Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/12/17

nga Silvana Berki-A duhen falur librat e autorit gjatë një promovimi?



silvana

  nga Silvana Berki
E bëj këtë pyetje sepse kam dëgjuar komente pakënaqësie nga disa miq virtual ( dhe që i njoha nga afër ditën e promovimit) të cilët janë ankuar pse nuk ju fala librin në promovim. E para, unë kam gati 24 vite që jetoj në një kulturë ku c`do punë jo vetëm respektohet por edhe paguhet. Jam edukuar me këtë lloj fryme si e drejtë e cdo kujt.
Kam marrë pjesë në shumë aktivitete letrare këtu ku jetoj dhe ndër të tjera ajo që bie në sy përvec njohjes me autorin është edhe shitja e librave. Pjesëmarrësit e kanë marrë parasysh që për tu njohur më gjerësisht me brendinë e mendimeve të autorit duhet ta blejnë librin dhe si e vetmja mundësi. Por, kjo gjithmonë me një vullnet të lirë.
Që të vijmë deri tek libri i qepur dhe i kompletuar po rikujtoj disa fakte të vogla të procesit të formimit të tij. Asgjë nuk bëhet pa letër sepse vet librat krijohen me letër, por për të ardhur deri tek letra në fillim duhet të kujtojmë që lënda e parë e letrës janë drutë, dhe të mos harrojmë që janë sharrëxhinjtë ata nëpër pyje që i presin ato. Pastaj, druri transportohet me kamionë të mëdhenj nëpër fabrika letre nga mjeshtrat shoferë nëpër fabrika letre. Në fabrika janë shumë procese me punëtorë të shumtë për të ardhur deri tek formimi i letrës. Prej aty letra shpërndahet duke u blerë nga shtëpitë botuese për interesat e tyre. Por, ky proces nuk mbaron aty. Shtëpia botuese, përvec punës së autorit të librit që mund të ketë harxhuar jo vetëm mendimet por kohën në një periudhë të caktuar, punëson edhe redaktorët që i përcojnë c`do mendim të autorit në atë boshtin redaktues, korrektorin që kalon c`do fjalë të shkruar në mëndjen e tij, dezinjatorin i cili përvec dezinjos duhet të harxhojë kohë të njihet me brendinë e librit për t`i përshtatur dezinjon e duhur dhe të mos harrojmë edhe ngjyrat që kanë koston e vet. Dhe së fundi shtypja, dhe nxjerrja në shitje me një kosto tek 600-800 lekë. Atëherë, duke marrë parasysh punën e madhe për të ardhur deri tek një libër i kompletuar, sa kohë është harxhuar që të arrish deri aty, sa kosto është paguar, a mendoni se cmimi i vendosur nuk ka vlerën e duhur dhe a ju duket shumë për ta shitur?

