Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/15

Ja pse u pendua dhe u mbulua bashkëshortja e Genc Prelvukajt?


Dëgjojeni rrëfimin e ish bashkëshortes së Gencit. Arta Arifi, ish gruaja e këngëtarit Genc Prelvukaj, ka vendosur të rrëfehet se si u bind t’i kthehet fesë islame dhe të mbulohet. Thotë se gjithçka nisi prej një ëndrre që ka parë dhe një ligjerate të Shefqet Krasniqit që ka dëgjuar rreth ëndrrave fetare.
Ja pse u pendua dhe u mbulua bashkëshortja e Genc Prelvukajt? (Video)








Ajo thotë se nuk kishte shumë njohuri për islamin. “Nuk ka pas diçka të veçantë, në shoqëri nuk e kam pas aski që ma ka udhëzuar në fenë islame. Sa herë që dikush debatonte diçka, unë gjithmonë kam qenë kundërshtare”.
 
“Dikur nuk besoja në ëndrra...mirëpo në ëndrrën që kam parë ndodhi diçka. Pashë një ëndërr të pazakonshme, sikur e lexoja kuranin në gjuhën arabe, isha e mbuluar me petkun e bardhë, ndërsa të njëjtën kohë sikur një burrë ma ruante derën ku unë lexoja dhe ishte me mjekër të madhe dhe i shqetësuar”.
 
“Kur më doli gjumi e dëgjova ezanin...nuk më bëri përshtypje sepse e kisha dëgjuar shumë shpesh. Ndryshe nga herët e tjera, atë ditë më bëri përshtypje. Më thanë që ta dëgjoja një ligjëratë të Shefqet Krasniqit, ku e shpjegonte një ëndërr të një krishteri. “Kur e dëgjova ligjëratën e tij deri në fund, fillova të ndihesha ndryshe”, thotë Arta.

Ndërkombëtarët më aktiv pas seancës së 18 shtatorit 2014


Analistët: Ndërkombëtarët më aktiv pas seancës së 18 shtatorit
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që është caktuar për datën 18 shtator, mund të dëshmojë përfundimisht nëse Kosova do t’ia dalë që pa ndërmjetësimin ndërkombëtar të tejkalojë krizën për formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, vlerësojnë analistët politikë.
Sipas tyre, faktori ndërkombëtar deri më tani kryesisht ka qëndruar në pozitën e spektatorit dhe ofrimit të mesazheve politike.
 
Dren Doli nga Instituti për Studime Juridike e Politike mendon se komuniteti ndërkombëtar në disa raste i ka rikujtuar partitë politike me disa parime mbi bazën e të cilave Kosova do të duhej t’i ndërtonte institucionet.
 
“Ndërhyrja e ndërkombëtarëve në këtë rast do të ishte një dështim për të gjitha partitë politike, e sidomos për liderët institucional dhe do të tregonte në masë të madhe paaftësinë e liderëve politik në Kosovë që të gjejnë zgjidhje për çështjet që janë shumë të qarta, por për shkak të interesave personale bëhen çështje që shndërrohen në kriza politike dhe institucionale”, ka thënë Doli, për Radion Evropa e Lirë.
 
Për bllokadën e krijuar në procesin e formimit të institucioneve të reja, Dren Doli e bën përgjegjëse Partinë Demokratike të Kosovës që nuk po e përgatit tranzicionin te blloku që ka krijuar shumicën pas zgjedhjeve.
 
Ndërkaq në lidhje me marrëveshjen për koalicion që Blloku LDK, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar me Lëvizjen Vetëvendosje, ku mes tjerash kërkohet edhe rishikimi i procesit të dialogut më Serbinë dhe marrëveshjeve të arritura, Doli beson se kjo pikë nuk bie ndesh me parimet ndërkombëtare, përderisa Vetëvendosje shpreh gatishmëri për t’i udhëhequr bisedimet.
 
“Besoj që vet fakti që Vetëvendosje ka vendosur që të jetë udhëheqëse apo të marr përsipër barrën e udhëheqjes së dialogut me Serbinë i jep një sinjal pozitiv bashkësisë ndërkombëtare se vullneti i saj nuk është që të ndal dialogun dhe as t’i kthej prapa të gjitha ato marrëveshje që janë arritur me Serbinë”, ka deklaruar Doli.
 
Ndërkohë, analisti Blerim Burjani mendon se mungesa e dialogut politik në Kosovë është një nga faktorët që po e mbanë peng formimin e institucioneve të reja.
Para se të shkohet te pika kryesore e zgjedhjes së qeverisë, Kosova ende ka mbetur në stadin fillestar, atit ë konstituimit të Kuvendit.
 
Përderisa Partia Demokratike e Kosovës, sipas Burjanit, thirret në të drejtën Kushtetuese që si parti fituese të merr nën drejtim postin e kryetarit të Kuvendit, por nuk e ka mbështetjen e nevojshme në Kuvend, në anën tjetër blloku opozitar i ka numrat, por mund të ketë telashe me procedurat dhe dispozitat kushtetuese nëse sërish provon që të merr vet postin e kryekuvendarit.
 
