Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/23

Njerezit e shquar, qendrestaret e popullit tone-BRAHIM UKA I PODGURIT

Nga MUSTAFË RUGOVA



Duke i perkujtuar njerezit e shquar, qendrestaret e popullit tone, ata qe, ne rrugetimin e tyre jetesor, kishin perjetuar edhe ferrin e botes se pertejme, vetem per te mos u gjunjezuar me shpresen se mosdorezimi i tyre do t’i ndrise brezat qe vijne, ne, pasardhesit e tyre, duhet te ndihemi krenare qe i patem dhe te bejme çdo gje qe emri i tyre i mire te mos vdese kurre.

Njeri prej tyre ishte Brahim Uke Kabashi, nga Gurrakoci. Ai u rrit ne kullen fisnike te Kabashve, ku gjithe jeten e Tij nuk iu ndane rrufete e frikshme zeusiane.

Gjenerata qe e kujton Brahim Uken, po shuhet; e me te edhe shembulltyra e tij e paepur. Jane te paket ata qe sot u kujtohet kenga e tij kushtrimtare, tingulli i çiftelise dhe mbi te gjitha talenti i paperseritshem.

Nuk ishte e lehte prandaj qe te mbledhim deshmi te bollshme, por fale kujteses se Brahim Sadri Kabashit, te njohur si Brahim Qorri, fale motres se Brahim Ukes, Nanes Time nga Tomoci, fale Avdyl Arif Kabashit dhe Sejde Halil Rugoves nga fshati Cerrolluke, po nxjerrim nga pellgu i harreses kete tufe deshmishe origjinale ne perpjekje per te zbardhe e per te ngjalle para gjenerateve te reja personalitetin e Brahim Ukes, burrit te forte dhe kengetarit te paperseritshem.

Ne disa raste, ne, per hir te origjinalitetit dhe mbetjes besnik rrefimit, e kemi ruajtur te foluren e kujtesëtarëve.

1.

Brahim Uka u lind rreth vitit 1905. Ishte djali i madh i Uke Kabashit, i njeriut qe nje pjese te mire te jetes e kaloi me pushke ne dore. Per dallim nga i ati shtatvogel, Brahim Uka ishte i madh sa nje lis dhe i bukur si djemte e perrallave.

Deri sa u burrnua, ai nuk kendoi neper oda e dasma, por kur ia filloi, askush qe e njihte nuk deshironte te organizoje dasma e gezime, pa e pasur Brahim Uken aty. Te shumten ai nuk kendoi vetem. Ka pasur plot kengetare te shquar qe kenduan me te: Hysen Osmanaj, Sali Sadiku, Ali Kabashi, Dervish Shaqa, Azem Vrraga, Dan Xhaferi, Zenun Muja, Ramiz Muqolli e te tjere.

Shpesh e thoshte se, prej Qafës së Morinës e deri në Shalë të Bajgores, prej Rozhaje e deri në Korishë nuk ka vend që nuk kam këndu…

Kur Dervish Shaqa iku ne Shqiperi, ne ate dimer te eger, pasi e degjojne duke kenduar, disa mjeshter te kenges ne Malesi, i thone: Mekat qe e ke braktise Kosoven, sepse ajo sot me shume se kurre ka nevoje per kengen tende!

Dhe kengetari i pavdekshem u pergjigjet: Po me nderoni, po edhe me plagoni me kete qe thuani, por sikur ju ta kishit degjuar Brahim Uke Kabashin, nuk do te thoshit keshtu. Ai eshte atje dhe kenga e tij i çon ne kembe edhe vorret…

Brahim Uka kishte dy shoke te ngushte: Selman Kadrinë, nga Cërrca dhe Bardhok Miroshin nga Gurrakoci. Kane qene miq te pandashem. Kur eshte vrare Miliq Kërsta, njerez te informuar pohojne se ne momentin e vrasjes Brahim Uka ishte me Selman Kadrine, sepse, me gjase, eliminimin e gjakpiresit te shqiptareve e kishin planifikuar se bashku.

Sipas marreveshjes, menjehere pas vrasjes Brahim Uka shkon ne Loxhë, ku e kishin ftuar ne nje dasme, ndersa Selmani si duket fillimisht ia ka mesyer Junikut, per ta kaluar kufirin, por pa sukses.

Menjehere pas vrasjes se Selman Kadrise, xhandaret e arrestojne Brahim Uken dhe e dergojne ne Stacionin e policise ne Dubove.

Ne favor te tij deshmojne 60 krushqit e Logjes, por edhe te dy defatoret qe ishin ne dasme.

Njeren prej defatoreve, Xhemilen, te njohur per bukuri te rralle, e fusin ne burg dhe e torturojne disa dite rresht dhe, me ne fund, e detyrojne ta vere gishtin nen deklaraten qe u duhej xhandareve, ne menyre qe te ishte kunderthenese me ate te Brahim Ukes. Ishta fjala per percaktimin e kohes se kur ai kishte mberri ne Loxhe.

Kur e çojne defatoren te gjykatesi hetues, ai e pyet pse ke deklaruar me ndryshe kur ke qene ne polici?

Ajo e zhvesh kurrizin dhe i thote: Me ta pas bere ty keshtu si mua edhe ti kishe thene ate qe kane kerkuar prej teje ta thuash!

Pas nje kohe e lirojne Brahim Uken. Kur shkon ne shtepi dukej si kufome, duart e tij ende ishin te enjtura dhe te nxira krejt, sepse ia kishin futur gjilperat nen thonj per ta detyruar te pranonte pjesemarrjen ne vrasje. Afer nje vit nuk ka mundur te vije ne vete nga torturat. Prej atehere e tutje shendeti i tij e ka marre teposhtezen.

Si duket edhe Selman Kadrine, meqe e kane zene ende te gjalle, edhe ashtu te plagosur per vdekje e kane torturuar qe te tregoje se kush ishte me te, por nuk kane mundur t’ia nxjerrin asnje fjale.

Ka te ngjare qe komploti ka qene me i gjere, pas Miliqit ishte parapare qe te vriten edhe serbe te tjere, pjesemarres aktive ne zullumet kunder shqiptareve.

2.

Brahim Uka kishte nje cikel te tere kengesh te te gjitha krahinave shqiptare qe i kendonte me nje ze te mrekullueshem.

Njera prej kengeve te preferuara te tij ishte kenga kushtuar Salih Shabanit, trimit që vrau kapitetin e ushtrisë malazeze i cili, gjatë luftërave ballkanike, udhëhoqi me terrorin serbomalazez ne pjesën juglindore të Dukagjinit, sidomos në aksionin për ndryshimin e perdhunshem te fese:

Kush a burrë qe’ do vatanin

Ta shjere mren Sali Shabanin,

Qe vrau Spiro kapetanin…

Brahim Uka ia kishte ndryshuar dy vargjet e para te kenges, sepse ne krye te heres ajo kendohej keshtu:

Kush a turk qe fale Bajramin

Qe gjinon ramazanin,

T’ma shtjen mrend Sali Shabanin…

Ai mëtonte që këngëve të veta t’ua jap përmbajtjen e saktë historike, sepse ndryshimi i fesë, ishte vetem pretekst per terror. Sepse njekohesisht dhe me metoda te njejta barbare ishte bere dhe konvertimi i shqiptareve katolike.

Kënga për Ahmet Delinë dhe për Kamer Loshin gjithashtu benin pjese ne kenget e tij te zemres.

Brahim Uka e dinte permendesh krejt Lahuten e Malcise, vargun hyjnor te popullit, kengen e Shqipnise Etnike dhe, shpeshhere, jo vetem neper dasma, kendonte pjese te saj, duke perzier ne keto raste mekamin e Podgurit me ate te lahutareve malesore. Vinin pastaj kenget per Isa Boletinin, Jakup Ferrin, Mahmut Dacin, Shaqir Grishen, Bec Sinanin, Ahmet Shtimjen, Bajram Currin dhe per ngjarje historike si per rrethimin e Shkodres, lufterat e Lumes, Dibres etj…

Brahim Uka kendonte edhe kenge humoristike:

Shpia t’mira maroi zogu,

Veç prej kashte e prej berllogu

Brahim Uka krahas trimerise se burrave te pathyeshem, u kendonte edhe hjekave te njerezve. Motra e tij, Tima, nje grua 91 vjeçare e martuar ne Tomoc, rrefen se kur ai e kendonte kengen per vershimin e perronit ne bjeshket e Shtedimit, me çrast vershima pati mbytur me dhjetera femije, burra e gra, ishte e pamundur t’i mbaje lotet:

Hyn drangoni ndër podvallë

Mori Ramën me gjithë djalë…

Flok’t e femijeve, n’Bistrice rane!



Po bojne qikat na te ngratat

Na shkuen krojshet, shkuan çorapat;

3.

Ne vargun e veprimeve atdhetare te Brahim Ukës duhet permendur edhe pjesemarrja e tij ne luften e Pazarit te Ri, kur djemte e Podgurit dhe te Mitrovices i shkuan ne ndihme popullit te Sanxhakut qe rrezikohej seriozisht nga çetniket serbe.

Ndihmen e njerezve te Kosoves e kerkon prefekti i Novi Pazarit, respektivisht babai i ekonomistit te njohur Ismet Gucia.

Ne lufterat e pergjakshme atje, Brahim Uka u shqua per trimeti te pashoqe, kur bashke me shoket e tij ua rrembeu serbeve dy kamione me arme moderne, marrja e te cilave e determinoi luften, duke i nxjerre shqiptaret fitimtare.

Kjo lufte u perjetesua edhe ne vargjet popullore:

Jane bashku burrat shqiptare,

Kokan nisë për ne Pazar,

N’ato maje kur kanë dale,

Me pa krenë e bajraktare…

Para u shkojne dy hoxhallare;

Mulla Zeka n’gjog të bardhë

Kish me vete Haxhi Jahjanë

Mulla Ilazi po u mban fjalë (Gjyshi i Faruk Spahiut, kryetarit te ndjere te komues se Mitrovices)

Merrni vesh vllazën u ka thane

Sot po shkojme n’luftë, n’Pazar,

Ndaçi lufta m’ju shku mbare,

Mallin shkaut mos me ia marrë,

asht haram për çdo shqiptarë!

Ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore, Brahim Uka, nje kohe del kaçak, sepse e kerkonin partizanet. Me vone, permes nje miku, shkon ne brigaden e Male Sadikut, te cilen de fakto e udhehiqte Tome Zhariqi famekeq.

Ne ate brigade ishte edhe Dervish Shaqa…

Nje dite prej diteve, partizanet i hetojne 3 ushtare te Shaban Polluzhes qe ishin fshehur ne nje bunker dhe kishin vendosur te mos dorezohen te gjalle. Atyre u afrohet nje shqiptar i rrethit te Istogut dhe u thote se nese nuk keni bere krime mund te dorezoheni ne bese. Ata e besojne dhe dorezohen. Mirepo pas tri ditesh, Tom Zhariqi, kerkon nga Brahim Uka qe t’i ekzekutoje djemte qe ishin dorezuar. Brahimi e kundershton kategorikisht. Tome Zhariqi e kercenon edhe me pushkatim nese nuk e zbaton urdherin.

Brahim Uka ngushtohet dhe i tregon shokut te tij, Musë Mehmetit te Mehmet- Smajleve nga Kashica. Ndërkaq Musa flet me Sadri Xhemën e Muse-Brahimeve, nga i njejti fshat , nje trim qe " i ka thene edhe dreqit ku e ka shtepine…" Sadri Xhema i premton se nese rrezikohet Brahim Uka, ky do ta vriste aty per ty Tome Zhariqin.

Te nesermen e rreshtojne brigaden dhe Zhariqi kerkon prej Brahimit ta ekzekutoje urdherin. Nderkaq Brahimi i thote: Nuk e ke gjete njeriun qe i vret vellaznine e vet.

Toma e sheh se ka marre puna fryme dhe terhiqet.

