2013-07-19

Lubonja ndihmon Thaçin!

Kimete Berisha
Kimete Berisha
Nëse kryeministri i Kosovës nuk u del në krah Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, për t’i mbrojtur nga deklarata vrasëse e Fatos Lubonjës;
Nëse menjëherë Lubonjën nuk e shpall “person non grata”;
atëherë do të kujtojmë, dhe pasi që të kujtojmë, do të themi, se kjo deklaratë e Lubonjës u financua nga z.Hashim Thaçi, sepse ato kualifikime vrasëse për Haradinajn dhe për Limajn i shkojnë në favor ekskluzivisht dhe vetëm kryeministrit të Kosovës.
Njeri i gjallë, as në Shqipëri, as në Kosovë, madje as në Serbi (kriminelët serb shpëtuan nga burgu dhe shteti serb shpëtoi nga padia për gjenocid), as në Hagë nuk përfiton nga deklarata e Lubonjës, përveç kryeministrit të Kosovës dhe vet Lubonjës.
Fatos Lubonja i do serbët. Në rregull. Le ti dojë serbët, le ti dojë sa të dojë, e sa të mundet, le të shqyhet nga dashuria, se nuk mërzitet kush për të, por le të përmbahet pak serbofili, le ti dojë serbët me mend, me inteligjencë, jo me epsh burgu, se marre, po duket si një dashnor i vjetër burgu, ende duke ikur i trishtuar nga të burgosurit e atij zamani.
Fatos Lubonja vuan nga agoraphobia- (frika nga përdhunimi seksual), prandaj si të përmendet burgu, atë e lë mendja, e flet si “djalë i vogël”-me frikë…frikë nga epshet e shfrenuara të të burgosurve për krime.
Sepse të burgosurit që e kanë sëmurë Lubonjën nga agoraphobia, edhe kur kanë dalë nga burgu-kanë mbetur fajtorë.
Burgu nuk i pastron mëkatet.
Të burgosurit deri në amshim janë fajtorë.
Lubonja e di.
Prandaj, kurrë nuk u shërua nga frika.