Në një situatë të tillë, sipas tij, lidershipit i takon që të ndërtojë një strategji dalëse nga kriza.
 
“Asnjëra palë, pozita e as opozita nuk janë takuar të bisedojnë se çka më tutje. Në qoftë se nuk ka një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, atëherë pse nuk ulen bashkë për të gjetur një marrëveshje për zgjedhje ët parakohshme. Shteti dhe institucionet nuk mund të mbeten peng sepse me kalimin e kohës, anarkia po thellohet”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Blerim Burjani.
 
Duke iu referuar rolit të faktorit ndërkombëtar në këtë proces, Blerim Burjani thotë se ndërkombëtarët deri më tani kanë pritur të shohin një zgjidhje nga spektri vendor.
 
Por, bazuar në ngërçet e mëhershme politike, ai nuk e përjashton as mundësinë që në fund edhe faktori ndërkombëtar të jetë më aktiv për të ndihmuar tejkalimin e kësaj bllokade.
 
“Mendoj që kjo rrugë është e pashpresë pa një ndërhyrje të butë të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ndërhyrje e butë nënkupton që të paktën të ndërmjetësohet që palët të bëhen bashkë dhe të bisedojnë për ngërçin dhe zgjidhjet e mundshme. Pra nuk shoh ndonjë zgjidhje pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar”, ka theksuar Burjani.
 
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në deklaratat e tyre kryesisht kanë përmendur tri parime të cilat faktori vendor do të duhet t’i respektonte gjatë formimit të institucioneve të reja.
 

Këto parime janë që institucionet të ndërtohen mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve, që posti i presidentes Atifete Jahjaga të mos jetë pjesë e pazareve politike për formimin e institucioneve të reja dhe që qeveria e re të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

Zëvendësimi i gjyqtarit amerikan, në duar të EULEX-it



Zëvendësimi i gjyqtarit amerikan, në duar të EULEX-it
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se procedurat e zëvendësimit të gjyqtarit të larguar të Gjykatës Kushtetuese do të nisin së shpejti nga misioni i këtij unioni për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se e respekton vendimin e gjyqtarit Robert Carolan për t’u larguar nga Gjykata Kushtetuese.
 
“Ne e mirëpresim kontributin e rëndësishëm të gjyqtarit Carolan në punën e Gjykatës Kushtetuese dhe e respektojmë vendimin e tij për të mos vazhduar shërbimin në Kosovë dhe në komunitetin ndërkombëtar”, tha Zbogar.
 
Ai është shprehur se është në dijeni se largimi i Carolan nga Kosova lidhet me arsye personale.
 
“EULEX shumë shpejt do të nisë procedurat për emërimin e një anëtari të ri ndërkombëtar të Gjykatës në përputhje me shkëmbimin e letrave, të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës më 1 prill 2014”, tha Zbogar.
 
Për çështjen e zëvendësimit të gjyqtarit Carloan, BIRN ka dërguar pyetje edhe te Zyra e Presidentes së Kosovës e cila bën dekretimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka marrë ende përgjigje.
 
Puna e gjyqtarit Carolan është përshëndetur edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, shtet nga i cili vie gjyqtari.
 
“Kontributi i tij në krijimin dhe zhvillimin e Gjykatës është shenjë e përkushtimit të tij ndaj shërbimit dhe ndihmës për institucionet e Kosovës”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës Amerikane në Kosovë për BIRN.
 
“SHBA-të mbesin të përkushtuara ndaj funksionimit efikas të sundimit të ligjit në Kosovë. Së bashku me të tjerët në Kosovë dhe me bashkësinë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë përkrahjen tonë për të promovuar pavarësinë e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.
 

“Ne vendosmërisht besojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përfituar nga Gjykatësi Carolan dhe se Gjykata do të vazhdojë të zhvillohet dhe të veprojë në mënyrë transparente në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e pavarura të Kosovës. Lidhur me procedurat e mëtutjeshme drejtojuni përfaqësuesve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Ambasada Amerikane në përgjigjen e vet.

Reagojnë mjekët në QKUK të Prishtinës: "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga neurokirurgu Akademik Prof.dr.sc. Arsim Morina


Reagojnë mjekët: "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga Arsim Morina
Reagojnë mjekët e Neurokirurgjisë: "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga veprimet e Dr. Arsim Morinës. Mjekët e Klinikës së Neurokirurgjisë, ankohen ndaj vendimit të emërimit të Arsim Morinës për drejtor të kësaj klinike. Reagimin e tyre do ta sjellim të plotë më poshtë.

 “Siç , intervistimi me gojë i kandidatëve për drejtor të klinikave, e sidomos për Klinikën e Neurokirurgjisë, ka qenë plotësisht jo korrekt dhe shkel e shko, sepse nuk është bërë sipas rëndësisë dhe kritereve së zgjedhjes së kandidatëve. Dihet se përveç ngritjes akademike, një menaxher duhet të ketë edhe karakteristika dhe të plotësojë edhe disa kritere tjera të cilat duhet t’i plotësojë ndonjë person që konkurron për t’u bërë menaxher i një institucioni.

