Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/04/08

Preludi i Pavarësisë Kombëtare, Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911-2014,

Vilhelme Vranari Haxhiraj



Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911 është Preludi i Pavarësisë Kombëtare
Çudi! Përse ka heshtur dhe hesht politika për këtë ngjarje të madhe historike?!
Aty ku lindi besa dhe mirësia, po aty jeton atdhetarizmi, trimëria dhe shqiptaria.
U mbushën 103 vjet nga ngritja e falmurit në Deçiç nga heroi legjendë Ded Gjo Luli

Përse qarqet politike shqiptare janë heshtur në 100 vjetorin dhe po heshtin për këtë ngjarje kaq të madhe, që ishte embrioni që lindi nga fara e hedhur gjatë shekujve, prej të cilit aty u mbollën rrënjët e lirisë, në krahinan e Mbi Shkodrës në vitet 11910- 1912. Ishte zanafilla e kushtrimit kundlër robërisë që çoi në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare nga Plaku i mençur Ismail Qemali.
Kur vet shqiptari harron veten, kombin, historinë e tij, të shkruar me gjak, bëmat që i dhanë një emër, bota s’e ka për gjë që ta fshijë e ta mohojë nga /në harta gjeopolitike. Mbushen ekranet, faqet e gazetave dhe revistave shqiptare me budallallëqet qesharake se “X” yll kinemaje apo muzike, u nda për të dhjetën herë me bashkëshortin se ishte homoseksual, se e tradhtoi, apo gruaja e “Y” ishte biseksuale. Të njohësh kulturën botërore është pasuri, investim intelektual, por të mbushësh programet mediatike me jetën private të vipave dhe nuk flitet për një kryengritje kaq të madhe që tronditi nga themelet Portën e lartë, Diplomacinë evropiane apo Fuqitë e Mëdha, duke e bërë Shqipërinë faktor politik, etnokulturor dhe etnëhistorik në Ballkan dhe në Evropë, për mendimin tim është e pafalshme.
Ka vetëm 8 vite që Mali i Zi fitoi Pavarësinë kombëtare duke u shkëputur nga Serbia. Pikërisht brenda kësaj kohe kaq të shkurtër, shqiptarët që jetojnë aty në trojet e tyre, trojet që u kanë lënë të parët ilir, po mbajnë gjallë gjuhën shqipe, traditën, po zhvillojnë kulturën amtare me parametra bashkëkohor, gjithmonë mbështetur mbi tabanin kombëtar. Krenar për atë që janë dhe ç’trashëgojnë, ata mbajnë lart simbolete e Kombit, si flamurin e Skënderbeut, atë flamur të kuq me shkabën dykrenare, që ngriti në Bratilë të Deçiçit, më 6 prill 1911, heroi legjendë Ded Gjo’Luli. Edhe pse përbëjnë minoritet në shtetin e ri të Malit të Zi, gjuha e tyre në familje, në rrugë është ajo shqipe. Në shkolla flitet dhe mësohet gjuha e mëmës, gjuha e bukur shqipe. Kanë gazetën e tyre shqip “Koha Javore” dhe TV “Borana”, ku shkruhet dhe flitet vetëm shqip.
*Po sjell në kujtesë 100 vjetorin...
Edhe pse mungoi politika në 100 vjetorin e kryengritjes , aty kishin ardhur nga Shqipëria (nga Muzeu historik ,Instituti i Historisë), nga Maqedonia dhe nga Kosova. Adem Jashari i kishte lënë amanet të nipit:“Murat, bir, mos e korit gjakun e 50 e ca Jasharëve dhe martirëve të Kosovës, ndaj kurrë mos mungo aty, ku të thërret zëri i tokës mëmë!”-dhe magjistri Murat Jashari, bashkë me ish deputetin Ramadan Gashi dhe miqtë e tyre, erdhën dhe nderuan kujtimin e kësaj kryengritjeje. Kleri katolik, si atëherë kur e përkrahu kryngritjen e 7 Bajrakëve, edhe kur kryengritja mbushi një shekull, nuk mungoi. Ishte i pranishëm në festë Dom Gjergj Simoni i Shkodrës, si dhe grupi artistik- filarmonia dhe baleti “Prenk Jakova”
Mungoi media shqiptare, gjithsesi, dashamirësit nga të gjitha trevat shqiptare, apo ku banohet nga shqiptarë dhe flitet gjuha shqipe, shkuan në Tuz dhe ndoqën festimet që kishin filluar për vendasit, qysh më 25 mars dhe përfunduan në datën 6 prill.Nuk mungonin as shqiptarët me banim në Sh BA, si Kol Gojçaj me banim në Miçigan, Zoti Camaj nga Hoti, po në ShBA, z. Dod i cili kishte ardhur nga vendi i demokracisë për të rindërtuar kullën e të parëve, si dhe shumë të tjerë, të cilët jo vetëm ishin të pranishëm çdo ditë, në çdo aktivitet, por për nder të Kryengritjes së vitit 1911 kontribuan financiarisht në këto aktivitete. Për nder të pranishmëve aty u dha programi artistik nga SHKA “Dedë Gjon Luli” dhe “Rapsha” nën drejtimin e Gjon Dushaj dhe Nikollë Berishaj.

