Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/05

1914...100 VJET MA PARË...

Përgatiti: Fritz RADOVANI

1914...100 VJET MA PARË...

NGA  AT GJERGJ FISHTA OFM:






At Gjergj Fishta OFM (Grafikë nga FRadovani 2010)

NJË  GJAMË  DËSHPËRIMI


Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka; 
                   Nuk ka ma burra, qi, me drrasë t’ krahnorit
          Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá
          Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:
          Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,
          Pa Atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi!
2. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;
          Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,
          E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina
          Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,
          Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé
          Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.
3. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,
Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,
Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,
Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,
Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,
Porsi n’ strofull luani xêhêt fjetun?!...
          4. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelzyeshem, qi pre’ Empirit 
Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,
          Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,
          Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme
          E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,
          E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...
5. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset
E popujt rregullon e i mban ndër caqe?
Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset
Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe....
Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit
Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,
          6..E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,
          E e shoftë me fise, popuj e qytete;
          Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
          Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
          Selit e saja grimë me grimë u theshin;
          Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.
7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.


8. O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sot qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,
T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!
          9..Me parsme tona n’ ata t’ hershmet mota
          Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta,
          Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota
          Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta
          U dridhte nji Sulltan, qi njaso here
          Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.
10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,
          Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume
          Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun
          Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
Por kurr Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;
          Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.
11. E kur per pesqind vjet na nder veriga 
          Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,
          E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga
          Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,
          N’ harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti
          E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na ngjiti.
12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,
          Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,
          E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,
          Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;
          Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,
          Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.
          13. Veç sot pse Evropa, sot qi asht t’ gjith uzdaja
          Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,
          Pse sot Evropa, - do Mbretni të Mdhaja –
          Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
          E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë
          E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?
14. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
          Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,
          E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
          As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,
          Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,
          Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
Shkoder 1914.
Komenti u përgatitë nga At Viktor Volaj, në vitin 1941, botue me titull“Lirikat”.
Me 16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë përdhunimesh. Zana e idhtë e Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik dhe kundër Evropës së padrejtë. Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika të Fishtës.
U botue herën e parë në “Hylli i Dritës”, Maji 1914.
1.Mbaroi Malcija!...: Malësia e Madhe, e cilla shpesh përdoret edhe pa mbiemën.
Megjithse Malazezët nuk pushtuen tjetër zonë veç Hotin e Grudën, me të drejtë Poeti thotë se humbi Malësia, pse Hoti e Gruda janë bajrakët e parë në Malësi e Hoti prini ndër lufta. – Lekë: Kështu thirrën malësorët e Malësisë së Madhe. – me drrasë t’krahnorit: me parzëm; Drrasa e krahnorit asht pjesa e krahnorit ku lidhen brinjtë. – Anmiku shkja...s’ka pse dron: Malësorët ishin kurdoherë nji pritë e fortë kundër sllavëve qi donin të pushtonin Shqipninë. – i dbuem: i karmuem, i qitun jashtë; - pa plang pa shtëpi: pa truell pa strehë banimi. Në këte rasë 575 shtëpi të Hotit e Grudës ikën e lanë vendet e veta, për mos me jetue nën sllavë. Këto dyndje janë kenë të vazhdueshme edhe ma vonë.
2. lkundun: përkundun. – tue lavrue: tue e thye, tue e punue tokën. – pengue: lidhë. – Qi bindën shekullin...: Të cillët çuditën mbarë botën tue luftue në vitët 1911-1912 kundër Turqve të Rinjë.
3. strukë nen t’zezen mblojë trathtare t’territ: Me 16 prill natën, Mali i Zi rrethoi Malësinë me 12 bataljone, tue i gjetë Malësorët në befasi. Poeti i krahason me luanin e xanun në strofull fjetë.
4. t’shkelzyeshem: t’shkelqyeshëm, vezulluesa. – pre’ Empirit: pjesa ma e naltë e qiellit. – permallshem: mallëngjyeshem. – tue ferfllue: tue vezullue, tue shndritë. – vreni m’sharte t’nierit: kundroni fatet, punët e njerzimit.
5. viset: krahina; t’perligjuna me luftë e gjak: të shperblyeme, të mbrojtuna me luftë të përgjakun.
6. E mallkue kjoftë Evropa...: “Kjo namë ngjiti me të vërtetë! Mbas tre muejsh, me 28 Korrik 1914, shpertheu ajo luftë e tmershme, e quejtun Lufta e Parë Botnore, e cilla zgjati deri në Nandor të vitit 1918. Në ketë luftë mbetën dhetë miljon të vdekun. Kjenë shkretnue vise, vorfnue shtete, rrxue dinasti të vjetra, as nuk muejt me i prue botës nji paqë të qendrueshme, por shqetësoi zemrat e popujve me traktate të dhunëshme, tue kallë luftën e sotme.” (1941). 
7. E prej Lirijet ...: Me ia ndalue vrapin qi don me marrë kah Liria. – gobsija e kuj në Malësi...: Me kenëse nuk janë vende të frutëshme as Hoti as Gruda për me mëkambë Malin e Zi, asht politika shoveniste ruse e Moskovit qi çon peshë klysht e sajë, me pushtue e me shue Shqypninë. Poeti zbulon haptë politikat pansllaviste kundër Shqipnisë.
8. sosë: mbarim. – Kaina të kunorzuem: Gjaksorë të kunorzuem; kryetarët e mbretnive, me ketë emen Poeti përmbledhë shtetet qi kundërshtojnë Lirinë e Shqipnisë. – t’ sharruem: të humbun.
9. pallen: shpatën. – shtroje të buta: Poeti paraqet luksin e ambjentit oriental.
10. tue dredhun: tue vringllue. – Tartarit: Me ketë emen quen në përbuzje Turqit e Azisë.
– e poshtnueme: e poshter, për mos mirënjohjen ndaj Shqyptarve, qi kjenë pararojë e sajë.
Tue u bazue ç’prej fakteve historike të luftave të Skenderbeut, asnjëherë Evropa nuk ka mbajë asnjë premtim në lidhje me Shqipninë.
11. ngelëm: mbetëm. – reshte: bante, shkaktonte tue na nxitë, tue na mundue.
12. sa u nis me u endun: porsa xu fiell, porsa filloi. – skami e kobi: vorfnija e mjerimi.
13. Qyshë nji strofë ma përpara Poeti vé në dukje se shpesh ndera kthehet me dhunë në ketë botë dhe e mira harrohet. Megjithkëte nuk i mbushet mendja pse Evropa, pra: do Mbretni të Mëdhaja, tash qi të gjitha shtetet e Ballkanit kanë dalë me vete dhe Shqypnisë i asht dhanë Pamvarsija, kërkojnë me e cungue.
14.O Zot i lum....Kjo lutje shpërthen krejt e natyrshme prej zemrës së Poetit. Kundër dhunës e padrejtësisë së bame Shqypnisë thërret Hyjin Gjyqtar, qi të gjykojë mjerimet e kombit.
- pa hiri: pa dije, pa pritë e pa kujtue, pa pritmas, pa dashje. – heret si n’e vona: gjithmonë i Pushtetshëm, në të gjitha kohët i Pushtetshëm.
***
Shenim FR: Botohet në 100 vjetorin e padrejtësive ndaj Popullit Shqiptar.

