Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/17

Interneti: A po na dëmton mendërisht?

TE VERTETAT E PAKENDSHME: Tweet-e, poste, chat, email. Mes smartphone-ve dhe rrjeteve socialë, kalojmë në internet një pjesë të madhe të jetës sonë. E megjithatë studimet e fundit tregojnë që interneti na bën të ndihemi të vetmuar e të depresuar. Dhe mund të jetë në origjinë të disa shqetësimeve psikologjikë
Të gjithë ne, që kur ka nisur marrëdhënia me internetin, kemi shfaqur tendencën që ta pranojmë për atë që është, pa menduar shumë se si do të donim që të ishte apo çfarë duam të shmangim. Duhet të reagojmë. Interneti është ende yni dhe mundemi ta rimodelojmë. Në lojë është mendja jonë
Në një farë kuptimi, nuk ka rëndësi nëse ethet tona dixhitale provokojnë sëmundje mendore, apo thjeshtë kufizohen që ta inkurajojnë. Ajo që ka rëndësi është që njerëzit vuajnë. Të vënë përpara nga shpejtësia e jetës, shkojmë drejt drogërave të ligjshme, dhe kjo ndihmon për të shpjeguar përse Shtetet e Bashkuara ecin përpara me Xanax-in. Apo i besojmë shpëtimit fals të të ashtuquajturit multitasking, që përthith vëmendjen tonë edhe kur kompjuterin e kemi fikur
Tony Dokoupil
Addiction1Përpara se të hidhte filmimin më të shikuar në historinë e internetit, Jason Russell nuk ishte një i apasionuar pas rrjetit. Llogaria e tij në YouTube ishte mbyllur dhe faqet e tij në Twitter dhe Facebook përmbanin disa pak fotografi fëmijësh dhe disa azhornime për kopshtin e shëpisë. Russell ishte ndër ata të bindurit që interneti nuk është bërë “për të kontrolluar se sa njerëz na pëlqejnë”. Kur zakonet e tij teknologjikë e bënin të ndihej “gjeni, i droguar apo një megalloman”, ai shkëpuste spinën për ditë të tëra. Ishte i bindur që “e rëndësishme është të fikësh kompjuterin dhe të bësh diçka në jetën reale”.
Pastaj, në mars të 2012, Russell u përpoq të fikë gjithçka. Ndodhi pasi bëri të qarkullojë një link në drejtim të Kony 2012, dokumentari i tij mbi zotërinë afrikan të luftës, Joseph Kony. Ideja ishte që të përdorej rrjeti social për ta bërë të njohur për të gjithë Konyn dhe për të ndalur krimet e tij. Dhe funksionoi: filmi përshkoi rrjetin dhe u pa 70 milionë herë brenda një jave. Por ndërkohë, Russellit i ndodhi diçka. Po ata instrumenta dixhitalë që mbështetën projektin e tij i dëmtuan psikikën, duke e ekspozuar para një lumi lëvdatash dhe sharjesh si dhe duke shtypur kështu marrëdhënien e tij të ngrohtë me mjetet e rinj të informacionit.
Katër ditët e para fjeti dy orë duke prodhuar një turbinë tweet-esh disi të çuditshëm. Publikoi një link tek “Unë takova lopën e detit”, një film me metrazh të shkurtër i animuar me një intervistë të John Lennon, duke nxitur ndjekësit e tij që “të fillojnë të ushtrojnë mendjen”. Postoi një fotografi të tatuazhit të tij “Timshel”, një term biblik i zgjedhjes së njeriut mes të mirës dhe të keqes. Në një moment hodhi në internent dhe komentoi një foto të një mesazhi të nënës së tij. Më pas e krahasoi jetën e tij me një tru të marrë nga filmi Inception: “Një ëndërr brenda një ëndrre”.
Ditën e tetë të kësaj vorbulle të çuditshme dërgoi një tweet të fundit, një citim i Martin Luther King: “Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo; nëse nuk mund të vraposh, ec; nëse nuk mund të ecësh, zvarritu; por çfarëdolloj gjëje që të bësh, duhet të vazhdosh të shkosh përpara”. Më pas, hyri në botën reale. U zhvesh dhe shkoi në një qoshe rruge shumë të rrahur pak më larg shtëpisë së tij, në San Diego, ku përplasi duart në trotuar duke sharë djallin. Edhe kjo u shndërrua shumë shpejt në një filmim shumë të ndjekur në internet.
Në vijim Russell u diagnostifikua me një “psikozë reaktive”, një shqetësim mendor me kohëzgjatje të shkurtër. Nuk kish fare të bënte me droga apo alkool, ka nënvizuar në një postim në internet e shoqja Danica. Varej ekskluzivisht nga kompjuteri, që vazhdonte ta mbante të lidhur në rrjet edhe kur ai vetë po bëhej copë-copë. “Nuk dinim asgjë”, ka shkruajtur Danica. “Por mjekët thonë se bëhet fjalë për një fenomen të zakonshëm”, duke marrë në konsideratë “kalimin e papritur nga një anonimat relativ në qendër të vëmendjes botërore, me reagime të një entuziasmi të madh por edhe përbuzjeje”. Pasi Jason doli nga spitali, bashkëshortja vendosi të mbajë “një muaj heshtje” në Twitter.
Pikëpyetjet mbi efektet e mundshëm të internetit mbi mendjen njerëzore janë të vjetra të paktën po aq sa edhe link-et. Por edhe për ata që nuk besojnë tek interneti, ideja që një teknologji e re mund të ndikojë në mënyrën tonë të të menduarit dhe të ndjerit konsiderohet e marrë dhe naive, njësoj si të godasësh me shkop një abazhur, apo të konsiderosh televizionin fajtor për keqedukimin e fëmijëve. Pra, deri pak kohë më parë, interneti konsiderohej thjeshtë një tjetër mjet komunikimi masiv, një sistem transmetimi, dhe jo një makinë diabolike. I bënte njerëzit më të lumtur dhe më produktivë. E ku ishte prova për të kundërtën?
Sot provat po fillojnë të akumulohen. Po dalin studimet e parë seriozë dhe kuadri është shumë më tepër shqetësues nga sa janë të gatshëm të pranojnë utopistët e internetit. Versioni aktual i internetit – i lëvizshëm, social, i përshpejtuar dhe i kudondodhur – mund të na bëjë jo vetëm më budallenj dhe të vetmuar, por edhe më të depresuar dhe në ankth, të prirur për çrregullime obsesivë-kompulsivë e madje edhe psikotikë. Imazhet e mendjes sonë të dixhitalizuar do të arrijnë t’u ngjajnë atyre të toksiko-dipendentëve. Njerëz shumë normalë po shkatërrohen në mënyra të reja.
Shkrirje me makinat
Në verën e vitit 1996 shtatë studiues të rinj të MIT anuluan ndarjen mes njeriut dhe kompjuterit duke jetuar njëkohësisht në botën fizike dhe në atë virtuale. Kishin një tastierë në xhep, një radiotransmetues në çantën e shpinës, si dhe një monitor që e mbanin gjithmonë përpara syve. Vetëquheshin cyborg dhe ishin tipa të çuditshëm. Por siç vëren Sherry Turkle, një psikologe e MIT, “sot jemi të gjithë cyborg-ë”. Kjo jetë ku jemi gjithë kohës të lidhur tashmë na duket normale, por kjo nuk do të thotë që është e shëndetshme apo e qëndrueshme, që nga momenti që teknologjia – për të perifrazuar batutën e vjetër mbi alkoolin – shndërrohet në shkakun dhe në zgjidhjen e të gjithë problemeve të jetës.
Në një hark kohor më të vogël se sa ai i fëmijërisë, jemi shkrirë në një me makinat dhe kemi filluar të fiksojmë ekranin për të paktën tetë orë në ditë: më shumë se sa i dedikojmë çdo aktiviteti tjetër, përfshirë gjumin. Adoleshentët mesatarisht arrijnë të qëndrojnë shtatë orë para një ekrani në një ditë të zakonshme shkolle, madje deri në njëmbëdhjetë orë nëse llogarisim kohën që kalojnë në disa pajisje njëkohësisht. Sot në SHBA smartphone-t janë më të përhapur se sa telefonët e vjetër celularë, dhe më shumë se një e treta e përdoruesve lidhen në internet sapo zgjohen, para se të ngrihen nga krevati.
Ndërkohë, një mesazh me tekst është transformuar në një rrahje qerpikësh: pavarësisht nga mosha, çdo person dërgon dhe merr mesatarisht 400 mesazhe në muaj, katër herë më shumë se sa në vitin 2007. Një adoleshent ka të bëjë me afërsisht 3700 mesazhë në muaj, dyfishi krahasuar me 2007. Dhe më shumë se dy të tretat e këtyre cyborg-ëve normalë, të përditshëm, kanë ndjesinë që telefoni i tyre dridhet edhe atëherë kur kjo nuk ndodh. Studiuesit e quajnë “sindroma e dridhjes fantazmë”.
