Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/14

UDHA E NJËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE




Halil Kajtazi


Çështja e njësimit të shqipes letrare është problem bukur i gjatë dhe i ndërlikuar, sidomos tash, kur kjo punë është dashur të bëhet më herët. Për këtë patën shkruar edhe shumë profesionistë të gjuhës, dashamirë dhe intelektualë. Për këto çështje është shkruar e folur nëpër shumë mbledhje, në kuloare e qarqe politike, sepse në jetë gjithkund ndeshim probleme të tilla, për të cilat duhet të kujdesen gjuhëtarët tanë. Këto probleme të aftësimit të njerëzve në të shkruar, në të vetmen gjuhë letrare shqipe, janë shikuar dhe organizuar në mënyrë të ndryshme. Mirpo, me sa po shihet, ende duhet të shkruajmë dhe të flasim e të mendojmë mirë për këto çështje thelbësore, për kulturën e gjuhës së shkruar, mbi shkaqet e të shkruarit të dobët të njerëzve në përgjihësi, “me shkollë e pa shkollë”, mbi metodat e punës kundër analfabetizmit si dhe mbi një varg fromash të tjera më të rëndësishme të gjuhës: kështu që gjuha jonë të kryente një funksion më rëndësi në zhvillimin e lirimin e personaliteteve krijuese të kulturës së përgjithshme dhe të ndërgjegjës së kthjellët të njerëzve, e në anën tjetër, ajo është bazë, pa të cilën nuk mund të mendohet zhvillimi i proceseve dhe as që mund të pritet ndonjë përparim i mëtejshëm i brezave të ardhshëm. Për këtë, edhe pse me vonesë, kujtoj se nuk është përsëri vonë, sepse, me një punë të organizuar mirë dhe me plan, nëpërmjet të një riorientimi në baza të shëndosha në përgjithësi, mund të arrihet që të kemi një gjuhë të shkruar (të njësuar) të përbashkët. Kjo punë do përkrahje morale dhe materiale.

Për t’i kaluar të gjitha vështirësit në këtë pikëpmaje dhe për ta zhvilluar mirë kulturën e gjuhës, në radhë të parë, duhet t’i japim rëndësi mësimit të shkrim-leximit fillestar, kështu që me durim dhe punë të palodhshme shkallë-shkallë, do t’i aftësojmë nxënësit që të shkrujanë e të flasin gjuhën drejt, mirë dhe pa gabime. Kuptohet se para arsimtarëve shtrohen detyra shumë serioze dhe të ndërlikuara, të cilat mund të tejkalohen vetëm duke i ushtruar nxënësit në të folur dhe të shkruar me plan dhe në mënyrë të sistemuar. Dimë se kuptimi i të shkruarit është i gjerë, duke filluar prej të “shkarraviturit” të fjalëve dhe të fjalive të para në klasën e parë e deri te të shkruarit e germave më të ndërlikuara na klasat e tjera të fillores. Duke përdorur forma të ndryshme dhe metoda të shumëllojshme në shkollat fillore, mendoj se shumë shpejt do të arrijmë t’i uhtrojmë nxënësit e të formojmë një gjuhë të përbahkët pa kurrfarë divergjencash, një sitil të afërt, të ngjeshur me fjalë e shprehje të qëlluara në gjuhë të njësuar dhe të gjithë tok të shkojmë në festën e Abetarës sonë. Kërkohet që të mos frikësohemi, sepse me anë të kopjuarit, të leximit të librave në një dialekt, të shkrimeve e të diktimeve si dhe të hartimeve të shkurtëra, të mësuarit përmendsh të vjershave e të pjesëve më të bukura të ndonjë tregimi, të shkruarit e letrave, pamëdyshje do të ndihmonin në tejkalimin dhe evitimit e vështirësive të fëmijëve.

Të gjitha këto forma të të shkruarit si dhe një mori variantesh të tjera, duhet t’ju përshtaten moshës së nxënësve, përkatësisht të klasës. Këto bëhen sipas një plani të përgatitur me kohë prej arsimtarëve të gjuhës, por në punë të tilla duhet të zotohen edhe arsimtarët e lëndëve dhe të degëve të tjera të mësimit.
Duke vepruar kështu, nxënësit duhet t’i udhëzojmë që të lexojnë libra të ndryshme në gjuhë të njësuar, shtypin, të shkojnë në shfaqje teatrale dhe kinematografike, të dëgjojnë ligjërata dhe diskutime cilësore. Kjo do të mundësojë që nxënësit të ushtrojnë e të mësojnë të folurit dhe të shkruarit edhe prej emisioneve radiofonike të stacioneve tona, të mishkrimeve e të tabelave të ndryshme, të titujve të librave, të gazetave, të revistave, etj.

Të gjitha këtyre përpjekjeve duhet t’u paraprijnë vetëm parapërgatitjet, që, në këtë fazë, janë të domosdoshme, por edh të ndërlikuara. Prandaj, po qe se e përgatisim terrenin përpara dhe me kohë, do të arrijmë suksese, sepse gjatë punës do të arrijmë e fitojmë njëfarë pjekurie dhe përvoje në jetën e përditshme. Kuptohet vetëvetiu se kjo është punë e vështirë, por që mund të përballohet, e për të vënë në praktikë si dhe për të pasur sukses më të mirë, kjo kryesisht varet nga parapërgatitjet që do të bëhen. Kështu, duke filluar prej klasave të fillores e deri në klasat më të larta, duhet të praktikojmë leximin e veprave të thjeshta e të lehta të gjuhës së njësuar.