Melbourne, Janar 2014.

Stalini hiqet, Hoxha ngrihet


Nga Mimoza Dajci

Qyteti i Telavivit hoqi nga nje shesh kryesor i tij monumentin e diktatorit sovjetik Josif Vissarionovich Stalin. Megjithese ishte goditur e demtuar disa here, perseri nostaligjiket e kishin restauruar.
Statuja e Stalinit hiqet, ndersa statuja e figura e diktatorit Hoxha ne Shqiperi ngrihet nga nostalgjiket e tij, te cilet pretendojne jo vetem ta ngrejne sa me lart, por edhe ta quajne hero kombetar.


Shqiperia njihet si vendi qe perjetoi diktaturen me te eger ne Europe, ndersa ata qe perfituan nga ai rregjim e nuk pesuan persekucion politik kerkojne ta rringjallin me zor. Shume pankarta te tij manifestohen ne tubimet e te majteve e partise komuniste ne Tirane e rrethe te tjera. Me ka rastisur nje here ne Tirane tani vone, te shikoj nje proteste te tyre me foto te Enver Hoxhes. U shtanga, nuk i besova syve. C'po ndodh keshtu thashe me vete. Ne vend qe ky vend te shkoje perpara akoma kthehet e ngre lart pankarta me figuren e atij qe shuajti mijra njerez neper burgje e kampe internimi. Qe ndau prindet nga femijet, e burrat nga grate, vetem e vetem duke ushtruar dhune, krime e luften e klasave. E sot perseri pasuesit e tij neper festa dalin si triumfatore me portretin e tij.
Koha per vete Rusine nga Hoxha merte leksionet e komunizimit ecen perpara duke e hedhur ate ne koshin e plerave, ndersa Shqiperia me nostalgjiket e saj ecen mbrapa me foton e tij.
Eshte per te ardhur keq qe kane kaluar me teper se cerek shekulli e ne vendin tone njerezia nuk jane ndergjegjesuar akoma per ate periudhe qe quhet me te drejte si diktatura me e eger ne rajonin Europian. Ne si Organizate e Gruas Shqiptare Amerikane "Shprese & Paqe" me qender ne New York, ngreme zerin e protestes per cdo inisiative qe vlereson figuren e diktatorit Hoxha, apo shpalljen e tij hero kombetar.
Sa nena e gra u pushkatuan me gjyqe e pa gjyqe. Sa vajza e motra shqiptare nuk arriten te krijonin familje e te beheshin nena per femijet e tyre, por u torturuan nga xhelatet e burgjeve shqiptare ne kohen e komunizmit, e akoma plaget e tyre nuk jane mbyllur. Edhe shume gra ruse u denuan e internuan per agjitacion propagande, edhe pse nuk e kishin kryer nje veper te tille.
Atehere per cfare duhet ekspozuar me germa kapitale e figura madheshtore nje diktator i tille. Apo ndoshta ata jane pro edhe vrasjes qe, nje i cmendur kreu tani vone ne Korene e veriut, ku te gjalle hodhi mes bishave te egra njeriun e tij te familjes, i cili e ngriti dhe e beri president te vendit. Shtepia e Bardhe kete krim e quajti edhe nje shembull tjeter te brutalitetit ekstrem te rregjimit ne Korene e Veriut nga diktatori Kim.
Monstra e Korese se veriut ne kete shekull te ri, ne vend qe te punojne per paqen e demokracine ne bote vret njerez te pafajshem, e shqiptaret rringjallin diktatoret e ngjashem ne karakter e krime me Hitlerin dhe Milloshevicin.

