Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/08

Libri i autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.



PUBLICISTI, SHKRIMTARI, POETI FLORI BRUQI, PRISHTINE, KOSOVE , NOMINOHET NGA AKADEMIA ALTERNATIVE E PEGASIT ME TITULLIN E LARTE " PUBLICISTI I VITIT 2O12 I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA "
Foto
Flori Bruqi :
 
NJERIU QË SHTROI 

SHINAT E “OLIMPIT” SHQIPTAR


Nga Faik XHANI

Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.
Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari kosovar Flori Bruqi.

Foto
Ai, prej kohësh, krahas aftësive  profesionale si mjek ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj.

Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të  përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.

                    

      Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi 

 “shinat” e “ Olimpit” Shqiptar.

    Ky shkrimtar me një humanizëm e mirënjohje të thellë dhe me një hulumtim serioz disa vjeçar ka mundur të ngrejë një “Olimp Shqiptar” me xhevahiret e krijimtarisë  të krijuesve shqiptarë duke gjetur, zbuluar, studiuar, vlerësuar e bashkuar në një libër voluminoz prej 665 faqesh, i cili titullohet “Olimpi Shqiptar”.
Ashtu është titulluar dhe ashtu qëndron, jo si lartësi copëzash të ngurtësuara, por si lartësi vlerash ideo-artistike e mjeshtrave të letrave shqiptarë, pavarësisht se ku kanë punuar e jetuar.
     Autori Flori Bruqi projektoi dhe hapi “trasenë” e “Olimpit Shqiptar” të krijimtarisë. Ky libër përmbledh 12 poetë shqiptarë, 12 shkrimtarë botërorë, 22 recensione për krijimet më të mira shqiptare dhe botërore, 7 tema psikologjike, 6 historike, 19 shkrimtarë e personalitete nga bota shqiptare, 14 poezi dhe si një epitaf i argjend jetëshkrimi i tij. Ky libër shpërfaq jonizimin e shpirtit të autorit, si më i miri pjalm që bulëzon shpirtra, gjallon zemra, flladit mëndje, ndriçon “maratonën” e krijimtarisë shqiptare dhe e ngre atë në lartësinë e një “Olimpi Shqiptar”, si pjesë integrale e artit dhe kulturës Evropiane.


                                                     Ferri i Flori Bruqit  

   Në se Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e  botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe. Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.


    Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

Foto
    Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij. Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Flori Bruqi, falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

     Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj.


 Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të 

sotme.



     Është shumë tragjike, e paprecedentë dhe nuk mund të kapërdihet pa lënë gjurmë te çdo lexues e te çdo njeri që i thotë vetes njeri, vrasja e 22 fëmijëve të familjes Vejsa, të familjes Cana, Ramadani etj, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “ Jeta në Kastriot”nga të cilat, 124 prej tyre janë me gji të prerë e gishtërinj të këputur, 9 me sy të nxjerr, 16 me plagë në fytyrë që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë, të cilët presin me padurim të shohin e të shijojnë kujdesin amësorë. 

Krime këta që as mendohen, në realitet, kanë ndodhur dhe dëshmojnë çdo ditë para Europës e botës. Ja sepse s’ka kohë për pritshmëri, s’ka asnjë mëdyshje dhe s’ka pse të ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve. Nuk ka arsye të heshtte të anashkalohen qoftë edhe ata që i kanë kryer, pavarësisht nga ata që i kanë urdhëruar.

    S’ka asnjë arsye që të heshtte e të anashkalohen veprime e qëndrime vandaliste e shoviniste që shfaqen hera-herës nga serbët në Kosovë dhe grekët me shqiptarët. Qoftë edhe raste të shkëputura duhen vlerësuar me rigorozitet, hetuar dhe parandaluar në kohë.

Pikërisht libri i autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.

       Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.  

    Në librin “Olimpi Shqiptar” nga faqja 309-400 janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej 100 faqesh, autori Flori Bruqi jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht. 

Ky autor falë kompetencës në lëmin e psikologjisë, ka harmonizuar bukur me anë të fjalës artistike rrjedhën e përjetimeve dhe tablotë e mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore, veçanërisht kur ata janë nën presion e shantazhim, nën trysni të kanosjes me vdekje dhe shuarje jete. 

Autori në këtë plan mund të jetë ndër lauerantët e paktë edhe në botë të këtyre mizoskenave e të këtij aereali psikologjik. Flori Bruqi me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë.

 Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen. 

Ai nuk mbetet, thjeshtë një vëzhgues i këtyre proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të të gjitha moshave, por i zhbiron thellë ata,i ndjek hap pas hapi, i analizon me detaje, përgjithësisht jep dhe mesazhe profilaktike për kapërcimin e rehabilitimin e tyre. Pikërisht në këtë anë fokusohet shumë, pasi ajo çka ndodhi, nuk mund të ndalohet më as në Kosovë, as në Çamëri, por e rëndësishme është parandalimi i situatave të tilla kudo në botë dhe rehabilitimi i këtyre viktimave nga qeveria e Kosovës, Greqisë, Avganistanit, Libisë e gjetkë.

    Autori Flori Bruqi si specialist i fushës së psikologjisë profilaktike fokusohet në mënyrë të veçantë në një dukuri që është shtuar shumë në Kosovë dhe në shumë vende të botës, SUICIDIN (vetëvrasjen). Jep dinamikën e këtij procesi, analizon në thellësi faktorët që i çojnë njerëzit në këtë përfundim si dhe jep mesazhe shumë profilaktik për kujdesin dhe parandalimin e Suicidit duke deduktuar: “ Edhe një i vetëm të shpëtohet është e rëndësishme sepse është jetë njeriu e pakompesueshme me asnjë lloj vlere...” ( faqe 391). Më tej duke analizuar këtë akt thekson: “Suicidi është një moment kur dhimbja shpirtërore është e masës sa mjegullon vetëdijen dhe akti si akt, vjen si pasojë e dëshpërimit të madh, ndjenjës së pavlerës e pashpresës për jetën”  

    Analizat dhe mesazhet që jep autori janë shumë kuptimplote për çdo shtetar e qeveri. Trajtesa e këtij akti nga autori si dhe mesazhi që jep janë sa humanë aq edhe të domosdoshëm për çdo qeveri e për çdo shtetarë për ta kthyer fytyrën më mirë nga shtetasit e vet dhe për ta patur prioritet mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

    Autori Flori Bruqi është njëkohësisht edhe një analist dinjitoz i situatave e proceseve rajonale e globale dhe duke qenë i tillë, me vizionin e tij shkencor e largpamës apelon përpara organizmave ndërkombëtare për parandalimin e gjenocidit e të traumatizmit psikologjik kudo në botë. Ai i fton partnerët ndërkombëtar për të mos i anashkaluar këto trauma njerëzore, përkundrazi për t’i zbuluar, vlerësuar, hetuar, parandaluar dhe duke dënuar cilin do që shkel të drejtat universale të njeriut, qofshin individë apo shtete.

