Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/16

Flori Bruqi:Jeta dhe vepra e Jusuf Gervalles( 3 RANË ME MIJA U NGRITËN)



Jusuf Gërvalla lindi më 01 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë.

Shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por rrinë e qëndrojnë ...

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë.


Por, edhe shkrimtari Jusuf Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.


Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri Jusuf Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992,Flori Bruqi”Vrasësit e liridonëve”,roman,Prishtinë,1996 ).


Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet.


Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë "shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin çilimillëqe për "gabimet" e tij).

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual.

Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar.


Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit".


Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri".


Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative.

Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale.


Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr".

Suzana Gërvalla

Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta".


Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.



Kënga "Do të kthehem o nënë" e kantautorit dhe shkrimtarit Jusuf Gërvalla, është vetëm njëra nga perlat e tij muzikore që i ka mbijetuar zhdukjes dhe si e tillë pas vrasjes së tij më 1982, për vite me radhë është dëgjuar fshehtas nga njerëzit në Kosovë(Shyqri Galica,Flori Bruqi,Skendër Tafaj ,Fatime LLugiqi etj).

                                                              Ketu u linden e u rriten vellezerit Gervalla 


E ruajtur me kujdes, së bashku me shumë këngë të tjera, ajo në këtë fillim vjeshte i ngjan një rikthimi të vonuar të kanjushës së verdhë poetike dhe muzikore të një artisti, krijimtaria e të cilit u pre nga plumbat.
Hysen Gervalla
Ky rikthim i vonuar por i domosdoshëm i Jusufit tek njerëzit që aq shumë i deshi, thotë bashkëshortja e tij Suzanë Gërvalla, duke folur për dy cd-të me këngët e Jusuf Gërvallës.
" Kam patur dëshirë përherë që të rikthej Jusufin në skenën muzikore, që të rinjtë ta dëgjojnë Jusufin, sepse nuk kanë patur ku ta dëgjojnë zërin e tij.

                                                                        Kadri Zeka 


Gjithashtu edhe gjeneratat tona të cilat e kanë dëgjuar Jusufin janë mallëngjyer shumë, e kanë pritur mirë, sepse dhe u ka pëlqyer kënga e tij. Aty do të jenë dy CD.

Njëri do t'i ketë këngët origjinale të Jusufit, të cilat i këndon ai, ndërsa tjetri do të ketë 7 këngë të përpunuara nga kompozitorë të tjerë", thotë zonja Gërvalla.

Donika e Bardhi ne venjen e gurethemelit te shtepise-muze
kushtuar prinderve te tyre
Krijimtaria muzikore e Jusuf Gërvallës është shumë e gjerë dhe si e tillë ajo përfshin dhjetra këngë, të cilat kur ishte gjallë Jusufi i ka kënduar nëpër koncerte të ndryshme apo i ka inçizuar në radio dhe televizion, thotë më tutje Suzanë Gërvalla, duke shtuar se për fat të keq, nga opusi i tij krijues muzikor, nuk kanë shpëtuar të gjitha.


"Fatkeqësisht në Radio Kosova nuk kishte asgjë.

Ishin shkatërruar krejt. Televizioni ka xhirime, por nuk kanë mundur ende t'i nxjerrin të gjitha, kanë nxjerrë pak. Ndërsa këto këngë që janë nxjerrë të pastra, janë nxjerrë nga Radio e Shkupit dhe nga aktorja e Teatri Popullor të Kosovës z.Fatime Llugiqi,të ruajtura në një kasetë më kërshëri.

Sa i përket këngëve që janë përpunuar, unë e kam patur një kasetë, të cilën e kam inçizuar dikur, kur ka qenë Jusufi gjallë, e kam ruajtur dhe nga ajo kaseta i kemi nxjerrë këto këngë që i kanë përpunuar,më tha më 17 janar 1996 në promovimin e romanit tim “Vrasësit e liridonëve”,aktorja e mirënjohur zonja Fatime Llugiqi.


Krahas krijimtarisë muzikore, Jusuf Gërvalla, zonja e Jusufit, Suzanë Gërvalla, ka lënë pas vetes edhe veprën e tij letrare dhe publicistike, të cilën ajo është duke e mbledhur dhe përgatitur për botim.


"Kam shumë materiale të Jusufit. Më vjen keq që kurrkush nuk është interesuar deri sot për ato, t'i marrë, t'i përpunojë, t'i nxjerrë në dritë.

Prandaj detyrohem unë që t'i bëj. Sivjet është 60 vjetori i tij i lindjes dhe unë kam marrë iniciativën, ka shumë muaj që unë punoj në bibliotekë dhe po i mbledh të gjitha shkrimet e Jusufit që janë të botuara në gazetë.

Kam punuar në Shkup, i kam nxjerrë nga Flaka, nga Jehona. Këtu i kam nxjerrë nga Rilindja, Zëri, Jeta e Re, nga të gjitha gazetat dhe kur të bëhet dua t'ia bashkangjit edhe një libër me publicistikën e Isufit," përfundon e shoqja e tij Suzanë Gërvalla.






VEPRA LETRARE - KUJTIM I PAHARRUAR I FYTYRËS POLIEDRIKE TË SHKRIMTARIT MARTIR



Duke rilexuar vëllimin "Vepra Letrare" të Jusuf Gërvallës, botim i Shtëpisë Botuese "Ora" të Prishtinës.

Botimet si ky i vëllimit të veprës letrare të Jusuf Gërvallës nga Shtëpia Botuese "Ora" e Prishtinës e botuar më 1992 (me rastin e dhjetëvjetorit të rënjes së J.G.), janë shenj nderimi e respekti ndaj figurës poliedrike të Jusuf Gërvallës, ngase para lexuesve nxorri portretin letrar më komplet (deri më tash), duke botuar kështu në një vëllim të gjitha veprat e tij letrare. Botimi i kësaj krijimtarie për lexuesin shqiptar është një sihariq i rrallë dhe i çmuar, ngase për të, pra për krijuesin e artistin J.Gërvalla, gjithnjë mund të flitet e shkruhet në bazë të atyre veprave që na i la si të përfunduara, por edhe në bazë të veprave të nisura e të cilat s'arriti t'i përfundonte. Ky botim na jep të kulluar krijimtarinë letrare të Jusuf Gërvallës të mbarshtruara duke pasur për bazë kriterin e vitit të botimit të veprave të tij.

