2013-08-05

Makthi i udhëtarëve në Rrugën e Kombit


Makthi i udhëtarëve në Rrugën e Kombit duket se ka marrë fund dje me arrestimin e një 21-vjeçari, i cili akuzohet për të paktën gjashtë grabitje me armë në këtë segment, një prej të cilave ishte edhe sulmi ndaj një familjeje shqiptare nga Mali i Zi.
Arrestimi i Ardit Maxhunit vjen pas reagimit të shpejtë të forcave të Komisariatit të Policisë së Mirditës, që ka vetëm dy javë që ka ndërruar kreun e vet, por është dashur edhe mbështetja me forca speciale dhe helikopter për të kapur njërin nga grabitësit e rrezikshëm të shfaqur në këtë aks rrugor, ndërkohë që është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, i cili është shpallur në kërkim. I arrestuari ka pranuar gjashtë grabitje të ndodhura në harkun kohor prej një viti, ku e fundit u realizua në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Rreth orës 02:30 të mëngjesit, dy shqiptarë nga Kosova kanë qenë duke udhëtuar në Rrugën e Kombit, kur në një zonë të pabanuar, kanë hasur gurë në rrugë. Ata kanë ndaluar për të pastruar rrugën, por menjëherë pranë tyre kanë shkuar dy persona të maskuar dhe me armë, të cilët i kanë kërcënuar me jetë dhe u kanë grabitur gjithçka kishin me vete. Në këto kushte, dy personat nga Kosova u janë bindur maskave, që pas grabitjes janë larguar me shpejtësi në errësirë. Menjëherë pas ngjarjes, të grabiturit kanë njoftuar policinë dhe për në vendin e ngjarjes janë nisur urgjentisht shërbimet e komisariatit të Mirditës. Policia ka marrë informacion se ata ishin larguar drejt malit, kështu që në ndihmë të efektivëve lokalë kanë shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe ato RENEA. Madje, kur ka zbardhur dita, për kapjen e autorëve është vënë në dispozicion edhe një helikopter, që ka kontrolluar zonën. Nga ky operacion i gjerë, policia ka mundur të lokalizojë njërin prej grabitësve, të cilin e ka arrestuar mes maleve dhe rezulton të jetë 21-vjeçari Ardit Maxhuni, lindur në Pukë dhe banues në fshatin Grykë Lumi të Lezhës. Atij i janë kapur me vete edhe maska dhe sende të tjera, të dobishme për hetimet, ndërkohë që, kur është shoqëruar në polici, ai ka pranuar disa nga krimet e kryera. Nga burimet policore mësohet se në harkun kohor të një viti, ai ka kryer gjashtë grabitje me të njëjtën metodë, shkruan gazeta Shqip.
Sipas hetimeve, ai bashkë me shokun e tij, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim, zgjidhnin fundjavën për të grabitur, pasi vinin shumë shtetas nga Kosova për të kaluar fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Gjithmonë vendosnin gurë në autostradë për të ndaluar makinat dhe më pas i kërcënonin me armë. Policia tha se i arrestuari është edhe një nga autorët e grabitjes së familjes nga Ulqini më 13 korrik të këtij viti. Enver Astradini, së bashku me familjen e tij, janë grabitur në afërsi të vendit të quajtur Shpal të Rrethit Mirditë. Policia ka mundur të gjejë edhe katër gëzhoja në vendin e ngjarjes, si dhe gurët që janë përdorur për bllokimin e rrugës. Pas ngjarjeve në Rrugën e Kombit, policia ndryshoi edhe shefin e komisariatit të Mirditës, ku vetëm para dy javës, në krye të kësaj strukture është vendosur kryekomisar Agron Kosta. Dje ishte rasti i parë i rikthimit të grabitjeve në këtë segment rrugor dhe ndërhyrja e policisë ka rezultuar efikase, duke kapur një nga autorët dhe duke shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, tashmë të identifikuar.

Arrestohet Ardit Maxhuni, sulmuesi i familjes Nasradini


Nëse nuk do të zbuloheshim nga ana e policisë, do vijonim grabitjet gjatë gjithë muajit gusht 2013, pasi tani pritej edhe fluks më i madh i kosovarëve”. Kështu ka deklaruar ndërsa është marrë në pyetje 21-vjeçari Ardit Maxhuni, i cili akuzohet për dy grabitje të ndodhura në autostradën Rrëshen-Kalimash, e fundit mëngjesin e së shtunës.

Mbikëqyrja në Rrugën e Kombit është rreptësuar përgjatë gjithë gjatësisë së saj.
Mobilizimi i forcave të rendit ka ardhur pas ngjarjes së fundjavës kur babë e bir nga Ulqini u grabitën nga persona të maskuar në aksin Milot-Morinë.

Raportimet për tentativa grabitjeje në këtë autostradë janë të rralla, por aktet vandale të kohëve të fundit të paktën nuk të bëjnë të mendosh se ato do të mbeten në këtë nivel apo nuk do të ndodhin më.
Persona të paidentifikuar herë pas herë hedhin gurë në rrugë, duke arritur ngadalësimin e lëvizjes së mjeteve. Kjo rrit mundësinë për grabitje.

Në sezonin turistik fluksi i udhëtarëve prek kulmin. Garantimi i sigurisë kërkon forcë të shtuar dhe të mirëorganizuar policore dhe siç është bërë zakon në ndihmë vijnë edhe kolegët kosovarë.
Por kontrollet rutinë të automjeteve të caktuara, qoftë për transportin që bëjnë apo edhe nëse lëvizin në kufirin e duhur të shpejtësisë nuk mund të përballojnë rreziqet që vijnë nga probleme që tani janë bërë të vjetra përgjatë Rrugës së Kombit.

Trafik ndarësi vazhdon të pritet në segmente të ndryshme. Pasojat që vijnë nga lëvizje të tilla mund të imagjinohen lehtë.

Siguria e udhëtarëve do të ishte më e garantuar nëse aktet vandale do të parandaloheshin dhe Rruga e Kombit të ruante parametrat e mirëfillta të një autostrade.
Është thënë shpesh se një kompani do ta merrte me koncesion mirëmbajtjen e saj. Ende nuk ka ndodhur.


|

.
Krimineli shqiptar Ardit Maxhuni ka rrëfyer para bluve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë të gjithë planin që së bashku me bashkëpunëtorin e tij, 21-vjeçarin Anton Nikolli i cili është shpallur në kërkim, bënin para grabitjeve.

Ndërkaq, burime zyrtare nga Policia, pohojnë se gëzhojat e gjetura në vendin e grabitjes dy ditë më parë në Reps të Mirditës dhe arma e cila i është kapur grabitësit Ardit Maxhuni do i nënshtrohen ekspertizës balistike në Tiranë.

Kjo, pasi dyshohet që të njëjtët persona të jenë autorë edhe të grabitjes dhe plagosjes së 5 personave, mes tyre, 2 fëmijë në Qafë-Qelë në Pukë, më 14 korrik 2013 .



