Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/17

10 familjet më të pushtetshme të historisë

10 familjet10. Familja Rothschild
Familja Rothschild (shpesh herë thërriten thjeshtë Rothschildët) është një dinasti ndërkombëtare në sektorin bankar dhe të financave, familje hebrenjsh nga Gjermania, që nisi veprimtarinë në të gjithë Evropën dhe mori titull fisnikërie nga qeveritë austriake dhe britanike. Rritja e famës së familjes në skenën ndërkombëtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e të cilit për suksesin në të ardhmen ishte të ruante kontrollin e bizneseve në duart e familjes, gjë që u lejonte atyre të ruanin sa më shumë sekretin në lidhje me pasurinë, si dhe arritjet në fushën e biznesit. Mayer Rothschild arriti që me sukses të ruajë pasurinë brenda familjes, përmes martesave të menduara me kujdes brenda pjesëtarëve dhe të afërmve të ngushtë të familjes.
Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, “N. M. Rothschild and Sons” në vitin 1811 në New Court, në qytetin e Londrës, biznes që vazhdon të ekzistojë në të njëjtin vend edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1818, ai dha një hua prej 5 miliardë stërlinash për qeverinë prusiane dhe dhënia e bonove për huatë qeveritare u shndërrua në shtyllën kryesore të biznesit të tij në fushën e bankave. Ai arriti një pozicion kaq të fuqishëm në qytetin e Londrës, sa që deri në vitin 1825-1826 ishte tashmë në gjendje që t’i ofronte një sasi të mjaftueshme monedhash Bankës së Anglisë, me qëllim që t’i mundësonte asaj shmangien e një krize likuiditetesh.
9. Plantagenets
Në fundin e paqartë mes Plantagenetëve dhe Tudorëve, Plantagenetët fituan për arsye se pjesa më e madhe e zhvillimit të kulturës angleze si dhe të sistemit politik (që mbetet edhe sot e kësaj dite) e pati startin pikërisht në kohën e sundimit të tyre. Në kohën e Tudorëve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thonë se në kohën e tyre ka patur edhe një epokë të artë, por rëndësia e linjës së Plantagenetëve është shumë më e madhe (dhe veç të tjerash, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte një pasardhës direkt nga nëna i familjes së Plantagenetëve). Shtëpia e Plantagenetëve ishte një Shtëpi Mbretërore e themeluar nga Henry II i Anglisë, djali i Geoffrey V i Anjou. Mbretërit Plantagenetë sunduan fillimisht Mbretërinë e Anglisë në shekullin 12. Në total, pesëmbëdhjetë monarkë Plantagenetë, duke përfshirë ata që u përkisnin degës së kadetëve sunduan Anglinë në periudhën mes viteve 1154 dhe 1485. Një kulturë dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjatë erës së Plantagenetëve, inkurajuar edhe nga disa prej monarkëve, të cilët ishin përkrahësit e mëdhenj të “babait të poezisë angleze”, Geoffrey Chaucer. Stili i arkuitekturës gotike ishte shumë popullor gjatë asaj kohe, me ndërtesa të tilla si Westminster Abbey dhe York Minster që u rimodeluan pikërisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me një rëndësi jetëgjatë në sektorin social, si përshembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I të Anglisë. Kjo pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hartimin e ligjeve të zakonshëm dhe ligjeve kushtetues. Institucionet politikë, si Parlamenti i Anglisë e kanë origjinën pikërisht në periudhën e Plantagenetëve, ashtu si edhe shumë institucione arsimorë, përfshirë Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.
8. Familja Nehru-Gandhi
Familja Nehru-Feroz Gandhi është një familje politike indiane që ka dominuar në Kongresin Kombëtar të Indisë përgjatë pjesës më të madhe të periudhës së pavarësisë së hershme të Indisë. Tre pjesëtarë të kësaj familje (Pandit Jawaharlal Nehru, bija e tij Indira Gandhi dhe djali i saj, Rajiv Gandhi) kanë qenë Kryeministra të Indisë, dy prej të cilëve (Indira dhe Rajiv Gandhi) janë vrarë. Një pjesëtare e katërt e familjes, Sonia Gandhi ishte Presidente e Kongresit, ndërkohë që ajo dhe djali i Rajivit, Rahul Gandhi janë pjesëtarët më të rinj të familjes që hyjnë në politikën aktive, kur ai konkuroi dhe më pas fitoi një vend në dhomën e ulët të parlamentit të Indisë në vitin 2004. Familja Nehru-Feroz Gandhi nuk ka asnjë lidhje me udhëheqësin e pavarësisë së Indisë, Mohandas Gandhi. Nehru-Gandhët janë shembulli më i spikatur i traditës së udhëheqjes dinastike në shtetet demokratike të Azisë.
7. Familja Khan
Ghengis Khan ishte themeluesi, (Khan-sundues dhe Khagan-perandor) i Perandorisë Mongole, perandoria më e madhe e solide në historinë e njerëzimit. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë prej tribuve nomade të Azisë verilindore. Pasi themeloi perandorinë Mongole dhe u shpall “Genghis Khan”, ai filloi pushtimet mongole si dhe sulmet në zonat e Kara-Khitan Khanate, Kaukaz, Perandorinë Khvarezmid, Ksian Perëndimore dhe dinastitë Jin. Gjatë jetës së tij, perandoria mongole pushtoi një pjesë shumë të madhe të Azisë Qendrore. Përpara se Genghis Khan të vdiste, ai emëroi Ogedei Khanin si pasardhës të tij dhe e ndau perandorinë e tij në khanates mes bijve dhe nipërve. Genghis Khan vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Tangutsët. Khan u varros në një varr pa shenjë diku në Mongoli, në një vend të panjohur. Pasardhësit e tij vazhduan përpjekjet për të shtrirë perandorinë mongole deri në pjesën më të madhe të Eurazisë, duke pushtuar ose krijuar shtete vasalë në zonat e Kinës së sotme, Koresë, Kaukazit, shteteve të Azisë Qendrore si dhe një pjese të madhe të zonave të asaj që sot është Evropa Lindore, si dhe të Lindjes së Mesme.
6. Familjet Claudia and Julius
Këto dy familje janë bashkuar në një duke qenë se kanë qenë familjet më të rëndësishme të Romës së Lashtë dhe ato u bashkuan për të krijuar dinastinë Julio-Claudiane nga e cila kanë dalë edhe pjesa më e madhe e perandorëve më të famshëm të Romës: Kaligula, Augusti, Klaudiusi, Tiberiusi dhe Neroni. Këta pesë perandorë sunduan perandorinë romake në periudhën që nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 68 pas Krishtit, atëherë kur i fundmi i kësaj linje, Neroni kreu vetëvrasje. Këta pesë sundimtarë u lidhën përmes martesave dhe adoptimeve. Julius Caesari shihet ndonjëherë pasaktësisht si themeluesi i saj, ndonëse ai nuk ka qenë as perandor dhe as nuk kishte lidhje Claudiane; më gjerësisht pranohet që themeluesi i dinastisë ka qenë Augusti. Mbretërimet e perandorëve Julianë-Claudianë kanë disa tipare të përbashkët: të gjithë erdhë nën pushtet përmes lidhjeve indirekte apo adoptimeve. Secili prej tyre zgjeroi territorin e perandorisë romake dhe inicioi projekte masivë ndërtimi. Ata përgjithësisht duheshin nga njerëzit e zakonshëm, por kishin kundër armiqësinë e klasës së senatorëve – një ndjenjë që pasqyrohet nga historianët e lashtë. Historianët e lashtë e përshkruajnë dinastinë Julio-Claudiane si të marrë, perverse dhe tiranike.