            “Olimpi shqiptar” i Flori Bruqit

një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit kosovar.   

    Me shqetësimin e një atdhetari të vërtetë, me përkushtimin e një hulmuesi serioz dhe me vendosmëri të rrallë autori Flori Bruqi ka mundur të zhbirojë thellësisht strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës dhe të zbulojë të vërtetën e funksionimit e të veprimit të strukturave policeske të sigurimit serb. Autori ka arritur të zbulojë pseudonimet, ndërtimin, funksionimin, përbërjen, drejtuesit e tyre, aksionet terroriste, masakruese e shfarosëse të civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Kosovë.

    Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre. Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.

    Autori i librit zbulon lakuriq të vërtetën mbi masakrat në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq. Midis tjerash shkruan: “Të premten, ditën e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 199 në një kënd të Europës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat kombinuara militare serbe. Mosha nga 19 deri në 69 vjeç. Në mëngjesin e së njëjtës datë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar dhe dy fshatra të tjerë fqinj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz. ( f.348).

     Një nga personazhet e librit Lulja e rrënqethur tregon: “Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajave të mi, kushërinjve dhe të babait tim. Atë që kishte mbetur nga babai im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët as kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe kurse, këta-serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak . 

Ata e kanë vendin në Hagë (f.353).
     Duke lexuar librin “Olimpi Shqiptar” lexuesi takon pseudonime të till si : “Frenki”,  “OPG”, “Mogla”, “Munja”, “Brigada Cara Dushana” etj . Ata janë struktura të policisë, sigurimit e të Armatës Jugosllave që kanë kryer krimet më makabre që ka njohur njerëzimi, të cilët urdhrat i kanë marrë  nga njerëzit e gjeneralët më të besuar të Millosheviçit. Gjithashtu emra të tillë si Dragani, Njebosha Miniq (Mirtvi), Vedamir Shalipuri, Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiqeviq etj. Kanë qenë pjesëtarë te “Munja” që kanë marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “(366). Më represivët e më të dhunshëm në terrorizimin, dhunimin, djegiet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Kosovë, veçanërisht në Pejë, Qyshk, Pavlan, Zahaq etj.

     Pjesët me titujt: “Kush duhet të sjellë drejtësi në vend”, “Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaçi”, “Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi”,  “Spastrimi etnik –gjenezë e një ideologjie”, “Përvoja e re, një përvojë e hidhur” etj. Tregojnë vizionin e këtij autori, i cili e lejon atë të nxjerri përfundime me vlerë si dhe të japë mesazhe paqe e lirie jo vetëm për Kosovën e kosovarët, por për të gjithë popujt e vendet e botës. Përvoja e fituar dhe ndërgjegjësimi i plotë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë e atë Çam në Greqi përbëjnë pika kyçe orientimi, por edhe bazamente të forta përvoje për parandalimin e këtyre krimeve e gjenocidi kudo në botë.

   Për nga larmia e tematikës, galeria e personazheve, mënyra e pasqyrimit, analizat e holla e të thella, hulumtimi serioz, të dhënat e njohuritë si dhe deduktimet e mesazhet që jep libri i autorit Flori Bruqi  “Olimpi Shqiptar”, përbën një nga librat më të arrirë e shumë interesant nga i cili, kushdo mëson. Ai mbetet një thesar krijimtarie. Ja sepse meriton të zë një vend nderi në bibliotekat e gjithë shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë e më gjerë. Ky libër shtroi “trasenë” e krijimtarisë të “Olimpit Shqiptar”, e cila nevojitet, të  pasurohet gjithnjë e më shumë, me krijimet e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat e viset, ku banojnë e jetojnë.

Ashtu është titulluar dhe ashtu qëndron, jo si lartësi copëzash të ngurtësuara, por si lartësi vlerash ideo-artistike e mjeshtrave të letrave shqiptarë, pavarësisht se ku kanë punuar e jetuar.

     Autori Flori Bruqi projektoi dhe hapi “trasenë” e “Olimpit Shqiptar” të krijimtarisë. Ky libër përmbledh 12 poetë shqiptarë, 12 shkrimtarë botërorë, 22 recensione për krijimet më të mira shqiptare dhe botërore, 7 tema psikologjike, 6 historike, 19 shkrimtarë e personalitete nga bota shqiptare, 14 poezi dhe si një epitaf i argjend jetëshkrimi i tij. Ky libër shpërfaq jonizimin e shpirtit të autorit, si më i miri pjalm që bulëzon shpirtra, gjallon zemra, flladit mëndje, ndriçon “maratonën” e krijimtarisë shqiptare dhe e ngre atë në lartësinë e një “Olimpi Shqiptar”, si pjesë integrale e artit dhe kulturës Evropiane.

                       Ferri i Flori Bruqit  

   Në se Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e  botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe. Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.

    Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

    Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij. Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Flori Bruqi, falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

     Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.

     Është shumë tragjike, e paprecedentë dhe nuk mund të kapërdihet pa lënë gjurmë te çdo lexues e te çdo njeri që i thotë vetes njeri, vrasja e 22 fëmijëve të familjes Vejsa, të familjes Cana, Ramadani etj, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “ Jeta në Kastriot”nga të cilat, 124 prej tyre janë me gji të prerë e gishtërinj të këputur, 9 me sy të nxjerr, 16 me plagë në fytyrë që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë, të cilët presin me padurim të shohin e të shijojnë kujdesin amësorë. 

Krime këta që as mendohen, në realitet, kanë ndodhur dhe dëshmojnë çdo ditë para Europës e botës. Ja sepse s’ka kohë për pritshmëri, s’ka asnjë mëdyshje dhe s’ka pse të ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve. Nuk ka arsye të heshtte të anashkalohen qoftë edhe ata që i kanë kryer, pavarësisht nga ata që i kanë urdhëruar.

    S’ka asnjë arsye që të heshtte e të anashkalohen veprime e qëndrime vandaliste e shoviniste që shfaqen hera-herës nga serbët në Kosovë dhe grekët me shqiptarët. Qoftë edhe raste të shkëputura duhen vlerësuar me rigorozitet, hetuar dhe parandaluar në kohë.

Pikërisht libri i autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.

       Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.  

    Në librin “Olimpi Shqiptar” nga faqja 309-400 janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej 100 faqesh, autori Flori Bruqi jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. 

Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht. Ky autor falë kompetencës në lëmin e psikologjisë, ka harmonizuar bukur me anë të fjalës artistike rrjedhën e përjetimeve dhe tablotë e mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore, veçanërisht kur ata janë nën presion e shantazhim, nën trysni të kanosjes me vdekje dhe shuarje jete. Autori në këtë plan mund të jetë ndër lauerantët e paktë edhe në botë të këtyre mizoskenave e të këtij aereali psikologjik. 

