Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/30

Kritikë nga Dr. Fatmir Terziu:Për romanin më të ri të shkrimtares Vilhelme Vranari-Haxhiraj "Ankthi i së Vërtetës"

image


Para pak javësh Sh.B.Nacional nxori nga botimi Romanin më të ri të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj me titull "Ankthi i së vërtetës". Është një libër tronditës me temë sociale, që vjen si rezultat i mohimit të realitetit në diktaturë, ku njeriu paskesh qenë "kapitali më i çmuar", kurse gruaja që lind jetën, "një qenie e vyer", si dhe familja, si qelizë e shoqërisë baza sociale për një "shtet të fortë e të palëkundur". Në këtë libër autorja përmes mendimit filozofik, nxjerr qartë se e vërteta e hidhur është e vështirë të pranohet, është ankth frymëmarrës të tregohet dhe pasoja e së vërtetës së mohuar...është torturë të jetohet. Kur mbaron së lexuari, mes mendimeve të thella , lexuesi pyet ndërgjegjen: "Kështu ka ndodhur vërtetë?!



Dy fjalë për Vilhelme Vranarin



Vilhelme Vranari (Haxhiraj) (u lind më 8 dhjetor 1944 në Kaninë të Vlorës), pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. E përndjekur nga lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, edhe pse iu mohua çdo e drejtë humane, sepse pas burgosjes së të atit, xhaxhait dhe vrasjeve makabre të një xhaxhai, tre kushërinjve të parë dhe internimit të famijes së saj, ajo mundi të arsimohet. Ia ndaluan diplomimin në Histori-filologji, e pushuan nga puna dhe Vihelmja mundi të diplomohet në fakultetin histori-gjeografi. Pas rënies së diktaturës komuniste, rinisi punë në arsim. Kjo i dha mundësinë të shpalos talentin e saj si veprimtare për emancipimin e gruas, si luftëtare në mbrojtje të të drejtave dhe lirivev të saj. Duke kërkuar më shumë nga vetja, krahas punës për demokratizimin e shoqërisë, Vranari gjeti veten në letërsi, vuri në jetë talentin e ndrydhur dhe të mohuar. Tashmë ajo njihet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, si poete, romanciere, autore e prozës sè shkurtër, në letërsi për fëmijë dhe publicistikë. Puna e saj ka tërhequr vëmendjen e jurive dhe kritikës kombëtare dhe ndërkomëtare, tashmë e vlerësuar me 17 çmime letrare, nga këto shumica "Çmime të Para", "Medalje Argjendi","Medalje Ari","Çmimin e Karrierës", deri në Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës". Natyrisht ky sukses e gjen përgjigjen te puna e saj voluminoze dhe cilësore, si autore bashkëkohore, që e ka pasuruar kolanën e letrave shqipe me 33 tituj librash.



Mes dritë-hijeve që krijojnë brazdat e kohës



Romani më i ri i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj është “Ankthi i së vërtetës”. “Ankthi i së vërtetës” është vërtet ‘ankth’. Një ankth që vjen tek lexuesi mes poreve të gurta të jetësisë dhe ngjeshet brenda dritë-hijeve të tyre si një gangrenë që prodhon të padukshmen dhe të patundshem e rrezikshme. “Ankthi i së vërtetës” është pushtet, është meskinitet, është perifrazim, por është edhe asfiksi. Është vërtet “ankth frymëmarrës” që në trokitjen e hapjes së autores alarmon me: ky është “Ankthi që i mohimit të vërtetës”, që e mbn brenda vetes heshtja.



Heshtja

“Sa shtrenjtë kushton heshtja vallë?


Besoj se s'ka as limit dhe as masë,


hesht...vetëm ai,


'Askushi'...


një qenie pa identitet,


mohon jetën e dinjitetin e vet,


që nuk e di se...


të jesh prind është përgjegjësi,


s'di cili është ...


dhe kujt kombi i përket.


Një i tillë...


a mund të jetë gjykatës


i ndërgjegjes së vet ?!


Kurrë...!


Veç ankthi i së vërtetës e tremb...


oh, sa e tremb...


dhe për jetë atë e mban peng...!”


Vivra



Heshtja, poezia, me të cilën nis ky libër, është ‘askushi’ ajo qenie pa identitet. Ajo qenie me fuqi që bëhet gjykatës, ajo qenie që shemb e strukturon sipas shijes së athët të jetës. Ajo qenie që struket mes heshtjes dhe ndërton kala të madhe me bedena vuajtjesh dhe grimash njerëzore. Në këtë sfumim gjërash “heshtja" pasojë e "Ankthit të së vëretetës” është vetë morali që ndërtohet në labirinthe të tretshme mes vetë ankthit rrënues. Ky ankth rrënues është në fillimet e demokracisë, por ai sapo ka nisur udhën e tij mes ‘të tjerëve’, atyre që tashmë janë vetë mbushësia e kësaj ankth-jete: “Të tjerët ishin qeveritarë, politikanë ose tregtarë, shumica e të cilëve sapo kishin nisur karrierën politike apo administrative”. Janë këta ‘të tjerë’ që sapo kanë nisur të ndërtojnë brendinë e ankthit. Por vetë ata janë larg ankthit, janë larg e shumë larg atij…, se ata janë zyra, vula vetë, po aq edhe doganierët e uniformat e shtetit. Ata janë vërtet të tjerët. Janë … ‘të therrët’! Të therrët në ecje, të tillë në paraqitje. Kanë lindur të bëhen ndryshe. Ndryshe në hapjen e re demokratike. Dhe pjesa tjetër është në vëzhgim. Në atë sykapje që kërkon mes makthit dhe ankthit...: “Si në lajthitje e sipër padashur pyet : Ndërsa ndjen peshën e rëndë të presionit, dhunës psikologjike, denigrimit, keqtrajtimit, të duket vetja një zero, një inekzistentë. Në këtë kohë vë duart në kokë dhe këlthet: ”


Dhe vërtet më pas ‘ankthi’ prodhon kreshendon e vet. Atë kreshendo që përtypet nën dhëmbë e që stilohet në tru. Kërkohet si në rolin e një hulumtuesi në atë hapësirë për të përlogaritur çdo hap, çdo detaj, çdo ngjyrë, ku sundojnë larushitë e natyrës, çdo trokamë ku vetëm ajo e identitet-humburit rrëshqet si slitë akulli mes asaj vape të tretshme trupore. Është një tundim i gjallë. Një tundim që rrënkon me fatin e prodhuar nga “mohimi i së vërtetës”.


“Ankthi së vërtetës” është moduli më i nevojshëm i prozës për ditët që pasojmë. Është vetë moduli që bashkon tërësinë tonë në katër cepat e botës. Është ai modul që i afrohet gjithënjeriut me e pa identitet të lexoj fatin e tij në tri kohë. Në tri kohë që flasin e heshtin njëherazi. Në tri kohë që kapërcejnë edhe hapësirën e qiellin…, vërtet deri në skajshmëri!


Kjo skajshmëri herë diktohet herë filozofohet. Herë renditet në dritë-hijësi argumentesh e herë struket nën vëtë kumtin e heshtjes që kërkon me ngut garancinë e ruajtjes "të së vërtetës së hidhur”. Këta tipa që janë dhe mbeten produkt i një kohëbote tjetër në udhë të krisura me mendje të acarta. Dhe e acarta nuk vonon. Ajo vjen në kohën dhe vendin e duhur, me dimensionin e njëriut në moshën e tri kohëve: “I moshuari, ndryshonte shumë nga i riu. I veshur elegant dhe me atë qëndrimin e tij të ftohtë me këdo, me siguri që krijonte një farë ndarjeje, e cila vihej re në distancën që shihej mes tyre. Ndryshimi dukej me lehtësi në paraqitjen e jashtme, në sjelljen dhe veçanërisht në psikologjinë e secilit.” Dhe është mosha e tretë, ajo që formon të padukshmen në persiatjen e njeriut vëzhgues. Është vetë mosha që udhëton dhe ka pikëtakim me të tjerët. Ndoshta jo me ata që vinin në atë karvan të gjatë hallesh të njëjta, por në atë karvan me dritë-hije të padukshme. Dritë-hije që takohen e mbesin vetëm produkt i kalbësisë, produkt i tokës në errozion. Në këtë erozion janë edhe pyetjet që vrasin, edhe pse heshtin e nuk flasin: “Lëvizjet e tij ishin të ngathta dhe të drojtura. Tek ai vihej re një heshtje prej varri. Përse vallë?! Ç’mendime i gëlonin në mendje? Përse dukej aq në kundërshtim me veteveten, sidomos me paraqitjen e jashtme? Përgjigjet e pyetjeve të bëra rreth personit të tij do të ngeleshin memece. Tek ajo heshtje e zymtë fshihej mundimi, vuajtja dhe e vërteta, të cilën njeriu e merr me vete kur vdes. Kërkon ta mbajë të varrosur nën tokë. Banesa e përjetshme i do të fshehtat të gjitha për vete.”


Por e gurta bën të vetën. Ajo mes ngurtësisë së saj, forcës së materies, forcës së vetë gurit qartësohet lehtë e lehtë: “Asgjë…Kur ai arrin në përfundimin se ka jetuar hiçin, pyet veten:"në heshtje:"- "kjo ishte përshtypja që më la ky njeri i ngurtë si guri.”


