2013-12-13

Mr.sci.Flori Bruqi:Telepatia përmes mendimeve - komunikimeve sintetike...Telepatia kosmike.

Shumë njerëz kanë marrë një telefonatë nga një person, pikërisht teksa ishin duke menduar për të. Tani, një studim i ri pretendon që kjo formë e telepatisë mund të mos jetë thjeshtë koinçidencë. Biologu Rupert Sheldrake nga Kolegji i Trinitretit në Angli, tha se forma më e zakonshme e telepatisë në botën moderne ndodh kur dikush mendon për dikë për asnjë arsye të dukshme dhe më pas, ai person telefonon. Për të zbuluar nëse ky fenomen është një iluzion masiv apo realitet, katër pjesëmarrësve në një eksperiment iu tha se do të merrnin një telefonatë nga një prej katër miqve.


 Më pas, studiuesit hodhën zarat për të përzgjedhur telefonuesin. Më pas, të përzgjedhurve iu kërkua që t'i telefononin pjesëmarrësit në studim, të cilit iu kërkua të parashikojë se cili nga katër miqtë e tyre ishte duke i telefonuar, përpara se të ngrinin telefonin. Ligjet e probabilitetit thonë se pjesëmarrësit duhet të gjejnë emrin në 25% të kohës. Por Sheldrake zbuloi se shumica e pjesëmarrësve e gjetën saktë telefonuesin në 45% të kohës. Të njëjtin rezultat pati edhe me njerëz të cilëve iu kërkua të gjenin një nga katër njerëzit që do u dërgonin një e-mail, përpara se ta merrnin.

Sheldrake, që beson në ndërlidhjen e të gjithë mendjeve brenda një grupimi social, thotë se tashmë po i shtrin eksperimentet e tij për të parë nëse fenomeni funksionon edhe me mesazhet në telefonat celularë. "Nuk është thjeshtë rastësi", thotë ai. "Kjo është provë që tregon se diçka po ndodh me të vërtetë".

***

Ne radhe te pare do te doja t'ju tregoje ate qe suposon fizika ne lidhje me telepatin.
Hipotizohet se ekzistojne particela apo grimca elementare te afta te memorizojn dhe te levizin me shpejtesine e mendimit duke automatizuar vete mendimin.

Telepatia eshte aftesia qe ka nje individ te arrije te komunikoj emocione, permbajtje mendimesh dhe gjendje shpirterore tek nje tjeter, nepermjet nje trasmetimi mendore shume te vecante, qe nuk ka te beje me asnje lloje rruge komunikimi te perdorur deri tani.

Ky term vine nga greqishtja e vjeter qe do te thote: tele⇒large, dhe patia⇒ndjenje
Fenomeni i telepatise eshte ai me i perhapuri apo ai me frekuent ne bashkesine e te gjithe dukurive paranormale. Mendohet deri atje sa disa teza mbeshtesine faktin se njerzit primitive te cilet si e dime ishin te pa afte te komunikonin gjuhesisht, te kene perdorur telepatine, si nje menyre komunikimi normal apo te perditshem.

Studimi i telepatis eshte i bazuar ne nje metod sasiore (quantity) e cila percakton sa here dhe me cilat karakteristika manifestohet apo ashfaqet ky fenomen.

Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.

Ç’është në të vërtet telepatia?

 Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.

Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.

Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).

Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.


A egziston nje lidhje e vertete midis "dhenesit"(njeriut qe i ndodh dicka) dhe "marresit"(njeriut qe parandjen ate qe ndodh) apo eshte thjeshte rastesi apo koincidence??

Ne kete dukuri te ashtuquajtur telepatike(dukuri telepatike),a ka me te vertete nje lidhje objektive,SHKAK-PASOJE,se njera lind tjetren??

Ne 1882 ne Londer,u krijua shoqata per studimin e dukurive psiqike.

Autoret e saj Gurney,Myers,Podmore,botuan vepren "Iluzionet e jetes"(1886),ku perdoren per here te pare termin TELEPATI.

Jane ngritur laboratore te vecante,per studimin e telepatise.Studimi bazohet ,kryesishtne dy aspekte themelore:

1-ne vertetimin e egzistences se telepatise,si nje dukuri reale

2-ne shpjegiminse si realizohet lidhja midis "marresit" dhe "dhenesit"

Flitet per endrra telepatike,dhe keto botohen sipas literatures perkatese,per te perpunuar opinionin,se telepatia qenkerka nje dukuri reale ...Ne te vertete deri me sot,nuk eshte sjelle asnje prove bindese,qe te vertetoje,se telepatia eshte nje dukuri reale.

Telepatia eshte:

1-Spontane

2-E natyrshme

E para thote se kjo telepati,presupozon ngjarje me emocione te forta si p.sh. semundje te renda,vdekja ,aksidentet etj.,dhe se komunikimi ne keto raste,ka nje karakter te pavetedijshem dhe ndodh sidomos gjate gjumit ne enderr,ose ne gjendje hipnotike.

E dyta thote se ne telepati,hyjne vetem ata njerez,qe kane lidhje fisnore,marrdhenie te forta miqesie e dashurie .

Po ju jap nje rast telepatie te natyrshme:

Ne dimrin e 1977,dy vellezer,me tre shoke u nisen nga Durresi me makine per ne malesite e Tiranes dhe do te ktheheshin brenda dites.

Koha po kalonte dhe ata nuk po ktheheshin.moti u prish.Nena"parandjente",se do ti kishte zene debora dhe vertet ashtu kishte ndodhur.

Pra jane bere shume eksperimente,studime te cilat shpesh jane propaganduar e reklamuar me buje.

Ne rradhe te pare,duhet te theksoj se keto te dhena,nuk perputhen aspak me parimet shkencore.

Shume shkencetare dhe studiues te ketyre dukurive telepatike,kane pohuar se telepatia s'ka asnje premise,se keto studime jane te kota dhe pakrye.

Vete ngjarjet,ndodhite ,tregojne se provat behen per te ligjeruar telepatine.Ato prova jane manipuluar dhe inskenuar deri atje,sa jane futur ne kallepet e "deshiruara".Fitimi me keto lloj endrrash eshte fantastik.


****


Telepatinë Sintetike - komunkimi përmes mendimeve.


Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thojnë ndonjë fjalë.

Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në lëximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.

Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D’Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë “Unë mendoj se kjo do të bëhët vetëm një mënyrë tjetër e komunikimit”.

Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diqka e re. Në vitet 1960ta, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij, dhe më pak ushtrime, ai arriti të shkruaj kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Univeristetin e Kalifornisë, Irivine, Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.

Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siq e quan D’Zmura “atë zërin e vogël në kokën tuaj.” Kurse objektivi i dytë, është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (psh. tek një radio), poashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lëxohet si tekst apo mesazh zanor.

Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D’Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjej zbatim të gjërë në fushat tjera civile.

Një prej fushave të para ku mund të gjej përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë. Ndërsa sipas meje, zhvillimi i kësaj teknologjie do të bëj revolucion jo vetëm në teknologjitë komunikuese por edhe në vetë mënyrën e të jetuarit tonë.

Telepatia e njeriut vizion apo ardhmëri



Telepatia paraqet aftësinë që në largësi ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).

Telepatia:
Aftësia e shkëmbimit të mendimit në largësi ndërmjet Njerëzve përmes mediumit të panjohur deri tani quhet telepati.


Thuhet:
NJERIU bëhet TELEPAT kur ndjenja e Njeriut është në gjendje të njohë dhe komunikoi në largësi me Njerëzit tjerë pa mjete (sende) komunikuese, vetëm me anë të mendimeve (ndjenjës) dhe jep ose merr mendime në largësi ku ndodhë ngjarja në po atë moment kur ndjehet nga Njeriu Telepatik.


