2013-11-03

Flori Bruqi:Nga Ilirët dëri në Luftën e Kosovës

Historia e Shqipërisë


Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi shqipëri.


Ilirët

Prejardhja e shqiptarëve nuk është e njohur përfundimisht, por të dhënat e nxjerra nga historia dhe nga gjuhësia, studimet arkeologjike dhe antropologjike na çojnë në përfundimin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e ilirëve, kalimi nga gjuha ilire në gjuhën shqipe me sa duket ndodhi midis shekujve të IV dhe VI. Disa studiues, megjithatë, i kundërshtojnë këto teza, duke arsyetuar se ilirët nuk ishin autoktonë dhe se shqipja rrjedh nga një dialekt i vdekur i gjuhës trake.

Mendohet se kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq në trojet e Shqipërisë rreth fillimit të kohës së bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirët nuk përbënin një popullsi uniforme, por një përzierje të shumë fiseve që banonin në pjesën perëndimore të Ballkanit, nga çfarë sot është Sllovenia në veri-perëndim (dhe duke përfshirë) zonat e Epirit, i cili shtrihej thuajse deri në mes të Greqisë së sotme. Në përgjithësi, ilirët në zonat e larta të Shqipërisë ishin më të veçuar se ata në zonat e ulëta dhe kultura e tyre u zhvillua më ngadalë.
Shkrimtarë të lashtësisë rrëfejnë se Ilirët ishin njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës, të famshëm në guximin dhe trimërinë e tyre në luftë. Gratë Ilire kishin me drejtësi të drejta të barabarta në gjendjen me burrat, edhe në çështjen e prijësit të bashkësisë fisnore. Në çështjet e fesë, ilirët ishin paganë (pa fe të mirëfilltë) që besonin në një jetë të përtejme dhe varrosnin të vdekurit tok me armë dhe sende të ndryshme të menduara për përdorim vetjak.
Toka e Ilirisë ishte e pasur në minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirët u bënë mjeshtra në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra të mëdhenj në ndërtimin e anijeve dhe madje detarë shumë të aftë; në të vërtetë, galerat e tyre të lehta dhe të shpejta të njohura si “liburnae” ishin me një skicim aq të lartë saqë romakët i trupëzuan ata në floten e tyre si një lloj luftanije të quajtur “Liburnia”.

 Helenët

Nga shekulli i VIII deri në atë të VI p.e.s. grekët themeluan një varg kolonish në truallin ilir, dy prej tyre nga më të spikaturit ishin Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Apollonia (afër Vlorës së sotme). Prania e kolonive greke në dheun e tyre i solli ilirët në prekje me një qytetërim më të përparuar, i cili i ndihmoi ata të zhvillojnë kulturën e tyre, ndërsa nga ana e tyre ndikuan jetën ekonomike dhe politike të kolonive. Në shekullin e III p.e.s. filluan të dobësohen dhe u prishën përfundimisht.
Fuqimisht krahas me ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan të zhvillohen politikisht përkatësisht nga njësi (qënie) të vogla e të thjeshta në më të mëdha e më të ndërlikuara. Në fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) të përkohshme me njëri-tjetrin për qëllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj federative dhe ende më vonë, mbretërira. Prej tyre mbretëritë më të rëndësishme, të cilat lulëzuan nga shekulli i V deri në atë të II p.e.s., ishin ato të enkelajve, taulantëve, epirjotëve dhe të ardianëve.
Pas ndërluftimesh për pjesën më të mirë të shekullit IV p.e.s. kundër shtetit zgjerues Maqedon të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, ilirët u përballuan me një kërcënim më të madh nga fuqia rritëse e romakëve. Duke e parë truallin ilir si një urëlidhës për pushtimin në lindje të Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirët në vitin229 p.e.s. të prirë nga mbretëresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi një mbikqyrje të frytshme mbi Ilirinë.

