2013-12-16

Makeup imagjinar nga artisti Tal Peleg


Shumica nga ne jemi të familjarizuar me makeup-in si një gjë e përditëshme në familjet tona. E përdorur nga femrat (ndonjëherë dhe nga meshkujt) për të ndryshuar pak aparencën e jashtme. Artisti profesional Israelit Tal Peleg ka shndëruar këtë rutinë të përditëshme në një formë arti.



Shumica nga ne jemi të familjarizuar me makeup-in si një gjë e përditëshme në familjet tona. E përdorur nga femrat (ndonjëherë dhe nga meshkujt) për të ndryshuar pak aparencën e jashtme. Artisti profesional Israelit Tal Peleg ka shndëruar këtë rutinë të përditëshme në një formë arti.

Sarah Atwell, 17-vjeçarja e cila vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj

Sarah Atwell, 17-vjeçarja e cila vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj fitoi një vëmendje mediatike për mënyrën se si iu përgjigj talljeve të bashkëmoshatarëve të saj.

Adoleshentja nga Ontario e Kanadasë, ka pësuar shpërfytyrime në fytyrë në tetë muajt e fundit që prej shfaqjes së simptomave të para.

Shpërfytyrimi ka bërë që Atwell të tallet në shkollën e saj, duke detyruar të renë që të postonte një video në “Youtube”, në të cilën theksoi se ishte e vendosur që të luftonte ndaj sëmundjes dhe të bënte një jetë të lumtur, pavarësisht asaj që mendonin të tjerët.

Në video, vajza kurajoze shfaqet pa folur, duke mbajtur në duart disa letra, në të cilat shpjegon problemin e saj.
”Kam një tumor, por njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Kam shumë pak miq, por kjo nuk do të më pengojë të jem e lumtur”, shkruante Atwell në disa prej mesazheve.
'I wish people could understand, there's nothing wrong with me': Sarah's special airs December 18 and documents her struggle with everyday teenage issues as she prepares to undergo major surgery, one of many she's endured in her short life
No more rainy days: Sarah's special was taped in 2012. She's now undergone her surgery, which left only a small part of the tumor around her eye, and she hopes to now live a relatively normal life
¿It's pretty awesome. I am pretty sure most of it is gone except a little bit around the eyes,¿ Sarah said. ¿The doctor said he could not be sure if it would come back or not.¿

Ho Zhiliang,24- vjeçari me zemër në bark



Një 24-vjeçar nga Kina pret ti nënshtrohet një operacioni të rrallë pasi ka jetuar deri me tani me zemrën në bark.
Ho Zhiliang ka lindur me një sindromë të rrallë ku shumica e të lindurve me këtë sindromë, vdesin gjatë lindjes ose pak pas saj.

Ho Zhiliang's heart is just below the skin in his abdomen. The 24-year-old needs surgery to move it into his ribcage
Pasi Zhiliang lindi, prindërve të tij iu tha se ai nuk do jetojë gjatë pasi e ka zemrën shumë të ekspozuar. Por për fat ai jetoi dhe tani punon si berber.

Mr Zhiliang's parents were told he would not live for long when he was born because his heart is so exposed - they were amazed when he survived
Në fillim të vitit, ai lexoi për një rast të ngjashëm, që iu nënshtrua operacionit dhe e ktheu zemrën në pozicionin korrekt. Kështu që la punën dhe u vendos në Wuhan në pritje të një operacioni të tillë.

Fansi i çmendur i Miley Cyrus






Një fans i Miley Cyrus ka kaluar kufirin me fiksimin e tij pas këngëtares së muzikës pop  duke bërë në të gjithë trupin e tij tatuazhe me emrin, portretin apo tekstet e këngëve të saj.
Ink: Mr McCoid says his fascination with the star began in 2009 and has grown from there
Pasi e nisi me koleksione fotografish në vitin 2009, 40-vjeçari Carl McCoid vendosi të bënte tatuazhe duke numëruar 22 të tilla të shpërndara në duar, krahë, gjoks, kurriz dhe këmbë.
Quotes: Mr McCoid has portraits, lyrics and quotes from the star all over him
Tattoos: Carl McCoid has 22 tattoos dedicated to the pop star Miley Cyrus inked all over him

Britaniku McCoid theksoi për ‘The Sun’ se fiksimi i tij pas Miley Cyrus nuk ishte arsyeja e divorcit nga gruaja në vitin 2011, por pranoi se ish-bashkëshortja e përcaktonte të çuditshëm faktin që burri i saj kishte fiksim Hana Montanën, personazhin që e bëri mjaft të famshme këngëtaren.