Në këtë vëllim janë përfshirë të gjitha veprat letrare të këtij autori të botuara si vëllime të veçanta qoftë për të gjallë të tij (përmbledhjet e tij me poezi: "Fluturojnë e bien" 1975, "Kanjushë e verdhë", 1978 dhe "Shenjat e shenjta"), qoftë pas vdekjes së tij (Romani "Rrotull", 1983 dhe drama "Procesi" 1984).

Kështu duke marrë në dorë këtë botim ("Vepra letrare e Jusuf Gërvallës") lexuesi do të komunikojë më lehtë me Jusufin si poet të një shprehje të veçantë e spontane, të lidhur ngusht me ambientin e vendlindjes (që e karakterizon një sëre poezive të vëllimit "Flutrojnë e bien"). Këtu do të gjejmë poetin e vetmuar, të ngjyer me ndjenjat e mallit dhe të vetmisë e (kryesisht në brumin poetik të vëllimit "Kanjushë e verdhë"). Poashtu lexuesi këtu do të gjejë poetin e pikëlluar i cili përmes idesë së vetmisë njerëzore e zbërthen faqen tragjikomike të jetës (kryesisht në poezitë e përmbledhjes "Shenjat e shenjta").

Në këtë botim lexuesi do të komunikojë edhe me romansierin, i cili me një gjuhë të pastër e të rindërtuar mbi shprehjen ambientale rrëfen dhe vetërrëfehet. Kemi pra këtu atë rrëfimin rrotull ose thënë ndryshe rrëfimin figurativ. Romani "Rrotull" i Jusuf Gërvallës është një roman i personazhit, në këtë rast konkretisht, i personazhit Ketë, Ketë Avdisë. Ky personazh ka të lidhura rreth vetes fijet e linjat ngjyrëshumta të të gjitha të ndodhurave në një tërësi fabulore. Ngjarja e romanit shtrihet, apo zë fill që nga lindja e Ketës dhe mbaron me aktin e martesës së tij.

Përveç nga ky aspekt romani "Rrotull", mund të konsiderohet dhe të studiohet edhe nga një aspekt tjetër - si roman i ambientit. Pikërisht katundi Vijujë (emër i figuruar) është ai ambienti romansor me të cilin ngushtë lidhen edhe artikulohen të gjitha veprimet, pasojat, dhembjet, ëndërrat, synimet, imagjinata e njerëzve të këtij ambienti e që janë ndërtues të fabulës së romanit "Rrotull", ku autori tenton të hyjë thellë në botën e njeriut të një realiteti të caktuar duke prekur kështu plagë të ndjeshme të tij, siç janë mentaliteti prapanik, varfëria, kurbeti, etj. Karakteristika këto të njohura për njeriun e këtij ambienti, apo plagë plagë të njeriut të këtushëm që kullojnë vazhdimisht. Pra, siç do të shprehej edhe kritiku e studiuesi Sabri Hamiti: "Fuqia dhe vlera letrare e romanit "Rrotull" të Jusuf Gërvallës qëndron në fjalën, në domthënien dhe orkestrimin e saj në tërësinë e tekstit”.

Siç shihet, Jusuf Gërvalla individualitetin e tij krijues e bëri në lëmin e poezisë, por ai nisi t'i kushtohej edhe prozës dhe dramës. Por, hapat e parë drejt krijimit të individualitetit të tij në këto dy gjini letrare u ndërprenë tragjikisht. Ai na la një roman të përfunduar (që na jep të kuptojmë se kishim të bënim me një prozator shumë serioz) dhe një dramë që siç shihet është hap i parë i tij në këtë fushë. Pra, drama "Procesi", edhe pse e shkruar e fundit nga kjo penë estetikisht nuk është e nivelit të veprave të tjera. Drama "Procesi", që trajton një proces gjyqësor në Prishtinë të shpifur kundër veprimtarëve kombëtarë të cilët të prirur nga ideali i lirisë nuk dorëzohen në asnjë mënyrë para shtypësve. Drama jo vetëm që shpreh qëndresën e të burgosurve, të cilët para gjuqit e zhveshin maskën e pushtuesit, por në anën tjetër është një dëshmi tronditëse e një kohe të vështirë e shqiptarëve të Kosovës dhe luftës së tyre për çlirim.

Vëllimi "Vepra letrare e Jusuf Gërvallës", shoqërohet edhe nga një parathënje të thukët studimore e shkruar nga pena e kritikut tonë letrar, sot njëri nga më të mirët në fushën e kritikës në letërsinë shqipe, Sabri Hamiti, i cili lexuesit ia zbërthen vlerat ideo - artistike e estetike të veprës së J.Gërvallës në përgjithësi. Një studim i tillë gjithësesi është shumë i rëndësishëm për një botim si ky. Ky botim shoqërohet edhe me shënime autobiografike, me një shënim të shkurtër për këtë botim dhe me një fjalë përkujtuese të Skënder Blakajt me rastin e dhjetvjetorit të vdekjes së J.Gërvallës dhe me rastin e këtij botimi, për të cilin ai shprehet kështu: "Botimet si ky çojnë në takim të sërishëm me Jusufin tonë”.

Duke shfletuar e rilexuar këtë botim të çmuar, shpresojmë se në të ardhmen, në një të ardhme të afërt, në një botim të këtillë do t'i kemi edhe poezitë e Jusufit që kanë mbetur jashtë veprave të tij të botuara, pastaj tekstet e këngëve që ai i këndonte me kitarë, prozat e pabotuara të shkruara gjatë viteve shtatëdhjetë dhe artikujt e tij të shumtë për artin muzikor e atë letrar.


FLETË TESTAMENTI


në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç'po flas kështu pash zotin?


NJERIU I ZI

Jam i sigurtë, kurrë s'do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij

Vdekja s'është dobi as moshë as lindje e re

Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e pikëlat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka


LUFTA DHE ARTI


Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit

Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage

Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit


QENIE,VARR AS FRYMË


një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar

bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme

seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi

në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme


FLATRAT E DETIT TË HUMBUR


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra


LIBRI I SHEJTË


shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon


PLUHUR E NGJYRË


Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.


NGA MEMOARET E NJË SHITËSI


kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.