Në tërësi, ndryshimet dixhitalë të pesë viteve të fundit të ngjajnë me një kalë qe i ka shpëtuar nga duart kalorësit, duke tërhequr zvarrë atë që më parë mbante frerët. Askush nuk uron një të ardhme amishësh. Por studimet zbulojnë se interneti nuk është thjeshtë një tjetër sistem komunikimi. Rrjeti po kërkon një mjedis mendor tërësisht të ri, një gjendje natyre dixhitale në të cilën mendja shndërrohet në një panel kontrolli që funksionon me një ritëm të tmerrshëm, dhe pak prej nesh arrijnë të mbijetojnë të paprekur.
“Eshtë një problem i rëndësishëm dhe i ri, si ndryshimet klimatike”, thotë Susan Greenfield, një docente e farmakologjisë në universitetin e Oxfordit. Greenfield po shkruan një libër për mënyrën se si teknologjia dixhitale na riprogramon, dhe jo për më mirë: “Mund të krijojmë një botë të mrekullueshme për bijtë tanë, por nuk do të ndodhë nëse vazhdojmë të mohojmë faktet dhe adoptojmë këto teknologji pa reflektuar për atë që është duke ndodhur”.
Interneti na bën të çmendur? Zbulimet që vijnë nga më shumë se 15 shtete thonë se po shkojmë në atë drejtim. Peter Whybrow, drejtor i institutit Semel të neuroshkencës dhe sjelljes njerëzore në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, thotë se “kompjuteri është si një formë kokaine elektronike”, në gjendje të hapë cikle maniakalë, që pasohen nga periudha depresioni.
Interneti “na shtyn në sjellje që e dimë se janë negative dhe që na bëjnë të zhytemi në ankth, duke na bërë të reagojmë në mënyra kompulsive”, thotë Nicholas Carr, ne librin “Interneti na bën budallenj?” mbi efektet konjitivë të rrjetit. “Nxit obsesionet, varësinë dhe reagimet nën stres”, shton Larry Rosen, një psikolog kalifornian që studion efektet e internetit prej dekadash. “Favorizon, e madje provokon sëmundjet mendore”.
Frika se interneti dhe teknologjia e lëvizshme krijojnë varësi – që shpesh shoqërohet me çrrregullime obsesivo-kompulsivë si dhe shqetësime si mungesë vëmendje apo hiperaktivitet – qarkullon prej dekadash, por deri pak kohë më parë mbizotëronte opinini i optimistëve, shpesh herë të armatosur edhe me ironi. “Cfarë na pret më tej? Abuzimi i furrës me mikrovalë apo varësia nga gjalpi i kakaos?” ka shkruajtur në vitin 2006 një studiues që merret me vlerësimin e kërkimeve për një prej revistave më të mëdha të psikiatrisë. Manuali diagnostik dhe statistikor i shqetësimeve mendorë nuk ka parashikuar asnjëherë një kategori ndërveprimesh makinë-njeri.
Por sot, opinioni i optimistëve kontestohet. Manuali i vitit 2013 ka përfshirë për herë të parë çrregullimin e varësisë nga interneti, edhe pse ka një shtojcë të rezervuar për argumentat që kërkojnë “studime të mëtejshëm”. Kina, Taivani dhe Korea e Jugut në vitet e fundit kanë pranuar diagnozën, duke filluar ta trajtojnë përdorimin problematik të internetit si një emergjencë të rëndë shëndetësore kombëtare. Në këta vende, ku dhjetëra miliona vetë (dhe deri 30 përqind e adoleshentëve) konsiderohen të varur nga interneti, dhe mbi të gjitha nga lojërat online, nga realiteti virtual dhe rrjetet socialë, kjo çështje po zë gjithmonë e më shumë faqet e para të gazetave. Një çift të rinjsh e injoruan fëmijën e tyre deri sa e lanë të vdesë, ndërkohë që kujdeseshin për një fëmijë virtual në internet. Një djalë kish rrahur për vdekje të ëmën sepse i kishte kërkuar që të fikte kompjuterin (dhe më pas përdori kartën e saj të kreditit për të qëndruar i lidhur në internet edhe për disa orë të tjera). Të paktën dhjetë përdorues të internetit kanë vdekur nga tromboza për arsye se kanë qëndruar të ulur përpara kompjuterit për shumë orë me radhë.
Qeveria koreane financon qendra të asistencës dhe po mendon për një mbyllje të internetit gjatë natës për të rinjtë. Ndërkohë Kina ka lançuar një kryqëzatë të nënave për të nxitur sjellje më të sigurta online. Kjo iniciativë lindi kur u zbulua se disa mjekë përdornin elektroshokun për të trajtuar adoleshentët që kishin varësi nga interneti. “Ka diçka interneti që provokon varësi”, thotë Elias Aboujaoude, një psikiatër i shkollës së mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, ku drejton klinikën e çrregullimeve obsesivo-kompulsivë dhe klinikën e shqetësimeve të kontrollit të impulseve. “Kam parë shumë pacientë që më parë nuk kishin patur një histori sjelljesh të rrezikshme apo abuzimesh me substanca që janë bërë të varur për shkak të internetit”.
Studimi i tij i vitit 2006 mbi sjelljet problematike në internet është në bazë të Virtually you, një libër që flet se si aftësia e jashtëzakonshme e tërheqjes së uebit vepron mbi psikikën tonë. Edhe duke studiuar një kampion përdoruesish të moshës së mesme me një linjë telefonike fikse – të intervistuarit kishin moshë mesatare mbi dyzetë vjeç dhe fitonin më shumë se 50 mijë dollarë në vit – Aboujaoude zbuloi se një në tetë prej tyre shfaqnin të paktën një shenjë varësie nga interneti. Sipas studimeve më të fundit, shifrat në Amerikë janë të barabarta me ato mes aziatikëve.
Pastaj është edhe një eksperiment i kryer në vitin 2010 nga universiteti i Maryland. Iu kërkua dyqind studentëve që të shkëputeshin për 24 orë nga interneti dhe nga çfarëdolloj teknologjie e lëvizshme si dhe të rregjistronin ndjesitë e tyre. “Eshtë e qartë se jam i varur dhe varësia është diçka e shpifur”, pranoi një student. “Mjetet e komunikimit janë droga ime”, deklaroi një tjetër. Të paktën dy shkolla nuk arritën madje as të nisin një eksperiment të tillë për shkak të mungesës së vullnetarëve. “Shumë studentë universitarë jo vetëm nuk janë të gatshëm, por janë të paaftë nga pikëpamja funksionale për të hequr dorë nga lidhjet e tyre mediatike me botën”, ka konkluduar universiteti i Marylandit.
Varësia nga Facebooku
Gjithnjë në vitin 2010, dy psikiatër nga Taivani pushtuan vëmendjen e kronikës me idenë e çrregullimeve që sjell varësia nga iPhone. Dokumentuan dy raste: i pari kish të bënte me një student të shtruar në nëj institut për sëmundje mendore për arsye se përdorte iPhone 24 orë në ditë. I dyti kish të bënte me një agjent marketingu 31 vjeçar që përdorte telefonin kur ishte në timon. Të dy rastet do të ishin injoruar me një të qeshur nëse në po të njëjtën kohë nuk do të kish dalë një studim i Stanfordit mbi sjelljet e dyqind personave kundrejt iPhone. Studimi pohonte që një përdorues në dhjetë ndihej “tërësisht i varur” nga celulari. Me përjashtim të 6% të kampionit, të gjithë pranonin një nivel të caktuar detyrimi, ndërkohë që tre përqind e të intervistuarve nuk lejonin askënd që të prekte smartphone-n e tyre.
Në dy vitet e fundit, shqetësimet për një përdorim patologjik të internetit janë rritur më tej. Në muajin prill, në revistën Times të Indisë, disa mjekë folën për prova anektodike të një rritjeje të “varësisë nga Facebook”. Detajet më të fundit mbi obsesionin e amerikanëve për internetin mund të gjenden në librin e ri të Larry Rosen, “iDisorder”, që pavarësisht titullit joshës u botua nga shtëpia më e madhe botuese universitare në botë. Ekipi i tij ka studiuar një kampion prej 750 personash, adoleshentë dhe të rritur përfaqësues të popullsisë së Kalofornisë së Jugut, duke përshkruar në detaje sjelljet e tyre teknologjike, ndjenjat e tyre ndaj këtyre sjelljeve dhe pikaverazhin e tyre në një seri testesh standartë për çrregullimet psikiatrikë. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, me përjashtim të atyre mbi të pesëdhjetat, kontrollonte sms-të, postën elektronike apo rrjetin e tyre social “vazhdimisht” apo “çdo çerek ore”. Edhe më shqetësues zbulimi i Rosen, që ata persona që kalonin më shumë kohë në internet shfaqnin një numer më të madh “tiparesh kompulsivë të personalitetit”.