5. Familja Zhu
“Zhu” ishte emri i familjes për perandorët e dinastisë Ming. Perandori i parë Ming, Hongvu (Zhu Juanzhang) zgjodhi që të përdorë emrin Ming si emër të dinastisë. Ming do të thotë “Brilant”. Dinastia Ming ishte dinastia sunduese e Kinës në periudhën mes viteve 1368 dhe 1644, në vijim të kolapsit të dinastisë Juan që udhëhiqej nga Mongolët. Epoka e Ming, “një prej epokave më madhështore të qeverisjes së rregullt dhe stabilitetit social në historinë e njerëzimit” ishte e fundmja dinasti në Kinë që drejtohej nga etnia Hans. Ndonëse kryeqyteti i perandorisë Ming, Pekini ra në vitin 1644 për shkak të një rebelimi të udhëhequr nga Li Zisheng, që nga ana e tij shumë shpejt u zëvendësua nga Dinastia Qing e udhëhequr nga Manchurianë (familja e fundit perandorake kineze), regjime besnikë ndaj fronit të Ming (të njohur kolektivisht si Mingët jyugorë) mbijetuan deri në vitin 1662. Gjatë kohës së sundimit të dinastise Ming u ndërtua një flotë shumë e madhe, si dhe një ushtri prej një milionë trupash. Pati projekte shumë të mëdha ndërtimi, duke përfshirë restaurimin e Kanalit të Madh dhe të Murit të Madh si dhe ngritjes së Qytetit të Ndaluar në Pekin, gjatë çerekut të parë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Vlerësimet për popullsinë e Ming variojnë nga 160 në 200 milionë banorë. Dinastia Ming konsiderohet shpesh si një prej pikave më të larta të qytetërimit kinez, si dhe një dinasti në të cilën janë shfaqur shenjat e para të kapitalizmit.
4. Habsburgët
Shtëpia e Habsburgëve ishte një shtëpi shumë e rëndësishme mbretërore në Evropë dhe ajo njihet më së miri si furnizuesja me Perandorët e Shenjtë Romakë, të zgjedhur formalisht në periudhën mes viteve 1452 dhe 1740, si dhe sunduesit e Spanjës dhe të Perandorisë Austriake. Me origjinë nga Zvicra, dinastia mbretëroi fillimisht në Austri, të cilën e sunduan për më shumë se gjashtë shekuj, por një seri martesash dinastike sollën Burgundin, Spanjën, Boheminë, Hungarinë dhe territore të tjerë në trashëgiminë e saj. Dinastia e ka marrë emrin nga vendi i origjinës, Kështjella Habsburg që ndodhet në Kantonin zviceran të Aargaut. Motoja e dinastisë është: “Le të bëjnë luftë të tjerët, por ti, Austri e lumtur, do të martohesh”, që është edhe një tregues i talentit të Habsburgëve për të lidhur pjesëtarët e vet në martesë me shtëpi të tjera mbretërore të Evropës, me qëllimin për të bërë aleanca dhe trashëguar territore. Perandoresha Maria Tereza njihet mbi të gjithë në këtë drejtim dhe ndonjëherë ajo quhet edhe si “Nënëgjyshja e Evropës”.
3. Familja Ptolemaike
Dinastia Ptolemaike ishte një familje mbretërore nga zona e Maqedonisë në Greqi, që sundoi Perandorinë Ptolemaike në Egjipt për afro 300 vjet, nga viti 305 para Krishtit deri në vitin 30 para Krishtit. Ptolemi, njëri prej shtatë truprojave që shërbyen si gjeneralë dhe zëvendës të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, u emërua satrap i Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit në vitin 323 para Krishtit. Në vitin 305 para Krishtit, ai u vetëshpall Mbreti Ptolemi I, më vonë i njohur si “Soter” (shpëtimtar). Shumë shpejt, egjiptianët pranuan familjen Ptolemaike si pasardhës të faraonëve të Egjiptit të pavarur. Familja ptolemaike e sundoi Egjiptin deri kur ndodhi pushtimi romak në vitin 30 para Krishtit. Pjesëtarja më e famshme e kësaj linje ishte mbretëresha e fundit, Kleopatra VII, e njohur më së miri për rolin e saj gjatë betejave politike romake ndërmjet Jul Cezarit dhe Pompeit, dhe më vonë ndërmjet Oktavianit dhe Mark Antonit. Vetëvrasja e saj pas pushtimit prej Romës shënoi edhe fundin e sundimit ptolemaik në Egjipt.
2. Familja Medici
Familja Medici ishte një familje e fuqishme dhe me shumë influencë në Firence në periudhën nga shekulli 13 deri në shekullin 17. Nga kjo familje dolën tre Papë (Leo X, Klement VII dhe Leo XI), shumë sundimtarë të Firences (më i spikaturi ishte Lorenco i Mrekullueshmi, një prej përkrahësve dhe sponsorizuesve të disa prej veprave më të famshme të artit të Rilindjes) si dhe më vonë pjesëtarë të shumë prej familjeve mbretërore angleze dhe franceze. Ashtu si shumë familje të tjera zotërinjsh, ata dominuan qeverisjen e qytetit të tyre. Ishin në gjendje të vendosnin Firencen nën pushtetin e familjes së tyre, duke krijuar një ambient në të cilin lulëzuan arti dhe humanizmi. Ata u bënë udhëheqës të rrugës drejt Rilindjes së Italisë, së bashku me shumë familje të tjera të mëdha zotërinjsh në Itali, si familjet Visconti dhe Sforza në Milano, familja Este në Ferrara dhe Familja Gonzaga në Mantua. Banka Medici ishte një prej institucioneve financiarë më të suksesshëm dhe më të respektuar në Evropë. Siaps disa përllogaritjeve, familja Medici ka qenë për një periudhë kohe familja më e pasur e Evropës. Duke u nisur nga kjo bazë, ata fituan pushtet politik fillimisht në Firence dhe më pas më gjerësisht në Itali dhe në Evropë.
1. Familja Capetiane
Dinastia Capetiane (e njohur edhe si Shtëpia e Francës) është shtëpia mbretërore më e madhe e Evropës. Ajo përfshin cdonjërin prej pasardhësve direkt të Capetit të madh të Francës. Mbreti Huan Karlos i Spanjës dhe Duka i Madh Henri i Luksemburgut janë pjesëtarë të kësaj familje, të dy përmes degës Burbone të dinastisë. Gjatë shekujve të kaluar, Capetian-ët u përhapën nëpër Evropë duke sunduar kudo, që nga njësitë provinciale deri tek çifligje e mbretëri. Përveçse është familja më e madhe për nga numri në Evropë, ajo është familja ku ka edhe më shumë inceste, sidomos në Monarkinë spanjolle. Kanë kaluar shumë kohë që kur monarkët Capetianë sunduan pjesën më të madhe të Evropës, megjithatë ata vazhdojnë të mbeten diku mbretër, e diku me tituj të tjerë. Aktualisht, dy monarkë Capetianë vazhdojnë të mbretërojnë në Spanjë dhe në Luksemburg. Veç këtyre, shtatë përfaqësues të kësaj familje përfaqësojnë dinasti monarkike në mërgim në Brazil, Francë, Spanjë, Portugali, Parma dhe Dy Siçilitë. Kryetari aktual legjitim i familjes është Louis Alfonso, Duka i Anjou-së i cili është gjithashtu pretendent i ligjshëm i fronit të Francës. Në total, dhjetëra degë të dinastisë Capetiane vazhdojnë të ekzistojnë në të gjithë Evropën.
