Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/12

Alice Munro,shkrimtarja 82-vjeçare fituese e çmimit Nobel për Letërsinë


Shkrimtarja 82-vjeçare fituese e çmimit Nobel për Letërsinë


Shkrimtarja kanadeze Alice Munro, është fituesja e çmimit nobel për letërsinë për vitin 2013. Ky çmim iu dha shkrimtares 82 vjeçare me motivacionin si mjeshtre e prozës kontemporane.

Alice Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit Man Booker Prize në vitin 2009.

Shumë prej librave të Munro përqendrohen në vendlindjen e saj, kontene Huron të Ontarios, në Kanada, teksa fokusimi i saj rajonal është një prej aspekteve kryesore të rrëfimeve të saj.

Shumë kritikë e krahasojnë peisazhin që ajo përshkruan me atë të shkrimtarëve të pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara.


Alice Munro, shkrimtarja 82-vjeçare kanadeze, është fituesja e çmimit Nobel në letërsi/ Në vitin 2005, ajo shkroi një tregim kushtuar femrave shqiptare “Virgjëreshat shqiptare
Alice Munro
Alice Munro, shkrimtarja kanadeze, është fituese e çmimit Nobel në letërsi për vitin 2013. 82-vjeçarja është bërë kështu gruaja e 13 që fiton këtë çmim të madh letrar. E tërhequr vitet e fundit nga të shkruarit, për shkak të moshës dhe humbjes së të shoqit, për Munro, ky çmim ishte një rikthim në gjënë që kishte dashur më shumë në jetë, të shkruarin. Peter Englund, sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze, e quajti atë një “mjeshtre të shkurtër bashkëkohore”. Shkrimtarja nuk e priste këtë vlerësim. Kur ishte e re, e kishte ëndërruar kaq herë çmimin Nobel, por në këtë moshë, nuk e di ç’të bëjë me të. Megjithatë ishte diçka tepër e bukur. Ajo u shpreh e lumtur dhe nuk reshte së falënderuari Akademinë Suedeze, kur e bija i tha se ishte fituesja e çmimit të madh. Munro nuk ndodhej në shtëpinë e saj por kishte shkuar tek vajza për vizitë, e cila e zgjoi në orën katër të mëngjesit për t’i dhënë lajmin. “Më duket e pabesueshme. Më duket një gjë e mrekullueshme, nuk mund ta përshkruaj, është më shumë se ç’mund të them. Vërtet do të dëshiroja që kjo t’i shtyjë njerëzit ta konsiderojnë tregimin e shkurtër si art të rëndësishëm, e jo vetëm si diçka për të eksperimentuar derisa ta shkruani romanin tuaj”, tha Munro. Çmimi ka vlerën prej 8 milionë koronash, ose rreth 900 mijë euro.
Alice Munro (3)Munro ka nisur të shkruajë që në adoleshencë. Përmbledhjen e parë me tregime të shkurtra e shkroi në vitin 1968, i cili u bë menjëherë fitues i çmimit “Governor”, një çmim i lartë letrar në Kanada. Po ky sukses e ndoqi dhe librin e saj tjetër “Jeta e vajzave dhe grave” më 1971. Në vitin 1978, ajo botoi librin “Cili mendoni se jeni”, i cili u botua menjëherë në shumë gjuhë të botës, duke e renditur shkrimtaren përkrah emrave të njohur të letërsisë bashkëkohore të kohës. Nga viti 1979-1982 ajo mori një tur udhëtimesh nga Australia, në Kinë dhe në Skandinavi. Ajo mori një rezidencë si shkrimtare nga Universiteti britanik i Kolumbias. Në vitet 1980-1990, ajo botoi çdo katër vite nga një përmbledhje me tregime. Për Munro kanë shkruar pothuajse të gjitha faqet letrare, duke evidentuar ndjeshmërinë në prozën e saj. Historitë e saj duken kaq të zakonta, por të përfshijnë me stilin që Munro i ka shkruar. Në vitin 2009, ajo boton librin “Kaq shumë lumturi”. Në vitin 2009, ajo fitoi çmimin Man Booker International dhe gjithashtu The Commonwealth writer. Munro është shkrimtarja e parë kanadeze që ka marrë çmimin prestigjioz që nga Saul Bellow, i cili e fitoi në vitin 1976. Në letërsinë e shkruar prej saj, Munro i ka kushtuar vëmendje edhe Shqipërisë. Femrat shqiptare, historitë që ka lexuar për këtë vend, e kanë frymëzuar atë të shkruajë më 2005-n librin me tregime “Virgjëreshat shqiptare”. Një ashpërsi e re, një ndjesi pështjellimi e kaosi në jetën qytetare, një përkohësi në marrëdhëniet burrë-grua, veçanërisht në martesë. “Shkrimtarja Alice Munro ka merituar të gjithë trofetë e mundshëm letrarë. Personazhet janë shpesh nën frikën e anktheve. Parakalimi i herëpashershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë”, thuhet në prezantimin që i bëhet librit në shqip përkthyer nga Pirro Dollani dhe botuar nga “Ideart”. “Kam shkruar dikur një rrëfim rreth Shqipërisë, që më ka pëlqyer shumë. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë”. Kështu është shprehur për këtë tregim në një intervistë të saj, për gazetën prestigjioze New York Times. Tregimi “Virgjëresha shqiptare”, është botuar fillimisht më 1994-n në revistën The New Yorker.

Alice Munro (1)Në vitin 1951, Alice u martua me James Munro me të cilin pati tri vajza, Sheila, Katerina dhe Xheni. Sheila ndërroi jetë 15 orë pas ardhjes në jetë. Në vitin 1953, shkrimtarja nisi të bëjë biznes duke hapur një librari të madhe, Munro Books, e cila ende funksionon në Viktoria. Në vitin 1972, ajo dirvorcohet nga i shoqi. Pas kthimit në Ontario, ajo vazhdon të shkruajë dhe njihet me gjeografin Gerald Fremlin, me të cilin martohet më 1976-n. Jeta përkrah Gerald duket se ka qenë e bukur për shkrimtaren, e cila i qëndroi pranë deri disa muaj më parë, kur ai u nda nga jeta. Ikja e të shoqit e bëri Alice të kishte frikë nga vetmia, dhe pse kur ishte e re e kërkonte shpesh dhe i pëlqente të rrinte me ditë e muaj të tërë vetëm.
Në vitin 2002, vajza e saj Sheila botoi një libër me kujtime nga jeta e saj pranë një mamaje shkrimtare.
Alice Munro ka qenë gjithnjë një figurë interesante për kritikët. “Unë nuk kam mbajtur asnjëherë ditar. Thjesht kujtoj ngjarjet dhe njerëzit që kam takuar në jetën time”, shprehet ajo në një intervistë të dhënë vite më parë. Mamaja e saj ka qenë një frymëzim i përhershëm për Munro. “Mamaja ime është një figurë e rëndësishme në atë çfarë unë jam sot. Jeta e saj kaq e vështirë dhe e trishtë shpeshherë dhe forca e saj për t’ia dalë mbanë më kanë frymëzuar. Nuk ishte e lehtë për të të më rriste”, shprehet Munro. Shkrimtarja e preferuar e saj dhe që ka ndikuar në librat që ka shkruar është Eudora Welty me librin “Mollë të arta”. Edhe pse në letërsinë e saj është një zë për të mbrojtur gruan, Alice është shprehur se nuk ka dashur asnjëherë të kthehet në një feministe. “Nuk më duket e vështirë të jesh një burrë, – shprehet ajo, por nuk kam dashur të kthehem në një feministe, thjesht të tregoj gjërat ashtu siç janë dhe përmes punës sime të kem mundësi të mbaj familjen dhe dëshirat e mia”. Në letërsinë e Munro-s takon gra, të cilat takojnë në jetë dashuritë e gabuara dhe Munro thotë se nuk i ka shpikur këto histori, por thjesht i ka riprodhuar.

FATMIRA NIKOLLI-Dokumenti, si hetohej Xhevahir Spahiu nga regjimi




E nisur si një detyrë e thjeshtë gjimnazi, Fiona Kopali mundi në fund të realizojë një libër-album ku parakalojnë Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, etj., përmes relikeve si fotot, shkrimi i dorës apo intervistave me autoren. Një fragment është përshkrimi i takimit me Kadarenë në shtëpinë e tij: "...Ju jeni gjimnaziste, ë? - Po, tek 'Gjuhët e huaja'. Nxënësve u ka rënë ca interesi për të studiuar gjuhë të huaja. Në Shqipëri dëgjoj kudo: ka rënë, ka rënë.... Çfarë është ngritur në Shqipëri?! Epo, - i thamë, - nxënësit nuk njohin vargjet e Poradecit, por dinë përmendësh këngë mediokre. Kjo është një dukuri e njohur botërore, por është për të ardhur keq. Brezi i ri po helmohet nga ky bombardim. I takon atij ta ndryshojë këtë Shqipëri. Nga ky brez pritet, por kur ky ushqehet me banalitete... I treguam edhe idenë për t'i përmbledhur në një libër intervistat dhe ai shprehu dëshirën që kjo intervistë të mos botohej në ndonjë gazetë...