Arma dhe gëzhojat do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të provuar edhe autorësinë e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet të jenë kryer nga ana e Ardit Maxhinit dhe Anton Nikollit. Në orët e para të së shtunës, 2 kosovarë, F.Ahmeti, 51 vjeç dhe O.Cakiqi, 55 vjeç u grabitën me armë në autostradën Rrëshen-Kalimash. Pas denoncimit të dy kosovarëve, forcat e policisë prangosën si autor 21-vjeçarin Ardit Maxhuni nga Fushë-Arrëzi, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Anton Nikolli

Universiteti i Prishtinës – 1000 vende më poshtë në ranglistën e universiteteve

=

Universiteti i Prishtinës sërish mbetet shumë larg cilësisë, krahasuar me të tjera universitete ndërkombëtare. Për këtë vit iu ka rezervuar vendi 4 mijë e 416, që i bie 1000 vende më poshtë se që ka qenë vitin e kaluar. Kështu thuhet në ranglistën e universiteteve në internet, sipas statistikave të bëra për 2013.
Kjo listë në internet është bazuar, duke përdorur metoda kuantitative, ku janë disenjuar indikatorë që lejojnë matjen e cilësisë shkencore në internet. Nga e gjithë kjo del se universiteti i ka të mangëta publikimet e dokumenteve dhe të fajllave në internet që do t’u mundësonte studentëve qasje më të lehtë në institucionin ku ata studiojnë. Rezultati ka dalë duke u bazuar në disa kritere, siç janë përsosmëria, se sa institucioni është i hapur, sa ka ndikim te studentët dhe sa është prezent me publikime në Google.
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës as që e ka marrë mundin të komentonte këtë rënie

Romani "Pretenca" i Istref Haxhillarit

Tranzicioni në bankon e akuzës

(esse)

Romani "Pretenca" i Istref Haxhillarit


Nga Përparim Hysi

Thotë diku Engelsi ( më duket në letërkëmbimet me Marksin) se ka mësuar më shumë nga romanet e Balzakut për ekonominë,se sa nga gjithë traktatet e tjerë enkas për ekonominë. Sado ashtu mjegulluar më erdhi kjo thënie dhe ja tek m'u përqas,pasi lexova "Pretencën" e Haxhillarit. Analogjitë asnjëherë nuk janë plotësisht të sakta, por,sidoqoftë, me përafërsi xhëku qëllojnë në shënjë. Ajo që dua të them që në fillim, është një fakt shumë domethënës: lexon romanin dhe ke mu në pëllëmbë të dorës gjithë dinamikën e tranzicionit shqiptar. Një trazicion jo pak i lodhshëm.
Istref Haxhillari më duket se të jep pasqyrën e këtij tranzicioni apo për të qenë edhe më konkret: për mendimin tim, autori i romanit, ka marrë lupën në dorë dhe, pasi e vështron atë mirë e mirë në tërë dinamikën e tij, si një anatomist i mirë zë dhe bën diseksionin e tij. NJë "diseksion" që, po të shprehemi me gjuhën e mjekësisë, diagnoza që rrjedh pas këtij "diseksioni", është tepër e ashpër. "Anatomisti" nën xhamin e lupës vëren se "tranzicioni" maraton shqiptar është malinj. Kancerogjen. Natyrisht, një penë e kultivuar si e Haxhillarit nuk është se i bie pragut që të dëgjojë dera. Haxhillari si prozator që ka bërë emër, nuk bën si nuk e vë re këtë "sëmundje me pasoja të rënda", për faktin se ai për vete,është imun dhe i mbrojtur dhe nuk ka pse të djegë vajguri me hallet e botës. Haxhillari nuk është nga ata që të shikoj kopshtin vetjak dhe aq. Jo. Përkundrazi. Duke jetuar në këtë tollovi, ai jo vetëm nuk e përjashton veten, por i tund kambanat fort që të dëgjojnë dhe ata që i kanë zënë veshët me dyllë. Nuk e fut kokën në rrë si struci.
Karizma krijuese e Haxhillarit merr vlera të epërme,se ai jo vetëm e sheh "mbretin lakuriq" -kaq është fare pak,domosdo- , por bërtet: "Mbreti është lakuriq!". Kjo britmë shihet dhe amplifikohet në gjithë romanin.
Haxhillari si një vrojtues i hollë di të vrojtojë dhe në kuinta. Ai jep açik një pohim të madh: në kuinta njerëzit kanë hequr maskat dhe janë lakuriq. Aty është dhe autori dhe, tek i ndjek përmjet "kamerës së tij vëzhguese", na i fal ne, lexuesëve me aq art, sa, tek lexon, ose zë e relaksohesh ose zë e revoltohesh.
Në roman vlon ajo jeta e vërtetë që shumë nga ne nuk duan që ta shohin ose, dhe, në shohin, kanë frikë që ta pohojnë. Nga guximi deri tek heroizmi një çap të ndanë. E hodhe këtë çap, bëhesh hero. Ndryshe përtypesh në hamëndsira pa krye. Haxhillari e hedh këtë hap prej heroi dhe bëhet edhe më i bukur,edhe më i besueshëm aq, sa të vjen keq kur ndahesh prej tij.

* * *
Le të jemi pak më afër asaj që dua të them. Dihet nga të gjithë që në këtë tranzicion made in maratonë, njerëzit kanë parë me sytë e tyre (kanë parë dhe shpesh kanë bërë sikur nuk kanë parë?!),se ka nepotizëm. Se ka korrupsion. Se ka krime që mbulohen për arsye shumë subjektive; se ka tendera milionshe; se ka pasurim si me "urdhër të peshkut";se ka imoralitet dhe perversitete apo zventime morlae që të ngjalin krupën, dhe,sado që i shohim ato përditë dhe para syve tanë, heshtim si ata shqerrat që i çojnë për kurban. Po vallë kur do t'u thuhet ndal gjithë këtyre shfaqjeve kaq amorale?
Pikërisht, këtë ka bërë Istref Haxhillari në romanin e tij. Gjithë kastën e "vipave" dhe pretuberancat ( tumoret malinj që vijnë nga kjo kastë vipash), Haxhillari e zë prej veshësh dhe i çon para bankos së akuzës.
Natyrisht, ai e di mirë se edhe drejtësia është e sëmurë, aq sa të vijnë ndërmend fjalët që nuk humbur vlerën ende, të bejtexhiut Hasan Zyko Kamberit: "Kadiut, po t'i dëftesh paranë/ ters e vërtit sehrjanë", por Haxhillari lëshon britmën e tij alarmante. E bën këtë jo si ai bariu që bërtet pyjeve ku nuk e dëgjon askush, por përmjet rreshtave, thotë: "... paratë e vëna me grusht, e mikluan që të vinte kandidaturën për deputet". Dhe kush është ky që vuri në këtë mënyrë para. NJë i drejtësisë. Pra, është një fshat që duket dhe nuk do kallauz. Bëhet deputet ( stigamtizon trafikimin e votave!!!) dhe fillon të vërvis pleshta. Pasuri. Nepotizëm. Prona të tjetërsuara. Perversitete seksuale. Kumar. E çfarë duhhet më shumë për të "takuar" një nga ata që shihni për ditë; që, ngjasme, përfaqësojnë popullin. Deputeti Rudin Kosta është ndoshta më tipiku ku"tranzicioni" ka gjetur "klonin" e tij.
"Madhështia" e tij shkon jo vetëm në tjetërsim pronash, por deri në "arkivimin" e një krimi. E vërteta nuk sjell dobi,- shkruan Haxhillari. Mos vallë po bën pak ?
Fallsifikimet në arsim, emërimet nepotike, fligësitë morale dhe shumë perversitete janë stigmatizuar me aq vërtetësi sa ta bën autorin,aq të përafërt dhe të dashur,sa nuk do të largohesh prej tij.

