2013-10-08

Shikoni çfarë teste duhet të kalojnë femrat në marinën amerikan


iPhonët për disa minuta më herët do të tregojnë se do të ndodhë tërmet ?

2_4
Një grup shkenctarësh janë duke punuar për ndërtimin e një aplikacioni për Smartphonët që do ti detektoj më herët lëkundjet e tokës apo thënë më saktë tërmetet.
Pas krijimit të çipit që kanë smartphonët dhe që reagojnë në dallimet që ju bëhen lart-poshtë, shkenctarët janë duke punuar për krijimin e një çipi që do të jetë më i shfrytëzeshëm dhe do ta ketë të njejtin rol sikur airbages që ishte zbuluar për të shpëtuar jetën e njeriut gjatë aksidenteve.
Në fakt aplikacioni nëse bëhet do të tregoj disa minuta më heret se do të ndodhë tërmet në atë vend, me çka shfrytëzuesi do të ketë kohë për tu evakuar nga vendet e rrezikshme dhe për ti marrë sendet me vlerë.

Antonino D'Alessandro dhe Giuseppe D'Anna, sizmologët në Institutin "Nazionale di Vulcanologia Geosifica" në një tërmet në Itali e kanë testuar një aplikacion të tyre në një telefon iPhone dhe testimi ka qenë i suksesshëm dhe i besueshëm. Aplikacioni për disa minuta më parë ka treguar se do të vijnë S-valët në këtë vend dhe e njejta ka ndodhur.
-

Grupi “Kosova Warriors Group”sulmon 3 faqe serbe

3fed5eccab4b829b9329a0cd2c33515e
PRISHTINE - Grupi “Kosova Warriors Group” njoftoi sot se ka kryer një sulm kibernetik ndaj disa ueb faqeve serbe. “Ky sulm u bë për shkak se xhandarmëria serbe po hyn në territorin e Kosovës pa leje dhe po provokon shqiptaret për të nxitur konflikte. Sulmi u bë ndaj dy shkollave serbe dhe kompanisë së sigurimeve ‘Osiguranje’. 

“Në to vendosëm flamurin shqiptar dhe emblemën e grupit tonë, si dhe një tekst kundër Serbisë”, thuhet në këtë njoftim, për të shtuar se faqet e sulmuara janë http://www.skcentar.edu.rs/, http://kizur.edu.rs/ dhe http://osiguranje.org.rs/. 

“Me këtë sulm paralajmërojmë qeverinë e Serbisë për t’i thënë stop provokimeve ndaj shqiptarëve”, shkruan KWG, për të shtuar se “ne nuk dëshirojmë paqe me serbët dhe asnjëherë nuk do kemi, dëshirojmë mirëkuptim ndaj njeri-tjetrit, por gjaku i dëshmorëve nuk harrohet kurrë”. 

Edhe turqit kanë "Dudën" e tyre



8d7323d0d4e8fd404dcdc5212a31a4d1


Problemi i dhunës nëpër shkolla me nxënsëve nuk është problem individual vetëm në Kosovë apo diku tjetër në trojet shqiptare. Në çdo vend fenomeni u quajtur si "bullying" është tepër i theksuar te fëmijët kryesisht në shkollat fillore, ku zakonisht "më të fortit" apo fëmijët më "zevzek" malltretojnë dhe rrahin ata më të urtit, duke dëshiruar që të tregojnë forcën dhe të ngrisin autoritetin e tyre pata të tjerëve. 
Këto probleme zakonisht janë karakteristike te djemt, por rasti i vajzave të Mitrovicës haset rrallë kund. Një rast i tillë i publikuar në rrjetet sociale ka ndodhur edhe në Turqi ku gjithashtu në vajzë malltreton shoqen e saj "Ajshen" duke e rrahur dhe këcënuar pamëshirshëm, krejt kjo duke ndodhur para objektivit të kamerës.


Protagonistja me emrin Duda Miftari shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.



 

Vajza e mitur me emrin Duda e cila përmes një video të shfaqur në rrjetet sociale, shihej duke rrahur një shoqe të sajën, tani është bërë subjekt i kërcënimeve dhe fyerjeve të shfrenuara, të cilat lansohen në forma të ndryshme, kryesisht përmes facebookut.

Lidhur me këto kërcënime, ka reaguar vetë e mitura, përmes profilit të saj në facebook, ku ua bënë me dije këtyre personave, se pavarësisht kësaj ajo nuk ndihet fare e frikësuar. Bile ajo shkon edhe më tej, duke thënë se të gjitha këto kërcënime është duke i mbledhur për t’i paraqitur në polici.