Liria rrënjët i mbolli në Malësinë e Madhe dhe hodhi shtat në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Që të gjykojmë vlerat apo rëndësinë vendimtare të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në përgatitjen e terrenit të vendit për Pavarësi Kombëtare, duhet më parë të dimë se në ç’rrethana lindi kryengritja e vitit 1911? Si e la kryengritja e vitit 1910 Malësinë? Cili ishte qëndrimi i Malit të Zi, Austro- Hungarisë dhe Serbisë ndaj kësaj treve shqiptare? A kishte mbështetje kjo kryengritje nga kleri katolik apo rrethet diplomatike brenda dhe jashtë vendit?
Pas pushtimit të gjatë osman gjysmë shekullor, u zgjua ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve udhëhequr nga atdhetarët e Rilindjes Kombëtare në mërgim, e cila mori hov gradualisht . Pas kuvendesh të njëpasnjëshme krahinore, kombëtare apo ndërballkanine, u arrit në formimin e Lidhjes së Prizrenit, si formacioni i parë politik i organizuar, me atributet e Qeverisë së përkohshme. Pavarësisht nga jetëgjatësia e saj, Lidhja e Prizrenit që hodhi rrënjë në Janinë dhe u kurorëzua në Priyren, pati vlera të padiskutueshme për vendin dhe rajonin. Në këtë lëvizje mbarëkombëtare, e cila fillimisht e shkëputur apo sporadike, edhe pse zgjati 3 vjet, ishte një ngjarje që i tregoi politikës evropiane, pushtuesit dhe shqiptarëve se ne ishim në gjendje të vetëqeveriseshim dhe ta ndërton im shtetin në mënyrë të pavarur. Pra Lidhja e Prizrenit hapi perspektivën e së nesërmes, çeli rrugën e shpresës drejt Pavarësisë Kombëtare.
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, pas Lidhjes së Prizrenit, është një nga ngjarjet më kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo është zanafilla ku u mbollën rrënjët e lirisë sonë kombëtare. Me këtë kryengritje u arrit një kulm pjekurie politike për kohën, pasi ajo zë një pozicion kulmor në vijimësinë e ngjarjeve kohore që do të pasojnë këtë lëvizje. Ajo përmban karakteristikat e mirëfillta të një kryengritjeje me orientim kombëtar, sepse përfshiu në qellimet e veta, një plan të mirëfilltë mbarëshqiptar. Kjo kryengritje shpërtheu në një nga rajonet më të shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpërsohej në një besim fetar krejtësisht të ndryshëm me atë të Perandorisë Osmane. Kryengritja e 1911 e ngriti për herë të parë seriozisht çështjen shqiptare, në nivelin e një çështjeje të mirëfilltë nacionale në tryezat e diplomacisë evropiane. Shqipëria u bë e njohur si një etnitet i veçantë nacional, kulturor dhe gjeopolitik, që do të diskutohet në skenën e diplomacisë evropiane dhe ballkanike.
Me këtë ngjarje Shqipëria filloi të bënte pjesë seriozisht në rajonin ballkanik, duke e bërë veten faktor të debatueshëm mes Fuqive të Mëdha që luftuan nga fillimi i shekullit XIX e në vazhdim, mbi një bazë tashmë nacionale, ndaj një pushtuesi aziatik, që i rrezikonte identitetin etno - kulturor dhe fetar, që shkatërroi vlerat qytetare të mesjetës dhe i vuri në dyshim ekzistencen "fizike" të kombit.
Pushtimi osman shkatërroi vlerat më të mira nacional - kulturore, që evolucioni historik shumë-shekullor autokton kishte krijuar në trevat tona. Shqipëria përbënte tanimë, një entitet të qartë dhe të dallueshem nga trevat e popujt e tjerë të rajonit. Fatmirësisht ky pushtim, edhe pse pesë shekuj, nuk i eliminoi treguesit themelorë që bëjnë të dallueshëm një komb. Ndër këto elemente, rezistenca kulturore është ndër më themeloret. Kultura dalluese e një kombi ka qenë përherë baza e mëvetësimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Për kohën më e spikatura ishte Malësia e Madhe, si një vatër ndërgjegjësimi kombëtar. Kurse kryengritja ishte fakti më pozitiv, që tregon formimin nacionalist antiturk të Malësisë. Kjo veti dalluese, karakteristik për popujt me ndërgjegje kombtëare të formuar në Ballkan, ishte segment i rëndësishëm i shqiptarizmës. Kjo do të jetë prova e qartësisë politike të malësorit e shqiptarit mëmëdhetar. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, paraqitet si një shpërthim i zemëruar, i një popullsie rajonale me një pozitë politiko-nacionale, social - ekonomike dhe fetare të nënshtruar, kundër pushtuesit të atëhershëm në trevat shqiptare.
Duke nisur si një rezistencë e paorganizuar e popullatës në kushtet e dhunimeve të rënda të statusit vetqeverisës, pas ndërmarrjes luftarake të Turgut Pashës së vitit 1910, ajo do të merrte karakteristikat e një kryengritjeje të mirëfilltë me pikësynime të kristalizuara nacionale në periudhen mars-gusht 1911. Për ecjen përpara, Dedë Gjon Luli me 7 Lekët e Malësisë thirrën kuvendin e Greçës ku u drejtuan fuqive të mëdha Memorandumin e Greçës, me kërkesa të tilla që nuk u ndikuan dot as nga ndërhyrja e Malit të Zi. Edhe pse me origjinë të hershme ilire, të lidhur me krushqi ndër breza me shqiptarët, Mali i Zi kishte nisur të sllavizohej. Kjo bëri që masat popullore të emigrojnë drejt Malit të Zi, si e vetmja rrugë shpëtimi. Nga ana tjetër, Mali i Zi, shteti i ri dhe i vogël, për të forcuar identitetin e vet, shfrytëzoi çastet historike për zgjërimin territorial.
Se e çfarë kategorie është kjo kryengritja, po paraqes disa të dhëna të kohës.
Këtë na e tregon letërkëmbimi i Edith Durham-it me konsullin anglez në Trieste, Spence, që tregon qëndrim realist dhe miqësor ndaj çështjes shqiptare. Nga ana tjetër, diplomatët anglezë, përkatësisht Akers-Douglas në Cetinjë, zëvendës-konsulli Suma në Shkodër, vetë ministri i jashtëm Edward Grey, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë britanikë në Vjenë, Kostandinopojë, Romë, Beograd, Shën Petersburg, Berlin etj, mundësojnë të zgjerohet dhe të hidhet dritë e re, më e plotë, mbi kuadrin diplomatik të kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës së vitit 1911. Tashmë mund të thuhet pa frikë, ndryshoi mënyra e shqyrtimit dhe e trajtimit të çështjes shqiptare nga diplomacia ndërkombëtare. Nga ky moment çështja shqiptare do të mund të trajtohet realisht si çështje e veçantë e diplomacisë evropiane, me qëllime të qarta nacionaliste të kryengritësve malësorë, që e bënë të dallueshme Shqipërinë nga Turqia. Më me shumë* rëndësi ka madhështia e kryengritjes. Dokumentet arkivore dhe sidomos korrespondencat e gazetës "The Times" të kësaj kohe, nga Podgorica, Cetinja, Shkodra, Kostandinopoja dhe Vjena, kanë mundësuar studiuesit për të krijuar një tablo të epopesë së *Shtatë Lekëve të Malësisë, që në të vërtetë ka qenë në përmasat e një legjende. Rëndësi të veçantë kanë pasur *shkaqet e kryengritjes që nuk janë artificiale por reale, bazuar *jo në intrigat e Malit të Zi, por në *ashpërsimin e kontradiktës themelore në këtë rajon. Gjithashtu hidhet dritë e plotë mbi* rolin e madh nacionalist të klerit katolik, që u bashkua në masë me kryengritësit dhe luajti në momente të caktuara, rolin e mediatorit pro çështjes shqiptare. *Ismail Qemali, si figurë e madhe, u përfshi gjërësisht në përkrahje të Kryengritjes shqiptare të malësorëve, në orientimin e drejtë të kryengritjes, si dhe në njohjen e çështjes shqiptare nga diplomacia evropiane. *Kopja e origjinalit të Memorandumit të Greçës dhe bashkëngjitur me të, *letra drejtuar Edward Grey-it, shkruar në gjuhën frënge me dorë, dhe *vulosur me gishtërinjtë e vulat përkatëse të Ded Gjo' Lulit e 19 krerëve të tjerë të kryengritjes, duket se është një fakt i ri, që i sillet dokumentacionit të historisë kombëtare tani vonë nga Instituti i Shkodrës, më 2002 .
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është një nga ngjarjet më me rëndësi të historisë shqiptare dhe në veçanti, moment dallues i lëvizjes rilindëse në krahinën e Shkodrës.
