Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/03

Halit Xhemë Elshani-MBROJTJA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE “AJA TRIADA”NË TAKSIM TE STAMBOLLIT!




          Në Stamboll ndodhet një kishë shqiptare e kohës Ilire.Lefter Sava dhe Jahja Beu na lajmruen,për këtë rast.Ata ishin pasanik shqiptar i dhanê nê gjyq në Turqi se i dilte zot greku.Një ditë vjen lajmi se do vijë komisioni gjyqesor.Dy ditë para na kan lajmrue krejt shqiptarëve.Ditên e diell të vini qe tê gjithë tê kisha,sa të muni,sa më shumë.Na të gjithë shqiptarët gra,femijë e burra te Stambollit jemi tubue dhe kemi hye në oborrin e kishes,brenda nuk na zente.Erdhi komisioni prej tre vetave dhe na pyetshin:

          -Cfar kombesie ini ju?
          -Jemi shqiptar qe të gjithë?
          -Ju si folni në vendin tuaj?
          -Ne flasim shqip zoteri?
          -Jemi shqiptar.


 Gjyqi turk na besonte më shumë neve se sa grekve.Faktet ishin n'anen tonë.E fituem gjyqin.Tapiinë,proçesverbalin e komisjonit e ka pasê Jahja Beu dhe Lefter Sava.Kisha e ka pasë edhe priftin shqiptar,emrin e të cilit nuk ia dij!? Kanë kalue shumë kohê,dhe shumë momente tê jetes sime qe kanê pasë një peshë tê rëndë.Kisha ekziston edhe sot.Bashkë me kêta shqiptar kemi punue me Ambasadën shqiptare në Ankara.Siq dihêt ne terë jetên kemi qenë nê sherbim t'atdhetarizmës!

Lidhur më këtë çka u tha më lartë morra mëndimin e një veprimtari nga Mitrovica,qe ka migrue në Turqi dhe pastaj në Belgjikë.Ai si konsulent i këtij libri-monografie,meq ka qenë prezent edhe vet edhe nê Turçi edhe nê Bruksel, nëmes tjerash sqaron: Keni theksue kishën Ilire ortodokse në Stamboll,nuk mendoj unë se është e sakt.Të kishi thenë Bizantine ndoshta do ishte rreale.

Po.Ju përgjegja.

-A pajtoheni qe ketë përcaktim t'ia lam historjanve,shkenctarëve Akademive qe do të merrën ishalla ndoj here me ketë çështje.

-Po u përgjegj.

Intërvista dhe fjalët e xha Xhelës janë më të ndegjuara nga të tjerët.Po ju dha shkurtimisht të vërtëtën!?
"Sinqerisht gja Gjelë duke mos qenë në dijeni më të gjerë ka dhenë ketë verzion të tij qe është larg të vërtëtës.Për hapjën dhe ndarjën e kishës ortodokse shqiptare është dhënë punë dhe shpenzime shumë të mëdha.Sidomos duhë përmndur dhe meriton çdo lavdat Leftër Sava Iliadi.

Sava Iliadi është bashkëpuntor i rilindasve,antar i shoqeris"Besa" bashkë me Frasherinjët.


Kisha shqiptare duhej të ishte "Aja Triada" në Taksim,në qendër të Stambollit.Pasi ajo ishte ndertuar në trollin dhe pasurin e një shqiptari qe pasandaj ia len patrikut-Qendra Botërore Ortodoksive.Pas shum përpjekjeve dhe gjykimeve,arrihët një marrveshje dhe kisha shqiptare ortodokse autoqefale inagurohët në Karrakey të Stambollit dhe mesha e parë është berë në gjuhën turqishte me priftin turk dhe jo me priftin shqiptar qe do të vinte nga Amerika i emruar nga patriku grek.


Pra,të gjitha shpenzimët për arritjën dhe inagurimin e ka berë Leftër Sava dhe kolonia shqiptare e fesë Ortodokse me pak ndihma nga shqiptar të fesë muslimane.

Lavdi jetës dhe veprës patriotike të rilindasit Leftër Sava Iliadi,patrioti qe nuk u përmend kurr nga ne,e qe i ndihmoj moralisht e materjalisht të gjithë shqiptarët e posaqerisht kosovarët në Turqi".
Me dukët apstrakte të shkruhêt për ndihmat materjale qe ka dhënë Xhela e Hyseni për luftën e UÇK-ës.

Të gjithë mërgimtarët  kush më shumë e kush më pak ,kanë ndihmuar, të gjith i kanë vêrtetimet e fondeve ku i kanë dhënë.

Xha Xhelë kur flet për bashkpunimin me Ambasadat e Shqiperisë nuk janë rreale.Është e vërtët se janë berë ca takime në formë vizitash apo tê rastit më ndonjë sekretar ambasade në Turqi, ështê berë evidentimi i shqiptarëve nga ana e ambasadës turke.

Në Belgjikë takimët kanë qenë të rastit,ndonjë ndeshje sportve ,panair të librit apo promovim i ndonjë libri të shkrujtur në frengjisht etj.

Takimet nuk janë bashkêpunime !

Kur shkruhêt për aktivitetin patriotik,pse nuk përmendë dhe shkruhêt diç më tepër për tê,kur në gjirin e saj ishin xha Xhelë dhe Hysën Xhelili,e shkollla shqipe mê mêsuesit vullnetar e të kualifikuar si:Sadik Tolaj,Riza Kondri,Shefki Bojku, Aferdita Sopi,grupi i karatës me Agim Ukaj,ne qe punuem 8-9 vjet vullnetarisht,pra Idriz Seferi, ishte qendra kulturore më aktive n'Evropë.Mramjët informative qe mbaheshin n'at shoqatë ishin të njivelt shumë tê lartë qe ushqeu dhe ngriti mërgimtaêt,në shkallën më tê lartê patriotike e historike,ngriti ndjnjën kombetare,atdhedashurinë.Shoqata ka qenê afirmative,antarët e saj kanë qenê nga partit më tê ndryeshme,aty nuk është diskutue për ç'eshtje partiake,natyrisht çdo antar ka pasë bindjët e veta dhe ka qenë simpatizant i ndonjë apo partie tjetër.

Monumenti i Skenderbeut në Skarberg!

Pse u largue Dul Rroj,nga komisioni i formuar!?Propozimi i tij ishte qe monumenti te vehet i madh si ai në Itali.,nga i njajti skulptor më më pak shpenzime,kjo nuk u rrealizue,pse!?
Për këto sygjerime të konsulentit me duhêt tê përkujtoj:Pêr shkollën shqipe kam shkrue qysh në vitin 2000 në gazetên"Shkendija" dhe në librin "Çeta e Brukselit" duke përfshi edhe rrolin e klubit"Idriz Seferi".Por kësaj rradhe e kam në dorë një proçes-verbal i cili deshmon përkushtimin dhe karakterin e kêtij klubi.

Është i sakt konstatimi i konsulentit-veprimtarit të pa epur ,shokut Ernest Jakupi për çeshtjën kombetare.

Kjo qendër nuk ka pasë ngjyra politike,nga ky klub nuk duhët të frigohêt as kush.

Sepse nga programi shifët çartë:

1.Mbajtja e librave dhe revistave kulturore,
2.Çfaqja e filmave në video kaseta,
3.Arsimimi i fêmijëve dhe të rriturve që përfshihën në shkollë,
4.Koordinimi me klubët tjera brenda dhe jasht Belgjikës,etj.

Fatkeqesisht kjo mvetesi dhe ky program është kualifikue si jo lojal dhe janë krijue barjera dhe kualifikime jo të mira,ndasi dhe shpesh armiqesi.Ky ka qenë qellimi i ambasadës jugosllave në stilin"përçaj e sundo"!

Pra para se të botohët kjo monografi apo libër le të kontrollohët mirë se xha Xhelë edhe plak edhe gjerat e 25-30 vjetve të fundit i rregullon duke mos qenê në vazhdën e ngjarjeve më të reja në dijeni. Për Hysën Xhelilin e veprën e tij e shof të arsyeshme të mjaftohemi më kaq,Për mua ai është dhe mbetët patrioti më i madh. Duhët të shkruhêt veprimtaria e tij në një libër tjtër qe ta ngrit më lartê figurën e tij në rangun qe e mêriton.

