2013-08-06

Neki Babamusta shpallet “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” në ShBA

Nga: Agron Berisha
Profesor Neki Babamusta, Mësues i Merituar, Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013
Profesor Neki Babamusta, Mësues i Merituar, Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013
Profesor Neki Babamusta u vlerësua nga Kongresi Amerikan me nderimin e lartë “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013” (International Advocacy of Democracy) për mbrojtjen dhe përhapjen ndërkombëtare të idealeve të paqes dhe demokracisë. Çertifikata e njohjes dhuruar Neki Babamustës nga Senatori Harry Reid në emër të Kongresit Amerikan vlerëson shërbimin e tij të shquar për demokraci dhe liri në Sh.B.A., Shqipëri dhe Kosovë, shërbimin e tij për arsim prej 40 vite, dhe kontributin e fisit Babamusta dhe Cani për ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.
Neki Babamusta është fitues i nderit të lartë ‘Mësues i Merituar’, dekoruar dy herë nga Kongresi Amerikan për mbrojtje të vlerave demokoratike në Washington DC si dhe i dekoruar për vlera patriotike në Tiranë, Shqipëri. Vajza e tij, Ermira Babamusta pranoi dekoratën në emër të babait dhe familjes në ceremoninë zhvilluar në Kongresin Amerikan me 1 gusht 2013 nga senatori Harry Reid, Kryetar i Shumicës në Senat.
Ndjehem shumë shumë i nderuar familjarisht për respektin e lartë që senatori Reid, Kryetari i Senatit Amerikan më dha si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013, duke vlerësuar punën time dhe të familjeve Babamusta-Cani për demokraci, dhe për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë, miqësi e cila do të rrojë shekull pas shekulli, siç ka theksuar e nderuara Senatore Hillary Clinton. Ky vlerësim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Kongresit Amerikan është një mirënjohje e jashtëzakonshme e miqësisë tradicionale 100 vjeçare të familjeve Cani-Babamusta ndaj popullit amerikan dhe Sh.B.A.-së. Mbi të gjtha vlerësoj miqësinë midis dy kombeve tona. Ky dekorim i dytë nga Kongresi Amerikan i dedikohet të gjitha vlerave demokratike të kombit shqiptar, të cilët e shohin kombin e madh Amerikan si aleat të përjetshëm dhe besnikun historik të kombit tonë. ShBA-ja, Shtëpia e Bardhë, Kongresi Amerikan dhe qeveria e saj janë promotorët kryesorë për përhapjen e vlerave demokratike dhe të vendosjes së paqes në botë,” deklaroi prof. Neki Babamusta, Mësues i Popullit.

Dekorimet e Njohjes  Dy flamuj ngritur në ndërtesën e Kongresin Amerikan (US Congress) me 4 korrik 2013, 2 çertifikatat e njohjes për Ermira dhe Neki Babamusta, dhe foto me firmë nga senatori Harry Reid
Dekorimet e Njohjes Dy flamuj ngritur në ndërtesën e Kongresin Amerikan (US Congress) me 4 korrik 2013, 2 çertifikatat e njohjes për Ermira dhe Neki Babamusta, dhe foto me firmë nga senatori Harry Reid
Veprimtaria patriotike e familjeve Babamusta-Cani
Diktatura komuniste izoloi Shqipërinë për 50 vite nga bota e perëndimit. Diktatura siç ka theksuar ish-kryeminstri Çërçill e bëri Shqipërinë një xhungël të izoluar. Ky izolim solli pasoja tragjike për popullin shqiptar ku pati dhjetëra mijë të vrarë, të burgosur, të internuar, etj.
Për dy fiset Cani dhe Babamusta pasojat qenë tepër të rënda: 20 vetë të burgosur (të vdekur edhe nëpër burgje), të përndjekur, mohuar e drejta e arsimit dhe sekuestrim pasurie. Nga dy fiset dolën patriotë demokratë të denjë si Ramazan Cani: (Hero i Popullit, Mësues i Popullit, bashkëluftëtar me Bajram Currin dhe me vëllezërit Myslim dhe Shyqyri Peza), Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani u vranë nga reaksioni feudal (Verlaci), Kastriot Cani (Veteran i Rezistencës, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës Anti-Komuniste, me pseudonimin “Furtuna”, ish adjutant i Mustafa Gjinishit, pushkatuar nga diktatura si pjestar i Rezistencës), Dill Cani (Nënkryetar i Frontit të Rezistencës për rrëzimin e komunizmit, dënuar me 101 vjet burg), Përparim Cani (dënuar me burgim nga diktatura), Beqir Babamusta (i persekutuar, vdekur nga ataku në zemër prej kërcënimeve nga diktatura), Qemal Babamusta ( i biri i Beqirit, i burgosur politik, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës dhe Veteran), Murat Babamusta (vëllai i Beqirit, Patriot i Kombit, i dekoruar), Ibrahim Babamusta (Mësues i Popullit, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës, lauruar me Medaljen e Artë të Perandorit të Austrisë, Franz Ferdinant), Agron dhe Neritan Babamusta (djemtë e Ibrahimit, akademikë të shkencave egzakte), Hasan Babamusta (i persekutuar politik me 101 vjet burgim, i vdekur në burg), Halit Babamusta (i persekutuar politik, i dënuar 2 herë nga diktatura), Regip Babamusta (anti-fashist dhe patriot), Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit, ish-pjestar i Frontit të Rezistencës bashkë me vëllanë e tij Isuf Babamusta, bashkëpunëtorë me Mustafa Gjinishin, i pushkatuar nga diktatura), Neki Babamusta (i persekutuar, Mësues i Merituar, dekoruar dy herë nga Kongresi Amerikan dhe i dekoruar për vlera patriotike në Shqipëri), Suzana Babamusta (e shoqja e Nekiut, e persekutuar, pushuar nga puna), Qazim Tufa (burri i tezes së Suzanës, dënuar me 101 vjet burgim) dhe Halit Dervishi (shpalluar armik i popullit nga diktatura). Vëllezërit Cani (Kastriot dhe Skënder Cani) u klasifikuan nga diktatura familje raksionarësh dhe u internuan. Ndërsa motra e tyre Tuja Cani, internuar dhe burri i saj Xhuf Sufali, i burgosur politik  (Arshiva e Shtetit, 1945).
Neki Babamusta në shtator 1964 nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit, në Shërbimin Diplomatik jashtë shtetit, për të cilën u përndjek ashpër  nga diktatura. Këshilli Bashkiak i Kavajës, me miratim nga Prefektuara Tiranë i miratoi atij në shkurt 1996 marrjen e një pensioni të veçantë për merita patriotike-demokratike. Ndonëse vendimi ishte ligjor, i formës së prerë, kjo e drejtë iu mohua Nekiut, pas fitores së demokracisë në Shqipëri, dhe akoma nuk i është dhënë sot.  Po ashtu atij iu mohua edhe e drejta e studimit nga diktatura. Studimet universitare në degën “Histori, Letërsi dhe Histori Botërore” Nekiu i vazhdoi me korrespondencë, duke i kryer studimet në kohë rrekord.
Neki dhe Suzana Babamusta
Neki dhe Suzana Babamusta
Të dy fiset ndjehen krenarë për kontributin që kanë dhënë për çështjen e Rilindjes Kombëtare: me çetë të armatosur dhe luftëtarë morën pjesë në mbrojten e vendit kundër serbëve dhe pushtuesve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës, kontribuan për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ndihmuan direkt patriotin e madh Ismail Qemali ku në fisin Babamusta ai u prit një natë, iu dhanë kuaj, ushqime, para dhe përcjellës. Ndërsa fisi Cani me Ramazan Cani dhe Bajram Xhani, dy miq të ngushtë të fisit Babamusta, me dy çetat e tyre të armatasoura, e shoqëruan Ismail Qemalin për në Vlorë me 26 tetor 1912. Patrioti Ramazan Cani, priti në Durrës dhe i shpëtoi jetën Avni Rustemit, duke e strehuar në një vend të sigurtë, pasi ai vrau tradhtarin Esat Pashë Toptanin në Paris me 13 qershor 1920.  Të njëjtën kontribut fisi Cani dha dhe për Kongresin e Lushnjes, ku Ramazan Cani (krahu i djathtë i patriotit Aqif Pashë Elbasani) bashkë me çetën e tij siguruan mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes, në janar 1920.
Dy fiset Cani dhe Babamusta iu bashkuan Luftës çlirimtare kundër pushtuesve italo-gjerman në vitet 1940-44, duke i dhënë luftës ndihma të mëdha ekonomike dhe financiare. Si ideal lirinë e kombit shqiptar e shihnin të lidhur me idetë e Perëndimit, pa komunizmin. Prandaj dy fiset u lidhën në vitin 1944-46 me Organizatën Anti-Komuniste, Fronti i Rezistencës, themeluar nga Hamdi Frashëri (kryetar), Dill Cani (nënkryetar), Mustafa Gjinishi, Shyqyri Peza, etj. Qëllimi i kësaj organizate kombëtare ishte rrëzimi i komunizmit në Shqipëri, në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan. Pjesmarrësit patën pasoja tragjike pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, ku ndër të tjerë edhe bashkëpunëtorë patriotë si Shyqyri Peza, Cen Kruja, Rexhep Greca (pjesmarrës aktiv në luftën përkrah Frontit të Rezistencës kundër komunizmit, i burgosur politik në kohën e ish-ministrit të brendshëm, Koci Xoxe), Adem Qose (dënuar me 101 vjet burgim të përjetshëm), Aqif Averiku, etj, pësuan të njëjtin fat nëpër burgjet komuniste. Po ashtu familjet dhe fëmijët e të burgosurve politik u izoluan, internuan dhe iu mohuan të gjitha të drejtat njerëzore, si arsimini dhe punësimi. Fronti i Rezistencën luajti një rol të madh në luftën për rrëzimin e komunizmit në Elbasan, krahinën e Peqinit dhe zonën e Kavajës. Pranë Shtabit të Përgjithshëm në Pezë ndodheshin edhe oficerët anglez.
Gjatë Luftës çlirimtare në shtator 1943 prindërit e Neki Babamusta (Beqiri dhe Rabihane Babamusta) shpëtuan nga gestapo hitleriane 6 ushtarë dezertorë italian dhe një familje rrobaqepësish izraelite prej 4 vetësh. Ndërsa në kohën e “Operacionit të Florit” ku sigurimi i shtetit sekuestrone pasurinë e tregtaraëve, e ëma e Nekiut, Rabihania bashkë me Nekiun shpëtuan disa familje nga burgimi në 1953-56. Në kohën e luftës së klasave gjatë kohës së diktaturës Neki Babamusta shpëtoi nga vëllavrasjet politike, burgime dhe internime 80 jetë njerëzish, gjatë viteve 1953-84 në qytet dhe fshatëra e zonës Kavajës. Ai dhe familja e tij disa herë janë përballur me vdekjen.