Intervistë me Fetah Rudin luftëtarin e FARK-ut dhe aktivistin e LDK-së


Fetah Rudi
Fetah Rudi
Intervistoi:  Xhevat Rexhaj
BS: -Z Rudi si është gjendja e juaj tani më 13 vite nga atentati që kishit pësuar pas luftës?
F. Rudi:- Gjendja ime nga atentati i 15 dhjetorit është të them e mirë edhe pse në karroc, mirëpo nuk ndalem nga aktiviteti ngase jeta vazhdon.
BS:- Z Rudi a mundë te na thoni diç më konkretisht rrerh atij atentati, që mjerishtë si shumë atentate të tjera ndaj veprimtarëve të LDK-së ende mbetet I pazbuluar nga organet e drejtësisë?
F. Rudi:- Po atentati ka ndodhur me 15 dhjetor të vitit 2000 në ora 14:35 minuta, te ura Bytyqve ,duke ardhur nga Prishtina ku isha në takim të rregullt te Presidenti Rugova me kryetarët e Degëve të LDK . Atentati është kryer nga një auto në lëvizje ngjyrë e kuqe me gjama të errët, tipi opel astra ,vetura dihet e kujt është , por edhe atentatoret dihen nuk jan persona të pa njohur të cilët thuhet se  kanë pasur aksident… po edhe atentatet e tjera, dhe vrasjet që kanë ndodhur e që janë të shumta duhet te zbulohen nga kjo “drejtesi”.  Vrasjet e pas luftës qe kanë ndodhur kanë prekur thellë shpirtërat e familjeve dhe qytetarisë kosovare.. A vriten njerëzit e luftës dhe të politikës si Ahmet Krasniqi , Ekrem Rexha,Tahir Zemaj , Qazim Jakupi , Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Smajl Hajdaraj , Ismet Raci , Shaban Manaj , Sebahate Tolaj , Isuf Haklaj , Bekim Kastrati e Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti ,Uke Bytyqi , si dhe plagosjet e Gani Gecit e imja , Ejup Visoka , Agim Veliu e Sabri Hamiti ?!
BS:-  Ju ishit edhe luftëtar I njohur në luftën për çlirimin e Kosovës, a mundë të na thoni diç për atë periudhë, ku ishit, dhe kur u kyqët në radhët e Ushtrisë?
F. Rudi:- Para se te kyqesha në UCK, une isha anëtar i kryesisë së LDK-së Dega në Malishevë , dhe kryetar i Nëndegës (Panorc ,Rud , Llapqev). Ne ishim në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Me të filluar lufta ne formuam njësitin në fshatin Panorc, njësiti me emrin “Qeliku 5 “ ku dham një kontribut të madh si në furnizm me ushqim, ashtu edhe furnizime me armatim.
BS:-  Po si LDK-ist edhe asaj kohe, a ishte e vështire të ishe në radhët e UCK-së, apo ishit nënë komandën e Institucioneve në fillim deri sa u bashkuan FARK dhe UCK -ja?
F. Rudi:- Po në radhët e UCK po thuaj të gjithë ishim anëtarë të LDK-së  . Nuk ishte edhe e lehtë në ato situata ti përkrahëshe Instutucionet e shtetit, kjo vërehej edhe në fillimet e para, por pas ofenzivës së shtatorit 1998, u vërejt më shumë deri në fund të luftës  përqarja e madhe. Une isha i arrestuar me 6 qërshor 1999, deri me 16 qërshor 1999 nga  disa “Komadanta”  të UCK-së,  e ata ishin;  Komandant i Brigades 122 Vllazmin Kryeziu dhe Habib Paqarizi shef i ZKZ, si dhe Selim Krasniqi  Zv Komandant i Brigadës 122, ku për dy net  radhazi më rrahën në fshatin Bubel të Malishevës, pastaj më dërguan në Gjykatën ushtarake në Kasterrc, ku edhe atje më malltretuan tepër shumë . Aty me gjykuan 3 muaj burg nga gjykatësit Nuredin Abazi , Ilaz Kadolli dhe Imri Gashi, por me ndërhyrjen e trupave te NATO-s ,ata më liruan me 16 qërshor 1999 . Këto janë fakte dhe deshmi të kohës që i kam përjetue në trupin tim.
BS:- Z. Rudi, që pas luftës u luajtë me veteran, dhe me ish luftëtarë, shkurt shumë para nga buxheti janë nda, dhe deri me sot për shumë njerez e shpesh edhe për të atillë që ndoshta asnjihere se kanë kapur pushken me dorë, si shpjegohet kjo kur edhe sot e kësaj dite lajmërohen ma se 66 mij kinse veteran të luftës, a mos është e gjitha kjo një dallavere me vlerat e luftës apo edhe për vota nga PDK ja?
Fetah-Rudi-2F. Rudi:- Po është luajtur edhe me veteranët , dëshmoret dhe invalidët e luftës, e çka jo tjetër . Dihet se buxheti që është ndarë, për këto kategori është  keqëpërdorur, ngase kanë marrë  edhe ata që s`kan qenë fare ushtar, dhe që realishtë e kanë penguar luftën e mirefilltë. Nuk eshtë çudi që kanë marrur libreza edhe ata që jetojnë në Zvicer , Gjermani e vende të tjera, e nuk kanë përfitue ata që kanë qenë vërtet luftëtarë dhe që kanë qenë furnizues  të pandalshëm me armatim . E tani nuk është çudi që kanë marrur libreza edhe tipat si Azem Vllasi e Mahmut Bakalli, ngase libreza kanë  fitue pa nderë edhe njerëz më të këqinjë se këta… Natyrisht se e gjitha kjo bëhet per votat e PDK-së, e në tjetrën anë atyre su intereson që po i humbët vlera luftës së drejtë të asaj kohe.
B.S:-Po këta muaj kishte edhe deklarata të disa shoqatave që percillnin ndasi duke thënë se luftëtarët e FARK-ut nuk meritojne statusin e veteranit, çka thuani ju për këtë marrëzi?
F. Rudi:-  Po ka pasur deklarata të do shoqatave mjerane, që pjesëtarët e FARKUT te mos marrin libreza të veteranëve, kjo është poshtërsia e radhës nga këta injorantë. Në realitet librezat e para duhet ti marrin mu luftëtarët e FARK-ut, dhe do mbetet gjithmonë e shënuar se ka ekzistuar FARKU gjerë në fund të luftës, dhe FARK ka luftuar per Shtet e jo për Pushtet, ne ishim luftëtar Institucioni me Komandant  suprem të njohur -Presidentin Ibrahim Rugova.
B.S:- Kohëve të fundit ka disa akuza, dhe aktakuza kundër disa Komandanteve të UCK së, të cilat vertet janë të pabaza nese kanë të bejnë me vrasje të serbeve, andaj dhe ne si shoqeri jemi  në perkrahje të luftëtareve dhe komandanteve të UCK-se, por nëse kanë te bejnë me ndonji maltretim cenim lirie kundër shqiptarëve gjatë luftës a duhet të dënohen të tillët?
F. Rudi:-  Po edhe une do ti perkrahësha nëse kanë vrar serb, por fatkeqësishtë është e kundërta, dhe po duhen të dënohen ngase kanë maltretuar, rrahur, burgosur , dhunuar vetëm shqiptarë që nuk janë pajtuar me ta, dhe çka jo tjetër, andaj e vërteta po dihet dita ditës.
BS:-  Z. Rudi ka disa shoqata të luftës që ende përqajnë popullin se kinse LDK-ja nuk ishte për luftën aso kohe, dhe se kinse LDKj-a ishte kundër UCK së, a mundë të na thoni se, ju si luftëtar a keni pasur në radhet e juaja ushtar të bindjeve rugoviane kur dihet se krejte Kosova ishte me Presidentin Rugova?
F. Rudi:- Po dihet dhe duhet të thuhet haptas se LDK e ka udhëhequr luftën, e ka bërë luftën duke filluar me Presidentin Rugova , Ahmet Krasniqin , Adem Jasharin , Sali Qekun , Agim Ramadanin, Tahir Zemajn e shumë të tjerë.
BS:- A ka gjasa që LDK ja ndonjihere të fitoi edhe në Malishevë, komuna e juaj?
F. Rudi:-  Po, shpresoi se po, une jam në LDK nënkryetar i Degës në Malishevë , dhe po shifet se LDK-ja dita ditës po kthehet në forcë kryesore . Ne duhet të punojmë më shumë për LDK-në që të kthehemi në pushtet për të mirën e komunave, dhe vet Kosovës,une ndihem shumë krenar që jam në LDK, dhe punoi për te.LDK ka vërtet gjasa të fitoi në Malishevë po që se rrespektohet vullneti i elektoratit, dhe zgjidhen ata që me t `vërtet janë në LDK, dhe e duan LDK-në.
BS:- Z. Rudi a keni diç për të thënë për lexuesit e gazettes kombetare Bota Sot në mergatë?
F. Rudi:- Une e përshendes stafin e gazetës Bota Sot, dhe jetoi me Botën Sot  si dhe do të vazhdoi me të . Te gjithë lexuesëve mërgimtar ju deshiroi që të jenë mirë,dh e te lexojnë gjithnji gazeten  Bota Sot sepse vetëm aty thuhet  dhe shkruhet e vërteta.