Gjermani, formohet qeveria e re


Pas votës së anëtarëve pro koalicionit të madh kryesia e Partisë Socialdemokrate Gjermane SPD miratoi gjashtë postet ministrore në koalicionin e madh me CDU/CSU. Kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel do të jetë zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe i Energjetikës.


Frank-Walter Steinmeier do të drejtojë si edhe në vitet 2005 deri 2009 Ministrinë e Punëve të Jashtme. Barbara Hendricks do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit, sekretarja e përgjithshme e SPD-së Andrea Nahles do të jetë ministre e Punës, zëvendëskryetarja e SPD-së Manuela Schwesig do të drejtojë Ministrinë për Familjet, kurse Heiko Maas, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorëve .
Po nga radhët e socialdemokratëve do të jetë edhe ministrja e shtetit për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin, Aydan Ozoguz. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë pjesë e kabinetit është një grua me origjinë turke.
Nga CDU-së kryetarja e partisë Angela Merkel tha se do t’i propozojë Presidentit gjerman këta emra : Peter Altmaier si shef të zyrës së kancelares, Hermann Grohe si ministër të Shëndetësisë, Ursula von der Leyen si ministre e Mbrojtjes, Thomas de Maiziere ministër i Brendshëm, Wolfgang Schäuble ministër i Financave, Johanna Wanka ministre e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor.
Edhe kryetari i partisë CSU Horst Seehofer prezantoi se cilët ministri do të drejtojnë . Alexander Dobrindt do të jetë ministër i Transportit dhe i Infrastrukturës Digjitale, Hans-Peter Friedrich ministër i Bujqësisë dhe Gerd Müller, që deri tani ishte sekretar shteti në Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorve do të jetë ministri i Ndihmës për Zhvillimin. Ministrat e rinj do të betohen ditën e martë.

Protesta masive në Kiev

Rreth 200 mijë protestues pro-evropianë u grumbulluan mbrëmë në kryeqytetin e Ukrainës kundër përpjekjeve të presidentit Viktor Yanukovych për të forcuar lidhjet me Rusinë, ndërkohë që Bashkimi Evropian njoftoi se do të pezullojë bisedimet e asocimit me Kievin.
Pak minuta para tubimit, shefi i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Fuletha në Twetter se blloku prej 28 vendesh po i pezullonte bisedimet deri sa të merrte një angazhim të qartë nga presidenti Yanukovych se Ukraina do ta nënshkruajë marrëveshjen.