Ne fakt ai që i kishte nxjerre në besë prej bunkerit ushtaret e Shabanit, duke zbatuar urdherat e Tome Zhariqit, perpiqet qe pergjegjesia per vepren e shemtuar te pushkatimit te njerezve qe ishin dorezuar ne bese t’ia faturonte Brahim Ukes.

Kete faqezi te gjithe e kane ditur per burrë te mire e patriotë, ndërsa Brahim Ukës i dhimbnin sytë kur e shihte…

Deshmi e Brahim Sadri Kabashit (Qorri)

4.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me sa dihet ne Prishtine, u mbajt nje festival, ku u be perzgjedhja e kengetareve me te mire. Cdonjeri prej tyre kishin kenduar nga nje kenge.

Brahim Uka qellimisht e kendon kengen për Miftar Demën, djalin e kaçakut te njohur

Deme Ali Pozhari:

Haj medet çka na ka kanë,

Miftar Demën e kanë nxanë…

E kanë nxanë po done me’e gri,

Që tri ditë nguju n’xhami;

Bukë pa nganë e ujë pa pi…,

Ka shti kryet në një franxhi,

Sheh kah vjen një shoq i tij,

A po vjen se kam besi,

Kam besi me u besatu

Dej te nana a don me mshku’!

Mos past bukë, më ma gatu !

I thuj qentë mos me i zhvillu…

Ali Hima iftirexhi,

Kish pas mbledh nje truç rini,

Ia kish qitë tri pritë mbi shpi…

N t’parën prite kish kapërcy,

Kur ish hi në t’dytën pritë

Ik Miftar, në mujsh me ikë!

Qyqja Nana e Miftarit,

Që ia qan tri vjet’t e malit,

Që ja qan në borë e n’shi

I pa ngane e i pa pi…

Prej atehere e tutje Brahim Ukes ia kane mbyllur te gjitha dyert se kengetar, duke e cilesuar publikisht si armik. Ndoshta ketu duhet kerkuar shkakun kryesor pse nuk ka mbetur as nje kenge e incizuar e tij. Ka edhe te aferme te tij qe thone se edhe kur ndokush ka kerkuar t’ia incizonte kenget, ai u ka thene: Kur te vdes, me mua le te vdes edhe zeri im.

Por me afer te vertetes duhet te kete qene arsyeja e pare, sepse ne ate kohe manjetofon mund te kishin vetem institucionet e shtetit; e shtetit qe njerezit si Brahim Uken i shpallnin dhe i trajtonin si armiq derisa i çonin ne vorr.

5.

Djale ma tmire, djale ma azgan edhe ma te hijshem nuk ka pase. Ne te tana punet o kane i zoti. T’kajke me pa qysh e lidhke shamine, qysh e veshke kmishen e pelhurs, e nje kmishe tlarme per mi. Sa mire i rrishin tirqit; tirqit e vodencit, boje kafe…, thojshe ti ami edhe ni pare sy me e pa ma mire.

Shkova nihere, vazhdon rrefimin e saj nana Time, me i nimu me i ngjit kijet. Ish kan shtramu zhegra. Une i thashe baci Brahim tu pasak shtramu zhegra. Ai m’tha hajt n’mujsh me dite ku mu ka shtramu zhegra? I thashe po ku muj me dite une. Me tha e kam rreh ni shka t’Lugut se o kan shume qafir edhe shume zullumqar.

Baci Brahim i ka pase edhe dy kusherinj qe nuk ndahej kurre prej tyne, Rrustem Nimanin dhe Haxhi Smajlin qe s’ka guxu kush me ua prishe. Ata kane dit me ruejt rrethin e vet, katunin dhe miqasine. Shkijet, edhe pse ne pushtet, s’kane guxu cik me iu ba, po tuten ia kane pase babes Uke niher e masanej edhe bacit Brahim. Haxhi Smajl Kabashi kish pas shkuar ne Shqiperi, ku ishte takuar me Ahmet Zogunt. Ne bisede e siper Zogu i kishte pas thene Haxhiut: A ke lane naj djale ma tmire se vetja n’Kosove?! Po i thote ky, kam lan plot, po dy djem qe i kam lane e qe nuk ndahna kurre prej tyne jane Brahim Uka dhe Rrustem Nimani. Atehere Zogu ia kisht pas dhane nje grusht napolona. Dhe i paska pas thane: T’rujt Zoti po qysh tpaska fale kaq t’mire!

Ne ato kohe te veshtira kishte edhe plot momente tragjikomike.

Ne vitet tridhjete mbaheshin nje pale zgjedhje per deputete. Dhe njerezit ishin te detyruar te votojne (gllastin!). Në njësine zgjedhore ne Dobrushe ne nje mase te madhe njerezish kercet dajaku ne mes serbeve dhe malazezeve. Brahim Uka qellon mu ne mes dhe s’I mbetet tjeter veçse ia merr flamurin njenit dhe, per fat vishkulli i flamurit kishte qene hu i njome thane. E kish pas ça rrethin me hu.

Ne ate xhurulldi kishte qellu njefare Brahim Hadaku, i Staradranit; dhe duke u kthyer ne shtepi, i takon fqinjte e vete, Berishajt qe shkonin per te votuar. Ata e pyesin: Qysh po shkonte puna ne votime? Hadaku u kish pas thene: Ish fort mire, pare e qiten nje rend, e tash jane ne llulla!

Rrahje te tille kishte pasur edhe ne Gurrakoc dhe pasi qetesohet gjendja Hysen Sadiku (Osmanaj) i kish pas qitur ne kenge:

Zot ç’u ba Ukë Bajrami,

O dalë n’kodër te bunari!

E ka rrokë hunin sa llastari!

Një parti prej Zabllaqi

Bojnë pushim të Bllagaqi.

Po bërtet Imer Haxhia

Haj medet m’ka hup partia !

Te çekiqët u bo mbledhia…

Banjoviqi, bythpamuku (Komandanti i policise)

Po i qet hapat sikur uku!

Me nje rast, komandanti i stacionit ne Gurrakoc i kish pa ra Uke Bajramit 80 vjeçar, - babai te Brahimit. Pas disa ditesh, Uka dhe i biri, Brahimi, ia nxane priten. Ky i fundit, o kan si me krah, e kap cofile komandantin dhe e qet pas shkolle ne do shkurre dhe ti hin hû dej sa nuk e kish pase kape ma. Te nesermen i paska pa than dikush komandantit mos gabo me e marr Uken ne stanice, se e kish sos me tvra, ‘shazoten ish kane tute shkau e s’kish pa ba mà zà.

Edhe kete ngjarje Hysen Sadiku e kishte pas qit ne kenge:

Banjoviq, more kodosh

çka ke lype ne Gurrakoc?

S’jane kompirat e Rakoshit

Po jane hujt e Gurrakocit?

Nihere Brahim Uka e Ali Kabashi ishin kane shku me knu n’Isniq. Me veti e kishin pa marre Isuf Veselin edhe Isuf Zeken, qe te dy burra n’zà. Rruges bahen bashke edhe me Hajdin Zeken. Isuf Veseli kish pa nise me vajtu vetveten: E more, Isuf Veseli me kan je mete me shku n’dasem ?! Nifare vakti shkojshe me Isuf Bajraktarin, Mehmet Veselin, Sadik Ramen…, e tash ma pruni Zoti me shku me Brahim Uken, Hajdin Zeken e Ali Kabashin!

Hajdini o kan i zhvjellte prej goje e i kish pase thane: Mos u ngut se nashta edhe na t’vyejme. Masi e kishin pase marre nusen, t’nesrit dalin n’bahqe edhe ia kishin pa nis m’e gjujte gurapeshin. E gjujshin ren, e dikur u kishin pa than hajde ju Podguri, a ka kush pej juve qe e gjune gurin? Hajdin Zeka i kish pase thane Xhemajl Feks, kape gurin! Xhemail Feka ish kane i fuqishem si arushe edhe ua kish pase kalu te gjitheve. Loja tjeter ish kan me kcy ne naltesi. Hajdini i kish pa than qou Kabash se me kan dej n’tavan nalt ti e kapercen! Brahim Uka u kish pase thane çone penin edhe nje shkalle ma nalt se ungjt po m’doket. E kapercen pa u lodhe hiç. Hajde tash i qesim kapuçat. Hajdini u thote: jam tute per qeto dy t’parat se per kapuça jau nxjerri gjuherin. Edhe kapuças i kishin pase muejt.

Ne te kthyer Brahim Uka i kish pa thane Isuf Veselit a po e sheh se edhe na t’vyejme? Po valla, thote ai, beli po vyejshit.

Trim o kane Brahim Uka, po edhe ma trim o kane baba i tij, Uke Bajrami. Me nje rast Miliq Kersta i kish pase djege e ba kerdi shqiptaret e Drogolefcit, dhe kishte premtuar se se shpejti ka me shku edhe ne Gurrakoc me i ba te njejtat mizori. Uke Bajrami shkon te Ars Peroviqi edhe i thote: Miliqi po ben kerdi kudo qe po shkon, kemi ndegju qe e kish ndermend me ardhe edhe ne Gurrakoc. Une po te tham ty, edhe po ta jepi nje bese te Zotit, mos e le me ardhe n’ket vend se flake e verdhe ka me shku n’tana anet! Na ashtu e keshtu t’maruem jemi, por edhe shka i gjalle n’Gurrakoc nuk do te lame.

Arsi, duke qene vendali dhe duke e njohur mire Uke Bajramin, i çon fjale Miliqit, rri rahat e mos na rreziko edhe neve.

6.

Brahim Uka kishte dy femije: Gjylshahin dhe Ramen. Ky i fundit jeton ne Austri.

Kengetari i shquar ishte shume i idhur me vajzen e tij, qe ishte teper e semure. Jjo jetoi vetem 16 vjet, sepse e mbyti tuberkuloza.

Prej atehere e derisa vdiq, i ati e kendonte rregullisht, sidomos kur ishte vetem, kengen e Minires, nje kenge te dhimbshme per nje vajze te re, qe gjithashtu e kishte mbytur veremi.

Mjep minilin Nane,

Se une kam verem,

Zemra ma ka ni

Se nuk kam ma jete…

Minire, moj bije,

Shamine kuq e zi,

Hajde dalim n’bashqe,

hjekim pak merzi.

Sa ju luta babes,

Per mem çu n’Shqipni,

S’ka kush t’bon hyzmet,

Minire, moj bije.

Sa ju luta nanes,

Per me m’çu n’Tirane,

S’ka kush t’ban hyzmet,

Minire, moj Nane.

Sa ju luta vellait

Per me m’çu ne Shkoder;

S’ka kush t’bon hyzmet,

Minire, moj moter.

Natyrisht kete kenge ai e kendonte vetem ne shtepi, kur e pervelonte malli per te bijen, por kurre neper dasma. Ne nje dasme e kish pas pyet njeri: Pse Brahim nuk po kendon edhe kenge dashnie. Kengetari i njohur i pergjigjet: Do t’vjen edhe ajo dite, por une e ti nuk do t’jemi gjalle, sepse sot me lyp hallve, kur nuk kemi as buke me ngrane nuk na ka hije!

Ketu duhet kerkuar pergjigjen pse i gjithe kengetimi i Tij ishte ditari i kalvarit te gjate te Kosoves, i vuajtjeve dhe i qendreses se popullit tone.

7.

Brahim Uka vdiq ne mesin e muajit shtator te vitit 1964, pas nje semundjeje te rende. Kerkesa e tij e fundit drejtuar vellait Hevziut ishte qe ta vendose ne kerr te kuajve dhe ta shetis neper Gurrakoc per t’u pershendet pergjithmone me njerezit, me fushat dhe me drunjte e vendlindjes. Ai iku ne prag te ndryshimeve te medha ne Kosove, qe u mundesuan me ndryshimin e konjukturave politike ne Federate, kur ra nga pushteti serbi i gjithefuqishem e antishqiptari i thekur, Aleksandar Rankoviq.