Një nga gjetjet më interesante në libër është zbulimi i jetës së poetit Xhevahir Spahiu në një moment delikat, kur u kritikua nga Enver Hoxha për prirjet "moderniste". Publikohet një dokument antologjik për raportet e shkrimtarit me diktaturën, hartuar nga policia e fshehtë e asaj kohe. Është fjala për të famshmin simpozium shkencor me temë "Klasikët e Marksizëm-Leninizmit dhe rakia", i formuluar si shaka e hidhur e poetit për ideologjinë totalitare. Në një copë letër, Xhevo kishte shkruar: "Simpozium për rakinë", dhe rreshtoheshin disa "tema" e "kumtesa", si :

1) Ç'kanë thënë klasikët e Marksizëm-Leninizmit për rakinë;

 2) Lufta kundër ideologjisë borgjeze që nënvlerëson rolin e rakisë në revolucion... 

3) Etimologjia e fjalëve "raki" e "zamzane", etj.

Dokumenti

Dokumentit autentik që botohet i plotë në libër hedh dritë mbi vështirësitë e poetit në regjimin komunist. Ai mban datën 1 qershor 1979 dhe është miratuar nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Feçri Shehu. "Gjatë ndjekjes dhe zbulimit të veprimtarisë armiqësore të grupit armik e antiparti në sektorët e artit e të kulturës (fjalë e palexueshme, mbase kryesuar) nga Fadil Paçrami, Todi Lubonja e Dashnor Mamaqi, rezulton në ngarkim të Xhevahir Spahiut, kanë dalë këto materiale. I pandehuri Fadil Paçarami ka deponuar: Në poezi hermetike, të cilat në vetvete paraqisnin paqartësi, linin shumë kuptime, ishin të errëta dhe paraqisnin keqkuptime, e ide të shtrembëta tek lexuesit. Më të dhënë për këtë çështje kanë qenë Fatos Arapi e Xhevahir Spahiu. Kjo është tendencë e njohur në botën perëndimore dhe ka marrë një zhvillim kohët e fundit në vendin tonë....

Ajo shkaktoi pasoja të rënda në ndarjen e brezave të krijuesve, dhe në hedhjen luftë mes tyre... Me pikëpamjen e ndarjes së brezave ka qenë dhe Spahiu. Si rezultat i kësaj ndodhën gabime të llojeve të ndryshme".

Nga Floripress


Skeda:Xhevahir Spahiu.JPG

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar.Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.
Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Tituj të veprave


Mëngjes sirenash (1970)
Ti qytet i dashur (1973)
Vdekje e perendive (1977)
Dyer dhe zemra të hapura (1978)
Bashkohësit (1980)
Agime shqiptare (1981)
Zambakët e Mamicës (1981)
Kitaristët e vegjël (1983)
Nesër jam aty (1987)
Heshtje s´ka (1989)
Dielli i lodrave (1990)
Poezia shqipe (1990)
Kohë e krisur (1991)
Udha (2005)

Një amerikan shan Kadarenë. Mediat hyxhym për ta publikuar!


Publicisti amerikan, Stephen Suleyman Schwartz  (i konvertuar në islam) ka dhënë një intervistë për telegrafi.com ku thotë se ka në plan të lërë Kaliforninë për t’u zhvendosur në Kosovë. Kjo intervistë është përcjellë dhe nga mediat e tjera. Në të, bie në sy fakti që ai është kritik i Kadaresë (?!)
Për të cilin thotë se nuk do ta fitojë kurrë çmimin Nobel.
 “Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi. I pajisur me një thesar të peizazhit shqiptar, të kulturës dhe historisë, ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese. Ai ishte dhe është një therrë e ngritur në pozitë të lartë nga ana e Enver Hoxhës. Hoxha ka vepruar sikur të thoshte se ‘Shqipëria fillon me mua’, dhe Kadare ngjashëm e paraqet veten sikur thotë se “letërsia shqiptare fillon me mua”.... Kadareja është një njeri i cili pasi është i vdekur dhe i paaftë për të çuar më shumë pluhur, do të harrohet shpejtë dhe me meritë... Ai është bërë personi që një herë e kishte përshkruar: një gjeneral i ushtrisë së vdekur”, ka thënë Schwartz për Telegrafi-.com.
Po kush është Shwartz? Sipas The Guardian është “Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për pluralizmin Islam, një rrjet ndërkombëtar i klerikëve, sheikëve sufinj, intelektualësh, gazetarësh dhe studiuesve të moderuar të islamit, me grupe aktive e korrespondentë në mbi 20 vende myslimane (të moderuara). Ai ësëht shndërruar në Islam që më 1997 dhe ka botuar librin” “Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role In Terrorism (2003) (Dy Fytyrat e Islamit: Fondamentalizmi Saudit dhe Roli i tij në Terrorizëm).
Duket që z. Shwartz është mëse i kualifikuar për të folur për Islamin, dhe pavarësisht njohjes së mirë me shqipen (siç thuhet në artikull) nuk dihet nëse është po aq i kualifikuar për të gjykuar një nga shkrimtarët më të vlerësuar të këtij vendi! Por, mediat ndoshta mendojnë se (meqë është i huaj...) “diçka duhet të dijë”


-------------------


Stephen Schwartz: Përjetësisht, me shqiptarët

Po të mos ishte Gjon Sinishta, nuk do të dinte asgjë për shqiptarët. Por, po të mos ishin shqiptarët, ai sot do të ishte një gazetar i lajmeve triviale, me një boshllëk të madh në shpirt. Stephen Suleyman Schwartz, gazetari dhe autori i shumë librave të njohur, në këtë intervistë për Telegrafin, flet për jetën e tij dhe për shqiptarët. Ai madje planifikon që shumë shpejtë të shpërngulet nga Kalifornia e bukur, për të jetuar në Kosovë.


Intervistoi: Daut Dauti

Fillesat e një miqësie të përjetshme

Telegrafi: Z. Schwartz, njiheni si mik i shqiptarëve. Si lindi marrëdhënia juaj me shqiptarët?
Schwartz: Fillimisht, më lejoni t'ju falënderoj për komplimentin e madh që ma dhatë duke thënë se njihem si mik i shqiptarëve. Kjo ka vlerë të madhe për mua.

Raportet e mia me shqiptarët filluan në vitin 1990, atëherë kur e takova Gjon Sinishtën - botuesin në mërgim të Buletinit Katolik Shqiptar - në San Francisko, aty ku të dy ne jetonim. Unë sapo kisha vizituar Kroacinë, shtet ky që kishte mbajtur zgjedhjet e para post-komuniste. Gjoni kuptoi nga shkrimet e mia në The San Francisco Chronicle - ku punoja si gazetar i lajmeve ditore - se isha kritik ndaj Slobodan Milosevicit, prandaj isha një mik dhe një kontribuues potencial në punën e tij.

Stephen Schwartz: Përjetësisht, me shqiptarët

Unë nuk isha katolik, por një besimtar në Zot në një kuptim abstrakt. Atëherë nuk kisha ndonjë fe formale. Në vitin 1997 u bëra mysliman, që është feja ime e parë dhe insha’allah feja ime e fundit. Sidoqoftë, isha dhe kam mbetur mik i katolikëve, sepse në shtete të shumta ata ishin kundërshtarët më aktivë të komunizmit.


Gjoni kërkoi nga unë që të punoja me të në botimin e tij, të cilin gjë e bëra për gjashtë vite, derisa ai vdiq në vitin 1995. Gjatë vitit të parë më ka paguar, por pas kësaj i thash se nuk ka nevojë më, duke i kërkuar atij që të më mësojë gjithçka që një prift katolik di për kulturën dhe për historinë shqiptare. Gjoni ishte shkolluar për t’u bërë prift, por kurrë nuk u konfirmua si i tillë, meqë u largua nga Shqipëria. Ai u bë "babai im i dytë", duke më ndihmuar në krizat e mia personale dhe duke sjellë stabilitet dhe frymëzim në jetën time, për çka i jam thellësisht mirënjohës.

Transformimi ideologjik

Telegrafi: Ju - dhe shumica e atyre që ishit majtistë gjatë viteve te ‘60 dhe ‘70 të shekullit të kaluar - keni kaluar në taborin e neokonservatorëve. Çka ndodhi me ju dhe të tjerët? Si dhe pse kaluat në këtë “tabor” dhe si u konvertuat në mysliman?
Schwartz: Jam ndarë nga e majta dhe jam bërë neokonservator kryesisht për shkak të asaj që kam parë në Nikaragua në vitin 1984. Edhe më thellë kalova në neokonservatorizëm - nga trockizmi - për arsye se e kam urryer gjendjen në të cilën kishte degjeneruar komunizmi tek i cili kam besuar.