Në intervistim nuk janë marrë për bazë edhe karakteristikat tjera për të hulumtuar kandidatin, si p.sh. aftësia menaxheriale, marrëdhëniet ndërnjerëzore, marrëdhëniet ndërkolegiale, avancimi i kolegëve në punë, avancimi i Klinikës duke u bazuar në trendët e zhvillimit bashkëkohor etj. (ku të gjitha këto janë prezantuar vetëm sa për sy e faqe e më së tepërmi për interesa personale).


Ja pse kandidati i zgjedhur nuk mund të jetë drejtor i kësaj klinike:

- Pacientët e pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, të pranuar nga kolegët tjerë, nuk janë trajtuar në mënyrë dinjitoze nga ish u.d. i klinikës prof. Arsimi, ku nga momenti i pranimit, ai në mënyrë të pavarur dhe monopoliste ka vendosur se kënd duhet pranuar e kënd jo. Ai ka cunguar pranimin nga kolegët tjerë duke kërkuar që vetëm ai të nënshkruajë ndonjë pranim, duke i marrë të drejtën kolegëve për të pranuar pacientë, kurse rastet e veta dhe me intervenime i ka futur pa kriter dhe krejt me një sjellje despotike.

Me këtë rast shpesh ka ndodhur që pacientët të presin me orë të tëra deri ai të dalë nga salla e operacionit apo ai të kthehet në klinikë nëse nuk ka qenë prezent.

Shumë operacione të kolegëve janë shtyrë vetëm e vetëm që të operojë pacientët e vet, gjithashtu kriter e pa kriter, dhe atë duke bërë manipulime me gruan e tij si anesteziologe në këtë Klinikë, që tregon për një monopolizim familjar të plotë të klinikës.


- Ka ndodhur në shumë raste kur i ka thirrur familjarët e pacientëve në biseda informative për të shpjeguar se kush operon më së miri, duke u shërbyer me të pavërteta apo duke u marrë pacientët kolegëve, kinse nuk janë të pjekur për këtë operacion ose ka intervenuar ky apo ai person, në vend që të krijojë kushte dhe atmosferë për punë të përbashkët dhe kolegiale.

- Nuk i ka caktuar detyra stafit të mjekëve sipas nevojës dhe aftësive të tyre, por veprimet e tij kanë qenë me karakter personal dhe për interesa të tij.

- Nuk ka krijuar kushte për këshilla profesionale për stafin mjekësor të klinikës, por është sjellë në mënyrë arrogante duke i fyer kolegët se përveç tij, askush nuk din të operojë. Por, përveç kësaj, i ka ofenduar me fjalë banale pothuaj në çdo mbledhje të mëngjesit. Është i përjashtuar vite më parë për shkak të ofendimit të kolegëve, si dhe tani në katër muajt e fundit është shkarkuar nga puna për të njëjtat sjellje që i bën ndaj kolegëve.

- Mungon bashkëpunimi interdisciplinar me lëmitë tjera si neurologjia, neuroradiologjia, neuropatologjia etj., ku si rezultat i kësaj udhëheqjeje, deri më tani nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët. Në mbledhjet e mëngjesit është shërbyer me fjalët më të ndyra se ai apo ata nuk kanë lidhje me punën e tyre, është fjalosë dhe fjaloset me kolegët e lëmive të cekura e sidomos nëse dikush kërkon kolegun tjetër përveç tij. Ka ndodhur që ndonjëri nga kolegët dhe është përzërë nga Klinika vetëm e vetëm se ai nuk i është drejtuar atij.

- Nuk ka kurrfarë program për dërgim të stafit në kongrese, seminare apo trajnime në klinikat tjera jashtë Kosovës, por këtë e shfrytëzon vetëm ky me gruan e tij dhe atë në mënyrë të fshehur dhe kur të kthehet nuk referon për asgjë që do të ndihmonte stafin apo klinikën në avancimin e punës.

- Nuk bën programe ekipore, por ekipet operative që i përgjigjen rastit, por ato i bënë sipas qejfit të tij dhe vasalëve të tij. Shpall veten doktori më i mirë. Merr performansa si më i miri nga të gjithë.

- Shumë instrumente që janë të domosdoshme për punë në sallën e operacionit i mban në zyrën e vet dhe ato shohin dritën e sallës vetëm kur ai punon (bëhet pyetje edhe sa sterile janë ato instrumente), por edhe qëllimi i mbajtjes në zyrë të këtyre instrumenteve është pikëpyetje si dhe pse mbahen ashtu.

- Nuk ka kurrfarë profilizimi të kuadrove, si dhe emërtimin e shefave të njësive, kjo vetëm e vetëm me qëllim monopolizimi të klinikës.

- Nuk ka bërë asnjëherë ngritje akademike të kolegëve, përkundër gradave të doktorit të shkencave dhe magjistrit që kanë.