SKENA NGA JETA E FSHATIT


dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.

http://flori-press.blogspot.com/2005/09/flori-bruqijeta-dhe-vepra-e-jusuf.html

(FLORI BRUQI)



******

 3 RANË ME MIJA U NGRITËN
(Foto:"Zeri i Kosoves")
17 janar 2012, Radio Kosova, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka ishin nder pishtaret e pare te levizjes kombtare shqiptare e cila u kurorezua me clirimin e Kosoves. Ata me aktivitetin dhe vizionin e qarte, cuan qeshtjen e atdheut drejt zgjidhjes e cila ne fund te rruges rezultoi me pavaresi.

Në 30 vjetorin e vrasjes së, në fshatin Dubovikë u vu gurethemeli i shtëpisë- muze te vellezerve Gervalla.

Hysen Gervalla
Fshati Dubovike rreth 8 kilometra ne verilindje te  Decanit eshte vendlindja e vellezerve Gervalla. Kompleksi memorial ne varrezat e ketij fshati ku eshtrat e tyre prehen prane nenes Ajshe, edhe sivjet ishin pika qe mblodhi qindra qytetare nga vise te ndryshme mbareshqiptare, per te perkujtuar 30 vjetorin e vrasjes me homazhe dhe kurora lulesh. Ndersa,  venja e gurit themeltar te shtepise-muze do te perjetesoje vepren e tyre nder breza te rinj, se brezat e deritanishem jane te vetdishem vepres e tyre.

Hysen Gervalla:“Dite e madhe per nje popull te madh”

Dhe prandaj,  kjo eshte nje dite e madhe per  nje popull te madh, thote Hysen Gervalla vellai i deshmoreve:

 “Ndjehem shume mire se eshte nje dite e madhe per nje popull te madh, i cili nuk harron njeri-tjetrin e sidomos heronjte e popullit. Une kam ec shume neper bote, mirepo dashuria, lidhja, mosharresa sikur ne popullin tone neper cdo familje nuk ekzistonaskund  n´bote. Popull i mrekullueshem... Prandaj, Atehere,kjo eshte  nje dite e madhe per  nje popull te madh!“
Suzana Gervalla

Bashkeshortja e Jusufit, Suzana Gervalla, iniciatore kryesore e ketij hapave  thote se botimi i veprave te Jusufit, i CD-se se tij dhe ndertimi i kesaj shtepie muze nuk do t´ishte e mundur pa mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve. Perderisa konzervimi i shtepise se Nanes Ajshe, eshte  nje kerkese e saj me shume. Sepse Nana Ajshe ishte histori ne vete-thote Suzana.

“Ju e dini se jam shume kembenguelse kur eshte puna per Jusufin dhe shpresoj se shume shpejt do te konzervohet edhe shpia e nenes Ajshe e cila ka nje histori shume te vecante. Sepse, vet nena Ajshe eshte nje histori ne vete”.

Nana Ajshe-Histori ne vete

Nje kerkese e cila do te gjej mbeshtetjen me t´u  parashtruar ne ministri, premton ministri per Kulture, Rini dhe Sport,Memli Krasniqi, sipas te cilit kryerja e obligimit ndaj vepres se deshmoreve eshte ajo cfare institucionet e Kosoves po  bejne, ndersa mbeshtetja nga ministria eshte nje mundesi me shume per brezat e rinj te mesojne per historine e heronjve te kombit te vet.
Ketu u linden e u rriten vellezerit Gervalla 
“Ministria e Kultures e ka parapare qe te filloje ndertimin e kulles se Jusuf dhe Bardhosh Gervalles ne menyre te kemi ne Dubovike edhe nje vend te cilin ne te ardhmen mund t shnderrojme ne nje shtepi muze,  ku gjeneratat e reja te kene mundesi qe te mesojne me shume per jeten dhe vepren e tyre, si dhe nje vend ku realisht te perjetesohet gjithe ajo pune e madhe qe eshte bere. Ndersa, konservimi dhe reastaurimi I mundshem i shtepise se nenes Ajshe do t´ishte nje projekt i mire per ta bere kete shtepi bashke me kullen nje  kompleks. Besoj qe ne momentin e pare te mundshem qe ne do t´kemi nje kerkesedhe nje projekt  konkrete do te procedojme per ta realizuar ate“.

Projekti do te investohet nga Ministria per Kulture, Rini dhe Sport perderisa kryetari i komunes Rasim Selmanaj premtoi rregullimin e infrastruktures deri  te kompleksi.

“D.m.th., kjo pjese do te asfaltohet, do te behet ndriqimi, parkingu, etj. Ndersa, investimi i ministrise ne kete pervjetor te vrasjes se tyre eshte shume i qelluar”.
Ministri Krasniqi(i treti)premtoi konzervimin e shtepise
se Nenes Ajshe

Donika:”Babai ishte i lidhur ngushte me Dubovikun e tij”

Donka Gervalla,e bija e Jusufit thote se ckado qe vie nga atdheu dhe populli  eshte e mjaftueshme per babin e saj, perderisa kujdesi me I madh duhet orjentuar kah qeshtjet per te cilat edhe u flijua.

“Babi, me personalitetin e tij, vendin ia beri vetes cdo vit. Dhe une nuk i bashkangjitem atij kori, u be shume apo u be pak, sepse Kosova ka kaq shume probleme ekzistenciale saqe me me rendesi do t´ishte per babain tim qe pushtetaret te perkujdesen per kete shtet sesa te perkujtohet me ngulm per cdo vit”, thote Donika  Gervalla, e bija e Jusufit e cila eshte e lumtur per shnderrimin ne muze te truallit te lindjes dhe te rrites, ne Dubovikun e tij.

Donika e Bardhi ne venjen e gurethemelit te shtepise-muze
kushtuar prinderve te tyre
„Babi im ka qene shume i lidhur me kete vend, me kete natyre dhe ndoshta per te fshati i tij ka qene simboli i vendlindjes n e pergjithesi. Une gezohem shume qe breza t e ardhshem do t´kene mundesi te shohin se si kaqene, si ka  jetuar, cfare ka punuar, si ka qene ndaj femijeve te tij, shokeve e miqve dhe jo vetem ato pamjet tipike qe shohim vazhdimisht ne raste te tilla. Ndersa, fakti qe babi prehet ne fshatin e tij, ne Dubovike, prane vellait dhe nenes se tij per ne eshte kenaqesia me e madhe. Ka nje perkujdesje te jashtezakonshme  sidomos nga njerezit qe nuk kane asnje obligim dhe une has ne shume dashuri,  respect dhe ndjenja tejet te psatra kur behet fjale per te. Une nuk e di se me cilin element te jetes se tij babai  I ka prek me se tepermi  ,por e shoh qe ka nje dashuri shume te natyrshme dhe njerezit sinqerisht kane pershtypjen qe ka nje element qe ju ka mbetur ne zemer edhe qe I ben qe mos ta harrojne“.