          Kemi organizue luftën çlirimtare në Kosovë,Maqedoni.Kemi dhanë mjete materjale,sidomos vëllau im Hyseni i cili ka dhanë 300.000 frang belg,unë 50.000,aq sa kisha mundesi.Kemi punue me ambasadën shqiptare në Pariz e më vonë në Belgjikë.


          BRUXEL,18 JANAR 2014                                                  Halit Xhemë Elshani


INMEMORIAM : ME RASTIN E VDEKJES SE GJELË 


GJELILIT-PLAKUT TË MALEVE



SHKRUAN : PROF.HALIT XHEMË ELSHANI 
Shkepusim diq nga jeta dhe vepra e Oficerit të Ballit Kombetar i cili vdiq në Bruksel,06.10.2013

Zyra për mergatën pran Kryeministrisë se Republokës së Kosovës ,organizojë më 1,2,3 gusht,manifestimin tradicional gjithëkombetar: “Ditet e mergatës ne Kosove – 2010″ me moton :”Bashk’atdhetarë te nderuar miresevini ne shtetin tuaj,në Republikën e Kosovës
Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht i cili jeton ne Skarberg të Brukselit.

Më 03 Gusht 2010 u mbajtën katër  promovime: i librit ”Rrugetimi i Qendrës kulturore Shqiptare në Zvicer” i autorit Xhevdet Kallaba, “Të Qoroditur” e autrores Rehana Doko, “Rrefenja Fluide” nga Bajram Sefaj si dhe “Çeta e Gostivarit” nga autori Halit Elshani. Të gjitha keto libra u promovuan në përkujdesjen e Zyrës për Çështje Jorezidente pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. 
  
Drejtori Z.Naim Dedushaj,nga hapja e këtij manefetstimi,Kpertina e Librit
Referues:

Mr.sc.Flori Bruqi

Çeta e Gostivarit” shpalos sakrificën shqiptare

Çeta e Gostivarit”, është libri më i ri i autorit Halit Elshani, i cili është botuar para pak ditësh. Një vepër monografike, që flet për jetën dhe veprën e heroit Xhelë Xhelilit-Kalishta, të cilin autori e quan edhe plaku maleve. Vepra në fjalë është shkruar në përkujtim të sakrificës sublime të këtij heroi. Një vepër që vjen si dhimbje, nëpërmjet një pjese që prezantohet si rrugë e vetmuar dhe rrugë me shumë njerëz. Autorët tjerë e kanë cilësuar si një panteon, një sfidë ndaj vetë krijuesit, ndaj njerëzve, historisë, kohës, vesit të mirë dhe vesit të keq. Një sfidë ndaj të rënëve dhe ndaj të gjallëve. Një vepër që paraqitet si shkëmb i kënduar ku veprojnë që të lënë fytyrën e vet koha dhe njerëzit e sajAutori në këtë vepër sjellë gjithashtu një copëz historie nga sakrifica dhe mundi i popullit shqiptarë gjatë luftërave, që janë zhvilluar në vendin tonë, duke prezantuar figura të shquara të kombit njiherit dhe kontribuuesit kryesor të lirisë që gëzojmë ne sot. Disa nga titujt, që përfshihen në libër janë : “Krologjia e luftës së çetës shqiptare në fushë të Pollogut”, “Çeta e Xhelë Kalishtit arrinë në Greqi më 1948”, “Një historik i shkurtër i ngritjes së bustit të Skënderbeut në Skarberg të Brukselit”, “Dy trimëresha që nuk harrohen”, “U ndava nga Çeta e Xhemë Gostivarit” etj.Autori Halit Xhemë Elshani rrjedh nga një familje letrare, e cila ka qenë e anatemuar, sidomos në kohën e komunizmit etatist serbo-jugosllav, e persekutuar dhe e djegur me 1918 me 1924 si dhe gjatë luftës së fundit me 1999. Ka publikuar shumë vepra të tjera shkollore dhe letrare si Monografinë e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë 1964-1995, pastaj Monografinë e Çetës së Brukselit (mendime dhe opinione), Çeta e Kalishtit, Çeta e Brukselit 2,Gjeneaologjia e Familjes Elshani,Monografia për prof. Ramiz Musa dhe prof.Ahmet Mumxhiu,Monografia për risimtarin Taib Sylejmanin,etj. Elshani gjithashtu ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme letrare dhe historike të vendit duke kontribuuar vendit me mendimin dhe veprën e tij

Cen Pushkolli

U promovua libri “Çeta e Gostivarit” i autorit Halit Elshani


Libri :”Çeta e Gostivarit” (plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), të autorit Halit Elshani është një enciklopedi e llojit të vetë. Halit Elshani përpara vetes e ka pasur një “arkiv të tërë”, respektivisht ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin-Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besnikërisht në këtë libër monografik. Halit Elashani me këtë monografi del në “fushën e mejdanit”, respektivisht në atë fushë ku dalin të gjithë krijuesit me veprat e veta.
Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” e Halit Elshanit,
 
Pamje nga ky promovim ne Bibliotekën Univerzitare në Prishtinë,Ekspozea e Halit Elshanit
mbajt më 03.gusht 2010

Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” e Halit Elshanit, libër ky i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht.
Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq kundër armikut të përbashkët të shqiptarëve sllavo-ortodoksët serb e maqedonas. “Pasi u informova për atdhetarët e tipit të Xhelë Xhelilit – Kalishtës, sigurisht që nuk mund të rija « rehat » për pa e shkruar një monografi për jetën dhe veprën e tij dhe të shumë e shumë bashkëluftëtarëve të ti” tha në promovim autori Halit Elshani.
Libri :”Çeta e Gostivarit” (plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), të autorit Halit Elshani është një enciklopedi e llojit të vetë. Halit Elshani përpara vetes e ka pasur një “arkiv të tërë”, respektivisht ashtu siç e ka dëgjuar rrëfimin për Xhelë Xhelilin-Kalishtën ashtu edhe i ka përcjellë besnikërisht në këtë libër monografik. Halit Elashani me këtë monografi del në “fushën e mejdanit”, respektivisht në atë fushë ku dalin të gjithë krijuesit me veprat e veta.
“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.
Promovimi i librit u organizua nga Zyra për mërgatë e Kosovës, ndërsa botimi i tij u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.

Promotion du livre « Bande de Gostivar », auteur Halit 
Elshani 

Bande de Gostivar (Santa Xhelili-Kalishta montagnes Majestic), l’auteur Halit Elshani, éveillé la curiosité des participants à un événement qui s’est tenu mardi dans la Bibliothèque de l’Université du Kosovo, à Pristina