kop Silvana

Më jep vetëm 15 ditë  (tregime)
Mbas promovimit dëgjova komente se ”miqve DUHET t`ju dhurohen librat”. Unë nuk e di sesi është mbjellë një koncept i tillë kulture shqiptarëve por ju garantoj që është një koncept i cili nuk tregon asnjë respekt ndaj punës së tjetrit. Madje do të shtoja se tregon nënvleftësim ndaj punës së autorit. Për mua, ai që ndihet vërtet mik, nuk duhet të kërkojë privilegje të tilla por të respektojë punën e mikut dhe ta blejë vet librin e mikut. Harrojini qylet, ryshfetet, sepse ato varfërojnë jo vetëm vëndin por edhe Ju vet si njeri.
Kur populli ynë të arrijë të vlerësojë punën, dhe them punën në tërësi si fenomen atëherë vendi ynë do të eci përpara sepse është pikërisht vlerësimi që do i bëjmë një pune të kryer nga kushdo t`i japi fuqi atij që punon të progresoj.
Nga ana tjetër nëse autori KA DËSHIRË të dhurojë dikujt libërin, ajo është zgjedhja e tij dhe me vullnet të lirë. Por që ta kushtëzosh autorin me konceptin e ” duhet” ? Kjo tregon vetëm varfësi civilizimi.
E di, që do të hidhen komente se njerëzit nuk kanë para për bukë e jo të blejnë një libër. E para, askush që nuk ka mundësi, nuk është i detyruar të marrë pjesë në promovime, por edhe ata që kanë dëshirë të marrin pjesë nuk janë të detyruar të blejnë patjetër librin. Por të kërkojnë privilegje? Jo e drejtë dhe aq më tepër kur komentojnë negativisht mbas shpinës së ”mikut” të tyre.
E dyta, asnjë nga pjesëmarrësit nuk vuan për bukë dhe ky është fakt. Praktikimin e artit dhe letërsisë në tërësi e bëjnë ata që kanë mundësi, sepse ne e dimë që me libra apo piktura apo tjetër të kësaj forme nuk mund të jetosh ( përvec në rastet kur autori është profesional apo ka arritur në profesionalitet dhe jeton me krijimet e veta). Ndaj c`do justifikim i kësaj natyre është paradoksale.
Unë nuk dua të mendoj që disa nga pjesëmarrësit në promovime vijnë vetëm për të përfituar një libër qyl. Kjo do të ishte shumë ofenduese të paktën për mua dhe punën që i kam kushtuar krijimeve. Ne sapo kemi hyrë në një epokë të re, me një frymë të re, drejt civilizimit dhe jo duke u kapur për bishti të anti-vlerave. Lëshojeni bishtin që të ecim përpara dhe respektoni punën si vlerë.

panair silvana


myrteza


panairi s


Aspekte nga Promovimi librit të autores Silvana Berki  ” Më jep vetëm 15 ditë”   (tregime) .

Në të njëjtën kohë nuk dua të le pa përmendur disa figura të njohura në shoqërinë shqiptare që jo vetëm nuk pranuan privilegjin e t`ua falja librin por duke e blerë atë më bënë jo vetëm ta ndiej veten të respektuar të paktën për mundimin tim, por edhe për faktin që me gjestin e tyre treguan se ka të ndërgjegjësuar në mes shqiptarëve dhe që kërkojnë po të njëjtat vlera për të ardhmen.
Kjo ishte përgjigja ime ndaj atyre që kanë pretenduar t`ua falja librin ditën e promovimit.

Magjia e rrëfimit-“OBELISK” – URA MODESTE QË LIDH POETËT E SOTËM TË 5 KONTINENTEVE ME SHQIPËRINË


Roland Lushi ka lindur në Korçë, më 15 maj 1955. Ka mbaruar shkollën e lartë dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin "Aleksander Xhuvani", Elbasan. Deri në vitin 1990 ka punuar në RTSH. Pas vitit 1990, drejton Shtëpinë Botuese "ADA" dhe boton revistën e përjavshme letraro-artistike "OBELISK". Është autor i filmit vizatimor për fëmijë "Kampioni", i librit "Lepurushi me nr.9-të dhe bashkautor në librin "Historiku Euro-2008".Bashkëautor në librin "100 poetë për dashurinë " Vëllimi i parë dhe ka përgatitur vëllimin e dytë të librit"100 poetë per dashurinë".

Magjia e rrëfimit

Nga Roland Lushi

Botues i shtëpisë botuese “ADA” dhe Revistës Obelisk”


Duke ju uruar mirënjohjen të gjithë krijuesve brenda vendit, një mirënjohje të veçantë, krijuesve emigrant në Itali, Angli, Greqi, Francë dhe Amerikë, të cilët janë një bosht esencial i revistës “Obelisk” dhe letërsisë shqipe.
Gati tetë muaj më parë me shumë ngurrime nisëm botimet e para të këtij konkursi. Të them të drejtën me një farë skepticizmi nëse ky konkurs do të zgjonte dëshirën e mirë tuajën për të qenë pjesë e kësaj gare. Por vetë pjesëmarrja juaj në të tregoi anën tjetër që pasioni për të shkruar vazhdon të mbetet gjallë dhe dëshira për të nxjerrë në dritë ato që shkruhen është shumë e madhe.
Dhe pikërisht kemi ardhur në një çast shumë domethënës që këto tregime të jenë të përmbledhura në një botim të veçantë. Në çdo faqe të tij janë emrat tuaj, janë krijimet tuaja që sjellin një tërësi tematikash dhe stilesh krijuese. Që përcjellin mesazhe të larmishme dhe pasurojnë denjësisht fondin e krijimtarisë letrare shqiptare dhe në mënyrë të veçantë atë të prozës dhe botës tregimtare.

