Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/28

Pse unaza e martesës bartet në gishtin e katërt?

image
Legjenda kineze shpjegon këtë zakon të pranuar në mënyrë interesante dhe po ashtu edhe bindëse. Sipas kësaj legjende kineze, çdo gisht i dorës ka kuptimin e vet dhe paraqet edhe familjen tuaj. Pra, gishti i madh i paraqet prindërit, gishti tregues vëllezërit dhe motrat, ndërsa gishti i mesëm paraqet veten tuaj. Gishti afër të voglit, përkatësisht gishti i katërt i dorës simbolizon partnerin, ndërsa gishti i vogël i simbolizon fëmijët.
Ekziston edhe një shpjegim simbolik, të cilin edhe ju vetë mund ta verifikoni. Pra, bashkoni majat e gishtave të të dyja duarve dhe lakoni vetëm gishtat e mesëm. Provoni t’i ndani gishtat e mëdhenj (prindërit). Do t’i ndani, sepse nga ata do të duhej të ndaheshit në një moment të jetës. Nuk do të jetoni përgjithmonë bashkë. Pastaj, sërish bashkoni. Po ashtu provoni me gishtat tregues dhe me gishtat e vegël. Do të mund t’i ndani.
Gishti tregues paraqet vëllezërit dhe motrat, ndërkaq ndarja tregon edhe atë që një ditë secili do të ketë rrugën e vet. E njëjta gjë është edhe me fëmijët – kur të rriten secili do të shkojë rrugës së vet. Bashkoni gishtat dhe provoni t’i ndani gishtat afër gishtave të vegjël. Nuk do të mund t’i ndani, e pra kjo tregon për lidhjen e pandashme midis jush dhe partnerit tuaj bashkëshortor.

Zbulohet njeriu më i vjetër në botë, 160 vjeç?

image

Shumë njerëz as që kanë dëgjuar për pushtimin italian të Etiopisë në vitin 1895, por jo fermeri në pension Dhaqabo Ebba, i cili pretendon se ishte rreth të 40-tave në atë kohë. Ebba, nga Etiopia, thotë se është 160 vjeç, çka nëse është e vërtetë do ta shndërronte atë në njeriun më të moshuar të njohur ndonjëherë në histori.  Sipas Ebba, ai mban mend deri në detaje momente të pushtimit italian, por nuk është në gjendje të vertetojë moshën pasi në atë kohë nuk kishte regjistrime në Etiopi.
Dhaqabo Ebba, etiopiani qe pretendon se është 160 vjeç. Megjithatë, shumë prej dëshmive të treguara prej të moshuarit përputhen me faktet e njohura të atij pushtimi.
Në një intervistë për televizionin vendas “Oromiya TV”, dhënë gazetarit Mohammed Ademo, Ebba nuk dha vetëm detaje për pushtimin italian, por edhe për shumë ngjarje të tjera të hershme të lokalitetit ku ai jeton, duke e bërë reporterin të besojë se i ftuari i tij ishte “të paktën” aq vjeç sa pretendonte. Deri më sot, mashkulli më jetëgjatë i regjistruar është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë më parë gjatë vitit në moshën 116-vjeçare ndërsa njeriu më jetëgjatë i regjistruar në absolut, është francezja Jeanne Calment, e cila kur ndërroi jetë në vitin 1997 ishte 122 vjeç e 164 ditë.