Fillimi dhe forcimi i lidhjeve Shqipëri-Amerikë-Kosovë dhe familjes Babamusta
Bashkëpunimi i familjes Babamusta me Amerikën fillon në 1920 me hapjen e shkollës së parë amerikane në Golem, Kavajë. Kjo lidhje vazhdon me pritjen madhështore në 15 mars 1992, që i bëri Kavaja, patriotët, të persekutuarit, dhe pjesëtarët e fisit Babamusta të dërguarit të parë të Sh.B.A.së, ambasadorit amerikan Reilson me të shoqen e tij, bashkë me z. Sali Berisha. Familja Babamusta i dhuroi ambasadorit Reilson historikun e shkollës amerikane.
Aktiviteti i familjes Babamusta vazhdon me krijimin e shoqatës Patriotike Kombëtare “Bajram Xhani” (1992-2004), për të forcuar miqësinë shqiptare me Sh.B.A-në dhe Perëndimit dhe për të mbrojtuar vlerat demokratike dhe të persekutuarve nga komunizmi.
Në korrik 1999 familja Babamusta dha një kontribut të vyer në Detroit, Miçigan duke u lidhur me radion shqiptaro-amerikane Alba për forcimin e miqësisë me Sh.B.A.-në, për mbrojten e vlerave demokratike dhe në veçanti për luftën heroike të popullit martir të Kosovës.
 “ dy vizitat në Sh.B.A. janë kujtime të përjetshme për familjen time. Mikpritja, repsekti, dashuria, përkrahja që treguan familjet amerikane, kongresmenët, senatorët amerikanë dhe qeveria e Shteteve të Bashkura ndaj familjes Babamusta janë të paharruara. Vizita ime e parë në Amerikë në 1999 më la mbresa të jashtëzakonshme, ku njoha vlerat e vërteta të Demokracisë dhe lirisë, të një kombi që është ndërtuar mbi vlera demokratike. Qëllimi i vizitës ishte të njihej populli amerikan me luftën heroike të popullit të Kosovës kundër pushtuesve serb, me Millosheviçin në krye. Kjo na dha mundësi si familje të flisnim për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me komandant z. Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin, Hero Legjendar, për rolin dhe vlerat e larta që pati presidenti Rugova për vendosjen e paqes dhe themelimin e shtetit të Kosovës dhe për ndryshimet e mëdha që pati Shqipëria në rrugën drejt Demokracisë. I jam mirënjohës kontributit që ka dhënë Amerika, sidomos Presidenti Klinton për ndërhyrjen që bënë forcat aleate, dhe presidentët në vijim Bush dhe Obama. Si hulumtues historie kam shkruar artikuj të ndryshëm, kumtesa historike që i dedikohen vlerave kombëtare dhe politike të Kosovës dhe Shqipërisë,” tha profesor Neki Babamusta.
Në gusht 2003 familja Babamusta u prit nga senatori Tom Harkin dhe senatorë të tjerë në Kongresin Amerikan, të cilët falenderuan në emër të qeverisë amerikane Ermira dhe Neki Babamusta, fisin Babamusta dhe Cani për veprimtarinë e tyre demokratike dhe miqësinë diplomatike me Amerikën. Gjatë  takimit të  familjes Babamusta me Senatorin Tom Harkin, familja Babamusta i dhuroi një  shqiponjë që  përfaqëson simbolin e lirisë  të  kombit shqiptar. Senator Harkin u përgjigj, “Dhe ne kemi të njëjton simbol për liri, shqiponjën” dhe senatori u ul në gjunë me respekt përpara simbolit të lirisë.
Mikpritja e familjes Babamusta - Neki dhe Suzana Babamusta me dy vajzat, nga Senatori Tom Harkin, në Senatin Amerikan, verë 2003 dhe dhurata ‘Shqiponja - simbolit të lirisë’ dhuruar nga familja Babamusta Senatorit Harkin për zyrën e tij
Mikpritja e familjes Babamusta – Neki dhe Suzana Babamusta me dy vajzat, nga Senatori Tom Harkin, në Senatin Amerikan, verë 2003 dhe dhurata ‘Shqiponja – simbolit të lirisë’ dhuruar nga familja Babamusta Senatorit Harkin për zyrën e tij
Senator Harkin iu drejtuar Neki dhe Suzana Babamustës: “Ju falenderoj ne emër të popullit amerikan, të Kongresit dhe të qeverisë të Shteteve të Bashkuara. Jemi krenarë që kemi mik dhe aletë të shtrenjtë Shqipërinë, dhe veçanërisht ndaj Familjes Cani dhe Babamusta jemi po aq krenarë për kontributin tuaj dhe që keni prodhuar fëmijë të shkëlqyer. ” Ndërsa Ermirës Senator Harkin iu drejtua më këto fjalë: “Me bindje e ke vendin këtu në Kongres, ashtu siç erdha edhe unë me shumë sakrifica.”
Në verë 2004 me propozim të Kongresmenit Mark Kennedy, Kongresi Amerikan dha tre nderime për Neki Babamustën, Kastriot Canin (gjyshin e Ermirës) dhe Ermira Babamusta, ku mbi Kongresin Amerikan u ngritën tre flamuj. Në Korrik 2013 Familja Babamusta (Neki dhe Ermira Babamusta) marin nderimin e dytë nga Kongresi Amerikan si dhe çertifikata njohje për kontributin diplomatik-demokratik.
Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta, gjatë punës së Ermirës në Kongresin Amerikan, gusht 2004, Washington DC
Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta, gjatë punës së Ermirës në Kongresin Amerikan, gusht 2004, Washington DC
2
Senatori Harry Reid dhe Ermira Babamusta ne Kongresin Amerikan, Gusht 2013