Telepatia logjikisht imponohet, analog si Televizori, Radiolidhjet apo mobil telefoni (celulari), ekziston dhënësi dhe marrësi.
Dhënësi dërgon informata te marrësi valët me frekuencë të caktuar në të cilat është vendos marrësi. Marrësi nëse është e nevojshme I dekodon këto vale dhe fiton porosinë e tyre.



Te Televizori, mobil telefoni (celulari) dhe radio emetimi, dhënësi e marrësi lidhen me radio vale të cilat janë pjesë e spektrit elektromagnetik.
Kjo lidhje apo komunikimi me mjete teknologjike mund të ndodhë kudo në planetin Tokë mes dy njerëzve.


Afër telepatisë logjike është si biseda mes dy njerëzve me anë të Mobil telefonit , ku ekziston dhënësi dhe marrësi i bisedës. Dhënësi është Njeriu që fol ndërsa marrësi është Njeriu që dëgjon . Kjo bisedë është me mjete pra me mobil telefon dhe kjo nuk është telepati por afër , pasi telepatia kryhet pa mjete por vetëm me anë të mendimeve në tru.

Truri është mjeti që shkëmben mendimet në mes të dy Njerëzve në largësi.

Telepatia paraqet aftësinë që në largësi sendet ose ngjarjet që ndodhin në vende dhe largësi të ndryshme "shihen" dhe "ndjehen" në të njejtin moment kur ndodhin. Kjo metodë e komunikimit konsiderohet natyrore në mes të anëtarëve të familjes (gjakut familjar) dhe në mes personave emotivisht të lidhur (afërsi shpirtërore).

Porosit mund të "emitohen" dhe "pranohen" në fushën elektromagnetike të valëve të trurit. Rezultatet e shumta të hulumtimeve shkencore qartë tregojnë se njerëzit shumë më tepër janë të lidhur në formën telepatike , se sa që mendohet ose supozohet.

Ekziston besimi se ëndrra është informatë telepatike që e merr njeriu. Analistët njohin raste të ndryshme që vërtetojnë se ngjarja ose përmbajtja e ëndrrës mund të jetë e nxitur nga emocioni telepatik.


Psihoanalistët që interpretojnë ëndrra tregojnë shumë raste ku klientët e tyre “shohin” ose “ndjejnë” momentin e ndonjë fatkeqësie ose të ngjarjes me rendësi e vlerë të posaçme që u ka ndodhë të afërmve të tyre.

Fenomeni telepatik sqarohet ashtu që personat emotive të afërt lidhen mes tyre me fushën e dashurisë dhe se në gjendje shpirtërore e ndjejnë “porosinë” e cila shpërndahet në etër me personat që janë të “lidhur emotivisht” në fushën e njëjtë.

Nëse ndonjëherë nuk mund të e interpretoni ëndrrën , pyet vetën ndoshta është ëndrra porosi telepatike që e dërgon dikush?


Teori:

Në miniaturë vendosen në organizëm; Telefonat mobil (celular), senzorë komunikimi etj.

Nëse mikrosezorët komunikues mund të imputohen në organizëm.

Atëherë edhe organizmi (saktë edhe truri) ka mundësi të mësohet të përdor neuronin (grup neurone) për komunikim.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet bazën e formimit të marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndiejnë këtë.
Kërkimet e ndryshme, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, P. Zhanes, Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive në fillim të viteve '30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me të shoqen. Sinkleri vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t'i pranonte në mënyrë telepatike dhe t'i riprodhonte.

Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nën kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte aq e saktë, sa që A. Ajnshtajni që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps shumë dhe e përshkroi në parathënien e librit të Sinklerit "Radioja mentale", në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve. Me eksperimente telepatike u morën edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, dhe për eksperimente ata shfrytëzonin kompletet e letrave të: Zenerit, Lazanovit dhe të Manczarskit. Ndër më të njohurat janë ato të Zenerit që përbëhen nga 25 letra, të ndara në 5 pjesë dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen.

Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën "Rrënjet e koincidencës" solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur "psitron", e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. G. Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se sa është e mundur gjatë gjendjes sonë "normale". Sipas teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuritë me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomenet sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dhe janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri të tjera nga jeta, p.sh: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalën nga goja", etj. Si përfundim mund të thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na sjell në supozimin se telepatia është proces themelor i intraksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal.

Përdorimet më moderne të telepatisë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke zhvilluar një teknologji, të njohur si telepatia sintetike, teknologji kjo që do të lejonte njerëzit të shkruajnë një email ose të krijojnë një mesazh zëri dhe ta dërgojnë atë, pa pasur nëvojë të ndezin kompjuterin, të shtypin numrat e telefonit, apo të thonë ndonjë fjalë. Koncepti i kësaj teknologjie bazohet në leximin e aktivitetit elektrik të trurit duke përdorur një EEG ose një elektroencefalogramë.

Udhëheqësi i këtij projekti shkencor, Mike D'Zmura nga Universiteti i Kalifornisë, thotë: "Unë mendoj se kjo do të bëhet thjesht një mënyrë tjetër e komunikimit". Ideja e komunikimit vetëm përmes mendimeve, nuk është diçka e re. Në vitet 1960, një kërkues vendosi një EEG në kokën e tij dhe me pak ushtrime, ai arriti të shkruajë kodin e Morsit përmes valëve alfa të trurit. Kërkimet për këtë projekt financohen nga ushtria e SHBA-ve dhe janë duke u zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë, Irivine, në Universitetin e Carnegie Mellonit, si dhe në Universitetin e Merilendit.

Objektivat e këtij kërkimi janë dy. E para është krijimi i një mesazhi duke përdorur, siç e quan D'Zmura, "atë zërin e vogël në kokën tuaj". Objektivi i dytë është dërgimi i atij mesazhi tek një individ apo objekt (p.sh. tek një radio), po ashtu duke përdorur vetëm fuqinë e mendimeve. Pasi marrësi të pranojë mesazhin, ai mund të lexohet si tekst apo mesazh zanor. Pasi ushtria është duke financuar këtë projekt, është e logjikshme që përdorimet e para të kësaj teknologjie do të jenë në operacionet e ndryshme ushtarake, por D'Zmura mendon se komunikimi i bazuar në mendime do të gjejë zbatim të gjerë në fushat e tjera civile. Një prej fushave të para ku mund të gjejë përdorim komunikimi i bazuar në mendime është padyshim bota e lojërave, thotë Paul Sajda nga Universiteti i Kolumbisë.

Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milionë dollarësh Universitetit të Irvine në Kaliforni, për të zhvilluar atë që me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit të Forcave të Armatosura në territor armik.

Një sistem i quajtur "telepati sintetike" do të zhvillohet për t'i lejuar ushtarëve në front të dërgojnë mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerrë asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i përbërë nga një ndërfaqe neurale, e cila do të kapë disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e të cilave do të shfaqet tek marrësi qoftë në version teksti, qoftë në version mesazhi zanor. Në vitet '60, kërkuesi Edmund Dewan kishte arritur të modulonte frekuencat e valëve të tij alfa për të shkruar një mesazh në alfabet mors, por metoda që do të përdoret nga kërkuesit do të jetë shumë më e sofistikuar.

