Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/28

Gazetari e moderatori i emisionit “Fiks Fare” Saimir Kodra ikën nga Top-channel, shkon në ACH për 12 mijë euro

image
Gazetari e moderatori i emisionit “Fiks Fare”, Saimir Kodra ka dhënë dorëheqje. “Fiks fare” transmetohet në Top Channel tash e shumë vite.  Sipas burimeve të “Info medias”, Kodra ka dhënë dorëheqjen nga TCH dhe emisioni do të drejtohet nga Doktori (Gent Pjetri) me një tjetër emër, por që ende nuk është konfirmuar. 
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Kodra i është bashkuar televizionit më të ri "Agon Channel" dhe ka nënshkruar një kontratë me të, detajet e së cilës ende nuk dihen. Thuhet se paga e re do të jetë 12 mije euro në muaj. 
Me sa duket përplasja që u tha se kishte me drejtorin e programit, Filip Çakulli, ka qenë vetëm një pretekst, pasi arsyeja e vërtetë e largimit ka qenë oferta “tunduese” e bërë nga drejtuesit e ACH për të moderuar një program të ngjashëm me atë “Fiks Fare”, shkruan BW. 
Por, është e mundshme që ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ka bërë po ashtu të veten. “Fiks fare” ka pasur mjaft “mish për gjah” derisa në pushtet ishin demokratët e Sali Berishës dhe tashti kur ata nuk janë më në pushtet duket sikur nuk kanë mbetur shumë mundësi për kreativitet të tillë.

Astrit Leka « hero shqiptar » (Asrtrit Leka, hérois Albanais)

Gazeta autoritatuive franceze “DNA-Dernières nouvelles “ (Strasburgut) për fillimin e Javës shqiptare me titullin Astrit Leka Hero shqiptarë (Astrit leka, héros Albanais) i ka përkushtuar gati një faqe gazete mbi aktivitetin e veprimtarit të shquar në Gjenevë (autor i vënies së bustit të Skenderbeut në Gjenevë) z. Astrit Leka 87 vjeç, një luftëtar kundër nazizmit dhe komunizmit, mbrojtës i palodhur i paqës...
image

Astrit Leka « hero shqiptar » (Asrtrit Leka, hérois Albanais) 

Një ngjarje kjo që është vlerësuar nga fakulteti I shkencave shoqërore të Universitetit të Strasburgut me një javë ekspozitash dhe Konferencash për këtë vend, ka shkruar në fillim të gvaztës e përdirthsmja francese DNA, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”-


Astrit Leka 88vjeç, luftëtar kundër nazizmit dhe komunizmit, mbrojtës i palodhur i paqës, është i ftuari i Universitetit. Më këmbë, sikur refuzonte pushimin më të vogël me gjithë më se 60 vjet lufte kundër pushtuesit nazist, ushtrisë së Musolinit dhe regjimit komunist shqiptar. Astrit Leka, 87 vjeçar, kërkon në fund të çantës së vet prej lëkure të zezë dokumentet që provojnë udhën e jetës së tij. Pjesë gazetash, klishe të vjetra, ekstrakte letrash konfidenciale, të vendosura në afishe gati për ekspozitë, të mëtuara nga ky intelektual shqiptar, që është strehuar në Zvicër në vitet 90 dhe është shtetas zviceran.“ Kush ban dekën për atdhe, s’thonë ka dekë por thonë ka le” ( At G0jergj Fishta)„.Këtu kemi të bëjmë me ndihmesën time për javën e Shqipërisë në Universitetin e Strasburgut, tregon me krenari ky luftëtar që nuk ka bërë pjesë kurrë në ndonjë parti politike, por që ka ndihmuar gjithmonë ata që punojnë për të mirën e popujve“.


Kjo figurë e madhe e luftës së shqiptarëve për liri, edhe pse me një histori deri diku të panjohurnë me rastin e ardhjes së tij për të ndjekur marrjen e kryesisë së Këshillit të Evropës, për të treguar luftërat e tij për liri për vendin e tij dhe për të drejtat e njeriut, nëpërmjet një konference që do të mbajë*, këtë mbrëmje, dhe dy ekspozitave që do të paraqiten për Shqipërinë dhe Shqiptarët.. 4 prill 1939, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë nga ushtria e Musolinit, në Liceun francez të Korçës, një profesor lexon tregimin „ Ora e fundit e frengjishtes“ e Alfons Dode, pastaj ai shkruan në drrasën e zezë: „ Të vdesish për atdhe është fati më i mirë .“ Në klasë një djalë14 vjeçar i përgjigjet flakë për flakë me vargjet e një poeti kombëtar: „ Kush ban dekën per atdhe s’thonë ka dekë por thonë ka le „ reciton Astrit Leka, me natyrë impulsive. I nipi i Nebi Sefës, një nënshkruesi të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe nip i Ibrahim Lekës, i cili siguroi ushtarakisht mbrojtjen e delegatëve të Vlorës. Ky djalë shumë i ri e kishte patriotizmin në gjak.

Astrit Leka


Nuk e pranuan vullnetar për të luftuar kundër ushtrisë së Musolinit. Por në moshën 16 vjeç ai braktis shkollën në vitin 1941, për të filluar luftën për çlirimin kombëtar kundër pushtuesit fashist e nazist. „ Kam luftuar në brigadat partizane, por edhe si drejtues i dalluar njësitesh guerrile, duke marrë pjesë në më se 44 aksione lufte „, tregon ai që në kohën luftës quhej „ Alarik „.
Dënimi me punë të detyruar pastaj Mërgimi I panënshtruari konsiderohet në opozitë me regjimin komunist të profesorit të tij të dikurshëm, por dhe shok lufte, Enver Hoxha. “ Pas çliriminit nuk vazhdova rrugën e komunizmit. Isha profesor i shumë gjuhëve të huaja, dhe i mbidiplomuar ( me tri diploma universitare). Më konsideronin të borgjezuar dhe me kërkuan me detyrim të bëja autokritikë ( 1967 imitimi i revolucionit kulturor kinez në Shqipëri, Sh.P.), shpjegon Astrit Leka. Ai refuzoi autokritikën, prandaj e shpallën “armik i popullit”. Pas këtij cilësimi mund të dënoheje edhe me vdekje.
Shokët e tij të luftës ia shdërruan dënimin me punë të detyruar. “ Për të punuar tokën me bel si një bujk primitiv, dhe pa makinë.” Një vuajtje, e cila lexohet ne sytë e tij që deri atëhere nuk mund të përshkoheshin. Në moshën 65 vjeçare, kur regjimi komunist pati një farë zbutje ( pasi i kishin prerë kokën Ciausheskut dhe Helenës në Rumani, para ngjarjeve të Ambasadave.

http://www.gazettedegeneve.ch/nos-ex-r%C3%A9dacteurs-en-chef-adjoints/yohan-pommier-mike-chiavaroli/astrit-leka/


-Astrit Leka strehohet në Gjenevë ( pasi pati kaluar në Sh.B.A,, Kanada e nëpër Evropë
-Në vitet 90 atë e shohim në të gjitha luftimet ( për lirinë e popujve dhe të drejtve të njeriut. -Ai i mbron ato në kolokiume, forume duke përshkuar tërë botën. Ka takuar me personalitete politike dhe me të nderuar me Çmimin Nobel. Ai themelon Shoqatën SOLIDEST- Shoqatë Ndërkombëtare Solidariteti per Zhvillimin e Vendeve të Lindjes, që ndihmon ish-vendet komuniste ( sigurisht më tepër shqiptarët)
-Atë e zgjedhin Këshilltar të përgjithshëm të Federatë Botëore të Veteranëve të Luftës ( me 37 milionë anëtarë
-Mbështet luftën kundra minave antinjeri.
Një jetë shumë aktive për një person gati 90 vjeçar, i cili vazhdon të luftojë sidomos për “ ngritjen e prestigjit të Shqiptarëve ne botë”. Astrit Lekai nuk e fsheh krenarinë e vet që vendi i tij ka aderuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995 dhe sot është në krye të këtij Këshilli që nga muaji maj deri në
nëntor 2012. Ai pret tashmë nyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo thot ai do të ishte një zbatim i drejtësisë ndaj popullit tim dhe Shqiperisë sonë që është i vetmi vend në Evropë, në territorin e të cilit janë zhvilluar të gjitha konfliktet e shekullit të XX të Evropës, me perjashtim të Luftës Turko-Greke dhe Luftës civile në Spanjë”, dokumenton ai. Zjarri në sytë e tij nuk do të shuhet pa e parë Shqipërinë të bëjë denjësisht pjesë në Evropë, përfundon skrimi e vetë gazetar cfranceze DNA për vperimatrin e njohur shqiptarë në Gjenvë prof.Astrit Leka....