Janar 2014

M A Q E D O N I A Z O N J Ë






Nga  Prof.Dr.Rasim Bebo


Të dua o shqipe, o zot i Arbërit dhe të falënderoj, që na ruajte gjuhën shqipe, që ti na ke dhuruar! Ti, dikur na e fale një atdhe më të bukur se dherat e tjerë, por ne nuk ditëm ta ruanim tërësinë e tij! Ruajna këtë pak atdhe që na ka mbetur!... Është fatkeqësi, se si ka marrë rrugë, që me emrin “Maqedoni” të quhen sllavët në Maqedoni, madje këtë termë përdorin shumë profesorë dhe doktorë shqiptarë. Njeri nga këta është Prof. Dr. Vebi Xhemaili i cili ka shkruar: “Falsifikimi i historisë kombëtare”, në gazetën “Dielli”, tetor 2013, f.33. Në Strugë është vendosur një pllakatë përkujtimore me këtë mbishkrim: “Shqiptarët para 100 vjetësh kanë marrë pjesë në kryengritjen maqedono – shqiptare , kundër okupatorit sërb”. Këtu ka një të drejtë, se sllavët e maqedonisë nuk luftojnë kundra sllavëve të sërbisë. Ajo që kundërshtohet është: se “emri maqedon = emri shqiptar dhe nuk është emër sllav. Z. Vebi Xhemaili e gjuajti me gurë emrin maqedon dhe për këtë, Z. Fahri Xharra thotë: “Kur ne, të kaluarën tonë jemi, duke gjuajtur me gurë, duke mohuar dhe duke mospërfillur ate e përvehtësojne të tjerët”. Ndersa ka figura të sllavëve në Maqedoni që thonë të vërtetën: “Vetë Konstandin Milladinov, poet i parë, asnjëherë nuk pranon se është maqedon, ai, në fakt, e quan veten Bullgar, dhe të gjithë këta njerëz, që na paraqiten sot si ”maqedon i kosideron si bullgarë”. (“Rrënja”, pril 2011). Sllavët e Maqedonisë, në mungesë të historisë së tyre, shpikën historinë e paqënë, në mungesë të emrit, në mungesë të kombësisë, në mungesë të personaliteteve, përpiqen të përvehtësojnë personalitete më të mëdha të shqiptarëve: Skënderbeun, Nënë Terezë. Migjenin. Asimilimi u përballua gjatë 520 vjetëve të sundimit otoman, por ndodhi vetëm nga viti 1913 e këtej, kur e pushtojë sërbia dhe vazhdoi deri gjatë regjimit komunist. Tani le të shikojmë se cilët janë maqedonët dhe cilët janë sllavët? Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Mbretëria e Maqedonisë (700-336 p.e.s.) Perdika duhet të ketë qënë themeluesi i mbretërisë së tretë Maqedune, të krijuar në vitin 815 p.e s. dhe mbreti i parë i saj ishte pikërisht Perdika. Herodoti e quajti si themeluesi i parë, i larguar nga Argosi pellazg, për në Iliri. Kjo mbretëri përfshinte Selenikun dhe shtrihej në jug, me kufi Epirin, kurse në veri, me Ilirinë. Kryeqyteti i saj ishte Edesa , sot Vodena në Maqedoninë perëndimore. Më pas erdhën brez pas brezi mbreter të përmendur maqedonas, shqiptarë të sotëm. Aminta (540-500). Ky pranoi refugjatë të shquar të syrgjynosur nga Athina, si despotin Pisistrati me te birin Hipia me 510 p.e.s. I cili zgjeroi mbretërin e tij drejt lindjes. Dari i Persisë në vitin 513 p.e.s. kaloi Hellospontin dhe pushtoi një pjesë tokë të Trakisë. Ai i dërgoi mbretit Aminta një delegacion prej 7 oficerash më 507 p.e.s., për t’i kërkuar një dhuratë nga toka dhe nga uji si shënjë nënshtrimi. Aminta i nderoi miqtë me një festë të madhe. Persët ngulën këmbë që atje të merrnin pjesë edhe gratë maqedonase, mirëpo sjelljet e tyre të pahijshme, prej pijaneci, e zëmëruan të birin e mbretit, Aleksandrin. Prandaj ai sajoi një marifet, duke i larguar grate nga tryeza dhe i zëvëndësoi ato me djem të rinj të veshur si gra, por të armatosur me thika. Kur ambasadoret e kaluan masën, e paguan me kokë. (f.98, nr. 21). Të kuptojmë se Aminta me qeverinë e tij, nuk iu përkul mbretit Dari, si më i fuqishmi i kohës para 2520 vjetëve, siç përulet sot, qeveria e jonë në mënyrën më të neveritshme, duke njollosur historinë tonë mijëravjeçare. Aleksandri I (500-454 Shprehu admirimin e rij për kulturën greke duke inkurajuar lidhjet e ngushta me Greqinë. Poeti më i madh lirik, Pindari i Tebës, thuri poema që e lavdëronin Aleksandrin. Atij i dhanë titullin “Felelini” ose “Miku i grekëve”. Një titull i tillë, dëshmon se mbreti i Maqedonis nuk ishte grek. Herodoti na tregon, se njëherë Aleksandri i Maqedonisë shkoi në Olimp për të marrë pjesë në garat panhelene. Grekët deshën ta perjashtonin nga garat se nuk ishte grek por barbar. Mirëpo Aleksandri dëshmoi se ishte pasardhësi i Herkulit dhe i mbretërve të Argosit, atëhere ata e pranuan në gara. (f. 98, nr 22). Kur themistokliu u dënua nga Athina, Aleksandri i dha srehim në Pidna të Maqedonisë. Perdika II (454-413). Një fragment: “Athina nxiti trakasit në veri e në lindje përtë pushtuar Maqedoninë. Tuqididi lëvdonte kalorsinë maqedonase duke thënë: “Kur hidheshin në sulm, askush nuk mund t’u bënte ballë, pasi ishin kalorës të zotë dhe të armatosur mirë e me parzmore. (f. 99, nr. 27). Perdika, ashtu si i ati Aleksandri i-I-rë , i ftonte greket e shquar në pallatin e tij në Edesa. Kështu ai mirëpriti aty Melanipidin, nje autor i shquar lirikash. Hipokratin (460-375) p.e.s. “Babai i Mjekësisë i lindur në Kosin Pellazg, sherbeu te Perdika si mjek në pallatin e tij. (f. 100, nr. 28). Arkelau (413-399 hipi në fronin e mbretit të Maqedonise pas të atit. Plini në veprën e tij “Historia Natyrore” shënon: “dhënia e udhëzimeve në bujqësi ishte një zanat me dinjitet të lartë, që faktikisht ushtrohej nga Arkelau. (f. 100, nr.32). Arkelau mirëpriti poetin tragjik, Euripidin, si pas Eskilit... Ai u largua vullnetarisht nga Athina për në mërgim në vitin 404 p.e.s., për arsye se vepra e tij nuk gëzonte njohjen e duhur nga njerëzit. Dy vjet më vonë pësoi një vdekje tragjike në pallatin mbretëror të Maqedonisë, i ushqyer nga qentë e mbretit. (po aty,nr.31). Vijnë me radhë mbreterit e Maqedonis: Eropi i II (399-394 p.e.s.), Aminta II (393-369 p.e.s.), Aleksandri II 369-366 p.e.s.), Ptolemeu (366-364 p.e.s), Perdika III (364 -360 p.e.s.). Filipi II (359-336). Në vitin 358 p.e.s. u martua me Olimpian, motrën e mbretit Aleksandër të Mollosit, krijoi një aleancë të ngushtë me Mollosët e Epirrit, të cilët, sipas gjeografit grek, Strabonit, u ngjanin maqedonasve nga gjuha, veshja dhe zakonet. (f.101, nr. 33). Për herë të parë në Histori të tri mbreterite pellazge Maqedoni,Epiri, dhe Iliria, d.m.th. shqiptarët e hershem, u vunë nën një prijës, nën mbretin Filipi II. Ai konsolidoi Maqedoninë dhe e zgjeroi më vonë, nëpërmjet “Falangës Maqedonase”, legjendarja e këmbësorisë. Aleksandri i Madh (336-323 p.e.s,). Aleksandri i III, i biri i Filipit, i njohur edhe me mbiemrin Leka. Hyri në histori me kalin kaluar. Lindi në Korrik të vitit 356.e.s., në Pela, në v.p. të Selenikut. Plutarku shkruante se të gjithë falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit të djegur, rendën nëpër rrugë duke thirrur: “ Ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërrojë të gjithe Azinë. (F.104,nr.38 Histori¬ani Nebi Dërvishi thotë: “…se Leka i Madh nuk është i pazot, pasi burimet histo¬rike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve, më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan. (“Rrenjet prill 2011)
Prof. Oto Myleri Thotë: “Mbretëritë e këtyre tri provincave: Epir, Maqedoni dhe Iliri, vishnin një lloj rrobash, kishin të njëjta zakone, dhe lidheshin me krushqi e me gjini kurdoherë midis tyre. Kësisoj Nunela e Aleksandrit të Madh, ishte iliriane, kurse e Ema, Olimpia, prej Epirit, nga dera e Pirros. Cilët janë këta sllavë që na kanë shqetësuar dhe na shqetësojnë? Tajar Zavalani thotë: “Invazioni Sllav”, vend banimi i tyre fillestar kanë qënë moçalet e luginës së lumit Priper të Biellorusisë që quhej Posleje. Jetonin duke zënë peshk dhe gjuanin kafshë të egra. Më 617, një fuqi e kombinuar avaro-sllave arriti kulmin. Si një valë deti prej njërëzish, shkruan Prokopi, me burra, gra dhe fëmije, ata u vërsulën duke e kthyer në gërmadha dhe zhytën në gjak Ilirine, Maqedoninë, Trakën, Epirin. Ata vranë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe, që u ra ndër duar. Si mbas llogaritjeve, më se 200.000 vetë humbën jetën, ose u rrëmbyen si skllevër gjatë invazioneve. Historiani anglez William Temperley shkruan: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak-bizantin që ishin krijesat e gjeniut të perandorëve të mëdhenjë romako-bizantin, me origjinë shqiptare të Dioklecianit dhe Justinianit. Sllavët më herët nuk janë përmëndur fare, askush nuk i ka njohur me një emertim kombëtar, sepse kjo hapësirë ishte shqiptare, territori shqiptar, popullata shqiptare, ndërsa sllavët në Maqedoni ishin pakicë, raja, që i solli në luginën e Vardarit Perandoria Osmane për të punuar tokën, me që otomanët me shqiptarët patën probleme të vazhdueshme. Kështu, si kundërvënie të popullatës së rebeluar shqiptarë, sollën kolonët sllavë nga përtej Karpateve dhe nga Bullgaria. Historiani Chek, Prof. Dvornik: “Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojnë vendosjen e tyre në Gadishullin e Ballkanit. (A. zavalani, “Histori …”, f.71). Kronistët nuk i përmëndnin fare, ndërsa vllehët ishin të pranishëm në këtë hapësirë, ndërsa tani janë asimiluar në sllavomaqedonas. Në kohën më të re, Tito i pranoi sllavo-maqedonasit, për të krijuar një zone tampon në mes të sërbëve dhe bullgarëve, përkatësht për të dobësuar ekspansionin sërb, por edhe për të penguar afrinë sërbe me Greqinë. Federata Jugosllave bëri investime në Maqedoni dhe dha benefice. U dha detyrë të ndiqnin aty shqiptarët vendës, veç dhunës dhe vrasjes sistematike, por dhe shpërnguljes për në Turqi. Sllavët, që banonin në fshatra që nga koha e Turqisë, i sollën në qytet, në vendet më të preferuara, madje sollën dhe vëllezër sllavë nga Greqia, krijuan administratë në gjuhën sllave. Ndërsa shqiptarët i përjashtuan,kurse ata që nuk ishin shqiptarë, u detyruan të emërtoheshin maqedonas. Komuniteti i numurit vllehë u bënë sllavo-maqedonas, duke shtuar në emra mbaresën sllave. Fatkeqësisht edhe shqiptarët e besimit ortodokës, që në Maqedoni ishin të shumtë, të cilëve më parë ua morën kishat, u regjistruan dhe ua imponuan emertimin sllavisht .Kështu, ka ndodhur, që nëna shqiptare e besimit ortodokës, nuk di asnjë fjalë sllavisht, ndërsa djali publikisht nuk thotë asnjëherë ndonjë fjalë shqip, madje ka nga ata qe mohojnë gjuhën kombëtare. (G. Adili “përvehtësimi i Historise”,12-2-2009). Sllavët e Maqedonisë, të cilët kanë kapur majat e të gjitha istitucioneve, janë shumicë në të gjitha strukturat e shtetit, me një emertim te përvehtësuar “Maqedoni”. Maqedonia kurrë nuk ka qënë as e Greqisë as e Bullgarisë, Vendasit ishin shqiptarë. Ka kohë që akademikët sterilë të Shkupit, përpiqen të përvehtësojnë Skënderbeun, bëjnë libra, shkruajnë tekste të porositura nga lartë, mirëpo kurrsesi nuk u del hesapi, sepse të tjerët nuk ua pranonin Skënderbenë për të tyren. Disa bënë perpjekje për të bërë të tyren Migjenin, mirëpo nuk kishin si të arsyetojnë, pse ai shkroi në gjuhën shqipe dhe nuk bëri asnjë resht në gjuhën sërbishte, atëhere u tërhoqën. Kur u bë e njohur Nënë Teraza, bënë çmos për ta bërë të tyren, se ajo kishte lindur në Shkup, por në Maqedoni nuk ka sllave katolikë, por ka vetëm shqiptarë katolike. Kështu iu shmangën kombësisë dhe i vunë në pah, shkupjania Nënë Tereza. Në kohën e Nënë Terezës pjesa dërmuese në Shkup ishin shqiptarë katolik dhe myslimanë. Z. Branko Manollovski, personaliteti njohur në diasporë, kur filloi shkollën fillore nuk dinte asnjë fjalë sërbisht, por, shkolla sllave ia regjistroi emrin me mbrapa shtesa sllave dhe kjo i mbeti, ky nuk e ka të paster emrin si të Josf Bakërit, që ishte një brez më i vjetër. Z. Branko Manollovski, që është shqiptar vetëm me emër të sllavizuar. Edhe këta sllavë e kuptojnë, qe nuk e kanë të tyren emrin Maqedoni. Kur këta bisedojnë me kushrinjtë e tyre të gjakut sërb ose rus, ata jane sllavë. Kur bisedojnë me perëndimin, anglezë, amerikanë etj., ata kthehen e bëhen maqedonë. Në vitin 1991, kur ish Republika Maqedone e Jugosllavisë u bë republike e pavarur në Ballkan, udhëheqësit e saj adaptuan për flamur të tyre kombëtar flamurin e Aleksandrit të Maqedonisë. Të adaptosh emrin e lashtë të Maqedonisë si emer kombëtar të republikës së krijuar në shekullin XX dhe të adaptosh për këtë republikë të re flamurin e Aleksanddrit të Maqedonisë, këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rremë, të falsifikuar të indetitetit kombëtar “Kush na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duart tona’’! thotë, Aristidh Kola!