Si fillim do të klasifikohen aktivitetet e ndryshme të trurit, për të zbuluar në mënyrë të pagabueshme sinjalet e dërguara, sidomos ato më të rëndësishmet dhe antonime, si për shembull sinjal për "PO" dhe "JO" (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe). Më pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet në mënyrë që të krijohet një kaskë e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral. Ja një shembull i procedurës që është imagjinuar. I tregohen pacientit të mbuluar me një kaskë speciale (kaskë e tipit EEG) shkronjat "Y" për "yes" dhe "N" për "NO". Një ose dy sekonda më vonë i kërkohet të mendojë "yes" ose "no" dhe regjistrohen valet e gjithë procesit.

Eksperimenti përsëritet me dhjetëra herë, derisa të mund të përcaktohen në mënyrë optimale valët që shfaqen në trurin e pacientit në rast të një pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet një kohë mjaft e gjatë për të krijuar një fjalor të mjaftueshëm për të komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshëm. Kaska e veçantë nuk do të shërbejë vetëm si kapëse dhe krijuese valësh. Valët cerebrale lejojnë gjithashtu përcaktimin e personit të cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund të dijë kujt dhe ku duhet të dërgojë mesazhin e kapur. Normalisht pasi të jetë kualifikuar dhe përdorur tërësisht në aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund të përdoret edhe në fusha të tjera, duke filluar që nga lojërat kompjuterike deri tek edukimi në distancë.


*****

Qentë janë aq të lidhur me njerëzit, saqë në çast mund ta ndiejnë se a janë ata të gëzueshëm, të lodhur, depresivë, ose për shembull kur ju dhemb koka, para se njerëzit të japin çfarëdo shprehjeje fytyre ose ndonjë shenjë tjetër trupore, tregon studimi i Universitetit të Floridës.

Edhe pse hulumtuesit besojnë se telepatia e qenve është e lindur, duke vënë në pah se qentë shtëpiakë në leximin e mendimeve janë më të suksesshëm se kafshët e egra. Por, nuk janë vetëm kafshët shtëpiake kanakare telepatike – njerëzit i lidhin dëshmitë e tyre në veçanti me binjakët njëvezor.

Madje edhe kur janë të ndarë me kilometra, binjakët pohojnë se në të njëjtën kohë fuqishëm kanë ndier se çfarë ka ndodhur me vëllanë ose motrën në kontinentin tjetër: nga ndodhitë intensive si fatkeqësi komunikacioni e deri tek takimet romantike me përfundim të mirë. Anekdota të ngjashme ka shumë, por asnjë eksperiment nuk e ka vërtetuar pa mëdyshje e as përgënjeshtruar fenomenin e telapatisë.

Eksperimenti me binjakët dhjetëvjeçar, Richard dhe Damien Powell, është një nga të fundit që ka tentuar këtë. Ata më parë i kishin ndarë, e pastaj para Damienit kanë filluar t’i thyejnë pjatat dhe më vonë t’i shpojnë balonat. Në hapësirat e katit të dytë Richard ka qenë i relaksuar dhe i lidhur për poligraf, i cili çdo çast ka regjistruar ndryshimin e pulsit, frymëmarrjes dhe tensionit të gjakut.

Rezultatet tregojnë se si Richard pavetëdijshëm i ka ndier reaksionet e vëllait të tij.



Për telepati duhen dy veta

Dy mendje pa paragjykim dhe të relaksuara fizikisht e mentalisht, është hapi i parë për fillimin e një eksperimenti me telepati



Vizualizimi mes mendjeve

Dhënësi dhe marrësi do të duhej të vizualizonin se si mendjet e tyre janë të lidhura përmes tubave ose telave.



Fotografitë përmes tubave udhëtojnë në mendjen e tjetrit

Përderisa dhënësi dërgon shembullin e fotografisë së mollës, duhet që sa më qartë të paramendojë se si ajo udhëton deri te marrësi.



Spiunët që shohin larg

Përgjatë luftës së ftohtë, në Institutin Stanford, institut për hulumtime psikologjike në New York dhe në laboratorë të tjerë të fshehtë, ushtria amerikane dhe CIA i kanë shfrytëzuar telepatikët, të cilët përmes projektit sekret “Stargate” i kanë spiunuar rusët, derisa as që ishin larguar nga Amerika.

Sipas dëshmisë së telepatikut Joseph McMoneaglea, i cili ka qenë spiun deri në përfundimin e projektit në vitin 1995, me anë të kësaj teknike të “shikimit në largësi” ka arritur të zbulojë bazat e fshehura në anën tjetër të botës.

Spiunët paraprakisht mbështeteshin në lidhjen telepatike me një njeri tjetër, e më vonë edhe vetëm në hartë. Suksesi më i madh i operacionit “Stargate” , ka qenë ai i vitit 1979, kur kishin zbuluar lokacionin dhe ndërtimin e nëndetëses ruse “Typhoon”, shumë kilometra në brendësi të vendit.

Rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe në krizën e pengjeve të vitit 1979 në Iran. Me këtë rast kishin arritur të “shohin” se në çfarë gjendje ishin pengjet dhe në çfarë kushtesh po mbaheshin. Eksperimenti i kohëmëparshëm me McMoneaglen, në të cilin ai provoi të zbulojë lokacionin e një gruaje, tregoi rezultate të dyzuara, dhe vazhdim të lojës mes fascinimit me telepatinë dhe shkencës së pastër.



Mendja e relaksuar është e hapur

Në departamentin e parapsikoliogjisë në Universitetin e Edinburghut, doktor Paul Stevens përpiqet të dëshmojë se si të gjithë njerëzit kanë aftësi telepatike. Njerëzit i vështron në një gjendje tërësisht të relaksuar, e ngjashme me të ëndërruarit, në të cilën mendja është e hapur për informata të reja



Demonstrimi i telepatisë

Testet klasike për testimin e telepatisë pretendojnë thjeshtësinë, ndërsa kartat e Zenerit janë më të njohurat. Përbëhen nga 25 karta, në të cilat janë pesë simbole. Mundësia statistikore e të qëlluarit është 20 për qind, kurse për demonstimin e telepatisë duhet që vazhdimisht të qëllohen më shumë.



Lidhja ruse në largësi

Me komunikimin mendor në largësi janë marrë edhe rusët, ndërsa eksperimenti më i njohur është ai mes biofizicientit Jurij Kamenski dhe gazetarit moskovit Karl Nikolajev. Ata ia kanë dalë të shkëmbejnë porosi në distancë prej 3200 kilometrash, gjë që është vërtetuar me anë të instrumenteve.



Lavdërimi nga Einsteini

Albert Einstein ka marrë pjesë në eksperimentin e shkrimtarit Apton Sinclair dhe gruas së tij. Albert Einstein shkroi parathënien për librin e tij “Mental Radio”, ku shkruan se si gruaja e Sinclairit në mënyrë telepatike i ka pranuar dhe më pas riprodhuar vizatimet.



Ndjenja në largësi

Telepatia rrjedh nga fjala greke tele, që do të thotë largësi dhe pathe ndjenjë. Ajo është komunikim mes dy mendjeve

Shkruan: Sabir KRASNIQI - TELEPATIA



     Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.  Duke pasur parasysh se kërkimetelektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
        
             Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë osepsikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.
            Ç’është në të vërtet telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht  e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
            Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
            Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së  shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
            Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
            Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme  e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
            Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin  e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha eMesmeritPjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e  vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmeritsepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
            Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.
            Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto eksperimente,sepse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment
hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.
Upton Sinkler
Libri i Sinklerit “Radioja mentale”
            Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Upton Sikler me të shoqen,Meri K. SinklerUptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu  Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
            Uejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
            Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
            Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.
            Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, tëKringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...
           
