Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/20

Ramiz Lushaj: Elida Bucpapaj-Vetëvetja në poezi e përjetësi

Shënime nga Ramiz Lushaj, për veprën poetike . “Une jam e përjetshme e poetes Elida Bucpapaj
 
1.Si astenji shembullim tjetër bashkëkohor shqiptar, zonja mediatike Elida Buçpapaj, ka një shtatrritje të trefishtë në vite dhe në personalitet poetik: Vajzë e poetit historik, lirik, atdhetar – Vehbi Skënderi, i dekoruem nga Presidenca e Shqipërisë së tij me titullin e lartë të nderit “Mjeshtër i Madh” dhe i cilësuem me të drejtë nga kryeministri aktual prof. dr. Sali Berisha si “personalitet i letrave shqipe dhe i mendimit intelektual shqiptar”. Nuse e poetit emblematik – Skënder Buçpapaj, një “Uollt Uitman shqiptar”, një kreshnik i fjalës poetike në Alpet shqiptare e zviceriane. Vet Elida poete, në udhaecjen e saj në këtë truall poetik familjar, në hapakrahë të këtyne dy majemaleve poetike, në pengesat e lartësitë e kohës, ujëvaron me rrjedhën e vet krijuese dhe në fjalahapa të pandalun shtatmatet me gen e penë me këta dy emra të mëdhenj që asnjani të mos i bajnë eklips opinional tek të tjerët dhe të mos mbetet në hijen e tyne.
Në përditje e stade kohore, veçmas në dy vëllimet poetike të njipasnjishme në muajt e fundit, ia ka mbrri të ketë universin e vet poetik, diellin e vet poetik, individualitetin e vet poetik. Përndryshe, Elida Buçpapaj në jetë e përtej jete, në gene gjaku e pragu – si bijë e nanë, në adhurim e me mirënjohje iu përket të dyve (të atit dhe bashkëshortit të saj), veçse në vekin e vet poetik, në pajën e saj poetike për lexuesit, është Vetvetja.
Kësisoj, në një farë mënyre të drejtpërdrejt, Elida – kjo poete e njohur, qyshse me librin e parë “Vij” trokonte e heponte me ngulmim, ravijëzime e nivelime për të qënë e mbet Vetëvetja. Në hulmet e gurrat poetike të vëllimit tjetër, i dyti i rradhës, rivjen me unin e vet poetik, me frymëmarrjen e vet poetike, si për t’i prapëthënë muzës së saj, vargut të saj, lexuesit të saj: “Unë nuk jam e përjetshme”, por Vetëvetja.
Treshes poetike: Skënder Buçpapaj, Vehbi Skënderi, Elida Buçpapaj, dikund e dikah në hapaecje të demokracisë iu diellet rruga e vendlindjes dhe e mërgimit, ashtu sikurse dikushi e askushi nuk mungon e nuk priton me iu mbrapshtue me gurna e ngrica. 18 vite jetë në tranzionionin shqiptar dhe në azilin zviceran ia shtynë librin e tretë: “Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit” (2012). Realisht tek ky vëllim poetik është krejtësisht Vetvetja. Ndoshta dhe kjo pritje kaq e gjatë do të përforconte vetëm një fjalë: Vetvetja.
Kjo vërtetësi e identitetit poetik të saj e merr natyrshëm vulën e kohës bio-poetike tek vargvepra ma e fundit: “Unë jam e përjetshme”.
 Tashti Elida Buçpapaj është më shumë se Vetvetja në krijimtarinë poetike. Kjo poete po vjen e motivueme dhe e pozicionueme, e vlerësueme dhe e kërkueme, si një avangardë në krijimtarinë poetike të kohës sonë, jo veç në vrellalumin e poeteve femna.
Poetja Elida Buçpapaj është një princeshë e poezisë moderne shqipe.
 
2.
Tek vëllimi “Unë jam e përjetshme” poetja Elida Buçpapaj me letërnjoftimin e vet poetik ndjehet e tillë – e përjetshme: për vet udhëtimin e saj të veçantë në jetë e në letërsi, për vet progresin e shenjuem të shekullit të ri.
            Tashma e ka dëshmuar me artin e vet se bota planetare është e saj, sepse nuk ka forcë politiko-ideologjike si në diktaturën e kuqe komuniste që të ndalte të drejtën e botimit, të kufizonte liritë e fjalës poetike, t’i çonte librat e ndaluem për karton. Tek poezia “Ky perëndim dielli” na flet për Adriatikun e Jonin, malin e Dajtit e liqenin e Pogradecit, por edhe për “diellin brazilian, haitjan…”, “liqenin Miçigan në Amerikë”, etj. (fq.113-114), ndërsa tek poezia “Jam duke pritur shiun” flet për konfliktet në Kosovë, Irak, Afganistan, Bosnje, për Pranverën Arabe (fq. 127-128), etj.
Poetja e përveçme Elida Buçpapaj me atributet e kontributet e saj të derisotme i jep të drejtë vetes dhe koha i jep të drejtë asaj të jetë e përjetshme, sepse në fillimet e demokracisë së re shqiptare ishte korrespondente e radios “Zëri i Amerikës” duke shpërndarë në eterin e globit fjala-zërin e saj për ecuritë e vështira dhe arritjet e mira demokratike në Shqipërinë postkomuniste, një nga vendet më të izolueme, më të varfëra, më diktatoriale të botës. 
Kjo poete emigrante, prej vitit 1998, jo pak, po një dekadë kohë, ishte redaktore-koluministe tek gazeta kombëtare – ma e madhja media shqiptare: “Bota Sot” në Zvicër, që shpërndahej shpejt e pandalun në Kosovën e Lirë, në Europën Perëndimore (Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri, Itali, Hollandë, etj.), në Tempullin e Demokracisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prapë fjala e saj e shkrueme dritëron në kombëtaren “Bota Sot” tue pasqyrue kohën e sotme e kombin e përjetshëm shqiptar.
Elida Buçpapaj është e përjetshme. Ndoshat ndokush don argumente. Nuk mungojnë. Aq ma mirë – nuk janë të pakët. Kjo është një përkthyese aktive, produktive,cilësore. Në shtypin shqiptar të letrës dhe elektronikës si në ato të Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Podgoricës, në ato të Diasporës shqiptare në Zvicër, Amerikë, Athinë, Itali, Australi, Kanada, Belgjikë, Suedi… vijnë majemalet e poezisë botërore, si: Thomas Stearns Eliot, Carlsandburg, Rabindranath, Tagore, Wislawa Szymborska, Uilliam Blake, Edgar A. Poe, Guillaume Apollinaire, Arthur Schnitzler, Jorge Luiz Borges, Cesare Pavese, Jacques Marqucz, etj., etj.
Gjithsesi nuk po due me e heshtnue edhe një tjetër argument, që gjithsesi nuk është i fundit: Gazeta elektronike “Voal Online – Zëri i Shqiptarëve”, elitare në llojin e vet, që ta jep botën në pëllëmbë të dorës, që ta sjell para syve Shqipërinë Londineze, Kosovën sovrane, Luginën e Preshevës (Kosova Lindore) me krahinën e Sanxhakut të okupuem nga Serbia, Malësinë nga Ulqin në Plavë-Guci të okupuem nga Mali i Zi, Çamërinë me rrethina shqiptare të okupueme nga Greqia. Aty shqiptarët e botës pikapjekën me njani-tjetrin. E kjo gazetë e përminutshme, përcjellëse e lajmit më të shpejtë shqiptar e (ndër)kontinental, drejtohet me profesionalizëm nga dyshja që janë një e përbashkët: Elida e Skënder Buçpapaj.
3.
Diçka duhet të kemi të kthjelltë: Elida Buçpapaj nuk është e përjetshme se iu ka mbushur mendja asaj ta deklamoj botnisht në titullin e varglibrit të rradhës. Ajo është e mbetet e tillë nga vet-mbushjet e mëdha shpirtërore, intelektuale, poetike…të saj, nga vet-përmbushjet misionare të saj si qytetare, si nanë, si krijuese, si veprimtare e letrave shqipe, si përcjellëse e vlerave (ndër)kombëtare letrare.
Në magjen e saj krijuese brumapjeket mirësisht poezia engjëllore “Magjia” (fq. 77-79) teksa artnon vargjet e bardha: ”Me “Labeatin”/ notojmë/ përgjatë rrjedhës/ së Drinit/ nëpër Dardani/ dhe në frymëzimin e saj mirëkrahason “anija luhatet si djep”. Mrekullisht i portretizon shumëdimensionet e saj: “jam Zana/ Tanusha/ apo një dhi e egër/ e pakapshme/ shkrepëtimë/” dhe “jam Orë/ në gji kam qumësht/ të trashë/ të bardhë/ real”. Kjo poete tue udhaec krenarisht me anije përmes liqenit të Komanit, bash në trevën gjimbajtëse të Eposit të Kreshnikëve, na e paraqet vetëveten sa tokësore edhe qiellore, sa mitologjike edhe reale. 
Kjo, poetja Elidë, jo se don të paraqitet si frymëzim çasti në këtë poezi të saj, po ndjehet prej hejcekuri përjetim real i Tanushës të Eposit legjendar të Kreshnikëve. Ajo është Tanusha e mirë e kohëve moderne. Njejtësisht e denjësisht është vajza e një “krajli poet lirik”- Vehbi Skënderit, nga një familje korçare me tradita atdhetare e fetare. Babain e saj, poet i rrallë, partizanin me dy plagë në trup, me disa vepra poetike të mbrrime, nuk e deshti të tillë koha e komunizmit enverian, ndaj çuen për dënim politik në veprën ndërtimtare energjitike të Fierzës – aty ku Drini bigohet me Valbonën. Për koinçidencë: pak kilometra ma andej shtrihet në një rrafshinë të plantë Tplani – vendlindja e “Dinastisë poetike Buçpapaj”.
Poetja Elida Buçpapaj, kjo Tanushë shqiptare kërkon Kreshnikun e saj në një histori tjetër moderne. Dhe ai vjen: erdhi nga Toka, zbriti nga Qielli, e solli Dielli. Nuk e di. Diçka e kam të sigurtë: Ai ishte kreshniku poetik, jo veç nga shtati tipik malësor dhe nga artfjala e veçantë poetike, po edhe i lindun dhe i rritun në trevën e Eposit të Kreshnikëve, në Malësinë e Gjakovës, përndryshe: Malësinë e Mirë. Ai ishte Skënder Buçpapaj, një kreshnik i kohës moderne, një nga lisat poetikë rrënjadegë në kohëna; që e deshën larg të gjitha rregjimet kuq e blu, një mal që e ban vendin e vet në rritje, që i lumturohet idealisht vetësakrifikimit shpirtëror, poetik…biblik për të Tjerët, që ata të mos vuajnë nga dhimbja dhe krenaria.
Kjo Tanushë shqiptare, në një epokë moderne, në një kohë me frymëtime demokratike, në një jetë më vuajtje e shpresa, vjen si Nanë në një trevë me histori e kulturë të përjetshme. Edhe vetë është e përjetshme edhe për këtë fakt hyjnor: Nana Elidë i jep jetës jetë me të dy djemtë e saj: Prizrenin dhe Endritin, si dy yje me kulturë bashkëkohore, të dhanun pas ditunisë, përkthimeve, vendlindjes së prindërve. Nana Elidë, poetja Elidë, në poezinë “Magjia” ndjehet jetësore e hyjnore teksa “nxjerr gjirin dhe mënd” ushqen Prizrenin e paksa rritun dhe “Endritin / ende të palindur”/ dhe për ma tepër legjendarizon realen: “pik-pik / pikon qumështi / në bashin e anijes / dardane / me emrin “Labeat’’’/. Si në Eposin e Kreshnikëve kur Zanat i jepnin fuqi Mujit me qumështin e dhive të egra, kur iu prinin Orët në beteja… edhe Elida, nana “me gjirin plot qumësht / të bardhë / të bukur / dhe poetja me fantazi të ndezun reale të rrugës së qumështit deri tek Kashta e Kumtrit dhe tek “Theqafja e Drinit” na dijenon se “jam Nëna / Ora / Zana / dhija e egër / probatesha e tyre / dhe kreshnikët e eposit të lashtë, siç artnon nëna-poete “kanë dalë / e më presin /në “Theqafje të Drinit”/ kërshe më kërshe /(duhet ma shqip – shkëmb më shkëmb, shënim nga R.L.)/dhe më presin / me nderim”/. Dhe patjetër kreshnikët e rinj të bjeshkëve të Eposit të Kreshnikëve, të Etnosit Shqiptar, do të jenë edhe dy djemtë e saj, nipat e mbesat e saj.
Elida Skëndëri si talent u shfaq shumë herët në amzën poetike familjare. Rruga poetike e Elida Buçpapajt (Skënderi) mbetet tepër e gjatë, e përjetshme. Kjo poete nuk ka veç një poezi “Magjia”, po vet krijimtaria e saj është magjike kur buron si krijim hyjnor, si hymn jetësor, si yllsim i realiteteve. Në krijimtarinë e saj poetike e publicistike ka fuqi ajzberige magjike për të shpreh dhimbje e krenari, ka një fuqi ullake magjike për t’iu kundërvënë deri në rebelim rrjedhave të padrejta të jetës, ka një fuqi flakadane magjike ndaj mbrapshtinave që i vetarsyeton në segmente apo klane të politikës së ditës e të kohës.
Kjo që po e ceki në përmbyllje nuk është aspak e tepërt: Nëse poetja Elida Buçpapaj është shumëdimensionale në legjendarizim të vargjeve në poezinë – hymn i jetës “Magjia”, ku ndjehet si Nanë, si Zanë, si Orë.., ajo duket se ndjehet e tillë, realisht shumëdimensionale, edhe në jetën e prejardhun, të sotme dhe të përtejme të saj. Edhe në vargveprën e saj poetike: “Unë jam e përjetshme”.
Ajo është shumëdimensionale, se është poete, është përkthyese, është publiciste, është botuese, është kulturologe, është veprimtare e shoqërisë civile, është… Padyshim është një nga simbolet e kohës që rrezaton vlera e visare për brezat. Padyshim është një nga femnat model që dëshmojnë fuqi e lartësi për kohën e sotme. Sigurisht është dhe mbetet Vetëvetja në poezi e në jetë, në Atdhe e në Mërgim, në lodhjet e në lumturinë e saj, në dhimbjet e në krenarinë e saj. 
Poetja Elida Buçpapaj – kjo vajzë korçare, nuse tropojane, qytetare e Shqipërisë e Zvicrës, emigrante politike e Tiranës zyrtare dhe e Europës së Bashkuar – është poete e botës, me zërin e saj tokësor e qiellor, me individualitetin e saj jetësor e poetik, me fondin e saj fletëhapun e vrellarrjedhë kristaltë, me vargveprat e saj poetike, tek ma e para e deri tek kjo e sotmja “Unë jam e përjetshme”. E thonë latinët: “Heronjtë vdesin një ditë, po shkrimtarët, poetët e historianët nuk vdesin kurrë”. Ata janë të përjetshëm në breza. Ata janë përjetësia e kohnave.
 