  • Familje të tjera: Merovingianët, Qin-ët, Bhutto-t, Tudorët, Romanovët, Stuartët, Shtëpia e Portokalltë, Berenguerët, Kennedy-t, Vanderbiltët

“Geronimo Down!” Rrëfimi, hap pas hapi, i aksionit të vrasjes së Osama bin Ladenit

Ata fillimisht fluturuan në veri, në drejtim të Kala Dhaka për t’u takuar me Chinook-un e dytë dhe për të rifurnizuar Black Hawk-un. 25 minuta më vonë ata u nisën për në Jalalabad. E gjithë kjo, pa asnjë reagim nga pakistanezët. Kur forca ajrore e këtij vendi urdhëroi dy F-16 të ngriheshin në ajër, skuadra amerikane kishte kaluar tashmë kufirin. Helikopterët u ulën në Jalalabad në 3 të mëngjesit, me orën lokale. Asnjëri prej atyre që kishin marrë pjesë në aksion nuk ishte lënduar. Kishin humbur një helikopter, por e kishin shmangur krejtësisht mbrojtjen pakistaneze. Dhe kishin vrarë Osama bin Ladenin…
“The Finish”, May 1–2, 2011. (Kapitulli i fundit i librit me autor Mark Bowden)
Mark Bowdenzero-dark-thirty_original2
Njerëzit e McRaven ishin në gatishmëri në Jalalabad. Pasi urdhëri i Presidentit u përcoll të premten pasdite – Afganistani është tetë orë e gjysmë para Uashingtonit – ata e dinin që koha më e afërt kur mund të fillonin ishte mbrëmja e ditës tjetër, e shtunë 30 prill. Pjesa më e madhe e ekipit të përzgjedhur prej 24 vetësh ishin pjesëtarë të Skuadronit të Kuq të SEAL Team SIX. Gjatë më shumë se një viti që kish kaluar tashmë, vetëm njëri prej tyre kishte folur publikisht. Asnjëri nuk është intervistuar prej meje. Rrëfimi im për sulmin është i bazuar në intervista me Presidentin, zyrtarë të lartë të CIA-s, burime nga JSOC, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni, në intervista me pjesëtarë të SEAL TEAM SIX që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në aksion, si dhe në rrëfimin e botuar nga një ish anëtar i SEAL me pseudonimin “Mark Owen”.
Pjesëtarët e SEAL u zgjodhën kryesisht për shkak se komandanti i tyre ishte i disponueshëm, ndërkohë që komandanti korrespondues i Delta Force të ushtrisë nuk ishte. Me numrin e vet gjithnjë në rritje, JSOC ishte ndarë tre vite më parë nga McRaven, ku Delta ishte ngarkuar të vazhdonte operacionet në Irak, ndërkohë që SEALs do të punonin nga ai moment e tutje në Bazat e Përparuara Operative (BPO), në zonat më të nxehta të Afganistanit. Një prej arsyeve përse u zgjodh skuadra e SEAL, sipas disa zyrtarëve të lartë në Pentagon, ishte se në vitet e fundit ajo kishte realizuar me sukses disa dhjetëra misione brenda Pakistanit. Ata ishin mësuar të kryenin këto lloj misionesh, me komandantët e nivelit të lartë që i shihnin nga prapa shpine, të lidhur direkt me video dhe audio – vetë ushtarët e quanin “General TV”. Ndonjëherë, komandantët e tyre në largësi i rrëmbente kaq shumë operacioni, sa që i komandonin ushtarët sikur të ishin duke luajtur me lojëra elektronike – “Kthehu majtas! Kthehu djathtas!”
Komandanti aktual, ai që do i ndiqte brenda ndërtesës, ishte një oficer marine shtatshkurtër, por i bëshëm, me tipare të gdhendur – nëse Hollivudi do të kërkonte dikë për të luajtur rolin e tij, vështirë se do të zëvendësonte origjinalin. Ai ishte shndërruar në legjendë edhe në rangjet elitarë, me dhjetë vitet e eksperiencës në udhëheqjen e tyre në luftime. Ishte bërë kaq rutinë për të, saqë fliste për këtë punë njësoj si një përgjegjës punimesh me shumë përvojë, flet për një projekt ndërtimi. Kishte një mënyrë të foluri, që nuk i lëvizte asnjë muskul i fytyrës. Kur bënte ndonjë sëka, gjë që rrallëherë ndodhte, kalonin pak çaste përpara se dikush ta vinte re. Disa prej atyre që komandonte ishin më të mëdhenj se ai në moshë, por jo shumë. Bashkë me ta, në aksion do të shkonte një përkthyes i gjuhës pasho si dhe një qen i stërvitur mirë – një “Malinois” belg, që quanin Cairo. Përkthyesi, një burrë rreth të dyzetave, që kish mësuar si të zbriste me litar nga helikopteri posaçërisht për këtë mision, bashkë me qenin do të ndihmonin për të mbajtur kureshtarët larg prej ndërtesës, ndërkohë që skuadra e SEAL kryente misionin. Siç bënin përpara çdo misioni, pjesëtarët e skuadrës kalonin kohë duke përgatiturpajisjet dhe armët, duke i vajisur, pastruar dhe testuar dylbitë me lazer e pajisjet e shikimit gjatë natës. Barrakat në Jalalabad i njihnin mirë, tashmë kishin vite larg shtëpisë.
Një gjë që nuk zinte vend shpesh në bisedat e tyre, por që e kishin gjithmonë në mendje, ishte rreziku. Kishte BPO të vogla në të gjithë Afganistanin që kishin marrë emrat e pjesëtarëve që ishin vrarë gjatë misioneve, miq të këtyre burrave që e kishin bërë punën e tyre me të njëjtën aftësi dhe kujdes, por që ishin kthyer në shtëpi brenda një kutie alumini. Brenda këtyre bazave kishte memorialë të vendosur në mure apo tabela buletinësh, ku shfaqeshin fotografi të të vdekurve. Pjesëtarët e skuadrave të operacioneve specialë bënin dallim nga 18-19 dhe 20 vjeçarët, ushtarë të rregullt që ishin vrarë prej bombave të vendosura në rrugë, predhat e mortajave, apo gjatë patrullimeve rutinë. Specialët ishin më të moshuar, dhe në fotografi ata shfaqeshin shpesh me mjekërr dhe veshje civile të vendasve. Ose kështu, ose me uniforma të mbushura me shirita dhe medalje. Ata ishin luftëtarë profesionistë. Për pjesën më të madhe të tyre, ishte karriera që kishin zgjedhur dhe, ndryshe nga të rinjtë që kishin prirjen të gjenin arsye përse filan ushtar ishte goditur dhe ata jo – një vendim i dobët, një dobësi, një gabim fatal në shpejtësi… – këta burra dinin më shumë. Stërviteshe, praktikoje dhe pastaj veproje bashkë me një ekip të përbërë nga njerëz po kaq të mirë sa ti, dhe ndonjëherë pavarësisht gjithçkaje, gjeje vdekjen. Ky aksion, me shënjestër Osama bin Ladenin, ishte një mision për të cilin çdokush që mbante veshur uniformën kish imagjinuar të merrte pjesë, që nga 11 shtatori 2001. Ishte aksioni që të gjithë këta burra kishin besuar se një ditë do të vinte.
Prapa kësaj force fillestare ishin ushtarët, helikopterët dhe avionët që McRaven besonte se nuk do të nevojiteshin. Ishin helikopterët “MH-47E Chinooks”, të mëdhenj si trailera traktorësh, me helika të sheshta në pjesën e përparme dhe të pasme. Po kështu, në gatishmëri ishin avionë gjuajtës që mund të nevojiteshin për të penguar gjuajtësit dhe mbrojtjen kundërajrore pakistaneze. Nëse do të mbërrihej deri këtu, komanda e operacionit do të zhvendosej nga Qendra e Përbashkët Operacionale e McRaven në Jalalabad, në qendrën e komandës në Kabul, ku komandonte gjenerali Petraeus.
Vetë Petraeus nuk kish patur dijeni për misionin deri disa javë më parë, kur ishte informuar në terma të përgjithshëm nga Gjenerali Cartëright dhe nga komandanti i CENTCOM. Burimet e tij nuk do të përdoreshin fare, nëse operacioni shkonte mbarë, kështu që ai nuk ishte informuar tërësisht nga McRaven deri disa ditë më parë. Askush nga stafi i tij nuk kishte dijeni për sulmin. Historia e tij me bin Ladenin e kish fillesën vite më parë, kur Petraeus qëndronte në këmbë në pistën e Bazës së Forcave Ajrore “Pope”, teksa trupat e amerikanëve të vrarë gjatë sulmit të Al Kaedës kundër USS Cole dërgoheshin në shtëpi. Ai kish qenë në brendësi të diskutimeve të mëparshme brenda administratës Clinton, kur ky kishte vendosur të lëshonte raketat kundër shënjestrave në Sudan dhe Afganistan. Do të kishte një biletë në reshtin e parë për këtë aksion, por nëse gjithçka do të shkonte mirë, nuk kish ç’të bënte tjetër, përveç se të rrinte e të vështronte.