Romakët

Romakët qeverisën Ilirinë e cila u bë krahina Illyricum për gjashtë shekuj. Nën qeverisjen romake shoqëria ilire pësoi ndryshime të mëdha, veçanërisht në pamjen e saj të jashtme lëndore (sendore, materiale). Artidhe kultura lulëzuan, veçanërisht në Apolloni, shkolla filozofike e së cilës u bë e mirnjohur në lashtësi. Pasoi një shtrirje e madhe, megjithse, ilirët i përballuan përngjasimit (përvetësimit) të kulturës romake. Kultura ilire mbijetoi, poashtu me gjuhën ilire, megjithse shumë fjalë latine hynë në gjuhë dhe më vonë u bënë pjesë e gjuhës shqipe.
Krishterimi u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit të I-rë. Në fillim fesë së re iu desh të ndeshej me kultet lindore (orientale), mes tyre atë të Mithra-s, perëndi persiane e dritës, e cila kishte hyrë në truallin ilir pas gjurmëve të rritjes ndërvepruese me zonat lindore të perandorisë. Për një kohë të gjatë iu desh të hahej me perëndi të adhuruara nga paganët ilirë. Rritja e qëndrueshme e bashkësisë së krishterë në Dyrrhachium (emri romak për Epidamnus) çoi në krijimin e një peshkopate këtu në vitin 58. Më vonë, qendra peshkopale u vendosën në Apollonia, Buthrotum (sot Butrint) dhe Scodra (Shkodra sot).
Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish (aftësish) ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius DeciusKlaudius Gotikus,AurelianiProbusiDiokleciani dhe Konstantini i Madh.

BIZANTINËT


Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi IJustini I dhe perandori më i njohur i BizantitJustiniani I.
Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese tëvisgotëvevehunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a shumë ku ndodhet tani SlloveniaKroaciaBosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.
Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakëtbizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri “Shqipëri” rrjedh nga ndajfolja “shqip”, në kuptimin “qartë” (në kuptimin “flas qartë”; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri “shqipe”, ose “shqiponjë,” pra “Shqipëri” – “toka e shqiponjës” është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.
Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e Shqipërisë, duke zëvendësuarpoliteizmin ilir dhe errësuar pjesën më të madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte nën zgjedhën eBizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dheKostantinopojes. Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të rëndë të vendit.

 Kultura mesjetare

Në pjesën e mëvonshme të mesjetës, shoqëria qytetare shqiptare arriti një pikë të lartë të zhvillimit. Tregu i jashtëm lulëzoi në një shtrirje të atillë saqë trgetarë të mëdhenj shqiptarë kishin agjensitë e veta nëVenedikRaguzë (Dubrovniku i sotëm, Kroaci) dhe SelanikGreqi. Mbrothësimi i qyteteve nxiti gjithashtu zhvillimin e edukimit dhe arteve.
Shqipja, megjithkëtë, nuk ishte gjuha e përdorur nëpër shkolla, kisha dhe ndërveprimet zyrtare qeveritare. Në vend të saj, greqishtja dhe latinishtja, të cilat kishin mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe të kishës, ishin gjuha zyrtare e kulturës dhe literaturës.
Sistemi i ri drejtues i çështjeve, ose krahinat ushtarake të krijuara nga Perandoria Bizantine, ndihmuan në mundësinë e ngritjes së feudalizmit në Shqipëri, kur ushtarët katundarë që u shërbyen zotave ushtarakë u bënë bujqrobër në pronat e tokave të tyre. Midis familjeve prijëse fisnike feudale shqiptare qenë Topiajt,BallshajtShpatëtMuzakëtArianitëtDukagjinët, dhe Kastriotët. Tre të parët prej këtyre u ngritën të bëhen sundimtarë të principatave që ishin praktikisht të pamvarura nga Bizanti.

Perëndimi i bizantit




Duke zotëruar pjesërisht, dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, duke nisur nga qindvjeçari i 9-të,Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu fuqish të huaja si: kryqëtarët BullgarëNormanë,Angjevinët e Italisë së jugut, Serbët, dhe Venedikasit. Pushtimi përfundimtar i vendit në vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.
Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth katërdhjetë vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake –Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për 25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor tëKrujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës, Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.
Lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pamvarësi.

PERANDORIA OTOMANE


Rilindja kombëtare

Nga mesi i shekullit të XIX-të Turqia ishte në grahmat e “Çështjes Lindore”, në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuanLidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare – atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës – në një shtet vetqeverisës brenda sistemit tëPerandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit(tani Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.
Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin 1881. Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniences muslimane në Evropë, me shumicë fetare muslimane. Këtë Evropa e shpjegoi me gjoja alarmimin e Turqisë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Që atëherë, megjthkëtë, lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.
Kur Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve të bëjnë reforma demokratike dhe dhënies së vetvendosjes (autonomisë), shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.
Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.