Être écrite pour un créateur, dont le livre il ya promovuam jour n’est pas toujours facile. zotëri Halit Elshani në opusin krijues të të cilit janë disa dhjetëra e dhjetëra libra e shumë publikime të ndryshme zhanresh të ndryshme, domosdoshmërish ta zgjon kureshtjen për ta lexuar librin e tij . M. Halit Elshani l’opus créatif qui sont plusieurs dizaines de dizaines de livres de nombreuses publications de divers genres, pas nécessairement à éveiller la curiosité de lire son livre. Libri ”Çeta e Gostivarit” (Plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta.
Libri ”Çeta e Gostivarit” (Plaku i maleve Xhelë Xhelili-Kalishta), qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta.Le livre “bande de Gostivar (Santa Xhelili-Montagnes Kalishta Majestic), puisque, dans son point de vue de l’impression que l’on peut lire” dans un souffle, “parce que le personnage principal du livre est ainsi parce que des activités patriotiques semblables de majestueuses montagnes Xhelili – Kalishta.Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale që shumica e materialeve botohen për herë të parë, në këtë libër janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq kundër armikut të përbashkët të shqiptarëve sllavoortodoksët serb e maqedon. Dans plus de 260 livre page est pleine de matériel que la plupart des documents publiés pour la première fois dans ce livre sont représentés des dizaines de guerriers et guerrières inégalée commune Albanais ennemi sllavoortodoksët serbe de la Macédoine. Ky libër është programuar të shkruhet qysh kur autori emigroi nga Gostivari në Bruksel, respektivisht qysh kur u takua me Hysen e Xhelë Xhelilin – Kalishtën, nga aty « unë rashë në sit e në shoshë, pa fajin tim »siç thotë autori, sikur me këtë donë të thotë:” tash pasi u informova për atdhetarët e tipit të Xhelë Xhelilit – Kalishtës, sigurisht që nuk mund të rija « rahat » për pa e shkruar një monografi për jetën dhe veprën e tij dhe të shumë e shumë bashkëluftëtarëve të tij”. Ce livre devrait être écrit puisque l’auteur a émigré de Gostivar, à Bruxelles, respectivement, depuis quand il a rencontré le gel Xhelili Hysen – Kalishtën, à partir de là “Je suis tombé sur le site de l’énigme, pas de ma faute», comme le dit l’auteur, si ce envie de dire: «Maintenant, après avoir été informé sur le type de patriotes gel Xhelili – Kalishtës, ne peut certainement pas Rijat” rahat “pour sans écrire une monographie sur sa vie et de travail et un trop grand nombre de ses camarades. Është shumë me rëndësi të thuhet me këtë rast se pasi e kishte kompletuar së shkruari librin z. Il est très important de noter que depuis cette affaire avait achevé l’écriture du livre de M. Halit Elshani, shkon tek z.Halit Elshani, s’adresse à M. Xhelë Xhelili dhe i tregon se librin e kishte përfunduar, gjë që plakun e maleve e kishte gëzuar pa masë. gel Xhelili et montre que le livre a été terminé, le vieillard de la montagne qui avait pris un immense plaisir. Një ditë plakun e maleve, pra z. Un jour, le vieillard de la montagne, si bien que M. Xhelë Xhelilin e kishte vizituar një bashkëfshatar i tij z. gel Xhelili avait visité une paysans M. sonXhezair Miftari, biznesmen me punë të përkohshme në Kroaci, dhe pasi që kishin filluar të bisedonin rreth librit që e kishte shkruar z. Bob Miftari, homme d’affaires avec un travail temporaire en Croatie, et après qu’ils eurent commencé à parler du livre qu’il avait écrit M. Halit Elshani, ai e kishte ftuar z. Halit Elshani, il avait invité M. Halitin që ta vizitojë dhe të njihet me mysafirin e tij. Haliti de visiter et de se familiariser avec son visiteur. Kështu z. Donc, M. Haliti kishte ra në kontakt me biznesmenin, luftëtarin e pashoq të kauzës gjithëkombëtare z. Poméraniens avait été en contact avec l’homme d’affaires, la cause de chasse inégalée à l’échelle nationale M. Xhezair Miftarin. Miftari Bob. Gjatë bisedës me te, siç thotë Halit Elshani mësova se z. Pendant la conversation avec, dit Halit Elshani a appris que M. Xhezairi përveç që kishte investuar në punë të ndryshme humanitare ai kishte ndihmuar edhe materialisht edhe luftën e Kosovës ndaj Serbisë, ashtu siç kishte investuar edhe tek punët kërkimore, hulumtuese e shkencore që do t’i kontribuonte çështjes kombëtare shqiptare. Xhezairi sauf qu’il avait investi dans le travail humanitaire qu’il avait sensiblement contribué à la guerre du Kosovo contre la Serbie, comme il l’avait également investi dans la recherche, la recherche scientifique qui contribuent à la question nationale albanaise.
Halit ELSHANI
Cen Pushkolli
Flori Bruqi
Bruksel,06.10.2013


Enver Hoxha, varrmihësi i nacionalizmit shqiptar


Prof.dr. Eshref Ymeri



[Të dashur bashkatdhetarë, brenda trojeve etnike dhe në diasporë! Brenda mundësive që keni, mundohuni ta lexoni librin e dr. Vasfi Barutit, me titull: “Enver Hoxha në optikë të re”. Autori ka punuar 8 vjet për përgatitjen e kësaj vepre. Librin e ka nxjerr nga shtypi Shtëpia Botuese UEGEN dhe e ka hedhur në qarkullim në qershor të vitit 2013. Në këtë libër, mbi bazën e dokumenteve arkivore, zbulohet lakuriq fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës dhe roli i tij, si varrmihës i nacionalizmit shqiptar.]