Të shtunën pasdite, McRavenit i ra telefoni. Ishte Presidenti. Obama i tha admiralit se besimi i tij tek ai vetë dhe njerëzit e tij nuk mund të ishte më i lartë. “Me krahë të lehtë, ju dhe forcat tuaja”, tha Obama. “Ju lutem përcilluani falënderimet e mia personalë për shërbimin e tyre”. Ai shtoi diçka, që gjithësesi dihej. “Unë personalisht do ta ndjek nga shumë afër këtë mision”.
Disa orë më vonë, të shtunën pasdite me orën e Uashingtonit, Ben Rhodes ishte ulur në zyrën e tij të vogël në Shtëpinë e Bardhë, para tastierës së kompjuterit. Për një çast… ngriu. Në një moment, presidenti do të duhej të fliste përpara SHBA dhe botës për atë që kish ndodhur, ose po ndodhte, brenda në Pakistan. Detyra e Rhodes do të ishte të përgatiste fjalime të gatshëm në rast suksesi, apo dështimi.
George Little, një oficer i CIA kish kaluar disa orë me stafin e presidentit duke shqyrtuar çdo rezultat që mund të imagjinonte agjencia. Ata kishin shfletuar udhëzimet e ndryshëm të shtypit si dhe udhëzimet për mesazhet publikë për çdo rast – cilët krerë shtetesh duhej të informoheshin dhe sipas cilës radhë, si duhet të bëheshin deklaratat. I diskutuan të gjitha. Ishte një version, për një hyrje dhe dalje të pastër, pra skenari më i mirë. Nëse hynin, dhe bin Ladeni nuk ndodhej aty, dhe dilnin pa ndezur shumë “sirena” alarmi, atëherë kishin në plan që thjeshtë ta mohonin. Duhej të mbetej një operacion i fshehtë: domethënë, zyrtarisht nuk do të ndodhte. Po sikur gjërat të shkonin keq? Kishte disa mundësi të tilla: keq me bin Ladenin të vdekur, keq me bin Ladenin të kapur gjallë, keq, por pa bin Laden. Ata shfletuan fletë të tëra me mesazhe për opinionin publik. Pas gjithë kësaj, me të gjithë skenarët që i vërtiteshin në kokë, Rhodes u ul që të shkruante diçka. Kish në plan të fillonte me skenarin më të mirë, por nuk shkoi dot përtej rreshtit të parë. Më tej u ndal. “Nuk mundem”, mendoi. “Mund të sjell ters”. Nëse shkruante një fjalim që do të përdorej në rast të goditjes së bin Ladenit, dhe më pas kjo nuk ndodhte, atëherë ky do të ishte një dokument i tmerrshëm. Nëse shkruante një fjalim që do të përdorej në rastin e moskapjes së bin Ladenit… epo, këtë nuk ia bënte zemra. Nëse do të duhej ta bënte, sigurisht që do ta shkruante, por nuk do ta bënte nëse nuk ishte i detyruar. Kështu që, nuk shkruajti asgjë. Hoqi dorë, dhe u përgatit për darkën e gazetarëve.
Një natë më parë, kishte patur disa biseda në lidhje me kohën. Darka ishte më e madhja e aktiviteteve gala në Uashington: transmetohej në televizion dhe në të merrnin pjesë yje të Hollivudit dhe botës së sportit, si dhe liderët më të njohur qeveritarë dhe të botës së gazetarisë. Si gjithmonë, syrin të gjithë e kishin tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili zakonisht ofronte për të pranishmit një si tip komedie, ku vinte në lojë veten dhe median. Nëse Obama zgjidhte që aksioni të kryhej, atëherë ai do të ndodhte pak a shumë në kohën e darkës. Si do t’i dukej presidentit që të bënte shaka në një podium, ndërkohë që ushtarët e tij po rrezikonin jetën? Po sikur diçka të shkonte keq, dhe krejt papritur të gjithë të largoheshin nga festa? Çdo gazetar në Uashington do ta kuptonte se po ndodhte diçka e madhe. Dhe sërish, nëse ata vendosnin thjeshtë të mos largoheshin, do të njoftohej çdo media në të gjithë botën, se po ndodhte diçka “e fortë”.
Kur dikush hodhi idenë që t’i kërkonin McRavenit të shtynte misionin me një ditë, Clintonit i kish ardhur në majë të hundës. “Nuk do të lejojmë një darkë korrespondentësh në Shtëpinë e Bardhë që të ndikojë në një vendim operacional”, tha ajo. Kjo i dha fund. Obama i tha Donilonit, “Tom, nëse vendoset për aksionin, ti vetëm do u thuash që kam një dhimbje stomaku dhe më duhet të largohem”.
Çështja se ç’duhej bërë në lidhje me darkën u mbyll për debat kur McRaven mësoi nga ekspertët e tij të motit se pritej të kishte mjegull në zonën e Abbottabadit të shtunën mbrëma. Ai vendosi ta shtynte misionin me një ditë. Do të kryhej të dielën në mbrëmje. Kështu, në këtë moment plot tension, më i mbushuri me suspensë në të gjithë presidencën e tij, Obama dhe stafi i tij u veshën për një darkë formale.
Rhodes ishte kaq nervoz, saqë në fillim vendosi të mos shkojë, por më pas ndërroi mendje. Gjykoi që nëse qëndronte në shtëpi, mendimet do ta “torturonin”. Darka të paktën do të ishte një mënyrë për të larguar disi mendjen. Por ishte e çuditshme. Ishin vetëm afro njëzetë vetë mes qindra të pranishmëve që e dinin këtë sekret. Të gjithë shkonin në festë, në një përpjekje për të harruar tensionin të paktën për disa orë, dhe në një farë mënyre do ia dilnin, përveç se kur t’u dilte përballë dikush që gjithashtu e dinte sekretin. Kur Michael Morell pikasi Rhodes në mes të turmës, i dha një buzëqeshje “me dhimbje”, gjë që e bëri të qeshë.
Obama ishte i qetë. Nëse ishte në ankth për misionin e ditës tjetër, këtë nuk e tregonte aspak, duke fituar të qeshurat e të pranishmëve teksa vinte në lojë debatin e gjatë mbi origjinën e tij, si dhe imazhin e tij publik disi mesianik, duke ofruar madje një filmim që, sipas tij, nuk e kishte parë askush deri atëherë, atë të lindjes së tij, që ai tha se as vetë nuk e kish parë. Rezultoi të ishte një pjesë nga filmi i Disney-t, “Mbreti Luan”, ku shfaqet lindja e mbretit të ardhshëm të fushave të Afrikës. Më tej, ai u përpoq t’i shpjegojë “Fox TV cable” se filmimi ishte një shaka, “një film me kartona për fëmijë”, tha ai. “Nëse nuk më besoni, kontrollojeni tek Disney, atje ku kanë versionin e gjatë të filmit”. Më tej “kryqëzoi” manjatin e pasurive të paluajtshme, gjahtarin e lajmeve, yllin e shfaqjeve televizive, dhe dikur kandidat për president, Donald Trump, i cili për javë të tëra kishte kërkuar me zë të lartë prova për nënshtetësinë e Obamës. Presidenti sugjeroi me mirësjellje që kongresmenia Michele Bachmann, një kritike e fortë dhe aspirante republikane për zgjedhjet presidenciale, mund të ketë lindur në fakt në Kanada. Shpërthyen të qeshurat. “Po Michele”, tha Obama. “Ja, kështu fillon”.