Flori Bruqi me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen. Ai nuk mbetet, thjeshtë një vëzhgues i këtyre proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të të gjitha moshave, por i zhbiron thellë ata,i ndjek hap pas hapi, i analizon me detaje, përgjithësisht jep dhe mesazhe profilaktike për kapërcimin e rehabilitimin e tyre. 

Pikërisht në këtë anë fokusohet shumë, pasi ajo çka ndodhi, nuk mund të ndalohet më as në Kosovë, as në Çamëri, por e rëndësishme është parandalimi i situatave të tilla kudo në botë dhe rehabilitimi i këtyre viktimave nga qeveria e Kosovës, Greqisë, Avganistanit, Libisë e gjetkë.

    Autori Flori Bruqi si specialist i fushës së psikologjisë profilaktike fokusohet në mënyrë të veçantë në një dukuri që është shtuar shumë në Kosovë dhe në shumë vende të botës, SUICIDIN (vetëvrasjen). Jep dinamikën e këtij procesi, analizon në thellësi faktorët që i çojnë njerëzit në këtë përfundim si dhe jep mesazhe shumë profilaktik për kujdesin dhe parandalimin e Suicidit duke deduktuar: 

 Edhe një i vetëm të shpëtohet është e rëndësishme sepse është jetë njeriu e pakompesueshme me asnjë lloj vlere...” ( faqe 391). Më tej duke analizuar këtë akt thekson: “Suicidi është një moment kur dhimbja shpirtërore është e masës sa mjegullon vetëdijen dhe akti si akt, vjen si pasojë e dëshpërimit të madh, ndjenjës së pavlerës e pashpresës për jetën”  

    Analizat dhe mesazhet që jep autori janë shumë kuptimplote për çdo shtetar e qeveri. Trajtesa e këtij akti nga autori si dhe mesazhi që jep janë sa humanë aq edhe të domosdoshëm për çdo qeveri e për çdo shtetarë për ta kthyer fytyrën më mirë nga shtetasit e vet dhe për ta patur prioritet mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

    Autori Flori Bruqi është njëkohësisht edhe një analist dinjitoz i situatave e proceseve rajonale e globale dhe duke qenë i tillë, me vizionin e tij shkencor e largpamës apelon përpara organizmave ndërkombëtare për parandalimin e gjenocidit e të traumatizmit psikologjik kudo në botë. Ai i fton partnerët ndërkombëtar për të mos i anashkaluar këto trauma njerëzore, përkundrazi për t’i zbuluar, vlerësuar, hetuar, parandaluar dhe duke dënuar cilin do që shkel të drejtat universale të njeriut, qofshin individë apo shtete.


            “Olimpi shqiptar” i Flori Bruqit

një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit kosovar.   

    Me shqetësimin e një atdhetari të vërtetë, me përkushtimin e një hulmuesi serioz dhe me vendosmëri të rrallë autori Flori Bruqi ka mundur të zhbirojë thellësisht strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës dhe të zbulojë të vërtetën e funksionimit e të veprimit të strukturave policeske të sigurimit serb. Autori ka arritur të zbulojë pseudonimet, ndërtimin, funksionimin, përbërjen, drejtuesit e tyre, aksionet terroriste, masakruese e shfarosëse të civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Kosovë.

    Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre. Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.

    Autori i librit zbulon lakuriq të vërtetën mbi masakrat në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq. Midis tjerash shkruan: “Të premten, ditën e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 199 në një kënd të Europës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat kombinuara militare serbe. Mosha nga 19 deri në 69 vjeç. Në mëngjesin e së njëjtës datë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar dhe dy fshatra të tjerë fqinj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz. ( f.348).

     Një nga personazhet e librit Lulja e rrënqethur tregon: “Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajave të mi, kushërinjve dhe të babait tim. Atë që kishte mbetur nga babai im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët as kokën. Vetëm brinjët kam gjetur.

 Dhe me këto duar e kam kallur në dhe kurse, këta-serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak . Ata e kanë vendin në Hagë (f.353).

     Duke lexuar librin “Olimpi Shqiptar” lexuesi takon pseudonime të till si : “Frenki”,  “OPG”, “Mogla”, “Munja”, “Brigada Cara Dushana” etj . Ata janë struktura të policisë, sigurimit e të Armatës Jugosllave që kanë kryer krimet më makabre që ka njohur njerëzimi, të cilët urdhrat i kanë marrë  nga njerëzit e gjeneralët më të besuar të Millosheviçit. Gjithashtu emra të tillë si Dragani, Njebosha Miniq (Mirtvi), Vedamir Shalipuri, Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiqeviq etj. Kanë qenë pjesëtarë te “Munja” që kanë marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “(366). Më represivët e më të dhunshëm në terrorizimin, dhunimin, djegiet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Kosovë, veçanërisht në Pejë, Qyshk, Pavlan, Zahaq etj.

     Pjesët me titujt: “Kush duhet të sjellë drejtësi në vend”, “Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaçi”, “Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi”,  “Spastrimi etnik –gjenezë e një ideologjie”, “Përvoja e re, një përvojë e hidhur” etj. Tregojnë vizionin e këtij autori, i cili e lejon atë të nxjerri përfundime me vlerë si dhe të japë mesazhe paqe e lirie jo vetëm për Kosovën e kosovarët, por për të gjithë popujt e vendet e botës. Përvoja e fituar dhe ndërgjegjësimi i plotë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë e atë Çam në Greqi përbëjnë pika kyçe orientimi, por edhe bazamente të forta përvoje për parandalimin e këtyre krimeve e gjenocidi kudo në botë.

   Për nga larmia e tematikës, galeria e personazheve, mënyra e pasqyrimit, analizat e holla e të thella, hulumtimi serioz, të dhënat e njohuritë si dhe deduktimet e mesazhet që jep libri i autorit Flori Bruqi  “Olimpi Shqiptar”, përbën një nga librat më të arrirë e shumë interesant nga i cili, kushdo mëson. Ai mbetet një thesar krijimtarie. Ja sepse meriton të zë një vend nderi në bibliotekat e gjithë shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë e më gjerë. Ky libër shtroi “trasenë” e krijimtarisë të “Olimpit Shqiptar”, e cila nevojitet, të  pasurohet gjithnjë e më shumë, me krijimet e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat e viset, ku banojnë e jetojnë.//
                                                     FAIK XHANI-studiues        

******************
    Gazeta C

Librat e botuara të Flori Bruqit deri me tash janë:

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK
 (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë,2009

27.Triumfi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë,2009

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë,2009

29.Nëse kam ditur të guxoj, Rugova-Art,Prishtinë,2012

30.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003 2004,Prishtinë,2012

31.Vademekum për dezinfektues të “ Borer chemie AG”,Prishtinë,2013

32. Vademekum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë,2013

33.Diademë shqiptare ,"Rugova-Art",Prishtinë ,2014.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, "Danas" të Zagrebit,"Veëer" të Mariborit,"Dello" të Lubjanës,"Le Mond" të Parisin etj.(periudha 1974-1982)., si dhe 30.000 mijë punime në gazeta dhe shumë web faqe interneti (2003-2014).