                                                                                                                             Ramiz LUSHAJ

Simbiozë e krijimtarisë së Mark Krasniqit

Vepra e shkruar për disa dekada është bërë objekt studimi i studiuesit Anton Nikë Berisha. Fokusi i studimit të tij ka qenë figura e intelektualit Mark Krasniqi. Libri “Rrënjësia etnike në veprën e Mark Krasniqit” i botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” u promovua ditën e enjte në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Folësit thanë se autori ka gjetur njeriun e duhur, duke e artikuluar në fjalë veprën dhe kohën që Krasniqi ia kushtoi Kosovës.
Historiani Jahja Drançolli fillimisht lexoi biografinë e Mark Krasniqit, i cili ndër vitet e kaluara, ai tha se me disa reagime dhe polemika të profesor Mark Krasniqit e me të cilat janë mbrojtur para së gjithash interesat kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu në ish-Jugosllavi, duke u mbështetur mendimet dhe vlerësimet me të dhënat konkrete historike dhe shkencore. “Një çështje që tërheq libri “Rrënjësia…” është fenomeni i simbiozës i asimilimit të shqiptarëve në shekuj dhe autori Berisha, duke u nisur nga shkrimet e Mark Krasniqit, vë në shprehje shumë ngjarje që serbët lanë gjurmë ne vendin tonë”, ka thënë Drançolli.
Studiuesi i letërsisë, shkrimtari Mark Krasniqi, në tetor mbush plot 93 vjet, në cilat Drançolli tha se Krasniqi ka kaluar në 93 kilometrat e jetës e ka dhënë shumë nga krijimtaria e tij.
Ndërsa, i pranishëm në panelin e recenzetëve, Jusuf Buxhovi tregoi se si fillet e para të leximit të poezive ishin nga Mark Krasniqi. Buxhovi tha se kontakti i parë i tij me librin është nga shkrimet e Mark Krasniqit. Ai vuri në theks gjuhën dhe komunikimin e intelektualëve karshi politikanëve, të cilët sipas tij, në kohët e shkuara merrnin mësime nga intelektualët, gjë e cila tashmë nuk ndodh, sepse siç thekson Buxhovi, politikanët tani duket se po zhvillohen vetëm përmes ideve të tyre, e jo atyre intelektuale.
“Ne nuk jemi të vetëdijshmën në përgjithësi dhe lejojmë që klasa politike ta drejtojë klasën intelektuale. Që nga Rilindja Kombëtare e tutje dhe nga historia jonë e dimë që intelektualët kanë qënë prijës të proceseve politike, intelektualët kanë qenë ata që u kanë ofru programe politikanëve, kurse tani nuk jemi në një gjendje të tillë, ashtu siç në të vërtet do të ishte e udhës të jetë” tha publicisti Jusuf Buxhovi.
Kurse recenzenti tjetër, Ukë Xhemaj tha se e kishtë të vështirë të fliste para një mase kaq intelektuale dhe figura të arritura në vend. Për librin e Anton Berishës tha se veprimtarinë letrare, arsimore e shkencore dhe aktivitetin shoqëror e politik të Mark Krasniqit e përcjellin me interesim të veçantë breza nxënësish, studentësh, e studiuesish në vend dhe jashtë vendit.
“Kur lexuesi me vëmendje ndjek prezentimet e Anton Berishës, për veprat e Mark Krasniqit, me lehtësi do të hetoj mbi shkrimin e tij për punën dhe rezultatet e Krasniqit. Autori me këtë punë të vyer, të mbështetur me faktologji, lexuesin e studiuesin e bën edhe më kurreshtar për ta lexuar e mbi të gjitha për të shfytëzuar përvojën shkencore e letrare dhe shoqërore e politike të Mark Krasniqit” është shprehur Ukë Xhemaj.
Mark Krasniqi, i lindur më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë, afër Pejës, dhe ka mbas vetes një bagazh të madh intelekual.
Drilon Pulaj-Zeri

Prof. Primo Shllaku: Standarti dështoi, gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve



Respektimi i autoritetit nuk do të thotë rreshtje e kërkimit të së vërtetës. Ia vuna si titull ktij shkrimi ketë shprehje lapidare të Cvetan Todorovit jo për ta zanë ngusht Shpëtim Çuçkën, por për të pohue në të gjitha drejtimet se në shoqninë shqiptare nuk u ka cofë ora të gjithëve gjatë epidemisë së mendjeve në kohën e diktaturës. Nuk do ta ndëshkoja kurr as me fjalë e as me gjeste Çuçkën për ironinë e tij mjerane dhe humorin e lagun prej publicisti të keq në adresë të shkodranëve dhe, për pasojë, në adresë të qytetit të Shkodrës. Edhe pse alergjitë e tij ndaj Qytetit, të mshefuna keq, janë diçka që na e dimë dhe e durojmë, pikëmasëpari na sjellin në mendje dëshirën e mallkueme me e pyetë ket përkthyes (shum e lavdojnë për profesionist) se prej kah âsht ai, prej cilit vend, a ka nji vendlindje a nji vend origjine dhe cili kishte me qenë ai vend.
Larg prej idesë së marrë për t’i futë në ring origjinat tona, nuk e di se pse shkrimi i së martës, 23 mars 2013, me shtien ndër mend idenë e keqe se Çuçka nuk ka vend origjine, se ai nuk âsht prej askund. Do të ndihesha shum i gzuem sikur ai të më përgjigjej se âsht prej diku dhe pranë emnit të tij të nderuem, mbas presjes, të vendoste edhe nji toponim ose nji mbiemën përkatësie gjeografike. Ky Nemo pa origjinë do të ishte – gjithnji simbas meje – nji njeri shum fatkeq, por vetëm kshtu do ta kishte rrethanën lehtësuese të lajthitjes së tij me dashje për të sulmue shkodranët me puls emocional dhe dashakeqës deri aty mâ. Unë jam shum i vogël dhe i dobët me marrë nën mprojtje shkodranët. Ajo qytetari ka individë e grupime, shoqata e institucione që mund të arrinin shumçka ma tepër se unë. Dhe duhet ta bâjnë ketë për hir të vllaznisë me pjesën tjetër të kombit, për hir të rinjohjes dhe ripajtimit mbas lngatës së egër moniste, ku miti i luftës së klasave esencialisht duhet të dobsonte qytetet dhe, madje, t’i denigronte ata.
Në radhë të parë due të them me siguri të patundun se shkodranët në ket vend janë në shtëpinë e vet, janë në atdheun e vet jetik dhe historik. Ata nuk janë minoritet, por pjesë konstituive e kombit me histori të gjatë dhe me kontribute të jashtëzakonshme në shestimet e kombit, në krijimin e traditave si dhe në kontribute qytetnimformuese. Shkodra ka qenë, mund dhe duhet të jetë prap qendra e madhe diakronike-sinkronike e nji letërsie që në pjesën mâ të madhe të fazave të letërsisë kombëtare ka sjellë pragjet e risive dhe spirale inovative. Shkodra flet dhe shkruen me ekcelencë njenin prej të folmeve urbane metropolitane mâ shprehëse e ma endemike të të gjithë arealit shqiptar. E folmja e Shkodrës âsht gjuha e kangëve, e melosit të kënduem, e dashunisë dhe e poezisë, e humorit që pshtetet mbi kalamburin dhe mbi kombinimet e hatashme fonetike. E folmja e Shkodrës si e tillë i shpëtoi për mrekulli të ndotjes dhe përlyemjes me shqipen totalitare, të cilës aq me spikamë ia ka evidentue anatominë studiuesi Ardian Vehbiu. Ajo âsht e folmja e delikatesës, e politesës, e aristokratizmit dhe e borgjezisë me stampë europiane latine dhe teutone. Dhe, përfund, e folmja e Shkodrës âsht literalisht gjuha ime amtare, gjuha e tamblit ose gjuha e qumshtit, nëse zotni Çuçka ka pasë ndonjiherë rastin me marrë vesht se ç’âsht ajo.
Edhe pse të angazhuem në promovimin publik të gegnishtes, në Institutin tonë të Promovimit të Vlerave të Gjuhës Shqipe askush nuk e di se dikush me kompetenca dashka me abrogue hipertosknishten e standardit të sotëm dhe me vendosë në vend të saj “shkodranishten”. Ky lajm i zotnisë së masipërm, që ishte për tê aq rilevant dhe shpëthyes njiheri sa i doli edhe në titullin e shkrimit, na la të gjithëve pa mend dhe, nga pararojë e gegnishtes, u ndjemë fare në fund të koshit.
Nuk âsht hera e parë që në jetën tonë mendore ndeshemi me kulturën e gënjeshtres dhe të mashtrimit intelektual, të shashkave dashakeqe dhe shpifjeve të stilit bizantin. Taktika e “rrej, rrej se diçka mbetet” âsht po aq mefistofelike sa edhe e mjerë dhe qyrrane.
Nuk âsht e vërtetë se shkodranët dhe askush që mund të identifikohet si i tillë nuk ka ndër mend ta zavendsojë tosknishten e standardit me shkodranishten. Meqë Çuçka jep shêja të nji kulture militantiste gjuhsore dhe të nji erudicioni shkollaresk, po më duhet t’i kujtoj se Shkodra e shkodranët qysh në vjetin relativisht të largët të 1917-18, realizuen të vetmin forum të ndershëm gjuhsor me Komisinë Letrare, dhe, ndonse në kryesinë e tij ishin letrarë e filologë të fuqishëm e me peshë si Fishta, Mjeda e Gurakuqi, gjuhë e përbashkët kombtare e shtetit u shpall elbasanishtja, kur Xhuvani ishte ndoshta mâ çunaku i çetës së komisionerëve të gjuhës në atë forum.
Tue iu referue nji shkrimi tjetër të Shpëtim Çuçkës të 18 nandorit të vjetit që shkoi, përsëri gjejmë nji titull provokues e sfidant, fodull e arrogant, i cili zbulon mâsëmiri sindikatën e asaj çetë të vorfnueme dijetarësh – çuditërisht pa vepra të gjithë – të cilët, përveç vorfnimit intelektual dhe lodhjes reale fizike, duket se bâjnë përpjekje për të kalue stafetën ndër rishtarë të zellshëm, por pa substancë epistemologjike rreth çeshtjes gjansisht të hapun të gjuhës. Shkrimi i tij në gazetën MAPO tingllon ksisoj: “Kongresi i Drejtshkrimit dhe heshtja e mospërfilljes”. Në zmadhimet e fonteve në krye të faqes Çuçka thekson se “pastaj Enveri zbriti nga llozha, doli në sallë dhe i shtrëngoi dorën Androkliut.”
Se prapsoj dot pyetjen që me torturon: A nuk mjaftonte autoriteti i Androkliut për t’ia vu vulën kongresit, por duhej edhe dorështrëngimi i Enverit? Me siguri diçka i shpëton Çuçkës, diçka entuziaste, e pashueme në ndërgjegjen e tij personale por edhe kolektive që sot mbas 40 vjetësh të kongresit do të ishte mâ elegante të na referonte si garanci integriteti për vendimet e atij kongresi faktin që Çabej i shtrëngoi dorën Androkliut, sepse, në fakt, në nji dokumentar të kohës e të rrethanës kjo sekuencë ekziston.
Do të ndalem pak edhe te fjalët “heshtje e mospërfilljes” 
Kë shpërfill Shpëtim Çuçka me heshtjen e tij? 65-70% të kombit shqiptar që âsht gegfolës natyral? Shpërfill tre monumentet e gjuhës shqipe: Buzukun, Eposin e Kreshnikëve e Kanunin e Lekë Dukagjinit? Shpërfill Pashko Vasën, Kristoforidhin, Fishtën, Mjedën, Koliqin, Migjenin, Anton Pashkun, Esad Mekulin, Rrahman Dedën, Arshi Pipën, Martin Camajn, Zef Zorbën? Shpërfill lirinë e rifitueme mbas nji kalvari e përdhunimi deri gjuhsor? Shpërfill kulturën e popullit tand dhe pikërisht atë segment që ka rezistue mbrenda Shqipnie pa e msy kurr emigracionin? Apo shpërfill mâ se 100 poetë, prozatorë, eseistë, gazetarë e publicistë që, edhe mbas shashkës së z. Emil Lafe se “gegnishta u vetëtërhoq”, vazhojnë të patundun sot traditën e madhe të ligjërimit letrar gegë me cilësi, me blatime e me realizime që të habisin?
Kush na qeka ky “oligark” aristokratik që qenia e tij na sekretoka vetëm mospërfillje për realitetet e zhvillimet e tyne mbrenda nji shoqnie, që dalëngadalë po çlirohet prej frikës dhe konfeksionimit të mendimit? Cilin aparteid mpron ky njeri, atë të Afrikës së Jugut apo atë të Shqipnisë së Jugut? Pse e mpron ky njeri impotencën e establishmentit konservator të akademizmit shqiptar për t’u ballafaque shkencorisht me lodhjen argumentale të standardit, me dështimin e tij në drejtshkrim dhe me përçudnimin e tij në drejtshqiptim? Po pse ajo âsht tosknishtja, ajo që flasin kosovarët dhe disa krahina tona të mbrendshme? Pse nuk shqetsohet zotni Çuçka kur nji kosovari bukur të shkolluem e me prestigj intelektual i duhet të mbaj nji patkue kali në gojë që të shqiptojë disi standardin që u âsht imponue? A e ndigjoni akademik Rexhep Qosjen sesi i gërmëzon i pasigurtë fjalët para kamerave a thue se po flet nji gjuhë të huej që e di sapak? Po filmat ne TV e Kosovës a i ndiqni? A e shifni se ku âsht katandisë standardi e tosknishtja? Pse ajo âsht tosknishtja, ajo e lehta, e zhdërvjellta, ajrorja, akrobatja? Dhe heshtni sikur gjithçka po shkon fjollë. Vetëm e vetëm sepse nuk doni me e pranue se ka dështue, se Kongresi ka qenë nji akt i nxituem, i parakohshëm, voluntarist e hegjemonist në nijetet dhe rezultatet e tij. Ai ka qenë nji produkt shpirtnor i diktaturës dhe që të triumfonte plotsisht, atij do t’i duheshin të paktën 200 vjet regjim diktatorial si ai i Enverit. 200 vjet asfiksim i gegnishtes dhe 200 vjet ngulitje e tosknishtes. Në fakt kongresi i drejtshkrimit jetoi vetëm 18 vjet, nga 1972 deri 1990. Por koha nën diktaturë quhet kohë e djegun se nuk âsht e askujt. Me ndrrimin e sistemit plasën protestat dhe standardi u kontestue. Sot ligjerimi gojor dhe ai artistik letrar nuk pyet mâ. Gjuha shqipe po formatohet në kushte të reja, në drejtime të reja e në perspektiva të reja. Pastaj, pse e lshuet diktaturën, zotni Shpëtim Çuçka? Ta mbanit 200 vjet dhe të mos ju ndodhnin kto që po ndodhin? Se liria ka mrekullitë e saj, mor zotni. Të mjerët ata që nuk i kuptojnë mrekullitë e lirisë.
Pozitive âsht se shoqnia shqiptare po kalon edhe mendërisht nga uniformizmi në pluralizëm. Gjithsesi ajo po polarizohet idealisht. Sot po bâhet përherë e mâ i kjartë ky polarizim. Nji palë besojnë në mrekullitë e lirisë, pala tjetër beson në mrekullitë e diktaturës.
Poet, Drejtues i Institutit të Promovimit të Vlerave të Gjuhës Shqipe