            Rasti Mesing
            Një ndër telepatët më në zë ishte Vulfu Gligorevic Mesing (1899 - 1971). Aftësitë e tij telepatike i zbuloi rastësisht, në moshën 11 vjeçare, kur pa dashje largohet nga prindërit dhe hipë në trenin  që udhëtonte në relacionin,Varshavë - Berlin. Pasi nuk kishte biletë udhëtimi, futet nën karrige, por kontrollori e kap dhe i kërkon biletën. Mesingu i vogël e sheh në dysheme një copë letër të thjeshtë, e kap atë dhe ia jep kontrollorit, duke u koncentruar në atë letër me bindje të thellë se ajo është biletë. Kontrollori e merr letrën, e shikon dhe i thotë: “Pse rri nën karrige pasi e ke biletën?”.
            Në Berlin, Mesingu bie në kontakt me prof. Abelin, psikiatër i njohur i cili i vëren aftësitë e tij dhe së bashku me kolegun e tij, prof. Shmitin, e marrin nën mbikëqyrje. Më vonë, Mesingu filon punë në një cirk të quajtur “BUSH” dhe kështu fillon turnet e tij nëpër Evropë. Gjatë një manifestimi në Vjenë, për Mesingun u interesua edheAjshtajni, të cilin e dërgoi tek S, Frojdi. Te dy këta shkencëtarë punuan mjaft me të. Me Frojdin mesingu qëndroi disa vite në shoqëri, i cili ia mësoi metodat e koncentrimit dhe autohipnozën.  Ja, një eksperiment interesant që e bënë Frojdi dhe Ajnshtajni me Mesingun: Frojdi e urdhëroi në mënyrë telepatike: “Shko në banjë, merre pincetëndhe shkulja tri qime nga mustaqet Ajnshtajnit!”. Mesingu u mendua pak, pastaj shkoi në banjë, mori pincetën dhe iu afrua Ajnshtajnit duke i thënë: “Më falni, por duhet ta zbatoj urdhrin”, ndërsa te dy shkencëtarët ja plasën të qeshurit, duke admiruar aftësitë e tij. Pastaj pason urdhri tjetër i Frojdit me mendime: “Merre violinën dhe jepjaAjnshtajnit që t’i bie”. Edhe këtë urdhër Mesingu e zbatoi më përpikëri. Kur po largohej nga Berlini, Ajnshtajni i thotë: “Në qoftë se gjendesh në situata të palakmueshme, mu lajmëro lirisht”.
Një libër për Mesingun i shkruar nga T.Kupers.
            Më 1923, Mesingu takohet me M. Gandin. Edhe Gandi mbetet i kënaqur me detyrën që ia parashtroi: që ta merrte fyellin dhe t’ia jepte indianit që gjendej aty afër. Mesingu ia jep fyellin,pastaj indiani fillon t’i bjerë, ndërsa nga një gyp aty afër fillon të dalë një gjarpër, i cili lëvizte sipas melodisë.
            Një nga eksperimentet mjaft interesante është ai i vozitjes së automobilit me sy mbyllur, por, afër tij qëndronte një vozitës profesional, i cili e kishte për detyrë që t’ia tregonte rrugën me anë të mendimeve. E gjithë kjo u bë nën kontroll të caktuar. Mesingu kishte vozitur pa problem, edhe pse vozitjen e njihte shumë pak.
            Pas agresionit gjerman mbi Poloninë, Mesingu kaloi në Rusi. Atje qëndroi deri në fund të jetës. Një ditë, me rastin e një manifestimi, Mesingun e marrin dy vetë dhe e dërgojnë tek Stalini. Disa herë takohet me Stalinin. Stalini eksperimentoi me aftësitë e tij, nën kontroll të policisë. Njëra ndër detyrat ishte edhe plaçkitja e bankës (100.000 rubla) përmes një letre të thjeshtë. Mesingu e merr një copë letre nga një fletore  e thjeshtë dhe i afrohet arkëtarit, duke u koncentruar. Me mendimi i sugjeron se kjo letër është çek më vlerë prej 100.000 rublash dhe ai duhet t’ia jepte. Kur u krye gjithë ceremonia, në prani të dëshmitarëve, Mesingu kthehet tek arkëtari me të hollat dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Arkëtari e shikon me dyshim, por kur i kontrollon çeqet, shef se në mes tyre gjendet me të vërtet një copë letër e thjesht dhe kur sheh të hollat e paluara në çantën e Mesingut, i bie të fikët.
            Testi tjetër ishte edhe më i rëndë. Ai duhej që pa leje të hynte  në vilën e një personaliteti të lartë sovjetik, e cila ishte e ruajtur nga rojet. Mesingu afrohet tek vila, koncentrohet duke ju sugjeruar rojeve: “Unë jam Berija, unë jam Berija, më lëshoni të hyjë!”(Berija ishte udhëheqës në zë i NKVD-së). Dhe vërtet, rojtarët e lejojnë pa fjalë që të hynte brenda në vilë.
            Këto eksperimente në Moskë Mesingut i sjellin famë të posaçme dhe qeveria i jep leje për manifestime të lira nëpër gjithë territorin e Bashkimit Sovjetik.
            Ky ishte vetëm një ndër rastet e shumta të kësaj dukurie.

            Disa shpjegime shtesë mbi telepatinë
            Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit. Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.
            Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve.  Duke pasur parasysh se kërkimetelektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
            Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
            Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike. Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
            Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet  jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike. Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fushagravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.
            Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe përpsikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
            Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”. Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin. Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastëshfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.
K. G. Jung
            Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e  të ngjashme. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy. Teoria esinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj. Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
            Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimetjashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.

