Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/22

ORHAN PAMUK ÇMIMI NOBEL NË LETËRSI (2006)



Orhan Pamuk u lind në Stamboll më 7 qershor të vitit 1952. Pamuk është një ndër shkrimtarët më të mirë kontemporanë të këtyre viteve të fundit.Romanet e trij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të huaja, janë shpesh të ndërthurura midis botës reale dhe asaj jo reale dhe nxjerrin në pah Turqin e shkuar dhe të këtyre viteve të fundit.U nderua me cmimin Nobel me motivacionin ‘duke kërkuar shpirtin melankolik të atdheut të tij, ai zbuloi simbole të reja për të përfaqësuar lidhjet dhe ndeshjet midis kulturave të ndryshme’.

Pamuk ka thënë për vete:

Kam jetuar jetën time në Stamboll , në pjesën Europiane,në shtëpi që ndaheshin nga njëra-tjetra nga një breg me pjesën Aziatike. Të jesh afër bregut, përballë kontinentit tjetër, më kujtonte shpesh vendin tim në botën që më rrethonte dhe qe mirë. Më pas do të ndërtohej një urë që do të bashkonte dy brigjet e Bosforit. Kur qëndrova tek ajo urë dhe pashë panoramën e saj, kuptova se qe akoma më mirë, qe dicka shumë e bukur të shikoje të dy brigjet bashkë. Dhe kuptova se qe një zgjidhje shumë e drejtë të kishte një urë midis dy brigjeve. Duke iu referuar dy brigjeve Pamuk donte të shmangte pyetjen se kujt ane i përkiste.

Pamuk tashti është profesor në universitetin e Columbias për shkenca humane, ku ai mëson letërsi.Pamuk është edhe qytetari i parë turk që ka marrë këtë cmim kaq prestigjoz.

Pamuk u lind në një familje borgjeze shumë solide, një eksperiencë kjo e përshkruar mjaft mirë në romanet e tija si ‘Libri i zi’dhe ‘Xhevdet beu dhe djemtë e tij”duke përshkruar mjaft mirë jetën e tij personale në Stamboll.Pamuk u shkollua në kolegjin sekondar të Robert kolegjit në Stamboll dhe më pas do të studionte për arkitekturë në universitetin Teknik të Stambollit deri kur arriti që të bënte realitet ëndrrën e tij që qe piktura. Pamuk e la shkollën e arkitekturës pas tre vjetësh, gjithsesi për t’u bërë shkrimtar me kohë të plotë dhe u dipllomua në institutin e gazetarisë në universitetin e Stambollit në vitin 1976. Nga mosha 22 vjecare deri në moshën 30 vjecare Pamuk jetoi me nënën e tij, duke shkruar romanin e tij të parë dhe duke pritur për publikimin e tij. Orhan Pamuk është me fe myslimane, dhe ai e përshkruan veten si një njeri me kulturë qëdi të lidhi identifikimin historik dhe cultural me atë fetar. Më 1 mars të vitit 1982 Pamuk u martua me Aylin Turegun, me profesion historiane. Nga viti 1985 deri në vitin 1988, ndërkohë kur e shoqja qe një studente në universitetin e Columbias Pamuk fitoi të drejtën që të shkonte te kjo shkollë për të bërë disa kërkime për shkrimin e romanit të tij “Libri i zi’ në librarinë Butler të universitetit. Kjo periudhë përfshiu dhe një vizitë miqësore në universitetin e Iouas.Pamuk do të rikthehej përsëri në Stamboll vendi në të cilin ai qe aq i lidhur. Ai dhe gruaja e tij Aylin patën një vajzë që e quajtën Ruya që lindi në 1991, emri i saj në turqisht do të thotë ‘Ëndërr’. Në 2001 ai dhe Aylin u divorcuan. Në 2006 Pamuk pati disa probleme në lidhje me disa komente të sinqerta për politikën që ndiqte Amerika, por pasi u sqarua kjo cështje Pamuk u rikthye në Amerikë dhe u emërua në pozicionin e profesorit në universitetin e Kolumbias. Pamuk tashmë është një mik i një komiteti në Kolumbia në lidhje për globalizimin dhe ka takime me departamentin e e kulturës dhe me departamentin e gjuhëve të huaja të zonës së Azisë dhe të Lindjes së Mesme gjithashtu edhe me shkollën e Artit. Në maj të vitit 2007 Pamuk qe pjesëtar i jurisë së festivalit të Cannes ku kryetari I kësaj jurie qe Stephen Frears. Gjatë viteve 2007-2008 Pamuk u rikthye edhe një herë në Kolumbia për të mësuar letërsi konteporane me profesorët e tjerë Andreas Huyssen dhe David Damrosch. Pamuk në këtë kohë është një shkrimtar në residencën e kolegjit Bard. Ai sapo mbaroi romanin e tij të ri të titulluar ‘Muzeu i pafajsisë’në pranverën e vitit 2008 dhe ky roman u publikua më 29 gusht të po këtij viti në Turqi, dhe përkthimi në gjermanisht për t’u publikuar në Gjermani do të bëhet së shpejti pa mbaruar ky vit.

Pamuk filloi të shkruante rregullisht në vitin 1974. Romani i tij i parë qe ‘Errësirë dhe dritë’, më vonë ai do të qe dhe fituesi i cmimit të dytë të konkursit Milliyet Press në vitin 1979. Ky roman u paraqit me titullin ‘Xhevdeti dhe cunat e tij’ në vitin 1982 dhe me të fitoi cmimin Orhan Kemal në vitin 1983. Ky roman flet për historinë e tre gjeneratave nga një familje e shëndoshë në Stamboll në një district të sajin në Nisantasi zonë ku dhe Pamuk u rrit. Pamuk ka fituar shumë cmime të kritikës gjatë punëve të tij që qenë të parat,përfshirë këtu cmimin Madarali për romanin e tij të dytë të titulluar ‘Shtëpia e heshtur’dhe në vitin 1991 Prix de la Decouverte Europeenne për përkthimin në frëngjisht të këtij romani. Romani i tij me karakter historik ‘Kështjella e bardhë’publikuar në Turqi në vitin 1985 fitoi në vitin 1990 cmimin Independent Ëuord filmin më të mirë të huaj dhe me këtë cmim Pamukut iu rrit reputacioni edhe jashtë territorit turk.Nju Jork Times ka deklaruar për Orhan Pamuk se: një yll i rip o shkëlqen në lindje, ai eksperimenton me teknikën post moderne në romanet e tij, një ndryshim nga ligjet strikte naturaliste që përdorte në romanet e tij të para. Suksesi për të do të priste pak gjatë, por në vitin 1990 me romanin ‘Libri i zi’e bëri atë një ndër shkrimtarët më popullorë dhe më kontroversë në letërsinë turke, e parë kjo në komleksitetin e tij. Në vitin 1992 Pamuk shkroi skenarin e filmit ‘Fytyra misterioze’bazuar në Kara Kitap dhe e drejtuar nga regjizori me premisa të mira në kinematografinë turke Omer Kavur. Romani i tij i pestë të titulluar ‘Jetë e re’shkaktoi një sensacion në Turqi në vitin 1995 u bë romani më i shitur në historinë e Turqisë. Gjatë këtyre viteve Pamuk u bë një personalitet shumë e respektuar në Turqi për suportin që aid ha për të drejtat e kurdëve. Në vitin 1995 Pamuk qe në mes të atyre autorëve që shkruanin për ese të ndryshme që kritikonin trajtimin e keq për popullin kurd nga Turqia. Në vitin 1999 Pamuk publikoi librin me ese të titulluar ‘Ngjyra të tjera’. Fama e Pamukut vazhdoi të rritej më tej pas publikimit të romanit të tij të titulluar”Unë jam e kuqja’në vitin 2000. Romani qe një përzierje misteri, romance,dhe filozofie në Stambollin e shekullit të 16. Romani hap një dritare gjatë regjimit të sulltan Muratit të tretë në ditët dimërore të vitit 1591 duke ftuar lexusin e librit të ndjej tensionin midis lindjes dhe perëndimit. Romani ‘Unë jam e kuqja’ u përkthye në 24 gjuhë të huaja dhe me të Pamuk fitoi shumë cmime duke përfshirë këtu dhe cmimin IMPAC Dublin Aëard në vitin 2003.