ARISTIDH KOLA

Z. Manollovski sjell tre emra konkrete të personaliteteve tona, prindërit etyre kanë qënë shqiptarë. Video Smilevski, që u shpall Heroi popullit në Republikën e Maqedonisë, sa ishte gjallë, nuk tregonte se ishte shqiptar, ndonëse e kishte djalë halle. Personi tjetër ish-Kryetari i Akademis së Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski, vazhdoi të heshtëte se prindërit e tij ishin shqiptarë. Po kështu dhe Grigor Jovanoski, i cili tani është antari i Akademis së Shkencave te RM-së. Si mendoni, nuk bëmë gjunah të madh ne, bashkëkombasit e Josif Bagërit, që shndërruam gjatë gjashtë dekadave të fundit gjuhën tonë amtare shqipe në gjuhën sërbishtë dhe bashkë me gjuhën ne ndërruam indetitetin etnik, nga shqiptarë në sërb?! Kjo është fatkeqësia kur mohom veten tënde. Atëherë hap gojën historiani sllavo-maqedonas , Hristo Polljanski të thotë: “... nga popullsitë e lashta të kesaj treve, kishin shpëtuar pa u zhdukur disa “ashkla”... Vala e tretë e “ardhacakëve” (shiptarë) paska ndodhur në fillim të shek. XX-të. Kurse vala e fundit e kolonizimit shqiptarë të Maqedonisë, paska ndodhur pas vitit 1944. Dhe më tej, ky historian arriti të nxjere nga goja, se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekes së Madh dhe Skënderbeu nuk ishte shqiptar por maqedonas. Kur ne i thamë Profesorit, se në kohën e Aleksandrit të Madh, ju bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e Aleksandrit të Madh, keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polanski u përgjigj ... “Ne maqedonët, - tha ai, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por përderisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhesit e tyre kulturorë, por edhe gjenetike”. (Nejazi Muhameti “Maqedonia Shqiptare”. Bot. 2009,) Emri Maqedoni është përvehtësuar nga sllavo-sërbët. Ata veten e tyre e quajnë autokton dhe ne shqiptarët na quajne ardhacakë në truallin tonë mijëravjeçar. Ndërsa Tirana, Prishtina dhe Shkupi me partitë shqiptare në Maqedoni heshtin dhe heshtja vazhdon me diskriminimet që bëjnë këta sllavo rjepacak pushtues. Kanë rrëmbyer emrin maqedon, vendin maqedon indetitetin maqedon, historinë e Maqedonisë duke bërë diskriminimin e gjuhës shqipe. Dhe vetëm ne heshtim dhe heshtim. Si mund të ndryshohet tri herë indetiteti brënda një shekulli më parë? Quheshin bullgarë, pastaj e shpallën veten si maqedonë, por prsëri sllavë, kurse pas vitin 1991 e quajnë veten maqedonë antikë, pra, jo sllavë. Këta janë akoma në kërkim të indetitetit kombëtar përfundimtar. Josif Bagëri, dëshmitar i përjetshëm i shqiptarëve ortodokës të Rekës, lindur në vitin 1870 dhe vdekur në vitet 1930.



