Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/19

Përse sulmohet kolonel Fuad Ramiqi?

Express






Fuad Ramiqi dërgon Gazeten Express ne gjykat për shpifje dhe gënjeshtra.Pas shkrimit që bëri gazeta express kundër Fuad Ramiqit duke e akuzuar për spiun të serbëve ky i fundit ka dërguar gazetën në gjykat.
Fuad Ramiqi në një shkrim që ka bërë drejtuar opinionit dhe gjykatës sqaron dhë kërkon hetimin e menjëhershëm të shkrimit me titull “Fuad Ramiqi, i dërguari i Shërbimeve Serbe që shtynë AGJENDA ISLAMIKE në Kosovë”.
Vite më parë në Kosovë është mbyllur një gazet pikërisht për shkakë të shpifjeve dhe gënjeshtrave,  gazeta express njihet si gazet e qeverisë e cila udhëhiqet nga deputeti i kuvendit të Kosovës Berat Buzhala i cili po ashtu njihet si anti islamist.
Më poshtë e keni shkrimin e ankesës së Fuad Ramiqit drejtuar gjykatës :
Në bazë të publikimit të shkrimit nga redaksia e Gazetës Express  – elektronike me titull Fuad Ramiqi, i dërguari i Shërbimeve Serbe që shtynë AGJENDA ISLAMIKE në Kosovë të botuar me 06.11.2013 në ora 17:23  të thirrur në dokumentet analitike të Inteligjencës së Kosovës, parashtroj këtë :

ANKESË
Shkrimi përmban shpifje, akuza, fyerje, gënjeshtra, paragjykime si dhe rendë cenon integritetin tim personal dhe tendencën e denigrimit tim, të Lëvizjes Islame Bashkohu, islamit  dhe të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës. Ne vijim:
1) Konstatimi se jam I rekrutuar nga KOS në fillim të viteve 90  dhe nga persona të cekur në shkrimin e Gazetës dhe së mbaj lidhje me strukturat ushtarake të Serbisë si VBA dhe VOA janë gënjeshtra të fabrikuara dhe së me përgjegjësi të plotë garantoj që kurrë nuk kam njohur dhe nuk i njoh këta persona dhe së kurrë nuk kam ndëgjuar për ta dhe aktivitetet e tyre, dhe së kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë veprimtarie të këtyre njerëzve.
2. Në vijim konstatimi i gazetës Express në bazë të dokumenteve analitike të Inteligjencës Kosovare se kam qenë pjesë e ushtrisë së  Krahinës  Autonome të Bosnjës Perëndimore të ngritur në pozita të larta,- edhe kjo është një gënjeshtër e fabrikuar. Unë kam qenë Oficer  i armatës së Republikës së BI H-Korpusit 5. dhe së kurrë, në asnjë mënyrë dhe asnjë sekondë  nuk kam qenë pjesë e ushtrisë së Fikret Abdiqit, gjë që posedoj fakte për këtë çka po them  - dokumente – falënderime – Vlerësime si dhe shtetësinë e BIH. Gjithashtu janë edhe njerëz bashkëluftëtare te mi- ushtar e oficerë të gjallë që do të mund të dëshmojnë. Përkundrazi unë dhe familja ime në atë kohë  kemi qen të izoluar  e unë  në burg shtëpiak nga ushtria Fikret Abdiqit – dhe së me ndihmën e UNHCR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare jemi nxjerre në momentin e fundit nga ai vend si dhe më ndihmën e ambasadës se Shqipërisë ne Kroaci jemi vendosur në Shqipëri, nga kërcenim edhe  për likuidim fizik.
3)Për dyshimet se unë që nga atëherë mbaj kontakte me strukturat të trashëguara nga KOS – garantoj që nga demobilizimi im nga APj – në fund të vitit 1991, kurrë ne jetën time deri me tani nuk kam komunikuar me ndonjë person të nacionalitetit serb,- apo tjerë në çfarëdo mënyre,fizike, telefonike, elektronike, ndërmjetësues apo tjetër ne çfarëdo forme, gjë që jam I gatshëm të përgjigjem penalisht, moralisht apo çfarëdo mënyre tjetër para organeve të Republikës së Kosovës apo popullit të Kosovës.
4)Edhe dyshimi se unë isha në veturën zyrtare duke  shoqëruar  kryeministrin turk R.T Erdogan nga Prizreni- në Aeroport. Adem Jashari është gënjeshtra dhe e pavërteta e radhës, si dhe që mbaj lidhje të fuqishme me Iranin,e  pavërteta e radhës.
5. Është e vërtete se unë  i respektoj dhe shoqërohem me shumë imam të R.K, po ashtu edhe me hoxhën e nderuar M.M, por ekskluzivisht në kuadër të fuqizimit të dijës dhe devotshmërie sime ndaj Krijuesit dhe Islamit, dhe asgjë tjetër.
6)Rreth veprimtarisë sime në Kosovë gjatë luftës çlirimtare në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, të forcave të armatosura të Kosovës si dhe vrasjes së ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqit , botërishtë dhe në mënyre më transparente janë  të dëshmuara te gjitha veprimtarit e mia  si në  aspektin patriotik, profesional, moral e njerëzorë. Dhe  të njohura të gjitha vendë-ndodhjet e mia në çdo sekondë të kohës së luftës gjë që janë edhe të dokumentuara. Në bazë të pozitës që kam pas më përgjegjësi të plotë i  kamë përmbushur të gjitha detyrat dhe obligimet pa asnjë lëshim edhe më të vogël. Unë  kërkoj, siç edhe më parë kam patuar kërkesa të njëjta që të gjendët vrasësi  por edhe urdhërdhënësi për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqit. Ky është obligim edhe i institucioneve përkatëse edhe i interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të historisë, drejtësi dhe të  vërtetës. Kjo e vërtetë gjithsesi një ditë do të zbardhët pa marre parasysh tendencave që të harrohët apo manipulohet rreth kësaj të vërtete. Sa për dijeni dhe të  vërtetës unë në fillim edhe kam qën ndihmësi i tij i par për qështje të kudrave dhe mobilizim ne kuadër te Ministrisë së Mbrojtjes dhe bashkëpunëtori i afërt i tij në atë kohë.
 1) Në asnjë moment nuk më kujtohet që kam pas shoqëri më personin e cekur nga gazeta Express , Nebi Rexhen, por më përgjegjësi te plotë dhe të dokumentuar garantoj se personi në fjalë nuk ka qën  shef  i inteligjencies në FARK, të paktën aq sa unë kam pas qasje në këto struktura.
2) Sa për karrierën time politike mund të ju them se udhëhiqet nga parimet e identitetit, dinjitetit, moralit politikë, humanizmit, sinqeriteti, të vërtetës dhe këto krejt në interes të popullit shqiptarë kudo.
3) Forumi mysliman i Kosovës është I formuar ne vitin 2006, ekskluzivisht nga njerëz të nacionalitetit shqiptarë dhe së asgjë nuk ka të vërtetë nga emrat e nacionaliteteve tjera të cekura në gazetë gjë që mund të vërtetohet edhe në departamentin e regjistrimit të OJQ-ve.
Në fund mund të ju them se tendencat e grupeve apo individëve te caktuar për të më frikësuar mua dhe popullin tim janë te kota, dhe gjithçka çka do të mundohen te bëjnë me të pavërtetat nga kushdo qofshin ato nuk do të më ndalin në rrugën time deri ne vdekje. E  imja është që të ua bëj me dije se mbrojë të vërtetën, kërkoj drejtësinë, kultivoj humanizmin dhe krejt këto në interes të atdheut tim.
Kërkoj nga ju që të merrni masa në kuadër të përgjegjësive tuaja për gazetën në fjalë.
Këtë lëndë do ta procedoj edhe në gjykate.
 Punuar në katër (4) kopje:
  1. Asociacionit të gazetareve të Republikës së Kosovës,
  2. Këshillit të pavarur të mediave,
  3. KMLDNJ,
  4. a/a
 08.11.2013                                                                                                                  Fuad Ramiqi  Prishtinë


*********




Përse sulmohet Fuat Ramiqi?

1.
Në datën 6 nëntor 2013 gazeta Express që botohet në Kosovë, dhe njihet si gazeta e SHIK-ut apo më saktë media e gangsterëve që mbajnë në pushtet kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, botoi një shkrim me titull “Politikani që mbron islamizmin në Kosovë rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb (KOS)”. Shkrimi i cili ishte një mish-mash faktesh, shpifjesh, kërcënimesh, dhe raportesh agjenturore i ngjante kryekëput shkrimeve që botoheshin në Shqipëri në Gazetën Shqiptare në kohën e Fatos Nanos kundër muslimanëve. Kokteji i shpifjeve, kërcënimeve, aludimeve dhe fakteve që ishin sjellë në këtë shkrim ishte gatuar në mënyrë të atillë që të linçonin publikisht njërin prej aktivistëve më me famë të Islamit në Kosovë, Fuad Ramiqin. Spiunët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, apo të kujtdo agjencie tjetër që kishin furnizuar Expressin me të dhëna mbi Fuadin, në raportin që kanë botuar tregojnë se dinë shumë mbi Fuadin, të cilin, edhe pse kundër tij – mesa unë di – nuk ka ndonjë urdhër prokurorie për hetim për ndonjë krim, rezulton se ilegalisht e gjurmojnë këmba këmbës sikur të jetë armik i Kosovës. Spiunërit e Thaçit dinin për shembull që Ramiqi ka qenë një nga themeluesit e Forumit Musliman të Kosovës, që është drejtuesi kryesor i Partisë LISBA, që ka qenë veprimtar i LDK-së, zëvendes i komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës te Kosovës gjatë kohës së luftës, që ka takuar kryeministrin turk Erdogan etj. Por faktet e dhëna nga gazeta Express, përziheshin me shpifje dhe aludime tamam si ato që bëjnë apo bënin në Shqipëri islamofobë sikur Kastriot Myftaraj dhe Piro Misha.


Agjencia e Kosovës për Inteligjencën është një organizatë e mbushur me katundarët e cubat e Hashim Thaçit. Shumë spiunë që punojnë sot për këtë agjenci, besoj që duhet të vijnë nga ish-anëtarët e bandave kriminale që u ndërtuan në Kosovën e pas luftës dhe bën me qindra krime në vend, ndër të cilat dyshohet që të jetë edhe vrasja e rivalit kryesor të Hashim Thaçit, Ahmet Krasniqit. Megjithatë, tamam si në tregimin e hajdutit që thërret “kapeni hajdutin” edhe në shkrimin në fjalë, autorët anonimë të traktit kundër Fuad Ramiqit, e akuzojnë të fundit si të dyshuar në vrasjen e eprorit të tij në FARK, e për më tepër e shpallnin agjent të Kundërzbulimit Serb (KOS).

Hetimi i AKI-së kundër Fuad Ramiqit është kriminal, ilegal dhe kundër të gjithë ligjeve të Kosovës. AKI-ja e ka të ndaluar që hetimet e saj t’ia jap mediave. Hetimet e saj duhet t’i jepen vetëm prokurorisë, kur prokuroria ngre një akuzë kundër një qytetari. Gazeta Express që ka botuar këtë linçim ka shkelur ligjet e Kosovës në shumë pika. E para shkelje ka të bëj me faktin që ajo i referohet dokumentave të klasifikuara sekrete të një institucioni të pavarur të sigurisë siç është AKI.