*Shkaqet e kryengritjes ishin veprimet Turqve të Rinj në Shqipëri, që pati si pasojë pakënaqësi dhe lëvizje revolucionare në vend. Prirjet islamike dhe propaganda antikatolike e pushtuesit turk, si dhe qëndrimi jo i sinqertë i qeverisë së vilajetit të Shkodrës ndaj ngjarjeve të vitit 1910, i nxitën malësorët në një kryengritje me karakter kombëtar dhe në një lloj aleance me Malin e Zi. Të çarmatosje malësorët shqiptarë nënkuptoje afirmimin e nënshtrimit të tyre ndaj armikut shekullor, mbasi mbajtja e armëve pa iu nënshtruar kontrollit apo kufizimeve qeveritare ishte një lloj privilegji shumë i vjetër i zonave malore shqiptare. Megjithatë, mbledhja e armëve, përjashtimi nga taksat dhe nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, ishin vetëm shkaqe dytësore. Shkaku kryesor i kryengritjes shqiptare të vitit 1911 duhet kërkuar në bazen e zhvillimeve të përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore.Gjendja e krijuar në Shqipëri, në tërësi, zgjoi dëshirat dhe vullnetin e patriotëve shqiptarë për t’i dhënë fund pushtimit osman. Kështu filluan përgatitjet për një kryengritje të përgjithshme në vitin 1911, e cila, ndryshe nga kryengritja zonale e vitit 1910, do të përfshinte të gjitha krahinat shqiptare. Krahina e Malësisë përfshihej në këtë kryengritje të përgjithshme për faktin e njohur të qënies si bërthamë ekzistente e qëndresës shqiptare, ashtu edhe për thellimin e kontradiktave themelore në këtë rajon, që nga gushti 1910, mbi bazën e një programi politik. Por organizimi mbarëkombëtar i kryengritjes së vitit 1911 ishte i një shkalle jo të kënaqshme. Nuk duhet të harrojmë shkallën e ulët kulturore-arsimore të të gjithë zonës.
Kryengritja antiosmane e vitit 1911, filloi para kohe dhe nuk mundi të përhapej në të gjithë Shqipërinë etnike.Gjithsesi ajo përbën një nga përpjekjet më të rëndësishme të shqiptarëve për të fituar autonominë.
Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 shpërtheu në ditët e para të pranverës, e ndihmuar me armatim nga Mali i Zi (apo prej disa segmenteve politiko-ushtarake të këtij shteti), pritej edhe një ndihmë e premtuar nga ana e gjeneralit italian, Ricciotti Garibaldi. Nga ana tjetër, ata shpresuan më kot ndërhyrjejen e Perandorisë Austro-Hungareze, në rastin e ndonjë ndërlikimi të situatës së tyre ushtarake. Mali i Zi e nxiti shpërthimin e kryengritjes një javë para kohës së vendosur nga udhëheqësit shqiptarë, për qellimet e veta.
Planeve shoviniste malazeze malësorët iu përgjigjen me ngritjen e flamurit shqiptar në majen e Bratilës (Deçiç). Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, edhe pse kryengritja nisi para kohe, nuk qëndruan duarkryq. Ata u drejtuan nëpër Evropë për përkrahje dhe ndihmë, në mënyrë që kryengritja të përfundonte me sukses dhe Europa ta njihte autonominë e Shqipërinë dhe të drejtat e saj.
Kryengritja shpërtheu me 24 mars të vitit 1911, në Malësinë e Madhe,jo si rezultat i intrigave të Malit të Zi, por si rezultat i kontradiktës politike në Shqipëri. Kjo shënon fazën e parë që pati një zhvillim të kryengritjes në të gjitha vijat e frontit. Momenti kulminant që shënon karakterin e kryengritjes është ngritja e flamurit shqiptar me 6 prill në Bratilë. Veprimet luftarake të shqiptarëve, tërhoqën vëmendjen e forcave nacionaliste shqiptare dhe të diplomacisë ndërkombëtare, e cila ishte tepër e interesuar në ruajtjen e status-quo-së politike të Perandorisë otomane. Pra mbronte interesat e Turqisë.
Shpirti i kryengritjes së vitit 1911 ishte Dedë Gjo' Luli, i njohur ndryshe edhe si "Heroi i Traboinit", një burrë energjik, me karakter të fortë, që nuk bëri kurrë asnjë lëshim në kurriz të të drejtave të malësorëve dhe të shqiptarëve. Madje edhe atëherë kur iu nënshtrua kërcënimeve nga më të rënda. Për t’i zbutur malësorët iu ofruan shuma të konsiderueshme në të holla nga Turqia ashtu dhe nga Fuqitë e huaja, por ai nuk u mposht.
Operacione turke rifilluan në shkallë të gjërë më 14 maj, pasi u erdhën përforcime ushtarake. Këtu nis faza e dytë e Kryengritjes, që zgjati deri në prag të 23 qershorit 1911. Ushtria e huaj e madhe në numër, disa herë më e madhe , bëri që forcat kryengritëse të venë në zbatim planin strategjik ushtarak. Nisën qëndresën në rajonet e vështira , të papushtueshme nga armiku.Por gjendja e krijuar pati pasoja edhe në situaten politiko- diplomatike të Ballkanit, duke i detyruar Fuqitë më të interesuara, të ndërrmarrin lëvizjet e veta që ta veçojnë çështjen shqiptare si një nga problemet më të rëndësishme të kohës për Perandorinë Osmane.
Figurave të shquara nacionaliste shqiptare, si:Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ismail Qemali dhe Nikoll Ivanaj hynë në shtabet kryesore të kryengritësve dhe refugjatëve shqiptarë, mbështetja e plotë e kryengritësve nga ana e qytetarëve shkodranë në mërgim, e klerit katolik,do të kurorëzohet në Memorandumin e Greçës më 23 qershor 1911 ose "Librin e Kuq", ku u miratuan kërkesat për krijimin e një province autonome shqiptare, bashkimin e të katër vilajeteve në një të vetëm. Memorandumi i Greçës pati një rëndësi se doli nga gjiri i kryengritjes dhe pati karakter kombëtar. Kërkesa për një provincë autonome shqiptare ishte e moderuar, duke pasur parasysh se ekzistonte edhe paramendimi i një shteti autonom shqiptar, e cila ishte më e mundshme për t'u pranuar. Pati rëndësi se parandaloi në ndryshimin të status kuo-së, copëtimin e trojeve kompakte etnike shqiptare për atë kohë. Memorandumi i Greçës shndërroi dhe e zgjeroi çështjen shqiptare më 1911, nga një çështje e paqësimit të Malësorëve, në një çështje më të gjërë, kombëtare që lëvizja të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Qeveria turke, e frikësuar nga karakteri kombëtar i lëvizjes, nisi bisedimet me udhëheqësit e fiseve kryengritëse të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit etj, duke u përpjekur që të shmangte fillimin e bisedimeve mbi bazen e Memorandumit të Greçës. Qeveria turke dhe Fuqitë e Mëdha, duke e kuptuar seriozitetin e lëvizjes dhe rëndimin e situatës vendosën të shpëtonin interesat e tyre në Ballkan, duke bërë përpjekjet për ta shuar kryengritjen sa më parë që të ishte e mundur. Fuqitë e Mëdha, mbasi Turqia pranoi të modifikonte listen e lëshimeve, vendosën që të ftonin qeverinë malazeze të këshillonte malësorët refugjatë në territorin e saj që të ktheheshin në vatrat e tyre. Në këtë mënyrë arriheshin disa qëllime të shumëfishta: ruhej integriteti territorial i Perandorisë Osmane, nyja më e rëndësishme kjo për ruajtjen e status-quo-së; Fuqitë e Mëdha përfshiheshin drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemit dhe në garantimin e të drejtave të dhëna malësorëve kryengritës; garantohej dhe lidhej më mirë përgjegjshmëria e Malit të Zi në zhvillimet politiko-diplomatike ndërkombëtare. Kryengritja e vitit 1911 nuk u përhap në masën e duhur dhe mbeti e kufizuar në Malësinë e Madhe. Gjithsesi pati rëndësinë e madhe historike të pakundërshtueshme ,se shërbeu si shkak i lëvizjes së përgjithshme shqiptare.Aty nisën fillimet e Kryengritjes së përgjithshme 1912, e cila u manifestua me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Në kryengritjen e Malësisë së Madhe hodhi rrënjë liria, kurse Pavarësia e shumëpritur shtatin e hodhi në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Le të shërbejë kjo festë e përvitshme e Malësisë së Madhe si një apel për historinë, politikën dhe kulturën tonë kombëtare.