JOSIF BAGËRI

Asimilimi u përballua gjatë 520 viteve të sundimit otoman, ndodhi vetëm nga viti 1913 e këtej, kur e pushtoi sërbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist. Dhe vetëm ne heshtim dhe heshtim. Xhorxh Santaiana, na kujton ne të gjithëve, se ata që nuk kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë. (E. J., f. 17).
MAQEDONIA NË MESJETË. Sllavet u vendosën gjatë shekujve VI-VIII në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Maqedonise së sotme, në viset ku ende sot shqiptarët përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë. Njihet në histori më 21 korik1843, udhëhëheqesi i kryengritjes së madhe të Shkupit kundra masave tanzimaniste ishte Dërvish Cara. Kjo kryengritje u përhap në viset e tjera shqiptare në Tetovë, Kaçanik, kumanovë, Gostivar, etj. Vazhduan kryengritjet deri në vitin 1875. Porta e larte hoqi dorë nga zbatimi i masave të tanzimatit në malësitë shqiptare. Shkup,Tetovë, Dibër, ishin vatra kryesore të Lidhjes së Prizrenit me drejtues: Iljas pashë Qokun, Sheh Mustafa Tetova, Jashar Bej Shkupi. Levizja mori hov për shkollat shqipe dhe për kishën shqiptare. Bajo Topulli organizoi çetën e parë patriotike “Ja vdekje ja liri”. Më 1908 u mbodh Kongesi i Alfabetit Shqip në Manastir. Krahina shqiptare e Maqedonisë u shqua edhe në kryengritjen e madhe çlirimtare antiosmane të Shkupit, që u çlirua më 11 gusht 1912. Në kuvendin e Vlorës morën pjesë 8 delegate nga viset shqiptare të Maqedonisë: Dibra, Tetova, Gostivari, Struga, dhe Ohria (Myfti Vehbi Agolli, Sherif Langu, Mehmet pasha Darralla, Hamdi Ohri, Dr. Myrteza, Zyhdi Beu, Nuri Sojli, Mustafa Baruti). Nga kata uzgjodh me vota unanime kryetar i Këshillit Kombëtar (Parlamentit) Myfti Vehbi Agolli, kurse Mehmet Pashë Dërralla u zgjodh ministër i Mbrojtjes Kombëtare.


Vehbi Dibra portret nga Arben Morina.jpg
Myfti VEHBI AGOLLI                                                  


Sipas francezit L. Jaray, Shkupi me 1913, kishte 45.000 banorë myslimanë (55%), 25.000 shqiptarë, kurse bullgare 10.000-15.000 rreth (22-33%), veç këtyre, kishte 3000 sërbe, 2000 izraelitë. (G.L. Jaray, L/Albanie income, Paris 1913, f. 40). Istituti Gjeografik i Sofjes, botim i vitit 1902: Shkupi ishte qendra e vilajetit të Kosovës, kishte 4474 shtëpi apo familje. Prej kёtyre 2336 shtëpi (53%) banoheshin me familje shqiptare,1687 familje bullgare, 200 shtëpi cigane dhe 100 shtëpi izraelite, 90 shtëpi katolike shqiptare. (Prof. Kristo Frasheri, Tianë nëntor 2009) Po sot e dashura Maqedoni?!...



 MEHMET PASHË DËRRALLA

Sllavo-maqedonasit sjellin Car Dushanin në Shkup, të ngjashëm si tërmeti i 26 korrikut 1963, kur u shpërngulën forcërisht e pabesisht shumica e shqiptarëve nga ky kryeqytet i Jugosllavisë së Dytë (FSRJ). Dridhjet e tërmetit të ri politik shoven, po ndihen për gjatë këtij dimri. Car Dushani vjen në Shkup me putrat putiniane, simbole ortodokse lindore, me veshje bizatine lindore, me kurorë nga manastiri Cetinës së Cërnagorë. http://gazetadielli.com/car-dushani. Si përfundim, Maqedonia është shqiptare dhe qeveria e Shkupit duhet të heqë dorë nga endrrat nacionaliste e shoveniste dhe ta shohë realitetin me sy hapur, për ta parë ashtu siç është. Të shohë, se në gjirin e saj ka një popull të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët jetojnë, punojnë, shpresojnë dhe kërkojnë të thonë fjalën e tyre në atdheun e përbashkët, sepse sllavët jetojnë në Maqedoninë e shqiptarëve. Kjo është maqedonia ime, kjo ështe Maqedonia e gjithe shqiptarëve.
Rasim Bebo Addison Çikago Janar 2014 . .


------------------------------------

Nga Agjencioni Floripress





1)Aristidh Kola ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.


Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme. Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetë “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.



Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.


I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë. Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (leuçemi në gjak).

Veprimtaria

Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
Gjuha e Perëndive, 1989.
Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve
Mithi dhe e Vërteta
Varrimi i Tretë i Marko Boçarit






2)Josif Bageri (1868 - 1915) nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.



Josif Bageri u lind në vitin 1868 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të fillojë shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:
Gjat periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi edhe një shkollë shqipe. Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare. Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë.
Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.



3)Haxhi Vehbi Agolli (Dibra), (12 mars 1867-24 Mars 1937) ishte klerik dhe aktivist politik shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Parlamentit të Shqipërisë, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Haxhi Vehbi Agolli lindi në Dibër të Madhe me 12 mars 1867. I ati i tij, Ahmet Agolli, ishte Myfti i Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e ushtroi deri më 1912.


Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës ku u zgjodh kryetar i Kongresit.[1] Më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”.
Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. Haxhi Vehbi Agolli ishte një propagandist i shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull"

Veprimtaria Fetare

Haxhi Vehbi Dibra zotëronte arabishten dhe osmanishten. Ai u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, e më pas në 1923 në Kongresin e Parë Mysliman u zgjodh kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Mysliman zgjidhi shumë çështje. Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit.
Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Mysliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më 1935 H. V. Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
H. V. Dibra ishte një nga komentuesit më të shkëlqyer të Kur’anit në gjuhën shqipe. Këto konferenca të mbajtura në xhami janë botuar në revistën "Zani i Naltë". Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nën titullin "Ç’urdhëron Kur’ani ?"
Të gjitha cilësitë e teologut islam personifikoheshin te Haxhi Vehbi Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentues i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre.
Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore thoshte: "Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi..."
Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët, Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë para të cilave gjendej Komuniteti Mysliman Shqiptar, të cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se: "Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studiue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue". Sipas tij trashëgimia islame e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne, "duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç’kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona".
Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867 dhe ndërroi jetë në Tiranë në vitin 1937. I lindur në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare, ishte djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuar, Myfti i Dibrës së Madhe.