Mund të tingëllojë diçka e kuptueshme: ata që duan të qëndrojnë më shumë kohë në internet ndihen të detyruar ta bëjnë. Por në të vërtetë nuk është kjo që duan vërtetë. Një studim i vitit 2011 pohon se pjesa më e madhe e të rinjve të punësuar nëpër kompani (deri në moshën 45 vjeç) mbajnë me vete telefonin e tyre në dhomën e gjumit, dhe kjo kjo se është zgjedhje e lirë e tyre, nuk është gjë që duan ta bëjnë. Sipas një tjetër studimi të vitit 2011, nuk është një zgjedhje e lirë ajo që shtyn 80 përqind të personave që të marrin me vete kur shkojnë për pushime laptopët e tyre dhe smartphone-t, për të qënë të informuar mbi atë që ndodh kur nuk janë. Nuk është zgjedhje e lirë as ajo që i shtyn mbajtësit e smartphone-ve që të kontrollojnë telefonata dhe mesazhe përpara se të shkojnë në shtrat, në mes të natës dhe sapo zgjohen nga gjumi.
Mund të duket sikur përdorimi i kësaj teknologjie është një zgjedhje e jona, por në të vërtetë jemi të tërhequr prej potencialit të saj për të na kënaqur në një kohë të shkurtër. Cdo zile mund të sinjalizojë një okazion social, seksual apo profesional, dhe kur përgjigjemi marrim një minikënaqësi, një lëshim të shpejtë dopamine. “Këto kënaqësi janë si goditje energjie që rikarikojnë motorrët kompulsivë, të krahasueshëm me elektrizimin e lojtarit të pokerit kur sheh që në tapetin e gjelbërt hidhet një letër e re”, shpjegon për revistën Scientific American një studiuese e mjeteve të komunikimit të MIT, Judith Donath. “Në tërësi është një efekt i fuqishëm, të cilit është e vështirë t’i rezistosh”.
Të atrofizuar
Në vitet e fundit është bërë e mundur të vëzhgohet se si ky përdorim i internetit modifikon trurin. Në vitin 2008 Gary Small, kreu i qendrës kërkimore për kujtesën dhe plakjen në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, ishte i pari që dokumentoi ndryshimet e trurit pas një përdorimi qoftë edhe të moderuar të internetit. Mori 24 persona, gjysma përdorues ekspertë të internetit dhe gjysma tjetër fillestarë, dhe përdori tek ta rezonancën manjetike. Dallimi ishte mbresëlënës, sepse përdoruesit e internetit shfaqnin një korteks parafrontal ndjeshëm të ndryshuar. Por befasia e vërtetë është ajo që ndodhi më vonë. Small u kërkoi fillestarëve që të kalonin një total prej pesë orësh në internet dhe të ktheheshin pas një jave për një tjetër rezonancë. “Tek këta persona, truri u modifikua menjëherë”.
Truri i personave që kanë varësi nga interneti i ngjan atij të toksiko-dipendentëve dhe të alkoolizuarve. Në një studim të botuar në janar, studiuesit kinezë gjetën “materie të bardhë jonormale” – qeliza nervore të tepërta që i shërbejnë shpejtësisë – në zonat e trurit që janë përgjegjëse për vëmendjen, kontrollin dhe funksione të tjerë ekzekutivë. Një studim paralel ka vërejtur ndryshime të ngjashëm në trurin e personave me varësi nga lojërat elektronike. Dhe të dy studimet janë shfaqur në rrugën e rezultateve të tjerë kinezë që lidhin varësinë nga interneti me “anomali strukturore në materien gri”, më saktë një reduktim me 10 deri 20 përqind në zonën e trurit që është përgjegjëse për fjalën, kujtesën, kontrollin motorrik, emocionet, informacionin ndjesor etj. Më keq akoma, reduktimi nuk ndalet asnjëherë: sa më shumë kohë kalohet në internet, aq më shumë truri shfaq shenja “atrofie”.
Pamjet e rezonancës nuk tregojnë nëse ndodh më parë abuzimi apo ndryshimi cerebral, por shumë mjekë thonë se bëhet fjalë për një konfirmim të vëzhgimeve të tyre. “Ka pak dyshime mbi faktin që po bëhemi më impulsivë”, thotë Aboujaoude i Stanfordit, dhe një prej shkaqeve është përdorimi i teknologjive. Studiuesi kujton rritjen e diagnozave të çrregullimeve obsesivo-kompulsivë dhe shqetësimeve nga mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti, që në dekadën e fundit janë rritur me 66%: “Ka një marrëdhënie shkak-pasojë”.
Në fakt, hendeku mes një interneto-dipendenti dhe një njeriu të zakonshëm që shohim në rrugë është pothuajse inekzistent. Në studimet e parë, të kaloje më shumë se 38 orë në internet ishte një tregues i varësisë. Në bazë të atij definicioni sot jemi të gjithë të varur, dhe shumë prej nesh janë që të mërkurën pasdite, apo madje që të martën nëse është një javë plot me angazhime. Tekstet aktualë për varësinë nga interneti janë cilësorë dhe shfaqin një rrjet për fat të keq shumë të madh personash që janë të gatshëm të pranojnë se janë të shqetësuar, janë pak komunikues apo të obsesionuar nga interneti dhe që kanë bërë shumë tentativa për t’u shkëputur. Por nëse është e vërtetë që e gjithë kjo nuk është e shëndetshme, po kaq e vërtetë është që shumë njerëz nuk kanë asnjë qëllim që të “bëhen mirë”.
Ashtu si varësia, edhe lidhja dixhitale me depresionin dhe ankthin një herë e një kohë konsiderohej një tezë qesharake. Një studim i kryer nga Carnegie Mellon University në 1998 nxirrte në pah që përdorimi i internetit për një periudhë dy vjeçare lidhej me humorin melankolik, vetminë dhe humbjen e miqve në botën reale. Por dikush vërejti që personat e intervistuar jetonin të gjithë në Pitsburg. Pastaj, interneti ndoshta nuk të përgatit supën, por ai nënkupton fundin e vetmisë, një fshat global miqsh dhe njerëzish që ende nuk i njeh. Në fakt, kur Carnegie Mellon rikontrolloi studimin mbi banorët e qytetit, disa vite më vonë, ata ishin më të lumtur se kurrë.
Por në 5 vitet e fundit, shumë studime kanë persëritur dhe shumëfishuar rezultatet e parë të Carnegie Mellon duke treguar që nëse një person ka prirjen të kalojë shumë kohë në fshatin global, ai ndihet më keq. Përdorimi i internetit shpesh zë vendin e gjumit, të aktivitetit fizik dhe të kontakteve direktë, dhe kjo gjë mund të ndikojë edhe tek njerëzit më të qetë nga natyra. Dhe impakti dixhital mund të zgjasë jo vetëm një ditë apo një javë, por vite të tërë. Një studim i fundit në Amerikë i bazuar mbi përdorimin që adoleshentët i bënin internetit në vitet nëntëdhjetë ka zbuluar një lidhje mes kohës së kaluar online dhe çrregullimeve te humorit në moshën e rritur. Edhe studiuesit kinezë kanë gjetur një “efekt të drejtpërdrejtë” mes përdorimit intensiv të internetit dhe zhvillimit të një depresioni real, ndërkohë që studiuesit e Case Western Reserve University kanë pikasur një marrëdhënie mes abuzimit me mesazhe, përdorimit të rrjeteve socialë dhe stresit, depresionit dhe mendimeve për vetëvrasje.
Në përgjigje të kësaj pune, një artikull në revistën Pediatrics ka informuar për shfaqjen e një “fenomeni të ri, depresionit nga Facebook”, duke shpjeguar se “intensiteti i botës online mund të çojë në depresion”. Sipas raportit të publikuar nga akademia amerikane e pediatrisë, mjekët duhet të përfshijnë pyetje për përdorimin e teknologjisë dixhitale në kontrollet e përvitshëm mjekësorë.