2004 US Congress Recognitin Ermira and family
Neki Babamusta US Congress International Advocacy of Democracy Award 2013

Ilda Kroni konkuron për “Supermodel of Albania”


Shkruan: Ermira Babamusta, New York


Tiranë - Bukuroshja shqiptare Ilda Kroni synon të bëhet Top Modele e Victoria Secret, kompania më famoze e modës në botë. Ilda ëndërron që një ditë të marrë pjesë në sfiladat e famshme botërore në New York, Milan dhe Paris për të prezantuar bukurinë shqiptare në botë. Fituese e titullit “Miss Eleganca” Ilda Kroni momentalisht po konkuron për titullin e spektaklit “Supermodel of Albania 2013”.
“Që kur isha e vogël e kam patur pasion modën. Kam një vit që e marr profesionin e modës seriozisht dhe ëndërroj një ditë të jem modele e Victoria Secret. Ndjek shpeshherë stilet e modës të New Yorkut, Parisit dhe Milanit dhe kam dëshirë që një ditë të eci nëpër sfiladat e tyre,” tha modelja Ilda Kroni.
Ilda Kroni ka lindur me 12 dhjetor 1994 në Shkodër me emrin Doroilda Kroni, me prindër Gjovalin dhe Terezina Kroni. Në moshën 3-vjeçare Ilda kanë ikur në Kretë, Greqi me familjen, ku ka jetuar për 15 vjet dhe ka studiuar informatikë dhe anglisht. Në 2012 ajo është kthyer në Tiranë, ku ndjek modelizmin dhe aktrim.

Ilda Kroni
“Besoj se bukuria e një femre është thjeshtësia, zgjuarsia, eleganca dhe karakteri, aty shihet bukuria e vërtetë. Në konkursin Supermodel of Albania kam dëshirë të jem ambasadore e bukurisë kombëtare shqiptare për të përfaqësuar bukurinë shqiptare në vend dhe botë.



 Kam marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi si dhe në sfilada me veshje nusërie dhe moderne,” shtoi Ilda.

Në gusht 2012 Ilda Kroni u zgjodh “Miss Eleganca”, në konkursin e modës mbajtur në Ulqin. Ndërsa në dhjetor 2012 konkuroi për “Top Model Dukagjini” ku prezantoi veshje shqiptare tradicionale si dhe fustane elegante të mbrëmjes.



Ka marrë pjesë në disa prezantime, sfilada mode dhe photoshoot në Shkodër, Tiranë, etj. Ilda shpreson të bëhet një figurë e njohur e bukurisë dhe modeling-ut. (www.facebook.com/ildakronioffical)


Përveç modës Ilda Kroni ka pasion edhe aktrimin, por thotë se angazhimi i parë i saj është modelimi. Ilda ka luajtur në Teatrin famoz të Shkodrës “Migjeni” në 2013. Në verën e 2012-të punoi si aistente produksioni në xhirimin e filmit ‘Shqipe’, produksion i kompanisë shqiptaro-amerikane Colored Films në Hollivud, themeluar nga dy motrat e famshme Greta dhe Vilma Zenelaj. Motra e Ildës, Graciela Kroni luan një nga rolet kryesore në filmin ‘Shqipe’, me regji të Vilma Zenelit, dhe me producente Greta Zeneli. (www.shqipethemovie.com)
“Ishte një gëzim i madh të shikoja motrën time të vogël Graciela teksa përgaditej për rolin e saj ‘Lola’ në filmin Shqipe.

Ilda Kroni www.facebook.com/ildakronioffical

 Si asistente gjatë xhirimit të filmit në Shkodër ishte kënaqësi të punoja me regjizoren e talentuar Vilmën dhe aktoren Greta Zeneli. Të dyja motrat ishin shumë të dashura dhe kaluam bashkë një përvojë të paharruar. Gjithashtu ishte nder të punoja me disa nga ikonat legjendare shqiptare si Zyliha Miloti, Ndriçim Xhepa dhe Agron Dizdari, figura shumë të dashura për mua,” deklaroi modelja, aktorja Ilda Kroni.
Foto

“Ishte kënaqësi të punoja me Ilda Kroni gjatë xhirimit të filmit Shqipe verën e kaluar në Shqipëri. Ilda është shumë e dashur, simpatike dhe mjaft e talentuar. Edhe motra e saj, Graciela është shumë e aftë si aktore e re në portretizimin e karakterit Lola në filmin Shqipe.


 Besoj se Ilda është një shembull i fortë i një femre të sofistikuar, inteligjete moderne plot elegancë. Jam krenare që ajo po përfaqëson bukurinë shqiptare në konkursin Supermodel Albania dhe i uroj suksese në këtë konkurs,” tha aktorja e talentuar Greta Zenelaj, fituese e çmimit ‘Aktorja më e Mirë’ (Best Actress Award) në New York (www.coloredfilms.net).

2013-08-05

Nga Flori Bruqi: Mehmet Kraja e Basri Çapriqi, anëtarë të rinj të Akademisë së Shqipërisë

                               (ASHASH )


Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave 
 Një sfidë dhe një model





Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave pranon në radhët e saj gjashtë anëtarë të rinj, duke e çuar në 39 numrin e tyre, bën të ditur ‘Panorama’. Ata janë personalitete të shquar të shkencave natyrore dhe humane. Një ndër ta mjeku kardiolog Pandeli Çina, i diplomuar në Akademinë Mjekësore të Varshavës dhe i specializuar në Paris, në Huston dhe San Francisco, si edhe në Zyrih dhe Gjenevë.