Është editor dhe kryeredaktor përgjgjës i Agjencioni-t 
Floripress



Lexoni:

http://prishtinapress.info/flori-bruqi-reagon-dhe-polemizon-ne-nivelin-me-te-mire-me-pseudoshkencen-serbe/



http://floripress.blogspot.com/2012/05/kosove-nje-personalitet-i-shquar-i.html

http://floripress.blogspot.com/2014/02/recension-per-librin-e-flori.html

http://floripress.blogspot.com/2014/02/shekulli-xx-na-ndau-le-te-bashkohemi-ne.html

http://prishtinapress.info/flori-bruqi-triumf-shqiptar/

http://prishtinapress.info/zberthime-analitike-rreth-librit-te-flori-bruqit-guximi-shqiptar/

http://prishtinapress.info/lufta-e-opinioneve/

http://prishtinapress.info/reagime-dhe-polemika-qe-sfidojne-te-pavertetat-serbe-te-kohes/

http://prishtinapress.info/dr-ibrahim-rugova-kultivues-i-modernitetit/ 

http://prishtinapress.info/letersia-si-aksion-komunikimi/

http://floripress.blogspot.com/2012/03/gazeta-prishtina-press-me-e-lexuara-ne.html

http://kosova.albemigrant.com/?p=6911

https://it.groups.yahoo.com/neo/groups/albeuropa/conversations/messages/61210


2014/02/07

“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”.





Prof.dr. Eshref Ymeri



“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”.

Bernard Shou

Me librin e ri “Diademë letrare”, autori Flori Bruqi, i mirënjohur për krijimtarinë e tij të begatë në shumë fusha të dijes, vë në dorën e lexuesve një tjetër vepër interesante, në të cilën pasqyrohen ngjarje të vrragshme në jetën e kombit shqiptar, probleme të gjuhës shqipe, përsiatje në fushën e kritikës letrare, vlerësime mjaft të gjetura për veprimtarinë krijuese të autorëve të ndryshëm, nisur gjithmonë nga objektiviteti shkencor që është produkt i formimit të tij të admirueshëm intelektual.

 Ai bën interpretime dhe shpreh këndvështrime për vepra letrare nga pikëpamja e aktualitetit, duke i lidhur ato me problemet e mprehta të jetës shoqërore dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe duke nxjerrë në pah tërthorazi edhe bindjet e veta si kritik, të mbështetura mbi një truall të shëndoshë kombëtar.

Tek po e lexoja me kureshti çdo faqe të këtij libri mjaft tërheqës, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde - 1854-1900), filozof, estet, shkrimtar dhe poet anglez me origjinë irlandeze, njëri nga dramaturgët më të njohur të periudhës së vonë viktoriane, i cili thoshte:
“Kritika kërkon më shumë kulturë sesa krijimtaria”.

Dhe me të vërtetë: vlerësimi kritik i krijimtarisë artistike kërkon formim të gjerë kulturor, i cili përfaqëson në vetvete një “fletëhyrje”, një “lejekalim” për çdo vepër letrare, që kjo të çajë drejt zemrës së lexuesve.

Prandaj Flori Bruqi, me formimin e tij, si një intelektual erudit, nxjerr në pah dhe konfirmon parimet krijuese që përvijohen në veprat e shumë autorëve në botën e letrave shqipe, ushtron ndikim të ndjeshëm mbi procesin letrar, si edhe mbi kristalizimin e drejtpërdrejtë të vetëdijes shoqërore.

Vlerësimet e tij herë-herë mbartin një karakter publicistik, duke u pleksur me gazetarinë, si edhe një natyrë të mprehtë nga sfera politikës së ditës. Por ato, në të njëjtën kohë, janë të lidhura ngushtë edhe me shkenca të pranëndodhura (fqinjësore), si historia, gjuhësia dhe politologjia.

Shumë interesante janë përsiatjet e autorit për letërsinë dhe për psikologjinë. Aty ai ndalet në figurën e Frojdit, i cili njeriun e vë në qendër të psikanalizës. Në qendër të doktrinës psikanalistike frojdiane për njeriun, qëndron fakti se njeriu përfaqëson në vetvete një sistem energjetik.

Sipas Frojdit, njeriu, në këmbënguljen e tij të padiskutueshme për kënaqësi, hyn në konflikt me shoqërinë dhe me qytetërimin. Njerëzit, sipas tij, veprojnë në përputhje me parimin e kënaqësisë, me pikësynimin për t’i përmbushur dëshirat e veta pa kurrfarë kufizimi.

Duke ballafaquar Frojdin me Marksin në vlerësimin e individit, autori ndalet në atë që mund të quhet antropologjia filozofike e Marksit. Të mirën dhe të keqen në natyrën e njeriut, dashurinë apo egoizmin, në dallim nga Frojdi, Marksi e shpjegon jo me vetë natyrën në fjalë, jo me ndonjë sistem energjetik, por me rrethanat shoqërore. Këtë ai e shpjegon me faktin se njeriu apo individët i krijojnë vetë rrethanat shoqërore në ecurinë e zëvendësimit të breznive.

Mjaft interes ngjallin ballafaqimet që bën autori për gjuhën shqipe dhe sidomos për lashtësinë e saj, duke sjellë brenda thurimës së lëndës pikëpamjet e mjaft shkencëtarëve të shquar të albanologjisë, nga hapësirat evropiane dhe nga trojet amtare.

Atë e dëshpëron fakti që historianët, përgjithësisht, i trajtojnë kulturat që kanë krijuar popuj të ndryshëm të periudhave parahistorike apo historike, por kur është fjala për etni konkrete, ata ose flasin pak ose heshtin fare për popujt që i kanë krijuar qytetërimet përkatëse.

Duhet pranuar se historianët e huaj kanë heshtur qëllimisht për etninë shqiptare se lashtësia e saj ka ngjallur xhelozinë e tyre, veçanërisht lashtësia e gjuhës shqipe.

Fakti që Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus (23-79 e.r.), nartyralist i shquar romak, në veprën me titull “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës), në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”, fakti që, pas Plini Prakut, historiani i lashtë romak Apiani (Аппиано́с Александре́ус - 95-170), me prejardhje greke dhe që ka shkruar në greqishten e vjetër, autor i veprës “Historia e Romës”, ka përsëritur të njëjtën gjë, fakti që profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në librin e vet kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, thotë se, ndër burimet që ata shfrytëzuan për krijimin e alfabetit në fjalë, ishte edhe shkrimi i vjetër shqip, janë dëshmi të pastra se gjuha shqipe qëndron në themelin e të gjitha gjuhëve evropiane. Madje Engelsi, për Apianin, në veprën “Ludvig Fojerbahu dhe fundit i filozofisë klasike gjermane”, shkruan:
“Nga historianët e lashtë, të cilët kanë përshkruar luftën që është zhvilluar në gjirin e Republikës Romake, vetëm Apiani është ai që na flet qartë dhe shkoqur…”.