Rosen, autori i “iDisorder” thekson            mbizotërimin e studimeve që tregojnë “një marrëdhënie mes përdorimit të internetit, mesazheve, emailit, chat-it dhe depresionit tek adoleshentët”, ashtu si dhe një “lidhje të fortë mes lojërave elektronike dhe depresionit”. Por problemi duket të jetë cilësor, më shumë se sa sasior: përvojat negative ndërpersonale – shumë të shpeshta në internet – mund të sjellin spirale potenciale dëshpërimi. Për librin “Bashkë por të vetmuar”, psikologia e Mit, Sherry Turkle ka intervistuar më shumë se 450 vetë, pothuajse të gjithë adoleshentë ose 20-30 vjeçarë, duke i pyetur për jetën e tyre online. Dhe ndonëse në të kaluarën ka shkruajtur dy libra në favor të teknologjisë duke dalë madje edhe në kopertinën e revistës “Wired”, sot ajo denoncon një botë me persona të trishtuar dhe të stresuar, të mbyllur në një marrëdhënie utopike me makinat (lexo: kompjuterët) e tyre.
Në dëshmitë që ka mbledhur, njerëzit e intervistuar thonë se telefonët dhe kompjuterët e lëvizsshëm janë “vendi i shpresës”, vendi “prej ku vjen ëmbëlsia” në jetën e tyre. Fëmijët përshkruajnë nëna dhe baballarë pak të disponueshëm, të pranishëm dhe njëkohësisht me mendjen gjetkë. “Nënat sot u japin qumësht bebeve të tyre apo u vënë biberonin ndërkohë që bazhdojnë e shkruajnë mesazhe”, ka thënë Turkle për Shoqatën Psikologjike Amerikane verën që kaloi. “Nëse një nënë nervozohet prej mesazheve telefonikë, fëmija e percepton atë nervozizëm. Dhe do të ketë prirjen që t’ia atribuojë këtë tension marrëdhënies së tij me nënën. Eshtë një fenomen që po ndiqet me vëmendje maksimale”. Dhe ka shtuar: “Teknologjia mund të na bëjë të harrojmë disa gjëra të rëndësishme të jetës”.
Kjo zhdukje e reales është vërejtur sidomos mes nxënësve dhe studentëve që Turkle ka intervistuar. Luftonin me identitete dixhitalë në një fazë të jetës kur identiteti i tyre i vërtetë është ende në formim e sipër. “Ajo që kam mësuar në shkollë të mesme”, i ka thënë Turkles një djalosh me emrin Stan, “është profili, profili, profili: si të krijoj një tjetër vetvete”. Eshtë një kurbë nervozuese mësimi, një jetë e jetuar tërësisht në publik me kamerën e kompjuterit të ndezur, me çdo gabim që rregjistrohet dhe ndahet me të gjithë, që vihet në lojë deri kur mbërrin diçka tjetër, edhe më qesharake.
Vitin që kaloi, MTV kreu një sondazh mbi sjelljen në internet të spektatorëve të vet nga mosha 13 deri në moshën 30 vjeç. Pothuajse të gjithë ndiheshin “të përcaktuar” nga ajo që hidhnin në internet, të mbërthyer “nga detyrimi” për të publikuar gjithmonë diçka dhe absolutisht të paaftë për t’u shkëputur nga frika se mos humbisnin kushedi çfarë. “Kam parë mendjet më të mira të brezit tim të shkatërruara nga marrëzia, të uritura, histerike, lakuriqe”: kështu fillon poezia “Thirrja” e Allen Ginsberg, një absurd që hapet me të rinj që “tërhiqen zvarrë” në agim në kërkim të një doze heroinë. Nuk është e vështirë të imagjinohet skenari korrespondues i kohëve tona.
Vetëm një tjetër dritare
Studimi i fundit mbi internetin dhe depresionin është ndoshta më shqetësues. Me miratimin e të interesuarve, universiteti shtetëror i Missourit ndoqi në kohë reale sjelljet në internet të 216 të rinjve, 30% e të cilëve shfaqnin shenja depresioni. Rezultatet e botuar në maj 2012, zbulojnë se ata me depresion ishin frekuentuesit më fanatikë të internetit, ata që kalonin më shumë orë me emaile, chat, lojëra elektronike dhe programe file sharing. Ishin njekohësisht ata që hapnin, mbyllnin dhe ndërronin dritare interneti më shpesh, duke kërkuar dhe duke mos gjetur atë që shpresonin të gjenin.
Ngjajnë të gjithë me Doug, një student i Midwestern, i cili kishte katër avatarë dhe mbante çdo botë virtuale të hapur në kompjuterin e tij, bashkë me detyrat, emailet dhe lojërat e tij elektronike më të preferuara. Ai i ka thënë Turkles se jeta reale është “vetëm një tjetër dritare” dhe zakonisht “nuk është ajo më e mira”. Si do të përfundojë? Eshtë kjo pyetja që ngjall më shumë frikë.
Në muajt e fundit shkencëtarët kanë filluar të sugjerojnë që bota jonë e dixhitalizuar mund të ushqejë forma të sëmundjeve mendore edhe më ekstreme. Në Stanford, doktor Aboujaoude po studion nëse disa identitete të caktuar dixhitalë mund të konsiderohen një lloj alter egoje patologjike, si ata të dokumentuar në rastet e crregullimeve të personaliteteve të shumëfishtë. Për të verifikuar idenë e tij, Aboujaoude i dha njërit prej pacientëve, Richard, një njeri i sjellshëm me një sjellje të pamëshirshme në lojën e pokerit online, testin zyrtar për çrregullimin e personalitetit të shumëfishtë. Rezultati ishte befasues. Pikaverazhi i tij ishte i barabartë me atë të pacientit tipik.
Vëllezërit Gold-Joel, një psikiatër në universitetin e Nju Jorkut dhe Ian, një filozof dhe psikiatër në universitetin McGill – po përpiqen të kuptojnë se deri në çfarë pike teknologjia mund të shkëpusë lidhjet e njerëzve me realitetin, duke ushqyer haluçinacione, manira dhe një psikozë, siç i ndodhi ndoshta Jason Russellit, regjisorit të Kony 2012. Ideja është që jeta online i ngjan asaj në një metropol të madh, i cili është i qepur e bashkuar nga kavo dhe modemë, por në nivelin mendor jo më pak konkrete – dhe e vështirë – se sa jeta në Nju Jork apo në Hong Kong. “Të dhënat konfirmojnë tezën që kush jeton në një qytet të madh është më i ekspozuar ndaj riskut të psikozës se sa ata që jetojnë në një qytezë apo një provincë”, shpjegojnë Ian-Gold. “Nëse interneti është një lloj qyteti imagjinar, mund të ketë të njëjtin lloj impakti psikologjik”.
Një ekip studiuesish i universitetit të Tel Avivit po ndjek një rrugë të ngjashme. Në fundin e 2011 publikuan ata që i konsiderojnë rastet e parë të dokumentuar të “psikozës së lidhur me internetin”. Karakteristikat e komunikimit online janë në gjendje të gjenerojnë “fenomene të vërtetë psikotikë”, konkluduan autorët. Dhe më pas lëshuan një alarm për komunitetin mediatik: “Rritja e shpejtë e përdorimit të internetit dhe përfshirja e tij e mundshme në psikopatologjinë janë pasoja të reja të kohëve tona”.
Atëherë, çfarë duhet bërë? Disa do të përgjigjeshin që nuk duhet të bëjmë asgjë, pasi edhe studimet më të mirë rrotullohen përreth dilemës së përjetshme se çfarë ndodh më parë, pra kush është shkaku e kush është pasoja. Janë mjetet e komunikimit që dëmtojnë personat normalë me praninë e tyre kudo? Apo janë personat normalë që tërhiqen prej mjeteve?
Në një farë kuptimi, nuk ka rëndësi nëse ethet tona dixhitale provokojnë sëmundje mendore, apo thjeshtë kufizohen që ta inkurajojnë. Ajo që ka rëndësi është që njerëzit vuajnë. Të vënë përpara nga shpejtësia e jetës, shkojmë drejt drogërave të ligjshme, dhe kjo ndihmon për të shpjeguar përse Shtetet e Bashkuara ecin përpara me Xanax-in. Apo i besojmë shpëtimit fals të të ashtuquajturit multitasking, që përthith vëmendjen tonë edhe kur kompjuterin e kemi fikur. Dhe të gjithë ne, që kur ka nisur marrëdhënia me internetin, kemi shfaqur tendencën që ta pranojmë për atë që është, pa menduar shumë se si do të donim që të ishte apo çfarë duam të shmangim. Duhet të reagojmë. Interneti është ende yni dhe mundemi ta rimodelojmë. Në lojë është mendja jonë.