Sot, në Shqipërinë Londineze, në mjetet e informimit masiv, si zor të haset kund termi nacionalizëm (nga frëngjishtja nationalisme). Jo vetëm kaq, por edhe kur përmendet, ky term shoqërohet me një mbiemër qesënditës: nacionalizëm folklorik. Por një herë e një kohë, kur komunistët nuk kishin dalë në skenën e jetës shqiptare, ky term ishte mjaft i respektuar. Madje për lartësimin e kuptimit të këtij termi, ishin të interesuara drejtpërsëdrejti strukturat më të larta të shtetit shqiptar, deri te vetë Mbreti Ahmet Zogu. Dhe një interesim i tillë nuk ishte i rastësishëm. Sepse nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit. Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, bashkimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash.
Në librin e dr. Vasfi Barutit flitet me fakte konkrete për vlerat e nacionalizmit shqiptar në kohën e Mbretërisë:
“Mbreti Zog kishte merak të madh edukimin e fëmijëve të shkollave me ndjenja patriotike e nacionaliste. Më 1927 Ministria e Arsimit shpalli konkurs kombëtar për tekstin më të mirë për “Patriotizëm e nacionalizëm”, konkursin e fitoi Kristo Floqi, një intelektual mjaft i njohur i kohës, dhe me lejë nr. 1290, datë 24. XI. 1927, botohej teksti i tij “Patriotizëm dhe nacionalizëm”, i detyruar “Për shkollat publike e private të shtetit. Tiranë 1928”, shkruhet në faqen e parë të tekstit. Është tekst shumë i mirë që edhe sot nga të rritur e të rinj do të lexohej me kënaqësi” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 206.
Në vazhdim, Dr. Vasfi Baruti, nga libri në fjalë, ka shkëputur një fragment mjaft domethënës:
“… Po cili është atdheu juaj? Atdheu juaj s’është kodra ose fusha e katundit tuaj, xhamia ose kisha e fshatit tuaj, minaretë ose kambanoret kryepërpjeta, oxhakët e shtëpive ose kasollet tuaja. Atdheu juaj është Shkodra për Korçarin, Korça për Kosovarin, Kosova për Kolonjarin, Kolonja për Hotasin e Grudasin, Hoti e Gruda për Devollasin, Devolli për Bregdetasin dhe Çamin dhe Çamëria e Himara për Dibranin e Lumjanin. Atdheu juaj është gjithë Shqipëria ku flitet, si thamë, gjuha e lehtë zanore shqipe dhe ku jetojnë shqiptarë, është gjaku jonë, ai gjak i vlertë që kanë derdhur gjyshstërgjyshët tanë mbi altarin e Atdheut për shpëtimin e tij, është bashkimi jonë dhe ndjenja e dëshira për një rrojtje të lirë e të panjollë; është Qielli i bukur e i kaltër që mbulon Shqipërinë; është Dielli i flakët dhe i ëmbël që ndriton Shqipërinë; është deti i blertë me tallazet e valët e tij që përlak zallet e Shqipërisë; janë fushat e malet e kodrat e bregoret e pllajat e lumenjtë e kulluar të Shqipërisë. Atdheu është kombi jonë, të cilin kemi detyrë ta duam e ta ndërtojmë e ta mbrojmë me mish e me shpirt kundër çdo msyësi e invadori e të mos lëmë kurrë asnjë pëllëmbë dheu të shkelet prej thundrës së një të huaji. Ky duhet të jetë programi e ideali juaj, o djelmosha!...” (po aty).
Është shkruar e ç’nuk është shkruar për themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Por sipas burimeve arkivore partiake, me të cilat dr. Vasfi Baruti është njohur nga afër, rezulton një e vërtetë tragjike. Në mbledhjen themeluese qe aprovuar një Rezolutë, të cilën e patën përgatitur paraprakisht Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Pikërisht në atë rezolutë, “mbillet, që atë natë, fara e helmët e rrezikshmërisë që vjen nga nacionalizmi shqiptar për Shqipërinë natyrale dhe Rezoluta publikohet për herë të parë po nga Hoxha në shkrimin e tij kushtuar Titos në revistën Shqipëri-Jugosllavi (nëntor 1947)” (po aty, f. 229).
Të vërtetën tragjike për rrezikshmërinë që vjen nga nacionalizmi shqiptar, e pranon edhe biografi i Titos V. Dedijer, në librin me titull “Marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri”, 1949, f. 25 (po aty, f. 255).
Dhe dr. Vasfi Baruti vjen në një përfundim logjik:
“Fara e helmët e kundërnacionalizmit që u hodh në mbledhjen themeluese të Partisë prodhoi fryte të helmëta për “dekorimin” me plumb pas shpine të qindra nacionalistëve gjatë luftës e pas lufte, me “rrezikun” e nacionalizmit u përgatit dhe strategjia për qëndrimin antikombëtar ndaj Kosovës, në interes të politikës kolonialiste të Titos” (po aty, f. 256).
Shovinizmi serbojugosllav, përmes përfaqësuesve të vetë Popoviçi dhe Mugosha, më 8 nëtor 1941 përgatiti turrën e druve dhe mbi to vendosi nacionalizmin shqiptar. Pastaj turrës së druve i vuri zjarrin. Enver Hoxha shkoi e hodhi edhe një krah shkarpa mbi atë turrë drush. Pikërisht ky qëndrim prej tradhtari i Enver Hoxhës, më kujton një ngjarje nga mesjeta e largët:
Luftëtarin e madh të popullit çek që luftonte për çlirimin e tij nga dhuna gjermane, Jan Gusin (1369-1415), në kohën e inkuizicionit, katedralja kishtare katolike e pati dënuar me vdekje me djegie mbi turrën e druve, duke e cilësuar si heretik të rrezikshëm, si armik të kishës së vërtetë. Tek po e priste vdekjen mbi turrën e ndezur të druve, ai vuri re një plakushe të rrëgjuar, një besimtare katolike kjo, e cila, duke qenë plotësisht e sigurt se po bënte një punë të mirë, solli në sheshin e ekzekutimit një krah me lëmishte dhe i hodhi në zjarr. Atëherë Jan Gusi klithi me një nënqeshje ironike plot dëshpërim: “О plakushe naive!”
Por në këtë krahasim ka një dallim të vogël: ajo plakushja çeke ishte besimtare naive deri në verbëri, kurse Enver Hoxha ishte i bindur dhe i vendosur deri në çmenduri për aktin e tradhtisë së lartë që po kryente kundër nacionalizmit shqiptar.
Nën parullën e antinacionalizmit enverian, komunistët shqiptarë i lejuan shovinistët serbomëdhenj të kryenin masakrën e rëndë të Tivarit. Nën këtë parullë antikombëtare, të gjithë kosovarët që arratiseshin nga tirania serbe për në atdheun amë, Enveri ose i kalbte në burg, ose ia kthente Titos në kufi për t’i pushkatuar apo për t’i varrosur për së gjalli nëpër burgjet apo kampet e përqendrimit të Jugosllavisë. Nën parullën e antinacionalizmit enverian, iu vu një gurë i rëndë përsipër Çështjes Çame dhe u la në heshtje bashkëpunimi i ngushtë i nazifashizmin grek me nazifashizmin gjerman. Prandaj shovinizmi nazifashist grek masakroi dhe dëboi në mënyrën më barabare popullsinë e krahinës sonë të Çamërisë. Nën parullën e antinacionalizmit enverian, krimineli Ramiz Alia lejoi pushtimin e kishës ortodokse fanoliane prej Janullatosit, pararojës së shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri. Me këtë akt të tradhtisë së lartë kombëtare, antinacionalizmin enverian Ramiz Alia ia përcolli dhe ia la trashëgim klasës politike shqiptare pas vendosjes së pluralizmit në vendin tonë. Produkt i antinacionalizmit enverian janë mbajtja e pushtuar e kreut të kishës fanoliane që prej verës së vitit 1992 prej shovinistit Janullatos, ngritja e varrezave, e memorialeve dhe e manastireve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, me kontributin e drejtpërdrejtë të Janullatosit, prapa të cilit Athina rri në gatishmëri. Klasa politike shqiptare dhe Tirana zyrtare, duke e pasur antinacionalizmin enverian si yll karvani, ka heshtur për deklaratat e Janullatosit kundër bombardimeve të NATO-s dhe në mbrojtje të barbarisë serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, për deklaratat e tij në gazetën “Katemirini” për çrrënjosjen e shqiptarizmit nga vetëdija e kombit shqiptar që mishërohet në parullën “feja e shqiptarit është shqiptaria”, për shpifjet e ulëta para gazetarit amerikan Fred Reed se në Shqipëri po ngrihet një shtet fundamentalist islamik, për sulmet që ka ndërmarrë kundër emigrantëve shqiptarë, duke u radhitur përkrah partisë nazifashiste “Agimi i Artë”. Ajo ka heshtur për deklaratën plot ngazëllim të historianit grek Nikolas Stavros, i cili, pushtimin e kishës ortodokse fanoliane prej kishës shoviniste greke, e vlerëson si fitoren më të madhe të Greqisë në shek. XX. Antinacionalizmi enverian i klasës politike të Tiranës, ka bërë që të dalin në skenë lakenj të llojllojshëm, që nga Tirana deri në Nju Jork, të cilëve, me sa duket, shovinizmi grekokaragjoz ua ka ngrohur mirë xhepin dhe ata, si sahanlëpirës të rëndomtë të Athinës dhe të lobit grek në Amerikë, kanë dalë në mbrojtje të Janullatosit, deri në faqet e gazetës internetike “Tribuna Shqiptare”, duke u pozicionuar haptas kundër kontributit të Fan Nolit dhe të Mbretit Ahmet Zogu për themelimin e Kishës së Pavarur Ortodokse të Shqipërisë.
Emisarët jugosllavë Popoviçi dhe Mugosha nuk e patën fare të vështirë ta kultivonin farën e antinacionalizmit në vetëdijen e Enver Hoxhës, si njeri pa kurrfarë morali kombëtar, si edhe te tërë kasta komuniste që ishte e zhveshur krejtësisht nga një moral i tillë. Dëshminë më të pastër për mungesën e këtij morali kombëtar në qenien e tyre, e jep Mehmet Shehu dhe Fiqrete Shehu në letrën që i dërgonin Dushan Mugoshës më 22 prill 1944:
“Nuk kishim parti, por kishim dhe ishim bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojmë partinë tonë komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si nëna foshnjën”. (Citohet sipas faqes së internetit AlbDreams.Net. 05 tetor 2010).
Dhe Popoviçi me Mugoshën e bën seleksionimin që duhej: në bashkëpunim të ngushtë me Enver Hoxhën, varrosën nacionalizmin shqiptar, bashibozukët komunistë i ngritën në poste të larta, i vunë në shërbim të sllavizmit dhe nxitën histerinë antinacionaliste, e cila u manifestua me egërsinë më të madhe në luftën civile që shpërthyen komunistët prej shtatorit të vitit 1943, pas hedhjes poshtë të Marrëveshjes së Mukjes. Rezultat i padiskutueshëm i antinacionalizmit të klasës së sotme politike shqiptare, trashëgimtares së denjë të antinacionalizmit enverian, është gjendja jonë e mjerueshme në marrëdhëniet me fqinjët, të cilën, me një profesionalizëm të lartë prej publicisti nacionalist, e ka vlerësuar zoti Skënder Buçpapaj në analizën me titull “Fqinjët janë në ekspansion, ne jemi ne restriksion”, të botuar në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 31 janar 2014. Rezultat i antinacionalizmit enverian është dhunimi i Përmendores në Llogara, për çka është njoftuar si më poshtë:
“Dhunohet nga grekofonët Përmendorja në Llogara në rrugën Vlorë-Himarë, që përkujton masakrat greke 1912-1917. Kjo përmendore tregon luftën heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Përmendorja është dhunuar me rastin e 100-vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë” (Citohet sipas: “Dhunohet përmendorja kundër gjenocidit grek në Llogara”. Gazeta “Dielli”. 26 janar 2014).
Pas këtij njoftimi, Tirana zyrtare s’është bërë e gjallë të thotë një fjalë se noton në ujërat e antinacionalizmit enverian. Por, çuditërisht, hesht rinia vlonjate, hesht rinia e Labërisë, hesht rinia përmetare, në vend që të rrëmbejë kazmat dhe varetë dhe t’i shkatërrojë me themel varrezat dhe memorialet në nderim të ushtarëve agresorë grekë dhe t’i japë një leksion të mirë nacionalist mbarë klasës politike shqiptare dhe sidomos Tiranës zyrtare. Por kjo rini hesht se i janë venitur ndjenjat nacionaliste, se antinacionalizmi enverian e ka bërë punën e vet, i ka lënë pasojat e veta në vetëdijen e saj. Hesht Aleanca Kuq e Zi, e cila, me sa duket, rezultoi një flakë kashte. Hesht Klubi i Patriotëve të Rinj, i cili, siç po del, paska qenë thjeshtë një tym myshku. Prandaj edhe dhunohet Përmendorja e Llogarasë dhe mbeten të paprekura përmendoret në nderim të ushtarëve agresorë grekë. Ç’të bëjmë! Enveri, me kastën e vet komuniste, dha shembuj tragjikë të nënshtrimit të pështirë ndaj shovinizmit gjakatar serbojugosllav, Tirana zyrtare ka 23 vjet që po vazhdon të japë shembuj të nënshtrimit të neveritshëm ndaj shovinizmit të shpifur grekokaragjoz.
Antinacionalizmi enverian i Tiranës zyrtare, manifestohet më së miri në heshtjen para shovinizmit grekomaqedonas, i cili po përpiqet të mbyllë përfundimisht damarët jetëdhënës të lumit Radika dhe Vjosa dhe t’i shkaktojë ekonomisë sonë dëme të pallogaritshme.
Santa Barbara, Kaliforni
31 janar 2014