 

PAVARËSIA E SHQIPËRISË


Krijimi i shtetit të ri

Pak kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti (lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pamvarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjërësisht realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjërë të Kosovës serbëve, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis. Shumë vëzhgimtarë dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, veçanërisht meqënëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 35.000 veta me kombësi greke u perfshinë brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks – 20 përqind të popullsisë – si greke, pohonte se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.
Fuqitë e Mëdha poashtu caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan atë në lënien e Shqiperisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundershtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjve të saj.
Një kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb vetëvendosës.

Peshkopi Fan S.Noli dhe 

Mbreti Ahmet  Zogu




Në fillim të viteve të 20-ta shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike thellësisht opoziatare. E para, përbehej prej klasës së bejlereve dhe agallarëve, pronarë të mëdhenj tokash, që mbas Shpalljes së Pavarësisë, u ishin veshur veprimtarisë politike dhe që në njëfarë mënyre përfaqësonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Në ballë të tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, një feudal i vogël fisnor ngarrethi i Matit. Grupi i dytë përbëhej prej intelektualëve, tregëtarëve progresistë dhe politikanëve me prirje demokratike, të cilët synonin modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve të Evropës Perëndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, krejtësisht të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin në shkallë të vogël natyrën thellësisht kontradiktuese të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli i’u përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, ky program hasi në kundërshtimin e klasës së bejlereve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombtar në ndihmë të Shqipërise. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Për pasojë, qeveria e Nolit është konsideruar tepër idealiste dhe në menyrë përfundimtare, një eksperimentim i pafat në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën tepër zemërgjërë të Ushtrisë Jugosllave.
Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit i la një përshypje të thellë Zogut dhe ai e kuptoi që nëse Shqipëria kishte për të bërë përpara atëherë ai duhej të ndërmerrte disa reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumë shkolla fillore dhe disa të mesme (në analizë të fundit të pamjaftueshme, meqënëse Shqipëria ishte kryesisht analfabete deri në fund të Luftës së Dytë Botërore). Këto reforma kishin pamjen e një skllavërimi kombëtar pasi në sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë Italiane në Shqiperi. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e detyroi Zogun të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.
Baza mbështetëse e Zogut ishin bejlerët e Shqipërisë jugore dhe bajraktarët e veriut. Duke shfrytëzuar këto lidhje dhe duke u mbështetur në ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli njëfarë stabiliteti në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori disa hapa në modernizimin e jetës sociale të vendit. Sidoqoftë sukseset ishin shumë më të vogla në numër nëqoftëse krahasohen me dështimet e tij. Ligjërisht, Zogu ishte një monark që i bindesh kushtetutes së vendit, kursede facto ai ishte thjesht një diktator mondan. Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit më themelor shqiptar, atë të reformës agrare. Për eliminimin e urisë Zogu importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por, sidoqoftë, fshatarësia përsëri ngeli në një gjendje të mjerueshme që detyroi masat e thjeshta popullore të emigronin jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u mohoi shtetasve të tij të drejtat qytetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punëtore, përhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitën politike. Këto masa mundësuan krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste të Shqipërisë.

Lufta e Dyte Botërore

Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

SHQIPËRIA SOCIALISTE

Shteti stalinist




Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtezakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmoren një program radikal modernizimi që synonte pavarësine sociale dhe ekonomike të Shqipërise, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i’u dhanë atyre fshaterëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i’u dha në fund të Luftës së Dytë BotëroreSocializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional tëkanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.
Për sigurimin e mjeteve finaciare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standart relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhëti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit “me forcat e veta” duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjthë bllokun komunist.
Programi Enverist për modernizmin dhe trasnformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë menyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vertete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.
Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.

Rënia e komunizmit



Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët, proletariati dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, rivendosi liritë fetare dhe adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.
Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin a parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.
Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekmonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsiduruar përherë veten.
Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.
Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë.
Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Krimi gjatë luftës

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare.

Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.


Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.
Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.
Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar. Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.

Rasti Reçaku

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.
Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.
Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:
Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç

Rasti Gjakova


Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Lista e krimineleveserb

Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka

Rasti Krusha e Vogël


Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.

Rasi Familja Imeraj


Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).
Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti Izbicë


Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).
Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:
Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.