Me te shkoi edhe zeri i tij plot magji.

Nderkaq, ne qe jemi gjalle e qe duam t’ia japim mirenjohjen tone modeste per kengen, per guximin, per vepren e mire dhe per gjitheçka qe ka bere, konsiderojme se asnje shprehje, asnje fjale nuk do t’i rrinte me hijshem dhe me domethenshem ne rrasen e vorrit te harruar se sa fjala e moçme latine: "Shkelqen mungesa e tij".

Ndersa kolegeve te tij kengetare, atyre qe kane talent dhe metojne per kujtese historike u mbetet t’i dalin hakut njerit prej rapsodeve me te shquar shqiptare te shekullit njezet. Ja rasti per ta provuar veten. Jane vargjet e nje pinjollit te Brahim Ukes:

N’Dukagjin e ne Podgur,

Një bilbil ka k’ndu dikur;

Brahim Uka, djale si zana

Deri n’qiell iu ndijke kanga.

Brahim Uka i Gurrakocit,

Ka qene burre e zog sokolit.

Kendojke mire e kendojke fort,

Me tu rrqeth floket ne koke.

Kur i binte ai çiftelise,

Mbanin vesh dhe trente e shpise

Ai ka pas do shoke te mire;

Kengetare dhe burra t dlire,

Njeni ish Selmon Kadria,

Trim qe e njeh e gjithe Shqipnia;

Se ate dite kur vrau Miliqin.

Aty pranë e kish Brahimin.

Me te kenduan ne gzime e dasma

Hysen Sadiku e Azem Vraga,

Djale kaçaku e trim zi zana;

Me ta ishte dhe Alia,

Kusheri hajgarexhia…

Sali Sadiku e Dervish Shaqa,

Qe kudo u jehoi kenga…

Ne çdo kulle, ne Dukagjin,

Ata kenduen dhe mbollen gezim;

Mbollen gezim e krenari,

Tu ngjalle burra e histori;

Tu kujtu heronj me name,

Nkohe te fshtira e n’kohe me gjame!

Brahim Uka, burre si lis,

Fort i binte çiftelise;

Brahim Uka i Gurrakocit,

Djale kaçaku e burre i motit,

Ngjallte pushket e Kamer Loshit;

Ngjallte lufta e heronj,

Me bajloza e me dragonj…

Vargu i Fishtes, lapidar,

N’goje t’Brahimit behej zjarr;

Behej zjarr, behej kushtrim,

Per qendrese e per terbim,

Me pushtues e me tradhtare,

Me besethyes e me zagare!

Ne nje vakt e kohe te veshtire,

Udba e zeze e kish pas thirre;

E kish thirre me e perpunu,

Per me e tute tuj e kercenu,

Tuj diktu çka mund me k’nu.

Brahim Uka kurre nuk thehej,

As nuk shitej, as nuk blehej,

Balle per balle u kish pas thane;

Pa me kajt e zeza nane,

Askush kangen smund ma ndrron,

S'mund ma flliq, s’mund ma helmon.

Prej ate dite e dej te vorri,

S’ju nda dhuna e s’ju nda zori…

Per ma zi e per ma keq,

Mbasi vdiq e mbasi u tret

Kangte e tij u zhduken krejt.

Sepse Udba e komiteti,

Beogradi dhe krejt shteti;

Kanget qe i pati incizu,

I kane djege e i kane faru.

Porse n’oda t’Dukagjinit,

Kurre s’u ndal kanga e Brahimit;

Kanga e vjeter e trimnise,

Habertarja e lirise…

Historia e familjes Pozhari, histori lufte dhe patriotike



Demë Ali Pozhari, (i shënuar në dokumentet zyrtare si Adem Ali Pozhari), u lind më 15 prill të vitit 1905, në fshatin Pozhar, komuna e Deçanit, në një familje të njohur atdhetare, e cila në të gjitha periudhat kohore për disa breza me radhë që nga shekulli XIX shquhet për kontribut dhe aktivitet të dendur në lëvizjet përparimtare të vendit në mbarë trojet shqiptare.



Historia e familjes Pozhari, histori lufte dhe patriotike

Kulla e kësaj familje në Pozhar të Deçanit ishte pikë takimi, ku lidhej besa e merreshin vendime të mëdha për çështjen kombëtare. Aty takoheshin paria e gjithë vendit, si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Sadik Ramë Gjyrgjeviku, Hasan Feri etj.

Në këtë kullë u mbajtën disa mbledhje dhe kuvende të rëndësishme kombëtare. Për shkak të aktivitetit atdhetar kulla e kësaj familje gjatë shekullit XX është djegur katër herë nga pushtuesit serbo-malazezë. Herën e parë u dogj që me pushtimin serb të Kosovës, në fund të vitit 1912, nga njësitë e ushtrisë serbo-malazeze, të udhëhequra nga Stefan Dragoviqi dhe Kostë Peçanci. Herën e dytë u dogj më 1918, sërish nga ushtria serbe. Herën e tretë u dogj në nëntor të vitit 1944 nga njësitë partizane-çetnike. Herën e katërt u dogj nga forcat serbe gjatë luftës së fundit, në shtator të vitit 1998.

Gjatë viteve 1915-1918, me nismën e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e patriotëve të tjerë shqiptarë, në fshatrat Pozhar, Irzniq, Junik, Strellc e Drenoc të komunës së Deçanit u hapën shkollat e para shqipe me alfabet latin. Për tri vjet me radhë shkolla e parë shqipe në Pozhar ishte e vendosur në kullën e Ali Mehmetit dhe në mejtepin e fshatit përballë kullës. Aty kanë dhënë mësim mësuesit e njohur gjakovarë Ibrahim Fehmiu dhe Latif Shaqa, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar dhe banuar në këtë familje.

Prandaj, edhe djali i Ali Mehmetit të Pozharit, Dema u rrit në rrethana dhe ambient ku atdhetaria dhe çështja kombëtare ishin mësimi i parë. I ati i Demës, Ali Mehmeti, e vazhdoi veprimtarinë kombëtare aty ku e kishin lënë të parët e tij, të cilët u vranë në beteja për çlirimin kombëtar.

Kjo familje gjatë dy shekujve vazhdimisht ka dhënë dëshmorë në luftë për mbrojtjen e atdheut dhe për çlirim nga pushtuesit e huaj. Kështu, stërgjyshi i Demë Alisë, Ali Rexha, u vra te Kalaja e Nishit më 1876, duke i mbrojtur trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit nga asimilimi, dëbimi masiv dhe gjenocidi i paparë serb. Atje, Ali Rexha, në cilësinë e njërit ndër prijësit e luftës mbrojtëse, ra heroikisht bashkë me të vëllanë Bekë Rexhën dhe bashkëfshatarë të tjerë nga Pozhari.

Ndërkaq, gjyshi i Demës, Mehmet Alia i Pozharit, një nga prijësit e njohur të kohës, organizoi rezistencë për mbrojtjen e Plavës e Gucisë nga sulmet serbo-malazeze në korrik të vitit 1878, ku iu vranë shumë bashkëluftëtarë në vendin që i thonë “Llogore” afër Plavës. Aty u vra heroikisht luftëtari i dalluar Isuf Hajdari i Pozharit. Për këtë qëndresë heroike në shenjë kujtimi, populli thuri këngë, që janë ndër hartimet më të bukura të folklorit tonë kombëtar. Mehmet Alia, kryetari i fisit të Berishës, u vra pas dy muajsh, më 6 shtator 1878, në Gjakovë, në Luftën e Sarajt, kur u vra Mehmet Ali Pashë Maxharri, i cili e kishte përfaqësuar Portën e Lartë në Kongresin e Berlinit (1878). Mehmet Alia i Pozharit ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të këtij rrethimi, sepse Maxharr Pasha kishte ardhur për të bërë pazare me trojet shqiptare.

Në maj të vitit 1912, në kullën e Ali Mehmetit në Pozhar u lidh besa për mobilizimin e popullatës së kësaj ane për kryengritje mbarëshqiptare kundër osmanëve. Besëlidhja e Ali Mehmetit me Hasan Prishtinën e Sadik Ramë Gjyrgjevikun u zbatua me përpikëri.

Rrugën atdhetare të të parëve do t’i vazhdojnë edhe djemtë e nipërit e Alisë: Metë Alia, Rexhë Alia, Isuf Rama, Rizë Rama e më vonë edhe Demë Ali Pozhari, të cilët kurdoherë me udhëzimet e Hasan Prishtinës e të Sadik Ramës, do t’i mobilizojnë çetat kaçake të këtyre anëve për rezistencë të armatosur kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze.

Ali Mehmeti me të vëllanë Sylë Mehmetin, kanë vdekur në vitin 1913 në Malësi të Gjakovës, të përndjekur nga ushtria malazeze. Sylë Mehmeti ishte pjesëmarrës në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912; vëllai i Demës, Metë Alia, u vra nga organizata famëkeqe serbe “Crna Ruka”, në vitin 1920; djali i mixhës së Demës, Rizë Rama i Pozharit, mori plagë vdekjeprurëse në një betejë që u zhvillua në vitin 1923, në Krumë, kundër forcave të Prend Jakut, të cilat ishin të manipuluara dhe të financuara nga qarqet serbe të kohës.

Pak ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në shtëpinë e Ali Ibër Nezës, ku ishte strehuar sepse e kishte mik shtëpie; vëllai tjetër i Demës, Rexhë Ali Pozhari, një ndër prijësit e njohur të çetave kaçake në Kosovë, u likuidua nga organizata serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezë”), në vitin 1928. Vlen të ceket se Metë Alia, Rexhë Alia, Rizë Rama ishin prijës të dalluar dhe organizatorë të çetave kaçake, të dalluar si luftëtarë të denjë për çështjen kombëtare. Përfaqësues të kësaj familje morën pjesë aktive dhe kishin ndikim të veçantë gjatë kohës së Kuvendit të Junikut, Junikut Neutral, etj.

Demë Ali Pozhari ishte njëri ndër përgjegjësit kryesorë për organizimin e Luftës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë (1941-1944) për rajonet e Rrafshit të Dukagjinit. Në ato beteja mori pjesë aktive katër vjet rresht në vijën e parë të frontit, në krye të vullnetarëve të tij që ishin kryesisht nga rrethinat e Gjakovës. Gjatë kësaj periudhe mbrojti me sukses nga sulmet çetnike e partizane popullatën e Plavës, Gucisë, Rozhajës, Tutinit, Pazarit të Ri (Novi Pazarit) e të Rugovës. Demë Ali Pozhari ishte gjithëpërfshirës në luftërat për çlirim kombëtar. Ishte njëra ndër figurat qendrore, që luftoi kundër ideve të komunizmit jugosllav dhe njëri ndër ata që punoi pareshtur me përkushtim gjatë tërë jetës së tij për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë trungut amë. Koha tregoi se kishte një qasje shumëdimensionale dhe një strategji të pashoqe, duke ndërtuar bashkë me shokë një doktrinë luftarake, rregullat e të cilës u bënë të pathyeshme nga radhët e armikut.

Demë Alia kishte marrë pjesë në ndriçimin e Masakrës së Bihorit, për çka ishte angazhuar nëpërmjet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve Botore në Qeverinë Shqiptare, Iljaz Agushit, i cili formoi një komision për mbledhjen e të dhënave për këtë masakër. Më 6 janar 1943, ishte bërë masakrimi i më se 3.741 burrave, grave dhe fëmijëve, plagosja e 634 të tjerëve, grabitja e bagëtisë dhe djegia e fshatrave të tërë në krahinën e Bihorit nga njësitë çetnike serbo-malazeze, që numëronin rreth 4 000 ushtarë e oficerë, të cilët sulmuan befas, pa asnjë shkas, popullsinë shqiptare-boshnjake të Sanxhakut. Ata u detyruan të tërhiqeshin nga viset e shkretuara të Bihorit vetëm pas kundërvënies së 800 burrave të Tutinit e të komunave Delimegjë e Suhodoll. Masakra e Bihorit tronditi Kosovën dhe mbarë trojet shqiptare. Komisionin për mbledhjen e të dhënave për këtë masakër, e drejtonte Emrush Myftari nga Peja, Demë Ali Pozhari, atëherë nënprefekt i Rozhajës dhe Bajram Gashi i Istogut. Ky komision i mblodhi katër arka me sy, koka e gjymtyrë njerëzish dhe gjinj të prerë të femrave shqiptare. Këto arka u ekspozuan në Rozhajë e Pejë dhe në Tiranë.