Antikosovar po se po, por edhe antikombëtar Fatos Lubonja


Cene Pushkolli
Cene Pushkolli
Fatos Lubonja po del se nuk ka “rrëshqitur”, por, e ka treguar “fytyrën” e vëretë të njerit antikombëtarë, ndryshe si mund të komentohet një akuzë ” e trentë” ndaj z. Ramush Haradinajt, njeriut që disa herë gjykata Ndërkombëtare e shpallë të pafajshëm. Po i njejti njeri pra z. Ramush Haradinaj për merita atdhetare, kombëtare, çlirimtare disa herë është shpallur qytetarë nderi nga asambletë komunale  në disa shtete. Pra, Fatos Lubonja tashmë po dihet se ka rënë në ujëra të antishqiptarizmës, sepse jo vetëm tashti me rastin e kualifikimeve mbi z. Ramush Haradinajt dhe jo vetëm atë, por, ai edhe herave të tjera ka pasur qëndrime antikosovare e tashti edhe antikombëtare, në vijim po e përcjellë shkrimin që është botuar vite më parë në “AlbaniaPress”. Këtij shkrimi nuk kam se çka t’i shtojë edhe sot mund të jetë aktual. Zaten këto qëndrime të tashme të Fatos Lubonjës vetëm çka po e vërtetojnë  thëniet e Reshat Badallaj’të, të botuara në web faqen “Gazeta Ditore”

A ka “rrëshqitur”, Fatos Lubonja?


fatos-lubonja-lsa
Fatos Lubonja
Fatos Lubonja gënjen kur thotë se Shqiptarët e Kosovës më shumë e kanë ndier veten jugosllav se sa shqiptarë. Sikur të ishte një prilli, Fatos Lubonjës, gënjeshtra do ti pranohej, përndryshe kjo gënjeshtër ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës Historike dhe më gjerë. Kush kujt i bënë shërbim, me (pa) pagesë! Për kë punon Fatos Lubonja dhe sojët e tij.
Në taborin e antibashkim, antishqiptar dalin teza të reja: “ Shqiptarët e Kosovës më shumë e kan ndier veten jugosllav se sa shqiptar, është e barasvlefshme sikur tani ta quash shqiptarin jashtë Shqipërisë Londineze : kosovar, serb, maqedon, malazez, grekë, ukraninas, bullgar, etj.etj.( sipas protogonistëve -kumbar të kosovarizmit, shqiptarët që jetojnë në shtete: Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Ukrainë, Bullgari, nuk mund tu thuash SHQIPTARË). Falenderojmë prof. dr. Mehdi Hysenin që ka reaguar në dekleratën e Fatos Lubonjës në web elektronike, nëpërmjet të cilave u njoftuam për “shpikjen e Fatos Lubonjës”, lidhur me projugosllavizmin e Shqiptarve të kosovës dhe viseve tjera nën ish-jugosllavi.
Askush deri më tash nga armiqët më të përbetuar të SHQIPTARËVE të Shqipërisë Etnike-Natyrale, veçanërisht të Shqiptarëve (që kanë jetuar nën okupim qindra vjeçare) nën Jugosllavi nuk ka plasuar në opinion një gënjeshtër me përmasa kolosale se sa gënjeshtra e Fatos Lubonjës. Ata që e kanë lexuar në web faqe: http://www.albanianeconomy.com/news/2009/10/21/political-developments-spark-kosovo-identity-debate/), dekleratën e Fatos Lubonjës, me të drejtë janë shqetësuar. Sikur të plasohej me një prill kjo gënjeshtër e Fatos Lubonjës, njeriu do të thoshte: epo është gënjeshtër për ditë të gënjeshtrave. Madje edhe si e tillë, ajo tekjkalon imagjinatën e njeriut.
Projugosllavizmin e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera e shpiku një intelektual me përmasa përtej shqiptare, do të ishte mirë që z. Lubonja të konkurojë për librin e”GINISIT” për shpikje të tilla, nëse asgjë nuk i japin kompetentët e fondit të” Ginisit”, atëherë me siguri “dashamirët” e tij gjithsesi do ta shpërblenin, për “të vërtetën e projugosllavizmit shqiptar të kosovës që e plasoi në opinion” dhe jo vetëm kaq, pasi që Fatos Lubonja është i vetmi që po e ditka se shqiptarët e Kosovës e paskan ndier vetën më shumë Jugosllav se sa shqiptar, këtë të “vërtetë” qenka mirë me e dërguar në Akademin e Shkencave të Serbisë, për ta fituar gradën” Bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave të Serbisë”, kjo grad i takon ngaqë ka “zbuluar” diçka që është me interes të madhë për shkencën serbe. Këtë të pavërtetë, këtë antikombëtarizëm shqiptare mund ta thotë vetëm një njeri që “e ka shitur shpirtin intelektual” armiqëve të kombit, siç janë: shkiet, grekët, rusët…, maqedonët etj.
Le të më lejohet ta citojë profesor Mehdi Hysenin, lidhur me gënjeshtrën e Fatos Lubonjës, njëkohësisht po i themi profesor Mehdiut shumë faleminderit që na e bëre të mundur me e lexuar edhe dekleratën e Fatos Lubonjës në web faqen e cituar më sipër.
“ -Motivin dhe shtytjen e një konstatimi të tillë negativ apolitik dhe antishqiptar, vetëm djajët jugosllavë titoistë, ose njerëzit e pacipë dhe pa identtit, ndoshta, mund ta kishin dijtur, askush tjetër. Mirëpo, habit fakti i heshtjes, askush nuk ia ka përplasur në fytyrë Fatos Lubonjës përgjigjen e vërtetë se, shqiptarët e Kosovës, nuk ishin “ më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, por ishin viktima dhe robër të tiranisë kolonialiste serbo-jugosllave(1945-1999). Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe tragjike për shqiptarët e Kosovës, jo shpifja e turpshme e Fatos Lubonjës se kinëse “në një kohë të caktuar, shqiptarët e Kosovës kanë qenë më shumë jugosllavë sesa shqiptarë.
… Fatos Lubonja, dikur i burgosur politik, me gjasë, ashtu siç është përfolur në masmediat shqiptare, i gjykuar si “agjent sovjetik dhe jugosllav”, kurse sot, në sistemin kapitalist demokratik, analist politik i pavarur, por destruktiv, shtrembërues i keq dhe i njëanshëm skajshmërisht, kur është fjala për pohimin dhe ndriçimin e së vërtetës së shqiptarëve të kolonizuar nën Serbojugosllavi (1945-1999).
…Vetëm njerëzit e pa identitet, mund t’iu qepin një të pavërtetë të tillë lubonijane shqiptarëve të Kosovës, askush tjetër. “
Sikur të thoshte Fatos Lubonja se shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës gjatë gjithë historisë së tyre përkundër reziqeve dhe përjetimeve nëpër kazamatet e Serbo-sllavisë e kanë dashur Shqipërinë Etnike, e duan edhe sot, ai e kishte kryer një obligim moral, patriotik shqiptar, dhe si i tillë do të na jepte krahë për të vazhduar më me ngulm drejt Ribashkimit Kombëtar, sepse përkrahja e një publicisti i nivelit të Fatos Lubonjës për Shqipërinë Etnike-Natyrale ka peshë tek shqiptarët e gjitha trojeve shqiptare. E kundërta deklerata e Fatos Lubonjës se shqiptarët e kosovës kanë ndier veten më shumë jugosllav se sa shqiptarë është ofenduese dhe tejet nënçmuese