Ja shkaku i vërtetë i luftës civile në Ukrainë


ukra 11Obama ka folur kohët e fundit për “kosto”, duke iu referuar luftës civile që po ndodh në Ukrainë. Presidenti amerikan, shkruan blog-u Zero Hedge, nuk kishte në mendje vetëm Gjermaninë dhe Europën në tërësinë e saj, që do të jenë të detyruar të shkojnë drejt një recesioni të thellë prej sanksioneve që i kanë vendosur Rusisë, por edhe vetë Ukrainën. Arsyeja? Ekonomia po shpërthen së brendshmi dhe raporti i fundit për prodhimin industrial rregjistron një rënie vjetore prej 21.4%, sipas statistikave të gushtit. Janë 18% më shumë në krahasim me parashikimet e FMN dhe 12.7% më shumë sipas krahasimeve mujorë. Sic e tregon grafiku i mëposhtëm, bëhet fjalë për rënien më të madhe të prodhimit industrial global që nga viti 2009, dhe ndjek rënien prej 12 përqind, mbi bazë krahasimi vjetor, që ishte në korrik.
ukra 2
Ndërkohë, sic shkruan Financial Times, sipas një parashikimi të BERZH, ekonomia ukrainase në tërësinë e saj do të kontraktohet me 9% këtë vit, një vlerësim ky shumë më i lartë në krahasim me të tjerë gjithnjë e më të besueshëm të bërë nga FMN. Kjo gjë “vë gjithnjë e më shumë në dyshim përballimin e borxheve nga ana e qeverisë së Kievit dhe rrit shqetësimin që vendi mund të detyrohet të shkojë drejt një falimenti dhe ristrukturimi”. Ndërkohë që rritet skepticizmi se Ukraina mund të bëhet Greqia e radhës, shkruan Zero Hedge, mbajtësit e obligacioneve janë gjithnjë e më shumë skeptikë dhe dy net më parë, bonot dhjetëvjecare ukrainase shkuan në 10.61%, niveli më i lartë i katër muajve të fundit. Falimenti është tek dera.
ukra 3
E ndërkohë që kolapsi, si në nivel ekonomik, ashtu edhe në atë të bonove nuk është befasues dhe ishte parashikuar gjerësisht, ajo që të habit mund të lexohet mes reshtave të një lajmi të Reuters: “Zyrat e statistikës zbulojnë se si industritë kryesore të rajonit të Donetskut, një prej zonave ku lufta është më e ashpër, kanë pësuar një rënie në nxjerrjen e qymyrit me 60% dhe prodhimit të celikut me 30%”. Me fjalë të tjera, ndërkohë që për Europën malli kryesor i referimit është gazi, furnizimi me të cilin nga Rusia është gjithmonë e më shumë në rrezik, për Ukrainën, i vetmi burim natyror, që ndodhet në nëntokën e rajonit më të prekur nga lufta civile dhe për të cilin ka dëshpërimisht nevojë për të ndalur kolapsin ekonomik është ky (Stratfor):
ukra 4
Gjë që na sjell tek pyetja mbi të gjitha pyetjet: a mos janë, konkludon Zero Hedge, vendburimet e qymyrit në rajonin e Donetskut, arsyeja kryesore përse Rusia vazhdon të mbështesë luftën civile vetëm në këtë rajon? Një luftë e cila, cdo ditë që kalon e con Ukrainën edhe më pranë falimentit dhe një ndryshimi të pashmangshëm…

Televizioni shtetëror rus njeh Kosovën. Çmenden serbët

Televizioni shtetëror rus ka bërë një “gabim të tmerrshëm” gjatë transmetimit të vizitës së Presidentit Putin në Beograd. Ata kanë vendosur një hartë të Serbisë pa Kosovën. Kjo ka çmendur serbët, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj këtij “lëshimi” të televizionit rus.

50 prova që vërtetojnë se kombëtarja e Shqipërisë duhet të marrë 3 pikë në tavolinë