Babai e takon vajzën pas 27 vjetësh përmes një letre në internet

image

Një histori e veçantë ka ndodhur në SHBA, ku një baba pasi kishte vite që nuk e kishte parë vajzën e tij gjeti një mënyrë për ta takuar dhe për ta pasur pranë sërish. Nëpërmjet një letre në Facebook babai i kërkonte vajzës që pasi të lexonte letrën t’i telefononte dhe ashtu ndodhi. Më në fund pas 27-vjetësh babai Michael Hogben 71 vjeç e pa vajzën e tij. Michael Hogben ishte divorcuar me nënën e vajzës së tij në vitin 1980, ndërsa që nga viti 1986 nuk e kishte parë vajzën e tij.
Letra
“Më vjen keq Mandy por nuk e di mbiemrin tënd të martesës. Të kam kërkuar për vite me radhë dhe nuk ka asgjë dhe askush që mund të më ndalë deri sa të gjegjë, sepse të kam dashur dhe më ke munguar aq shumë në çdo minutë të çdo dite për të gjitha këto vite.
Të ndjej pranë çdo ditë ashtu sikur ishim dikur. Kam nevojë shumë të të shoh dhe të flas me ty, pasi që kam humbur shumë nga jeta e jote dhe ndoshta do të më largoj një dozë të dhimbjes të këtyre viteve. Të lutëm më telefono. Babai yt”, kjo është letra të cilën një baba i kishte shkruar vajzës së tij dhe e cila është shpërndarë mijëra herë në internet.