Ikja e të rinjve nga Kosova dukuri shqetësuese

Emigrimi - Azil
Shqetësimet e mëdha që po paraqiten kohëve të fundit rreth ikjes së të rinjve dhe të shumë familjeve kosovare për në shtetet perëndimore, e veçmas nga Rajoni i Gjilanit ka shtyrë Klubin e Gazetarëve “Beqir Musliu” të organizojë një debat për t’u trajtuar pikërisht kjo çështje.
Nënkryetari komunës së Vitisë, Abdyl Bajrami, tha  se dukuri shqetësuese në komunën e Vitisë është shkuarja e theksuar e të rinjve drejt perëndimit. Sipas tij, me ligjet e reja në Hungari është lehtësuar një korridor, të cilin po e keqpërdorin agjenci e individë të ndryshëm. Ai tha se kjo dukuri ditëve të fundit është pakësuar, falë edhe bashkëpunimit me policinë, por shtoi se rinia edhe më tej vështirë po ia del të gjejë punësim, andaj nuk po shohin perspektivë.
Sipas Bajramit, nuk dihet numri i saktë i atyre që po ikin. Ka të atillë që po zihen, andaj kjo ka ndikuar që ky trend të ndalet. Komuna nuk ka mundësi ta ndryshojë gjendjen përnjëherë, andaj kërkojnë ndihmën edhe të tjerëve.
Kolonele Elmina Mahmuti, drejtoreshë e Policisë Rajonale në Gjilan, tha se ka një muaj që nga qeveria hungareze vijnë alarme për numër të shtuar të atyre që ilegalisht kalojnë kufirin. “Nuk janë vetëm të rinjtë e Vitisë që ikin, por edhe nga komunat tjera e kjo është shpeshtuar pas marrëveshjes për lëvizje të lirë me Serbinë. Po punojmë, jemi në terren e apelojmë te të rinjtë se në Evropë më nuk ka azil politik për ne kosovarët, nuk ka as azil ekonomik. Të rinjtë të mos mashtrohen e të mos dalin në mënyrë ilegale”, ka thënë kolonelja Mahmuti, që ka shtuar se duhet pritur liberalizimin e vizave dhe t’ia bëjmë me dije të gjithëve se jemi të gatshëm për Evropë.
Ymer Avdiu, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës, tha se dihet gjendja e përgjithshme ekonomike e sociale, kurse ai shtoi se shumë mërgimtarë e kanë statusin e pazgjidhur e prej eksodi nuk pritet asgjë e mirë, ngase ata do të kthehen varësisht se ku kapen e do të kthehen me harxhime të mëdha e me një vepër penale.
Xhevat Aliu, drejtor i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjilan, tha se struktura që po ik është më e rëndësishme. Papunësia është problem shumë i theksuar e në Rajonin e Gjilanit, ka mbi 30 mijë punëkërkues e tregu i punës është shumë i varfër e pjesa bukur e madhe i përket rinisë, ata e kanë ndjenjën e mosperpektivës dhe mendojnë se atë mund ta gjejnë në perëndim.
Sociologu, Rahim Azemi, tha se të rinjtë janë larguar nga objektiviteti e atyre duhet sqaruar se jeta është e mirë aty ku krijohet. Faktori ekonomik, problemet sociale e mospasja e programeve që të rinjve t’u plotësohet koha e lirë janë faktorë që i shtyjnë të rinjtë në eksod. Te të rinjtë është formuar një botëkuptim se parajsa është në perëndim, por parajsa është aty ku krijohet jeta.
Edhe Sahit Abazi, Zejnullah Zejnullahu, Muharrem Bajrami, Ismet Azizi, thanë se është kjo një dukuri e dhimbshme, gjë për të cilën kërkohet punë e angazhim.
Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka theksuar se gjendja e rëndë ekonomike është shtytësja kryesore që të rinjtë ia mësyjnë ikjes nga vendi. Si institucione në nivel lokal dhe qendror, duhet të bëjmë më shumë për ta penguar këtë problematikë e cila është shqetësuese dhe mund t’i kushtojë vendit tonë në perspektivën e së ardhmen. Rashiti u bëri thirrje të rinjve që t’i shfrytëzojnë mundësinë që ofron vendi ynë e veçmas qendrat rajonale të punësimit, të cilat ankohen për interesim të vogël.
Sa i përket komunës, ai potencoi se komuna ka mundësi të vogla të joshë rininë me projekte të ndryshme.
Demir Krasniqi, tha se këto janë skenarë për shpërngulje dhe spastrim të tokave shqiptare nga shqiptarët cilat po vazhdojnë me shekuj, kurse sipas sociologut Avni Rudaku, ka shumë shembuj të personazheve që kanë ikur e ai shtoi se ata e kanë jetën të rëndë.
Sipas tij shkaqet e emigracionit janë të shumta e rajoni i Anamoravës është më i prekuri, ngase aty mosperspektiva është më e madhja, ngase fabrikat e industria që ishte dikur u mbyllën, këtu tregu i kontrabanduesëve është më i zhvilluar dhe ata vështirë po ndalen e një gjë e tillë nuk bëhet me apele, por me veprim konkret.
Drejtori i Fondacionit “Friedrich Erbert”,  dr. Wulf Lapius tha se liberalzimi i vizave nuk e përmirëson ekonominë. Shumë vende nuk i kanë punët mirë, por nuk kishin ikje të njerëzve.
“Ju keni autoudhë e nuk keni sigurim shëndetësor, autoudhat tuaja janë më të shtrenjtat në Evropë. Në Kosovë mund të bëhen politika të drejta ekonomike e sociale. Kosovës i duhen fusha ku mund njerëzit të specializohen e shembuj të mirë për këtë janë vendet baltike”, ka thënë Lapius.
Veton Nevzati, drejtor komunal për Kulturë, Rini e Sporte, tha se komuna po u ofron hapësirën e saj të rinjve, të cilët mund të organizojnë shumë aktivitete, për ta ka benificione dhe lehtësira të tjera.