 Nga: Roland Qafoku

Në Debat në “Channel One” Roland Qafoku sjell 50 prova që vërtetojnë se kombëtarja e Shqipërisë duhet të marrë 50 pikë në tavolinë. Emisioni u transmetua mbrëmjen e 16 tetorit 2014
1 E gjithë historia e ndeshjes Serbi-Shqipëri, përgatitja e saj, zhvillimi dhe pasndeshja kanë qënë të shoqëruara me tension, me deklarata e kundërdeklarata pa asnjë synim që të zhvillohej një ndeshje normale.
2 Ky nuk është rasti i parë në kompeticione të këtij lloji që kur luan Serbia shkaktohen trazira nga tifozët dhe për të cilat skuadra dhe federata serbe janë dënuar.
3 Bllokimi dhe mospranimi tifozëve shqiptarë në stadium duke vënë si kusht identifikimin me numër pasaporte është një rast i paprecendtë në historiën e UEFA në të tilla takime.
4 Moslejmi i tifozëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për të mbajtur flamurin shqiptar, është një masë pa asnjë sens.
5 Në asnjë rast policia serbe, federata serbe nuk ka deklaruar publikisht se jepte garanci se ndeshja do zhvillohej normalisht.
6 Që nga nbërritja në Beograd e deri në momentin e largimit, çdo shqiptar që ka qenë atje është shoqëruar me dhunë psikologjike të vazhdueshme nga autoritetet vendase.
7 Shoqërimi, kontrolli dhe bllokimi nga mijëra policë të ekipit kombëtar shqiptar, por edhe gazetarëve që e shoqëronin ekipin përbën një rast të paprecedent.
8. Kulmi I kësaj sjellje është urdhri I policisë serbe ndaj presidentit të FSHF Armando Duka që të hiqte kollaren e kuqe.
9Edhe më skandaloze ka qenë sjellja e autoritetev serbe ndaj punonjësve të ambasadës shqiptare në Beograd të cilët kërkonin të zbatoheshin rregullat dhe ligjet për mbarëvajtjen e ndeshjes.
10 Me prepotencë, pas asnjë etikë autoritetet serbe nuk janë marrë parasysh ndërhyrjen e ambasadorit tonë në Beograd Ilir Boçka në momentin kur skuadra por edhe gazetarët janë bllokuar në aeroportin e Beogradit.
11 Gjatë transportit drejt stadiumit autobusi në të cilin udhëtonte kombëtarja shqiptare është qëlluar disa herë me gurë nga tifozët.
12 Stadiumi “Partizani” i Beogradit ishte i mbushur me banderola dhe parrulla nacionaliste kundër kosovarëve, shqitarëve, kroatëve dhe boshnjakëve.
13 Pas nxehmjes, në momentin kur futbollistët tanë janë futur në dhomat e zhveshjes, janë goditur me monedha, çakmakë dhe sende të tjera.
14 Në momentin kur u ekzekutua himni kombëtar i Shqipërisë, i gjithë stadiumi fishkëlleu në formën më të ulët dhe më fyese.
15 Nga minuta e parë e ndeshjes deri në momentin që u ndërpre loja, tifozët serbë kanë thirrur “Ubij, Ubij, shqiptar” që do të thotë “vritini, vritini shqiptarët”.
16 Regjia e transmetimit televiziv të ndeshjes e cila ishte serbe me qëllim nuk transmetonte nga afër incidentet dhe përplasjet në fushë por vetëm me plan të plotë dhe nga larg duke e mbajtur për një kohë të gjatë.
17 Përgjatë 43 minutave lojë, çdo vendim i arbitrit u kontestua nga futbollistët e Serbisë.
18 Hedhja e fishekzjarreve në fushë duke rrezikuar në disa momente futbollistët tannë, në mënyrë të veçantë mbrojtësin Ansi Agolli ishte një tjetër moment i dënueshëm.
19 Pothuajse gjatë gjithë kohës tifozët prapa portës shqiptare kanë ofenduar, provokuar dhe goditur me sende të ndryshme portierin tonë të kombëtares Ertrit Berisha.
20 Përgjatë gjithë minutave që është luajtu ndeshja janë përdorur rreze lazer për të vështirësuar shikimin e porterit Ertrit Berisha.
21 Në stadium kishte qindra flamuj serbë dhe në momentin që një flamur i vetëm shqiptar u ngrit në qiell i gjithë stadiumi kaloi në histeri.
22 Në vend që futbollistë e Serbisë të qetësonin tifozët ishin ata që i hodhën benzinë zjarrit duke ulur flamurin tonë dhe duke e zhubrosur atë me mllef.
23 Është e filmuar momenti kur vetë policia e stadiumit ka hapur një nga portat nga e cila kanë vërshuar tifozët në fushë.
24 Goditja e një tifozi me stol në kokë ndaj futbollistit shqiptar Bekim Bala është një rast i paprecedentë.
25 Goditja e futbollistëve shqiptarë në momentin kur u futën në tunel nga një grup tifozësh histerikë është kulmi i asaj që ndodhi në fushë.
26 Goditja që forcat e sigurisë u kanë bërë futbllistëve shqiptarë në dhomat e zhveshjes është një tjetër rast i paprecedentë.
27 Askush nuk bëri thirrje për të qetësuar situatën. A dëgjuat ndonjë politikan, zyrtar të lartë, gazetar apo njeri publik serb të bënte thirrje për të ulur tensionet?
28 E vetmja thirrje në altoparlantin e stadiumit ishte që “shqiptarët na provokuan me flamurin e vendosur në minikopter” dhe kjo shërbeu si një shkëndijë që tifozët të irritoheshin.
29 Tifozi ultras Ivan Bogdanovic i dënuar për shkaktim trazirash në ndeshjen Itali-Serbi në vitin 2010 dhe I dënuar të mos ndjekë asnjë ndeshje në stadium, jo vetëm ishte në stadium por u fut edhe në fushë.
30 Nxjerrja e pistoletës nga një polic në fushën gjatë përleshjeve është një nga kulmet e pjesës negative të policisë.
31Ekipi shqiptar dhe rreth 50 shqiptarë që ishin në stadium qendruan për 3 orë të rrethuar në stadium.
32 Gardhet dhe kangjellat e stadiumit ishin të pasigurat në të gjitha anët.
33 Drejtuesit e federatës serbe në çdo moment pas kësaj ngjarje kanë synuar ti japin asaj ngjyrime politike dhe nacionaliste.
34 Skenari me Olsi Ramën vëllain e kryeministrit Edi Rama është një skenar i ulët dhe I denjë për shërbimet secrete komuniste të Luftës së Ftohtë.
35 Nxehmja që rezervat e ekipit tonë kombëtar kanë bërë gjatë zhvillimit të ndeshjes pranë vijës anësore është zhvilluar nën rrethimin e numri policësh gjë që tregonte pasigurinë e vazhdueshme të ndeshjes.
36 Mosvazhdimi i ndeshjes nuk lidhet me braktisjen që i bënë futbollistët shqiptarë por me vendimin e delegatit për të mos luajtur më ndeshja.
37 Asnjë zyrtar i lartë seb nuk ka deklaruar se distancohej nga dhuna e ushtruar nga serbët.
38 Kontrolli i çantave ndaj futbollistëve tanë për çfarëdo lloj arsye ka qenë një veprim i pa dëgjuar më parë në një ndeshje të këtij lloji.
39 Futja në lojë e prokurorisë së Beogradit e cila urdhëroi kryerjen e disa veprimeve si kontrolle fizike ndaj futbollistëve dhe personave të veçantë është një rast unikal.
40 Deklarata se ai futbollist serb që uli flamurin ishte heroi I ndeshjes, është një provë që vërteton skandalin e dirigjuar nga vetë serbët.
41 Reagimet nga disa shtete që erdhën në favor të Serbisë kanë vetëm nga shtete me të njëjat probleme si Greqia, Maqedonia, Mali i Zi.
42 Në tribunë u dogj fanella e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë Valdet Rama.
43 Tifozët serbë dogjën flamurin e NATO-s. Mos vallë djegia e këtij flamuri erdhi si pasojë e provokimit nga ana e NATO-s?
44 Deklarata e drejtesit të federatës serbe se qëllimi i tifozëve ishte të largonin flamurin në minikopter është sa për të qeshur aq edhe me mungesë inteligjence.
45 Pas largimit nga stadium ekipi kombëtar dhe shqiptarët që e shoqëronin u bllokuan sërish edhe në aeroport.
46 Tifozë të ndryshëm janë future në dhomat e delegatit të UEFA dhe kanë kërcënuar zyrtarët e saj.
47 Jo vetëm nuk u janë krijuar kushte për të bërë punën normalisht por ndaj gazetarëve shqiptarë është ushtruar dhunë psikologjike gjatë gjithë kohës.
48 Sjellja e medias serbe ka qenë në kufijtë e skandalozes. Lajme të pavërtetë, me gafa e të dhëna të shtrëmbëruara, media serbe u shndërrua në një makinë propagande që i shërbeu si benzinë për zjarrin.
49 Tendenca e autoriteteve serbe për të politizuar gjithçka tregoi arsyen e vërtetë për të efshur ngjarjen e vërtetë që ka ndodhur në fushë.
50 Ndërhyrjet në UEFA dhe ndërhyrjet te autoritetet e BE nga ana e zyrtarve serbë tregon edhe një herë për fajësinë totale të Serbisë me synimin për të bërë viktimën.
ndeshja serbi shqiperi
Ne foto: Momenti kur kombetarja shqiptare tenton te hyje ne tunel pas dhunes ne fushe. Stadiumi i Partizanit, Beograd, 14 tetor 2014

Në Serbi sulmohen dyqanet e shqiptarëve, reagon Tirana: Nxisin urrejtjeje, ndalini



Shqiptarët që ushtrojnë biznes brenda territorit të republikës së Serbsië janë vënë në shënjestër të dhunës barabare të huliganëve.
Dy të rinj janë rrahur nga 15 serbë një ditë më parë ndërsa gjatë 48 orëve të fundit janë djegur dyqane, furra buke, fast food si hakmarje për një banderolë kuq e zi që u ngrit mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Ekstremistët serbë kanë kryer disa sulme ndaj bizneseve të shqiptarëve në Serbi, në qytetin Novi Sad, raporton agjencia serbe B92.
serbi bizneset shqiptare 2
Sulmet kanë ndodhur pas ndeshjes e cila është zhvilluar të martën mbrëma në Beograd. Takimi nuk ka arritur të përfundojë për shkak të incidenteve në fushë.
Agjencia e lajmeve raproton se në qytetin e dytë më të madh në Serbi, katër restorante ‘fast-food’ janë sulmuar midis së enjtes dhe të premtes.
serbi bizneset shqiptare
Po ashtu raportohet se një grup i personave të maskuar ka kërcënuar dhe abuzuar verbalisht një punëtore në këto restorane.
Pas këtyre ngjarjeve Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për sulme ndaj bizneseve shqiptare në Serbi. Zyrtarë të të policisë serbe kanë theksuar se po punohet edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këto sulme.
Sekretari i Shtetit në  Ministrinë  e Punëve të Brendshme Aleksandër Nikoliç tha sot se Serbia nuk do të tolerojë përhapjen e urrejtjes fetare dhe etnike, dhe se të gjithë ata që bëjnë këto akte do të ndëshkohen rëndë.
Sulme ndaj bizneseve shqiptare ka pasur edhe në Beograd.
Për këtë ka reaguar dhe ministria jonë e Jashtme duke kërkuar që të ndalen aktet e dhunës.
Nën një reagim, diplomacia shqiptare thekson se aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare.
Gjithashtu ministrja e Jashtme i ka kërkuar autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshme është kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve- thuahet në reagim.