Ai tha se argumentet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të marrëveshjes nuk bazohej në realitetin.
Presidenti i Ukrainës Yanukovich pritet të shkojë të martën në Moskë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin. Protestuesit që mbushnin sheshin e Pavarësisë në Kiev shqetësohen se këto bisedime mund të çojnë në një aleancë më të ngushtë mes dy vendeve fqinje.
Protestat shpërthyen muajin e kaluar pas një vendimi presidencial për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Kievi tha se do të përqendohej në përmirësimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Rusinë.
Ushëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ka akuzuar Moskën për gjëndjen e tensionuar. ”Fqinjët tanë rusë po ushtrojnë presion dhe presin që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Doganor, edhe pa nënshkruar marrëveshje. Rruga drejt këtij qëllimi është gjakderdhja në rrugët e Kievit” ka theksuar ai.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar se beson se mos marrëveshjet mes Ukrainës dhe BE-së, mund të kapërcehen.
Duke folur sot në Bruksel, zonja Ashton, ka theksuar se ajo ndjen se BE-ja “mund të punoj me Ukrainën për zgjidhjen” e problemeve, qoftë nëpërmjet vetë Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ose sektorit privat.
Ajo, poashtu, ka theksuar se kriza nuk duhet të ketë ndikim negativ në raportet e BE-së me Rusinë, që është akuzuar se i ka bërë presion Ukrainës, që të mos e nënshkruaj Marrëveshjen e Asocimit me BE-në.
Bashkimi Evropian dje ka pezulluar bisedimet me Ukrainën, për marrëveshjen madhore ekonomike dhe politike.
Ndërkohë, mijëra protestues në Ukrainë edhe gjatë natës kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit Kiev.
Bashkimi Evropian ka njoftuar të dielën se ka pezulluar bisedimet me Ukrainën, në lidhje me një marrëveshje të tregtisë dhe bashkëpunimit, duke thënë se argumentet e dhëna nga Kievi “nuk kanë baza në realitet”.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka shkruar në Twitter, se i ka thënë zëvendëskryeministrit të parë të Ukrainës, Serhiy Arbuzov, javën e kaluar, se diskutimet e mëtejshme për marrëveshjen varen nga angazhimi i qartë i Qeverisë në Kiev për ta nënshkruar atë.
Në zhvillimet brenda Ukrainës, dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës janë tubuar sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për të rritur presionin kundër presidentit Viktor Yanukovych, për shkak të refuzimit të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të afërta me Rusinë.
Mbështetësit e qeverisë, ndërkohë, kanë organizuar një tubim rival në Sheshin e Evropës.

Buxheti 2014, Rama ul fondet për Presidencën, Nishani letër Kuvendit

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, i është ankuar përmes një letre Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për buxhetin e ulët që i ka caktuar kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. Duke zbuluar vizita dhe aktivitete të rëndësishme që institucioni më i lartë shtetëror ka planifikuar në axhendën e vitit 2014, Presidenti Bujar Nishani vlerëson se buxheti i planifikuar vënë vështirësi realizimin e tyre.


Krahasuar me një vit më parë fondet për Presidencën janë ulur me 6.4 milionë lekë ose 3.8 %. Ndërsa ky insitucion ka kërkuar 203.5 milionë lekë, qeveria i ka dhënë një fond prej 163.2 milionë lekë.
Ndërsa kritikohet fakti se nuk pati asnjë seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Financave, nënvizohet se Qeveria ka rritur në fakt fondin për shpenzimet e personelit për Presidencën, por ka ulur fondin për shpenzimet kapitale dhe ato operative.
Më tej zbulohet se presidenti Bujar Nishani do të vizitojë dy herë vitin që vjen SHBA, ndërsa në vendin tonë do të ketë kater vizita të Presidentëve te vendeve të rajonit e vendeve te tjera mike.
Statistikat që ofron Presidenca tregojnë se nga viti 2011 fondet pe shpenzimet operative që janë përcaktuar për këtë isntitucion kanë ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa shifra e ofruar nga qeveria për këtë zë të buxhetit është më e ulët se ajo e vitit 2011. 4 vjet më parë ka qenë 63.4 milion lekë, ndërsa për vitin që vjen është parashikuar 58.7 milion lekë.
Presidenca kërkon që kërkesat e përcjella nga ky institucion për buxhetin e vitit 2014 të gjejnë reflektimin e duhur në miratimin e buxhetit të shtetit.