(Lufta ka një një fund. Korrupsioni vret per ditë në heshtje


(Pjesë nga Romani “IMAZH)
Dr. Zef Mulaj
Ata ecnin në grup të gjithë bashkë, tre djemtë dhe pesë vajzat. Ata të tre, as njerës prej vajzave nuk u a dinin emrat, as vëndet nga vinin. Ecnin në errsirë, herë dilte herë fshihej hëna pas reve të zeza. Grupit i duhej edhe rreth tridhjetë minuta për të mbërritur te Kepi. Ishte ora 11 e natës, në orën dymbdhjetë duhej të behej nisja. Koha si dukej do t‘i favorizonte, shi as erë nuk kishte. Duke ecur, njëra nga vajzat e vogla ishte lodhur, po i vinte gjumi:
- Jam lodhe! – tha vajza. Ajri i ftohtë nuk ia linte fjalën me i dalë plotësisht nga goja. Njëri nga djemtë e mori për dore.
Më në fund arritën në bregun e detit. Aty nuk dukej askush. Ndofta janë duke ardhur, ose rrinë të strukur nga të ftohtit. Mbase rrinë fshehur, deri sa të vijë ora fiks. Një zonë vërtetë e frikëshme, me shkëmbenj, mbi të cilët përplaseshin valët dhe në lartësi një pyll i vogël, natën të ngjallnin frikë. Sinjali ishte zhurma e motorëve të motoskafëve. Sapo të ndihej zhurma, njerëzit, me njëherë duhej të vraponin në atë drejtim. Koha e imbarkimit të përsonave ishte tre minuta, dhe duhej që gomonja të jetë shkëputur nga toka plotësisht. Çdo njeri e kishte një numër dore, të marrur, atje ku ka paguar paratë, dhe mbi bazën e këtij numri safisti të pranonte të hipësh.
Roberti me dy shokët e tij ishin ulur mbi nje gur afër një kaçubje, dhe po mbanin veshtë gati, vajzat ishin në anën tjetër të gurit. U dëgjua një zë pak i ngjirur, sikur dilte nga toka dhe jo nga goja e dikuj. Dhe një zë tjetër, po me ashpërsi e pyeti zërin e parë:
- Ç‘farë ka ?- Roberti ktheu kokën, dhe pa se njëra nga vajzate vogla po villte. Po vinte duke u keqësuar, sa pas pesë minutash u shtri në rërë, duke vëndosur duart nën bark e duke rënkuar :
- Nënë, o nënë vdiqa!- Menjëherë u afruan të gjithë, dikush u mundue ta ngrinte nga toka, por ajo ishte shkrehur krejt fizikisht. Tashmë edhe nuk kishte fuqi të fliste, sytë iu mbyllën.
Shoqja e saj nisi te qajë, dhe t‘i merrte dorën, por nuk i thërriste emrin. Roberti e pyti si e quajnë. Ajo nuk u pergjigj. Ndoshta kishte të drejtë, se sipas regullave klandestine, askush nuk e tregonte emrin e tij, sidomos në momente të nxehta, siç ishte nisja dhe udhtimi. Vajza vazhdoi mos të reagonte, edhe pse e levizën dhe i thirrën, kishte një frymmarrje të thellë dhe një puls të shpeshtë. Roberti u kthye nga Titi, dhe pa se po dridhej.
- Pse dridhesh Titi? – Ke të ftohtë, apo frikë?
- Te dyja nga pak…
Papritmas janë dëgjuar thuajse njëkohësisht zhurma e motorëve dhe levizja e njerëzve, që dolën me vrap nga kaçubet. U nisën vajzat dhe Roberti me dy shokët e tij. Fiks pas tre minutash përbindëshi i vogël i detit
ka filluar të çajë dallgët.
- Oo! – ka thirrë Roberti, kthehuni se një vajzë ka mbetur në breg. Ishte e sëmurë.
- Por ishte e kotë, askush nuk ja vuri veshin, – E shkreta vajzë, zor se do ta zëjë mëngjezi të gjallë – foli me vehte ai. Gomonia ishte mbushur plot burra, gra, fëmijë dhe një grua shtatzënë. Ishte shumë e organizuar, njëri nga skafistët mbi timon, tre të tjerë mblidhnin numrat e njerzëve. Gomonja fluturonte mbi valë. Njerëzit të shtërnguar e të frikësuar. Ngjante si nje luftim, i mirë organizuar. Nuk ndihej njeri i gjallë, bile as frymëmarrja,
sikur po transportoheshin dru e jo njerëz.
Vetëm skafistët kishin kodin e bisedimit, ne nuk kuptonim se ç’flitej. Gomonia kishte rreth 12 m katrorë sipërfaqe, dhe në këtë hapësirë midis jetës dhe rrezikut, ishin tridhjetë klandestinë, plus katër skafistë.
Bashkë me frikën, të ftohtit, vinte dhe nje erë e detit, që të hynte në shpirt, u thante gjoksin njerëzve,
sidomos fëmijët dridheshin si thupra në ujë…
Nata kishte filluar të ndryshojë, në qiell hëna nuk dukej më, sepse re të zeza ishin ulur aqë poshtë, sa
dukej sikur po ngjiteshin me detin. E midis kësaj zezoje, det i zi, qiell i zi, gomone e zezë, fytyra, që nuk
dukeshin, por meresh me mënd se janë aty si fantazma, që lundronin midis detit e qiellit. Mekanizmi i të
mënduarit, mëndja e zëmra punonin. Këto mekanizma të njerëzve, “skllevër të kohëve moderne”, trokisnin
për dikë, që kishte mbetur në tokë, që kanë lënë pas, për një nënë, dikush për një baba, dikush për motrën,
shumë për fëmijët, dikush për shokët, dikujt zëmra i dridhej kur kujtonte të dashurën, e cila në këto çaste
ndofta e shihte në ëndërr. Berti la Veronikën, e la me lotë, e la të trishtuar. Mori nga goja e sajë këtë lutje:
- Berti , Berti. të lutem, të lutem! Mos ik , rri me mua, rri me mua, ku do të më lësh, shpirti im!? Roberti me këto mëndime, që e trondisnin, me doren e kapur si një rrënjë lisi në krahun e fortë të Titit, i jepte zëmër vehtes, dhe mëndonte se në Perëndim do t‘a gjënte vërtetë lumturinë. Por pikërisht kur ishte në një farë optimizmi, në errësirën e pafund te detit dhe kësaj bote, i shfaqej si një kobër në pyjet e Dajtit trafikanti e krimineli me kollare. Pse kriminel?
Nuk po flas për dje, por vetëm për sot. Ja krimi, ajo vajza e vogël, e llogaritur dhe blerë nga ai për semaforët
e botës, tash mund të jetë duke dhëne shpirt, afër kishës së Shnandout, në Kepin e Rodonit. Siç thotë
populli, kur mallkon: “ Ja paçim lanë shejtit Shnandue të merret me ta!” Njeriu me kollare tani kushedi se në
çfarë bordellosh po shfrynë epshet e tijë, ku po han e pin me paratë dhe gjakun e këtyre njerëzve, që fluturojnë midis detit e qiellit, midis jetës e vdekjes…
Ç farë deputeti! Shumë qytetarë e kanë votuar, me shpresë për t‘u ofruar ndonje fat njerëzve, në këtë shoqëri të vuajtur per 50 vjet. Por deputeti i tyre po kthehet në fatin e tyre të zi. Shihi njerzit që vrapojnë drejt së pa njohurës, për të kërkuar fatin, jetën më të mirë, ndërsa deputeti i tyre u mblodhi paratë, dhe i hodhi në detin e zi… Roberti ra në një heshtje te thellë të trishtuar. Po i kujtohej, shkolla, Universiteti, kitara, i dukej sikur të gjitha këto valë deti po këndonin vajet e njerëzve, që lenin token tyre.
Kitara në heshtje vajton kitaristin, ai e mbeshtolli në nje bez te zi atë kitarë dhe e struku në një qoshe të shtëpisë së tijë pranë shtratit të gjyshes, duke thenë në heshteje:
- Lamtumire kitara ime, kënga, Veronika, gjyshja ime, nënë e baba! Këto ishin mëndimet e zeza , të zeza si nata e qielli që mbulonin këtë tmerr që nuk e imagjinon askush, askush, askush, vetëm deti dhe ky vënd i detit i quejtur Kanali i Otrantos.
Vetem deti, dhe këta njerz, që po hupin diku, atje ku as zoti nuk i sheh as nuk mund t‘i ndihmoje…
U kthye duke shikuar 4 vajzat, që ishin rreth tij dhe shokut, Titit. Njëra nga vajzat e vogla mungonte. Nuk mundi të vraponte të hypte në gomone, ajo mbeti aty, aty në bregun e detit, vetem, pa asnjeri, e sëmurë, askush nuk mëndonte për të, seicili për ekzistëncën e tij. Ata duhej të vraponin, për tre minuta gomonja u shkëput nga bregu.
O vajzë e vogël, që as emrin nuk t‘a mësoj askush nga ne. Edhe emrin je i detyruar t‘ja heqësh vehtes, ose të perdorësh një emër jo të vërtetë, qe të mos njohin askush, të jeshë vetëm si një njeri selvatik, njeri pylli. Sepse kështu e kanë rregullat e klandestinëve, ligje që i kanë vëndosur trafikantët, kriminelët. Se vetëm në forma të tilla do munden të mbulojnë identitetin. Kush përgjigjet për vajzën pa emër te zalli i Rodonit, kush përgjigjet për ata, që i mori në gjirin e vet deti, cili do të përgjigjet për dhjetra të tjerë, që po mblidhen nëpër fshatra e qytete e po rregjistrohen me numra e emra për t‘u nisur këtë dimër.
O zot, sa vështirë e kam të mëndoj tani në mes valëve e tmerrit t‘i them këto fjalë, që normalisht nuk duhet të dalin as nga mëndja, por as të ekzistonin. Por mëndimet të trishtuara vijnë nga ky fenomen i trishtuar. Kështu Robertit i kishte mbetur mëndja tek vajza, që mbeti mbi bregun e detit në natën e zezë, ku retë i vertiteshin për rreth, dhe dallgët e detit me melodinë e tyre të vdekjes bashkoheshin me fjalën e dalë për gjysëm nga shpirti i vajzës…
Gomonia ia ndërpreu mëndimet Robertit. Ajo ecte me një shpejtësi të jashtzakonshme, sa shpesh herë mëndoje, hajt me mirë t‘a kryejm shpejt e shpejt këtë fund, se sa të vazhdojmë të vuajmë. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Ajo, tmerri ynë, duhej të mbërrinte në një vënd të caktuar, në kohën caktuar.