Bardhoshi i madh-Bardhi i vogel

Ndertimi i shtepise-muze per te atin dhe xhaxhin e tij eshte nje moment me rendesi te
Bardhi mban emrin e babait te tij

 vecante edhe per Bardhin e vogel, te birin e Bardosh Gervalles-i lindur si Visar por i emeruar pas vrasjes se te atit, Bardhosh.

“Une emrin e babes ne ezemr e mabj si eshte me se miri, edhepse te djale e nip i tyre eshte shume veshtire te qendrosh ne lartesine e duhur. Por, per mua eshte shume me rendesi qe mos ta harroj babin si djale i tij dhe migjen Jusuf, si nip i tij. Ndersa, ndertmi I kesaj shtepie muze eshte deshmi qe te tjeret e vazhdojne mirenjohjen ndaj vepres se babes dhe agjes sim . Dhe, kjo per mua don te thote shume dhe ndjej nje mirenjohje tejet te madhe ndaj institucioneve dhe popullit shqiptar qe e mbeshtesin dhe e nderojne vepren e tyre”.

Ideali I fundit I jusufit, Shqiperia etnike

30 vjetori i vrasjes se Jusuf Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes  u shenua me aktivitee te ndryshme anekend Kosoves. Mirepo, sipas Sabri Novoselles, bashkeveprimtar i Jusufit, ckado qe thuhet dhe behet  eshte pak per nje njeri, madheshtia e vepres se te cilit shihet edhe pas 30 vjetesh te vrasjes:

“Heroi Jusuf Gervalla ishte krenaria e kombit. Ishte nje ideolog I kombit shqiptar I cili e coi qeshtjen per zgjidhje drejt bashkimit kombtar. Pra, idealet e Jusuf Gervalles, idete e tij, puna e tij, madheshtia e tij shihet edhe sot pas 30 vjetesh. Une e ndjej veten shume mire pse ishim te nje organizate dhe nerjez shume te afert.  Ndersa, nje falenderim  e kam per Hysen Gevallen, se edhepse Jusufi dhe Bardhoshi mbeten pa babain shume te rinj, ai i rriti, I edukoi I aftesoi per jete dhe i shkolloi me sakrifica teper te medha”.

Sabri Novosella
Z.Novosella,me kete rast permendi edhe kontributin e vecante te Skender Blakajt, aktivist i levizjes per clirim te Kosoves si dhe miku  me i ngushte i Jusufit.

“Skender Blakaj, mes nesh, nje burre shume i madh i kombit shqitpar i cili si activist i Levizjes Nacional Clirimtare te Kosoves, si shok shume I ngushte dhe shume i afert I heroit Jusuf Gervalla, I pazhurme, edhepse kurre s´ia kam degju zerin kah flet, ky ka merita jashtezakonsiht te medha. Sepse,  ne kohen kur ndiqej kemba kembes per t´ua vra heroi Jusuf Gervalla,  ky burre ishte ai qe kalonte tere Jugoosllavine me rreziqe teper te medha me e shpetu jeten e tij. Edhe e ka shpetu! Se, ky eshte ai qe Jusufin i cili  ka dale nga shtepia e ime e ka marrë dhe me sakrifica teper te medha ia ka shpetuar jeten, duke e derguar deri ne kufirin ku e ka marr Bardhosh Gervalla dhe e ka cu per Gejrmani. Keshtu qe, keta njerez
 qe I kemi sot ne mesin tone, jane njerez qe kane kontribu shume bashke me Jusufin,  per kete qe e kemi sot dhe ate qe padyshim do ta kemi:Shqiperine etnike, sepse ky ka qene ideal I fundit I jetes se heroit Jusuf gervalla. Drejt Shqiperise etnike kam kah shkojme per faktin se ata heronj te kombit ,ata kolos, qeshtjen shqiptare e cuan drejt zgjidhjes”, tha z.Novosella, sipas te cilit, idealet e Jusufit jane jetesuar idealet e Jusufit jane realizuar deri ne nje mase.

Skender Blakaj:”Me Jusufin u nisem per jete a vdekje”
Skender Blakaj 

Skender Blakaj, mik i afert i Jusufit qe nga bankat e shkolles mbetet i tille deri ne rrugetimin per jete a vdekje. Nje mik besnik  per vepren e te cilit flasin te gjithe, por jo edhe ai. Ai, me nje kulture te rralle pershendet dhe terhiqet pa dashur te flas per rrugetimet plot rreziqe me mikun e pandashem Jusuf Gervallen.Duhet nje kembengulje dhe insistim i  forte per ta sjell deri te mikrofoni, i cili ne prononcimin per Radio Kosoven nuk di kah te filloj as ku te perfundoje. Sepse, rrefimi i tij eshte i gjate, tejet i gjate, sa perjetesia e mikut te tij te pavdekshem, Jusuf Gervalles.

„Ne  klasen e peste ne Peje, une erdha nga njeri krah i Pejes. Para se te hyme ne klase, ishim takuar rruges dhe kishim biseduar si dy djem te rinj. Dhe tash, kush ishin te njofshem njeri per tjetrin, une per te dhe ai per mu, te tjeret asnje. Nga klasa e peste qe eshte viti diku 1957 e tutje, ne ishim shoket me te mire, miq te jashtezakonshem“.

Nje miqesi e cila do te deshmohet ne castet me te veshtira, sepse besnikeria dhe vetmohimi i z.Blakaj per mikun e tij Jusufin deshmohet ne momentin me venditmar te jetes se tij. Ai kete moment te para 30 vjetesh e ruan te kthjellet edhe sot.  