Romani i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj përmban rreth 120 citime dialoge dhe monologe tejet filozofike nga karakter-folësit që krijojnë identitetin e tyre të heshtur në tërësinë e faqeve të tij. Tendenca mbizotëruese në kurën moderne të gjuhës që përdorin ata është jo ajo tradicionalja e margjinalizuar mes dëshirave apo kushteve të përcaktuara të këtyre folësve por gjuha e krijuar mes thjeshtësisë dhe mes një logjikë-praktike që vetë ata përfaqësojnë (disa herë përfaqësohen në narrativin e autores). Pra ata janë të konsideruar si lapidarë gjuhësorë dhe letrarë, dhe citimet e tyre letrare, ndërsa prezantohen për lexuesin, më tej rinjihen si ndikime trajtuese dhe diskrete nga ato të tjerat, që në mjaft romane vijnë të ‘rënda’ në dialogje, monologje të gjata, apo edhe në korniza të hapërdara mes vetë narrativit. Romani i shtron ‘sfidat’ me këtë këndvështrim duke u fokusuar në pyetjen e mëposhtme: Deri në çfarë mase mund të merret si vlerë e cituar një karakter-fiktiv folës në roman, kur dihet e thuhet nga vetë autorja se ka një identitet të veçantë, por edhe të debatuar në formacionin e ankthit?


Dhe natyrshëm mes ankthit si një kundrinë që rreket të definojë paksa argumentin e shtruar vjen “Trishtim?!”.“Trishtim?!” në roman, mes shoqërisë së pikëpyetjes dhe pikëçuditjes është vetë gangrena e heshtjes për një përgjigje të nxituar. Shkrimtarja na dikton udhëtimin në kohë tjetër dhe hap disi një hapësirë për të riargumentuar, teksa njeriu i kohës së mekur, që ndërtonte vetë me forcat e tij socializmin kishte fat-trupin e tij ‘identitet’ mes qyngjeve: “-Ne ndërtojmë socializmin. Vendi ynë ka vetëm fitore dhe jo humbje apo viktima. Vetëm këta trupa që shihni këtu, gjeti policia në vendin e aksidentit. Kjo ndodhi për faj të shoferit, të cilin e pret qyngja. Nëse nuk di ta përshkojë atë, atje le t’i dalë shpirti, në shtëpi pa qira. Kjo është politika e Partisë sonë bujare. Këta fatkeq do të mjekohen falas nga shteti dhe do të shkojnë në shtëpitë e tyre si kokrra e mollës. Në vendet kapitaliste do t’i kishin lënë në mëshirën e fatit. Pa paguar shërbimin shëndetësor, me siguri do t’i kishin lënë të vdisnin në mes të rrugës. “-ishin fjalët e rrobalarëses së kirurgjisë që mbajti atë ligjëratë fare pa arsye dhe pa vend. Më vonë mësova se ishte sekretare e organizatës bazë të partisë në pavion.


" -Pse në qyngje?!


-Bir, kështu quhet vendi ku nuk ke të drejtë të dalësh prej andej, pa të ta bërë kurrizin më të butë se barkun. Qelia e burgut i ngjan qyngjes se është e ngushtë sa një arkivol, ku nuk lëviz dot as djathtas as majtas. Madje nuk mund të ulesh as galuç. Kush nuk ka vullnet për ta përballuar, del me këmbët bigë prej andej.”


Kështu udhëtimi në kohë, hapësirë e vend na sjell e na risjell fate të ndryshme, me e pa idnetitet duke menduar fortë në atë që dihet e lexohet qartë mes faqeve të romanit:


“Ankthi i së vërtetës”-mendoja më të keqen dhe gati vrapoja pa qenë në vete, si e çmendur.


Këtë udhëtim e ndjen nëpër faqet të romanit mes ankthit për të vërtetën mes një mori elementësh nga më tërheqëset dhe më të arriturat, me një gjuhë të qashtër e mjaft fine. Mjafton të citosh një fakt “Krimi nuk kryhet vetëm me plumb. Ai më vrau pa e përdorur pushkën. Tashmë jam viktima e tij…”-ku kupton qartë forcën me të cilën autorja paraqet këtë gjuhë të hapur në mjaft dimensione kulturash. Dimensione që do ta mirëprisnin mjaft mirë këtë roman.


Ja, pse pra udha e projektuar nga “Ankthi i së vërtetës” është udha globale e prozës, udha që kalon kufij të leximit dhe kërkon tokën dhe gjuhën tjetër, gjuhën e njeriut, gjuhën e njeriut larg dhe afër argumentit identitet. “Ankthi i së vëretetës” është vetë pjesa që rrëmon në identitet njerëzish, po aq edhe vlerash që herë pikëtakohen në letrësinë fituese e herë në letërsinë konkuruese. “Ankthi i së vërtetës” është një roman për vetë këtë strukturë me të cilën ndërtohet vetë artikulimi i respektit ndaj letrave.


Londër,Shtator, 2011

ARNAUTËT ~ SHQIPTARËT E (PA) NJOHUR DHE TË FAMSHËM** ~

Ermal BEGA*


Ermal Bega











































Shumë prej nesh kemi dëgjuar për arnautët ose shqiptarët që jetojnë në Orient, prej shumë shekujsh. Por, fatkeqësisht, pak ose shumë pak prej nesh janë të informuar mbi ta, jetën dhe traditat e tyre, ndikimin social të tyre në vendet ku jetojnë, kontributin e tyre në zhvillimin e vendit ku jetojnë etj.
Termi Arnaut është përdorur për herë të parë gjatë kohës së Shtetit Osman, ku shqiptarët njiheshin me emrin Arnaut ndërsa Shqipëria si Arnautluk.
Ka shumë teza të ndryshme në lidhje me origjinën e fjalës أرناؤوط (Arnaut), por do të duhej një artikull i veçantë për të diskutuar në lidhje me këtë temë.
Përdorimi i termit Arnaut për të përcaktuar origjinën shqiptare të një populli të caktuar në vendet orientale, u shtua në masë pas dobësimit dhe në fund rënies së Shtetit Osman, kur me daljen në skenë të nacionalizmit, popujt e ndryshëm brenda këtij shteti nisën të krijonin shtetet e tyre në baza etnike, fetare etj. Ndërkohë që për muslimanët shqiptarë në vendet orientale, të cilët nuk ishin brenda shtetit të ri të krijuar shqiptar, ndodhi dukuria e përvetësimit të emrit Arnaut për të treguar origjinën e tyre shqiptare.
Është e çuditshme, se përveç muslimanëve shqiptarë (që përbënin pjesën më të madhe të popullit shqiptar), këtë emër e përvetësuan edhe shqiptarët e krishterë, shumica e tyre katolikë, për të treguar origjinën e tyre shqiptare. Për shembull, përveç muslimanëve me origjinë shqiptare që gjenden në një numër të madh në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, Liban, Palestinë, Egjipt, Sudan, Jemen, Libi, Algjeri, Tunizi, Arabinë Saudite etj., mund të gjenden ende familje të tëra të krishtera me origjinë shqiptare, kryesisht në Liban, ku historia e tyre buron që nga emërimi i katolikut shqiptar Vaso Pasha, nga administrata e Perandorisë Osmane, si guvernator i Libanit, ku mori me vete edhe familje të krishtera shqiptare që vendosën të jetonin në Liban dhe të cilët ende edhe sot e kësaj dite mbajnë me respekt dhe nderim mbiemrin Arnaut, si term përcaktues të origjinës së tyre shqiptare. Sipas kërkimeve të fundit, kemi hasur edhe në disa familje të krishtera ortodokse të cilët jetojnë në Ukrainë, dhe mbajnë mbiemrin Arnaut.
Revista "URA", nr. 5
Ndërkohë që shumica e arnautëve (shqiptarëve) të cilët jetojnë në Orient mbajnë mbiemrin Arnaut për t’u dalluar si pjesë e kombit shqiptar, shumë familje të tjera në vende të ndryshme arabe dhe në Turqi mbajnë mbiemra të tjerë, shumë prej tyre me emra vendesh ose mbiemra familjesh të njohura në Shqipëri. Këtu mund të përmendim familjen Albani në Jordani, nga gjiri i së cilës ka dalë dhe dijetari i famshëm musliman shqiptar Nasiruddin Albani (nga Shkodra), dijetari tjetër musliman shqiptar i famshëm në botën islame Vehbi Sulejman Gavoçi (po nga Shkodra), etj. Ndër familjet të cilat mbajnë një mbiemër që ka lidhje me vendin e origjinës është familja e gjerë shqiptare me mbiemrin Shkodra në Liban.
Ndër personalitet më të njohur arnautë (shqiptarë) në botën orientale mund të përmendim: dijetarët muslimanë Abdulkadër Arnauti dhe Shuajb Arnauti, letrarët e famshëm me origjinë shqiptare Ma’ruf Arnauti dhe Dr. Abdulatif Arnauti, letrarin dhe historianin e njohur Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti), poeten dhe shkrimtaren Aishe Arnauti, dijetarin tjetër musliman Nasiruddin Albani, nismëtarin për hapjen e shkollave për popullin e thjeshtë në Liban Nadim Arnauti, aktorin e njohur nga Damasku Jasin Arnauti, letrarin dhe mësuesin Shefqet Gavoçi etj. Përveç kësaj, shumica e shqiptarëve që jetojnë në Orient janë të edukuar mirë, me studime të larta dhe funksione të ndryshme dhe të larta në shoqëritë në të cilat jetojnë.
Në këtë kontekst, duke marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e madh që kanë luajtur dhe luajnë shqiptarët në vendet orientale, redaksia e revistës kulturore-shkencore për studime orientale “URA” mendoi që këtë numër ekskluziv t’ia dedikojë pikërisht atyre, arnautëve.
Në lidhje me këtë, nuk mund të rrimë pa falënderuar të gjithë ata që kontribuuan sadopak dhe me gjithë dëshirë e vullnet për realizimin e kësaj vepre. Ata janë: autoret arnaute të shkrimeve ekskluzive për këtë numër të revistës, Nuha Arnauti, Ghina Arnauti dhe Elvedina Arnauti; autorët e tjerë që ndihmuan me artikuj ekskluzivë për këtë numër, Dr. Dritan Egro, Ledian Cikalleshi; përkthyeset Rezarta Saliaj, Suela Dibra, Armir Taraj dhe Ardita Kovaçi; intervistuesin nga Kajro, Indrit Lita e shumë të tjerë të cilët u përpoqën të na përkrahnin sipas mundësive.
Zoti ia shpërbleftë të gjithëve me të mira. Amin!