Kujdes i madh u bë që gjithçka të dukej sa më normale të dielën. Presidenti Obama u largua për lojën e përjavshme të golfit në Bazën e Forcave Ajrore “Andreës”, por këtë herë do të luante vetëm nëntë “topa”. Koha e mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë për të gjithë pjesëtarët e stafit u ndryshua. Drejtuesve iu kërkua që të mbanin në distancë shoqëruesit e sigurisë – normalisht, një varg i gjatë me fuoristrada të zeza që mbërrijnë tek porta do të tërhiqte vëmendjen. Atyre iu kërkua që të mos parkonin makinat në vendparkimet e zakonshëm. Vizitat në Anën Perëndimore, që zakonisht prenotohen për të dielat u anuluan, gjë që shkaktoi një farë dyshimi tek George Stephanopoulos i ABC, i cili i kuptonte ritmet e jetës në Shtëpinë e Bardhë, që prej kohës kur punonte në stafin e presidentit Clinton. Sapo mësoi për anulimet, ai pyeti Shefin e Kabinetit, Bill Daley, se çfarë po ndodhte. I thanë se po kryheshin “punime hidraulike”. Vizitat e të dielave ishin shumë të pëlqyera mes pjesëtarëve të stafit, të cilët kishin një shans për “t’u mburrur” për të drejtën e tyre të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë duke sjellë aty pjesëtarë të familjeve dhe miq. Mysafirët nga jashtë qytetit e planifikonin shumë më herët vizitën, kështu që anulimet shkaktuan një farë zhgënjimi. Sekretarja personale e Obamës kishte planifikuar një vizitë të tillë për atë ditë. Kish ndërmend të shoqëronte në Shtëpinë e Bardhë aktorët dhe regjisorët e filmit The Hangover, të cilët kishin ardhur në qytet për galanë e një nate më parë. Rhodes mori një telefonatë prej saj atë mëngjes. “A mund të futem, si përjashtim, me këta aktorët?” pyeti ajo. “Jo”, u përgjigj Rhodes. Nuk kishte përjashtime.
Stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mblodh në orën tetë të mëngjesit. Zëvendësit u mblodhën në orën nëntë. Në anën tjetër të botës, ishte tashmë pasdite vonë në Jalalabad. McRaven kishte planifikuar që sulmi të ndodhte në orën një të mëngjesit, me orën e Pakistanit, për të shfrytëzuar momentin kur do të kishte qetësi maksimale në kompleks dhe në Qytetin Bilal, dhe kur njerëzit e tij do të mund të shfrytëzonin errësirën e plotë për të kryer misionin. Më pas do të fluturonin në veri drejt Kala Dhaka për t’u rifurnizuar, dhe do të largoheshin nga Pakistani. Kjo nënkuptonte që duhej të niseshin nga baza në Afganistan rreth orës 11 të mbrëmjes, me orën lokale. Grupi do të fitonte një gjysmë orësh gjatë fluturimit në lindje drejt Pakistanit, kështu që do të fluturonin gjithsej një orë e gjysmë për të mbërritur në orën e planifikuar. Pra, misioni do të fillonte në orën 14.30 me orën e Uashingtonit dhe grupi do të mbërrinte në kompleks në orën 4 të pasdites. McRaven mbante një iPad përgjatë gjithë natës, ku shfaqeshin të gjithë zonat dhe orët respektive.
Teksa forca e sulmit përgatitej, në Shtëpinë e Bardhë po mblidheshin të gjithë. Disa prej pjesëtarëve kyçë të stafit të Obamës po thirreshin dhe po informoheshin për herë të parë në lidhje me misionin. Jay Carney, sekretari i shtypit i Presidentit, kish dalë me fëmijët dhe nuk e kish vënë re e-mailin e Rhodes në telefonin e tij, deri një orë pasi i ishte dërguar. Ia përcolli shënimin Dan Pfeifferit, drejtorit të komunikimit. “A e di për çfarë bëhet fjalë?” e pyeti.
Pfeiffer iu përgjigj se kishte marrë të njëjtin njoftim, dhe jo, nuk e kishte as ai idenë se çfarë po ndodhte. Në Sallën e Mbledhjeve, si dhe në kompleksin e sallave të vogla përreth saj, pjesëtarë të stafit punonin për të ngritur pajisjet e videokonferencës. Panetta, që zyrtarisht do të komandonte misionin që nga salla e tij e mbledhjeve në Langley, do të shfaqej në ekranin e madh duke përcjellë komentet e McRaven, i cili ndodhej në pozicionin e tij në Jalalabad. Lart mbi Abbottabad, shumë lart, për të mos tërhequr vëmendjen, fluturonte një avion i telekomanduar pa pilot, një model “RQ-170 Sentinel”, i cili do të filmonte dhe ofronte pamje të drejtpërdrejta të sulmit. I veshur me uniformën e tij ngjyrë blu, Gjeneral Marshalli i Forcave Ajrore “Brad” Webb, një burrë me fytyrë të rrumbullakët dhe kraharorin plot dekorata dhe shirita, po testonte njëkohësisht lidhjet e videos me avionin pa pilot dhe me Admiralin McRaven. Kur Donilon mësoi se ai kishte në plan të zhvendosej bashkë me pamjet e drejtpërdrejta në Sallën Qendrore të Mbledhjeve, e ndaloi. Donilonit nuk i pëlqente ideja që Obama të komunikonte direkt me Mcravenin dhe të shihte misionin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Do të dukej sikur po drejtonte sulmin. Webb do të duhej t’i kufizonte këto lidhje të drejtpërdrejta në një prej sallave të vogla.
Drejtuesit u mblodhën në drekë për një rishikim përfundimtar të planeve dhe presidenti erdhi e u ndal për pak çaste, i veshur me bluzën e bardhë të golfit si dhe një xhakovendo të lehtë ngjyrë blu. Secilit prej drejtuesve iu dhanë planet për katër rezultate të mundshëm, dhe secilit iu dha porosia që të bënin telefonata, në varësi të asaj që do të ndodhte.
Në pritje të një ditënate të gjatë, tryeza në një prej sallave të konferencave ishte mbuluar dhe mbushur me një pjatancë të madhe me sanduiçe, patatina dhe karrota, si dhe shishe me ujë të gazuar dhe natyral. Stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare e kaloi pjesën më të madhe të pasdrekës duke shqyrtuar “librin e lojës”, një dosje kartoni e madhe e hartuar për një diapazon më të gjerë mundësish. Nëse diçka shkon keq, kush do t’i telefonojë kujt? Kush do të ishte personi i duhur për të komunikuar, cili udhëheqës pakistanez? Kush kishte marrëdhënien më të mirë personale? Për shembull, Admirali Mullen kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Gjeneralin Kayani. Cilët ishin njerëzit e duhur që duheshin shfrytëzuar nëse ushtarët në aksion gjendeshin në një situatë pa rrugëdalje? A donin që presidenti të telefononte udhëheqësin e një vendi të huaj nëse aksioni shkonte keq? Çfarëdo që të ndodhte, do të duhej t’i bëheshin shumë shpjegime Pakistanit: Ja përse ndërmorëm këtë hap të jashtëzakonshëm dhe nuk e ndamë informacionin me ju. Ja përse nuk punuam me ju. Skenarët e suksesit ishin më të kollajtë. Shumë më tepër faqe i kushtoheshin skenarit të dështimit.
Presidenti u kthye rreth orës 14:30. Mbante ende veshur bluzën e glofit dhe xhakovendën ngjyrë blu.
Në Kabul, Gjenerali Petraeus i bëri një vizitë surprizë sallës së komandës. “A e di se çfarë po ndodh?” pyeti Kolonelin Bill Ostlund. “Po, kemi nëntë operacione që po ndodhin tani, dhe disa të tjerë që do të kryhen gjatë natës”, tha Ostlund. Qendra e tij monitoronte operacionet që kryheshin në Jalalabad, në rast se kishte probleme dhe kërkohej ndërhyrja e një komande më të lartë, zakonisht një aksident helikopteri apo ndonjë problem që lidhej me viktima në civilë. Veprimtaria që ai përshkroi ishte ritmi normal i përnatshëm.