Nga Flori Bruqi: Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe Diasporë



Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe Diasporë


Letërsia moderne në Kosovë



E pasur dhe e bukur është gjuha jonë shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethana historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturale popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Do t`i lëmë mënjanë, edhe folklorin, i cili më vete do të mbushte një kapitull shumë interesant, edhe atë sërë të gjatë prodhimesh religjioze që pati filluar qysh në shekullin e 15-të, rëndësia e të cilëve është sidomos gjuhësore; e atëherë do të shohim se pjesa e dytë e shekullit të kaluar shënon shfaqjen e veprave të para letrare,që si me thënë mund të merren për themelet e letërsisë sonë moderne.

Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas luftës, në vitet 1950, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 e sidomos me emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti etj.

Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani,Iljaz Prokshi,Agim Vinca,Nuhi Vinca etj.

Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre(Adem Istrefi etj).

Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Teki Dervishit,Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.

Letërsia moderne shqiptare në diasporë



Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.

Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.

Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.

Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:

Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania. Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.

Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.

Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera.

Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.

Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.




Në fund sot një plejadë e tërë të rinjsh po ecën në gjurmët e Mjeshtërve të vet. Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, ia kanë hapur rrugën zhurnalizmit.Tajar Zavalani, me një gjuhë popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritë e letërsisë ruse, me përkthimet nga Tolstoi, Çehovi e Gorki. Ernest Koliqi përkthyes i disa klasikëve italianë, në ‘’Novelat’’ e tij të punuara me një stil mjaft të këndshëm, pasqyron qëndrimin e vet ‘’borgjez’’.

Midis shkrimtarëve që s’janë ende veçse në periudhën e shkrimeve fillestare, disa duan të marrin pjesë në Gostinë e perëndive,ndërsa disa të tjerë, jo aq ambiciozë, kënaqen vetëm duke ngjyer bukën e tyre në çanakun modest të bariut, të fshatarit dhe të punëtorit.

Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe studiuesish letrarë që krijojnë prej viteve 90-ta në diasporë si Eshref Ymeri,Rasim Bebo,Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta Zylo,Raimonda Moisu,Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca Fatmir Terziu,
Engjell Shehu,Gëzim Ajgeraj , Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Hasan Aliaj , Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli ,Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.

Shkrimtaret e ekzilit…

Poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Në Itali sidomos është prezent një qark letrar i autorëve shqiptarë që shkruajnë letërsi në gjuhën italiane. Autorë që fitojnë çmime letrare me botimet e tyre, por që fare pak njihen në Shqipëri. Ndoshta sepse dhe ne vetë mendojmë “se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”, shkrimtarja rumune Herta Müller që shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ky fenomen është i natyrshëm një fenomen global, ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim. Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit. Janë shumë autorë shqiptarë, le t’i quajmë të shkrimtarë në ekzil, që po prezantohen sukses. Mes tyre dallojnë katër shkrimtare femra. Librat e tyre kërkohen dhe botohen nga shtëpi prestigjioze botimi. Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi (‘Einaudi’) janë treshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali. Kësaj treshe i bashkohet Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon ‘Fayard’. Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre. Femra, herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…



Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë”. Besa Myftiu nuk do të mund të shkruante asnjë nga historitë e saj në gjuhën shqipe. Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve, ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. E bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu, ka shkruar dhe botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë. Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike. “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”, – thotë ajo ndërkohë që veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj. Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë. Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare. “Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”. Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë. Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet. “Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”. Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten. “Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”. Në këtë rast është ‘terreni’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ndërkohë ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve. Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi. I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.

Literatura e shfrytëzuar:

Flori Bruqi:Libri Guximi Shqiptar,Prishtinë,2008.
Flori Bruqi::Libri “”Polemika shqip”,Prishtinë,2009.
Flori Bruqi:Libri:”Olimpi shqiptar”,Prishtinë,2009.
Flori Bruqi:Libri:”Triumfi shqiptar”,Prishtinë,2010.
Flori Bruqi:Libri:”Nëse kam ditur të guxoj”,Prishtinë,2013.
Flori Bruqi:Libri”Diademë letrare”,Prishtinë,2014.

2014/02/02

Shkrimtaret e ekzilit…


Poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Shqipëri por edhe në Kosovë. Në Itali sidomos është prezent një qark letrar i autorëve shqiptarë që shkruajnë letërsi në gjuhën italiane. Autorë që fitojnë çmime letrare me botimet e tyre, por që fare pak njihen në Shqipëri. Ndoshta sepse dhe ne vetë mendojmë “se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”, shkrimtarja rumune Herta Müller që shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ky fenomen është i natyrshëm një fenomen global, ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim. Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit. Janë shumë autorë shqiptarë, le t’i quajmë të shkrimtarë në ekzil, që po prezantohen sukses. Mes tyre dallojnë katër shkrimtare femra. Librat e tyre kërkohen dhe botohen nga shtëpi prestigjioze botimi. Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi (‘Einaudi’) janë treshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali. Kësaj treshe i bashkohet Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon ‘Fayard’. Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre. Femra, herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…



Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë”. Besa Myftiu nuk do të mund të shkruante asnjë nga historitë e saj në gjuhën shqipe. Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve, ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. E bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu, ka shkruar dhe botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë. Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike. “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”, – thotë ajo ndërkohë që veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj. Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë. Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare. “Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”. Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë. Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet. “Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”. Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten. “Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”. Në këtë rast është ‘terreni’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ndërkohë ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve. Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi. I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.

Kush është?

Elvira Dones

U lind në Durrës dhe u rrit në Tiranë. Në shkollën fillore shkruan disa faqe, të cilat i titullon “Roman”. Fillon të Elvira Donesbëjë televizion në moshën 16-vjeçare. Në vitin 1988 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Zvicër. Në 1997 boton romanin e parë të vërtetë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhen italiane me titullin “Senza bagagli”). Në tokë helvetike lëvron shkrimin letrar. Është autore e nëntë veprave narrative, atë të skenaristes kinematografike dhe të gazetares-regjisore të filmit dokumentar. Jeton në San Francisco Bay Area, Kaliforni, e ndan kohën mes Shteteve të Bashkuara, Zvicrës, Italisë e Shqipërisë. Autore e shtatë romaneve, mes të cilëve: “Dashuri e huaj”, “Kardigan”, “Yjet nuk vishen kështu”, “Më pas heshtja”, “I Love Tom Hanks”, “Luftë e vogël, e përkorë”; dokumentarëve “Në kërkim të Brunildës”, “Virgjëresha të betuara” etj. Shkruan në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe.