Për më tepër ajo që më ka mrekulluar si botues dhe njeri i letrave është fakti se stofi dhe lënda brendësore e tregimeve është për t’u vlerësuar. Në këtë kontekst vjen edhe përfundimi se të gjithë ju keni dhënë një ndihmesë të madhe në pasurimin e kësaj krijimtarie.

Në këtë garë kanë marrë pjesë ata që e kanë lëvruar prej vitesh këtë fushë, por edhe autorë të rinj. Në këtë mënyrë bëhet një ndërthurje e brezave, stileve krijuese dhe trajtimit të tematikave.
Këto krijime vijnë tek ne, tek lexuesi ynë, si fryt i talentit dhe pasurisë suaj shpirtërore. Me vlerat që keni krijuar të jeni të bindur se në një mënyrë apo tjetrën keni hyrë për të mbetur në atë rreth tregimtarësh që do të bëheni objekt diskutimesh dhe vlerësimesh krijuese....

----------------------
“OBELISK” – URA MODESTE QË LIDH POETËT E SOTËM TË 5 KONTINENTEVE ME SHQIPËRINË


Nga: Riza Lahi

“Lotë më shkonin në heshtje dhe pa më parë askush, kur gazeta “Drita” nuk doli as edhe atë javë. Më mbuloi një parandjenjë se ajo nuk do të dilte më…E shikoja koleksionin e saj dhe të “Nëntorit” dhe më dukej se shihja një varr kolektiv, me qënie që mbase do të zgjoheshin një ditë…”
Është botuesi i të vetmes revistë kulturore që del në ditët e sotme; pa asnjë kahje politike, pa asnjë mbështetje partiake, pa asnjë suport financiar dhe që nuk ka marrë asnjëherë asnjë donacion nga askush, me gjithë volumin jashtëzakonisht intrigues të punës që kryen ajo kohë pas kohe dhe në këtë lëmsh moral – kulturor që kalojmë.

Roland Lushi

Roland Lushi , ky burrë i gjatë, që ende mund të qeshë menjëherë, ish gazetar i Radio Tiranës, autor i disa botimeve, sot është anëtar i Shoqatës Botërore të Artistëve dhe Shkrimtarëve.
Me një mijë halle, ai ka mundur të shtijë në dorë një shtypshkronjë – kundrejt një kredie – dhe, duke punuar vetë me të, duke kryer faqosjen gratis, ai ka hyrë në fushën e botimeve me një shtëpi botuese, që i ka vënë emrin e së bijës, “ADA”.
Që në ditët e para që po i gëzohej shtypshkronjës së re, ai vendosi të nxirte revistën që folëm; mos gaboj ka katër vite dhe, që atëherë, “Obelisku” ka hapur faqet e saja modeste, të sinqerta dhe ku falen përditë poetë , tregimtarë, që nga të njohurit, shumë të njohurit dhe deri te ata që nuk i njeh askush dhe nga tërë vëndi ku shkon ajo tok me shtypin apo prej diasporës postkomuniste.
“Oh, sigurisht do të dëshëroja ndonjë projekt për revistën; nga Minsitria e Kulturës do ta dëshëroja; sëpaku për këtë, që “Obelisku” është e paanëshme nga partitë dhe nuk ka asnjë mbështetje nga biznesi. Sa për mua, unë edhe pa ngrënë do të rri, por sa të rrahë zemra ime, ajo do të dalë. Është jo vetëm pasioni i vjetër, por, tanimë, janë edhe bukuria e syve të atyre që shkruajnë te revista që më shtyjnë të bëj çfarëdo sakrifice dhe ajo të dalë” – thotë Lushi, ndërsa pijmë një kafe – pauz në njërën nga të dielat e zakonëshme, kur ai punon deri natën vonë, tok me të shoqen, Shpresën.