Beqir Meta: Si u realizua spastrimi etnik në Çamëri

Shteti grek, në periudhën midis dy luftrave ushtroi një presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe për integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ajo ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik të minoritetit etnikshqiptar në Greqi, duke u përpjekur të shfrytëzonte çdo rrethanë e konjukturë ndërkombëtare. Pasi Greqia fitoi të dy Luftrat Ballkanike ajo thuajse dyfishoi territorin dhe popullsinë e saj, por gjithashtu ajo u bë më pak homogjene.
Sipas regjistrimit të popullsisë të zhvilluar në provincat e aneksuara rishtazi, popullsia e Greqisë u rrit me 2.203.038 banorë, duke e çuar popullsinë e përgjithshme të saj në 4.734.990 banorë. Kështu, përshembull sipas regjistrimit të vitit 1913, Maqedonia Greke kishte 528000 grekë, 104000 bullgarë, 465000 myslimanë (një pjesë e tyre ishin shqiptarë) dhe 98000 izraelitë.
Grekët në këtë krahinë përbënin vetëm 44% të popullsisë së saj. Elementet heterogjene të popullsisë megjithëse mund të konsideroheshin si një pengesë për realizimin e Megalidesë, në të vërtetë e përforcuan atë dhe i dhanë asaj një nuancë të re. Megalidea arriti të krijonte një Greqi të madhe dhe njëkohësisht ta bënte atë një shtet homogjen nga pikëpamja etnike. Më 10 gusht 1920 u nënshkrua me solemnitet Traktati i Sevrës midis Fuqive Aleate e Shoqe dhe Turqisë.
Ai përbënte kulmin e triumfit të Megalidesë dhe realizimin e ëndrrës së vjetër pesëshekullore greke. Sipas këtij traktati Greqia angazhohej të siguronte mbrojtjen e plotë të jetës dhe lirive të të gjithë banorëve të saj, pa dallim të vendlindjes, kombësisë, gjuhës, racës apo fesë. Të gjithë banorët e Greqisë do të lejoheshin të ushtronin lirisht publikisht e privatisht fenë e besimin (kap I, art 2). Greqia pranonte dhe deklaronte se do të ishin shtetas grekë ipso facto dhe pa kërkuar ndonjë formalitet individët e kombësive bullgare, turke (ose Shqiptare) të cilët ishin rezidentë në territoret që i ishin dhënë Greqisë prej traktateve ndërkombëtare qysh prej 1 janarit të vitit 1913.
Ata që largoheshin kishin të drejtë të mbanin pasurinë e tyre të paluajtëshm në territorin grek dhe mund të merrnin me vete pasurinë e tundshme të çdo lloji. Për këtë transferim, ata nuk do të paguanin taksa eksporti. (Kap. I, art. 3). Ky paragraf ka rëndësi, pasi siç do ta shohim më poshtë Greqia e dhunoi atë sistematikisht në vitet që pasuan, deri në përfundim të Luftës II Botërore, kur realizoi spastrimin e përgjithshëm e të përgjakshëm etnik të minoritetit shqiptar. Ky ligj vijon të dhunohet edhe sot nga shteti grek, i cili nuk pranon t’u rikthejë tokën e grabitur në mënyrë ilegale e të dhunshme minoritetit shqiptar të Greqisë.
Por qysh në këtë Traktat, qeveria greke bënte një dallim thelbësor ligjor midis trajtimit të minoritetit shqiptar dhe minoriteteve të tjera. Konkretisht Greqia zotohej të zbatonte brenda tre vjetësh pas hyrjes në fuqi të këtij Traktati një sistem elektoral i cili merrte në konsideratë të drejtat e minoriteteve. Por kjo dispozitë ishte e zbatueshme vetëm për territoret që iu dhanë Greqisë pas gushtit të vitit 1914 (kap I, art. 7). Në këtë mënyrë përjashtohej nga kjo e drejtë minoriteti shqiptar i Çamërisë.
Qytetarët grekë që u përkisnin minoriteteve raciale, fetare ose gjuhësore kishin të drejtë të krijonin, drejtonin e kontrollonin me shpenzimet e tyre institucionet mirëbërëse sociale, fetare, shkollat dhe institucionet e tjera edukative, me të drejtën që të përdornin gjuhën e tyre dhe fenë e vet lirisht në këto institucione (kap I, art 8). Këtë dispozitë shteti grek nuk e zbatoi ndaj minoritetit shqiptar. Greqia angazhohej të krijonte në sistemin arsimor publik në qytete dhe distrikte, në te cilat një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve grekë flisnin gjuhë tjetër, lehtësira adekuate që në shkollat fillore mësimi të jepej në gjuhën e tyre.
Në qytetet e distriktet, ku kishte një popullsi të konsiderueshme të minoriteteve raciale, gjuhësore ose fetare, këtominoritete do të përfitonin një shumë të caktuar nga fondet publike të shtetit, nga buxhetet komunale etj. për qëllime mësimore, fetare e mirëbërëse. Parashikimet e këtij artikulli, zbatoheshin për territoret, që i ishin dhënë Greqisë pas 1 janarit të vitit 1913, pra këtu përfshihej edhe minoriteti shqiptar. (Kap I, art 9). Por, as kjo dispozitë nuk u zbatua në vitet që pasuan. Sipas Traktateve të Sevrës, Greqia zotohej gjithashtu të siguronte mbrojtje të xhamive dhe institucioneve të tjera islame. Ajo do të njihte plotësisht vakëfet dhe do t’u krijonte të gjitha lehtësitë.
Ajo nuk do të refuzonte krijimin e institucioneve të reja fetare e mirëbërese dhe do t’u krijonte lehtësitë e nevojshme institucioneve private të kësaj natyre. (Art. 14). Greqia pranonte, që artikujt e lartpërmendur për minoritetet raciale, gjuhësore e fetare përbënin detyrime ndërkombëtare dhe do të vendoseshin nën garancinë e Lidhjes së kombeve.
Ata nuk mund të modifikoheshin pa miratimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Ajo gjithashtu, pranonte që ndonjë ndryshim pikëpamjesh për zbatimin e këtyre artikujve midis qeverisë greke dhe ndonjë anëtari të LK do të shkaktonte një diskutim më karakter ndërkombëtar në bazë të Art. 14 të Konventës së LK. Ajo pranonte që ndonjë problem i tillë do t’i referohej Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare nëqoftëse këtë gjë e kërkonte ndonjëra nga palët.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare do të ishte përfundimtar dhe do të kishte të njëjtën fuqi dhe efekt si ato që do të kishin subjektet e caktuara në art. 13 të Konventës (art. 16). Këtu bie qartë në sy hapësira që kishte LK në vitet 1923 ¬ 1926 për të mbrojtur minoritetin shqiptar në Greqi dhe përse ajo nuk e shfrytëzoi këtë dispozitë. Më 23 korrik 1923, u nënshkrua Traktati i Lozanës për shkëmbimin e popullsive greko – ¬ turke. Qeveria greke ishte përgjegjësja kryesore, që qëllimisht nuk bëri dallimin midis shtetasve grekë me kombësi shqiptare dhe atyre me kombësi turke.
Për këtë arsye, në bazë të së drejtës ndërkombëtare ajo duhej të zgjidhte dhe të korrigjonte e vetme këtë gabim. Nga refuzimi i vazhdueshëm i saj, për të bërë këtë gjë, logjikisht, në bazë të parimeve të paritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo nuk do të kishte në të ardhmen asnjë të drejtë të kërkonte prej palës shqiptare respektimin e të drejtave të pakicës grekofone në Shqipëri. Pas Traktatit të Sevrës, minoritetet në Greqi kapnin shifrën e 1 milion vetëve duke arritur në 23% të popullsisë së Greqisë. Ndërsa, pas shkëmbimit të popullsive greko ¬- turke të përcaktuara nga traktati i Lozanës gjendja ndryshoi rrënjësisht dhe Greqia bëri hapin kryesor drejt shndërrimit në një shtet homogjen. Kjo politikë, vijoi edhe në dekadat që pasuan, kundrejt të gjithë minoriteteve të tjera që nuk ishin prekur, ose që ishin prekur pjesërisht nga shkëmbimi i popullsive greko ¬ turke e greko ¬ bullgare.
Tashmë, kombësia e gjuha po injoroheshin dhe kështu u krijua një mjegullnajë e qëllimshme për të penguar dallimin dhe afirmimin e shqiptarëve, vllehëve, serbëve, pomakeve dhe maqedonosllavëve. Duke shkelur hapur detyrimet ndërkombëtare, shteti grek ndoqi një politikë asimiluese të spastrimit etnik ndaj minoritetit shqiptar, e cila, midis dy luftrave pati këto rezultate: – Spastrimi i plotë etnik nga shqiptarët i viseve të Follorinës, Kosturit, Janinës, Konicës, Voshtinës duke larguar rreth 40 000 shqiptarë myslimanë. – U krye spastrimi i pjesshëm i Çamërisë nga shqiptarët myslimanë duke larguar rreth 20 000 vetë . – U grabitën në masë pronat dhe pasuritë eshqiptarëve të Çamërisë, i cili ishte një hap tjetër parapërgatitor për spastrimin e plotë etnik.
-Popullsive shqiptare iu mohuan të gjitha të drejtat politike, shoqërore dhe arsimore, që i njihnin traktatet ndërkombëtare dhe kjo politikë, u përdor si argument për të vënë në dyshim karakterin dhe ndërgjegjen shqiptaretë kësaj popullsie. Ndërsa, qysh në momentet e para të jetesës së pavarur të shtetit shqiptar u vërejtën qartë dy tendenca kryesore në politikën ndaj minoriteteve. Së pari, u ruajt gjithë statukuoja e mëparshme e jetës politike,kulturorearsimore e sociale të minoriteteve; së dyti u bënë përpjekje për të rritur standartin e të drejtave të tyre. Në vitin 1920, qeveria shqiptare gjendej nën presionin e fortë grek për të fuqizuar helenizimin në Shqipërinë e jugut. Drejtimet kryesore të ekspansionizmit grek ishin: Beteja për të marrë Sarandën.
Kapitali grek i fuqishëm dhe i organizuar me një mbështetje politike të fuqishme nga ana e qeverisë greke, u përpoq me të gjitha mënyrat të shtinte në dorë tregtinë dhe të gjitha objektet tregtare të Sarandës, me qëllim që t’a shndërronte këtë qytet në avanpost të helenizmit. Qeveria shqiptare u përpoq të rezistojë. Beteja tjetër u zhvillua për Himarën, qeveria greke duke derdhur para dhe duke korruptuar shumë fshatarë, duke shfrytëzuar edhe disa elementë grekomanë, u përpoq t’i jepte kësaj krahine karakterin e një zone minoritare.
Qeveria shqiptare me durim, arriti të bënte një marrëveshje të vështirë me banorët e kësaj zone, duke ulur disi presionin grek. Nxitja e një lëvizje të armatosur në zonën e Përmetit, nëpërmjet një çete andartësh. Por, kjo lëvizje u shtyp brenda pak ditësh prej veprimeve energjike të xhandarmërisë shqiptare, dhe atdhetarizmit që tregoi popullsia e këtyre fshatrave. Qeveria nga ana tjetër ndoqi një politikë shumë paqësore ndaje banorëve të zonës së minoritetit, duke bërë kujdesin më të madh që të mos cënohej ndonjë banor i pafajshëm dhe për të mos u dhënë shkak ndonjë ngatërrese me grekët dhe me ushtritë italiane, që ishin në Shqipëri Beteja tjetër u zhvillua për shkollën dhe kishën autoqefale shqiptare.
Greqia u përpoq me të gjitha mjetet që, ajo ta pengonte procesin e konsolidimit të identitetit kombëtar tëshqiptare dhe konsolidimin e institucioneve kombëtare shqiptare. E gjithë kjo betejë, la gjurmë të vrazhda në marrëdhëniet shqiptaro- greke. Presioni grek i krijoi shumë andralla e vështirësi shtetit shqiptar dhe e mpaki reagimin e tij ndaj politikës shtypëse, asimiluese e asgjësuese, që ndoqi shteti grek ndaj minoritetit shqiptar në Greqi. Minoriteti grekofon i Shqipërisë dhe Minoriteti etnik Shqiptar në Greqi kishin diferenca esenciale midis tyre.
1. Minoriteti shqiptar ishte shumë më i madh në numër dhe banonte në një territor të gjerë kompakt. 2. Minoritetishqiptar ishte një popullsi autoktone e lashtë homogjene, ndërsa minoriteti grekofon përbëhej më së shumti nga një popullsi migratore greke, vllehe e shqiptare e greqizuar në shekujt 18-19. 3. Minoriteti shqiptar, përbëhej nga pronarë cifliqesh të mëdhenj e të vegjël dhe kryesisht nga pronare të ekonomive të vogla bujqësore, ndërsa ashtu si shumë vite më parë, katundet grekofone kishin mbetur çifligje. Qysh kur prefektura e Gjirokastrës u bashkua me qeverinë kombëtare në shkurt të vitit 1920, Ministria e Arsimit, mori nën përgjegjësinë e saj të gjithë shkollatgrekofone, dhe rriti rrogat e mësuesve, që më parë ishin paguar shumë keq, pasi ishin mbajtur me të ardhurat e kishave dhe manastireve.
Ministria e Arsimit gjithashtu hapi shkolla të reja dhe shtoi klasat në ato shkolla, ku ishte e nevojshme. Pavarësisht nga politika luajale e qeverisë shqiptare, qëndrimet politike të minoritetit grekofon ishin të drejtuara kryesisht ngapolitika greke. Kështu popullsia grekofone e Dropullit nuk mori pjesë në zgjedhjet e vitit 19217. Në shkurt të vitit 1921, qeveria greke i kërkoi këshillit të L.K., që të merrte një rol specifik për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri. Ajo i vuri në dukje sekretarit të përgjithshëm të L.K se ishte e drejta e saj që informacioni i Këshillit për ndonjë dhunim ose rrezik dhunimi të ndonjërit nga obligimet e Shqipërisë nuk do t’i bëhej vetëm anëtarëve të Këshillit të LK (siç behej për gjithë shtetet e tjera), por do t’i sigurohej gjithashtu edhe Greqisë e cila ishte veçanërisht e interesuar për të drejtat e grekëve në Shqipëri. Ajo gjithashtu, po përpiqej t’i impononte qeverisëshqiptare që ta trajtonte popullsinë ortodokse shqiptare si një minoritet etnik.
Greqia u përpoq që t’i impononte shtetit shqiptar sistemin e kapitulacioneve të Perandorisë Osmane, privilegjet fetare, shkollore e juridike dhe imunitetet, që u ishin dhënë popullsive jomuhamedane të Turqisë nga Sulltanët me beretë speciale, të cilat Greqia kërkonte që të njiheshin e të respektoheshin nga qeveria shqiptare. Kërkesat greke në thelb, deformonin tërësisht karakterin kombëtar dhe unik të shtetit dhe kombit shqiptar dhe i hapnin rrugën shkatërrimit të tij dhe hegjemonisë greke. Qeveria shqiptare u rezistoi këtyre presioneve, por nga ana tjetër ajo respektoi me rigorozitet detyrimet ndërkombëtare për minoritetet, të cilat ishin fiksuar në Deklaratën e 5 tetorit të vitit 1921, në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Rezultatet historike të kësaj politike rigoroze, u provuan atëherë nga komisionet e Lidhjes së Kombeve dhe nga shumë vëzhgues të huaj të paanshëm. Ata janë.
- Asnjë fshat apo banor i minoritetit i dëbuar – Asnjë pasuri private e minoritetit grekofon e grabitur, shtetëzuar apo tjetërsuar. – Funksionimi i shkollave minoritare normalisht dhe ndihma dhe financimi i tyre nga shteti shqiptarnë masën 70.000 ¬ 100000 fr.ari për çdo vit për një periudhë të gjatë kohe në vitet 20-30. Numri i shkollave në fshatrat grekofone, vazhdimisht ka qenë 2 herë më i lartë se ai i shkollave në fshatrat shqiptare përreth dhe mesatares se vendit. – Minoriteti grekofon jo vetëm që e ruajti karakterin etnik gjatë viteve 20-30 por erdhi duke e fuqizuar atë.
- Minoriteti kishte të siguruar qeverisjen lokale, dhe gjithashtu kishte akses në administrimin e vendit. Kuptohet, që këto rezultate ishin në kontrast të plotë me rezultatet e politikës greke, gjë që flet se Shqipëria i zbatoi detyrimet ndaj minoritetit grek në mënyrë të njëanshme, pa vendosur kriterin e reciprocitetit. Këto rezultate historike kontradiktore të kësaj periudhe, patën pasoja të dukshme në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ata në vend që ta kënaqnin Greqinë, në supremacinë e fituar në këtë fushë, shërbyen për të nxitur më tej shovinizmin grek që të arrinte caqe te tjera në politikat nacionaliste e ekspansioniste, gjatë Luftës së II Botërore dhe pas saj, deri në ditët tona. Së pari: atij iu krijua mundësia për të realizuar spastrimin e plotë etnik të Çamërisë në fund të Luftës IIBotërore.
Së dyti : asimilimin e plotë të popullsisë shqiptare ortodokse të Çamërisë e viseve të tjera shqiptare në Greqi gjatë Luftës së Ftohtë e më pas. Së treti : Rritja e presionit për të aneksuar Shqipërinë e Jugut, i cili vijoi gjatë Luftës II Botërore dhe gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë. Së katërti : Krijoi mundësinë për të intensifikuar përpjekjet dhe për të siguruar një sukses të dukshëm në fushatën e pandërprerë, politike, kulturore, fetare,arsimore, ekonomike për fuqizimin e helenizmit në Shqipërinë e Jugut, fushatë e cila ka marrë një dimension të ri, dhe është rigjallëruar dukshëm pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri.
 