Ornela Vorpsi

U lind në Tiranë më 1968. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe më 1991 u largua për në Itali. Ornela Vorpsi 2Atje u diplomua në Akademinë e Brera-s. Që nga viti 1997 jeton në Paris. Është fotografe, piktore dhe videoartiste. Pas një karriere të suksesshme në artet pamore iu dedikua të shkruarit. Si shkrimtare u bë e njohur me librin e parë “Shqipëria, vendi ku nuk vdiset kurrë”, (Einaudi 2005), një autobiografi e autores. Me këtë libër është fituese e disa çmimeve letrare në Itali. Pas suksesit me librin e parë, ajo boton romanin “Dora që nuk kafshon kurrë”, për të vijuar me vëllimin me tregime “Pini kakaon Van Huten”. Librat e saj juanë botuar në disa gjuhë të huaja. Në shqip ende nuk është botuar asnjë nga krijimet e saj. Vorpsi refuzon për momentin botimin në shqip të librave të saj.

Anilda Ibrahimi

U lind në Vlorë më 1972. Është diplomuar për letërsi në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Anilda Ibrahimi 1Tiranë. Largohet nga Shqipëria në vitin 1994. Fillimisht jeton në Zvicër dhe që prej vitit 1997 në Itali. Romani i parë i saj “Rosso come una sposa” (E kuqe si nuse) u botua në vitin 2008 nga Shtëpia botuese “Einaudi”. Me këtë roman ka fituar disa çmime letrare në Itali. Me logon e shtëpisë botuese “Einaudi”, boton një vit më pas edhe romanin “L’amore e gli stratacci del tempo”, një roman i frymëzuar nga dashuria e dy të rinjve në Kosovën e luftës. Romani i saj i fundit që përmbyll trilogjinë e rrëfimeve mbi dashurinë dhe dhimbjen u botua një vit më parë me titullin “Non c’e dolcezza”. Romanet e saj janë përkthyer në pesë gjuhë të huaja, por jo në shqip. Kjo është zgjedhje e vetë autores.

Besa Myftiu

U lind dhe është shkolluar në Tiranë. Ka ushtruar një kohë profesionin e gazetares në revistën “Skena dhe Besa Myftiuekrani”. Ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën”, më 1991, momenti i largimit nga Shqipëria për në Zvicër. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Shkruan në gjuhën frënge dhe është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus”, botuar në dy gjuhë. Është autore e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008) dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007). Në shqip janë botuar romani “Rrëfime nga vende të harruara” dhe vëllimi me tregime “Drejt të pamundurës” (2012).



Një fenomen jo vetëm shqiptar

Milan Kundera me origjinë çeke dhe i natyralizuar në francez, ka jetuar në mërgim në Francë që nga viti 1975. Ai “e sheh veten si një shkrimtar francez dhe insiston që vepra e tij duhet të studiohet si letërsi franceze dhe të klasifikohet si e tillë”. Agota Kristof me origjinë hungareze, jeton në Zvicër dhe shkruan në frëngjisht. Herta Mueller, me origjinë rumune, shkruan në gjuhën gjermane. Atiq Rahimi, afgan, i cili shkruan në frëngjisht. Selman Rushdie, me origjinë indiane, shkruan në gjuhën angleze. Lista e shkrimtarëve që shkruajnë në gjuhë të huaj është e gjatë.

Flori Bruqi:Letërsia moderne shqiptare në Shqipëri,Kosovë dhe Diasporë

Letërsia moderne në Shqipëri


E pasur dhe e bukur është gjuha jonë shqipe, nga e cila ``Bijtë e Shqipes`` krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethana historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturale popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Do t`i lëmë mënjanë, edhe folklorin, i cili më vete do të mbushte një kapitull shumë interesant, edhe atë sërë të gjatë prodhimesh religjioze që pati filluar qysh në shekullin e  15-të, rëndësia e të cilëve është sidomos gjuhësore; e atëherë do të shohim se pjesa e dytë e shekullit të kaluar shënon shfaqjen e veprave të para letrare,që si me thënë mund të merren për themelet e letërsisë sonë moderne.

Të parët shkrimtarë shqiptarë, fuqitë e tyre intelektuale e morale i vunë në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë. Këta janë pikësëpari: Jeronim De Rada, Pashko Vaso Pasha,Naim Frashëri, Zef Skiroi e Gjergj Fishta, veprat e shkëlqyera të të cilëve kanë kontribuar në një masë të madhe për zgjimin e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Pastaj vinë: Zef Serembe, A.Z.Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Fan S.Noli; që të gjithë dhanë faqe poetike të shenjtëruara me një patriotizëm drithëronjës, disa për të flakur zgjedhën e robërisë së huaj , të tjerët për ta shpëtuar popullin nga fanatizmi fetar në të cilin kishte rënë. Të tjerë merrnin pjesë në krijimin e një jete të gjallë kulturore me anë përkthimesh të kryeveprave më të mira të letërsisë botërore.

Jeronim De Rada (1814-1903), patriark i përnderuar i kolonisë shqiptare të Italisë, botoi disa vepra romantike, si për shembull : ``Milosao`` dhe ``Skënderbeu``,dhe një numër të madh poezish, që të përkujtojnë ritmin e mrekullueshëm të këngëve tona të vjetra popullore. Në shpirtin e të shpërngulurve të varfër si ky, ai vetë, ka ditur të hedhë farën e një malli të dhimbshëm. Ngjalli nostalgjinë për vendin e lipsur, për ditët e lumtura të dikurshme pranë vatrës familjare në kohën e Shqipërisë fatbardhë. Si redaktor i një gazete, për shumë vjet rresht, i së famshmes ``Flamuri i Arbërit``, ai u bë mbrojtësi i guximshëm i të drejtave të paprekshme të popullit shqiptar përpara mbarë botës.

Merita dhe lavdia e mbajtjes , në një shkallë të lartë, të idealit kombëtar në mendjen e shqiptarëve të emigruar në Italinë e Jugut i takon bashkëatdhetarit të tij më të ri, Zef Skiroit (1865-1927).

Le të kufizohemi të zëmë në gojë një lirik të stërhollë ashtu si ka qenë Zef Serembeja. Për shkak të fatit të pashmangshëm që i ra mbi kokë; ai mund të krahasohet me poetin austriak Lenau…
Shpirt ëndërrimtar po si ky, udhëtar i përjetshëm, shkoi të vdesë në një azil,andej tutje, fort larg, në San Paolo të Brazilit.

Në krye të atyre që e kanë zgjuar më fort popullin nga letargjia e tij shekullore, do të ishte e udhës të vinim këtu Pashko Vaso Pashën (1827-1892), nga Shkodra. Si frymë luftëtare, që dashuronte lirinë, ai u angazhua qysh i ri , në ushtrinë e mbrojtësve të Venedikut të sulmuar prej Austrisë. Më vonë, kur atij iu ngarkua funksioni i lartë i shquar si Guvernar i Libanit, ai shkrojti në një elegji të thjeshtë, të hidhur dhe njëkohësisht të fuqishme , këto fjalë: ``O Shqipëri , e mjera Shqipëri… ``leximi i të cilave shkaktoi derdhjen e shumë lotëve.

Sa për Naim Frashërin (1846-1900), ai është zoti i popullit të vet, luftëtar i pamëshirshëm kundër barbarizmit turk. Librat e tij të shkruara në Stamboll, në kohën kur, sipas shprehjes piktoreske të asaj kohe,``ai ish i mbyllur në kafazin prej floriri të Sulltan Hamitit``- u botuan , megjithëkëtë, në Bukuresht, prej nga u dërguan dhe u shpërndanë pastaj fshehurazi në të gjithë Shqipërinë. Librat e tij u bënë shumë shpejt ungjilli (Breviari) i gjithë shqiptarëve të vërtetë.