Rasti Formacionet Drenicë


Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:
Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq


Rasti Sllatinë

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë.

Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq(Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë).

Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq


Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo


Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.

Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Rasti Kishnicë


Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.

Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë

Rasti Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.
Lista përmban këta emra:
Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq

Rasti ”Toga e tmerrit”

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Emrat e kriminelëve janë:

Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)

Rasti Fushë Kosovë


Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.
Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)

Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq

Rasti Llukar, Makoc Grashtice

Gjate 15-24 prillit 1999, nga kolona e qytetareve qe po shkonin ne Prishtine pas ofenzives serbe ne Marec, ne Fshatrat Llukar, Grashtice dhe Makoc u vrane disa qindra banore. Shumica prej tyre u ekzekutuan ne prani te familjes.
Qytetaret e kane degjuar nje Serb qe e therriste nje tjeter te maskuar me emrin Adnan...

Gjuha Shqipe më e ëmbla më e mira...



Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

Besimet fetare në Shqipëri



Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “.Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare .
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman

Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872
Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Meshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” – tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.
Islami në Shqipëri
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët).
Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve.
Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër).
Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të 13-14-të.
Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor.
Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në shekullin e 20-të.
Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Eshtë interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës.
Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.

Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke patur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korcë shkollën e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Te shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkesia “ Vëllazëria Ungjillore”ne te cilen bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korce në nentor të vitit 1892.
Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prennushi nuk e pranuan një gjë të tilë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin.Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqëndrimi dhe në punë të detyruar.Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia dhe pa ne!”
Në vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg.Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949
Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë.Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithe globin tokësor, kishte habitur të gjithe botën. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesmarrja në meshë ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërise, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj.
Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë fillluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtëritin. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili është përpjekur per ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.
Të dyja kishat kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre si Papa Gjon Pali II më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, më 2-9 Nëntor 1999. Po kështu është përtëritur në menyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete, dhe në Kosovë. Kisha Ungjillore e Shqipërisë ecën sipas traditave të saj tashme evropiane, duke shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku ajo ka dhënë ndihmesë të shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kështu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janë kryesisht të banuar nga popullësi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbereshet e Italise janë populluar kruesusht me banorë të besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit ortodoks. Nëpër qytete i has të gjithë besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet të cilat kane qene dhe jane me perberje feytare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit” qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura “kapitulacione”, të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit.
Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij “Çeta e profetëve”, citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur’an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës – Dianës tek latinët – më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.

Femra kujdes, “donzhuanët” e internetit po ju mashtrojnë



Shumë femra dhe gra të vetmuara, janë të pasionuara pas internetit, faqeve për shoqëri dhe komunikim online. Kështu që, ato kalojnë ditë të tëra duke biseduar me
meshkuj të panjohur, me të cilët takimi në botën reale do të ishte një zhgënjim i madh. Për t’ju shmangur takimeve të pakëndshme dhe në kohë të ndërpritni komunikim me këto meshkujsh, ekspertët e komunikimit sugjerojnë që t’ju shmangeni këtyre 5 tipave të meshkujve.
1) ‘’Mashkull i fshehtë’’ – gjithmonë ju dërgon fotografi ku fytyra e tij nuk duket ose është e paqartë, ndërsa trupin e tij e tregon pa asnjë problem. Ekspertët vlerësojnë se ky tip i meshkujve zakonisht janë të martuar, në lidhje apo të shëmtuar dhe kanë frikë se dikush mund të zbuloj identitetin e tyre. Këto meshkujt duan vetëm kontakte fizike ose seks pa romantikë – gjë që femrat e kërkojnë më së shumti nga partnerët e internetit.
2) ‘’Mbreti i romantikës’’ – i përsërit vazhdimisht fjalitë ‘’dua të shkojmë diku vetëm ne dy, ëndërroj një shëtitje rreth plazhit, të shohim lindjen e diellit në agim’’, dhe po ashtu ai pranon çdo dëshirë tuajën. Sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mashkull të dëshpëruar i cili me çdo kusht dëshiron të ketë takim me një femër.
3) ‘’Bombardues’’ – është një mashkull i cili kërkon në internet femër pa asnjë kriter dhe ka të njëjtin standard apo model të ngacmimit: ‘’e nderuara ime, do të takohemi për një pije ose për darkë, sot jam plotësisht i juaji’’ dhe fraza të këtij rangu në vazhdim. Këto janë porosi që e bëjnë të mendoj një femër se ky tip meshkujsh bombardon femrat me ftesa për pije e darka dhe në fund del i pasuksesshëm.
4) ‘’Maniak i punës’’ – ai i cili asnjëherë nuk largohet nga puna dhe vazhdimisht flet për financa dhe punë. Ky është një mashkull që punën e ka prioritet dhe kuptohet se nuk aftësi për të pasur një kontakt me një femër.
5) ‘’Mashkull pedant’’ – nëse mashkulli me të cilin komunikoni kërkon femër të moshës 18 – 25 vjet, flokëkuqe, gjinj të mëdha dhe kërkon që femra të mos ketë mbi 55 kilogramë, bëhet fjalë për një mashkull me karakter të rëndë. Ato njerëz shpesh kanë fantazi të çuditshme seksuale, ku për shumë femra aktet e tilla janë të neveritshme.

