Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/17

55 qytetarë të Kosovës, janë arrestuar nga Polici e Kosovës, gjatë muajve të fundit nën akuza për “veprimtari terroriste”.


SHBA-të përgëzojnë Kosovën për arrestimin e imamëve
SHBA-të përgëzojnë Kosovën për arrestimin e imamëve

Ambasadorja amerikane iu është bashkuar atyre që i kanë përkrahur autoritetet e vendit gjatë operacioneve të fundit në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar.

Tracey Ann Jacobson ka shkruar në profilin e saj në “Twitter” duke thënë:

“Edhe njëherë, e përgëzojë Kosovën për qasjen e saj proaktive kundër luftëtareve të huaj dhe ekstremizmit”.

Policia e Kosovës, me urdhër Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë arrestuar 13 persona, prej të cilëve 12 janë imam të Bashkësisë Islame të Kosovës.



Arrestimet, reagon edhe Presidentja
Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar lidhur me arrestimet e sotme, të disa imamëve të Kosovës. Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të saj:
"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë, për ruajtjen dhe garantimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, sigurisë kombëtare të qytetarëve të saj dhe aleatëve tanë.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se veprimet e mekanizmave të sigurisë - të cilat kanë për qëllim pengimin e veprimtarive ilegale, përfshirë nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe rreshtimin në kauza ekstremiste të qytetarëve të Kosovës - po bëhen që në vazhdimësi të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e pakërcënuar nga dukuritë që kanë për qëllim cenimin e vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tone dhe traditën e gjatë të harmonisë fetare.
Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës e kuptojnë seriozisht përgjegjësinë për të vepruar ndaj kësaj kanosjeje globale në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi tolerant dhe kontribuues të stabilitetit e sigurisë kolektive, një vend të pakompromis ndaj thirrjeve për rrënim të rendit kushtetues që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut apo aktivitetet qe kërcënojnë paqen e stabilitetin".

Të 55 të akuzuarit për “terrorizëm” në shifra e fakte!



Aksioni që nisi fillimisht me 11 gusht dhe që u ripërsërit edhe sot me 17 shtator, vendosi nën akuzë edhe 15 imam shumica e të cilëve ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Aksioni i parë, vendosi nën pranga 40 persona. Ata akuzoheshin nga Prokuroria e Kosovë për veprat penale të rekrutimit, organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste. Nga atëherë e deri më sot, pjesa më e madhe e tyre gjenden në burg ndërsa një pjesë tjetër në burgim shtëpiak.

Sot gjatë ditës me urdhër të prokurorisë së Kosovës, policia arrestoi edhe 15 persona.

“Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës”, njoftoi Prokuroria e Kosovës.

krasniqi-arrestimet-shp-euml-rqendrim-nga-zhvillimet-politika-ose-p-euml-r-t-euml-th-euml-n-euml-se-jemi-m-euml-katolik-euml-se-papa_hd

Në mesin e të arrestuarve kishe edhe hoxhallarë të “profilit” të lartë sikur: Shefqet Krasniqi, Enis Rama etj. Herët në mëngjesin e sotëm u arrestua edhe Fuad Ramiqi kryetari I LISBA, partisë së vetme islamike në Kosovë.

Hoxha kontrovers I Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ishte marrë në pyetje edhe para disa javës, por ai ishte liruar brenda ditës. Krasniqi, por jo vetëm ai është i njohur për gjuhën e tij të ashpër dhe fyese në ligjërime fetare.
Fuad-Ramiqi1-640x330a
Disa ditë më vonë, në ligjëratën e së premtes, ai ishte deklaruar se është I pafajshëm ndaj akuzave që I bëhen, por duke mos harruar të flet, sipas tij edhe “për pozitën e vështirë në të cilën gjinden myslimanët e Kosovës”.

Ka më shumë se dy vite që kur, institucione ndërkombëtare të sigurisë si dhe shumë politikanë kanë ngritur alarmin nga radikalizimi I disa qarqeve ekstreme islamike në Kosovë dhe rrezikun në të cilin po ndodhet vendi nga ky eskalim.

Institucionet, përfshirë këtu edhe Qeverinë që sot është në detyre, kanë qëndruar pasiv ndaj kësaj çështje, deri më sot kur në fakt nuk kemi më qeveri në funksionim të plotë.

