2013-07-23

URIME Z.LULZIM BASHA!


 
Prof.Dr.Sali Berisha paralajmëron Edvin Kristaq Ramën: Transparencë ose nuk njohim pushtetin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Njoha rezultatin e pa certifikuar nga KQZ, por Rama rend gjykatave pasi ka frikë se thesi i votave të vjedhura kthehet në mullar. Vjedhje me para të pista dhe armë. 


FILLON NUMERIMI I VOTAVE PER KREUN E PD - Anetare te PD, duke transportuar kutite e votimit ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ku do te numerohen votat per zgjedhjen e kreut te ri te Partise Demokratike
Kryeministri shqiptar Prof.Dr.sc.Sali Berisha, duke votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike.
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, duke hyre per te votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike, mes dy kandidaturave kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit te Transportit Sokol Olldashi.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke hyre per te votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike.

 Kryeminsitri  shqiptar Prof.Dr.sc. Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhor të Partisë Demokratike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Berisha i uron suksese Lulzim Bashës dhe fton për përkushtim për një fillim të ri të Partisë Demokratike.



“Te dashur miq, ju ftoj te urojme te gjithe se bashku sukseset me te medha kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me nje mbeshtetje plebishitare nga anetarsia e PD. Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te çmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj te punojme fort e me perkushtim nen udheheqjen e liderit tone per nje fillim te ri e te fuqishem te PD, vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise!”-shkruan Berisha.
Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partise Demokratike. Pak minuta me pare eshte mbyllur numerimi I votave te te gjithe atyre qe votuan per kryetarin e ri te Partise Demokratike. Numerimi nisi rreth ores 3:30 te mengjesit te sotem dhe u zhvillua ne ambjentet e pallatit te Kongreseve ne Tirane. Pritet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Partise Demokratike te certifikoje rezultatin per te bere me pas publik fitoren e Bashes. Ishin 10 grupe pune qe nisën hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të votimit. Secili grup ishte I përbërë nga 4 anëtarë, dy të zgjedhur nga Kryesia e Partisë Demokratike ndërsa dy të tjerët të zgjedhur respektivisht nga dy garuesit, Basha dhe Olldashi. Jane numeruar rreth 41 mije e 360 fletë votimi.

Demokratët zgjedhin kryetarin e ri, nis procesi i numërimit të fletëve të votimit

Rreth orës 03:30 minuta të ditës së sotme ka nisur numërimi i votave për të zgjedhur pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Shkak i vonesës së nisjes së numërimit u bë mbërritja me vonese e kutisë së Sarandës, e cila mbërriti rreth orës 03:20 minuta të ditës së martë.
Në procesin e numërimit do të marrin pjesë 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 janë të zgjedhur nga kryesia e partisë dhe nga një përfaqësues për secilin kandidatë. Numërimi i fletëve të votimit zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i PD-së

Është mbyllur me rreth 1 orë vones procesi i votimit për shkak të rradhëve që kishte në disa qendra votimi, pritet të filloj numrimi i votave të hedhura nga anëtarësia e Partisë Demokratike dhe shpallja e kreut të ri të PD-së.
105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me kartën dixhitale në dorë shqëruar me paspaortë biometriek apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjëdhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri.


Një ndër 54 qendrat e votimit u vendos në Partinë demokratike, ku do votonin edhe deputete apo anëtarët e këshillit kombëtar.
Edhe këtu si në disa qendra të tjera pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli procesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare.
Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes që procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë të ketë bërë zgjedhjen e saj.
Numërimi i fletëve të votimit nis pasi të mbërrijnë në Tiranë të gjitha kutitë e rretheve. Në hollin e Pallatit të Kongresve do të ngrihen dhjetë grupe numërimi me nga katër anëtarë.



Lulzim Basha voton në garën e brendshme të PD

Pasi votoi në selinë e Partisë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, kandidati Lulzim Basha, vlerësoi garën e brendshme si një vlerë të demokracisë.
“Falenderoj militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në fushatë dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjen e kryetarit të partisë më të madhe në vend. Me këto zgjedhje ne i tregojmë mirë shqiptarëve por edhe kundërshtarëve tanë politik se ne dimë të mbrojmë më mirë vlerat e demokracisë, e gjithëpërfshirjes, vlerat e votës dhe të shprehjes me votë të këtij procesi”- tha Basha.
Sali Berisha: Sot ditë historike për Shqipërinë

Kryeministri në detyrë i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se sot është një ditë historike, pasi që do zgjedhin për herë të parë në historinë e tyre dhe të Shqipërisë, kryetarin e ri të Partisë Demokratike me parimin “Një anëtar një votë”.
“Të dashur miq, sot ditë vërtet historike për PD! Ne, anëtaret e saj, do zgjedhim për herë të parë në historinë tonë, por dhe të vendit, me një garë të vërtet me parimin "Një anëtar një votë", Kryetarin e ri të PD. Rroftë Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj.”, shkruan Sali Berisha në rrjetin social facebook.



Voton Sokol Olldashi: Shumë demokratë nuk kanë patur emrin në lista

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka votuar ne limitet e kohes se orarit zyrtar, në qendrën e votimit brenda selisë blu. Ai falënderoi të gjithë demokratët që morën pjesë në votime, ndërsa u kërkoi ndjesë atyre që nuk mundën ta bënin këtë.




Sipas Oldashit ka patur një numër të konsiderueshëm anëtarësh që nuk e kanë patur emrin në listë, duke u mohuar kështu të drejtën për të votuar. Olldashi hodhi hije dyshimi, kur tha se një natë më parë janë shtuar në lista një kontingjent prej më shumë se 2400 anëtarësh. Ai tha se kishte menduar se ishin pikërisht persona të cilët nuk e kishin emrin në listë, ndaj pohoi se kjo do të jetë një çështje që do ta ndjek më tej. Olldashi përgëzoi po ashtu edhe kandidatët rival në garën për kreun e PD-së.
Rreth 105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri pas dorëheqjes së Sali Berishës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur ka ende anëtarë pa votuar.


Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike në Tiranë duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.



Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit dhe u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010.

Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikon drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta.

Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.


Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.


Floripress:Flori Bruqi

2013-07-22

Unë kisha frikë t'i tregoja se kam një djalë dhe e gënjeva - i tashë se kam pesë vajza.

Kriminelët - ata e kanë vendin në Hagë


ME RRITJEN E TENSIONEVE, Milosheviqi kishte dërguar më shumë forca ushtarake dhe policore në Kosovë, duke sulmuar rajonet ku vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vendet që ata konsideronin si të rrezikshme. Shumica e luftëtarëve të rekrutuar nga Milosheviqi në të kaluarën e tyre kishin betejat që kishin zhvilluar në dy luftërat e mëparshme, në Kroaci dhe Bosnjë. Kosova ishte ajo e treta dhe e vërteta, në nuk do të konsideronim luftë konfliktin e shkurtër me Slloveninë. Mirëpo, serbët nuk kishin luftuar vetëm kundër atyre që i quanin "terroristë të organizatës së vetëquajtur UÇK", por edhe kundër civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur. Për këtë janë vërtetuar dhe tashmë dëshmojnë edhe të gjithë hetuesit ndërkombëtarë që kanë punuar dhe punojnë në Kosovë. Ata janë të bindur se skuadronet serbe të vdekjes kanë vrarë dhe masakruar civilë që nuk kanë pasur kurrëfarë lidhjesh dhe UÇK-në.

Jon Cina, një analist që punon në kuadër të "Grupit Ndërkombëtar të Krizës" (ICG) - organizatë joqeveritare që mbledh shënime për krimet e luftës të kryera në Kosovë - pohon se sulmet serbe janë rritur pambarimisht shumë në krahasim me brutalitetin që kishin demonstruar në përleshjet e mëhershme më UÇK-në, në vitin 1997.

"Në qoftë se do ta krahasonit këtë me një pemë, fillimisht ata kishin dashur të krastitnin degët dhe pastaj kishin vendosur ta prenin edhe trungun", shprehet ai. "Dhe fare në fund, ata kishin vendosur që të gropojnë edhe në tokë, sheshazi me qëllimin e heqjes qafe të pemës, por që në të njëjtën kohë do të shkaktonte edhe një ferr të madh me dëmet kolaterale, siç dëshirojnë ata ta quajnë këtë".

Gjer më këtë ditë, udhëheqësia serbe dhe shumica e qytetarëve të tyre mohojnë faktin se policia dhe armata ka kryer krime në Kosovë. Ata vazhdojnë të insistojnë se lufta ka qenë një përpjekje legjitime për të thyer guerilët kundërqeveritarë, duke margjinalizuar storiet e krimeve si propagandë e NATO-s dhe UÇK-së, që bëhet me qëllimin e ekzagjerimit të "eksceseve që kanë kryer disa njësite keqbërëse".