SRBIJA NOVI SAD PEKARE

Prapaskena serbe, 5 variantet për dronin e Beogradit


  • Gjendet fluturakja e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ishte në duart e tifozit të “Cervena Zvezdës”. Shfaqet në skenë pista që “droni shqiptar” të ishte hakmarrje ndaj ultrasve të “Partizanit”. Bien “pistat” antishqiptare për komandimin e mjetit



















Isuf Kurtaj
Beogradi është qyteti ku shqiptarëve u kërkohet vdekja e tyre dhe ku kriminelë të shpallur botërisht si të tillë, janë të lirë, madje lejohen edhe të hyjnë në fushë e të godasin shqiptarët. Beogradi, qyteti ku shqiptarët ndalohen të shkelin dhe ku shqiptarët akuzohen kur mbi qiellin e tij valëvitet një flamur. Beogradi, qyteti kur strukturat shtetërore nuk arrijnë të ndalojnë ose tolerojnë një dron të fluturojë dhe fajin për fluturimin e tij ia faturojnë 22 mysafirëve të blinduar nga autoritetet e tyre ende pa shkelur mirë në tokë. Dhe vargu mund të vazhdojë pa fund... Pesë versionet absurde që qarkullojnë në mediat serbe për hedhjen e dronit nga shqiptarët janë hedhur poshtë nga vetë ata. Pikëpyetja më e madhe që kanë shtruar mediat serbe dhe jo vetëm është: Dronin që mbante flamurin e Shqipërisë Etnike mbi qiellin e Beogradit, kush e lëshoi dhe nga është lëshuar?
Opsioni për ultrasit e “Yllit të Kuq”
Që pas incidentit, përgjegjësinë ende nuk e ka marrë askush, edhe pse mediat serbe kanë publikuar disa variante, të cilat shpesh janë hedhur poshtë nga vetë ata. Ajo që e bën më të dyshimtë situatën është se deri më tani asnjë shqiptar nuk e ka marrë përsipër aktin, përveç disa autorësive që nuk të bindin. Nëse droni do të ishte ngritur nga tifozët shqiptarë dikush do ta kishte marrë përsipër, siç ndodh rëndom. Në forumet serbe qarkullon një ide se droni në stadiumin e Beogradit është hedhur nga tifozët ultras të “Cervena Zvezda”-s (Yllit të Kuq) të Beogradit të cilët janë në “luftë” prej vitesh me skuadrën tjetër të Beogradit, “Partizani” dhe Federatën Serbe të futbollit, pasi kjo e fundit njihet si favorizuese e saj. Dhe një rast i tillë është përdorur si një “shfryrje” nervash mes tifozerive që ekziston prej vitesh. Duelet mes dy grupeve të tifozerive të kryeqytetit të Beogradit kanë nam ndërkombëtar. Gati në të gjitha takimet janë shënuar incidente të rënda. Nga ajo që është parë në stadium natën e përballljes Serbi-Shqipëri, tifozët e “Yllit të Kuq” qenë ata që kanë ndezur atmosefën dhe i kanë prirë koreve raciste. Disa nga mediat në Beograd kanë hedhur hipoteza se mund të jenë ata që kanë organizuar futjen e dronin me flamurine Shqipërisë Etnike në fushë, vetëm evetëm për të shpërfytyruar Federatën Serbe. Edhe në rrjetet sociale serbe thuhet se një opsion i mundshëm është që dronin ta kënë futur ultrasit e “Yllit të Kuq”. Mediat serbe raportojnë se tifozët që kanë shpartalluar hekurat janë ultras të “Yllit të Kuq”. Po ashtu edhe Ivan Bogdanov, ultrasi famëkeq dhe personi që godet me karrige futbollistin shqiptar Balaj është me bluzën e ultrasve të “Cervena Zvezda”-s. Edhe tifozët e tjerë që janë futur në fushë, pjesa më e madhe e tyre shihet se në bluzat e tyre janë të stampuara shenjat e ulstrasve të “Yllit të Kuq”.
5 variantet kontradiktore
Edhe pse kanë kaluar tri ditë, dilema se kush e ka lëshuar dronin, ka mbetur mister. Një hartë e publikuar në mediat serbe jep shpjegime se nga mund të jetë nisur droni. Varianti i parë ishte që ai mund të jetë nisur nga kisha, që gjendet 150 larg stadiumit. Aty është parë një litar. Por autoritet serbe, mesditën e djeshme, konfirmuan se në këtë kishë, natën kur u luajt ndeshja, nuk ka shkelur këmbë njeriu. Opsioni i dytë sipas autoriteteve serbe ishte një studio “JNA”, ose në hotelin aty afër, i cili gjendej 200 metra nga stadiumi. Pas verifikimit, në studion tre katëshe dhe në hotel, është konfirmuar se asnjë shqiptar nuk ka prenotuar dhomë natën e ndeshjes, duke hedhur poshtë edhe këtë version. Varianti i tretë, sipas autoriteteve serbe, thotë se ai është telekomanduar nga shqiptarë që gjendeshin jashtë stadiumit. Por shanset që droni të jetë nga kontrolluar nga shqiptarët në atë atmosferë jashtë stadiumit, ku prania e njërëzve ishte e madhe, ishte zero. Varianti i katërt thotë se fluturaku, është komanduar një person në perëndim të stadiumit. Ky opsion akoma nuk është hedhur poshtë nga autoritet serbe. Pritet që në vijim të zbardhet mundësia e nisjes nga ky pozicion, por edhe për këtë version deri më tani nuk ka dëshmi. Varianti i pestë, edhe më absurdi ishte se ai që komandoi mjetin fluturues ishte Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Njësoj si variantet e para edhe ky është hedhur poshtë.
Skenarët
Flamuri i hedhur nga qielli në stadiumin e Partizanit të Beogradit irritoi ultrasit serbë, që mbanin në duar mijëra flamuj të tyre. Ndërsa flamuri shqiptar, edhe pse sipas rregullave të shkruara të FIFA-s, duhej të ishte bashkë me tifozët shqiptarë kudo në stadium, njësoj si ai serb, mungoi, pasi palët kështu kishin rënë dakord. Strukturat shtetërore serbe u kërkuan homologëve të tyre që tifozët dhe flamuri i tyre të mos futej në stadium. Federata Shqiptare e Futbollit, respektoi këtë vendim, nuk pajisi me bileta asnjë shqiptar që të mund të organizohej në grupe për të shkuar në Beograd. Federata shqiptare topin ia kaloi palës serbe dhe për çfarëdo që mund të ndodhte në Beograd në stadium, përgjegjësia binte federatën serbe si organizatore dhe përgjegjëse për mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa autoritetet serbe për rendin dhe sigurinë publike. Ata që morën përsipër ta administronin situatën me kushte, të cilat u plotësuan nga pala shqiptare duhet të kishin kontrollin e çdo gjëje, përfshi këtu edhe gjetjen e njerëzve që lëshonin “drone” fluturues në stadium. Njëzëri është pranuar se administrimi me konflikt i situatës i bërë nga pala serbe brenda në fushë, por dhe jashtë saj, ishte tejet absurd. Nisur nga kjo mund të thuhet se dronin që mbante flamurin e Shqipërisë Etnike, mund të jetë kurdisur nga dikush në Serbi, pse jo që mund të ishte i interesuar për këtë situatë. Po ashtu mund të thuhet se dronin që valëviste flamurin në stadiumin e Beogradit e kanë bërë segmente të sinkronizuar që do t'i shërbenin dikujt. Prania e mijëra forcave policore në stadium por absolutisht jo efektive në ndalimin e futjes në fushë të disa ultrasve të “Cervena Zvezde”-s, “ishte qershia mbi tortë” që vulosi skandalin e kësaj ngjarjeje të (pa)përgatitur. Pse të mos konsiderojmë dhe përjashtojmë domethënien e faktit se këto forca kryen aktin e turpshëm të kontrollit post-ndeshje për të infiltruar “provat” brenda ekipit së Kombëtares Shqiptare? Situata e tensionuar në stadiumin e Beogradit që në fillim të lojës u pa se mund të ishte një mundësi e mirë për tu manipuluar. Dhe siç u pa ashtu ndodhi, nacionalizmi serb u provokua. Dhe pyetja 1 milion dollarëshe është: Nga kush? Nga erdhi droni? Po kush e solli dronin? Shqiptarët jo. Aq më pak shteti shqiptar. Përgjegjësia është e gjitha e serbëve, sepse ata morën përsipër administrimin e situatës, duke përjashtuar shqiptarët.
Droni dhe vizita e Ramës e Putinit
Nga analiza që kanë bërë ekspertët serbë për nisjen e dronit, opsioni që ai është nisur dhe komanduar nga jashtë është i përjashtuar, njësoj siç është përjashtuar dhe mundësia e një inskenimit të paramenduar dhe me prapavija serioze për të ardhmen e vetë Serbisë, pse jo dhe në zhvillimet e ardhshme në Ballkan. Kjo ngjarje ndodhi në vigjilje të dy vizitave tepër të rëndësishme në Serbi: Presidenti rus Putin dhe kryeministri shqiptar Rama. Ngjarjet si djegia e flamurit të NATO-s, fotot dhe thirrjet histerike për Putinin, dinamika e ngjarjeve inskenimi dhe menaxhimi i paramenduar me “objektiv të qartë” i tyre po qartëson dhe skenarin e mundshëm të zhvillimeve të reja në Serbi. Nuk mund të flasim për vizitën e presidentit rus, por për atë të kryeministrit shqiptar, po. Vizita më shumë se një shtrëngim duarsh ka një mision: zbatimin e parimeve universale të Europës së Bashkuar në marrëdhëniet Shqipëri –Serbi si dhe uljen e tensioneve primitive nacionaliste dhe zgjerimin e urave të bashkëpunimit me interes reciprok.
Serbia gjeti dronin, por jo atë që e komandoi
Droni që futi flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës, ndërsa tifozi serb që e kishte marrë ndodhet në ambientet e policisë ku po merret në pyetje. “Kurir” thekson se shumë shpejt do të ketë hollësi të tjera për këtë ngjarje. Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, ka dekluar se droni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje, ndërsa më pas raporti do t’i përvillet prokurorisë. Personi i cili u fotografua duke tërhequr dronin mendohet se është pjesë e grupit të tifozëve të drejtuar nga Ivan Bogdanov, ultrasi serb, i cili dogji flamurin shqiptar në ndeshjen Itali- Serbi në tetor të 2010-ës.