Tash për tash flitet për një listë prej 150 të dyshuar.

Kjo do të jetë një luftë e gjatë- sepse gjatë është toleruar.

Emrat e 12 imamëve të arrestuar sot:

1. Sabahudin Selimi,hoxhë nga Vitia.

2. Enes Goga,kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë.

3. Eroll Nesimi,hoxhë dhe administrues i poratalit perkujtimi.net

4. Idriz Bilibani,hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com

5. Leonard Ruli,i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni.

6. Dardan Gjuka,imam nga Peja, ligjërues në radio radio-udhezimi.com

7. Shefqet Krasniqi,i lindur më 20.6.1966, në fshatin Sibovc të Obiliqit, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, njëherësh edhe imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

8. Shefki Koraçi,imam në Kaçanik.

9. Mazllam Mazllami,jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”.

10. Bedri Robaj,imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës.
Ajo është jashtë juridiksionit të BIK-ut. Xhamia pa emër e vetëm me mbi shkrimin “XHAMI”, gjendet në lokalet e Ndërmarrjes Shoqërore (NSh) “Auto-Prishtina”, ndërsa qiraja e hapësirës financohet nga Fatos Rizvanolli, biznesmen nga Peja.

11. Ekrem Avdiu,i lindur më 18 Korrik të vitit 1971, në qytetin e Mitrovicës, aktualisht imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes ‘Tavnik’ dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

12. Enis Rama,i lindur më 12 Qershor 1976, në qytetin e Mitrovicës, jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku mban edhe ligjërata të rregullta javore si imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë, si dhe është kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip.

13.Fuad Ramiqi, i lindur më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.



Emrat e 40 të arrestuarve të parë:

Të arrestuarit për vepra penale të terrorizmit janë:

Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar me banim në Fushë Kosovë,

Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar me banim në Lipjan,

Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës,

Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja “Dardania” në Prishtinë,

Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës,

Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit,

Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina,

Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina,

Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë,

Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë,

Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde i Vitisë,

Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhdi i Vitisë,

Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt,

Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaqanikut,

Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit,

Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë i Kaçanikut,

Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj,

Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi por me banim në Ferizaj,

Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë i Gjilanit,

Samidin M. Halimi, 40-vjeçar, nga Dragashi,

boshnjaku Fikret J. Krco, 32-vjeçar,

Ibrahim Rashiti, 37-vjeçar, nga Opoja e Dragashit,

Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni,

Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës,

Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja,

Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut,

Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit,

Berat F. Këpuska, 26-vjeçar, nga Gjakova,

Arsim R. Istrefi, 36-vjeçar, nga Bajgora e Mitrovicës,

Sadat Kaqiku, 39-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës,

Vehbi S. Gërgjaliu, 31-vjeçar, nga Studimja e Poshtme e Vushtrrisë,

Jeton A. Hajdini, 39-vjeçar, nga Kqiqi i Madh i Mitrovicës

Skender Syla, 33-vjeçar, nga Mitovica.

Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimo,Haki Abazi për arrestimin e imamëve: Pushteti po synon të provokojë protesta

Haki Abazi për arrestimin e imamëve: Pushteti po synon të provokojë protesta


Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi,në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se arrestimet e imamëve, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë tendencë për ta kthyer vëmendjen e shteteve Perëndimore nga institucionet e Kosovës.
Abazi ka theksuar se arsyeja e vërtetë e arrestimeve është përfitimi i poenëve politik, duke shtuar se “sajimi i situatave të tilla, nga të cilat mund të përfitohet politikisht, janë metoda të cilat janë përdorur nga shërbimet shtetërore të ish – Jugosllavisë”.
Ai e ka ritheksuar prapë se përfshirja e të rinjve kosovarë në valën e luftërave në Lindjen e Afërt dhe të Mesme nuk është as religjioze as ideologjike.
“Pjesëmarrje e të rinjve në luftëra jashtë vendit është pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, humbjes së përkrahjes nga familja dhe shoqëria, pastaj pasojë e traumave të së kaluarës dhe izolimit në burgun kolektiv (pamundësia e kosovarëve për të udhëtuar jashtë vendit pa viza). Izolimi (mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët) ka ardhur si rezultat i mospunës dhe kapjes së shtetit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe gardianëve të tyre”, ka thënë Abazi për Telegrafin.
Në anën tjetër, sipas Abazit, arrestimet e sotme të disa imamëve, “përveç që janë tendencë e pushtetit për të treguar muskujt, synojnë që të provokojnë protesta dhe reagime të dhunshme. Kjo do ta zhvendoste vëmendjen nga zhvillimet e rëndësishme, të cilat e presin vendin në ditët e ardhshme (seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës)”.
“Nuk besoj që shqiptarët e Kosovës do të dalin në mejdan – protestojnë nëpër rrugë për çështjen e arrestimeve – përballë strukturave të cilat po e mbajnë peng shtetin. Konsideroj se shqiptaret janë të vetëdijshëm se nuk duhet rënë pre e këtyre skenarëve të cilët janë të ngjashëm me metodat të cilat i ka përdorur regjimi i ish-Jugosllavë përmes krijimit të situatave të paqena”, ka thënë Abazi.