Koloneli nuk dinte asgjë për aksionin për kapjen e Bin Ladenit, por kishte ditë që dyshonte se diçka e madhe po ndodhte. McRaven kishte ardhur nga Jalalabadi për një vizitë të shkurtër, dhe përpara se të ndalej për të folur me gjeneralin, kishte pyetur Kolonelin se kur e kishin kontrolluar për herë të fundit zyrën e Petraeusit, për pajisje përgjimi. “Nuk e di nëse është kontrolluar ndonjëherë”, kish thënë Ostlund, dhe më pas i ishte drejtuar me humor: “Gjenerali Petraeus mund të ketë dritaren të hapur dhe ndoshta atje, një afgan qëndron jashtë saj”. McRaven kish qeshur me të madhe dhe i kish thënë Ostlundit se donte që ky të qëndronte jashtë, ndërsa ai takohej me komandantin. Kjo ishte e pazakontë, pasi Ostlund kish qenë i pranishëm në çdo takim me Admiralin deri atë ditë, madje edhe në ata më sensitivët, si për shembull me kreun e stacionit të CIA-s dhe me Petraeusin. Kështu që, ai e dinte se diçka me interes të veçantë po ndodhte, dhe përderisa Petraeus rrallëherë ndalej në qendrën e tij të operacioneve, ai arriti në konkluzionin se po ndodhte pikërisht atë natë. “Përse nuk u kërkon të tjerëve që të largohen?” i tha gjenerali Ostlundit. “Pastaj mund të flasim”. Ndërkohë që të tjerët dilnin jashtë, Petraeusi tha. “Nuk ka nevojë të kthehen për pak kohë”. Teksa të gjithë ishin larguar, dhe të dy ishin ulur të vetëm, Petraeusi pyeti. “Pra, çfarë mendon se po ndodh?” Ostlund hamendësoi që, ose do të kryhej një sulm në përpjekje për të liruar Boëe Bergdahl, një ushtar amerikan që ishte marrë peng nga talebanët pothuajse dy vjet më parë, ose po shkonin pas Osama bin Ladenit. Donte të shtonte Ayman al Zavahirin, numrin dy të al Kaedës, por nuk dinte si t’i shqiptonte emrin. “Po, është kjo e dyta”, i tha Petraeus.
U ulën të dy në krah të njëri-tjetrit në sallën e madhe pa dritare, në krye të një tavoline në formë U-je të mbushur me kompjuterë, përballë një muri me tetë ekrane të mëdhenj. Nuk patën pamje filmike nga sulmi sepse këto i shkonin CIA-s, por të dy mundeshin të monitoronin komunikimin mes komandës lokale, CIA-s, dhe Shtëpisë e Bardhë. Petraeusi afroi tastierën e Ostlundit dhe filloi t’u drejtojë pyetje drejtuesve të ndryshëm. Në një moment, ai i drejtoi një pyetje Admiralit McRaven, duke e quajtur “Bill”, gjë që alarmoi Ostlundin. Komentet e Petraeusit po bëheshin në linjën e kolonelit, dhe ai nuk ishte mësuar që të thërriste me emër komandantët e tij. “Zotëri, a mund t’u bësh të ditur se këto pyetje po vijnë prej jush?” i tha.
Me një urdhër final nga Panetta – “Shkoni dhe kapni bin Ladenin, dhe nëse ai nuk është aty, dilni shpejt!” – McRaven nisi sulmin.
Dy helikopterët “Stealth Black Hawk” u ngritën nga pista në Jalalabad saktësisht në 23.00 me orën lokale. Ishin lyer të dy me ngjyrë të zezë dhe kishin të dy një ngarkesë të përllogaritur me shumë kujdes. Secili prej pjesëtarëve të skuadrës së SEAL ishte i pajisur plotësisht: kamuflazh shkretëtire, helmetë, syze për të parë natën, dorashka (për zbritje të shpejtë me litar) dhe jastëkë gjunjësh (në rast se uleshin në gjunjë për të qëlluar). Secili kishte një album të vogël me fotografi të njerëzve që pritej të gjenin në kompleks. Ishin të armatosur me pistoleta të ndryshme si dhe automatikë të pajisur me silenciatorë. Mbanin vetëm armë të lehta sepse ndërtesa nuk mbrohej nga forca të shumta. Mund të ndeshnin në njerëz të armatosur kur të uleshin në tokë, por nuk pritej të ishin shumë. Duke sulmuar me zhurmë dhe shpejtësi në mes të errësirës, me lëvizje të koreografuara mirë, në gjendje të vepronin gjatë natës sikur të ishte ditë, skuadra e SEALs do të kishte një avantazh dërrmues.
Rreth 10 minuta pas ngritjes nga toka, helikopterët u ngjitën mbi një seri majash malesh dhe u futën në Pakistan. Në këtë moment, tre helikopterë të mëdhenj “Chinook” u ngritën nga Jalalabadi. Njëri do të vendosej mu në kufi, në anën afgane. Dy të tjerët do të vazhdonin në zonën pranë vendit të sulmit, por në një tjetër rrugë. Dy helikopterët “Black Hawk” vazhduan udhëtimin në luginën e madhe Mardan, duke fluturuar me shpejtësi në veri të Peshavarit.
Forcat Speciale pëlqejnë ta quajnë veten “maja e shigjetës” dhe këta dy helikopterë që nxitonin në errësirë ishin padyshim të tillë. Kjo ishte goditja e fundit e një përpjekje shumë të madhe që kishte nisur nëntë vjet e gjysmë më parë – më herët madje, nëse konsideron historinë moderne të forcave speciale. Përpjekja pas 11 shtatorit për të gjetur Osama bin Ladenin, si dhe bandën e tij të vogël të vrasësve të zellshëm, kishte angazhuar dy administrata presidenciale dhe mijëra vetë në komunitetin e shërbimit të fshehtë dhe ushtrisë: analistë që punonin me turne, oficerë të CIAs që rindërtonin rrjete njerëzorë spiunazhi, si dhe përpjekjet e kombinuara të spiunazhit satelitor dhe elektronik të një xhungle alfabetike agjencish dhe degësh, përpjekjet për prodhim avionësh pa pilot dhe sigurim të lidhjeve të sigurta të telekomunikacionit, përpjekjeve për prodhim programesh kompjuterikë si dhe hartim i strategjish dhe taktikash. Nëse një shtet duhet të mësojë si të luftojë një luftë të re, duke huazuar nga arsenali i vet ekzistues, duke u përshtatur dhe duke u rinovuar për të përballuar rrezikun, atëherë forcat SEALs brenda këtyre dy helikopterëve ishin praktikisht, reagimi i Amerikës ndaj 11 shtatorit, duke iu afruar më në fund shënjestrës finale të luftës.
McRaven ishte ulur në një sallë të madhe pa dritare, me mure kompensate, i rrethuar nga operatorë të ulur para kompjuterëve, me sytë ngulur në një faqe muri të mbushur me ekrane të mëdhenj. Një monitor do të shfaqte filmimet nga aksioni, por aty nuk kish ende asgjë për të parë. Një tjetër kishte një pamje grafike të vendndodhjes së helikopterëve. Kishte një farë tensioni teksa të dy helikkopterët hynin në Pakistan, të ndjekur 15 minuta më vonë nga dy “Chinook”-ët, por asnjëri prej tyre nuk ndezi alarmin e forcave të mbrojtjes ajrore vendase. Me grupin e plotë të aseteve të sigurisë kombëtare në dispozicion, McRaven ishte në gjendje të monitoronte me saktësi se çfarë po bënin pakistanezët… dhe me kalimin e minutave u bë e qartë se ata nuk po bënin asgjë. Task Forca kishte hyrë dhe më parë në hapësirën ajrore të Pakistanit, për misione të fshehtë në zonat tribale, kështu që kishin besim se do të hynin pa u vënë re, por megjithëkëtë pati një ndjesi çlirimi kur kjo ndodhi. Admirali kishte parallogaritur një pikë ku, edhe nëse pakistanezët zgjoheshin, misioni do të vazhdonte. Shumë shpejt e kishin kaluar edhe atë pikë. Tani, teksa helikopterët e zinj fluturonin dejt Abbottabadit, nuk kish asgjë për të bërë për rreth një orë, përveç se të pritej. Në atë pikë, McRaven e dinte se do të duhej të merrte vendime, vetëm nëse diçka shkonte keq.
Në ekranin e madh në Sallën e Mbledhjeve në Shtëpinë e Bardhë, Panetta lexonte herë pas here informacionet për përparimin e helikopterëve. Një prej ndihmësve të Obamës tha “Z. President, kjo do të kërkojë pak kohë, ndoshta Ju nuk doni të rrini e të shihni gjithçka”.