Agim Cana : Serbët bënë sjellje raciste dhe fashiste




Flet babai i Canës : Serbët bënë sjellje raciste dhe fashiste

Babai i Lorik Canës, Agimi, ka kritikuar sjelljen e serbëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre para kohe. Ai i ka quajtur fashistë dhe racistë serbet, derisa nuk ka frikë që UEFA mund t’ia dënojë të birin.

Agim Cana, i ati dhe njëkohësisht agjenti i kapitenit të kombëtares Lorik Cana, ka akuzuar ëndë serbët duke i quajtur racistë dhe fashitë.

Ai nuk i trembet aspak një dënimi të mundshëm nga ana e UEFA-s për të birin, i cili ishte i përfshirë në përleshje me disa tifozë.

Në një intervistë për faqen italiane Calciomercato.it, ai flet me krenari për Lorikun pasi sipas tij, ai ka shfaqur respekt për kombëtaren shqiptare.

Z. Agim, çfarë mendoni për atë që ndodhi?

Cana: "Unë jam i zhgënjyer dhe i zemëruar, e tërë bota ka parë diçka të pabesueshme. Serbët u sollën si racistët,kafshë e fashistë. Çfarë ndodhi në Beograd nuk është normale. Ne duhet të falënderojmë perëndinë që nuk ka pasur viktima, pasi në të gjithë mbrëmje serbët këndonin "vrasin shqiptarët." Kjo lojë nuk është menduar për të filluar, kjo është absurde.

Djali juaj mund të dënohet. A jeni i shqetësuar?

Cana: Tani ne presim vendimin e UEFA-s. I shqetësuar për Lorikun Jo, ne nuk frikë nga asnjë diskualifikim Reagimi ishte i duhuri pasi doli në mbrojtje të një shoku nga një kafshë që hyri në fushën e lojës. Loriku është një djalë inteligjent dhe në fund të ndeshjes falënderoi lojtarët serbë. Këta të fundit shfaqën një sjellje të veçantë pasi me Bastan dhe Djordjevic ata janë si vëllezër te Lazio”

Ky do të jetë kujtimin më i keqi i juaji që keni përjetuar ndonjëherë?

Cana: Për ne ishte një natë dramatike. Bashkëshortja ime u tremb shumë, ashtu si edhe bashkëshortja e Lorikut. Ishte absurd të shikoje në fushë Ivan Bogdanovin pas asaj që ndodhi në Itali. Ku ishte shërbimi i sigurisë i paguar nga Federata Serbe e Futbollit



calciomercatocalciomercatocalciomercato




Serbia-Albania, ESCLUSIVO padre Cana: "I serbi, razzisti e fascisti". E sul rischio squalifica per Lorik...

Agim, agente del difensore biancoceleste, a Calciomercato.it: "Assurdo rivedere in campo Bogdanov dopo quanto aveva combinato in Italia"






 ROMA - L'inferno di Belgrado, la gara tra Serbia e Albania, passano i giorni ma l'amaro in bocca resta. Uno spettacolo atroce, una rissa tra due Paesi in guerra da anni. Il calcio e la politica, lo shock di chi ha visto da vicino i disordini del 'Partizana Stadion'. In esclusiva a Calciomercato.it è intervenuto Agim Cana, padre e agente di Lorik: il difensore della Lazio - protagonista durante gli scontri in campo - adesso rischia uno stop da 6 a 18 mesi di squalifica.


Signor Agim, cosa pensa di quello che è accaduto?

"Sono deluso, arrabbiato, tutto il mondo ha visto qualcosa di incredibile. I serbi si sono comportati come dei razzisti, degli animali, dei fascisti. Quello che è successo a Belgrado non è normale. Dobbiamo ringraziare Dio se non ci sono stati morti, ma per tutta la serata i serbi cantavano "Ammazziamo gli albanesi". La partita non doveva iniziare, tutto questo è assurdo".

Suo figlio rischia una squalifica sia con la Lazio che con l'Albania. Lei è preoccupato?

"Adesso aspettiamo la decisione dell'UEFA. Preoccupati per Lorik? No, non temiamo nessuna squalifica. Sono orgoglioso di mio figlio, lui ha rispetto per qualsiasi Nazione. La sua reazione è giusta, ha difeso un compagno da un animale entrato in campo. È un ragazzo intelligente e a fine partita ha salutato tutti i giocatori serbi. Tra di loro il comportamento è stato esemplare. Con Basta e Djordjevic sono fratelli alla Lazio".

Resterà questo il ricordo più brutto di sempre?

"Per noi è stata una serata drammatica. Mia moglie si è spaventata molto, così come la moglie di Lorik. È stato assurdo rivedere in campo Bogdanov dopo quello che aveva combinato in Italia. Il servizio d'ordine - pagato dalla Federazione serba - dov'era?".

http://www.calciomercato.it/news/299922/serbia-albania-esclusivo-padre-cana-razzisti-e-fascisti-ecco-chi-sono-i-serbi-le-due-squadre-comportamento-esemplare.html

Agjencioni Floripress

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...