Edhe plejada e shkrimtarëve të rinj, madje edhe arsimtarët, vëtë, brenda mundësive të veta, duhet të shkruajnë e të shfaqin mendime e të japin sugjerime, me qëllim që të zgjërojnë kopshtin e bukur letrar, duke filluar prej të vegjëlve e deri te më të rriturit. Një punë e tillë kërkon përkrahje, zell e durim edhe nga ana e revistave dhe e gazetave tona, sikurse janë: “Jeta e re”, Përparimi”, “Zani irinisë”, “Pionieri”, “Jehona”, Gëzimi” e posaçërisht gazeta “Rilindja” dhe “Flaka e vëllazërimit”,(që ndër të parat iu përveshen një aksioni të tillë), si dhe fletushkat e tjera me karakter lokal, etj. Revistat tona, për nga ndërmarrja e zotimi, janë padyshim të miradishme dhe ato meritojnë përkrahje, si morale, ashtu edhe materiale për të siguruar mbarvajtjen e mëtutjeshme të kësaj detyre kaq të rëndësishme për të mirën e gjuhës dhe të kombit, në përgjihtësi. Këtu nk mund të lejojmë laryshi e dualizma, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e varëfrojmë thesarin e gjuhës. Ato mund të mënjanohen, por, sipas një plani të caktuar dhe me perspektivë të ndritshme. Mendoj se nuk lypen kurrfarë komentesh për këtë që e parashtrova në shkrimin tim, sepse këtë e vërteton fare mirë edhe fakti se në gjuhën shqipe – këtë që po e kërkojmë t’ia bashkëngjesim edhe të folmen tonë – gegërishten letrare, por jo të pastër, sepse toskërishtja s’është marrë si gjuhë bazë, përveç krijimieve origjinale, në këtë dialekt janë përkthyer veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë: klasikët grekë dhe latinë, shkrimtarët më të njohur të humanizmit e të renesansës, të romantizmit Everopian dhe të letërsisë moderne evropiane dhe botërore.

Në këtë drejtim, ndihmuan mjaft edhe fjalorët që u përpiluan prej gjuhëve me renome të madhe, në gjuhën shqipe, e këta derisot kanë dhënë dhe po japin ndihmesën e tyre në çdo fushëveprim, siç janë: Fjalori i Kristoforidhit, ai i gjuhës shqipe, frengjisht-shqip, anglisht-shqip si dhe një varg fjalorësh terminologjik rusisht-shqip nga lëmë të ndryshme të shkencave.

E vërteta është se kemi një gjuhë, një komb e një histori... Prandaj, duhet të kemi edhe një ortografi. Fakti se kemi një leksik të pasur na vë në pozicion që të mendojmë se duhet të kemi edhe një gjuhë të njësuar, e cila nuk do të na shkaktonte kokëçarje për brezat e ardhshëm. E ç’duhet të bëjnë redaksitë?
Në qoftë se ato janë bindur se kanë kuadro të afta, sepse pa kuadro as që mund të mendohej nxjerrja e ndonjë reviste apo gazete, mendoj se është e udhës që t’ua detyrojmë ato dashamirëve të fjalës së shkruar të penës. Dihet se do të ketë “pro et kontra”, por këto janë ndihmesë për të arritur njësimin. Dashamirët e gjuhës në gazetën “Rilindja”, pastaj ata të Radio-Prishtinës, në rubrikat e tyre, përkatësishttë emisioneve foljore, duhet të punojnë e të mendojnë për këto çështje, sepse të vegjëlit dhe të rriturit duhet të fillojnë ta edukojnë intonacionin-muzikalitetin e fjalës së dëgjuar e të shkruar. Çfarë do të bëjmë për filloristët!? A duhet të shtypen libra shkollore menjëherë në gjuhën letrare, apo kjo punë bëhet shkallë-shkallë? Kuptohet se çdo punë që bëhet shkallë-shkallë është edhe e arsyeshme.

Duke shkruar për këto probleme të njësimit të letrarishtës sonë, nuk mendoj të rrah gjoks si ndonjë profesionist i gjuhës, por uroj që të mos e varfrojmë asnjë dialekt e të mos shkaktojmë huti në zbatimin në jetë të gjuhës shqipe, e këtë e bëra sa përtë hapur udhë për një diskutim publik në këtë fushë.
Në fund, mendoj se çështja e njësimit të gjuhës se sotme duht të pranohet njëzërit, sepse alternativat nuk janë të dobishme si dhe mëdyshjet e kuloareve nuk duhet lejuar të marrin përpjestime të ndryshme derisa dikush prej specalistëve të gjuhës, të japë fjalën përfundimtare.

Ps: (Paraprojektit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe i paraprinë disa diksutime e shkrime publike. Këtë shkrim e pata botuar në gegërishte në revistën “Zani i rinisë”, më 1968, të cilin e ktheva në gjuhën e njësuar, më 1 gusht 1997).

Kisha vjelur e lexuar shumë tregime e këngë për gratë, dhe kurrë në jetë s’e kisha nënçmuar faktorin grua, po as edhe atë burrë e grua, mish e thua!... Nuk do t’ua lodh mendjen, se kur më tregonin për femrat se ato janë më të mençura se meshkujt, gëzohesha, por kishte raste kur burrat i ruanin fshehtësitë e tyre, dhe mohonin mençurinë e garve! Fundja prapë silleshin e pështilleshin në atë rrjetë të grave, thureshin e përthureshin në to, sikur merimanga që thurë mizën në rrjetë të vet. Dhe, për çudi, edhe pse kisha dëgjuar se gratë kur grindën, ndërtojnë shtëpi në shtëpi, ato ditë kur u bë ky bum në gjuhë, sikur fare s’dëgjoja grindje grashë. Në këtë kohë pushuan grindjet. Më thotë kjo mendje se të gjitha gratë shqiptare në atë kohë qenë mendjeprehta! Burrat mendjelehtë e panë se ç’u bë dhe heshtnin. Edhe heshtja e tyre ishte pranim i gjuhës sonë, i kësaj gjuhës shkollore. Shkolla e bëri të veten, ajo i hapi dyert e reja të jetës dhe u bë udhërrëfyese e ideve kombëtare. Po, vallë, ku do të takohem me z. Arshi Pipa, e t’ia lexoj këto pjesë të prozës sime për gjuhën? Mos po kthehem mbrapa, them. Jo, në asnjë kohë, nuk e ndiej veten se kam gabuar që e kam ngritur zërin për një gjuhë të njësuar. Si dëshmi me peshë historike, mund ta lexoni shkrimin tim që i kishte paraprirë njësimit, gjendet i botuar në faqet e revistës “Zani i rinisë”, “Për njësim...” ishte titulli i shkrimit tim, i nënshkruar me emër dhe mbiemër: (H.K). Do ta shihni edhe shkrimin e botuar të z. Kajtaz Rrecajt, që i kishte paraprirë njësimit të gjuhës sonë. Ai edhe në kohën kur ishte student i Degës së Gjuhës Shqipe në Beograd, më l952, në fshatin Llaushë të Drenicës, para bashkëfshatarëve kishte mbajtur ligjëratën e parë për një gjuhë të përbashkët.