E dyta, edhe sikur raporti i AKI-së të jetë i vërtetë kodi i gazetarisë në Kosovë, ligji mbi privatësinë, ligji kundër shpifjes, ligji për lirinë e shprehjes etj nuk lejon që kundër qytetarëve kosovarë të bëhen kësi linçime publike. Edhe sikur Fuad Ramiqi të ishte armik i Kosovës, fytyra, emri mbiemri dhe familja e tij duheshin mbajtur sekret sipas të gjitha ligjeve në fuqi në Kosovë, pasi me shkrimin që Express ka botuar ka vënë në rrezik jetën e Ramiqit.


 E në anën tjetër nëse Fuad Ramiqi do të ishte agjent e kriminel siç gazeta Express pretendon, kundër tij do të duhej të niste një proçes penal-juridik, duhej të hapej gjyq dhe të shpallej fajtor nga gjykata. Vetëm pasi të ishte gjetur fajtor për të gjitha këto akuza gazeta Express dhe spiunët e AKI-së mund të publikonin shpifjet e tyre.

2.

Sulmi i ulët dhe ilegal që hafijet e Hashim Thaçit kanë bërë kundër liderit islamist kosovar nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë e fitneve, shpifjeve dhe sulmeve që spiunazhet shqiptare kanë bërë në historinë e tyre kundër qytetarëve të Kosovës por edhe Shqipërisë. Në këto 20 vite e fundit ne kemi parë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sesi spiunazhet e huaja dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë kanë sulmuar një sërë figurash publike shqiptare. SHIK-u i Kosovës qëndron i akuzuar për bërjen e një numër ekzekutimesh mafioze gjatë dhe pas luftës, ndërsa në Shqipëri, SHISH-i ka sulmuar politikanë e persona publikë në vazhdimësi në vitet e fundit. Pjesë e sulmeve të spiunazheve shqiptare kanë qenë edhe hoxhallarët e besimtarët muslimanë të Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri psh. sipas dëshmive të hoxhë Artan Kristos, ky i fundit u burgos dhe u akuzua për nxitje të terrorizmit vetëm për faktin pse nuk pranoi t’ia shes shpirtin Shejtanit e të bashkëpunojë me SHISH-in kundër besimtarëve të tjerë muslimanë. Në Kosovë, hoxhë Shefqet Krasniqi e shumë hoxhallarë të tjerë kanë qenë pre e sulmeve të AKI-së dhe organizmash të tjerë, vetëm për faktin se ketë hoxhallarë gëzojnë mbështetje të madhe në opinionin publik dhe kundërshtojnë politikat anti-islamike të qeverive kosovare.



3.

Personat që lexojnë këtë shkrim mund të pyesin; përse i sulmon dhe shpif AKI-ja dhe SHISH-i besimtarët dhe aktivistët muslimanë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë? Dhe po ashtu, pyetja lind se ku qëndron problemi në shkrimin që AKI-ja ka botuar kundër Fuad Ramiqit?

Arsyeja pse AKI-ja, por me raste edhe SHISH-i i Shqipërisë i sulmojnë besimtarët dhe aktivistët muslimanë sot në Ballkan, lidhet me pozicionin gjeopolitik që dy vendet shqiptare gëzojnë sot në Evropë. Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e vetme me shumicë muslimane në Evropë. Evropa dhe Perëndimi nuk i duan muslimanët, e duke qenë se të dy shtetet shqiptare sot janë haptazi koloni të Perëndimit, guvernatorët perëndimorë që komandojnë Tiranën dhe Prishtinën nuk lejojnë në asnjë mënyrë që në dy vendet shqiptare muslimanët të kenë pushtet demokratik apo të jenë pjesëmarrës në politikën e vendit.

Ne kemi parë shumë qartë Kosovën psh. e cila që prej krijimit të saj si satelit i NATO-s në vitit 1999, është ngrehur si një republikë militante laik-katolike. Shtetarët jo-demokratik kosovar që nga Atifete Jahjaga që emëroi ambasadori Dell e deri te Hashim Thaçi që u përzgjodh si lider i Kosovës nga Madeleine Albrighti – përkundër Ahmet Krasniqit – në mënyrë të vazhdueshme i kanë treguar opinionit publik kosovar se këta dy kllounë janë vendosur në pushtetin e Kosovës për të luftuar Islamin e muslimanët kosovarë.




Kjo është arsyeja pse në një kohë që në shkollat e Kosovës dhe institucionet e saj publike, populli indoktrinohet me laik-katolicizëm, e herojtë e shtetit kosovar variojnë që nga katoliku Skënderbe e deri te Nënë Tereza, vajzat me shami dëbohen dhunshëm nga aksesi ndaj arsimit dhe administratës publike.

Qeveria kosovare dhe ambasadat e huaja që komandojnë ushtrinë e “shoqërisë civile” dhe mediale në Kosovë, në mënyrë të vazhdueshme, sulmojnë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe kryemuftiun e saj, besimtarët dhe çdo demonstrim publik të Islamit në vend, me qëllim që Islami dhe muslimanët kosovarë të nënshtrohen, trëmben dhe pranojnë rolin e dhimive apo qytetarëve të dorës së dytë, në republikën e trafikantëve të veshkave që NATO ka ndërtuar në Ballkan.

Arsyeja pse Fuad Ramiqi linçohet publikisht dhe ilegalisht nga spiunët e Hashim Thaçit, të cilët e shpallin agjent serb dhe vrasës të shokut të tij, bëhen me qëllim frikësimi dhe defamimi publik të liderit islamist kosovar. Fuad Ramiqin e shkretë më parë e kanë deklaruar si anëtar të Hamasit, e tani nga Hamasi duan ta çojnë në Beograd.

4.
Sulmi që bëhet kundër Fuad Ramiqit synon që me një gur të vrasë disa zogj. Zogu i parë që AKI-ja e Hashim Thaçit kërkon të vrasë është “larja e duarve” me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Logjika dhe faktet që kemi parë deri më sot mbi krimet e SHIK-ut në Kosovë, tregojnë logjikshëm që Ahmet Krasniqin e vranë grupet kundërshtare kosovare që më pas edhe morrën pushtetin në Kosovë. Akuzimi që i bëhet zëvendësit të Krasniqit, Fuad Ramiqit si i dyshuar në vrasjen e tij dhe si bashkëpunëtor i Beogradit, bëhet sipas stilit që austro-hungarezët vijuan në Shqipëri në vitin 1913-1914, kur shpifën dhe akuzuan Esat Pashë Toptanin si vrasës të Hasan Riza Pashës.

Edhe pse dëshmi të shumta tregojnë që Hasan Riza Pashën e vranë katolikë shqiptarë që ishin në shërbim të Malit të Zi, austro-hungarezët të cilët e kishin halë në sy Pashën e Tiranës, për famën që mori në mbrojtën e Shkodrës dhe mobilizimin që i bënte muslimanëve shqiptarë – ata përdorën shpifjen kundër tij në mënyrë që ta kthenin nga hero në armik të Shqipërisë. Këtë gjë kërkon edhe SHIK-u apo AKI-ja e Hashim Thaçit të bëj sot me komandant Fuad Ramiqin.

Ata duan ta diskreditojnë, ta bëjnë tradhëtar, ta izolojnë nga masat e kosovarëve që e shohin si hero – e më pas – nëse kanë mundësi edhe ta eleminojnë sikur Ahmet Krasniqin. Në anën tjetër, sulmi publik që bëhet kundër Fuad Ramiqit dhe shokëve të tij, synon që ti jap mesazh të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë e t’u tregojë që 1. Vëlla Hashimi ju survejon të gjithëve, dhe 2. nëse doni të drejta për Islamin në Kosovë, Hashimi dhe Atifetja do t’u shpallin agjentë të Beogradit dhe një ditë mund t’u gjejë edhe fati i Ahmet Krasniqit.



5.

Unë e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Ai është burrë i drejtë, fukara, besimtar musliman që ka brengë për krimet që po bëhen në Kosovën e pas luftës. Si shumë veteranë të tjerë të luftës ai jeton në varfëri. Ndryshe nga cubat e Hashim Thaçit të cilët u pasuruan pas luftës duke vjedhur e grabitur pasuritë e popullit, Fuadi që është i papunë, i parrogë dhe i diskriminuar publikisht nga regjimi laik-katolik kosovar, ka vendosur që të ndihmojë muslimanët e Kosovës që të mbrojnë të drejtat e tyre.
Foto: Protesta kundër përjashtimit të vajzave me mbules.-Ferizaj 01/02/2013
 Nëpërmjet aksioneve të tija qytetare por edhe politike publike ai lobizon për të drejtat e muslimanëve në Kosovë kudo e ngado. U kërkon drejtorëve te shkollave të lejojnë vajzat me shami të vazhdojnë studimet, kërkon që në Prishtinë e gjetkë të ndërtohen xhami në mënyrë që muslimanët të mos falen në borë e në shi si fukarej, kërkon që në Kosovë të mbrohen vlerat e familjes të cilat po shkatërrohen nga invazioni kulturor i Perëndimit etj. Fuad Ramiqi është njeri idealesh të larta. Ai nuk është langaraq si shumë politikanë të tjerë kosovarë që janë vënë në shërbim të agjenturave perëndimore të cilat po LGBT-izojnë e degjenerojnë vendin. Me dijet dhe eksperiencën që ka, po të ishte mynafik e oportunist, do të ishte kyçur në ndonjë parti politike të korruptuar apo OJQ të financuar nga Perëndimi e do të kishte bërë goxha lekë.

Megjithatë ai nuk ka pranuar të ndjekë këtë rrugë. Ai ka vendosur të ndjekë rrugën e Shaban Polluzhës dhe herojve të tjerë të historisë së Kosovës, të cilët nuk pranuan t’ia shesin shpirtin Shejtanit e të bëhen me kaurët e Beogradit apo Vatikanit. Nga që i dhimbet Kosova dhe tradita e saj, ai është kyçur në Partinë Lëvizja Islame Bashkohu. Nga që i dhimbet Islami, ai i qëndron në krah hoxhallarëve kosovarë dhe vajzave me shami, të cilët janë viktima të vazhdueshme të represionit policor dhe agjenturor të regjimit të Hashim Thaçit.



6.

Unë e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Dhe me aq sa kam pare, dëgjuar e kuptuar, jam mëse i bindur se ai është një burrë trim dhe fisnik, besimtar dhe veprimtar i arrirë. Është patriot shqiptarist dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranonte të bashkëpunonte me Beogradin kundër vendit të tij. Sulmi personal dhe i ulët që u bë kundër tij nga gangsterët e Hashim Thaçit nuk është as i pari dhe as i fundit. Në Shqipëri ne kemi parë sulme edhe më të ulëta në këto 20 vitet e fundit. Edhe unë personalisht jam sulmuar nga islamofobët e Shqipërisë, sikur Piro Misha me kompani, të cilët më kanë akuzuar për agjent, ekstremist, shiit, vehabit e turlifarë shpifjesh, vetëm për faktin se kam mbrojtur në vazhdimësi të drejtat e muslimanëve shqiptarë.
Foto: Protesta kundër përjashtimit të vajzave me mbules.-Ferizaj 01/02/2013
 Qëllimi i shpifjeve dhe sulmeve që agjenturat bëjnë kundër aktivistëve muslimanë në Kosovë dhe Shqipëri, është që t’i diskreditojnë, izolojnë e trembin aktivistët nga puna fisnike që ata bëjnë në mbrojte të fesë së Muhamedit a.s.. Mynafikët dhe fitnexhijtë kërkojnë që t’i izolojnë veprimtarët nga besimtarët. Ata duan që muslimanët shqiptarë të jenë raja të bindur taksapagues ndaj regjimeve të Tiranës dhe Prishtinës, dhe në asnjë mënyrë të mos i lejojnë që të kthehen në qytetarë aktivë dhe vendimarrës në vendet e tyre.