Shtrirja e plotë e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor

Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë

3. Harta etno-gjeografike e kroatit P. Bradaska – botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.
• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.
• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnëshqiptarët dhe serbët.
• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.
• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë ngashqiptarët.
4. Harta e rumunit Kostandin Noe – botuar në Bukuresht në vitin 1913. Kjo hartë shoqëron librin “Kucovllahët rumunë”, i cili i shërbente propagandës rumune dhe përshkruan përhapjen e arumunëve në gadishullin e Ballkanit. Autori vendos areale (njolla) të gjera vllahe në fushën e Myzeqesë, në rajonin Juglindor të Shqipërisë e tjerë.
• Arealet e vendndodhjes së vllahëve janë shumë të ekzagjeruara.
• Autori nuk konsideron hapësira me popullin shqiptar rrethet e Ulqinit, Tivarit, luginën e lumit Moraca si dhe viset ndërmjet Leskovcit dhe Vranjës.
5. Harta e Komitetit shqiptar të Londrës – 1912-1913 – Komiteti Shqiptar i Londrës kryesohej nga Aubrey Herbert, anëtar i parlamenti. Ky Komitet në vitin 1913 botoi një fletëpalosje të titulluar “The Plea of Albania”, e cila shoqërohet me një hartë qe është një sintezë e botimeve të deriathershme të autorëve të huaj. Harta paraqet shtrirjen e plotë të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
6. Harta etno-gjeografike e studiuesit serb Jovan Cvijiç.
Kjo hartë shoqëron veprën “Skicë politike etnografike e Maqedonisë dhe “Serbisë së Vjetër”. Në veprat e tij J. Cvijiç vë bazat gjeografike të pretendimeve serbe për Kosovën dhe Maqedoninë, vë bazat politike shtetërore serbomadhe pushtuese në Lufrat Ballkanike. Ai mohon autoktoninë shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore. Në hartën etnogjeografike të Gadishullit të Ballkanit të përgatitur nga J. Cvijiç për elementinshqiptar është përdorur ngjyra e verdhë, krahinat serbe dhe bullgare janë lënë në ngjyrë të bardhë, ndërsa kufijtë e popujve të veçantë janë shënuar me vija krejt të holla. Në këtë hartë krahinat që gjenden në Veri të Drinit janë bërë me ngjyrën e bardhë. Elementi serb e i Malit të Zi arrijnë deri në brrylin e Drinit, e shtrihet në vijim në Maqedoninë Perëndimore (Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit, të Kumanovës dhe të Pellagonisë.)
Në analizat që bën për këtë hartë studiuesi hungarez F. Nopça, në librin e tij “Nga Shala dhe Kelmendi”, mban qëndrim kritik ndaj veprës së J. Cvijiçit. Në të vërtetë, shkruan Nopça, kufiri sllavo-shqiptar kalon 40 km të plota më larg, në veri të Drinit. Në ndonjë vend tjetër 40 km, mund të mos kenë ndonjë rëndësi të madhe, por për një vend të vogël dhe me male të shkreta, kur është fjala për një fushë të madhe dhe të lëvruar mirë (Kosova-S.Sh), ato kanë një rëndësi krejt të madhe politike dhe ekonomike dhe kështu një gabim, në vetvete i vogël, luan një rol të pakrahasueshëm. Nga të gjitha hartat që paraqesin elementin shqiptar më duket mua, vijon F. Nopça, “Ethnographische karte dos Europsi schem Turkeo” (Harta etnografike e Turqisë Europiane) e C Sax (Karl Saks) është harta e cila i përgjigjet më mirë çështjes.

Marjan Sopi: Zenel Pajaziti, nje jete ne sherbim te brezave te rinje, ne sherbim te atdheut deri ne flijim

Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin askurrë, ata vetëm ndërrojnë vendbanimin nga kjo tokë, jetë,  për në jetë të amshuar. Gjithmonë mbesin në mendjen, zemren, shpirtin dhe ndjenjat e atyre me të cilët punuan e jetuan. Njerëzve të tillë iu festohet dhe dihet datëlindja por jo edhe data e vdekjës, meqë ata lindin për të mos vdekur askurrë. Pra, i tillë dhe pavdekshëm është edhe prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti.