Dennis Milner, njëri nga hetuesit kryesor në Kosovë nga Tribunali i Hagës, hedh poshtë vështrimin zyrtar të Serbisë mbi luftën.

"Pse i quajnë elemente keqbërëse?", shtron pyetjen ai. "Apo ndoshta flasin për gjithë trupat (armatën) si një element keqbërës? A është ndonjëri nga gjeneralët e tyre element keqbërës? Kjo kundërshton çdo logjikë".

Hetuesit për të drejtat e njeriut theksojnë se masakrat e sojit të asaj çfarë ka ndodhur në Qyshk dhe dy fshatrat e afërta - në të cilat forcat serbe kanë vrarë civilë të paarmatosur që nuk kishin bërë asfarë rezistence - janë shembuj të qartë për krime të luftës. Po, është e ditur se Qyshku është vendlindja e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çekut, dhe se babai i tij është vrarë në Qyshk, më 14 maj, por disa luftëtarë serbë spikasin se ky nuk kishte qenë qëllimi kryesor i sulmit.

"Nuk ka ndonjë gjë që do të dëshmonte se Qyshku ka pasur ndonjë aktivitet të UÇK-së ose diçka të ngjashme", thotë Fred Abrahams. "Të gjithë fshatarët tregojnë se edhe pse ka pasur disa pjesëtarë nga fshati që iu kanë bashkangjitur UÇK-së për të luftuar në rajone të tjera, Qyshku gjatë gjithë luftës kishte qenë një vend i qetë".

PSE QYSHKU?

Çelësi duket se fshihet prapa identitetit të kriminelëve dhe veçanërisht prapa komandantit me nofkën Burdush. Nëpërmjet tyre mund të jetë e mundshme të mësohet kush ka planifikuar këtë operacion, dhe ç'është më e rëndësishme, pse? Asnjëri nga të mbijetuarit në Qyshk nuk dinte emrin e vërtetë të Burdushit. Por, Lulja, femra të cilën ai e kishte kërcënuar me përdhunim, thotë se askush në Qyshk nuk do të mund ta harrojë fytyrën e tij, siç nuk do të mund të harrojnë krimet që ai ka kryer.

"A i shihni këto duar?", pyet Lulja duke u rrëqethur dhe treguar duart e saja. "Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajëve të mi, kushërinjve dhe babait tim. Atë që kishte mbetur nga babi im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët e tij ose kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe. Kurse këta serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak. Ata e kanë vendin në Hagë".



Zbulimi i personave pjesëmarrës në masakër


NUK ËSHTË SHUMË E ZAKONSHME të zbulohen emrat dhe fytyrat e personave që kryejnë krime gjatë kohës së luftërave. Është akoma më e pazakonshme të dëgjosh ata që kanë kryer këto krime duke rrëfyer për bëmat e tyre, përveç në rast të kapjes dhe gjykimit në gjykatore. Përgjatë dhjetë vjetëve me luftëra në ish-Jugosllavi, ka pasur një tabu virtuale për ushtarët për të folur fshehurazi rreth vrasjeve, pa marrë parasysh në kanë qenë viktimat trupa të armikut ose vetëm civilë të thjeshtë. Kjo më tepër vlen për luftëtarët serbë, të cilët shpesh veten e vëjnë në rrafshin e viktimës, në këtë mënyrë duke justifikuar aksionet e tyre kriminale si një mbrojtje kolektive të popullit.

"American Radio Works" ia ka dalur të sigurojë disa fotografi të luftëtarëve serbë, të cilat ata i kishin lënë prapa, pasi që kishin ikur nga Kosova. Në disa prej tyre tregohen militarët, duke pozuar sikur të ndodheshin në ndonjë mbledhi gjahtarësh, duke buzëqeshur mistershëm dhe duke mbajtur në dorë flamuj shqiptarë. Kur ia treguam fshatarëve këto fotografi, një njeri tjetër doli të ketë qenë së bashku me Burdushin.

Një grua shqiptare, e quajtur Albana, tregon me gisht njeriun që tregohet në fotografi, duke pohuar se ai kishte qenë në Qyshk, i veshur me uniformë të plotë ushtarake. Njeriu, për të cilin flitet, është shumë lehtë të njihet në fotografi, për shkak të njërit sy të tij gjysmë të mbyllur. Albana tregon se emri i tij është Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko.

"E kam parë fytyrën e Zvonkos", thotë ajo duke kthyer kujtimet e 14 majit. "Kjo ka ndodhur vetëm për disa çaste. Pastaj, në sytë tanë ata morën meshkujt tanë dhe filluan të djegin shtëpitë".

Albana rrëfen se si ajo ishte rritur së bashku me Cvetkoviqin në një mëhallë në Pejë, ku ajo kishte kaluar fëmijërinë. Sipas saj, Zvonkoja kishte qenë në fshat edhe dy herë të tjera, bashkë me militarët e tjerë që kishin bastisur fshatin. "Ai më njohu mua dhe më pyeti se çfarë po bëja unë aty. Unë iu përgjigja 'Unë jetoj këtu tash'. Ai më pyeti se sa fëmijë kam. Unë kisha frikë t'i tregoja se kam një djalë dhe e gënjeva - i tashë se kam pesë vajza. pastaj, ai më pyeti në ka pasur UÇK në fshat. Unë i tashë se jo".

Dy fshatarë të tjerë kanë identifikuar Zvonko Cvetkoviq, duke thënë se ai kishte qenë në Qyshk, i veshur me uniformë ushtrie. Ata e kishin njohur Cvetkoviqin që më parë, ngase ai kishte punuar si inspektor i automjeteve, në ndërmarrjen "Pe-trans" në Pejë, ku shqiptarët thonë se ai e kishte keqpërdorur këtë vend të punës, duke marrë mito.

Për të gjetur diçka më shumë, ne shkuam në objektin e "Pe-transit", i cili në muajt pas luftës ishte lënë shkretë, ku kishte punuar dikur Cvetokoviqi. Në kabinetin ku janë mbajtur dosjet, ende kishin mbetur shumë shënime. Këtu gjetëm dosjen personale të Zvonimir Cvetkoviqit. Në këto dokumente shënohej se ai kishte lindur më 1953, kishte mbaruar të katër klasët e shkollës së mesme me notë përafërsisht mesatare 2.1 dhe se kishte një sy gjysmë të mbyllur, si pasojë e një aksidenti trafiku. Më tutje u gjetën edhe dokumentet që tregonin se ai kishte abuzuar me disa fonde të kompanisë. Por, me gjithë korruptimin e qartë të Cvetkoviqit, nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se ai ka qenë ndonjë komandant ushtarak ose rezervist policie.

Në këtë mënyrë ne kishim vendosur t'i binin në gjurmë Zvonko Cvetkoviqit.

Shumë serbë që kanë braktisur Kosovën, gjatë bombardimeve të NATO-s dhe pas hyrjes së trupave paqeruajtëse në vend, kanë gjetur strehim në Mal të Zi, republikën "jugosllave" që ndodhet vetëm rreth një orë ngasje me veturë nga Qyshku. Pas disa javësh të gjurmimit të vendndodhjes së Cvetkoviqit, ia dolëm që të zbulojmë se ku fshihej ky kriminel i dyshuar. Ai ndodhej në Mal të Zi, në një qytezë që shtrihet vetëm 40 kilometra larg Kosovës. Na ishte thënë se jetonte në një vend të zymtë dhe të varfër, në Andrijevicë, një vend i njohur për mbështetjen e fuqishme për diktatorin serb, Slobodan Milosheviq.

Ne shkuam të paparalajmëruar në një bllok të shtëpive, me rroba që thaheshin nëpër litarë dhe me dru të prerë të renditur pranë mureve të shtëpive. Iu kishim qasur me një çik pasiguri vendit ku do të duhej gjetur njeriun që kërkonim. Në vazhdën e përpjekjeve për të kapur serbët e armatosur që shikoheshin si kërcënim për udhëheqësinë e republikës që mëton ta paraqesë veten si e moderuar, pak ditë para se të shkonim atje, policia malazeze kishte bastisur disa shtëpi në Andrijevicë, ku kishte konfiskuar pushkë automatike dhe granata.

Ndër shtëpiat e bastisura kishte qenë edhe ajo e Zvonimir Cvetkoviqit.