Në këtë aspekt duhet pasur parasysh tiraninë në Kubë dhe eksportin komunist në Grenadë, Nikaragua dhe El Salvador; imperializmin rus dhe kuban në Afrikë; okupimin e Afganistanit; pafuqinë kulturore të shteteve socialiste - pos disa shkëndijave në Poloni, Çekosllovaki dhe ish-Jugosllavi. Dëshiroja përfundimin e regjimit sovjetik dhe isha në gjendje të lidhesha me këdo që ka këtë qëllim - pos fashistëve.

Bëra aleancë politike me neokonservatorët në politikën e jashtme, me qëllim që të kundërshtoja diktatorët dhe të përkrahja intervenimin inteligjent, për çka reagimi i SHBA-ve në Kosovë ishte një shembull.



Konservatorët amerikanë dhe britanikë kanë qenë avokatët e linjës së parë për Bosnjën dhe Kosovën, por edhe për Kuvajtin, për çeçenët dhe myslimanët tjerë të shtypur.

Sot vetëm neokonservatorët i përkrahin çeçenët, ujgurët e sulmuar nga kinezët dhe myslimanët e Rohingias që shtypen nga Birmania.

Kjo nuk do të thotë se unë pajtohem me të gjitha ato që neokonservatorët besojnë apo që kanë bërë. Aleanca politike megjithatë i ka limitet e saja.

Lëvizja nga majtizmi radikal në neokonservatorizëm ka qenë më e zakonshme në Evropë sesa në SHBA. Përkundër evropianëve që nuk merakosen, amerikanët janë primitivë në këto çështje dhe kanë dyshime në ndërrimet politike.

Gazetari i njohur spanjoll, Pablo Pardo, e ka komentuar këtë çështje si në vijim: “Shkrimtari dhe gazetari amerikan Stephen Schwartz... është një ekzemplar i evolucionit ideologjik të botës në dekadat e fundit... Programi intelektual i Schwartzit në një mënyrë të veçantë reprodukon evolucionin e Perëndimit” (Pablo Pardo, El Mundo [Madrid], 8 Nëntor, 2007).

Nga viti 1984 kanë kaluar 30 vite nga e cila kohë kam raportuar si gazetar dhe kam studiuar rënien e ish-Jugosllavisë. Jam bërë mysliman në Bosnjë në vitin 1997, kur vrojtova betimin e boshnjakëve myslimanë të cilët betoheshin se kurrë nuk do t’ua bënin serbëve atë që ata ua kishin bërë myslimanëve. Duke e lexuar Kuranin në mënyrën përkatëse, në rrethana islamike, thash: “Ky është religjioni im”.

Unë nuk jam “konvertuar” për arsye se konvertimi do të thotë ndërrim i religjionit. Unë më parë nuk kam pasur religjion, pos nëse llogaritet “religjioni i Satanës” - komunizmi.

Nobeli i pamundshëm

Telegrafi: Keni dëshmuar njohuri dhe dashuri të madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Çka ju shtyri të keni respekt dhe të përfshiheni në këtë lëmi?
Schwartz: Në një mënyrë jam përgjigjur në këtë pyetje, duke e përshkruar takimin tim me Gjon Sinishtën. Pasi punoja me të, kam mësuar për shkrimtarët katolikë të Shkodrës, për historinë e shkrim-leximit shqip, për rolin e mbledhësve të mëdhenj të baladave, për ngjarjet frymëzuese të Rilindjes, për tentimin e mbrojtjes së lirisë nga fashizmi dhe komunizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grupet si Balli Kombëtare, për rolin e bektashinjve në çlirimin dhe iluminizmin shqiptar, për luftën e Kosovës kundër imperializmit serb... Me pak fjalë: për çdo gjë të rëndësishme për shqiptarët.



Siç e kam thënë shpesh, e di se shqiptarët janë mirënjohës ndaj amerikanëve për mbështetjen e tyre kundër uzurpatorëve të huaj, sidomos për Woodrow Wilsonin që ka ndaluar ndarjen e Shqipërisë së sotme nga Greqia, nga Serbia dhe nga Italia, e deri te Bill Clintoni që e mbrojti Kosovën dhe George W. Bushi që njohu pavarësinë e saj. Ndërsa, unë u jam mirënjohës shqiptarëve që më shpëtuan nga mërzia, nga cinizmi, dhe nga pavlefshmëria e jetës si gazetar i lajmeve.

Po të mos ishin shqiptarët, do ta kaloja jetën si gazetar i lajmeve triviale të cilat njerëzit do t’i lexonin dhe do t’i harronin. Kam mundur të vdes si dështak. E, tash nuk paraqes dështim.

Kurrë në tërë jetën time nuk kam menduar se do ta kem shansin të punoj për tolerancën, për drejtësinë, për mirëkuptimin njerëzor. Shqiptarët më dhanë diçka për të menduar, që të ndjej dhe të shkruaj për atë tejkalim të mosqenies ekzistenciale të jetës së përditshme.

Telegrafi: Jeni i njohur edhe si kritik i ashpër kundër Ismail Kadaresë dhe si dikush që shkruan artikuj të pafavorshëm në shtypin botëror, sa herë që Kadare propozohet për Çmimin Nobel për Letërsi. Ku e bazoni këtë refuzim dhe pse e mbani këtë qëndrim?
Schwartz: Fillimisht, është i pasaktë pohimi se unë shkruaj artikuj të pafavorshëm në lidhje me Kadarenë në shtypin botëror, sa herë që ai propozohet për çmimin Nobel. Ai është nominuar për çmimin Nobel për çdo vit, për fat të keq nga admiruesit e tij dhe nga njerëzit tjerë injorantë të cilët nuk e kuptojnë se lobimi për Çmimin Nobel është një përpjekje e kotë dhe se kurrë çmimet Nobel nuk u janë dhënë marrësve të mundshëm nga "listat e shumta basteve". Ato janë gjithmonë befasi. Dhe, nëse ka ndonjë gjë në botën e letërsisë që nuk është novelë apo befasi, atëherë është tentimi i Ismail Kadaresë dhe i bandës së tij për ta marrë çmimin Nobel për të.

Unë nuk kam shkruar për të për disa vite, sepse e kam kuptuar se ai kurrë nuk do ta marrë Çmimin Nobel. Puna e tij është shumë e dobët. Megjithatë, unë e kuptoj se shumë shqiptarë e konsiderojnë atë si figurën e tyre të vetme të rëndësishme në skenën botërore, dhe se janë të poshtëruar nga kritikat e mia ndaj tij. Kjo është një prej arsyeve se pse kam pushuar të shkruaj për të.



Si Enver Hoxha, si Ismail Kadare

Sidoqoftë, e konsideroj si një formë të fyerjes, për shqiptarët, që të besojnë se Çmimi Nobel dhurohet si një medalje kolonialiste për shkrimtarët e panjohur nga vendet e varfra, dhe se Kadareja do ta marrë atë në mënyrë të pashmangshme sepse gjuha dhe letërsia shqipe janë të panjohura dhe se shqiptarët janë të varfër! Teoria se Çmimet Nobel për letërsi u jepen autorëve për të cilët “shumë njerëz nuk kanë dëgjuar”, reflekton analfabetizmin e përgjithshëm të opinionit botëror. Por, ajo gjithashtu shpreh një pikëpamje raciste që sugjeron se një shkrimtar afrikan, apo të tjerët jashtë rrjedhave euro-amerikane, meritojnë një çmim të tillë duke qenë të çuditshëm: majmunë që mësojnë të shtypin në makinë shkrimi! Por, ne e dimë nga Timbuktu (qytet në Mali - v.j.) se afrikanët kanë qenë shkrimtarë që një kohë të gjatë dhe, siç kam mësuar unë, gjuha shqipe ka prodhuar personalitete të shquara - për shekuj me radhë.

Shumë çmime Nobel kanë qenë të denja për kritikë, mbi të gjitha ato të dhëna pornografes hiper-moderniste Elfriede Jelinej më 2004 dhe shumë antiamerikanë të pavlerë si Harold Pinteri më 2005. Por, pothuaj të gjithë fituesit e Nobelit, e kanë merituar vërtet atë, siç është rasti i mikut dhe mentorit tim Octavio Paz në vitin 1990, që ka një volum serioz të veprave.

Për dallim nga këta, Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi. I pajisur me një thesar të peizazhit shqiptar, të kulturës dhe historisë, ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese.