Mendojmë se çdo popull, edhe ata më të prapambeturit që banojnë në xhunglat e Afrikës apo Amerikës Latine, edhe ata kanë elitën e tyre që merret me letërsi dhe art e që kopeja ku rrojnë i ndihmon me sa mundësi që ka. Kjo “elitë”, megjithë ndonjë huq që ka, që nganjëherë flet keq për njëri-tjetrin e llojit të vet, që thotë kohë pas kohe “Unë e kurrkush”, është, mbase pjesa më e mirë e popullatës. Së paku më paqësorja. Nuk i ka ardhur e keqja vëndit kurrë nga poetët, shkrimtarët a artistët, përkundrazi, është ajo elitë, me të cilët krenohet një popull, një komb.
Por jo vetëm kaq. Në kohën kur dha shpirt edhe “Drita” mbi njëqindveçare e kur, ja, po lindëte “Obelisk” modest i një botuesi që nuk ka talent të bredhë për reklama, sponsorizime dhe projekte, por që punon shtatë ditët e javës, për poetët e shkrimarët u hap një dritare katër kanatashe për të botuar ato pjesë të shpirtiti të tyre. E..nga kjo “bandë” e nëpërkëmbur që nga shoqëria e deri te gruaja”, siç shkruan një nga ata, dollën edhe florinj të paparashikuar nga Rolandi, ambjenti i tij përqark, Ministria e TKRS dhe nga krejt shoqëria.

Nëpër faqet e saj nisën të vijnë poetë nga më të mirët e rruzullit dhe që janë gjallë; gjallë dhe të përfshirë në Shoqatën Botërore të Poetëve, antar i së cilës është edhe vetë botuesi i “Obelisk”, Roland Lushi.
Poetët kudo në botë e në histori kanë qënë njerëz të mirë. Ka patur raste që ndonjëri prej atyre personaliteteve poetike nga më të mirët e popujve të vet, ka kërkuar që të paguajë përkthyesin apo botuesin e “Obelisk” për mundimin e nderin që iu është bërë duke e përkthyer në një gjuhë të panjohur më parë, që i pasuron CV etj dhe përgjigja nga Tirana ka shkuar kështu: “ E kemi për nder që të njihemi me një tjetër universitet, siç është poezia e vëndit tuaj, të cilën e përfqaëson poezia jote”.


Poetesha më e vjetër , që ka marrë “Obelisk”-un në Meksikë, tok me foton e saj dhe poezitë e saja në shqip, është Eloísa Soberanis Acosta. Ajo ka lindur më 25 qershor 1925 në Meksiko.është autore e disa vëllimeve poetike. Ka fituar Medaljen e Artë në Kongresin e 27 të Poetëve të Botës në Chennai (Indi) dhe, në vitin 2008 ka fituar vëndin e parë në një konkurs ndërkombëtar me poezinë “Casta Cubana”. Është antare e shoqatës botërore të poetëve dhe poezitë e saja janë përfshirë në shumë antalogji. Më 11 maj do të mbushë 75 vjet gjiganti rus Adolf Shvedçikov, një nga penat më të mrekullueshme të ditëve të sotme. Ai mban titullin “ Poet i Meritur Ndërkombëtar “ dhe ka dhënë konrubute të çmuara në kërkimet fiziko – kimike në Rusi dhe SHBA (Los Angelos). Ka botuar rreth 500 poezi në revista letrare si Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Maltë, Spanjë, Francë, Greqi, Angli dhe Australi. Është përkthyer në Italisht, Spanjisht, Portualisht, Greqisht, Kinezçe, Japonisht dhe Hindu. Njihet në atdheun e tij si përkthyes nga anglishtja i “!50 soneta angleze të shek 16-19, “Sonetat e Shekspirit”, si edhe të disa poetëve modernë nga Brazili, India, Italia, Greqia, SHBA, Anglia, Kia, Japonia, etj.