Gjithçka ishte Frashëri, mund të përmblidhet me fjalët: poet epik dhe poet lirik. Ai na ka dhënë dy epope kryesore që përbëjnë pjesën kryesore të veprës letrare të tij epike. E para e këtyre të dy epopeve mban titullin ``Qerbelaja``, e dobët mjerisht, për shkak të inspirimit fetar të saj. E dyta, përkundër, ``Historia e Skënderbeut``, e shkruar në vargjet tronditëse, përshkruan tregimin e luftërave legjendare të heroit tonë kombëtar kundër ushtarëve të Portës së Lartë. Po ai na ka dhënë edhe një poemë lirik: ``Lulet e pranverës``, në të cilën ndjejmë ndikim fare të qartë të një ideologjie orientale tek një autor, i cili megjithëkëtë, është pajisur me edukatë nga më klasiket. Le të përmendim po ashtu një poemë pastoral, ``Bagëti e Bujqësi``, që do të konsiderohet edhe për një kohë të gjatë, në letërsinë tonë, si një nga kryeveprat më të thjeshta të atij lloji, megjithëse nuk pasqyron saktësisht doket e zakonet e jetës sonë bujqësore.

At Fishta (1871) do të ndjekë rrugën e shënuar prej Naim Frashërit. Me gjithë këtë , disa vënë në dukje një ndryshim kryesor që ekziston midis tyre:

Kurse njëri prej tyre, Fishta,i zhvillon subjektet e tij me një frymë regjionalistë shumë të theksuar dhe, me një fjalë veriore, tjetri,Frashëri, e ka marrë përsipër në veprat e tij, të shprehë frymën e tërë popullit shqiptar, pa dallim krahine ose fisi, kështu që njëri humbet nga pikëpamja e shtrirjes atë që tjetri kishte fituar në thellësi. S`duhet të habitemi pra që kryevepra epike e Fishtës ``Lahuta e Malcis`` të mos ia ketë arritur ta zgjojë entuziazmin e përgjithshëm në një kohë kur popullsia e tërë pasionohej për pavarësinë e Kombit.

Vepra e Fishtës me titull ``Mrizi i zanavet`` do të shprehte personalitetin poetik të vërtetë të një njeriu që ka qenë tërhequr në rrugën fetare, dhe poezia e tij elegjiake me emër ``Një luleje pranvere`` do t`i lërë të shfryhen lirisht ankesat dhe ulërimat e dhimbshme të një zemre mirëdashëse, po të vrarë.

Ta përcaktosh këtu se cili nga të dy, Fishta ose Frashëri, është poeti epik më i madh na duket gjë mjaft e vështirë. Por, sidoqoftë, mund të pohojmë, pa frikë se mos gabohemi, se At Gjergj Fishta, poeti ynë satirik më i madh, do të ishte edhe poeti ynë lirik më i madhi sikur shprehja e ndjenjave të tij lirike të mos kishte qenë penguar mjerisht prej disiplinës së rëndë dhe të pamëshirshme të Bijve të Shën Françeskut.

Po të kalojmë tashti në letërsinë e kohëve më të afërta, dafinat e poezisë do t’ia kushtojmë pa ngurim Benjaminit të poetëve tanë: Lasgush Poradecit (1899), poet serioz dhe filozof merite. Vargjet e tij të përpunuara , nuk meritojnë asnjë qortim për sa i përket formës. Me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit , ai ka ditur të ngrihet përmbi rasat e kësaj jete dhe të jetë artist me tërë kuptimin e fjalës, duke bërë në një farë mënyre ’’art për art’’, dhe duke shprehur në poemat e tij një botë ndjenjash ashtu edhe mendimesh.

 Ai s’do t’ja dijë nga kufijtë tanë si rrjedhim , inspirimin e tij poetik, ai shkon ta kërkojë jo vetëm në poezinë popullore shqiptare, por edhe në poezinë popullore në përgjithësi. Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik të tij, në të cilin dashnori dhe dashnorja s’janë më veçse personifikimi i fuqisë fizike dhe i bukurisë morale.

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.

Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve  1920 e  1930 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm.

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë.

Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës.

Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: At Gjergj Fishta, Faik Konica, Noli,Lasgush  Poradeci, Ernest Koliqi, Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, Mitrush Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve  1940.

Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve`30.

Fan S.Noli e  Ernest Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur krejtësisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgush Poradeci  kishte pushuar së krijuari. Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni dhe At Gjergj Fishta nuk ishin më.

Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Mitrush  Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura.


Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.

Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është vepra më e shquar i kësaj kohe.

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko,Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj.

Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.

Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve  1950 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve 1950. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi.

Nga fundi i viteve  1950, e sidomos me fillimin e viteve 1960, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare.

Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërisht viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt).

 Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.

Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve 1960, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare.

Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj



I riu ynë i ndan veprat e tij në cikle. Le të shënojmë vetëm se poezitë erotike kanë gjetur vendin e tyre në ciklin e katërt. Midis gjithë atyre motiveve që e bëjnë të këndojë kalemin e tij le të shënojmë nostalgjinë e ikjes,’’të ikësh , është të vdesësh ca pak ’’, që poeti ynë e ka ndjerë më shumë se cilido tjetër.
Tre tituj tërheqin vëmendjen tonë në mënyrë të posaçme:’’Gjëmim i anijes’’, ‘’Lundra dhe Flamuri’’dhe ‘’Vdekja e Nositit’’ që përbëjnë kësisoj një trilogji të vërtetë, të cilën do ta përmblidhte lufta e përjetëshme për jetën dhe ku emrat na dalin si simbole:’’barka’’ose’’gjemia’’ është njeriu,’’Flamuri’’ është ideali dhe fundi,’’Lufta’’është ajo e Lirisë. Vija dominuese në Golgothanë e tij do të ishte një aksion i thellë dhe njëkohësisht optimist.

Po le ta themi me plot sinqeritet, në qoftë se Poradeci ngul këmbë për të ndjekur vijën idealiste në të cilin është futur, larg origjinës së tij , frymëzimi i tij s’do të vonojë të shtirret, dhe faji do të jetë i kësaj mosnjohje vullnetare dhe sistematike të realiteteve.

Letërsia moderne shqiptare



Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga censura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rrezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vërtetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën censurë, u shkrua dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar.


Në qoftë se ekzistojnë boshllëqe tek poetët tanë, të cilët të gjithë pak a shumë, kanë qëndruar larg jetës reale, le ta themi se këto boshllëqe janë mbushur prej prozatorëve tanë, në krye të të cilëve duhet të vëmë Imzot Fan Nolin.

Fan Noli është lindur (1880) përjashta atdheut ku edhe ka jetuar pothuajse gjithmonë. Po kjo nuk e ka penguar që të marrë pjesë të rëndësishme në fatkeqësitë e fatbardhësitë e popullit të tij, me të cilin ai ka mbetur në bashkërendim të afërt. Në stilin e tij poetik, të stolisur ngandonjëherë me humor, por që shpesh ia arrin shkëlqimit dhe patetikut, ai u bë përfaqësuesi i ndjenjave dhe i aspiratave të vëllezërve të tij nga raca. Vepra e tij kryesore ’’Histori e Skënderbeut’’, ashtu edhe përkthimet e tjera që u ka bërë veprave të Cervantesit, të Shakespeare-it, të Ibsenit dhe sidomos i veprës gjeniale të Poes’’Korbi’’, dhe i ‘’Rubairave’’të Omar Kajamit, i provuan Shqipërisë dhe botës letrare se gjuha jonë ka mundësi dhe është e aftë, kur dimë ta përdorim , të shprehë gjithë ndjenjat njerëzore.



Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve `20 e `30 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve `40.
Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist. Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve`30. Noli e Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur krejtësisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgushi kishte pushuar së krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin më. Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura. Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj. Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj.

Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve `50 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi. Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve `50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi.

Nga fundi i viteve `50, e sidomos me fillimin e viteve `60, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërisht viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). Dy vjet më vonë ai do të botoië dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar.

Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve `60, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare. Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj

Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj,Sulejman Mato e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti, Irma Kurti, Luljeta Lleshanaku dhe ndër më të rinjtë Ervin Hatibi.


Letërsia moderne në Kosovë


Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve `30, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas luftës, në vitet `50, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve `30, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve `50 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti. Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani etj. Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.


Letërsia moderne shqiptare në diasporë



Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve `50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania. Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.

Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.