“Nalnu me ton kto kercenime se synin nuk ma trembni edhe pse jom femije 14 vjeqare ju veq e kallxoni veten qe po munoheni mu kallxu te fort me ni fmi si une problemin tem e ka marr ne dore policia edhe shkolla kshtu qe ju tjert qka kercenoni krejt ato ka mi qu ne polici edhe veq vetit keq qka i boni tung”, shkruan kjo vajzë në profilin e saj në facebook. 

Videoja tronditëse, rrahja e pamëshirshme e shoqes

http://www.youtube.com/watch?v=iMBI7hlks-4

Rrjetet sociale janë pushtuar nga një video shokuese e një rrahje, ku një nxënëse jo e mirë rrah thuaja pa mëshirshëm një nxënëse filloriste nga Mitrovica, e cila e kishte provokuar me akuza nxënësen e padisiplinuar, që thuhet se ishte e një shkolle tjetër.
Protagonistja me emrin Duda shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.
Video është incizuar nga nxënësit e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.
“Kujt po i thu k*rv...kujt po i thu nuk po i ec shkolla...”, këto janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive Duda i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi drejtorit të shkollës ‘Musa Hoti’, Iset Beka, ku e ka dënuar këtë akt të dhunës në shprehur në mes të nxënësve.
“Në emër të Bordit të shkollës "Musa Hoti", në emër të Këshilli të arsimtarëve dëshiroj të dënoj aktin e dhunës të shprehur në mes të nxënësve në një video të publikuar në rrjetin social Facebook”, thuhet në këtë reagim.
Ndër të tjera thuhet se viktima është nxënëse e kësaj shkollë, ndërkaq shkaktarja e dhunës është nxënëse e një shkolle tjetër.
“Në këtë video shihet një nxënëse duke shkaktuar dhunë ndaj një kolege - nxënëse. Ne si shkollë njoftojmë opinionin e gjerë se nga akterët e kësaj ngjarje vetëm viktima është nxënëse e shkollës sonë: D. U., nxënëse e klasës së VII, ndërsa shkaktarja e kësaj dhune është nxënëse e një klase më të lart nga një shkollë tjetër e qytetit”, thuhet më tutje.
Ndërkaq thuhet se rasti ka ndodh ditën e diel dhe ka qenë jashtë procesit mësimor afër urës së Ibrit. Organet kompetente hetuese janë duke u marrë me rastin.
Vajza e cila ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës D.U., përmes rrjetit social ka kërkuar falje viktimës dhe të gjithë të tjerve.
“Kërkoj falje krejtve asaj çikës edhe krejtve që jonë ndierë keq”, shkruar në Facebook protagonistja Duda.
Zëdhënësi nga drejtoria rajonale e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë  se në momentin kur policia ka zbuluar identitetin e vajzave të përfshira, nuk po merret me këtë rast, pasi që të miturit nuk iu përmbahen përgjegjësive penale.
“Policia është marrë me rastin deri në momentin kur e ka zbuluar identitetin e viktimës atyre kryerësve të dhunës apo vajzave që shihen aty, sepse ato janë të mitura dhe në këtë rast të miturat përgjegjësive penale nuk iu përmbahen atëherë me rastin po merret qendra për punë sociale në Mitrovicë, drejtoritë e shkollave dhe drejtoria komunale e arsimit, së bashku me pedagogë, psikologë dhe prindërit e tyre”, thotë Zahiti.
Zahiti thotë se në video e postuar nëpër rrjetet sociale ku shihet se ka pasur dhunë, policia nuk merret me personat nën moshën 14 vjeçare.

Do të thotë kjo ngjarje që është postuar ku shihet se ka pasur dhunë, si imazh tejet degradues po merren këto institucione, përndryshe policia nuk është duke u marrë me rastin, pasi nuk ka përgjegjësi penale me persona nën moshën 14 vjeçare.
 

Ishte i menjëhershëm reagimi i Berat Buzhalës, që njihet si një nga deputetët më aktiv në rrjetin social “Facebook”.

Ai në postimin e tij, ka një pikëpamje tjetër për rastin shokat të maltretimit të një nxënëseje në Mitrovicë, nga “shoqet e saj”.

Më poshtë gjeni në origjinal postimin e Buzhalës në Facebook, ku ai raportimin e medieve mbi këtë ngjarje e quan krim, ndërsa ngjarjen e cila është incizuar në prani të personave të tjerë që kanë qeshur e janë hingirisur me veprimet e asaj që tani më njihet si “Duda”, e quan vetëm një rrahje të thjeshtë.