Jusuf Gervalla
„Dhe ne momentin kur eshte dashur te behet largimi i tij, me vjen ne mesnate. Cohet gruaja ime e hap deren dhe thote: "Jusufi eshte ketu!" Une e dia qe ai po merret me dicka, nuk mund ia mbuhsja mendjen qe t´ia laje borxhin atdheut me punen e mrekullueshme intelektuale qe po bente. Por thoshte: „Jo! Une jam i rilindur me keto qe po i bej“. Atehere e kam ul ne autmobil e kam gjet nje shok ne Peje. Ishim te  sigurt qe asnje nuk mbetem gjalle. Gruaja ime m´ka percjell duke me thene: „Ti nuk mundesh ndryshe, duhet ta besh kete!“ Jam perkul i kam puth dy femijet e vegjel  qe i kisha dhe jemi nis. Por,  fatkeqesi per kombin qe Jusufi e jep jeten ne rrethana ende te mjegullta…”.

Jusufi me vellain  Bardhosh Gervalla dhe mikun Kadri Zeken, u vrane me 17 janar 1981, ne Untergruppenbach te Gjermanise ne rrethana ende te mjegullta.

 “Nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli”.

Por, nuk ka nder me te madh sesa te qendrosh tek koka dhe kembet e ketij populli, thoshte Jusufi. Kjo ishte motoja e jetes se Jusufit dhe ajo qe atij ia dha perjetesine ne mesin e popullit te tij. Kete e thote edhe  Sami Dermaku, ish i denuar politik me grupin e Adem Demaqit.

Sami Dermaku
„Te jesh te koka dhe te kembet e ketij kombi, eshte perjetimi me I madh ne jeten time!”, thoshte Jusufi.  Ai ka qene nje erudit, nje poliendrit, nje intelektual me diapazon te gjere edhe aq ma teper, nje patriot I devotshem. Unethem vetem nje, se deshmoret dhe heronjte e kombit e kane skalit emrin e vet ne historine tone kombtare dhe jane te perjetshem“.

Ndersa, dhoma-muze ne shtpine e jusuf e bardhsoh gervalla nder gjurmet e shumta, terrugetimit shumekahesh te jusufit me fotografi, piktura, libra, piano, e cdo relik qe deshmon shumenashmerine e artistit atdhetar-jusuf gervalles, ruan ne siratert e vet edhe librat e z.Blakaj.

„ Une ne kte shpi kam ardhe shpesh, sidomos pas atentatit qe u ba ne Jusufin, Bardhin dhe Kadri Zeken. Vinim me zonjen time Igballen, edhe me femijet shume shpesh te nana Ajshe dhe brenda ne kete dhome ketu lart ku rrinim, kishte gjera qe i kisha pa me heret ne banesen e Jusufit por edhe libra te cilat ia kisha dhene per lexim, e te cilat kane ngel ne biblioteken e Jusufit. Ne qe atehere ndermorrem, u perpoqem me miqte qe kishin mundesi te bejme nje meremetim te kesaj dhome-muze. Por ajo, nana Ajshe  ishte shume burrneshedhe e mencur, dhe thoshte: “Jo. I vie rendi dhe nuk do t´i koris kusherinjte dhe djemte e tjere se dikush i huaj po e ben 
Ura e lashte matane shtepise mund t´jete pjese e kompleksit

meremetimin”.Nana Ajshe...Ishte nje  grua e jashtezakonshme, krejt e jashtezakonshme, nana Ajshe“, thote z.Blakaj, sipas te cilit venja e gurethemelit te shtepise-muze te vellezerve Gervalla, si dhe konzervimi i shtepise se nenes Ajshe eshte nje hap tejet i rendesishem per mbamendjen kombtare ndaj vepres madheshtore te Jusufit.

Muzeu per vellezerit Gervalla, hap i rendesishem per mbamendjen kombtare

„Ky eshte nje moment shume i rendesishem. Por,  e mira do t´ishte qe Jusuf Gervalla te perkujtohet si intelektual i  gjithanshem. Une kam bere disa tekste per kete. Dicka nga to do t´jete edhe ne nje liber qe do te dal keto dite. Sepse, ai ishte nje  intelektual i jashtezakonshem. Nuk ishte nje revolucion qe iu fiks ne koke dhe don e te  bej ndonje veprim te  paperputhshem. Jusufi ishte shume i ngritur dhe sic e tha edhe Sabri Novosella, ai ishte ideologu i  asaj levizje kombtare. Nuk ishte levizje ideologjike, tip i grupeve marksiste leniniste por ishte nje levizje krejtsisht kombtare“.
Ne dhomen-muze na pret edhe e bija e Jusufit, Donika, e cila ishte vetem dhjete vjec kur mbeti pa perkujdesjen e te atit dhe dashurine e tij.E vogel por mjaft e madhe sa te ruaj te pavdekshem kujtimin e babait te saj-hero.

Donika ne dhomen-muze te Jusufit
 “Nga babai kujtoj jashtezakonisht shume. Sidomos ne Gjermani kur  ai punonte ne dhomen e tij te punes, kur une dojsha me kalu kohe me te trokisja ne dere dhe shpesh me thoshte: “Eja ulu ketu”, duke m´ber me shenje nga karrikja prane karrikes se tij. Me jepte tekste qe i pershkruante nga doreshkrimi ne makine shkrimi dhe me thoshte t´i diktoja.Dhe, por aty zhvilloheshin bisedat me te mira mes ne te dyve. Ndersa, pervjetoret e vrasjes per mua nuk  jane data te kendshme per t´i kujtuar. Por, unene Gjermani, atje ku jetoj,  edhe ne kete 30 vjetor atje po mundohem intezivisht qe te ndikoj te organet federative dhe qeveria gjermane qe te gjindet vrasesi i tyre“, thote Donika.

Donika:”Babai im luftoi per Republiken e qytetareve jo per kazinon e pak vetave”

Jusuf Gervalla, se bashku me vellain Bardhosh Gervallen dhe shokun e tij te idelait Kadri Zeken, u vrane  me 17 janarit 1981, ne nje atentat ne mes te dites, misteri te cilit nuk eshte zbardhur ende. Pederisa, Donika ka dyshim nese jane realizuar qellimet e babait te saj.

 Nuk e di ne eshte momenti ta them nese jane realizu qellimet dhe deshirat e babit tij  ne Kosoven ku ai ka jetu dhe ka punu. Une mendoj qe babi im ka qene per Republiken e Kosoves, per republiken e cila realizon te drejten dhe te ardhmen e qytetareve te saj dhe jo per kazinon e pak vetave”.

