Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/27

THE SUN: BLAIR RREZIKON PËRMBYTJE ME EMIGRANTË DUKE NDIHMUAR SHQIPËRINË



Të dielën, gazeta më e madhe në Britaninë e Madhe, “The Sun”, publikoi një shkrim me titull “Pse Blair rrezikon një përmbytje me emigrantë duke ndihmuar Shqipërinë që të bashkohet me BE-në?”

Mediat tabloide në Angli kanë raportuar vazhdimisht për rrezikun që i vjen vendit të tyre nga përparimi i Shqipërisë drejt BE.

Por ky shkrim vjen pas një blog-u të ish- shefit të komunikimit të Blair, Alastair Campbell, që shkruan se pas këtyre shkrimeve kundër Blair qëndron pronari i gazetës, Rupert Murdoch.

Blair dhe Murdoch kanë qenë miq të ngushtë dikur, ndërsa tani flitet se janë armiqësuar.

Mediat rozë kanë shkruar edhe për mundësinë që Blair të kishte një aferë me gruan e Murdoch, me të cilën është në proces divorci.

Gazetari Roy Greenslade, i “The Guardian”, duke komentuar këtë përplasje mes Tony Blair dhe Murdoch, shkruan se nuk qëndron fakti që Blair po kritikohet për ndihmën që i jep Shqipërisë, për shkak se vetëm një deputet obskur konservator ka shprehur njëfarë rezerve.

“Tani, që të jem i qartë, nuk kam marrë sëpatën politike për të bërë kërdinë. E kam humbur të gjithë respektin për Blair vite më parë. Por le ta kritikojmë atë për krimet e vërteta që ka bërë dhe jo sepse po ndihmon në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në një vend të varfër që ka vuajtur kaq shumë”, shkruan ai.

PROTESTA NË STAMBOLL: SHQIPTARËT NUK JANË “TERRORIST”



Rreth 700 protestuar janë tubuar sot në Stamboll në përkrahje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni kundër rastit “Monstra”.
Me flamuj dhe slogane për raste të montuara gjyqësore, protestuesit fillimisht janë tubuar në parkun “Gazi” të këtij qyteti.
Njëri nga pjesëmarrësit në protesta ka thënë se një masë njerëzish prej rreth 700 vetave, kanë lëvizur nga Parku “Gezi”, dhe kanë shkuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll, ku edhe kanë folur për protestën.
Ata kanë përcjellë mesazhin Gordana Jankullovskës se shqiptarët nuk janë ”terrorist”, duke bërë thirrje që njerëzit e pafajshëm të lirohen nga burgu sa më shpejtë.

KRIMINELËT SERBË STREHOHEN NË SHBA



Në qendrën memoriale të Potoçait të Srebrenicës u varrosën 175 boshnjakë myslimanë, në 19-vjetorin e një prej masakrave më të mëdha pas luftës së Dytë Boterëore.
Ndërsa, boshnjakët kujtojnë me dhimbje këtë tragjedi njerëzore, nga ana tjetër shumë serbë kriminelë të këtyre akteve barbare jetojnë sot në liri, raporton BIRN.
Shumë ushtarë që dikur qenë pjesë e Armatës Serbe të Bosnjës kërkuan vendstrehium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e kanë siguruar atë.
Ish-luftëtarët e përfshirë në krime lufte jetojnë sot të lirë në shtete të ndryshme të SHBA-ve, si në Illinois, Oregon, Arizona, Nevada, Colorado, Utah, North Carolina, Ëisconsin, Massachusetts etj.