Nuk ka zgjidhje të ‘ngërçit’ politik pa ndërhyrje ndërkombëtare



Analistët Muharrem Nitaj e Fidan Kalaja thotë npër Bota press se pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar nuk mund të presim që nesër në Kuvend të zgjidhet ngërçi politik 
Shqipe Osmani 

Data e 18 shtatorit do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Nesër i gjithë opinioni vendor e ndërkobmëtar në Kosovë por edhe jashtë vendit do të bëhet “sy e veshë” drejtuar kah Kuvendi i Kosovës.
Liderët politikë tashmë kanë dhënë deklarimet e tyre me premtimin se do të bëhet zgjidhja sipas vullnetit të tyre politik, varësisht sipas pozicionimeve, ndërkaq analistët politik nuk shpresojnë se nesër do të bëhet konstituimi i Kryesisë së Kuvendit dhe do të tejkalohet kriza dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
nitaj
           






 M. Nitaj: Nuk duhet paragjykuar mbledhja e nesërme
Muharrem Nitaj, analist, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë  zgjidhje do të  sjellë seanca konstituive e së enjtes, ndërsa thotë se ‘ngërçi’ politik i krijuar në vend duket se nuk mund të zgjidhet pa u përzier faktori ndërkombëtarë. “Nesër është një seancë ku pritet që PDK ta shfrytëzojë të drejtën e zgjedhjes së një kandidati të saj për kryetar Kuvendi. Mendoj që do të sqarohen shumë gjëra sepse është spekuluar shumë se kush i ka e kush nuk i ka numrat. Por, në rast të mos zgjedhjes së kandidatit të PDK, hapet një rrugë tjetër, ajo e rrugëzgjidhjes që mund ta kenë deputetët”, thotë Nitaj për Botapress.
Sipas tij është herët të spekulohet për zgjedhje të tjera. “ Është shumë herët që të spekulohet për zgjedhje të tjera. Por ngërçi i krijuar e krijon një situatë ku duket se s’do të ketë rrugëdalje pa u përzier faktori ndërkombëtar. Sidoqoftë nuk duhet paragjykuar mbledhja e nesërme. Është e mundur që të jetë më normale se sa që kujtojmë ne”, shprehet Nitaj.

fidan kalaja
    F.Kalaja: Zgjidhja e situatës   mund të vijë vetëm  ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare 
Edhe Fidan Kalaja, përfaqësues i organizatës FOL , mendon se seanca e së enjtes nuk do të jap ndonjë zgjidhje të ‘ngërçit” politik, ndërsa  zgjidhja  sipas tij mbetet në ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë.“Situata e krijuar pas zgjedhjeve të parakohshme, është shumë vështirë e ndoshta e pamundur që të zgjidhet në seancën e nesërme. Përpos pozicionimit të “pa-kompromis” të te dy blloqeve këtë pothuajse e ka bërë të pamundur edhe vet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kalaja, për të shtuar më pas se për tu zgjidhur kjo situatë  ideale do të ishte tërheqja e njëres palë. “Për tu zgjidhur kjo situatë në rrafshin ideal do duhej që njëra palë vullnetarisht të tërhiqet nga pozicioni i saj, gjë që është e pamundur aktualisht ose që të gjendet vullneti i të dy blloqeve që të takohen dhe të arrijnë marrëveshje paraprake për de bllokim të institucioneve, gjë e cila shihet që është e pamundur”, mendon Kalaja. Sipas tij, zgjidhja e situatës   mund të vijë vetëm  ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare  apo edhe shkuarja në zgjedhje.” Janë dy skenar që potencialisht mund ta zgjidhin këtë situatë e është ndërmjetësimi ose ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces ose si opsion i dytë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Përndryshe seanca konstituive mund të vazhdojë se zhvilluari në pafundësi dhe asnjëri bllok të mos mund të zgjedh kryeparlamentarin e tyre”, u shprehë Kalaja .