“A ben bre edhe une vec nje mendim per tashme te ashtuquajturin rastin “Duda”. A e dini te gjithe ju qe tash po e kryeqezoni agresoren, pra Duden, se edhe kjo eshte femije? A e dini se tash Duda eshte viktimizu prej mediave dhe te gjithe juve? Tek e fundit, cfare dallimi ka nese nje vajze e rreh njeh vajze tjeter, prej rastit kur nje djale e rreh nje djale tjeter?
Harrojeni videon qe po e shikoni, sepse duhet ta keni parasysh se nje femije po e rrah nje tjeter. Tash, pas ketij publicititeti qe i keni dhene, cka mendoni si ka me reagu edhe Duda, e edhe ajo tjetra? Keto jane dy te mitura, e njera ma barabe pak…
Po besoj qe me shume krim po bejne mediat dhe portalet dhe FB se po e ‘demaskojne’ nje femije te dhunshem si Duda, se sa vet Duda qe e ka rreh nje shoqe te veten…”
https://www.facebook.com/photo.php?v=10201395215654830&set=vb.109933309094373&type=2&theater


Duda Miftari tregon historinë e Videos ?

a2416fdf4f9c4977cd34105914fe3646
LAJME



 0

Google +0

 0
Profili i personit më të përfolur për momentin Duda Miftari është bërë top-temë nëpër shumë faqe të Facebook-ut.
Por si duket kjo punë vetë protagonistes në fjalë i pëlqen, ajo në profilin e vet sa shihen nuk po i pengon "ky popullaritet" dhe po vazhdon me arrogancë duke përdorur statuse me fjalë banale si "Fuck hatters", "Killing Bitches" kurse komentet në fotografitë e saj janë edhe më banale.

Më herët ajo ka treguar një hitori për videon dhe për rastin në fjalë, mirëpo ky status më nuk është në profilin e saj me çka nuk dihet a është e vërtet kjo histori apo jo ?

Po si mund të pranohen bisedime me Serbinë në këto kushte?!!!

Prof.Dr.sci. Eshref Ymeri


 

       Lidhur me bisedimet e famshme mes Serbisë dhe Kosovës për Veriun e Mitrovicës, nga faqja e internetit vjen edhe ky informacion:

“Takimi i palëve bashkëbiseduese nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, në radhën e tetë të bisedimeve, ka dështuar, meqë pala serbe, tash për tash, nuk po lëshon pe në kërkesat maksimale, duke pretenduar se Kosova është pjesë e Serbisë dhe e kushtetutës së saj” 


(Citohet sipas:“Ka dështuar takimi i fundit formal në Bruksel, meqë palët në bisedime nuk lëshuan pe”. Marrë nga faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 07 tetor 2013).


Pas këtij informacioni, çdo shqiptar me mendje të kthjellët, në mbarë trojet tona etnike, i shtron vetes pyetjen:


“Po si është e mundur, xhanëm, që Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka pranuar të ulet në bisedime me një kryeministër kriminel, si Daçiçi, i cili deri dje ishte zëvendësi i Millosheviçit prandaj dhe Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?”


Vallë nuk e kuptuaka elita intelektuale kosovare që Brukseli dhe personalisht zonja Eshton, po luajnë një komedi të turpshme me Kosovën, të cilën, për shkak të tradhtisë së Hashim Thaçit, e kanë detyruar të ulet në bisedime me  Serbinë? 
Me Serbinë, e cila Kosovën e quan pjesë të Serbisë dhe të kushtetutës së saj? 

Po si është e mundur që Brukseli dhe personalisht zonja Eshton të jenë kaq shumë të interesuar për kriminelët serbë të Veriut të Mitrovicës dhe as që e çajnë kokën absolutisht për 2500 kosovarët e zhdukur gjatë luftës pa nam e pa nishan? 

Si është e mundur që Brukselit dhe zonjës Eshton as që u bëhet vonë fare për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë, ku shkatërroi gjithçka, vrau 11 mijë veta, midis tyre edhe gra, pleq e fëmijë të pafajshëm, u vuri zjarrin 200 mijë shtëpive, ku kriminelët serbë përdhunuan 20 mijë femra kosovare? 

Po si është e mundur që Serbia, deri më sot, nuk ka pranuar kurrfarë krimesh dhe as që ka ndër mend të kërkojë ndjesë ndonjëherë para opinionit publik ndërkombëtar për krimet në fjalë?