Në faqet e “Obelisk” ka botuar Preseidentia e poetëve të Botës, poetesha portugeze me banim në SHBA Teresinka Pereira, poeti i madh Indian Harish K Thakur, japonezja e famëshme, poetesha Kae Morii…
Profesoresha e Universitetit Shtetëror të Floridas, Julianna Baggott, një poeteshë, autore e 16 librave, përshëndeste nxehtësisht lexuesit shqiptarë me të cilin ajo kishte rastin e parë të njihej përmes “Obelisk”.
“Indiani Ram Krishna Singh, që ka lindur më 31 dhjetor 1950 në Varanasi, Indi dhe atje është profesor universiteti , shef katedre, për shkencat sociale dhe humane. Jep Leksione për poezinë indiane në anglisht.Është recensent i 160 vëllimeve dhe autor i 36 librave të botuar. Është përkthyer në 20 gjuhë të huaja, si në frëngjisht, spanjisht, rumanisht, kinezçe, Siberisht, kroatisht, sllovenisht, japonisht, bullgarisht, gjemnisht, italisht, portugisht, greqisht, esperanto, në gjuhët tamil, penxhab, hindu dhe bangla.Profesor Ram Krishna Singh është antar i “UNESCO ALSED-LSP Netuork”;” All-India PEN”; “English Language Teachers’ Association of India”; “World Cultural Council Circle of Friends”, “International Writers and Artists Association”;“World Poetry Intercontinental” dhe “ Society for International Development”. I ka dedikuar një poezi edhe nënë Terezës.Është hera e parë që vjen në gjuhën shqipe dhe hera e dytë që vjen një cikël i tillë poetik nga India, pas përmbledhjes së të madhit Rabintronath Tagora “, shkruhet te “Obelisku” ynë me rastin e botimit të ciklit poetik të indianit që desh fluturonte nga hareja, kur, më në fund, në shtëpinë e tij troktit postjeri me revistën nga Shqipëria në dorë.

Në “Obelisk” u prezantua për herën e parë në letërisnë shqipe poetesha e famëshme thuajse anembanë në Evropë – rome nga Polonia , “Papusha”, Bronislava Vajs, që vitin që shkoi kishte njëqind vjetorin e lindjes. Ardhja e Papushës në shqip kishte kontributin e drejpërdrejtë të komisarit të çështjes rome, dr. prof. Marcel Courtiades.

Poeteshat e mrekullueshme Patricia Garza Soberanis – México dhe Marily A. Reyes, kubane me banim në USA, tanimë janë bërë mikesha të “Obelisk”. Vitin që kaloi, biles, në panairin e librit, botuesi Ylli Molla, kish varur në stendën e tij një poezi fantastike të Marily me titull “Në Panairin e librit”. E kish varur me gërma të mëdha dhe ishte vërtetë, një poezi që të merrte mendët e të mbushte sytë me lotë.
Ja se çfarë tregon Landi; një gjë të habitëshme rreth reagimti të një ambasade.


“ Ishte botuar një cikël me poezi nga Kryetari i Poetëve dhe Shkrimtarëve sllovakë, Pavol Janik; sigurisht që ishte hera e parë që poezia e këtij poeti modern vinte në vëndin tonë. Kur…te dera na vjen një përqafësues i Ambasadës sllovake. Ai paraqiti përgëzimet për këtë numur të revistës, për revistën në përgjithësi dhe kërkonte disa ekzemplarë të numurit të fundit, se nuk po e gjenin gjëkundi, pasi qe mbaruar. Më bëri shumë përshtypje kjo përkuijdesje e një ambasade të vogël, të një vëndi të vogël, për poetin e saj. Më bëri përshtypje të jashtëzakonëshme. Asnjë ambasadë tjetër, nuk na ka dërguar sëpaku një “selam”; ambasadës ruse, madje, i kemi kërkuar një bashkëpunim për Shvedçikovin e madh të popullit rus, por as në këtë rast ajo nuk po ndjehet më. Kurse, shpresojmë , që këtë vit, në bashkëpunim me ambasadën e vëndit të tij, të organizojmë botimin e poezive të zgjedhura të Pavol Janik. Në heshtjen time shpesh mendoja – kudo ka idealistë. Idealistët i selitë poezia. Siç duhet të jetë edhe ambasadori Sllovak , Shkëlqesia e Tij Ivan Sveda, që kaq u interesua dhe po përpiqet për poetin e mrekullueshëm të atdheut të tij.”.