Profetësia e Nanë Terezës

Rinas 1997…
Para çastit të largimit të fundit nga Atdheu Nanë Tereza, u tha gazetarëve në Rinas:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…


Fritz Radovani
Fritz Radovani
Nuk na pelqente me e besue se Shqipnia e Gjergj Kastriotit, siç paralajmonin edhe të tjerë Profetë maparë: “Do të paguente shtrenjtë moskthimin në besimin e të Parëve të vet!” …
Porsa në horizontin e Saj duket një rreze drite që shndritë aty ku errësina nuk na ndahet per sa e sa kohë dhe shpresat fillojnë e ringjallen per një ditë ma të mirë, në qiellin tonë edhe sikur një rê e vetme të duket dikund larg, pa u errë nata fillon vransina, nxihet qielli, veton e bumbullon e nuk të sheh syni tjeter gja veç errsinen shekullore, që e ndjekë Shqipninë tash 545 vjet pa iu nda një çast.
Edhe kur dikush që e ka njoh me kohë një perpjekje të Shqiptarëve, mos me i ra mohit se të jenë jeta identitetit të vet Europjan, do të dalin një tradhëtar me prishë e rrenue gjithshka tue fillue nga gjurmët e para që t’ huejtë dashamirës mundohen me zbulue nder temelet e Tokës sonë.
Mbas ma shumë se 40 vjetësh kur në rruzullin toksor një rrufé kishte goditë një shtet nder ma të vegjlit per vdekje në vitin 1967, dhe Shqipnia “u shpall shteti i parë ateist në Botë”, çka nuk ishte pa e ndigjue nder 20 shekuj mbas Krishtit, një dorë u shtri me na nxjerrë nga balta; ishte dora e një gjermani që shihte ma larg se mund të shohin mjetet ma moderne të teknikës… Ishte Shtrausi! Edhe pse syni i Tij dallonte mirë mjegullen që sillej nder kybet e Kremlinit, me aq kjartësi dallonte në Shqipninë “ateiste” minaren shekullore të Tiranës anadollake, që “nuk ishte shembë” asnjëherë që nga viti 1468, kur Shqipnisë i kishte “vdekë” edhe Ora e Lirisë.
Kush mund t’ ishte perveç “mallkimit”, që ishte kaperthye mbrenda një kenjes së mbrapshtë që me hipokrizinë djallzore të një vrasësi kriminel e gjaksor të vllazenëve të vet, rrefuzoi një të mirë aq të madhe që një personalitet gjerman po i ofronte Shqipnisë së njohun prej shekujsh: “Mbrojtëse e qytetnimit Europjan per 25 vjet nen udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut” ?
Nënë Tereza
Nënë Tereza
– Vetem një perbindsh i quejtun Ramiz Alia, që mbas sa vitësh KGB sovjetike e dekoroi!
Ishte pikrisht ai terrorist që i mbështetun vetem tek krimi, lau me gjakun e Rinisë pafaj të gjitha piramidat e kufinit, të cilat, që në vitin 1944 bashkë me miqtë e tij, shovenistët sllavë nuk i kanë lanë me u tha asnjëherë. Ishte premtimi që Tito i dha Enver Hoxhës, me mbajtë kolltukun që në 1941 dhe me ushtrue atë të mnershmin Gjenocid që nuk asht pa asnjëherë kunder Atdhetarëve pa dallim feje, dhe kryesisht kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe Popullsisë së Veriut.
E Populli Shqiptar vazhdonte Kalvarin… Muri i Berlinit ra! Po, na, vazhdonim rrugen tonë.
Me 14 Janari 1990 në Shkoder, demostrata per heqjen e bustit të diktatorit Stalin, shoqnue me disa qinda vetësh të arrestuem, ku kishte edhe shumë vajza të reja, u harrue! U vra dhe u harrue edhe djoloshi Trim Rin Monajka! E pa kalue as shtatë muej në vazhden e vrasjeve nder piramida, u vra një 17 vjeçar Pllumb Pllumbaj, që arkivoli i Tij solli një tjeter revoltë…Po, edhe Ajo u harrue!Anë e kand Shqipnisë, shetiteshin kufomat e të vramëve në kufi të lidhun me tela me ferra dhe, u harruen vrasjet e krimet e njenit prej terroristëve ma të mëdhaj të sunduesëve anadollakë të 47 vjetëve komunizem, tue vorrosë me një ceremoni ushtarake shtetnore gjaksorin perbindsh Ramiz Alia!
Me 14 korrik 1990 asht ky Ramiz Ali që porositë komunistët që po strukeshin si qejtë: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.”
Shumë interesant! Asnjë agjenturë turke, arabe as sovjetike, agjent i së cilës ishte ai vetë.
Në Shtator 1990 deklaron po anadollaku R. Alia: “Ndodhën ambasadat.  Aty hynë ca debilë.. kush ishin ata që ikën, ç’janë ata në Shkodër që çohen në demonstratë? Po këta nuk dolën tani, ata ishin, se baballarët e tyre nuk ua vramë tani, por ua kemi vrarë për 40 vjet.”
E me paturpësi ky kriminel u quejt “presidenti i parë demokrat”… dhe u vorros me ceremoni të organizueme nga shteti “islamik”, të cilit, i perkiste kufoma e qelbun e tij që me 2 Dhjetor 1992, atëherë, kur Shqipnia u kuadrue nga presidenti Sali Berisha në “Konferencen Islamike”…
Shqipnia e gjysëm miljoni viktima të komunizmit vazhdoi persëri sundimin nga sigurimi i shtetit që per 47 vjet e gjakosi dhe dhunoi me një Gjenocid të panjohun në Europen Lindore!
Po, u harruen edhe krimet e sigurimit të shtetit me bustin e terroristit Sabri Godo!..
Ishte 11 Nandori 1990 që i Madhi Don Simon Jubani, shpartalloi me Ungjillin e Krishtit, perfundimisht prangat e diktaturës në Vorret e Rrëmajit të Shkodres, tue Ringjallë Fenë dhe tue e hapë pa pikë frike Rrugen e Demokracisë në Shqipni, po edhe Ai Hero, vdiq… dhe u harrue!
Erdhi në Shqipni Nanë Tereza, dhe persëriti thanjen e Krishtit: “Dueni armiqët tuej!”, dhe Ajo vetë e para ndezi një qiri tek vorri i luciferrit… “Jo, vllavrasje!” persëriti, sa herë vinte këtu!
Erdhi Papa Gjon Pali II, dhe u ul perballë monumentit Skenderbeut… plot 20 vjet perpara,
Erdhi Ai Burrë, që tha: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tem Vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujshKomunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt…Kam ardhë për me i shfaqë çdo shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore…
Të dashtun Vëllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen u asht dashtë ta mbroni me forcëidentitetin tuaj… Ju keni vuajtë për Kombin Tuaj. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…Drama e Juaj Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian e asht  e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë.
Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë…Si na e mëson edhe Feja,nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vëllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vëllaznim human. Liria  e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv…
E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnorKjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare…
Në emnin tand Popull Shqiptar,
po i drejtohëm këtu edhe Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të ulta e të pakuptim…” (25 Prill 1993, në Sheshin “Skenderbeu”, Tiranë.)
Nenvizova ata rreshta që Shqiptarët Atdhetarë duhet të mos i harrojnë kurrë!
Ata janë çelsat e “Dyerëve të Europës Demokratike!”që na dhuroi Papa Gjon Pali II.
***
Me daten 23 Qershor 2013…Kryeministri S.Berisha ua dorzoi prap pushtetin komunistëve… me masken “socialiste”…
A nuk asht aktuale prap sot lutja e Nanë Terezës:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”..?
            Melbourne, 2013.