 Po si është e mundur që Brukselit dhe zonjës Eshton as që u ka rënë ndër mend ndonjëherë të kërkojnë prej Serbisë të bëjë kompensimet e duhura për shkatërrimet kolosale që kreu në Kosovë?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve e ka dhënë ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, i cili, në takimet që pati me krerët e Maqedonisë, para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, u kërkoi atyre të ulen në bisedime me shqiptarët se këta janë mendjelehtë dhe mund t’u zhvaten lëshime.

Pra, Brukseli është i bindur në mendjelehtësinë e shqiptarëve, prandaj plastikëpolitikanit Hashim Thaçi, ai ia jep format sipas qejfit të Beogradit. 


Kjo është një dëshmi skandaloze e faktit që Brukseli, pas luftës, mori tërësisht anën e Serbisë, prandaj edhe tërë vëmendja e tij është e përqendruar te kriminelët serbë të Veriut të Mitrovicës, të cilët, në vend që të rrinë urtë dhe të ulin kokën për bashkëpunimin e tyre me bandat kriminale të Millosheviçit, kërkojnë t’u sigurohet autonomia, deri në shkëputjen përfundimtare?


Bisedime me Serbinë mund dhe duhet të zhvillohen, por pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. 


Paskëtaj duhet të bisedohet, por për probleme krejtësisht të tjera dhe jo për kriminelët e Veriut të Mitrovicës, të cilët duhet të gëzojnë të drejtat e tyre, si një pakicë kombëtare normale, si kudo në shtetet e tjera të botës, në kuadrin e një shteti të pavarur dhe sovran.
Vallë a do të jetë në gjendje Kosova të nxjerrë në krye të vendit një Kryeministër të tillë, i cili të jetë me autoritet dhe me Brukselin dhe me Beogradin të dijë të bisedojë me gjuhën e një shtetari me dinjitet kombëtar? 



Gjuha e një plastikëpolitikani, si ajo e Hashim Thaçit, Kosovës ia ka cënuar rëndë autoritetin e një shteti të pavarur dhe sovran.

Santa Barbara, Kaliforni
08 tetor 2013


Shikoni :




“Nuk merrnim as frymë që të mos na vrisnin”

Image




Kush ka mbijetuar një masakër, është njëlloj sikur të ketë vdekur. Tabloja e pushkatimit në oborrin e një shtëpie, ulërimat, sharjet, breshëria e automatikëve, ngrohtësia e gjakut, frika, tmerri... të gjitha këto janë gjëra që nuk do të vdesin kurrë në shpirtrat e dy vajzave shqiptare nga Podujeva, Saranda dhe Jehona Bogujevci, dy fëmijët e mbijetuar nga pesë gjithsej që kishte kjo familje e që shpëtuan për mrekulli gjallë, kur lagjen e tyre e sulmuan dhe bastisën shtëpi më shtëpi, duke kryer krimet nga më mizoret kundër banorëve shqiptarë të saj, bandat e grupit paraushtarak famëkeq serb “Skorpionët”, të armatosur deri në dhëmbë. Të dyja vajzat, tani të rritura, kanë ardhur nga Mançesteri i Anglisë, ku jetojnë, në Beograd, duke kërkuar nga shteti serb dëmshpërblim për dhimbjet e përjetuara. Por, pasi bënë më shumë se 1000 km, duke ardhur nga qyteti i largët anglez, megjithëse u ishte caktuar edhe data e dëgjimit të çështjes së tyre në gjykatë, ato në Beogradin e Serbisë “demokratike”, qysh në fillim, ndeshën pengesën e parë: gjykatësi përkatës ishte ndërruar dhe seanca dëgjimore ishte shtyrë, sepse i riu ende nuk ishte njohur me çështjen në fjalë! Sidoqoftë, vajzat thonë se nuk e kanë hallin aspak te dëmshpërblimi. “Për ne nuk ka shumë rëndësi, nëse na e japin ose jo dëmshpërblimin. Rëndësi ka e vërteta dhe për ne është e rëndësishme që të gjithë ta marrin vesh për atë masakër të tmerrshme”, thotë Saranda. Por çfarë ndodhi atë ditë, më 28 mars 1999, në atë lagje të Podujevës. Ja çfarë i tregoi Saranda, në atë kohë 13-vjeçare, gazetës së përditshme serbe “Blic”:

Familjaret e Sarandes qe u vrane ne kete masaker.