Anëtar i ri i kësaj akademie është edhe gjuhëtari Emil Lafe, bashkautor në veprat themelore për shqipen standarde: “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, në “Gramatikën e gjuhës shqipe”, si dhe në “Fjalorin drejtshkrimor të shqipes”. Shkrimtari kosovar Mehmet Kraja është një ndër anëtarët më të rinj. Ai është një nga prozatorët më të njohur sot në letërsinë shqipe. Për të vijuar me Basri Çapriqin (Kosovë), profesor i letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik të Prishtinës dhe ndër poetët më të njohur.

Akademisë i shtohen edhe dy profesorë amerikanë, si Bryan S. Turner, i cili mban titullin “Presidential Professor” në The City University of New York, është profesor i afiliuar në Yale University, si dhe Victor Friedman, i cili mban titullin “Andrew W. Mellon Professor” në disiplinat humane dhe është profesor i gjuhëve dhe letërsisë sllave në University of Chicago. Friedman është ndër ballkanologët dhe albanologët më të shquar në kohën e sotme. Ai ka bërë kërkime në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë në të gjitha vendet ballkanike për më shumë se 30 vjet dhe ka vizituar Shqipërinë në shumë raste.


Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave u themelua më 17 dhjetor 2011. Në përbërje të saj janë emra të shquar të artit, kulturës, shkencës shqiptare, si Ismail dhe Helena Kadare, Inva Mula, Ermonela Jaho, Adrian Civici, Fatos Tarifa, Limoz Dizdari, Pëllumb Xhufi, Isuf Kalo, Xhevat Lloshi etj. Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë




Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 10 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Romane
“Gjurmë në trotuar”, “Rilindja”, Prishtinë 1978;
“Portali i perëndive të fyera”, “Rilindja”, Prishtinë1980;
“Moti i Madh”, ““Rilindja”, Prishtinë1981;
“Udhëzime për kapërcimin e detit”, “Rilindja”, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
“Sëmundja e ëndrrave”, “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Net bizantine”, “Rilindja”, Prishtinë 1990;
“Muri i mjegullës”, “Toena”, Tiranë 1998;
“Edhe të çmendurit fluturojnë”, “Onufri”, Tiranë 2004;
“Im atë donte Adolfin”, “Onufri”, Tiranë 2005.
"Selvitë e Tivarit", "Onufri", Tiranë 2008
"Hotel Arbëria", "Onufri", Tiranë 2010

Tregime

“Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
“Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
“Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
“Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
“Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.

Drama

“Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
“Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
“Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
“Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
"Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008

Kritikë dhe publicistikë


“Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
“Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
“Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
"E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009

Skenarë


“Sëmundja e ëndrrave”, 1989
“Kurrë më”, 2000
“Fluturat e bardha”, 2001
“Muri i mjegullës”, 2002
“Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)

Shfaqje të realizuara


“Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
“Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
“Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
“Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
“Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
“Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
“Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
“Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.
Çmime

Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërise (per romanin me te mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)




Basri Çapriqi
lindi me 1960 në Anë të Malit-Ulqin.Ka mbaruar gjimnazin në Ulqin, ka studiuar Letërsin Shqipe në Univerzitetin e Prishtinës ku edhe ka magjistruar në Shkencat Filologjike. Është profesor i stilistikës në Fakultetin Filologjik në Prishtin dhe kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.

Veprat letrare:

-”Ylli me dy mijë unaza” 1983
-”Në fund të verës” 1986
-”Ma qet gjuhën” 1989
-”Mikrostrukturat e tekstit” 1990
-”Aksidenti i ores shqiptare” 1993
-”Frutat bizare” 1996
-”Përmasat e kontekstit” 1997
-”The Grass On The Window”

Etj.




Prej rreth një viti e gjysëm është themeluar në Tiranë Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave. Ajo u krijua në Tiranë, më 17 dhjetor 2011 nga një grup intelektualësh krijues të njohur në fushën e shkencës, të arteve dhe të letrave

Sipas dokumentare themeluese, qëllimet e kësaj Akademie janë që të promovojë krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë; që të shërbejë si një forcë pozitive për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri; që të ndihmojë në krijimin e një sfere publike në Shqipëri, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik; që të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare; që të shërbejë si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale në Shqipëri, si edhe që të popullarizojë edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave u njoh zyrtarisht nga Gjykata e Qarkut të Tiranës më 31 janar 2012. Shkrimtari Ismail Kadare u zgjodh për jetë Kryetar Nderi i kësaj akademie, ndërsa jurisi Ksenofon Krisafi u zgjodh Presidenti i parë i saj.


Pëllumb Xhufi: Akademia, një nevojë për mendim shkencor e civil

Gjatë vitit 2012, vitit të juibileut të 100 vjetorit të Pavarësisë, Akademia jonë e Arteve dhe e Shkencave ka shfaqur një prani e shikueshmëri të lartë në debatet e provokuara, më së shumti nga politika, mbi çështje kardinale të historisë, gjuhës e kulturës së kombit shqiptar, e posaçërisht mbi problemet e krijimit e konsolidimit të shtetit shqiptar. Kjo përfshirje e saj, përveç sjelljes së një mendimi shkencor e profesional të shkallës së lartë, pati rëndësi edhe për arsyen se ndihmoi të thyejë një kulturë të nënshtrimit e të konformimit ndaj vullnetit politik, që tashmë ka kapluar mendimin shkencor në institucionet shkencore e akademike të vendit tonë që kanë për objekt studimi shkencat albanologjike.

Në këtë kuptim, mund të thuhet se qëndrimet thjesht e rreptësisht shkencore të shprehura në mënyrë institucionale nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave, në konferenca e forume të tjera shkencore, apo nga antarë të veçantë të saj, kanë qenë zëri i vetëm, që me akribi shkencore e kurajo civile i është kundërvënë tentativave të shumta të politikës, të konsumuara përgjatë gjithë harkut kohor që shënoi 100-vjetorin e Pavarësisë, për të interpretuar apo për të deformuar në mënyrë arbitrare përmbajtjen e ngjarjeve dhe të figurave të historisë sonë kombëtare. Në Konferencën shkencore, të organizuar me rastin e 100-vjetorit, në muajin tetor 2012, me një vështrim gjithpërfshirës, u trajtuan tema që kishin të bënin me faktorët përcaktues të lindjes e të konsolidimit të shtetit shqiptar, siç ishin kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 1910-1912, lëvizjet diplomatike në kontekstin ballkanik e evropian të patriotëve e etërve të shtetit shqiptar, ndërthurjet e interesave politike e strategjike të Fuqive të Mëdha dhe pasqyrimet e tyre, pozitive e negative, në procesin e lindjes e të afirmimit të shtetit shqiptar, faktorët ngjizës të unifikimit moral e kulturor të shqiptarëve, me vështrim të veçantë proceset e standartizimin të gjuhës shqipe dhe problematikat përkatëse, etj. Një këndvështrim origjinal sollën në kontributet e tyre kolegë që e kishin vënë fokusin e analizës së tyre në marrëdhënien diakronike të shtetit shqiptar me vlerat e sovranitetit, integritetit apo të kohezionit kombëtar. Shumë nga kumtesat e paraqitura në këtë forum shkencor ishin rezultat i studimeve origjinale, të bazuara mbi fonde dokumentare të pashfrytëzuara dhe në një literaturë shkencore gjithpërfshirëse. Idetë dhe konkluzionet e shumë prej tyre, ndërkohë, kanë patur rastin të paraqiten e të kolaudohen edhe në botime apo veprimtari shkencore jashtë Shqipërisë. Problemet e lidhura me zhvillimin e shkencave albanologjike, në përgjithësi, kanë qenë objekt i seancave të posaçme debati të organizuara nga Akademia jonë. Mes tyre, s’do mund të linim pa përmendur seancën mbi të ashtuquajturin rishikim të gjuhës standarte shqipe, ku gjuhëtarë të shquar, antarë ose jo të Akademisë së Arteve e të Shkencave, referuan mbi përmbajtjen e ndryshimeve që propozohen t’i bëhen standartit të sotshëm, duke evidentuar edhe rreziqet që mund të paraqesin për gjuhën tonë të përbashkët ekseset me sfond ideologjik, politik apo krahinor. Mund të thuhet me siguri, se përtej qasjeve shpesh herë të impostuara e të paragjykuara, që karakterizuan shpesh herë veprimtaritë me karakter historik e kulturor, veprimtaritë e organizuara nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave, ashtu si edhe angazhimi individual i antarëve të saj, treguan një qasje dhe një qëndrim krejt tjetër ndaj ngjarjes së madhe të 100-Vjetorit të Pavarësisë, të kuptuar në rastin tonë, si një objekt i hulumtimit shkencor.