Një hapësirë boll të mjaftueshme në librin në fjalë autori ia ka kushtuar shkrimtarit racist serb Dobrica Qosiç, filozofisë së urrejtjes të të cilit ndaj kombit shqiptar ai ia ka çjerrë maskën me vet fjalët e këtij shovinisti të regjur, sipas të cilit, në raport me etninë shqiptare, populli serb na qenka, demek, populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit!

Me ditarin e vet me titull “Koha e gjarpërinjve”, të cilin e pati shkruar në periudhën 21 mars 1999 - 1 janar 2000, Dobrica Qosiç, në qëndrimin racist ndaj etnisë shqiptare, zë kryet e vendit, përkrah kryeministrit serb të vitit 1913 Vladan Gjorgjeviç, shkrimtarit Ivo Andriç, akademikut Çubrilloviç, kryepeshkopit Pavle që prehet në аtë botë dhe kryepeshkopit të tanishëm Irinej, si edhe të shumë …viçëve të tjerë antishqiptarë.

Por Flori Bruqi, me elegancën intelektuale që e karakterizon, është sqimatar në leksikun që përdor për të nxjerrë në pah mllefet e Qosiçit kundër popullit shqiptar të Kosovës, mllefe këto që, në të vërtetë, zbulojnë antivlerat e tij intelektuale. “Ekranizimi” që Flori i bën në këtë vepër racizmit të Qosiçit, më kujton një letër shumë interesante që shkrimtari i shquar francez Romen Rolan (1866-1944), laureat i Çmimit Nobel në vitin 1915 për veprën me titull “Për idealizmin e lartë të veprave letrare, për simpatinë dhe për dashurinë për të vërtetën”, ia dërgonte një kolegu të tij gjerman në vitin 1914, edhe ky laureat i Çmimit Nobel për vitin 1912. Shkak për atë letër ishte bërë sulmi i trupave gjermane kundër Belgjikës.

Letra në fjalë i drejtohej dramaturgut të njohur Gerhart Hauptman (1862-1946) më 29 gusht 1914 dhe qe botuar më 2 shtator 1914 në “Journal de Geneve”. Në të ai shkruante:


“Lufta është fryt i dobësisë së popujve dhe i budallallëkut të tyre… Unë… e pashë se si trupat tuaja po shkelin neutralitetin e Belgjikës fisnike. Ky është një veprim i pandershëm që ngjall përbuzje në çdo vetëdije të ndershme dhe është pjesë e traditës politike të mbretërve tuaj prusianë”.

Pra, Flori Bruqi, në analizën e kthjellët që i bën racizmit të Dobrica Qosiçit, hedh dritë mbi një traditë tashmë të konsoliduar gjatë një periudhe mbinjëshekullore të një racizmi mbarëkombëtar serb, të cilin vargani i mbretërve, njerëzit e letrave, bota akademike dhe politika e ushqyer prej tyre, ia kanë kultivuar mbarë kombit serb në çdo pore të tij.

Kësisoj Flori Bruqi, me një qetësi “patriciane”, e zhvlerëson tërësisht deklaratën butaforike të Qosiçit për popullin serb, si më “demokratiku”, më “i civilizuari” dhe më i “arsimuari” i gadishullit tonë!

Me taktin e një kritiku gjakftohtë, Flori i lë të kuptojë lexuesit se kombi serb dhe mbarë intelektualët që e përfaqësojnë, pa qenë nevoja të hyjë në mendësinë e kampeve politike që nuk ia vlen të hetohet, vuajnë nga një sëmundje mbarëkombëtare, siç është mungesa e së vërtetës, e cila, që në zanafillë të zbritjes së tribuve sllave drejt Ballkanit, u përzu dhunshëm për gjetiu, meqenëse vendin e saj e zunë mitet dhe legjendat që u sajuan pa pasur kurrfarë trualli konkret.

 Dhe subvensionimi për krijimin e tyre nuk ka njohur kurrfarë kufijsh. Madje ky subvensionim, që para nje shekulli, arriti deri aty, saqë kryeministri Vladan Gjorgjeviçi, në vitin 1913, botoi librin me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, në të cilin shqiptarët i paraqit si njerëz me bisht që i kujtuakeshin pararendësit gjysmë të egër të lashtësisë. Pikërisht ky libër, i mbushur me mite dhe me shpifje serbe, u qe servirur në tryezë përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913 që kishin mprehur thikat për copëtimin e trojeve etnike shqiptare.

Me analizën e vet intelektuale, Flori Bruqi argumenton tërthorazi se e vërteta mbetet një e mërguar e përjetshme e Serbisë, sepse mitologjia dhe shpifografia janë shndërruar për të në “shpendë grabitqarë” që nuk e lënë t’u afrohet absolutisht hapësirave serbe.

Madje kulti i mitologjisë dhe i shpifografisë serbe ka arritur deri në atë pikë, saqë kohët e fundit edhe Kardinali Wallter Kasper, për të përditshmen katolike Kathpress, deklaroi se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës se Kosova na qenka “djepi” i kishës ortodokse serbe! Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit të bën të hamendësosh se ai ose është një klerik me formim të mangët intelektual, ose ka marrë përsipër rolin e tellallit të Serbisë.

Sepse siç dihet tashmë, politeizmi ilir filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët zbritën në gadishullin tonë në shek. VII.

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë:

“Pë të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sitemin e bindjeve të veta”.

Me sa duket, kjo thënie e artë nuk gjen kurrfarë trualli në hapësirat serbe.

Në librin e vet Flori Bruqi është ndalur posaçërisht në krijimtarinë e mjaft autorëve shqiptarë, në veprat e të cilëve, në njërën ose tjetrën mënyrë, gjen pasqyrim çështja kombëtare shqiptare, një çështje që vazhdon të përcjellë rënkatën e një shekulli të tërë për një padrejtësi të rëndë që i është bërë etnisë shqiptare, në pritje për të gjetur zgjidhjen e vet përfundimtare.

 Në analizat e tij del në pah Flori kritik dhe Flori artist, krijues. Por në rastin konkret, forca gjykuese, forca analizuese merr sipërinë mbi forcën krijuese. Çështjet me rëndësi jetësore, jeta me të fshehtat e saj, plagët e saj të hapura janë më afër organizimit mbresëlënës të botës së kritikut që mbështetet mbi truallin e shëndetshëm të organizimit krijues të artistit.

Në analizat e Florit që burojnë nga honet një shpirti të ngrohtë mes shkulmash dashamirësie për kolegët e tij krijues, qoftë caqet e një kritike thjesht estetike që përmblidhen në kërkesën për një interpretim dhe takt poetik, qoftë caqet e kritikës historike, vijnë e përcaktohen nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë.