Krijimtaria

Përveç këtyre detyrave politike dhe fetare, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën "Zani i Naltë", që botohej në Tiranë prej muajit tetor 1923 deri në prill 1939.
Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Woods, të Detroitit, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhura shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin "Ç'urdhëron Kur'ani ?"
Janë të shënuara, kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha: "Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë."
Haxhi Vehbi Dibra ndërroi jetë më 24 Mars 1937, në moshën 70 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme ne historine shqiptare.




4)Mehmet Derralla lindi më 1843 në Gradec të Gostivarit, Perandoria Osmane (sot Republika e Maqedonisë), Mehmet Deralla është regjistruar në memorjen historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Derralla ishte Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë

Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t’i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. Suksesi në karrierë falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bënin Mehemtin që në moshën 35-vjeçare të përligjte kualitetet e titullit të “Pashait”, që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t’i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë për t’u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Dërralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Dëralla, do t’i jepte fund karrieres si oficer i Ushtrisë osmane. Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jemi në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare kulmonte një moment historik. Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar, Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Dërrallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Dërralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës. Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taboreve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Dërralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke. Në situatën e mëvonnshme Mehmet Dërrallës, ju ofrua një fuksion i lartë në ushtrinë osmane, por ai e refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar.



Roli i Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominant. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin teritoret e tyre. Gjenerali Dëralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.

Ministri i parë i Shtetit Shqiptar

Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë e në të cilin merrnin pjesë të gjitha viset shqiptare, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, qe Mehmet Pashë Dërralla, i propozuar në këtë post të lartë nga Isa Boletini. Gjatë kohës dhe në shumë dokumente arkivore të kohës, Dërralla quhej dhe Kalkanderi, emër i Tetovës ku ai kishte lindur.
Ai, në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisë Osmane. Dita e Festës Kombëtare të Ushtrisë, 4 dhjetor 1912, kohë në të cilën qe ministër Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dërrallës.

Rasim Bebo.jpg

5)Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tronditet Bota letrare shqiptare.Ndahet nga jeta shkrimtari, publicist, përkthyesi Riza Lahi.

Nga Zenepe Luka

Tronditet Bota letrare shqiptare.Ndahet nga jeta shkrimtari, publicist, përkthyesi Riza Lahi.

Shkrimtari,publicist,përkthyesi Riza Lahi, është larguar pa u ndjerë nga jeta.Pa u ndjerë për mënyrën se si e rrëmbeu vdekja, për ditën që ndodhi dhe mungesën e medias për shkak të festës së ndërrimit të viteve.
Ndërsa pinte një kafe më 31 dhjetor, në orën 11.00 me një krijues ardhur nga Përmeti enkas tek Kafe Librari “Agolli”, jeta e tij është shuar brenda pak minutash, nga një arrest kardiak.
Si shumë krijues të tjerë edhe unë e kam njohur nga afër Riza Lahin, kam njohuir dhe vlerësuar krijimtarinë e tij në poezi, prozë, kam njohur dhe vlerësuar publicistikën e tij, por mbi gjithcka kam cmuar virtytet e tij njerëzore, mirësinë, buzëqeshjen, të qënit në krah dhe mbrojtje të njeriut të thjeshtë.
E kujtoj me mall, tani që na mungon miku ynë, që vinte me një biciukletë të vjetër nga shtëpia tek kafe “Aleanca”, dhe nisnim bisedat si kolegë.
Dalja e fundit publike e shkrimtarit është pikërisht mesi I dhjetorit, kur diskutoi rreth librit tim “Kjo është jeta ime”, diskutim që përloti të gjithë sa ishin në sallë.
Diskutimi me passion, por edhe revolta, që koleges së tij, aq më tepër një nënë me fëmijë, për shkak të profesionit deshën ta shuajnë si rracë- tha ai.Zëri I tij kumboi fuqishëm në fund të diskutimi, ku u shpreh:Nuk mund të ketë demokraci në një vend, nuk mund të quhet shoqëri e përparuar, nëse dhunohet njeriu I media.Jo, jo!
Telefonata pas mesazhit dërguar me rastin e Vitit të ri.
Ishte ora 14.00 e datës 31 dhjetor, kur I përcolla një sms, kolegut tim Riza Lahi, duke I uruar vitin e ri 2014 dhe vënien në jetë të projekteve në krijimtari. Vetëm pas disa minutash që përcolla mesazhin, bie zilja e celularit që përcillte emrin Riza Lahi.E gëzuar thirra sa munda.Urime nga zemra miku im, kalofshi gëzuar festën e ndërrimit të viteve.. do të ngre një gotë verë për ty.Gëzuar megjithë zemër dhe do të takohemi më 6 janar , ditë që do të vij në Tiranë.
Ndërsa prisja zërin e butë të Rizait, shoqëruar gjithmonë me buzëqeshje, një zë tjetër m’u përgjigj:”Unë djali I Rizait, babai ka vetëm tre orë që ndërroi jetë.Varrimi bëhet më 1 janar , në orën 14.00.
-Cfarë?- thashë, ndërsa celulari ishte mbyllur.
Ndarja e këtij miku të shtrenjtë jo vetëm për krijuesit, tronditi festën e ndërrimit të viteve.
Bota letrare shqipe u trndit rëndë.Gjatë këtyre ditëve kam jetuar vetëm me dhimbjen e ikjes së tij, intervistova miq të tij, gjeta personazhin, që piu kafen e fundit me të dhe që nuk mundi t;I shpëtojë jetën edhe pse ishte mjek.
Miku im, e ndjej shumë ikjen tënde dhe në respect të miqësisë, të asaj që ti ishe, po hedh këto rrjeshta për ty, njeri I mirë, Riza Lahi.

Samit Lako:

Minutat e para dhe të fundit me shkrimtarin Riza Lahi në kafen “Librari Agolli”

Samit Lako me profesion mjek në qytetin e Përmetit, është njeriu që piu kafen e fundit me shkrimtarin.Ai rrëfen eskluzivisht për KJ, castet e bukura të takimit të parë me Rizain, që u pasuan ndodhinë tragjike.Si u shua jeta në krahët e tij me fjalën e fundit:Ndihmomë.

Mund të flisni për takimin tuaj me shkrimtarin Riza Lahi në minutat e fundit të jetës së tij?