Ai ishte dhe është një therrë e ngritur në pozitë të lartë nga ana e Enver Hoxhës. Hoxha ka vepruar sikur të thoshte se “Shqipëria fillon me mua”, dhe Kadare ngjashëm e paraqet veten sikur thotë se “letërsia shqiptare fillon me mua”. Shqipëria nuk nisi me Enver Hoxhën dhe letërsia shqiptare nuk nisi me Kadarenë. Unë di njëjtë për Skënderbeun dhe Pjetër Bogdanin, aq sa di edhe për Hoxhën dhe Kadarenë.



Jam mësuar nga Gjon Sinishta që ta përbuzi Kadarenë, jo vetëm për gënjeshtrat që ai i tha për veten e tij - duke e paraqitur veten si një "disident" nën regjimin komunist, derisa ai ishte një prej funksionarëve të saj - por, edhe për sulmet e tij të shumta dhe të çmendura ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare . Ai i dënoi autorët katolikë si Gjergj Fishta, poetët shqiptarë myslimanë të cilët i hedhë poshtë si "homoseksualë", ndërsa kishte arrogancë të pabesueshme për të sulmuar Faik Konicën për shoqërinë e tij me Guillaume Apollinairen. Edhe pse Apollinaire ishte një nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX, Kadare lehte si qen nga zinxhiri që tërhiqte Hoxha, duke e etiketuar Apollinairen si një modernist dekadent.

Kadareja është një njeri i cili pasi është i vdekur dhe i paaftë për të çuar më shumë pluhur, do të harrohet shpejtë dhe me meritë. Unë kam zgjedhur kohët e fundit që ta trajtoj sikur të ishte i vdekur, dhe ta harroj. Ai është bërë personi që një herë e kishte përshkruar: një gjeneral i ushtrisë së vdekur, të adhuruesve të pavlefshëm. Ata janë të mirëpritur për të.

Kosova sot dhe rreziqet nga radikalizmi

Telegrafi: Ju keni kaluar një kohë të konsiderueshme duke punuar në Kosovën e pasluftës dhe vazhdoni ta vizitoni Kosovën. Cilat janë ndryshimet që i shihni se janë bërë në Kosovë?
Schwartz: Me shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës, që janë sipërmarrës të mirë, Kosova ka bërë përparime të mëdha në zhvillimin e bizneseve të vogla. Përveç kësaj, ka një ngritje të mrekullueshme kulturore dhe intelektuale në Kosovë. Por, Kosova frenohet nga mafia ndërkombëtare imperialiste humanitare, përfshirë OSBE-në dhe EULEX-in, të cilat e trajtojnë atë si një koloni dhe bëjnë pak ose asgjë për të zbutur shkallën e lartë të papunësisë apo për të përmirësuar shkollat e saj. Megjithatë, Kosova sot është një shoqëri me zhvillim të shpejt dhe interesant - në një mjedis të bukur.



Telegrafi: Jeni gjithashtu drejtor i Qendrës për Pluralizëm Islamik. Këtu ju tërhiqni vërejtjen kundër vahabizmit në trojet shqiptare. Shumë thonë se nuk ka asnjë rrezik për këtë dhe se nuk ekziston vehabizmi këndej. Pse qëndrimi juaj është ndryshe?
Schwartz: Si një mysliman, pajtohem se nuk ka vahabizëm të një rëndësie të madhe në mesin e shumicës së besimtarëve shqiptarë. Por, është e qartë për secilin se mbështetësit e vahabizmit dhe të Vëllazërisë Myslimane kanë depërtuar në shtresat më të larta të aktivitetit islam në Kosovë. Ndryshe, figurat satanike si Shefqet Krasniqi dhe palaçot si Fuad Ramiqi nuk do të kishin audiencë.

Por, situata në Kosovë është shumë më e mirë se në Maqedoni, ku radikalët kanë kontroll të plotë të Bashkësisë Islame, apo në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë ku ata janë me ndikim - por, dështojnë të krijojnë dominim.

Unë besoj se politikanët sllavë në Serbi dhe në Maqedoni inkurajojnë hyrjen e radikalëve në mesin e besimtarëve myslimanë, për të përçarë myslimanët, për të dëmtuar trashëgiminë e moderuar, tradicionale, konvencionale dhe shpirtërore të islamit në rajon, dhe për të projektuar imazhin e urryer të myslimanëve si ekstremistë. Me këtë metodë, politikanët serbë dhe maqedonas shpresojnë të grimcojnë shqiptarët dhe të mobilizojnë sllavët për të mbështetur politikën e mafisë. Kjo është strategjia klasike e provokimit dhe diversionit, e krijuar nga rusët kohë më parë dhe që ende aplikohet nga ana e tyre në Kaukaz.

Situata në Bosnje-Hercegovinë, e cila është shumë më e keqe se në Kosovë, nuk është e nxitur nga synimet sllave, por nga joshja e parave të huaja islamike, nga Arabia Saudite në rastin vehabist - që është zvogëluar - si dhe nga Katari e Turqia ku është përhapur ideologjia e Vëllazërisë Myslimane.



Telegrafi: Meqë thoni se paraqesin rrezik, cili është ai?
Schwartz: Rreziku kryesor në infiltrimin e radikalëve islamikë në komunitetet e Ballkanit, është ai i natyrës shpirtërore. Miratimi i radikalizmit në fe, madje edhe si një trill rinor, mund të ndryshojë islamin kosovar nga të qenit, siç është sot, një ndër shembujt më të mirë të islamit në botë, në një imitim të talibanizmit - më të keqin në botë. Rreziku i dytë është tek përmbysja e lëvizjes kombëtare për vetëvendosje.

Hebrenjtë ua kthyen shqiptarëve të mirat

Telegrafi: Ka shumë diskutime për faktin e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ekziston përshtypja se Izraeli nuk e vlerëson këtë dhe se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Schwartz: Dihet se shqiptarët nuk i kanë shpëtuar hebrenjtë - gjatë Luftës së Dytë Botërore - për ndonjë shpërblim. Dikush po ashtu mund të thotë se Izraeli nuk ndjek politikat e saj të njohjes dhe të mbështetjes duke bazuar në kalkulimet ditore. Për fat të keq, Izraeli mbetet një nga vendet e pakta në botë që ende strehon një lob serb, si në mesin e hebrenjve ashtu edhe në mesin e palestinezëve, e ku këta të fundit konsiderohen miq të mëdhenj nga Beogradi.

Përveç kësaj, ashtu si Spanja, Izraeli i frikësohet precedentit për njohjen e shteteve të reja nga subjektet e tyre të mëparshme. Në këtë drejtim, Kosova është ndoshta më shumë si Katalonia se si Palestina.

Por, Izraeli ka shprehur mirënjohjen për shpëtimin e hebrenjve, dhe ka zhvilluar marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Nëse Kosova kërkon njohje nga Izraeli, ajo pa dyshim se do të vijë. Durimi është një virtyt shqiptar, islamik dhe hebre.



Së fundi, megjithatë duhet thënë se në qoftë se hebrenjtë kishin një borxh ndaj shqiptarëve për shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është shpaguar në vitin 1998, kur politikanët amerikanë hebrenj, si Tom Lantos - mbijetues i holokaustit - Benjamin Gilman, Eliot Engel dhe të tjerët (Madeleine Albright, James Rubin, Richard Holbrooke...) - së bashku me Robert Dolen - ishin në rreshtin e parë të atyre që kërkuan intervenim për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit fetarë dhe liderët e komuniteteve izraelito-amerikanë po ashtu kanë avokuar për ndihmë për kosovarët. Zëri i tyre u dëgjua.

Nuk ka asnjë arsye të kërkohet më shumë nga hebrenjtë se ajo që ua dhanë shqiptarëve, për të cilët ata dinin shumë pak më parë. Opinioni hebre ka mësuar tash vonë për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa unë pres një përmirësim të marrëdhënieve të Kosovës - me të gjitha shtetet racionale.

Nga Kalifornia në Kosovë

Telegrafi: Në shumë raste keni thënë se planifikoni të shpërnguleni e të jetoni në Kosovë. Pse doni të vini në një vend nga i cili shumica e popullit do të donte të ikte e të jetonte diku tjetër?
Schwartz: Aktualisht jetoj në Kaliforni, dhe gjithkush dëshiron të jetojë në Kaliforni. Shumë njerëz mund të mendojnë se jam i çmendur që dua ta braktisi këtë vend. Por, unë i kam shteruar mundësitë e mia këtu. Kosova mbetet e re për mua, dhe është një vend ku unë mund të bëjë një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv, duke ndihmuar myslimanët kundër radikalëve, duke mbështetur shqiptarët kundër uzurpatorëve të huaj dhe intrigave serbe, dhe duke ndihmuar në procesin mahnitshëm nga i cili librat nga e tërë bota përkthehen dhe lexohen në gjuhën shqipe - me të vërtetë, një eksperiencë unike sot, e panjohur kudo tjetër.