 Në vlerësimet e tij kritike kapen lehtë zërat e gjallë të jetës shqiptare në një përthyerje artistike, zbulohen të fshehtat e mëdha të shpirtit shqiptar dhe të organizimit të tij të brendshëm.

Në këtë mënyrë, në analizat kritike të Florit, vetë jeta shqiptare përvijohet para lexuesit si një përndritje hyjnore. Në penën e Florit, arti dhe kritika përbëjnë një tërësi organike në të kuptuarit e ideales.

Me këtë vepër, Flori ka ngritur një panteon amfiteatror në nderim të shumë figurave të nderuara të letrave shqipe, mes të cilave nuk mund të rri pa përmendur disidentin e shquar, poetin martir Havzi Nela, gurrës poetike të të cilit ia mbylli grykën litari i kriminelëve komunistë, pikërisht atëherë kur sistemi i tyre ishte në grahmat e fundit.

Katër burbuqet e magjisë së letrave

Prof.dr. Eshref Ymeri



       Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” (të datës 03 shkurt 2014) të moderatorit të nderuar Flori Bruqi, lexova një shkrim befasues që më preku thellë në zemër. Shkrimi titullohej “Shkrimtaret e ekzilit”.
Në këtë shkrim, zoti Flori analizonte përmbledhtazi, por me një nëntekst të thellë përsiatjeje, krijimtarinë letrare të katër burbuqeve shqiptare, të cilat sot jetojnë dhe krijojnë në disa shtete të Evropës. Anën befasuese të këtij shkrimi, e përbënte fakti që këto katër burbuqe krijojnë dhe botojnë në gjuhë të huaj, si në italishte apo në frëngjishte. Këto janë zonjat e nderuara Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi dhe Besa Myftiu. Në krijimtarinë e tyre letare në vendet ku banojnë (kush në Itali, kush në Zvicër apo në Francë), ato trajtojnë tema që i vjelin nga realitetet shqiptare.
       Në shkrimin e vet zoti Flori zbulon një të vërtetë lënduese, prandaj edhe u preka thellë. Ai thotë:
Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?” - bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi. I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre, sa të hiqet mënjanë duke thënë: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”. Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe”.
Kjo është e dhimbshme. Në vend që këto katër pena të talentuara të përgëzohen, të urohen dhe të përshëndeten ngrohtësisht për krijimtarinë e tyre në gjuhë të huaj, me tematikë shqiptare, ato fyhen padrejtësisht prej një takëmi lexuesish shqiptarë. Dhe zonja Anilda Ibrahimi reagon ndaj këtyre fyerjeve me gjuhën e një intelektualeje të talentuar dhe me zemër të madhe. Domosdo. Se talenti është i thjeshtë si e vërteta. Kurse patalenti e ka hundën në lis.
Nuk ka asgjë për t’u habitur për krijimtarinë e këtyre katër zonjave në gjuhë të huaj. Kjo është një dukuri mbarëbotërore.
Këto katër burbuqe të magjisë së letrave po derdhin talentin e tyre për njohjen e botës shqiptare në radhët e lexuesve të huaj. Prandaj ato nuk duhet të jenë kurrsesi objekt fyerjesh prej askujt nga lexuesit shqiptarë nëpër faqet e internetit. Ato duhen marrë si shembull i zotërimit të gjuhës së huaj deri në atë shkallë, saqë reflekset e talentit letare i përcjellin përsosmërisht në gjuhët përkatëse. Ky fakt të bën të mendosh se talenti i tyre dëshmon për shfaqjen e një personaliteti të dyfishtë: edhe në aspektin gjuhësor, edhe në aspektin e krijimtarisë letrare. Kjo mund të tingëllojë si shaka ose si një ide me burim nga fantastika shkencore. Por nuk është kështu. Para do kohësh, disa shkencëtarë të Universitetit Politeknik të Honkongut, patën kryer një sërë kërkimesh, nga të cilat pati rezultuar se gjuha ndikon mbi personalitetin e njeriut. Gjatë kryerjes së një eksperimenti, qenë pyetur qindra studentë kinezë dhe u vu re se kur studentët flisnin me intervistuesit në gjuhën angleze, ata manifestonin tipare që ishin karakteristike më shumë për një botë anglishtfolëse sesa për një botë lindore.
Prandaj katër zonjat e talentuara të botës së letrave që i botojnë veprat në gjuhë të huaja, duhen vlerësuar maksimalisht nga të gjithë ata shqiptarë që shtegtojnë nëpër faqet e internetit. Në të njëjtën kohë, ato duhen vlerësuar prej elitës intelektuale shqiptare brenda trojeve tona etnike. Kjo për faktin se trojet shqiptare janë vatrat ku kanë shpërthyer dhe vazhdojnë të shpërthejnë talente në mjaft fusha të dijës dhe të artit. Këto talente duhen rrethuar me ngrohtësinë e shpirtit shqiptar dhe jo të shikohen me smirë për shkak të xhelozisë profesionale që është burim përçarjesh fatkeqe.
A nuk do të ishte mirë që Ministria e Kulturës, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, të kishte një sektor të posaçëm në drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë, i cili t’u kushtohej kontakteve të herëpashershme me talentet tona nëpër botë? Kam shumë dëshirë të shpresoj që ky rekomandimi im të merret parasysh.
Vallë e nuk do të ishte me interes që të vendoseshin kontakteve mes këtyre katër zonjave dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Prishtinës, në mënyrë që veprat e tyre të prezantoheshin nëpër auditoret përkatëse nga pedagogët e lëndës së përkthimit?
Më kujtohet kur para ca vitesh, gjatë koncertit të radhës në njërin nga Festivalet e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar apo në Festivalin e Këngës Magjike (nëse nuk e kam gabim), u shfaq në skenë tenori i shquar Saimir Pirgu, i cili këndoi një këngë bashkë me artistin e mirënjohur Ardit Gjebrea. Kur mbaroi kënga, zoti Gjebrea tha: nesër në mbrëmje zoti Saimir Pirgu ka për të kënduar në Teatrin e Operës në Lisbonë. Mua, si çdo shqiptari, m’u bë zemra mal, që një artist-tenor, me një talent të jashtëzakonshëm, si zoti Saimir Pirgu, sot ka pushtuar skenat e teatrove të operës, që nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje këto skena i kanë pushtuar edhe tenorë të tjerë të shquar shqiptarë.
Profesori i dijes, zoti Flori Bruqi, për dashamirësinë proverbiale dhe për humanizmin e lakmueshëm që karakterizon formimin e tij intelektual, e meriton të falënderohet përzemërsisht për këtë homazh të bukur që u ka bërë katër burbuqeve të talentuara të magjisë së letrave. Do t’i uroja dhe do t’i përgëzoja me gjithë zemër edhe unë sikur t’ua dija adresat elektronike.