Megjithate, masa prej qindra qytetaresh ne venjen e gurit themeltar te shtepise muze ishte deshmia me e mire se sa i pranishem eshte jusufi edhe pas 30 vjetesh te 
vrasjes se tij. Ndersa, sipas Donikes:

“Kjo per mua eshte shenja se njerezit e kane fut ne zemer dhe nuk e leshojne dot“.
Cdo pervjetor qindra qytetare nga troje te ndryshme mbareshqiptare bejne homazhe tek varret e vellezerve Gervalla

FLORIPRESS;NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR JUSUFIN,KADRIUN DHE BARDHIN!

 



Shkruan: Xhafer SHATRI

17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.


Foto: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka

Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?


1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër

Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
Isuf Gërvalla

Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.


                                          Kadri Zeka 

Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë , sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.



             Bardhosh Gërvalla 

Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë

Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:
Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.

Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.

            Ibrahim Kelmendi



Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".




Foto: Gazetat e organizatave politike në perëndim
Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.




       Faridin Tafallari 



3. Uniteti i veprimit

Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.


Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.

Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:

Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;
Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
Lirinë e fjalës dhe shtypit;
Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

4. Pse u krye atentati?

Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.



Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike. Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës. Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.



Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike:
28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarë t.
Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.


                                          Premton Jusuf Gërvalla

Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarë sh. Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.


5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!

Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla. Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës. Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.



                Hysen Gërvalla 



Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.


                               Donika Jusuf  Gërvalla

Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. 




Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.

( Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit. )

( Shikoni skemën 




Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.



Foto: Vrasja e Jusufit, Bardhit dhe Kadriut

6. Praktikat e ekzekutimit

Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.

Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.

Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.

Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.

Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:
I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.
Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.

Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.

Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?

Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm.
Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.

Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.

Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.

Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.

Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.

Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.

Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.

As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.



… Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

Faridin Tafallari - AMANETI YT O JUSUF GERVALLA!!!...


KALUAN PLOT 32 VITE, QË KUR UDB-a TITISTE E ISH – JUGOSLLAVISË FASHISTE, ME NDIHMËN E TRADHËTARËVE, UDBASHË SHQIPFOLËS, VRANË NË PABESI, NATËN E 17 JANARIT OGURËZI, TË VITIT 1982, NË UNTERGRUPPENBACH TË GJERMANISË, TRE YJET E KOMBIT SHQIPTAR, BIJTË E PAHARRUAR TË KOSOVËS MARTIRE, JUSUF E BARDHOSH GERVALLA DHE KADRI ZEKA!!!...

...JANARI ËSHTË MUAJI I DHËMBJES DHE I KRENARISE! NË JANAR JANË VRARE BIJTE MË TË MIRË TË SHQIPTARISË, JUSUFI, KADRIU, BARDHOSHI, REXHEPI, NUHIU, ZAHIRI, HAKIFI, EDMONDI!

PËR JUSUFIN, KADRIUN, BARDHOSHIN EDHE PSE KANË KALUAR PLOT 32 VITE, JO VETËM QË NUK JANË ZBULUAR ENDE VRASËSIT E VËRTETË TË KËTYRE TRIMAVE...POR AS NUK ËSHTË ÇUAR NË VEND AMANETI I TYRE...!?

Sa e sa here kthehem në ato vite të stuhishme, në ato ditë pune e lufte... në ditët e atij BETIMI të madh!? U betuam bashkë me JUSUF GËRVALLËN, MËSUESIN DHE PRIJËSIN TONË TRIM E SYPATREMBUR...! 

U betuam edhe me shokë të tjerë, në atë kohë bashkëveprimtarë! U betuam, në Flamurin tonë Kombëtar! U betuam me shumë dëshirë e me zemër të zjarrtë...U betuam me krenari, për besnikëri ndaj IDEALIT TË LIRISË E BASHKIMIT KOMBËTAR, ashtu si di të betohet SHQIPTARI i NDERSHËM e PATRIOT, SHQIPTARI ATDHETAR, që i dhemb për POPULL, KOMB E ATDHE, që i dhemb për LIRI e SHQIPTARI!!!

... U betuam drejt çlirimit të të gjitha trojeve, trojeve mbarë shqiptare dhe ribashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë e dashur!!! Thamë se, do të veprojmë dhe do të luftojmë, duke sakrifikuar çdo gjë në jetën tonë për IDEALIN e MADH të ribashkimit të të gjitha trojeve etnike, të ndara e të copëtuara, nga armiqtë tanë, antishqiptarë të përbetuar. U betuam se, do të flijohemi vetëm e vetëm të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga çizmja e shkjaut-sërbollav!? U betuam dhe thamë një zëri se, ai që largohet dhe devijon nga lufta jonë e drejtë, nga IDEALI i shejtë do të luftohet pamëshirshëm, ashtu sikurse armiku ynë!?
Po ashtu u betuam se, do t’i luftojmë të gjithë ata, që janë në krahun e armikut!? Sepse, ata dhe tradhëtarët janë edhe më të zi se armiku, pa marrë parasysh se, në “ç’gjuhë” flet...?! ...Dhe të vendosur thamë njëzëri se, ai, që tradhëton, do të marrë dënimin e merituar, madje do të dënohet me vdekje!!!

...I shtrënguam burrërisht dorën njëri tjetrit... e puthëm Flamurin tonë Kombëtar dhe u “nisëm” akoma më të vendosur, për një ideal dhe një qëllim të vetëm, çlirimin e Lokes Kosovë dhe trojeve tjera etnike shqiptare, të ndara nëpër republikat sllave të ish-Jugosllavisë, dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë mëmë!!! ...Eh! Po ku mbeti BETIMI??? Ku mbeti IDEALI??? Ku mbeti qëllimi ynë, qëllimi i asaj lufte, qëllimi i atij vetmohimi...por edhe i atyre, që shumë e shumë kohë më parë e kishin bërë po këtë BETIM... i atyre bashkëkombasve tanë, që u vranë ndër vite e dekada!?! Ku mbeti BETIMI i luftëtarëve të UÇK-së, BETIMI i komandantit legjendar Adem Jashari, flijimi i Tij së bashku me familjen, shëmbull unik i të tërë kohërave dhe i atyre çlirimtarëve, që ranë për të mos vdekur kurrë... edhe i atyre, që vuajtën nëpër burgjet më fashiste të ish-Jugosllavisë?!!
Ka edhe nga shokët tanë, që i ka rrëmbyer koha, mosha e viteve të shkuara, të cilët, sa ishin në mesin tone, kurrë nuk u ndalën së vepruari...
Po veteranët ku janë?! Janë gjallë e për faqe të zezë!? Sot janë edhe pa liri...edhe të pa respektuar e të pa vlerësuar, për sakrificat e tyre!? Ka disa prej tyre, që kanë bërë vetëvrasje nga kushtet e mjeruara të jetesës, nga varfëria e tejskajshme, duke mos e siguruar as bukën e gojës për veten dhe familjen!?!