Në periudhën 1941-1944, Demë Ali Pozhari ishte njëri ndër drejtuesit e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve (“Islihatit”) për rajonin e Dukagjinit. Gjatë vitit 1944, Demë Ali Pozhari ishte kryetar i komunës së Plavës.

Demë Alia ishte prezent në të gjitha tubimet dhe mbledhjet që kishin karakter kombëtar. Me nismën e Komitetit Ekzekutiv të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryesuar nga Bedri Pejani, më 16 e 17 mars 1944, në Rogovë të Hasit, u mbajt një konferencë, e cila njihet me emrin “Konferenca e Rogovës”, për organizimin e vullnetarëve për mbrojtjen e Plavës e Gucisë dhe viseve tjera të rrezikuara. Në këtë konferencë që kryesohej nga Bedri Pejani, merrnin pjesë 80 përfaqësues të komiteteve, në mesin e të cilëve Demë Ali Pozhari, Qazim Komoni, Ali Bajraktari i Junikut, Ejup Binaku nga Gjakova, Sherif Voca nga Mitrovica, Asllan Boletini, Adem Deva, Haki Taha e Selmon Riza që e përfaqësonin Lëvizjen Nacional Demokratike dhe përfaqësues të tjerë edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Malësia e Madhe etj.

Në veprimtarinë luftarake të Demë Ali Pozharit, pos luftërave për mbrojtjen e Plavës e Gucisë dhe viseve tjera shqiptare në Mal të Zi, është e njohur edhe Lufta e Junikut apo siç njihet në popull, “Ngujimi i Junikut”, që është njëra ndër epopetë më të mëdha të Rrafshit të Dukagjinit. Qëndresa e organizuar në Junik e Batushë kundër depërtimit të forcave partizano-çetnike serbe në Kosovë, të cilat ishin përzier tashmë edhe me ato të Shqipërisë, zgjati më se tri javë. Që nga 21 tetori deri më 17 nëntor 1944, Juniku dhe Batusha ishin bërë bastion i pakalueshëm.

Ngujimi i Junikut, në Rrafshin e Dukagjinit njihet si bastioni më i fortë i ngritur kundër terrorit serbo-çetnik. Pas një rezistence më se trejavëshe, forcat e mbrojtjes kombëtare, nën udhëheqjen e Demë Alisë, të cilat njëherësh ishin edhe shprehje e mospajtimit me politikën hegjemoniste serbe, detyrohen të tërhiqen, mirëpo vetëm pasi erdhën brigadat partizane të Shqipërisë nën udhëheqjen e Shefqet Peçit, për të mos luftuar shqiptarët kundër shqiptarëve. Që nga kjo periudhë Demë Ali Pozhari me një grup bashkëluftëtarësh del në mal, për ta vazhduar edhe më tutje luftën kundër njësive partizano-çetnike. Pas kësaj organizatat dhe Komitetet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit formuan celulat dhe komitetet e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH). Ata do të jenë bartës të të gjitha aktiviteteve të NDSH-së. Në këto lëvizje Demë Ali Pozhari përfaqësonte “Ballin Kombëtar”

Veprimtaria e Demë Ali Pozharit gjatë viti 1945 e në vazhdim…

Demë Alia që nga viti 1945 deri më 1948 mbante kontakte të vazhdueshme me Shaban Bashën, themelues i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare në Pejë, i cili njëherësh ishte ndër figurat bosht të Pejës me rrethinë, që ndihmoi organizimin e mbrojtjes së kufijve etnikë. Në këtë kohë Dema mbante lidhje edhe me Avdi Smajlin e Martinajve, Sadri Çakën, Mehmet Agën e Rashkocit, Ukë Sadikun, Ymer Berishën etj.

Forcat e rezistencës kombëtare po përgatiteshin për fillimin e një kryengritje të përgjithshme popullore në pranverë të vitit 1945. Për këtë qëllim në fillim të marsit u mbajt një tubim me forcat e Ballit Kombëtar ku morën pjesë mbi 1 200 vetë. Këtu u bisedua rreth ngujimit në fshatin Strellc i Epërm, komuna e Deçanit. Për këtë qëllim, më 12-13 mars 1945, Demë Ali Pozhari e thirri një takim me krerët e organizatave antikomuniste që vepronin në Pejë, Deçan e Rugovë, por kishte përfaqësues edhe nga Plava dhe Gucia. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Bajram Qerimit të Strellcit. Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin: Rrustë Koleniqi, ish prefekt i Plavës, Mehmet Aga i Rashkocit, Mehmet Agë Berisha, Ahmet Jusaj e Lush Fetahu nga Strellci, Adem Shabani, Bajram Selimi, Bik (Pazari) Boshnjaku, Demush Sadiku. Përfaqësues nga Rugova ishin Mon Belegu e Zhuk Haxhia. Mbledhja ka zgjatur dy ditë. Nga kjo mbledhje kanë dalë vendime të prera kundër partizanëve dhe partisë komuniste jugosllave. Demë Alia jepte instruksione dhe mbante lidhje me Ymer Berishën, drejtues i organizatës “Besa Kombëtare”.

Në vitin 1946, Demë Alia bashkë me disa shokë ka qëndruar në rajonin e Bellesë, Bjeshkës së Belegut, në Roshkodol e Pllaçicë të Vokshit. Gjatë kësaj kohe, Dema pati organizuar një tubim të forcave ilegale tek “Gllija e Madhe”, ku merrnin pjesë përfaqësues të shumë çetave dhe grupeve që vepronin në ato anë. Demë Ali Pozhari ka marrë pjesë edhe në Kuvendin e Dobërdolit. Kuvendi u mbajt më 3 e 4 gusht 1945, në Llugë të Dan Pjetrit në fshatin Dobërdol të Klinës, ku u mblodhën 2 000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të rajoneve të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja.

Aty gjendeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët. Kuvendi i Dobërdolit, u mbajt me iniciativën e Ymer Berishës. Në kuvend morën pjesë 158 anëtarë dhe udhëheqës të 19 grupeve të rezistencës si dhe 62 mysafirë të shquar gati nga të gjitha trevat e Kosovës, si Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin, Demë Ali Pozhari, Ndue Përlleshi, Zef Gji Doda, Zeqë Sokoli, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Alush Smajli, Mehmet Agë Rashkoci, A. Shala, N. Alishani, Zhuk Haxhia, Islam Tabaku, Prekë Shyti, B. Bihori, mulla Iljaz Broja-Spahija, R. Gjeli, S. Lutani, Ferat Kotorri, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, Mulla Iljaz Broja, Bajram Çukovci, Rexhep Gjeli nga Drenica, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Aty Ymer Berisha u zgjodh udhëheqës politik i të gjitha grupeve të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit, kurse Ukë Sadiku u caktuar komandant ushtarak.

Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe për këtë arsye u quajtën “Dymbëdhjetë Këshillat”. U zgjodh edhe kryesia e organizatës “Besa Kombëtare” prej 12 vetash dhe ndërlidhësit për trevat e ndryshme shqiptare. Me këtë detyrë u ngarkuan respektivisht Demë Ali Pozhari për Rrafshin e Dukagjinit, Feriz Bojaj dhe Adem Shala, për Istog, Tutin, Rozhajë dhe Pazarin e Ri, Sadik Lutani për Drenicë, Shemsi Ferri për Plavë e Guci, Shahin Gërdovci për Llap, Bislim Bajgora për Mitrovicë e Shalë, Osman Bunjaku për Vushtrri, kurse Ymer Berisha mbante lidhjet e Kosovës me Shqipërinë e Veriut. Kuvendi aprovoi thirrjen e Shtabit të Adem Gllavicës për mbajtjen e Kongresit të parë të LNDSH. Pas Kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”. Ukë Sadiku caktoi njerëzit që do që duhej të shkonim në Kuvendin e Mirditës bashkë me Muharrem Bajraktarin. Në atë grup ishin: Ukë Sadiku me të birin Skënderin, Demë Ali Pozhari, Bajram Çukovci, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, Ndue Përlleshi, Mehmet Aga i Rashkocit, dhe 16 luftëtarë të tjerë që duhej ta përcillnin këtë delegacion për në Kuvendin e Mirditës.

Në shtator të vitit 1945 u bë një mbledhje e përgjithshme e nacionalistëve në Malin e Zepës (Mirditë), ku morën pjesë: Mark Gjomarkaj, Muharrem Bajraktari, Bilall Kola etj. Në këtë mbledhje u trajtua çështja e organizimit të të gjitha forcave kombëtare dhe e mundësisë së një revolucioni të ardhshëm. U vendos që të bëhej edhe një mbledhje tjetër në muajin tetor, në Çam të Pukës. Në mbledhjen e tetorit, të organizuar nga Muharrem Bajraktari mori pjesë edhe Demë Ali Pozhari (i shënuar në dokumente si Adem Ali Pozhari) me parinë e Gjakovës, paria e Hasit të Thatë, kapiten Mark Malaj, Kolë Mirakaj, etj. Edhe kjo mbledhje pati për qëllim shqyrtimin e mundësive të një kryengritjeje të përgjithshme. Demë Ali Pozhari mori pjesë edhe në Kuvendin e Plavës.

Nënprefekti i Plavës e i Gucisë, Shemsi Ferri, e dha kushtrimin tek të gjithë burrat e fiseve të Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Malësisë së Gjakovës, që të mblidheshin në një kuvend të madh, për të rrokur armët në mbrojtje të tokave shqiptare. Thirrjes së nënprefektit iu përgjigjën më se 42 bajraktarë, me më shumë se 10 mijë burra të armatosur. Në kuvendin që u mbajt në Plavë, folën përfaqësuesit më në zë të bajrakëve të parë të Veriut, siç ishin: Dedë Shabani për Malësinë e Madhe, Shemsi Ferri për Plavën e Gucinë, Demë Ali Pozhari për Malësinë e Gjakovës e rrethet e Pejës dhe Mark Sadiku për Dukagjinin. Në këtë Kuvend u vendos që të falen gjaqet e të pajtohen ngatërresat e vjetra, sepse prej asaj dite Malësisë dhe gjithë Shqipërisë i kërcënohej një armik i madh e i përbashkët që ishin serbo-malazezët, të cilët nën maskën e komunizmit kërkonin të siguronin rishtas tokat shqiptare të shkelura padrejtësisht gjatë Luftës së Parë Botërore.

Njëri ndër luftëtarët e dalluar të çështjes kombëtare, Demë Ali Pozhari, ka hyrë në analet e historisë moderne si njëri ndër kundërshtarët më të mëdhenj të regjimit komunist dhe si njëri ndër luftëtarët më të devotshëm dhe ndër organizatorët e ideologët e lëvizjes kombëtare të kohës, i cili deri në vdekje luftoi për t’ia sjellë lirinë vendit të vet. Demë Ali Pozhari me grupin e tij do ta vazhdojë rezistencën në Kosovë deri në vitin 1948. Është kjo kohë kur maleve kishin mbetur rreth 40 luftëtarë të armatosur e që përfaqësoheshin nga Demë Ali Pozhari, Aziz Zhilivoda, Ndue Përlleshi, Hasan Remniku, Metë Hasani etj. Në këtë kohë organet e UDB-së, OZN-ës në bashkëpunim me pushtetin lokal bënë presion të madh për ta zënë Demë Alinë. Brigadat partizane dhe regjimi komunist u hakmor rëndë kundër familjes së tij. Kështu, Demë Alisë ia vranë dhe likuiduan të tre djemtë që i kishte. Djalin e madh, Miftar Demën, 22-vjeçar, e vrau Organizata e Rinisë Komuniste (SKOJ-istët), ditën e votimeve, më 1 nëntor 1946. Në vitin 1947, OZN-a ia likuidoi edhe dy djemtë e tjerë, Brahimin, 14-vjeçar dhe Afrimin, 12-vjeçar, të cilin e helmuan.