Ky artikull është botuar dhe në Gazetën Shqiptare (Suplementin "Milosao", Tiranë më 19 Shkurt 2012).
Gazeta Shqiptare, Suplementi "Milosao" - Arnautët


* Ermal Bega është Drejtori Ekzekutiv i “Qendra Shqiptare për Studime Orientale”, në Tiranë-Shqipëri.
** Ky artikull është marrë nga Hyrja e nr. 5 të revistës “URA”, Vjeshtë-Dimër 2010, që botohet në Tiranë - Numër ekskluziv për Arnautët (shqiptarët që jetojnë në Orient). Titulli është vendosur nga vetë autori i shkrimit.

SHQIPTARËT NË SIRI: ASAD PO NA VRET, NA SHKATËRROI SHTËPITË*

Suela GERA

SHQIPTARËT NË SIRI: ASAD PO NA VRET, NA SHKATËRROI SHTËPITË*

(Reportazh)

DAMASK - Nga Siria çdo ditë vijnë lajme për luftime të ashpra mes forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane (kryengritëse të çlirimit të Sirisë) dhe forcave të regjimit të Asad. Luftimet vazhdojnë në kryeqytet, por dhe në Haleb, (në anglisht njihet si Aleppo, por në shqip thuhet Haleb) qytetin e dytë më të madh në Siri pas Damaskut.
Çdo ditë vijnë lajme për shpërthime, ndërkohë që për 17 muaj, që nga fillimi i revoltës popullore kundër regjimit, raportohen të kenë humbur jetën mbi 17 mijë vetë (kjo është shifra e fundit të cilës i referohet CNN), ndërsa 150 mijë të tjerë janë detyruar të largohen për t’u strehuar në shtetet fqinje, përfshi dhe Turqinë e cila ka pritur deri tani 50 mijë refugjatë.
Mes të vdekurve apo të tjerëve që janë detyruar të braktisin shtëpitë në Siri ka edhe shumë familje shqiptare (të njohur si Arnautë). Në fakt, ata kanë shumë, shumë vite që jetojnë atje, kryesisht që nga koha e Shtetit Osman. Ata tashmë janë integruar dhe kanë pasaportë siriane, e megjithatë nuk e kanë harruar origjinën e tyre, bile ka prej tyre që dinë të flasin dhe shqip. Ermal Bega, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), në Tiranë, i cili ka njohuri dhe ka kontakte personale me shumë shqiptarë të Sirisë na tregon se viktima e parë me origjinë shqiptare që humbi jetën qysh se shpërtheu rebelimi popullor ishte Ubejde Arnaut, më 4 qershor 2011. Ndërsa para pak javësh Munir dhe Behlul Arnauti (të dy me origjinë shqiptare nga Kosova) humbën jetën pasi u vranë nga forcat e regjimit diktatorial të Bashar al-Asadit.
(Xhamia Arnaut në Damask e shkatërruar nga shpërthimet)

LAGJJA ARNAUT E SHKATËRRUAR

Në kryeqytetin e Sirisë, në lagjen Divanije, njihet rruga e Arnaut, ku jetojnë vetëm shqiptarët. Aty ka qenë dhe xhamia Arnaut, (Xhamia e Shqiptarëve), por tani gjithçka është e shkatërruar. Fotot e siguruara ekskluzivisht për Shqiptarja.com. tregojnë banesa të shkatërruara, qepena të deformuara nga forca e shpërthimit dhe bombardimeve të forcave siriane.
“Pothuajse çdo shqiptar në Sham, (kështu njihet ndryshe në arabisht Damasku, shënim i gazetarit) që unë njoh kanë emigruar në një shtet tjetër. Disa persona u kthyen por shtëpitë e tyre ishin shkatërruar. Unë vetë prej një muaji kam emigruar me familjen time në Arabi Saudite” - i shkruan me e-mail, Abdulgani Arnaut mikut të tij në Tiranë, z. Ermal Bega.

(Në foto pamje nga lagjja Arnaut e bombarduar nga forcat e regjimit Asad)

Ai banon në Damask por pas luftimeve të tmerrshme është detyruar të largohet së bashku me familjen e tij. Pak muaj më parë në Al-Kadem (lagje në Damask ku banojnë shumë familje shqiptare) ishte gjithçka e qetë, por para disa javësh ushtria e Asad e sulmoi dhe çdokush u detyrua të largohet.
“Familja ime prej 20-30 personash jetonin në një shtëpi. Pak ditë më parë u detyruan të kthehen, aktualisht ata janë mirë por nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas, por kam frikë se situata mund të jetë më tragjike se më parë” - vazhdon rrëfimin Abdulgani Arnaut mikut të tij në Tiranë.
(Në foto pamje nga lagjja Arnaut e bombarduar nga forcat e regjimit Asad)

SHQIPTARËT NË SIRI

Nga të parët e tyre kanë mësuar se janë vendosur në Siri që në kohën e Shtetit Osman, apo nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, e megjithatë ata nuk e kanë harruar se kanë origjinë shqiptare. Disa prej tyre dinë të tregojnë se e kanë origjinën nga Shkodra, Peja, Podujeva, Vushtria etj. Shumica mbajnë mbiemrin “Arnaut” (shqiptar) dhe të gjithë i dinë lagjet ku banojnë shqiptarët. Mes tyre ka dhe njerëz të njohur të letrave në Siri, në botën arabe, por edhe në trojet shqiptare, si Dr. Muhamed Mufaku-Arnauti nga Damasku, i cili ka shkruar dhe përkthyer mbi 40 libra të ndryshëm, në arabisht dhe shqip, të botuara në vende të ndryshme si në Damask, Beirut, Prishtinë, Tiranë etj. Ai është po ashtu nipi i një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti, i cili ka jetuar në Damask.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se bëhet fjalë për 5 mijë shqiptarë, ndërkohë që nga Kosova dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), Ermal Bega thotë se atje jetojnë mbi 10 mijë arnautë (shqiptarë), në qytete të ndryshme të Sirisë. Madje ai shton se ngritja e një ambasade atje do ta forconte më tej këtë komunitet.

-------------------------------------------------------------------------------
BEGA: DHJETË MIJË ARNAUTË QË RUAJNË GJAKUN SHQIPTAR
(Intervistë)

TIRANË - Ermal Bega është drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania) i cili mban kontakte të vazhdueshme me shqiptarët në Siri. Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ai tregon për jetën e arnautëve të vendosur në Siri, e cila prej 17 muajsh është përfshirë në revoltë popullore kundër regjimit Asad. Ai tregon se pothuajse të gjithë ata me të cilët ka kontakte tani nëpërmjet internetit janë kundër atij regjimi të egër dhe jo të lirë të Bashar al-Asadit dhe klikës së tij.

Më fol pak për komunitetin shqiptar që jetojnë në Siri. Kur kanë mbërritur në Siri? Sa janë dhe ku jetojnë?

Në Siri jeton një komunitet relativisht i madh shqiptarësh. Ata, si në të gjithë Orientin (Turqi dhe botën arabe) njihen me mbiemrin Arnaut, që simbolizon origjinën e tyre shqiptare. Flitet se janë rreth 10 mijë, por mbase janë më shumë. Kryesisht, ata janë të përqendruar në qytetet më të mëdha të Sirisë, në Damask, Haleb, Lattakia, Hama, Hums, Suvejda etj. Ndërkohë që në Damask ata janë më të përqëndruar në lagjet Divanije, që njihet si Mahalla e Arnautëve, Kadem, Muhaxhirin, Ruknuddin etj. Me sa kemi informacion, shumica e atyre të cilët kanë disi njohuri të sakta mbi origjinën e tyre shqiptare, janë me origjinë nga qytete të ndryshme shqiptare, si p.sh. nga Shkodra, Peja, Podujeva, Vushtria etj.
Mbi historinë se si ata kanë mbërritur në Siri nga trojet shqiptare është e lashtë dhe me ndodhi të shumta. Shumë prej tyre kanë shkuar atje gjatë kohës së Shtetit Osman. Historitë që kam dëgjuar janë të shumta, disa për arsye se kanë qenë ushtarakë dhe shteti i dërgonte me familje në vende të ndryshme. Disa kanë shkuar për një jetë më të mirë, disa për arsye se pas rënies së Shtetit Osman, serbët, malalezët, bullgarët dhe grekët (të gjithë të krishterë) nisën spastrimin dhe dëbimin me dhunë të shqiptarëve muslimanë për në Turqi nga ku disa familje vazhduan drejt Sirisë. Ka pasur raste që shumë familje e kanë lënë atdheun dhe për çështje fetare, për të ruajtur Islamin e tyre.