Roland Lushi psherëtin sa herë që përmend dikush togfjalëshin “Lidhja e Shkrimtarëve”.
“Obelsiku” do të ishte në dispozicion të “Lidhjes së Shkrimtarëve, pa le të organizohen edhe një herë ata. Nuk e di, more, sa mirë janë organizuar shkrimtarët në Korçë, Durrës, Elbasan …E pse të mos organizohen edhe një herë ata?…Na shpëtojnë lotë, Shpresës dhe mua, kur shikojmë togjet me “Drita” dhe “Nëntori” që rrijnë, i tërë koleksioni, që në numurin e parë, një qoshe të shtëpisë sonë. Dhe sulemi për te numuri i ri i “Obelisk” pa llogaritur asgjë”.

2013/12/16

Makeup imagjinar nga artisti Tal Peleg


Shumica nga ne jemi të familjarizuar me makeup-in si një gjë e përditëshme në familjet tona. E përdorur nga femrat (ndonjëherë dhe nga meshkujt) për të ndryshuar pak aparencën e jashtme. Artisti profesional Israelit Tal Peleg ka shndëruar këtë rutinë të përditëshme në një formë arti.



Shumica nga ne jemi të familjarizuar me makeup-in si një gjë e përditëshme në familjet tona. E përdorur nga femrat (ndonjëherë dhe nga meshkujt) për të ndryshuar pak aparencën e jashtme. Artisti profesional Israelit Tal Peleg ka shndëruar këtë rutinë të përditëshme në një formë arti.

Sarah Atwell, 17-vjeçarja e cila vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj

Sarah Atwell, 17-vjeçarja e cila vuan nga neurofibromatosis, një formë tumori që ka shpërfytyruar fytyrën e saj fitoi një vëmendje mediatike për mënyrën se si iu përgjigj talljeve të bashkëmoshatarëve të saj.

Adoleshentja nga Ontario e Kanadasë, ka pësuar shpërfytyrime në fytyrë në tetë muajt e fundit që prej shfaqjes së simptomave të para.

Shpërfytyrimi ka bërë që Atwell të tallet në shkollën e saj, duke detyruar të renë që të postonte një video në “Youtube”, në të cilën theksoi se ishte e vendosur që të luftonte ndaj sëmundjes dhe të bënte një jetë të lumtur, pavarësisht asaj që mendonin të tjerët.

Në video, vajza kurajoze shfaqet pa folur, duke mbajtur në duart disa letra, në të cilat shpjegon problemin e saj.
”Kam një tumor, por njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Kam shumë pak miq, por kjo nuk do të më pengojë të jem e lumtur”, shkruante Atwell në disa prej mesazheve.
'I wish people could understand, there's nothing wrong with me': Sarah's special airs December 18 and documents her struggle with everyday teenage issues as she prepares to undergo major surgery, one of many she's endured in her short life
No more rainy days: Sarah's special was taped in 2012. She's now undergone her surgery, which left only a small part of the tumor around her eye, and she hopes to now live a relatively normal life
¿It's pretty awesome. I am pretty sure most of it is gone except a little bit around the eyes,¿ Sarah said. ¿The doctor said he could not be sure if it would come back or not.¿

Ho Zhiliang,24- vjeçari me zemër në bark



Një 24-vjeçar nga Kina pret ti nënshtrohet një operacioni të rrallë pasi ka jetuar deri me tani me zemrën në bark.
Ho Zhiliang ka lindur me një sindromë të rrallë ku shumica e të lindurve me këtë sindromë, vdesin gjatë lindjes ose pak pas saj.