* * *
Duke i vënë vetes një mision, Haxhillari nuk është ai gazetari i kronikës së zezë apo rozë që sjell një ljam apo ngjarje dhe aq. Jo. Përkundrazi ai e bën lexuesin që ta ndjej veten gjithmonë në tension nga skena në skenë; nga një trend dramatik, në një tjetër plot rekasim dhe ajo që ia rrit "valencat e vlerës", është ai "relaksim i botës së bukur të dashurisë *kur është vërtet dashuri *në shumë kapituj e tillë është" dhe atëherë kur kjo është veç interes apo prapamendim i mbrapsht. Haxhillari, them, që duhet të jetë nga më të rrallët (aq sa kam lexuar unë,domosdo) që gjithë këto skena jo vetëm nuk i kalon,përcipatzi, por sikur i ka përjetuar vet. Këtë lloj "virusi përjetimi" ai sikur ta ngjit jo vetëm në flirtet intime,por dhe në ato me perversitete (kujtoni skenën trish të adoleshentëve e gjashme me ato "ditarët intimë të Pushkinit) dhe ca më tepër edhe ato me orientim tjetër seksual; Gidi-Berti që janë "gaj". Kur lexoja këto skena, m'u ravijzua portreti aq domethënës i Papës së sotëm të Vatikanit. A nuk tha ai: "Kush jam unë që të gjykoj orientimin e tyre seksual?!". Vetëm duke gjykuar kaq, them që Vatikani ka gjetur Papën më njerëzor dhe më tokësor në botë. Dhe aq kapem pas karizmës së këtij Pape, sa them me vete: " Kur në krye është një misionar kaq njerëzor sa ky Papë, ia vlen që të bëhesh katolik!". Jo më kot se citova Papën. Istref Haxhillari, pa thënë këtë që tha Papa, as i paragjykon fare orientime të tilla seksuale, por i përshkruan me aq vitalitet sa ç'bën dhe me ato skenat aq relaksuese të një dashurie të vërtetë e të bukur.

* * *
Ka shumë arsye pse duhet lexuar ky roman i bukur. Së pari, bën anatominë e tranzicionit shqiptar.
Së dyti, duke nxjerë lakuriq "njollat malinje",ai i lufton duke vënë bisturinë mbi to.
Së treti, kushdo që do ta lexojë përfitimin do ta ketë dyfish: do kënaqet dhe,veç kënaqësisë, do mbushet me guxim. Kaq nuk është pak.
Të rinjtë, kanë seç mësojnë. Qoft dhe atyre që leximit i rrinë "skiç" dhe kohën e "vrasin" bingove (po të jem qeveri unë i mbyl të gjithë bingot!), u them një gjë: - A doni atë leksionin e parë për "pokerin" tuaj të dashur? Lexoni romanin dhe merreni leksionin falas.

* * *
Istref Haxhillari ka shkruar një roman mozaik. Atje i gjeni të tëra. Pritni sa ta botoj dhe vraponi ta blini. Nuk kini për t'u zhgënjyer. Kaq sa kam shkruar unë është fare pak. Thesaret janë në thellësi. Urime,Istref Haxhillari!

Tiranë, 5 gusht 2013

Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”

From: Nora Kalaja <norakalaja@gmail.com>
To: ermirab@yahoo.com,floribruqi@yahoo.com 
Sent: Saturday, 3 August 2013, 4:24
Subject: : Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”

Nga: Nora Kalaja
Washington DC- Kongresi Amerikan ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimatarinë e tyre demokratike dhe diplomatike midis dy kombeve shqiptaro-amerikane (2004 & 2013). Me rastin e pavarësisë të Amerikës, dhe kontributin e dhënë nga familja Babamusta në ndërtesën e Kongresit Amerikan (U.S. Capitol Hill)  janë ngritur dy flamurë me datë 4 korrik 2013. Në ceremoninë solemne “Mirësevini në Washington” të organizuar nga Senatori Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senat (Senate Majority Leader) në dhomën e senatit “Lyndon Baines Johnson Room” në Kongresin Amerikan, me 1 Gusht 2013, e ftuara Ermira Babamusta ka pranuar njohjen nga senatori dhe dy dekorimet: Ermira Babamusta – Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Neki Babamusta -  Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013. Ermira gjithashtu pranoi dekoratën në emër të babait dhe familjes.
Në foto: Ceremonia e Pritjes, Senatori Harry Reid, Udhëheqësi i Shumicës në Senatin Amerikan dhe Dr. Ermira Babamusta, në Kongresin Amerikan, Washington DC, 1 Gusht 2013
Në foto: Ceremonia e Pritjes, Senatori Harry Reid, Udhëheqësi i Shumicës në Senatin Amerikan dhe Dr. Ermira Babamusta, në Kongresin Amerikan, Washington DC, 1 Gusht 2013        
Gjatë takimit Ermira i dhuroi senatorit Harry Reid një punim tradicional me simbolin shqiptar, shqiponjën me dy krena, si shenjë respekti të forcimit të lidhjeve kulturore-diplomatike Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë. Pas ceremonisë stafi i senatorit Harry Reid e shoqëri Ermirën, si të ftuar nderi për një vizitë të Kongresit Amerikan, duke përfshirë dhe vizitat në Galerinë e Senatit Amerikan dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pamjen e replikës të dokumentit historik me principe të kushtetutës amerikane “Magna Carta” brenda ndërtesës së Kongresit Amerikan si dhe Dhomën e vjetër të Gjykatës të Lartë (1810-1860) dhe dhomën e vjetër të Senatit Amerikan (1810-1959).
Në foto: dhurata simbolike për Senatorin Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senatin Amerikan, nga Ermira Babamusta në emër të familjes dhe kombit shqiptar, 1 gusht 2013
Në foto: dhurata simbolike për Senatorin Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senatin Amerikan, nga Ermira Babamusta në emër të familjes dhe kombit shqiptar, 1 gusht 2013