Kush është Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko


PESË OSE GJASHTË SERBË ishin mbledhur rreth zjarrit në oborrin e shtëpisë ku jetonte tash i dyshuari për krime lufte, Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko, duke ngritur dolli me gotat e vogla të mbushura me raki kumbullash dhe duke mbrehur thikat e tyre vezulluese. Ata po përgatiteshin ta prenin një derr shumë të madh. Me një shtytje të përnjëhershme ata kthejnë bishën në krah, secili prej tyre duke mbajtur nga një këmbë të tij. I pesti, ndalet për një çast mbi kokën e madhe të derrit dhe, me një lëvizje të beftë dhe të shpejtë të thikës, e pren derrin në fyt. Një curril i ku gjaku del nga gërrmazi i prerë i bishës, teksa bën përpëlitjet e fundit në jetë.

Brenda shtëpisë së vogël, përfundimisht del përpara Zvonimir Cvetkoviqi. Në dhomën ku rrinte së bashku me të shoqen, vajzat dhe balldëzat, Zvonkoja na ofron kafe dhe pranon që të flasë.

Ai është një mezoburrë 46 vjeç, me flokë të dendura që kanë filluar të thinjen dhe me njërin sy gjysmë të mbyllur, i cili i kishte mbetur në kujtesë fshatarëve të llahtarisur. Cvetokoviqi ishte mësuar të refuzonte ato që kishte parë të botoheshin në gazetat lokale në Mal të Zi - si dhe në Internet - sipas të cilave ai kishte qenë i lidhur me krimet që ishin kryer në Qyshk.

"Gjithë ajo për të cilën unë kam qenë i interesuar të bëj ka qenë që të shkoj në punë herët në mëngjes dhe të kthehem në shtëpi pasdite", thotë ai. "Kurrë nuk kam qenë në Qyshk. Kurrë nuk kam kryer shërbimin ushtarak dhe kurrë nuk kam mbajtur revole në dorë".

Me të shpjeguar se disa njerëz kishin dëshmuar se e kanë parë atë në Qyshk gjatë sulmit, ai me rrëmbim dhe nervozë qëllon me grusht tavolinën dhe thotë: "Më lejoni të ju them diçka. Në do të ishte përzier madje edhe vëllau im në diçka të tillë, unë do ta tregoja menjëherë. Ata kanë qenë qenë e jo njerëz, ata që kanë bërë këtë punë në Qyshk".

Megjithëse Cvetkoviqi ngulte këmbë vazhdimisht se kishte qëndruar larg luftës, ai dëshmonte me saktësi detaje të shumta për njësitet militare dhe për komandantët e tyre.

Si mund të dijë ai kaq shumë?

Ai nuk e tregon. Por, kjo kishte bërë që të ktheheshim prapa në Pejë dhe të flasim me shqiptarët, të cilëve, sipas fjalëve të Cvetkoviqit, do të dëshmonin se ato çfarë thotë vetë janë të vërteta.

Kështu, ne gjetëm në Pejë një familje shqiptare, të cilën, gjatë bombardimeve të NATO-s - me të filluar serbët vrasjet dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre - Cvetkoviqi e kishte përcjellur në rrugën drejt Malit të Zi. Por, në bisedën me këtë familje, ne ia dolëm të kuptojmë disa detaje të tjera shumë kruciale, për të cilat Cvetkoviqi nuk kishte folur. Për shembull, familja shqiptare e tregon fare qartë dhe ngul këmbë në faktin se Cvetkoviqi i ka përcjellur ata për në Mal të Zi, por se ai në atë kohë ka qenë i veshur me uniformë ushtarake dhe se mbante me vete një pushkë automatike. Kjo binte në kundërshtim të plotë me ato që Cvetkoviqi na kishte thënë në Mal të Zi, kinse nuk kishte veshur kurrë uniformë dhe se nuk kishte mbajtur kurrë revole në dorë. Sipas kësaj del se Zvonkoja e ka ndihmuar këtë familje, ngase miku i tij i kishte pasur miq të ngushtë dhe se në të njëjtën kohë kishte larguar edhe familjen e tij në atë drejtim. Familja shqiptare tregon se ai tërë kohën e kishte qortuar mikun e tij për rrezikun në të cilin e kishte futur - rrezikun e përcjelljes së një familjeje shqiptare.

Një shqiptar tjetër, të cilin e vizituam, për të cilin Cvetkoviqi na kishte porositur ta pyesnim, po ashtu, na tregoi se e kishte parë Zvonkon vetëm disa javë para se të ndodhte masakra e Qyshkut, dhe se ai kishte pasur të veshur uniformën ushtarake dhe se kishte mbajtur një automatik. Ndërsa, e treta e vërteta, njeriu i tretë i cili do të duhej të thoshte fjalë të mira për Cvetkoviqin, ish-punëtori në kompaninë "Pe-trans", Dardani, dyshonte se Cvetkoviqi ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me bandat ushtarake në Pejë.

"Ai gjithmonë do të vinte për të na folur", rrëfen Dardani. "Por, njëkohësisht, ai ishte më ekstremisti në mesin e punëtorëve serbë. Ndodhte që ai të thoshte: 'Duhet t'i vrasim të gjithë shqiptarët, të marrim pastaj buldozerët dhe t'i rrafshojmë fshatrat; duhet që t'i dëbojmë ata të gjithë'".

"Nuk di çfarë të them", rrudhë krahët Dardani, "ndoshta këto kanë qenë vetëm fjalë".

Pra, tashmë e kishim të qartë se Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko ishte bashkuar me militarët për të sulmuar fshatin Qyshk - dhe sigurisht edhe dy fshatrat e tjerë - dhe që ndoshta ka qenë vetëm një ushtar i parëndësishëm gjatë operacionit. Kështu që, filluam të gjurmojmë edhe për komandantët ushtarakë, për të cilët kishin treguar Cvetkoviqi dhe shumë luftëtarë të tjerë serbë, që kishin qenë më aktivët në rajon.



Njësitet militare që kanë marrë pjesë në sulm


LUFTËTARËT SERBË QË KANË QENË në Qyshk, më 14 maj, ose ata të cilët dinin diçka për ndodhinë e tmerrshme të mesit të pranverës, dëshmojnë se sulmi ka qenë i organizuar nga grupet më elite të policisë së Serbisë, si dhe armatës dhe njësiteve paramilitare - trupa këto nën direktiva të drejtpërdrejta nga gjeneralët më të afërt të të akuzuarit për krime lufte, Slobodan Milosheviqit.

Në sulm kishin marrë pjesë edhe bandat militare, po ashtu, të cilat janë quajtur "trupat e befasisë".

Ndër njësitet serbe që kanë marrë pjesë në Qyshk, janë:


Formacioni "Frenki", një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq, njërit nga agjentët më të rrezikshëm dhe njëkohësisht të mistershëm, për të cilin flitet se është një komandant veteran nga lufta e Bosnjës.


"OPG", ose "Operativna Grupa" (grupi operativ), një njësit elit i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten "Magla" (mjegulla), sipas gjasës se pas aksioneve të mdërmarra nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. "OPG-ja" mësohet të ketë marrë urdhrat nga një gjeneral i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Luftëtarët nga ky grup kanë theksuar se "OPG" qëndron prapa masakrës që ka ndodhur në fillim të vitit 1999, natën ndërmjet 14 dhe 15 janarit, në Reçak, që kishte grishur pezmin e komunitetit ndërkombëtar dhe, sipas shumë analistëve, kishte qenë pika shtytëse për ndërrimin e politikës botërore kundër Serbisë, rrjedhimisht duke cytur fillimin e bombardimeve të aleancës së NATO-s.


Njësiti snajperist i Armatës së Tretë "Jugosllave", grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë.


Pastaj, banda paramilitare "Munja" (vetëtima). "Munja" ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, të cilin nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë.


Në mesin e 17 luftëtarëve, me të cilët u takuam në Mal të Zi, kishte qenë edhe Branko, një veteran shpatullgjërë i grupit militar "Munja", në të katërdhjetat e hershme. Branko tregon se ai ishte rritur në Pejë dhe se i ishte bashkuar grupit vetëm tre muaj para fillimit të luftës ajrore të NATO-s.

"Me t'iu bashkuar 'Munjës' më është thënë se detyra jonë do të jetë spastrimi etnik - dëbimi i njerëzve nga shtëpitë e tyre", rrëfen Branko. "Kishim edhe punë të tjera, po ashtu, jo vetëm spastrimin. Bënim arrestime, në të shumtën e rasteve, caku ynë ishin liderët e shqiptarëve dhe eliminimi i gjithë atyre që përkrahnin idenë e Kosovës së pavarur. Jo vetëm liderët e UÇK-së, por edhe shqiptarët me ndikim, intelektualët".