Të dyja, edhe Kalifornia e edhe Kosova, kanë realitete "sekrete". Kalifornia është joshëse, por "fshehurazi" është provinciale dhe pa inspirim. Unë njoh shumë njerëz këtu, por kam shumë pak miq të vërtetë. Njerëzit në Kosovë cilësohen nga të huajt si të largët, të dyshimtë dhe të pabesë, por përvoja ime me shqiptarët është më e mirë për bashkëpunim dhe më bujare sesa me kalifornianët, të cilët janë patologjikisht konkurrues në çështjet personale.

Në Kaliforni, suksesi pëlqehet si një autor. Kosova është larg nga kryeqytetet e botës, por njerëzit e saj "fshehurazi" janë të përfshirë në çështjet më të rëndësishme - kudo në botë. Si do të dukej një shoqëri post-komuniste në qoftë se njerëzit e saj janë sipërmarrës dhe mbështeten nga një diasporë e fortë, ndërsa duhet të luftojnë ndërhyrjen e trazovaçëve të huaj? Në këtë çështje kosovarëve janë përgjigjur më mirë dhe më qartë se kushdo tjetër në botë.



Pos kësaj, Kalifornia është shumë e shtrenjtë, siç janë vendet tjera ku amerikanët duan të jetojnë. Ndërsa, jeta e mirë është më pak e shtrenjtë në Kosovë. Po ashtu, e dua ushqimin dhe muzikën lokale. Një tas me tarator të freskët dhe një performancë e këngëve tradicionale janë të mjaftueshme për të më mbajtur mua të lumtur, së bashku me miqësinë e shqiptarëve të Kosovës që unë e njoh e për të cilën kam respekt të thellë. Unë preferoj shoqërinë e heronjve, të cilët janë të shumtë në Kosovë, e jo të qyqarëve që sundojnë sot botën.

Për fund, islami kosovar, sidomos pjesa e saj sufi, është ilaçi më i mirë për sëmundjet e zemrës sime. Çeçenët e kanë një thënie: "Gjithçka që kemi është Allahu subhanawata'la dhe malet, por kjo mjafton”. E ndjej të njëjtën për Kosovën. Në Kosovë gjithçka që kam është sufizmi dhe Gryka e Rugovës, por kjo është e mjaftueshme për mua.

Telegrafi: Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve... gjatë tri dekadave të ardhshme?
Schwartz: Duke e pasur parasysh ndjenjën e lartë të shqiptarëve për solidaritet kombëtar, nivelin e lartë të aftësisë afariste dhe rolin pozitiv të diasporës në jetën publike, jam optimist për ardhmëninë e shqiptarëve.

Gjatë 30 viteve të ardhshme parashoh një rol shumë të zgjeruar të shqiptarëve në jetën e Maqedonisë. Institucionet shtetërore të Kosovës do të forcohen dhe kjo gjë do të përmirësojë profilin e investimeve në vend. Shqipëria do të bëhet qendër kryesore turistike dhe e biznesit në rajon - do të jetë Spanja e Adriatikut lindor, por gjithnjë duke shpresuar se nuk do t’i bëjë gabimet që i ka bërë Spanja. /Telegrafi/

___________________


Stephen Schwartz është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik në Washington, autor i librit të njohur të botuar më 2008: “The Other Islam: Sufism and the Road to Global Harmony” (Islami tjetër: Sufizmi dhe rrëfimi për respektin)”.

Në vitin 2002 ka botuar bestsellerin “The Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role In Terrorism” (Dy fytyrat e Islamit: Fundamentalizmi i Arabisë Saudite dhe roli i saj në terrorizëm”. Ai është po ashtu autor i librit “Sarajevo Rose: A Balkan Jewish Notebook” (Trëndafili i Sarajevës: Fletorja e një hebreu të Ballkanit”. Këto vepra, dhe disa të tjera, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

Stephen Schwartz ka lindur në vitin 1948 dhe ka një karrierë të gjatë e të suksesshme letrare e
gazetareske. Ishte për 10 vite anëtar i redaksisë së ditores The San Francisco Chronicle, si dhe sekretar i sindikatës së gazetave të Kalifornisë veriore. Në vitet 2004-06 ishte historian agjencisë federale amerikane, të njohur si Ndihma Nacionale për Art.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, shkrimet e tij për religjionin, sidomos vahabizmin, e bën të cilësohet si ekspert i njohur botëror i islamit, i ndarjeve të tij dhe raporteve me fetë tjera.

Raportimet e tij hulumtuese kanë nxitur të tjerët që ai të jetë mysafir në debatet e televizioneve kryesore amerikane.

Artikujt e tij janë botuar në gazetat më të mëdha të botës, përfshirë The New York Times, The Wall Street Journal, The Los Angeles Times, The Toronto Globe and Mail etj. Po ashtu, është kontribuues i rregullt për The Weekly Standard dhe The Huffington Post, si dhe për Reforma të Mexico Cityt.

Schwartz nisi studimin e islamit më 1990, kur për herë të parë vizitoi ish Jugosllavinë. Teksa hulumtonte historinë e hebrenjve të Ballkanit - për shkrimet që janë botuar tek ditorja The Jewish Daily Forward dhe disa revista tjera - krijoi raporte të afërta me intelektualët myslimanë të Ballkanit, si dhe me liderët politikë dhe fetarë të rajonit.

Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, i vazhdoi studimet intensive të religjionit krahasimtar në Ballkan, teksa punonte edhe për Institutin Katolik Shqiptar në San Francisko. Po ashtu, ishte në misione të ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë, si përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pastaj për Këshillin e Evropës, si dhe për programin e USAID-it.

Në vitin 1999, gjatë kohës së intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, Schwartz pushoi së punuari në The San Francisco Chronicle. Pasi u shpërngul në Sarajevë, vazhdoi hulumtimin e sinagogave dhe varrezave hebraike në Ballkan, ndërsa të njëjtën kohë punonte edhe për OJQ të ndryshme, përfshirë SOROS-in dhe Institutin gjerman Friedrich Ebert Stiftung.

Në vitin 2000 botoi një libër në gjuhën boshnjake dhe anglishte mbi identitetin mysliman dhe çështjet e mediave në Ballkan, "A Dishonest 20th Century Comedy" (Komedia e pandershme e shekullit XX”).

Ai ka botuar edhe dy libra në gjuhën shqipe: “Prejardhja e nji lufte” e cila më 2000 ishte botuar në gjuhën angleze si “Kosovo: Background to a War”, si dhe botimin në dy gjuhë: “Ëndërrimi në shqip/Dreaming in Albanian” (2003).