7.

Fuad Ramiqi dhe shokët e tij që luftuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia, nuk pranojnë që të jenë qytetarë të dorës së dytë në Kosovën të cilën ata e çliruan vetë. Për këtë arsye edhe linçohen e diskreditohen në publik. Megjithëkëtë, unë jam i besimit që shpifjet kundër Ramiqit dhe shokëve të tij nuk do të pijnë ujë. Besimtarët e vërtetë kosovarë duhet të kujtojnë ajetet e Kuranit në suren Huxhurat ku Allahu i këshillon besimtarët që të mos besojnë shpifjet e njerëzve të ligj kundër njerëzve të mirë.

Për këtë arsye unë edhe u apeloj qytetarëve kosovarë që ti qëndrojnë në krah Fuad Ramiqit dhe Partisë së tij në mbrojtje të Islamit në Kosovë, edhe pse spiunërit e Hashim Thaçit do të përdorin turlifarë taktikash për t’i thyer, trembur e diskredituar ata, ashtu siç bën edhe qafirët e Mekës kundër Muhamedit a.s. dhe shokëve të tij. Por, muslimanët e Kosovës nuk duhet të gënjehen nga shejtanërit e AKI-së në lidhje me Fuad Ramiqin.

Ata duhet qFotoë Fuadin ta gjykojnë sipas këshillës së Jezu Krishtit, i cili në Ungjill na këshillon e thotë që: pema duhet gjykuar nga frytet e saj. E frytet e Fuad Ramiqit janë të mira për Islamin e muslimanët e Kosovës. Për këtë arsye ai edhe duhet ndjekur e mbështetur!


***************


Fuad Ramiqi u lindë më 26 mars 1960 në Pozharan komuna e Vitisë.Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Shkollën e Mesme Ushtarake të Aeronatikës e kreu në Rajllovc të Bosnjes, ndërkaq studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mbrojtjes në Sarajevë. Deri në vitin 1991 ka punuar si oficer i ri në ish ”Armatën Jugosllave“ në Kroaci dhe Bosnje, ndërkaq që me fillimin e shpërbërjes së saj, z.Ramiqi është inkuadruar në formimin e Armatës së Bosnjës, ku deri në vitin 1994 ka shëebyer në luftën e Bosnjës si oficer, në funksion si Kryeshef i Shtabit të Brigadave 521 dhe 506 të Korpusit të V-të të Armatës së Bosnjes.



Duke e parë situatën e rëndë e cila mbretëronte në Kosovë nga viti 1995, z.Fuad Ramiqi integrohet në Ministrin e Mbrojtjes. Me fillimin e luftës në Kosovë ai nga Ministria e Mbrojtjes emërohet si ndihmës për qështje të organiziit dhe mobilizimit të ish Ministrit të parë të Mbrojtjes, z.Ahmet Krasniqi.Pas vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, me emërimin e ministrit Halil Bicaj, Ramiqi emërohet si këshilltarë dhe më vonë ndihmës ministri. Ai gjatë kohës që ka qenë në Ministrin e Mbrojtjes ka patur takime të rëndësishme me shumë përfaqësus e jetës politike dhe ushtarake që atëbotë ishin në skenë, si ata shqiptare, dhe më gjerë. Me të përfunduar lufta në Kosovë, z.Fuad Ramiqi angazhohet në skenen politike.

Foto

Ai është një ndër themelusit e Partisë së Drejtësisë, e formuar më 19 shtator 1999, ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm. I paknaqur me udhëheqjen e ngushtë, me rrjedhat brenda partisë, me të arriturat e vogla të kësaj partie, me deshtimet e saja në përmbushjen e premtimeve ndaj elektoratit, si dhe ndryshimi i konceptit politik dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm në Partinë e Drejtësisë kan ndikuar që ai të largohet nga PD-ja, duke i dhënë fundë me 21 Mars 2004.

Fuad Ramiqi është aktivist politik dhe tani në Zgjedhjet Parlamentare konkuron si Kandidat i Pavarur. Shquhet si analist i mirë i qështjeve politike, ushtarake dhe ka një përvojë luftarake.Në skenen mediale është i njohur me komente, analiza, dhe pjesmarrje ne debate te ndryshme.

Është i martuar me Senadën – infermiere, me të cilën ka dy fëmijë: Teutën – e specializuar (master) në Shkenca Politike dhe Timurin – student i Juridikut në Universitetin e Prishtinës.

Të tjerët për Fuadin


Jakup Hasipi
Ish Myftiu i Ndjer i Kumanovës dhe Likovës

Po nuk mundë ta mshefi se zotriun Fuad Ramiqi e njohë personalisht edhe per së afermi. Kemi pas kontakte dhe takime pune. Pune të ndershme për popullin tonë. Për së shkurti mundë ta formuloj vetem nje fjali per kandidimin e tij si kandidat i pavarur.Une mundë të them shkurt keshtu 3- 4 fjalë krejt te formuluara me nje fjali: ”Sendet që mungojnë edhe janë te dobishme per një popull duhet te gjinden urjgent. Ardhja e Fuad Ramiqit duhet te grumbullon aq vota nga votuesit qe ai të vie si potencial për dobi te kauzes në Parlamentin e Kosovës. Kisha preferu që me kujdesë të veqnt t'i ipet vota nga votusit dhe ai te jetë një nga deputetet sa i ka Parlamenti i Kosovës. Un kam bindje te plotë se Fuad Ramiqi jo që nuk do t'i bartë në Parlament kërkesat e elektoratit te tij por do ta benë në mënyrë të përsosur. Ai do te angazhohet për perfaqsimin e interesit të atij personi, nga i cili e ka marrë votën. Për përfaqsimin e interesit te atij ne mënyrë maximiale në rrafshin e zbatimit – ajo qe nga Fuad Ramiqi popullata votuse do ta kerkonë. Mendoj se rezultati nuk do t'i mungon Fuadit ne Parlamentin e Kosoves. Për mua Fuad Ramiqi është një burrë i dy sendeve që nuk mund ta parashoh nje burr nese nuk i ka. Ai është njeri i beses edhe i besimit. Keto dy cilsi nëse i mungojnë burrit, duhet të pyet per vete kush është ai andej.

Ahmet Krasniqi

Ish Ministër i Mbrojtjes

Sikur t'i vësh të gjithë oficerët që janë momentalisht në UÇK në njërën anë dhe Fuadi në anën tjetër padyshim që nuk do të ja marrin anën. (17.09.1998 - Kukës)

Prof. Dr. Pajazit Nushi

Psikolog

Në kuadrin e lirive të secilit qytetarë e kandidaturën e Ramiqit e rezultoi sipjesëmarrje pozitive.Mendoj se me kualitetet e tij personale, politike, morale etj.etj. ka shanc që jovetëm të merrë pjesë po edhe të fitojë.Në përvojën etij deri tash ka verifiku qëndrushmërinë në pozicionet e drejtësisë, dhe në pozicionet e asaj politike që i kontribon zhvillit të pavarur të Kosovës, dhe zhvillimit të lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të cilin objektiv të gjithë jemi të interesuar. Mendimi im për Fuadin është mjaftë pozitiv!!!!


***********
r-ramiqix

Kompania amerikane e sondazheve Zofran International: PDK e AAK drejt fundosjes
Kompania e njohur Amerikane ‘Zofran International’ ka intervistuar një mijë qytetarë të Kosovës të përzgjedhur rastësisht, me qëllim për testimin e preferencave politike të tyre.
Qytetarët e Kosovës janë në pritje të shpalljes të datës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe në prag të tyre kompania e njohur Amerikane ka zhvilluar nëpër qytetet e Kosovës sondazhin e parë rreth preferencave të tyre politike.
Në sondazh janë përfshirë partitë politike dhe personalitete politike, duke i përfshirë ata që ishin pjesë e zgjedhjeve të kaluara, por edhe ata që synojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme.
Rezultati i sondazhit nxjerr një tendencë të bashkimit të opozitës kosovare për ta rrëzuar qeverinë momentale të Kosovë të kryesuar nga PDK-ja, gjithashtu shihet edhe një rënie drastike për AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.
Rezultati i sondazhit paraqet edhe një ngritje të LDK-së në Anamorav dhe Dukagjin, si dhe paraqet një ngritje të votave të komunitetit serb dhe atij turk, ndërsa rënie të votave të komunitetit boshnjak.
Foto: Kur ka qenë koha për ta deshmu vetën e kemi bërë, tani është koha e ndërtimit dhe marrjes së pushtetit nga kriminelët !
Sondazhi i ‘Zofran International’ parasheh edhe një ngritje të një force tjetër politike, bëhet fjalë për “Lëvizjen Islame Bashkohu” të Fuad Ramiqit “, (LISBA), madje Zofran International parasheh që lideri i kësaj lëvizje do të jetë si politikani i njëmbëdhjetë me radhë më i preferuar në Kosovë. Mbështetja për liderët e tri forcave politike në vend ka rënie, ndërsa parashihet që edhe LDK-ja mund të pësoj ndryshime rrënjësore duke ndryshuar kryesinë qendrore.
Foto: LISBA uron rizgjidhjen e Ternavës si myftini në krye te BIK-ut. LISBA e përshëndet zgjedhjen në mënyrë të drejtë të myftiut Tërnava dhe i uron suksese në mandatin e ri.
Shumica e partive politike të formuara në vitin 2012-2013 nuk janë treguar të suksesshme, madje janë shuar ende pa hy në gara politike. Sondazhi parasheh që nëse këtë vit do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë forcat politike do të jenë si në vijim: PDK 28%, kurse LDK 27%, V.V. 16% AAK-ja 9%, përfaqësuesit serb do t’i kenë 8%, ndërsa partia LISBA e cila njihet si rrymë radikale ekstremiste do ti ketë 7% dhe të tjerat 5%.

Personalitet më të preferuara janë si në vijim :

1.Hashim Thaçi
2.Albin Kurti
3.Isa Mustafa
4.Fatmir Limaj
5. Shpend Ahmeti
6. Ramush Haradinaj
7. Behxhet Pacolli
8. Mimoza Kusari-Lila
9.Hajredin Kuqi
10. Glauk Konjufca
11. Fuad Ramiqi
12.Jakup Krasniqi
13. Ismet Beqiri
14.Uke Rugova
15.Enver Hoxhaj

Në sondazhin për personalitetet politike të preferuara janë intervistuar edhe qytetar të nacionalitetit serb. Nga ky sondazh shihet se Kosova do të ketë kriza të reja politike ku duket se qeveria e ardhshme mund të përbëhet nga më shumë se dy parti të mëdha.