Kur i keni vendosur për herë të parë kontaktet me komunitetin shqiptar që jetojnë në Siri? Cili ishte motivi?

Kam pasur njohuri për komunitetin shqiptar në Orient. Kontakti i parë ka qenë me një shqiptar shumë të njohur kryesisht në Siri dhe në botën arabe gjithashtu, por edhe në trojet shqiptare, Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) nga Damasku. Me të u takova në Prishtinë. Ai konsiderohet si njëri ndër letrarët më të njohur në Siri dhe në botën arabe, i cili ka shkruar dhe përkthyer mbi 40 libra të ndryshëm, në arabisht dhe shqip, të botuara në vende të ndryshme si në Damask, Beirut, Prishtinë, Tiranë etj. Më e veçanta ishte se ai është po ashtu nipi i një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti, i cili ka jetuar në Damask. Të dy këta e flisnin gjuhën shqipe qartë. Më vonë, vajtja ime për 1 vit në Damask për të praktikuar më shumë gjuhën arabe (si pjesë të studimeve të mia), bëri që të njihja dhe shumë arnautë të tjerë, të njohur e të thjeshtë, që jetonin në Damask. Gjatë dhe pas studimeve nisa të shkruaja shumë për shqiptarët e Sirisë, si dhe ruaj duke shtuar kontaktet me shqiptarë të tjerë të cilët jetojnë atje.
(Në foto Ermal Bega dhe Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti), gjatë një takimi në Tiranë, 2006)
Aktualisht si i mbani kontaktet? Çfarë tregojnë? A kanë frikë? Çfarë mendojnë për luftën që po bëhet atje?

Me shqiptarët që kam njohur personalisht në Damask, kam kontakte telefonike, Ndërkohë, jam njohur dhe me shqiptarë të tjerë nga Siria nëpërmjet rrjeteve sociale në internet. Ata që ende jetojnë në Damask e Siri sigurisht që janë të frikësuar dhe të tmerruar. Sidomos vrasja e dy arnautëve nga Damasku në lagjen e njohur të shqiptarëve "Divanije", bëri që ky komunitet të kuptojë se makina vrastare shtetërore ndaj qytetarëve të pafajshëm po vret çdokënd dhe bëri që ata të frikësohen dhe për fatin e tyre. Pothuajse të gjithë ata me të cilët kam kontakte tani nëpërmjet internetit janë kundër atij regjimi të egër dhe jo të lirë të Bashar al-Asadit dhe klikës së tij.

Ky komunitet a mban kontakte me ndonjë përfaqësi zyrtare shqiptare, apo kosovare, a i mbajnë dhe si kontaktet me Shqipërinë, Kosovën?

Ndarja për shkak të sistemit të egër komunist në trojet shqiptare, sidomos në Shqipëri, ndikoi për të keq që ata shqiptarë të kenë kontakte me atdheun e tyre, dhe në këtë mënyrë të mos kontaktojnë dot as me përfaqësitë zyrtare në botë. Di që në Beirut të Libanit (vetëm 2 orë larg nga Damasku) para disa vitesh u hap një konsullatë shqiptare e cila kishte një konsull nderi libanez, por për fat të keq nuk ekziston më. Ambasadat tona shqiptare në Stamboll dhe Kajro janë më larg për ta. Por unë mendoj se vetë qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë duhet të bëjnë përpjekjet më të mëdha për ruajtjet me komunitetin jo të paktë shqiptar në Siri. Hapja e një ambasadë shqiptare në Siri është një nevojë e domosdoshme për lidhjet me komunitetin shqiptar jo vetëm në Siri, por në të gjithë zonën e quajtur Sham (ku përfshihet Siria, Jordania, Palestina dhe Libani). Në të gjitha këto shtete ka shumë arnautë, të vetëdijshëm për origjinën e tyre shqiptare, por ndihen si të lënë në mëshirë të fatit, pa një përpjekje nga shtetet tona shqiptare. Ka individë ose familje të veçanta të cilët mbajnë ende dhe sot lidhje me kushërirët dhe farefisin e tyre të largët në Kosovë ose Shqipëri, por të rralla.

A jeni në dijeni nëse ka ndonjë familje shqiptare që është larguar apo ka kërkuar ndihmë të evakuohen?

Po, me sa kam informacion, di që disa familje arnautësh (shqiptarësh) nga Siria, për shkak të gjendjes së vështirë të luftës që është krijuar atje janë shpërngulur në vendet përreth Sirisë, si në Turqi, Liban, Jordani, Dubai etj.

U fol për 2 shtetas shqiptarë me origjinë nga Kosova të vrarë gjatë luftimeve në Siri, a jeni në dijeni a ka të tjerë?

Me sa kam njohuri arnauti (shqiptari) i parë i vrarë në Siri është djaloshi i ri Ubejde Arnaut, i vrarë dhe rënë dëshmor më 4 qershor 2011. Munir dhe Behlul Arnauti (të dy me origjinë shqiptare nga Kosova), ishin shqiptarët të cilët humbën jetën para pak javësh nga regjimi diktatorial i Bashar al-Asadit.

