Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin, Edi Rama për sjellje të pakarakter, të pashembullta dhe për marrëzira.
Berisha i referohet dy ish grave të Ramës, Delina Fico dhe Rudina Magjistarit, te njohura per angazhimin e tyre publik.
Delina Fico Rudina Magjistari
Sipas ish kryeministrit, njërës ia ka bërë burrin aktual ministër, ndërsa tjetrës me anullimin e një vendimi të qeverisë, i ka rrëmbyer pronat që i ka me dokumenta.
Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook
CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan)
Burrrrrrë si ky nuk ka toka! Piktori dështak, njërës, ish gruas së tij, Znj. Delina Fico, ia bën burrin aktual ministër (Bledi Çuçi) kurse ish gruas tjetër të tij, Znj. Magjistari, në një akt të papërmbajtur urrejtje i rrëmben pronat që i ka me dokumenta të rregullta origjinale nga gjyshi i mirënjohur i saj, duke anulluar për këtë qëllim dhe një VKM. Dashuri dhe Urrejtje! Aleksander Dymas në fillim, më pas francezët dhe gjithë bota kësaj i thonë: Cherchez la femme!!!
ps: “Cherchez la femme” ad literam përkthehet “kërkoni gruan” por këtu nuk është fjala për lidhje romantike por për sjellje të pakarakter apo të pashembullta apo marrëzira të nje burri për shkaqe të lidhura me një grua
----------------------------------
Rudina Magjistari nuk do të flasë për martesën e Edi Ramës
M. GJOKAJ
Edhe kreu i lartë i PS-së në Shqipëri, Edi Rama, këtë të diel mbushi mendjen që të martohet dhe t’i thotë “tung” beqarisë. Megjithëse dasmën e ka bërë në dy vende dhe mënyra të ndryshme, ai thotë se ka marrë jetën e tij dhe është plotësuar me gjysmën e tij të mbetur. Vajza quhet Linda Basha ku nga sot do të ketë mbiemrin Rama. Dhe ajo është doktoreshë e shkencave ekonomike dhe ka premtuar se kurrë nuk do të merret me politikë. Por, ne u interesuam të dinin se çfarë urimi apo këshille i jep ish e dashura e tij, vajza e ekranit një show-girls shqiptar Rudina Magjistari. Ajo na thotë se nuk është personi i përshatshëm për të folur për këtë martesë. Madje as nuk do t’ia dijë se kush po martohet pasi sipas saj ka punë të tjera për të bërë dhe për t’u marrë.
Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai është i martuar me zonjën Linda Rama dhe kanë dy fëmijë, Gregun dhe Rean.
Edi Rama ka një karrierë të larmishme në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave "Refleksione" në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe "Kurban", botuar në vitin 2011. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij në bashkëpunim me artistin e njohur Anri Sala, si dhe është autor e pjesëmarrës i shumë ekspozitave nëpër botë.
Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen për demokraci që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, ku ai ishte një nga zërat më të spikatur publikë, por edhe një drejtues i njohur i lëvizjes studentore në Akademinë e Arteve.
Pas një largimi disa vjeçar jashtë Shqipërie ku iu përkushtua jetës artistike, por kritik aktiv në shtyp i qeverisjes së parë post-komuniste, Edi Rama hyri në politikë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998. Gjatë periudhës që drejtoi këtë ministri, ai fitoi mbështetjen dhe vlerësimin e publikut shqiptar për mënyrën kreative dhe të efektshme të promovimit të artit dhe kulturës në Shqipëri.
Në vitin 2000, Edi Rama kandidoi për Bashkinë e Tiranës me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke shënuar një fitore të thellë ndaj rivalit të tij. Pas fitores, ai ndërmori një fushatë transformimi dhe rigjenerimi të kryeqytetit duke rikthyer hapësirat publike të pastruara nga ndërtimet pa leje, duke shtuar hapësirat e gjelbra dhe përgjithësisht duke sjellë një vizion dhe frymë të re administrimi të punëve të kryeqytetit. Nën lidershipin e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një institucion modern evropian. Projektet e tij për futjen e ngjyrës në hapësirën publike përmes fasadave të rrënuara të banesave popullore të periudhës komuniste, rehabilitimi i shtratit të Lumit Lana, shtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe rindërtimi me standarde të reja projektimi i rrjetit rrugor të Tiranës janë vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ku mund të përmenden, World Mayor Award (2004) dhe European Hero Award i revistës Time. Edi Rama u rizgjodh sërish Kryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2003 dhe 2007 dhe për 11 vjet drejtoi kryeqytetin e Shqipërisë.
Në vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi gjatë viteve të vështira në opozitë dhe në fitoren plebishitare të 23 qershorit 2013.
Z. Bledi Çuçi lindi në Tiranë, më 14 Nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi.
Z. Çuçi përfundoi studimet pasuniversitare (Master) për menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë (1998); studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës (1995) dhe studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë (1989).
Z. Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000 -2 001. Ka qenë Këshilltar i Ministrit, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Gjatë kësaj kohe z. Çuçi ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Strasburg (2003 - 2005); anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian (2003 - 2006) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Administratës Publike në Shqipëri (2003 - 2005).
Gjatë viteve 2006 - 2010, ai ka punuar si ekspert i pavarur për çështje të administratës publike, të reformës në drejtësi dhe të kuadrit ligjor për biznesin në programe të financuara nga USAID, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (DfID), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe BE-së Shqipëri dhe Kosovë. Në vitet 2010 - 2011, z. Çuçi ka qenë Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës për Autonominë Vendore.
U aktivizua me strukturat drejtuese të PS-së që prej vitit 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Ai u rizgjodh anëtar i Asamblesë së partisë edhe në vitin 2011. Në vitet 2011 - 2012, z. Çuçi ishte ekspert i PS-së në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Që prej Shkurtit 2012, ai mban detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.
Ai ka ndjekur një seri kursesh e trajnimesh profesionale lidhur me administrimin e sistemit gjyqësor, prokurimet publike, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e administratës publike, të organizuara nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian, USAID dhe qeveria italiane në Shqipëri, Lituani, Greqi, Itali e disa vende të tjera.
Floripress