Duke iu përgjigjur pyetjes se cfarë impakti kishte ky fitim i këtij cmimi (rreth 127.000 dollar) Pamuk u përgjigj;

Asgjë s’ka ndryshuar në jetën time sepse kam punuar gjatë gjithë kohës. Kam kaluar 30 vjet të jetës time duke bërë filma. Për 10 vjetët e para isha në merak për paratë dhe asnjë njeri nuk më pyeti se sa para bëra. Në dekadën e dytë unë shpenzoja para dhe asnjë nuk më pyeste për të. Dhe unë i kam kaluar 10 vjetët e fundit që të dëgjojë njerëzit të më pyesin se sa kam shpenzuar, gjë që s’kam për ta bërë kurrë. Romani i tij i mëvonshëm qe ai me titullin ‘Bora’ publikuar në vitin 2002, i cili ka për sfond konfliktin midis botës myslimane dhe asaj moderne në Turqi. Nju Jork Times e renditi këtë roman si një ndër romanet më të mira të vitit 2004. Ai gjithashtu publikoi “Memorie të qytetit të Sytambollit 2005” , për këtë Pamuk iu përgjigj pyetjes:

Mendova se mund të shkruaja rreth memories së qytetit tim për gjashtë muaj, por mu desh një vit i tërë për t’a kompletuar. Unë punoja për 12 orë rresht në ditë, duke shkruar dhe lexuar njëkohësisht. Jeta ime për shumë rrethana qe në krizë totale, dhe unë nuk dua të futem në më shumë detaje:divorci, vdekja e babait, problemet profesionale, probleme me këtë, probleme me atë, cdo gjë qe në rrugën e gabuar. Mendoja se nëqoftëse unë do të isha i dobët mendërisht unë do të isha me depression. Por unë do të cohem në mëngjes, të bëj një dush dhe të ulem të shkruaj, të kujtoj, duke i kushtuar një vëmendje të vecantë bukurisë së këtij libri. Sinqerisht mund t’iu them se unë mund të kem lënduar nënën time, apo familjen time. Babai më vdiq por nëna ime është akoma gjallë. Por nuk mund të mendojë për këtë. Mund të mendojë vetëm për bukurinë e këtij libri. Në vitin 2005 Pamuk morri 25000 euro për cmimin Peace Prize of the German book Trade për punën letrare të tij, në të cilën Evropa dhe Turqia islame gjetën njëra-tjetrën. Cmimi u morr në kishën e Paul në Frankfurt. Librat e Pamukut karakterizohen nga një konfuzion identiteti që sjell një konflikt midis vlerave perëndimore dhe atyre lindore. Këto shpesh sjellin ndërhyrje, por përfshin kompleksitetin, intrigat dhe karakteret me një shpirt të madh. Punët e tij kanë sjellur shumë diskutime të mbështjellur me një art të bukur kreativë sic janë letërsia dhe piktura. Puna e tij shpesh prek në detaje tensioned midis perëndimit dhe lindjes dhe traditat moderniste dhe shekullariste. Më 12 tetor të vitit 2006 Akademia suedeze deklaroi se Orhan Pamuk mori cmimin Nobel për letërsinë, duke konfonduar autoritetet që patën vënë për fitues poetin nga Siria Ali Ahmad Said i njohur si Adonis. Për reputacionin e saj Akademia tha se;Me shpirtin melankolik të shtetit të tij të lindjes Pamuk ka zbuluar simbole të reja që bien ndesh në një gërshetim kulturash. Orhan Pamuk e mori cmimin më 7 dhjetor të vitit 2006 në Akademinë suedeze në Stokholm. Leksioni qe titulluar valixhja e babait dhe u mbajt në gjuhën turke. Leksioni shpaloste marrdhëniet midis civilizimit të lindjes dhe perëndimit në një tekst alegorik që përfshinte nën të mardhënien e tij me të atin.



Dy përkufizime për dashurinë


Plagosjen që ai i kishte bërë Parisit (Shekspiri dhe sipas tij studenti thotë që u vra), prifti e konsideronte një akt të pastër rrugaçërie. E shumta, bazuar në paradigmën që politika i fund hundët kudo, plagosja ishte një atentat politik i zakonshëm.





Dy përkufizime për dashurinë




Çelo Hoxha

- Oliver Mendvil, aristokrat anglez me studime në Itali, u nis me ngut për në atdhe, pasi mori lajmin e vdekjes së babait. Asokohe udhëtohej me kalë – fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë – dhe, pa presionin e kohëve moderne – orare trenash, autobusësh, avionësh, takimet mund të zgjasnin në varësi të kënaqësisë që falte biseda me udhëtarët e rastësishëm. Në një fshat të vogël fiorentin, ndërsa ishte në kërkim të një strehe për të kaluar natën e shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm, fisniku anglez takoi një prift.

Studenti u lumturua, sa mori vesh që prifti ishte me origjinë nga vendlindja e Zhuljetës, por entuziazmi i tij u shua shpejt. Për at Ipoliton, Verona ishte e shquar ngaqë ishte vendlindja e një piktori të madh, “hyjnorit Veronez”, dhe, natyrisht, e vetë priftit. Më tej, djaloshi fisnik mësoi se atyre anëve, Veronën e thërrisnin qyteti i Skaligerëve, emri i familjes fisnike që e kishte drejtuar qytetin gjatë shekullit të 14-të.

I riu anglez u habit me priftin, i cili pati vështirësi të gjente në kujtesë një princeshë me emrin Zhuljetë dhe, edhe kur e pikasi, nuk bëhej fjalë për imazhin legjendar që kishte krijuar Shekspiri, por një grua të martuar, nënë e tetë fëmijëve, e cila mund të ishte- edhe pas dyzetëvjetësh, që kur at Ipolitoja ishte larguar nga vendlindja- ende gjallë.

Dramaticiteti rritet paralel me parodinë. Të dy, studenti dhe prifti, flasin për të njëjtin qytet, të njëjtët personazhe, të njëjtat ngjarje, por në kontekste të ngatërruara ose krejt të ndryshme. Duke rrëmuar në kujtesë, prifti zbulon që njeh jo vetëm Zhuljetën, por dhe personazhet e tjerë të tragjedisë së Shekspirit, veçse, për habi të bashkëbiseduesit, jetët e tyre rezultojnë, në rrëfimin e priftit, të zakonshme.

Parisi, në Veronën e priftit është burri i ligjshëm dhe i vetëm i Zhuljetës. Ai është ndeshur me Romeon, por ajo që thotë studenti duke iu referuar Shekspirit, sipas at Ipolitos, nuk është e vërtetë. Sipas tij, Parisi ishte një njeri i pasur dhe i denjë për Zhuljetën, kurse Romeo një birbo. Plagosjen që ai i kishte bërë Parisit (Shekspiri dhe sipas tij studenti thotë që u vra), prifti e konsideronte një akt të pastër rrugaçërie. E shumta, bazuar në paradigmën që politika i fund hundët kudo, plagosja ishte një atentat politik i zakonshëm.