Sejjid Alim ASHRAF-ISLAMI DHE ORIENTALIZMI



Unë do të doja, para së gjithash, të kërkoj falje për anglishten time sepse unë nuk jam mësuar ta shpreh veten time në anglisht. Siç e dini, gjuha ime amtare është urdishtja dhe gjuha ime akademike është arabishtja. Unë do të doja t’ju falenderoja të gjithë juve për mundësinë që m’u dha mua për t’ju drejtuar të gjithë juve mbi temën shumë të rëndësishme të orientalizmit dhe strategjitë e tij makiaveliste kundër Islamit. Nuk është e tepërt të thuhet se orientalizmi është rreziku më i madh i muslimanëve me të cilin po përballen sot. Unë duhet të kërkoj falje për shqiptimin e emrave ashtu siç janë marrë fonetikisht nga burimet arabe.
Orientalizmi është njëri nga këndet e një trekëndëshi të fshehtë kundër Islamit, dy këndet e tjera janë misionarizmi dhe kolonializmi. Në të vërtetë, orientalizmi është më i rrezikshmi sepse synimet dhe objektivat e tij shkojnë më larg në mendjet e mendimtarëve dhe intelektualëve; efekti i tij është më serioz në vrapimin e gjatë. Vëllimi i dëmit dhe i bezdisjes së tij ndaj Islamit është më i madh se sa ato të misionarizmit dhe kolonializmit, të vjetra ose të reja, ashtu siç orientalizmi dëshiron ta dëmtojë imazhin e vërtetë të Islamit në mendjet e njerëzve.
Ndryshimi kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmit është se misionarizmi përqendrohet në njerëz të përgjithshëm, ndërsa orientalizmi ka si objektiv intelektualët. Përndryshe, që të dyja janë të njëjta në synimet dhe objektivat e tyre. Pa dyshim, që të dyja veprojnë për dominimin e Perëndimit mbi Lindjen në përgjithësi, dhe mbi Botën Islame në veçanti, për dominimin social, kulturor, ekonomik, politik, moral dhe fetar të Perëndimit. Orientalistët paralajmëruan fillimin e kolonializmit. Së pari, përmes studimeve dhe kërkimeve të tyre në vendet e Lindjes, ata formuluan idenë e pushtimit në mendjet e udhëheqësve perëndimorë. Për shembull, Napoleoni në këtë mënyrë ishte joshur që të pushtonte Egjiptin më 1798 në sajë të bllokut me shënime të udhëtimeve të orientalistit francez Compte De Volnay. Së dyti, orientalistët i ndihmuan kolonialistët dhe sundimin perëndimor që të pushtojnë territoret e Lindjes duke shtruar rrugën për ndërhyrje të tilla. Dhe ne e dimë që një numër i madh i orientalistëve ishin të parët në ushtritë e kolonialistëve, si Watson, Richard etj. Së fundi, ata luajtën rolin më të spikatur në përjetësimin e orientalistëve dhe sundimit perëndimor, si hartues të politikës dhe diplomacisë. Dhe ne e dimë mirë se ata zunë vendet kryesore në çështjet ministrore, bile dhe në administrimin e vendeve të pushtuara. Politika famëkeqe dhe e urryer e ndarjes dhe sundimit ishte si rezultat i studimeve të kryera nga orientalistët mbi sekte të ndryshme islame. Në këtë vështrim, ne mund të përmendim një listë të gjatë të emrave të orientalistëve si William Muir, Kromer, Sprenger, Gilbitt dhe Lawrence. Pas pavarësisë politike të vendeve të Lindjes, politika e përmendur më lartë nuk ishte e dobishme për shumë kohë; orientalistët menduan dhe zhvilluan më mirë politikën e "Shpifjes dhe Sundimit". Ata i falsifikuan historitë në përpjekje të tyre për të prishur pastërtinë e mesazhit islam, dhe për të futur mashtrimet e tyre të kohës si dhe citatet e tyre në shkrimet e shenjta islame. Kështu, lexuesit e pavetëdijshëm u futën në rrugë të gabuar. Qëllimi i tyre është që të dëmtojnë imazhin e përkryer të Islamit në sytë e njerëzve evropianë me qëllim që t’i pengojnë ata që të bashkohen me të vërtetën. Nga kjo pikëpamje, lordi musliman britanik N. G. Headley thotë në librin e tij "Një zgjim perëndimor në Islam", se "është një gjynah i madh që këta njerëz e paraqesin fenë tonë të pastër në një mënyrë të dëmshme. Në kohë të ndryshme, orientalistët na thanë neve, gjatë diskutimeve tona, se ju adhuroni Muhamedin (a.s.), martoheni katër herë dhe ju besoni se gruaja nuk ka shpirt, dhe ju i ndaloni ato që të hyjnë në xhami". Lord Headley shtoi: "Se ky në të vërtetë është një veprim shumë dashakeqës për të përhapur një besim me mashtrime të shpifura duke e këmbyer me një fe tjetër."
Vëllezërit e mi, orientalistët kanë një dredhi të shkëlqyer për të provuar diçka nëse ata nuk kanë ndonjë mbështetje historike dhe akademike për mashtrimet e tyre. Me përsëritjen e shpeshtë dhe të shumtë të mashtrimeve të tyre, gradualisht citimet e tyre dashakeqe dhe të pasakta marrin trajtën e bindjes në mendjet e njerëzve. Fuqia e tyre e përsëritjes në metodën e zgjuar të tyre bëhet i barazvlefshëm me fuqinë e argumenteve. Në këtë mënyrë, ata i bëjnë shumë njerëz që t’i besojnë mashtrimeve të tyre. Për shembull, një orientalist përhap një ide të pabazë kundër Islamit, një tjetër vjen dhe e përpunon, një i tretë e përhap atë me shtesa të mundshme të asaj ideje, një i katërt e shndërron të njëjtën në një teori, dhe i fundit vjen dhe e transformon këtë teori në një fakt jashtë dyshimit. Prandaj, ne mund të shohim se si një ide e pabazë në katër ose pesë faza bëhet një fakt.
Libri "Vargjet Satanike" është fryt i këtij plani djallëzor. Ky libër nuk është vetëm një mal me abuzime, por gjithashtu, ai përmban shembuj të ndryshëm të sajimeve si ajo që Xhebraili a.s. i ka thënë profetit a.s. që: "Përtej çdo hije dyshimi, është e pamundur që të përshkosh hënën."
Të gjithë ne i jemi përgjigjur kësaj pune satanike të përqendruar në pjesën më të madhe të librit për sa i përket abuzimeve, ndërsa, sipas meje mashtrimet helmuese më të rrezikshme në trillimet të cilat autori për të dëmtuar i fut në librin e tij, janë vetëm për të krijuar keqkuptime në mendjet e njerëzve perëndimorë. Për shembull, citimet e synimeve të përmendura më lart, në paraqitjen e Islamit si një besim (fe) të prapambetur dhe joshkencor. Deklarata të tilla të imituara dhe joshkencore mund të gjenden vetëm në vargjet satanike por jo në vargjet e pandryshuara të Allahut. Ky libër ishte sajuar që të jepte atë lloj imazhi fals të Islamit.
Madje dhe termi "Vargjet Satanike" nuk është një sajesë e autorit të tij, por ishte përdorur shpesh nga orientalistët shumë kohë më parë. Ne mund ta gjejmë këtë term në enciklopedinë e Historisë së Mesjetës, përgatitur dhe botuar nga Universiteti i Kembrixhit. Gjithashtu, orientalisti gjerman Brocelman e përdor këtë term në librin e titulluar "Historia e Vendeve Islame". Gjithashtu, ne e gjejmë të njëjtin term në librin e titulluar "Studime Historike në Gjuhën Angleze", dhe në këtë libër është një kapitull i veçantë i quajtur "Fillimi i Kundërshtimit dhe Vargjet Satanike". Pavarësisht nga kjo metodë, është një mashtrim tjetër i cili përbëhet nga të ofenduarit e dinjitetit të muslimanëve duke irrituar tërbimin e tyre të tillë si reagimi i padurueshëm që u shkaktua me përmasa të mëdha në përleshjet e fundit, dhe atëherë reagimi është shfrytëzuar shumë në media në mënyrë të tillë që t’i përshkruajnë muslimanët si ekstremistë dhe pasues të një feje të dhunshme.
Në mesin e mashtrimeve të tyre të reja, është edhe paraqitja e ideve të tyre në një mënyrë të tillë që i drejtohet shumë herë muslimanëve, si për shembull, libri i Michael H. Hart i titulluar "100 personalitetet më me ndikim në histori". Libri mori një vlerësim të madh nga intelektualët muslimanë për arsye se autori në këtë libër e ka vlerësuar profetin Muhamed a.s. si personaliteti më me ndikim në Historinë Njerëzore, por një lexim i librit tregon se biografia e profetit Muhamed a.s. përmban ide të marra prej orientalistëve. Në këtë mënyrë pavetëdija e muslimanëve, kryesisht e të rinjve, kanë rënë në grackën e mashtrimit të zgjuar të një lëvdate të madhe në të cilën është fshehur një gjarpër i helmuar. Në anën tjetër, libri të jep përshtypjen se nuk ka ndonjë personalitet tjetër të rëndësishëm në historinë islame, përveç profetit Muhamed a.s. dhe hazreti Umerit r.a. në listën e 100 personaliteteve më me ndikim, në kohën kur nga një vend i vogël si Mbretëria e Bashkuar jepen rreth 19 personalitete të tilla. Prandaj, ne mund të shohim se politika e "Shpifjes dhe Sundimit" nuk dëmton më pak se politika e mëparshme e "Ndarjes dhe Sundimit".
Vëllezër të dashur, që kur ka nisur orientalizmi? Është shumë e vështirë për t’ju përgjigjur kësaj, sepse orvatjet individuale shkojnë pas deri në kohët e lashta, dhe është shumë ose pak e rëndësishme për të caktuar periudhën e saktë për fillimin e orientalizmit individual. Sipas natyrës njerëzore, njerëzit janë kuriozë që të dinë rreth zakoneve të njerëzve të tjerë dhe është krejt normale që aty ishin vlerësime të tjetër mënyre të jetës. Këtu ne nuk duam të diskutojmë mbi orvatjet individuale, por ne po diskutojmë rreth orientalizmit të organizuar, institucioneve të fuqishme akademike të cilat përpiqen në mënyrë aktive për dominimin e Perëndimit në fushat e politikës, fesë dhe kulturës kryesisht që nga periudha mesjetare.
Pastaj, shtrohet pyetja se "kur nisi ky orientalizëm i organizuar?" Sipas një profesori bashkëkohor me nivel, Dr. Fet’hullah Zijadi nga Libia, ai nisi me kryqëzatat, duke përmbushur testamentin e mbretit Luisi IX të Francës, i cili kishte marrë edhe vetë pjesë në luftërat e kryqëzatave, dhe i cili kishte komanduar luftën e tretë të kryqëzatave. Në atë luftë, Salahuddin Ejubi r.a. e mundi Luisin IX, duke shkatërruar ushtrinë e tij dhe duke e burgosur monarkun francez. Më vonë, Salahuddin Ejubi r.a., i mbushur me virtyte islame të mëshirës dhe zemërbutësisë, e liroi mbretin francez. Por mbreti nuk u çlirua kurrë nga burgu i tij psikologjik dhe mendor deri në vdekje. Para vdekjes së tij, ai la testamentin e tij të mirënjohur në të cilën ai e nxiti botën e krishterë që të luftonte kundër Islamit në fushën e besimit dhe mendimit, dhe sipas tij, siç është përmendur në dëshirën e tij, muslimanët nuk mund të mposhten në fushë-betejë deri sa ata të mposhten në fushën e besimit dhe ideve.
Ky testament ekziston ende dhe sipas profesor Zijadit orientalizmi i organizuar doli si shkak i kësaj dëshire të fortë të Luisit IX.
Në përgjithësi orientalistët mburren se arsyeja e tyre krijuese është tërësisht akademike, por faktet janë në kundërshtim me zotimin e tyre. Ne nuk jemi duke mohuar këtu se nuk ka motive akademike në tërë punën e tyre. Ne e dimë se disa perëndimorë e zgjodhën orientalizmin vetëm për të përmbushur interesat e tyre personale, si Carlysle, Itiyandine, Marcel Bejart, Roger Garaudy, etj. Por pavarësisht nga ky gjykim, rrjedha e orientalizmit është e motivuar nga qëllime fetare dhe politike. Dhe ne kemi prova të mjaftueshme se arsyeja më e fortë para orientalizmit ishte dhe është ai i urdhrit fetar dhe politik.