Në kujtim të Prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti
Është muaji prill, muaji kur zgjohet natyra, kur fillon të lulëzoj gjithçka. Muaj kur natyra merrë ngjyrën e jetës, kur natyra fillon të ringjallet e „buzëqeshë“… Kur Dielli fillon me rrezet e saj të shndërrisë e të jap dritë më të fortë, të nxeh dhe ngrohë shpirtërat e njerëzëve. Rrezet e dritës shndërrisin më kjartë e më gjatë. Një rreze drite gjatë tërë jetës sa jetoi është edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, atdhetari i dalluar dhe punëtori i palodhur i arsimit shqip, njeriu fjalë embël, njeriu i flaktë në zemërgjerësi e bujari, kontribouesi i madh i lirisë së Kosovës, njeriu ynë i urtë dhe dashur, profesori i fjalës së ëmbël i gjuhës dhe letërësisë shqipe, i yni Zenel (Mehmet) Pajaziti.
Nuk ka njeri në Kosovë e gjetiu, që këtë muaj i cili duhet të jetë muaj gëzimi, muaj i haresë dhe lumturisë e të mos kujtoj me mall, me dhimbje e pikëllim, ditët e muajit dhe datën 27. prill të vitit 1999., në Mejë të Gjakovës.
Unë sa herë shkoj në Kosovë, sa herë vizitoj Gjakovën, me dhembje e pikëllim por në njërën anë edhe krenari, ndalëm të vizitoj një vend „Lëndinë e Pikëllimit“, këtë lëndinë e cila ndryshoi jetën tonë në Kosovë por që u deshtë të flijohen me qindra njerëz, të derdhët shumë gjak i pafaj deri të fitojmë e gëzojmë lirinë që e gëzojmë sot. Sa herë ndalëm para këtyre dëshmorëve të kombit, para varrezave të njerëzve që nuk guxojnë të harrohen askurrë por me epitet të kujtohet puna, vepra dhe jeta e tyre, kështu para jetës dhe veprës së tyre heroike bëjë shqyrtimin e ndërgjegjjes sime, mendoj e them; More Zot, po a u deshtë që aq shumë, gjithë këta shqiptarë të vdesin?! A u deshtë që të derdhët aq shumë gjak i pafaj për të fituar lirinë të cilën e kemi të dhuruar nga vet Zoti? A u deshtë që kjo lëndin në fshatin Mejë të lahet bash me gjakun tonë të pafaj? Dhe mendoj e mendoj, në mesin e 377 personave, meshkuj që nga mosha 15 e deri 60 vjeçare, o Zot, po sa intelektuali gjindët këtu, të gjithë të pafajshëm, sa i riu që ishte në lulëzim të jetës, pse u deshtë të ndodhë kjo, vetëm pse ishin shqiptarë? Ndodhi vetëm se ishim shqiptarë, ndodhi për atë se ishin sikur qengji i pafaj që pa dëshirën e tij shkon në therrtore, qengj i cili pa faj pret dënimin, pret ekzekutimin, pret që gjelatët të vendosin mbi jetën e tij të pafaj.
Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin askurrë… ata lindin për të mos vdekur askurrë
Ndalëm e mendoj në këtë „Lëndinë e Pikëllimit“ por edhe krenarisë, para gjithë këtyre të rënëve për lirinë e popullit shqiptarë dhe duke kujtuar këta, bëjë një rezume, vi deri te mbyllja se të gjithë këta, prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti, është rreze drite, rreze Dielli që nuk shuhet askurrë, që ngroh zemrat e shpirtërat tanë në të menduar se ai ka qenë dhe ende është gjallë, është gjallë me jetën dhe veprimtarinë e tij, me shembullin e mirë të tij, fjalët e ëmbëla të tij është prezent në jetën tonë, sepse ai është fryt i gjallnisë sonë, ardhmërisë tonë, të kombit tonë. Dhe duke parë jetën e sakrificën e tyre, duke medituar mbi jetën e tij, këtij intelektuali që shkriu të tërë jetën për të mirë të brezave të rinjë, për të mirë të kombit, në shërbim të atdheut them; jam krenar që patëm njerëz të këtillë, që patëm njeri të tillë i cili u flijua deri në fund për idealet e tij, për atdheu, për lirinë e saj, për të mirën tonë të përgjithëshme!
Me dhembje por aq më tepër me krenari përkulëm para heroizmit të tyre, heroizmit, punës dhe vepimtarisë së Tij, përkulem para jetës dhe veprimtarisë, para shembullit të prof. Zenel Pajazitit sepse ai nuk dijti të frikësohet askurrë, nuk e trembën e zbrapsën as kërcnimet, as maltretimet, as rrahjet e as vdekja! Ai nuk u lëkundë askurrë, nuk u dorëzua askurrë por të gjithavë stuhive iu qëndroi stoikisht sikur një mur guri që nuk shembët askurrë, sikur një lis i madh i ngritur me krenari në mes të fushës i cili jep freski në ditë e kohë të nxehta, qëndroi burrërisht para armiqëve të përbetuar të kombit shqiptarë, para tytave të mitralozëve të gjakëpirësve, ushtarëve, policëve e paramilitaerëve serb, qëndroi pa iu trembur syri, qëndroi meqë e dinte dhe ishte më se i sigurtë se e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjej, meqë ishte i sikurt se pas rënjes së tij heroike për të tjerët, për gjeneratat e reja, brezat e rinjë të cilat i përgaditi me përkushtim do fitojnë dhe gëzojnë lirinë e pritur me shekuj. Ishte i sigurt në këtë pasi ashtu i edukoi gjenerata e gjenerata, pra në atdhedashuri, në mirësi, bujari e dashuri.
Biografia
Zenel (Mehmet) Pajaziti u lind më; 15.10.1950., në fshatin Dobrosh të komunës së Gjakovës. Shkollën fillore pesë  klasë e para  i kreu në Sheremet, kurse edhe tre vite tjera të shkollës fillore i ndjeku dhe përfundoi në Junik. Qysh si fëmijë dallohej nga moshatarët e tij për kah mirësia, kujdesi, dashamirësia, bujaria dhe dashuria për njeriun, etja për arsimim, e në veçanti në te mbretëronte dashuria e madhe dhe e flaktë ndaj atdheut, ndaj atdheut të lirë.
Ishte nxënës i shkëqyeshëm, nxënës që dëshironte dijën, arsimin, ngritjen e vetdijës të popullit e që siç thoshte gjithnjë më vonë; një popull i pashkolluar është i dënuar të jetë nën këmbë e thundërat e të huajve, i nëpërkëmbur e që kjo na ka lodhë me shekuj! Kështuqë Zeneli që në fëmijëri e deshti arsimin, gjithnjë i pyetur thoshte se; kur të rritëm do të bëhem mësues! Dhe vërtetë, dashira e tij e flaktë, dashuria e tij e madhe për dituri e njohuri, për arsimim edhe iu realizua. Gjersa vijoi mësimet që nga shkolla fillore, pastaj ajo e mesme dhe e lartë, vuajti shumë, u sakrifikua shumë në kushte pa kushte, jetë të vështirë, meqë kushtet ishin të vështira atë kohë. Mirëpo, në te mbizotëroi dhe ngadhjeu dashuria dhe dëshira e madhe që të shkollohet e më pas atë përvoj dhe dituri t’ua përcjell brezave të rinjë, t’ua përcjell brez pas brezi gjeneratave të reja, ardhmërisë së kombit. Dhe këtij qëllimi ia arriti.
Shkollën e mesme e vijoi dhe kreu në gjimnazin ”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Udhëtonte për çdo ditë më se 20 km. të shumtën në këmbë. Borë e shi, shpeshherë i etur dhe uritur, por më tepër i etur dhe uritur për dituri, për mësim dhe njohuri të reja e gjitha kjo e forconte dhe nuk mund asgjë ta ndalte nga vizioni dhe planet e tij, plane që në mesin e popullit tonë të ket sa më shumë gjenerata të arsimuara, kështuqë as kushtet pa kushte, as vëshirësitë jetësore të përditëshme, asnjë sfidë e jetës atë nuk mund ta shkëpuste apo ndalte nga vijimi i shkollimit, nga arsimimi. Zeneli menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në  SHLP ”Bajram Curri”-Gjakovë, dega gjuhë dhe letërsi, ku me sukses të shkëlqyer diplomoi në vitin 1976.
Veprimtaria
Ishte koha kur në popullin shqiptarë kishte mungesë të mësimdhënësve, dhe këtë nevoj uregjente e pa Zenel Pajaziti si një vizionar i madh i kohës, si një punëtor dhe atdhedashës, për atë edhe menjëherë pas përfundimit të SHLP u punësua si arsimtar me qëllim të caktuar, të edukoj, të arsimoi dhe përgadisë brezat e rinjë për sfidat të cilat i presnin ata në jetë, pra u punësua në shkollën fillore ”Ganimete Terbeshi” në Ponoshec (20.12.1976-31.08.1977), pastaj si mësimëdhënës i dashur dhe pranuar nga fëmijtë, nga kolegët e tij dhe i gjithë rrethi i Dukagjinit që dëshironin ta kishin një mësimëdhënës aq të përpiktë, të ndërgjegjshëm, zemërgjërë, fisnik, të aftë në komunikim me të gjithë, të urtë…, kështuqë sipas kërkesave dhe nevojave të kohës ai transferohet dhe punësohet në shkollën fillore ”Ardhmëria” në Ramoc (01.09.1977-01.09.1984) dhe më pas si mësimëdhënës edhe në shkollën fillore “Mark  Zef  Perkaj” (sot ”Dy dëshmorët”) ku punoi nga; 01.09.1984., deri më ; 27.04.1999).
Në shkollën fillore të fshatit Sheremet punoi pa kursy vetjen e tij as natë e as ditë, qe emëruar drejtor i shkollës atëherë kur kushtet dhe rrethanat në Kosovë ishin tejet të vështira, të rrezikshme, të rënda për arsimin shqip, të rënda për popullin shqiptarë. Ai me vetflijim të pashoq pranon dëtyrën, me kënaqësi e përpikëri kryen puntë në shkollë dhe jetë, gjithnjë i gatshëm të flijohet për të mirën e brezave të rinjë, për të mirën dhe të ardhmën e Kosovës, të ardhmën prosperuese të popullit shqiptar. Këtë post të drejtorit të shkollës e kreu në dy mandate, në vitin 1987., dhe më pas nga 1994.
Ai duke parë gjendjen e rënd në Kosovë, padrejtësitë, keqtrajtimet, burgosjet, rrahjet, vrasjet…, me zemër e shpirtë i përkushtohet aktiviteteve të gjithanëshme kombëtare në mbrojtje të kauzës shqiptare, në mbrojtje të popullatës së pafaj. Punon si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe gjerë me ndërprerjen e mësimit nga rreziku i luftës së vitit 1999.
Gjatë tërë kohës si mësimëdhënës e në veçanti sa ishte drejtor shkolle ai përballoi sfida të ndryshme, të cekim se nga policia okupatore mirrët natë e ditë, kohë pa kohë, në të ashtuquajtura „biseda informative“ (13 herë), ku maltretohet, kërcnohet e rrahet… Mirëpo, nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar stoikisht në mbrojtje të pambrojturëve, nuk u dorëzua askurrë duke iu bërë me dije se një popull dashamirës, një popull që don arsimin, prosperitetin dhe lirinë nuk mund ta zhbijë, nuk mund ta zhdukë askushë. Apo siç ka dijtë t’iu thot gajkpirësve; „Mund të ma merrni jetën mua, por asesi jo të ardhmën e popullit tim liridashës!“ Arsyeja pse maltretohej pamasë ishte lëshimi i dëftesave të nxënësve me emërin „Republika e Kosovës“, vërtetë aktiviteti i tij i gjithanëshëm kombëtar. Zenel Pajaziti deshti më tepër brezat e rinjë, atdheun, të ardhmen e saj sesa vetjen e tij. Prandaj ishte në gjendje të flijohej deri në fund, deri në vdekje.
Me edukimin e brezit te ri arsimor u mor rreth 25 vite. Të gjithë kolegët, të gjithë nxënësit, gjithë kush e takoi atë në jetë, të gjithë populli e kujton me mallëngjim, e kujton me dashuri këtë mësimëdhës të dashur e të urtë, e kujton këtë njeri të qetë, zemërgjërë, bujar… Pikërisht, për kontriboutin e Tij të madh në arsim, në edukim të brezave të rinjë, nga ana e shkollës fillore „Mark Zef Perkaj“ me rastin e 60 vjetorit të themelimit të kësaj shkolle prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti iu nda „Mirënjohje“ post-mortum (pas vdekjës, dt.22.05.2009). Mirëpo, mirnjohja më e mirë janë vet gjeneratat e nxënësëve (shumë nga ta luftëtar të UÇK-së, dëshmorë e heronjë të kombit) të cilët u edukuan, të cilët morën mësimet e para të gjuhës shqipe, të atdhedashurisë e mësimet jetësore nga vet prof. Zeneli i cili i deshti ata të rinjë e të reja më tepër se gjithçka në jetë, më tepër se vet jetën e tij.
Atdhetari i palodhshmëm i kauzës shqiptare ishte nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese  të  Kosovës të mbajtur me 02. Korrik 1990., nga dega e LDK-së në Gjakovë.  Aktivist i dalluar në shumë aspekte shoqërore. Organizator dhe pjesmarrës i shumë protestave të organizuara kundër dhunës serbe mbi arsimin shqip, mbi popullin shqiptarë, që nga vitet e 80-ta e veçmas gjatë viteve të 90’ta ai ngritë zërin e nuk ndalet së punuari për lirinë e Kosovës. Ishte aktivist dhe bashkëpunëtor i LDK-së dega në Gjakovë. Aktivist i dalluar i Bashkësisë Lokale në  fshatin Rracaj dhe për disa vite edhe kryetar i kesaj bashkësie lokale.
Me jetën dhe veprimtarinë e Tij prof. Zenel (Mehemet) Pajaziti ishte pengesë, ishte therrë, ishte armik i përbetuar i pushtuesit gjakapirës serb, dhe për këtë edhe gjithnjë në sy të tyre. Kështuqë me fillimin e luftës në Kosovë, qëllimi i serbëve ishte të ndjekin, të vrasin aktivistët e dalluar, ata që nuk u ndanë askurrë nga populli, t’i zhdukin njerëzit që gëzonin autoritet në popull. Dhe atëherë kur prof. Zeneli si gjithnjë nuk deshi të largohej e të le popullin vet, të le të rinjët të cilëve iu kushtoi të tërë jetën e tij, atëherë erdhi edhe dita e kobshme për te, për familjen e tij, për miq dhe të afërm, për popullin shqiptarë. Prof. Zeneli u kidnapua nga forcat serbe me 27. Prill 1999., në fshatin Meje të Gjakovës, u kindnapua në rrugën të cilën e kaloi me dekada për të shkuar e dhënë mësim. U kidnapua por edhe në këto momente kur të gjithë popullin e kësaj ane e tubonin paraushtarët serb me qëllime të caktuara djallëzore, prof. Zeneli prapë është me të rinjët e tij, me popullin e tij të dashur të cilit edhe në këto momente para shfarosjes, ai i motivon, iu jep zemër e forcë…,pra ishte me ata që i deshti deri në momentin e fundit të jetës së tij. Ai së bashku me qindra të tjerë egzekutohet nga kriminelët serb. Në mesin e të vrarëve pos prof. Zenelit, serbët ia vrajnë edhe tre vëllezër më të rinjë (e familjiar tjerë) me gjithësej 13. persona nga familja e tij e ngusht.
Pas gjetjes së trupit në varrezat masive të Serbisë, atë të Batajnicës, dhe identifikimit të trupit nga ana e antropologeve të mjeksisë ligjore dhe rikthimit të trupit në Kosovë, rivarroset me  datën 21. Dhjetor 2003., në varrezat e Martireve të Kombit, në Meje. Pas vete prof. Zeneli la gruan dhe nënt fëmijë të cilët sa ishte gjallë i edukoi në frymën e vërtetë patriotike, atdhedashëse, arsmidashës, i edukoi të jenë  human, bujar, të ndërgjegjshëm, të afërt me njeriun, të qetë e durueshëm, bujar e të dashur me të gjithë, pikërisht ashtu siç ishte edhe vet prof. Zenel Pajaziti.
Në një rrjet social lexova nën foton e tij, shkrimin e djalit të tij të madh Artan Pajaziti, i cili shkruan; „I lutëm Zotit që ta ndjeki udhën tënde Baba…“
Kurse unë do të shtoja, se rrugën e Tij, rrugën e flijimit dhe sakrificës për të tjerët, për kombin, dashurinë ndaj arsimit, ndaj vëllaut e motrës njeri, rrugën e ngadhnjimit, këtë rrugë të prof. Zenelit duhet ta ndjekim të gjithë.
Zoti e shpërbleftë me jetë të pasosur dhe në amshim prof. Zenelin dhe të gjithë të rënët tjerë në Mejë e kudo në Kosovë, të cilët dhanë jetën për të mirën tonë, për të ardhmën tonë, për ne!
Shkruan; Marjan Seba