Këso kohe pos që ia dogjën kullën dhe ia konfiskuan tërë pasurinë, gjatë viteve (1946-1948) e tërë familja e Demë Ali Pozharit (20-anëtarëshe) arrestohet dhe tri vjet mbahen të burgosur në burgun e improvizuar në Gjakovë, që ishte i vendosur në “Rrugën e Shkijeve”. Në burg vazhdimisht torturohen nga organet shtetërore. Nga mundimet në burg vdes gruaja e Demë Alisë, Hatmonja. Një vajzë e Ali Metës, foshnje tri-javëshe, vdes nga uria. Ndërsa vajza e Demë Alisë, Zylyhaja 16-vjeçare sëmuret rëndë psiqikisht në burg. Pasojat e kësaj sëmundjeje i vuajti gjatë tërë jetës. Përkundër pasojave të rënda, populli e mbështeti Demë Alinë dhe bashkëveprimtarët e tij deri në fund. Edhe përkundër torturave, lëçitjeve, burgosjeve, vrasjeve e izolimeve Demë Alinë e mbajtën dhe e strehuan pa hezitim.

Në mars të vitit 1948, Demë Ali Pozhari me një grup nacionalistësh tjerë u arratis nga Kosova dhe doli në Greqi e prej andej në Turqi, ku e kaloi pjesën tjetër të jetës.

I rritur dhe i edukuar në traditën e pastër të kombit, identitet i të cilit është besa, nderi e bujaria, Demë Ali Pozhari paraqet një fizionomi të veçantë e tejet të rrallë të luftëtarit me orë. Ky burrë që kishte mençuri të rrallë natyrore, u rrit dhe veproi në një rreth shoqëror që pat gjithmonë militantë të Lëvizjes Kombëtare, prej nga Dema u pajis me ideale të larta kombëtare për realizimin e të cilave punoi, pa hile, tërë jetën. Kishte një intuitë shumë aktive, një vëmendje e gjykim shumë të mprehtë dhe një aftësi të rrallë organizative e mobilizuese. Imazhi i tij paraqet tiparet dalluese të një burri të përsosur të racës shqiptare, prandaj e donin dhe e respektonin deri në fund popullata e këtyre anëve.

Gjatë gjithë kohës sa qëndroi në emigracion punoi dhe veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare, e veçanërisht çështjes së Kosovës. Gjatë viteve të pesëdhjeta Demë Ali Pozhari nuk kishte pranuar propozimet e aleatëve anglo-amerikanë që të vihet në krye të aksioneve të ndërmarra për rrëzimin e Qeverisë Shqiptare. Kërkesave të tilla ai iu kishte përgjigjur se në Shqipëri nuk mund ta bëj një gjë të tillë, sepse ajo megjithatë është qeveri shqiptare, por nëse është nevoja për ta bërë një gjë të tillë në Jugosllavi jam i gatshëm dhe atë menjëherë. Gjatë viteve ‘60-të, si dhe gjithnjë deri atëherë, Demë Ali Pozhari ishte ndër punëtorët më aktivë që vepronte për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke e paraqitur gjithnjë Kosovën në arenën ndërkombëtare si pjesë integrale të Shqipërisë.

Ky njeri i guximshëm, duke ndjekur format e rezistencës aktive paqësore, kontribuoi si për krijimin e rrethanave të përshtatshme për arritjen e unitetit të kombëtar, gjithnjë me përcaktimin e qartë për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ai njihte mirë faktorin e jashtëm, të cilit i jepte rëndësi të duhur, por mbështetej tërësisht në faktorin e brendshëm, në popullin shqiptar, mentalitetin dhe identitetin e të cilit e njihte shumanshëm. Demë Ali Pozhari me shokë me të gjitha mjetet bën përpjekje për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi. Kështu, në Osato të Italisë, prej 16 deri më 18 maj të vitit 1963, ishte mbajtur Kongresi i XIII i Bashkimit Federal të Komiteteve Etnike. Në këtë kongres Lidhja Kosovare arriti ta artikulojë në nivel çështjen e Kosovës si problemi më i ndërlikuar evropian.

Lidhur me këtë problem Lidhja Kosovare nuk iu drejtua vetëm kongresit, por edhe ministrave të punëve të jashtme të shteteve të botës perëndimore dhe lindore, të cilëve u dërgoi telegrame. Për të mbështetur çështjen e drejtë të Kosovës, telegrame nga Stambolli kishin dërguar Demë Ali Pozhari, Isa Gjini, Sadik Vokshi (Sadik Elezi) si dhe Hamdi Gashi. Në Osato këtë çështje e kishte përkrahur edhe Abaz Ermenji, në emër të Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”, si dhe Hafiz Isuf Azemi, përfaqësues i Lidhjes Shqiptare.

Në këtë kongres, Lidhja Kosovare e kishte lëvizur çështjen shqiptare në nivel ndërkombëtar si çështje komplekse, sepse shqiptarë nuk kishte vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë Perëndimore, në Mal të Zi, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si pjesë të ashtuquajtura Serbi Jugore. Këtë vit (1963) për herë të parë internacionalizimi i çështjes kosovare do të fitojë dimensionin e plotë. Në anën tjetër diplomacia jugosllave do të mundohet ta amortizojë tërë atë presion me hapjen e shkollave të larta dhe fakulteteve në Prishtinë, kuptohet në gjuhën shqipe.

Në janar të vitit 1968, me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, 90-të vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me rastin e 73-vjetorit të lindjes së Shotë Galicës, Demë Ali Pozhari së bashku me nacionalistë tjerë të dëgjuar, për herë të parë ftohen në Shqipëri, pas vitit 1948 kur Shqipëria i kishte dënuar me vdekje në mungesë. Kësaj radhe në Shqipëri kishin ardhur edhe mjaft struktura dhe intelektualë të tjerë nga Kosova dhe viset shqiptare, të cilëve iu bë një pritje madhështore. Ardhja e tyre në Shqipërinë komuniste, edhe pse ishin kundërshtarë ideologjikë, përkundër të gjitha atyre ngjarjeve të pakëndshme që kishin ndodhur më parë, u bë me qëllim që Shteti Shqiptar ta fillojë një punë intensive rreth përkrahjes së Kosovës dhe bashkimit kombëtar, duke i mbështetur fuqimisht kërkesat e kosovarëve në arenën ndërkombëtare, por edhe me mbështetje tjera si shtet amë.

Demë Alia është ndër personat e parë që më 1968 në emër të disa organizatave të nacionalistëve shqiptarë të emigrantëve, kërkoi nga Enver Hoxha që Shqipëria t’i hapte dyert ndaj Kosovës dhe të bënte gjithçka ishte e mundur që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë. Apeloi gjithnjë pranë Presidencës Shqiptare që të ndërmerren veprime konkrete për aktualizimin e çështjes së Kosovës.

Herën e parë që Demë Alia erdhi në Shqipëri (janar 1968) qëndroi një muaj. Ai erdhi sërish në nëntor të atij viti. Duhet theksuar se pas vizitës së parë në Shqipëri dhe marrëveshjeve që arriti emigracioni shqiptar me Qeverinë Shqiptare, në koordinim me grupet ilegale që vepronin brenda në Kosovë, në nëntor të vitit 1968 filloi vala e demonstratave gjithëpopullore, të cilat rezultuan me lejimin e flamurit kombëtar, me një autonomi më të gjerë, me hapjen e Universitetit të Prishtinës, me hapjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me avancimin e të drejtave kushtetuese (1974) etj.

Për shkak të aktivitetit të tij të vazhdueshëm antijugosllav, sigurimi shtetëror serb – UDB, disa herë organizoi vrasjen e tij, disa herë dërgoi atentatorë në Turqi për ta likuiduar Demë Alinë, por pa sukses.

Demë Ali Pozhari, gjatë vizitave që i bëri në Shqipëri, kishte vendosur që djalin e tij të vetëm, Ibrahimin, që i kishte lindur pas arratisjes në Turqi, ta sjellë në Shqipëri. Ashtu edhe bëri. Sot Ibrahim Demë Pozhari jeton e vepron në Tiranë.

Familja e Demë Ali Pozharit mori pjesë aktivisht edhe në luftën e fundit në Kosovë, të organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1998-1999). Gjatë kësaj lufte nga kjo familje kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së Kadri Muhamet Berisha dhe Shkëlzen Gani Berisha nga Pozhari, si dhe nipi i Demë Alisë, Armend Tafil Kukleci nga Isniqi.

Demë Ali Pozhari ndërroi jetë më 26 prill 1975, në Stamboll, ku edhe është i varrosur.

Veprimatria e patriotit të madh shqiptar Demë Ali Pozhari është vlerësuar nga kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Bamir Topi, i cili më 23 korrik 2012, e ka dekoruar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Demë Ali Pozharin (Pas Vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacion: “Atdhetarit të shquar, luftëtarit të paepur, që bëri kauzë të jetës çështjen për fitoren e pavarësisë së Kosovës dhe të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, kudo që jetojnë, në trojet e tyre”.