Në foto: Dekorimet e Njohjes:  Dy flamuj ngritur në ndërtesën e Kongresin Amerikan -US Congress me 4 korrik 2013, 2 çertifikatat e njohjes për Ermira dhe Neki Babamusta, dhe foto me firmë nga senatori Harry Reid
Në foto: Dekorimet e Njohjes: Dy flamuj ngritur në ndërtesën e Kongresin Amerikan -US Congress me 4 korrik 2013, 2 çertifikatat e njohjes për Ermira dhe Neki Babamusta, dhe foto me firmë nga senatori Harry Reid
Dr. Ermira Babamusta u vlerësua nga Kongresi Amerikan me nderimin e lartë “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” (International Humanitarian Efforts) për punën e saj të jashtëzakonshme humanitare – diplomatike, si një zë i fuqishëm dhe inspirues për Amerikën dhe Kosovën në promovimin dhe mirkuptimin e dy kulturave shqiptaro-amerikane, dhe fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë dhe botë. Çertifikata e njohjes dhuruar Ermira Babamustës me këtë rast nga senatori Harry Reid vlerëson kurajon, udhëheqjen dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe përhapjen e kulturës dhe historisë midis dy kombeve. Ermira Babamusta është gjithashtu edhe fituesja e çmimit “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel, Sh.B.A.
Falenderoj Kongresin Amerikan dhe senatorin Harry Reid për vlerësimin që më dhanë si “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”, për punën time humanitare diplomatike në Kosovë. E vlerësoj këtë takim me Senatorin Harry Reid si moment historik për marrëdhëniet tre palëshe – Sh.B.A. –Shqipëri-Kosovë dhe përkrah përpjektet amerikane në këtë drejtim. Gjatë takimit me senatorin Harry Reid në Kongres theksova rëndësinë e marrëdhënieve Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë dhe potencialin e bashkëpunimit midis këtyre vendeve, si dhe falenderova qeverinë amerikane për kontributin e jashtëzakonshëm për interesin e përbashkët të paqes dhe demokracisë. Senatori Reid foli për vizitën e tij në Shqipëri dhe përshtypjet e mira që kishte. Po në Kongresin Amerikan në 2004 jam takuar me ish-sekretarin e shtetit Colin Powell dhe kam folur para Senatit Amerikan ku kam falenderuar qeverinë amerikane për mbështjetjen e fortë ndaj Shqipërisë dhe kam ngritur çështjen e Pavarësisë të Kosovës. Do vazhdoj më tej përpjekjet e mia për të fuqizuar lidhjet midis vendeve tona, për çështjen shqiptare, mbrojtjen e lirisë, demokracisë, drejtësisë si dhe mbrojten e drejtave të grave, dhe vlerave  kulturore-artistike-historike të shqiptarëve në vend dhe diasporë,” theksoi Ermira Babamusta.  
Në foto: Ermira Babamusta “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” me dekorimet nga Kongresi Amerikan dhe Senatori Harry Reid, Washington Dc, 1 Gusht 2013
Në foto: Ermira Babamusta “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” me dekorimet nga Kongresi Amerikan dhe Senatori Harry Reid, Washington Dc, 1 Gusht 2013
“Jam krenare që Kosova ka patur sukses në platformën ndërkombëtare në rrugën e njohjes së shtetit. Përgëzoj udhëheqejen e Kosovës dhe Sh.B.A-së, për punën e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim, në veçanti: Presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, zv. Kryeministrin Bexhet Pacolli, zv. Kryeministren Edita Tahiri, ministrin Enver Hoxha, Ambasadorin Akan Ismaili, Ambasadoren Tracey Jacobson, Presidentin Obama dhe Clinton, zv. Presidentin Joe Biden dhe senatoren Hillary Clinton, Konsullin Dritan Mishto, etj. I uroj shtetit kosovar një progres të mëtejshëm ekonomik, politik dhe social. Kosova dhe Shqipëria kanë mundësinë të bëhen perlat e Europës nëse forcohen akoma më shumë standartet vendore,” shtoi Dr. Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme.
Në foto: Ermira Babamusta, Vizita në Kongresin Amerikan, Washington DC, gusht 2013
Në foto: Ermira Babamusta, Vizita në Kongresin Amerikan, Washington DC, gusht 2013
Misioni diplomatik-kulturor i Ermira Babamustës në Kosovë dhe mbrojta për paqe e drejtësi
Në 2007 dhe 2012-13 Ermira Babamusta kreu dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë në Kosovë, mbrojten e paqes, demokracisë dhe drejtësisë në vend, dhe lobimin e integrimit europian të Kosovës. Ermira Babamusta është angazhuar që në fillim të viteve 90-të për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, nëpërmjet organizatës patritoke themeluar nga babai i saj, Neki Babamusta. Në vitin 1999 Ermira vazhdon lobimin për çështjen Shqiptare në Miçigan, Sh.B.A. Me angazhimin dhe punësim në Kongresin Amerikan, Ermira e ngren çështjen e pavarësisë së Kosovës para senatit amerikan në 2004 me ish-sekretarin e shtetit, Colin Powel.
Në foto: Znj. Edita Tahiri, Zëvëndës Kryeministre e Kosovës, dhe Ermira Babamusta, gjatë misionit të dytë diplomatik-kulturor të Ermirës në Kosovë, Prishtinë, nëntor 2012
Në foto: Znj. Edita Tahiri, Zëvëndës Kryeministre e Kosovës, dhe Ermira Babamusta, gjatë misionit të dytë diplomatik-kulturor të Ermirës në Kosovë, Prishtinë, nëntor 2012
Në takimin me Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan gjatë punës së saj në Departamentin e Paqes, Ermira Babamusta shprehu qëndrimin për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Në takimet zhvilluar në 2010 me Komitetin Europian në Strasburg, Gjermani, Luxemburg, Hollandë dhe Francë Ermira Babamusta shton përpjeket për të siguruar bisedimet dhe njohjen e pavarësisë të Kosovës. Në korrespondencën me Presidentin Obama dhe zv. Presidentin Joe Biden dhe sekretarin e shtetit John Kerry Ermira ka falenderuar përkrahjen e Amerikës dhe ka kërkuar mbështetje nga Sh.B.A.-ja si dhe ka theksuar rëndësinë e një punimi të afërt me Kosovën në rrugën e saj drejt demokracisë dhe integrimit rajonal.
Në foto: Takimi me z. Kofi Anan, OKB, New York, 2006
Në foto: Takimi me z. Kofi Anan, OKB, New York, 2006
Në foto: Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta, ne Kongresin Amerikan, 2004
Në foto: Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta, ne Kongresin Amerikan, 2004
Puna e Ermirës në administratën e Presidentit Obama dhe promovimi i vlerave demokratike në botë
Në 2008 dhe 2012 Ermira Babamusta punoi për administratën e Presidentit Obama, si drejtoreshë gjatë zgjedhjeve presidenciale në amerikë në shtete të ndryshme, duke patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania, Colorado, etj. Gjithashtu Ermira Babamusta ishte një nga drejtueset që organizoi për 75,000 amerikanë Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Colorado, në 2008 ku senator Barack Obama pranoi nominim e partisë demokratike për president dhe dha fjalimin. Ermira mori ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores.
Në korrik 2013 Ermira Babamusta shërben si drejtoreshë rajonale e organizatës bamirëse “Projekti Borgen” që e pati nismën nga një aktivist amerikan pas misionit të tij me refugjatët e Kosovës në 1999. Kjo punë humanitare e Ermirës është pjesë e programit “Shërbimi Vullnetar i Presidentit” (President’s Volunteer Service Program), themeluar në 2003 në bashkëpunim me zyrën e Presidentit të Amerikës.
Dua të ndjek në hapat e zonjës së parë, Michelle Obama, e cila ka dhënë kontribut të veçantë për komunitetin amerikan, sidomos për të rinjtë dhe familjet e veteranëve. Misioni im humanitar dhe për paqe për Kosovën, Shqipërinë dhe botën është një pasion i imi për të dhënë kontributin tim humanizmit, në mbrojten e të drejtave të njeriut, përhapjen e vlerave kulturore, demokratike dhe të paqes si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturave të ndryshme të botës,” tha Ermira Babamusta, Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos.
Në foto: Ermira Babamusta, oragnizatore e Kuvendit Nacional të Partisë Demokratike në Colorado per President Obamën, Kolorado, verë 2008
Në foto: Ermira Babamusta, oragnizatore e Kuvendit Nacional të Partisë Demokratike në Colorado per President Obamën, Kolorado, verë 2008

Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit

Eshref Ymeri

Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit

“Servili gjithmonë mbetet skllav”