Zef Mulaj: Pjesë nga romani “Memory”

1.Ishte fund gushti i vitit 1964. Dielli sapo  kishte nxjerrë rrezet e para mbi Majën e Hekurave dhe mbi majat, lisat e shkëmbinjtë, që ngjanin sikur preknin qiellin. Gjithçka përreth ngjante si një qilim i qëndisur natyror. Edhe pse ishte një  vend shumë i izoluar, larg qendrave të tjera të banimit, larg qyteteve, pa rrugë makine, i virgjër në kuptimin ekologjik,  katundi im përmendej si perla e Alpeve. Për të  zbritur në  qytet  duheshin  7-8 orë  rrugë në këmbë. Rrugët ishin  formuar nga shtigjet e përshtatshme midis shkëmbinjve e maleve. E ashtu si ishin patën edhe emrat e tyre interesantë si: Rruga e Btoshës, Rruga e Qafës së Pipit, Rruga e Shpellës së Gunit, Nëngurja, Rruga e Pikut, e tjerë. Kur kalonte këtyre rrugëve, sidomos në stinët me gjelbërim, njeriu bëhej si pjesë e natyrës. Ai u ngjante  pemëve, gurëve, pishave.
Unë kisha udhëtuar vetëm në bjeshkët, në malet e fshatrat përreth, ndërsa sot po përgatitesha për një rrugë të gjatë, rrugë në natyrë dhe rrugë në jetë. Nëna kishte bërë gati çantën e udhëtimit. Dukej  e mërzitur sepse unë do të largohesha nga shtëpia dhe ky ishte një  largim me shumë mall. Më ishte aprovuar e drejta për të shkuar në konviktin e qytetit për të vazhduar shkollën 8 vjeçare. Atë mëngjes te oborri u mblodhën shumë fëmijë. Erdhën edhe disa gra e burra të fshatit. U ndava me ta dhe u thashë:
- ”U gjetsha shëndosh e mirë!”.