Autoritetet serbe një kohë të gjatë kanë refuzuar çfarëdo lidhje me paramilitarët, siç është, për shembull, grupi "Munja". Por, luftëtarët serbë ngulin këmbë se paramilitarët, përfshirë këtu edhe "Munjan", kanë qenë "njësite speciale" nën kontrollin e armatës dhe policisë. Pikërisht, njëri nga komandantët më famëkëqinj dhe më të frikshëm, Vidomir Shalipur - polici më i njohur në qytetin e Pejës për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve - ka qenë mu një polic serb. Shalipuri është vrarë më 8 prill, 1999, nga një ushtar 17-vjeçar i UÇK-së, në pusinë e vënë në afërsi të fshatit Radac. Funerali i tij kishte qenë një ndër më të mëdhenjtë që kanë organizuar ndonjëherë serbët e Pejës, ndërkaq që kishte qenë një ndër lajmet më të gëzueshme që kishin marrë shqiptarët e qytetit perëndimor, të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë dhe ishin strehuar në vendet fqinje. Madje, edhe përkujtimorja me rastin e vdekjes së tij, tregon për lidhjen e tij me grupin, duke shkruar si shtojcë të emrit - Vidomir Shalipur - "Munja".



Urdhrat kanë ardhur nga nivelet më të larta


VRASJA E POLICIT VIDOMIR SHALIPUR, bazuar në dëshmi të shumta, kishte bërë që grupi militar "Munja" të mbetej nën drejtimin e partnerit të tij në krime, kriminelit Nebojsha Miniq. Kjo kishte qenë edhe një ndër strategjitë e luftës së Milosheviqit në Kosovë - policët dhe kriminelët të luftojnë krah për krah më njëri-tjetrin.

Nebojsha Miniq është një 38-vjeçar, i cili veten e quan "Mrtvi" (i vdekuri), nofkë që e ka marrë nga tatuja që tregon një njeri të vdekur në krahëror.

Branko, njëri nga pjesëtarët e "Munjas", rrëfen se Miniqi ka vrarë disa shqpitarë në Pejë dhe rrethinë. "Ai ishte ekstremist që nga fillimi", thotë Branko. "Ai gjithnjë ka qenë një njeri që ka jetur në tehun e shpatës. Ai ishte i mbushur plot me urrejtje ndaj shqiptarëve. Kishte bërë aktivitete kriminale së bashku me ta dhe ata e kishin tradhëtuar. Kështu që, ai ka qenë i mbushur me ndjenjën për hakmarrje. Ishte në gjendje të vriste tërë një familje, nënën, babain, ose motrën, vetëm për këtë gjë."

Isai nga Peja, ka treguar se si Nebojsha Miniq kishte dhënë urdhrin për të vrarë gjithë familjen e tij. Një natë para hyrjes së trupave të NATO-s në Pejë, pjesëtarët e grupit të Miniqit, kishin ekzekutuar shtatë pjesëtarë të familjes së Isait. Isai ia kishte dalur t'i shpëtojë vrasjes. Prej shtatë të pushkatuarve - pesë kishin qenë fëmijë.

Disa dëshmitarë, si fshatarët shqiptarë ashtu edhe militarët serbë, identifikojnë Nebojsha Miniqin si njërin nga komandantët e sulmit mbi Qyshk, Pavlan dhe Zahaq, më 14 maj. Së bashku me Miniqin ishte edhe njeriu hijerëndë nga fotografitë, Burdushi, emri i vërtetë i të cilit është - Sreçko Popoviq.

Një pjesëtar tjetër i grupit "Munja", Petar, thekson se Miniqi dhe Popoviqi kanë qenë komandantë të këmbësorisë në Qyshk. Mirëpo, Petar ngul këmbë se planet për betejat dhe listat e ekzekutimit kanë ardhur nga zyrtarët e nivelit të lartë të armatës dhe policisë, të cilët edhe e kishin drejtuar operacionin.

"Ne na jepeshin listat nga komandantët e policisë për shqiptarët që ishin lojal ndaj UÇK-së ose që kishin lidhje me ta", tregon Petar. "Qëllimi ishte që të spastrohet çdo fshat. Na ishte urdhëruar që të ndanin gratë dhe fëmijët prej burrave. Ne merrnim çdo mashkull që kishte mbi 15 vjeç".

Disa luftëtarë kanë bërë të ditur për "American Radio Works" se sulmi mbi Qyshk ishte planifikuar në takimin e komandantëve të armatës dhe policisë në Pejë, më 11 maj. Një libër shënimesh, i nënshkruar nga komandanti rajonal ushtarak, koloneli ushtarak Dushan Antiq - i cili i është treguar "ARW"-së nga zyrtarët e Këshillit Komunal në Pejë - konfirmon se në Qyshk ishin dërguar trupa përforcuese, tri ditë para sulmit. Gjithashtu, disponojmë me një kopje të dokumentit, të nënshkruar nga i njëjti komandant "jugosllav" Antiq, që dëshmon për të ashtuquajturin "Shtab të krizës", ku drejtuesit serbë të ndërmarrjeve të ndryshme në qarkun e Pejës, kishin marrë detyrat përgjegjëse të dala nga gjendja e krijuar me shpalljen e gjendjes së luftës në Jugosllavi. Ky dokument mbante datën e 25 marsit, ndërkaq drejtuesit ftoheshin për të marrë detyrat në mbledhjen që do të mbahej më 1 prill, 1999. Sipas dokumentit, armata merrte mbi vete autoritetin absolut në rajon, ku përfshihet edhe fshati Qyshk.

Nga këto dokumente dhe deklarata nga luftëtarët përgënjeshtrojnë pohimet se njësitet e tyre nuk kanë qenë të involvuara në sulmet mbi civilë.

Bazuar në burimet pranë policisë serbe, listat e ekzekutimit kanë ardhur nga armata lokale dhe komandantët e policisë, duke vazhduar të ngjiten lart e më lart në zingjirin komandues. Një oficer nga një njësit elit i policisë sekrete serbe ka deklaruar se ai ka përcjellur urdhëresa të detajizuara për arrestime dhe deportime drejtpërdrejt te komandantët e policisë dhe armatës në Kosovë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe ato për grupin "Munja". Ai dëshmon se këto urdhëresa dilnin nga kancelaritë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd.

"Urdhri për të dëbuar me forcë shqiptarët ka ardhur nga Beogradi, nga vetë kreu", tregon oficeri i lartë i Armatës Jugosllave, i cili parapëlqen të mbetet anonim. "Ne ishim fokusuar parësisht në rajonet ku UÇK-ja kishte përkrahje, siç është Peja".

Por, ky oficer shton se ajo që kishte filluar, sipas tij, si një luftë legjitime kundër "terroristëve shqiptarë" UÇK-së, së shpejti ishte kthyer në një luftë të përgjithshme kundër civilëve shqiptarë. Ajo ishte një luftë ku secili mashkull shqiptar pak më i rritur ishte trajtuar si një terrorist potencial.

"Me të filluar sulmet ajrore", tregon oficeri, "çdo gjë u keqësua. Ne u bëmë më të varur nga militarët dhe njësitet speciale, ngase rekrutët dhe rezervistët tanë nuk po e kryenin punën si duhet. Gjithçka u kthye përmbys. Në këtë gjendje, unë isha një polic që duhej të punoja me kriminelët, në vend se t'i arrestoja ata".



Nga burgu në luftë


SHUMË MILITARË SERBË janë dërguar në Kosovë drejt e nga qelitë e burgjeve në Serbi. Disa prej këtyre militarëve që kanë luftuar në Kosovë i pranuan "American Radio Worksit" se ata ishin liruar nga vuajtja e dënimit në burg me kushtin e ardhjes për të luftuar në Kosovë.

Një nga ta është Marko, një ish i burgosur që tash jeton në Mal të Zi. Ai është një figurë tipike e njeriut nga nëntoka serbo-malaziase, një djalosh meskuloz me zixhirë prej ari të varur në qafë, syze dielli të shtrenjta dhe shortse "Bermuda". Markoja tregon se në kohën kur ishte liruar nga burgu kishte qenë duke vuajtur dënimin prej pesë vjetësh në Serbi, për shkak të një përleshjeje të armatosur. Pas lirimit, ishte stërvitur në një kamp serb policie, i ishte dhënë arma dh ishte dërguar në Pejë, për të kryer të ashtuquajturat - operacione speciale.