Romen Rolan

Pas botimit në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” (13 korrik 2013) të replikës sime me titull “Sa për kujtesë ambasadorit rus, zotit Leonid Abramov”, në rubrikën “Komente” të gazetës në fjalë, vjen menjëherë reagimi kundërvënës i Paul Tedeskinit, të cilin po e citoj më poshtë fjalë për fjalë, me të gjitha pasaktësitë gjuhësore, të cilat janë pasojë e formimit të tij të mangët intelektual:
“Ka pase thane filozofi dhe shkrimtari i famshem francez Voltaire: "Para se te diskutojme duhet te perkufizojme termat", prandej del e nevojshem qe ne nji shkrim te perkufizojme ma pare se ke kuptojme neve me termin "Shqiptar". Nuk quhen shqiptar ato qe ishin renegat dhe kuisling me pushtuesin peseshekullor aziatik turk-osman. Me keto lloj demek "shqiptarsh" nuk kan pase kurr miqesi as vete shqiptart me gjak te mirefillt shqiptar, jo se rust”.
Kur lexova këtë reagim, pyeta veten: a është në vete ky Paul Tedeskini, apo ka lajthitur?!
Në replikën time unë argumentoja me fakte kokëforta politikën armiqësore që Rusia ka ndjekur ndaj kombit shqiptar që prej Kongresit të Berlinit, deri në pavarësimin dhe pas pavarësimit të Kosovës, në mënyrë që të dilte në pah e pavërteta e deklaratës së zotit Abramov, sipas të cilit “rusët gjithmonë i konsiderojnë shqiptarët si miq”. Tani hajde ta marrim vesh thelbin e reagimit kundërvënës të Paul Tedeskinit, cili, në vend që të merrej me faktet e mia për gjëmën që shovinizmi rusomadh i ka shkaktuar kombit shqiptar me copëtimin e trojeve tona etnike, kërkon që unë të bëja seleksionimin e shqiptarëve në “shqiptarë” dhe në “joshqiptarë”. Me sa duket, sipas këtij mendjelliu, shqiptarë paskan mbetur vetëm ata të besimit të krishterë, kurse krejt shqiptarët e besimit mysliman ai nuk i quaka shqiptarë. Pra, me këtë rast, Paul Tedeskini e gjeti “vjegën” për të sulmuar shqiptarët e fesë islame dhe për të marrë në mbrojtje carizmin tradicional dhe neocarizmin rus. Për të ishte rasti më ideal që ai, në faqet e internetit, të shpaloste edhe servilizmin e pështirë ndaj qarqeve të Kremlinit. Për njerëz servilë dhe të zhveshur nga çdolloj dinjiteti personal, faktet e pakundërshtueshme dhe të vërtetat historike janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është edhe arsyeja që servilizmi i lindur në qenien e tij, e detyron që, në reagimin e vet, ai t’i thotë këmbës dorë. Prandaj kishte shumë të drejtë një lexues nga Tirana i “Tribunës Shqiptare”, i cili, pasi kishte lexuar reagimin e Tedeskinit ndaj replikës sime, më mori në telefon dhe më tha:
“Këtij Paul Tedeskinit i paskan shkarë trutë”.
Në numrin e datës 28 korrik 2013, po të “Tribunës Shqiptare”, unë pata botuar shkrimin me titull “Sa do të vazhdojë heshtja për nismën e Prof.dr. Koço Danaj?!”, një shkrim ky që, si në rastin e replikës me ambasadorin rus, kishte si objekt kryesor përsëri çështjen kombëtare shqiptare. Paul Tedeskinit s’iu durua përsëri ta anashkalonte qëllimisht këtë temë me rëndësi kombëtare për çdo shqiptar të vërtetë dhe të reagojë kundër meje si më poshtë me gjuhën e një injoranti të shkolluar:
“Turp edhe per autorin e ketij shkrimi Eshref Ymeri qe nuk e thote asnji fjale qe kryemyftiu i Kosoves Nanim Terrnava organizon perkujtimin e 621 vjetorit te vdekjes se sulltanit Muratit masakruesit te shqiptarve”.
Se ç’lidhje ka çështja kombëtare shqiptare e ditëve tona me masakrat e Sulltan Muratit të disa shekujve më parë, këtë e di vetëm Tedeskini, të cilit me të vërtetë i paskan shkarë trutë keq.
Kur të bjerë rasti dhe kur unë të kem në dispozicion fakte konkrete për masakrat e Sulltan Muratit kundër shqiptarve, këtë të fundit patjetër që do ta demaskoj pa mëshirë dhe s’është nevoja të ma kujtojë Paul Tedeskini, i cili me reagimin e vet absurd, tërësisht jashtë kontekstit historik, vërteton fare shkoqur se ka një sfazim të theksuar të trurit që duhet të jetë objekt vëzhgimi për një neuropsikiatër.
Me përmendjen e masakrave të Sulltan Muratit kundër shqiptarëve, Tedeskini kërkon që në mjediset e kombit shqiptar, të nxisë urrejtjen edhe kundër Turqisë Qemaliste, edhe kundër Turqisë së ditëve tona, për të cilën qoftë Kryeministri Berisha gjatë vizitës në Ankara në prill të këtij viti, qoftë zoti Rama, si Kryeministër në ardhje që vizitoi Ankaranë këto dy ditët e fundit, kanë deklaruar se Turqia është dhe mbetet partnere strategjike e vendit tonë. Turqia sot është një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht dhe, si anëtare e NATO-s, përfaqëson njërin nga aleatët më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por një gjë e tillë nuk i pëlqen Tedeskinit, i cili ka marrë përsipër rolin e argatit të daulleve të shpuara të Kremlinit. Prandaj (jo për t’ia kthjelluar trurin se truri i tij të bën të dyshosh se mund të jetë kthjellueshëm) është e domosdoshme që atij t’i sillen në kujtesë nja dy strofa mjaft të qëlluara të njërës prej figuave më të shquara të katolicizmit shqiptar dhe të kulturës mbarëshqiptare, si Gjergj Fishta (1871-1940), strofa këto të nxjerra nga Lahuta e Malcisë, në kontekstin historik.

“Por, pse na të vegjël jemi
Pse fis e vëlla nuk kemi
Na sot shkjaut s`mund t`i bajmë ballë
Qi po do t’na përpijë gjallë,

Prandaj, thon se e lyp e mara
Qi dhe sod na si perpara,
Të rrim njit me mbret s’Stambollit
Për me i bamën ballë Nikollit…”.