- Nuk ka komunikim me shumicën e stafit mjekësor dhe atë me 90 për qind. Shpesh ka ndodhur që i ka fyer mësuesit tanë nga klinikat tjera, si p.sh. të Tiranës, Turqisë apo klinikave tjera jashtë Kosovës.

- Për shkak të pakënaqësive katër muaj para hapjes së konkursit për drejtor nga stafi i mëparshëm i QKUK, çka është akceptuar edhe nga menaxhmenti i ri, është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë për shkak të menaxhimit të dobët. Ky është shembull i keq se si nuk duhet udhëhequr klinika e neurokirurgjisë.

- Sa i përket edhe dështimeve profesionale (ku ai shitet si i pagabuar), ato mund të prezantohen në çdo kohë nëse është nevoja.

- Nga komisioni intervistues nuk janë marrë parasysh edhe suspendimet e disahershme nga puna për konflikte përbrenda kolektivit punues, e sidomos eliminimit të tij nga menaxhimi para ca muajsh. Si person problematik i rrahur tre herë nga palët, si dhe jemi dëshmitarë të konflikteve verbale çdo ditore që ka ky njeri me palët dhe pacientët.
- Gjithashtu nuk janë marr parasysh disa nga punimet shkencore, si p.sh. libri i botuar për neurotraumatologji që është i dyshimtë dhe është tërhequr nga shitja për shkak të dyshimit për plagjiaturë si dhe dy punime me impakt ndërkombëtar që janë vërtetuar se përmbajnë shifra të imagjinuara dhe atë deri 800 për qind të "fryrjes" së rasteve të cilat reagime janë të dorëzuara në Rektorat dhe Akademi të shkencave.

- Gjithashtu, sipas mendimit tonë është bërë edhe delikt ekonomik ku si ushtrues detyre ka qenë i zgjedhur personi tjetër, kurse prof. Arsimi ka marrë pagën si ushtrues detyre për katër muaj pa pasur rolin e menaxherit, gjë e cila nuk përkon me rregullore (dokumentacioni) menaxheriale, sepse personi që nuk udhëheqë dhe paguhet si menaxher është shkelje financiare.

- Sa për ilustrim, katër muajt e fundit prej kur prof. Arsimi nuk e udhëheqë klinikën, nuk është më prezente arroganca e tij, atmosfera e punës ka ndryshuar rrënjësisht për të mire, qoftë me stafin mjekësor, ashtu edhe atë të mesëm, marrëdhëniet ndërkolegiale, por edhe ato me stafin e mesëm janë të shkëlqyeshme.
- Sa për konkretizim u bëjmë me dije organeve të lartshënuara se ne si staf akademik nuk e përkrahim dhe nuk e akceptojmë zgjedhjen e tij si drejtor të Klinikës së Neurokirurgjisë, sepse me punën e deritanishme është treguar i paaftë për menaxhim, jo kolegial dhe njeri që lufton vetëm për interesa të veta personale. Iu bëjmë me dije se jemi të vendosur për qëndrimet dhe veprimet tona edhe me bojkot dhe grevë pune.

Për përmbyllje një fjalë popullore "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga veprimet e Dr. Arsim Morinës.

Me respekt,

1. Dr.sc. Besnik Elshani, u.d i drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë,
2. Prof. assoc Dr Shaban Hasi,
3. Dr. Bujar Kastrati
4. Dr. Nehat Halili
5. Dr. Armend Kërveshi
6. Dr Haxhi Avdyli
7. Dr. Faik Qosja
8. Dr. Feti Ahmeti         

9. Dr Shefki Dragusha”.

2014/09/11

Historia e Brigadës “Mërgimi”


Shumë tronditëse është historia e dhimbshme e Brigadës “Mërgimi”. Lufta sjell humbje dhe tragjedi. Kur ato t’i shkakton armiku përballohen më lehtë. Por kur t’i kurdisin ata që ua ke shpëtuar jetën, siç ka dëshmuar komandant Tahir Zemaj, ajo është tragjedi e veçantë. Dihet botërisht se brigada “Mergimi”  ishte më e përgaditura: si me ushtarë edhe me teknikë luftarake e moderne. Për herë të parë para gjithë botës, me proçesverbal të nënshkruar, komandant Zemaj ka  dëshmuar për armatimin që ka disponuar ajo brigadë dhe çfarë ndodhi me atë armatim. Veç kësaj, një zot e di sa  lexues janë neveritur kur kanë lexuar se si forcat shqiptare të Shqipërisë së Fatos Nanos e kishin rrethuar Brigadën “Mërgimi” të UÇK-ës për t’a çarmatosur, për t’a  poshtruar. Por kjo nuk është e tëra! Fatin tragjik që ka pësuar kjo brigadë gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri, sidomos pas hyrjes së saj në Kosovë, është shumë trishtues.