Përparim Fuga: Na duhet ringjallja e Institucioneve shkencore

Shkencat teknike dhe ato natyrore në Shqipëri ndodhen aktualisht në një situatë disi të veçantë, që ndikohet sidomos nga kushtet “specifike” të një ekonomie tregu “specifike”. Eksperienca e këtyre 20 vjetëve të fundit tregon se në këto kushte, interesimi për fizikën, matematikën, kiminë, por edhe për fusha të tilla si inxhinieria mekanike, inxhinieria elektrike, gjeologjia, etj. ka pësuar rënie të ndieshme, ndërsa mbeten me më shumë interes fusha të tilla si arkitektura, inxhinieria e ndërtimit, inxhinieria elektronike, teknologjia e informacionit, etj.
Ka shumë tregues që e mbështesin këtë pohim. Fjala vjen, sot janë gjithnjë e më të paktë ata studentë të shkëlqyer që preferojnë të kryejnë studimet e tyre në këto fusha, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Gjithnjë e më pak punime shkencore dhe botime në këto fusha publikohen në revistat shkencore në numur mjaft të kufizuar brenda vendit. Edhe më pak akoma botohen studime të shkencëtarëve shqiptarë në këto fusha në revista akademike ndërkombëtare të indeksuara. Nga ana tjetër, vetë baza laboratorike e kërkimit në këto fusha ka ardhur duke u varfëruar, si për mungesë të investimeve të reja, edhe për pamundësinë e mirëmbajtjes së aparaturave të kushtueshme.
Ndoshta një nga drejtimet që mbetet ende aktiv, me probelamtikë dhe angazhim serioz të kërkuesve në fushat e shkencave natyrore e teknike është ai i studimeve për mjedisin, për ujrat dhe cilësinë e tyre, për florën dhe faunën shqiptare, për cilësinë e ajrit, etj., ku, gjithësesi, ka dhe mbetet shumë për të bërë.
Një situatë e tillë krijon disa reziqe, mbi të gjitha rrezikun e thellimit të hendekut mes nivelit të njohurive që ekzistojnë në Shqipëri dhe atyre të arritura në vendet më të zhvilluara. Dhe nëse vazhdohet me këto ritme, një ditë, shqiptarët do e kenë të vështirë “kuptojnë” dhe, aq më pak, të “flasin” gjuhën e teknikave moderne në fushën e shkencave natyrore e teknike.
Pa dashur të analizojmë këtu hollësisht arsyet përse ndodhemi në këtë situatë, dëshiroj të theksoj se një nga faktorët kryesorë ka qënë “reformimi”, në vitin 2006, i institucioneve shkencore në fushë të shkencave natyrore e teknike, disa prej të cilave, pas “reformës”, thuajse kaluan në paralizë të plotë. Shembull tipik është rasti i Institutit të Fizikës Bërthamore, jo sepse pas kësaj “reforme” ai institut u shndrua thjesht në një Qendër kërkimore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por sepse u “rrudh” në mënyrë të tillë që e humbi thuajse tërësisht fushën e veprimtarisë së tij kërkimore, humbi një pjesë të konsiderueshme të personelit kërkimor dhe la “pas dore” me miliona dollarë investime në pajisie nga më modernet, shumica e të cilave të fituara përmes projektesh bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare. Ndërkohë që shumë pak, për të thënë aspak u vu në shërbim të proceseve akademike të formimit të specialistëve të rinj në lëmin e fizikës, kimisë, elektronikës, etj.
Sot, statusi i këtij institucioni sapo është rivendosur duke u shndruar përsëri në institut kërkimor në varësi të Universitetit të Tiranës, por tetë vjetë nën “reformim” ishin të mjaftueshëm për ta vënë atë në gjendje “kome”, nga e cila duhet shumë mund e përpjekje për t’a nxjerrë.
Situata është thuajse njësoj edhe për institucionet e tjera të dikurshme që punonin në fushë të shkencave natyrore e teknike. Gjithësesi, nëse do dëshëronim të mendonim për një rivitalizim të jetës shkencore në fushën e shkencave natyrore e teknike, mendoj se në radhë të parë procesi duhet të nisë me rivendosjen e një aktiviteti të mirëfilltë teknik e shkencor të institucioneve që kanë qënë themeli bazë i kësaj veprimtarie, si Instituti i Fizikës Bërthamore, ai i Sizmikës, i Hidrometeorologjisë etj., e pastaj edhe në katedrat dhe laboratorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të fakulteteteve të Universitetit Politeknik. Të tre institucionet që përmënda më lart, kanë qënë dhe duhet të jenë përgjegjës për shërbime të mirëfillta me karakter teknik e shkencor në shërbim të publikut dhe zhvillimit të vendit. E si të tilla, do të krijojnë shtratin në të cilin më tej mund të rigjenerohen edhe drejtime të tjera, të lidhura ose jo direkt me to.
Njëherazi, mendoj se është e domosdoshme që të përcaktohen disa fusha prioritare, të cilat kërkojnë studime me karakter “strategjik”; si të tilla do të përmendja studimet në fushë të energjetikës, studimet për shfrytëzimin racional të pasurive natyrore, studimet në fushën e ujrave detare dhe atyre të brendëshme, mbi florën, faunën dhe mjedisin, thellimi në teknikat e teknologjisë së informacionit, e më tej një varg masash me karakter organizativ e strukturimi.
Pikërisht në këto drejtime zhvillimi të karakterit të mirëfilltë strategjik duhet të thonë fjalën e tyre studiuesit, pedagogët, e në veçanti akademikët, mes tyre edhe ata të përfshirë në gjirin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.