Gjithëçka është e organizuar, percjellja dhe pritja. Atij përseri ju shfaq ne horizontin e kësaj natë fytyra e së dashurës Veronika. Sa shumë dëshëronte, që pikërisht ëngjëllorja Veronikë të ishte sonte ëngjulli i tij i rojës. Por ky imazh i bukur iu shua nga vala e fortë e detit, që iu përplas mbi fytyrë. Kjo valë i mbuloi të gjithë.
Timonieri qëndronte në këmbë si një kollonë e zezë hekuri, duke u dhënë për të kuptuar njerzëve të tmerruar, se nuk po ngjante asgjë. Në raste të tilla askush nuk guxonte të fliste, të bërtiste, apo të pyeste, ishin udhëzuar në fillim.
Çdo veprim i « skllevervë » mund të kishte pasoja, deri në hedhjen në det. Sy të tmerruar, njëri skafist që thërriste : » Forca, forca ! », dallgët që shtoheshin dhe dukej se kanë marrë në gjirin e tyre gomonen. Erdhi një momënt, që ajo nuk ka më shpejtësi levizje, bile dukej se po ecte prapa. Valët e lëkundnin sa andej-këtej. Këto momënte të tmerrëshme artisti Robert, i ka kujtuar më vonë kështu :
- Nuk dukej fytyra e asnjërit nga ne, mundoheshim të shikonim mënyrën e levizjes të skafistit, por dallgët kishin marrë shikim tonë.
E vetmja gjë, që na mbante, ishte « shpresa » te ai njeriu, që ngjante si bust i zi, ishte i mbështjelliur me një plasmas në fund të këmbes e deri në qafë, kishte një kapuç tip rus, me lesh në krye, e kishte ulur mbi veshë dhe me siguri ai nuk dëgjonte asgjë , mbante dhe syze të mëdha, për t‘u mbrojtur nga era. Ai ishte pra objekti i vetëm i syve tonë, në ato duar në dorashka të zeza, si copa hekuri mbi atë timon. Bashkë me uturimën e frikëshme të valëve dhe zhurmën e erës, nga fundi i gomonës erdhi thirrja e dhimëshme e një fëmije 10 vjeçar :
« Mami ! » dhe nuk kërkoi gjë tjetër. Ishte rasti i parë që dikush hapi gojën prandaj menjëherë erdhi reagimi i njerit nga ata të ekipit të gomones: » Nuk duhet të dëgjohet më asnjë zë. Tani jemi diku afër, dhe dëgjojnë edhe
valët e detit, prandaj goja të mbyllet. » As kush nuk foi më nga ne… Por pa pritmas një zë i fortë dhe i prerë nga
ekuipazhi i zi :
- Mos kini frikë. Mos u frikësoni se shpejt do të arrijmë ! Sigurisht po afrohej fundi i udhtimit, por në këto kushte çdo minutë sjell të papritura- Ky sinjal tronditës i tmerroi njerëzit. Tashmë Robertit, dhe të tjerëve, me siguri u dukej mirë të hidheshin ne çdo lloj vëndi të botës, vetëm të zbrisnin nga ky trung i zi, të binin diku në një copë tokë . Edhe ishull, apo shkëmb, mjafton jetën t‘a lëmë mbi tokë. Mjafton që trupi ynë te prehej edhe i vdekur mbi një plis dheu.
Ndoshta dikush do të na gjënte, ndërsa në fundin e detit do t‘a varrosnin shpirtin tonë vetëm peshqët, peshqët… Diku ne largësi me zi dallohej një dritë e zbehtë, që dukej e shuhej si një vetëtimë në një natë me shi.
Por kjo nuk ishte një dritë zakonshme, skafistët ishin mësuar dhe e kuptuan se çfarë ishte. Pas pak minutash, është dukur një breg shkëmbor, nuk dihet se ku, por me siguri breg deti.
Distanca me bregun nuk dukej e madhe, por thellësia e detit ishte akoma shumë e madhe. Diçka po ndodhte, levizja e pa kontrolluar e grupit, që drejtonte gomonen, dhe bisedat që bënin njëri me tjetrin, ishin të pa kuptuara nga as kush prej klandestinëve. Drita që u duk si një vetëtimë , tash po dukej më shpesh dhe më qartë, ngjante se po vinte drejt nesh. Titi prekte me dorë Robertin, duke i dhënë të kuptonte, se diçka po ndodhte. Ndërkohë edhe të katër skafistët u mblodhën në qëndër të gomones. Përseri u kthehemi kujtimeve të dëshmitarit okular, Berti:
- Nuk kem kuptuar gjë, vëtëm ndjemë gjirot e gomones, e cila është kthyer në të kundërt të levizjes së parë, dhe ka qëndruar në vënd. Është dëgjuar një ulurimë e fortë nga busti i zi i timonit, si një zë prej fantazme: “Forca, forca! Shpejt, për tre minuta”! Nuk kemi kuptuar asgjë, vetëm kur kanë filluar të na shtyjnë
e na gjuajnë në det, ashtu siç ishim pothuajse të gjithë dorë për dorë.
Nuk është dëgjuar asnjë zë, nga njerëzit. Zërat dëgjoheshin vetëm kur e shikonim vehten mbi dallgët e detit. Bregu dukej, por ishte larg akoma, duhej notuar, por kush do të notonte. Nuk kanë kaluar tre minuta dhe mbi det ishin hedhur gjithë trupat tonë, si copa lisash, që i ka marrë dallga e një stuhije dhe i ka hedhur në një lum. Kështu ngjanim, për një, dy, apo tre minuta lëshonin klithma lemerisëse pjesa më madhe. Por ndonje i mjerë nuk pati kohë as mundësi për të kërkuar as ndihmë.
Titi dhe Roberti dhe nja dy të tjerë, që nuk ua mësoj kush emrin kurrë, kanë provuar me trup thellësinë e detit, por e panë se ishin akoma ne ujra të thella. Kanë manovruar, duke kërkuar ndonje cektinë. Gjetën nje zonë, në largësi 300- 400 metër, dhe menjherë kanë orientuar njerëzit të levizin në atë drejtim. Notoi dhe lëvizi kush mundi, se dikush, fatkeqësisht nuk ia arriti të vinte as në zonën më të cekët. Titi dhe Roberti kanë marrë disa fëmijë, që i kishin afër, dhe i dërguan afër bregut.
Pastaj kanë gjetur vajzën e pa emër, e cila ishte fundosur dhe po dilte herën e dytë në sipërfaqe. Ka bërtitë, e panë dhe me njëherë e kanë tërhequr. Roberti ka arritur të dilte i pari në breg me këtë vajzë, që kishte pirë shumë uje, e ka lenë dhe është kthyer duke ndihmuar të tjerët. Gomonia nuk është dukur më, por drita që u duk në horizont filloi të largohej, me siguri po ndiqte gomonen nga pas nëpër valët e detit.
- Situata e jonë ishte tepër e rëndë – ka rrëfyer Berti.
- Disa nuk arritën kurrë bregun. Më kanë shpëtuar lotët dhe zemra më është tronditur për ta. Jo vetëm mua,
por dy shokëve të mi dhe mjaft të tjerëve. Edhe në vuajtjen e trishtimin më të madh, kemi mësuar të duam njeriun, të respektojmë kodin e vdekjes. Një pjesë e fatlumëve ndodheshin të shtrirë mbi gurë në gjëndje të rëndë. Tashmë pamë mirë se kush ishte në gomone, kishte fëmijë, gra, vajza, burra. Ndodheshim edhe shumë larg zonave të banimit, nuk dukej as dritë, as jetë.
Me siguri ata kishin nuhatur rrezikun dhe shkarkimin tonë donin ta bënin pikërisht në një zonë të vdekur, ku nuk kishte mundësi te ndiqeshin nga anijet e rojes bregdetare italiane. Mbi rërën e lagur, e të ftohtë nga nata ngjanin njerzit si peshq, që i ka nxjerrë dallga mbi rërë, dhe po leviznin tash pa uje. Filluan e të qarat e britmat, sepe u muer vesh për ata, që nuk janë në breg, për ata që humbën.
Edhe tre fëmijë ishin midis të humburve…Vajet tronditëse në atë bregdet shtinin edhe tokën në gjynah. Bërtisnin të afërmit, prindërit, por gjama u përhap në gjithë grupin. U kthye në një mallkim të madh për skafistët, trafikantët, njërzit i drejtoheshin qiellit, lotët e dhimbja e tyre donin që të shkonte deri në vesh të Zotit. Berti me shokun e tij, Titin dualën në nje vënd më të ngritur, pas tyre erdhën tri vajzat e barit “LUNA”.
Akoma nuk kishte zbardhur mirë, bregun e rrihte një erë e ftohtë, që u shtonte dridhjet dhe vuajtjet trupave e lagur të njerzëve, që ishin shtrirë aty këtu, në tokë, gurë e rërë, sa për të marrë vehten nga tmerri i natës së kaluar dhe për të pritur ditën e re që të orientohen.
Dikush nisi te ikte ne drejtime të ndryshme, përballë ishin te tri vajzat e bar “Luna”, ndërsa në majën e kodrës u duk një makinë, dhe u dëgjua një zë: – Ecni, ecni shpejt! – Me siguri kishin ardhë për t‘i marrë ato.
Një grua, diku pak me larg, e ulur mbi një gurë shtinte edhe tokën në gjynah me vajet e sajë. Me flokë të shpupurishur e fytyrën e gjakosur nga thonjët duke bërtitur me të madhe, e duke shikuar në drejtim te detit.
U afruan Titi dhe Berti.
- Ku e kam djalin? Ku je, o shpirti i nanës. Të myti nana ne det, o biri im! Djali ishte 8 vjeç. Ndërsa vajza e pa emër ishte akoma pa koshiencë.
Në mes britmave të gruas, hyri një zhurmë mbi ne. Po fluturonte një eliambulancë, e cila nisi te ulej në drejtimin tonë. Me siguri rojet detare, që iu vunë pas gomones kanë njoftuar.
Në një vënd të rrafshët afër nesh është ulur eliambulaca, por nga rrugët tokësore mbërritën edhe katër ambulanca të tjera, disa makina policie dhe në det kanë mbërritë ekipet shpetuese. Mbi kokat tona edhe nje helikopter, për pak minuta është ulur dhe nga dyert e tij dolën me shpejtësi karabinierët.