“Jo, do të rri të shikoj”, u përgjigj Obama. Në Çikago, nëntë vjet e gjysmë më parë ai kish parë të shpalosej tragjedia e 11 shtatorit nga një bodrum, tani do të shihte aktin final të asaj drame të shpalosej nga një tjetër sallë. Bidenin nuk e zinte vendi, hynte dhe dilte nga salla, dhe kur vuri re që pamjet e drejtpërdrejta nga McRaveni dhe avioni pa pilot “Sentinel” shfaqeshin edhe në sallën anësore, hyri dhe u ul atje. Webb-i i kish ngulur sytë kompjuterit, në krye të tavolinës.
Në Jalalabad, majori i McRaven qëndronte në krah të Admiralit, duke komunikuar në chat me Webb-in dhe të tjerët në sallën e komandës. Ai ngriti sytë dhe tha: “Zotëri, Gjenerali thotë se zëvendëspresidenti sapo ka hyrë në sallë”.
Sekretari i Mbrojtjes, Gates nuk ishte shumë mbrapa. McRaven e dinte që zhurma e dy helikopterëve do të bëhej e dëgjueshme dy minuta përpara se të mbërrinin në kompleks. Helikopterët ishin projektuar që të mos pikaseshin prej radarëve, dhe ata qenë më pak të zhurmshëm se sa modelet standartë, por sërish krijonin potere kur ndodheshin mu mbi krye. Teksa i afroheshin ndërtesës nga veriperëndimi, dy helikopterët ishin tashmë të dukshëm në pamjet që vinin prej “Sentinel”-it. Pas kësaj, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Të gjithë panë të tronditur teksa helikopteri i parë, në vend që të qëndronte pezull mbi ndërtesë për të zbritur skuadrën e SEALs-ave, siç edhe ishte planifikuar, krejt papritur u rrotullua, duke goditur me bisht murin e ndërtesës dhe duke u përplasur përtokë.
Piloti ishte përpjekur që ta mbante “Black Hawk”-un pezull mbi ndërtesë, por helikopteri nuk e kreu manovrën. Ai nisi të lëkundet dhe të bjerë në mënyrë të pakontrollueshme. Një analizë pas aksionit do të konkludonte se për shkak se ndërtesa ishte e rrethuar me mure guri, ndërkohë ndërtesa ku ishin kryer provat stërvitore në Nevada ishte me gardh çeliku, ajri poshtë helikopterit u ngroh më shpejtë nga sa pritej. Kjo bënte që dendësia e ajrit të ishte e pamjaftueshme për peshën e helikopterit. Helikopteri mund të qëndronte në ajër vetëm nëse vazhdonte të lëvizte, kështu që kur piloti e ndali, ai u rrëzua.
Pilotët stërviten për momente të tillë. Piloti i “Black Hawk”-ut lëvizi me një shpejtësi të rrufeshme. Ai gjeti një copë terren të sheshtë për të kryer një ulje të fortë, por të kontrolluar. Ndodhej në qoshen perëndimore të kompleksit, pranë një hauri kafshësh. Ai e rrotulloi bishtin e helikopterit në atë drejtim dhe qëllimisht e përplasi me pjesën e sipërme të murit. Kjo gjë e shtyu helikopterin përpara, dhe përtokë. Ulja ishte e fortë, por në pozicion të drejtë, gjë kjo shumë e rëndësishme. Në ato sekonda, manovra e pilotit kishte shmangur rrëzimin e helikopterit nga njëri krah, një mënyrë shkatërrimtare për rrëzimin e një helikopteri. Nëse helikat ende në rrotullim përplasen të parat në tokë, atëherë trupi i helikopterit shtyhet me forcë dhe nis rrotullimin. Tani, hunda e tij ishte zhytur në baltë.
SEALS-ët ishin të lidhur në sedilje të projektuara për të përballuar ulje të tilla. Një sekondë helikopteri po rrotullohej, dhe sekondën tjetër ai ishte i palëvizur, në një kënd 45 gradë, me helikën e bishtit të ngecur pas majës së murit. Askush nga ata që shihnin ekranin e vogël në Shtëpinë e Bardhë, duke parë skenën nga lartë nuk mund të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Mund të shihnin vetëm që ishte përtokë, brenda kompleksit. E dinin që nuk ishte ky plani.
Kaluan disa çaste torturues teksa McRaven kërkonte informacion nga skena e ngjarjes. Në çdo diskutim mbi atë çfarë mund të shkonte keq në këtë mision kishte përmendur helikopteri që shpërtheu në shkretëtirën iraniane në 1980, dhe helikopterët që u rrëzuan në Mogadishu në 1993. Këtu, që në sekondat e parë të misionit, kishin një “Black Hawk” të rrëzuar.
Obama kishte ndjekur këshillën e Donilonit deri në këtë pikë, duke marrë prej të tjerëve informacione të azhornuar për misionin, duke folur me Panettën përmes videokonferencës në Sallën e Mbledhjeve, si dhe duke lënë të tjerët që të monitoronin pamjet filmike dhe bisedat në chat në sallën ngjitur. Por, kur helikopteri u rrëzua, ai u ngrit rrëmbimthi dhe shkoi në sallën e vogël.
Clinton, që po rrinte pranë pjatancës me ushqime në një tjetër sallë, bashkë me Ben Rhodesin, e pa Presidentin tek dilte. “Ben, mendon që është ide e mirë që presidenti të shohë këtë?” pyeti ajo. “Ai nuk do të drejtojë asgjë”, tha Rhodes. “Janë thjeshtë pamje filmike”. Ulur në krye të tryezës së vogël të sallës së konferencave, Webb-i pa Obamën të hyjë dhe u ngrit që t’i lironte vendin. Presidenti i bëri me shenjë që të ulej sërish në vendin e tij. “Po marr këtë karriken”, tha, dhe rrëshkiti drejt qoshes. “Dua ta shoh këtë”. Clinton e ndoqi pas dhe mori një prej karrikeve të mbetura. Pjesëtarë të tjerë të stafit nisën të mbushin sallën e vogël, për të parë se çfarë do të ndodhte më tej.
Në Jalalabad, Mcraven nuk ishte i shqetësuar. Nuk kishte kohë të shihte ekranin apo t’i shpjegonte gjërat Uashingtonit. Me shpejtësi u sigurua që askush nuk ishte dëmtuar. Ata ishin gati tashmë të sulmonin ndërtesën nga pozicioni ku ishin rrëzuar. Të gjithë këta burra e kishin provuar prej kohësh talentin e tyre për t’u përshtatur me situata të paparashikueshme. Prandaj ishin përzgjedhur. Gjëra të tilla ndodhnin. MCRaven kishte humbur helikopterë edhe më parë dhe i kishte të gjithë opsionet në majë të gishtërinjve.
Duke parë ekranin në Langley bashkë me Panettan dhe zyrtarëtë tjerë të CIA si dhe pjesëtarë të ekipit të ndjekjes së bin Ladenit, Michael Morell ndjeu një moment paniku kur helikopteri u rrëzua, por u qetësua shumë shpejt, ashtu si dhe të tjerët, prej sjelljes së McRaven. Admirali nuk dukej i shqetësuar, madje as i befasuar. “Z. Drejtor, siç mund ta shihni, kemi një helikopter të rrëzuar brenda kompleksit”, i tha ai Panettas. “Njerëzit e mi janë të përgatitur për këtë situatë të paparashikuar dhe do ta kalojnë”. Në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte ende shpjegim për atë që po ndodhte. Fytyra e Obamës ishte pushtuar nga shqetësimi. Një fotograf i Shtëpisë së Bardhë shkrepi një fotografi të sallës së tejmbushur, e cila më vonë do të bëhej e famshme: Webb-i në qendër, me uniformën e tij ngjyrë blu, kokëposhtë, duke monitoruar linjën filmike në kompjuterin e tij, në përpjekje për të kuptuar çfarë ndodhi. Obama i ulur në qoshe me vetullat e mbledhura. Donilon-i në këmbë, prapa Webb-it dhe duarkryq, në krah të tij Admirali Mullen dhe Bill Daley. Clinton-i me dorën tek goja. Gates-i dhe Biden-i me fytyrat e ngrysura. Pjesëtarë të stafit të mbështetur pas mureve. Të gjithë të fiksuar pas ekranit.