Ramiqi: Serbia do ta dirigjojë të ardhmen e Kosovës, shkak qyqarllëku politik

Në një rrëfim ekskluziv kryetari i Lëvizjes “Bashkohu” (LISBA), Fuad Ramiqi, thotë se Marrëveshja me Serbinë, nuk është asgjë më pak se sa shitje e interesave të atdheut nga një klan apo grup mafioz. Ai është kategorik se nëse ai dhe partia e tij LISBA një ditë do të jenë në pushtet apo faktor ligjvënës, do ta ndryshojnë ligjin për amnistinë. Ramiqi thotë se ky ligj është në kundërshtim me interesat e popullit dhe se që ka për qëllim fshehjen e keqpërdorimeve prej luftës e deri më tani.


 Zoti Ramiqi, a mund të na i tregoni motivet e themelimit të Lëvizjes Bashkohu?
Fuad Ramiqi: Lëvizja Islame Bashkohu, është formuar si nevojë e domosdoshme për sigurimin e një identiteti të vazhdueshëm të popullit shqiptarë të trashëguar nga e kaluara. Dihet që pas konflikteve të luftërave që ndodhin shpeshherë popujt shtetformues e humbin identitetin se janë të sulmuar edhe në aspektin kulturor edhe historik edhe civilizues nga shumë faktorë që ndikojnë në daljen e tyre pas konflikteve.




*******************


Në Makoc nuk bëhet mobilizimi për Siri



Njëri për ideologëve të Lëvizjes Islame Bashkohu, Fuad Ramiqi ka deklaruar se shkuarja e djemve nga Kosova në mënyrë vullnetare dhe individuale në luftën në Siri, vetëm se e dëshmon bashkimin e tyre me luftëtaret e të gjithë botës për ta çliruar një popull nga e keqja. Në një deklaratë për Telegrafin, Ramiqi ka thënë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kosovë, kur ka pasur shumë luftëtarë nga shumë vende të botës.
“Do të triumfojë drejtësia edhe në rastin e regjimit aktual në Siri, sikurse ka ndodhë edhe në të gjitha luftërat, e edhe në Kosove ku me ndihmën e gjithë botes fitoi drejtësia”, ka thënë Ramiqi.
Foto: Njoftim:

Sot me rastin e vënjes së gurëthemelit për xhaminë në lagjen Dardania janë arrestuar 3 aktivistë të Lëvizjes "Bashkohu" .

Aktivistët janë arrestuar për shkak se fishkëlluan kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga , mori fjalimin .

Pas këtij arrestimi , kryesia e Lëvizjes "Bashkohu" ka bërë mbledhjen e radhës ku është vendosur për hapat e metejshme si në vijim :

1. Levizja Bashkohu paralajmron policinë e Kosovës se në rast të mos lirimit të aktivistëve , do të pasojnë protesta të mëdha me rastin e cënimit të të drejtave të njeriut që garanton kushtetuta e Kosovës .

2. Policia e Kosovës me arrestimin e aktivistëve ka thyer ligjet dhe ka cënuar demokracinë e vendit që politikanët si Atifete Jahjaga , thërret në demokracinë që implementon mbi popullin e Kosovës, ndërsa nuk implementon kur ajo kundërshtohet nga populli , siç bënë sot aktivistët e Lëvizjes "Bashkohu" . Gjithashtu ne do të kërkojmë drejtësi në vende përkatëse ku ne e shohim që do na e zgjidhin situatën e aktivistëve që sot janë arrestuar.


3. Lëvizja “Bashkohu” do të vazhdojë me aktivitetet e saj në dobi të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës .
Ai ka mohuar raportimet në media se në xhaminë e fshatit Makoc të Prishtinës po bëhet mobilizimi i vullnetarëve të cilët po i bashkohen luftëtarëve opozitarë në Siri. “Kjo xhami kurrë nuk ka qenë në funksion as për t’i kryere ritet fetare e lëre më për qëllime të tjera, sepse ende nuk ka përfunduar ndërtimi i saj. Kjo është e vërteta”, ka thënë Ramiqi.

Sipas tij, në qarqe të caktuara po tentohet që të diskreditohet subjekti politik që ai i takon, duke përfshirë këtu dezinformata në media të shkruara dhe elektronike.
Foto: Fuad Ramiqi, lindi në Pozharan në vitin 1960 ku edhe mbaroj shkollën fillore , pastaj vazhdoj në Bosnje në shkollën e lart ushtarake .

Në vitin 1994 ju bashkua ushtrisë së Bosnes në luftë kundër ushtrisë jugosllave, pas keqësimit të situatës në Kosovë u kthye në vendin e tij dhe ju bashkua ministrisë së mbrojtjes të drejtuar në atë kohë nga Ahmed Krasniqi ku kreu detyrën e organizimit dhe mobilimit në luftë kundër Serbisë.

Në vitin 2010 ju bashkua anijes "Mavi Marmara" ku u arrestua nga ushtria izraelite për fajin se dërgonin ndihma humanitare popullit të Gazes .

Sot ai udhëheq protestat e besimtarëve myslimanë dhe mbron  të drejtat e tyre në Kosovë .
“Por, ne nuk brengosemi shumë sepse e dimë të vërtetën dhe i dimë qëllimet e kundërshtarëve të Lëvizjes dhe të Islamit. E ndërkohë, këto dezinformata e cenojnë sigurinë në vendin tonë, prandaj përpiluesit dhe përhapësit e këtyre dezinformatave mbajnë përgjegjësi për pasoja të mundshme”, ka thënë Ramiqi.

E ndërkohë, Ramiqi ka thënë se shkuarja e tij në anijen e ndihmave për Gaza ka qenë një ndër veprimet më humane dhe më të rëndësishme në jetën e tij. “Çdo veprim i cilido njeriu që kontribuon për ta luftuar padrejtësinë dhe të keqen, për mua është vepër jetësore”, ka thënë Ramiqi.

Ja çfarë shkruan  gazeta Express,për kolonel Fuad Ramiqin?!:

Politikani që mbron islamizmin në Kosovë rezulton agjent i Kundërzbulimit Serb (KOS)

Express - Prishtinë
Postuar më: 7 Nëntor, 2013 tek Aktualitet
3
Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon që Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS’it, por tash me agjendë të re. Aty ngrihen dyshime për rolin e tij ne FARK dhe në momentin e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Inteligjenca pretendon që e di veprimtarinë e tij në detaje, madje që e njeh edhe për së afërmi personalitetin e tij sa që di edhe pijen e tij të preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit është kapuçino e vogël”, thuhet ndër të tjera në këto dokument të cilat i posedon Gazeta Express e Prishtines.
Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar.
Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.
“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta…personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.
“Besohet që edhe sotRamiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA…. Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit”.
Në këto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte për këtë lidhje të tij përmend ngritjen e tij në karrierë, sidomos pozitat që ai mbajti në ushtri në Krahinën Autonome të Bosnjës Perëndimore. Kjo krahinë njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, një figurë kontroverse për popullin boshnjak, tek i cili, sipas këtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasës së parë i deleguar nga KOS-i e ku për detyrë pati ndërtimin e shërbimit të kundërzbulimit të “Shtetit të Fikret Abdiqit”.
Fuad Ramiqi, një figurë publike kosovare, për inteligjencën mbetet i dyshimtë si njeri që punon i lidhur me strukturat që trashëguan lidhjet e KOS-it edhe për faktin që ai qe i martuar me një grua boshnjake, si dhe për ta ai vazhdon të mbaj takime të rregullta me persona që për strukturat e shtetit mbesin shërbëtorë të shtetit serb në Kosovë (gazeta i posedon emrat).
Ramiqi në makinën e Erdoganit?
Për figurën e Ramiqit, që tash po ndërton një parti e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, por po përgatitet për hyrje të fuqishme në skenën politike kosovare në zgjedhjet e ardhshme nacionale, inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe për kontributin e tij në Forcat e Armatosura të Republikë së Kosovës (FARK).
Ramiqi, që tash është person kontaktues nga komisioni për verifikimin e veteranëve, vetëm për një pjesë të ushtarëve të FARK-ut, një formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit, thuhet që u kyç në mënyrë të dyshimtë.
Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”.
Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët, dhe si pikë-kontakti përmendet një organizatëjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” në Prizren si dhe shoqërimi i tij me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers.
Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?
Inteligjenca pretendon që ka në dorë faktet që ai u betua në FARK dhe para ministrit të mbrojtje së Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetëm një ditë para atentatit kundër këtij të fundit. Çuditërisht, sipas inteligjencës, ai ditën e dytë të tij si ushtar i FARK’ut, ditën kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa më vonë ai do të bëhej këshilltar i zëvendësit të Krasniqit, Halil Bicaj.
“Asnjëherë nuk u kuptua se ku ka qenë Fuad Ramiqi ditën kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet në dokumente që posedon Gazeta Express.
Më vonë, inteligjenca beson që Ramiqi u ngrit në detyrën e ndihmësit të Bicajt si dhe vazhdonte të shoqërohej me Nebi Rexhën, kushëri i Abedin Rexhës – Komandant Sandokanit.
Nebi Rexha u emërua edhe si shef i inteligjencës ushtarake në FARK, pozitë që do ta merrte pas tij Ramë Maraj, një këshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova
Karriera e dështuar politike e Ramiqit
Fuad Ramiqi për inteligjencën kosovare deri tash mbetet një politikan i dështuar. Ai ishte një nga krijuesit e Partisë së Drejtësisë, partia e parë, sipas inteligjencës, me disa pjesë të programit të linjës islamike nga e cila u largua në vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ata pretendojnë që nga aty u përzu, dhe ai vazhdoi më pastaj si kandidat i pavarur, edhe në garën për Kuvend të Kosovës e edhe në garën për kryetar të Vitisë, ku dështoi.
Ramiqi në zgjedhjet e vitit 2010 hyri si kandidat i LDK-së për deputet, por dështoi edhe kësaj herë, vlerëson inteligjenca.
Ai do të provonte edhe botën e OJQ-ve, por jo fillimisht me Lëvizjen “Bashkohu”, që më vonë u bë edhe parti, tash partia LISBA.
Ai në listën e OJQ-ve të Kosovë figuron edhe si themelues i OJQ-së “Forumi Mysliman i Kosovës”, ku bashkë-themelues janë edhe Ismet Salkovic, Mihret Salkovic, Zahit Ibrahimovic, Halil Ibrahimi e Faik Miftari.
Ai më vonë nisi aktivitetin publik në çështje të mbrojtës së vlerave islame me Lëvizjen “Bashkohu”, ku loboi për ndarjen e një copë toke në Prishtinë për ndërtimin e një xhamie më të madhe, mundësisht përballë Katedrales, vlerësohet në raportet e inteligjencës.
Çështja tjetër për të cilën loboi “Bashkohu” e Ramiqit ishte e drejta e femrave për mbulesë islame në shkollat e mesme publike.
Inteligjenca e vendit beson që Ramiqi është kryesori i partisë LISBA, ani pse ai nuk emërua kryetar i saj as në krijim e as në kuvendin parë të saj. Ata besojnë se Ramiqi nëpërmjet kësaj partie do të vazhdoi kryerjen e obligimeve që ka si i rekrutuar nga KOS.
Megjithëse LISBA gëzon një certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), inteligjenca vlerëson se pati fakte për ta refuzuar kërkesën e tyre për regjistrim si subjekt politik. Madje vlerësojnë se edhe tash mund ti merret certifikata kryesisht në emër të qëndrimeve të tyre kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Inteligjenca ka bërë edhe një analizë të zhvillimit të partisë LISBA, që ata e shohin vetëm si partia e Fuad Ramiqit.
Besojnë që ata në të ardhmen do të hapin zyra në krejt Kosovën, dhe si për fillim do të shfrytëzojnë për këto qëllime hoxhallarët e BIK-ut, që i takojnë rrymës së islamit radikal.
Gazeta Express këto ditë ka botuar edhe një intervistë me Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës dhe profesorin e Fakultetit ët Studimeve Islame (FSI), i cili nga inteligjenca përshkruhet si bashkëpunëtor shumë i afër i Ramiqit. Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë që drejtuesit e LISBA-së janë konsultuar me të, si dhe konsultohen edhe me hoxhallarë të tjerë.
Inteligjenca kosovare në përgjithësingrit dyshime për lidhjet e Ramiqit me KOS-in serb, mbajtje e lidhjeve të tij nga organizata që trashëguan punën e KOS-it, dyshimet për veprimtarinë e tij në FARK e sidomos mungesën e tij në ditën kur u vra Ahmet Krasniqi. Për këtë beson që ka fakte, dhe që e njeh mirë figurën e tij, sa që ka përshkruar edhe lokalet ku ai rrinë.
Inteligjenca beson që e njeh aq mirë sa që shkruan në fund që “Pija e preferuar e Ramiqit është ‘kapuçino e vogël’”./express