Fatos Tarifa: Shkencat sociale dhe humane, epiqendër e punës tonë

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave është veçanërisht e preokupuar për gjendjen dhe nevojat e kërkimeve në fushën e shkencave sociale dhe të disiplinave humane. Pa mohuar aspak arritjet më të mira të derisotme në këto fusha, duhet thënë se e kaluara ka lënë gjurmë të thella negative në to, siç janë monizmi ideologjik në formën e një marksizmi të kalcifikuar, mungesa thuajse e plote e lirisë krijuese dhe e lirise se shprehjes (diktati politiko-akademik), mungesa thuajse e plote e njohurive në metodologjitë e studimeve sociale, izolimi thuajse total nga bota akademike dhe arritjet e saj në këto fusha etj.
Ndryshimet e bëra në këto fusha të krijimtarisë shkencore, sidomos në shkencat sociale, gjatë këtyre 20 e ca viteve të fundit, janë esencialisht të pakta dhe të pandjeshme. Një varg disiplinash sociale mesohen në universitet, por cilësia e tyre mbetet shumë e dobët. Pedagogët dhe kërkuesit e rinj, edhe ata më premtuesit, gjejnë pak hapësirë të zhvillohen në mjedisin akademik ekzistues. Kurrikulat akademike janë arkaike dhe sempliste (shpesh herë pasqyrë e nivelit të pedagogëve). Në shkollat tona të larta nuk mësohet thuajse fare teori sociale (mësohen kryesisht njohuri shumë të përgjithshme dhe sipërfaqesore mbi disa autorë klasikë dhe mbi teoritë e tyre, por pak mbi shkollat moderne të mendimit shoqeror dhe mbi autorët më të njohur bashkëkohorë). Nuk njihen, nuk mësohen dhe, rrjedhimisht, nuk përdoren (sa dhe si duhet) metodat sasiore dhe cilësore bashkekohore të kërkimit. Per të gjitha këto arsye, ka fare pak studime të mirëfillta shkencore që u afrohen standardeve të shkencës sociale në Perëndim; “studimet” më të shumta konsistojnë kryesisht në raporte narrative përshkruese, në shumicën e rasteve të hartuara mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë dilentateske dhe të përpunuara thjesht në formë tabulare. Niveli i studimeve doktorale në këto fusha është i ulët dhe disertacionet doktorale janë shumë poshtë standardeve të universiteteve perendimore. Revistat “shkencore” në këto disiplina janë, gjithashtu, të një niveli mjaft të ulët dhe, me ndonjë përjashtim të rrallë, studiuesit shqiptarë në shkencat sociale dhe në disiplinat humane thuajse nuk i botojnë dot studimet e tyre në revista akademike të indeksuara në Perëndim. Varësia nga Ministria e Arsimit është atrofizuese për shkencat sociale, ndërsa mungesa e burimeve financiare për të stimuluar arsimin universitar dhe, sidomos, kërkimin në këto shkenca një pengesë endemike.
Por, a ka dritë në fund të tunelit? A mund të jemi optimistë? Mendoj se po. Sot ekziston liri e plotë mendimi dhe liri e plotë krijuese në çdo fushë të shkencës sociale (ka pra pluralizëm ideologjik dhe sociologjik). Majft studiues në shkencat sociale janë arsimuar në universitete perëndimore dhe kanë sjellë me vete knoë-hoë (në teori dhe metodë), si edhe atë ethos të shkencës për të cilin fliste Robert K. Merton. Shkencat sociale vazhdojnë të tërheqin studentë dhe vazhdojnë të jenë joshëse për shumë prej tyre. Mungesa e theksuar e traditës në këto fusha krijon jo vetëm vështiresi e pengesa, por edhe oportunitete për zhvillim cilësor e të shpejtë. Mjetet e reja të informimit mundësojnë njohjen me shkollat, autorët bashkëkohore dhe literaturën më të fundit në disiplina të ndryshme sociale e humane. Mundesitë për bashkëpunime akademike me studiues dhe institucione të huaja janë shtuar. Sot është e mundur (dhe shumë e dobishme) që të bashkëpunohet me studiues shqiptarë të shkencave sociale që punojnë në universitetete dhe në qendra kërkimore të huaja.
Ç’mund të bëhet? Mendoj se universitetet tona duhet të pavarësohen nga shteti, por kjo të shoqërohet me rritjen e përgjegjësisë së këtij të fundit për subvencionimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në të gjitha lëmitë. Në kurrikulat universitare dhe pasuniversitare të disiplinave sociale është e domopsdoshme të bëhet një përmbysje rrënjësore; kjo s’duhet të na trembë. Ka ardhur koha, ndoshta, edhe që universitetet shqiptare t’u hapin dyert profesorëve të njohur nga universitete të huaja prestigjioze, mundësisht amerikane dhe angleze, të cilët, (a) t’u mësojnë studentëve shqiptarë kryesisht teoritë sociale dhe metodat moderne të kërkimit në shkencat sociale, (b) të udhëheqin studimet doktorale të studentëve shqiptarë dhe (c) të bashkëpunojnë konkretisht me studiuesit shqiptarë më të talentuar në këto fusha.



Duhet theksuar se Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave ka në gjirin e saj disa prej figurave botërore më të shquara në shkencat sociale, si Anthony Giddens, Amitai Etzioni, Craig Calhoun, Bryan S. Turner, Pierre Hassner etj, të cilat kanë bërë dhe mund të bëjnë edhe më shumë për zhvillimin e këtyre shkencave në vendin tonë.

Unë mendoj, gjithashtu, se progresi në shkencat sociale kërkon domosdoshmërisht rivleresimin e profesoratit të paaftë dhe joproduktiv (pavaresisht gradave dhe titujve të tyre) dhe, mbi të gjitha, krijimin e nje Këshilli të Kërkimeve në Shkencave Sociale (, pra të një farë Social Science Research Council), pa pjesëmarrjen e Ministrisë së Arsimit dhe jashtë ndikimit te saj, i cili të koordinojë veprimtarinë kërkimore në këto shkenca midis universiteteve më të rëndësishme, Akademisë se Shkencave, Akademise Shqiptare te Arteve dhe Shkencave, Qendrës së Studimeve Albanologjike etj., si edhe të ketë një sërë prerogativash, të cilat mbeten për t’u diskutuar.

***
Anëtarë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë personalitetet e poshtëshënuara (ne rend alfabetikisht):

Anëtarë të rregullt:

Alajdin ABAZI (fizikant, Tetovë), Bashkim AHMETI (piktor), Arben BABOÇI (mjek), Abdylmenaf BEXHETI (ekonomist, Tetovë), Panajot BOGA (mjek), Luljeta BOZO (inxhiniere), Adrian CIVICI (ekonomist), Basri ÇAPRIQI (shkrimtar, Prishtinë), Pandeli ÇINA (mjek), Alqi ÇULLAJ (kimist), Limos DIZDARI (kompozitor), Dhimitër DHORA (biolog), Timo FLLOKO (aktor), Përparim FUGA (fizikant), Romeo GURAKUQI (historian), Gëzim HOXHA (arkeolog), Ermonela JAHO (soprano), Helena KADARE (shkrimtare), Ismail KADARE (shkrimtar, President Nderi), Isuf KALO (mjek), Eno KOÇO (dirigjent), Ksenofon KRISAFI (jurist), Emil LAFE (gjuhëtar), Xhevat LLOSHI (gjuhëtar), Adelina MAZREKU (mjeke), Piro MILKANI (regjisor), Skënder MINXHOZI (gazetar), Inva MULA (soprano), Mina NAQO (matematicien), Tedi PAPAVRAMI (violinist), Llukan PUKA (matematicien), Skënder RIZA (historian, Prishtinë), Evan ROÇO (agronom), Marenglen SPIRO (fizikant), Sali SHIJAKU (piktor), Fatos TARIFA (sociolog, Sekretar Shkencor), Thoma THOMAI (skulptor), Pëllumb XHUFI (historian, President i radhës), Aleksandër XHUVANI (inxhinier).