Historisë së Shqipërisë


Shumë kohë më parë se Perëndia të na hidhte në kufijtë e Shqipërisë, ne i kemi parë shqiptarët, dhe kemi thënë: Ja, njerëz me të vërtetë të mirë. Mendimi i mirë që ishte ngjizur ndër ne, u forcua më tej nga marrëdhëniet që patëm me Bib Dodën, princ i Mirditës.
Dhe, që atëherë lindi ideja për të studiuar nën dritën e historisë, një popull që nxirrte para nesh njerëz kaq të mirë, shfaqte kaq madhështi, dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, të paktën aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinë e saj. Ndoshta, për këtë arsye, na u desh të shënonim vetë me durim faktet në lidhje me Shqipërinë, të cilat i gjejmë të shpërndara ndër historianë dhe dokumente të huaj.
Çfarë doli si rrjedhim nga kjo punë e gjatë dhe e stërmundimtë? Seria e papërfunduar, pa dyshim, por tekembramja, një sërë faktesh, një pjesë civile dhe të tjerat fetare, që ne sot mund t’ia parashtrojmë lexuesit.
Ndoshta, ende këto fakte nuk do të kishin marrë një farë renditje kronologjike, pa një udhëtim që ne bëmë në Gorça (Guruxhe për turqit), në vitin 1884, dhe kur u kthyem prej andej, ndjemë nevojën të përfitonim nga materiale të tjera, përveç që i kishim mbledhur me mundim.
Ishte një e vërtetë se, qysh nga pushtimi romak, Shqipëria nuk ka patur përkatësi politike. Që atëherë, për të hartuar historinë e saj, nuk mund të mbështeteshe në zhvillimet politike të jetës së saj kombëtare.
Por në mungesë të ngjarjeve politike, dukej se mund të gjeje mbështetje në faqet e jetës së saj fetare. Po ashtu, vendi ka kaluar në krishtërim qysh në kohët e hershme, dhe primati i Ilirisë, pati kërkuar strehim ndër malet shqiptare, pas shkatërrimit të Justinianës nga ana e Avarëve.
Për fat të keq ne nuk kishim llogaritur Greko-Bizantinët dhe vandalizmin e tyre. Por për shkak të vandalizmit të tyre u shkatërruan monumentet që ne patëm filluar, jo vetëm në jetën fetare të popullit shqiptar, por, pothuaj të të gjithë gadishullit Ilirian: Ohri-Justiniana ka qenë metropoli i tij nga viti 535 deri në 1767.
Për historianin, shkatërrimi i arkivave të një kryeqendre kaq të rëndësishme e kaq të madhe, si Metropoli Ohër-Justiniana, është një humbje për të cilën nuk do të të vinte shumë keq, nëse veç interesit të madh në lidhje me të, nuk do të kishin shërbyer shumë fakte fetare si pika orientimi për ngjarjet civile…
Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhin grindjet fetare, por, shkaku për të cilin është debatuar gjithherët ishte për zotërimin e Ilirisë dhe të Ohrit, metropolit të saj.
Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që, të mbeste zotëruese e Ohrit, dhe të mos lejonte ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formuan në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim atë latinishte, e më pas edhe të folmet vendase, të cilat u bënë krahinore, rurale, në krahasim me gjuhën zyrtare të pranuar nga të gjithë.
Dhe tashmë, cila do të jetë e ardhmja e këtyre racave të pafat dhe e këtyre vendeve të mallkuara? Ne nuk e dimë. Veç diçka duket e sigurtë. Çasti për të krijuar një shtet të madh ka humbur njëherë e përgjithmonë. Duhet shtuar këtu se, sa më tepër grekët do t’i imponojnë vetes sakrifica, herë për të fituar njërën e herë për të fituar tjetrën pjesë, aq më shumë do të bëhen të urryer.
Përsa i përket interesit të tanishëm që i bashkangjitet njohjes, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më tej, të gjithë Gadishullit Ilir, ne na duket përherë e më tepër se Europa e industrializuar dhe e qytetëruar, bën këtu po atë çka vetë Europa barbare dhe endacake ka bërë dikur….
Zhan-Klod Faverial (1817-1893), një prift katolik i lindur në një fshat malor pranë Sent-Etienit, Francë, e që do të punonte në zemër të një rajoni ortodoks të Perandorisë Otomane, nisi të shkruajë historinë e Shqipërisë që nga lashtësia e deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, vitit kur vizitoi për herë të parë këtë vend, pra më 1884. Ishte koha kur, gjithaq sa tani, Shqipëria përtej saj, përfaqësonte një enigmë e një dije të keqkuptuar. “Historia e Shqipërisë” një vepër me shumë rëndësi për historinë e popullit shqiptar, që sipas zbuluesit të saj albanologut Robert Elsie, është një vepër plot me njoftime të reja që nuk përfshihen kund tjetër, pritet t’i vijë së shpejti lexuesit dhe studiuesve në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Plejad”.