Nuk di çfarë të them! Kujt t’i them e kujt t’i flas?! Kë të pyes:“ Ku shkoi BETIMI YNË?...Cili qe qëllimi i luftës sonë? Përse u flijua JUSUFI, BARDHOSHI, KADRIU dhe qindra të tjerë?...Ku shkoi gjithë ajo sakrificë e larë me gjak ndër vite e dekada?..A për këto ditë kaq të mbrapshta, që po kalojmë, u përpoq ky popull i maltretuar e i torturuar, nga një gjenocid i egër e barbar?!?”

Shumë pyetje më mundojnë, si luftëtarin e LIRISË e të BASHKIMIT KOMBËTAR, që i kam qëndruar dhe do t’i qëndroj besnik IDEALIT tim, IDEALIT të JUSUFIT të MADH, të KADRIUT, BARDHOSHIT, të shokëve të mi të shtrenjtë, të bashkëveprimtarëve të mi dhe të gjithë atyre, që dhanë jetën për LIRI!!!...
Them se populli më kupton dhe do të më kuptojë, ndaj po dua t’i drejtohem atij se, populli çdo ditë e më tepër po e ndjen në shpinën e vet, sesa është realizuar BETIMI YNË, por më kryesorja, a u përmbush AMANETI i TRIMAVE, i të rënëve, i atyre, që i lanë me gjak këto troje!?

...Sepse tashmë janë bërë shumë dhe u përzie leshi, si me ata të ish veprimtarëve, ku në vitet më të stuhishme ishim krah për krah njëri tjetrit, ishim betuar bashkë, por fatkeqësisht, pas luftës disa ndryshuan shumë... dhe kështu hynë në rrugën e dreqit e të birit, u bën bashk me ata që dikur na ndiçnin duke e harruar betimin e bërë, duke harruar AMANETIN!?

Mjerisht ne akoma jemi si dikur. Kështu ata, që dikur na shanin, na ndiqnin këmba këmbës, na spiunonin tek këlyshët e UDB-së, udbashët e atëhershëm, shërbëtorët e shkjaut, ata zagarët, që ishin me shokun Tito, me Rankoviqin, me Ibrahim Rugovën, Rugovistet, Isa Mustafën e Isat të tjerë, njëri më i zi se tjetri, janë ende në shërbim të shkjaut!

...Kemi edhe shumë çetnikë, shkije që janë në krye të udhëheqësisë së Kosovës gjëmëmadhe, që as nuk veprojnë me ligjet e Kosovës dhe as e njohin Pavarësinë e Kosovës!?...Këta çetnikë nëpër mes veglave të tyre shqipfolës, përsëri na janë bërë sundimtarë në vëndin tonë…!?!

Dhe këta zagarë e pjellë e qenëve kanë surrat të na akuzojnë se,”... ne e paskemi dashtë Enverin...”! Po ore sojsëzë, e kemi dashur dhe kjo “akuza” juaj, o të pafytyrë na nderon dhe na bën të jemi edhe shumë e më shumë krenarë!!!

Po na akuzojnë se, ne paskemi qenë krah Shqipërisë...dhe paskemi luftuar kundër titizmit e shtetit të Tito shkjaut!?! Dhe sot, po këto fundërrina, këta qen të pabesë, rrahin gjoksin, duke trumbetuar me të madhe veten, si patriot e çlirimtarë!?! Pra këto fëlliqësira edhe sot e kësaj dite në vend, që të turpërohen në vend se ta ulin kokën dhe të kërkojnë falje për poshtërsitë e gjakosjen, të bëra popullit të vet, për interesat e armiqëve tanë shekullorë, këta qenë e ngrejn kokën si qeni dhe na krekosen e kanë zënë kryet e vendit në këtë qeveri e udhëheqësi të korruptuar deri në palcë!? Kush do t’i gjykojë këta titistë??? Kush do t’i ndërshkojë për ato të zeza, që i kanë bërë gjatë okupimit??? Askush ore askush!!! Thaçit dhe puthadorëve të tij qeveritarë as që po ju ha palla më për këtë mburrje të qënit titist!?

Ka pra më turp të t’akuzojnë për enverist e të të adhurojnë për titist?! Eh kjo kohë erdhi dhe kështu po ndodh mjerisht dhe kjo dëshmon hapur fare, dëshmon se, ne nuk e çuam AMANETIN, për të cilin u betuam, AMANETIN e shokëve tanë të shtrenjtë, JUSUFIT, KADRIUT, BARDHOSHIT dhe të gjithë atyre dëshmorëve, që flijuan jetën për çlirimin e trojeve shqiptare, nën ish–Jugosllavinë dhe ribashkimin me shtetin amë Shqipërinë!!! Po shihet ashiqare ditën për diell se, ku jemi ne dhe sa kemi arritur. Pra kuptohet se, sa mirë mund të të drejtojnë gjakprishurit!? Mjerisht, si e thashë edhe më lart, (por e përsëris shpesh, se është një gjë që më mundon shumë), shumë prej atyre udbashëve sot i kanë rolet kyçe nëpër qendrat kryesore të Republikës së Kosovës. Duam apo nuk duam, këtë lojë të ndyrë ua lejuam edhe ne (ata që janë në vendet e qeverisë dhe institucioneve në Kosovë)! Sepse ka mjaft edhe prej ish luftëtarëve që, pas luftës e keq përdorën rolin, për të luajtur me ne e për të na hequr prej hunde!? Ndaj na futën këtu ku jemi…!!!
Por deri më sot, duhet veçuar Lëvizja “VV” me djem e vajza atdhetarë e të vendosur, në rrugën e tyre të mbarë, drejt çlirimit dhe ribashkimit!!!