***************


Xhelili: Mos të paragjykohet Lëvizja Islame Bashkohu

Anëtari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës,Dr. Fatmir Xhelili,neuropsikiatër , ka vlerësuar se regjistrimi i partisë Lëvizja Islame Bashkohu nuk duhet të paragjykohet si tendencë për t’i dhënë skenës politike një frymë radikale islamike. Në një prononcim për media , Xhelili ka thënë se tash për tash kjo parti duhet që të vlerësohet në bazë të programit dhe statutit të ofruar, i cili është pranuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
“Nuk duhet që të ketë paragjykime. Nëse ata e zbatojnë programin, sigurisht se nuk do të ketë probleme. Por, nëse supozojmë se në ndonjë rast dikush mund të dalë jashtë këtyre kornizave, atëherë me këtë çështje do të merreshin organet e drejtësisë”, ka deklaruar Xhelili.

Sipas Xhelilit, nuk duhet të ketë paragjykime për emërtimin si parti islame, pasi që në skenën politike të Kosovës një kohë të gjatë ekzistojnë edhe partitë demokristiane. Sipas tij, parimet e shtetit laik tolerojnë edhe funksionimin e partive me orientime fetare, gjithnjë brenda kornizave ligjore.

Pas regjistrimit të Lëvizjes Islame Bashkohu ka pasur vlerësime se do të ketë një radikalizim të skenës politike, për shkak se kjo Lëvizje kishte organizuar disa prej protestave në të cilat është kërkuar futja e mësim-besimit fetar, e drejta e bartjessë shamisë dhe ndarja e hapësirave për ndërtimin e xhamive.

Ndërsa, drejtuesit e kësaj partie të re politike kanë premtuar se do të luftojnë për synimet e tyre politike, por gjithnjë duke respektuar ligjet aktuale.(TELEGRAFI)

Përgatiti:Mr.sci.Flori Bruqi

2013/11/18

Poetika e dhimbjes në një roman të ri


Nga: Skënder BUÇPAPAJ

Pas shumë vitesh takohem përsëri me mikun tim të hershëm Zef Mulaj. Dhe takohemi tashmë nëpërmjet katër librave të tij, ku natyrisht, më befasuesi është romani “Imazh”, sapo mbërritur në duart e lexuesit nëpërmjet shtëpisë botuese “Weso” (Tiranë).Në ballinën e prapme të romanit është kulla e famshme, ku është lindur dhe ka nisur jetën Zefi, pikërisht ajo kullë ku rreth tridhjetë vjet më parë, në një natë vere, unë kam bujtur me disa kolegë të poezisë dhe të gazetarisë. Në sfondin përtej është mali që i ndan Currajt e Epër nga Currajt, ndërsa kullën dhe mali i ndaj lumi i Currajve. Në sfondin pranë janë mbishkruar vargjet një poezie perlë të Zef Mulajt. Ato janë në italisht. Dhe tingëllojnë aq bukur në gjuhën e vendit ku është mik prej shtatëmbëdhjetë vjetësh Zefi, ku ka krijuar tashmë jetën e re të tij dhe të familjes, ku e ka gjetur veten plotësisht si dijetar, si poet, si prozator.Është poezia “Gli occhi dei monti”: “Verde sono gli occhi/ delle montagne/ colorano le ali bianche/ dell’ucello in volo/ Sussurrando: /e il sole abbraccia/ il bambino che nasche/ negli occhi verdi dei monti…” Është, pra, poezia “Sytë e maleve” nga vëllimi poetik “Emri që lind diellin” (2004), ku Zefi thotë: “Të gjelbër janë sytë/ e maleve/ i ngjyrosin krahët/ e zogut në fluturim/ Duke cicëruar/ dhe dielli përqafon/ fëmijën që lind/ në sytë e gjelbër të maleve…”) Nën këtë lirizëm kaq të butë dhe të njomë, përvijohet e shpaloset në krijimtarinë e Zef Mulajt ai që Martin Camaj do ta kishte quajtur palinsesti i dhimbjes, pra rishkrimit të së njëjtës faqeje pergamene, ku shtresa e re e shkrimit i mbivendoset asaj më të hershmes e më të hershmes, në pafundësi e më në pafundësi, duke e bërë aktin e leximit një zeje shumëfish më të vështirë e më krijuese se vetë aktin e krijimit.Dhe çdo interpretim i shkrimit vetvetiu do të ishte interpretim i leximit. Jo para së gjithash interpretim i leximit tënd sa interpretim i leximit të të tjerëve, atyre që as i njeh, as i përfytyron dot. Çdo intepretim i tillë do të ishte më shumë ndikim i një shfletimi të bërë brenda faqes së librit, pra jo thjesht shfletim i librit apo i librave, i poezive, cikleve apo kapitujve. Për më tepër, këtu do të kishim të bënim me shfletim të lëndës së pakapshme, asaj lënde nga përftohet edhe metafora e kësaj krijimtarie, çka e shtjellon më së miri elementi më i ndeshur atje dhe që është hija. Një mori metamorfozash të njëpasnjëshme dhe të brendanjëshme, të buruara nga ajo natyrë dhe nga ato male nga vjen autori dhe ku heshtja është më e bujshme se çfarëdo zhurme tjetër, ku hija është më e prekshme se çdo materie tjetër. Dhe amë e këtyre binjakeve është patjetër dhimbja, sado e përmendur apo e papërmendur të jetë ajo.Këtë e shohim ndoshta më qartë se kudo në poezinë “Hijet-urë mbi lumë” (vëllimi “Emri që lind diellin”): “Ndezur qiriri/ Dritën larg ia panë/ Atje, deri në majet e maleve/ Atë natë pa hënë.”/ “Ja mblodha natës zhurmën e lumit/ E me ujë shkima flakën e qiririt,/ hijet filluan pas të më ndjekin/ ika nën natën pa hënë.”/ “Ndezur qiriri/ Atë natë pa hënë,/ ura hijesh mbi lumë,/ lidhur brigjet e heshtura.”/”Dritare, perde mbyllur nata/ Qirishkimur/ Atje ku është lidhur vetmia e heshtja/ Hijet janë urë mbi lumë.” Ndezje dhe shuarje qiriri sjellin atë që nuk e sjellin dot as lindjet dhe perëndimet e diellit, sjellin hijet që frikësojnë, që kërcënojnë, që kanosin dhe të cilave duhet t’iu ikësh, sjellin hijet që bëhen ura mbi lumë, hijet që bëhen ura mbi lumenj që kurrë nuk janë mësuar dhe kurrë nuk i kanë pranuar urat. Madje as më metaforiket. Drama, romane, tragjedi të tëra nuk do ta përfshinin dot dëndësinë dhe thellësinë e këtyre imazheve të drojës, të frikës, të ankthit, të makthit.Aq e ngjeshur me përjetime, tashmë nëpërmjet hijes së mallit është edhe poezia e të njëjtit vëllim, “Fytyrë nga deti”: “Fytyrën nga deti/ E kam bir/ Që nga dita që ike/ E sot që të pres, /Të rikthehesh/ E nesër te kroni të shkojmë/ Me bucelë, ujë të mbushim/ Si dikur, fëmijë i vogël.”/ “Fytyrën nga deti, bir/ Të pres…/Të kam futur/ Në pikën e lotit, që/ E derdha në dete/ E di, me fytyrë nga deti/ Do të vdes.” Më tokësore do ta kemi metaforikën e hijes, më të shpalosur do ta kemi poetikën e dhimbjes tek poezia “Kandili me vajguri” e vëllimit tjetër poetik “Mjegullvarur mbi Ballkan” (2006).Me këtë ngarkesë ndjenjash dhe përftimesh vjen te romani i tij parë, “Imazh”, Zef Mulaj. “Imazh” është fjala që i rri më pranë se kujtdo mërgimtarit. “Imazh” është fjala që i rri më pranë se kujtdo mërgimtarit shqiptar. “Imazhi” është gjykim dhe paragjykim, është dënimi që i bëhet pafajësisë më të kulluar e më të dlirë, siç është largimi nga vendlindja dhe atdheu. “Imazhi”, nocioni i shkruar në ballinën e romanit, është në fakt personazhi tjetër kryesor, paralel i personazhit kryesor të mirëfillët, Gjergjit. Gjergji është intelektuali i ri i kohës së tranzicionit, është intelektuali i ri idealist, të cilit ëndërrat dhe shpresat ia fërgëllon më shumë se gjithçka hapja e vendit ndaj botës, prishmëria që krijon një proces sa i beftë edhe i mirëpritur, etja dhe dëshira për takimin me të panjohurën e re aq të dëshiruar dhe aq të ëndërruar. Dhe romani “Imazh” është romani i zhgënjimit të idealizmit ëndërrimtar, është zhgjëndërra tragjike fill pas zgjimit nga ëndërra, është çelja e syve pas jermit, ku i ri intelektual e gjen veten duke i rënë detit me këmbë, madje më keq se kaq, me gomone, nën pamëshirën e gjithfarë llumnajash që e kanë mbuluar kreun e vendit tënd, e gjen veten insekt të dobët të rënë në rrjetën e gjithfarë merimangave kanibale të krimit, të mafias, të trafikut, të kontrabandave.
Si idealist ëndërrimtar i përkushtuar ndaj profesionit të mësuar në Akademinë e Policisë të kryeqytetit të ri, malësori i rënë nga bjeshkët e Alpeve, i kulluar dhe i dlirë si ajri ku ka marrë frymë dhe krojet ku ka shuar etjen, ndeshet me sfidat e një zhgjyre që sa vjen dhe trashet, një zhgjyre e cila nga sipërfaqja thellohet gjithnjë e më shumë drejt palcës së qenies së një shoqërie, duke e shndërruar atë në mall, në plaçkë njerëzore të kontrabandistëve, trafikantëve, skafistëve, bizneseve të reja dhe milionerëve të rinj, klasës së re të të pasuruarve brenda natës, duke nxjerrë në Perëndim fëmijët, vajzat, gratë, nëpërmjet rrjetesh kreu i të cilave shkon në majën e shtetit, në majën e ruajtësve të rendit, në majën e ligjvënësve dhe ligjdhënësve.Sapo ka arritur të shpërbëjë fijet e rrjetës së merimangës kanibale të krimit, Gjergjit i përplaset në fytyrë kundërveprimi i vetë krimit, duke ia treguar derën prej nga dilet prej zyrave të policisë dhe duke ia prerë fletën me anë të së cilës je i përzënë nga atdheu i cili të ka lindur dhe rritur, të cilit i je betuar se nuk e braktis kurrë as përballë mizorive më të kobshme. Gjergji nuk e gjen veten në atdheun e vet, nuk e gjen veten as në Greqi, ku tashmë ka zbarkuar gati gjysma e popullit të tij, e gjen veten në Itali, ku fillon gjithçka nga e parë, tashmë i lehtësuar nga barra frymënxënëse e idealizmit, tashmë një njeri krejtësisht me këmbët në tokë, një realist me sy të çelur, një nga ata të rinj që mikpritjen e shpërblen me mirënjohje ndaj mikpritësit, një nga ata të rinj që shndërrohen në “Imazh” të vërtetë e të mirëfilltë të vetvetes, por edhe vendit nga vjen, edhe popullit të vet, një “Imazh” shpëtimtar ndaj “Imazhit” të rremë që ia kanë krijuar shqiptarit llumnajat që e morën në dorë fatin e vendit dhe të popullit të tyre.Romani “Imazh” është shkruar thjesht e me elegancë. Ka një ndërthurje të narracionit (rrëfimtarisë), meditimit, digresioneve në kontekste më të ngushta a më të gjera, përjetimeve lirike, pejsazheve, dhënies së mjedisesve, ka një sens mase në përdorimin e tyre dhe në kalimet e natyrshme nga njëra gjendje e shkrimit në tjetrën. E zotëron bollshëm teknikën e romanit, e zotëron dialogun. Dhe në një ripunim të këtij romani, apo në romane dhe proza të tjera do ta ketë shumë më të lehtë, duke pasur tashmë një përvojë të arritur të kalimit nga poezia drejtpërdrejt në roman.Gjithsesi në thelbin e filozofisë së ekzistencës dhe të mbijetesës, në qendër të këtij romani, do të jetë metafora e shpalosur në poezinë “Lisat e malit në fshatin e vdekur” nga vëllimi “Mjegullvarur mbi Ballkan”: “Një nga një ikën mbrapa lanë veten,/ Ulur në gurë, në rrënjët e lisave/ Kapur. / Të parët ata njomzojnë në pranverë,/ Janë fillim stine e fund,/ Kur në vjeshtë gjethet bien./ Dhëmbët e të vdekurve/ Në lëkurë u kanë mbetë./ Festë bëjnë ujqërit, qirinj forsfori ndezin/ E darkën e bëjnë me kocka të vdekurish/ Që dalin nga dheu./ Në rrënjët e lisave të njomëzuar e të tharë/ Thëniet e vajtoreve ndihen./ Zogjtë çelin vezët e vdekjes së heshtur,/ Në mes lisave që prekin qiellin. “A thue se do të vijnë mëngjeset.” Është filozofia e jetës së dyfishtë të individit dhe të kolektivitetit të të perjardhurve, çka përhapet pakufishëm që nga Jeronim De Rada dhe arbëreshët, deri tek Martin Camaj dhe mërgimet e tjera të mëdha e mërgimtarët e tjerë të mëdhenj.

OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETE


Shkruan: Shefqet DIBRANI

Muharrem Blakaj është njëri nga romansierët shqiptarë më të suksesshëm të mërgatës shqiptare të këtij fillimshekulli i cili me romanet e tij të njëpasnjëshëm, jo vetëm që ka mbushur një boshllëk kulturor, por ka zgjuar vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës letrare.Edhe në romanin “ATENTAT BRENDA GERMËS “L” “, ka shënuar një vlerë të dalluar të krijimit letrar. Romani në fjalë ndërthurë vlera letrare i shkruar me një zell profesional që ka një temë mjaftë delikate, që si roman për këtë ngjarje ndeshët për herë të parë në letërsinë shqipe. Ndonëse kemi pas një novelë nga Ismail Kadare dhe libra të karakterit biografik, romani në fjalë plotëson edhe më tej si një lloj i sojit të vet, ku për tematikë ka një vrasje misterioze e kryer nga UDB-ja Jugosllave më 17 janar të vitit 1982, kundër vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.Dihet se është shkruar e folur shumë për këtë atentat i cili ka mbetur edhe sot e kësaj dite misterioz, dhe për deri sa janë gjallë me dhjetëra protagonist të kësaj epoke, madje miq dhe të njohur të vëllezërve Gërvalla, për t’u shkruar një roman i kësaj natyre është dashur paraprakisht guxim intelektual dhe natyrisht një njohje e thellë, një hulumtim serioz për të pasqyruar ngjarjen mirë dhe saktë. Sigurisht janë nevojitur edhe njohje nga fusha e kriminalistikës dhe të shërbimeve të nëntokës që i kanë bërë zakonisht shërbimet e fshehta informative siç e kemi rastin në fjalë UDB-ja jugosllave. Pikërisht këtu më duket strumbullari i seriozitetit, aftësia e autorit për t’i vendosur pistat e zhvillimit të kësaj ngjarje, (edhe kështu vetëm brenda këtij romani), mjaftë rrëqethëse. Teknikat e tekstit dhe mënyra e rrëfimit, jo rrallë të fusin në hullinë e situatave të ndjeshme të filmave kriminalistik, gjë që autori në masë ka arritur të realizoj një vepër të mirë, të kësaj natyre letrare.Gjithsesi romani lexohet me lehtësi, dhe kuptohet lehtë, sepse lexuesi ka parë filma të tipit “Horror” dhe situata të ngjashme, por për të kuptuar më mirë thelbin e fshehtësisë duhet të ketë sadopak njohje a përvojë mbi dosjet policore, se si bëhen përpilimi i tyre, madje të njohë format e përgjimit dhe të ndjekjes, të atentateve dhe sidomos është mirë të njoh edhe karakterin e personazheve që kryejnë atentatin, pasi lënda fund e krye ka koncept përgjimin dhe luftën e nëntokës të shërbimit sekret informativ të Serbisë që e kryente nënë maskën e shërbimit informativ federativ e njohur si UDB-a jugosllave.Gjithsesi si çdo romani tjetër, edhe “ATENTAT BRENDA GERMËS “L” “, i Muharrem Blakajt, i duhet një analizë edhe më e thuktë, për të kuptuar rolin dhe misionin e secilit personazh, pastaj për t’i kuptuar pikat e përgjimit, pozitat dhe pistat e veprimit sepse sipas të gjitha gjasave janë projeksione të sakta, pasi merret vesh, autori para se ta shkruante këtë roman e ka studiuar mirë pozitën gjeografike, objektet, rrugët, shtrirja e tyre dhe lidhja nga rruga në rrugë, pra çdo gjë që lidhet me aspektin gjeografik dhe orientimet janë në raport të rregullt me konditat orientuese, për të qen vet dhe gjithë ngjarja e bazuar mbi të dhëna të sakta, sepse edhe tema e romanit merret me një ngjarje reale që pat tronditur opinionin e gjerë, dhe që ndikoi në kahet e lëvizjeve politike të emigracionit kosovar në Evropën Perëndimore, s’ka dyshim.Ngjarja niset, (ku tjetër pos në Serbi), në kryeqytetin e krimit antishqiptarë, kurse shërbimi informativ serb, për të qenë i suksesshëm ka kërkuar edhe ndihmën e strukturave të vjetra, të cilat për shkaqe lufte klasash që prej vitesh kanë qenë të deklasuara politikisht. Me sa shihet edhe protagonisti kryesor, udhëheqësi i krimit “Gjenerali” do të ketë rolin kryesor në përgatitjen, vëzhgimin dhe deri te ekzekutimi i viktimës. Autori ka arritur me mjeshtri të përshkruaj rolin e tij operativ në tërë këtë krim politik i cili ka aktivizuar personalitete të dëshmuara në ndjekje dhe krimin e nëntokës që në bisedë e sipër ai vet rizbulohet, duke e bërë edhe më karakteristik rolin e tij në këtë krim morbid, gjë që e bënë më kureshtar lexuesin, i cili pa dyshim do t’i shkon deri në fund për të mësuar e për t’i njohur më mirë bëmat dhe veprimet e “Gjeneralit” që përfaqëson konceptet e shtetit dhe të shërbimit informativ të njohur me siglën UDB-a, e cila e furnizonte qoftë me para, e qoftë me informata të nevojshme për të vazhduar ndjekjen dhe përgjimin e “Kokës një” apo për shoqëruesit e tij që fund e krye gjatë këtij romani prezantohen si “Koka një e dy”.Autori ka bërë edhe një gjetje karakteristike, një ide sa origjinale po aq interesante duke e lidhur idenë e romani me Germën „L“ të kthyer „?“ e cila sipas alfabetit cirilik specifikon shkronjën e parë për familjen “Gërvalla”. Për këtë roman, kjo është një sintagmë e krijimit letrar, sepse në nivel letrar nuk e kemi ndeshur askund, edhe pse, merret vesh, autori këtë e ka vjelë nga jeta në Kosovë?! Se a nuk na janë të ndërtuara edhe shtëpitë në formën e shkronjës „L“, por që gjithmonë është thënë “Shtëpi në Ge”, përkatësisht sipas alfabetit cirilik në „?“, kështu duken edhe garazhet e automjeteve në formën „L“ të kthyer në „?“, kështu ka të ndërtuara me dhjetëra e mijëra pallate kudo në botë, në formë të shkronjës „L“ të kthyer në „?“, ose anasjelltas, merre si të duash, por më mirë le të mbetet si një zbërthim kodik i shkronjës „L“ për të besuar se edhe shenjat tjera kodike, që janë përdorur brenda këtij romani, për njohësit e kodeve të shërbimeve sekrete, do të zbërtheheshin lehtë dhe kuptueshëm si në këtë rast. Ky element na bënë për të besuar më fort, se autori para se të shkruan, përkatësisht para se t’i përdor këto kode, i ka analizuar dhe i ka studiuar mirë, e pastaj i ka vendosur nëpër pjesë e pjesëzat e romanit të tij. Megjithatë vetëm pasi Gjeneralit i ofrohet “Dosja G”, dhe pasi i premtohen avancime e gradime në profesionin e tij ai do të niset për në gjermani për të ekzekutuar planin e koduar “Tigri”.Ndonëse romani trajton një ngjarje reale, nuk e di nëse ka hapur debat për të rrahur e shkoqitur më mirë mënyrën e qasjes së problemit, pastaj nëse personazhet kanë luajtur rolet e mundshme si dhe mënyra dhe përshkrimi i ngjarjes, vendit dhe organizimit të atij atentati dhe deri te roli i mjekut, i implikuar në atentatin në fjalë i cili ishte përgatitur mirë dhe është realizuar me një gjakftohtësi të rrallë. Janë edhe mjaftë letra, mjaftë urdhra, raporte e dosje të cilat sado të paraqitura në mënyrë artistike do të ishte mirë të studioheshin, sidomos nga njohësit e rrethanave të ngjarjes kriminale.Gjithsesi mënyra e udhëheqjes së kësaj dosje të bënë kureshtar edhe më shumë pasi ngjarja zhvillohet si në një lojë filmash të kësaj natyre, mbase mjaftë interesant me gjithë ato lloje takimesh, skicimesh, me gjithë ato lëvizje me ndryshim kohësh e planesh, me përgjime e përcjellje dhe madje në një kohë të ftohtë që e bëjnë ngjarjen e romanit edhe më të përjetuar, thuaja se vet lexuesi do të bëhet pjesë e gjithë asaj makinerie propagandistike, pastaj përgjimet nga afër e nga larg, herët në mëngjes e vonë në mbrëmje, paraqesin frikën e dilemën, prej më të ndryshmeve por që përshkruhen në thellësinë e detajit dhe me imtësinë e hollësishme duke e zhvilluar imagjinatën krijuese, e cila edhe kështu siç është paraqitur në natyrën e këtij romani e mbërthen lexuesin duke e bërë atë kureshtar për të ditur edhe fundin e ngjarjes.