Për shembull:
Dijetarët pajtohen unanimisht se orientalizmi buron nga kishat dhe zhvillohet nën mbrojtjen e tyre.
Orientalistët e parë ishin të lidhur me kishat, si prifti francez Gerbert i cili u bë kryetar i Vatikanit në vitin 999 të erës sonë; Selfester i dytë; Peteri i respektuar, i cili vdiq në vitin 1156; Gerald Craymony i cili vdiq në vitin 1189; prifti Rikardo i cili vdiq në vitin 1320; dhe Johanna Ouscourby që vdiq në vitin 1456, etj.
Shumë prej institucioneve orientale në Evropë janë themeluar nga priftërinjtë dhe kardinalët e krishterë, si Instituti i gjuhëve Orientale në Francë, i cili ishte themeluar nga Papa Honorius IV në vitin 1285 të erës sonë. Universiteti i Sorbonës ishte themeluar nga prifti i njohur francez De Sorbo. Rindërtimi i po këtij Universiteti gjithashtu i takon përpjekjeve të priftit tjetër Richesco më 1626. Instituti i famshëm oriental spanjoll, i quajtur si zyra e përkthyesve, ishte themeluar nga bishori Rajmondi I në vitin 1130. Kolegji Maroni i Romës ishte ndërtuar nga Papa Gregorius në vitin 1584. Guri i themelit të Shkollës për Gjuhët Orientale në Firence, Itali, ishte vendosur nga kardinali Di Medici. Dhe kështu me radhë.
Marrëdhënia e thellë mes orientalistëve dhe kishës zbulon qëllimet fetare prapa kësaj lëvizjeje.
Shumë prej vetë orientalistëve e pranojnë ekzistencën e qëllimeve fetare prapa organizatës.
Siç u përmend në fillim, qëllimi politik ishte qëllimi i dytë më i rëndësishëm prapa orientalizmit. Dhe bile pas Luftës së Dytë Botërore, kur kolonializmi i menjëhershëm filloi të shkatërrohet, perëndimi i la ambasadat, konsullatat dhe misionet diplomatike në duart e orientalistëve, për të filluar periudhën e neo-kolonializmit. Dhe këta orientalistë e luajnë ende rolin e tyre për të destabilizuar qeveritë në vendet e Lindjes, për të krijuar dhe shpërndarë tensione shoqërore, terrorizëm, gjakderdhje dhe aktivitete spiunazhi. Këto ambasada dhe misione diplomatike të vendeve perëndimore janë ende aktive dhe të fuqishme si rezidencat e hershme të sundimtarëve kolonialistë.
Orientalistët kanë rënë dakord, që nga fillimi, që ata nuk do t’i arrijnë pikësynimet e tyre pa e pushtuar diturinë me të cilën muslimanët kanë fituar famë. Së pari, ata u vërsulën në Universitetet Islame të Kordovës, Bagdadit dhe Aleksandrisë. Kjo ndodhi në kohën kur civilizimi islam ishte në kulmin e tij. Në përgjithësi, historianët perëndimorë e paraqesin këtë periudhë si periudha e errët dhe netët barbare (Gotike). Por në realitet, kur Evropa ishte në errësirë, vendet islame ishin duke shkëlqyer në një periudhë të madhështisë fetare dhe kulturore.
Gustave le Bon thotë: "Nëse arabët do të pushtonin Francën, Parisi gjithashtu do t’u bënte një qendër e kulturës dhe e civilizimit, si Kordova në Spanjë, ku njerëz të rëndomtë ishin të aftë për të shkruar dhe për të lexuar dhe disa prej tyre mund të krijonin poezi, ndërsa mbretërit e Evropës në atë kohë ishin të paaftë për të shkruar emrat e tyre." Pothuajse çdo qytet i botës islame kishte një bibliotekë të madhe; çdo mesxhid (xhami) ishte një qendër për arsimim dhe dituri. Vilderante citon në librin e tij "Historia e Civilizimit" se Sulltani i Buharasë e ftoi një mjek shumë të njohur musliman që të hynte në oborrin e tij, por ky e refuzoi ofertën e tij për arsye se ai kishte nevojë për 400 deve për të mbartur librat e tij. Dhe në këtë kohë, sipas Vilderantes, vetë Bibla nuk ishte e disponueshme jashtë kishave! Në bibliotekën Aziz Bila el-Fatimi në Kajro, ishin 1.060.000 libra. Në mesin e këtyre librave ishin 6000 volume mbi matematikën dhe 10.000 mbi filozofinë. Kjo trashëgimi shumë e çmueshme ishte objektivi i perëndimit, veçanërisht i orientalistëve, me qëllim që të shkatërrojnë botën islame dhe të ndërtojnë Evropën. Për këtë qëllim, ata e transferuan trashëgiminë kulturore islame në dy mënyra: në mënyrë të vjetër dhe në mënyrë të re.
Mënyra e vjetër ka dy nën-mënyra: dobësimin e sundimit musliman në Spanjë, Siçili, pjesën jugore të Italisë dhe Ballkanin në njërën anë, dhe në anën tjetër, luftrat e kryqëzatave. Veç kësaj, pas pushtimit të trashëgimisë islame, forcat perëndimore shkatërruan librat fetarë menjëherë dhe i transformuan librat e shkencës dhe filozofisë në bibliotekat e tyre. Në kohën kur Granada, streha e fundit e muslimanëve në Spanjë, u morr në vitin 1511 nga ushtria spanjolle, kardinali K.C.Milenz urdhëroi djegien e të gjitha librave fetare në arabisht, dhe urdhri i tij u zbatua në Bab-el-Rahlat. Sipas mendimeve të historianëve të njohur, mbi 1.070.000 libra u dogjën në këtë vend. Dhe në mund ta marrim me mend se sa e madhe ishte trashëgimia muslimane e shkatërruar në tërë Spanjën.
Gjatë kryqëzatës botërore, kur kryqtarët pushtuan Palestinën dhe Sirinë, ata i rrëmbyen bibliotekat e Tripolit, Kudsit, As-Kalanit, Gazës dhe Moaras, dhe i dogjën të gjitha librat fetare islame. Sipas historianëve, vetëm në Tripoli, numri i librave të djegur ishte 3 milionë. Kur mbreti i Rumanisë, Sharku V, pushtoi Tunizinë, ushtria e tij dogji të gjitha librat arabisht (ju lutemi që për detaje të shihni librin "Pronat e librarive islame të El-Mektebat al-Islam", nga Dr. Muhamed Mahir Hamaada dhe Muassasa Al-Risala, botimi i V, Damask, 1986, faqe 84 e tutje). (Gjithashtu ju lutemi që të shihni edhe librin e titulluar "Arabët dhe Studimet Islame në Evropë", nga Dr. Mishel Joha, Bejrut, 1982, faqe 264).
Vëllezër të mi të dashur, tani le të tregojmë mënyrën e re për transferimin e trashëgimisë islame në Evropë, me anë të orientalistëve dhe pasuesve të tyre. Kjo mënyrë e re ka gjithashtu nën-mënyra, gjithsej tre. E para, ngritja e kolonive perëndimore në vendet islame dhe lindore. E dyta, kërkimet dhe studimet arkeologjike. Së treti, vjedhjet individuale dhe kolektive përmes orientalistëve dhe administratorëve kolonialistë. Të gjitha këto mënyra janë shembuj për të treguar se si është grabitur trashëgimia islame. Ishte një grabitje e organizuar dhe e planifikuar mirë e një kombi nga një komb tjetër. Për ta marrë atë trashëgimi, ata përdorën të gjitha mënyrat e ndyta, me anë të dhuratave, ndërrimit të kulturës, përkrahjeve ushtarake dhe ekonomike; ata bile shfrytëzuan urinë dhe varfërinë e atyre njerëzve për të marrë atë trashëgimi me një çmim shumë të ulët. Gjatë periudhës koloniale, u bë një varg i pafund i gërmimeve arkeologjike, të kryesuar nga orientalistët, dhe thesaret e paçmueshme u transferuan. Ata lirinë e bënë të pakufishme për të bërë çfarëdo që ata e mendonin të përshtatshme nën përkrahjen e fuqive koloniale. Çfarëdo emrash që dikush mund t’i japë një ndërmarrjeje të tillë të turpshme, prova qëndron se ajo ishte vjedhje e përbashkët në shkallë botërore!
Vëllezër të dashur, unë dua t’ju jap disa shembuj të këtyre plaçkitjeve individuale dhe kolektive:
Orientalisti Bocok qëndroi për rreth pesë vjet në Halep, Siri, dhe Astaan, Stamboll, dhe ai mblodhi, gjatë kësaj periudhe, një koleksion të rrallë të dorëshkrimeve islame dhe po ai i transferoi në Angli. Ky koleksion ekziston ende në bibliotekën Bodlian të Universitetit të Oksfordit.
Në bibliotekën e Petersburgut janë me mijëra dorëshkrime arabe të cilat janë plaçkitur nga imperialistët rusë gjatë pushtimeve të tyre të Ballkanit dhe Turkistanit.
Universiteti i Ladenit e caktoi një orientalist holandez, Juliusin, për të mbledhur dorëshkrimet arabe nga bota islame. Dhe, për këtë qëllim, Universiteti Laden ndau një shumë të madhe parash. Ajo çfarë u mblodh ekziston ende në Universitetin e Ladenit.