Antishqiptarizmi i Lubonjës!

Labi ka një shprehje, e cila thotë:
‘Rrëshqet guri nga mali,
Rrëshqet edhe truri nga Insani…
dhe në këtë rast;Të del Nami
Fatos Lubonja para ca kohësh në emisionin ”Opinion” patë thënë: S’ndjej asgjë për Himnin Kombëtar“.Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur dëgjoj Himnin, nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bën përshtypje.
Lubonja është nga ata që thotë; më duket se jam shqiptarë, por të parët e mi vijnë nga një fshat që përveç shqiptarëve ka pasur edhe grekë e vllehë.
Nuk arrij të kuptoj përse shtypi i lejon terren e i reklamon këto sharlatan të ndyrë që veç plehrave që kanë në kokë, asgjë tjetër nuk mundet të nxjerrin nga goja . Përse nuk reagon shoqëria shqiptare kundër këtyre pseudo-ve. Kur do kuptoj ajo shoqëri se pa i treguar vërtet vendin këtyre pështymave të shoqërisë nuk mund të pastrohet kurrë .A ka dëshirë në atë vend për njerzillëk, civilizim, normalitet etj .
Në një emision Lubonja(shtetas italian) jepte mend edhe për mjekësinë, jepte këshilla etike për mjekët dhe nga fundi tha: “unë qaj hallin e njerëzve të shkretë se unë për vehte kam sigurim italian”…

Faik Krasniqi

Faik Krasniqi 


Një njeri që ftohet në televizione publike për çdo temë (a thua se është Sartri) dhe fjalinë e nis me shprehjen e tij ORIGJINALE “unë nuk jam specialist i kësaj fushe por sipas mendimit tim…” nuk ia vlen të merret në konsideratë.
Himnin ky e trajton si ndonjë nga ato vjershat e dashurisë me dy strofa të adoleshencës në masturbim e sipër dhe jo si një simbol të kombit për të cilin shqiptarët kanë derdhur edhe gjak. Ne çohemi në këmbë pikërisht në respekt të gjakut të derdhur e që na bashkon në të mirë e në të keq !
Po kur flet dhe shkruan SHQIP çfarë ndjen zoti Lubonja? I vjen për të dhjerë?
Mua më vjen kur dëgjoj zotërinë…
Merret me mend çfarë qumësht nënë ka pirë.
Merret me mend çfarë fjalë “patriotike” i ka balbëzuar babai(Todi Lubonja).
Nuk më çudit Lubonja me atë vogëlsinë shpirtërore të tijë. Pastaj qeni leh atje tek ha. Dhe TV Klani është stan ideal për fundërrina.
Ky njeri(Fatos Lubonja) është shumë i çuditshëm. Ky njeri nuk e di kë përfaqëson, apo është i paguar të bëjë kamuflime të tilla. Thotë:nuk e dua Bashkimin Kombëtar, por është për Bashkim me të gjithë të tjerët, sllavoaqedonasit, serbët, grekët dhe malazezët. Ky është kundër të gjithëve që nga të parët e pavarësisë e deri tek këta të fundit që kemi sot, si në pozitë apo opozitë. Ky njeri ka luajtur nga truri. Pse ftohet në emisione të tilla Kombëtare një njeri që publikisht pranon që është antikombëtar, përderisa nuk i bën fare përshtypje Hymni Kombëtarë. Njeri që nuk do askë, i dashuruar në vetevete më duket.
Ç’mund të presësh nga një njeri që Pjetër Budin e bënte sllavomaqedonas dhe se emri i tij i vërtetë qe ”Petar Budi” apo se ilirët erdhën në të njëjtën kohë me sllavët?.
Ç’mund të presësh nga një njeri që Skendërbeun e bën kriminel?.
Gjithëfarë ndyrësirash mund të rrjedhin nga gjiriza të këtij tipi: janë vazhdim i rrjedhjes së ndyrësirave të gropës së zezë sllavo-komuniste. Filizat e dala nga fara komuniste nuk mund të jenë kurrsesi nacionaliste (një cilësi mjaft e lartë e fisnike që nuk mund të meritohet nga internacionalistët komunistë dhe pasardhësit e dedikuar të tyre).
Fatos Todi Lubonja (asnjëherë i persekutuar apo disident, por nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës është burgosur si spiun i KGB-së- i ish Bashkimit Sovjetik) ai kurdoherë e ka treguar me qëndrimet dhe analizat e tij, se nacionalist nuk ka qenë, nuk është dhe as që do të jetë ndonjëherë.
Ky është një i krisur, i çmendur, një pseudointelektual progrek, apo grek, një serbofil i djallëzuar i cili nuk përngjanë në asnjë tjetër, pos në surratin e një të krisuri që është tragjedi se i njëjti flet gjuhën shqipe… Krijesa të tilla pa kurrfarë fytyre, nuk meritojnë të jenë pjesë e kombit…
Kombit tonë shumë fisnik nuk i duhen kurrsesi antinacionalistët e tipit Fatos Lubonja, ata duhen flakur në “koshin”e harresës.
Sa për median e cilitdo krahu politik: Të jetë e kujdesshme që t’i shërbejë së pari Shqipërisë, Kombit tonë fisnik.
(Autori është redaktor në gazetën e përditshme”Lajm”)