Ho Zhiliang's heart is just below the skin in his abdomen. The 24-year-old needs surgery to move it into his ribcage
Pasi Zhiliang lindi, prindërve të tij iu tha se ai nuk do jetojë gjatë pasi e ka zemrën shumë të ekspozuar. Por për fat ai jetoi dhe tani punon si berber.

Mr Zhiliang's parents were told he would not live for long when he was born because his heart is so exposed - they were amazed when he survived
Në fillim të vitit, ai lexoi për një rast të ngjashëm, që iu nënshtrua operacionit dhe e ktheu zemrën në pozicionin korrekt. Kështu që la punën dhe u vendos në Wuhan në pritje të një operacioni të tillë.

Fansi i çmendur i Miley Cyrus






Një fans i Miley Cyrus ka kaluar kufirin me fiksimin e tij pas këngëtares së muzikës pop  duke bërë në të gjithë trupin e tij tatuazhe me emrin, portretin apo tekstet e këngëve të saj.
Ink: Mr McCoid says his fascination with the star began in 2009 and has grown from there
Pasi e nisi me koleksione fotografish në vitin 2009, 40-vjeçari Carl McCoid vendosi të bënte tatuazhe duke numëruar 22 të tilla të shpërndara në duar, krahë, gjoks, kurriz dhe këmbë.
Quotes: Mr McCoid has portraits, lyrics and quotes from the star all over him
Tattoos: Carl McCoid has 22 tattoos dedicated to the pop star Miley Cyrus inked all over him

Britaniku McCoid theksoi për ‘The Sun’ se fiksimi i tij pas Miley Cyrus nuk ishte arsyeja e divorcit nga gruaja në vitin 2011, por pranoi se ish-bashkëshortja e përcaktonte të çuditshëm faktin që burri i saj kishte fiksim Hana Montanën, personazhin që e bëri mjaft të famshme këngëtaren.

Gjermani, formohet qeveria e re


Pas votës së anëtarëve pro koalicionit të madh kryesia e Partisë Socialdemokrate Gjermane SPD miratoi gjashtë postet ministrore në koalicionin e madh me CDU/CSU. Kryetari i SPD-së Sigmar Gabriel do të jetë zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe i Energjetikës.


Frank-Walter Steinmeier do të drejtojë si edhe në vitet 2005 deri 2009 Ministrinë e Punëve të Jashtme. Barbara Hendricks do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit, sekretarja e përgjithshme e SPD-së Andrea Nahles do të jetë ministre e Punës, zëvendëskryetarja e SPD-së Manuela Schwesig do të drejtojë Ministrinë për Familjet, kurse Heiko Maas, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorëve .
Po nga radhët e socialdemokratëve do të jetë edhe ministrja e shtetit për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin, Aydan Ozoguz. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë pjesë e kabinetit është një grua me origjinë turke.
Nga CDU-së kryetarja e partisë Angela Merkel tha se do t’i propozojë Presidentit gjerman këta emra : Peter Altmaier si shef të zyrës së kancelares, Hermann Grohe si ministër të Shëndetësisë, Ursula von der Leyen si ministre e Mbrojtjes, Thomas de Maiziere ministër i Brendshëm, Wolfgang Schäuble ministër i Financave, Johanna Wanka ministre e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor.
Edhe kryetari i partisë CSU Horst Seehofer prezantoi se cilët ministri do të drejtojnë . Alexander Dobrindt do të jetë ministër i Transportit dhe i Infrastrukturës Digjitale, Hans-Peter Friedrich ministër i Bujqësisë dhe Gerd Müller, që deri tani ishte sekretar shteti në Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorve do të jetë ministri i Ndihmës për Zhvillimin. Ministrat e rinj do të betohen ditën e martë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...