JEAN-LUC TOURENNE: Zogu vrau Bajram Currin, Gurakuqin e Avni Rustemin

image
JEAN-LUC TOURENNE
Mbi varre nisi të bjerë shi, një shi i dendur, që rrihte pjerrtas dhe që më ndoqi deri te pemët, si për të më përzënë. Nxitova deri te makina, duke u mbrojtur me kapelën time. Këmbët më zhyteshin në dheun e butë. Trokitja e shiut mbi makinë u ngjante goditjeve në një tryezë spiritizmi. Të ishte gjuha e të vdekurve? Pesëmbëdhjetë hapa më tej, Ahmet Zogu prehej nën tokë midis dy varreve bosh. Të gjallët janë aq të rrallë në atë fushë të pamasë eshtrash të periferisë parisiene, sa nisa të mendoj se aty të vdekurit vdesin mërzie. Mbi të gjitha kur ndonjë vizitor, nga ata që kanë lënë fantazmat e fishkura të luleve aty-këtu nëpër varre, dëbohen nga furia e elementëve të natyrës. Ties është më shumë se një varrezë, është tashmë një purgator.
Vendosa të kthehem, duke lënë aty të vdekurit dhe mikroklimën e tyre katastrofike. Kyçet e mia më detyronin të shkoja e kridhesha në kolltukun e dhomës së hotelit në Grand Bulevard, por shpirti im nuk është ende në paqe me atë të atij njeriu që prehet nën rrasën gri, ku janë gdhendur armët e Skënderbeut.
Ahmet Zogu u bë President i Republikës më 31 janar 1925, në moshën tridhjetëvjeçare. Një republikë krejt e re, shpallur vetëm dhjetë ditë më parë, një muaj pas kthimit nga mërgimi. Regjimi parlamentar me dy dhoma të zgjedhurish, sikundër në demokracitë e mëdha të qytetëruara, habiti jo pak vetë.
U çudita nga ky dekor republikan, që Zogu e shpalosi brenda pak ditëve, sikundër i zoti i një tende lodrash hap shatorren e tij. Një teatër i ri i stilit shqiptar, i kopjuar sipas modelit francez, në të cilin presidenti i zgjedhur teorikisht për shtatë vjet e ndante vëllazërisht autoritetin me kuvendin dhe senatin. Opozita u çmend fare dhe nisi të ulërijë për mashtrim, pa kuptuar se çfarë e shtynte këtë kryetar fisi të gërryer nga ambicia të paraqitej si një demokrat. E akuzuan se po shkërbente reformat e Nolit për të rreshtuar pas vetes kundërshtarët e djeshëm ose për të ulur vigjilencën e mendjeve të mprehta, duke i dhënë pushtetit të tij një maskë legjitimiteti. Ahmeti, mbi të gjitha dëshironte t’i jepte vendit të tij një model perëndimor, për t’u dukur qoftë edhe në mënyrë të rreme, si një demokraci moderne.
Presidenti e përligji shpejt frikën e atyre që e shanin, ndërmori një sërë spastrimesh që, sipas tij ishin të nevojshme për funksionimin e mirë të shtetit. Opozita u shpartallua, shpata e drejtësisë, jo aq e verbër sa duket, ra mbi ata që kishin vënë bast për kalin e gabuar. Me kostumin e ri të demokratit, prijësi malësor shfaqi të gjithë dhunën e traditës së shqiponjës. Edhe Fan Noli nuk ishte mëdyshur të mbillte tmerr në radhët e zogistëve. Mbase kjo është një natyrë e dytë e shqiptarëve dhe e popujve të Lindjes në tërësi, mania për të spastruar shtetin rregullisht herë pas here, ashtu siç zbrazim radiatorin e makinës.
Zbulova më qartë këtë anë të personazhit, gjë që e kisha pikasur fare pak deri atëherë. Bajram Curri e Luigj Gurakuqi mbetën të vrarë në mars 1925, sepse nuk pranuan të përkulin kurrizin. Në këto ngjarje e sipër mora vesh se edhe reformatori Avni Rustemi, që ishte bërë hero kombëtar pas vrasjes së Esad Toptanit, kishte rënë nën plumbat e një vrasësi, që porosinë nuk mund ta kishte marrë përveçse nga trashëgimtari i Zogollëve. Duhej ta kisha marrë me mend, sepse Esad Toptani ose Esad Pasha, ministër i mbretit pupac Vilhem Vid, ishte daja i Ahmetit. Edhe Flora, që më kishte njohur me të fshehtat e dinastive të vendit, nuk ma kishte zënë kurrë në gojë. Mbase ngaqë i quajturi Esad Pasha gëzonte imazhin e frikshëm të Judës.
Nëse kurrë nuk më pohoi hapur se kishte ekzekutuar Rustemin, Ahmeti nuk më përgënjeshtroi as informacionin e lidhjeve të tij familjare. Pra, siç e donte vendi, ai nuk mund të pranonte që vrasësi i dajës së tij të ulet në Asamblenë Kombëtare pa i hyrë gjemb në këmbë. Kanuni kërkonte vdekjen e Rustemit për vrasjen gjakftohtë të Esad Pashës, kur gjykatat franceze e kishin dënuar me një gjobë qesharake për prishje të rendit publik.
- Kështu pra, edhe ti, - i thashë Ahmetit, - pasi fole për modernizimin e vendit, rende të vësh në jetë Kanunin si një malësor i mirë! Ky huq për t’u vrarë me njëri-tjetrin, në vend që të emërohen gjykatës të denjë...
- E çfarë do ti, - ma ktheu me një buzëqeshje djallëzore, - ti je qytetar amerikan, amerikanët nuk e kuptojnë Shqipërinë.
Ngrita shpatullat. Zogu kurrë nuk bëri përpjekje ta kuptonte mospajtimin tim për gjakmarrjen. Por megjithëse ndihej i lidhur me të, në projektin e përparimit të vendit, Kanuni lihej mënjanë. Zogu u bishtnonte pyetjeve të mia, dredhive ku e tërhiqja, sarkazmës sime kur flisja për Kanunin, sikur të kishte të bënte me një turist të thjeshtë. E dija që në thellësi të tij, mbreti i ardhshëm i shqiptarëve ruante një lloj butësie ndaj kodit të nderit të të parëve të tij.
Me t’u shpallur Kushtetuta, në Tiranë vërshoi Perëndimi. U bëmë thirrje ekspertëve të fushave nga më të ndryshmet si në industri, mbrojtje, bujqësi apo për burimet natyrore.
Thirrëm specialistë, që teorikisht nën kontrollin tonë kishin si rol ta bënin vendin e Skënderbeut të hynte në shekullin e njëzët. Ahmeti nuk donte të humbiste asnjë çast, thua se Përparimi, të cilit Shqipëria i kishte bërë buzë për shekuj me radhë, tani ishte kthyer në çështje jete a vdekjeje. Natyrisht, kritikat nuk reshtnin ndaj hapjes me jashtë, e veçanërisht aleancën me armiqtë jugosllavë, që i kishin mundësuar ardhjen në pushtet. Por koha e opozitës së dhunshme kishte ikur. Spastrimet, të cilat unë i kisha kundërshtuar, kishin qetësuar rrethanat politike.
Që në ditët e para të republikës, Zogu u dha pas shqetësimit të tij të përhershëm: sigurisë. Natyrisht ajo e shtetit, por edhe e vetja. Ai u bë kryekomandant i forcave të armatosura, sado modeste që ishin, të cilave iu kushtua me përparësi, i ndërgjegjshëm se në vitet e ardhshme ato do të ishin mbështetësja e synimeve të tij. Nëse kjo bazë do të tregohej e brishtë, ëndrra jonë shqiptare mund të merrte fund që në përpjekje e parë.
Një mëngjes marsi, Ahmeti më thirri për herë të parë në zyrën e tij. Kjo ngjarje e pa të keq, ka rëndësinë e saj. Deri atë çast miku im i vjetër mjaftohej të zbriste në zyrën time, me një shishe rakie në dorë ose për biseda të ndryshme, midis dy kalërimeve.
Me një buzëqeshje të lehtë u paraqita në zyrën presidenciale, ku shoku im i tavernave më priste ulur në një kolltuk të keq lëkure, marrë në shtëpinë e ndonjë demokrati që ia kishte mbathur jashtë. Kishim porositur kolltukë madhështorë në Itali, po ato po vonoheshin më shumë se sa të kishim porositur një flotë destrojerësh.
- Ja ku më keni, Shkëlqesia Juaj, - ia bëra dhe u përkula pak për t’i bërë qejfin.
- Jam vërtet në hall që të thërras në mënyrë kaq zyrtare, por ti je viktima e parë e funksionit...
U ula mbi divanin ku Ahmeti ç’lodhej nganjëherë midis dy seancave parlamentare dhe sustat e tij kërcitën nën peshën time.
- Çfarë mund të bëj për Shkëlqesinë Tuaj? - e pyeta.
- Për Shkëlqesinë time, ti do të interesohesh pak rreth planeve të atij mikut tënd, Dimitri Anakhin. Do të më pëlqente shumë ta mbaja në ushtri si gjeneral. Ai ka përvojën e luftimeve dhe mbi të gjitha ka aftësinë e jashtëzakonshme të terrorizojë nga ushtari më i thjeshtë e deri te deputetët.
- A ke menduar se emërimi tij do të shkaktojë pështjellim?
- Mbase, por më shumë kam besim te mercenarët që paguajmë me para në dorë sesa te bashkëkombësit e mi që mund të më tradhtojnë kur t’u teket....
Korrupsioni