Shefqet Krasniqi do e kalojë natën në qeli- akuzohet edhe për pastrim parash!

Ka përfunduar seanca në rastin e imamit Prof.dr.Shefqet Krasniqit dhe të arrestuarve të tjerë. Atij i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ndaj imamit Krasniqi të ketë masë të paraburgimit.
Krasniqi, pos veprës për nxitje të urrejtjes e mosdurim fetar, akuzohet edhe për pastrim parash.

Avokati i imamit  Prof.dr.Shefqet Krasniqi, Bajram Tmava, ka thënë se operacioni për arrestimin e imamit është non-sens dhe se akuzat e prokurorit për pastrim parash dhe nxitje të urrejtjes fetare janë plotësisht të pabaza.
“Ky është veç një spektakël”, ka thënë Tmava.

Shefqet Krasniqi do e kalojë natën në qeli- akuzohet edhe për pastrim parash!



Thaçi kërkon dorëheqjen e Tërnavës

Hashim Thaçi kërkon dorëheqjen e Tërnavës



Eksperti i arsimit, Jusuf Thaçi, i ka quajtur hipokrizi të pështira, deklaratat e BIK-ut të Naim Tërnavës se askush nuk është mbi ligjin.

Në vend të deklaratave që ai i quan hipokrizi të pështira, ai i bën thirrje Tërnavës të japë dorëheqje, duke i thënë se heshtja, neutraliteti e strukja janë cilësi e qyqarëve, ndërsa dorëheqja është cilësi e të guximshmëve dhe të ndershmëve.

Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me gjithë sugjerimet e shumë miqve që për shkak të ndjeshmërisë së temës të mos shprehem publikisht, megjithatë nuk po më zë vendi-vend pa e thënë qëndrimin tim në lidhje me zhvillimet e sotme rreth arrestimit të disa imamëve e zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe qëndrimit të BIK-ut në lidhje me këtë.

Andaj po i drejtohem publikisht kryetarit të BIK-ut, z. Naim Tërnava.

Z. Tërnava, sot u arrestuan më shumë se 10 imamë të xhamive (kryesore) e zyrtarë të BIK-ut, pra punëtorë dhe vartës tuaj. Qëndrimi zyrtar neutral i BIK-ut me fraza demagogjike “askush mbi ligjin” shpërfaqë një hipokrizi të pështirë që nuk i ka hije një institucioni, që para së gjithash do të duhej të ishte institucion moral.

Jo ore zotëri, merrni kurajon dhe:

– Nëse besoni në pafajësinë e vartësve tuaj të arrestuar, atëherë dilni e mbroni publikisht dhe mobilizoni të gjitha burimet profesionale e financiare të BIK-ut për t’i mbrojtur ligjërisht të arrestuarit, pavarësisht presionit publik, medial e politik.
– Nëse besoni në fajësinë e vartësve tuaj të arrestuar, atëherë dilni e denonconi publikisht dhe jepni dorëheqje në shenjë të pranimit të paaftësisë tuaj për të parandaluar kryerjen e veprave ligjërisht të dënueshme nga vartësit tuaj.
– Nëse nuk keni qëndrim (nuk besoni as në fajësinë e as në pafajësinë e vartësve tuaj të arrestuar), atëherë jepni dorëheqje në shenjë të pranimit të papërgjegjshmërisë tuaj, si person që e udhëhiqni BIK-un për gati një dekadë e nuk i njihni ende vartësit tuaj.

Z. Tërnava, heshtja, neutraliteti e strukja janë cilësi e qyqarëve! Dorëheqja është cilësi e të guximshmëve dhe të ndershmëve!