LAOKOONTI E SHQIPTARËT...

Nga Fritz RADOVANI:





LAOKOONTI

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...


LAOKOONTI E SHQIPTARËT...

Në vitin 1962, në sallen e pikturës pranë Shtëpisë së Kulturës në Shkoder, kam vizatue koken e Laokoontit, veper e skulptorit madh Mikelangjelo...
Ishte 50 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë.
Edhe pse gjarpni e kishte kafshue Shqipninë që në vitin 1468...
Na dukej se në vitin 1912, kishim fitue dishka... Sikur, dervishët na e kishin largue friken.
Kjo statujë, sikur, na e kthjelloi shikimin dhe mendimin e turbulltë... Ishim të rijë...
Që në vitin 1944, Shqipnia vazhdonte me kenë e lidhun nga një gjarpen i mnershem dhe i pakrahasueshem në Shekullin e XX, me asnjë tjeter që kishte lidhë dhe kafshonte perditë Popullin e vet, ku dhimbja dhe helmi depertonin në krejt trupin e çveshun të Shqiptarit...
Gati askush nuk e dallonte koken e tij të maskueme me “Yllin e kuq” që ushqehej me gjak Atdhetarësh, e vazhdonte me kafshue dhe me helmatisë Rininë Shqiptare.
Ata baballarë që ishin të lidhun prej tij do të shihnin me sytë e tyne edhe trashigimtarët e vet, pa asnjë shpresë shpëtimi nga kafshimi i këtij perbindshi me pamje gjarpni...
Gjarpni nuk falë as nuk dihet se ndonjëherë asht tregue i mëshirshëm...
Podrume, biruca, qeli, lagështinë, uri, errësinë, etje, ndytsinë, pisllek, torturë, rrahje, thyemje kockash, djegëje syshë me cigare, vezë të zieme nenstjetulla, mace të egersueme nder thasë, tredhje organesh gjenitale, perdhunime vajzash nder sytë e baballarëve të vet,
gra të lidhuna nder sy të burrave, burra të vuem në hell, e vllau tue dishmue per vllaun... Të gjithë të lidhun prej një gjarpni që quhej Enver Hoxha në mënyren ma mizore e që, me helmin e tij “lufta e kllasave”, shkatrroi Atdheun, Shqiptarin, Virtytet dhe Fenë e Tij.
Besa, Burrnia dhe Bujaria e trashigueme nder shekuj... u shue me helmin anadollak...
Çapini shovenist sllavokomunist ushqente me helmin vllavrasës gjarpnin e kobren...
Populli Shqiptar nder shekuj i robnuem dhe i coptuem copa copa, duhej perça e robnue ashtusi persa shekuj vepruen pushtuesit turq me veglat e tyne tradhëtare anadollake.
E gjarpni ngopej e knaqej tue pa një Popull në dhimbje, vorfni e pashpresë shpetimi...
Mbi 50.000 Shqiptarë, i mbyti me helmin e tij... E virrmat e Tyne humben nder labirintet e podrumet e golleve të hapuna nga gjarpni per 47 vjet, pa asnjë minut dritë në Shqipni.
Mbi 500.000 Shqiptarë, nder kampe pune, ferma e minjera...leckoheshin perditë në trup dhe në Shpirtë, per me knaqë epshet e gjarpnit dhe kobres që lëshonin vezë e jarg helmi.
E zemra e gjarpnit me “Urdhën nga Naltë”, njëditë... do të plaste... me 11 prill 1985...
“Amaneti” i sulltanit per Shqipninë e Gjergj Kastriotit ishte: “Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1958 – 1983. Botue Tiranë, 1985.)

Melbourne, 2014.

Putini po ecën në gjurmët e Stalinit

Prof.dr. Eshref Ymeri



Para pak ditësh, gazeta franceze “Le Figaro” botoi një analizë, kushtuar ngjarjeve pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë prej Federatës Ruse, pas një referendumi që u zhvillua atje me një nguti të habitshme. Me këtë rast, gazeta citon një fjalë të urtë që e përmend ish-i burgosuri i GULAG-ut, disidenti sovjetik Sergej Kovalov (1930), pjesëmarrës i lëvizjes në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusinë passovjetike, personalitet politik dhe shoqëror rus, ish-deputet i tri legjislaturave të parlamentit rus (1993-2003).
Skeda:Union of Soviet Socialist Republics (orthographic projection).svg
Duke pasur parasysh synimet ekspansioniste të Putinit në qëndrimin ndaj ish-republikave sovjetike, Kovalovi thotë se “oreksi vjen duke ngrënë”. Me këtë fjalë të urtë, Kovalovi ka parasysh qëndrimin e Putinit ndaj Gjeorgjisë, së cilës, në vitin 2008 i gllabëroi Osetinë e Jugut dhe Abhazinë. Siç del nga zhvillimi i ngjarjeve, Putini, me sa duket, mbrojtjen e rusëve që jetojnë përtej kufijve të Rusisë, e ka vënë në qendër të politikës së vet ekspansioniste. Dhe kjo me pretekstin se atyre “po u shkelen të drejtat”.
Në të vërtetë, në Ukrainë nuk ishin vënë re kurrfarë shkeljesh të të drejtave të rusëve. Të ashtuquajturat të drejta të shkelura të rusëve në Krime ishin thjesht inskenime të Kremlinit, të orkestruara drejtpërsëdrejti nga Putini. Prandaj edhe rusë të Krimesë dilnin me pankarta në duar, në të cilat bëhej thirrje “për t’i shpëtuar” atdheu-mëmë.



Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, rreth 25 milionë rusë mbetën në ish-republikat sovjetike. Duke përdorur si vjegë gjoja mbrojtjen e tyre se “po u shkelen” të drejtat, Putini i është kthyer politikës ekspansioniste të carizmit për pushtime territoresh të huaja. Në këtë mënyrë, ai po mundohet të vërë në jetë politikën e shovinizmit rusomadh, përmes së cilës kërkon të ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik. Se jo më kot ai pati deklaruar dikur se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik na paskej qenë tragjedia më e madhe e shek. XX!

Kësisoj Putini është duke nxitur një reaksion zinxhir: fill pas aneksimit të Krimesë, në Pridnjestria, (ish-pjesë e territorit të ish-Republikës Sovjetike të Moldavisë), të cilën trupat ruse vazhdojnë të mbajnë të okupuar që prej viteve ’90 të shekullit të kaluar, kanë filluar të dëgjohen thirrje për të hyrë në përbërjen e Federatës Ruse.


Në ish-republikat sovjetike të Azisë së mesme, rusët përbëjnë afërsisht 10% të popullsisë. Por në Kazikstan, me një popullsi prej rreth 17 milionë banorësh, rusët përbëjnë rreth 27% të saj. Prandaj presidenti (i përjetshëm) Nazarbajev i Kazakistanit, në kushtet pas aneksimit të Krimesë prej Kremlinit, tani ndodhet në një pozitë me të vërtetë delikate. Por pas aneksimit të Krimesë, edhe presidenti Lukashenko i Bjellorusisë nuk e ndien veten fort rehat. Seç ka një shqetësim që po e bluan përbrenda.

Pakicat nacionale ruse nuk janë të pakta edhe në ish-republikat sovjetike të Priballtikut, sidomos në Estoni. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kremlini, përmes këtyre pakicave kombëtare, bëri ç’është e mundur për të penguar hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por nuk mundi t’i pengonte dot. Gjithsesi, tre shtetet e Priballtikut e ndiejnë veten të mbrojtur nga aleanca e NATO-s, në krahasim me Ukrainën, e cila ka mbetur e zbuluar para epsheve shoviniste të Putinit.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, pikërisht në pranverën e vitit 2008, pati propozuar që Gjeorgjia dhe Ukraina të përfshiheshin në programin e përgatitjes për të hyrë në NATO. Por Franca dhe Gjermania nuk pranuan.

“Ky hap i Parisit dhe i Berlinit, - nënvizon gazeta “Le Figaro”, - duhej të kishte shërbyer si një gjest paqtimi në marrëdhëniet me Moskën. Por Vladimir Putini e vlerësoi atë si një shenjë dobësie… Që asokohe kanë kaluar gjashtë vjet dhe Perëndimi aneksimin e Krimesë e quan po aq të papranueshëm, sa edhe copëtimin e Gjeorgjisë. Ai, me shumë të drejtë, heq dorë nga përdorimi i forcës, por a i ka vallë mjetet dhe mundësitë për t’ia disiplinuar në njëfarë mënyre orekset presidentit të Rusisë? (Citohet sipas: “Le Figaro: Hapat e Perëndimit për pajtim, Putini i merr për dobësi”. Marrë nga faqja e internetit “charter97.org”. 26 mars 2014).

Para pak kohësh, udhëheqësi i tatarëve të Krimesë, ish-udhëheqësi i Kuvendit Kombëtar (Mexhlisit) të Krimesë, Mustafa Xhemilev, zhvilloi një bisedë me Putinin, në të cilën theksoi rëndësinë e ruajtjes së tërësisë territoriale të Ukrainës, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar më 1994 prej vendeve garantuese: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dhe cili ishte reagimi i Putinit, sipas Xhemilevit?
“Për këtë temë, Putini preku një të tillë çështje, sipas së cilës vetëshpallja e Ukrainës si vend i pavarur, nuk përputhej krejtësisht me normat sovjetike që parashikojnë procedurën e daljes nga përbërja e Bashkimit Sovjetik. Ja ky ishte qëndrimi i tij” (Citohet sipas: Udhëheqësi i tatarëve të Krimesë rrëfen për bisedën me Putinin”. Marrë nga faqja e internetit “utro.ru”. 12 mars 2014).