Santa Barbara, Kaliforni

03 shkurt 2014

Recension për librin e Flori Bruqit,"Dieademë letrare".

 


http://gazetadielli.com/nje-mozaik-ne-letersi/

Prof.dr.Rasim Bebo

Recension për librin e Flori Bruqit,"Dieademë letrare".


Mr.Sci.Flori Bruqi, morri rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit, këtu ulur filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, që të kthejnë spektrin e diellit në fytyr dhe të verbojnë aty për aty.
 I radhit në një mozaik të ngjashëm me atë të stërgjishit tonë pellazg që ndërtoi të parin në botë këtu e mbi 4000 vjet më parë Nekropolin e Athinës të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit dyshemet dhe muret.

Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjat rrjedhjes së lumit Danub me kufi.

                 Flori Bruqi 


 E gjëjmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Budrint, Durrës, Apolloni, Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, si na e vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu dhe në shumë vende ë tjera.

Kur i shikojë këto mozaikë tej bukurisë që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë - Demetra - i ruan për mijëra vjet.  

Syri i jon i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë, në vend të gurëve të zgjedhur të lumit ai radhit gërmat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema qe pasqyron Mr.Sci.Flori Bruqi të 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara.

 Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikpamje, poezi.

Mozaiku liber që mund ta quaj të Mr.Sci.Flori Bruqi nuk mund ta përmbledhim me një ose dy të parë, por duhet koh për ta lezuar dhe studjuar. Ky grumbullim mareial i përgatitur nga autori zë vendin e Akademisë së Skencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke. Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshitarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalis (sigurimit) grekë Janullatos.

Elita e kulturës së ktyre vendeve janë të heshtur, të koruptuar, të politizuar, të friksuar dhe bëjnë: “Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergameve që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Z. Prenga). Duke shfletuar “Diademn letrare” në faqen e parë shikojmë reshtat, që i dedikon babës s tij. “Babajt tim MAXHUN BRUQI, mësimdhënës, që tërë jetën evet intelektuale e atdhetare ia kushtoi gjeografisë kombëtare”.

Ai e gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpis të bërë blozë. 

Bregu i detit dhe Mesapliku i këndojnë Shqiponjës. Shkab’e madhe kasaba, / me dy krahë të mëdha, / nuk u dhe dhe nuk u fale. 

 Flori Bruqi të zgjon historin e Dodonës. Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si (ex-voto) etj. drejtpërdrejt, lidhen me mbretin e perëndive pellazge ZEUSIN.

Këtu u gjetën shumë shkaba dykrenëshe, që janë përhapur në Perandorin Pellazge. Një ndër ato mund të jetë dhe ajo që gjeti Prof. Maxhuni. 

 Dodona ndodhet 16 km. në J. P. të Janinës në Çamëri. Të gjithë autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Hekateu, Akusilao, Hellaniko, Herodoti, Tukididi etj.,si na i përmend eruditi Flori na bëjnë të ditur se, para mbëritjes së grekëve në shek e VII p.e.s. vendi banohej nga Pellazgët Hyjnor.

Dodona ishte vendi i kultit apo vendi i Shënjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi vend i njohur. Zeusin e trajtonin jo vetëm si pellazg por e cilësonin më tepr si Dodonas. 

 Dodona është bërë disa herë blozë. Dodona u rrafshua në vitin 219 p.e.s. nga gjeneraili etolas, Dorimahu. U rindërtua nga pasardhësit e Burrit të Ledhezës Pirro.

Qëndroi e tyllë deri në vitin 167 p.e.s. kur vërshuan lukunitё e Paul Emilit. Dodona Pellazge pësoi edhe një rrënim tjetër vdekjeprurës në motin 88-87 p.e.s. prej trakasve aleatë të Mitridatit... Më 435 e.j. perandori i lindjes, Teodori urdhëroi “shuarjen e përhershme të Dodonës Pellazge si zjarrishte pagane dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishtere më 475 e.j.

 Kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët ostrogotë, të pasuar nga saraqenët e bullgarët etj., e fshinë përjetë të jetës nga faqia e dheut Dodonën, kryeqendrën europiane të pellazgëve, - populli më i lashtë në kontinent. (Dhimiter Pilika “Pellazgët”,f. 161). 

 Flori  Bruqi te jep dhe te hap rrugë për të thelluar në “Kujtimet” e Ismail Qemali, që thotë: se, “Në vitin 1866, kur isha këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku tim në fshatin Melingus, kisha dalluar disa rrënoja, që i lidha me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë ia tregova mikut tim në Vlorë Karapanos”.

 Ky filloi menjëherë gërmimet në Dodonë pas 1460 vjetësh, duke nxjerrë në dritë një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. (P. xh. “Ilirira”, 6-2-2006, f. 24). Karapano, vllaho-grek, i shkathët, shumë nga këto thesare të Dodonës ua fali si dhuratë delegatëve të Anglisë dhe të Francës që ishin antarë të Kongresit Berlinit. Me qëllim, për të përkrahur kërkesat e qeveris greke në këtë Kongres.

Mr.Sci.Flori Bruqi, hynë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Ai është trim , i pa politizuar, nacionalist i pastërt, me pak fjalë, të hap horizont për t’u futur thellë në ngjarjet historike.
 E gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë.

Ashtu si Dodona u be disa herë blozë, por prap u ngjall, se, “fara shqiptare nuk është delikate dhe që goditet lehtë, e cila rrezikon të zhduket. Eshtë e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’i nënshtrohet të tjerëve.

Ajo i jep rëndësi kombit, ekzistenca e saj e mposht edhe kohen. Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë. (A. Kola “Arvanitasit” f. 166). Një ndër plagët e mëdha është Shqipëria Londineze, që eruditi Flori e përmend dhe analizon shpesh në librat e tij të shumta. Prof. Dr. Eshref Ymeri thote: se Shqipëria nuk ka qënë 116.000 km2 por 134.000 km2, e marrë nga enciklopedia Ruse.


Lezuesin e shtinë Flori për të thelluar në problemet kardinale të popullit tonë që ka kaluar në luftra me pellgje gjaku.

 Kryengritja e madhe e vitit 1913, qe kishte perfshire gjithe trojet shqiptare qe e ktheu vendin ne shkaterrim dhe mjerim me pellgje gjaku? 

 A. Baleta shkruan: “Kryengritjet shqiptare që u bënë në Kosovë më 1908 – 1910 – 1912, praktikisht ia shtrinë rrugën Sërbisë, u harxhuan, u grinë forcat me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet që të mos i bëjmë të njëjtat gabime.

Është fakt i njohur tashmë se përplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912 dobësoi ndjeshëm potencialet dy palëshe. Pikërisht pak jave pas mbarimit të kësaj lufte.