P.S: Për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe mundësisë së shtrembërimit të mesazhit tim, nuk do të lejoj komente emocionale në këtë postim, as pro as kundër askujt!” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Rasti ‘Kleçka’ rikthehet në gjykim


Një vit më parë, Gjykata Themelore e Prishtinë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij, të akuzuar për krime lufte me rastin “Kleçka”, sot ai prapë u paraqit në sallën e Gjykatës së Apelit në Prishtinë në të cilën u vendos që të rikthehet në gjykim rasti “Kleçka”.

Procesi filloi me dëshmitarin e parë që ishte Afrim Zogaj, vëllau i dëshmitarit X në procesin e kaluar, Agim Zogaj. Procesi po udhëhiqet nga një kolegj gjyqësor i Gjykatë së Apelit, e të pranishëm ishin të akuzuarit bashkë me mbrojtjen e tyre, ku avokati i Fatmir Limajt është Karim Khan.

Gjatë seancës dëshmitari nuk japi shumë detaje në përgjigjet e tij. Për shumicën e rasteve thoshte se gjendej në Gjermani e për këtë arsye nuk din shumë për veprimet e të kaluarat e vëllait.

Ai tha se vëllai i tij për kohën sa ka qenë në Kosovë ka qenë i kërcënuar. E përsëriti atë që edhe babai i tij e ka thënë në deklaratën e tij, se Agim Zogaj një herë edhe është qëlluar.

E, për kohën që vëllai i tij, Agim Zogaj, gjendej në një spitali psikiatrik, dëshmitari tha se ai nuk ka pasur problem mendore dhe nuk ka qenë rast për të qëndruar aty. Madje për faktin se i vëllai mbante shkrime për çdo lëvizje që bënte e çdo telefonatë që merrte, ai tha se nuk i duket asgjë e çuditshme dhe se kur kishte pyetur atë se përse mban ditar, Agim Zogaj i kishte thënë se ‘dokumenti është diçka që asnjëherë nuk vdes’.

Megjithë pyetjet që iu shtruan nga kolegji gjyqësor, dëshmitari nuk dha dot ndonjë arsye të qartë se përse i kishte dorëzuar policisë dokumentacionin e vëllait të ndjerë.

Derisa pritej që Gjykata e Apelit të merrte vendimin për fillimin e këtij procesi, mbrojtja e Limajt tha se kërkesa e prokurorisë për kthimin e këtij rasti në gjykatë ishte pa asnjë meritë.

Avokati i Limajt, Karim Khan tha se këtu vetëm po rizbulohet diçka. Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit thërret më shumë dëshmitarë sesa aq sa janë pajtuar, në këtë mënyrë ajo e kthen mbrapsht balancin midis Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore.

“Ne kemi thënë se ky është një vendim i pastër dhe është ndoshta njeri nga vendimet më të mira që gjykatat e Kosovës, Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore dhe gjykatat tjera kanë marrë… Ata kanë kaluar njëzëri një vendim 250 faqesh me kujdes. Ne themi që kërkesa e prokurorisë është e pavlerë dhe themi që duhet të tërhiqet, por edhe nëse Gjykata e Apelit thonë ndryshe nga ne, nuk kam pse të kem frike, ne faktet i paraqesim para gjykatësve, edhe prokuroria nuk dëshiron të kthehet mbrapa sepse 6 gjykatës janë njëzëri kundër tij dhe themi që kjo nuk është arsye që ta mbajnë atë larg gjykatësve të EULEX-it që i kanë shpallur që të gjithë të akuzuarit të pafajshëm, por tani është Gjykata e Apelit që vendos”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

Sipas tij, Gjykata Themelore është shumë me kompetente për këtë çështje, dhe ai propozoi që seanca e sotme të mos mbahej si e tillë, por t’i kthehej shkallës së parë.

Krahas kësaj, Gjykata e Apelit deklaroi se ka kompetence për këtë çështje dhe ka autoritet të pjesshëm që të dëgjojë deklaratat e dëshmitarëve.

E pasdite shpalli të hapur vazhdimin e këtij procesi gjyqësor dhe ftoi dëshmitarin e parë që të deklarohet.