I riu anglez u trondit. Ai mësoi se at Lorenco, të cilin prifti Ipolitio e kishte njohur personalisht, nuk ia kishte dhënë Zhuljetës barin që, te Shekspiri, e vuri në gjumë, për t’u shtirë si e vdekur e për t’iu shmangur martesës me Parisin. “At Lorenco s’bënte kurrë kësi gjërash,” e garantoi prifti. Ndërsa Romeo, për të cilin Shekspiri thotë se piu helmin duke e kujtuar të dashurën e tij të vdekur, sipas priftit, nuk u helmua (e piu apo jo helmin nuk specifikohet), por ai është i sigurt që Romeo u arratis në Mantova, ku e “zuri keq qymyri” me bijën e një markezi. Nga kjo dashuri, në kujtesën e priftit nuk gjendeshin shumë gjëra, përveç faktit që njerëzia e mbante mend si “tepër romantike” dhe “si një pasion të pashembullt”.

Studenti vazhdoi të ngulte këmbë se historia e tij ishte varianti i vërtetë, ngaqë ai e kishte parë me sytë e tij shfaqjen, madje i ulur në rreshtin e parë. Prifti ia hodhi poshtë pretendimet, me autoritet. Ajo që rrëfente at Ipolito, kishte mbërritur në veshët e tij nga goja e at Lorencos, dëshmitar okuluar dhe pjesëmarrës në ngjarje, në të dyja variantet.

Ky është, pak a shumë, subjekti i tregimit “Romeo e Zhuljeta”, i shkrimtarit çek Karel Çapek. Me pak kujdes, në tregim vihet re që prifti është në dijeni të veprës së famshme të Shekspirit, me të njëjtin titull. Distanca mes dy veprave është pak më shumë se dy shekuj e gjysmë, nga vitet 60-të të shekullit të 17-të, në vitet 20 të shekullit të 20-të.

Në variantin shekspirian të ngjarjes, sipas librit dhe jo personazheve të Çapekut, Romeo dhe Zhuljeta janë anëtarë të dy familjeve aristokrate veroneze në hasmëri. Në aktin e parë të tragjedisë, ata nuk njihen, dhe, edhe kur takohen, përballja e tyre është rastësore, ndodhen në të njëjtën festë. Aty secili ndodhet për arsye të ndryshme, madje, duke pasur parasysh çfarë ndodh më vonë, kundërshtuese. Romeo ka shkuar në festë me shpresën të takojë Rozalinën, vajzën që i ka pushtuar ëndrrat, por që nuk i përgjigjet dashurisë së tij. Zhuljeta, nga ana e saj, nuk mund të mos ishte në atë festë, sepse atë e organizonte familja e saj dhe posaçërisht për të, me shpresën që ajo të njihej me Parisin, princi që kishte kërkuar dorën e saj. Mirëpo, rastisi që Romeo dhe Zhuljeta shkëmbyen vështrimet dhe gjithçka mori rrokullimën, në fillim në zemrën e tyre, e pastaj në gjithë Veronën.

Ata u puthën pa ia mësuar ende emrin njëri-tjetrit, pastaj, kur mësuan kush ishin, në lidhjen e tyre fillon tensioni. Kushëriri i Zhuljetës e fton Romeon në duel, i zemëruar që ky mori pjesë në festën e tyre, kur familjet ishin në hasmëri. Romeo duket i lidhur me fatalitetin, sepse, edhe pse i shmanget duelit, e vret kushëririn e të shoqes (u martuan që atë natë), aksidentalisht. Kurorëzimi u bë në prani të at Lorencos, i cili u vendosi kurorë në fshehtësi e me ngut, me shpresën që lidhja e tyre mund të çonte në pajtimin e dy familjeve fisnike të qytetit. Babai i Zhuljetës, i nxitur nga ngjarjet, vendos që e bija të martohet me Parisin, megjithëse më herët i kishte thënë Parisit të priste nja dy vjet, derisa ajo të mbushte të 15-at.

At Lorencoja vazhdon bashkëpunimin për kurorëzimin me sukses të dëshirës së të rinjve, i jep Zhuljetës ilaçin që do ta vërë në gjumë natën e martesës, me qëllim të shtiret si e vdekur. Dhe kështu ndodhi, familja e varrosi atë, por, ndërkohë, lajmi që Zhuljeta kishte pirë ilaç dhe jo helm nuk e mbërrin Romeon, i cili, duke kujtuar se ajo ka vdekur, shkon te varri i saj (pasi vret Parisin gjatë rrugës, edhe ai për te varri, me një tufë lule), dhe vret veten. Ky është fundi i historisë së Shekpsirit dhe i dashurisë më të famshme në historinë e letërsisë botërore.

Për kushedi ç’kapriço të fatit, historitë më të mëdha të dashurisë në letërsi, janë shoqëruar me pasoja fatale. Nëse kujtojmë, për shkak të dashurisë së Helenës dhe Parisit, në poemën e famshme të Homerit, u shkatërrua një qytetërim. Dhe të mendosh që kjo është një nga krijimet letrare më të hershme të historisë njerëzore. Në kohët e vjetra njerëzit duket s’kanë patur shumë arsye për të nisur një luftë, por, mund të thuhet gjithashtu, që, kur luftonin, ata luftonin për gjëra që ia vlente të flijoheshe. Lufta nuk u bë për Helenën, siç thuhet rëndom. Lufta e grekëve nuk u bë për të zotëruar një ikonë të bukurisë, por për të mbrojtur një standard moral. Sigurisht, në ditët e sotme, bazuar në standardet morale të shoqërisë, një luftë e tillë duket qesharake.

Në kohën e saj, tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” nuk llogaritej ndër veprat më të mira të Shekspirit. Vlerësimi i saj vjen më vonë, me triumfin e revolucionit industrial dhe ideve të iluminizmit, kur gjithçka – përfshi dhe seksi – u kthye në mall konsumi. Në kohën e ngjarjeve veroneze, lidhja mes dy të rinjve nuk ishte një gjë e lënë në dorë të rastësisë. Dhe prifti i Çapekut, at Ipolitoja, tingëllon bindës kur e quan dashurinë, për të cilën i rrëfen studenti, punë kalamajsh.

Te Shekspiri, fundi tragjik i lidhjes duket i natyrshëm, veçse, jo për shkak të mjeshtërisë së autorit të për të ndërtuar truke logjikisht të argumentuara, por për shkak të kornizës morale të shoqërisë në të cilën zhvillohen ngjarjet. Duke rënë dashuri pa i mësuar njëri-tjetrit as emrin, dy të rinjtë ranë kundërshtim me familjet e tyre. Duke shkuar në festën e familjes në hasmëri, Romeo bëri gabimin e radhës. Me vrasjen e kushëririt të Zhuljetës, tashmë bashkëshortja e tij, Romeo kaloi nga gabimi në krim. Zhuljeta, nga ana e saj, vazhdoi me gabimet e veta, kur shmangu martesën me Parisin nga përkushtimi për vrasësin e kushëririt. Në veprimet e tyre, Romeo dhe Zhulejta shkelin çdo lloj tradite, norme morale dhe ligji të shoqërisë.

Romeo dhe Zhuljeta e Çapekut përfaqësojnë të kundërtën e personazheve të Shekspirit. Ata janë njerëz që respektojnë veten, njëri-tjetrin dhe shoqërinë, në gjirin e të cilës e konsumojnë deri në fund dashurinë e tyre. Te Shekspiri dashuria mbetet e paplotë, sepse është nxitur nga instinkte me veprim të shkurtër, ndërsa te Çapeku ajo është një cikël i plotë, që mbyllet me riprodhimin e jetës. Studenti anglez habitet me rrëfimin e priftit, aq shumë sa në një pikë ai bëhet arrogant, duke i thënë at Ipolitos: “Më falni, po ju nuk e njihni dashurinë e vërtetë, i dashur padre.”