Po ashtu mënyra e komandimit, struktura komanduese, kontaktet parapërgatitore, përgatitja e ekzekutorëve, hapja e dezinformatave e kështu me radhë janë kaptinë më vete për të cilat shihet qartë se autori ka punuar gjatë, ashtu siç mund të besohet se ai ka njohje të thellë mbi agjenturat e fshehta, dhe njehë mjaftë mirë jo vetëm strukturën e organizimit, por edhe atë të komandimit dhe të ekzekutimit. Autori njeh mirë edhe metodat e propagandimit dhe të konflikteve për të cilat si duket është dashur të shfletoj e gjejë një literaturë të tërë të kësaj natyre mbi të cilin ndërtohet kultura e shkrimit letrar, mbi të cilën ka mundësi të ndërtohet një skenar i mirë për një film artistik.Detaje të tjera interesante brenda këtij romani janë edhe ato pak sekuenca të natyrës erotike, ato të dehjes imorale, që degradojnë vlerat njerëzore, veçmas janë prezantuar mjaftë mirë edhe dukurit e frikës që zakonisht manifestohen nga ekzekutorët gjatë kohës sa përgatitej atentati dhe kohës sa ka zgjatur përgjimi.Natyrisht çështje delikatese është mënyra e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe sidomos mënyra e implikimit, riavancimit dhe e faljes së krimit, për ata kriminel të zakonshëm siç ishin personazhet “Pirati” dhe “Partizani”, kurse pseudonimi i tretë “Studenti” nuk do të zbulohet gjer në kryerjen e misionit, diku në fund të romanit. Por dy personazhet e para janë të yshtura edhe nga premtimi për falje të dënimeve për vepra kriminale dhe ordinere që kanë bërë më parë, kurse në rastin konkret krimi i radhës duhej të bëhej edhe për interesat madhore të shtetit që i përkisnin.Gjithsesi storie më vete janë çështjet parapërgatitore e atentatorëve të cilët fillimisht merren me lajka, më pas yshten me shuma të mëdha parash e më vonë edhe kërcënohen, me burgime, linçime, por edhe me vrasje nëse nuk realizohen qëllimet e synuara nga strukturat komanduese të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga Gjenerali, por që ndihmoheshin edhe nga Kryeqëndrori, Partizani, ekzekutuesi i parë, ekzekutuesi i dytë e të implikuar në planin operacional të koduar “TIGRI”, të mbështetur nga shërbimi diplomatik e konsullor, të shoqëruar me një logjistikë të sofistikuar e buxhete të majme që i ndante shteti, i cili për këso rastesh nuk ka kursyer shuma të mëdha parash.Romani “ATENTAT BRENDA GERMËS “L” “, i takon zhanrit të romanit kriminalistik, që përfundon në mënyrë tragjike, dhe për kah natyra e qasjes dhe interpretimit mjaftë misterioz. Janë këto arsye pse më duket se është e pamundur që lexuesi të mos futet në vorbullën e krimit, e atij krimi të ftohtë që ka ndodhur në atë janarin e ftohtë të vitit 1982, dhe të mos ndjej një lloj lodhjeje e frike shpirtërore nga mbështetja e heshtur, nga përkrahja që sikur bëhet edhe vet lexuesi pjesë e krimit të organizuar, pjesë e ngjarjes që zhvillohet në atë roman, po më shumë do të bëhet pjesë e dhembjes që do ta mbaj gjatë, pasi ngjarja përfundon në mënyrë tragjike, me një krim të radhës, për të cilin është shkruar shumë, por pa u thënë gjë konkrete se si ka mundur të ndodhte, veçmas si është planifikuar dhe si është ekzekutuar, por më shumë si kanë mundur t’i mbulojnë gjurmët për të mbetur krimi një enigmë e pa zbuluar.Indiferenca dhe mënyra e ekzekutimit janë metoda dhe mënyrat e sistemit përmes të cilave sajohet drama gjithmbarshme e elementeve kriminal të cilët ndjekin e përgjojnë viktimat e radhës. Por jeta e Gjeneralit, ambiciet e tij karrieriste, mënyrat e punës dhe veprimit mbeten si një relikt e veçantë e studimit dhe hulumtimit të këtij personazhi brenda romanit që po diskutojmë. Kurse jeta me frikën e të ndëshkuarit i shtynte viktimat të futeshin edhe më tej në krime të reja, por tashmë si një mekanizëm psikologjik në duart e pushtetit, përkatësisht në duart e shërbimeve sekrete të shtetit që udhëhiqeshin me njerëz të tipit të Gjeneralit i cili ka një rol poliedrik brenda tërë kësaj ngjarjeje operacionale.Futja në burimet e njohjes së thellë mbi kritikën e hulumtimit, ndjekjes, përgjimit dhe ekzekutimit është një sipar i këtyre shërbimeve që duhet të hapin interesimin e letërsisë dhe të artit, ngase vepra është e ndërtuar mbi ovacione dhe pikëpamje letrare.Të përgjosh njerëz dhe familje të tëra, qofshin këto edhe të mërguara nuk është fare e lehtë, madje lufta psikologjike, ana logjistike dhe e përgjimit, edhe vetëm nga leximi i kujdesshëm është mjaftueshme për t’i përjetuar si veprime e ndodhi origjinale në të cilat kanë qenë të implikuar edhe përfaqësitë diplomatike dhe shërbime të kombinuara.Më në fund në një natë të errët ku kishte të ftohtë, dhe bënte acar, mbi një bore të bardhë do të mbeten edhe gjurmët e krimit mortar të cilat edhe pse do të humbasin nga shkrirja e borës dhe nga kujtesa e popullit, ky roman do ta freskon kujtesën për një ngjarje reale që mund të tregohet si rrëfim i përjetuar i cili vazhdimisht do ta kthen intuitën e lexuesit në një kohë të shkuar, përplot dyshime e krime të organizuara të kësaj natyre që bënin kudo e kahdo shërbimet e fshehta, veçmas kundër popujve liridashës siç ishte populli ynë.Përveç detajit mjaftë të shkurtër të bisedës së Jusuf Gërvallës para personelit mjekësor dhe shërbimit policor, një rol të rëndësishëm do ta kryen mjeku, siç e kemi potencuar edhe diku më lart se atentati ishte i përgatitur mirë, kurse në rast të dështimit të atentatit nga Gjenerali, të mos dështoj ekzekutori me mantelin e bardhë që ishte involvuar edhe ne një spital, të një vendi demokratik, ku do të arrij shërbimi sekret jugosllav të bëjë implikimin e tij.Ngjarja është zhvilluar si një kronikë më vete, kurse autori me mjaftë sukses e ka pasqyruar dramën e ngjarjes, si një krimi i cili ka qenë mirë i studiuar dhe planifikuar nga qarqe e shërbime tashmë të njohura antishqiptare.E mbyll këtë shënim me një pasuse të romanit ku thuhet se: “Vonë, kur pa vetën duke hyrë në veturë, vërejti se brenda tij nuk kishte ndodhur asgjë, asnjë shkrëndje, asnjë thyerje, asnjë zvetënim, asnjë dritë magjepse ylberi, asnjë errësirë ferri! Çdo gjë kishte ndodhur jashtë qenies së tij, aty pranë germës „L“ të kthyer në „?“ ku sapo kishte përfunduar drama e përgjakshme e planit operativ “Tigri”!…

Mbi vëllimin poetik “Shadows Speak in Riddles“ të Sami Gjokës

Nga: Astrit  LULUSHI

Poezitë e Sami Gjokës nuk mund të tingëllonin më mirë sesa anglisht - ndjesë “fansave” të tij shqiptarë në Facebook a gjetkë – dhe do të ishte “padrejtësi” ti përktheje ato në shqip, qoftë edhe me mendje – jo se shqipja nuk është e pasur – por është pjekuria gjuhësore, artistike, kulturore e autorit që i bën ato të paprekëshme, nëse duhen ruajtur vlerat.Sami Gjoka është ndër krijuesit relativisht të shumtë shqiptarë në Amerikë që rendin të shprehen ndryshe jo vetëm në formë e stil, por edhe ide. Jo rastësisht “Shadows Speak in Riddles” (Hijet flasin ndryshe) është edhe titulli i librit të tij prej 230 faqesh me poezi, nga Shtëpia Botuese Xlibris. Prej disa ditësh “Shadows Speak in Riddles” gjendet edhe në Amazon.com dhe libraritë Borders në SHBA.Pas shume librave – romane, poezi e persiatje në shqip – me këtë vëllimin poetik në anglisht, Sami Gjoka tani u afrohet guximshëm kolegëve amerikanë të penës. Reçensues në Xlibris, filial i Shtëpisë së njohur Botuese Random House, janë shprehur se “Shadows Speak in Riddles“ t’i mbush sytë me lot.Vërtet, absolutisht prekës. Përvojë jete e autorit. Mbledhje, renditje e mahnitëshme, drithëruese fjalësh që krijojnë artistikisht në mendje një fushë betejë midis të mires dhe të keqes, brenda cdo guacke njerëzore;“nga ku ne nisemi për të pushtuar gjithë universin.” Vetëm për t’a bërë vendin të rrënohet nga urrejtja e lakmia, ku njerëzit të jenë;
“jo për të fjetur
as për t’u shlodhur,
por për gjakderdhje,
për britma, lot e mallkim.
por kurrë për të bekuar.”
Vargje absolutisht rrëqethëse sa edhe të afërta në armosferë, për ata që vërtet e ndjejnë realitetin;
“ku vdekja prehet normale,
e shtrirë në të njëjtin shtrat
për sa kohë që kjo botë,
nuk është përmirësuar”
Si shumica e të ikurve nga Shqipëria para rënies se diktaturës, Sami Gjoka, ish-i arratisur, nuk kërkon t’i imponohet nga larg vendit dhe as bashkë-atdhetarëve.
“Who asked me what I do.
I am a lonely, naked bat
My wings at dark I spread,
Hitting rocks of scary canyons.”
ose
“Kush më pyet se cfarë bëj.
Lakuriq nate, i vetmuar jam
Në mbrëmje krahët hap,
Shkëmbinj godas kanioneve të frikshëm.”
Mendimi profetik i poezisë së tij – si krahët e lakuriqit të natës - troket në dritare, që të dëgjojë dera, ashtu si në gjjuhë dhe tematikë, poeti shqiptaro – amerikan i drejtohet botës, që të dëgjojë atdheu. Thirrjet poetike të Sami Gjokës janë thumbuese, të ashpra, të zymta, ugurzeze, por me një fije të hollë shprese, se dikush ndoshta do t’i dëgjojë.