Në fund sot një plejadë e tërë të rinjsh po ecën në gjurmët e Mjeshtërve të vet. Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, ia kanë hapur rrugën zhurnalizmit.Tajar Zavalani, me një gjuhë popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritë e letërsisë ruse, me përkthimet nga Tolstoi, Çehovi e Gorki. Ernest Koliqi përkthyes i disa klasikëve italianë, në ‘’Novelat’’ e tij të punuara me një stil mjaft të këndshëm, pasqyron qëndrimin e vet ‘’borgjez’’.
Midis shkrimtarëve që s’janë ende veçse në periudhën e shkrimeve fillestare, disa duan të marrin pjesë në Gostinë e perëndive,ndërsa disa të tjerë, jo aq ambiciozë, kënaqen vetëm duke ngjyer bukën e tyre në çanakun modest të bariut, të fshatarit dhe të punëtorit

2014/02/01

Mendimet e shëndosha ndikojne ne pamjen , energjine dhe gjendjen tone te pergjithshme shendetesore.



Nga  Xhuli Spahiu 


Ne librin "Dizajno Jeten Tende", kam perfshi mendimet automatike negative te cilat i pershkruaj si "zerat e vegjel qe gjenden ne koken tuaj dhe te gjitha brengat qe ju preukupojn ne jte ju thone qe nuk jeni te mire sa duhet". Fatmiresisht ne ta mund te ndikohet:
Foto: ....“Jeta është një ëndërr e bukur”.....

Ne çdo ditë thithim ajër dhe themi edhe një ditë tjetër. Jeta kurrë nuk do të mjaftojë, për të shijuar gjithë aventurat, garat, ethet, emocionet e saj.Është një udhëtim gjatë të cilit has shumë personazhe. Edhe pse të ndryshëm, pa këto personazhe jeta nuk do të kishte kuptim.Këndvështrimi ynë është shumëdimensional, dhe thuajse githmonë bëjmë krahasime midis njëri-tjetrit. Këto mënyra konceptimi, janë pjesë e jona dhe nuk na ndahen lehtë. Kërkojmë si në një mirazh të depërtojmë, të eksplorojmë gjithshka është në ndryshim. Transformimet janë ato që na dallojnë nga njëra etapë në tjetrën, edhe pse nuk e dimë çfarë është ajo që ne kërkojmë. Ne të gjithë rendim, në mënyrë që të fitojmë një betejë. Nëse nuk luftojmë arena e sfidave, i ngjan një sheshi ku nuk ndodh asgjë interesante.Kur asgjë nuk përparon monotonia zbret shkallët e saj. E mërzitshme dhe e izoluar në pamundësi, ndjehesh shpesh në rrethin ku vërtitesh. Nuk dallon më transformimin e vërtetë, atë për të cilin përpiqesh. Ndërsa barrierat zhduken, vetëm atëherë kur në drejtim të kësaj rruge të mundimshme, luftohet. Me këtë lajkmotiv, nëse insiston projektet e tua marrin jetë dhe gjithshka lexohet në çdo detaj.Gjurmët që mbeten nga ky rrugëtim, janë si një gur kilometrik, tek i cili edhe të tjerë, do të dinë të mbështeten në të ardhmen.
Gjithcka ose asgje- kjo perfshin te menduarit bardh e zi, i cili ju ben te besoni se si gjithcka eshte ose absolutisht mire ose absolutisht keq. Kuptoni se si nje deshtim nuk do thote qe duheni te hiqni dore. 


Cdokujt mund ti ndodhe ndonje gabim, por fatmiresisht shume gjera ne jete nuk varen nga nje vendim i gabuar.



Perdorimi i negociatave dhe i pergjithesimeve- nese mendoni ose thoni fjali si "kurre nuk do te kem at qe e deshiroj", viheni ne poziten ku nuk keni kontroll ndaj veprave tuaja. Kurre mos thoni kurre, ndalojani vetes perdorimin e pergjithesimeve.

Foto: ''Kurrë mos i nënvlerëso ndjenjat që dikush të tregon...
sepse asnjëherë nuk e di se sa guxim i është dashur për të të hapur zemrën e tij.''
Fokusimi ne gjerat negative- nese shpesh e lodhni veten me mundesite negative, ne vend qe te mendoni pozitivisht, shume me pare do te hiqni dore se sa te vazhdoni. Perpiquni ne gjithcka te gjeni anen pozitive, dhe ne kete menyre te ngrini disponimin.

Foto: JETO
 Jeto dhe mos ju ul veshtiresive.
 Jeto dhe beji balle cdo dhimbjeje.
 Jeto per te treguar qe Njerezit
 nuk jane krijesa te pavlera, 

 Jeto dhe tregoi botes 
 gjithesise 
 qe shpirti eshte ai qe kemi
 me te vlefshem se trupin. 

 Jeta eshte prove durimi ndaj
 njerezve, eshte vetem fillim. 
 Prandaj mos e ndalni turrin
 qe ne fillim. 
 Jeta eshte lufte, 
 eshte lufte mbijetese, 
 Lufte per ekzistence. 
   Xhuli Spahiu
Te menduarit me ndjenja- kur supozoni se keni te drejte ne lidhje me dicka, mos e vini ne dyshim vazhdimisht. Perpiquni te mendoni me logjike ne vend te ndjenjave. Kerkoni deshmi qe do ta mbeshtesin qendrimin tuaj.

Foto: Buzëqesh si do që të jesh.. Sado dhimbje në shpirt të kesh.. Bëhu e fortë, duro, mos lejo që lotët të ta prishin atë bukuri.. Dhe kurrë mos harro se ZOTI të ndihmon, është gjithmonë me ty...
Faji- perdorimi i fjaleve si "nevojitet" ose "duhet" manifeston ndjenjen e fajit dhe i lejon te kontrolloje sjelljen tuaj. Largojeni ndjenjen e fajit, beni cka duhet por jo me cmimin e shendetit tuaj ose arsyes se shendoshe.
Etiktimi- nese ja ngjisni vetes etiketen (si per shembull "une jam humbes"). Ia merni vetes kontrollin ndaj asaj qe beni, ndersa edhe te filloni tu besoni ketyre mendimeve negative. Ky qendrim do te thote qe keni tendence per te hequr dore lehte.

Foto: Nga sakrificat dhe sfidat e jetes duhet te dim se si te mbrohemi dhe qe te mund te arrim dhe te mund te dalim triumfues ne qeshtjet te cilat na preukupojn, pra lufto sfidad dhe ti do jesh fitimtar ne qdo pikpamje;
Parashikimi i se ardhmes- parashikimi i me te keqes edhe nese e dini se cka do te ndodhe sakte keto mendime jane shume te shpeshta dhe mund tju rrembejne shume shpejt. Problemi me keto mendime eshte qe ndikojne fuqishem ne mendje dhe mund te duket qe gjerat jane me te vertete ashtu.nese lejoni qe tju dominoje stresi, kjo mund te ndikoje negativisht ne sistemin e imunitetit dhe te rrite shanset per tu semure. Stresi kronik lidhet me shume semundje.

Foto: T'i japësh besimin dikujt që nuk e meriton dhe ti falesh gjithqka nga vetja, është njësoj sikur ti japësh fuqinë për të të shkatërruar
Leximi i mendjes- kur konsideroni se e dini cka mendojne njerzit e tjere per ju. E verteta eshte qe ne fakt nuk keni lidhje se cfare mendojne njerzit. Nese ju shikon dikush, kjo domosdo nuk do te thote se edhe ju gjykon.

Foto: liria esht thellbi i shpirtit dhe i mendjes , aty ku s ka liri mendja dhe shpirti thahen si bima pa uje ..
Fajesimi i te tjereve- eshte joproduktive te fajesoni te tjeret dhe ikni nga pergjegjesia per deshtimet ose sukseset tuaja. Kur filloni fjaline me "ky eshte faji yt", menyra e tille e te menduarit mund tua shkaterroje jeten. Mendimet negative ju bejne viktime, por fakti eshte qe ne shumicen e rasteve pikerisht ju jeni ata qe korrni ate qe mbillni ne jete.Pra pse te mos largohemi nga gjerat negative qe na sjellin shkatrrim dhe te fokusohemi ne gjerat pozitive kur edhe mund ta bejme keshtu qe mendoni pozitivisht shkoni gjithmon me mendimet pozitive per nje jete me te mire e me te shendeosh ..

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...