Pas përfundimit të seancës foli avokati i Limajt Tomë Gashi, për të cilën dëshmia e Afrim Zogajt nuk i dëmton aspak të akuzuarit.

“Unë besoj se ai vetëm ka dhënë një përsëritje të deklaratës së tij, nuk ka dhënë asgjë të re për të cilën ne nuk e kemi ditur, shpresojmë që të kalojnë këto séance dhe që Gjykata e Apelit ta sjellë vendimin përfundimtar, në këtë rast do të sjellë aktgjykim me të cilin një herë e përgjithmonë do të mbyllet rasti ‘Kleçka’, meqenëse ky rast është i tejzgjatur pa kurrfarë arsye por prap se prap kolegji ka pasur të drejtë ligjore që ta hap këtë shqyrtim dhe ka paraparë një mori të dëshmisë që përsëri t’i vlerësoj”, ka thënë ai.

Gashi dëshmitarin e sotëm nuk e konsideron aspak të dëmshëm.

“Këtë dëshmi mbrojtja nuk e konsideron fare të dëmshme dhe pres që në përfundimin e të gjitha seancave që janë caktuar edhe për javën e ardhshme, të konfirmohet aktgjykimi i gjyqtari që është dhënë saktësisht para një viti”, ka thënë ai.

A do të mund të marrë pjesë Limaj në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës akoma nuk dihet, pasi që në të njëjtën kohë ajo duhej të jetë i pranishëm në Gjykatën e Apelit.

“Është shumë e qartë se unë nuk mund të përgjigjem në emër të Fatmir Limajt se a do të jetë ai nesër në seancën konstituive të parlamentit të Republikës së Kosovës, por e di saktësisht që Fatmir Limaj do të duhet që nesër në ora 10:00 të jetë në këtë gjykatë sepse është obligim ligjor dhe ai do të respektojë”, ka thënë ai.

Seanca e dytë gjyqësore për rastin “Kleçka” do të mbahet nesër prej orës 10:00 ku të pranishëm do të jenë tre dëshmitarë.

Në verën e 2012-ës, Fatmir Limaj dhe nëntë prestarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi I vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Kosovës.

E më 17 shtator 2013, procesi u shpall i përmbyllur me pafajësinë e të akuzuarve. Ishte hera e dytë që Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nën akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma+VV, është akti më sublim politik në 15 vitet e fundit..!


Shkruan: Rexhep ELEZAJ

Edhe pse hiç më larg se para 15 viteve ishim popull i robëruar, tani më gjendemi në një fazë të re të vetë jetës dhe organizimit tonë shoqëroro-politik, e si rrjedhojë edhe në rrethana krejt tjera të angazhimit tonë politik dhe nacional si shoqëri dhe si shtet. Rrethana për të cilat nuk mund të thuhet se ishin krejt në favor të shtet ndërtimit të Kosovës në masën që e duan shqiptarët, sepse shkaqet për ngecjen tonë kolektive, mbase janë të shumta, por kryesisht fajin për këtë e kanë subjektet dhe liderët e gjertanishëm politik.
LANI
LANI

Prandaj, duke ia hedhur një shikim retrospektiv ngjarjeve tragjike të fundshekullit 20-të, çdo patriot dhe atdhetar shqiptar i cili e donë Kosovën, duhet ta përshëndes dhe ta mbështes pa rezervë koalicionin dhe marrëveshjen e arritur midis katër subjekteve politike (LDK-AAK-NISMA-VV) e nënshkruar ditë më parë..!

Ngase, është hera e parë në historinë e re të Kosovës, madje edhe në të vjetrën, që katër parti të mëdha politike të merren vesh si dhe të pajtohen politikisht për ta udhëhequr dhe qeverisur vendin bashkërisht, duke i koordinuar paraprakisht veprimet për mënyrën e qeverisjes, e që në zhargonin politik njihet si koalicion ndërpartiak. Këtë hap shumë pozitiv për Kosovën të cilin e kanë ndërmarrë këto katër subjekte partiake, në thelbin e politikës shqiptare ka një vlerë të madhe (ndoshta edhe historike), sidomos kur është në pyetje çuarja përpara e kauzës sonë ende të pa zgjidhur kombëtare, meqë vetëm të unifikuar në qëndrime dhe të bashkuar në synime mundemi ta realizojmë ëndrrën shekullore për një shtet etnik dhe të bashkuar shqiptar në Ballkan dhe Evropë.