Ata që nuk i shërbenin askujt, fusnin ryshfetin në xhep dhe mbyllnin sytë para zhvatjeve më të shëmtuara. Kështu shpjegohej që rrugët e Shqipërisë, (që unë rrallë i bëja vetëm) ishin po aq të rrezikshme sa kishin qenë në mesjetë. Çeta banditësh të armatosur bënin ligjin në zona të tëra, pa u ndëshkuar. Kusarët silleshin si zota në trojet e tyre, thernin udhëtarët e vetmuar, zhvishnin tregtarët dhe meqë mërziteshin, kur u vinte rasti përdhunonin vajzat e vogla. Në qershor 1925, pesëqind e dyzet kryetarë fisesh të zonës së Shkodrës, të Dukagjinit e të Dibrës u ftuan në Tiranë, ku presidenti u paraqiti programin e reformave, a thua sikur vërtet ata kishin të drejtën e fjalës në një çështje të tillë. Të padisiplinuarit duartrokitën programin, pa kuptuar çfarë do të sillte ai në të ardhmen dhe u betuan duke dhënë besën. Sa prej tyre mund të kenë dyshuar se zhvillimi i vendit do t’i nxirrte nga strehimet mijëvjeçare dhe rrugët që do të hapeshin e do të kalonin nëpër tokat e tyre mund tua sillnin te dera e shtëpisë forcat e qeverisë? Mbase, ata bajraktarë, flamurmbajtës të një kohe të shkuar, kanë menduar se Zogu i vogël, duke qenë njëri prej tyre, dinte t’i ksuptonte më mirë.