"Urdhërat që më jepeshin mua ishin që të arrestoja njerëzit dhe t'i fusja brenda", tregon Marko. "Pastaj, ka pasur urdhra speciale për të kapur individë të veçantë dhe për t'i sjellur ata gjallë ose vdekur. I kam likuiduar pesë a gjashtë njerëz në këtë mënyrë. Arrestonim njerëz të rëndësishëm, politikanë, funksionarë. Për çmimin e lirisë sonë ne ishim në gjendje të bënim, thjeshtë, gjithçka".

Markoja dhe disa militarë të tjerë serbë të intervistuar kanë theksuar se disa njësite janë sponsoruar nga gangsterët serbë, që kanë lidhje të ngushta me policinë sekrete të Slobodan Milosheviqit. Këta sponsorë u kanë paguar luftëtarëve shuma parashë prej 5-6 mijë markash për një muaj dhe kanë bërë aranzhimet për armët dhe municionin nga armata si kundërshpërblim për ndaljen e një pjese të madhe të pronave shqiptare.

Mrakoja tregon se punëdhënësi i tij ishte famëkeqi, Zheljko Razhnatoviq - Arkan. Arkani ishte njëkohësisht politikan - kryetar i Partisë së Bashkimit Serb (SSJ) - dhe mafioz, për të cilin në vitin 1997 ishte ngritur aktakuza nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, për krimet që kishte kryer gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnjë. Aktakuza ishte shpallur botërisht, nga atëbotë kryeprokurorja Louise Arbour, gjatë muajve të bombardimeve të NATO-s mbi "Jugosllavi", në vitin 1999, kur i ishte shtuar sipas burimeve edhe dosja e krimeve në Kosovë.

Razhnatoviq është vrarë në janar të vitit 2000 në një atentat në hotelin "Interkontinental" në Beograd.

Fred Abrahams nga organizata "Human Rights Watch" beson se kriminelët e manipuluar nga shteti ishin një komponent esencial i luftës së udhëhequr nga Serbia në Kosovë.

"Ka pasur elemente të fuqishme kriminale të mishëruar në tërë zingjirin që vjen nga armata, nëpërmjet policisë e deri te paramilitarët", vlerëson Abrahams, "dhe ky është një refleksion i shtetit Serb dhe Jugosllav. Ky është një regjim gangsterësh. Po flasim për një vend që është i qeverisur nga njerëz që janë të mishëruar thellë në të gjitha sojet e aktiviteteve ilegale dhe të dyshimta. Pra, në kjo do të fillojë mu në krye, në nivelin ministror, është më se e qartë se do të arrijë edhe në nivelin e banditëve të rrugës dhe policëve lokalë".



Kriminelët nuk kënaqeshin vetëm me para...


KËTA BANDITË DHE POLICË janë dërguar me urdhrin e komandantëve nga nivelet e larta që të shplajnë Qyshkun dhe dy fshatra të tjerë. Të mbijetuarit dëshmojnë se kanë parë Nebojsha Miniqin dhe Sreçko Popoviqin - komandantët e formacionit "Munja" - të torturojnë civilët e paarmatosur dhe të terrorizojnë ata me të shtëna nga automatikët, madje edhe buzë këmbëve të fëmijëve.

"American Radio Works" ia ka treguar fotografitë e Miniqit dhe Popoviqit njërit nga të mbijetuarit në një nga dhomat e likuidimit në Qyshk, bujkut rreth katërdhjetë vjeç të quajtur Besim. Pa mëdyshjen më të vogël, ai rrëfen se i kujtohet fare qartë se Popoviqi ka dhënë urdhrin për të ndarë meshkujt shqiptarë që do të ekzekutoheshin.

"Ai qëndronte në mes dhe jepte urdhrat", kthen kujtimet për Sreçko Popoviqin, Besimi. "Ushtarët e tjerë dolën në krye të grupeve dhe na dërguan nëpër shtëpi. Gjatë gjithë kohës, ky Popoviqi, na bërtiste: 'Keni kërkuar NATO-n, tash do t'ju tregojmë ne NATO-n! Ju shqiptarët kurrë nuk do të jeni të lirë, vetëm nëse do të vrisni tërë 11 milionë serbët'".

Edhe Skënderi, një burrë tjetër i mbijetuar në masakër, identifikon Popoviqin nga fotografitë.

"Kam pasë vërejtur se mbante një kryq rreth qafës", thotë ai. "Kishte të veshur një fanellë me ngjyrë të gjelbër ushtarake. Ai ka dhënë urdhrat që të na ndanin në dy grupe dhe të na dërgonin nëpër shtëpitë...".

Në intervista të ndara, dëshmitarët theksojnë se Popoviqi nën kërcënimin e armëve ka vënë para grupin prej dhjetë meshkujsh dhe i ka dërguar në njërën shtëpi. Në këtë grup kishte qenë edhe Skënderi.

Pas disa çastesh, disa rrebeshe armësh ishin dëgjuar dhe meshkujt e vënë në vijë me shpinë nga muri ishin shembur të vrarë nga plumbat e ekzekutorit serb. Skënderi, megjithëse me disa plagë në këmbë, ia kishte dalë të shpëtonte, duke dalë nga dritarja, pak para se shtëpinë, tashmë të mbushur me kufoma, ta kaplonte zjarri.

Ndërkohë, Nebojsha Miniqi ishte duke gjuajtur ndonjë pre më të majur. Miniqi e kishte rrëmbyer Çaush Lushin, 51 vjeç, burrin e njohur si më i pasuri në Qyshk. Njerëzit e Miniqit, po ashtu, e kishin kapur të birin e Çaushit, Arianin, 21 vjeç, për të shantazhuar atë me qëllim të marrjes së çelësave të veturës. Çaushi u kishte ofruar vetë të merrnin veturën dhe disa para, duke shpresuar se serbët do të tregoheshin të mëshirshëm dhe do t'ia kursenin jetën e të birit. Dëshmitarët tregojnë se Miniqi e kishte dërguar Çaush Lushin në shtëpinë e tij.

Gruaja e Çaushit, Ajshja, kishte mbetur në mesin e grupit të femrave, derisa gjithë këto skena rrëqethëse ishin luajtur para syve të saj të mbushur me lot.

"Çaushi u solli atyre gjithë paratë që kishim", kthen kujtimet më të këqija të jetës së saj ajo. "Ai solli gjithçka vetëm për ta shpëtuar birin tonë të dëshirit. Kur ai u kthye te vendi ku na kishin grupuar, te varrezat e fshatit, pa se Arianin e tij e kishin marrë ushtarët. 'Ku e kam djalin?', ka pyetur. Dhe ata iu përgjigj gjakftohtë: 'Ti mund të kesh para, të jesh i pasur, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të ta vrasim djalin!'".

I biri, Ariani, i vetmi djalë në familje, ishte pushkatuar së bashku me 10 meshkuj të tjerë, disa minuta para se Çaushi të kthehej me paratë. Çaush Lushi së fundi është parë i gjallë me Nebojsha Miniqin - "Mrtvin", komandantin e "Munjas".

Një ditë më vonë, Ajshe Lushi e kishte gjetur kufomën e burrit të saj të masakruar në një nevojtore fshati.

"Ishte i shtrirë me fytyrë për tokë, derisa në të gjitha anët shihej gjaku", rrëfen ajo si e përhumbur. "Ishte shumë e vështirë të shikoje. Ishin mbledhur aq shumë miza. E kishin prerë në fyt dhe gati ia kishin prerë shuplakën fare. Ndoshta kur ia kishin vjedhur orën e shtrenjtë. Pas kësaj, kam bërtitur dhe i kam thënë: 'Çaush, të vranë edhe ty, tash nuk na ka mbetur mashkull në shtëpi. Ku e kemi birin tonë? Tash pa ty, më nuk kemi shtëpi".



"Ishim të pajisur me urrejtje kundër shqiptarëve"


TË SHTATËMBËDHJETË LUFTËTARËT serbë të intervistuar, kanë pranuar të bënin një gjë të tillë, vetëm pasi që iu kishim premtuar se nuk do t'i publikonim emrat e tyre. Thuaja, që të gjithë kanë pranuar se kanë sulmuar edhe shqiptarët civilë. Disa luftëtarë serbë kanë pranuar, po ashtu, se kanë kryer ekzekutime masive, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka qenë i përzier në vrasjen mizore të Çaush Lushit.

Shumica e luftëtarëve theksojnë se ata i kanë bërë këto vullnetarisht, duke konsideruar një gjë të këtillë si një fushatë legjitime kundër terroristëve. Mirëpo, motivacionet e tyre të vërteta variojnë.

Vasoja është një burrë i imët, rreth 30 vjeç, i cili ka lindur dhe është rritur në Serbi. Ai ishte punësuar pasi që kishte hedhur firmën në letër për të shkuar në luftë në Kosovë. Teksa kishte parë militarët e tjerë duke vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë, ai për një kohë ishte turbulluar. Por, Vasoja thekson se kishte vazhduar me zbatimin e urdhrave.