Duket fare sheshit që Putini ka dalë me një deklaratë paradoksale në qëndrimin ndaj Ukrainës. Normat sovjetike për daljen nga përbërja e Bashkimit Sovjetik kishin fuqi ligjore për aq kohë sa Bashkimi Sovjetik ishte më këmbë si një strukturë shtetërore unike. Por asokohe cila nga republikat mund të kuturiste të bënte kërkesë për të dalë nga përbërja e Bashkimit Sovjetik? Asnjëra, se Kremlini do ta mbyste në gjak. Por kur ngrehina sovjetike u shkërmoq, atëherë për çfarë normash sovjetike e ka fjalën Putini, për të cilat kërkuaka që t’i respektojë Ukraina? Epshet shoviniste ndaj Ukrainës, Putinin e kanë verbuar keq, prandaj ai arrin të nxjerrë nga goja edhe deklarata të pamatura, si kjo që u përmend më lart.

Në qëndrimin ndaj Ukrainës, Putini udhëhiqet nga mendësia hegjemoniste e Bashkimit Sovjetik, i cili shfaqjet e nacionalizmit nëpër republika, i vlerësonte si tendenca për minimin e ngrehinës sovjetike. Në këtë aspekt, ai është duke ndjekur gjurmët e Stalinit, i cili nacionalizmin ukrainas e kishte halë në sy. Madje ndjenjat nacionaliste nëpër republikat sovjetike duhej të çrrënjoseshin tërësisht dhe në mbarë Bashkimin Sovjetik, domosdo, duhej të lulëzonte vetëm nacionalizmi rus. Po çfarë deklaronte Stalini konkretisht?
“Jo, ne po veprojmë drejt që po i ndëshkojmë kaq rreptë nacionalistët e të gjitha kallëpeve dhe ngjyrave. Ata janë ndihmësit më të mirë të armiqve tanë dhe armiqtë më të tërbuar të popujve të vet. Se me ëndrrën e vet të përhershme, nacionalistët kanë për qëllim ta shkërmoqin Bashkimin Sovjetik në shtete të veçanta “kombëtare” dhe atëherë ai do të bëhet kollaj pre e armiqve. Kurse popujt që banojnë në Bashkimin Sovjetik, në shumicën e tyre, do të shfarosen fizikisht, kurse ata që do të mbeten do të shndërrohen në skllevër të pagojë dhe mjeranë. Jo rastësisht tradhtarët e përbuzur të popullit ukrainas, udhëheqësit e nacionalistëve ukrainas, të gjithë këta melnikët, konovallët, banderat, kanë marrë tashmë detyra nga zbulimi gjerman për të ndezur mes ukrainasve, që janë po ashtu rusë, urrejtje për rusët dhe të arrijnë ta shkëpusin Ukrainën nga Bashkimi Sovjetik… Prandaj ata duhen mbajtur nën fre, të mos lejohen t’i vënë minat unitetit të Bashkimit Sovjetik” (Citohet sipas: J.V. Stalin. Vepra të plota. Vëll. 15. Bisedë me A.S. Jakovlevin. 26 mars 1941, f. 17. Marrë nga faqja e internetit “Mësimet e harruara të historisë. Stalini për nacionalizmin ukrainas”,“ahtubinskpilot.ru”. 28 shkurt 2014).


Zhvillimi i ngjarjeve pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vërtetoi në praktikë se deklarata e Stalinit kundër nacionalistëve nëpër republikat sovjetike dhe sidomos në Ukrainë, rezultoi se kishte qenë thjeshtë një demagogji e pastër që kishte për qëllim vetëm lartësimin e nacionalizmit rus dhe justifikimin e tendencave ekspansioniste të shovinizmit rusomadh në kurriz të popujve jorusë. Republikat u pavarësuan pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe askush nga vendet perëndimore nuk e vuri në rrezik tërësinë e tyre territoriale dhe sovranitetin kombëtar. Përkundrazi, integritetin tokësor dhe sovranitetin e tyre kombëtar e ka cënuar dhe po vazhdon ta cënojë pikërisht shovinizmi rusomadh, si në rastin e Moldavisë, të Gjeorgjisë dhe të Ukrainës.


Ish-republikat sovjetike, fill pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, u larguan marramenthi nga tutela e Moskës sepse gjatë shtatëdhjetë vjetëve, ajo kishte arritur t’i nënshtronte plotësisht. Madje qe përpjekur që të ndryshonte ca nga ca edhe përbërjen demografike të tyre përmes rusifikimit të shkallëshkallshëm. Se po të kishte ndodhur e kundërta, domethënë nëse Moska do t’i kishte trajtuar republikat me të drejta të barabarta, nëse do t’u lejonte sa më shumë pavarësi, sa më shumë të drejta për vetëqeverisje, për vetëzhvillim dhe për ngritje të nivelit të mirëqenies, ato me siguri që nuk do të shkëputeshin nga Moska me aq shpejtësi.
Të gjitha konfliktet që kanë lindur me Moldavinë, me Gjeorgjinë dhe me Ukrainën dhe që nesër pasnesër mund të lindin edhe me shtete të tjera fqinje, ish-republika sovjetike ose, si fjala vjen, me Finlandën, e kanë burimin jo vetëm te shpërfillja dhe përbuzja që shovinizmi rusomadh ushqen ndaj tyre në vazhdimësi, i kapluar keq nga ndjenja e madhështisë, por edhe te ringjallja e stalinizmit, i cili, pas ardhjes në pushtet të Putinit, është rehabilituar në një mënyrë të pabesueshme. Një shpërfillje dhe një përbuzje të tillë e ushqejnë jo vetëm politikanët por edhe populli rus, siç del qartë nga burimi i mëposhtëm:
“Vladimir Putini i ka propozuar Bjellorusisë të hyjë në përbërjen e Rusisë me krahina. Shembuj të tillë të një qëndrimi përbuzës jo vetëm nga ana e politikanëve, por edhe nga ana e rusëve të thjeshtë ndaj Bjellorusisë dhe ndaj Kazakistanit, mund të gjesh me shumicë. Duke i vlerësua këto qëndrime në tërësi, ne arrijmë në një përfundim të thjeshtë: Bjellorusia, përgjithësisht, nuk është kurrfarë shteti, kurse në përbërjen e Kazakistanit ka shumë krahina “ruse”. Nëse Putini do të arrijë ta copëzojë Ukrainën, atëherë për Kazakistanin dhe për Bjellorusinë do të nënshkruhet dënimi me vdekje” (Сitohet sipas: Valerij Portnjikov. “Agresori i vetëm Putin”. Marrë nga faqja e internetit “glavred.info”. 04 mars 2014).


Qëndrimi përbuzës që Putini ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ndaj Ukrainës, është me të vërtetë i përmasave skandaloze. Këtë të vërtetë tragjike e pranon zonja Lilia Shevcova (1949), politologe ruse, doktor i shkencave historike, profesore e Katedrës së Politologjisë Krahasuese të Institutit Shtetëror Rus të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bashkëpunëtore shkencore përgjegjëse e Qendrës Karnegi të Moskës.
Ajo deklaron:
“Ukraina është, së pari, një projekt personal i Putinit që prej vitit 2004. Udhëheqja politike e Rusisë e konsideron Ukrainën si një vend që s’ka arritur të bëhet shtet, si dikë që s’ka arritur të bëhet njeri, si një bashkësi që nuk ka komb, që nuk ka identitet. Prandaj jo më kot Putini i deklaroi Bushit në vitin 2008: “Xhorxh, çfarë po thua për Ukrainën, se ajo, përgjithësisht, nuk është shtet dhe i tillë s’ka për t’u bërë kurrë”. Përveç gjithë të tjerave, Ukraina, për shumë njerëz në Rusi, konsiderohet si kryenëna e shtetit rus, pikërisht si puna e Kosovës për serbët. Dhe madje më shumë” (Citohet sipas: Lilia Shevcova. “Ukraina është një dackë për elitën politike ruse”. Marrë nga faqja e internetit “LB.ua”. 02 mars 2014).
Pas shpalljes të së ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” më 07 prill 2014, sipas të gjitha gjasave, Putini do t’i zgjerojë kufijtë e Federatës Ruse me të tjera “republika popullore”, me të vetmin qëllim që ta shndërrojë Ukrainën në një “bashkësi pa komb dhe pa identitet”. Domosdo, përderisa Ukraina është katandisur në një vend pa zot. Se gjatë 22 viteve nuk qe në gjendje të nxirrte në krye një klasë politike me dinjitet kombëtar.