Drejtuar: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
SH.T.Z. Ilir Meta
Kryetar
Z.Gramoz Ruci
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Edi Paloka
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Petrit Vasili
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim
Z. Shpëtim Idrizi
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Z. Fatmir Mediu
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane
Lënda: Kërkesë për rishikim të fondeve të parashikuara për Institucionin e Presidentit të Republikës për Buxhetin e vitit 2014
I nderuar Zoti Kryetar i Parlamentit,
I nderuar Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
I nderuar Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,
I nderuar Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim,
I nderuar Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,
I nderuar Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane,
Përmes kësaj shkrese, kërkojmë të tërheqim vëmendjen tuaj rreth një çështje serioze, diskutimin dhe miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, dhe vështirësitë që sjell buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë Institucion.
Paraprakisht, Institucioni i Presidentit të Republikës ka qenë i gatshëm të diskutonte me Qeverinë Shqiptare (Ministrinë e Financave) në seancën dëgjimore për fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit afatmesëm 2014-2016, në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 9, datë 22.02.2013 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2014 – 2016″. Kjo seancë, e përcaktuar për t’u zhvilluar më datë 27 shtator nuk është zhvilluar nga ana e Ministrisë së Financave dhe për këtë jemi njoftuar në rrugë verbale.
Deri në ditën e sotme, pas përcjelljes së propozimeve tona për Ministrinë e Financave për Buxhetin e vitit 2014, nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar apo shkresor për t’u njohur me tavanet e përcaktuara (alokuara) nga Qeveria Shqiptare për Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në rrugë elektronike, nëpërmjet e-mail, dërguar më datë 16 Dhjetor 2013, jemi vënë në dijeni mbi shifrat e parashikuara për Institucionin e Presidentit, për vitin 2014, si më poshtë:
” Shpenzimet e personelit, janë 99.5 milion lekë
” Shpenzimet e tjera operative, janë 58.7 milion lekë
” Shpenzimet kapitale, janë 5 milion lekë
” Në total, fondet janë parashikuar 163.2 milion lekë
Nga një analizë krahasuese e zërave kryesore të buxhetit të dërguar, duke krahasuar fondet e parashikuara të vitit 2014, me fondet faktike (buxhetin faktik) të vitit 2013, vërehet se:
” Shpenzimet e personelit, janë rritur me 10.5 milion lekë, ose 11.8%
” Shpenzimet e tjera operative, janë ulur me 6.9 milion lekë, ose 10.5%
” Shpenzimet kapitale, janë ulur me 10 milion lekë, ose 66.7%
” Ne total, fondet janë ulur me 6.4 milion lekë, ose 3.8% (169.6 milion lekë buxheti total)
Në kërkesën tonë për projektbuxhetin e vitit 2014, dërguar me shkresën nr. 1921/1, dt. 17.10.2013, kemi kërkuar fondet përkatësisht:
” Në shpenzimet për personelin, 95 milion lekë
” Në shpenzimet e tjera operative, 105.5 milion lekë
” Në shpenzimet kapitale, 5 milion lekë
” Në total, janë kërkuar 203.5 milion lekë
Pra, duke krahasuar fondet e kërkuara, me fondet e parashikuara vërehet se në shpenzimet e tjera operative, kemi ulje prej 46.8 milion lekë, afërsisht sa gjysma e fondeve të kërkuara zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Kërkesa jonë u bazua në aktivitetet e shumta të parashikuara të Presidentit të Republikës gjatë vitit 2014, për përmbushjen e funksioneve kushtetuese të Presidentit, vizitat e Presidentëve të Rajonit në Shqipëri, vizitat jashtë vendit të Presidentit, organizimet e veprimtarive protokollare brenda vendit, etj.
Ndër aktivitetet më të rëndësishme që do të kryhen gjatë vitit 2014, por edhe me një kosto të konsiderueshme për vetë natyrën specifike të tyre, veçojmë:
” 4 vizita të parashikuara të Presidentëve të rajonit dhe vendeve mike në Shqipëri
” 2 vizita të Presidentit të Republikës në SHBA
” Dhe vizita zyrtare të Presidentit të Republikës në vende të tjera si dhe aktivitete normale protokollare që ndodhin çdo vit.
Duke analizuar historikun e akordimeve të fondeve buxhetore në vite (buxheti faktik), për zërin shpenzime operative, për Institucionin e Presidentit, rezulton:
Në vitin 2011:
” Shpenzime të tjera operative, 63.4 milion lekë (shpenzimet operative janë ulur me 4.7 milion lekë, ose 8%)
Në vitin 2012:
” Shpenzime të tjera operative, 75.4 milion lekë (shpenzimet operative janë ulur me 16.7 milion lekë, ose 28%)
Bazuar nga sa më sipër, kërkojmë vëmendjen tuaj që kërkesat e përcjella nga Institucioni i Presidentit të Republikës për buxhetin e vitit 2014 të gjejnë reflektimin e duhur në miratimin e pritshëm që Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë në seancë plenare.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Arben Idrizi
Sekretar i Përgjithshëm

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...