I madhi Fishta, veç kësaj, ka lënë edhe ca kujtime mjaft mbresëlënëse.
Në një letër që dërgonte nga Stamboli më 20 tetor 1931, ai, ndër të tjera, shkruante:
“…Dje, masandej patem vizitue muzejt e Stambollit, visaret e Mbretenvet e muzeun e dorshkrimevet të Koranit- me sa tri mij. Sarkofagu i Lekës së Madhë asht nji mrekulli skulpture. E shka asht per t’u çuditë, se shumica e luftarvet, nder “bassoriljevi” m’ kater anët, bashin per rreth kres nji shall krejt si malcorët t’onë! Me kan ba përshtypje të madhe edhe miniaturat mbi dorëshkrime të Koranit, si per shumicë si per bukuri.
Sa per visare të Mbretenvet asht kot me i a nisë me folë. Mjaft “i vasi”, qi u a kalojnë atyne të Vatikanit në daç per numer, në daç per vlerë; se per gur te pa çmueshm, enë e sende arit, pushkë e shpata të prarueme etr. etr, s’t’i shef syni kurrkund njeti. Nder ato visare gjinden edhe kryet e krahi i Sh. Gjonit Pagzues veshë n’ari e në gur të paçmueshem. Sende me të lanë pa mend”. (Citohet sipas: Mr. Nuredin Ahmeti. “Një letër e Gjergj Fishtës nga Stambolli”. Marrë nga faqja e internetit Mesazh. 26 shkurt 2013).
Marrëzia e kulluar e Tedeskinit arrin deri në atë shkallë, saqë ai është në gjendje të kujtohet për masakrat e Sulltan Muratit kundër shqiptarëve në një largësi kohore të konsiderueshme, por, “çuditërisht” nuk arrin të kujtohet për masakrat e Sulltanit të ish-Jugosllavisë, me emrin Sllobodan Millosheviç, kundër popullit shqiptar të Kosovës në fundin e shek. XX. Kjo mënyrë arsyetimi e një njeriu me tru të shkarë, si puna e Tedeskinit, shpjegohet me faktin se Sulltan Murati ka masakruar shqiptarë të krishterë, për të cilët atij (Tedeskinit, pra) na “i qenka lënduar zemra keq”, kurse Sulltani i Jugosllavisë, si i krishterë që ishte, ka masakruar shqiptarë myslimanë që nuk ia kanë lënduar zemrën fare Tedeskinit në fjalë. Pa përmendur këtu ndonjë “lëndim zemre” të tij për 8 mijë muslimanët e Srebrenicës, të cilët Millosheviçi i pushkatoi pa iu dridhur qerpiku dhe i groposi sikur të ishin ndonjë material inert.
Kësisoj Tedeskini, me trushkarjen e tij mjaft të theksuar, kërkon të mbjellë urrejtje mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare. Pra, si një njeri me një zell prej servili të pështirë ndaj qarqve shoviniste rusoserbe, armike të betuara të çështjes kombëtare shqiptare, Tedeskini kërkon të hedhë farën e përçarjes në radhët e etnisë shqiptare.
Shqiptarët, në shumicën e tyre dërrmuese, e përqafuan fenë islame për të shmangur asimilimin grekosllav. Këtu nuk dëshiroj të citoj ndonjë shkencëtar shqiptar, të cilin servili i rusoserbëve Tedeskini mund të mos e besojë. Unë këtu po citoj një shkencëtar të huaj.
Historiani i shquar, Prof. Aleksandër Lambert, në një intervistë që i ka dhënë zotit Indrit Vokshi, ka deklaruar botërisht:
“…ndërrimi i fesë për shqiptarët ka qenë një mjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar…” (Gazeta “Panorama”. 30 nëntor 2007).
Por do të ishte mirë që Tedeskini, si katolik i thekur që është, para se të shprehë urrejtjen e vet me llojlloj mënyrash kundër fesë islame dhe kundër shqiptarëve të besimit mysliman, para se të shprehë ngazëllimin e vet për ca myslimanë të ca humbëtirave të Egjiptit që kanë përqafuar fenë e krishterë, le të shikojë oborrin e pasmë të katolicizmit të vet, le të kujtohet të demaskojë fillimisht priftërinjtë katolikë që merren me pedofili që nga Evropa e deri në Amerikë dhe që i kanë nxirë faqen fesë katolike, duke i vënë në ballë një njollë turpi dhe duke e detyruar vetë papën t’u kërkojë ndjesë të gjithë atyre që kanë rënë viktimë e priftërinjve pedofilistë. Pse ka heshtur Tedeskini në faqet e internetit për këto bëma të turpshme të priftërinjve katolikë pedofilë, bëma këto që kanë ndikuar mbi shumë besimtarë të krishterë të Perëndimit që ta braktisin fenë e krishterë dhe të përqafojnë fenë islame. Për një dukuri të tillë unë kam folur me fakte konkrete në një shkrim me titull “Kujdes grigjën e krishterë, profesor!”, të botuar në internet më 28 prill 2010
Të botosh në internet materiale që kanë për qëllim vetëm stigmatizimin e fesë islame, do të thotë të kërkosh të mbjellësh urrejtje mes besimeve fetare në truallin shqiptar. Me këtë rast, dëshiroj që Paul Tedeskinit, si një katoliku të dalldisur, t’i sjell në kujtesë një shprehje me prejardhje biblike. Kjo shprehje është: “Shёro veten, doktor!”, që do të thotë: korrigjo gabimet e tua (korrigjo njёherё veten), pastaj fol pёr “gabimet” e tё tjerёve (pёr tё tjerёt). Në Bibël rrëfehet se si njëherë, Jezu Krishti pati shkuar në një tempull dhe u bëri të njohur të gjithë atyre që qenë grumbulluar aty se ai ishte i dërguar prej Zotit për të shpëtuar njerëzit. Duke u paraprirë qortimeve dhe dyshimeve të mundshme, ai u tha atyre: “Natyrisht, ju do të më përmendni fjalën e urtë: doktor, shëro vetveten; bëj këtu, në atdheun tënd, atë, që, siç kemi dëgjuar, ke bërë në Kapernaum. Me fjalë të tjera, na i vërteto fjalët e tua, bëji mrekullitë që bëre në Kapernaum” (Kapernaumi është qytet i lashtë në Galile. Në Bibël përmendet si qyteti i lindjes i katër apostujve: i Pjetrit, i Andreas, i Gjonit dhe i Jakovit. Jezu Krishti pati predikuar në sinagogën e Kapernaumit dhe në atë qytet kishte bërë shumë mrekullira). Kjo shprehje ka qenë mjaft e përhapur në antikitet. Ajo haset te Euripidi (480-406 p.e.r.) dhe te Plutarku (45-127). Ajo përdoret si kujtesë për faktin se askush nuk është i pamëkat dhe se para se të kritikosh dikë, është e domosdoshme që, fillimisht, të çlirohesh vetë nga veset dhe të metat, për të cilat kërkon të demaskosh të tjerët.