ENTRETIEN AVEC ASTRIT LEKA,
HÉROS DE LA RÉSISTANCE ALBANAISE
> Réalisation : Mike Chiavaroli, Yohan Pommier, Danilo Streiff
> Supervision : Hank Vogel
  ASTRIT LEKA, PRÉSIDENT DE SOLIDEST 
> Réalisation : Mike Chiavaroli, Yohan Pommier, Danilo Streiff
> Supervision : Hank Vogel
ASTRIT LEKA NOUS PARLE DE SKANDERBEG
> Réalisation : Mike Chiavaroli, Yohan Pommier, Danilo Streiff
> Supervision : Hank Vogel
ASTRIT LEKA, "LES ALBANAIS ET L'EUROPE" (Partie 1)
> Réalisation : Mike Chiavaroli, Yohan Pommier, Danilo Streiff
> Supervision : Hank Vogel
ASTRIT LEKA, "LES ALBANAIS ET L'EUROPE" (Partie 2)
> Réalisation : Mike Chiavaroli, Yohan Pommier, Danilo Streiff
> Supervision : Hank Vogel
ASTRIT LEKA, "LES ALBANAIS ET L'EUROPE" (Partie 3)

Astrit Leka, profesori që përgatiti atentat ndaj Millosheviqit në Gjenevë




Inspektorët thanë: Profesor Astrit Leka, Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit. Lidhur me atentatin që ju kishte përgatitur Miloshevcit në kohën kur kishin filluar negociata në konferencne e Gjenevës për ish-jugosllavinë po japim më poshtë në tërësi rrëfimin e z.Astrit Lekës i cili akuzohej në përgatitjen e vrasjes së diktatorit serb Miloshevic në Gjenevë (“Tribune de Geneve” 18.01.2011: Certains iront jusqu’à l’accuser M.Leka d’avoir fomenté un attentat contre Milosevic lors de sa venue à Genève..”) për cka kishin shkruar edhe mediat zvicerane, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Atentati kundër Millosheviçit në Gjenevë ?

“Në shtator 1993, po rrija bashkë me gruan time. Troket dera dhe shoh dy inspektorë të policisë zvicerane. Ata kishin marrë urdhër që të bënin kontroll në shtëpinë time. Me të drejtë, unë u kërkova mandatin përkatës. Ata nuk e kishin, por u justifikuan me karakterin urgjent të ndërhyrjes. Unë këmbëngula që nuk do i pranoja të bënin kontroll pa një dokument zyrtar të rregullt. Ata insistonin për urgjencën. I indinjuar se ndoshta ata po më shpërfillnin si refugjat politik shqiptar që isha, u detyrova t’u them një fjalë të urtë angleze që kishte vlerë në atë rast. “Shtëpia ime është kalaja ime, ku ju nuk mund të hyni pa lejen time!”, rrëfen fillimisht veprimtari shqiptar Astrit Leka (kryetar i shoqatës ndërkombëtare “Solidest”) për agjencinë e lajemeve “Presheva Jonë” i cili qe dy decenie jeton dhe vepron në Gjenevë i cili me miqtë zviceran ia arriti të vente bustin e heroti tone kombëtar Skenderebut buzë liqenit ë këtij qyteti pak metra afër OKB-së

Në vazhdim z.Leka shpjegon se “duke e kuptuar shqetësimin e tyre të natyrshëm, u dhashë një mundësi, e cila respektonte dinjitetin tim dhe u lejonte atyre të kryenin detyrën. U thashë që do t’i pranoja në shtëpi në qoftë se ma thotë këtë me gojë në telefon prokurori i përgjithshëm i Gjenevës, numrin e telefonit të të cilit e disponoja sepse i kisha bërë një shërbim përkthimi më parë. Pas kësaj fjale, inspektorët u panë në sy njëri me tjetrin dhe vendosën të largohen menjëherë, duke më thënë se do të vinin pas një ore me dokumentin e duhur.”

“Në çast, nga çfarë kisha dëgjuar për intrigat dhe kurthet që kurdiseshin kundër njerëzve të ndershëm, më erdhi ndër mend ideja se vizita e inspektorëve është bërë mbi bazën e ndonjë denoncimi eventual nga ndonjë bashkëkombas në shërbim të agjenturave antishqiptare në Gjenevë që donin largimin tim nga ai vend për shkak të veprimtarisë time kombëtare. Konkretisht ndonjë vizitor në shtëpinë time, në një moment pavëmëndje nga unë, mund të ketë vënë drogë prapa librave në bibliotekë dhe mandej ka bërë denoncimin ndaj meje në polici.

Policia drejtonte gishtin kah Leka…Inspektorët thanë: Profesor Astrit Leka në Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit ?!

Kështu largimi i tyre prerazi dhe njoftimi se do vinin pas një ore, mund të më kompromentonte, duke lënë një dyshim të përhershëm te ata për mua, pasi mund të supozohej se unë kërkoja kohë për të fshehur drogën e denoncuar.

Atëhere, sipas zakonit shqiptar, i ftova ata si mysafirë në shtëpi por jo për kontroll.

Ata pranuan ftesën me habi, për qëndrimin tim kontradiktor (sapo i kisha përzënë unë i kisha ftuar).

Pas përshëndetjeve të zakonshme, pyetja e parë që më bënë ishte: a keni qenë në zyrat e OKB në Gjenevë këto ditë?

- Lutem, më saktësoni ditët- ndërhyra unë.

-Këto dy ditët e fundit – thanë ata.

Mendova mirë dhe u thashë se nuk kisha qënë. Më parë edhe kam qënë për përkthime.

Pyetja e tyre dhe përmëndja e dy ditëve të fundit më bëri të dyshoj se bëhej fjalë për ndonjë akt të rëndë terrorist për mua, pasi kisha dëgjuar që në një sallë të mbledhjeve më shumë rëndësi, administrata e OKB u paguante ndërmarrjeve përkatëse mijëra franga zvicerane, vetëm e vetëm që të jepej siguri ndaj atentatesh apo aktesh terroriste brenda 48 orëve. Mandej garancia duhej përsëritur.

Inspektorët, pas përgjigjes sime negative, hapën një letër të ngjeshur ku fraza kryesore ishte si vijon: “Profesor Astrit leka, Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit”.

Në fakt, unë kisha dëgjuar se në këtë mbledhje të rëndësishme ndërkombëtare do merrte pjesë edhe Millosheviçi.

Por ndjeva një lehtësim dhe gëzim të madh sepse shpëtova nga sikleti i ndonjë provokimi që mund të më kishin bërë për kompromentimin e figurës sime duke future tinzisht drogë në shtëpinë.

Si profesionistë dhe me njohuri psikologjike, zviceranët e vunë re këtë ndjenjë te unë, u ra në sy kjo gjendje shpirtërore dhe vijuan me pyetjen: si është e mundur që ju e pritët këtë akuzë më një shprehje gëzimi, në vend që të tronditeshit se bëhet fjalë për një akuzë si terrorist?! Pra mund të hynit në listen e terroristëve..

Sigurisht, nuk i thashë atyre se përse u gëzova, pasi kjo ishte një çështje që mendoja se vinte nga bota shqiptare. Por u thashë diçka tjetër të vërtetë dhe të besueshme për ata:

-Plot 50 vjet më pare, pa dhjetë ditë, unë kisha dhënë ndihmesën time në organizimin e një atentati kundër një kryeministri kuisling shqiptar, Mustafa Krujës. Pra kishte një përputhje e çuditshme midis dy kryeministrave ballkanas. Ai u plagos dhe mbijetoi . Por, ndonëse ishte gjakatar, kishte shpëtuar qindra hebrenj nga thonjtë e fashistëve. Në Amerikë e vërtetova se shifra e hebrenjëve të shpëtuar nga ai arrinte në 300 vetë!

Ata u bindën në pafajësinë time dhe kuptuan se ishte fjala për një intrigë politike kriminale. Për më tepër, ata pranuan se një denoncim i tillë dëmtonte jo vetëm personin tim por edhe vetë shtetin zviceran duke e vënë atë në rrugë të gabuar në luftën ndaj terroristëve të vërtetë.

-Zoti Leka, konstatimet tona na nxisin të mësojmë diçka më shumë për jetën tuaj pavarësisht nga dokumentet zyrtare tona.

U tregova disa momente kryesore nga jeta ime, që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri kur, pas denoncimeve të shumta të pabaza, u desh edhe ky i fundit si terrorist.

Ata arritën në përfundimin se çeshtja që po ndiqnin ishte shumë e rëndë dhe delikate. Më thanë shprehimisht se denoncuesit, kur të mësojnë se organet policore zvicerane zbuluan të vërtetën, do përpiqen të veprojnë kundër jush. Do vazhdojnë goditjet e tjera. Ne si polici zvicerane ju themi zyrtarisht se duhet t’ju marrim në mbrojtje juve dhe familjen tuaj nga këto forca të errëta.

Si masë e parë, duhet të mbyllni grilat se mos ju hedhin ndonjë granatë në shtëpi, se qënkeni shumë pranë rrugës, si masë e dytë më dhanë numrat e telefonave ku duhet të lajmëroja për çdo lëvizje të dyshimtë.

Ata u ndanë nga ne me përzëmërsinë më të madhe, duke kërkuar ndjesë, ndërsa unë i falënderova për zbulimin e të vërtetës dhe kujdesin e premtuar ndaj nesh.

U bëra vetëm një vërejtje që mund të më kishin thirruar në zyrat e policisë për shpjegime duke mos shqetësuar familjen.

Ata u justifikuan se çështja ishte shumë urgjente, se pikërisht atë natë në Gjenevë do vinte Slobodan Millosheviçi dhe puna nuk priste.

Nga shtypi, një javë më vonë, ne mësuam se në Lugano serbët kishin hedhur një granatë në kampin boshnjak.

Pra parashikimi i inspektorëve kishte qënë i drejtë.