Nëna më përcolli deri në krye të katundit dhe më përqafoi, duke më dhënë shumë porosi. Mbaj mënd urimin e saj:
- Zoti ta priftë mbarë, Leko!
Në fillim rruga ishte me kthesa, por edhe me të përpjeta të mëdha. Më lodhi valixhja e drurit, sepse ishte e rëndë. Brenda kishte bukë misri të pjekur në çerep, pak djathë dhe një kungull me  kos. Nga veshmbathjet nëna kishte futur në valixhe një  këmishë beze të qepur me dorë, një palë pantallona doku, një triko leshi e bërë  me dorë, gjithashtu edhe një palë opinga llastiku. Bëmë rrugë të gjatë plot 10 orë me këmbë për të mbërritur në qytet.
Kur dolëm në Qafën e Kolçit  gjithçka ishte  ndryshe. Gjithçka  ishte e hapur.
Lumi i Valbonës, fusha e Tplanit, Qafa e Luzhës në horizont. Syri po shikonte një pamje krejt tjetër. Pata lënë pas përveç mallit të nënës, edhe fshatin tim, si një amfiteatër të madh midis maleve, që shikonte vetëm një copë qiell. Pas nesh kishin mbetur Qafa e Pipit, Vorri i Fratit, livadhi e kroni. Prej  Meqinës dukej gjithë mrekullia e Nikaj- Mërturit, që fillonte atje poshtë e ngjitej deri në Curraj të Epër. Majat dhe katundet vinin radhë – radhë si në një vallëzim i përjetshëm… Duke ecur rrëzë maleve, rrugës së lashtë të Pultit, hijet e aheve ishin rrëzuar dhe  bashkoheshin me dy hijet tona, që lëviznin ngadalë. Ishim të lodhur, prandaj te Kroni i Velishtit vendosëm të pushojmë e të hamë një kafshatë bukë.
- Do të hamë drekën këtu që i thonë Kroni i Velishtit, a Kroni i Shellnave. Kjo është  zona e Geghysenit , ku  ne kemi shumë miq  dhe kumbarë – më tha babai.
Afër Kronit, në një livadh  të bukur, e shtruam drekën në një faculetë , bukë me djathë  dhe kungullin e kosit  përpara. Mbaruam shpejt sepse kisha shumë uri.  Babai nxori kutinë  e duhanit dhe e mbushi kamishin e gjatë. Qiti nga qesja gurin, unorin prej metali dhe eshkën dhe shkrepi disa herë. Pastaj u ndez eshka, me një erë të rrallë, që mua më ka pëlqyer gjithë jetën. Gjithmonë kur e kam parafytyruar eshkën e ndezur e kamishin më ka ardhur në shpirt me të gjitha ngjyrat dhe erërat vendlindja ime. Pastaj kam shikuar babain tim, ashtu të qetë, që me kënaqësi të madhe filloi të thithë duhan te ajo llullë dhe fijet e holla të tymit ngjiteshin lart. Pastaj babë e bir filluam të bisedojmë për ahet mbi 100 vjeçar, apo mrizat nën hijen e të cilëve pushojnë qindra dele e dhi. Unë isha kurioz të di për kungullin e kosit, si rritej dhe si kishte mundësi për ta ruajtur aq mirë tamblin dhe kosin.
- Është gjë e hershme shumë, tani kanë dalë prodhime të tjera, si po u thonë termose, që e ruajnë edhe të ftohtë ushqimin. Por kungulli, porceku, gjysmë kungulli, ruhen si gjëra të vjetra. Ka për të ardhur koha, që kanë për t’u kërkuar gjërat e vjetra, ashtu siç po lypen shumë bimët mjekësore. Më bëhet qejfi, që ti ke vendosë të njohësh e të merresh me lulet dhe bimët,që janë përdorë si ilaçe.
Në  mes bisedave u dëgjua një  zë, që erdhi si përshëndetje.
- Tungjatjeta burra!- Dhe drejt nesh po vinte një burrë i gjatë, me kapuç të bardhë dhe  shami rreth kokës.
- O Kumbarë,  po çfarë po bën këtu në mal? Pasi i dhanë dorën njëri tjetrit, Rexhepi, emrin e të cilit e shqiptoi me respekt im atë, na tërhoqi vërejtjen, me tone mikpritëse të jashtëzakonshme:
- Amanet, qysh kështu, bre kumbare! Shtëpia e ime aty dhe nuk keni ardhur për të hëngër drekë e për të pushuar pak?
- Kumbarë, na bëj hallall, sepse jemi për ngut. Po e çoj djalin, Lekën, në Konviktin e Kolgecajt. Kur  të kthehem do të ndalëm patjetër!, ia ktheu babai.
Pastaj  u ngritëm dhe u nisem drejt  qytetit. Më vonë e kam mësuar se për të arritur në qytet nga Qafa e Kolçit, kishte tri rrugë, secila më interesante dhe më e bukur se tjetra. Njëra zbriste poshtë nëpër Gurapesh, nga  fshati Selimaj  e vazhdonte drejt Grisë. Të mbeteshin në mënd Shkalla e Grisë, shkëmb gurgaci, apo kuarci. Këtu zgjidhnin udhëtarët gurët për të ndezë eshkën. Fill pas Shkallës vinte Blini i Grisë, pastaj kaloje  nga vendi i quajtur Gështenja e  Bajram Currit.  Ka qenë gështenjë e madhe, më e madhja në gjithë Malësi, ishte edhe monument natyre dhe kulture. Drejtimi tjetër kalonte rrëzë maleve, nga Shkalla e Magjupit e në Markaj, fshati mbi qytet.
Ndërsa tjetra rrugë, mjaft e shkurtër,  kalonte  nga Velishti e  kanali  i fshatit Markaj, Jazi i Markajt i thoshin, ishte   një  rrugë  më  e shkurtër, por shumë e vështirë për t’u kaluar. Kanali  kalonte  në një pjesë  shumë të rrezikshme, në mes një shkëmbi të pjerrët. Gjatë udhëtimit  zakonisht  baba ecte përpara, ndërsa unë hap pas hapi, mbrapa tij. Gjatë bregut të kanalit më tha që të prij unë. Aty ishte e nevojshme t’i jepte dorën  të birit, por ishte e pa mundur për të ecur krah njëri tjetrit. Për të mos u rrezikuar në bregun thikë, babai më tha:
- Lekë, hiqi opingat  e pantallonat  dhe ec  nëpër kanal! Kanali ishte 30- 40  cm i thellë, me një nivel uji  rreth  30  cm. Duhej mbi një  ore e gjysmë për të  ecur kështu nëpër kanal. Ishte muaj gusht, por ujë  ishte i ftohtë. Rreth kanalit vazhdonte pa fund pylli i madh  i gështenjave, kurora madhështore e Malësisë së Gjakovës. Në ato hije shumë të bukura ndihej kënga e kangallave( gjinkallave), që na krijonte një ndjesi të çuditshme në atë udhëtim të lodhshëm, por të paharruar për mua. Bregut të kanalit, për të shuar etjen e tyre vinin zvarranikë të shumta  si hardhuca, gjarpërinj, bretkosa e  insekte të panumërta. Unë i kisha shumë frikë gjarpërinjtë, që atëherë kur ma patën gjuajtur me helmin e tyre skopin( sqapin) e tufës te Shtegu i Dashit. Këtë  e dinte edhe babai, prandaj edhe qeshte, kur unë frikësoheshe pas çdo lëvizje të kaçubave. Kisha frikë se gjarpërinjtë zbresin në kanal, prandaj edhe e pyeta babain:
- Babë,  a rrinë, gjarpërinjtë, në ujë ?
- Po!, -  tha. – Por në ujë nuk mund të kafshojnë.
Kështu ecnim,  babai në bregun e kanalit e unë brenda në kanal. Duke iu afruar një kthese që ishte pak e vështirë, e  mbështeta dorën  mbi bregun e kanalit për t’u mbajtur, por një  gjë e ftohtë dhe e lëvizshme, më tronditi. Kjo ishte bollëverbëta, një lloj gjarpri, që ra në ujë dhe po ecte para meje. Unë isha i tmerruar, ndërsa im atë u shqetësua shumë. Ndoshta jo nga frika, por nga besimi se dalja e gjarprit aty nuk ishte shenjë e mirë. Ai i foli gjarprit:
- More gjarpër, more toks! Shumë herë më ke dalë para në rrugën e jetës sime dhe ke qenë shenjë rreziqesh, por tash, pse erdhe këtu. Mos m`ja prej rrugën djalit, he ty mos të zëntë perëndimi i diellit!
Unë tashmë kisha dalë nga uji dhe po ecja bregut të kanalit. Imazhi i frikshëm i gjarprit mbeti pas, por fjalët e babës nuk i harrova kurrë. E sa herë, që kam pasur thyerje në jetë dhe çuditërisht ato kanë qenë të shpeshta, kam kujtuar atë udhëtim të largët nëpër Kanalin e Markajt dhe atë gjarpër të zi, që më preu rrugën…
Kjo histori më erdhi befasisht në mënd  atë pasdite  me fytyrë të mbështetur  mbi tavolinë, mbi fletoren e detyrave  të klasës  të shkruara me bojë. E hapa fletoren për të plotësuar dy paragrafë, dhe sa nisa  të  lexoj, i thashë vetes :
“Pse po lexoj pasi kjo nuk do të më duhet më!”. Dhe në këtë  mënyrë mbështeta fytyrën mbi fletoren e hapur dhe dy pika loti lagën bojën e shkrimit, por nuk e kuptova, që copëzat e shkrimit u “shkruan” edhe në faqet e mia të njoma. Duke qëndruar kështu  mbi fletore dhe mbi lotët e mi, ndjeva si në kllapi një dorë që m`i preku lehtësisht flokët. Ishte si një dorë ledhatuese e prindërore. Unë kisha nevojë për një dorë të tillë në këto  çaste të trishtuara, që kishin nisur t`i jepnin një drejtim tjetër jetës  sime.  Nuk  e kuptoja  arsyen,  se  përse  nesër  duhej të isha në degën ushtarake për  të mësuar ditën  e nisjes për  në shërbimin ushtarak. Do të leja shkollën, shokët dhe shoqet, do leja Valentinën  e bukur, që e shikoja  për çdo minutë drejt në sy, dhe pastaj në ëndrra,  por … Nuk i kisha  thënë  kurrë  atë fjalën magjike që priste ndoshta një ditë t’ia thosha. Por mua  pak nga pak po më shuheshin ëndrrat. Nuk do të bëhesha më doktor, siç e kisha ëndërruar veten. Profesor Dume, pasi përkëdheli flokët e mi e më la ashtu në kllapi,  doli në oborrin e rojës operative, lëvizi  sa andej- këndej dhe hyri përsëri brenda:
- Hajde Lekë, zgjohu, ke fjetur boll! Unë ngrita kokën instinktivisht nga fjalët  e profesorit, akoma lotët nuk më ishin tharë dhe vijat e bojës  së shkrimit, siç më tha profesori, kishin mbetur  mbi faqet e e mia të skuqura. Profesor Dume më njihte shumë mirë, më vlerësonte për e karakterin e  të fortë dhe e dinte se për kollaj nuk mund të derdh lot.  Mënyra se si ky profesor fisnik hynte te zëmra e nxënësve të tij, e kishte bërë këtë shumë të dashur e të respektuar.
- Hë Lekë! Ke ndonjë hall nga shtëpia, ndonjë njeri të sëmurë? Ti më the pardje se nëna t’u ka shëruar. Unë heshta dhe ai më pa drejt e në sy, dhe aty me sa dukej lexoi shumë dhimbje.
- Hë  Lekë  çfarë  ke, më thuaj  ta  zgjidhim bashkë…?
- Më kanë thirrur ushtar. Nesër e marr datën kur do të nisem! – thashë dhe nuk i mbajta lotët.
Profesori u çudit, sepse nuk i kishte ndodhë që të merreshin nxënësit ushtar, sidomos në vitin e dytë të shkollave profesionale, në një kohë kur  në qindra krahina të vendit nuk kishte farmacistë dhe as farmaci. Profesori u mërzit dhe fillimisht i shkoi mendja te ndonjë letër, që mund të ketë ardhur nga krahina dhe përjashtimin nga shkolla e mbulonin me marrjen ushtar. Kështu kishte ndodhë. Por, profesor Dume, që më donte fort, për zgjuarsinë dhe pastërtinë e  shpirtërore, po mendonte se ndoshta diçka mund të bënte.
- Dëgjo Lekë, nesër kur të kthehesh nga dega ushtarake, më kërko kudo që të jem, në punë, në shtëpi, në rrugë. Në çfarëdo ore. Rri i qetë!
Më takoi të shkoja në  mensë  pas shokëve. E  gjeta kuzhinieren tepër të revoltuar me një grup nxënësish. Dikush nga nxënësit  kishte gjuajtur marmelatën  në muret e mensës.
- Katundarët e dreqit vijnë për të  mësuar, u japim të hanë dhe sillen kështu?!- shfrynte kuzhinierja. Ata me sa duket e kishin bërë këtë veprim, sepse pothuajse vazhdimisht u jepej çaj e marmelatë  në  darkë. Një kombinim i çuditshëm.
Kuzhinierja nuk ishte njeri i keq dhe në fakt ajo nuk i përcaktonte ushqimet.  Kur nxehej ishte  shumë e keqe dhe shante. Bëhej edhe shumë e bezdisshme. Edhe mua ma përplasi në sportel atë  çaj e marmelatë, duke i thënë:
- Bej dhe ti si ata katundarët e tjerë, gjuaje në  mure  marmelatën!  Qesha pak dhe  ika duke menduar se  do t`i haja të gjitha pa llafe.
Marika, kështu quhej   kuzhinierja, po  më shikonte nga sporteli se si haja  me shpejtësi. Si duket  paska uri mendoi ajo. Dhe menjëherë  më thirri:
- Hajde këtu malok i bukur!
U afrova dhe mora si dhuratë  një vezë të  zier që e hëngra shpejt  në prezencën e saj. Si qendër e shuarjes së urisë dhe informacionit, ajo paska mësuar pasdite, se edhe kush do të shkonte ushtar.
- Lekë, nesër do të paraqiteni në degën ushtarake?
Nuk u përgjigja  menjëherë, duke  u befasuar,  se nga e dinte kuzhinierja . Por shpejt e shpejt  u kujtova se ajo ishte anëtare e partisë. Bënte pjesë në organizatën e partisë së shkollës. Këtu diheshin të  gjitha gjërat , deri biografitë familjare , deri gjërat më intime personale te  nxënëseve dhe të  mësuesve, madje edhe deri aty sa një nxënës  ka të bëj më ndonjë vajze  dhe në se i ka propozuar dhe ku… Biografia të ndiqte  gjithë jetën, ndërsa dosja e shkollës të ndiqte si hije mbrapa  kudo që shkoje,  e firmosur nga sekretari i partisë,  ani pse, ky sekretar mund të ishte marangoz, kuzhiniere, kujdestar konvikti, kapter i komandës së shkollës.
- Po, nesër do të jem në orën tetë në komisionin   mjekësore  ushtarak.- iu përgjigja me qetësi.
Asaj i shpëtoi goja, duke më shikuar me keqardhje e dhimbje  prej nëne  dhe tha:
- I gjori Lulo,  edhe ai iku  vitin  e kaluar dhe nuk  kthehet më  në shkollë. Kush e di se çfarë  kishte  andej nga fshati i tij  prej nga vjen?!  Mua më dogji ajo fjala “nga fshati”.  Ajo e ndërroi   bisedën me lezet, duke i dhënë tone atdhedashurie, siç e kanë zakon në këtë qytet.
- Ushtarë të Partisë jemi të  gjithë dhe ushtarë  do të vdesim për vendin tonë! Hajde  maloku i mire, shkojmë e flemë, se  është  vonë!
- Natën e  mirë!- u përshëndetëm dhe ika.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...