Ky qëndrim prej shovinisti të kulluar i Putinit ndaj Ukrainës, nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një stalinizëm i pastër në ndërtimin e raporteve me ish-republikat sovjetike.
Shkrimtari, publicisti dhe veprimtari politik Aleksandër Prohanov (1938), në një konferencë shtypi, të zhvilluar para disa vjetësh në qytetin e Ekaterinburgut, ka deklaruar:
“Pothuajse 60% e banorëve të Rusisë janë stalinistë të bindur… Josif Visarionoviçi po rend nëpër hapësirat e vendit me shpejtësinë e dritës. Duhet kuptuar mrekullia e stalinizmit” (Citohet sipas: “Ditari i Eduard Volkovit”. Marrë nga faqja e internetit “liveinternet.ru”. 15 prill 2010).
Nënkuptohet që merita kryesore për ringjalljen e stalinizmit në Rusi, i takon Putinit, i cili është dashuruar keq pas një pushteti autokratik. Në bazë të orientimeve të tij të drejtpërdrejta, fryma e stalinizmit po injektohet me shumë kujdes në radhët e brezit të ri. Nga një sondazh i kryer kohët e fundit, kanë rezultuar të dhëna me të vërtetë befasuese:
“Në një mënyrë të çuditshme, pikërisht brezat e rinj, të cilët s’e kanë jetuar kurrë periudhën e stalinizmit, janë duke përjetuar nostalgjinë më të madhe për të kaluarën. Por në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse kjo valë e kthimit të nostalgjisë për stalinizmin e ka burimin në arsimimin shkollor dhe universitar, përmes programeve të “historisë politike”, të frymëzuara prej Vladimir Putinit” [Citohet sipas: “Rusia: kthimi i stalinizmit”. Marrë nga faqja e internetit “inosmir.ru”. 23 mars 2014].



Duke ndjekur gjurmët e Stalinit, Putini e ka armiqësuar keq Ukrainën me politikën e Kremlinit. Në këtë mes, siç thotë Xhejms Bruk, ish-gazetar i “Zërit të Amerikës” në Moskë, “Rusia e ka humbur betejën me Perëndimin në përpjekjet për të fituar zemrat dhe mendjet e ukrainasve. Këta nuk i kthen më dot prapa. Duke e pranuar këtë fakt, Putini kërkon të hedhë në veprim një variant rezervë: ta destabilizojë Ukrainën, duke ndezur përçarje gjuhësore dhe ndëretnike” (Citohet sipas: Xhejms Bruk. “Rusia me sytë e një amerikani. Vladimir Putin ka të drejtë: Perëndimi ndikoi mbi zgjedhjen që bëri Ukraina”. Marrë nga faqja e internetit “voanews.com”. 16 mars 2014).
Ёshtë e qartë se Putini nuk mund të veprojë dot ndryshe, sepse nuk mund ta braktisë dot psikologjinë e Kremlinit, sipas së cilës Rusisë i intereson që shtetet rreth e rrotull saj të jenë shtete të mekura që i bluajnë vazhdimisht konfliktet e brendshme. Prandaj edhe Ukraina, megjithëse kanë kaluar më shumë se 22 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pavarësimit të saj, vazhdon të mbetet ekonomikisht dhe politikisht një shtet me sovranitet të dyshimtë. Pra, gjendja e tanishme e Ukrainës është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës hileqare të Kremlinit ndaj saj, çka ka gjetur pasqyrim në korrupsionin skanadaloz të elitës së saj politike dhe në tradhtimin prej saj të interesave kombëtare të popullit ukrainas.


Në këtë aspekt, politika e Kremlinit ndaj Ukrainës është vite drite larg politikës amerikane ndaj dy shteteve fqinje: Kanadasë dhe Meksikës. Duke bërë krahasimin mes këtyre dy politikave, gazetari Xhejms Bruk ka shumë të drejtë në gjykimin e vet kur deklaron:
“Po të bëjmë një krahasim mes bëmave të Rusisë në Krime dhe qëndrimit të kontinentit amerikanoverior, atëherë do të dukej sikur gjoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosnin ta përçanin dhe ta dobësonin Kanadanë, duke nxitur tendenca separatiste në Kuebekun kanadez, ose të fillonin të financonin ndonjë kryengritje në Meksikë. Në vend të një politike të tillë, populli amerikan dhe politikanët e tij besojnë dhe janë të bindur se zhvillimi i suksesshëm i Kanadasë dhe i Meksikës është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj edhe qe nënshkruar dhe vazhdon të respektohet Marrëveshja Amerikanoveriore për Tregtinë e Lirë, një asociacion vullnetar ky i shteteve demokratike, si puna e Bashkimit Evropian, i leverdishëm për të gjithë anëtarët e vet” (po aty).


Kremlini, fatkeqësisht, është shumë larg një mendësie të tillë politike në marrëdhëniet me Ukrainën. Dhe gjasat janë se zor se mund të çlirohet ndonjëherë nga një psikologji e tillë, përderisa Putini përdor autoritarizmin në ushtrimin e pushtetit. Kjo ka bërë që ai, si një figurë e dalë jo nga radhët e inteligjencies së kultivuar ruse, por nga radhët e KGB-së, t’i kthehet stalinizmit, çka do të thotë që ai, jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, parapëlqen të komunikojë me gjuhën e forcës. Prandaj edhe Vashingtoni, edhe Brukseli duhet ta kenë parasysh faktin që edhe Putini gjuhën e forcës e kupton më mirë. Sepse vetëm kështu mund të vihen në zap epshet e tij ekspansioniste.

Santa Barbara, Kaliforni
08 prill 2014

2014/04/06

Beteja legjendare e Loxhës



Ideali i dëshmorëve, që ranë heroikisht në Betejën legjendare të Loxhës, ishte çlirimi i Kosovës
Beteja legjendare e Loxhës ishte një sintezë e dijës, kompetencës ushtarake, atdhetarizmit, heroizmit të luftëtarëve dhe eproreve ushtarakë në të cilën kolonel Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi dhe eproret e tjerë ushtarak dhe ushtaret trima me rezistencën e tyre heroike piromaneve serbe më në fund ua mbushën mendjen së shqiptarët kishin vendosur të vdesin për çlirimin e Kosovës martire.

Beteja legjendare e Loxhës, me rezistencën heroike të komandantëve të shkolluar dhe ushtarëve trima, i shkatërroi themelet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë. Rrustem Bruçi qysh në bankat e shkollës së mesme të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan e deri në momentin e fundit të jetës së tij, duke parë padrejtësitë që po i bëhen popullit dhe kombit shqiptar, asnjëherë nuk duroi dhe nuk iu nënshtrua robërisë. Ky aktivist i madh asnjëherë nuk qëndroi duarkryq. Si student ishte aktiv dhe pjesëmarrës i të gjitha demonstratave, duke filluar që nga viti 1981 e më vonë.


Ideali i dëshmorëve, që ranë heroikisht në Betejën legjendare të Loxhës, ishte çlirimi i Kosovës
Shpeshherë u rrah dhe u burgos nga forcat policore. Pas përfundimit të fakultetit, duke e parë se vendlindja e tij ka nevojë për profilin e juristit, u kthye në Gjykatën Komunale të Deçanit, ku ishte edhe Sali Çekaj. Intelektuali dhe aktivisti i madh i çështjes kombëtare, Rrustem Bruçi, me shokët e rezistencës punoi në hartimi e Statutit dhe të rregulloreve të Kuvendit të Komunës së Deçanit në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Juristi dhe nacionalisti Rrustem Bruçi bashkë me kolegët e Gjykatës disa herë u akuzua në Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe atë të komunës së Deçanit me pretekst se si i tillë po i shkel ligjet e pushtetit serb.