Prifti ia shpjegoi me shumë qetësi përkufizimin e tij për dashurinë: “Dashuri e vërtetë? Të tillë unë quaj atë dashuri, me të cilën një çift lidh tërë jetën ndershmërisht dhe besnikërisht. Zhuljeta ka qenë një zonjë e mrekullueshme, zotëri. I shërbeu të shoqit gjer në vdekje, rriti dhe edukoi tetë fëmijë. Domethënë anglezët Veronën e quajnë qytetin e Zhuljetës. Iu faleminderit, për këtë. Zhuljeta shoqet përnjëmend i ka pasur të rralla. I ndrittë shpirti për jetë atje ku është.”

Dhe, kur e kupton se ky përkufizim përfshin miliona e miliona marrëdhënie njerëzore të suksesshme që përcjellin vazhdimin e jetës nga brezi në brez, për shekuj me radhë, nuk është e vështirë të bëhet dallimi se nga anon peshorja e së drejtës. Studenti anglez dhe prifti italian i Çapekut përfaqësojnë dy botë të ndryshme. Studenti është banor i botës së krijuar nga Shekspiri, kurse prifti i botës së krijuar nga Zoti.

Shkrimtarja, nuk e ka fshehur aspak simpatinë e saj për Presidentin Barak Obama





Toni Morrison





“Toni Morrison ishte e para grua me ngjyrë që e fitonte këtë çmim. Ajo u cilësua si një nga shkrimtaret me një forcë vizionare dhe poetike shumë të fuqishme, e cila paraqet esencën e realitetit amerikan.”



1-Jeta & karriera



Lindi si Chloe Antoni Uoford , më 18 shkurt të vitit 1931, në Lorain, të Ohaios. Ajo ishte fëmija i dytë, ndër katër fëmijët e një familjeje punëtore. Që kur ishte fëmijë, Morrison lexonte libra në mënyrë konstante. Autorët më të preferuar të Morrison ishin: Jane Austen dhe Lev Tolstoi. Babai i saj, Xhorxh Uoford, saldues në profesion, kur ajo ishte e vogël shpeshherë i ka treguar shumë tregime popullore me tema afro-amerikane, gjë që Morrison do ta reflektonte edhe në punët e saj më vonë. Në vitin 1949, Morrison hyri në universitetin e Howardit, për letërsi angleze, për shkak se emri i saj Chloe theksohej me vështirësi, ajo e ndërroi emrin në Toni. Morrison morri në vitin 1953 nga universiteti çmimin B.A. në degën e letërsisë, më pas ajo do të fitonte titullin “Master of Arts”, po në degën e letërsisë, nga universiteti Kornell në vitin 1955. Po në këtë vit Morrison shkroi disa teza rreth vetvrasjes, duke u mbështetur shumë në punët e shkrimtarëve si Uilliam Faulkner dhe Virxhinia Ullf. Pas dipllomimit, Morrison u bë mësuese e letërsisë angleze në universitetin e Teksasit të jugut, në qytetin e Hustonit, në shtetin e Teksasit, nga viti 1955 deri në vitin 1957, dhe më pas ajo do të rikthehej në Howard, por tashmë si mësuese e letërsisë angleze. Ajo do të bëhej anëtare e një shoqërie studentore (vajzash), të titulluar “Alfa Kapa Alfa.” Në vitin 1958, Morrison u martua me një arkitekt xhamajkan, Harold Morrison, i cili ishte shoku i saj në fakultet. Ata patën dy fëmijë, Harold dhe Slade, në vitin 1964, ata do të divorcoheshin nga njëri-tjetri. Pas divorcit Morrison u shpërngul në Siraguza, në Nju Jork, ku ajo do të punonte si redaktore e një shtëpie botuese të librit shkollor. Një vit e gjysëm më pas ajo do të punonte si redaktore në zyrat qëndrore të Random House në Nju Jork. Si redaktore, Morrison luajti një rrol të rëndësishëm në vënien në evidencë të literaturës të komunitetit afro-amerikan, duke promovuar autorë si: Toni Cade Bambara, Angela Davis dhe Gayl Jones. Ajo gjthashtu do të punonte si redaktore e një reviste prestigjoze letrare, ku edhe do të shquhej edhe si kritike letrare duke mbajtur shumë konferenca publike që trajtonin kulturën afro-amerikane. Në vitin 2005, universiteti i Oxfordit i jep asaj titullin e doktorit të nderit.





2-Karriera si shkrimtare



Morrison filloi që të shkruaj proza letrare, duke qenë pjesë e një grupi poetësh dhe shkrimtarësh informalë në universitetin e Howardit, ku takoheshin dhe diskutonin rreth punëve të tyre. Një herë ajo diskutoi me ta për një tregim të shkruar prej saj, që bënte fjalë për një vajzë me ngjyrë, e cila dëshironte shumë që të kishte sytë blu. Kjo histori më vonë do të bëhej romani më i mirë i saj, e titulluar “Syri blu”, e publikuar në vitin 1970, të cilën e publikoi gjatë kohës kur ajo kryente punën si mësuese letërsie dhe njëkohësisht edhe atë të nënës. Në vitin 2000 ajo u bë anëtare e klubit të Oprahs. Në vitin 1975, romani i saj i titulluar “Sula”, u nominua për të marrë çmimin si libri më i mirë. Në vitin 1976, Morrison do të emërohej si pedagoge në universitetin e Yale. Romani i saj i tretë, i titulluar “Kënga e Solomonit”, e publikuar në vitin 1977, e bëri atë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Aty përshkruhet jeta e një djali zezak që gjatë viteve 70-të niset për në Detroit, ku të drejtat civile ishin akoma në pikpyetje, ai do të shkonte drejt veriut për të gjetur të shkuarën e tij. Romani u përzgjodh si libri më i mirë i muajit, romani i parë ky, i cili ishte shkruar nga një shkrimtare me ngjyrë. Para saj ishte zgjedhur romani “Djali vendas”, i shkruar nga Riçard Rajt në vitin 1940. Ai në këtë vit mori dhe çmimin e kritikës. Në vitin 1981, Morrison do të publikonte një tjetër roman të titulluar “Ishulli i iluzioneve”, aty ajo përshkruan shumë mirë rrezikun e tjetërsimit të kulturës afro-amerikane në vitet 80-të. Në këtë kohë ajo do të bëhej anëtare me të drejta të plota në Akademinë amerikane të arteve, duke marrë shumë çmime letrare. Në vitin 1984, ajo do ta linte Random House dhe do të fillonte që të punonte si pedagoge në universitetin e shtetit të Nju Jorkut në Albany, po në këtë vit ajo do të ushtronte gjithashtu profesionin e pedagoges edhe në kolegjin Bard, këtu ajo do të vinte në skenë Dreaming Emmett me regji të Gilbert Moses. Në vitin 1987, romani i saj i titulluar “E dashur”, pati një sukses të padiskutueshëm, sidomos nga kritika. Këtu përshkruhet jeta e një skllaveje që ishte e arratisur që preferon më mirë që të vrasi vajzën e saj, që ajo të mos përjetojë ato caste makthi që ajo kishte vuajtur përpara si skllave. Kur ajo dështoi që të merrte çmimin si romani më i mirë dhe më pas atë të kritikës, një numër i madh shkrimtarësh protestuan shumë për këtë padrejtësi. Por pak kohë më vonë ajo do të nderohej me çmimin prestigjoz, Pulizer. Romani “E dashur” u bë film në vitin 1998, po me të njëjtin emër, ky film u interpretua nga Oprah Uinfred dhe Danny Glover. Morrison më vonë do të përshkruante jetën e Margaret Garner në një opera. Opera kjo me muzikë nga Richard Danielpour. Në vitin 1989, ajo do të jepte mësim në univeritetin Princeton. Një vit më vonë, në vitin 1990, ajo do të nderohej me çmimin Ndërkombëtar Chianti Ruffino. Dy vite më vonë, ajo do të publikonte “Jazz”, një volum që përfshin të gjitha tekstet e fjalimeve të saja të mbajtura nëpër konferenca në universitetin e Harvardit. Në maj të 2006, ajo me romanin “E dashur”, mori çmimin prestigjoz,si romani më i mirë amerikan në 25 vjetët e fundit nga Nju Jork Times. Në vitin 1993, Toni Morrison u nderua me çmimin Nobel për letërsi, ajo ishte e para grua me ngjyrë që e fitonte këtë çmim. Ajo u cilësua si një nga shkrimtaret me një forcë vizionare dhe poetike shumë të fuqishme, e cila paraqet esencën e realitetit amerikan. Në vitin 1996, Morrison do të nderohej me çmimin Jefferson në letërsi, qeveria federale do ta nderonte gjithashtu atë duke i dhënë asaj çmimin për arritjet e saja në fushën humanitare. Megjithëse romanet e saja kanë në plan të parë femrat, Morrison nuk nguron të thotë se ajo nuk është feministe, ndonëse shton ajo,- “shumë veta e mendojnë këtë”. Unë nuk pajtohem kurrsesi si me patriarkalizmin ashtu edhe me matriarkalizmin, unë mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë që t’ia hapim dyert të gjitha gjërave, shtoi Morrison. Morrison gjatë karrierës së saj artistike ka shkruar gjithashtu romane për fëmijë në bashkëpunim me djalin e saj, Slade Morrison, i cili punon aktualisht si piktor dhe muzikant njëkohësisht.