KONSULTA

Pranvera e Prishtinës trokiti bindshëm, një stinë që na solli jo vetëm lule e gjelbërim, por edhe na gjeti shumë të bashkuar, në çastin vendimtar, kur e shqyrtonim në mënyrë shkollore çështjen e njësimit të shqipes letrare. Kështu, më 22 e 23 prill 1968, në Amfiteatrin e Fakultetit Filozofik të Prishtinës, Instituti Albanologjik i Prihtinës së bashku me Fakultetin Flozofik, organzuan diskutimin publik lidhur me Paraprojektin e drejtshekrimit të gjuhës shqipe (Tiranë, 1967). Në të, morën pjesë shumë intelektualë: profesorë, mësimdhënës, redaktorë, gazetarë, mësues, studentë e dashamirë të tjerë të fjalës së shkruar shqipe. Në sallën, ku mbahej tubimi i intelektualëve, shihej qartë se shumica nga pjesëmarrësit kishin ardhur me dëshirë që të miratohej Paraprojekti i drejtshkrimit të shqipes.

Fjalën kryesore e mbajti Prof. Idriz Ajeti, i cili, pas e dha një historik të shkurtër të përpjekjeve të përfaqësuesve të Rilindjes kombëtare, propozi njësimin e gjuhës letrare. Lidhur me këtë çështje, nuk u paraqit ndonjë kumtesë nga pjesëmarrësit. Ky diskutim shkencor më vonë do të njihej si Konsulta gjuhësore e Prishtinës. Konsulta, me gjithë përpjekjet e ndonjë diskutuesi që, kosovarishtja të pranohej si gjuhë letare, doli me pikëpamje të qarta se shqipja duhej të njësohej.

Në tubimin e mbajtur të Konsultës së Prishtinës nga diskutuesit, u paraqiten edhe dy profesor të mi. Në diskutimin e tij, Abdullah Zajmi e ngriti zërin:
“Unë do të flas dhe do shkruej në kët gjuhë që po flas para jush! Dhe, nuk pajtohem me shkrue në gjuhën toske! Gegët e kanë gjuhën ma të pasun… Të mos e shkelim kët dialekt. Do të na gjykojnë brezat, kohnat. S’është e udhës të luejmë me gjuhën!...”

Me të njëjtën tezë të mbrapshtë doli në tribunë edhe profesori tjetër, Rexhep Hoxha:
“Edhe unë do t’flas e do t’shkruej në kët gjuhë! Pse ta ndryshojmë gjuhën gegënishte, kur e kemi tardhigue si mjaft t’pasun, e t’ia qesim kapelë përmbi toskënishten. Oh, gegënishtja jonë!, sikur ofshau ai me vete. “Kësaj nuk i afrohet as tosknishtja”.

Që të dy profesorët këmngulën në të v e t e n! Pastaj u ngrit profesori i tyre serb nga Vushtrria, ligjërues i Fakultetit Filozofik të Beogradit, Dr. Vojisllav Dançetoviç, që ishte në krye të Seninarit të Degës së Albanologjisë dhe, me një zë të thekshëm në gjuhën serbe, theksoi:

“Drugovi, ja licno smatram pa i tvrdim da jos nisu sazreli uslovi sa jedan jedinstveni alabanski jezik! Ima vremena za to…!” (“ Shokë, unë personalisht mendoj dhe vërtetoj se ende nuk janë pjekur kushtet që të kemi një gjuhë të njësuar shqipe! Ka kohë për këtë!...”)

Tribuna priste diskutues të tjerë, që do ta nderonin punën dhe do të jepnin ndihmesën e tyre në udhën e njësimit të gjuhës sonë. Kur, paprtimas u paraqit një politikan kosovar-shqiptar, shumica menduan se do të shkrtëronte në vijën e Dançës. Ishte ky Mehmet Hoxha, i cili, pasi vuri syzet, nisi të villte kundër politikës së ditës, e cila sa nuk e kishte çmendur, dhe tha:

“Shokë, unë mendoj se janë pjekur të gjitha kushtet që ne të miratojmë Paraprojektin e ndryshimit të drejtshkrimit të gjuhës së njësueme. Mjaft ma me këto mëdyshje! Ta kemi edhe ne një gjuhë të shkrueme, siç e formuen dhe e kanë popujt e civilizuem të Evropës. Nuk asht e udhës që të grindemi për këto çështje. Shokëve që folën, nuk ua zamë për të madhe. Ajo asht dëshirë e tyne! Edhe pas miratimit të drejtshkrimit, ata mund të vazhdojnë udhën e vet, por pa ne…! Ne nuk jetojmë e nuk shkruejmë vetëm për v e t e n, por edhe që të na kuptojnë edhe të tjerët”.