Nga ndjekjet e njëpasnjëshme, në vitin 1993 për t’i shpëtuar më të keqes, mërgohet në Gjermani me bashkëshorten Florijen dhe me fëmijët Qëndrimin, Flakrimin dhe Leonisin, ku menjëherë hyn në struktura organizative në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil. Me urdhrin e Sali Çekajt, Rrusrtem Bruçi emërohet anëtar i Komisionit Qendror të trepërqindëshit për Gjermaninë.



Nacionalisti Rrustem Bruçi, si shok i pandarë i Sali Çekajt, qysh në ditën e parë të fillimit të aktivitetit u angazhua për sigurimin dhe transportimin e armatimit në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë. Grupi i udhëhequr nga Sali Çekaj, Zenun Idrizaj, Zymer Lulaj, Ismet Çekaj e Izet Mehmetaj, përveç aksioneve të sjelljes së armatimit në komunën e Deçanit, kreu edhe shumë aksione me rëndësi të madhe... Pra fillimi i luftës së armatosur në Kosovë Rrustem Bruçin e gjeti të përgatitur dhe të mobilizuar, i cili së bashku me shokun e dhe të penës Sali Çekajn, deri në momentin e fundit të jetës dha kontribut të madh në krijimin e celulave dhe të brigadave njëqind e tridhjetë e një dhe njëqind e tridhjetë e katër, të cilat thyen kufirin shqiptaro-shqiptar në Kosharen legjendare dhe u bashkuan për të krijuar Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Pas konsultimeve me Sali Çekajn, Rrusem Bruçi me një grup luftëtarësh hyri në Kosovë dhe në fshatin Isniq u bashkua me forcat e UÇK-së të kësaj ane.



Rrustem Bruçi dhe Sali Çekaj me të arritur në fshatin Isniq, nën komandën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, me tërë qenien e tyre u angazhuan për organizimin dhe përgatitjen sa më të mirë për luftë kundër forcave të pushtuesit shekullor.


Ata pas disa ditësh sistemohen dhe vendosen në fshatrat Prapaçan, Baran dhe Bardhaniq ku komandant ishte kolonel Tahir Zemaj. Rrustem Bruçi me aktivitetin e tij bëri që brenda një kohe të shkurtër të fitojë simpati të madhe dhe të bëhet idhull i bashkëluftëtarëve.



Ai në Betejën legjendare të Loxhës nga ana e kolonel Tahir Zemaj ishte caktuar në Njësinë e vëzhgimit, që rregullisht në vijën e parë të frontit, si komandant, kontaktonte me luftëtarët e vet nëpërmjet tabelave me shenja të koduara.



Në ato momente Cufë Kurtulaj e bëri një shpërthim energjik dhe të guximshëm për t’iu afruar shtëpisë-bunker. Në atë moment komandanti Rrustem Bruçi, nga kolonel Tahir Zemaj u paralajmërua që të ketë kujdes nga ana e djathtë nga vite breshëri e madhe plumbash dhe granatash. Në vëzhgim e sipër të lëvizjes së armikut e qëlluan forcat serbe.



Bashkëluftëtari i tij Rexhë Osaj me një trimëri dhe guxim të rrallë hyri brenda këndit të zjarrit të forcave serbe dhe e tërhoq trupin e komandantit Rrustem Bruçi, i cili pa vonuar shumë nga plagët e marra ndërroi jetë dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve u transportua dhe u varros në fshatin e lindjes- Isniq në praninë e qindra mijë qytetarëve të Isniqit dhe të rrethinës.



Pra lufta legjendare në fshatin Loxhë të Pejës ishte një sintezë e dijes, e kompetencës ushtarake, e atdhetarisë, e heroizmit të madh të luftëtarëve dhe të eprorëve ushtarakë të brigadave Njëqind e tridhjetë e një, Njëqind e tridhjetë e tre dhe Njëqind e tridhjetë e katër. Pra, në Betejën e Loxhës ranë dëshmorë: Rrustem Bruçi, Lumni Surdulli e Enver Alaj dhe u plagos eprori Faruk Xhemajli. Kjo Betejë do të jetë shembull për brezat e ardhshëm se si duhet sakrifikuar jetën kur atdheu thërret në ndihmë.



Nëna Ajshe, e moshës tetëdhjetenjëvjeçare, e pikëlluar, por është krenare për djalin që i ra në altarin e lirisë. “Vdekja e birit tim të dashur, Rrustemit, për liri –na rrëfeu nëna Ajshe, -nuk është vdekje, por është përjetësim. Andaj, këtë trim, komandant, hero si të tillë unë bashkë me birin tim, dr. Sylën, e përkujtojmë me nderë dhe me respektin më të madh”.



Bashkëshortja e tij, Floria, me djemtë Qëndrimin njëzet, Flakrimin nëntëmbëdhjetë dhe Leonisin gjashtëmbëdhjetëvjeçar, përkujton ditët më të dhimbshme në jetën e tyre dhe nëpër dy mollëzat e faqeve i rrokullisen lotët e dhimbjes për bashkëshortin dhe shokun e jetës, të cilin më nuk e ka pranë - në ditët më të mira të jetës. E la në momentin kur fëmijëve më së shumti u nevojitet babai dhe ndihma e prindit...



Në momentin kur nga Gjermania Rrustemi u nis për të ardhur në Kosovë ma la këtë porosi që kurrë nuk me hiqet nga mendja e shpirti: “Amanet fëmijët!” Rrustemit qysh atëherë ia kishte ndier zemra së në Kosovën legjendare do të flijohej për liri dhe nuk do të dorëzohej i gjallë deri në momentin e fundit të jetës, dhe ashtu doli ...

“Për jetën dhe veprën e tij nuk flas unë, -na rrëfeu bashkëshortja e Rrustemit, Floria, -për të flet ideali dhe morali i tij i lartë ushtarak, flasin kolegët, bashkëluftëtarët, flasin qytetarët e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës”. Emri i Rrustem Bruçit është shënuar në Lapidarin e fshatit dhe në historinë e Kosovës. Për të flasin rrezet e lirisë, të cilat po na ndriçojnë të gjithëve, në gjirin e të cilëve po lindin dhe po rritën trashëgimtarët e dëshmorëve me gjakun e të cilëve do të shkruhet historia, e ai që shkel mbi historinë dhe mbi gjakun e tyre, le të mendohet mirë ...

PERÇARESIT E KOSOVES

Foto: Dikur...


Nga Rexhep Shahu

Keto qe jane kunder FARK-ut, kunder oficerave profesioniste te Kosoves, keto qe duan te pervetesojne luften, a mundet te tregojne dhe ta bindin Kosoven se ku kane luftuar, si, a kane ike ndonjehere, sa kohe qendruan ne Shqiperi, Kukes, Has Tropoje, Tirane, ku dhe kur trimeruan, ke mbrojten, kujt i shpetuan jeten, cilin katund mbrojten, me cfare cmimi, a iken para civileve apo mbrapa civileve, ne cilen bjeshke veruan, cilat varre mbrojten (se varret nuk iken dhe thiren mos ikni por na mbroni...).





Ta bindin Kosoven a ishin vertete çlirimtare apo ishin refugjate çlirimtare dhe u bene komandante lufte ne Shqiperi, gazetare lufte mes refugjateve, a ishin UÇK Kosove qe nuk e braktisen kurre ate, apo UCK Shqiperie qe diten shkonin deri afer kufirit dhe naten e kalonin ne Kukes, Has apo Tropoje, e Tirane a Durres dhe qe shkonin here pas here me pa familjen ne shtetet e perendimit.