 
Një skenë të ngjajshme trishtuese, siç e ka përshkruar edhe komandanti Zemaj,  e kam parë me sytë e mi në Pejë, në afërsi të ish-shtëpisë së mallrave. Kjo ka  ndodhur vetëm pak ditë pasi kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë. Nga një kamion i ndalur në rrugën kryesore, në pikë të ditës, zbritnin ushtarë me shenjën e UÇK-ës në ballë, të cilët shaheshin, çarmatoseshin dhe maltretoheshin,  nga ushtarë po të UÇK-ës. Të dy palët flisnin shqip. Çfarë tmerri! Duke parë këtë skenë makabre, nuk munda pa e pyetur një njeri, ç’po ndodhte? Pasi rrudhi krihtë më tha: “Kanë ardhur ata të Drenicës, e po i çarmatosin tradhëtarët e Kosharës”.

Më vonë e kuptova realitetin;  as nuk  ishte UÇK e Drenicës që maltretonte e as ushtarët e maltretuar nuk ishin të Koshares. Kuptova se lufta po hynte në drejtimin prej ku kthim prapa s’ka, pa vrasje politike për pushtet. Dhe vrasjet vazhduan, herë me ritëm më të shpejtë, herë më të ngadalshëm, herë vritej një e herë më shumë veta, herë komandantë të UÇK-së herë politikanë, por gjithmonë sipas listave të zeza, të përgaditura gjatë luftës. Edhe komandantin Tahir Zemaj, të birin e tij Enisin dhe kusheririn, kryetarin e FR të LDK-së së Deçanit, i vranë ata që Komandanti Zemaj ua ka shpëtuar jetën me ushtarët e vet. I kishte shpëtuar kur ishin gjetur në rrethim të hekurt nga forcat serbe. Çka të thuhet tjetër, veçse vrasje sipas radhës së shkronjave të alfabetit. Sa shumë shkronja ka edhe ky alfabeti jonë!?…
Komandantit Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasanit, u qoftë i lehtë dheu i Kososvës! Ai dhé që e çliroi vetë komandant Zemaj për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët e bukur të Kosovës,shkruan në mes tjerash 
Sefedin KRASNIQI.


Brigada “Mërgimi” rrethohet nga kalashët e Mejdanit dhe të Nanos !
Ndërkohë që Gjenerali Xhekson me oficerët e Ushtrisë Serbe nënshkruajnë marrëveshjen e kapitullimit të forcave serbe në Kumanovë, menjëherë Presidenti i Shqipërisë dhe Kryeministri i saj dolën me një deklaratë ku kërkohej “çarmatimi i njësive të Bujar Bukoshit, pasi ato rrezikonin pushtetin në Shqipëri”!! Thjeshtë kjo deklaratë , është e zonja të dëshmojë se kush e kishte dëmtuar dhe penguar luftën në Kosovë, se cila aleancë i kishte bërë puç përpjekjeve të jashtëzakonshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për të organizuar dhe drejtuar një rezistencë dinjitoze ushtarake ndaj pushtuesit serb.

Toiaj Ilir i Zemaj



Një ditë më vonë, pas kësaj deklarate – rrëfen Tahir Zemaj – kazerma jonë në Mamurras është gjendur e rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë së Qeverisë Shqiptare. Imagjinoni se çfarë gjendje shpirtërore mund të jenë gjendur ushtarët dhe oficerët e Brigadës “Mërgimi”, që kishin ardhur nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar për Kosovën e tyre, dhe në një mëngjes të bukur gjenden të rrethuar nga forcat e ushtrisë shqiptare ?!
Në bisedime me drejtuesit e atij “operacioni” dhe në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arritur në përfundim që ne nuk do të dorzonim armatimin personal, deri në kalibrin 12.7 mm. Do t’u mbetej ushtarëve, dhe nëse ishte nevoja do t’ua dorzonim forcave të NATO-s dhe të magazinoheshin në Kosovë, pasi ishin pjesë e pasurisë së saj. Armatimin e rëndë : disa lloje topash, minahedhësish, raketash kemi vendosur që me Proçes-Verbal t’I falet Akademisë ushtarake të Shqipërisë.
Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë angazhimi që ata të na shoqëronin deri nhë kufi për të na “mbrojtur” nga incidentet. Mua, me dekret, më kanë emëruar në një detyrë tjetër pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës. Më është thënë që të nesërmen do të takoheshim bashkë me Presidentin e kryeministrin, me gjeneralin Xhekson.
Drejtimin e Brigadës e ka marrë zoti Fazli Rugova, zëvëndësi im. Brigada është nisur drejt veriut për të kaluar në Kosovë. Ndërkohë, ajo është braktisur nga policia ushtarake dhe ajo e rendit e Shqipërisë, që sipas marrëveshjes kishte marrë përsipër shoqërimin e saj deri në kufi, rrjedhimisht ata kanë rënë në një pritë të disa forcave policore – paramilitare afër Tropojës.
Megjithatë kanë mundur të depërtojnë pa luftime, pasi kam komunikuar drejt për drejt me komandantin e Brigadës dhe i kam thënë se, nëse pas pesë minutave nuk hapej rruga atë do ta hapnim ne me të gjithë fuqinë e zjarrit që posedonte brigada. Kam kërkuar të flas me drjetuesin e forcave policore paramilitare, ish shefin e komisariatit të Tropojës, haklaj, e kam informuar se ka një marrëveshje e ai më ka thënë se nuk e njihte atë marrëveshje. Atëherë i kam thënë se, nëse ai nuk i njihte eprorët e tij dhe marrëveshjet e nënshkruara prej tyre, ne do ta hapnim rrugën me zjarrë.