Ky mendim i këtij politikani që ishte zier në kuzhinat e Beogradit u dha zemër të gjithëve.
Pas një pushimi të shkurtër, një grup studentësh, në përpjekjet për të dhënë ndihmesën lidhur me njësimin e gjuhës letrare, hartuan një tekst me thirrjen:

“Ne, studentët e Fakultetit Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare, më kureshtje i përcollëm diskutimet lidhur me diskutimin publik të Paraprojektit të drejtshkrimit të shqipes. E themi me arsye të plotë e me përgjegjësi se janë pjekur të gjitha parakushtet që edhe ne Shqiptarët, kudo që jemi, ta kemi një gjuhë të përbashkët, siç e kemi alfabetin, abetaren, historinë, etj. Ne, nga kjo Konsultë e Prishtinës e ngremë zërin se jemi kundër dualizmave që na shpienë në udhë pa krye dhe e pengojnë evolucionin e gjuhës sonë. Urojmë që nga kjo tribunë t’u bëjmë th i rr je të gjithë intelektualëve që të përkrahin mendimin tonë, pra për një gjuhë të V E T M E, të njësuar.” ( Nuk më kujtohet se në cilin dialekt e patën hartuar studentët këtë propozim! Ka gjasë se teksti ishte shkruar në dialektin e gegërishtës!). Grupi i studentëve qe pajtuar që këtë shkrim ta lexonte Mustafa Kastrati, student i vitit të tretë. Dhe, për fat, ai doli në tribunë dhe propozimin e studentëve e lexoi me pasion. Të gjithë pjesëmarrësit e dëgjuan dhe e arsyetuan propozimin e tillë,duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur gjatë.

Konsulta miratoi njëzëri propozimin që gjuha letrare shqipe, të përdorej trevërisht nga të gjithë shqiptarët, duke vënë në jetë parimin: “Një komb – një gjuhë letrare kombëtare”
Duke dalë nga salla, Halit Tërrnafci, në prani të një grupi bashkëbiseduesish, shprehu frikën:
“More, çfarë do t’bëjmë ne? Ne jemi gegë!”

Më kujtohet se ia pata dhënë një nëmë:

“T’u thaftë ajo guhë, ç’po flet!? Do t’shkruajmë në gjuhën tonë…”
Vendimet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës ushtruan ndikim pozitiv në punimet e Kongresit të drejtshkrimit, në të cilin do të njësohej përfundimisht shqipja letrare.

2013/11/13

Qendra Klinike nga Ausburgu, ofron mbështetje dhe bashkëpunim për QKUK



Një delegacion Qendrës Klinike Universitare të Ausburgut të Gjermanisë vizitoi sot QKUK-në, në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, me Qendrën Klinike Universitare të Augsburgut të Gjermanisë,
Gjatë vizitës së sotme në QKUK, zyrtarë të Klinikës së Ausburgut, ofruan mbështetjen e tyre në lëmin e Kardiokirurgjisë, nefrologjisë, pediatrisë, kirurgjisë plastike, onkologjisë, endoskopisë dhe fushave tjera mjekësore.
Delegacioni nga Ausburgu, shoqërohej nga Dr. Gani Shabani, Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili njoftoi delegacionin në lidhje me funksionimin e sistemit shëndetësorë në Kosovë. Ai shpjegoi në lidhje me shërbimet që ofrohen në vend, me theks të veçantë QKUK. Po ashtu, Sekretari, foli për sfidat dhe nevojat që ka ky institucion në fushën e avancimeve dhe trajnimeve të stafit.
Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv në QKUK, njoftoi delegacionin në lidhje me shërbimet që ofrohen në QKUK, sukseset, sfidat dhe nevojat që ka QKUK.
Delegacioni nga Qendra Klinike Ausburgut, përbëhej nga Olaf Walter, drejtor, Herbert Hock, drejtor intern, Prof. Michael Bayer, kardiokirurg dhe Z. Ilri Seferi, bashkatdhetarë i yni në Gjermani dhe iniciatorë i projektit të bashkëpunimit.
Stafi i QKU Ausburg vizitoi Shërbimin e Kardiokirurgjisë, me që rast u informua në lidhje me punën që bëhet aty. Të dy palët u pajtuan të shkëmbejnë kuadrin dhe të ndihmohet stafi i QKUK me trajnime të ndryshme për mjekë dhe infermierë.

Qëndresë Halili :“Përsëri përsëritet”


Qëndresë Halili, një autore shumë njohur në Kosovë për shkak se ka nisur të shkruajë që në moshën 10-vjeçare, vjen me romanin e saj të ri “Përsëri përsëritet”. Autorja vlerësohet për stilin e saj tërheqës me daljen në dritë të këtij botimi. Botuesi i romanit thotë se “autorja bazohet bazohet në psikologjinë e të përsëriturit të Frojdit”. Ky roman, siç shkruan Shqiptarja, intrigon me personazhin kryesor, që është Laura, një vajzë e re, e cila arratiset nga vendlindja e saj pas një lidhjeje të dështuar dashurore. Në kohën kur kjo e braktis vendin e saj dhe ikën në një destinacion pa adresë, është në krize nervore dhe psikike.Nga këtu edhe fillon drama e saj, e cila shpaloset pastaj në formë monologu. Laura është një vajzë me çrregullime mendore, një skizofrene, që ballafaqohet me veten duke u munduar të gjejë shpëtim për të dalë nga gjendja, në të cilën gjendet. Në roman kjo vajzë nga fiziku i saj shihet si të gjitha vajzat e tjera pa përjashtim. Bën jetë “normale”, nuk i bën kujt keq dhe është aq e vetmuar. Shpesh ajo humbet dhe gjendet në shumë vende pa ditur si arriti aty! Ka pak njerëz që e njohin dhe është pak e shoqëruar. Ndërsa për t’u shoqëruar me dike, ajo shpesh del jashtë vetes nga frika se lëndohet. Dhe kjo e lëndon aq shumë, e i përsëritet vazhdimisht. Te Laura mjafton vetëm një fjalë apo një sjellje e mire nga njerëzit dhe kjo t’ua falë veten pa asnjë çmim.