Jeta e mëvonshme



Morrison ushtroi profesionin e pedagoges së gjuhës angleze në universitetin e shtetit të Nju Jorkut. Në vitin 1984, ajo u zgjodh si drejtoreshë në universitetin në Albany. Nga 1989 deri në vitin 2006, Morrison mbajti detyrën e drejtoreshës Robert F Goheen për ndihma humanitare në universitetin e Prinstonit. Ndonëse në programin që kishte universiteti për punën e lirë dhe kreative, Morrison nuk e zbatoi atë rregullisht, duke mos zhvilluar në klasë mbledhje për një debat të lirë me studentët në fund të 90-tës, një fakt ky që pati shumë kritika në adresë të saj. Morrison mbahet mend edhe për një program të ri që ajo adoptoi në universitet, që ishte Princeton Atelier, një program ku bënte të mundur që të takoheshin nxënësit më të mirë të shkollës me njerëz të njohur, ata bashkëpunonin bashkë për punë të ndryshme artistike, ku më vonë ata do t’i paraqisnin në fund të semestrit. Me anë të këtij programi Morrison dëshironte që jo vetëm të promovonte të rinjtë e talentuar, por edhe që t’iu jepte kurajo atyre që ishin pak të ndrojtur, duke iu dhënë shansin që të punonin në grup me të tjerët. Në vitin 1979, kolegji Bernard e nderoi atë duke i dhënë një medalje nderi. Universiteti i Oxfordit në qershor të vitit 2005 e nderoi atë duke i dhënë titullin doktor honorifik. Në nëntor të vitit 2006, Morrison vizitoi Luvrin në Paris sipas një programi të drejtuar prej saj ku konsistonte që për një muaj të shfaqeshin evenimente kulturore e cila u quajt “Shtëpia e të huajve”. Më vonë në vitin 2008, Morrison rikthehet në Prinston për të dirigjuar një seminar, që gjithashtu u titullua “Shtëpia e të huajve”. Aktualisht, Morrison është anëtare e bordit drejtues në revistën The Nation. Përsa i përket pikpamjeve të saj politike, Morrison mbështet partinë demokratike, shkrimtarja e njohur nuk e ka fshehur aspak simpatinë e saj për Presidentin Barak Obama. Ajo e mbështeti atë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.







Përktheu nga anglishtja

ENDRIT SHTYLLA

Albert Kamy Çmimi Nobel për letërsi (1957)




Vitet e rinisë:

Albert Kamy lindi më 7 nëntor të vitit 1913 në Mondovi të Algjerisë (koloni e Francës). Nëna e tij ishte me origjinë spanjolle dhe gjysëm e shurdhuar. Babai i tij Lucien, një punëtor i varfër agrikulture me origjinë nga Alsatia. Ai vdiq në betejën e Marnës në vitin 1914, gjatë luftës së I botërore, gjatë kohës kur ai bënte pjesë në regjimentin e këmbësorisë së Zouave. Albert Kamy jetoi në një gjëndje të vështirë ekonomike gjatë fëmijërisë së tij në Belcourt, lagje kjo e algjerianëve. Në vitin 1923, ai u pranua, të ndiqte mësimet e para në një lice në Algjeri, më pas do të vazhdonte studimet e larta pranë universitetit të Algjerianëve. Sidoqoftë, ai u sëmur rëndë nga tuberkulozi në vitin 1930, gjë kjo që bëri të mundur që Kamy të hiqte dorë nga futbolli i luajtur (ai ka qenë portier në skuadrën e universitetit të tij) dhe e detyroi atë që të vazhdonte mësimet part-time. Ai bënte punë të vogla, përfshirë këtu punë si: tutor privat, si dhe si punëtor në institutin e Meteorollogjisë. Kamy mori dipllomën si filozof në vitin 1935. Në maj të vitit 1936 Kamy pati shumë sukses në prezantimin e tezës së tij “Plotinus”, gjatë marrjes së dipllomës. Gjatë vitit 1936, Kamy u bë anëtar i partisë popullore algjeriane, gjë e cila i solli atij shumë telashe që erdhën nga ana e partisë komuniste franceze, në të cilë ai bënte pjesë, pas kësaj ai do të quhej si Trockian dhe do të përjashtohej nga partia në vitin 1937. Por Kamy më vonë do të bashkohej me lëvizjen e anarshistëve francezë. Në vitin 1934, Kamy, do të martohej me Simone Hie, një e droguar, por martesa e tyre nuk përfundoi për shkak të kësaj, por për shkak të tradhëtisë bashkëshortore nga të dyja palët. Në vitin 1935, Kamy themeloi teatrin e punëtorëve, e cila zgjati e hapur deri në vitin 1939. Nga viti 1937 deri në vitin 1939 ai punoi si gazetar për një gazetë socialiste Alger-republicain. Punët e tij përfshinin jetën e fshatarëve të Kabiliesë, të cilët jetonin në kushte shumë të këqija ekonomike, shkrime këto që bën të mundur që Kamy të pushohej nga puna. Nga viti 1939 deri në vitin 1940 ai punoi për një periudhë të shkurtër kohore për një tjetër gazetë të ngjashme. Më vonë ai do të refuzohej për t’u bërë pjesëtar i saj, për arsyen e vetme se qe i sëmur me tuberkuloz. Në vitin 1940, Kamy do të martohej me Francine Faure, një pianiste dhe mësuese matematike. Ndërkohë që ai dashuronte Francinën, ai pati deklaruar më parë në mënyrë shumë pasionante se ishte kundër martesës, duke e quajtur si jo natyrale. Edhe mbasi e shoqja e tij Francine i dhuroi atij dy binjake Katerinën dhe Zhanën, më 5 shtator të vitit 1945, ai përsëri vazhdonte t’iu tregonte shokëve të tij se ai nuk qe i prerë për martesë. Kamy do të përfshihej në shumë lidhje jashtë martesore, në veçanti qe lidhja e tij me aktoren me origjinë spanjolle Maria Casares. Në të njëjtin vit Kamy filloi që të punojë për gazetën Paris-soir. Gjatë fillimit të luftës së II botërore, Kamy qe një pacifist. Gjithsesi, ai u thirr dëshmitar në Paris, për të dëshmuar se si Wehmacht mori pushtetin. Më 15 dhjetor të vitit 1941, Kamy qe dëshmitar gjatë ekzekutimit të Gabriel Peri, një eveniment që do të bënte të mundur që Kamy të kristalizonte revoltën e tij kundra gjermanëve. Më vonë Kamy do të lëvizte drejt Bordosë, duke iu bashkuar stafit të gazetës Paris-soir. Po në të njëjtin vit ai mbaroi së shkruari romanet e tij të parë të titulluar “I huaji”dhe “Miti i Sizifit”. Ai do të rikthehej për pak kohë në Oran të Algjerisë në vitin 1942.