"Ne ishim si të pajisur me njëfarëlloj ndjenje patriotike të detyrës, posaçërisht me rritjen e intensitetit të luftës aktive", tregon Vasoja. "Ne ishim ushtarë, ne ishim sikur qenë të luftës të cilët vrasin pa u mëdyshur për këtë, pa menduar fare. Këta ishim ne. Ishim po ashtu të pajisur me urrejtje... Mendoj se gjeneralët kanë krijuar një projekt, njëfarëlloj plani, për të na mbushur me urrejtje për shqiptarët".

Luftëtarët e tjerë, veçanërisht pjesëtarët e grupeve militare, ishin të kapluar nga pasione të ndryshme dhe nuk ndjenin ndonjë keqardhje për vrasjen e civilëve shqiptarë. Me Milanin u takuam në tarracën e një kafeterie të zhurmshme. Ai është një burrë i parruar, me sy të skuqur dhe të mëdhenj. Ai ka një të kaluar kriminale, po ashtu. Milani pohon se i ka takuar grupit militar "Munja", një bande ku të vetëquajturit patriotë serbë ishin njëkohësisht edhe kidnapues të paguar nga shteti.

"Më herët, policia sekrete serbe transportonte shqiptarët në mënyrë të sigurt përtej kufirit, duke i bartur ata fshehurazi në bagazhet e veturave", tregon ai. Për këtë merrnin nga 5 mijë DEM. Me të marrë vesh për këtë djemtë nga njësiti im, filluam edhe ne të bënim një gjë të tillë. Pastaj, me të ashpërsuar më tepër bombardimet e NATO-s, nuk përpiqesha që t'ia kaloja shqiptarëve kufirin. Vetëm u merrja paratë dhe i vrisja".

Milani thotë se nuk ka marrë pjesë në sulmin mbi Qyshk. Kështu që shkojmë ta shohim një tjetër që ka marrë pjesë në masakrën e tmerrshme. Ky është Predragu. Ai ka të veshur një fanellë "Versace", xhinse të të zeza dhe gëzon një respekt të veçantë në kafeterinë që ri. Predragu ka insistuar që biseda të zhvillohet në bodrumin e një hoteli buzë detit. Gjatë gjithë bisedës rrinte i ulur në karrige, teksa, nën prapanicë mbante një revole "Magnum 44" të nikelizuar dhe të gatshme, për çfarëdo nevoje.

"Së pari, nuk jam duke biseduar me ju ngase dua ta bëj këtë", thotë ai. "Këtë e bëj vetëm se jam i mbushur. Jam i mbushur deri në fyt. Disa gjëra nuk mund t'i mbaj më brenda. Në do të dëshironit ju ose jo, duhej të punonim për policinë. Duhet të kesh para në qoftë se dëshiron të jetosh. Fabrikat nuk punonin, asgjë nuk funksiononte. Nuk kisha dëshirë të shihja njerëzit duke vdekur, nuk kisha dëshirë të shihja gjakun gjithkah rreth meje, por u mësova edhe me këtë".

Sytë e Predragut duken të lodhur dhe të shqetësuar. Nga qafa e tij rrjedh djersa. Gjëja tjetër e cila e shtyn të bisedojë është se dëshiron ta shfaqë mllefin kundër Milosheviqit, për arsyen se ai kishte braktisur Kosovën pas luftës. Kjo është një ndjenjë që ndajnë një pjesë e madhe e luftëtarëve. Predragu rrëfen edhe për mllefin e familjes së tij dhe shokëve në Serbi të cilët refuzojnë të besojnë storiet për ato që ka parë në Kosovë. Mbi të gjitha, duket sheshazi se Predragu dëshiron t'ia hapë dikujt zemrën, pa marrë parasysh se kush janë ata. Ai dëshiron të rrëfejë për tmerrin.

Pritëm tërë natën që të na jepej sinjali për të sulmuar

Mëngjesi i sulmit të planifikuar



ME NGRITJEN E DIELLIT mbi fshatin në perëndim të Kosovës, Qyshk, më 14 maj të vitit 1999, ishte një nga ato mëngjeset me lagështi dhe pa shumë erë, që paralajmëronin se përpara fshihej një ditë përcëlluese. Draganin, paramilitar serb, nuk mund ta zinte vendi vend. Ai ishte duke u sorollatur nëpër fushën me barë të dendur që nga dita e kaluar kur ai bashkë me disa luftëtarë të tjerë ishte urdhëruar të shkonin në afërsi të Qyshkut dhe u ishte thënë që të përgatisin një sulm mbi këtë fshat kryesisht të banuar nga shqiptarët.

Dragani është një ish-ushtar jugosllav, i cili kishte luftuar në Kosovë me njësitin militar të vetëquajtur "Brigada Cara Dusana" (Brigada e Car Dushanit), që kishte marrë pjesë në masakër. Ai tregon se kishte urrejtur këto çaste të pritjes që kishin ndërprerë kënaqësinë e adrenalinës që i punonte para se të rrëmbehej në ndonjë betejë. Gjatë kësaj kohë të ankthshme ai pinte pambarimisht shumë cigare, tregonte barcoleta të fëlliqura që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe ndjellte vdekjen - sigurisht se jo të veten.

"Pritëm tërë natën që të na jepej sinjali për të sulmuar", thotë ai, gjersa sytë pak të dalur nga fytyra e tij e thatë shikojnë në një pikë ta papërcaktuar në largësi. "Ishte një ngrënie nervash... Gjëja e vetme për ta harruar gjakun ose vdekjen është që t'i trajtosh ato sikurse një ndeshje futbolli. Dhe gjëja e vetme që duhet bërë është që të fitohet kjo ndeshje", shprehet ai.

"Më të zbardhur ne më në fund morëm urdhërin për të ecur para".

Plumbat e parë që kishin ushtuar në qiellin e kaltër të mesit të majit i kishin prishur gjumin Lules, një vajze 27 vjeçe, e cila ndodhej në shtëpinë e familjes që ndodhet në qendër të Qyshkut.

"Dola jashtë, ashtu siç isha, me pizhame", kujtohet ajo. "Pashë një burrë nga fshati jonë duke rendur. Pashë tym dhe flakë, po ashtu. Komshinjtë më thanë se serbët po vranin dhe po digjnin... kështu që unë shkova në shtëpi dhe zgjova prindërit, xhaxhain dhe fëmijët".

Sulmi tashmë kishte filluar. Militarët e kombinuar ishin nisur drejt fshatit, që për dallim nga vendbanimet e tjera përreth, ishte kursyer nga ndjekjet dhe vrasjet deri më atë ditë.

"Ushtarët kishin fytyrat të ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shamia për t'u maskuar", flet duke kujtuar ditët e tmerrit Akifi, xhaxhai i Lules. "Ata kishin të veshura uniforma të përziera - disa ishin uniforma policie dhe të tjerat ishin të Ushtrisë Jugosllave".

Disa meshkuj kishin bërë përpjekje për t'u fshehur nëpër fushat me drunj të dendur në afërsi të fshatit. Disa të tjerë ishin vrarë derisa ishin orvatur të arratiseshin. Mirëpo, shumica e familjeve ishin kapur. Militarët me shpejtësi kishin zënë edhe babain e Lules, xhaxhain e saj, Akifin dhe një kushëri.

Fshati, që e përbënte 200 shtëpi dhe rreth 700 banorë - pa numëruar këtu shqiptarët që ishin detyruar të lëshonin fshatin më herët me fillimin e luftës - kishte paraqitur gjithmonë një pikëshenjim të lehtë për 100 e ca luftëtarët serbë që kishin marrë pjesë në sulmin e 14 majit. Banorët shqiptarë nuk kishin pasur mundësi të dinë se sulmi i mëngjesit të hershëm kishte qenë pjesë e një goditjeje të zgjeruar mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjera fqinje, që ishte planifikuar disa ditë më parë nga policia serbe dhe komandantët e ushtrisë, dhe se ishte aplikuar nga disa nga njësitë më elite militare të Serbisë, së bashku me disa banda famëkeqe.

Policia serbe dhe komandantët e ushtrisë u kishin dhënë secilit nga gjashtë ose shtatë njësiteve luftarake shënimet me koordinata, bashkë me nga një sektor të fshatit që duhej sulmuar dhe spastruar, bazuar nga dëshmitë e Draganit.