AZIZ (KRASNIQI) ZHILIVODA,HYMNI ANTISLLAVOKOMUNIST




Aziz Zhilivoda


Shkruan Eugen SHEHU


Sa herë që ranë tupanat e luftës,sa herë që në malet e Kosovës u lajmërua krisma e pushkëve,në rast,si nga legjenda dualën bijtë e saj.Pa zhurmë,pa bujë,të armatosur,duke lënë në vatra prindërit e fëmijët,këta burra me shpirt të papërkulur askurrë nuk bënë llogari me fatet e atdheut të tyre. Atje në Zhilivodën  e Drenicës,në pyje të Qyqavicës,këtij kushtrimi të shenjtë do t’i përgjigjeshin për vite e vite me radhë,gjysh,stërgjyshërit e Azizit,duke transmetuar tek nipi i tyre,dashurinë e madhe për Drenicën,Kosovën e krejt atdheun e kombin shqiptar.Kjo dashuri do të rriste me aq mund e sakrifica,vitet e djalit të quajtur Azis.
Azis Krasniqi lindi në Zhilivodë më 1901,i rrethuar prej dashurisë së madhe të dhjetra të afërmëve, të cilët popullonin kullën e madhe rrethuar me gurët e bardhë Drenicake.Njohu mjerimin e madh shqiptar të asaj kohe por edhe guximin e burrave të Kosovës,për mos ta lënë fatin e popullit të tyre në duart e ndyra të serbosllavëve.Njohu ende në moshë të njomë,krismat e pushkëve në malet e Qyqavicës ku për vite të tëra rrallë shkeli këmba pushtuese e ushtarit apo gjandarit serb.Ndonëse ende i vogël në moshë,ndjeu dhimbjen e madhe të bashkëkombasve të vet,atëherë kur Zhilivoda e krejt viset e Kosovës,iu aneksua (1913) padrejtësisht,armikut shekullor të kombit tonë serbisë.
Kur vjen mosha e shkollës,prindërit shohin tek Azizi dëshirën e madhe të tij për dije.Ndonëse në Zhilivodë nuk mund të kishte kushte të mira për mësimin e gjuhës shqipe,prindërit bëjnë çmos duke  e dërguar Azizin dy orë larg prej fshatit dhe kujdesen që ai të mësojë së paku të shkruajë gjuhën e bukur tonën e mandej të mësojë mbi gjeografinë e historinë e krejt trojeve etnike shqiptare.Këto mësime,do të studioheshin prej Azizit të vogël,mes dhimbjesh kur mendonte ç’ka kish qenë dikur atdheu i vet dhe si e patën katandisur lakmia e fqinjëve.Por asesi dhimbja nuk do ta dekurajonte birin e Zhilivodës.Ai hidhte shtat tok me shpresat për bashkimin,një ditë të krejt trojeve shqiptare,jo me ndihmën e atyre që na ndanë e përçanë,por vetëm me besën dhe pushkën e shqiptarit.Më tej në vitet 1915-1917,Azizi ka bërë përpjekje të vazhdojë studimet në Prishtinë,duke dashur kurdoherë të viret në mbrojtje të atdheut të vet me pushkë e pendë.Ndonëse arësimi shqip në Prishtinë pati ecur mirë disa vite,në vitet 1914 e tutje u godit rëndë,ngase njëra nga përpjekjet e shovenistëve serb për kolonizimin e kosovës ishte pikërisht mohimi i të drejtës legjitime të shqiptarëve për të mësuar në gjuhën e mëmës së tyre.Përmes këtyre vështirësive,i përndjekur nga qeveria serbe,Azizi do të mund të thellonte dijet e veta pikërisht në gjuhën e bukur shqipe.Në fund të viteve 20,ngase pati konflikte me xhandarmërinë e Prishtinës,ai ndiqet prej organeve gjyqësore të mbretërisë serbo-kroato-sllovene.Është kjo arsyeja që ashtu sikundër qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës,Azizi i drejtohet shtetit amë për një jetesë më të sigurtë.Fillimisht vendoset në Elbasan ku nuk i mungonin disa të njohur të babait të cilët i afruan ndihmën e tyre.Më pas,duke patur dëshirë për arësimin,si edhe falë fizikut të rallë të tij,Azizi ngulmon të shkojë në shkollën e plotësimit të ushtarakëve në Durrës.Gjatë kohës së studimeve në këtë shkollë mban lidhje të ngushta me dy vëllezërit e tij,Qerimin dhe Qerkinin duke iu lutur atyre që të përpiqen të mbajnë sa më mirë kullat e lashta në Zhilivodë,si edhe “mos me harrue dyert e trimave që kanë ra për Kosovën”.
Pas mbarimit të shkollës së plotësimit,Aziz Zhilivoda pranon me dëshirë,të rreshtohet në formacionet e xhandarmërisë shqiptare, e cila falë kujdesit të Mbretit Zog,kishte hyrë plotësisht në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të saj.Azizi,ky xhandarm i ri nga Drenica,do të ketë gëzuar respekt ndër shokët dhe eprorët,jo aq për fizikun e lartë dhe të bukur,se sa për ndershmërinë dhe përkushtimin në detyrë.Ai do të shërbejë vite me radhë në këtë armë duke dëshmuar vullnet dhe cilsi të larta me ç’rast,në vitin 1936 edhe do të dekorohej më 28 nëndorë,me motivacionin : “Për shërbime të shqueme në armën e xhandarmërisë,duke sakrifikuar gjithshka për me zbatue detyrat eprore,në dobi të rendit e qetësisë në popull”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi Ministria e Punëve Brendshme,shkresa 28 nëndor 1936 , nr 471 ).
Ashtu si dhjetra e qindra nacionalistë të tjerë shqiptarë,7 prillin e vitit 1939,Azis Zhilivoda do ta priste përmes revoltës mbarëpopullore shqiptare.Ngase shpirti luftarak i tij nuk gjente dot paqë në ato ditë prilli,largohet prej shtetit amë dhe vendoset në Drenicën e vet të dashur.Por Italisë iu deshën vetëm pak muaj që të përfshinte nën sundimin e saj edhe disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Me këshillën e vëllezërve të vet,Azizi futet sërish në xhandarmërinë shqiptare,për t’iu përkushtuar deri në fund fateve të kombit të vet.Shokëve dhe miqve të vet,të cilët e panë të vishte sërish rrobat e ushtarakut,u tha se ajo uniformë e thërriste veç për çështjen kombëtare,”me u shërbye deri në fund shqiptarëve e me u përlesh në qoftë nevoja me gjithfar okupatorësh”.Kështu, disa kohë shërben në këtë detyrë,në Orlan të Podujevës,më pas në Lluzhan dhe më së fundi në Besi.
Me sulmin ushtarak të Gjermanisë ndaj Jugosllavisë Versajase,situatat në tervat etnike shqiptare do të ndryshonin së tepërmi.Për hirë të qëllimeve të veta strategjike,RAIHU i TRETË,nuk vonoi të njohë dhe rikonfirmojë disa të drejta të shqiptarëve,përfshi këtu edhe kufijtë Etnike,për të ruajtur qetësinë në vend,për të bashkëpunuar në kahjen e mosangazhimit në luftime brenda territorit shqiptar,komanda e lartë ushtarake gjermane,u mbështet në nacionalistët me reputacion të viseve shqiptare,të cilët të shkolluar në Perëndim,do të dinin të luftonin edhe kundër komunizmit,kësaj murtaje,por edhe nga rreziku i sërishëm nga pushtuesit serbosllav,e njëri nga këta burra të mëdhenj të nacionalizmit të ndershëm shqiptar ishte Xhafer Deva.
Duke vendosur një rregull e qetësi për tu patur zili,pothuaj në krejt Mitrovicën dhe rrethina,Xhafer Deva,përmes drejtësisë dhe veprimeve energjike provonte se shqiptarët jo vetëm dijnë të vetëqeverisen por mund të afrrojnë rrugë bashkëpunimi të sinqertë edhe me pakicat e tjera që ndodheshin në Kosovën e atyre viteve.Ka qenë pikërisht Xhafer Deva,i cili ngase pat dëgjuar për ndershmërinë,trimërinë dhe korektesën e Aziz Zhilivodës, e thërret ate të punojë sërish në funksionet e xhandarmërisë shqiptare.Azizi pranon dhe viret nën urdhërat e atdhetarëve Xhafer Deva deri kur ky jep dorëheqjen në verën e vitit 1944,në funksionin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.Në të ashtuquajturën gardë të Xhafer Devës,biri i Zhilivodës do të shërbente me devotshmëri,i bindur se misioni i tij dhe krejt luftëtarëve të tjerë,ishte misioni i madh i bashkimit të gjithë viseve etnike shqiptare.Ndonëse parrullat bollshevike të Tiranës komuniste,nuk lanë baltë pa hedhur mbi këtë formacion luftarak ,ato nuk mundën kurrsesi të përfytyrojnë imazhin e ndritur të luftëtarëve nga kosova për çlirimin e  trojeve amtare.Gjatë krejt kësaj periudhe,Aziz Zhilivoda,ndonëse në detyra tejet delikate,nuk e ndau askurrë guximin nga pjekuria,trimëria nga shpirtgjërësia.Në janarin e vitit 1943,pothuaj në krejt Jugosllavinë,përfshi edhe pakicat e tyre në Kosovë,u shpërnda qarkorja famëkeqe e shtabit ushtarak të Drazha Mihajlloviqit.Pos të tjerave,në këtë qarkore është thënë shprehimisht ;
“- Lufta e popullit tonë shenjtërohet prej Princit Pjetër II
Të krijojmë Jugosllavinë e Madhe,në Sërbinë e madhe,të pastër etnike dhe në kufijtë e Serbisë të paraluftës,të Malit të Zi,Bosnjës-Hercegovinës,Sremit,Banatit dhe Baçkës.
Të luftojmë për futjen në jetën tonë shtetërore,të gjithë territoret ende të paçliruara nën italianët dhe gjermanët(Triestën,Goricën,Istrën,Korushkën si edhe Bullgarinë dhe Shqipërinë Veriore).”
( Arkivi Qendror i Shtetit materiale për studiues)
Përkundër këtyre tezave të kryeqetnikut Drazha Mihajlloviqit,vepruan formacionet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare,të udhëhequra prej ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit.Me porosi direkt të Xhafer Devës,në dimërin e viteve 1943-1944,Aziz Zhilivoda si Ballist i njohur,iu bashkangjit forcave të Mbrojtjes Kombëtare në zonën e Artakollit duke organizuar e drejtuar disa luftime të ashpra e të sukseshme ndaj çetnikëve serb.Reputacioni që gëzonte si ushtarak i lindur por edhe si trim i çartur antisllav,bëri që rreth Azizit,të bashkoheshin në vitin 1944,rreth 40-50 trima,me ç’rast të inkuadruar në formacionet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare,u bënë ballë planeve shkombëtarizuese të çetnikëve serb,mandej duke i ndjekur ata deri në përfundim të kufijve etnike shqiptare.Në një intervistë të dhënë në një prej gazetave shqiptare,pos të tjerave,Aziz Zhilivoda pat deklaruar:”Mos hyni në luftë nëse nuk mund të fitoni,mjaft kemi humbur.Por nëse fillon lufta,edhe pse në moshë të shtyrë,do të më shihni me mashinkën në krah,në malet e Qyqavicës” ( Gazeta “Bota Sot” më 10 shkurt 2000).Për hir të së vërtetës,duhet thënë se ai veçanërisht në vitet 1944-1949 jo vetëm e rrëmbeu mashinkën e tij,por me atentatet kundër oficerëve madhorë të OZNËS famkeqe,u bë tmerr i sllavokomunistëve.Në janarin e vitit 1945,trimi Shaban Polluzha,ngase i pat kuptuar qëllimet e zeza të komunistëve jugosllav,nuk pranon të shkojë me brigadën e vet në front të Sremit kinse për të luftuar kundër gjermanëve.Ai e dinte mirë se largimi i tij nga Drenica do të thoshte një dorë “e lirë” për sllavokomunistët të cilët me shumë kujdes po përgadisnin kasaphanen edhe në Drenicën kreshnike.Pas kthimit nga rruga,formacioneve luftarake të Shaban Polluzhës iu bashkangjitën edhe disa çeta të tjera të luftëtarëve shqiptarë.Në këto ditë tejet të vështira për fatet e Kosvës,”Shaban Polluzhës iu bashkua edhe Aziz Zhilivoda me 100 vetë nga Artakolli” ( Islam Dobra , “Lufta e Drenicës … faqe 134 ).