Zoom in (real dimensions: 320 x 240)Image

“Ishte herët në mëngjes, rreth orës 7. Para shtëpisë sonë ndaluan dy kamionë ushtarakë. Ditë më parë, qëkur kishin filluar bombardimet, bandat paraushtarake serbe kishin shkatërruar e thyer dyqanet dhe xhamat e tyre në lagjen tonë, por kësaj here siç duket kishin ardhur të bastisnin shtëpitë tona. Një grup prej 20 grash dhe fëmijësh, me lidhje farefisnore njëra me tjetrën, u përpoqën të fshiheshin në një plevicë të oborrit të madh të një shtëpie. Të gjithë u futëm në këtë plevicë. Nuk shihnim asgjë, por veçse dëgjonim britmat e fqinjëve tanë, duke kuptuar se ata po i nxirrnin me forcë nga shtëpitë e tyre.

Image

Dëgjoheshin sharje të rënda, ulërima, thirrje më zë të lartë dhe të shtëna armësh automatike. Në një moment e kuptuam se paraushtarakët serbë na zbuluan. Afrohen te ne dhe na kërkojmë që të dalim që andej ku ishim fshehur dhe që torbat që kishim marrë me vete, me shpresë se do arrinim të iknim, t’i linim mbrapa. Na kontrolluan një për një dhe, më pas, na nxorën në rrugë në kolonë njësh, të gjitha gra dhe fëmijë, më i vogli 21 muajsh. Na futën në një oborr tjetër, në atë të familjes Gashi, dhe nënat tona, pasi e kuptojnë qëllimin e ushtarëve serbë, fillojnë të bërtasin në serbisht: ‘To su samo deca!’ (Këta janë vetë fëmijë). Një nga ushtarët qëllon me grusht Fezrijen (21 vjeçe), e cila bie sipër Jehonës (11) që ishte pranë saj, ndërsa pastaj të gjithë neve na rreshtojnë para një muri. E para e pësoi Shefikatja (42), nëna ime dhe e Jehonës. Ushtari e qëlloi drejt në kokë.

Familjaret e Sarandes qe u vrane


ImageImageZoom in (real dimensions: 320 x 240)
Image
Image

I biri i saj gjashtëvjeçar, vëllai im, Genti, thërret nënën, duke qarë. Kurse ushtari që vrau Shefikaten, i mori automatikun një ushtari tjetër dhe me breshëri i kositi të gjithë ata që ndodheshin pranë tij.



 U mbështeta pas murit, m’u këputën gjunjët dhe ula dalëngadalë në tokë, duke parë para vetes vetëm kokën e vëllait tim të vogël që kishte rënë para meje. Pas të shtënave, ra një heshtje varri e frikshme. Ndjeva në anën e majtë të trupit tim një ngrohtësi, kështu që e kuptova se edhe mua më kishte kapur një plumb. Më pas, erdhi një grup tjetër ushtarësh serbë, kështu që u bëmë njësh me tokën. Duke u përpjekur që të mos merrnim frymë dhe që të na kujtonin për të vdekur. Sidoqoftë, këta ushtarë u treguan më të mëshirshëm dhe ne, pesë fëmijët që i mbijetuam masakrës, na çuan në spitalin e Prishtinës”.

Image

Në masakrën e asaj dite në Podujevë banditët serbë vranë shtatë gra të moshave nga 21 deri në 69 vjeçe dhe shtatë fëmijë nga dy deri në 14 vjeç. Saranda dhe Jehona humbën në atë masakër nënën, një vëlla dhe një motër. Vetë ato kanë plagë të ndryshme të bëra me armë zjarri dhe secila prej tyre është operuar tri herë. Saranda pothuajse nuk e lëviz dot dorën e majtë.



Gjendja fizike dhe shpirterore kur Saranden e gjejne doktoret britanik kur kane hyre ne spital,pas terheqjes se serbeve nga Kosova dhe hyrjes se trupave te Natos.

Image

Sasha Cvjetan dhe tjetri eshte Dejan Demiroviq i cili pas 4 viteve qendrimi ne Kanada ku edhe kishte kerkuar strehim eshte ekstraduar ne serbi ne tetor te viti 2005,per tu gjykuar.

Ndersa me poshte eshte komandanti i tyre Sllobodan Mediq i ashtuquajturi Boca., qe kryen maskarat e familjes se Sarandes :

Image
Image
Image

Zheljko Gjukiq.........................me 20 vite burg

Dragan Mediq........................me 20 vite burg

Dragan Borojeviq.................me 20 vite burg dhe 

Miodrag Sholaja..................me 15 vite burg.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...