TORONTO SUN: FËMIJËT SHQIPTARË QË PUNOJNË NË MINIERA SHFRYTËZOHEN ÇDO DITË PËR 80 LEKË


Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare
Gazeta kanadeze “Toronto Sun”, në një reportazh të sajin ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë.
Theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.
Reportazhi i dedikuar fëmijëve shqiptarë sjell punën dhe shfrytëzimin e Kelit, një djaloshi 13-vjeçar, i cili tregon kushtet në të cilat nxjerr krom çdo ditë, rreth 2500 metra nën tokë. Edhe pse ai ka humbur nënën e tij e cila është shtypur nga një kamion që mblidhte metalin, apo dhe pse i ati e ka braktisur duke e lënë që të rritet nga vëllezërit, varfëria e ka bërë që ai të vijojë punën në këtë minierë nën kushtet më të vështira.
“Ëndërroj të shkoj poshtë dhe të gjej kromin më të mirë”, thotë 13-vjeçari. Nga ana tjetër, vëllai i tij Selimi 21 vjeç, tregon se gjatë mbrëmjes sheh ëndrra të këqija për vdekjen e së ëmës.
Sipas “Toronto Sun” kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe një firmë me bazë në Vankuver, që ka një histori në Bulqizë, kanë përfituar nga kjo gjendje në Bulqizë. Megjithatë fushata e qeverisë së re për të ndërmarrë reforma në mbrojtje të fëmijëve shihet si një shenjë progresi.
“Me kovat e tyre ata shesin gurët e gjetur te “bosët e kromit”, shkruan “Toronto Sun”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.
Zëdhënësi i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez është shprehur se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare. Martinez nuk ka përmendur punën e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar.”
Në reportazh theksohet gjithashtu se nuk ka ende një shifër zyrtare të personave që kanë humbur jetën në minierat e Bulqizës, por shton faktin se fëmijët shfrytëzohen çdo ditë për 80 lekë për kilogram, e mjaftueshme sa për të blerë miell.
Ndërsa Margarita, një grua e ve 27 vjeçe, tregon se si burri i saj humbi jetën në minierë dhe që nuk mori kurrë asistencën e jetimëve prej 60 dollarësh në muaj. Ajo tregon se si ka urdhëruar djalin e saj 10-vjeçar Mariglenin, dhe vajzën e saj 7-vjeçare Brikelën, që të ndërpresin punimet e tyre në minierën e kromit.
Megjithatë djali sërish shkonte fshehurazi në minierë për të punuar, dhe me lekët e fituara, i bleu mamasë së tij një trëndafil për festën e nënës. Nëna 27-vjeçare ka treguar se e refuzoi dhuratën pasi po mbante zi për vdekjen e burrit të saj, por kjo nuk e ndaloi djalin që të shkonte dhe të blinte një fustan të zi. Sipas saj, djalit nuk i bën më përshtypje kjo punë pasi ai sheh vetëm se çfarë mund të blejë me ato para.
Nuk është vetëm miniera vendstrehimi i fëmijëve të punësuar e të pasiguruar dhe që mbi të gjitha punojnë në kushte të vështira. Gazeta “Toronto Sun” sjell dhe dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeç nga malësitë e Shkodrës, të cilat punojnë një fabrikë këpucësh dhe nga ku marrin jo më shumë se 150 dollarë në muaj, ku 60 dollarë u kushton vetëm transporti.
Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare.

SHQIPËRIA E MADHE PO VJEN: MAQEDONIA KA VDEKUR, NË RADHË SERBIA



Shqipëria Natyrale sipas tij, do të përfshijë një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë dhe gjysmën e Serbisë Jugore.
Danaj argumenton se protestat e fundit në Shkup kanë shpërthyer si shkak se shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend.
Duke kërkuar të drejtat që u takojnë, Danaj thotë se shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase.
“Gjatë protestës u përleshën me policët, të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë. Por protestat në Maqedoni duhet të vazhdojë. Hap pas hapi ky territor duhet të jetë i pastër dhe i lirë nga çdo diversitetit fetar apo etnik, një rebelim që duhet të shndërrohet në një lëvizje gjithëpërfshirëse qëllimi i së cilës është që përfundimisht të bashkohen me Shqipërinë”.
“Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, por me sa duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë të bashkë-ekzistojnë me qeverinë dhe njerëzit të cilët nuk i pranojnë ata. Ata janë të shtypur në vendin ku përbëjnë 35 për qind të popullsisë”, tha Danaj, duke shtuar se Maqedonia në vitin 2001 shmangi shpërbërjen vetëm për shkak se shqiptarët nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, por dokumenti kurrë nuk u zbatua në të vërtetë.
“Një marrëveshje që ka vdekur dhe është varrosur. Por bashkë me të edhe Maqedonia si shtet”.
Sipas tij, të gjithë shqiptarët me gjithë zemër e mbështesin idenë dhe projektin e krijimit të një Shqipëri Natyrale, territori i të cilës përfshinë Shqipërinë, Kosovën pjesë të Serbisë jugore deri në kufirin e Nishit, Maqedonia perëndimore, disa komuna në pjesën lindore të Malit të Zi, si dhe zonën e Çamërisë në Greqinë e veriut.
“Ne nuk do të lejojë të hyjnë në Bashkimin Evropian si një Vilajet neo-otoman. Ne do të integrohem në komunitetin evropian si një shtet modern. Vetëm shikoni se çfarë parulla mbajnë protestuesit në Shkup. Ata mbajnë parulla “Shqipëri etnike” dhe hartën që tregojnë kufijtë e “Shqipërisë Natyrale”. Kjo do të thotë se në thelb e kuptojnë dhe mbështesin idenë e projektit tim. Edhe fqinjët tanë, për aq kohë sa ata duan që në rajon të mbijetojë paqja dhe stabiliteti, duhet ta pranojnë “Shqipërinë Natyrale”, ka thënë Danaj.

Syle Mujaj :RRUGA E DERVISH SHAQES


/Fragment nga nje takim përkujtimi ne Lugano, 24. 07. 1992/
...