Karriera letrare:



Gjatë luftës Kamy iu bashkua rezistencës franceze në luftën kundër nazistëve. Po në këtë kohë ai botonte fshehurazi nëpër gazeta artikuj të ndryshëm. Në vitin 1943, kur qe ngritur në këmbë një frymë anti-naziste, në të cilën qe përfshirë edhe Kamy, ai do të zgjidhej si kryeredaktor i një gazete, dhe kur aleatët çliruan Parisin, ai do të bënte reporterin deri në fund të luftës. Ai ishte, sidoqoftë, njëri prej reporterëve francezë, të cilët u shprehën kundër përdorimit të bombës atomike në Hiroshimë, e cila do të ndodhte më 8 gusht të vitit 1945. Ai u tërhoq nga ushtria në vitin 1947, kur gazeta e tij u bë komerçale. Qe kjo koha kur Kamy u njoh me Zhan-Pol Sartër. Pas lufte, Kamy filloi që të frekuentonte shpesh kafe Flore në bulevardin Saint-Germain në Paris në shoqërinë e Zhan-Pol Sartër e disa miqve të tjerë. Kamy, gjithashtu bëri një udhëtim drejt Amerikës për të dhënë leksione rreth filozofisë franceze. Në vitin 1949, sëmundja e tuberkulozit, që e kishte kapluar tashmë, e bëri që të izolohej nga bota për rreth dy vjet rresht. Në vitin 1951, ai do të publikonte librin e tij “Rebelët”, që ishte një analizë filozofike e rebelimit dhe revolucionit, e cila vuri në evidencë kundërshtimin e tij ndaj komunizmit. Pas publikimit të këtij libri, pati një reagim mjaft të ashpër nga ana e intelektualëve dhe gjithashtu edhe nga ana e kolegëve të tij, ku arriti kulmin e saj me krisjen e marrdhënies me Sartrin. Ky moment e shokoi atë, dhe papritmas do të fillonte të përkthente pjesë të ndryshme. Kontributi i tij më sinjifikativ në fushën e filozofisë ishte teza e tij e absurditetit, rezultati i dëshirave tona për qartësi dhe për të kuptuar kuptimin e botës dhe gjendjes së të tjerëve, të gjitha këto ai i shfaqi tek libri i tij “Miti i Sizifit”, e përfshirë kjo edhe në shumë studime të tjera, sikurse ishte “I huaji” dhe “Murtaja”. Pavarësisht “krisjes” me Sartrin, disa argumentojnë se Kamy u përqëndrua në kampin e ekzistencializmit. Sidoqoftë, ai e refuzoi kategorikisht etiketimin e tij në esenë e tij “Enigma”. Rryma konfuzionale mund të lind akoma, ashtu si edhe disa aplikime ekzistencialiste kanë të përbashkët me shumë me idetë praktike të Kamysë. Gjithsesi, mendimi personal që ai kishte rreth botës që e rrethonte, si dhe vizioni që ai kishte rreth progresit të saj, bën të mundur padyshim që ai të vendosej mënjanë. Në vitet 50’ Kamy do të mbështeste të drejtat e njeriut. Në vitin 1952 ai dha dorëheqjen e tij nga puna e tij në UNESCO kur OKB-ja pranoi Spanjën si anëtare, kur ajo në atë kohë ishte nën regjimin diktatorial e gjeneral Frankos. Në vitin 1953, ai do të kritikonte metodat sovjetike, për të shtypur grevën e punëtorëve në Berlinin lindor. Në vitin 1956, ai për të njëjtën gjë do të protestonte edhe kundër metodave të polakëve kundrejt shtetasve të saj. Po në këtë vit ai do të ngrihej kundër metodave çnjerëzore gjatë revolucionit hungarez të kryera nga sovjetikët. Ai iu qëndroi besnik ideve të tij pacifiste, duke iu bërë një rezistencë të admirushme këtyre metodave çnjerëzore anembanë botës. Një ndër kontributet e tija më sinjifikative në kuadër të kësaj lëvizje ishte eseja që ai e bëri në bashkëpunim me Arthur Koestler, që ishte shkrimtari, intelektuali dhe drejtuesi i këtij unioni kundër dënimit politik. Kur filloi lufta e Algjerisë në vitin 1954, për të ky fakt, ishte një dilemë e vërtetë. Kamy doli përkrah qeverisë franceze, duke e cilësuar këtë lëvizje nga algjeriantë nga njëra anë si një pjesë integrale të imperializmit arab të drejtuar nga Egjipti dhe nga ana tjetër si një lëvizje të inskenuar nga Rusia kundër Evropës perëndimore dhe kundër sipas tij izolimit amerikan. Ndërkohë Kamy nga ana tjetër, ishte partizan i idesë për një Algjeri autonome dhe federative. Prapa skene, Kamy, filloi që të punonte dhe të indagonte rreth të burgosurve algjerianë, të cilët u përballën me dënimin me vdekje. Nga viti 1955 deri në vitin 1956 Kamy do të shkruante për L’Express. Një vit më vonë, 1957, Kamy do të nderohej me çmimin Nobel për letërsi, dhe kjo në saj të “prodhimtarisë së tij letrare, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të shumta që shqetësojnë ndërgjegjen njerëzore në ditët tona”. Kamy nuk e fitoi çmim me romanin e tij “Gremisje”, të cilin ai e publikoi një vit më parë, por në saj të shkrimeve të tij kundër dënimeve me karakter politik në esenë e tij të titulluar “Reflektim mbi Gijotinën”. Në një ndër pyetjet që i bënë studentët e universitetit të Stokholmit në lidhje me inaktivitetin e tij në çështjen algjeriane, ai iu përgjigj se në fakt ai ishte shumë i shqetësuar për atë çka mund t’i ndodhte së ëmës, e cila jetonte akoma në Algjeri. Pas kësaj deklarate intelektualët francezë do ta izolonin akoma më shumë atë.





Vdekja:



Alber Kamy vdiq më 4 janar të vitit 1960 në një aksident rrugor me makinë, afër Senës, në një vend të quajtur “Le Grand Fossard” në një qytet të vogël të Villeblevin. Në xhepin e tij të xhaketës ishte një biletë e pa përdorur. Është e mundur që ai të kishte planifikuar që të udhëtonte me tren, porn ë fund kishte vendosur që të udhëtonte me makinë. Edhe shoferi i makinës Facel Vega, Michel Gallimard- që ishte publicisti dhe shoku më i mirë i tij, kishte vdekur në një aksident rrugor më parë. Kamy u varros në varrezat e Lourmarin në Francë.

Binjaket Katerina dhe Zhana, dy vajzat e tij më vonë pas vdekjes së të atit do të botonin disa nga punimet e tij.

Dy ishin punimet e Kamys që u botuan pas vdekjes së tij, e para e titulluar “Një vdekje e lumtur”, e publikuar në vitin 1970, që kishte në qendër personazhin me emrin Meursault, si tek “I Huaji”, por përsëri ka një debat të hapur në lidhje me pikat e përbashkëta midis këtyre dy historive. Romani i tij i dytë që u publikua pas vdekjes së tij, që ishte edhe një roman i papërfunduar, ishte ai me titull “Njeriu i parë”. Ky ishte një roman, të cilin Kamy po e shkruante para se të vdiste. Romani bënte fjalë rreth biografisë së tij, ku përfshihej puna dhe fëmijëria e tij në Algjeri, ky roman do të publikohej në vitin 1995.