Taken 1 dhe 2: Një përpjekje tjetër për të poshtëruar Shqipërinë dhe shqiptarët

Taken 2

Në një moment qetësie, në sekuencat e para të filmit tё ri tё realizuar, Taken 2, Bryan Mills, një ish-vrasёs i punёsuar nga qeveria amerikane, tashmë në pension, interpretuar nga Liam Neeson, i rrëfen vajzës së tij Kim (Maggie Grace) se ato çka ai di për Stambollin dhe rolin e rëndësishëm që ky qytet ka luajtur si urё-lidhje ndёrmjet Lindjes dhe Perёndimit, bazohen nё një libër të cilin ai e kishte lexuar gjatë udhëtimit të tij drejt Turqisë, vendi ku ёshtё xhiruar filmi.Fakti që ai përmend – roli i Bosforit, si një urë lidhëse mes Europës dhe Azisë – është aq banal sa vetvetiu lind pyetja: si ёshtё e mundur qё dikush me njohuri kaq tё cekta pёr botёn, mund të ketë qenë i punësuar në një pozitë me përgjegjësi nga autoritetet Amerikane? Kjo mungesë njohurish, ndoshta mund tё jetё paraqitur me qëllim, për të portretizuar agjentët e qeverisё amerikane si tё metё.
Punёdhёnёsi i kёtij ish-agjenti nuk ёshtё indentifikuar saktёsisht, por mund tё supozohet se Mills ka qenё i punёsuar nga CIA. Pёr rrjedhojё, njё operativ i tillё duhet tё jetё nё dijeni se Ambasada Amerikane nё Turqi ndodhet nё Ankara dhe jo nё Stamboll, gabim tё cilin Mills e bёn kur bisedon me vajzёn e tij. Megjithatë, komenti i mёsipёrm, ku pёrmendet roli i Bosforit, ёshtёtreguesi simbolik mё i rёndёsishёm qё nxjerr nё pah injorancёn e tij.
Gafa tё tilla bёhen akoma edhe mё tё dallueshme nё njё vazhdё skenash, si pёr shembull kur Bryan, pёr tё cilin kjo ishte vizita e parё nё Stamboll, çuditërisht, i jep disa udhёzime ish- bashkёshortes së tij Leonore apo Leni (Famke Janssen) se si mund tё shpëtojë nga vendi i fshehtë ku ёshtё marrё peng tek Grand Bazaar (Pazari i Madh) i famshёm nё Stamboll. Ai e udhëzon atë të ndërrojë rrugë, duke kaluar kështu mes korridorëve dhe qosheve konfuzë të cilët edhe një i lindur në atë qytet nuk mund t’i njohë aq me detaje.
Bryan ёshtё njё personazh i dobёt jo vetёm se, sic pёrmendёm mё lart, nuk ka njohuri, por edhe sepse bёn gabime aspak profesionale. Ai ka vёnё nё dijeni ish-bashkёshorten, nga e cila ёshtё ndarё dhe vajzёn e tij, se detyra e tij nё profesionin e dikurshёm ka qenё ekzekutimi i njerёzve nё operacione klandestine. Njё sjellje e tillё ёshtё e papranueshme dhe absolutisht e paligjshme, pasi njё spiun amerikan, anёtar i skuadrёs sё elitёs ushtarake antiterroriste, apo çdo individ tjetёr i cili kryen detyra tё tilla, duhet tё mbajё tё fshehtё detajet e punёs sё tij, nga bashkёshortёt dhe fёmijёt e tyre.
Detaje tё tilla janё tё parёndёsishme nё dukje, por qё tё bёjnё tё mendosh se Luc Besson dhe Robert Mark Kamen mund tё kenё realizuar sёbashku kёtё dorёshkrim hulumtimesh dhe tё keqshkruar, nёn efektin e lodhjes nga njё udhёtim i gjatё me avion. Besson dhe Kamen pёrdorin njё personazh llomotitёs dhe mburravec si Bryan, duke u kthyer nё njё zёdhёnёs tё qёllimeve tё tyre tё errёta: tё shfryjnё urrejtjen e tyre ndaj fesё islame dhe tё zhvillojnё njё propagandё tё neveritshme kundёr kombit shqiptar, qё ёshtё i vogёl dhe pak i njohur nga tё huajt.
Nё tё vёrtetё, filmat “Taken”, janё si anti-amerikanё, ashtu edhe paragjykues për shqiptarët. Nё kёta filma, injorantёt amerikanë shquhen pёr vrasje brutale, dhe shqiptarët pёr tortura dhe trafikim tё qenieve njerёzore. Gjithçka tjetër është e pa rëndësishme. Katalogu i plotë i gafave absurde është shumë i gjatë, por kёtu po pёrmendim disa gabime kulturore, fetare dhe gjuhësore, qё hasen shpesh nё skenar. Disa nga gabimet e poshtё përmendura mund të duken tё parëndësishme, por megjithatё reflektojnё se autorёt e skenarit nuk kanё bёrё hulumtimet e duhura shkencore.
Aktorёt qё luajnё rolin e muslimanëve, në të dy filmat, kanё tatuazhe nё duar. Ashtu si hebrenjtë, edhe myslimanët e kanё tё ndaluar tё tatuojnё pjesёt e trupit tё tyre.
Një musliman nga Tropoja, qytet nё veri të Shqipërisë, i cili ёshtё edhe vendi i origjinës së keqbёrёsve kryesorё tё kёtyre filmave, nuk e quan djalin e tij Marko, i cili ёshtё njё nga kriminelёt (për fat të keq, rol i interpretuar nga një aktor shqiptar, Arben Bajraktaraj) nё Taken 1 i realizuar nё vitin 2008.
Njё djalё i lindur nga njё baba shqiptar, musliman dhe nga njё nёnё e krishterё nё veri tё Shqipёrisё, mund tё quhet Mark, por ky emёr nuk do tё tingёllonte mjaft ballkanik pёr filmin e Besson-it, kёshtu qё krimineli nё fjalё merr emrin sllav ‘Marko’ – pёr tё cilin edhe serbёt duhet tё ankohen!
Personazhi kryesor shqiptar në Taken 2, babai i Marko-s, i cili ndjek Bryan dhe familjen e tij, pёr t’u hakmarrё pёr vdekjen e tё birit nё filmin e parё, quhet ‘Murad’. Nё Shqipёri, ky emёr shkruhet dhe shqiptohet me bashkёtingёlloren ‘t’ dhe jo me ‘d’.
Tropoja, vendi nga i cili supozohet tё jetё prejardhja e familjes sё protagonistit nё film, paraqitet si njё vend pa rrugё dhe i pisёt (skenat e Tropojёs nё film janё xhiruar nё Turqi dhe jo nё Shqipёri) kur nё realitet qyteti i Tropojёs ёshtё njё vend malor, ku turizmi ёshtё nё rritje, nё veçanti pёr alpinistё e skiatorё.
Në Taken 2, shqiptarët janë paraqitur si të fiksuar pёr hakmarrje dhe ndёshkim ndaj armiqve tё tyre duke mos u ndalur përpara asgjëje, duke përfshirë edhe sulmin ndaj femrave.
Kjo qasje, pasqyron njohje tё cekta të gjakmarrjes, qё fatkeqёsisht ёshtё shfaqur sёrisht në Shqipëri nё dy dekadat e fundit. Në këtë kulturë, ‘marrja e gjaku’ qeveriset nga ligji zakonor i njohur ndryshe si Kanun. Ky sistem ligjor tradicional, sanksionon pёrjashtimin e femrave nga gjakmarrja. Kohёt e fundit, vdekja e një vajze të re nё njё rast gjakmarrje në Shqipëri, tronditi gjithë kombin shqiptar.
E vёrteta ёshtё se shqiptarët nuk janë të priur pёr gjakmarrje. Shumica e konflikteve të tilla janë zhdukur nё Kosovё dhe në përgjithësi, shqiptarët duan që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo tradite.
Përveç kësaj, Murad-i i egër edhe pse supozohet tё ketё prejardhje nga Tropoja, qyteti i zemrёs sё Kanunit, synon tё sjellё Bryan në rezidencën e tij për gjykim. Ky element përbën shkelje tё mëtejshme të Kanunit, sipas së cilit, haku nuk mund të merret në ato shtëpi që u përkasin hakmarrësit, apo viktimёs së hakmarrjes. Për më tepër, shqiptarët janë shumё krenarë pёr traditёn e mbajtjes sё premtimit, apo tё Besёs, e cila njihet ndryshe edhe si ‘fjala e nderit’. Në fund tё filmit Taken 2, Murad-i paraqitet si një njeri që e thyen besën e tij. Këto gabime nuk janё aq tё rastёsishme sa duken. Për fat të keq, ata dёshmojnё se Luc Besson dhe ekipi i tij kanё lajthitur me njё qёllim tё caktuar.
Me Taken dhe Taken 2, Besson i shton nje tipar tjetёr traditёs sё “Cinéma du look ” (traditё e cila doli nё pah pёr herё tё parё nё kinematografinё franceze ne vitin 1980). Sipas Guy Austin (1999), kjo tradite favorizon stilin mbi thelbin dhe spektaklin mbi historinё. Siç duket, Besson beson se kinemaja i jep tё drejtё të shpikë disa komplekse kulturore dhe komplote të dyshimta, tё paraqesё, tё pёrulё dhe tё shpifё pёr imazhin e njerёzve tё njё kombi tё vogёl, qё lufton pёr njohjen dhe dinjitetin e duhur.
David Gritten i London Telegraph ёshtё shprehur se ‘Taken shquhet kryesisht pёr stereotipet e tij raciste kundrejt arabёve dhe europianёve lindorё’. John Podhoretz komenton në The Weekly Standard: ‘Flitet pёr njё amerikan, i cili për të shpëtuar vajzën e tij masakron me dhjetra muslimanё tё kёqinj pa e vrarё ndёrgjegja fare.’
Paragjykimi anti arab në Taken, është përmirësuar në Taken 2 pasi personazhi Bryan, në Stamboll, punon pёr mbrojtjen e një arabi të
pasur. Arabët dekadent janë zëvendësuar me turqit e korruptuar. Ndërsa europianët lindorë mbeten karikaturat kryesore edhe nё kёtё film të Besson-it, të paraqitur ekskluzivisht nga ‘shqiptarët’.
Për të pёrmbushur misionin e tyre ‘fisnik’ për t’i ‘hapur sytë’ botës për rrezikun shqiptar, Besson, bashkë-skenaristi Kamen, regjisori i Taken 1 Pierre Morel dhe Olivier Megaton, i cili drejtoi pjesën e dytë të kësaj serie, kanë punësuar një grup aktorësh me origjinë nga Shqipëria, Amerika, Armenia, Holanda dhe Turqia. Megjithatё, aktori kryesor nё tё dy pjesёt e filmit mbetet Neeson, i respektuar nga bashkёkombasit e tij irlandezё pёr ‘rritjen e imazhit tё Irlandёs’ nё botё.
Pёr tё pёrbaltur shqiptarёt, Nesson ndihmohet nga Rade Serbedzija, aktori me origjinë serbe i lindur në Kroaci, i cili luan rolin e Murad-it, patriarkun e bandës.
Serbedzija e ndihmon Neeson në mënyrë efektive, në fjalët e personazhit Bryan, për të praktikuar aftësitë e tij si vrasës. Shqyrtimin e tij pёr Taken 2, Neil Smith i Total Film e pёrfundon duke thёnё se ‘ёshtё argёtuese tё shohёsh aktorin Neeson t’i vijё hakut tё ashtuquajturit Eurotrash; e kemi parё qё e bёn mё mirё njё gjё tё tillё nё filma tё tjerё.’
Koment i Smith-it është domethёnёs pasi Eurotrash doli në Amerikë si një term referimi pёr emigrantët e rinj nga Europa Perëndimore dhe turistët e pasur qё sillen me arrogancё nё publik. Ashtu si Besson, Neeson dhe Serbedzija, Smith duket se mendon qё Eurotrash përbëhet nga shqiptarët, turqit dhe myslimanët. Nё kohёn e Geert Wilders dhe tё nxitёsve tё ngjashёm tё propagandёs kundёr fesё islame, ky nuk ёshtё aspak njё vёshtrim origjinal. Gjithashtu, vlen tё theksohet se: ndёrsa familja amerikane paraqitet me ‘fytyra tё freskёta’, tё pastra dhe tё kёndёshme, familja shqiptare paraqitet e shёmtuar, e pisёt dhe e dhunshme.
Filma si Taken 1 dhe 2 pёlqehen nga amerikanёt tё cilёt janё tё ‘etur’ pёr kinematografinё e dhunshme – gjё qё spjegon suksesin e menjёhershёm komercial tё Taken 2 qё nё ditёt e para tё shfaqes. Gjithashtu, njё film si Taken komplimenton ankthin e Europës Perëndimore ndaj emigrantët dhe ‘përplasjes së qytetёrimeve’. Besson dhe ekipi i tij pёrfitojnё duke manipoluar dy tregje tё cilёt nё thelb janё shumё të ndryshёm. Prodhuesit seriozё amerikanё, edhe ata tё zhanrit ‘action’, janё distancuar nga prodhimi i filmave anti-arabё dhe anti-musliman.
Askush nuk e mohon faktin se nё Shqipёri krimi ekziston dhe se disa shqiptarë, si individё të çdo kombi tjetër, kryejnë krime jashtë vendlindjes së tyre. Pёr mё tepёr, Shqipëria ka një industri filmi, e cila ka tërhequr mbështetjen e personaliteteve kryesore të kinemasë, si Francis Ford Coppola, dhe nje media qё heton dhe raporton pёr korrupsionin nё mёnyrё tё pёrkushtuar.
Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Europë, por kёtu nuk kemi hapёsirёn e duhur pёr tё mbrojtur virtytet dhe arritjet e tyre. Mund tё paraqesim njё listё tё gjatё emrash sundimtarësh romakë (Diokleciani), Doktorё tё Kishës Katolike (St. Jerome), papё dhe figura të tjera nga brigjet e Adriatikut lindor dhe zonat e thella, ku mund tё shtohen edhe njё numёr strategёsh ushtarakё dhe personalitete tё tjerё tё shquar, pёr tё shpёtuar reputacionin e shqiptarёve. Ne nuk po e bёjmё kёtё gjё pasi e quajmё pёrulje t’u kundёrvihemi shpifjeve antishqiptare tё Besson dhe Kamen.
Një komb që ka nxjerrё njё bijё si Nënë Tereza nuk ka pёrse tё shqetёsohet nga filma tё pavlerё. Rёndёsia qё shqiptarёt i japin jetёs dhe dinjitetit njerёzor, u vu re gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore ku, duke rrezikuar jetёn e tyre, ata refuzuan tё dorёzojnё qoftё edhe njё hebre tё vetёm tek pushtuesit nazistё.
Ky gjest fisnik nuk u pёrsёrit askund tjetёr nё Ballkan apo nё vendet e Europёs ku dominuan nazistёt, nё Lindje apo Perёndim. Roli i shpёtimtarёve shqiptarёve si ‘Righteous Gentiles’ është i njohur nga Izraeli.
Realizimi i Taken nё shkurt tё vitit 2008, muaji kur Kosova shpalli Pavarёsinё e saj dhe realizimi i Taken 2 nё vjeshtё tё vitit 2012, disa ditё pёrpara se Shqipёria tё festojё 100 vitet e Pavarёsisё sё saj, nuk mund tё jenё rastёsi.
Forcimi i prezencёs sё faktorit shqiptar nё çёshtjet Europiane, sidomos me mbёshtetjen amerikane ndaj Kosovёs, i ka trullosur armiqtё e shqiptarёve nё Ballkan, dhe i ka vёnё nё provё vendet Europiane, qё nё disa raste (veçanёrisht Franca) nuk kanё dashur tё mbёshtesin Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёr tё shpёtuar Kosovёn nga agresioni serb.
Në Francë, si gjetiu, premtimi i pa plotёsuar i Bashkimit Europian për antarёsimin e Turqisë, gjithashtu ёshtё pjesё e sfondit ideologjik.
Mbështetja e Shteteve tё Bashkuara iu ofrua Shqipërisё menjëherë pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990-te dhe nё mёnyrё tё veçantё, mbёshtetja e Bill Klinton dhe e Xhorxh W.Bush ndaj shqiptarëve tё Kosovës kundër kolonizimit tё gjatё dhe tё egёr serb, u prishi qetёsinё qarqeve tё caktuar nё Ballkan dhe Europёn Perёndimore qё e shohin me urrejtje shoviniste kombin shqiptar. Kjo nuk ishte hera e parë qё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs i kanё shpëtuar shqiptarët. Po tё mos kishte ndёrhyrё nё kohё presidenti Woodrow Wilson në vitin 1919, ekzistenca e shtetit tё sotёm shqiptar, do tё ishte vёnё nё diskutim.
Shqiptarët kanë një kujtesë të gjatë historike dhe nuk u bёjnё keq amerikanёve. Prishtina, kryeqyteti i Kosovёs, krenohet me një bulevard, një afresk të madh, dhe një statujë nё kujtim tё Bill Clinton, gjithashtu edhe politikanёt amerikanё janё nderuar me emёrtimin e disa rrugё nё qytete tё Kosovёs, me emrat e tyre. Duke i pёrshkruar shqiptarët si psikopatё tё konsumuar nga urrejtja pёr njё shtetas amerikan, tё vendosur pёr kapjen dhe trasportimin e tij nё Shqipёri, me qёllimin e vetёm pёr ta vrarё atё pak nga pak, Besson dhe ekipi i mercenarёve tё tij, po përpiqen të minojnë marrëdhënien e veçantë mes Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs dhe shqiptarёve, si nё Ballkan ashtu edhe nё mbarё botё.
Aleanca amerikano-shqiptare shihet me sy tё keq veçanёrisht nё Francё dhe nё Britaninё e Madhe – kёtu vlen tё pёrjashtohet roli vendimtar qё luajti qeveria e Tony Blair nё fushatёn e Nato-s nё Kosovё – ku nё elitёn e politikёs ka akoma elementё serbofilё tё cilёt pёrkrahin pretendimet e serbёve pёr tё vendosur hegjemoninё e tyre nё Ballkan.
Zgjedhja e Tropojës, rajonit të Shqipërisë nga ku gjoja vijnё trafikantёt e njerёzve nё kёtё film është një çështje që ia vlen tё eksplorohet. Ka mundësi që pёrzgjedhja e Tropojёs nga Besson dhe ekipi i tij si strehë kriminelesh ёshtё thjeshtё dёshmi e injorancёs sё tyre për këtë krahine tё Shqipёrisё; njohuritё e tyre tё cunguara pёr Tropojёn duket se burojnё nga shkrime sensacionale nё shtypin perёndimor pёr bandat e kriminelёve shqiptarё. Mund tё thuhet se imazhi i Tropojës dhe i veriut të Shqipërisë ёshtё vёnё nё shenjestёr këta njëzetë vitet e fundit edhe si rezulat i reagimeve negative ndaj Sali Berishës, kryeministrit aktual të Shqipërisё, i cili e ka origjinën nga një fshat i Tropojës.
Qyteti i Tropojës dhe veriu i Shqipërisë u bënë viktima të propagandës anti-shqiptare nga fundi i viteve 1990-tё edhe për një arsye tjetёr. Tё ndodhur në kufi me Kosovën, gjatë luftës nё Kosovё, banorët e Tropojës u terrorizuan nga raketat e forcave serbe. Miqtë e Millosheviçit, u pёrpoqёn të frikësonin popullin e Tropojës për tё mos u dhënë ndihmë luftëtarëve shqiptarë të Kosovës, duke luajtur kёshtu të famshmen ‘lojë ballka
nike’ të provokimeve, pra tёrheqja e vëmendjes nga një konflikt duke kërcënuar përhapjen e tij. Ashtu si bashkatdhetarët e tyre nё Veri dhe nё tё gjithё Shqipërinё, banorёt e Tropojës nuk u trembёn pёrpara presionit tё serbёve.