VETEM E VERTETA ASHT KULTURË !

Nga Fritz RADOVANI:



https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSFAdQJh3tNspw8zc9Vz9ItH7GC5t2n22RjN5apamIIweDxQK3W

 “Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e shpirtit të tij heroik e fisnik”.
                                                                                      At Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)
            “Lahuta e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!
            Shqiptarët janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të tjerët...
            Kushdo që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final: Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.
            Pa shkue larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë, së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti – Skenderbeu,  i siguroi qytetnimin!
            Nipa e sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne... Token Nanë nga armët sllave.
            Ajka e kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”... Nuk u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja...Filloi haptas lufta antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!
            Vorfnia dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!
            Robnimi sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!
            “Liria e Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.
            I vetmi stacion ku shprehej lirisht Shkodrani...ishin stomijet e Zallit të Kirit!
            Mbuloj me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!
            E nuk shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj...
            Ata që guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni... nuk kanë as varr!

SHKRIMTARË TË “VORROSUN” TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.

Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani)
Frano ALKAJ
Pashk BABI
At Pashko BARDHI  OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)
Don Ndue BITYQI
Martin CAMAJ
Kostë A. ÇEKREZI
Nikoll DAKA
Guljelm DEDA
At Benedikt DEMA  OFM.
Mark DEMA
Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal DRAÇINI
At Gjergj FISHTA  OFM.
Filip FISHTA
Kristo FLOQI
Mehdi FRASHËRI
Dedë GAJTANI
Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)
At Athanas GEGAJ  OFM.
Karl GURAKUQI
At Daniel GJEÇAJ  OFM.
Pashko GJEÇI
At Shtjefen GJEÇOV OFM.
At Anton HARAPI  OFM.
At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)
Zef M. HARAPI
Et’hem HAXHIADEMI
Imz. Gjon Nikollë KAZAZI
Vangjel KOÇA
Ernest KOLIQI
Faik KONICA
At Fulvio KORDIGNANO  SJ.
Muzine KOKOLARI
Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)
Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA)
Konstantin KOTE
At Donat KURTI OFM.
Anton LOGORECI
Mati LOGORECI
Krist MALOKU
At Ambroz MARLASKAJ  OFM.
At Luigj MARLEKAJ  OFM.
Don Nikoll MAZRREKU
Branko MERXHANI
At Pjeter MËSHKALLA SJ
Hilë MOSI
Zef NDOKILLIJA
Lef NOSI
At Bernardin PALAJ  OFM.
Gaspër PALI
Anton PALUCA
Gjergj PEKMEZI
Arshi PIPA
Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)
Imzot Vinçenc PRENNUSHI  OFM.
Don Engjëll RADOJA
Sami REPISHTI
Namik RESSULI
At Justin RROTA  OFM.
Zef SCHIRO Jr. (I riu)
Cuk SIMONI
Gjon SINISHTA
Don Aleksandër SIRDANI 
At Marin SIRDANI  OFM.
Stavro SKENDI
Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...)
Gjush SHELDIJA
Simon SHUTERIQI
Kolë THAÇI
Luigj THAÇI
At Zef VALENTINI  SJ.
Ndoc VASIJA
Zoj XOXA
Don Ndrè ZADEJA
At Anton ZANONI  S.J. (Urdhni Jezuit)
Pjeter ZARISHI
Tajar ZAVALANI
Zef ZORBA

Shenim: Lè të jetë edhe pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.
            Me respekt, Fritz Radovani.

            Melbourne, Nandor 2013.


Këta ishin peshqit e vegjël në organizimin e përbindshëm të këtij trafiku njerëzor


libri


( Pjesë nga Romani “IMAZH” i Dr.Zef Mulaj)





* * *
Gjergji kishte grumbulluar tashmë disainformacione të reja, për numrat e telefonave, që ia pat marrë « gjeneralit» në treg. Tashmë ishte e qartë,se çfarë janë dhe funksionet që kryejnë. Shumë fakte të tjera dhe lidhje, të cilat Gjergji i provonte, duke i kërkuar Sokolit, shefit të tij, dhe komisarit flet- arreste
për disa persona, si shkaktarë për vdekjen e Vitores.