"Kur ne ia behëm në fshat, popullata ishte e pambrojtur. Ne shkuam shtëpi më shtëpi, duke nxjerrë njerëzit jashtë", tregon ai. "Ishim të koncentruar për vrasjen e rebelëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Në qoftë se do të vendosnim se një mashkull do të mund të ishte pjesëtar i UÇK-së, e ekzekutonim në vend".

Të njëjtat gjëra i kujton edhe Akifi, megjithëse jo nga këndi i njëjtë i vështrimit.

"Na dërguan pranë varrezave të fshatit", thekson Akifi, një bujk 57-vjeçar, thatim dhe i hequr keq. "Ndanë meshkujt nga femrat. Ndanë meshkujt për të cilët ata mendonin se ishin në moshë për të rrokur armën dhe të luftonin. Pas kësaj ata filluan të digjnin shtëpitë dhe të shtinin buzë këmbëve tona me qëllim të frikësimit".



Vrasjet për ditën me diell


AKIFI DHE DISA NGA FQINJËT e tij kishin njohur ca nga militarët nga patrullimet që ata kishin bërë në fshat, më herët kur ata kishin bastisur shtëpitë duke gjurmuar pjesëtarët e UÇK-së dhe duke tmerruar fshatarët.

"Ata kishin ardhur edhe herë të tjera duke kërkuar armë dhe para", tregon Aliu, 35 vjeç, njëri nga meshkujt e fshatit që ia kishte dalë t'i bishtnonte sulmit të militarëve. "Dhe, ata tërë kohën na kishin përsëritur se nuk do të na bëjnë gjë, në qoftë se ne vazhdojmë të rrimë urtë dhe të mos përkrahim terroristët, siç thoshin ata".

Gjatë patrullimeve të mëparshme, serbët edhe kishin mbajtur deri diku fjalën, gjë që kishte bërë që edhe fshatarët në masë më të madhe të mos përpiqen të lëshojnë fshatin, edhe pse kjo kishte qenë diçka e pamundur nga rrethimi i tepërt.

Mirëpo... 14 maji ishte një tregim në vete.

"Ishim të rreptë, biles edhe më fëmijët dhe gratë", thotë Dushani, një tjetër luftëtar serb që kishte marrë pjesë në sulmin mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjerë. "Nga një shtëpi, një shqiptar doli jashtë për të na pritur me bukë dhe kripë, që është një traditë serbe për t'i uruar mirëseardhje mysafirëve. Ne u ofenduam. Prandaj, njëri nga njerëzit tanë goditi gruan e shqiptarit me pushkën e tij dhe pastaj qëlloi fëmijën e tij. Pas kësaj, atë shqiptar e morëm me vete".

Akifi bashkë me disa komshinj të tij ishte ndodhur i rrethuar. "Na ndanë, ne, meshkujt, në tri grupe dhe na çuan tutje. Ishim 12 vetë në grupin tim. Na dërguan brenda shtëpisë së një komshiut tim dhe na vënë në vijë para murit të dhomës së ditës. Pasi që na shanë, kërkuan edhe më shumë para. Por, ne tashmë u kishim dhënë të gjitha paratë që kishim".

Dragani ishte njëri nga luftëtarët serbë që kishte shoqëruar Akifin dhe të tjerët drejt shtëpisë.

"Ne i morëm 11 ose 12 meshkuj. Konkluduam se disa prej tyre i takonin UÇK-së... Ju e dini mënyrën se si ne i shtyjmë ata të flasin - së pari i marrim në pyetje dhe pastaj u vendosim grykën e pushkës në kokë. I presim me thikë, në mënyrë që të pranojnë diçka".

"Një ushtar ia behu në derë", flet Akifi me që të qetë, "dhe ai tha: 'Në emër të Serbisë të gjithë jeni të pushkatuar'. Pas kësaj, ai hapi zjarr".

Një plumb e kishte kapur Akifin në kofshë, por ai kishte shpëtuar nga kufomat e vëllait të tij dhe një komshiu, të cilat kishin rënë mbi të. Para se vrasësit të niseshin, ata kishin futur në dhomën e ekzekutimit - ku Akifi qëndronte i shtrirë dhe i plagosur, mbuluar nga kufomat e të afërmve dhe komshinjve të tij - sfungjerë të zhytur me benzinë. Sipas Draganit, zjarri ishte menduar për të humbur gjurmët, posaçërisht kufomat.

Çuditërisht, Akifi ia kishte dalur të shpëtonte.

"Derën e dhomës e kishin kapluar flakët. Për fat, ishte një dritare aty afër", tregon Akifi. Në ato çaste ai kishte menduar se më mirë do të ishte sikur të dilte jashtë e të vritej nga plumbi, se sa të qëndronte e të ngulfatej nga tymi ose të digjej i gjallë. "Unë kërceva nga dritarja dhe ika fshahurazi deri te një fushë me barë të rritur". Akifi, kishte qëndruar aty për orë të tëra dhe kishte lidhur plagën me një leckë të shqyer nga këmisha.

Asnjë mashkull tjetër nga shtëpia nuk kishte shpëtuar. 11 persona kishin gjetur vdekjen nga rrebeshet e plumbave dhe ishin djegur.

Dy grupe të tjera të meshkujve nga fshati ishin shpënë në dy shtëpi të tjera, ishin pushkatuar dhe, njësoj, u ishte vënë zjarri. Për të qenë çudia edhe më e madhe, edhe dy meshkuj të tjerë kishin shpëtuar. Secili në njërën nga shtëpitë. Edhe ata rrëfejnë se kishin dalë për t'u vrarë nga plumbi, duke i ikur flakës.

Të premten, ditë e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 1999, në një kënd të Evropës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat e kombinuara militare serbe. Mosha: nga 19 deri në 69 vjeç.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fiqnj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë, dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz.

Një grua e re ishte ndarë nga kolona e të dëbuarve që ishin urdhëruar të mbanin rrugën drejt Shqipërisë dhe, që nga ajo ditë, ajo ka mbetur pa nam e nishan.



Nga një i mbijetuar në secilin grup


TASHMË KISHIN KALUAR DY MUAJ qëkur kishte ndodhur masakra.

Nëntë luftëtarë shqiptarë, të urdhëruar nga komandanti i tyre, ngritën pushkët e tyre me bajoneta drejt qiellit të kaltër të verës dhe qëlluan tri herë në ajër. Teksa të shtënat gjëmuan në fshatin e dërmuar nga lufta në Kosovën Perëndimore, pjesëmarrësit në ceremonialin mortor, të mbledhur rreth varrit të madh, iu dorëzuan një ndenje dëshpëruese.

Për gruan me shami të zezë rreth kokës dhe fëmijët e saj që dënesnin, të shtënat nga garda e nderit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, risollën tmerrin e dy muajve më parë, kur shumica e meshkujve të fshatit ishin ekzekutuar nga skuadronet serbe të vdekjes.

Një grua, burri dhe dy bijtë e së cilës ishin vrarë, donte të hidhej dhe të mbulonte me shtatin e saj varrin, duke përsëritur me zë që të ngjethte mishtë: "Unë duhet të jem me ju".

Atë me vështirësi e ndalnin prej qëllimit kushërinjtë e saj.

Ceremonia e zbehtë mortore, njëra nga disa që janë mbajtur dhe mbahen në Kosovën e pasluftës, më në fund shënonte kohën kur familjet e tmerruara mund të mbledhen në mënyrë të pabezditshme për ta dhënë nderimin e fundit për të vrarët dhe të masakruarit gjakftohtësisht në shumë pjesë të Kosovës.

Akifi, i veshur me një setër të thjeshtë të zezë, këmishë të vjetër të bardhë dhe këpucë të zeza, qëndronte në mesin e pjesëmarrësve në ceremonial. Sjelljet e tij mund të mashtrojnë, ngase ato nuk shprehin dhimbjen dhe vuajtjet që ai ka përjetuar si njëri nga vetëm një dorë meshkujsh që kanë mbijetuar sulmin e rrufeshëm mbi fshat.

"Ky është vendi ku na kanë mbledhur", tregon ai, si për një gjë me të cilën është mpleksur qysh se di për vete. "Këto na tubuan para se të na ndanin, ne, meshkujve nga gratë dhe fëmijët".

I shtrirë në një rajon me ara të plleshme dhe buzë Lumit të Bardhë, Qyshku, është një fshat i vogël, i cili gjallon nën hijen e rëndë të kreshpave të larta të Bjeshkëve të Nemuna. Disa fshatin e konsiderojnë edhe si një paralagje të Pejës, qytetit vetëm dy ose tri kilometra më tutje, i cili ishte boshatisur thuaja tërësisht nga popullata shqiptare dhe pastaj ishte djegur në një masë të madhe, po ashtu.