Dihet tanimë prej të gjithëve se çfarë mizeri ushtarësh e oficerësh,serb,çetnikë,komunistë,bullgarë e shqiptarë mercenarësh të kuq,iu vërsulën maleve e pyjeve të Drenicës e cila jo vetëm që nuk donte robërinë sllavoserbe,por ishte e deklaruar se kërkonte bashkimin e natyrshëm të saj me shtetin amë.Pjesa më e madhe e oficerëve të Armatës Jugosllave,të cilët u dërguan në Drenicë,ishin oficerë çetnikë dhe ish ushtarakë të Jugosllavisë Versajase,të cilët posaçërisht për të bërë krime kundër shqiptarëve,u amnistuan në nëndorin e vitit 1944 dhe u dërguan në Kosovë e Maqedoninë shqiptare për krime të mëtejme. Vetë dokumentat jugosllave të shtabit të Divizionit 46 të Sërbisë,duke folur për luftimet në Drenicë,në janarin e vitit 1945,shprehen se “shkaqet e fenomeneve të cilat kanë rritur dukshëm urrejtjen e banorëve shqiptarë ndaj nesh,qëndrojnë kryesisht në faktin se tek pjesa më e madhe e ushtrisë sonë,por edhe tek eprorët tanë sundon urrejtja shoviniste ndaj banorëve shqiptarë.Gjatë disa aksioneve,oficerët tanë të rrëmbyer nga të shtënat e armëve të serbëve vendas,vetëm nga urrejtja kundër shqiptarëve,trilluan për ta faje që nuk egzistonin realisht”.
( Muhamet Pirraku, “Ripushtimi jugosllav i Kosovës, Prishtinë 1991,faqe 53 ).
E vërteta është se këtyre masave të dhunshme të armatës jugosllave,burrat e mbledhur rreth Shaban Polluzhës,iu përgjigjën veçse me krismat e pushkëve.Sipas burimeve jugosllave,në ditët e para të shkurtit 1945,në Drenicë numëroheshin mbi 3 mijë luftëtarë të armatosur,të gatshëm për të dhënë jetën,për të flakur tej zgjedhen serbe dhe për kufijtë etnike shqiptare.Brigada e luftëtarëve të Ballit Kombëtar tanimë ishte ndarë në gjashtë batalione dhe sejcili prej batalioneve kishte në vetvehte katër çeta.Në krye të çetave prinin trimat ; Jetulla Aziz Zhilivoda,Refat Galica,Hetem Hasani,Muharrem Sinani,Hetem Gllareva,Isuf Hajdari etj.Nuk duhet asesi të harrojmë kur flasim për luftimet e Drenicës në vitin 1945,se ishte trimëria e të gjithë burrave të Kosovës,me ç’rast mbajtën të gozhduar për javë të tëra formacionet disa mijëshe të Armatës jugosllave.Veçmas në luftimet në fshatin Rrezallë,aty ku ishte edhe shtabi i Shaban Polluzhës,çeta e Aziz Zhilivodës tregoi heroizëm të pashoq.Ushtaraku i talentuar,Azizi do të rrezikonte kurdoherë veten,duke u vendosur në radhët e para të luftëtarëve të vet.Por syri i tij askurrë nuk gaboi,mashinka e tij dijti të këndojë kurdoherë hymnin e lirisë së kombit të vet.Pas vrasjes së Shaban Polluzhës,për sllavokomunistët u duk se lufta e nacionalistëve shqiptarë pat marrë fund njëherë e përgjithmonë.Lajmin e vrasjes së Polluzhës e çuan vetëtimthi në Beograd,duke “qetësuar” edhe kryekriminelin gjeneralin Tito se rebeli i fundit ballist shqiptar ishte shuar.Por ditët që vijuan më pas,në shkurt-marsin e vitit 1945,provuan të kundërtën.Burrat e Kosovës,i patën dhënë besën Shaban Polluzhës se do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për t’i treguar jo vetëm Beogradit por krejt qytetërimit evropian se shqiptarët asesi nuk mund të pajtohen me idetë komuniste.Ndër ta,Aziz Zhilivoda,anipse me dhimbjen e bashkëluftëtarëve të rënë në beteja, vazhdoi inkursionet e tij luftarake duke u sjellë sllavokomunistëve humbje të konsiderueshme në njerëz.Një varg raportesh të Armatës Jugosllave,bëjnë fjalë për atë se edhe pas vrasjes së Shaban Polluzhës,rezistenca e nacionalistëve shqiptarë nuk përfundoi,madje në disa raste,sidomos në Prishtinë e rrethina,ajo u përsërit pa u lëkundur aspak në bindjet e veta.Gjatë viteve 1945-1946 Aziz Zhilivoda qëndron në malet e Kosovës,krejtësisht në ilegalitet.Në dimër e verë,në stuhi dhe acar,herë i ngrënë dhe herë i pangrënë,biri i Zhilivodës nuk do të thyhej përpara asnjë vështirësie.Tashmë ai mban lidhje të drejtëpërdrejta me Udhëheqës të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare duke paraparë në idetë e saj(organizatë e cila ishte vazhdimësi e Ballit Kombëtar) vazhdimësinë për Shqipërinë Etnike.Ngase OZNA,në këto vite,është në gjurmim të pandërprerë të nacionalistëve shqiptarë,Azizi detyrohet të shpërndajë çetën e trimave të vet duke qëndruar vetëm me 3-4 prej tyre,çka mundëson edhe qëndrimin ilegal të mëtejshëm.Në fund të vitit 1946,atij iu bë thirrje nga Muharrem Bajaraktari për t’u bashkuar,me qëllim kalimin në Greqi dhe riorganizimin e krejt forcave antikomuniste.Azizi ende shpresonte në një lëvizje mbarëkombëtare shqiptare antikomuniste ndaj siguroi Muharrem Bajraktarin se në çdo rast,do ta gjente me mashinkë në dorë,në majet e Qyqavicës.Edhe dy vjet të tjera,Aziz Zhilivoda endet nëpër malet e Kosovës martire.Shpresat për një Shqipëri Etnike sa vinin e zbeheshin ndërsa komunistët e Tiranës,pasi i shitën trojet amtare të Kosovës e Maqedonisë shqiptare për pushtet,jetonin ende me përallat e internacionalizmit proletar,pa e ndjerë në shpirt gjëmën kombëtare që kishin gatuar.E vërteta është se OZNA pat rënë herët në gjurmë të Aziz Zhilivodës por ushtaraku i lindur askurrë nuk ra në kurthin e tyre dhe për më tej,në vitet 1945-1948,janë rreth 40 ushtarë dhe oficerë të OZNËS,të cilët në përpjekje me Aziz Zhilivodën patën gjetur vdekjen prej mashinkës së tij.Në vitin 1946, në pamundësi për të shtënë në dorë Azizin,OZNA arreston të gjithë pjestarët e familjes së tij,që nga i jati 81 vjeçar e deri tek fëmija më i vogël që ishte 6 muajsh.Kinse Azizi ishte udhëheqës i rrezikshëm i bandave balliste,kullat në Zhilivodë kthehen në burgje ku serbosllavo-komunistët i përdornin për ambijente hetuesie,parabaurgimi si dhe oda për qëndrimin  etyre.Me kujtimet e veta,biri i Aziz Zhilivodës,Faiku,lidhur me qëndrimin në paraburgim tregon pos të tjerave : “Erdhi vjeshta e vitit 1947,krejt familjen ma dërguan në burgun e Vushtrisë.Pos dy tri ditëve e sollën në burg edhe nënën e Sherif Tërstenës,gruan e tij dhe një vëlla më të ri të Sherifit.Ate ditë na rregjistronin në burg.Gjatë rregjistrimit hyrën Ali Shukriu dhe Rasim Qerkezi.Ali Shukriu ishte prokuror publik për Kosovën e Rasimi ishte shef i OZNËS për Mitrovicën
-Ti je nëna e Aziz Zhilivodës a ?
Lokja ja ktheu :
Po,une vetë !
Ali Shukriu iu afrue, e kapi prej flokësh dhe i tha :
Ti je shtriga plakë që ke pjellë Azizin,që na i ka vrarë 96 komunista,bijtzë më të mirë të Jugosllavisë së Titos !
Tëherë gjyshja iu drejtua me këto fjalë :
Hiqi duart e fëlliqta nga unë,he qen bir qeni ! Pushkë,topa dhe ushtri ke sa të duash.Ndjeke Azizin nëse mundesh me e zënë,ju komunista të qelbur !.
Qëndrimi burrëror të familjes së Azizit,OZNA iu përgjigjej duke mbyllur në qelitë e ftohta të Vushtrisë për vite me radhë,krejt familjen për të thyer sadopak shpirtin e luftëtarit.Por ndodhi e kundërta,mashinka e Aziz Zhilivodës askurrë nuk e prehu këngën e saj kundër hordhive sllavokomuniste.Për hirë të së vërtetës duhet thënë se emri i Azizit u deklarua zyrtarisht prej OZNËS,në akuzën ndaj Gjon Sereqit,në vitin 1946.Më tej ky emër është lakuar me qindra herë nëpër zyrat e OZNËS sa në Beograd aq edhe në Shkup,Prishtinë e Mitrovicë.Ai ishte shndrruar në simbol të burrit trim dhe sypafjetur.Roli i Azizit në organizimin luftarak të ONDSH-së,është tejet i madh.Veçmas,në vitin 1947,kur kjo lëvizje pati pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz dhe moral,biri i Zhilivodës,me disa aksione pothuaj personale,i mbante të ndezur optimizmin e antarëve të tjerë.Sipas deklaratës së anëtarit të ONDSH-së,Smajl Sllamianit,dhënë në Prishtinë në vitin 1998,tregohet qartazi për këtë rol,midis të tjerave,Smajli informon se antarët e ONDSH vepronin në grup tresh.Vetë ai mbante lidhje të drejtëpërsëdrejta me Rrahman Gërgurin dhe Don Berishën.Ndërsa të tjerët mbanin lidhje me ato që vepronin në male si ; Ajet Gërguri,Azem Ballaçevci,Gjon Sereqi,Smaj Dragusha,Aziz Zhilivoda,Isuf Visoka etj.Këtyre u dërgoheshin në mal informata,ushqime e veshmbathje ndërsa merrnin nga ata rekomandime të ndryshme.Sipas gazetës “Flamuri” i asaj kohe,si organini Ballit Kombëtar,thuhet se në vitin 1948,në male të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,vepronin rreth 30 nacionalistë shqiptarë duke mos e ndalur rezistencën.Midis tyre ishin : Riza Gogaj,Sadik Tusha,Sami Begolli,Aziz Zhilivoda,Neze Bunjaku,Ymer Kurti, Sherif Tërstena,Ndue Përlleshi,Shaban Pasha,Elez Murati,Abdyl Ibrahimi,Bajram Llukavci,Nezir Kurtishi,Dem Pozhari,Mete Hasani,Qazim Avdia,Asllan Zymberi,Hilmi Dala,Hasan Remniku, Rexhë Saliu,Sadri Coka etj.Ndonëse rezistenca e tyre nuk ishte e organizuar,ndonëse aksionet e çetave nacionaliste nuk ishin të dukshme,gjithsesi lëvizja e përfaqsuar nga këta burra,mbart në vetvehte vlerat e larta morale,vlerat e antikomunizmit të popullit tonë,si edhe dëshirës së madhe të tij për Shqipërinë Etnike.
Në fund të vitit 1951,atëherë kur lëvizja ilegale nacionaliste në Kosovë,jetonte orët e mbrame të saja,Aziz Zhilivoda duke menduar se krejt jetën e vet e ka vënë në dispozoicion të Shqipërisë Etnike,në mënyrë të fshehtë kalon kufirin dhe shkon në shtetin amë.Shpresat për një jetë më të mirë,në atdheun e vet,i lindën edhe për fatin që midis Tiranës dhe Beogradit,qenë prishur përfundimishtë urat e “vëllezërisë” dhe vendin e tyre e patën zënë armiqësitë e hapura.
Por pikërisht këtu,pat gabuar biri i Zhilivodës,atentarori i dhjetra ushtarëve dhe oficerëvë të OZNËS jugosllave,trimi i dhjetra e dhjetra betejave në Kosovën e Drenicën martire,do të jetonte veç disa muaj në paqë,për të provuar nën akuza tejet qesharake ferrin e burgjeve të diktaturës komuniste në shtetin amë,Shqipërinë enveriste.Ai do të mbyllte sytë përgjithmonë,i tradhëtuar nga klika e Tiranës bollshevike,por jo nga gjeneratat e Drenicës heroike,tytat e të cilëvë kënduan po ate këngë që dikurë e pat kënduar mashinka e heroit dhe trimit të madh të Drenicës Aziz Zhilivodës.
Bern-Zvicër
- See more at: http://gazetadielli.com/aziz-krasniqi-zhilivodahymni-antisllavokomunist/#sthash.WSLp5mFl.dpuf