Agimi i Artë, problem i Greqisë apo Europës?

image
GEORGE IORDANOU
Rritja e së djathtës ekstreme është një realitet i përditshëm në Europën e goditur nga kufizimet ekonomike. Efektet e saj janë më të dukshme në vende si Greqia dhe Qiproja, ku impakti i krizave ka qenë edhe më i rëndi. Dje në Greqi, një anëtar i vetëshpallur i partisë të së djathtës ekstreme “Agimi i Artë”, dyshohet se vrau aktivistin e majtë dhe këngëtarin Pavlos Fyssas. Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e “Agimit të Artë” kanë kapur lajmet për dhunë-ata rëndom sulmojnë emigrantët, anarkistët dhe komunistët por rrallë ndiqen penalisht. Ngjitja e tyre ka qenë spektakolare. Ndryshe nga sa mendohet, “Agimi i Artë” ka qenë në qarkullim prej shumë kohësh. U krijua në vitet ’80, u regjistrua si parti politike në vitin 1993 dhe fitoi 18 vende në parlament me 6.9 për qind të votave në vitin 2012.
Shqetësueshëm, establishmenti politik në Greqi duket i gatshëm për të toleruar “Agimin e Artë”. Kandidati veteran i Demokracisë se Re, Vyronas Polydoras, ka thënë se trojka përbën një kërcënim më të madh për Greqinë sesa “Agimi i Artë”. Tani që anëtarët kryesorë të “Agimit të Artë” janë zgjedhur si deputetë, ata mbrohen nga imunitete parlamentare, të cilat, kolegët e tyre, si ata të Partisë qeverisëse Demokracia e Re apo dhe PASOK duken ngurrues për t’i hequr. Ky hezitim ka sjellë që udhëheqësit e “Agimit të Artë”, lirisht, të rrahin me shuplaka deputete femra në televizion pa u përballur me ndonjë pasojë për veprimet e tyre.
Çfarë e shpjegon rritjen e “Agimit të Artë”? Përgjigjja e shkurtër është: korrupsioni kronik, ekonomia me kursime dhe penetrimi i gënjeshtrave populiste rreth emigracionit. Agimi i Artë ka arritur të kanalizojë zemërimin e publikut në favor të vet. Duke kapitalizuar nga fakti se anëtarët e saj nuk kanë qenë më parë në qeverisjet që kontribuuan në konsiderimin e Greqisë si një nga vendet më të korruptuara në BE.
Klientelizmi që sundon sjelljen politike në Greqi, në masë të madhe ka qenë një prej arsyeve pas pakënaqësisë së votuesve grekë-ishte mirë ndërkohë që klasa e mesme qytetare mund të merrte ndonjë copë nga torta, por kur torta u bë më e vogël në epokën e shtrëngimeve, ata që mbetën pa gjë, pashmangshëm reaguan.
Në të njëjtën kohë “Agimi i Artë” shfrytëzoi frikën nga emigrantët, që është ndërtuar me mjeshtëri në shoqërinë greke. Liderët e partisë e kanë shfaqur veten si problemzgjidhës: njerëz të ndershëm që kurrë nuk kanë marrë një ryshfet, interesi kryesor i të cilëve është mirëqenia e popullit grek. Ata e portretizojnë veten si ‘njerëz të veprimit’, që nuk bëjnë premtime që nuk mund t’i mbajnë. Këto veprime janë sulme mbi emigrantët, anarkistët dhe komunistët, gjithçka për të ndihmuar grekët, disa prej të cilëve, për turpin e tyre, u kërkojnë ndihmë ‘për të spastruar zonën”. Një eufemizëm i tmerrshëm për “të lutem eja këtu, rrihni emigrantët dhe bëjini të ikin nga lagjia jonë”.
Ku do të çojë kjo? Sa larg mund të shkojë një “Agim i Artë” me lidhje me policinë dhe ushtrinë para se Greqia të bëhet një shtet ushtarak totalitar? Nuk ka një përgjigje të lehtë për këtë-unë nuk mendoj se kjo spirale për teposhtë mund të ndalet pa një ndërhyrje të jashtme. Gjendja aktuale e skenës politike greke është e tillë që kërkon koalicione. Përderisa e majta Siriza dhe Partia Komuniste refuzojnë të formojnë një qeveri me njërën prej dy partive kryesore, fuqia e të cilave është ulur ndjeshëm, e vetmja zgjidhje për dy partitë e mëdha është të shikojë për aleanca me parti të së djathtës ekstreme.
Ndërsa dy partitë qeverisëse vazhdojnë zbatimin e politikave kursimtare të përshkruara nga trojka, ata vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më jopopullorë. Eventualisht, nuk do të ketë asnjë opsion përveç formimit të një koalicioni që përfshin “Agimin e Artë”, i cili ka shënuar rritje në anketimet e publikut duke shkuar nga 6.9 për qind në 11.5 për qind pasi hyri në parlament.
Këtu mund të faktorizohen faktorët e jashtëm. Partnerët europianë nuk do të jenë në gjendje për të shpërfillur ndikimin social të politikave të tyre ekonomike pafund. Këta fashistë po fitojnë vende në parlament, ose po e maskojnë ekstremizmin e tyre dhe po bëhen pjesë e partive kryesore, ku mund të kenë platforma edhe më të mëdha për të shpërhapur pikëpamjet e tyre raciste. Hapi tjetër është zgjerimi i “Agimit të Artë” përtej Greqisë. Zyrtarët e saj shpesh vizitojnë Qipron dhe mbajnë fjalime para partisë motër, Elam, e cila fatmirësisht nuk është fare afër popullaritetit të “Agimit të Artë”. Ashtu si në Greqi, dhuna raciste tolerohet si nga autoritetet, ashtu dhe nga partitë politike kryesore.
Paaftësia e të dyja shteteve, grek dhe qipriot, për të kontrolluar veprimet e motivuara racialisht të këtyre grupeve, ashtu si dhe paaftësia e partive politike kryesore për t’u përballur me to, është një thirrje për veprim për partnerët tanë europianë, të cilët nuk e kanë luksin që të presin nga vendet e tyre ekonomikisht në ringritje sikur asgjë nuk po ndodh tjetërkund. Ai që me naivitet konsiderohet vetëm si problemi grek, është më shumë se kaq-nuk është rastësi që Fronti Nacional i Marie Le Pen dhe Ukip i Nigel Farage-it e kanë rritur popullaritetin e tyre së fundmi. E djathta ekstreme është në ngjitje dhe një aksion i përbashkët në një nivel europian është i nevojshëm. Kur partitë si Laos-i grek apo Fronti Nacional Francez bëhen pjesë e së djathtës konvencionale, ajo që konsiderohet ekstreme bëhet edhe më shumë e tillë. Rezultati është ajo që po ndodh në Greqi-dhunë, vrasje dhe vigjilintizëm.