Për mua,”VV”po e ndjek rrugën tënde O JUSUFI YNË I MADH!!! Eshtë e vetmja dritë jeshile e SHPRESËS SË MADHE, në rrugën për ribashkim me shtetin amë Shqipërinë! Këta djem e vajza, vetë “VV” është në vijë të ngjashme me Lëvizjen “Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në ish-Jugosllavisë” prandaj kjo lëvizje gëzon edhe mbështetjen tonë, mbështetjen e bashkëluftëtarëve të Tu!!!...
Lëvizja “VV” është e vetmja, që po e ndjek rrugën e të parëve, po ndjek rrugën TËNDE O JUSUF GËRVALLA!!!

Eshtë për t'u habit se, edhe “VV”po e akuzojnë sot si një lëvizje ekstremiste, majtiste, revolucionare etj, etj...ashtu si na kanë akuzuar dikur ne armiqtë tanë, duke na ngjitur turli farë emrash dhe për këtë na ndiqnin këmba këmbës?! E pra sot lëvizja “VV” akuzohet nga partitë tona bile edhe nga ata, që i ka rreth vetes, disa individë a grupe, të cilët kanë vuajtur edhe nëpër burgjet serbo-çetnike të ish-Jugosllavisë!? Ka edhe veteranë të UÇK-së, të cilët nuk kursehen me akuzat e tyre, nga më të ultat kundër “VV”! Madje, disa horra shkojnë aq larg, sa e akuzojnë “VV”se, na qenka kundër serbëve çetnikë dhe minoriteteve të tjera, që para dhe gjatë luftës ishin krah Serbisë!?

Janë po këta horra, që sot i kanë mbushur sheshet e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, me foto dhe shtatore të ish Presidentit Ibrahim Rugova, i cili nuk ishte hiç më tepër se, një pacifist, që lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet, e ëndërronte ta fitonte nëpër sallone luksi!? Një situatë dhe gjendje e njëjtë po mbretëron edhe në trojet shqiptare në Maqedoni, ku të tanët si Ali Ahmeti, Fazli Veliu, me urdhërin e shefit të tyre Ibrahim Kelmendin, i shkojnë Grujevskit si delet pas çobanit... po ashtu edhe në Mal të Zi, ku ajo trevë e shqiptarëve trima e të pamposhtur, është lënë plotësisht nën mëshirën e malazezëve përbindësha ndaj shqiptarëve!? Por hiç më pak edhe në Kosovën Lindore, ku po luajnë çetnikët e Shumadisë si po ua don qejfi dhe të tanët, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri as që e lodhin trurin për këto, që sllavët e jugut po i ushtrojnë si është më së keqi e më zi!!! ...Më dhimbset çdo gjë, që u fitua me shumë sakrifica, me shumë mund e gjak, më dhimbset populli im, Kosova ime, më dhimbset çdo pëllëmbë e tokës time, ndjej dhëmbje për shqiptarinë e ndarë e të copëtuar!...

Edhe ne mërgimtarët, kurrë nuk u ndalëm së vepruari, që të bëjmë të pamundurën për çlirimin e trojeve etnike shqiptare. Këtu, në mërgim, të gjithë ne dhe nga të gjitha trojet shqiptare, u bëmë bashkë atëhere, kur më së shumëti i duhej mëmëdheut. U bashkuam dhe vepruam për një qëllim dhe qëllimi ishte të çlirohemi nga armiqtë tanë shekullorë, për të jetuar të bashkuar në një atdhe të vetëm, SHQIPËRI!!! Këto i bëmë me shumë shokë, punuam e luftuam dhe dhamë shumë çka për çlirimin e kësaj Kosovës-Shqiptare, dhe ribashkimin e saj me të gjitha trojet shqiptare, në një Shqipëri!!! Jo kurrë jo, nuk luftuam për një krahinë autonome, siç po duket se drejt saj, po shkon politika e Hashim Thaçit!!! Sepse, mesa shihet, tash këtë politikë po e bën Hashimi, me këto lojra të ndyra, në kurriz të popullit e kombit të vet, me kryekriminelin Ivica Daçiç, nëpër ato zyra pabesie, të kësaj Europe, skile e vjetër!?!

Dikur I. Rugova, na thoshte se:”... po qe se, hymë në luftë me Serbinë, ne mund t’i rezistojmë vetëm 24 orë dhe Serbia do të na zhdukë...!” Pra qëllimi i këtij pacifisti ishte mëse i qartë, ne duhet të mbeteshim nën ish–Jugosllavinë!?! Por pavarësia erdhi...erdhi liria...u arrit nga lufta vetmohuese e UÇK-së, por edhe nga ndihma e ndërkombëtarëve...Po vallë kjo ishte ajo që endërruam e luftuam?! Kështu e dëshiruan Kosovën, trojet shqiptare, mbarë shqiptarinë, JUSUFI, BARDHOSHI, KADRIU? Për këto ditë të mbrapshta, që po kalon populli dhe kombi ynë, në çdo anë të kufirit dhanë jetën mijëra të rënë??? NDAJ JO!KURRË NUK U BË PËR KËTË LIRI QË SOT E KEMI!!!

...Dhe lufta vazhdon... duhet të vazhdojë kundër atyre, që çdo ditë po e xhvasin e rrjepin pa mëshirë këtë popull të stërmunduar e të raskapitur, kundër këtyre tradhëtarëve, të dalë tashmë në sipërfaqe të tokës mëmë, që kurrë nuk duhet të harrojnë se, populli të gjykon, vonon por nuk të harron!!!

Lufta duhet vazhduar edhe për atë QËLLIMIN MADHOR, BASHKIMIN MBARËKOMBËTAR, për të çuar AMANETIN në vend, AMANETIN E TRIMAVE, AMANETIN E JUSUFIT TË MADH!!!

JUSUF GËRVALLA ËSHTË GJALLË NË MES TË TË GJALLËVE!!! ZËRI I TIJ BUÇET SI KUSHTRIM BREZASH ANEMBANË TROJEVE SHQIPTARE: “BASHKOHUNI! BASHKIMI BËN FUQINË! NJË ATDHE ME SHQIPËRINË!”
DËGJOJENI O BASHKËKOMBASIT E MI, ZËRIN E JUSUF GËRVALLËS, ZËRIN E SË VËRTETËS SË MADHE, ZËRIN E HEROIT TË PAVDEKSHËM!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...