Më 18 gusht po të vitit 1912, filloi sulmi ndaj teritorreve shqiptare nga Mali i Zi, Sërbia dhe Greqia. Nëse lufta e shqiptarëve do të përqëndrohej kundër këtyre agresorëve, padyshim që dhe harta e sotme e Shqipërisë do të ishte ndryshe. Në faqen e parë të këtij “Mozaiku Letrar”, Kur Maxhuni gjeti shkabën dy krenore në themelin e shtëpisë bërë blozë të pa dëmtuar, e pastruan nga bloza dhe e vendosën te këndi si më parë. 

 Shfletojmë librin më tej dhe shikojmë një fotografi familjare me tre breza dhe me 14 veta të grumbulluar si nje tufë trandafilash, që pasqyron një familje shtet mbrëda shetit. Sa bukur, gjyshërit, fëmijt e tyre dhe nipër e mbesa, të ulur dhe në këmbë me çiltërsi. Kjo është familja, Kosova sot e gjallë, dinamike, e lulëzuar, që e përshkruan biri i saj Flori Bruqi. Jo më larg se 14 vjet, Flori  Bruqi përshkruan: Populli i Kosovës – UÇK-ja dhe NATO = Liria e Kosovës. 

Të ngjethet mishtë kur digjon dhe shikon kasaphanën sërbe, Gazeta “Iliria” shkruante në ate kohë: Kur shkova në zyrë, thotë Magdalena Ollbrajt dhe pashe mbi tavolinë gazetën, me fotot e masakrave sërbe në Kosovë, u trondita dhe morra Klintonin në telefon, NATO duhet të filloi sulmin për të ndalur këtë gjakderdhje të këtij populli trim të përmëndur në histori. 

Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri të dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morele ndaj saj të vlerave të lirisë”. Fjala është për shpalljen e Kosovës të pavarur. (Prof. Dr. Saimir Lojla ”Bota sot” 19-10-2004) 
Tani vimë te fundi i shekullit që shkoi, të përshkrimi i luftës së Kosovës nga Mr.Sci.Flori Bruqi : ‘Lufta filloi më 12 shkurt 1998 deri në 23 mars 1999.

 Më 12 qershor 1999 hyri NATO në Kosovë. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga këta 2400 luftëtarë të UÇK, janë zhdukur rreth 5000 njerëz, janë përdhunuar afër 20.000 femra, janë rrëmbyer mbi 3000 shqiptarë, akoma nuk u dihet fati i 2087 të tjerëve, kanë djegur 1.100 vende banimi, kanë plaçkitur djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, objekte kulture, shkencore, fetare. Ky përshkrim do te mbetet si pjesë e kristomacisë historike për ta përdorur çdo person i kulturuar dhe sidomos çdo historian për reference. Kosova fitoi Lirinë.

Me ardhjen e titos së vogël në Shqipëri Miladin Popoviçi si udhëheqës suprem mbi Enver hoxhën, po ta zëje në gojë Kosovën dhe Çamërin, të ipnin karamelen e plumbit pas kokës. Grekët Çamërin e vranë,e therën, e dogjën, përdhunuan dhe e dëbuan, pa patur asnjë ndihmë nga shteti amë vetëm sabotim dhe diskriminim. Kosovën e tradhëtuan vetë udhëhqia shqiptare. Djemtë e Shaban Palluzhës rreth 40-50 mijë frymë dorëzoheshin te vllau shqiptar dhe ky vlla tradhëtar ja dorëzonte sërbëve, që i asgjësonte në masë si në masakrat e Tivarit etj.

Te gjitha këto ngjarje pikëllimi i gjen te libri Diadema Letrare te përshkruara në art.

Ndërsa Çamëria u tradhëtua nga qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave, greku e shpalli Çamerinë, që nuk ekziston duke njoftuar institucionet ndërkombëtare për ta ligjëruar dhe u ligjërua. Arrinë, që Ministri i Jashtëm grek deklaroi serbes, pa u trembur fare se “Çamërinë unë nuk e njoh” dhe qeveria shqiprare hesht, se është bërë Tirana më keq se Athina për kombin shqiptar

Pikërisht për këtë historian sllav në Maqedoni, arriti të nxjerrë nga goja se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekës së Madh dhe më tej, “Prof. Pollajanski” tha se Skënderbeu nuk ishte shqiptar.  

Ne e pyetëm: Profesor, për cilën Maqedoni flisni, sepse për ne historianët, ne kohën e Aleksandrit të Madh, bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e aleksandrit të madh ju keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polljanski u përgjigj ...

 “Ne, -tha ai,- maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por për derisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturorë por edhe gjenetik. Sot akademikët sllav të Shkupit, nuk duan të dinë fare për saktësite historike.

Për ta sllavo-maqedonët e ditëve tona, vellezërit e bullareve dhe të sërbëve, kur e do puna, janë sllavë, kur nuk e do puna nuk jane sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Aleksandrit të Madh.

 Ndërsa shqiptarët i quajnë disa “ashkla”, që kanë shpëtuar pa u zhdukur. (N. Muhameti “Maedonia...”, bot. 2009, f. 415). Te “DIADEMË LETRARE” shikojmë Flori Bruqin erudite, i prozës dhe i vargut, duke i zgjedhur gurët dhe duke i radhitur, si nacionalis në plejaden e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptar.

ÇABEJ thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor pa patur parasysh faktoret hitorike.

 Flori Bruqi , me Diademën Letrare, zë venditn e Çabejt që ka vdekur, duke kritikuar “hartën e kulturës indoeupiane, pa e ditur tani se si do të konsiderohemi, në çfarë konteksi si gjuhë e humbur, e rregjuar, a po etni a popull i zhdukur.

Flori Bruqi, zuri vendin e dhjetërave Profesorëve që punojnë në Akademinë e Shkencave, për të vënë pikën mbi “I”., duke i argumentuar me duzina libra dhe tema te ndrushme të tij dhe duke grumbulluar shumë shkrime nga autorë të ngjashëm si veten e tij. 

 Ai thote: “Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen Shqiptare.

Nuk është e rëndësishme çfarë mendon Qosiqi?!

Mr.Sci.Flori Bruqi shkruan: “Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste - kundër shqiptarëve.

 Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur. Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime.

S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë e kombit serb” – Dobrica Qosiqin”. 

 Akoma më shumë: Kriminelët sërbë kanë bërë llamba me kafka shqiptarësh të vdekur ia kane prerë kokën, ia kanë zier në tenxhere, i hoqën katër dhëmbë ari, kafken e kane ngjyrosur e kane bere llambe tavoline ka thënë S. stojanoviç. Ata u vranë për Kosovën e lirë... 

 Flori Bruqi shkruan: “Tridhjetë e një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani, Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion. 17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik”. 

 Dy vjet para të quajturës demokraci dhe 17 vjet para atentatit kundër tre djemeve Kosovar, dënohet me varje në litar për t’i këputur vargun politik, Havzi Nela nga Presidenti Ramiz Alia i komunizmit, qw kalon president i demokracisw me fjalën: “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...