Në këtë roman, Qëndresa e përshkruan përsëritjen si egon tonë. Në një rast ajo shkruan: Nëse mund t’i ikësh vetes mund t’i ikësh kësaj përsëritjeje. Por, kjo është e pamundur. Vetja është vet e përsëritshmja jote, uni dhe vetmia jote. Qëndresë Halili ka nisur të shkruajë në moshën 10-vjeçe në formën e fletëve të ditarit kujtimet e trishta të luftës serbo-kosovare, ngjarjet që e tronditën atë personalisht, por edhe familjen. Libri i saj i parë është cilësuar nga shtypi kosovar si “libri i parë i luftës”, sepse aty janë përmbledhur pasazhe të kujtimeve më të vërteta, ashtu siç mund të mbajë mend një fëmijë i moshës 10-vjeçare. Qëndresë Halili sot, në moshën 25-vjeçare numëron 6 libra, dy të zhanrit poezi, dhe të tjerat romane, ku i gjashti është “Përsëri përsëritet”.

UTOPIA LETRARE

Në botim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, doli nga shtypi libri më i ri i akademikut kosovar “Utopia letrare”. Libri “Utopia letrare” trajton letërsinë shqipe duke e krahasuar me letërsi të tjera të qarkut kulturor evropian dhe lidhet me librat e mëparshëm të autorit Bioletra (2000), Tematologjia (2005) e Albanizma (2009), duke kërkuar udhën e kanonizimit të Poetikës historike shqipe.Siç njofton autori, në pjesën e parë të librit trajtohen Utopia letrare e Distopia letrare, të paraqitura në prerje historike, në diskutime teorike e në analizat formale të idesë utopike e të diskursit utopik: duke u parë fenomeni nga tharmi elementar deri në zhvillimin e ndërliqshëm formal nga traktati social te forma e romanit. Kërkimi synon ta njohë fenomenin duke interpretuar vepra konkrete, në nivel idesh e strukturash.

Hamiti ka bërë të ditur se trajtimi nis me Atlantidën e Platonit e vijon me Utopinë e Tomas Morit, Qytetin e Diellit të Kampanelës e Atlantidën e Re të Bejkënit, për të theksuar nyjat e mendimit utopik e të formës utopike në kulturën evropiane. Në korpusin e letërsisë shqipe preket thelbi i utopizmit, për t’u trajtuar veprat “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit, “Shqipëria” e Sami Frashërit, “Frati i pashallarëve” e Zef Pllumit.

Ky lexim relacional jep mundësi që fenomeni të shihet në qenësinë e tij, pa marrë parasysh diferencat e shfaqjes në kultura nacionale. Prandaj, konstantat utopike letrare e përtej letrare, në kohë e kultura të ndryshme, theksojnë pika të përbashkëta: Utopia, Ujdhesa, Qyteti, Prona, Njeriu, Egaliteti, Pushteti, Ndryshimi; por të gjitha të vendosura në një Vend që nuk ekziston (utopi) dhe në një kohë të panjohur (ukroni). Zhvendosjet, në , kanë të bëjnë me ikjen nga realja për të kërkuar idealen.

Shkruan Flori Bruqi: “Duart e përgjakura’’në Kosovën e “re’’.




Një kirurg i specializuar për zemrën dhe një burrë i guximshëm, që ka punuar në shumë zona të rrezikshme të luftës, përfshirë Izraelin, Kosovën, Timorin Lindor dhe Afganistanin, Jurisevic mbetet emocionalisht i lidhur me vendin tonë. Australiani, rrëfimi i jashtëzakonshëm i të cilit nga lufta e Kosovës u botua në gjuhën shqipe pak javë më parë në librin me titull “Duart e përgjakura’’, përveç përjetimeve të rënda për të cilat shkruan në libër, ndjen se duhet të flasë edhe një të vërtetë në lidhje me Kosovën.
Craig Jurisevic
“Historinë e trishtë’’ të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që kur është botuar libri në Kosovë, ai ka pranuar shumë mesazhe nga veteranët e luftës, të cilët i rrëfejnë se jetojnë në kushte të rënda, kanë shumë pak të holla për të mbijetuar dhe se jeta e tyre është e tmerrshme në Kosovën e “re’’.

“Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,’’ thotë Jurisevic, i cili është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat Humanitare dhe anëtar i Kryqit të Kuq Australian.

Një rast i posaçëm e trishton më së shumti. Një burrë, 47 vjeç në atë kohë, ishte në frontin e Pashtrikut bashkë me Jurisevic, ku luftoi me trimëri. Ai u kthye në Kosovë, i lindi një fëmijë kur ishte 50 vjeç, dhe prej atëherë nuk mund të sigurojë një punë të qëndrueshme. “Ai shpenzon shumicën e parave duke u përpjekur që të sigurojë trajtim mjekësor për vajzën e tij 9 vjeçare, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Për shkak të korrupsionit në sistemin mjekësor, ai nuk mund të vizitojë një neurolog, pasi për këtë nevojiten para, të cilat ai nuk i ka. Ai s’ka para të mjaftueshme për një apartament të mirë e të nxehtë dhe fëmijët e tij jetojnë në të ftohtë dhe vuajtje,’’ rrëfen Jurisevic.

Duke qenë njeri shumë modest, kirurgu australian tregon shkurtazi se i ka dërguar atij para dhe e ka vënë në kontakt me një neurokirurg shqiptaro-amerikan. ‘’Ai është një njeri krenar dhe mund të mos i pëlqejë që të identifikohet, “ shton Jurisevic. Megjithatë ai thotë se i vetëm nuk mund tu ndihmojë veteranëve aq sa do të dëshironte dhe shton se me tërë ato miliarda që ipen për Kosovën, do të duhej që çdo burrë, grua dhe fëmijë të ketë standard të artë të kujdesit shëndetësor.

“Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’, thotë Jurisevic, duke shtuar se në Australi dhe gjetkë, atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit u ofrohet mbështetje e veçantë .

“Ne të gjithë luftuam për çlirim. Ne të gjithë luftuam për liri. Luftuam për t'i dhënë fund shtypjes! Po tani luftëtarët tuaj janë të shtypur nga varfëria, pa lirinë për të mbrojtur familjet e tyre nga shtypja që vie nga pabarazia dhe korrupsioni. Për mua ky është një fund shumë i trishtuar i një luftë të trishtë. Kjo gjë më thyen zemrën dhe më mbush me zemërim dhe neveri,” përfundon Jurisevic.

*****


Craig Jurisevic: crossing the line

Craig Jurisevic, whe went to a war zone to treat the injured then joined the fighting, talks about his memoir, to be released this month.
ON April 27, 1999, a young Adelaide trainee surgeon, appalled by the "fresh hell" rising in Europe out of the brutal war being waged by Slobodan Milosevic's forces in Kosovo, left Australia to provide medical help to victims of the conflict. Craig Jurisevic flew to Albania under the auspices of the International Medical Corps, where he was appointed surgical co-ordinator for a 100,000-strong refugee population.

His story could easily resemble those told by myriad combat surgeons on battlefronts around the world, commendable for their spirit of altruism but often unexceptional in detail. Jurisevic's narrative is rendered extraordinary, however, by one key, and startling, aspect. He not only provided medical help in Kosovo but took up arms, fighting alongside guerilla resistance group the Kosovo Liberation Army.
On a sunny Sydney afternoon, Jurisevic sits down in a boardroom at The Australian's offices to discuss the memoir he has written about his Kosovo experiences. He's called it Blood on My Hands.

Blond and lean, with a runner's physique and Slavic blue eyes, Jurisevic, now 44, is a senior cardiothoracic surgeon in home town Adelaide, working at Royal Adelaide Hospital and in private practice. He's also a seasoned combat surgeon, a recreational shooter, poetry lover, happily married father of three and a reservist with the Royal Australian Army Medical Corps. It's difficult to see in him that soldier-surgeon of 10 or so years ago who found himself immersed in dark moral and ethical waters. He is coolly self-possessed, charismatic and talks amiably about normal things: his love of Wilfred Owen's poems, his doctor wife Donna, his children, the benign Easter weather.
This month, Jurisevic will launch Blood on My Hands at the Sydney Writers Festival, and what a tale it is.
After arriving in Tirana in April 1999, he heads to the town of Kukes, northeast of the Albanian capital, to work at the hospital. While there he discovers, and exposes, an extensive private extortion racket being run by the hospital's corrupt director, in league with local mafia. He is warned by a physician, who turns out to be a local commander in the KLA, that he's now potentially a mafia target and that he will find safe haven in, of all places, a KLA recruitment camp in Helshan, near the front at Mt Pastrik.
Jurisevic, after much wrestling with his conscience, abandons his non-partisan status and heads for Helshan. He reasons that he is in Kosovo to help victims of the war; does it matter whether they are refugees at Kukes or KLA soldiers wounded on the front?
He starts off as an army surgeon at the KLA camp, then, in an extraordinary twist, starts training its young, mostly unskilled recruits before becoming a combatant himself. He is not formally attached to the KLA's Atlantic Battalion but is embedded with it. He sets up a makeshift hospital in a cave near the peak of Mt Pastrik, operating on battle casualties while dodging bullets and shells, goes on patrols, and kills Serb forces in combat. Towards the end, emaciated and "half-mad", he gathers intelligence on Serb forces that he passes to US Special Forces. This information triggers a NATO bombing campaign that results, he later learns, in more than 400 Serbian casualties.

Jurisevic wrote the memoir during seven weeks in August-September 2008, the idea for the book suggested by a Special Forces medic in the Australian Army who had been impressed by a talk he had given on his Kosovo experiences.
"My wife, Donna, had also been telling me for years to write it down. She thought it would be cathartic and it would help."
Did it? Jurisevic, who says he suffered untreated post-traumatic stress disorder for years -- "terrible dreams, flashbacks, all of that" -- nods. "I hadn't spoken about my Kosovo work until recently, other than to medical colleagues or in the military when I'm giving lectures. My impression was that most people wouldn't or couldn't relate. It would be too alien for them to comprehend."
His primary reason for writing it, he says however, was to bear witness to the tales of suffering he heard, or saw, such as a massacre of 14 Kosovar villagers by Serb troops. "I wanted to document that part of history, for people who suffered there, for those who died."

The book had a complicated gestation. Initially billed as being co-written with author Robert Hillman, the latter's name has been dropped from the cover. Jurisevic says Hillman was initially brought on board by publisher Wild Dingo Press because "it was pretty heavy reading. They wanted to make it a little more palatable, I think."
Hillman worked on Jurisevic's draft, adding more narration and colour. "We took it back and made a few changes to bring it back more to the original. We wanted to keep it perfectly factual and correct, take no artistic licence. So the book is basically my book, with Robert's influence, and then my influence on top of it again."
What drives a self-described "nice white boy from Adelaide" to embed himself in a vicious conflict, viewed as one of the worst of modern times, to take up arms, to kill? Jurisevic's history provides some clues.
Born in 1965 in Adelaide to an Australian father and a Slovenian immigrant mother, he was reared on stories of his maternal grandfather Franc's heroism in aiding partisans near Trieste, Italy, during World War II, actions that saw him incarcerated by the Nazis at the Dachau and Mauthausen concentration camps.