Me ikjen e forcave serbe dhe me hyrjen në Kosovë të trupave të NATO-s, pas afro tre muaj bombardimesh nga qielli, ishin krijuar mundësitë që të hulumtohet për të vërtetën në vendin që kishte hequr të zitë e ullirit për shumë kohë.

Së bashku me NATO-n ia kishin behur edhe hetuesit nga Tribunali i OKB-së për krimet e luftës bashkë me grupet e tjera për të drejtat e njeriut. Ata tash bëjnë përpjekje për të kuptuar se çfarë, në të vërtetë ka ndodhur në Kosovë dhe kush i ka kryer vrasjet. Sipas kësaj logjike, një vend ideal për këtë punë paraqiste padyshin Qyshku.

Ndoshta edhe më parë keni dëgjuar për Fred Abrahamsin, hulumtuesin e "Human Rights Watch", një organizate joqeveritare me seli në SHBA, e cila merret me hulumtimin e krimeve të luftës, si dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut. Abrahamsi, një njohës i gjuhës shqipe, deri më tash ka kryer hulumtime të shumta në shumë pjesë të Kosovës, në Shqipëri dhe në Maqedoni, gjatë disa vjetëve të shkuar. Ai kishte parë shumë tmerre, shumë vende masakrash dhe shumë vrasje. Mirëpo, ajo që e kishte qitur Abrahamsin në rrugë të madhe gjatë ceremonisë mortore të viktimave në Qyshkut, ishte se ky fshat dallonte për një gjë nga vendet e tjera që kishte parë ai. Këtu disa njërëz që kishin parë zjarrin dhe breshërinë e plumbave që vinin në drejtim të tyre nga vrasësit serbë ia kishin dalur të mbijetonin. Rrëfimet e të mbijetuarve, si ato të Akifit dhe Lules, ishin të përqëndruara më shumë në detaje, gjë që i kishte shtyrë hulumtuesit të hyjnë më thellë në trungun e rrëfimit.

Intervistat që hulumtuesit kanë bërë me të mbijetuarit e masakrave bërë që të ngritet aktakuza nga Tribunali i Hagës kundër Slobodan Milosheviqit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

Qeveritë perëndimore përllogarisin se më se 10.000 shqiptarë janë vrarë ose zhdukur, edhe pse deri më tash janë zbuluar vetëm rreth 3.000 kufoma. Në anën tjetër kanë mbetur të pahulumtuara edhe më se 500 vende të dyshuara si varreza masive.

Ndërkaq, akoma më shumë, ajo që kishte shtyrë Abrahamsin në Qyshk, ishte edhe një gjë tjetër. Militarët serbë nuk kishin qenë edhe gjithaq të kujdesshëm.

"Një gjë shumë e rëndësishme për Qyshkun", thotë Abrahamsi," është se në secilën nga tri shtëpitë ka nga një të mbijetuar. Njerëz që mund të tregojnë me saktësi se si kanë ndodhur ekzekutimet".



"Ky është personi që ka dhënë urdhërat"


NJË GABIM QË E KISHIN BËRË serbët kur kishin ikur dhe një gjë shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe të tjerët të mishëruar në procesin e identifikimit të ndodhive të tmerrshme të muajve të vakuumit dhe mosdigjëjës për vendin e vogël në një cep të Evropës Juglindore, ishte ajo që vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjeve kishin lënë pas vetes dëshmitë për ato që kishin bërë. Shqiptarët që po ktheheshin kanë gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat tregohen luftëtarët serbë gjatë aksioneve, në poza me armë para dhe me sfonde ku shihen shtëpitë e kapluara nga zjarri.

Këto fotografi paraqiten si burime të pazakonshme për hetuesit e krimeve të luftës - siç është Abrahamsi, për shembull - dhe një mundësi që përfundimisht të demaskojnë njerëzit që kanë qëndruar prapa vrasjeve.

Disa nga këto fotografi janë siguruar nga drejtoritë e Këshillit Komunal në qytetin e Pejës. Ato janë foto kolori, në të cilat tregohen luftëtarët serbë të armatosur gjer në dhëmbë.

"Në këto fotografi qartë mund të përfundohet se tregojnë luftëtarë vikendi, tregojnë tipat që kanë dashur të duken si Rambo", vlerëson Fred Abrahams. "Janë shumë të rëndësishme. Në to shihen serbët lokalë në poza të ndryshme militare që qëndrojnë para shtëpive në flakë, me armë automatike dhe me uniformë të plotë. Sheshazi shihet se këta individë në një mënyrë kanë qenë krenarë ose të interesuar të shfaqin armët e tyre të gjata dhe thikat e mprehta".

Këto fotografi janë përdorur nga "American Radio Works" për t'iu treguar njerëzve të mbijetuar në masakër. Ato i kanë shkuar me kujdes edhe Akifi dhe mbesa e tij 27 vjeçe, Lulja.

Me të parë fotografitë, Akifi dhe Lulja reaguan me emocion, duke drejtuar gishtërinjtë e thatë nga fotot.

"Është ai, ky është ai", Lulja filloi të dridhet dhe të zbehet taksa në çast iu kujtua se si, më 14 maj, personi i trashë dhe me flokë të zeza nga fotografia, e kishte ndarë atë nga grupi i fshatarëve të tjerë dhe e kishte kërcënuar me vrasje, në nuk do të ndiqte urdhërat që do t'ia jepte.

"Ky është i njëjti person", thotë Lulja. "Ky dhe askush tjetër. Edhe po ta shihja pas dhjetë vjetësh, prapë do ta njihja si paren e kuqe. Qeni. Ky është ai që më ka ndarë nga grupi dhe më ka kërcënuar me dhunim. Ky ka qenë komandant".

Shtatë fshatarë kanë dëshmuar se tipi me pak flokë të rëna që pozonte me aq krenari me ushkën e tij automatike të drejtuar nga fotografi, ka qenë njëri nga komandantët që kanë udhëhequr militarët gjatë ditës së sulmit mbi Qyshkun dhe dy fashtrat fqinjë. Ata dëshojnë se një luftëtarë tjetër serb e kishte thirruar atë me nofkën Burdush, që nënkupton një njeri të trashë. Fshatarët tregojnë se Burdushi kishte urdhëruar që meshkujt e paarmatosur shqiptarë të ndahen në tri grupe dhe të pushkatohen.


* * *


Kush ka qenë pra ky njeri i quajtur Burdush, i cili del të ketë dhënë urdhërat për militarët e tjerë? Dhe kush kanë qenë komandantët e tij? Çfare duhet të jetë një njeriu i cili kishte urdhëruar kryerjen e një masakre të tillë të përgjakshme dhe për çfarë qëllimi? A i mundon këta njerëz që kanë ngrehur këmbëzën vrasjet që kanë bërë mbi njerëzit e pafajshëm? A do të ketë mundësi që drejtësia t'ia del mbanë me një numër kaq të madh të masakrave, apo dhuna e llojit të këtillë ushqen veten në një rreth të pafund?

Çështje të rëndësishme flejnë jo vetëm në ngjarjet e kobshme të 14 majit, por edhe në të kaluarën e largët.

Për shumë serbë, Kosova mendohet të jetë një vend i shenjtë, i zhytur me gjakun e martirëve dhe e përjetësuar në këngët folklorike. Tokat e Kosovës kanë qenë nën Perandorinë Serbe të Mesjetës, për dy shekuj, dhe vendi legjendar ku serbët kishin humbur nga ushtria e Perandorisë Osmane, së bashku me popujt e tjerë të Ballkanit, në vendin e quajtur Fusha e Mëllenjave. Shumë luftëra, shumë dhunë dhe shumë ndryshime kanë ndodhur që nga ajo kohë.

Nga fundi i shekullit XX, Kosova ende ka qenë nën administratën serbe, por e populluar në një shumicë të madhe nga shqiptarët. Lideri serb, Slobodan Milosheviq, ka ushtruar një fushatë dhjetëvjeçare për të vendosur një apart'heid të stilit ballkanik me qëllim të forcimit të kontrollit serb mbi shqiptarët, si dhe për të forcuar pozitën e tij politike në vend. Në të njejtën kohë Milosheviqi kishte nxitur dhe udhëhequr luftërat në Kroaci dhe Bosnjë, në të cilat me qindra mija civilë janë vrarë dhe deportuar.

Në vitin 1997, një grup i fshehtë, filloi të kryente sulme mbi zyrtarët qeveritarë serbë, policët dhe kolaboracionistët shqiptarë. Kjo ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtarët e së cilës, pas disa vjet rezistence pasive, kishin vendosur që pavarësinë ta fitonin me anë të grykës së pushkës.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...