Për hir të së vërtetës historike, duhet kujtuar se pesë vjet më vonë, në vitin 1998, mediat botërore, përfshi ato të Gjenevës, shkruan se atë ditë në Gjenevë agjenti i Inteligjens Servisit, Tom Lisen, ishte urdhëruar të bënte një atentat kundër Milosheviçit. Atentati nuk u realizua por Tom Lisen rrinte i fshehur nga frika, sipas tij, prej urdhëruesve të atentatit…”

P.S

Rreth tentim vrasjes së kryekriminelit Miloshevic në Gjenevë, sipa sherbimeve sekrete nderkombëtare, ishte provura përmes dritave, reflektorve te fuqishësm sikur në rastin e princeses Diana në tunelin e Parisit.

 Richard Tomlinson, një ish oficer i Shërbimit Ajror Special (SAS) “Henri Paul ishte duke punuar për MI6 (Shërbimi i jashtëm sekret britanik) dhe aksidenti në urën « Alma » kishte ngritur një projekt nga MI6 për të hequr presidentin Slobodan Millosheviç. Britanikë duhet të verboj me kreun e shtetit serb shofer me një makinë të veçantë ai e ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën për në Gjenevë… »

Arsim Spahiu: Maqedonia është emër pellazgo-ilir

image


Pellazgët dhe ilirët paragrekë lidhen me problemet çame dhe me shqiptarët e Maqedonisë; ato lidhen ngushtë me mitologjinë dhe fenë pellazgo-ilire, me orakullin e Dodonës, me emrin Maqedoni, me princeshën “helenofobe” Olimbi, me etnicitetin e Lekës së Madh dhe të Mbretit Pirro etj. etj. që, u janë atribuuar gjithashtu grekëve. Të gjitha shkrimet e mia kanë një emërues të përbashkët: bashkimin kombëtar shqiptar

Në një bisedë me Arsim Spahiun, doktor në histori i Universitetit të Franche-Compté-së (Francë), mësojmë të dhëna të reja historike për pellazgët dhe ilirët e parë. Duke iu referuar studimeve më të fundit të bëra në Francë, Spahiu del në konkluzionin se pellazgët dhe ilirët e parë, para se të arrinin grekët në Ballkan, kanë marrë rrugën e shtegtimit nga Evropa Qendrore deri në Mesdhe. I vjen keq që e gjithë kjo histori mijëvjeçare “iu është atribuuar grekëve nga autorë modernë grekë dhe jo grekë”. Ndaj në disa çështje fajëson për këtë edhe gjuhëtarin e shquar Eqrem Çabejin që “nuk i ka hapur rrugë” studimit të pellazgjishtes. Një intervistë me të e transmeton gazeta Shqiptarja.

-Arsim, ju jeni pjesë e fisit Spahiu. Mund të na flisni pak për këtë fis të madh, mjaft të dëgjuar në Shqipërinë e Veriut?

Spahiu: Të parët e mi, Spahijtë e Kolesjanit (Lumë) janë dalluar në luftërat kundër turqve dhe serbëve. Kullat tona janë djegur katër herë nga turqit e nga serbët dhe një herë nga zogistët. Baba Lam, Salih Spahiu (gjyshi im), Xhafer Spahiu, etj., kanë dhënë kontribut të vyer edhe në çlirimin e Shkupit. Përveç kësaj, të dhënë pas arsimit ata kanë kryer shkolla në vend dhe jashtë. Në vitin 1911, ata hapën shkollën e parë shqipe në qarkun e Kukësit, ku mësues i parë qe Rizah Spahiu…. Enver Spahiu, babai im, i formuar si intelektual në Perëndim, nuk mund të pajtohej me regjimin komunist. Ai e kuptonte ndryshe atdheun. Pinjoll i një familje atdhetare, ai aspironte për ribashkimin e të gjitha tokave irredente shqiptare me atdheun mëmë.

-Kush jeni ju, Arsim Spahiu?

Spahiu: Unë kam hapur sytë për herë të parë në Prizren, më 1942. Pasi kreva gjimnazin në Kukës, në vitin 1962 më doli e drejta e studimit në degën e fizikës pranë USHT-së, por në janar të vitit 1962 internohemi familjarisht. Atje kemi ngrysur 29 vite të pafund. Gjatë atyre viteve disa herë na është krijuar përshtypja sikur gjendja politike po zbutej. Për këtë arsye, për të njohur më mirë vetveten, brenda dy dhjetëvjeçarëve jam paraqitur në katër seksione të përkthimeve të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” për të bërë provim. Në të katër seksionet e ndërmarrjes kam bërë provim dhe jam pranuar në vend për t’u punësuar; të katër herët, pasi i kam vënë në dijeni ata të ndërmarrjes se banoj në Gradishtë të Lushnjës, më kanë thënë se do të më kërkonin më lart, madje Zonja Fatime Afezolli, pasi mori vesh përfundimin e përkthimit nga shqipja në italisht, më premtoi se do të më kërkonin në Komitetin Qendror, sepse nuk kishin përkthyes të atij niveli.

Tekefundit, nga të katër rastet, vetëm për njërin syresh mora vesh diçka pas disa dhjetëvjeçarësh: këtu e nja tre vite të shkuara, Zoti Aristidh Ristani më thotë në Paris se kishte shoqëruar drejtorin e Shtëpinë Botuese te sekretari i Komitetit të Partisë së Lushnjës për të më kërkuar si përkthyes të letërsisë artistike nga gjuhët e huaja në shqip. Po ç’përgjigje kishin marrë pa: “I kujt na qenka ai talent? i Enver Spahiut? I ati i tij ka qenë në shërbim të imperialistëve amerikanë, anglezë… Po i riu si quhet? Arsim Spahiu? Edhe ai ka qenë në shërbim të imperialistëve gjermanë, italianë…”. Kjo ishte një përgjigje standarde sigurisht, e regjistruar më parë: sekretari I, as na kishte parë, as dëgjuar ndonjëherë, as babanë as mua. Kulmi, përgjigjet e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” unë i kam marrë në Degën e Punëve të Brendshme. Të katër përgjigjet dalin në një qafë: “kur të zbardhet mjekra e të të zbresë deri në brez merru me përkthime; tani je i ri.

Të parët tuaj janë të njohur për besë e burrëri; ne e dimë se, po të hedhësh firmën këtu, nuk na e dredh. Këto vite që ke para, mund t’i kalosh jashtë shtetit”. Unë kisha parashikuar me kohë se do të më vinin para kësaj alternative, ndaj përgjigjen s’e vonova: “Unë di të bëj vetëm përkthime dhe kanale. Unë kam dhe një problem mjekësor: çfarë them ditën, e përsëris me zë edhe natën”. Me kaq, m’u hoqën qafet, por më lanë që të mbaroja kanalet e Myzeqesë. E pra, ato kanale u mbaruan kur emigruam. Më 1991, me ndihmën e xhaxhait dhe të djemve të tij, imigruam në Francë. Atje, krahas punës së përditshme kreva studimet e larta me korrespondencë në Universitetin e Franche-Comté-së. Pastaj mora diplomat e masterit në histori (maîtrise-ën e DEA-në) dhe, në fund, pasi mbrojta tezën me titull “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër”, arrita gradën e doktorit në histori të Universitetit të Franche-Comté-së.

-Nga Franca keni botuar në Shqipëri disa vepra studimore? Pse jeni përqendruar pikërisht me pellazgët dhe me ilirët?

Spahiu: Së pari, pellazgët dhe ilirët e parë që, para arritjes së grekëve në Ballkan, kanë marrë rrugën e shtegtimit nga Evropa Qendrore deri në Mesdhe. E gjithë ajo histori mijëvjeçare u është atribuar grekëve nga autorë modernë grekë dhe jo grekë. E dyta, pellazgët dhe ilirët lidhen ngushtë edhe me historinë e lashtë të Greqisë së mirëfilltë. Në ato shekuj të tërë, roli i iliro-shqiptarëve në Greqi është shumë i madh. E treta, pellazgët dhe ilirët paragrekë lidhen me problemet çame dhe me shqiptarët e Maqedonisë; ato lidhen ngushtë me mitologjinë dhe fenë pellazgo-ilire, me orakullin e Dodonës, me emrin Maqedoni, me princeshën “helenofobe” Olimbi, me etnicitetin e Lekës së Madh dhe të Mbretit Pirro etj. etj. që, u janë atribuuar gjithashtu grekëve. Të gjitha shkrimet e mia kanë një emërues të përbashkët: bashkimin kombëtar shqiptar.

-Ҫ’mendim keni për qëndrimin e Eqerem Ҫabejt ndaj çështjes pellazgjike?

Spahiu: Profesor Ҫabej, ky gjuhëtar i madh, nuk e përmend pellazgjishten në studimet e veta etimologjike. Për më tepër, ky parashtron se shqipja e sotme vjen nga shqipja e vjetër, pa identifikuar popullin që e ka folur atë gjuhë (“shqiptarët e vjetër”?). Tashmë dihet se ai është luhatur mes teorive të përkundërta të prejardhjes ilire ose trake të shqipes, ose për sintezën e ilirishtes dhe të trakishtes, ose për mbulimin e shtresës gjuhësore trakisht me një shtresë gjuhësore të ilirishtes. Për mendimin tim, shqipja është me prejardhje protohistorike; ajo nuk përbën gjuhë të atyre shekujve në trajtën e “shqipes së vjetër”. Ndoshta do të ishte më mirë sikur Prof. Ҫabej të kishte pranuar qoftë dhe konvencionalisht vijimësinë pellazgjisht-ilirisht-shqip.