Kësaj rruge kaloi dhe Dervish Shaqa. Por me ardhjen e Rankoviqit në pushtet, presioni u shtua dhe një zhurme ne familjen Shaqa.
Kënga më sharkinë e tij qé kalonin nga oda ne ode, nga dasma ne dasme për pushtuesin serb u bè e padurueshme.
Kështu më datën 7.03. 1956 ne orët e vona të natës në një dasme dukagjinase ia behu “inspektori” T.S.Th.(Taf Sahit Thaqi) i cili ne prezencën e më se një qind krushqve i thotë Dervishit këto fjale: ”Nesër duhesh të vish ne stacionin e milicisë por dije mire se me i pas pesëqind shpirtra një s’ka me te mbete”?.
Për këtë fjale Shpendi thotë së i ka ndihmuar babës qete merrte arratinë po at nate se vërtet do t’i kishte shkuar koka të nesërmen.
Mbas gjysmës se natës m 8.03.1956, Dervish Shaqa së bashku më Demush Nezirin e Adem Ramën e lëshojnë dasmën dhe mbërrijnë në shqepin e Mic Sokolit mësues ne shkollën fillore “Bajram Curri”).
Ne këtë shtëpi behet përgatitja për kalim kufiri Ku Mici iu thotë se vështire është qe të kalohet Vokshi se nëse kalohet gjalle atëherë mund t’i bini sharkisë së kufitaret ne ketë kohe janë neper shtëpi për gjatë kufirit. kaluan kufirin ashtu si iu tha Mici. Gjate kohës prej njëzet e nënte vitesh disa here ka qene ne shtëpi, ka qene dhe për dasmën time thoshte Shpendi, por fshehtas dhe pa mustaqe. Shpendi e përshkroi dhe një rast ku mbas përfundimit te një koncerti disa persona sigurisht te lidhur me UDB—në Jugosllav.
e bastisen dhe e kërcuan me fjalët “se do te kthejmë ne Jugosllavi. Nga këto te dhëna dolën dhe disa pyetje për RTSH-në dhe Radio Kukasin
-Pse njëherë u lejua qe të këndohet për kohen e Rankoviqit (për vitet e dhunës së tmerrshme mbi shqiptarët) u lejua plot dhjet vite, e m nuk u dëgjuan kurrë.
Pse?
-Pse u ndalu Kënga për Xheladin Hanen, kur dihet se ketë e vrau UDB—ja.
-Si dhe pse u ndalu kënga për Rifat Berishën?
U reagua edhe për një shkrim të pa vërtete qe është shkruar pg3.S4P9Mtt Idriz Zeqiraj (qe nuk e dijë se kush është apo prej nga është) ku thotë “Se djali i Dervish Shaqes është i dënuar me shtatëmbdhetë vite burg ne Shqipëri”?
E vërteta është së Dervish Shaqa nuk ka djalë në Shqipëri.
Dervish Shaqa i la dy djem në Kosovë atëherë kur doli në Shqipëri, Shpendin dhe Aliun. Shpendi vërtete ka qene i dënuar me burg të Jugos1lavisë e jo te Shqipërisë, herën e parë ka qenë ne burgun e Pejës dy muaj në vitin 1984.
Kurse herën e dyte me 1988 i dënuar tetë vjet burg për një këngë.
Mbas këtyre përkujtimeve vazhdoi përsëri kënga e recituar nga masa; ”Kur ta kthyem o Kosovë shpinën qe u këndua se bashku, mbas kësaj kënge dy - tre vetë i thanë këto fjalë: Duhet të pranojmë vëllezër se ne jemi me te dobët se sa vëllezërit tanë ne Kosovë, atëherë së paku ti kryejmë detyrën tonë për Kosovën tonë.
Dervish Shaqa vdeku me 1985, por një pjesë e dëshirës tij u realizua drejt bashkimit të kombit tonë, pjesën tjetër po e vazhdojnë ne te gjithë se bashku ne harmoni ne dy shtyllat e forta; Shqipëri e Kosovë.
Besoj që sot nuk ka nevojë t’i themi njëri - tjetrit “më ndihmo vëlla”! Se të gjithë u ngopem më vrasje, burgje e kurbet u ngopmë më robëri
Sylë Mujaj

Dervish Shaqa,
si shenje perkujtimi, Lugono 1992
Syle Mujaj

ASFALTI I KOSOVËS MË I SHTRENJTË SE NË EVROPË




Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore ne Kosovës për kah intensitete janë rritur viteve të fundit, por kostoja e ndërtimit të rrugëve përfshirë edhe autostradat është shumë e lartë.

Qeveria e Kosovës është kritikuar shumë herë për koston e lartë të ndërtimit të rrugëve.

Ndërtimi i Autostradës Vermicë-Merdare Buxhetit të Kosovës i K kushtuar miliona euro kurse tash s fundmi ka filluar edhe ndërtimi i autostradës tjetër Prishtinë – Hani i Elezit e cila do të ketë kosto 600 milionë euro.

Por, një foto që po qarkullon në facebook tregon se sa i larët është çmimi i 1 kilometri asfalt në Kosovës për dallim me Gjermanin, Danimarkën, Kroacinë e Sllovenin.


Asfalti

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...