Oh, Nobel!

Kimete Berisha
Kimete Berisha
Në vend të Çmimit, kryeministrit të Kosovës, zëvendëspresidenti amerikan Joe Bden personalisht, në korrik 2010, ia dha komplimentin “George Washington”.
Ende pa e përballuar komplimentin “George Washington”, një revistë amerikane fizikisht e krahasoi kryeministrin e Kosovës edhe me një George tjetër, me fizikun e George Clooney.
Komplimentet nuk kushtojnë asgjë, janë falas. Falas është edhe ajri, edhe dashuria. Komplimentet zakonisht u bëhen femrave të reja dhe atyre femrave që nuk piqen dhe nuk bien në të njejtën stinë. Por, ndodh që edhe burri-burrit ia jep një kompliment të madh.
Koha e vjetëron edhe komplimentin “George Washington”,
komplimenti që Biden ia fali Thaçit u harrua si një këngë vere, dhe u tret si shpirti pa trup.
Komplimentin e Joe Biden e shan dhe e përqeshën, u bë barcoletë e brendshme nëpër korridoret republikane.
Hashim Thaçi, nuk i dihet fatit, mund të bëhet edhe më i zoti se George Washington, por nuk është si George Washington.
Joe Bidenin e sugjeruan që ta tërheq komplimentin mbrapsht. Por, komplimenti i dhënë pa-paramendim, tani do të kthehet mbrapsht me paramendim, në mënyrë indirekte, spontane, me takt dhe me një anti-kompliment të barasvlefshëm me komplimentin e dhënë.
Kështu, në Korrik 2013, “New York Times”, nëpërmjet një shkrimi, e zbret nurin e Hashim Thaçit, nga George Washington te Garry Adams. Në këtë mënyrë, Amerika e zbulon se Hashim Thaçi nuk qenka “thesar” i Amerikës. “Thesar” po patjetër që qenka, por “thesar” i Evropës.
Nuk ka asgjë të keqe me qenë Garry Adams. Kur je Garry Adams, gazetarët e historianët të thonë që ke qenë anëtar i IRA-s, por ti e mohon. Me qenë Garry Adams, do të thotë që të jesh president i partisë nacionaliste të Sinn Fein dhe në fund të marrësh pjesë në “Procesin e bisedimeve paqësore” që e demilitarizuan Organizatën paramilitare të IRA-s, synimi i së cilës është ndarja e Irlandës veriore nga Anglia dhe bashkimi i saj në një Irlandë unike.
Atëherë, pse Hashim Thaçi është Garry Adams, pra? Që pranon, si Garry Adams në Irlandë, që Veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Serbisë. Kështu kanë thënë “New York Times”.
Më mirë me qenë George Washington. Por nuk ka mundësi të zgjedhësh se cilin kompliment e do për vete. Ka, ka mundësi, se ka edhe komplimente të shpikura, që blihen me pare, por ato nuk ta kënaqin zemrën.
Pasi u arrit “paqa”, Tony Blair, pak, për inat të Amerikës që humbi zgjedhjet e tij, dhe më shumë për hirë të gruas së tij, u bë katolik i devotshëm si irlandezët.
Pse kryeministri i Kosovës nuk është më George Washington?
- Sepse, George Washngton ishte njëri nga etërit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analiza e thellë, e shtron dilemën e madhe: nëse Hashim Thaçi është njëri nga etërit e shtetit Kosovës, kush janë ata baballarët tjerë që kurrë nuk i përmendi Joe Biden, me emër. Hashim thaçi vetëm nuk e ka krijuar shtetin e kosovës.
Hashim Thaçi nuk është më George Washington:
- Sepse, George Washington nuk ishte anëtar i asnjë partie politike, kurse Hashim Thaçi është anëtar, dhe kryetar permanent i partisë së tij;
- Sepse, George Washington krijoi qeverinë nacionale, dhe ishte patriot dhe nacionalist, ndërsa Hashim Thaçi, patriot po, ka qenë, por nacionalist jo. E patriotizmi pa nacionalizëm, është si poezia e shkruar me shpirtin e huazuar.
- George Washington ishte strateg i madh, luftëtar i madh, kurse Hashim Thaçi nuk ishte luftëtar, por bënte politikë për luftëtarët që u vranë në luftë.
- George Washington, krijoi kombin amerikan-kurse Hashim Thaçi arriti që ta “shuaj” kombin shqiptar në kosovë.
Por, Washington e kishte më lehtë, sepse si baba i Amerikës, po krijonte një komb nga fillimi, ndërsa Hashim Thaçi e kishte më vështirë, se po “shuante” një komb të gatshëm, për ta transformuar kombin e vjetër shqiptar (por, vetëm shqiptarët) në një shoqëri kosovare.
Në pamundësi që ta krijoj gjuhën kosovare, Hashim Thaçi i lejoi shqiptarët që ta flasin gjuhën e “huazuar” të kombit shqiptar të Shqipërisë. Serbëve, romëve, turqëve e të tjerëve ua mundësoi që të vazhdojnë të jenë serb, turq e romë. Vetëm shqiptarët duhet të jenë kosovarë. Edhe kjo është një meritë e madhe për z,Thaçi, por e pakrahasueshme me George Washington, të cilin analiza e zbulon se e kishte shumë më lehtë se Thaçi. Sepse, George Washington e ka krijuar një komb, kurse Hashim Thaçi e ka “shuar” një komb.
Tash, s’di a është më lehtë me shu’ apo me kriju’!