Ata që e kishin dërguar në bregun e detit ishin identifikuar, dhe provuar. Ata që e kishin mashtruar bashkë me Sofin dhe djalin, ishin identifikuar por në kërkim.

Mbas shumë insistimesh të Gjergjit dosja shkoi në prokurori me propozimet e arrestit. U kërkua arrestimi i Skifterit me grupin e tij, këta ishin peshqit e vegjël në organizimin e përbindshëm të këtij trafiku njerëzor.
Në orën pesë të mëngjesit makinat e policisë rrethojnë shtëpinë e Skifterit, ishin të sigurte se në darkë ishte kthyer nga Greqia me një kamion me mallra, për tregun me shumicë. Në doganë ishte kontrolluar, kishte patur dyshime në dokumente, por ishte lejuar të kalojë. Miku i tij Kacuni e lejonte të kalonte gjithmonë, sepse ai shpërblehej mirë nga ai.

Por pikërisht këtë ditë ishin zënë Kacuni me një tjetër doganier, pikërisht për problemin e Skifterit, sa kishte hyre për të shuar sherrin policia e drejtori i doganës.

Te drejtori i doganës, Kosmeri, informoi doganieri i ri, Kotlani, i cili shprehu disa dyshime:
- Më duket se diçka nuk shkon mirë në peshën, në numrin e kolive dhe te faturave të blerjes dhe të importimit. – pat deklaruar ndershmërisht Kotlani.

Drejtori i pat thënë :
- Shko në vendin e punës se do e verifikojmë këtë problem. Të nesërmen në mëngjes herët Skifteri u ndodhë përballë trupave speciale të policisë, ndër të tjerë ishte dhe inspektori i krimeve, Gjergji.

Njerëzit po shikonin nëpër dritare dhe ballkonet e pallateve, ne orët e para te mëngjesit, kur Skifteri,
biznesmeni, doli nga pallati i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

Vërtetë Vitorja nuk ishte më, por diçka duhej te thoshte Skifteri para drejtësisë për humbjen dhe fundin tragjik të vajzës së vogël. Por ai akuzohet edhe për shumë gjerë të tjera, bashkë me klanin e tij kriminal.
Megjithëse kokat e krimit janë shumë larg prangave. Po atë ditë u prangos dhe i famshmi Telo, në tregun e këmbimit të monedhave, e të tjerë. Makina u ndal në oborrin e gjykatës , mbasi kishin kryer shumë veprime në polici me të arrestuarit. Ata i dërguan në gjykatë për masën e arrestit. Ishin gjithë ato prova të grumbulluara me durim e guxim nga agjenti i antikrimit Gjergji. Për këto fakte ishin plotësisht edhe shefi, Sokoli, komisari dhe prokuroria.

Plot tre orë zgjati debati në gjykatë, ku pritej të ndalohej Skifteri dhe grupi i tij. Por ndodhi e kundërta, ata u liruan në sallë, dhe as një arrest shtëpiak nuk u pranua. Gjithçka që kishte grumbulluar Gjergji nuk u vlerësua. Gjergjit do t‘i duhej të luftonte, jo vetëm me kriminelët, që po kryenin krime monstruoze, por edhe me korrupsionin galopant, i përhapur deri në fushën e drejtësisë, pra në radhët e institucioneve, që kushtetuta u kishte ngarkuar detyrën e luftës pa kompromis kundër të gjitha llojeve të krimeve.

Këta që shiten e blihen, që populli i shumëvuajtur u ka dhënë pushtet, u ka dhënë karrige, që të mbrojnë interesat e jetën e tij, këta janë më kriminelë se kriminelët. Këto probleme po i bluante në mendjen e tij inspektori i ri i policisë, Gjergji, i cili u nis këmbë bregut të Lanës, shumë i trishtuar, por aspak i
nënshtruar nga krimi. Ai një herë, kur hyri në shkollën e policisë, qe betuar, pat vendosur. Pra është i pathyeshëm si shkëmbenit e vendlindjes së tij, do të jetë i ndershëm dhe i pastër, i drejtë e trim, si njerëzit e Lugjeve të Verdha.

Ata që po gjykojnë sot ushqejnë krimin me mënyrat e tyre të fitimit. Ndërsa Gjergji djaloshi i antikrimit është nën një stuhi të fortë, ku do t‘i duhet të dale fitimtar ose të humbë. Tre fëmijët e humbur, i sollën përpara gjëra të mëdha, lidhje interesash ekonomike e politike, që përbëjnë një krim të organizuar, brenda deri dhe në shtete të tjera. Është një krim i koordinuar dhe me shumë viktima. E nesërmja për Gjergjin do ketë probleme të reja, mbas lirimit të Sikterit dhe grupit të tij.

Dje në mëngjes e thirri komisari dhe shefi i tij, Sokoli. Komisari pati thënë:
- Na vjen keq për situatën e krijuar.

Rezultate dërguara në gjykatë, nuk i morën si prova te mjaftueshme për ndalimin e grupit. Avokatët kanë bërë padi kundër nesh. Kemi përgjegjësi sepse janë përdorur emra dhe personazhe me influencë dhe imunitet, në raportin që ne kemi dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe ne Ministrinë e Brendshme. Dhe për këtë ne jemi të detyruar t‘ju komunikojmë transferimin tuaj, duke e lënë sektorin e antikrimit. Kjo ishte një provë, që mjerisht dha rezultat negativ në eksperiencën tënde. Por mendja ma merr se personalisht je ma tepër i fituar se sa i humbur. Ne të patëm thënë se nuk i bihet murit me kokë.

Gjergjit iu zgjuan dritat e kujtesës aty ku kishte kaluar momentin më të vështirë të jetës. Po i kujtohej korridori i spitalit, kur e përcolli për të fundit herë nënën e tij, dhe nën lotët e tij infermierja iu afrua e qetë, duke i kërkuar kafen për mjekët. Ndërsa e ëma po kalonte në agoni minutat e fundit të jetës sajë. I vijnë ndërmend babai dhe motra, duke qarë e duke i rënë në shpatulla, kur i dhanë mandatën:” Nana shkoi Gjergj të jemi të fortë”.

Por dhe gjyqtari ashtu si doktori ka nevojë për kafe. Për mjekun e lypi kafen infermierja, po sekseri i gjykatësit kush është. Me siguri do të jetë kafe e madhe, kafe biznesmenësh kontrabandistë, kafe trafikantësh.

Nga vijnë këto para? Nga bananet, nga firma fantazmë, nga eurot e gomoneve, që i hedhin njerëzit në det. Gomonia e asaj nate, transportoi 30 vetë dhe mblodhi mbi 90 mijë euro... Këto ishin afërsisht mendimet e Gjergjit, i cili vazhdonte të “ shpërndante kafe”. Në një moment ai mendoi se: “ për kafe ka nevojë edhe
komisari im, që nuk ka studiuar kurrë për policinë, por ishte thjeshtë një ish i përndjekur politik i diktaturës, dhe tani e kanë vu aty për detyrën e rëndësishme të mbronte popullin nga krimi i organizuar. Prandaj deklarohen të humbur Martini,Sofija, ndërsa Vitorja nuk mundi të përballonte më gjatë. I doli përpara Gjenerali i tregut të madh……..!!!

Vazhdon……..

Pregatiti per Botim
Valentin Bruçaj


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...