E takoja për herë të parë, më kish rekomanduar kryetari I shoqatës së shkrimtarëve të Përmetit Ligor Shyti.Unë jam mjek, por takimi lidhej me botimin e librit tim”Historiku i letërsisë së Përmetit”.Në orën 11.00 të 31 dhjetorit, u takuam tek kafja “Librari Agolli”, unë porosita një caj, kurse Rizai një kafe.Më dha disa libra për shkrimtarët e Përmetit dhe filloi të fliste për projektet që kishte për vitin 2014.
Për një cast vura re që ndryshoi zëri, po i trashej.Më pas vuri dorën në gjoks dhe tha me zë të mekur.Kam dhimbje të madhe, më ndihmo.Kjo ishte fjala e fundit.
E mora e shtriva, i hoqa xhaketën dhe në sekontë I vendosa një trinitrinë nën gjuhë.
Pastaj lajmërova urgjencën, që për hir të sëvërtetës për shkak të trafikiut të kësaj dite, u vonua, qoftë në të ardhur, ashtu edhe në të shkuar drejt spitalit.Megjithë sirenën e vazhdueshme, por edhe klithmat e mia nga dritarja e ambulancës, ishte e pamundur të kaloje.
Kur mbrritën në urgjencë, menjëherë iu bë goditja elektrike, por ishte e kotë.Shkrimtari Riza Lahi, kishte ndërruar jetë.Duket një arrest kardiak, I ndërpreu jetën buzëqeshjen në ditën e fundit të vitit 2013.
Kjo është një ditë e dhimbshme edhe për mua, ndërsa në kujtesë më mbetet buzëqeshja dhe mirësia e këtij njeriu të mirë me botë të madhe.Në vesh më kumbon edhe telefonata e fundit , që bëri me celularin e tij, zëri I tij I dashur që më pyeti: Ku je, Samit, po të pres tek “Agolli”. A thua se më njihte prej kohësh…



Kolec Traboini, shkrimtar, publicist.


Dita e parë e vitit 2014, është një ditë e dhimbshme për botën e krijuesve shqiptarë, pasi përcollëm për në banesën e fundit, mikun tonë të paharruar, shkrimtarin Riza Lahi.Isha bashkë me Pandeli Kocin, Kujtim Dashin, Roland Lushin e Bujar Feriatin.
U bashkuam me grumbullin e madh të njerëzve, famiarët, miq e të afërm, ku dalloheshin edhe pilotët, në respect të kolegut të tyre, që punuan bashkë për 25 vjet.
Fjalëne përcjelljes, Gurali Mejdani,zv president i romëve të Europës,u ndërpre nga gulcima e dhimbjes.Kish të drejtë, Riza Lahi ka shkruar dhjetra shkrime në mbështetje të komunitetit rom, dhe I konsideronte miqtë më të mirë.
Porn ë përcjelljen e shkrimtarit, publicistit, Riza Lahi, që nuk e meritonte këtë fund tragjik, kur ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, nuk na zunë sytë shkrimtarë të tjerë
Duket se komuniteti I shkrimtarëve është shkatërruar edhe moralisht dhe gëlojnë vec si klane, që ndajnë cmime sipas tarafit dhe marrin donacione prej institucioneve shtetërore.Për turp të tyre, nuk I pamë.
Riza Lahi, nuk u përkiste klaneve, ai gjëndej kudo ku promovohej një libër, inkurajonte krijuesit me dashamirësinë dhe mirësinë që e karakterizonte.

Pengu i kolegëve dhe miqve të shkrimtarit.

E dimë që miku ynë Riza Lahi nuk i përkiste klaneve, ndaj nuk ju gjend një sallë e ndonjë institucioni kulturor ta nderonin publikisht, siç bënë thirrje shkrimtarët e diasporës nga Amerika. Kjo nuk ndodhi, sepse Riza Lahi i përkiste të drejtës, fitimit të meritave me djersë e mundim prej krijuesi.
Ai ishte si një diell, i cili, që kur lind e perëndon rrezaton. Kishte shpirtin e butë, humanizëm e njerëzi, ndaj e përcolli turma e madhe e qytetarëve, njerëzve të thjeshtë në botën e Amshimit me lot në sy.

Ledia, studentja e juridikut, që trashëgon krijimtarinë e të atit, Riza Lahi.
Është shumë e vështirë të komunikosh me të afërm të shkrimtarit Riza Lahi, në këto ditë dhimbjeje.Tentuam te bisedojme me të bijën Ledian, vajza e vetme e shkrimtarit, por nuk mundëm të dallojmë asnjë fjalë nga ato që përcillte përmes gulcit të dhimbjes dhe të qarit me zë.
Gjithësesi ajo që mundëm të zbardhim ishte se Ledia ka humbur njeriun më të shtrenjtë, që për të ishte gjithcka.Sidoqë është student në juridik, ajo ka botuar dy libra, që kur ishte fëmijë, falë mbështetjes së të atit, që tek e bija shihte shkrimtaren dhe publicisten e ardhëshme.
-Unë do ta përballojmë dhimbjen, duke shkruar, duke trashëgfuar talentin e tim eti, që ishte dhe mbetet një shembull I njeritur me virtytet më të larta.Se sa shumë miq kishte, se sa shumë e donin njerëzit, këtë e pamë në ceremoninë mortore të përcjellës së babiait.
Shpërblimi më I mirë I dashurisë së tij, është t’I ngjajmë babait, të manifestojmë në jetën tonë cilësitë e tij si: dashuria dhe respekti për njeriun. Se suksesi arrihet me punë dhe këmbëngulje, se ndershmëria e përjashton kategorisht gënjeshtrën.
Pyetjes nëse ishte një bgrengë për babanë që ishte gati I varfër, me një shtëpi të vogël, me një bicikletë të vjetër, Ledia I përgjigjet;Jo nuk është brengë, pse pasuria më e madhe për babanë ishte mirënjohja ndaj njerëzve, krijimtaria që la pas.

Rajmonda Moisiu shkrimtare, publiciste.

Kryetare e shoqatës së shkrimtarëve në SHBA

Ike dhe kuptuam se sa vend bosh ke lënëtek ne.

Ndarja e parakohshme nga jeta e shkrimtarit, publicistit, njeriut të mirë, mikut tonë të shtrenjtë, natën e fundit të vitit,ku ai sapo kish mbushur 63 vjec, na tronditi rëndë.Tronditet bota e letrave shqipe, bota e publicistikës shqiptare, tronditet krej bota shqiptare në trojet e saj.
Riza Lahi, kryemiku im, miku I të gjithë shqiptarëve në trojet etnike, në Diasporë,Kosovë e Camëri, I miri dhe iu mrekullueshmi, I qeshuri e gazmori, punëtori dhe I palodhuri, aviator, që u bë shkrimtar I 35 librave
Riza Lahi. Dhimbje e thellë, dëshpërim i pakufi për këtë gjëmë, për këtë pikëllim kaq të rëndë, që ai na la, në pragun e Vitit të Ri kapërxeu edhe Atlantikun, deri këtu në Amerikën e Largët!
Si intelektuale e shkrimtare, si mike e kolege me Shkrimtarin e Publicistin e shquar Riza Lahi, por edhe si Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Diasporë, në emrin tim personal e të shkrimtarëve shqiptaro- amerikanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta e të ngrohta, për familjen Lahi , miqtë e kolegët, njerëzit e letrave shqipe , dashamirësit e shumtë në të gjitha trojet shqiptare.
Të paharruara qofshin kujtimi dhe vepra, që la pas, kolegu dhe miku ynë i dashur, Riza Lahi.
Prehu në Paqë, ryemiku im! Të Qoftë dheu i lehtë!
Ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek ne. Tani të duam më shumë

Vitore Leka Stefa Trieste Itali.