Nisur pra nga parimet dhe rregullat e demokracive të avancuara perëndimore, ne si shoqëri më sistem politik parlamentar dhe shumë partiak, asimetrik më rendet dhe sistemet shoqërore të vendeve euro-perëndimore, unifikimi i pikëpamjeve dhe qëndrimeve politike midis katër subjekteve partiake në fjalë, është pa dyshim, akti më sublim që është bërë në 15 vitet e fundit në skenën politike kosovare, duke marrë parasysh faktin se ende nuk janë realizuar të gjitha objektivat tona politike dhe kombëtare, siç është sovraniteti i plotë në gjithë territorin e Kosovës si dhe çështja e hapur e bashkimit kombëtar.

Andaj, qoftë si koalicion në kuptimin e tij klasik, qoftë si bashkërenditje e forcave politike për ta çuar një popull, deri dje të robëruar, drejt jetësimit të objektivave të tij nacionale, gjithnjë në harmoni më proceset politike dhe demokratike në Evropë, dhe meqenëse procesi i integrimit të popujve në Bashkimin Evropian (BE) nuk i përjashton aspiratat tona të pareshtura për t’u bashkuar si komb në një shtet etnik dhe natyral, duhet të ndjehemi tejet të lumtur kur i shohim faktorët politik shqiptar të bashkuar. Kështu që, i gjithë ngërçi politik tejet i dëmshëm për Kosovën të cilin për qëllime ogurzeza po e mbanë peng PDK-ja më kryetarin e saj z. H. Thaçin në krye më shumë se tre muaj rresht, flet qartë se Kosova ka pasur nevojë imediate për bashkimin e forcave kryesore politike, siç është tani koalicioni LAN+VV, i cili përveç që si synim primarë duhet ta ketë shtet ndërtimin e mirëfilltë të vendit, ai e ka për obligim kombëtar zhveshjen sa më para të H. Thaçit dhe partiakëve të tij nga pushteti dhe keqqeverisja, dhe kjo si një detyrë e shenjtë kombëtare, më qëllim për t’ia ndalur hovin rrënimit të më tejmë të shtetit dhe të shoqërisë sonë, duke e konstituuar qysh nesër Parlamentin dhe më pas edhe formimin e qeverisë së re. Sepse, duke pranuar në vazhdimësi diktatet dhe manipulimet politike dhe kushtetuese të pushtetarëve të deritanishëm, pashmangshëm Kosova do hynë në vorbullën shumë të rrezikshme politike më pasoja të rënda për të ardhmen e shtetit dhe kauzës tonë kombëtare. Kjo detyrë në rënd të parë bie mbi deputet e zgjedhur nga populli më 8 qershor 2014, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që një katandisje e këtillë të ndodhë në seancën e nesërme konstitutive të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Sepse, njëherë e përgjithmonë duhet të lirohemi si shoqëri dhe si shtet për t’i dhënë fund logjikës gllabëruese dhe shkatërruese e cila po i degradon çdo ditë e më shumë vlerat dhe sakrificat kolektive për liri dhe pavarësi të popullit shqiptarë në Kosovë, siç ishte mentaliteti politik i deritanishëm..!?

RAMUSH HARADINAJ-KRYEMINISTËR, NJERIU QË I DUHET KOSOVËS!?…




Shkruan: Naim KELMENDI

1.


Ramush Haradinaj është njeriu që u sfidua në luftën çlirimtare dhe doli ngadhënjyes. Në luftën çlirimtare, ishte vlera e asaj lufte, ishte mbase dhe ikona e saj, i paepur deri në fund të luftës dhe çlirimit definitiv të vendit. Ai bëri luftën e pastër për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ai është njeriu që u sfidua edhe në paqe dhe doli i suksesshëm.


Ai është njeriu që u sfidua edhe para gjykatës ndërkombëtare në Hagë dhe doli i pastër dhe mbrojtës i vlerave të luftës çlirimtare. Edhe pas luftës u sfidua në proceset demokratike dhe të shtet ndërtimit dhe doli po ashtu u suksesshëm.