Pёrpjekja e Besson-it pёr t’a pёrbaltur kёtё krahinё tё Shqipёrisё nuk ka shumё ndryshime nga pёrpjekjet e dёshtuara tё zviceranes sё etur pёr publicitet Carla Del Ponte, ish prokurore nё Gjykatёn Penale Ndёrkombёtare pёr ish-Jugosllavinё (ICTY) nё Hagё, si dhe pёrpjekjet e njё tjetёr personazhi tё politikёs zvicerane, Dick Marty, të cilët janё tё vendosur ta paraqesin lёvizjen kundёr represionit serb si dhe themelimin e Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs si tё arkitektuar nga ‘mafia shqiptare’ nga fillimi deri nё fund.
Del Ponte dhe Marty janё tё njohur pёr paturpёsinё e tyre nё gatimin e njё turlie teorish konspirative bajate pёr tё ashuquajturin ‘trafikim tё organeve’ nga robёrit serb, me pretendimin e tё mbajturit peng diku nё Tropojё. Del Ponte dhe Marty deri mё sot nuk kanё arritur tё paraqesin prova pёr tё vёrtetuar akuzat e tyre ndaj shqiptarёve.
Pёrpjekjet e tyre duhen parё nё kuadrin e fushatёs sё ‘korrektёsisё politike’ e cila synon tё ‘balancojё’ mizoritë e agresorëve serb me krimet e shpikura nё kurriz tё viktimave tё tyre, shqiptarёve; kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veçse loja e tupshme dhe e pёshtirё e ‘ekuivalencës morale’. Për fatin e keq tё Del Ponte-s, Marty-it, Besson-it dhe Kamen-it, bota e di se çfarё ndodhi në Kosovë edhe pse ndoshta duket se po e harron, gjё e cila nuk duhet tё ndodhё.
Propaganda anti-shqiptare sllave dhe ajo greke, janё tё prirura tё denigrojnё shqiptarёt, duke propaganduar se popullsia shqiptare ёshtё e pёrbёrё nga shumicё muslimane dhe se tokat shqiptare janё njё strehё pёr terroristёt islamikё. Ndryshe nga fqinjët e tyre në Ballkan, të cilët kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin fenë nё mёnyrё tё paskrupullt, për të justifikuar pretendimet e tyre të padrejta mbi territoret shqiptare dhe tё njёri-tjetrit, por shqiptarët dallohen pёr njё tolerance fetare tipike.
Mesazhi i qartё i tё dy filmave, ёshtё se shqiptarёt nuk janё vetёm kriminelё tё rёndomtё por edhe armiq islamik tё qeverisё amerikane dhe tё qytetarёve amerikanё. Gjithashtu, me rёndёsi ёshtё edhe fakti qё Turqia paraqitet si vend i papёrshtatshёm pёr tё qenё pjesё e Bashkimit Europian, pasi, si vend musliman, ёshtё i paaftё tё kontrollojё, madje i lehtёson aktivitetet e kriminelёve dhe terroristёve islamikё. Shqipëria, Turqia dhe Islami, me sa duket do tё pёrbёjnё gjithmonё njё kёrcёnim, jo vetёm pёr shtetasit amerikanё dhe pёr qytetarёt e tjerё perёndimorё, por edhe për sigurinë e BE-sё, SHBA-ёs dhe Perëndimit. Hordhitё nga lindja me sa duket, po bёhen gati edhe njёherё qё tё kalojnё Bosforin pёr tё shkatёrruar viktimat e civilizuara nё perёndim. Ky është efekti i këtyre filmave për publikun perëndimor.
Disa pyetje duhet t’i drejtohen aktorit Liam Neeson nё lidhje me rolin qё ai ka pranuar tё interpretojё. Në ‘Listën e Shindlerit’ (1993) ai interpretoi rolin e njё protagonisti qё na doli njё ‘nazist i mirё’, qё shpёtoi hebrenjtë nga shfarrosja, me pretekstin e punёsimit tё tyre nё biznesin e tij. Në ‘Michael Collins’ (1996) ai interpretoi një hero revolucionar irlandez, i cili zgjedh terrorizmin si mjet per t’iu kundёrvёnё imperializmit britanik, por qё shpreh keqardhje pёr ligёsinё e tij. Pasi ka interpretuar role si mbrojtёs (megjithёse jo nё mёnyre bindёse) i kombeve të vegjёl në numër por tё vjetёr pёrsa i pёrket padrejtësive – hebrenjtë dhe irlandezёt – ndoshta Neeson mund tё na tregojё nёse e ka vrarё ndonjёherё ndёrgjegja qё ka rёnё dakord tё pasurohet duke fyer njё komb tjetёr tё vogёl dhe tё denigruar, kombin shqiptar?
Ndoshta Neeson mund të interpretojё nё një film të ri, si ‘Lista e Shindlerit’, por në të cilin t’i jepet mundёsia tё shprehё dufin e tij prej nazisti nё kurriz tё hebrejve, tё cilёt portretizohen si tё pёshtirё. Ose, ai mund të realizojё një film tjetёr pёr lёvizjen revolucionare irlandeze, në të cilën tё paraqesё luftëtarët e lirisë si egërsira tё shëmtuara. Paragjykimet anti-çifute dhe anti-irlandeze qё dikur ushtruan njё ndikim tё madh nё opinionin publik europian, kanё si ekuivalente nё kohёn tonё, frikёn ndaj Islamit dhe përbuzjen ndaj shqiptarët.
Natyrisht, njё film haptazi pro-Nazist apo anti-irandez nuk do tё sillte pёrfitime dhe as qё do tё konsiderohej pёr xhirim, dhe me tё drejtё. Fatkeqësisht, shqiptarët dhe miqtë e tyre kanë shumë për të bërë, pёr tё edukuar fqinjёt dhe kolegёt nё lidhje me realitetin e historisё sё tyre, aq mё tepёr pёr tё bindur aktorёt shqiptarё qё tё mos pranojnё role tё tillё, qё paraqesin vendin e tyre kaq negativisht.
Ndërkohë flitet se do tё ketё edhe njё pjesё tё tretё tё filmit Taken.