Në Universitetin e Durhamit, Angli, ekzistojnë 120.000 dorëshkrime arabe.
Në bibliotekën e Indisë, zyra në Londër, është një numër i madh i librave të çmueshme islame të shkruar në arabisht dhe persisht, dhe gjuhën indiane gjithashtu, të cilat ishin vjedhur gjatë sundimit kolonial. Kjo bibliotekë u zgjerua në vitin 1857, në të njëjtin vit kur Delhi u morr nga anglezët, pas kryengritjes së famshme të Indisë.
Pa dyshim, nuk ishte gjithçka rastësi! Zgjerimi i zyrës së bibliotekës së Indisë ishte e përshtatshme për faktin se vendi duhej të ndërtohej për shkak të numrit të madh të librave të vjedhura islame pas rënies së Delhit.
Në Gjermani ekzistojnë shumë biblioteka të cilat përmbajnë një numër të madh të dorëshkrimeve islame si në Berlin, Bon, Frankfurt, Mynih, Hamburg, Heidelberg, etj. Orientalisti Alward përgatiti një bibliografi të bibliotekës së Berlinit dhe të dorëshkrimeve arabe në një listë prej dhjetë volumesh të mëdha!
Orientalistja e famshme italiane Gabriela shprehet se dorëshkrime arabe gjenden në 118 biblioteka të 59 qyteteve në Itali!
Siç e përmenda, këto janë vetëm disa shembuj. Për më shumë fakte dhe detaje ju lutem shihni në Historia e Trashëgimisë Arabe nga Fuad Sizgin; përkthim arabisht nga Dr. Fehmi Abul Fadwal, Egjipt, Volumi 1, faqe 13-17. Po ashtu edhe librin Ajnihatul Mak’r As-thalatha nga Abdur Rrahman Hasan Al-Maidani, Darul-Kalam, botimi i dytë, Damask 1980, faqe 19 e më tej. Gjithashtu edhe revistën al-Fikr Al-Arabi, Bejrut 1993, Volumi 31, faqe 190, 243, 307.
Pas këtij shqyrtimi të shkurtër të plaçkitjes së trashëgimisë islame nga perëndimi, lind pyetja: Sa është numri i përafërt i dorëshkrimeve dhe i librave të vjedhura islame? Përgjigjja e saktë është pothuajse e vështirë, sepse të gjitha bibliotekat me rëndësi nuk e kanë kompletuar listën e plotë të tyre. Gjithashtu një numër i madh i librave dhe dorëshkrimeve islame gjendet në bibliotekat personale. Bile edhe në bibliotekat publike, shumë libra janë vendosur në seksione private, jashtë dhënies së studentëve muslimanë dhe dijetarëve kërkues. Pavarësisht nga kjo, disa dijetarë arabë provuan të llogarisin afërsisht numrin e librave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame. Sipas Ustadh (Profesor) Abdul Rrahman al-Maidani, në fillim të shekullit të XIX numri kishte arritur deri në 250.000. Nëse kjo shifër është arritur në fillim të kolonializmit, ju mund ta merrni vetë me mend numrin total të librave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame në fundin zyrtar të kolonializmit në gjysmën e shekullit XX. Është e rëndësishme që të theksohet se librat islamë, në gjuhët e tjera përveç arabisht, nuk janë marrë në llogari këtu, si në turqisht, persisht, urdu, bangla, malaje, hausa, gjuhët svaheli, etj.
Vëllezër të dashur, është një çrregullim shumë i madh madje edhe midis intelektualëve muslimanë dhe të rinjve, rreth punës së orientalistëve dhe vlerës së tij të vërtetë. Shumë prej nesh besojnë se orientalistët kanë shpëtuar trashëgiminë tonë intelektuale dhe e sollën atë në dritë. Dhe ata e konsiderojnë punën e orientalistëve si një shërbim të madh për kulturës dhe civilizimin islam. Madje janë edhe një numër i profesorëve dhe dijetarëve tanë të cilët besojnë se pa punën e orientalistëve Islami mund të bëhej vetëm një legjendë në rrjedhën e kohës. Në të vërtetë disa prej tyre janë të pandërgjegjshëm, ndërsa të tjerët frikësohen se do të konsiderohen të prapambetur nëse ata nuk e lavdërojnë kontributin e orientalistëve.
Dr. Abdul Azem al-Deeb ka konstatuar shumë bukur: "Është krejtësisht e çuditshme që të shikosh një komb si i yni që t’i falenderohet dikujt i cili i ka vjedhur dokumentet e tij, dhe ta falënderosh atë vetëm për faktin se hajduti ka shpëtuar dokumentet e çmuara të tij dhe e pajisi atë me disa fotokopje të dokumenteve!" Në fakt, puna e orientalistëve nuk është e gjitha as ndonjë sasi as ndonjë cilësi e madhe për t’u lëvduar. Të supozuarit se orientalistët kanë bërë një punë të madhe në shtypjen dhe botimin e dorëshkrimeve islame është me të vërtetë e pabazë. Dr. Abdul Azem ka bërë një studim të thellë në këtë çështje dhe në fund ai doli në përfundimin se kontributi i tyre nuk e kalon 10%, dhe pjesa tjetër në fakt është kryer nga dijetarët muslimanë. Arsyeja prapa kësaj mosmarrëveshjeje ndodh pikërisht prej kompleksit të inferioritetit të të ashtuquajturve intelektualët tanë. Këtu po japim gjithashtu edhe disa arsye të tjera: (1) mënyrën e mirë organizuar të punës dhe aktiviteteve të orientalistëve; (2) marrëdhënia e tyre e afërt me universitetet; (3) përhapja e botimit të punës së tyre nga media; (4) përkrahja e gatshme nga qeveritë e tyre; (5) konferencat e planifikuara mirë dhe të shpeshta orientale.
Prandaj, ne vijmë në përfundimin se kontributi i orientalistëve përmes shtypjes, botimit dhe shpërndarjes është vetëm rreth 10%. Sasia e tillë është pozicioni aktual i punës së tyre. Nëse e këqyrim cilësinë e punës së tyre, ne do të gjejmë se çfarëdo që ata kanë kryer, ishte për një qëllim të sigurt dhe jo për shërbim të Islamit dhe diturisë.
Çdo komb ka dy lloje të trashëgimisë së saj akademike: pozitive dhe negative; seriozen dhe të rëndomtën; të ndritshmen dhe të errëtën. Çdo komb krenohet nga trashëgimia e saj pozitive, e ruan atë, dhe punon për ta nxjerrë atë në dritë të plotë dhe përpiqet që t’i fshehë të këqijat. Si të gjitha kombet e tjera, edhe kombet muslimane i kanë të dyja llojet e punës në trashëgiminë e tyre. Nëse vështrojmë thellë në kontributin e orientalistëve, ne do të gjejmë se ata e kanë vënë theksin në pjesën negative të trashëgimisë sonë. Subjektet e tyre të pëlqyera janë:
1. Ilm-ul-Kelam, me anë të së cilës ata përpiqen që të nënvizojnë polemikat mes grupeve dhe shkollave muslimane.
2. Tesavvufi. Në mesin e librave të tesavvufit ata me qëllim zgjedhin librat e shkruara nga të ashtuquajturit Sufi.
3. Literatura (Letërsia). Në mesin e librave të letërsisë ata me qëllim zgjedhin libra si Alf Laila (Një mijë e një net), Makaat dhe poezi imorale të cilat prezantojnë një figurë të keqe të kulturës islame.
4. Filozofia. Ata me qëllim kanë shtypur dhe botuar libra të tillë filozofikë të cilat janë në kundërshtim me moralin islam.
5. Fik’h. Përmes librave të Fik’hut ata ngulin këmbë shumë herë në polemikat mes shkollave të ndryshme islame të jurisprudencës.
Prandaj, ne mund të themi se kontributi i orientalistëve jo vetëm që është i vogël por gjithashtu është i dëmshëm dhe i dënueshëm. Dhe nëse aty ka ndonjë aspekt të shërbimit, ajo është vetëm një shërbim ndaj kishës dhe fuqive perëndimore!
Vëllezër të dashur, sot, pothuajse të gjitha vendet islame kanë marrë pavarësinë politike, por kjo pavarësi nuk do të jetë e plotë derisa muslimanët të marrin përsëri prapa pasurinë e tyre akademike, dhe trashëgimia e tyre e pamatë t’u kthehet atyre. Në fakt, ajo trashëgimi nuk ka ndonjë vlerë më të vogël sesa toka që i është kthyer muslimanëve. Është e drejta legjitime e muslimanëve që të përpiqen dhe të luftojnë për kthimin prapa të trashëgimisë së tyre legjitime, dhe është përgjegjësi e fuqive koloniale që ta kthejnë prapa atë! Pa dyshim, kjo trashëgimi është më e vlefshme se ari. Nëse dikush mund ta marrë përsëri arin e vet, pse ne nuk mund të pyesim për trashëgiminë tonë akademike dhe legjitime, dhe pse ne nuk mund ta marrim përsëri atë?