Në këtë mënyrë, ky gjuhëtar i madh, shumë i vlerësuar nga gjuhëtarët më të mëdhenj, nuk do të largonte interesimin e gjuhëtarëve amerikanë nga pellazgjishtja, ilirishtja dhe shqipja të marra së bashku, sepse veç e veç japin pak të dhëna për t’i renditur ndër gjuhët e sotme indo-evropiane, ku gjuhëtarët amerikanë do të mund të bazoheshin për të ndërtuar indo-evropianishten. Sa herë hap ndonjë volum të Studimeve etimologjike të Prof. Ҫabejt, “sikur të ishte përfunduar!”, them me vete. Unë nuk kam pasur rast ta shoh ose ta dëgjoj ndonjëherë atë shkencëtar të madh të shqipes, por ne familjarisht kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi pasur mik të vjetër vëllanë e tij, Zotin Ferid Ҫabej, dikur avokat në Kukës dhe në Lushnje. Në kohën e Zogut, ky zotëri hijerëndë i ka kaluar fundjavat në shtëpinë tonë në Kolesjan, tri orë rrugë larg në kalë, duke lënë të kënaqur dhe të nderuar të gjithë pjesëtarët e të familjes. Përveç kësaj, ne s’ia harrojmë kurrë këtij burri fisnik dhe me kurajë civile, që na ka ardhur shpesh në ndihmë gjatë viteve të internimit në Gradishtë të Lushnjës.

-Gjatë periudhës me liri të kufizuar në Gradisht a keni shkruar?

Spahiu: Po. Herë pas here kam shkruar pamflete e artikuj, që i kemi djegur dy herë, një herë babai dhe herën e fundit unë. Disa prej tyre më kujtohen, madje kam tentuar të rishkruaj ndonjërin syresh, por jam bindur se nuk është e mundur dhe e kam lënë. Kam shkruar dhe dy romane: “Drenicarët ose “servët” e Kosovës” dhe “Varrë në zemër”, që i kam botuar nga Franca, pas vitit 1991, sigurisht.

-Ҫ’mendim keni për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

Spahiu: Akademia e Shkencave ka nevojë për fonde. Për historinë p.sh. duhen pa tjetër botimet e dhjetëvjeçarëve të fundit të historianëve më të njohur euro-amerikanë. Në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, ku shkoj pothuajse çdo ditë, dëgjohen biseda në gjuhët e vendeve ballkanike e përreth, por në shqip jo. Ata bëjnë hulumtime shkencore, ndërsa ne shqiptarët jemi të përpirë në përplasjet mes partive politike.

-A ka në Francë njohës të historisë së Shqipërisë?

Spahiu: Ka, sigurisht, madje ka shumë. Anglo-saksonët e njohin parësinë e historianëve të këtij vendi, ku ripërtëritja brodeliane e Shkollës së Analeve merr në studim strukturat dhe konjukturat e fSpahiura nën sipërfaqen e ngjarjeve të kulluara. Por janë disa historianë francezë që ndjekin teorinë e G. Kossinnas, sipas të cilit provinca kulturore të përcaktuara saktësisht përputhen në të gjitha epokat me tribu dhe popuj të caktuar. Kjo teori, edhe pse e hedhur poshtë, është përvetësuar nga shumë arkeologë.

-A keni ndonjë zbulim tuajin mbi Shqipërinë në Francë, që dëshironi t’ia jepni lexuesit shqiptar?

Spahiu: Po. Ne pandehim se Evropa na njeh si popull trim e luftëtar, siç ka shkruar dikur ndonjë historian a udhëtar, që i ka njohur nga afër të parët tanë. Evropianët e sotëm, e kam fjalën për intelektualët, sidomos për historianët me ndonjërin prej të cilëve hyj nganjëherë në bisedë, njohin dhe zënë në gojë Nënë Terezën, madje e vlerësojnë shumë. Kryesorja, ajo që duhej ta vija në fillim të përgjigjes, francezët venë re ndryshimin e thellë mes shqiptarëve dhe popujve ballkanikë, që kufizohen me ta. Ndërsa grekët dhe sllavët e jugut janë të gjithë nacionalistë të flaktë, madje shovinistë, shqiptarët druajnë të bashkohen si komb! Janë më të zgjuar shqiptarët apo nuk janë formuar ende si komb? Ky fakt i çudit evropianët e sotëm dhe mbarë botën. Thuaju sa të duash se të tillë i bëri shqiptarët diktatura; sa para bën. Po bëhet një çerek shekulli qëkur u përmbys ajo.

Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare

image

SHABAN MURATI

Gazeta malazeze “DAN” njoftoi në 17 shtator se, sipas një informacioni të Ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit Europian të Malit të Zi, në fund të shtatorit, në Nju Jork, udhëheqësit e Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të zhvillojnë një takim për të diskutuar për nismën diplomatike malazeze të krijimit të një "Unioni Ballkanikoperëndimor". Njoftimin e këtij takimi e kanë dhënë edhe mediat serbe, maqedonase, boshnjake, duke i mëshuar konceptit të ri të këtij "Unioni Ballkanikoperëndimor". Në fakt kjo është një nismë, që ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç, e ka parashtruar që në muajin maj të këtij viti, dhe një "non paper", me parimet dhe detajet e kësaj nisme diplomatike malazeze, u është dërguar të gjitha Ministrive të Jashtme të gjashtë shteteve të projektuara për të qenë anëtare të këtij "Bashkimi Ballkanikoperëndimor". 
Tërheq vëmendjen fakti se, akoma pa u përtypur mirë nga diplomacitë e vendeve përkatëse se çfarë përmban, çfarë synon dhe sa mundësi konkrete ka që të realizohet nisma për krijimin e një "Unioni Ballkanikoperëndimor", Podgorica ka arritur të bindë kryeqytetet kandidate për një takim të posaçëm të udhëheqësve të gjashtë vendeve në Nju Jork, ku ata ndodhen në kuadrin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Duket se të gjitha Ministritë e Jashtme të shteteve kandidate për "Unionin Ballkanikoperëndimor", përfshirë edhe Shqipërinë, kanë rënë dakord që të kalohet kaq me nxitim në një nivel kaq të lartë diskutimi i këtij projekti. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se pëlqimi i diplomacisë shqiptare është dhënë nga qeveria e vjetër, e cila ishte në detyrë deri në datën 14 shtator 1013, ndërsa qeveria e re, që u betua në 15 shtator 2013, është ndodhur përpara faktit të kryer dhe natyrisht do të kërkojë kohë të formulojë qëndrimin e saj për këtë projekt.
Edhe formalisht, përpara se të mbahet një samit i udhëheqësve të gjashtëshes ballkanikoperëndimore për një "Union" të ri, duhej të ishte zhvilluar një mbledhje e posaçme me këtë temë e ministrave të Jashtëm të gjashtë shteteve për të diskutuar. Pastaj, nëse do të kishte rakordim dhe përputhje pikëpamjesh dhe interesash, mund të kalohej në fazën më të lartë të takimit të udhëheqësve të këtyre vendeve. Një diskutim në këmbë, që i është bërë kësaj nisme në kuadër të samitit të dështuar të SEECP në Ohër në 1 qershor 2013, nuk mund të konsiderohet hap dhe përgatitje serioze për një samit të posaçëm. Zyrtarisht dihet vetëm që një mbledhje e posaçme për këtë nismë është organizuar nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi në 16 korrik në Përzhno, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, në nivel drejtorësh politikë. Sipas komunikatës zyrtare, të botuar për këtë takim nga MPJ e Malit të Zi në faqen e saj zyrtare, përfaqësuesit e gjashtë shteteve pjesëmarrëse kanë shprehur pëlqimin e shteteve përkatëse për krijimin e këtij "Unioni Ballkanikoperëndimor".
Diplomacia e qeverisë që humbi zgjedhjet, nuk i ka bërë të ditur opinionit publik se cilat janë motivet dhe arsyet, që e kanë shtyrë të pranojë hyrjen e vendit në një "Union Ballkanikoperëndimor", të propozuar nga diplomacia e shtetit më të vogël në Ballkan. Sepse një diplomaci serioze duhet të mendohet dy herë, kur i ofrohen "Unione ballkanike apo ballkanikoperëndimore", për të cilat nuk të inkurajon as historia ballkanike para dhe pas mbarimit të luftës së ftohtë, as historia para dhe pas shembjes së ish-Federatës Jugosllave, dhe natyrisht as historia e marrëdhënieve të kombit shqiptar me ish-Jugosllavinë. Shqipëria është i vetmi shtet anëtar i NATO-s i kësaj gjashtësheje ballkanikoperëndimore dhe nuk mund të sillet si shtet pa vlerë, që rri në dritare për të parë se cili kalimtar do ta ftojë në fundjavën e tij diplomatike.
Ambicia e diplomacisë së shtetit më të vogël në Ballkan për krijimin e "Unionit ballkanikoperëndimor", është tepër e madhe, sepse projektohet një bashkim i ngushtë institucional, ku mjafton të ndalemi në dy objektiva të tij, për të kuptuar se sa shumë duhet të mendohen Shqipëria dhe Kosova përpara se të japin pëlqime aprioristike. Nisma malazeze parashikon krijimin e një parlamenti të përbashkët ballkanikoperëndimor, me pjesëmarrjen e 10 përfaqësuesve të çdo shteti anëtar dhe krijimin e një policie të përbashkët ballkanike. Me një fjalë, synohet një formë dhe një nivel aq i lartë integrimi dhe bashkimi brenda "Unionit Ballkanikoperëndimor", të cilat nuk i kanë as bashkimet apo organizatat rajonale të Europës. Sepse as Bashkimi Europian nuk ka një polici të përbashkët europiane, siç kërkon nisma e Malit të Zi ta realizojë. As vendet nordike, me gjithë atë nivel të pakrahasueshëm demokracie dhe marrëdhëniesh të jashtëzakonshme me njëri- tjetrin, nuk kanë krijuar një polici të përbashkët nordike, siç kërkon të realizojë nisma malazeze. Nisma konturon parametrat e një federate jugosllave, nga përvoja e së cilës vijnë pesë shtete të kësaj gjashtësheje.
Kjo nuk është befasuese, sepse që nga shkatërrimi i Federatës Jugosllave në vitin 1991, kanë qenë të panumërta projektet dhe përpjekjet për ringjalljen e Jugosllavisë në forma të ndryshme. E habitshmja e kësaj linje është se vazhdohet të planifikohet gjithmonë përfshirja e Shqipërisë në unionet apo federatat e reja ish-jugosllave. Entiteti i ri "Ballkan Perëndimor" u krijua në vitin 2000, me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Zagrebit, kur BE, për lehtësi organizimi të procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike, i përkufizoi shtetet e ish-Jugosllavisë, ku futi edhe Shqipërinë, si shtete të Procesit të Stabilizim-Asocimit apo të Ballkanit Perëndimor. Ishin të gjitha shtetet e ish- Jugosllavisë, pa Slloveninë, vendin e së cilës ia atashuan Shqipërisë. Tani që edhe Kroacia u bë anëtare e BE, mbeten dy vende bosh nga Federata e dikurshme, dhe projektuesit e nismës nxituan për të zëvendësuar Slloveninë dhe Kroacinë me dy shtete shqiptare. Kroacia ka qenë kundërshtarja më e vendosur e të gjitha projekteve dhe përpjekjeve për ringjalljen e Jugosllavisë së vjetër. Pas ikjes së saj në BE, ridel oferta e një mini Jugosllavie me dy shtete shqiptare. Kryetari i komisionit parlamentar malazez për integrimin europian, Slaven Radunoviç, pranon se "Duket ngjashmëria me Jugosllavinë tonë, në të cilën me këtë rast do të mbetemi pa Slloveninë dhe Kroacinë dhe do t'i zëvendësojmë ato me Shqipërinë dhe Kosovën".
Ka një interes diplomatik, konstant dhe të pashpjegueshëm, për të krijuar një federatë ballkanikoperëndimore. Sepse nuk duket e rastit, që nisma malazeze doli në skenë menjëherë sapo Brukseli i dha dritën jeshile pranimit të Kroacisë si anëtare në BE. Mandantët e kësaj nisme nxituan të vazhdohet projekti ballkanikoperëndimor, duke zëvendësuar dy ish-shtetet veriore të Federatës Jugosllave me dy shtete shqiptare. Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon, pas luftës së ftohtë dhe pas shembjes së Jugosllavisë, evidenton se shteti më i interesuar për projekte federatash, minifederatash, unionesh e kartelesh ballkanike etj. është Serbia, si shteti i vetëm që shpall zyrtarisht pretendimin për të qenë lider i Ballkanit, siç konfirmoi presidenti i saj T. Nikoliç në Pekin në fund të muajit të kaluar. Dijana Vukmanoviç, nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, (partia e kryeministrit serb), duke folur për nismën malazeze, shprehu shqetësimin në 19 shtator, se kjo nismë do të interpretohej si një formim i një Jugosllavie të re dhe bashkë me këtë, në këtë rast vjen edhe dështimi i saj. Portali serb "inserbia.info" shkruan në 18 shtator, se kjo nismë është rezultat i një marrëveshjeje të ministrave të Jashtëm të rajonit me Komisionerin e Zgjerimit dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, RCC, Goran Svilanoviç. Svilanoviç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, paraqiti në takimin e 16 korrikut në Mal të Zi propozimin që zyra e tij e sekretariatit të përgjithshëm të RCC të bëhet "dora ekzekutive e "Unionit ballkanikoperëndimor". Ka një modë diplomatike në Ballkan për të propozuar bashkime dhe organizime të përbashkëta ballkanike, si mini Jugosllavia, Këshilli Nordik Ballkanik, Beneluksi Ballkanik, e deri tek kjo e fundit për "Unionin Ballkanikoperëndimor". Është një sëmundje e vjetër, që nga koha e Kominternit komunist, për krijimin e federatës ballkanike, si mjet për hegjemoninë në Ballkan.
Se si do të veprojnë shtetet e ish-Jugosllavisë dhe popujt e tyre sllavë për format e asocimit me njëri-tjetrin, është punë e tyre, por Shqipëria dhe Kosova duhet të mendohen mirë për ta lejuar veten të lidhen me federata politike dhe institucionale ish-jugosllave. Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, në një intervistë me agjencinë "Anadolli Azhans" në 21 shtator, për këtë nismë deklaron: "Një Jugosllavi e re është një iluzion. Ne kemi pasur dy eksperimente me Jugosllavinë, Jugosllavinë e parë dhe të dytën, dhe të dyja përfunduan në gjak. Në termat e një asociacioni politik, nisma e Luksiçit nuk ka asnjë kuptim". Nëse Ballkani Perëndimor është i interesuar të vendosë bashkëpunim konkret dhe dobiprurës, le ta bëjë atë me projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore, me gazsjellës dhe naftësjellës të përbashkët, me autostrada dhe linja Interkonjeksioni të përbashkëta, me rrjete hekurudhore dhe prodhim të përbashkët energjie etj. Sa për bashkime të reja politike, institucionale dhe organizative, shtetet e Ballkanit e kanë pikëmbërritjen e tyre, që është BE-ja.
Do të mjaftonte edhe vetëm një argument, në bazë të të cilit nuk mund të cilësohet e pranueshme kjo nismë, dhe konkretisht paragjykimi që ajo i bën statusit të Kosovës. Në "non paper" dhe në gjithë deklarimet e diplomacisë malazeze, serbe dhe serboboshnjake, theksohet se Kosova mund të marrë pjesë në "Union" në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB dhe sipas parimit të neutralitetit ndaj statusit të Kosovës. Nisma diplomatike malazeze e nënvleftëson dhe anashkalon shtetin e pavarur të Kosovës si subjekt të së drejtës ndërkombëtare dhe e trajton jo të barabartë me të tjerët, por si shtet të kategorisë së dytë. Është e njohur se BE, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtete anëtare, është detyruar të ndjekë parimin e neutralitetit ndaj statusit të Kosovës. Kjo është e kuptueshme për BE-në, por është e papranueshme në formatin ballkanik, që në fund të vitit 2013, kur është nënshkruar marrëveshja historike mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, të vazhdohet kufizimi politik, diplomatik dhe shtetëror i Kosovës. Është e qartë parealizueshmëria e një parlamenti ballkanikoperëndimor apo e një policie ballkanikoperëndimore, kur dy shtete të "Unionit" të projektuar, nuk e njohin ende Kosovën. Shqipëria nuk ka mundësinë t'i imponojë BE-së qëndrime, por në formatet ballkanike duhet thënë se ka kaluar kufiri i tejdurimit, kur Tirana po toleron neglizhimin e Kosovës në takimet dhe në organizimet ballkanike.
MPJ e Malit të Zi është përpjekur ta kalojë nismën e saj me shpjegimin se ajo ka mbështetjen e ekspertëve të Komisionerit të BE për Zgjerimin. Edhe nëse ky pretendim është i vërtetë, kjo nuk e bën më të bukur nismën e "Unionit Ballkanikoperëndimor". Nëse BE do të donte të ndërmerrte nisma për Ballkanin, do t'i shpallte vetë dhe nuk do ia linte njërit apo tjetrit shtet ballkanik. Nuk përjashtohet që në Bruksel të ketë ende diplomatë, të cilët janë të apasionuar pas shkollës dhe teknologjisë diplomatike ruse të krijimit të boshteve apo unioneve me dy apo me tri shtete. Këta diplomatë, të bezdisur nga sherret dhe trazirat e shpeshta në Ballkan, janë të prirur drejt konceptit të futjes së ballkanasve në një vathë ballkanike "për të shpejtuar integrimin". Nuk ka asnjë shenjë se nisma malazeze mund t'i japë shtytje integrimit të Ballkanit Perëndimor, sepse procesi i integrimit në BE ka qenë, është dhe do të mbetet një garë dhe rrugë individuale për secilin shtet, dhe jo vajtje kolektive në Bruksel.
Procesi i integrimit europian të shteteve ballkanike ka hyrë në një fazë të lartë, e cila nuk ka nevojë tani të krijojë unione apo grupime të reja me shtetet që kanë mbetur ende jashtë. Sapo ka hyrë Kroacia në BE, dhe katër shtete, bashkë me Shqipërinë që shpresohet në dhjetor, janë në stadin e statusit të kandidatit, dhe një union i tyre nuk ndihmon dhe nuk duket të ketë lidhje me integrimin europian. Ballkani ka një përmbytje organizatash e grupimesh, që mbikalojnë e kopjojnë njëra-tjetrën në emër të integrimit, që nga Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, SEECP, Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, RCC, Nisma Adriatiko-Joniane, Nisma e Europës Qendrore, Nisma e Detit të Zi, Adriatik 5 etj., etj., dhe nuk nevojë për ujë të ri diplomatik një rajon i tejngopur me nisma.
"Unioni ballkanikoperëndimor" shfaqet si një reminishencë e ideve dhe përpjekjeve jugonostalgjike të rikrijimit të Jugosllavisë. Natyrisht, disa nga ata, që drejtojnë ish- shtetet jugosllave dhe popujt sllavë të ish-Federatës, kanë të drejtën të aspirojnë për ringjalljen në forma të ndryshme të bashkimit të dikurshëm. Por Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, kombëtar dhe strategjik, të futen nën ombrellën e ndonjë Jugosllavie të re.