Riza Lahi është larguar nga jeta?E pabesueshme.Fola në telefon më 31 dhjetor, I uruam vitin e ri njëriu tjetrit.Por kjo ka ndodhur dhe për krijuesit në Diasporë, është një humbje e madhe.Ishte një mik , që I kish shokët e rrallë, që përcillte urtësi, mëncuri, ishte I qeshur, por edhe serioz, I mëcur, I ditur si vetë ai.
Me krijimtarinë e tij, I kadhënë frymarrje botës së krijuesve në Diasporë, kemi bërë shumë promovime librash të tijët dhe tonat dhe si askush tjetër, ngrinte zërin për padrejtësinë që u bëhej njerëzve me ngjyrë.
Rizai ishte një mik nga më të rrallët në jetën time, që nuk kam për ta gjetur më kurrë.Ai ishte mik dhe nderohej shumë edhe nga deputeti Italian onorevole Luca Bagliani , me të cilin bashkëpunonte në të mirë të Kombit.
U kërkojmë institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar, të nderojnë këtë figurë të madhe të letërsisë shqipe, ti vendoset emri një institucioni kulturor.
Pak vargje për mikon tonë, që na mbuloi me dhimbje në këtë fillim viti të 2014, kur kishim bërë kaq shumë plane me komunitetin e emigrantëve në Diasporë.

Vajtoni ju ëngjuj me mua.
Drejt qiellit me shkëlqim argjëndi,
Me mua, që s;më mban vendi
Dhe lotët s;po I gjej, ashtu si dua.
Me mua, që nuk mund të qaj,
Aq sa kam brengë e sa kam vaj.
Fshehtë mortje ti vjen ngadalë
Afrohesh kështu, sipakuptuar..
Prapa krahëve hileqarë.
Godite më të mirin mik e mallkuar.
Trieste 2 janar 2014.

Bashkim Alibali.Këngëtar.

Na iku miku më i mirë, që falte vetëm buzëqeshje.
Të kishe një mik si Riza Lahja, ndjeheshe komod, ishte privilegj, pavarësisht se ai I bënte të gjithë miq.
Si shkodran e njoh Rizain, shkrimtarin,publicistin, që me veprën e tij ka nderuar jo vetëm Shkodrën, prej 35 vjetësh, që në rininë tonë të hershme.
Ajo që kujtoj, tani që miku nuk është mes nesh, theksoj se ky njeri me virtyte të rralla, nuk e meritonte këtë fund tragjik, është: Si nuk e pashë qoftë edhe njëherë të vetme me fytyrë të vrejtur këtë mik?Përjetësisht I qeshur, përjetësisht njerëzor, që përcillte mirësi jo vetëm në veprën e tij të shkruar, por edhe në takimet e përditëshme me njerëzit.
Të gjithë e njohim krijimtarinë e tij, me bollëk të madh, si shkrimtar, poet, përkthyes, publicist, vepra të përkthyera në disa gjuhë dhe konstatojmë jo vetëm larminë e tematikës, por edhe artin e të shkruarit thjeshtë e sinqerisht.Aty gulcon edhe thirrja e tij për drejtësi, mbrojtje të të drejtave të njeriut, vecanërisht të komunitetit me ngjyrë.
Rizai ishte edhe një bir i mrekullueshëm që e donte me shpirt nënën e tij, Shemsien, që nuk e ngryste ditën pa e takuar apo biseduar me të, respektonte bashkëshorten, Afërditën dhe bënte kryq për dy fëmijët, vajzën e vetme, Ledian dhe djalin dhe dy nipërit e tij, që kur dilte me ta, ulej në moshën e tyre.
Riza ishte edhe një vëlla me cilësi të rralla.i donte dhe respektonte dy vëllezërit Brahimin dhe Bashkimin, ndërsa për motrën e vetme,Dritën, “nuk të falte”.
Ai iku në një ditë feste, sapo kish uruar vëllanë Bashkimin për 60 vjetorin e lindjes, në ditën e fundit të vitit, kur jepte dhe merrte mesazhe urimi për vitin, që mbrriti 12 orë pas ndarje së tij nga jeta.
Riza Lahi, u shua mes urimesh dhe buzëqeshjesh, ashtu sikurse ishte dhe mbeti vetë Ai.
Krijimtaria e Riza Lahi

Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve.Është nënkolonel i Ushtrisë Shqiptare në pension.

Veprat e botuara

Tregime, përralla për fëmijë
“Legjenda e Zerdelisë”, 1985
“Ledia në një natë me hënë”1995
“Aventurat e rosës Monda” ( Shqipërim nga E. Bosse) 2001


Vëllime me poezi gërshetuar me tregime

“Kosova, e fejuara ime”,1994
“Drenica, qeleshja kosovare”, 1998
“Trëndafilë”1996
“Trëndafila nga Tirana”2009


Tregime

“Ëngjëjt me krahë duralumini”,2000
”Fluturime mbi qilimin persian”1998
“Nën hënën e Ulqinit”,2001
“Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”2001


Romane

“Të shtunën në mesnatë në një yll”, 1997 – roman për fëmijë
“Vorri I Ashikut”, në katër volume - 2005
“Serenatë korçare në Nju Jork” 2009

Biografi artistike

“Një violinë në Panteoinin e Orfeut”2008
“Dinosaurët e fundit” 2003
“Maratonomaku nga Shkodra”, 2008
“Piloti i katër presidentëve”

Shqipërime

Poezi për fëmijë nga vëndet anglishtfolëse “( dy vëllime) - 2006
“Në shiun e argjentë” ( vëllimet e mësipërme, botuar në një të vetëm, në Rep e Maqedonisë) 2005
“ Mbrëmë I pëshpërita një Ylli” – Poezi të zgjedhura nga Xhelaludin Rumi 2002
“Fluturoi qielli nga cepi I velit tim” - poezi të zgjedhura nga F Forughazd 2006
“Golgota shqiptare” nga Leo Freundilch, 1990
“Ikja massive” nga Hans Peter Rulmann 1997
“Ëngjëlli i Mostarit” nga Sally Becker 2000
“Nuk ka ëngjëj në këtë botë” nga Sally Becker 2007

Në Konkursin Kombatar , 1994, ka fituar vëndin e parë në Republikë me pjesën teatrale për fëmijë, botuar më pas nën titullin “Të shtunën në mesnatë në një yll”Ka fituar edhe cmime të tjera të niveleve të ndryshme, si edhe ka botuar pandërprerë në shtypin letrar apo faqet letrare të gazetave.Pjesë nga krijimtaria e R Lahit janë botuar edhe në Zvicër, Greqi, SHBA, Iran, Rumani , Indi, Sllovaki, Ceki dhe Korea e Jugut.Është autor i disa teksteve këngësh, kryesisht serenatash.Është antar i Shoqatës Botërore të Poetëve dhe i “Akademisë shqiptaro –amerikane të shkencave dhe arteve” me qëndër në Nju Jork.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...