Në të gjitha këto sfida ai ka dalë fitimtar dhe i pastër. Kjo e ka krijuar edhe formatin dhe primatin e tij prej njeriut të sfidave dhe i paepur përballë vështirësive, rrethanave, proceseve politike e demokratike në vend, por si gjithmonë fitimtar në fund.





Është ky Ramush Haradinaj, njeriu që i duhet për kryeministër shtetit të Kosovës.

2.



Sado që përfolja se Blloku pas zgjedhor, në këtë rast LDK-ja, ia ka dhënë pëlqimin AAK-së që Ramush Haradinaj të jetë i nominuar për kryeministër, dhe me aq pak vota nga zgjedhjet në krahasim me subjektet e Bllokut pas zgjedhor LDK, AAK, Nisma + Vetëvendosja, është vështrim nga një prizëm i gabueshëm.





 Kosova në këto rrethana politike, ka nevojë për njerëz në krye të qeverisë që t’i çojnë proceset përpara, sidomos ato drejtë integrimeve evropiane, por për njerëz me kredibilitet dhe integritet siç është z.Ramush Haradinaj.

Një qeveri më në krye premierin Ramush Haradinaj, është më se e sigurt se do të jetë e suksesshme dhe e pranuar edhe nga ndërkombëtarët dhe miqtë e Kosovës, ngase vetë premieri në krye të kësaj qeverie është njeriu i sfiduar në të gjitha proceset dhe rezultativisht gjithmonë i konfirmuar si njeriu ngadhënjyes pas të gjitha sfidave të kohës përgjatë tëra proceseve, dhe krejt këtë e bëri në emër dhe për të mirë të Kosovës.

3.


Edhe në njëqind dieshin e kohës para se të shkonte në Hagë ku iu përgjigj kësaj gjykate ndërkombëtare të drejtësisë, kur ishte në krye të qeverisë së Kosovës, ai u tregua u suksesshëm, dhe sikur të shkonte Kosova që atëherë me dinamikën e sukseseve do të ishte shumë më afër të të gjitha integrimeve evropiane, por ikona djeshme e luftës çlirimtare, duke qenë i bindur në pastërtinë e kësaj luftë, ai do ta ndërpres detyrën e qeverisjes në krye të Qeverisë dhe do të ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare prej nga del i pastër dhe ngadhënjyes.

Prandaj qeveria me në krye të saj kryeministër Ramush Haradinaj, predispozon një qeveri të suksesshme në qeverisje, predispozon një qeveri stabile, predispozon një qeverisje të mirë dhe të pa korruptuar, predispozon luftimin e krimit të organizuar që ka lëshuar rrënjë në të gjitha poret e jetës, predispozon luftimin e korrupsionit, e që deri më tash ka arritur në të gjitha poret e jetës sonë shtetërore, deri në krye të shtetit.



 Pra, qeveria me në krye Ramush Haradinaj si kryeministër predispozon po ashtu luftën kundër papunësisë, predispozon besueshmërinë dhe pastërtinë e qeverisjes.



Prandaj qeveria me kryeministër Ramush Haradianj predispozon dhe një rezultat në ecjen dhe ngritjen e autoritetit të shtetit në qenësinë e tij si shtet, predispozon hapa më të shpejtë në integrimet e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës për në Bashkimin Evropian, predispozon hapa më të shpejtë në liberalizimin e vizave për Koosvën, predispozon zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës.




 Dhe krejt kjo nga njeriu me kredibilitet njerëzor, luftarak, liderist, etj.


Pra, mbeti ikona e luftës çlirimtare të Kosovës, mbeti lideri i suksesshëm politik, dhe mbetet po ashtu njeriu i shtetit dhe për shtetin sesa për pushtetin. Këto janë faktet dhe argumentet me të cilat Ramush Haradinaj-kryeministër i duhet shtetit të Kosovës.



I vetmi tash për tash mbetet z.Ramush Haradinaj për kryeministër i qeverisë së Kosovës, shpresë për ta rikthyer shtetin në ecjen dhe binarët e tij të duhur, dhe për t’ia kthyer dinjitetin e humbur nga këto vite të keq-qeverisjes (PDK-së) së korruptuar e të degraduar, e që këtë faturë deri më tash po e paguan qytetari i Kosovës.






*********************


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...