Pas kësaj ai më është përgjigjur që “ne qenkeshim vëllezër” dhe rruga është hapur pa pasur nevojë për shkëmbime zjarri. Në fakt brigada nuk kanë pasur atë itinerar që ka ndjekur. Ajo nuk ka pasur të shkojë fare në tropojë, pasi rruga mes Kukësit dhe Tropojës ndahet në qafë të Malit, në bjeshkët e Fushë Arrëzit.
Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose e marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të Brigadës. Ja sepse zoti Ramë maraj me një pjesë të policisë Ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndjerë se po luhej një lojë e ligë, pasi një pjesë e shtabit me policinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ram Maraj duhet tashmë vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada “Mërgimi” ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar për fillimin e marshimit të Brigadës etj?


Pasi kanë kaluar pritën në hyrje të Bajram Currit, brigada ka marrë drejtimin e Qafë Luzhës, ka dalë në kam, Has, Krumë, Kukës, pastaj në Qafë të Morinës. Praktikisht ka bërë më shumë se 200 km rrugë të pa asfaltuar, malore, tepër të vështirë në vend se të kalonte sipas planit drejt në rrugën e Kukës-Prizren. Në tokën e Kosovës, brigada fillimisht është pritur nga KFOR-i gjerman, të cilit I është dorëzuar një pjesë tjetër e armatimit me proces-verbal.
Prej në Prizren brigada ka provuar një ferr të vërtet. Tashmë ishin “fitimtarët”, ata që ushtruan dhunë mbi brigadën “Mërgimi”, disa plehra që qenë organizuar dy-tre ditëve të fundit, si gjoja policia e UÇK-së e të tjera formacione më të vogëla që qenë formuar nëpër male e që kishin zbritur si çlirimtarë qyteteve e fshatrave të Kosovës. Duhet theksuar se ditëve të fundit janë formuar me dhjetëra njësi të tilla, me numra e emra, të cilat kishin një ditë apo dy që ishin kthyer në Kosovë, nga kampet apo nga bregdeti dhe pretendonin se kishin marrë pjesë në luftime për çlirimin e Kosovës !
Po të mos kishin qenë forcat gjermane, do të kishin ndodhur edhe incidente të përgjakshme. Edhe në Gjakovë ka pasur rrahje, fyerje, keqtrajtime deri në orën 24. Po ashtu ka ndodhur edhe në Pejë.
Forcat Italiane nuk kanë qenë të informuara mirë. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar “policët” e UÇK-së. Aty është marrë e gjithë njësia dhe është dërguar në drejtim të Dashinocit me urdhër të Shatbit, se gjoja këto ishin bandat e Bujar Bukoshit dhe të Tahir Zemës. Në Ratishë është plaçkitur gjithë arsenali i ndërlidhjes, kamionët, paisjet e tjera automibilistike, çisterant, uniformat, të hollat personale etj. Në ish fabrikën e “Zastavës” kanë ndërhyrë forcart e KFOR-it italian dhe për fat deri në atë çast nuk ka pasur të vrarë.
Të nesërmen me përcjelljen e KFOR-it janë nisur për në Prishtinë ku edhe janë shpërndarë. Kjo rrugë për të hyrë në Kosovën e lirë, ka qenë shumë më e përgjakshme se marshimi i tri brigadave një vit më parë, kur Kosova gjendej e pushtuar nga forcat policore-ushtarake serbe. Nuk mund të harrohet kurrë, dhe dikush do të përgjigjet një ditë për pesë luftëtarët e kësaj brigade, Rexhë Osaj nga Deçani, Bashkim Balaj i Isniqit, Sinan Musaj nga Strellkci i Epërm, Ram Peja nga peja dhe Vesel Muriqi nga Rugova e Pejës, të cilët drejtonin automjete të kolonës e që janë marrë dhe dërguar në zyrën e “Prefektit të Pejës” një kushëri i Agim Çekut, Et’hem Çeku dhe të Ramush Haredinajt.
Aty ata jjanë rrahur barbarisht, u janë thyer brinjët, janë sharë e ofenduar, pastaj është urdhëruar : “të veprohet dhe të dërgohen atje ku duhet !”. I kanë nisur në drejtim të Ratishit përsëri nën komandën e “togerit” dhe prej atij momenti nuk dihet më asgjë për ta. Më vonë nga ana e KFOR-it italian është bërë ekspertiza e vendit të ngjarjes, pasi sipas dëshmitarit që ka mbetur gjallë, Vesel Muriqit, ata mund të jenë ekzekutuar. Veseli ka dëshmuar edhe për ato skena të tmerrshme që kanë ndodhur në zyrën e Et’hem Çekut dhe Ramush haredinajt.
Të gjithë ushtarët e tjerë nuk kanë mundur të inkuadrohen asnjëherë, disa prej tyre janë urdhëruar të paraqiten pranë komandave lokale për t’u marrë në pyetje dhe për të dëshmuar prezencën, një imitim i shëmtuar i skemave të policisë serbe. Të gjitha këto gjëra po dokumentohen dhe po përgatiten akuza të mbështetura ligjërisht dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari për këto sjellje barbare. Tashmë po merret vesh më së miri se kush ishin ata që luftuan për çlirimin e atdheut.
Ata që dikur i shisnin mend popullit se duke qenë bij të tij nuk kishin nevojë për grada dhe për akademi për ta çliruar Kosovën, sot janë vetëgraduar, gjeneralë e nën gjeneralë, kolonelë e marshallë, veç gjeneralisim nuk ka sot në Kosovë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë, ka pasur vetëm dy beteja, ajo e Loxhës dhe e Kosharës, nuk duhet ngatërruar pritat apo ndonjë shkrepje armësh me beteja, as marrja e ndonjë poste policie me dy-tre policë, as bombardimet e serbëve ndaj popullsisë civile. Beteja të mirëfillta me luftëtarë të rreshtuar në front, ka pasur vetëm dy, ato që i përmenda.
Eprorët dhe luftëtarët që morën pjesë këto dy beteja dhe që u flijuan nuk janë graduar, janë graduar njerëz të tjerë. Në fund të fundit është e nevojshme të marrim vesh se ku e kishin hallin ata njerëz, çfarë qëllimi kishin, ta digjnin Kosovèn bashkë me forcat serbe, apo ta çlironin atë bashkë me ne ??
Sot është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të ofrojmë dëshmië tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t’u lëmë brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë gabimet tona pa i përsëritur ato. (Kështu foli Tahir Zemaj,Fq.119 – 124)