Kamy & futbolli:



Një herë Kamyn e pyet një shok se kë pëlqente ai më shumë futbollin apo teatrin, Kamy iu përgjigj pa hezituar për asnjë çast, “futbolli”.

Kamy luajti si portier për universitetin Racing të Algjerisë, ku fitoi kampionatin e Afrikës veriore dhe kupën e Afrikës veriore, të dyja këto në vitet 1930’ me skuadrën e të rinjve nga viti 1928 deri në vitin 1930. Shpirti i skuadrës, shoqëria dhe qëllimi i përbashkët e tërhiqte shumë Alberin e ri. Shpesh në shumë prej rubrikave sportive, Kamy shfaqet si një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Por gjithçka do të venitej në moshën 17 vjeçare, kur Kamy u përball me një sëmundje të pa shërueshme, siç ishte tuberkulozi, dhe për këtë shkak ai do të dergjej për një kohë të gjatë në shtrat. Gjithçka rreth moralit dhe detyrave e kam mësuar nga sporti dhe nga ekipi im RUA thonte Kamy. Kamy i referohet një moraliteti të thjeshtë, në të cilat ai i përmend në esetë e tij të para, ku spikat afrimiteti i tij për shokët, duke shfaqur trimëri dhe lojë të pastër. Për Kamyn autoritetet qeveritare dhe ato spirituale, përpiqen shumë që ti bëjnë njerëzit konfuz me mendimet e tyre rreth moralit, duke i bërë gjërat të duken më komplekse seç janë në të vërtetë, sipas tij ato janë bërë që të shërbejnë për nevojat e tyre në vetvete.











Përktheu nga anglishtja

ENDRIT SHTYLLA

E. Xhani-Franz Kafka, një mister letrar


Një buburreci të pështirë, i cili mbrëmjen e kaluar ishte ende njeri. "Shndërrimi" quhet historia e Kafkës e vitit 1912, rrëfimi ndoshta më i famshëm i tij.

Franz Kafka, një mister letrar

Kafka shkruante në formë të veçantë, jo lehtë të kuptueshme. Lexuesit nuk ishin të gjithë të kënaqur me ambiguitetin e teksteve të tij. Por pikërisht ky stil specifik i Kafkës garanton aktualitetin e tij të pandërprerë.

Ja ku shtrihet ai, njeriu i pafuqishëm. Kurrizi i fortë si një zhguall. Kur ngre kokën sheh barkun e tij të fryrë, të murrmë dhe këmbët e tij të holla, mjerane i shfaqen para syve të pafuqishme. A është ky trupi i një njeriu? Jo. Është trupi i një insekti gjigant.

Një buburreci të pështirë, i cili mbrëmjen e kaluar ishte ende njeri. "Shndërrimi" quhet historia e Kafkës e vitit 1912, rrëfimi ndoshta më i famshëm i tij.

Një tekst i frikshëm, shqetësues, për cënueshmërinë e njeriut, pozitën e tij të pasigurt në botë, që brenda një nate mund ta kthejë në pozicion jashtë loje në shoqëri.
Atdheu i Kafkës, Praga, rreth vitit 1893 Atdheu i Kafkës, Praga, rreth vitit 1893

Por: përse e mbështjell Kafka historinë e tij me këtë tis misteri? A nuk mund të rrëfente edhe ndryshe? Në mënyrë "më realiste", "më të besueshme"? Disa nga lexuesit e tij i ka trazuar ky karakter misterioz. Kështu p.sh. edhe një farë Dr. Siegfried Wolff, i cili e lëxoi rrëfimin menjëherë pas publikimit, dhe iu drejtua autorit, Kafkës.

"Shumë i nderuar zotëri", i shkruante ai Kafkës, "Ju më keni bërë të palumtur. Unë bleva 'Shndërrimin' tuaj dhe ia dhurova kushërirës sime. Por ajo nuk arrin ta shpjegojë historinë. Kushërira ime ia dha mamasë së saj, por as ajo nuk diti ta shpjegojë. ... Vetëm Ju mund të më ndihmoni. Ju duhet ta bëni këtë pasi Ju jeni shkaktari i këtij shqetësimi. Pra Ju lutem më thoni se çfarë duhet të kuptojë kushërira ime nga 'Shndërrimi'."

Forca e tekstit

Pushteti i instancave - skenë nga filmi Procesi (1962), sipas romatit të Kafkës. Pushteti i instancave - skenë nga filmi "Procesi" (1962), sipas romatit të Kafkës.

Përse pra shkruan Kafka kaq errët, i vë personazhet e tij përballë situatash, të cilat në realitet nuk ekzistojnë, të paktën të marra fjalë për fjalë? Me këtë mënyrë të shkruari Kafka ia vështirësoi punën vetes, pasi ajo u bë pengesë që ai të pëlqehej si autor nga një publik i gjerë, gjatë kohës që jetonte.

Për gjuhëtarin Thomas Anz, pranë Universitetit të Marburgut, i cili ka shkruar një studim kompakt mbi veprën dhe jetën e Kafkës, nuk përjashtohet që shkrimtari me anë të ndërtimit misterioz të teksteve të tij, riprodhonte në mënyrë formale realitetin e jashtëm. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për instancat shtetërore, të cilat i përshkruan në romane si "Procesi" apo në formë shumë më të fortë tek tregimi "Kolonia e ndëshkimit".

Sipas Anz mund të thuhet se Kafka në tekstet e tij, ndodhitë enigmatike që ia atribuon institucioneve si p.sh. gjykatave apo personave të respektit, i praktikon nga ana e vet tek lexuesit, duke ua bërë të vështirë të merren me tekstet e tij. "Ai pra u prezantohet lexuesve po aq i vështirë sa burokracia personazheve të tij. Ndoshta prapa kësaj qendron diçka e tillë si pretendimi i vetë Kafkës për pushtet."

Tmerri i modernes

Në tekstet e Kafkës thotë gjuhëtari Michael Braun, drejtor i shërbimit të letërsisë në fondacionin Kondrad Adenauer, shprehet nervozizmi i kohës së tij përballë fenomenit të modernizimit. Rritja e qyteteve, mjetet e reja të transportit si hekurudha e para së gjithash automobili, teknikat e reja të prodhimit dhe një aparat shtetëror në rritje - të gjitha këto ishin të reja dhe i trazonin njerëzit. Këtë trazim, thotë Braun, njerëzit e ndiejnë edhe sot.

"Për këtë arsye Kafka pranohet si profet, si dikush që i parapriu në 1900 realitetit të mesit të shekullit të kaluar e të mëvonshëm, si p.sh. njeriu i kontrolluar nga të gjitha anët apo njeriu i torturuar. Nga 'Kolonia e ndëshkimit' mund të kalosh direkt tek Guantanamo."
Manuskriptet e Kafkës në arkivin e letërsisë Marbach Manuskripti origjinal i "Procesit" të Kafkës në arkivin e letërsisë Marbach

Njeriu nuk është asgjë në botën moderne. Të paktën si person ai vlen pak. Në radhë të parë është e rëndësishme që e gjitha, pra shoqëria në përgjithësi të funksionojë. Ky besim gjeti shprehje ekstreme në lëvizjet totalitariste të shekullit të 20-të: nacionalsocializmi dhe komunizmi. Por edhe pse shtetet e organizuara në mënyrë demokratike e kanë zbutur disi këtë program të rreptë p.sh. me programe sociale apo kanë zbutur mjaft sistemin e tyre juridik, ndjenja e pafuqisë së individit, e përshkruar nga Kafka, vazhdon të ekzistojë ende sot.