Anëtarë nderi:

Lord Anthony GIDDENS (sociolog, Angli), Craig CALHOUN (sociolog, Angli), Amitai ETZIONI (sociolog, SHBA), Pierre HASSNER (filozof, Francë), Bryan S. TURNER (sociolog, SHBA), Victor FRIEDMAN, gjuhëtar/balkanolog, SHBA), Jean-Philippe ASSAL (mjek, Zvicër), Peter LUCAS (shkrimtar, SHBA), Mateo MANDALA (gjuhëtar, Itali), Lucie NADIN (historiane, Itali), Marc POINTET (ekonomist, Francë), Obrad SAVIC (filozof, Serbi).

Kalimera poetike, orë letrare akademike e letërsisë shqipe

Dy nga penat më të shquara shqiptare Kim Mehmeti dhe Mehmet Kraja do të jenë mysafirë të veçantë të Kalimeres poetike të këtij viti e cila organizohet në kuadër të skenës verore.
Siç mësojmë, për të dy shkrimtarët dhe publicistët janë të rezervuara nga një mbrëmje e posaçme.


Kime Mehmeti htë i njohur si romansier, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas kurse Mehmet Kraja është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës por njëkohësisht edhe shkrimtar i njohur mbarëkombëtar. /




Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2013, manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 21-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkrimtari slloven Slavko Pregl dhe shkrimtari Mehmet Kraja, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale.





E kthyer tashmë në një traditë, në kalane e Ulqinit ka startuar festivali “Skena Verore 2013”, ku për 20 netë me radhë nga vende të ndryshme të Ballkanit do të prezantohen punime artsistike, ekspozita të ndryshme, shfaqje teatrale, si edhe mbrëmje letrare.

Në kuadër të këtij eventi, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club”, në Ulqin ka organizuar edicionin e 21-të të manifestit “Kalimera Poetike”, ku i ftuari i nderit ka qenë shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti.

Ndër të tjera, Mehemeti është shprehur se shteti amë duhet të luajë një rol akoma më të madh në çështjet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë dhe sipas tij, këtë më mirë se askush sot po e bën Top Channel.

“Është vetëm një projekt i suksesshëm shqiptar: Top Channel. Një projekt brilant. Të tjera duhet të jenë romanet shqiptare, baleti shqiptar”, ka thënë Mehmeti, shkruan Top Chanel.

Ndërsa një nga organizatorët e kësaj mbremjeje artistike, Ali Salaj, kryetari i Shoqatës së Intelektualëve dhe Artistëve në Ulqin shprehet se qëllimi kryesor i këtij eventi është promovimi i krijimtarisë më të mirë shqiptare dhe ballkanike.

““Kalimera Poetike” është një aktivitet i njohur që sivjet organizohet sërish dhe si mysafirë kemi pasur shkrimtarin e njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Mesazhi është afirmimi i kulturës mbarëkombëtare”, deklaron Salaj.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orën letrare akademike të letërsisë shqipe.

Ulqini gjatë këtyre ditëve bëhet qendra e vendtakimit të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni, duke i dhënë kështu turizminit edhe një vlerë të shtuar.
Ndërsa sonte nga ora 22 mysafir do të jetë shkrimtari i njohur nga kët anë z.Mehmet Kraja. Krijimtaria e z. Kraja është shumë e madhe. Disa nga këta janë:
''Gjurmë në trotuar”, “Rilindja”, Prishtinë 1978;

“Portali i perëndive të fyera”, “Rilindja”, Prishtinë1980;

“Moti i Madh”, ““Rilindja”, Prishtinë1981;

“Udhëzime për kapërcimin e detit”, “Rilindja”, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;

“Sëmundja e ëndrrave”, “Rilindja”, Prishtinë 1987;

“Net bizantine”, “Rilindja”, Prishtinë 1990;

“Muri i mjegullës”, “Toena”, Tiranë 1998;

“Edhe të çmendurit fluturojnë”, “Onufri”, Tiranë 2004;

“Im atë donte Adolfin”, “Onufri”, Tiranë 2005.

"Selvitë e Tivarit", "Onufri", Tiranë 2008

"Hotel Arbëria", "Onufri", Tiranë 2010


Tregime

“Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;

“Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;

“Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;

“Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;

“Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.


Drama

“Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;

“Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;

“Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;

“Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;

“Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;

"Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008


Kritikë dhe publicistikë

“Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;

“Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;

“Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.

"E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009

ULQINI, OAZË FRYMËZIMESH

(Motive nga Shasi, Salim Memishi, shkrimtar)

Ishte orë e hershme e mëngjesit të së enjtes, kur në postën elektronike më arriti letra që do të ndajë me ju. Ishte Salimi, miku dhe poeti preshevar që gjithnjë zgjedhë Ulqinin për pushimet disaditore verore. Ai si duket aspak s kishte fjetur një natë më herët. Dukej i emocionuar nga gjithcka kishte parë e përjetuar në Komunën e Ulqinit, kësaj rradhe në pjesën e Anës së Malit. Një ditë më parë kishte prekur për të parën herë Shasin nga ftesë miqsh të kësaj ane ndër të cilët edhe poeti nga këto vise Hajredin Kovaci dhe gazetari i hershëm i Radio Ulqinit Sabri Halili.

Kam lejen e poetit preshevar të ju servirë të plotë letrën me motive nga Ulqini:

‘’Ma përshëndet dhe ma duaj shumë Ulqinin.
Në dihatjet e erës që rrahte shpinën time dje në mbrëmje, pashë lodhjen e erës duke më kërkuar plazheve a gurëve mijëvjeçare. Për vetëm një fjalë : "Mirë se na erdhe!" Thashë me vete t'i ripërgjigjem dhe njëhere Anës se Malit se kur erdha unë ajo ishte në gjumë të thellë.
Me kripin tim të boshatisur që flladi bënte lojën pa lojtarë, iu pergjigja dhe një herë, por, pa zë. Të filloj bisedën me ty më dukesh humbës ndër kohra dhe më bën më borxhli ndaj teje, gjë që do më mundonte. Kur erdha atë dite, rrugët tua më ngjanin në dhëmbët e mij derisa kafshonin motin i cili pinte erën ujë dhe unë thashë do të digjem. Ndodh shpesh që në përkthim të një fjale të përdorësh një fjalë tjetër, po unë si të perkthej gjuhën time që ndajë me ty. Gjuhën që ma mesuan bardhësite e dallgëve vetëm me simbole. Unë Akili i djegur nga rëra, shoh mallin tënd prush nën këmbë, dhe shoh lart qiellin e derdhur mbi motin e mbështjellur në rruzull ere. Kjo rërë që më kafshon kur unë e shkel, më bën t'i fryej detit kur futem në të, dhe, ky i dyti që paqësor dukej në mungesë ere, më bën me kripë dhe ja gati për zgarë. Më merr, më pi, më perpijë mes brinjëve tua të grila, se edhe kur kam munguar unë këtu isha, kur kam ikur nga frika s'e kisha dhe se shtegu im nuk është në jug, është atje ku ty s'të kam por është dhe atje ku i yti jam. Syri i atdheut tim dritë e shikimeve të mia. Gjatë rezistences mijëvjeçare ti ke qenë më i fortë se gurët e rivarrosur, më i fortë se muret me korniza te thyera dhe më i qëndrueshëm se shkrimet e shlyera nga dorë e ditëzinjëve.
Tani Shas, me ty po flas. Në dërrasat e vekut ku peri yt ngrohte këmbët e gjyshërve të mi, pashë dhe mallin në oreks të dritës. Skena e mendjes sime është më e madhe se ytja dhjetë herë dhe më e vogël se ti dymijë e pesëqind shkronja. Të njoh ashtu si ti që më njeh, të preka si era ballin e djersitur, të lashe si shtratin e liqenit tënd nën unazën e magjishme. Pallamidet që më thernin këmbëve të djegura nga plazhi më ngjanin ne mjekrrën time të ditës së katërt. Gurëve të Shën Mërisë gjërat e vjetra ranë ndesh me një shikues të ri, të panjohur deri dje dhe vendali që nga sot. Mes maleve ku Zoti kishte krijuar djepin tënd, natyra të këndonte ninullat e lavdisë kur ato te gjumit nuk kishin vend as kohe. Barishtet e thara nga lotët e një legjende kishin ngjyrën e letrës së lagur nga kafe imja sot në mëngjes. Ne Kodrën përballë princit të vrarë do të vë gurëthemelin, një shtëpi me shkronja. Të ngris një flamur si e do natyra, të këndoj himnet si duhet kënduar, të pushoj si gurë i Kalasë në themel, të ngelem në ty sikur në mua që ke ngelë. Të puthë çdo gurë dhe të përqafoj çdo degë duke iu përulur ngrohtësise tënde. Tek të vizitoj, me prano si jam dhe jo si duhej të isha, përndryshe për mua s'do t'ia vlente këmisha.’’
-Salim Memishi, korrik 2013.