HARADINAJ- ÇERTIFIKATE EVROPIANE PËR KOSOVËN…



Nga Dëfrim CANI,Publicist, studiues shkencor nga Tirana



Demokracinë si praktikë shtetërore, si qeverisje dhe si “rend” social e çertifikojnë rregulla të njohura, prej të cilëve përfitojnë individët, shoqëria, institucionet dhe bashkëpunimi gjithënivelësh. Në rendet totalitare, kjo praktikë ka qenë dhe është e pamundur, jo vetëm për shkakun e burimit doctrinarë ideologjik, mbi të cilin është ngritur shteti totalitarë, por dhe si praktikë e polarizimit të thellë të shoqërisë dhe parimit të luftës së klasave.




Në historinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përbën qëndrimin unikal të pranimit të rregullit demokratik, të parë brenda shoqërisë shqiptare dhe në raportin bashkëpunues me shoqërinë ndërkombëtare. Pas një akuze të njëanëshme dhe folklorike, të ngritur posaçërisht kundër tij dhe një rrethi të ngushtë bashkëpunëtorësh, pikërisht në momentin kyç të shtetit të ri të Kosovës dhe të karrierës së tij si kryeministër, Ramush Haradinaj i dha jetë dhe ambicie qytetare dimensionit demokratik, jo vetëm në Kosovë, por në Ballkan.



Përmes “dorzimit“ në Hagë, jo vetëm një herë, por dy herë, d.m.th, sa herë e deshi Haga, Ramush Haradinaj i bëri nderin më kapital Kosovës, në rrethanat më fondamentale që asaj i duhej, i bëri nder modelit të liderit politik dhe burrështetit, që drejton një vend të caktuar të sapodalë nga lufta, i bëri nder dhe çliroi nga kompleksi i forcës dhe paprekshmërisë nga drejtësia, duke e qytetëruar atë në kuptimin e të drejtës, njeriun me pushtetin që ai kishte atë rast, i bëri nder emrit shqiptar në hierarkinë e posedimit të vërtetës përballë drejtësisë.



Haradinaj nuk kapërceu vetëm vetveten, nuk kapërceu vetëm kultin e burrit trim dhe tradicional shqiptar, nuk kapërceu vetëm kutin e politikanit, por kapërceu realitetin tradicional ballkaniko- evropian. Duke besuar tek e drejta, Ai i çeli rrugë praktikës teorike – demokratike, se drejtësia është mbi të gjithë njerëzit, të çdo niveli qofshin ata.



Haradinaj e kapërceu emrin që ia ka thirrë nana dhe baba (Ramush) në djep, në fëmijëri dhe më vonë. Tashma ai thirret Haradinaj, thirret në mbiemër, me çfarë thirren njerëzit e shquar. E në emrin e tij të “ri”,- Haradinaj, simbolika e tij valorizuese, të njofton Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët dhe konceptin e tyre burrërorë, të kujton “mitin” e lirisë.



Për shërbimin kapital, që Haradinaj i ka bërë kohës shqiptare, rrugëtimit të gjatë shqiptarë në Botë, Kosovës dhe shqiptarëve, vetëm sa ka filluar:

-Ai rrëzoi mitin e mykur sllavo- serb, se shqiptarët nuk e njohin drejtësinë dhe se nuk i binden asaj,

-Ai rrëzoi akuzën e vjetër dhe të re të kundërshtarëve të shqiptarëve, se shqiptarët nuk janë bashkëpunues dhe se ata nuk njohin organizmat ndërkombëtarë,

-Ai përplotësoi ndërkombëtarisht të drejtën dhe luftën e UÇK-së për çështjen më jetikë të Kosovës, çështjen e çlirimit nga një pushtues, dhunues e barbarizues të njërit nga popujt më autokton të Ballkanit.