Perveç te reneve, atyre qe me gjak e vaditen vertete lirine e Kosoves, perveç invalideve te luftes qe askush nuk kujdeset per to dhe perballen me shperfillje vrastare nga gjasme komandantet e luftes, askush tjeter nuk duhet te guxoje te beje diferencim mes luftetareve.



E keta nuk bejne diferencim se nuk hyne ne lufte per biznes as ne ate kohe e as pas lufte.


Po me duket se ata qe kane ndenjte ne dimia apo ne minifunde, qe nuk kane meritat e merituara ne lufte por te blera pas lufte si kostumet e UÇK, po mbjellin ngaterresa te medha dhe po shperfillin ushtaret e Republikes se Kosoves, te cilet kane qene institucionale, kane respektuar institucionet te cilat kane ekzistuar, se Kosova nuk ka qene e njerzve endacake qe mbulonin hallatet me lapa gjethi, por ka qene shtet me institucione te njohura nga populli i Kosoves por jo nga te huajt.

Ata qe mendojne se me ta nis historia, le te shkojne e te pshurrin mbi varret e te pareve te tyre njehere e pastaj le te hane miza.

Une kam pare me syte e mi qindra e qindra ushtare te FARK-ut duke hyre ne lufte ne Kosove per te luftuar per Kosoven dhe jo per t'ia marre pushtetin dikujt e per t'ia dhene dikujt tjeter.


 Sic kam pare e shoqeruar qindra e qindra te tjere te UCK qe nuk kishin asnje lloj inati apo merie me profesionistet (Inate e meri kishin vetem ca tipa enveriste marksiste leniniste, te ngushte shume fisnike e patriote te zjarrte shqiptare qe u dukej sikur po u merrnin hisen ne kosove ushtaret e FARK-ut).


 I kam pare duke hyre ne lufte jo kur ishte vendose te hynte NATO-ja, se pasi nisi luften NATO, u be lufte per pushtet pastaj ne Kosove, se e dinin pushtetarwt e rinj se Serbine do ta largonte NATO-ja nga Kosova.

Une kam njohur njerez te rendesishem te Kosoves, kordinatore te rendesishem qe nuk i diferenconin luftetaret sa ishin duke hyre ne Kosove.


Dhe kam shume deshmi per ato qe e kishin seriozisht luften dhe qe kishin ardhe te hynin ne lufte seriozisht. Siç kam edhe shume deshmi per ata qe delnin shetitje deri ne kufi dhe shetisnin ne darke me mua neper Kukes.


2014/04/05

GRUAJA SHQIPTARE, SKLLAVE E LIDHUR ME PRANGAT E DETYRIMEVE DITORE TË KOHËS MODERNE -


Nga Violeta Tarina

Nën vështrimin e përditshëm, kur shkoj në punë, më bëjnë përshtypje njerëzit, sidomos gratë. Që nga paraqitja e jashtme, kupton se kujt shtrese i përket gruaja që më shfaqet përballë, fshatit apo qytetit, shtresës intelektuale apo amvisës së thjeshtë.

imagesCL9XULKC
Mjafton një zhbirim i syve për ta kuptuar, një grua të ardhur nga fshati, për të shitur ato pak gjëra në qytet, mjaftojnë blanat e zeza që ka lënë dielli në fytyrën e rreshkur dhe në duart me vijëzime të prera thellë nga puna për të përballuar lodhjen e jetës në ditët e panumërta. Bota për të është shërbimi i tokës dhe njerëzve të shtëpisë. E thënë ndryshe, robinë, apo model i skllaves pa zë të shtëpive shqiptare. Kurse, një vajzë qyteti, që ka thithur ajrin dhe ka puthur vesën e kulturuar të dijes,ëndërron aromën e luleve të dashurisë. Fantazia e çon tek princi, i cili e shpëton nga kështjella e mamasë dhe babait të jetojë shkëputjen e lumtur. Me emocion ajo përzgjedh ose i përzgjedhin bashkëshortin e saj. Skllavëria fillon gradualisht me rrethin e artë të martesës. Në fillim duhet t’i bindesh mendimeve dhe dëshirave të mashkullit, pa pasur hapësirë për të thënë të tuat, sepse ari i unazës së gishtit nuk lejon nxënie, ndryshe këputet. E pakënaqur në vetvete mërzia si fije e padukshme vesh shpirtin. Pastaj vjen fëmija e parë. Lodhja dhe stërmundimi lë të nënkuptohet një nënë që i dedikohet shpirtërisht e fizikisht rritjes së fëmijës. Netët pa gjumë, përtesa e bashkëshortit të ngrihet natën,shmangja nga detyrimi për të ndarë së bashku mundimet, të cilat krijojnë një hendek pakënaqësie, që shpesh ajo e kalon duke shpresuar se e nesërmja do jetë më e mire. Një gënjeshtër për të rritur kurajën të ecësh në lumin e ditëve. Puna e përditshme, punët e shtëpisë, fëmija dhe shpesh kur bashkëjetesa është me prindërit e burrit, mishëron një lule gruaje kokulur e drobitur nga lodhja, që herë here shpërthen si brez vetëtime. Zëri,fytyra,flokët, veshja, gjithë qenia e saj proteston pa zë. “Kush e kupton?”. Asnjëherë nuk e kanë kuptuar. Pas orëve të lodhshme të punës, bashkëshorti duhet të hajë drekën dhe të çlodhet me joshjen e gjumit dhe qejfet e shtratit. Skllavja bashkëshorte duhet të durojë lodhjen ditë për ditë, me shpresë se fëmija do të rritet dhe vuajtja do të minimizohet.

Po të pyesësh, të gjitha gratë në këtë periudhë thonë të njëjtat fjalë: ”Sa kam vuajtur” Natyrisht që jetë pa vuajtje nuk ka, por kur ato pjesëtohen, barra është më e lehtë. Gruaja nuk është një leckë pastrimi,një buzëqeshje kukulle, apo hija e burrit. Ajo është një shpirt plotë drite dhe ngrohtësi, e cila ka nevojë për një fjalë të mirë dhe për pak dashuri, që nëse i jepen, ajo i shumëzon brenda shpirtit të saj fisnik, dhe nëse jo , në sytë e përulur, ku nuk ndihet as shenja më e vogël e falënderimit për sakrificave të saj, ulet flutura e mendimit Shekspirian “Të rrosh apo mos të rrosh”. Në këtë çast shpirti bredh me retë e mendimit, ulërin me memecërinë e furtunës dhe “barku i zemërimit i mbushet’’ për tu zbrazur pranë nënës, motrës, apo një shoqeje. Cilat ishin ëndrrat e vajzërisë, dhe si i shkoi jeta e skllavëruar. Por shumë vajza dhe gra të reja kanë kuptuar thelbin e jetës, se vetëm dituria është arma për të këputur vargonjtë e skllavërisë. Sa më të arsimuara, aq më pranë vijës së kufirit të barazisë së burrit do të ndihen. E megjithatë, sa dekada do kalojnë, që gratë shqiptare të bëhen luftëtare të fjalës, për të fituar barazinë. Një mendim, një shkrim, mund të jetë vetëm një erë stuhie. Por zëri i bashkuar i të gjithave grave përbën spiralen tornado, ku stuhia zhvesh lakuriqësinë e prangave të farkëtuara ndër vite nga mentaliteti i burrave.
Grua, sikur të kuptosh elementet nga se përbëhet drita jote, kurrë nuk do të bije në nënshtrim, sikur të kuptoje që shumë here ke shëtitur imazheve të qiellit, nuk do bije në dëshpërim, sikur ta dije se sa herë ke ndërtuar një botë të vogël parajse, buzëqeshjen do e kishe vetëm në sy. Teksa shpirti i mashkullit blerohet vetëm me pranverën e gruas, shpirti i gruas ndrin vetëm nga dielli i fshehur i qiellit burrëror. Sot, unë grua jam mishërimi i skeletit të botës tënde, or burrë, dhe ti je për mua kolona kockore që mban këtë botë. Pra, a s’duhet të jemi të barabartë?…


Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...