Në këtë kontekst, Paul Tedeskinit dëshiroj t’i sjell në kujtesë edhe shprehjen e mëposhtme të frëngjishtes: faire (dire) son mea-culpa (bëhet pishman, bën pendesë, bie në pendesë, është i ndërgjegjshëm për fajin e vet).
Shprehja mea-culpa (faji im) është huazim nga latinishtja dhe shërben si formulë pendese dhe rrëfimi në ritualin fetar që prej shek. XI. Shprehja e ka prejardhjen nga fraza e parë e lutjes pendestare Confiteor (rrëfehem), e cila lexohet në fillim të meshës në kishën katolike romane. Gjatë zhvillimit të meshës, besimtarët zakonisht e goditin veten tri herë në gjoks.
Më 12 mars të vitit 2000, si vit jubilar ky, të cilin kisha katolike e organizon çdo 25 vjet, papa Gjon Pali II (Giovanni Paolo II - 1920-2005), për herë të parë shqiptoi një mea-culpa të hollësishme në emër të kishës katolike. Ai kërkoi falje dhe pranoi fajin e anëtarëve të kishës për tetë mëkate:
1. Për përndjekjen e hebrenjve.
2. Për përçarjen e kishës.
3. Për luftërat fetare.
4. Për kryqëzatat.
5. Për dogmatikët teologjikë që kanë justifikuar luftën.
6. Për përbuzjen e pakicave.
7. Për përbuzjen e të varfërve.
8. Për justifikimin e skllavërisë.
Kur lexon këtë pendesë të shkëlqyer të Shenjtërisë së tij mjaft të resektuar Gjon Pali II, vetvetiu të lind dyshimi për misionin që feja katolike, si feja më tradicionale, me një stazh mbi dymijëvjeçar, i pati vënë vetes fill pas krijimit të saj. Po të mos qe krijuar kjo fe, ndoshta mbarë njerëzimi do të kishte vetëm një besim, besimin vetëm te një Zot i Madhërishëm, dhe nuk do të ishte i ndarë ne fe të ndryshme.
Volteri (1694-1778), në veprën e vet me titull “Dictionnaire philosophique” (Fjalor filozofik), shkruan: “Feja e krishterë u shfaq në atë epokë, kur gjithandej në Azi, në Evropë dhe në Afrikë, në radhët e njerëzve të ditur ishte pranuar kulti i një Zoti të vetëm dhe të gjithfuqishëm”.
Do të ishte mirë që Paul Tedeskini t’i shpenzojë kapacitetet e veta “krijuese” për mbjelljen e dashurisë dhe të respektit mes feve të ndryshme në Shqipëri. Sepse urrejtja mes feve në vendin tonë asnjëherë nuk ka gjetur dhe nuk do të gjejë kurrë truallin e përshtatshëm për të shpërthyer. Prandaj është e udhës që ky njeri trushkarë le të mundohet që trutë e veta t’i çojë në vendin e duhur nëse e ka të mundur dhe le të mësojë edhe nga një tjetër figurë e shquar e katolicizmit shqiptar dhe e kulturës shqiptare, si At Anton Harapi, i cili, me rastin përcjelljes së eshtrave të Çerçiz Topullit dhe të Muço Qullit nga Shkodra për në Gjirokastër, ndër të tjera, ka pas deklaruar:
“Zotnij të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Mirrni këto visare të çmueshme dhe shkoni. Por, para se të niseni, eni këtu, e mbi këta ështën, shembllesë ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë dorën shoqi-shojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e me besën e burrave, me besën shqiptare të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të paprekur nji Zot të vërtetë, nji atdhe të lumtur, për ta bam Shqipnin e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderben. T’i diftojmë po botës, se shqiptarët janë njëmend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë e njiheri shqiptarë të njimendët” (Citohet sipas: “Çështja Kombëtare. Elita Kombëtare. At Anton Harapi (1888-1946). Marrë nga faqja e internetit “Forumi Shqiptar”. 28 tetor 2003).
Si një servil shembullor i Rusisë, Tedeskini boton në faqen e internetit materiale antishqiptare, të vjela nga Radiostacioni Shtetëror Rus “Gollos Rosii” (Zëri i Rusisë) që jep lajme për vendet e huaja që prej vitit 1929. Një lajm të tillë, me titull :“Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse: Kosova është pjesë e territorit të Serbisë”, tellalli i radios në fjalë Tedeskini, e kishte botuar me shumë dëshirë në faqen e internetit më 01 gusht 2013. Ky material-intervistë i ofiçinës sa shpifëse aq dhe marroqe që gatuhet brenda ngrehinës së Ministrisë së Jashtme Ruse, në të vërtetë, i nxjerr bojën keq vetë politikës së jashtme ruse në sytë e mbarë opinionit publik ndërkombëtar. Kjo për faktin se Kosovën e kanë njohur tashmë si shtet të pavarur më shumë se 100 vende në mbarë botën. Por argati i daulleve të shpuara të Kremlinit me emrin Paul Tedeskini, nuk është në gjendje ta kuptojë një gjë të tillë, sepse servilizmi para rusoserbëve ia ka nxitur keq lajthitjen e trurit. Për këtë arsye, sa herë që do të reagojë kundër meje pa të drejtë, unë do t’i kundërpërgjigjem ashpër, vazhdimisht, jo me emrin Paul Tedeskini, por me nofkën “I lajthituri Tedeskini”.