Rreth autorёve:

Dr. Gёzim Alpion
Gëzim Alpion është lindur nё Shqipёri, diplomuar nё Universitetin e Kajros dhe ka mbrojtur Doktoratёn ne Universitetin e Durham-it ne Britaninë e Madhe. Aktualisht ёshtё Lektor në Sociologji dhe Drejtor i Programeve të Kombinuara në Departamentin e Shkencave Politike dhe Mardhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Birmingamit në Angli. Alpion konsiderohet si ‘autori më autoritar në gjuhën angleze’ për Nënë Terezën. I botuar fillimisht nga Rougtledge në Londër dhe New York ne vitin 2007 dhe New Delhi nё vitin 208, studimi i tij qe ka ngjallur debate ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ (Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?) u botua nё gjuhёn italiane nga Salerno EDITRICE në Romë, në vitin 2008. Libra të tjerë tё Alpion përfshijnë pёrmbledhjet e eseve ‘Foreigner Complex: Essays about Egypt’ (2002) dhe ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’ botuar në Britaninё e Madhe, SHBA dhe Indi (2008, 2009 dhe 2011). Dramat e tij ‘Vouchers’ (2001) dhe ‘If Only the Dead Could Listen’ (2008), jane vёnё me sukses nё disa teatro nё Mbretërinë e Bashkuar.



Stephen Schwartz
Stephen Schwartz është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik në Washington DC, dhe autor i ‘The Other Islam: Sufism and the Road to Global Harmony’ (Doubleday, 2007). Ai është gjithashtu autor i ‘Sarajevo Rose: A Balkan Jewish Notebook’ (2005), botuar në SHBA nga Routledge Macmillan dhe në Britani nga Instituti i Bosnjës dhe Saqi Books. Në vitin 2002, ai boton bestsellerin ‘The Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role in Terrorism’ (Doubleday). Libri i tij ‘Kosovo: Background to a War’ (Anthem Press), u botua në vitin 2000 me një hyrje tё shkruar nga Christopher Hitchens. Schwartz është Anёtar i Forumit tё Lindjes së Mesme. Ai ka punuar nё trojet shqiptare dhe ka shkruar gjerësisht pёr çështjet që lidhen me to

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...