Shko ku te con Zemra……

Nga: Jolanda DAUTI


Me siguri qe u ka ndodhur dhe juve te ndaleni ne jeten tuaj, te ktheni koken pas e te shihni rrugen qe keni pershkruar e keni lene pas shpine.Nuk duket me e gjate se rruga qe keni para jush???..Jo e??!!…Ndofta me ndodh vetem mua…nejse…Per te mos humbur fillin po i rikthehem “rruges se pershkruar” deri me sot..Nuk e kisha vene re qe ajo s’ishte e drejte( ne fakt, e mendoja te tille), por duke pare me me qartesi, verejta se ishte me dredha, me shigjeta nga te dyja anet qe tregonin drejtime te ndryshme, me pas rrugica te ngushta qe perfundonin ne pyll. Ndonjeren prej tyre me siguri e kisha kaluar pa vene re se ck’ishte ne te, ndonje tjeter me siguri se kam fare qe ekzistonte…Ato rruge qe kisha pershkruar, nuk dija as vete ku do me nxirrnin, per mire a per keq, por i kisha pershkruar,,,,,megjithate vazhdoj akoma te kem pikepyetjet e mia…Po sikur te kisha kaluar ketej e jo andej, po sikur te kisha ikur para ne vend qe te kthehesha pas??!! Eh, njeriu i shkrete!! gjithmone ne dileme. Ky eshte nje problem i vjeter sa bota, qe nga Adami e Eva gjithmone i njejti problem..Dhe mu kujtua nje shprehje e Edgar Lee Masters lexuar kohe me pare” Kjo eshte dhe dhimbja e Jetes, per te qene te lumtur, eshte e nevojshme te jesh dy”, e me siguri qe se ka pas keq ky zoteria, (me mire te jesh dy, se te jesh vetem)…..Me siguri qe kjo ka qene edhe arsyeja qe i Gjithefuqishmi qe krijoi Adamin, mendoi menjehere te sjelle dhe Even per shoqeri, e cila i solli me vete dashurine, eren dhe shijen e saj, por dhe dhimbjen…..Ah moj Eve, edhe ti, kishe gjithshka, po ti atje ku s’duhej vajte…gjithsesi kjo ishte nje e mire….qe nga ajo kohe e me pas, ne” modernet”, deshiren per vitamina e rritem ne mase……Ja perseri me iku filli i bisedes….e kisha fjalen per rrugen time…po…gjithsesi po ju thosha, se ne kete rrugen time, te gjate sa dhe te shkurter, gjeta edhe imazhin e lumturise, e gjeta ne gjera te vogla, ne gjera te medha, ne tingujt e muzikes, ne qeshjen e dale prej shpirtit , ne goten e veres,ne batutat e miqve, ne thenien e mrekullueshme” ne do te ecim dora dores edhe ne mbreterine e hijeve”, ne buzet e dashurise, ne zjarrin e tij( “Adamit” tim.)…E perseri te gjitha keto, nuk e di sa mund te sherbejne, per ta lehtesuar me teper mundimin e jetes…..Kam lexuar shume thenie edhe mbi lumturine, kam lexuar edhe manuale, se si te sillemi per te qene te lumtur, por ne fund kam kuptuar, se me e rendesishmja, fitorja me e madhe, eshte kur pranon veten per ate qe je, me te mirat e difektet e tua. Tek e fundit, sot, ndjenja qe ka sunduar boten, por qe eshte edhe me e padobishmja, eshte zilia. Te kesh zili te tjeret per ate qe jane( apo duan te dimostrojne se jane). Une nga kjo ane, e bej gjumin e qete miq. Ndofta, ngaqe ne jeten time, skam njohur ndonje person, qe te mund te meritoje ziline time( adhurimin me siguri), dhe te them te drejten, njerez kam njohur plote gjate rruges time, por ne jete, cdo gje kalon kaq shpejt, saqe pak gjera arrijne te lene gjurme….Por, perseri ka akoma ne mua pytje….Kush e di se…Po sikur…e pergjigje nuk kam……..ndofta duhet te shkoj ku me con rastesia, ndofta ku me con fati im, por me siguri rruga qe dua te ndjek, eshte ajo, ku me con Zemra ime

Shpirtërat e shprishur…

Nga : Ilirian BLLOSHMI


Me kokën vendosur mbi prehërin e së akulltës vetmi, qëndroj pa bërë asgjë dhe nuk di përse! E ajo, vetmia, e errët, e pisët, më këndon me zërin e saj të heshtjes që vret edhe muret e lagështa të dhomës.Dora e saj e thatë, luan me flokët e mi. Jashtë bie shi. Përpiqem të hedh mbi leter këtë makth, krijuar prej nuk e di se çfarë, por, i pamundur! Shoh mbi fletën e bardhë disa fjalë, që sado mundohen të shtrinjë krahët e të prekin njëra-tjetren, mbeten ashtu, krahëhapur, sikur po kërkojnë mëshirë. Në një cast tjetër, fjalët u thyen, e shkronjat vrapuan të dehura mbi letren e bardhë. Çmenduri! Çdo shkronjë tani më ngjan me insekte a qënje të vogla, që kërkojnë të më vërsulen, të më hakmerren, të më kafshojë! Pikërisht ato,pjella ime! Zot, ku je? Megjithëse dritën e kam fikur, mendimet vërshojnë! Ndezur qëndron abazhuri i vogël,në cepin e dhomës dhe arsyeja ime e përgjumur. Gotat e kristalit, nën dritën e zbehur të abazhurit dhe përgjumjes sime,marrin pamjen e një parajse të vërtetë. Të pi? Sapo ktheva kokën i trembur prej këtij mendimi,shoh tek hedhin valle,mbi pjatë, avujt e supës së ngrohtë. Kisha harruar të haja. Eh,punë e madhe! Sikur kaq lehtë vdes njeriu! Të pi? Por, edhe dëshira për të pirë m’u zbeh, sapo duart preken butësisht gotën e verës. Një gote tjetër qëndronte e mbushur. Unë po pija, po pija krah për krah me vetminë, shoqën time të mistershme që më shoqëron ndonjëherë,kur nuk di çfarë të bëj.Ndjej të më dhëmbë koka, sigurisht jo nga pija! Teksa me njërën dorë mbaja gotën, tjetrën, atë të majtën, e vendosa mbi ballë. Dridhem! Unaza e bukur me gurë të çmuar, më ngjau sikur më kafshoi. Ndëshkim? E di, unë nuk jam ai që do doja të isha. Shpesh e ëndërroj veten tjeter, dhe pse thonë se ëndrrat varfërojnë realitetin. Ç’botë e mistershme!Ktheva gotën e dytë të verës së kuqe. Shija e saj e hidhët, nuk më bën më përshtypje. Ngadalë heq unazën dhe e vë mbi bllok. Koka më peshon shumë. Mos vallë mendimet u shtuan?! Mbetur mes dy fletësh, hija e unazës mori formën e zemrës.Ironi?! Iki. Shëtis diku jo fort larg realitetit, por as në realitet nuk jam.Si i largët,një shprehje më çukit:”Nëse kërkon të njohësh vetminë,martohu”. Ndërsa Sokrati ka thënë: ”Sido që të jetë, martohuni! Nëse merrni një grua të mirë, do të jeni të lumtur, nëse merrni një grua të keqe, do të beheni filozof”.Ti, drita e syve të mi, duhet të më besosh, unë nuk dua kurrë të të lëndoj. E si do mundja, ty, qielli im i kaltër! Ti, ylli që ndriçon rrugën time të mistershme në këtë botë enigmatike. Nëse vetmia do kishte fytyrë, unë do e çirrja me thonj fytyrën e saj, do I shkulja flokët një e nga një, do e vrisja me duart e mia, vetëm të mos arrinte kurrë tek ti. Unë, po po unë, unë engjëlli yt mbrojtës.Ti nuk e di sa do kisha dashur që unë të isha ideali,ai ideal që nuk ekziston ende në këtë botë të djallëzuar.Sikur unit të vdiste një ditë! Sikur egoja të iki tutje, sikur të të doja edhe pak më përjet qenjës sime, sikur! Mëngjeseve kur zgjohesh heret, do doja të të shërbeja mëngjesin, shërbetosur me gjithë dashurinë time “të përgjumur”, me gjithë dashurinë “e fjetur” e jo të të lutem të më fikësh dritën.
Pasditeve të mërzitshme pas pune, sikur gjithmonë të të shoqëroja parqeve për kafen e pasdites dhe jo të harrohesha,siç harrohem e ngatërrohem shpesh nëpër shkronjat e romaneve të dashurisë. Inatet vocrrake që natyrshëm vijnë mes nesh, do doja t’i përzija njëherë e përgjithmonë, por janë ato pikërisht që na ushqejnë me forcë, nevojë dhe mall për njëri-tjetrin. Egoja ndonjëherë na rremben e na ve përpara, por dashuria ka kopjen e çdo prange.Netëve kur ëndrrat të të mundojnë, do doja të zgjohesha e të të vështroja, të prisja zgjuar ankthet e makthet që drejtohen për të ti e t’ju flisja për ty, ata do e kuptonin mirësinë që të karakterizon dhe, kokëulur do ktheheshin pas.Ti je e imja! Dua që puthjet e mia, të vijnë tek ti me çdo pikë shiu. Dua që ndjenjat e mia të jenë mirësia që të të paraprijnë në jetë. E dua trupin tënd! Dua të shkrihem mbi të, dua të futem në poret e tij, e të mos ekzistoj më, përveçse brenda teje.Por, diçka brenda meje kërkon më shumë, më nxit për më shumë, provokon më shumë. Nuk di të jem tjetër, dhe pse nuk dyshoj në ndjenjat e mia. Qënjet tona prej kohësh janë një, madje, nuk e di si kam jetuar deri atëherë e ç’kuptim kishte jeta ime.Ylber i ditëve të mia, ti meriton një botë të butë, ti meriton një dashuri dhe përkujdesje të pafundme! Unë jam betuar të të dua derisa qënja ime të mos ekzistojë dhe shpresoj që një ditë, të të përmbush kuptimin e jetës tëndë, deri edhe në detajet më të pavlera, të jem personi që unë do doja të isha.Mesnatë! Shkoj të fle! E di, ti e dashur po më pret në ëndrra krahëhapur, e buzëqeshur, me dashuri!…………

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...