Në mënyrë paradoksale edhe shoqëritë në të cilat njerëzit gëzojnë liri të mëdha, mbartin një lloj tmerri. Fenomeni me të cilin është marrë vazhdimisht Kafka, i trazon njerëzit ende sot. "Autoritetet pjesërisht shihen si kërcënuese, e pjesërisht vihen në lojë. E gjitha kjo shkakton mungesë orientimi. Këto janë përvoja të modernes, që vazhdojnë deri sot dhe të cilat një autor si Kafka i ka paraqitur në mënyrë të shkëlqyer dhe ekzemplare."

Forca tërheqëse e ambiguitetit

Për kuptimet e shumëfishta që vezullojnë në tekstet e Kafkës, ka edhe një arsye tjetër, shpjegon Michael Braun. Ajo gjendet në identitetin kompleks të Kafkës i cili është gjithashtu një fenomen i modernes. "Kafka ishte hebre, Kafka ishte avokat, Kafka ishte shkrimtar.

Kafka vinte nga Praga, ai ishte çek dhe gjerman. Dhe të gjesh në këtë kompleksitet identitetesh të ndryshme atë Kafkë që flet me fjalë të qarta, do të mbetet me sa duket gjithnjë problem." Megjithatë, shton Braun, pikërisht ky problem i bën tërheqëse tekstet e Kafkës: "Nëse ky problem nuk do të ekzistonte, çfarë do të na shtynte të lexonim Kafkën?"

"Koha e dhive" e Luan Starovës përkthet edhe në finlandisht


Para romanit të Luan Starovës, nga shkrimtarët me origjinë shqiptare, në Finlandë janë publikuar vetëm disa romane të Ismail Kadaresë si dhe një roman të Anilda Ibrahimit, me vendbanim në Itali.









Në Finlandë oferta e librave të autorëve shqiptarë u zgjerua me përkthim të një libri të Luan Starovës

Oferta e librave shqip të përkthyer në gjuhën finlandeze u zgjerua me një titull të ri në muajin maj kur u publikua romani "Koha e dhive" i shkrimtarit Luan Starova nga Maqedonia. Libri quhet "Vuohien aika" në gjuhën finlandeze dhe është botuar nga "Botimet Lumi Kustannus".

Libri "Koha e dhive" është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga "Saga Ballkanike" shumëvëllimeshe të autorit Starova. Para botimit finlandez, në vitin e kaluar, ai u botua edhe në gjuhën angleze. Vlerësimet e para të lexuesve finlandezë kanë qenë pozitive, duke e vlerësuar librin si "rrëfim tërheqës për njerëz dhe dhi nën thundrën e komunizmit".

Para romanit të Luan Starovës, nga shkrimtarët me origjinë shqiptare, në Finlandë janë publikuar vetëm disa romane të Ismail Kadaresë si dhe një roman të Anilda Ibrahimit, me vendbanim në Itali.

Përkthyesit e romanit "Koha e dhive", Eset Feka dhe Tuula Nevala, më herët i kanë përkthyer dy vepra të Ismail Kadaresë në gjuhën finlandeze si dhe dy libra në gjuhën shqipe lidhur me politikën ndërkombëtare në Ballkan.

Ndërmarrja "Botimet Lumi Kustannus", duke filluar me romanin e Luan Starovës, në të ardhmen dëshiron ta njoftojë publikun finlandez edhe me shkrimtarë të tjerë shqiptarë.


Botimi finlandez i librit "Koha e dhive" të shkrimtarit Luan Starova, me pikturën e akademikut Vasko Tashkovski në kopertinë.

Popi shpartallon “UÇK- në terroriste” në serialin rus


Një intro të tillë ka miniseria gjashtëminutëshe e serialit rus “Spetsnaz”, i cili transmetohet në kanalin shtetëror të Rusisë. Premiera është kohë më parë por është rikthyer me shpërndarje nga portalet serbe.


Popi shpartallon “UÇK- në terroriste” në serialin rus (Video)
Popi shpartallon “UÇK- në terroriste” në serialin rus (Video)Disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një ditë të ftohtë dimri ia mësyjnë një kishe serbe. Që në hyrje vrasin tre popë serbë. Shpëton vetëm njëri. E ai është rus. Bile më i zoti sesa Rambo (Silvester Stalone).

Një intro të tillë ka miniseria gjashtëminutëshe e serialit rus “Spetsnaz”, i cili transmetohet në kanalin shtetëror të Rusisë. Premiera është kohë më parë por është rikthyer me shpërndarje nga portalet serbe.

Si qëllim kryesor ka paraqitjen e UÇK-së si organizatë terroriste, e popi ngadhënjen. Por në fakt ai del se është pjesëtar i forcave speciale të Rusisë, siç është edhe emri i serialit që transmetohet prej vitit 2002.

Me “Spetsnaz” njihen Forcat e Sigurimit Federal të Rusisë. Miniseria shpërfaq heroin rus të kësaj force i cili në këtë miniseri del të jetë si një pop që ka mision të ruajë popullatën serbe të ngujuar në një kishë diku në Kosovë.

Me një realizim të dobët e me dialogë që përfshijnë gjuhën serbe, ruse e frënge, miniseria me regji të Andrei Malyukov e me aktorët Aleksandër Baluev, Igor Botvin e Valentin Bukin, është shkruar nga Aleksei Poyarkov e Nikolay Suslov.





Kjo seri vazhdon me tregimin e historisë që shpërfaq një pjesëtar të UÇK-së, i cili pasi vret disa serbë i thotë popit rus se “do të vrasë dhe do ta shkatërrojë kishën”.

Dialogu patetik vazhdon me lutjet dhe fjalët e popit rus që thotë se “nëse Zoti i tij ka vendosur që ai të vdesë, atëherë ashtu do të bëhet”. Por nuk janë vetëm forcat e UÇK-së të përfshira në këtë miniseri. Aty paraqiten edhe forcat e KFOR-it që vijnë nga kontingjenti francez.

Ata paraqiten pozitivë, duke u munduar t’i shpëtojnë serbët. Por janë ushtarët e UÇK-së ata që i vrasin të gjithë pjesëtarët e KFOR-it. Por mendja terroriste e UÇK-së, sipas serialit, është edhe më e fortë. Ata detyrojnë popin rus që të qëllojë mbi fëmijët dhe gratë serbe. Por Rambo rus nuk e lejon këtë.

Në këtë pjesë popi fillon t’i lutet Zotit që t’i japë forcë. E krejt papritur forca i vjen si prej qiellit. Rrëmben një mitraloz dhe shpartallon të gjithë ushtarët e UÇK-së. Në ndihmë i del edhe komandanti i KFOR-it francez. Miniseria përfundon me plumbin përfundimtar që popi rus ia jep terroristit të UÇK-së. Popi del fitimtar.

Mediat ruse i kanë dhënë një konotacion kësaj miniserie. Ato e kanë quajtur si një përgjigje ndaj filmit të yllit Angelina Jolie, “In the Land of Honey and Blood” që rrëfen një histori dashurie mes një ushtari serb dhe një grua boshnjake në kohën e luftës në Bosnjë. Filmi i Joliet është kundërshtuar nga disa media në Serbi me pretendimin se është antiserb.

Javën e kaluar ato kanë raportuar se jo më shumë se 12 veta kanë shkuar në premierën e këtij filmi në Beograd. Jolie para dy javësh udhëtoi për në Sarajevë në premierën e filmit të saj atje ku deklaroi se nuk do ta vizitojë kryeqytetin serb për shkak të propagandës negative që i është bërë filmit të saj.

Por komentet në portale të ndryshme serbe ku është postuar mini seria “Spetsnaz” janë të ndryshme. Shumica bëjnë shaka me transformimin e klerikut të kishës në një ushtar të rreptë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...