«Ortodoksia serbe» dhe « herezia shqiptare»

image
BARDHYL MAHMUTI

Në shkrimin tim të titulluar “’mendim i lirë’ apo ‘skizofreni politike’”  nxorra në shesh se akuzat e Fatos Lubonjës dhe Arben Idrizit kundër personaliteteve më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës bazohen në dokumentin e përpiluar nga institucionet politike dhe të shërbimeve sekrete (civil dhe ushtarak) të Serbisë, të titulluar “Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovo i Metohiji”.
Reagimet e shumta kundër përpjekjeve të Fatos Lubonjës, Arben Idrizit, Halil Matoshit, Berat Buzhalës dhe Imer Mushkolajt që të na e “shesin” «vizionin serb» për Kosovën si gjoja “shprehje e mendimit të lirë të shkrimtarëve dhe intelektualëve” mobilizoi personat e lartëpërmendur që t’u vërsulen kundërshtarëve të vet dhe mbrojtësve të «vizionit shqiptar» me një arsenal të llojllojshëm akuzash.
Në shikim të parë, përmes kësaj forme akuzash ata përpiqen të krijojnë përshtypjen se janë “viktima të logjikës totalitare”, se gjoja janë “heretikët e mendimit unik” dhe në këtë mënyrë të përmbysin rolet:nga persekutor në viktimë!
Për këtë arsye, analizat duhet të jenë të përqëndruara në aspektë të ndryshme. Mirëpo, që në fillim po theksoj se fakti i aspekteve të ndryshme që përmbajnë akuzat e tyre nuk janë të rastësishme. Përkundrazi! Ato janë tejet të koordinuara dhe në harmoni të plotë me logjikën e argumentimit të mbrojtësve të «vizionin serb»!
Në këtë shkrim do të përqëndrohem në përpjekjet e këtij klani për të përmbysur rolet dhe për të paraqitur veten si ‘heretik’ dhe ‘vikktima’ dhe do të nxjerr në shesh se stigmatizimi i mbrojtësve të «vizionin shiptar» si “fundamentalist”, “si klerik politik ”, “si inkuizitor”, si “stalinist”, si “enverist” etj. sado kundërthënëse dhe përjashtuese të duket, sado që, siç konstaton Arben Idrizi, “ekziston një dallim fundamental në mes nocioneve” ato janë koherente me arsenalin e termeve të ambalazhuara në “kuzhinën serbe” dhe të përdorura vazhdimisht, si në të kaluarën ashtu edhe sot!
Para se të vazhdoj të trajtoj kontekstet shoqërore dhe historike të përgatitjes së “nocioneve” stigmatizuese serbe kundër shqiptarëve, e shoh të udhës që të përmend shkurtimisht domethënjen e dy nocioneve: «ortodoksia» dhe «herezia».
 Ky digression do të na ndihmojë që të kuptojmë se fjala është për përmbysjen e roleve në dinamikën e konfliktit dhe luftës në Kosovë.
Fjala «ortodoksi» ka prejardhje nga greqishtja e vjetër ὀρθός, orthos (« e drejtë », « e saktë», « korrekt »), dheδόξα, doksa (« rrugë », « opinion » « mendim »), që tekstualisht do të thotë “rrugë e drejtë”, « opinion i drejtë », « mendim i saktë». Ndërsa, nga ana tjetër, fjala «herezi» në shumicën e gjuhëve ka depërtuar përmes fjalës latinehaeresis, e kjo ishte huazuar nga greqishta e vjetër dhe paraqiste një mundësi zgjedhje e një« doktrine, opinioni, sistemi ideshë». Pra, përcaktimi për një vision alternative, qoftë religjioz apo politik, përballë «ortodoksisë» dominante.
Këto dy «nocione» do të jenë kategori kryesore të luftës së “vizionit religjioz të krishterë” dhe mbrojta e “ortodoksisë” arsyetohej si mission për t’i siguruar «paqen qillore» njerëzimit!  Përmes ‘censurës’ dhe ‘inkuizicionit’-terme të preferuara të grupit të lartëpërmendur të “shkrimtarëve” dhe të “intelektualëve- si instrumente dhune, “vizionarët e krishterë” do të krijojnë «ferrin tokësor».
Meqenëse në tipologjinë e diskursit të pjestarëve të grupit të “shkrimtarëve” dhe “intelektualëve” theksohet përndjekja e “heretikeve” nga ” inkuizitorët” dhe “ nga klerikët e indoktrinuar deri në asht nga dogma” po përmendi vetëm disa të dhëna që karakterizojnë luftën në mes «ortodoksisë» dhe «herezisë». 
Vrasjet, burgosjet dhe shkatërrimi i çdo gjëje që nuk ishte në përputhje me “vizionin e krishterë” janë karakteristikat e kësaj forme të totalitarizmit me të cilën është ballafaquar njërzimi. Që të ruhet ‘vërtetësia e kësaj dogme’ autoritetet kishtare do të hartojnë «Lista të  librave të ndaluara (Index Librorum Prohibitorum)» dhe kjo frymë e përndjekjes do të jetë e praninishme deri në vitin 1966).
Sa i përket përmasave të ndalesave të librave dhe autorëve përmes futjes në “lista” (Indekse!)  po përmendim se “vetëm gjatë periudhës 1600-1996 janë ndaluar rreth 5200 vepra dhe rreth 3000 autorë.  (Index Librorum Prohibitorum 1600-1966, Vëllimi i XI, 2002, f.34 Vepër e përpiluar nga grup autorësh nën drejtimin e J.M. Bujanda).
Sa i përket kësaj forme të trotalitarizmit dhe analogjisë që bëjnë me Kosovën anëtarët e grupit të lartëpërmendur, e shoh të udhës të përmend vetëm një segment të “visionit të krishtërë” si “ortodoksi”, si “rrugë e drejtë”, si “vizion i drejtë”: “Zbulimi I kontinentit te Ri” dhe kolonizimi i tij!
Në mënyrë të ngjajshme si dyndja e popujve sllav mbi territoret iliro-shqiptare, ushtarët dhe klerikët e popujve të “civilizuar” te Europës iu vërsulën territoreve dhe popujve autokton të “Botës së Re”. Duke i stigmatizuar si “njerëz të egër”, si “njerëz pa shpirt”, si “popuj të pacivilizuar”, si “popuj barbar” etj., ata që pretendonin se kishin “mandatin hyjnor” që t’i siguronin njerzimit rrugën drejtë ‘parajsës qiellore’ ushtruan format më çnjerëzore të dhunës.
Të udhëhequr nga strategjia se “Konkistadorët janë ketu për te vrarë dhe për të marrë , ndërsa fetarët për të fshirë kujtesën dhe krenarinë e autoktonëve “( Fernando Baez, Histoire universelle de la destruction des livres, Fayard, 2008, f 156) u shkatërrua çdo gjë që ishte e mundur të shkaterrohej në këtë “Botë të Re”.
Nuk do të zgjatem në tërë atë dhunë të ushtruar kundër civilizimeve të kësaj “Bote të pacivilizuar” por, po përmendi sa për ilustrim vetëm këtë. Peshkopi dhe inkuizitori spanjoll i Meksikës, Juan de Zumarraga, me mburrje krenohej se kishte djegur të gjitha kodekset e popullit Aztek qe kishin shpëtuar nga djegja e mëparshme. (Vepra e cituar e Fernando Baez, f.155) ndërsa zëvendësi i tij, Diego de Landa, në vitin 1548 organizoi në qytetin Mani asgjësimin e 27 kodekseve dhe 5000 tempujve dhe idhujve të civilizimit Maja. Vetëm tri kodekse të këtij civilizimi kanë mundur të mbijetojnë kohët. ( Vepra e cituar, f 177)
Në këtë artikull nuk mund të nxjerrim tërë atë dhunë të ushtruar nga pushtuesit serb për të humbur të gjitha gjurmëve iliro-shqiptare të territoreve të pushtuara. Nëse ka nevojë mund ta bëjmë në shkrimet e ardhshme. Ajo që mund të thuhet në këtë shkrim ka të bëjë me analogjinë tejet domethënëse në mes të “konkistadorëve të Amerikës Latine” dhe të ushtarëve dhe priftërinjeve serb, ku dikush “vriste dhe mirrte” e dikush përpiqej “të fshinte kujtesën dhe krenarinë e autoktonëve”.
Ti kthehemi edhe një herë temës së mëparshme të stigmatizimit të shqiptarëve.
Fenomeni i stigmatizimit të shqiptarët nga institucionet politike, diplomatike dhe mediatike serbe do të merr përmasa jashtëzakonisht të mëdha, sidomos në periudhën e shpërbërjes së Perandorisë otomane dhe krijimin e kontekstit shoqëror dhe historik që lidhet me procesin e krijimit të shteteve të pavarura në këtë pjesë të Europës.
Fatkeqësisht, stigmatizimi serb i shqiparëve si “islamik në Europën e krishterë” do të gjejë përkrahësit e vet edhe në qarqet politike dhe diplomatike të Fuqive të Mëdhe të asaj kohe.
Mbështetja e “visionit serb” nga Fuqitë e Mëdha, sidomos nga Rusia cariste, dhe ‘mbyllja e veshëve me dhyll’ ndaj ‘të vërtetës shqiptare’ do të kenë pasoja të mëdha në përcaktimin e kufijve shtetëror në këtë pjesë të Ballkanit.Tërësia e territoreve të banuara me shqiptar  që përfshinte Vilajeti i Kosovës, si njësi administrative e Perandorisë Otomane , dhe një pjesë e madhe e territoreve të banuara me shqiptar që përfshinte Vilajeti i Manastirit, i dhurohen shtetit të ri serb.
Të gjithë të interesuarit për këtë periudhe vendimtare në krijimin e shteteve të reja në Ballkan mund të binden se “vizioni serb” dhe’vizioni grek”, të propaganduara si vizione të “krishtera”, do të arrijnë suksese në përhapjen e mendimit se “shteti shiptar në Ballkan” do të ruante prezencën otomane në Evropë. Rezultate e Kongresit të Berlinit, të Konferëncës së Ambasadorëve në Londër dhe e të ashtuquajturës “Paqë e Vërsajës” e trimëruan politikën serbe që të Aplikojë politikat shfarrosëse kundër shqiptarëve në përputhje me “vizionin e saj ortodoks” të shtuar në Platformën famëkeqe «Naçertanje».
Moment tjetër që e shoh të rëndësishëm ta përmendi lidhet me pozicionimin e Jugosllavisë në anën e shteteve komuniste. Që nga instalimi i diktaturës komuniste në Jugosllavi, dhjetëra mijë shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq nën akuzën  “e antikomunizmit dhe ndikimit me ideologji borgjeze”. Ata që nuk pranonin “ortodoksinë’ serbe, të definuar dhe të kamufluar nën plafin e “parajsës jugosllave” përjetuan ferrin në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