- George Washington, gjatë karrierës së tij, nuk e përmendi kurrë fjalën Zot, por në vend të kësaj fjale e përmendi fjalën “Largpamje”, kurse Hashim Thaçi, as ky nuk e përmend me gojë emrin Zot, por e përmend me gjeste, sipas nevojës. Për shembull, herë mban në dorë dhe në gojë një gotë shampanjë ose verë të kuqe, herë së bashku me Erdoganin lutet nëpër xhamia. Edhe George
Washington u pa disa herë duke e shoqëruar gruan e tij të dielave në kishë, por personalisht vet, asnjëherë nuk i instrumentalizoi ndjenjat fetare amerikane për të mbajtur pushtetin, siç bën dikush-dikush.
- George Washington nuk ishte i akuzuar për krime me organe njerëzore, nga askush, por ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i vetmi që u zgjodh nga vota 100 % e elektoratit. Hashim Thaçi ende ka punë me Dick Marty-n (të cilin nuk pati zemër ta padis për shpifje), dhe atij iu desh gjithkush, të gjitha minoritetët çka janë për ta formuar e për ta mbajtur qeverinë e tij.
- George Washington, nuk ishte milioner, dhe gjatë kohës së tij në pension, u kujdes për plantacionin e tij të kuajve, ku një ditë u sëmur nga të ftohtit, për shkak se nuk i zhveshi rrobet e lagura nga shiu, u ftoh rëndë dhe vdiq.
-Sipas një legjende popullore,Washington kishte problem me dhëmbë, dhe kur u bë president i kishte dhëmbë prej druri, ndërsa Hashim Thaçi duket që ka më shumë dhëmbë seç është e nevojshme.
Ta krahasosh Hashim Thaçin me George Washintonin është gabim demokratik. Sepse, nëse ka George Washington Kosova, ai George Washington është vet Amerika.
Kur “New York Times” e zbarkoi në Evropë, dhe kryeministrin tonë e krahasuan me Garry Adams, menjëherë na u kujtua Krishti, i biri i Zotit (atij i qofshim falë). Na u kujtua “pajtimi” anglezo-irlandez. Edhe ky kompliment i “New York Times” për kryeministrin e vendit, është një lëshim demokratik, sepse Hashim Thaçi nuk po bën “pajtim” fetar në emër të atit, por po premton “pajtim” ndërshtetëror me Serbinë, së bashku me Daçiqin.
- Për ta inkurajuar “pajtimin” shqiptaro-serb e përmendën edhe Nobelin për Paqe, që do ta ndajnë shqiptarët së bashku me serbët. Kosovën e ndanë, pasurinë e Kosovës po, Qeverinë e ndanë me serbët, tash do ta ndajnë edhe Nobelin për Paqe. Vetëm Ibri dhe Gazivoda s’do të ndahen kurrë.
Nobelin për Paqe, kryeministri Thaçi, do ta ndajë me Daqiçin, që do të thotë do të jetë një mirënjohje e madhe edhe për Sllobodan Milosheviqin, të cilit me pasion i shërbente Daçiqi.
Shqiptarët e kanë një Nobel për Paqe, Nobelin e Nënë Terezës. Por, Nobeli për Paqe nuk e sjell paqen. Ky Nobel asgjë nuk po i ndihmon Nënës Tereze që pranë pllakave të dëmtuara të mermerit në permendoren e saj, të ndalet një djalë i PDK-së, para selisë së tij në sheshin Nënë Tereza dhe ti këqyr se si po thyen e po bien në tokë.
Aty nuk po shihet Nobeli që e mori Nëna Terezë për Paqe, por po shihen copëzat e mermerit të përmendores së saj të dëmtuara rëndë.
Nobeli për Paqe jepet për të paqen që nuk ekziston, pra për paqen e premtuar që do të ndodh një ditë.
Nobeli për Paqe u mor nga disa personalitete që u bën subjekte kundërthënëse, si për shembull BE-ja, Barack Obama, që vet tha se është befasuar me këtë çmim, sepse e di që nuk e meriton, por Nobelin nuk e morën ata që e merituan.
Magazina amerikane “Foreign policy” e permend Mahatma Gandhin, Vaclav Havelin e të tjerë që “është dashur ta marrin këtë çmim dhe nuk e morën kurrë”. Unë e përmend këtu Ibrahim Rugovën që e ka merituar këtë çmim. Këta janë personalitetet që vërtet nuk e vranë askend në luftë, dhe ishin kundër luftës , se verbërisht besuan në paqe-pa luftë.
Çmimi nobeil për paqe iu dha gruas nga Kenia, Wangari Mahathai, anipse për radio Evropa e Lirë, njëherë ajo tha se HIV/AIDS është shpikur nga Amerika për ta depopulluar Afrikën.
Shimon Peres, Yitzhak Rabin, Jaser Artafat e kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe para 20 vjetësh (1993) , për marrëveshjen paqësore OSLO I, por konflikti izarelito-palestinez vazhdon dhe ende nuk ka përfunduar.
Pra, çmimi Nobel për Paqe nuk e garanton paqen, por është një mirënjohje që jepet për një paqe që nesër do të vjen.
Si Oskari, po devalvohet edhe çmimi Nobel për Paqe, sepse po u jepet atyre që nëpërmjet luftës së përgjakshme, dhe sakrificës së madhe të popullit, promovojnë paqen, pasi që përfundon lufta me viktima.
Paqa nis me buzëqeshje, sipas Nënë Terezës, dhe paqa vjen e fundit, ose kurrë nuk vjen, sipas meje, bijës së saj.
Mezi s’po pres që ta marrin në dorë Republikanët.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...