He admires his grandfather's activism and courage, and says staying in Australia and passively watching Kosovo implode would have been a betrayal of his memory. Also influential was his horror at seeing a homeland being destroyed. He wistfully recalls a happy visit to Yugoslavia as a child, before it was racked by war. These bloodlines and cultural ties meant that "sitting back and doing nothing in Adelaide" was never an option when the call went out for trauma surgeons in 1999.
Long angered by what he perceives as the West's slow reaction to the massacre of mostly Muslim populations during the Balkan wars, he says he went to Kosovo with one goal in mind: to help the victims of suffering. Armed with experience as a combat surgeon working in Israel and Gaza during the 1992-93 Intifada, he had skills that were sorely needed. But these neutral, clinical considerations were also tempered, very early on, by a visceral disgust and a growing urge for retaliation against the Serbs, after witnessing examples of their brutality. "You get very angry," he says simply.
Jurisevic concedes he's not a pacifist at heart; that injustice triggers a deep rage in him. It's disconcerting to hear this medical man speak of killing. Of the corrupt hospital director and his henchmen, he says coolly: "Even now, I wouldn't bat an eyelid if someone came and put a bullet in their heads." He speaks of not intervening as soldiers killed a captured Serb paramilitary: "He was like a disease, really." Asked about killing his first Serbian soldier, he says he did so only in self-defence. "There's no malice. You don't gloat afterwards."
Reading his memoir, you get a sense of a man whose anger and disgust at Serbian brutality sends his moral and ethical compass awry. A doctor who kills violates every cultural expectation we hold and cherish about medical personnel.
Jurisevic admits his biggest ethical battle in Kosovo was the troubling dichotomy of being healer and killer. He came up with a euphemism, "preventative medicine", that enabled him to make some kind of peace with his decision. He's aware it did not provide absolution and still left bare thorny ethical issues, but feels it was the best moral guideline he could find under the circumstances. By training young, unskilled KLA recruits, he reasoned, he'd be reducing the number of future casualties.
Another grey area was his alignment with the KLA, a group that began life as a ragged resistance army against Milosevic's army in the mid-1990s and evolved into a powerful fighting force that was later linked with drug-running, prostitution, organised crime, even terrorism. Truth, he knows, is one of the first casualties of war. The line between the good and bad guys is thin indeed.
Was he aware the KLA was no band of angels? "Oh, absolutely. But back then I looked at them on face value. It was a war. They were supported by NATO and the West. What I saw of the KLA was that most of them were just refugees with guns."
He believes that the Kosovo war, of all the recent wars, is probably the most "black and white" for outsiders wanting to help. More than 850,000 Kosovar Albanians were expelled with brutal force from Kosovo by the Serbian forces, he points out. "From that point of view, justification was easy."
But, still, there was guilt and remorse, particularly when he learned of the full deadly force of the NATO assault. Jurisevic says his sleep is easier these days, though the dead still visit. Writing the book and, funnily enough, joining the Australian Army in 2006 have helped, providing a sense of catharsis.
He is expecting a heated response to his book from some quarters. "I will be called a killer, a terrorist, a supporter of Islamic extremism by members of the Serb communities around the world, but I am prepared for criticism of this nature. Basically I went there to help people who were victims. I didn't care who was killing them. It just happened to be Serbs this time."

Similarly, he's expecting some dissenting voices from colleagues, patients and friends when they read his story. "I suspect that most medical people reading the book, particularly those involved in trauma, will understand the path I took beyond the role of pure non-combatant. Some, however, will remain unable to fully comprehend the circumstances in which my decisions were made and will see my actions as reprehensible and completely unjustifiable."
Given the story's extraordinary nature, Jurisevic acknowledges some may doubt the veracity of his account but cites hundreds of photos he has of himself in action and scores of emails he has received from former battalion colleagues. Publisher Catherine Lewis also vouches for his testament, saying the story was intensely researched and that proof, through various forms of documentation, was provided. She is fully satisfied it is a true account, she says.
So is Academy Award-winning producer Eva Orner, who is working on a film of the book, planned for release next year. "It's an important story that hasn't been covered well in a film. It's an outsider's story of a war and I think that makes it different."
These days Jurisevic is busier than ever with work and his young family, but his short stint in hell -- he was in the Balkans for about seven weeks -- has irretrievably changed him. Politically, he has an even stronger understanding, and even empathy for, Islamist grievances. He understands how poor young Muslims can come to view the West as oppressor. He despises the gung-ho, jingoistic celebration of war, says that if the truth be told, "every war begins and ends with the screaming". He is, surprisingly, not a pessimist, despite witnessing the worst of human nature, though says he's more than ever aware that the capacity for evil lies in more of us than we imagine.

Perhaps most vitally, his experiences have left him with a sense of the fragility of existence. He feels that Australia, with its tranquil, sunny culture, is a lotus land of sorts. "It could suddenly change. You realise that people and situations can turn horrific in seconds, and that's the frightening thing.
"It's made me realise you have to appreciate everything you have, your day-to-day life, your family."

Promovimi i “Kosovës” së Jusuf Buxhovit do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.



Nga Flori Bruqi


Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë.

Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës.

 Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.

 Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.




Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve.

“Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.

Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.

Shikuar nga ky prizën, “Kosova” e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.

Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t’i përdor “si të vërteta historike”.

 Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si “qendër e shtetit serb”, ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).

Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipëri.

Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

Pse Beogradi  çmendet  nga librat e Buxhovit!

....“I ashtuquajturi historian shqiptar, Jusuf Buxhovi para ca kohësh botoi në Prishtinë librin ‘Historia e Kosovës’, e cila jo vetëm që nuk ka kurrfarë baze shkencore, por në tërësi i anashkalon serbët, kurse Kosovën e përshkruan si ‘qendër shpirtërore, kulturore dhe shtetërore të Shqipërisë’. Ai madje shkon aq larg sa pohon që shqiptarë e jo grekët janë themelues të Trojës dhe shkrues të Iliadës”, shkruajnë mediet serbe duke reaguar ndaj librit më të ri të Buxhovit.

“Mbi bazë të faktografisë shkencore, Buxhovi konludon se nuk ka pasur Serbi shtet mesjetar serb e as Kishë Ortodokse Serbe, por vetëm krahina, që në histori janë të njohura si okupuese dhe kundër etnikumit shqiptar”, ka shkruar gazetari prishtinas Esad Dujaka për këtë libër.

Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, pohon se fjala është për “dhunim të paparë e të pashembullt ndaj fakteve historike dhe arsyes së shëndoshë”.

“Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument ër krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë”, tha Terziq në reagimin e tij për mediet serbe.

Ndërkaq, sipas Milla Bjelajac, këshilltare shkencore për historinë e re serbe, “nuk ia vlen të shpenzosh fjalë për një vepër të pavlerë në kuptimin shkencor”.

Sipas saj, “ky libër i dedikohet thellimit të mosmarrëveshjeve në Ballkan dhe helmimit të gjeneratave të reja”.



“KOSOVA” e J. Buxhovit – në anglisht


Ky libër që në Kosovë ka bërë jehonë si rrallë ndonjë botim tjetër i viteve të fundit, është pritur me po atë interesim edhe nga bashkatdhetarët. Prania në sallë e autorit, shkrimtarit publicistit dhe historianit të njohur Jusuf Buxhovi ishte një atu shtesë për publikun e ardhur në numër.

Duke prezantuar librin e tij, autori Buxhovi ka thënë se mesazhi që ka dashur ta përçojë përmes librit ka qenë para së gjithash ngritja e besimit të lëkundur të shqiptarëve në veten e tyre. “Ne kemi ndërtuar shtetin por nuk e kemi ndërtuar ardhmërinë. Ajo nuk ndërtohet me deklarata politike. Dhe këtu qëndron rreziku për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë Buxhovi. “Historia e njerëzimit tregon se shumë shtete dhe civilizime janë stërkequr dhe kanë dështuar pikërisht atëherë kur kanë menduar se është arritur fitorja”.

“Shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Unë megjithatë duke shkruar këtë libër nuk jam pëqendruar vetëm në historinë e Kosovës. Unë kam synuar që shqiptarët të kenë një histori shpirtërore që nga antikiteti e deri më tash. Janë 5000 vjet qytetërim në të cilin Kosova apo Dardania ka pasur privilegjin të jetë në qendër të zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet jo vetëm për këtë hapësirë por edhe për civilizimin botëror në përgjithësi”.

Këtu Buxhovi është ndalur duke iu përgjigjur disa hezitimeve dhe rezervave që janë paraqitur në opinionin tonë lidhur me librin e tij. “Ndoshta duket pretencioze nëse thuhet se civilizimi botëror, antikiteti, u detyrohet stërgjyshërve tanë, pellazgëve, dardano-ilirëo-arbërorëve. Shkenca këtë e ka thënë këtë para 200 e më shumë vitesh. Jusuf Buxhovi nuk ka bërë asgjë tjetër pos që ka bartur një pjesë të historisë së shkapërderdhur nga dokumentet botërore dhe e ka futur në një libër.

Qëllimi im ka qenë dhe është ta paraqes atë që e ka thënë me kohë historiografia botërore por që nga kriza lindore e tutje është shtrembëruar duke i privuar shqiptarët nga kjo histori dhe nga harta gjeopolitike e strategjike në Ballkan”.

Nga ajo kohë, thotë Buxhovi, "vijnë dy projekte morbide, që në një mënyrë vazhdojnë edhe sot e asaj dite: Nacertania serbe dhe Megaliidea greke. Të dyja janë hartuar në vitin 1844 dhe propagojnë zhdukjen edhe fizike të shqiptarëve. Gjatë periudhës pas këtyre dy projekteve, shqiptarët kanë qenë viktimë e katër gjenocideve.

Gjenocidi i pestë ishte në rrugë që të realizohej po të mos ishte ndërhyrja e perëndimit dhe sakrifica jonë si popull për tu flijuar. Së këndejmi, qëllimi im me këtë libër është që tu tregohet shqiptarëve se janë popull antik, që kanë ndërtuar civilizimin dhe perëndimi duhet të sillet me ta sikur me ndërtuesit e djepit të civilizimit perëndimor. Të mos turpërohemi nga madhështia jonë”, ka porositur autori i librit me tri vëllime “Kosova”.

Për fat të keq, ka vazhduar Buxhovi, “me disa segmente të qeverisjes aktuale në Prishtinë, sikur po ju jepen argumente atyre zërave që, të mbështetura në ideologjitë shoviniste, thonë se shqiptarët nuk janë në gjendje të mbajnë shtet dhe se ata janë popull bastard, që nuk e meritojnë shtetin ose shteti i tyre do të shfrytëzohet kundër interesave evropiane e civilizuese”.

Duke iu kthyer procesit të shtetformimit të Kosovës, autori ka thënë se tri janë referencat e kësaj shtetësie: Konferenca e Bunjajt, demonstratat e 68-tës kur për herë të parë u paraqitën parullat Kosova Republikë dhe lëvizja shtetndërtuese demokratike e vitit 1989 që identifikohet me Ibrahim Rugovën.

Një vështrim mbi krijimtarinë publicistike të Buxhovit e ka lexuar krijuesi Shefqet Dibrani, ndërsa prezantimin e autorit e ka bërë anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, Hamëz Morina.







****
Librat e Buxhovit edhe në anglisht


Pas një pune shumë intensive, këto ditë,shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën anglishte, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit. Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në bestseler, me botimin në gjuhën anglishte, në botë, për herë të parë nga një historian shqiptar, do të përhapë të vërtetën rreth historisë shqiptare që nga antikiteti e deri te koha jonë, e vërtetë kjo e cila është e liruar nga kornizat ideologjike dhe anatema e limiteve joshkencore të imponuara nga propaganda e Beogradit me të cilat ka qenë e ngarkuar historiografia jonë deri më tash. Botuesi ka paraparë që promovimi i “Kosovës” në anglisht të bëhet gjatë muajit nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj me promovime në Shkup dhe Tiranë. Promovimi i “Kosovës” do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...