2014/01/22

AGIM MEHMETI- E VËRTETA PËR FARK-UN

Doli në qarkullim libri “E vërteta për FARK-un” me autor Agim Mehmeti,ish zv.ministër i mbrojtjes së kol.Amet Krasniqit, në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art”.

E vërteta për FARK-un vetëm në këtë libër i shkruar nga njeriu më kompetent,që ishte në krye të të gjitha ngjarjeve të atëbotshme.


Çka ishte FARK,kur dhe si u themelua ai? 
Cilat ishin detyrat e tij? Kush e themeloi FARK-un? 
Cila ishte e vërteta e takimit të Osllos në maj të vitit 1998? 
Çka i thotë dr.Ibrahim Rugova në Gjenevë me 1994,zv.ministrit të mbrojtjes rreth organizimit të FARK-ut? 

Janë sjellë në këtë libër, pra për herë të parë publikohen edhe mjaft faksimile që ndriqojnë shumë aspekte tjera në vazhdën e këtyre proceseve, e që kanë një rëndësi të madhe për opinionin, sidomos për ta njohur të vërtetën e këtyre zhvillimeve të atëbotshme. Në këtë libër dhe shumë e shumë të vërteta të tjera, deri në vrasjen e kol.Ahmet Krasniqit nga dora tradhtare në Tiranë.

3 vjet pa publicistin e shquar, Nazmi Lukaj

Nga FLORI BRUQI

Nazmi Lukaj lindi më 2.2.1967 në Pejë. Kishte kryer Fakultetin Filologjik Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Me gazetari dhe publicistikë është marrë aktivisht që nga 1996, ndërsa, para atij viti, herëpashere, ka botuar në “Bota e re”, “Republika”, në “Gazetën e Re Shqiptare”, në “Dodona”, “Viktoria”, “Dielli”, “Gurra” etj.

Gjatë luftës së Kosovës dhe disa muaj më pas, kishte botuar analiza politike dhe reportazhe për ngjarjet në Kosovë në disa gazeta të Shqipërisë, si në “Albania”, në “RD”, në “Gazetën 55”, etj. Deri në kohët e fundit Nazmiu ka bashkëpunuar me disa gazeta të Shqipërisë, por kryesisht, më shumë në javoren “Nacional”, “Gazeta 55”. Prej vitesh ka qenë komentator në “Bota sot”. Ka qenë edhe redaktor përgjegjës i së përditshmes “Pavarësia”. Veç gazetarisë, prej vitit 1991-2004 ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe në gjimnazin “Bedri Pejani” të Pejës, dhe së fundi zëvendësdrejtor në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë. 

Më 1999, në Tiranë, ka botuar librin “Kosova dhimbja dhe shpresa ime” (publicistikë dhe reportazhe), më 2002 “Ese, komente dhe analiza” (Pejë), kurse më 2007 po në Pejë, botoi librin e tretë publicistikë “A është Kosova një rast unikat?”. “Përtej statusit të Kosovës” është libri i katërt publicistik i tij. Konsiderohej nga publicistët më të mirë të Kosovës.

3 vjet pa publicistin e shquar, Nazmi Lukaj
Krejt rastësisht fëmijët e mij, duke i shfletuar albumet me foto mi treguan edhe disa foto ku isha bashkë me mikun tim tashmë të ndjerë Nazmi Lukën. Shumë u përmallova se Ti kolegu dhe miku im nuk je më në këtë botë.Ike pa na thënë lamtumirën e fundit si familjes dhe shokëve që i pate. Ishe shumë i fortë dhe shumë besove se do ta mundësh sëmundjen e rëndë nga e cila lëngojshe. U bënë 3 vite që nuk ta dëgjojmë zërin, u bënë 3 vite që Ti nuk je bashkë me mua. 3 vite të trishta dhe me plotë dhembje për prindërit Kamerin dhe Shyten, vëllezrit, motrën për bashkëshortën, fëmijët të cilët po rritën pa dashurinë prindërore, 3 vite pa fjalën tënde të ngrohtë dhe shumë njerëzore. 3 vite sa 3 shekuj pa prezencën tënde fizike. 3 vite pa gazetarin dhe publicistin e shquar të trojeve etnike. Ishe edhe intelektual i përkryer dhe mësimdhënës shembullor. Me punë dhe vepra të arrira do të mbetesh fanar ndriçues për shumë gjenerata të cilëve ua trasove rrugën e njerëzisë dhe rrugën e diturisë. Realizove shumë shkrime publicistike dhe katër libra të botuara të cilat të ngrënë lartë në piedestalin e njerëzve eminent të letrave shqipe. Fjala jote shquhej me seriozitetin, më sinqeritetin e shprehjes, me thjeshtësinë e komunikimit, me drejtpeshimin e argumentit, me pastërtinë e arsyetimit, ku për asnjë çast nuk dole jashtë qendrës fokale të humanizmit - të njeriut universal. Ti Nazi që në moshën e re u angazhove në veprimtarinë kombëtare, për mos t’u ndalur deri në fund të jetës. Ishe proaktiv në menyrë institucionale në ndryshimet e mëdha demokratike, ishe i angazhuar me tërë qënien që Kosova të bëhet shtet i lirë dhe sovran. Gjatë gjithë jetës sate bashkëjetove me hallet dhe problemet e popullit tënd. Ishe betuar së për kauzën e drejtë shqiptare për çlirim nga okupatori, nuk do të ndalësh kurrë. Disa herë edhe ishe maltrajtuar rëndë nga policia serbe për veprimtarinë tënde atdhetare.

http://floripress.blogspot.com/2011/01/vdiq-redaktori-i-gazetes-nacional-nazmi.html


http://floripress.blogspot.com/2011/01/nga-nazmi-lukaj-liber-shume-i.html


http://floripress.blogspot.com/2011/01/sejdi-berisha-vdiq-gazetari-dhe.html



2014/01/21

Projekti “’Historia e Kosovës 1912-2012





Shkelzen Gashi

Inspirimi kryesor për këtë nismë janë dallimet thelbësore mes teksteve arsimore të historisë ,të botuara në Kosovë, Shqipëri e Serbi. Detyrën për t’i analizuar dhe studiuar ato e ka marrë mbi supe studiuesi i shkencave politike.

Projekti “’Historia e Kosovës 1912-2012, në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri e Serbi’, është raport i cili do të publikohet në fillim të muajit prill, në vëllimet shqip, anglisht e serbisht.
Shkelzen Gashi ka rreth 6 muaj që po punon intensivisht në raport, ndërsa tregon se kanë dalë shumë fakte interesante me të studiuar këtë aspekt historie. Kur flitet për diskrepancën midis librave të historisë në Kosovë, dhe atyre në Serbi, ai thotë se ndryshimet i ka pasur të pritshme, edhe të çuditshme në raste.
“Tekstet e historisë të Serbisë merren me Kosovën, kryesisht te seksioni që e trajton vitin 1912/1913, kurse kur shpjegohen periudhat tjera, Kosova përmendet shumë pak sepse, siç vërehet nga hartat e botuara në këto tekste, ajo trajtohet gjithmonë si pjesë e pandashme e Serbisë. Natyrisht, theks i veçantë i kushtohet luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve nuk prezantohen askund në tekstet e Serbisë, njësoj sikur që në tekstet e Kosovës nuk përmenden krimet ndaj serbëve”, thotë Gashi, duke shtuar se edhe midis atyre çka thuhet në tekstet e historisë së Kosovës e Shqipërisë po ashtu ka dallime, këtë herë më pak në përmbajtje sesa në përdorimin e stilit gjuhësor.
“Dallimet kryesore mes teksteve te Shqipërisë dhe të Kosovës, sa i përket paraqitjes së historisë së Kosovës 1912-2012, konsistojnë kryesisht në gjuhën e përdorur: tekstet e Kosovës përdorin gjuhë të ashpër dhe pa ofruar argumente mbështetëse, kurse tekstet e Shqipërisë përdorin gjuhë më të matur sa u takon krimeve të forcave serbe”, vazhdon Gashi.





Projekti i cili do të botohet si libërth është përkthyer nga Elizabeth Gowing në anglisht dhe Vehap Shita në serbisht. Ai përmban pesë kapituj; “Kosova 1912/1913” i cili trajton futjen e Kosovës nën sundimin e trupave të Serbisë, që në tekstet e Kosovës paraqitet si okupim, kurse në ato të Serbisë si çlirim,“Kosova 1918-1939” kapitull i cili trajton Kosovën mes dy luftërave botërore, por e shtjellon pak edhe Kosovën gjatë Luftës së Parë Botërore, kapitulli “Kosova në RSFJ 1945-1992” që trajton krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të pas Luftës së Dytë Botërore, themelimin e LDK-së, 2 korriku 1990, 7 shtatori 1990 dhe referendumi 1991, kapitulli “Lufta në Kosovë 1998-1999” që është kapitulli më interesant dhe trajton krimet e luftës, Konferencën e Rambujesë dhe ndërhyrjen e NATO-s dhe kapitulli i fundit “Pavarësia e Kosovës”, i cili trajton shpalljen e pavarësisë, Pakon e Ahtisaarit dhe mendimin e GJND-së.


Gashi thotë se me gjithë këtë botim, misioni nuk përfundon pa u rrekur mirë edhe shënjestra e gjithë libërthit, që asocon në shpërndarje të raportit dhe paraqitje të tij në vazhdime në medie të ndryshme shqiptare e serbe.


“Target i raportit janë: hartuesit e teksteve mësimore të historisë për shkollat fillore e të mesme në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi; personave përgjegjës në Ministritë e Arsimit në Kosovë, Shqipëri e Serbi, të cilët japin leje për botimin e këtyre teksteve; profesorëve të historisë në shkollat fillore e të mesme dhe opinionit publik, meqenëse raporti do të botohet në vazhdime në një gazetë të përditshme në Kosovë, në Shqipëri dhe shpresojmë edhe në Serbi”, vazhdon studiuesi dhe autori i raportit, Shkëlzen Gashi.
Libri është ndihmuar financiarisht nga KFOS dhe do të botohet nga KAHCR dhe KEC.


*****


Turqia këmbëngul në rishikimin e librave të historisë

Kohë më parë një delegacion nga Turqia pritet ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë merr vesh Floripress.
Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.
Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër. Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.


“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, Shkëlzen Raça. Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.
“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.
Burimet e gazetës thonë se delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.


“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.
“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.
“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.


Vitin e kaluar MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.


Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.




Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.


Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.


“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.

Artistët e rrugëve, ç’duhet të dini

Artistët e rrugëve, (2)
Performanca në rrugë, apo praktika e performimit në vende publike, daton qysh në antikitet dhe ndodh në të gjithë botën. Performanca mund të ketë në lidhje me çdo gjë që për njerëzit është argëtuese, si akrobaci, akrobaci me kafshë, krijimi i figurave me tullumbace, magji dhe lojra me letra, komedi, imitim, muzikë, skicime ose pikturë, për të përmendur vetëm disa.

Artistët e rrugëve, (1)
A e dini se:
•Jon Bon Jovi është i famshëm për performancat e tij të shpeshta në rrugë, të cilat janë të palajmëruara, si ajo në Kopështin Covent në Londër apo në Sheshin e Kuq në Moskë.
•Këngëtarja e njohur Tracy Chapman e nisi karrierën e saj duke kënduar në rrugë.
•Benjamin Franklin ishte një interpretues rrugësh. Ai krijonte këngë, poezi dhe prozë në lidhje me ngjarjet e fundit dhe dilte në publik për t’i performuar. Më pas, ai shiste kopje të printuara të tyre për publikun. Babai i tij e bindi të hiqte dorë pasi besonte se stigma që disa njerëz i bashkëngjitnin performancës në rrugë nuk ia vlente. Por ishte kjo përvojë që ndihmoi atë të formonte bindjet e tij në fjalën e lirë, për të cilën ai shkroi në artikujt e tij.
•Më 18 nëntor 2008, Tom Jones doli jashtë Royal Festival Hall të Londrës dhe këndoi për bamirësi. Ai arriti të fitonte 900 Dollarë për njëzet minuta, të cilat ia dhuroi një organizate e cila bënte kërkime për kancerin.
•Bruce Springsteen ka qenë i njohur për performancat e tij në rrugë. Një grup videosh të tij, regjistruar në 23 korrik 1988 në Kopenhagen, ku ai luan një shumëllojshmëri të këngëve të tij me një artist rrugësh, është bërë shumë e famshme.
Artistët e rrugëve, (4)

•Edhe Sting është maskuar dhe ka dalë në rrugë për të performuar. Thuhet se ai fitoi 70 Dollarë. Ai kishte vënë një kapelë për të mbuluar sytë e tij, por një grua e pikasi dhe tha: “Është Sting”. Dikush prapa saj tha: “Budallaqe, nuk është ai. Sting është milioner.”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...