Haradinaj la detyrën e rëndësishme në Kosovë dhe iu bind thirrjes së Hagës. Askush qytetarë në botë nuk do ta rrespektonte me kaq qytetari dhe urtësi thirrjen për t’u gjykuar (në të vërtetë ai u thirr për t’u dënuar), por ai besoi dhe ylli i Kosovës shkëlqeu në përmasën ndërkombëtare, kur atë kërkuan ta groposnin.



Haradinaj la në kurthin e vet kundërshtarët historik të shqiptarëve, paragjykuesit ballkaniko- evropian, akuzë-ngritësit e tij për “krime lufte”, po ashtu dhe kundërshtarët e tij politik në Kosovë apo dhe Shqipëri.



Haradinaj është produkti më genetik i genit më të mirë tradicional dhe bashkëkohorë i shqiptarit, i cili në udhëtimin e tij historik s’ka harruar vatanin, lirinë dhe të drejtën. Rendi i Ri Demokratik në Botë është rendi i të drejtës dhe qytetarisë së saj.

Kush burrështeti në botë nuk do të ndjehej i suprizuar dhe nuk do ta mbështeste burrështetasin Haradinaj, i cili e ka dhënë provën e tij në të gjithë përmasën dhe nivelin e saj.



Sot, është mirë që Kosova e ka këtë Çertifikatë të Artë Europiane, në njërin nga liderët e saj si Haradinaj, ndër më aktivët dhe më të nevojshmit për Kosovën.

Cili është kontributi shkencor ,letrar dhe patriotik i Prof.dr. Eshref Ymerit?!



Eshref Ymeri lindi në Smokthinë, -Vlorë më 25 /12/ 1940, ku dhe kreu arsimin shtatëvjeçar. Pasi përfundon gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë, më 1959 -1961, shkon me studime në Shën Peterburg (ish-Leningrad). Nga 1962 – 1966 -përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e Historisë- Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Deri më1977 është pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Historis ë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në Shtator të 1977 padrejtësisht e transferojnë në Kukës dhe qëndron pa punë deri më 25 mars 1979.

Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori”, e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse. Prej26 mars 1979 – 31 korrik 1981 punon si përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 gusht 1981 – 31 tetor 1990 kalon shef i Redaksisë së Botimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”. Prej 1 /11/ 1990 – 31 /12/1991kalon përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

 Nga01/I/ 1992 – 31/8/ 2003—-pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Më 01 shtator 2003 del në pension.
--
Aktiviteti pedagogjiko-shkencor

*Tekste mësimore

1968—-Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1972—-Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1974—-Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1981—-Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1982—-Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

1984—-Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

2002—-Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historië dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:
Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.
--
*Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret)

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.


Përkthime socialpolitike

*Në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe nga letërsia socialpolitike.

* Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve:

*Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

*F.M. Dostojevski: “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe Shtëpia Botuese ABC, Tiranë 2008).

*“Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

*“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

*“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

*”Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).

*Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese Deas, Tiranë 2000).

*Kobo Abe: “Një grua e burgosur në rërë” (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2010).

*“Një grua në kërkim të burrit” (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2012)

*Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse (Tiranë 2008).

*Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse” (ndodhet në proces botimi në Shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare”)

*Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).

*Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin
2003)

*Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

*Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

*Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
--

Fjalorë

*Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i AkademisëUshtarake, Tiranë1990).

*Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFËRDITA, Tiranë1997).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).

*Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Redaktime fjalorësh

*Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë2005).

*Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë2007).
--

Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 265 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve tona etnike, përfshirë edhe artikujt me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.
--
Botime të tjera

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse“ (me bashkautor) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë
2006).

*”Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012)“ (me bashkautor) (botuar në Prishtinë në nëntor 2012).
--
*Kualifikimi shkencor

*16. 12. 1989—-merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

*14. 12. 1994—-Grada “Kandidat i Shkencave”,sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

*13. 12. 1994—-merr titullin “As. Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

*11. 05. 2001—-merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

*Nga data 02 dhjetor deri më 08 dhjetor 2001, së bashku me një grup pedagogësh të përkthimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadrin e programit TEMPUS, ka qenë i ftuar në Universitetin Uestminster të Londrës për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.
--
Përkthyes gojor (interpret)

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë:

a) në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në  Tiranë që prej themelimit tëtyre deri para do kohësh;

b) në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në\
Tiranë;

c) në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të‰IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

a) në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b) në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë,
kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a) Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b) Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c) Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç) Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

d) Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

Aktualisht jeton në SHBA dhe Shqipëri(Tiranë) në aktivitet të vazhdueshëm për daljen në dritë të fjalorëve të tij, pa harruar publicistikën e mrekullueshme në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...