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja:
Ermal BEGA

Ky artikull është botuar në revistën "URA", nr. 1/1, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2008, organ i ACFOS-Albania, acfos_albania@yahoo.com, uramagazine@gmail.com
---------------------



Ermal Bega është ndër orientalistët e parë shqiptarë i cili ka diplomuar në periudhën pas-komuniste të viteve '90 në Shqipëri. Ai po përpiqet që të bëjë më të mirën e tij për Studimet Orientale në Shqipëri. Prej vitit 2007, ai është Drejtori Ekzekutiv i "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" - "Albanian Center for Oriental Studies", në Tiranë.

Ali Mustafa el Misrati - Dervishi i tha djalit të tij



Ali Mustafa EL MISRATI

DERVISHI I THA DJALIT TË TIJ
(letërsi arabe)


Dy fjalë për lexuesin

Libri që kemi në dorë është një nga librat që, siç thotë edhe vetë autori, ka më shumë për zemër nga të gjithë të tjerët. Kjo jo për shkak të përmasave të tij, por sepse në të, autori na paraqitet si filozof, duke na kujtuar se filozofia përfshin thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të qytetërimit njerëzor.
Përzgjedhja e këtij libri për ta sjellë në shqip nuk është bërë vetëm për arsyet që përmendëm më lart, por edhe për një fakt tjetër që është po aq i rëndësishëm sa dhe vlera e vetë librit, sidomos për kombin shqiptar të cilit vlerat njerëzore dhe kulturore nuk ia ngrejnë lart vetëm shqiptarët brenda kufijve natyrorë ku jetojnë e kanë jetuar për mijëra vite, por janë edhe ata shqiptarë të cilët kanë emigruar në Lindje e Perëndim gjatë periudhave të ndryshme historike. E, megjithëse kanë kaluar vite, dekada e shekuj, janë pasardhësit e këtyre emigrantëve të hershëm, që edhe pse disa prej tyre për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të ruajnë lidhjet me tokën e paraardhësve, ata nuk e kanë harruar origjinën e tyre. Një ndër këta personalitete është edhe autori i librit që kemi në dorë, prof. Ali El Misrati, një nga shkrimtarët dhe akademikët bashkëkohorë të kulturës arabe dhe libiane.
Herën e fundit që u takova me autorin, dhe kjo gjatë pushimit prej gati një çerek ore në një seminar që u mbajt në Tripoli[1], mu dha rasti të bisedoja me të dhe t’i jepja atij një biografi të shkurtër rreth jetës së tij në gjuhën shqipe që e kisha përgatitur prej disa muajsh, dhe ai menjëherë me lëvizjet e tij të shpejta dhe të gjalla filloi të fliste dhe të më pyeste për shqiptarët. Natyrisht që u çudit kur unë i dhashë atë biografi të shkurtër që nuk i kalonte tetë faqe, megjithëse rreth nesh kishte dhe profesorë e studentë të tjerë pjesëmarrës në seminar. Kur i mori në dorë ato fleta më tha: "A e ke përmendur që origjina e gjyshërve të mi është nga Shqipëria?", unë iu përgjigja se megjithëse e di një gjë të tillë sepse më keni njoftuar në takime të kaluara, këtë aspekt nuk e kam gjetur të shkruar në asnjë burim që flet për jetën dhe veprën tuaj, dhe për këtë arsye nuk e kam shkruar këtë që ju përmendni. Atëherë duke buzëqeshur më tha: "Menjëherë shkruaje këtë që po dëgjon nga unë në biografinë time", dhe me zë të lartë që ta dëgjonin dhe disa të pranishëm që ishin aty pranë thirri: "E dini ju që gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë?" Edhe pse autori nuk e dinte saktësisht se nga cila krahinë e Shqipërisë vinte stërgjyshi i tij shqiptar, nga historitë që ai mbante mend dhe tregonte arrita të kuptoj që prejardhja e familjes së tij mund të ishte nga Çamëria, dhe autorit i vinte mjaft keq që ato pak shkrime dhe fotografi që tregonin prejardhjen e tij, i ishin djegur gjatë pushtimit të Libisë, në kohën kur dhe familja e tij emigroi për në Egjipt. Edhe pse nuk munda të gjej saktësisht origjinën e të parëve të këtij gjeniu të letrave arabe, ishin ato pak fjalë që më shtynë ta rishkruaj biografinë e tij, për shkakun e vetëm që të përmend atë që ai më kërkoi, se origjina e familjes së tij rrjedh nga Shqipëria, dhe se gjyshërit e tij të parë kanë qenë shqiptarë që emigruan në viset arabe, dhe kjo është një dukuri tashmë e njohur në historinë arabe ashtu dhe në atë shqiptare. Familje me origjinë shqiptare gjejmë jo vetëm në Libi, por thuajse në të gjithë vendet arabe si në Egjipt, Siri, Jordani, Liban, Palestinë, Tunizi, Sudan etj.
Kur ai flet për shqiptarët natyrisht që i njeh mjaft mirë personalitet shqiptare, dhe karakteristikat e popullit shqiptar, dhe me buzëqeshje ai thotë: unë nga babai jam me origjinë shqiptare, nga nëna me origjinë çerkeze, kështu që nuk është faji im që te unë janë bashkuar shkathtësia, zgjuarsia dhe kokëfortësia.
"Janë një popull i vjetër që kanë dhënë shumë, ka nxjerrë dijetarë e personalitete jo vetëm në lindje por dhe në perëndim, por në të njëjtën kohë është një popull që i është bërë shumë padrejtësi. Turqia shumë herë tregoi neglizhencë ndaj tyre, ndërsa arabët i harruan krejtësisht".
Ai nuk harron të përmendë dijetarë me origjinë shqiptare që kanë bërë famë në botën arabe, të cilët i ka takuar gjatë udhëtimeve të tij të shumta. Ai thotë që shumë prej tyre i njeh personalisht dhe i ka shokë e mban kontakte me ta. Ai përmend Sami Frashërin dhe Kamusin e Personaliteteve, libër të cilin ai ka shumë dëshirë ta përkthejë në gjuhën arabe. Për Sami Frashërin, i cili ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës "Tarablus El Garb", gazeta e parë libiane, ai thotë: "Ai ka qenë me të vërtetë një dijetar i madh, ka qenë enciklopedi për kohën e tij, por për fat të keq ka autorë arabë që janë bazuar në veprën e tij Kamus el A'lam, por që nuk e përmendin një gjë të tillë".
Ai padyshim nuk mund të harrojë "burrin madhështor" siç e quan ai Muhamed Ali Pashën të cilin e përmend me një simpati të madhe, si dhe mjaft personalitete shqiptare për të cilët ai shpreson t'iu përkushtojë një ligjëratë për të treguar rolin e tyre në shërbim të përhapjes së kulturës islame në botë, dhe në të njëjtën kohë ai shpreh dëshirën e tij të madhe që një ditë t’i realizohet dëshira për të vizituar "Tokën Shqiptare" siç e quan ai me gjuhën e tij.
Dhe për t’ju rikthyer librit, nuk është çudi të shohim prof. Misratin t’i shkruajë këto rreshta me një gjuhë të thjeshtë, por edhe të ndërlikuar e kuptimplotë në të njëjtën kohë. Ai është përpjekur t’i paraqesë mendimet dhe përvojat e tij në formën e një dialogu ndërmjet babait, që është Dervishi, dhe të birit.
Përzgjedhja e titullit jo pa qëllim është bërë e tillë. Ndoshta, autori ka dëshirë që të kthejë në origjinë kuptimin e fjalës “dervish”, pasi në gjuhën e përditshme, ajo mund ta ketë humbur atë.
Në përdorimin e përditshëm popullor kjo fjalë përdoret për atë person i cili gjërat i kupton disi me vonesë, që në të njëjtën kohë merr dy kuptime; që i thuhet një njeriu që ia do të mirën por që nga pafajësia e tij nuk i kupton dhe aq shpejt gjërat, e si me përkëdhelje i thua "dervish", por në të njëjtën kohë përdoret për atë njeri që në shqip mund të quhet person i trashë e që nuk i kap gjërat si duhet.
Me gjithë këtë shumëngjyrim kuptimesh në përdorimin popullor të fjalës nëse ne iu referohemi fjalorëve gjuhësorë, do të shohim se fjala “dervish” rrjedh nga persishtja dhe ka më shumë se një kuptim. Në gjuhën e përditshme ajo do të thotë lypës, ndërsa në sofizëm, kjo fjalë tregon njeriun mistik, që bën jetë të thjeshtë e që i kushtohet meditimit. Disa i quajnë “rrotullues”, sepse ata rrotullohen gjatë adhurimit tradicional mistik, duke rrahur daullet. Gjithashtu, ka shumë njerëz që besojnë tek shenjtëria e dervishëve, sepse disa prej tyre pretendojnë se njohin të ardhmen dhe fatin e të tjerëve. Ndonëse të gjitha rrymat mistike pretendojnë se burimin e kanë nga feja islame, duhet të sqarojmë se këto pretendime nuk përputhen aspak me bazat e Islamit.
Në këtë libër, fjala “dervish” duke iu shmangur çdo kuptimi që kjo fjalë mund të ketë mbajtur ose mban ende mbi shpinë, nuk tregon veçse njeriun që jeton thjesht e në meditime dhe që ka vetëm një qëllim, të arrijë vlerat më të larta njerëzore, dhe për këtë arsye këtë dialog mund ta quajmë edhe si një përpjekje të autorit për të treguar rrugën drejt njeriut të përsosur.
Duke mos u zgjatur më tepër, shpresoj se gjatë leximit të këtij dialogu të shkurtër, do të mund të gjeni copëza të ngjashme me jetën dhe përvojën e çdonjërit prej nesh.

Roland VISHKURTI
Malmo-Suedi
Qershor 2011

Të dhëna mbi librin:

Titulli i origjinalit në arabisht:
Kale Deruish Liueledihi

Përktheu nga gjuha arabe:
Roland VISHKURTI

Redaktore gjuhësore:
Klodiana SMAJLAJ

Korrektor letrar:
Ermal BEGA

Kopertina:
Besnik HAMITI

Boton:
A.C.F.O.S. - Albania

Tiranë, Gusht 2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...