Vetëm disa vite më vonë, sidomos pas prishjes së marrëdhenjeve politike dhe diplomatike me “Internacionalen Komuniste “ në vitin 1948, shqiptarët do të vriten, përndiqen, arrestohen dhe dënohen nën akuzën e “ithtarëve të stalinizmit”.
Periudha nga shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 e deri te shpërthimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën një moment kyq në strategjinë e luftës antishqiptare.
Kontestimi masiv i “ortodoksisë serbe” se gjoja “shqiptarët kishin vendosur me vullnet të vet t’i bashkohen Serbisë” dhe kërkesa e afishuar për të jetuar të pavarur nga Serbia në kuadër të Federatës jugosllave, i terboi bartësit e aparateve shtetërore, politike, mediatike dhe religjioze të “vizionit serb”. Komunistët serb dhe shqiptar të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë dhe të Kosovës u vërsulen me të gjitha aparatet e dhunës fizike dhe mediale kundër ‘heretikëve’ shqiptar.
Të akuzuar si “nacionalist” dhe si “enverist” vetëm në periudhën 1981-1987 do të kalojnë nëpër duart e hetuesisë serbe dhe argatëve të tyre komunistë shqiptar të Lidjes së Komunistëve të Kosovës mbi 1/3 e popullsisë shqiptare të Kosovës.
Krahas vrasjeve, plagosjeve, arrestimeve dhe dënimeve të atyre që nuk pranonin t’i nënshtroheshin “të vërtetës serbe”, me mijëra libra shqip, të botuara në Tiranë, këngë dhe vepra të diciplinave të ndryshme shkencore u ndaluan me dekret shtetëror. ‘Inkuizicioni i klerikëve komunistë serb e shqiptar të Kosovës kundër ‘herezisë’ shqiptare është i dëshmuar në shumë vepra në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.
Interpretimi zyrtar i komunistëve serb lidhur me vendimin e aneksimit të Kosovës konsistonte në gjoja shprehjen e lirë të vullnetit të popullit shqiptar për të jetuar nën Serbinë socialiste. Këtë interpretim të “ortodoksisë komuniste serbe” argatët shqiptar në strukturat komuniste të Kosovës të tipit të  Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Mehmet Maliqit dhe funksionarëve tjerë që përpiqeshin edhe më tepër se serbët që të mbanin “ortodoksinë e vizionit serb” si opcion të vetëm  për Kosovë.
Madje, ata do të mundohen të bindin “turmën e manipuluar” “se rruga e Kosovës drejt zhvillimit të gjithanshëm dhe Fondeve të Federatës kalon nëpër Beograd”.  
Opinionit publik shqiptar dhe të gjithë atyre që kanë përcjellur me vëmendje ngjarjet e asaj kohe ju kujtohen mirë këto deklarata. Siç ju kujtohet edhe deklarata e xhelatit të «Kushtetutës së Tankeve», Rrahman Morinës, “se populli shqiptar me ndryshimet e kushtetutës të vitit 1989 nuk ka humbur asgjë por ka fituar shumë! Por, fatkeqësisht në mesin tonë ka hi një dreq i madh dhe po mundohet ta turbullojë mendjen e popullit” . Kjo deklaratë e Rrahman Morinës për “Dreqin e Madh” që “turbullon shpirtin e popullit dhe që mund ta bëjë të shpërthej  kundër Serbisë” ndodhi në kohën kur bartësit e aktivitetit kundër okupimit serb të Kosovës bëhëj në mënyrë tërësisht të fshehtë. Pra, në kohën kur pushteti i okupatorëve të Kosovës nuk i dinin se kush ishin personat konkret. Po rikujtojmë se cilësimi me termin «dreq» është cilësim tipik i “inkuizitorëve dhe klerit fetar”.
Përmbysja e komunizmit dhe instalimi i sistemit gjoja demokratik në  Serbi, e cila udhëhiqej nga ish diktatori komunist S. Millosheviq, krijoi kontekstin “à la mode” që të fshihen cilësimet e moçme të “shqiptarit antikomunist dhe të ndikuar nga ideologjia borgjeze” dhe të ndryshojnë amballazhin e akuzave përmes të cilave shqiptarët që nuk pranonin ortodoksinë e vizionit serb të stigmatizohen si “komunist”, si “terrorist” dhe si “fundamentalist”…
Në këtë shkrim nuk do të zgjatem në citimin e diskurseve të shumta të politikanëve dhe gazetarëve serb, dhe të atyre «jo serb» (madje edhe shqiptar!) që mbështesnin “vizionin serb për Kosovën” si “vision i vetëm i drejtë” dhe, sipas të cilëve, shqiptarët që nuk pranonin këtë “të vërtetë” nuk ishin gjë tjetër pos “komunist”, “stalinist”, “enverist”, “terrorist”. “ekstremist”, “fundamentalist”….
Kësaj radhe do të kufizohen vetëm në shkrimet e kohëve të fundit të “shkrimtarëve” dhe “intelektualëve” të sortës së Lubonjës, Idrizit, Buzhalës, Matoshit dhe Mushkolajt.
Një çerek shekulli më vonë, tani më kur edhe emrat e bartësve të veprimtarisë çlirimtare të Kosovës janë publik për opininin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, pasardhësit e Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Mehmet Maliqit, Rrahman Morinës etj nën maskën e të drejtës për të shprehur lirshëm mendimin e tyre do të aktualizojnë diskurset dhe stigmatizimet e vjetra. Kështu, Arben Idrizi, të cilit i pëlqenjë parafrazimet herë të Senekës e herë të Salman Ruzhdiut kësaj radhe, në shkrimin e tij të gjatë kundër Jakup Krasniqit dhe “turmës së manipuluar”, parafrazon Rrahman Morinën. Ai,  ndër të tjera shkruan:
“Ballafaqimi human dhe intelektual me doktorë të shkencës si z.Krasniqi është më i vështirë se ballafaqimi me djallin. Turma në vetvete shpesh mund të jetë e ndenjur, janë ai lloji i klerikëve që e trazojnë, e bëjnë të pluskojë dhe gurgullojë, derisa edhe të shpërthejë si vullkan. Klerikët politikë dhe klerikët fetarë, sidomos kur janë të indoktrinuar deri në asht nga dogma përkatëse dhe njëkohësisht kanë në dorë pushtetin dhe gëzojnë njëfarë autoriteti (çfarëdo qoftë) para turmës që përfaqësojnë, në të vërtetë nuk janë veçse ideologë skizofrenikë të vrasjeve, shfarosjeve individuale e në masë”. Duke mos ia përmendur emrin e Rrahman Morinës, ai mendon se do t’ia arrijë të fsheh gjurmët e burimeve të “mendimeve të veta të lira”!
I vetmi dallim i tekstit të Arben Idrizit nga teksti që i ishte dhenë Rrahman Morinës për ta recituar 25 vite më parë qëndron në përmendjen e emrit të «dreqit të madh», të z. Jakup Krasni. Për ta krijuar mozaikun biblik “të dreqërve të tjerë” që kontestojnë ortodoksinë serbe, po i njëjti Arben Idrizi, siç mund të shihet në shkrimin e titulluar ’Mendim i lirë’ apo ‘skizofreni politike’, e publikoi “listën serbe” të atyre personaliteteve të shquara të historisë së re të Kosovës që krijuesit dhe mbështetësit e vizionit serb i konsiderojnë për ‘kriminele dhe vrasës’.
Në arsenalin e “listave”, si në kohën e inkuizicionit, nuk munguan as emra personash e as vepra të caktuara. Madje, kopjimi i diskursit të para 25 viteve nuk i mungoi as Enver Hoxha. Jakup Krasniqi, ky “dreq i madh” «që trazon turmën deri në shpërthime vullkanike» siç cilësohet në shkrimin që mban emrin e Arben Idrizit, nuk ka të drejtë, në cilësinë e doktorit të shkencave të historisë apo edhe të bindjeve të veta personale, të mbajë as librat e Enver Hoxhës, sepse ai ishte për paraardhësit e Rrahman Morinë dhe kopilave të ortodoksisë serbe “Nëna e Dreqit”! Fotografia e e Enver Hoxhës në kopertinën e një libri shndërrohet, në diskurset e kësaj sorte, në “fotografi bukur të madhe në kornizë”!
Në arsenalin e sulmeve që grupi i “shkrimtarëve”, “intelektualëve”, “krijuesve të opinionit” dhe “deputetit” nuk munguan edhe nocionet tjera stigmatizuese të kuzhinës serbe.
Kështu, Berat Buzhala, në cilësinë e deputetit të PDK-së, në shkrimin ekskluziv për Gazetën Ekspress, shkruan artikullin e titulluar “ Lubonja dhe Beni nuk janë problem”  deklaron me pompozitet se edhe në rastet “kur nuk pajtohet me konstatimet e ‘ngushta’ dhe ‘rigjide’ të Lubonjës dhe Benit prapë se prapë unë rreshtohem në taborin e tyre nëse do të më kërkohej që të rreshtohesha. Me tërë qenien time unë i urrej fundamentalistët!”  Që i urren “fundamentalist” që luftuan ortodoksinë serbe Berat Buzhala e ka bërë të qartë që moti. Por, ajo që mbetet e paqartë dhe që përpiqet ta fsheh në shkrimin e tij lidhet me faktin se ai nuk e tregon se kush i kërkoi “të rreshtohet pro Lubonjës dhe Benit”. Fundi i fundi kjo nuk  çon shumë peshë. Ajo që shihet qartë ka të bëjë me arsenalin e stigmatiziimit të shqiptarëve me nocione dhe terme të gatuara në kuzhinën serbe.
Megjithatë duhet të pranoj se Berat Buzhala ka të drejtë kur thot së “Lubonja dhe Beni nuk janë problem”. Problemi qëndron në “vizionin serb për Kosovën”, si vision racist dhe gjenerator I politikave të shpeshta gjenocidale në këtë pjesë të Europës. Për deri sat ë mbetet gjallë dhe të ushqehet kjo “ortodoksi serbe” edhe ndër shqiptarë do të gjenden të atillë që do të mendojnë  “se rruga e Kosovës për Europë kalon nëpër Beograd”. Ndërsa, ata që si Halil Matoshin që “u vargisen thirrje e çjerrje bishash me fytyra të mërdhezura për linçim publik” tentojnë të rikthejnë strukturat dhe logjikën që aplikoi “diferencim ideopolitik” kundër atyre që rrugën e Kosovës për në Europë nuk e shohin përmes Beogradit”. 

