. Megjithatë, kjo është thjesht një hipotezë, e bazuar në historinë që shoqëron këtë kafkë misterioze. Kjo kafkë kristali ka lidhje mitike me ilirët dhe është ruajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë. Emri Hyll, Yll, Ill (në variante dialektike të ndryshme), është një emër akoma shumë i përdorur nga ne shqiptarët. Po ashtu, është fakt se ky emër shoqërohet ngushtë më një prej emrave më të njohur të antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitën e tij në Epidamn apo Durrësin e sotëm. 


Observatori Megalit Pellazgo -Ilir afër Kumanovës

Nga Fahri Xharra 


 Sa më shumë po kalon koha; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes. Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet, mos i numëroni yjet natën se nuk duhet; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla, bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes, e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë fshehur gjërat me shekuj, e edhe vazhdojnë të na fshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje dhe prapë në frikën nga shpejtësia e informimit, mësimit dhe vetëdijesimit. Terr! Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005, i përcaktoi këto pesë vende, si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët: Abu Simbel ( Egjypt), Stonehenge ( Britani e Madhe), Angkor Vat ( Kambogja), Goseck (Gjermani) dhe... jo nuk e them dot, se ne shqiptarët kemi nga ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t`i besojmë. Vendi i pestë i botës ku kishte observator, prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit, edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës. Quhet Kokino.( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip)Obser Kush e thotë që Kokino ishte Ilire?, por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie,  mjekësore, anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre, i kishin mbretëritë e tyre, i farkonin monedhat  dhe shpatat. Pse tani Kokino, kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi, me ulje të standardit jetësor dhe me... me...? Por ne duhet të dimë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biem pre e mashtrimeve, vetëmohimeve dhe autozhbërjes. Ishte viti 2001, në udhën që mund të ecet vetëm këmbë deri në maje të bjeshkës, afër fshatit Kokino, arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeologjik që daton që nga Koha e Bronzit. Vendzbulimi që e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset” prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikëzuara drejtë lindjes. A ishin ato vende ashtu të paprekura  nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e parë vërehen gjurmët e ndërhyrjes së dorës së njeriut. Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor. Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori daton që nga viti 1800 para Krishtit. Ishim pra, ne aty. Të tanët, punonin aty. Gropime arkeologjike aty afër apo aty në vend zbuluan material të çmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të gurëve të bluarjes dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet. Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë dy mijëvjeçarëve prK si Observator, me të cilën shihet kultura e lartë e popullit, si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës . Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse. Por vet vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Maje e Shenjtkok
Poçaria e Kokinos
Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizshëm) nga i cili shënoheshin pozitat e diellit në dimër e verë. Lartësia e tij mbidetare ishte 1013m. Banorët pellazg i përdorën shkëmbinjtë natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar (të Hënës). Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas të gjitha gjasave, në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më të madhe në vitin tjetër. Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “Mali i Shenjt”. Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj, që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. Janë gjet gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire. Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të FYROM-t afër kufirit me Serbinë; afër fshatit Kokino në vijë - kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme, vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra. Vendi ku është vrojtuar  pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla, kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell e diellit  gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha. Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur  dhe e shënuar mirë. Të gjitha i kishim, por sot?Obser

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...