Eshref Ymeri
Sarandë, 05 gusht 2013

Jo shqiptarët e integruar nga Enver Hoxha si Fatos Lubonja etj, e mohojnë Shqipërinë.


Pershendetje e nderuar redaksi:

Po ju percjell nje shkrim rreth  Jo aferes  Fatos Lubonja qe   e mohon  Shqipërinë.Artikulli është per botim.  
Tekstni e plote e keni me poshtë,Faleminderit për perkrahjen tuaj te vazhdueshme. Ju uroj  punë dhe  suksese ne vlerat e  publicistikes qe bene ne interesin  e kombit shqiptar

Me respekt.  nga autori  i artikullit Asllan Dibrani.


Jo shqiptarët e integruar  nga Enver Hoxha   si Fatos Lubonja etj,  e mohojnë Shqipërinë.

Nga Asllan Dibrani
Jo rrallë  bien disa   figura të pa rëndësishme    e shqetësojnë   opinionin shqiptar  dhe mediat e saj .Aq ma keq qe këto shqetësime   megollamane i krijojnë    qytetarët e Shqipërisë    nga nacionalitet të  huaja  cigan , grekë,  vllehë,    bullgarë,   serb ,  turq   etj. Sistemi i Enver Hoxhës i   përfshiu  në  emancipim  kulturë dhe edukatë  të lartpërmendurit   me një integrim      të plotë  në shoqërinë shqiptare?    Qëllimi ishte  qe mos të mbesin    jashtë rrjedhave     kulturore dhe ekomomike  nga e cila   sot përfitojnë rastin ti  kthehen Shqipërisë  si bumerang me mos njohje , shantazhe  ,  injorime   dhe   mohim   se ekzistuari?!!.!
Fatos Lubonja  i  akuzuar për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse!
Aq ma keq qe këtë   folklorizëm   mediatik e luajnë në emër të   analisteve  dhe   si shkrimtar shqiptar pa   e vra mendjen qe ata nuk i përkasin     nacionalitetit  kombëtar shqiptar?Një rast i tillë është edhe me një  injorant  antishqiptar  Fatos Lubonja  me shfaqjet e tij antishqiptare   të përhershme  qe    në  kohën moniste   u burgos . U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua edhe 16 vite të tjera burg, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare  në shërbimin e fshehtë  si agjent i KGB-së ruse, ishte  dhe i shërbimeve tjera  i njohur si “armik i popullit shqiptar” për rrënimin e Shqipërisë.
Aktivitetin e vet e  mobilizoj kundër   zotit   Ramush Haradinajt UÇK-së dhe popullit të saj qe përpiqet ti identifikoj si jugosllav!
Aktivitetin e vet e  mobilizoj edhe këto ditë  me   një   fushatë    kundër   zotit   Ramush Haradinajt i cili    në saje te një luftëtari të denjë  e  fitoj    të drejtën     e lirimit nga   Tribunali i Hagës  , nga njerëz  të përgatitur në fushën e  jurispondences   , njerëz ma të përsosur   për     ngritjen dhe    përfundimin e   akuzave kundër   atyre qe përcaktohen të zhvillohen hetimet kundër tyre.
-Lubonja  në artikullin  "Nën qiellin e Evropës" e  hedh   poshtë vendimin e Tribunalit të Hagës që shfajëson Haradinajn nga e cila  përfitoj    edhe UÇK-ja  në  luftën e drejt  karrëshi    okupatorit serb qe ishte  një barbar i   pa parë!
Në luftën e fundit  u ngritën akuzat   shumë figurave     të përfshira në luftërat  e  Kroacisë , Bosnjës , Serbisë dhe Kosovës  nga e cila  gjykatë u dënuan edhe    barbarët  e Serbisë   Sllobodan Millosheviqi,Radovan Karagjiqi etj. Ata ishin "kryekasapët e   Ballkanit" qe i  mbron Lubonja!?. Ata qe prenë  e vranë shqiptare  burgosen e torturuan    në mesin e tyre jam edhe unë ish i burgosur politik, kundër Jugosllavisë së  Fatos Lobonja. Isha  në  mesin  e atyre   paraprijës i rrënimit të sistemit jugosllav, qe asnjëherë se kam ndier veten jugosllav as  turk as vllehë  as romë-cigan,  qe shumica kanë qenë bashkëpunëtor të  okupatorit qe me thika  kanë hapë xhepa në   barkun  dhe trupin   e nënave  dhe   motrave tona,  por edhe  në fëmijët   tanë pran syve të prindërve. Akoma janë duke kulluar gjak  plagët  e popullit shqiptare në Kosovë e ma gjerë ,  andaj  ky gjak dhe këto  plagë  do të hakmerren   Fatos Lubonja   qe përdhunon  vlerat e këtij kombi qe me djersë i fitoj. As  zoti Haradinaj    me UÇK-në  nuk ka mundur te rrinë spektator pran një   ekspedite  mercenarësh,  qe fshatrat tona i shndërruat në stalla  kasaphane  të bagëtisë. Terrorin qe e kryet ju cigan,turq vlleh e sllav, ishit   krah  i djathtë i  okupatorit, andaj   edhe ata edhe ju,  janë   konsideruar  dhe mbeteni,  dhunues tanë , pushtues tanë , terrorist  dhe kujdestar  në ngarkesën psikike tek shqiptarët.     Me një epitet    përtypje  kafshe është  përfshirë  edhe mendimi   i juaj me çka mbeteni  si terrorist qe terrorizon me propagandë   popullin  tonë  liridashës. Mendimet e tua  janë të pa qëndrueshme  dhe bien ndesh me realitetin , gjë qe    rrugë tjetër  nuk kanë shkrimet tua pos koshit të plehrave  bashkë me ty  në oborrin   e pushtuesve si mbeturinë dhe mercenar   i tyre! !. 
  Fatos Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare!                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      
-Po bëhen vite që Fatos Lubonja është angazhuar në agjendën e çmontimit të miteve dhe simboleve kombëtare shqiptare. Në agjendën e tij janë përfshirë himni dhe flamuri kombëtar,gjuha shqipe, kështjellat, besa, toleranca fetare, figura e Skënderbeut, Ismail Kadareja ,lufta e UÇK-së, lufta e shqiptarëve të Maqedonisë, “Rruga e Kombit”, etj, etj .
Hiq ma pak  e  rëndësishme nuk është edhe   periudha dhe sakrificat qe i bene   djemtë ma të mirë të UÇK-së  për çlirimin  e Kosovës ne krahasim  te yrysheve qe ju ka bere ky  injorant  vlerave tona kombëtare të lartshënuara. Përmes  gazetës   “ Sudosteuropa Mittelungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës qe  si rezultat po del se ky  i mohon edhe  vlerat e  Ushtrisë sonë  qe ishte ndër  bërthamat kryesore qe  ndikuan në ndryshimin e  statusit të Republikës së Kosovës  në shtet të pa varur.
Përmes  Haradinajt  i injoron edhe  disa figura politike në Shqipëri   me çka konstatoj ,deri sa   Fatosi paguhet si mercenar dhe shërbëtor i djallit për të rithënë të pavërtetat e për t'i publikuar kundër shqiptarëve nëpër botë. Ky nuk ndalet se vepruari,  se  nuk ndien asgjë për shqiptarët pos gjuhës  shqipe qe  e bastadhon me   fyerje ndaj  vlerave tona duke mohuar çdo gjë  shqiptare. Lind pyetja ,  po qe te bien këto vlera qe i sulmon Lubonja  a thua me çka do të  identifikohet   ky popull  si komb  shqiptar?

Fatos Lubonja nuk e njeh himnin  kombëtar dhe shprehet se  prejardhjen  e ka nga një fshat  vlleh dhe grek!!!
Pak gjëra të mira, jetëgjata që bëjnë shqiptarët, Fatosi i mallkon i përdhunon  këto të mira  dhe i fundos . Fatos Lubonja para ca kohësh në emisionin ”Opinion” patë thënë: "S’ndjej asgjë për Himnin Kombëtar të shqiptarëve,nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur dëgjoj Himnin, nuk ngrihem në këmbë dhe as që më bën përshtypje" përfundon citati i tij.
Pastaj  edhe  një vend tjetër  Lubonja thotë; më duket se jam shqiptarë, por të parët e mi vijnë nga një fshat që përveç shqiptarëve ka pasur edhe grekë e vlleh. Këtu    tezat e  fillim artikullit   përforcojnë  argumentet  dhe   janë shumë të qëndrueshme se  këta   janë ata qe  e luajnë  rolin e mercenarëve dhe  shërbëtoreve të huaj nga e cila,zoti Rmush Haradinaj dhe  organet e   dy shteteve duhet ta    ngrisin një  aktpadi kundër tij    për shpifje, dhe veprime   antishteti me qellim qe  të   bëhet arrestimi i tij e jo te mbetet    shteti shqiptar   i terrorizuar nga jo shqiptarët e integruar  nga Enver Hoxha   si Fatos Lubonja etj,  qe  e mohojnë Shqipërinë.
Përse shtypi shqiptar  u lejon terren këtyre  sharlatanëave  të ndyrë?
 
Nuk arrij të kuptoj përse shtypi shqiptar  i lejon terren e i reklamon këta sharlatan të ndyrë qe  gjuajnë gur e dru mbi vlerat tona!. Përse nuk reagon shoqëria shqiptare , shteti shqiptar , Kosova , intelektualet kundër këtyre pseudo-ve. Kur do kuptoj ajo shoqëri se pa i treguar vërtet vendin këtyre pështymave jargrrjedhes qe kundërmojnë  erë  qelbësire   përmes  dhëmbëve  për interesat e huaja të paguar si mercenar  me çka rreptësishtë duhet tu ndalet hovi mediave     shqiptare tu epet hapësirë të tillëve !  Shtetet e familjeve të mëdha  në   kulturë  e demokraci njihen Gjermania, Franca  ,Anglia, Amerika  dhe shumë shtet tjera, po  qe provoj dikush ti cenoj  himnin , flamurin dhe  historinë e tij do të ndëshkohen. Të  tillët arrestohen, po edhe   dënohet me   vite burg  andaj  shqiptarëve    tu vjen  turp  që lejojnë    " Jo shqiptarët e integruar   në shoqërinë shqiptare"  të na  prishin dhe shqetësojnë    opinionin tonë  shqiptar qe  në saje të këtyre,   shteti shqiptar akoma pas 100 vjetësh pavarësie   nuk e dëshmon veten  si e zonja ti  mbroj vlerat e veta  nga  pseudoshqiptarët   si Fatos Lubonja etj.
Nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik nën regjimin  jugosllav, gazetar,  piktor dhe publicist anëtar i kryesisë së "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve  dhe Krijueseve Shqiptarë në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...