Zhurma dhe “çjerrjet e bishave” deri në kupë të qiellit për t’u sjellur argumente dhe fakte se janë ‘argatë të ortodoksisë serbe’ në Kosovë, fsheh frikën e tyre nga e vërteta. Ata që “luftojnë për mendimin ndryshe”, madje “sado ekstrem që të jetë” artikullit tim dhe fakteve që unë ua bëra publike, ia mbullën hapsirën në mediat e kontrolluara prej tyre.  Për mua është plotësisht e qartë dhe i kuptoj. Sepse, siç thot R. de Gourmont “ ajo që është më e tmerrshme në procesin e kërkimit të vërtetës, është gjetja e saj!”

Sikur të mos gjerbja maturimin e humbjeve

Bardhyl Maliqi.jpg

Nga Bardhyl Maliqi

GJYSHJA...

Gjyshja kundronte qiellin e hapur
si tepsi,
plot thërrmija yjesh
si fluturza të bardha,
të mbetura nga kulaçi i grunjtë
i diellit;
ndërsa tej llamburiste nëpër natë Korfuzi,
dhe ne ngjyenim bukën në hijen e kandilit.
Dhe hëna krehte flokët e verdhë mbi malin e Nartës,
në pasqyrën vezulluese të Jonit
dhe dëshirat e ndaluara mbyteshin me ngashërim
në ujin qelibar të sterrës,
duke shpresuar për nesër,
nesër!...

KUFIJTË

Kanë kaluar katër muaj
nga takimi im me Frosinën
në një natë me hënë
në korijet e spitalit “Haxhikosta”;
dridhem nga zëri kërkues
i mjekes sime, Kristinës,
dridhem si fleta e plepit
te liqeni i Janinës.
E di,
vjen një moshë,
kur burrat hutohen, tremben,
si fëmija që ka humbur çelsin e shtëpisë-sigurinë e tij,
varur në qafë
në vend të hajmalisë.
Unë përditë luftoj
të shtyj kufijtë e të qenit fëmijë,
për t’u ndarë me ju mendjekthjellët.

TRISHTILI

miqësisht
E njihni Trishtilin,
zogun e vogël të gjithkohshëm të pyllit,
që këndon bukur,
që përçartet pranverës me ngjyrën e gjelbër të krahëve,
me gushën e bardhë,
me sqepin e vogël të verdhë,
me lëvizje të gjalla,
vajzërisht të hijshme.
Por ty po më habit bre, Mustafë!
pse ngjyresh me poza patriotizmi,
pse lëviz me postura histerike,
me zë të çjerrë,
me sy të zgurdulluar?
mos vallë don të fshehësh
dobësinë tënde,
atë zogun e vogël të pyllit,
pas flatrave dhe sqepit të një shqiponje,
pas kokës së madhe dhe
syve të zgurdulluar të bufit?!
Mustafë,
o i biri i dikushit!
* * *
Poezia më e bukur e Kiplingut është në mundsh,
e Kadaresë llora
e Bilal Xhaferit baladë çame
ndërsa poezia jote më e bukur është grami,
ajo bima që të gjithë e luftojnë,
e shkulin, e mihin, e flakin,
se u zë tokën e bukës,
të grurit dhe thekrës.
por grami yt, bre Muçë, ja beh
me një ushtri të tërë filizash të gjelbër,
sikur mbin nga hiçi…
ndaj kur shoh që shtiresh,
ndaj kur shoh që çirresh,
për poetin-njeri,
trishtohem,
më dhemb shpirti!

TETI

Sikur të mos gjerbja maturimin e humbjeve
dhe mungesat të m’i kompensonte deti,
me gjallesa nënujore;
me ty do ta ndaja heshtjen,
Teti!
Dhe Akilë të rinj do të lindnin,
perëndesha ime thesprote.
Me dashuri,
Yti,
Pele,
Mbret i Mirmidonëve.

EKUINOKS

Në çdo datë 22,
ka një ngjarje të pashkruar,
një algoritëm të pathënë.
Më 22 mars ekuinoksi pranveror,
më 22 mars poetët i zenë dritën Njeri-Tjetrit,
22 vjeç isha në atëherë,
Nora,
Ti te Kulla Ejfel,
Unë te Portat e Shën Pjetrit!

NJË PROSTITUTE

Të falem ty,
Prostituta ime,
Sa të hirshme do ishin perënditë,
Nëse do kishin kandellën tënde!
Do ta ndërroj besën eunuke
Dhe Krishtin anemik,
Për të përqafuar
Fenë tënde.
Shërbëtori yt besnik!

PENDIMI

Dielli është penduar që lindi,
kur pa thertoren tënde,
Paramithi,
më 1945,
dhimbje!
gjak,
lotë dhe hi...

KRYQËZATA

Unë jam kryqëtar i së arthmes,
por pa kryq e pa shpatë,
për shpirtin tënd,
Amarda,
do të bëj
kryqëzatë!

PËR BESË!

Pak të zeshkëta dhe me shumë shije,
janë këto besimtaret e Jahovait
në qytetin tim jugor.
Sikur të isha ca vjet më i ri,
për besë,
s’do më njihnit
për shenjtor!

VETËM TI
Shenjtore e hershme,
Lezbike e vonuar,
Delikate si qelq,
Më bie nga duart…
’97-TA
Krismat bënë ngjarjet,
Ngjarjet lindën krisma,
Krim,
Kurthe,
Klithma!
…Kjo qe e gjitha!
“N”
Neuroni,
nervi,
Nevria.
Unë
mes dy veprave të Sartrit:
“Murtaja”
dhe “Neveria”…

KUMRIE

Pëllumbeshë e Jugut,
pelistere Kreshmoi,
kumri e Elbasanit,
sa herët më zgjoi!

PAGËZIMI I FJALËS

Ata erdhën
me zjarr e me hekur
për të pagëzuar heshtjen,
Pal Ëngjëlli pagëzoi fjalën:
“Në Emër të atit, të birit
dhe të shpirtit të shenjtë,
të pagëzoj...
Amen!”
Shkuan shekuj dhe
heshtja u shit në karton;
fjala
si fara e grurit,
gjithnjë bleron!

LEXONI :

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/04/Doktoratura-Bardhyl-Maliqi-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-Psikologji-Pedagogjise.pdf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...