Albin Kurti me kravatë dhe të dashurën norvegjeze

image
Shoqërimi nga e dashura e tij norvegjeze dhe vendosja e kravatës ishin gjërat që e kishin karakterizuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti në dasmën e njërës nga aktivistet e kësaj partie, Puhie Demaku.
Ai nuk është parë në publik shpesh me të dashurën e tij e aq më pak të vendoste kravatë.
Mirëpo siç shihet në fotografi që të dyja i shkonin shumë mirë.
Kurti në këtë aheng ishte shoqëruar po ashtu edhe me nënkryetarin, Shpend Ahmeti, anëtarin i kryesisë, Dardan Sejdiu dhe aktivistin Fisnik Ismaili që të gjithë me bashkëshortet e tyre. Fotografitë janë postuar në rrjetin social facebook nga Fisnik Ismaili.

Aktori i njohur turk, Tuncel Kurtiz ,Vdiq “Daja Ramiz” i Ezel-it

image

Aktori i njohur turk, Tuncel Kurtiz, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. I lindur në vitin 1936 në Izmit të provincës Kocaeli, ai gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor.
Që nga viti 1958, ka performuar në skena të ndryshme në teatrot e Stambollit dhe në Turqi, po ashtu ka luajtur edhe në Teatrin Mbretëror të Stokholmit dhe Teatrin Suedez, pastaj ka qenë pjesë e shfaqjeve në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe në Angli.
Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist. Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive.
Në Shqipëri u bë i njohur me rolin e Ramiz Karaeskit në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit.
Sipas medieve turke, Kurtiz ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit të kokës pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Stamboll. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...