Salim MEMISHI - u lind me 21 tetor 1984 në Preshevë. Shkollimin e ndoqi në vendlindje Miratoc, pastaj Preshevë, më pas studimet e larta në Prishtinë, Fakulteti Filologjik, Departamenti Gjuhë dhe Letërsi Frënge, ndërsa studimet Postdiplomike vazhdon t’i ndjekë pranë Universitetit të Bernit-Zvicër. Në vargjet e tij lehtë dallohen motivet nga vendlindja, nga Prishtina, së fundmi dhe nga Berni. Gjithsesi autori Prishtinën vazhdon ta konsiderojë si djep të frymëzimit të tij.
Është autor i disa shkrimeve eseistike, analizave, kritikave si dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete letrare kombëtare e ndërkombëtare. Deri tani ka të botuara tre libra me poezi:
‘’Shtegtim i dashurisë’’ , ‘’Orë pa akrepa’’ dhe ‘’Xhamat e Luvrit’’.
Jeton dhe vepron në Bern.

Shkruan: Dr Argezon Sulejmani-PARALELET, PATRIOTËT ME BATERI, VEZA, PULA… (Qasje)


Dhe ndodhë kjo. Kur politikat partiake depërtojnë dhunshëm në cdo pore të lirisë e organizimit qytetar. Ata ndërmarrin hapa e hapa. Ata nuk dine te ndalojnë. Ata i dinë të gjitha. Ata harrojnë që janë vetëm disa prej nesh. Ata bëhen lokomotiva, ne detyrimisht ju bëhemi vagone.
Ata na terheqin në rrugë e kohëra pejsazheve të stinëve të tyre. Për me keq, ndodhë të vie tek rifreskimi i lokomotivave, por jo edhe i rrugëve, drejtimeve, mekanizmave e stacioneve.
Të gjitha këto me shkuan sot ne mendje kur kafene e mëngjesit po e shoqëroja me më të rejat vendore nga mediat elektronike. Ndër të tjera, më vrau shumë një titull “patriotë me bateri”. Jo pse nuk ka te tillë por nga rasti, mënyra dhe burimi i reagimit (titullimit). Ishte dëshpruese e zhgënjyese, sepse vinte nga një përfaqesues i gjeneratave të reja. Gjeneratave që, kritikojnë populizmat e duan me cdo kusht të bëhen popullor. Gjeneratave që, nisin udhe në emër te ideve te qarta promovuese dhe rrugës bëjnë kthesa te rrahura pragmatike. Gjeneratave që, e njohin gabimin si realitet njerezor dhe qe veten pastaj e çmojnë të pagabueshëm. Historia tregon që në këtë nënqiell ka patur shume “te pagabueshem” që i mbushen vitet me histori por që e lane historine e asaj kohe pa vite. Së paku, të rinjte, ne, nuk duhet te përpiqemi të luajme rolin e te pagabueshmit me cdo kusht.
“Patriote me bateri” e ndjeva veten nga perkufizimi i deputetit ulqinak. Këtë, sepse edhe une në vete jam ndier i fyer kur kam lexuar paralelizmat e bëra nga ai javë më parë. E definimi i tillë nga kjo zuri fill!! E kam menduar, pikë së pari, të ishte gabim transkripti, gabim përkthimi, apo dashakeqesi dhe që autori do të dalë në një reagim që do ta zhbënte atë, ta sqarojë në hollësi ose të kërkojë falje. Njerëz jemi. Te rinj jemi. Partizanë nuk jemi!?
Por, reagimi i tij i mëshon edhe më tej konceptit të ndërtuar në paralele. Për më keq, ai nise të përkufizojë shoqërinë, fenomenet sociale, personazhet e analizes e deri tek definimi i sakte i paralelës. Ai e bën shume mirë lektorin, duke dashur te promovojë të pagabueshmin.
Por, ai gaboj. Gaboj kur e mori përsiper të sqarojë çështjen. Gaboj kur e beri krahasimin (ose paralelizmin). Gaboj në perzgjedhjen e personazheve. Gaboj që nuk kërkoj falje.
Jo vetem zoterine, te cilin ai e krahason (paralelizon) me një kriminel lufte, por ne nuk e kemi asnjë tjetër në miliona e miliona shqiptarë të krahasueshem me si ate dhe te llojit të tij. Për këtë kjo është fyerje kombëtare. Për këtë gabimi është i rëndë. Edhe e thonë që, njerëzit e medhënj bëjne gabime të mëdha. Si duket edhe gabimet e mëdha duan koke e shpine. Edhe gabimet duan të kënë emër. Le t’i kënë emrat tane, vetem le të na ‘bëjnë’ të mëdhenj.
Por, ne kurrsesi të dalim jashtë lëvozhgës së lokalizmave. Aty ndjehemi mirë, komod, të mbrojtur. Aty bëjmë gabime të mëdha, por qe i arsyetojmë me vendin e vogël. Edhe gafa në fjalë tenton të fusë kokën poshtë lëvozhgës lokale, aty pastaj të lahet e bekohet me ujte e kriptë, me pak –izma nën bateri dhe kaq. E politikanet këtë duan, lëvozhgën, vezen dhe pulën. Pastaj debat, veza-pulen apo pula-vezen?? Duke ‘demostruar’ me pulat dhe vezet e popullit.

Panairi i librit mbahet në shetitoren e Plazhit të vogël në Ulqin dhe do të jetë i hapur deri me 16 gusht 2013.

Nën organizimin e Qendrër për kulturë dhe mbështetur nga Komunal e Ulqinit, kësaj të shtune, me 10 gusht 2013 pritet të hapet Panairi i librit në Ulqin.
Panairi i këtij viti pritet të zgjojë interesim shumë më të madhse vitin e kaluar pasi, sipas organizatorëve, pjesmarrjen në këtë panair e kanë konfirmuar një numër i madh i shtëpive botuese Shqipëria, Kosova, Mali Zi.

Panairi i librit mbahet në shetitoren e Plazhit të vogël në Ulqin dhe do të jetë i hapur deri me 16 gusht 2013.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...