Botuesi i saj, Çlirim Kulla, thotë se është një vepër surprizë e që plotëson shumë boshllëqe të historiografisë shqiptare. “Politika franceze ka pasur një orientim tjetër ndaj Shqipërisë 150 vjet më parë, ndërsa autori i kësaj historie sjell një vështrim të ndryshëm mbi Ballkanin Perëndimor, ku në fokusin e Zhan-Klod…………….. Favarielit më së shumti është Shqipëria.”

Ishte fillimi i viteve ‘90-të kur studiuesi Robert Elsie dëgjon për herë të parë mbi një Histori të Shqipërisë, një vepër të konsiderueshme. Thuhej se dorëshkrimi gjendej në Stamboll, por kërkimet nuk nxorën gjë në dritë. Në shtator të vitit 1999 At Iv Danzhu, përgjegjës për arkivat e Strehës-Amë të Bashkësisë së Misionarëve Lazaristë në Paris sinjalizon zbulimin e veprës më të rëndësishme të Faverialit. “L’Histoire de l’Albanie” e Zhan-Klod Faverialit ishte shkruar midis viteve 1884-1889. Dorëshkrimi përmban 483 faqe. “Vepër e një rëndësie të madhe kulturore për popullin shqiptar, e para që gjurmon historinë e plotë të Shqipërisë, nga lashtësia deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Historia e tij është më saktë ajo e një treve jug-lindore evropiane me popullsinë e saj. Kjo histori është për më tepër historia e gjithë pjesës jug-lindore të Gadishullit Ballkanik duke përfshirë këtu, jo vetëm Shqipërinë e sotme, por edhe Epirin, Malin e Zi dhe gjithë Maqedoninë”, shkruan dr.Elsie i cili ka meritën e zbulimit të dorëshkrimit dhe e ka pajisur për botim edhe më një parathënie, përpos asaj të vetë At Favarielit. Sipas Elsie, Zhan-Klod Favariel ka përdorur të gjitha burimet e rëndësishme të historisë ballkanike, të shfaqura deri në ditët e sotme: Aravaniti, Ami-Bue, Kanty, Dezobri dhe Bashele, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Lekuje, Puarzo e Kais dhe mbi të gjitha, të madhin Pukëvil. Ai ishte gjithashtu në dijeni të veprave të letërsisë shqipe të autorëve të shekullit të 17-të si Budi, Bardhi e Bogdani. Përpos “Historisë së Shqipërisë”…………. Favariel, librat e botuar të të cilit ishin kryesisht në gjuhën bullgare, ndërsa pjesa më e madhe nuk u publikua kurrë, janë nedhe veprat “Historia Vllahe” 1891 dhe “Histori e Gadishullit të Ilirisë”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...