Obama ishte më nervoz se kurrë. E dinte që diçka e madhe ishte në lojë, kryesisht për ushtarët në atë helikopter, por edhe për vendin, për administratën e tij… për atë vetë. E kishte bindur veten se ishte i gatshëm të pranonte dështimin, por ta shihte në kohë reale në ekran… Më vonë do të thoshte se këto ishin minutat më të gjata të jetës së tij, me përjashtim të rastit kur priste fjalën e doktorëve, kur vajza e tij e vogël ishte shtruar në spital prej meningjitit.
Kur u rrëzua helikopteri i parë, Black Hawk-u i dytë ndërroi kursin e planifikuar dhe u ul jashtë ndërtesës në një fushë të sapombjellë. Misioni kërkonte që ai të qëndronte pak pezull jashtë kompleksit për të zbritur përkthyesin, qenin dhe katër SEALS-a dhe më pas të zhvendosej direkt mbi shtëpinë trekatëshe për të zbritur mbi tarracë pjesën tjetër e skuadrës. Atyre që shikonin iu duk se i gjithë plani po shkonte si mos më keq.
Krejt papritur, SEALs-at nisën të dalin nga të dy helikopterët, brenda dhe jashtë kompleksit. Helikopteri i rrëzuar kishte shkaktuar vetëm një vonesë të vogël. Ata që po shihnin në Uashington e kuptuan që çfarëdo të kishte ndodhur, misioni po vazhdonte. McRaven urdhëroi njërin prej helikopterëve “Chinook” që priste në Kala Dhaka, të vihej në lëvizje. Skuadra që ndodhej në helikopterin e rrëzuar lëvizi me shpejtësi përgjatë murit të kompleksit, duke u ndalur vetëm për të shpërthyer një derë metalike. SEALS-at që zbritën nga helikopteri jashtë murit rrethues hynë duke shpërthyer një tjetër portë. Kishte shkrepëtima drite në ekran. Skuadrat po lëviznin drejt shtëpisë tani. Pas pak çastesh, hynë brenda.
Në shtëpi, sipas rrëfimeve të dhënë më vonë nga familjarë të bin Ladenit, banorët ishin zgjuar të tmerruar prej një shpërthimi të fortë. Një prej vajzave të rritura të bin Ladenit vrapo nga kati i dytë në të tretin, por iu tha që të kthehej mbrapsht. Bin Ladeni i kërkoi të shoqes, Amali, që të linte dritat fikur. Sido që të ishte, nuk do të mundeshin t’i ndiznin, sepse agjentët e CIA-s kishin ndërprerë energjinë elektrike për të gjithë lagjen përpara sulmit – errësira ishte në favor të SEALS-ave. Sheiku priti lartë në errësirë, bashkë me Amalin.
Një grup Seals-ash hyri në zonën e garazhdit të shtëpisë së mysafirëve. Skuadra si kjo kishin sulmuar shtëpi të mbushura me eksplozivë dhe kishin ndeshur në njerëz që “mbanin veshur” bomba. Kur ndeshnin burra, ishin të prirur të qëllonin menjëherë. Këtu, ata hasën vetëm një breshëri të lehtë arme zjarri teksa afroheshin, por ishte e rrëmujshme dhe joefektive. Me shumë gjasa kishte ardhur prej korrierit Ibrahim Saeed Ahmed – Ahmed kuvaitiani. SEALS-at iu përgjigjën zjarrit, duke vrarë Ahmedin dhe plagosur bashkëshorten e tij në shpatull. Një tjetër pjesë e skuadrës lëvizi drejt shtëpisë kryesore, duke e pastruar metodikisht. Abrar Ahmed, vëllai i korrierit ishte në dhomën e gjumit të katit të parë bashkë me bashkëshorten, Bushra. Të dy u qëlluan për vdekje.
Ata pastruan katin e parë, dhomë pas dhome. Më tej, kaluan nëpër dy depo të mëdha dhe një kuzhinë. Askush nuk e dinte projektin e brendshëm të banesës. Kur ndeshën një derë të mbyllur metalike në fundin e shkallëve, vendosën një kallëp C-4,  e hodhën në erë dhe u ngjitën lart. Djali 23-vjeçar i bin Ladenit, Khalid u qëllua për vdekje në majë të shkallëve. Në këtë kat kishte gra dhe fëmijë që qanin me të madhe, por asnjëri prej tyre nuk përbënte rrezik. Skuadra ende nuk e dinte, por tashmë në kompleks kishte mbetur vetëm një i rritur, dhe ai ndodhej në dhomën e gjumit të katit të tretë.
Në planin fillestar, gjysma e SEALS-ave do të duhej të hynin nga ballkoni i katit të tretë, dhe në këtë rast ata do të gjendeshin menjëherë përballë bin Ladenit, pothuajse në të njëjtën kohë kur pjesa tjetër e skuadrës do të qëllonte vëllezërit Ahmed. Tani, sheiku kishte 15 minuta të gjata për të pritur në errësirë, teksa SEALS-at afroheshin në mënyrë metodike. Automatikët e tyre kishin silenciatorë, dhe nëse asnjë prej viktimave nuk do të kishte hapur zjarr, ai nuk do të kishte dëgjuar shpërthimin e zjarrit nga Ahmed dhe më pas thirrjet dhe të qarat e familjarëve. Të vetmet dritare në katin e tretë shihnin nga veriu, përtej mureve të kompleksit. Helikopteri i rrëzuar ndodhej në qoshen perëndimore të kompleksit dhe tjetri kishte zbritur në jug, kështu që ai vetëm mund të ketë hamendësuar se kush po vinte për ta kapur. Mund të ketë menduar se ishin forca pakistaneze. Skuadra që afrohej hodhi në erë derën që çonte në katin e tretë dhe bin Ladeni me siguri duhet të ketë dëgjuar njerëz që afroheshin.
SEALS-at u ngjitën shkallëve, duke skanuar kënde të ndryshëm, ndërkohë që mbronin njëri-tjetrin. Sipas njërit prej tyre, i pari pikasi një burrë të gjatë zeshkan, me mjekërr, me bluzë të gjatë deri tek gjunjët dhe pizhama poshtë saj. Një ose më shumë prej SEALS-ave qëlluan në çast drejt tij. Burri i gjatë u tërhoq me nxitim në dhomën e gjumit dhe SEALS-at e ndoqën pas. Brenda gjetën dy gra që ishin përkulur mbi bin Ladenin e plagosur fatalisht. E kishin qëlluar në kokë. I pari largoi me forcë gratë dhe të tjerët e qëlluan Osamën edhe disa herë të tjera në kraharor.
Mbaroi brenda disa sekondave. Amal ishte qëlluar në këmbë. Bin Laden kishte armë mbi një raft në dhomën e tij të gjumit por nuk i kishte marrë. Identiteti i tij ishte i pagabueshëm, edhe me vrimën groteske që i ishte hapur mu në ballë. Arkitekti i 11 shtatorit ishte bërë fytyra më e famshme në botë.
McRaven dëgjoi “For God and Country, pass Geronimo. Geronimo. Geronimo”. Fjala “Geronimo” ishte pjesë e një “liste të ekzekutimit të misionit”. Nënkuptonte që elementi kryesor i aksionit ishte përmbushur me sukses. McRaven ia përcolli raportin menjëherë Panettas, dhe prej këtu nisën valët e ngazëllimit në CIA dhe Shtëpinë e Bardhë, ashtu sikurse edhe në Kabul, ku Petraeus-i dhe Ostlund-i po dëgjonin. Petraeus ngriti grushtin në shenjë triumfi. Në Shtëpinë e Bardhë, në qoshen e sallës së vogël e të tejmbushur, Obama dëgjoi “Geronimo Id’d” – “Geronimo u identifikua”.
Presidenti e dinte që identifikimi ishte ende jo përfundimtar, kështu që nuk e la veten ta besojë plotësisht. Sado i çliruar dhe i kënaqur që u ndie në ato momente … ai u përpoq që t’i mbyste ato ndjenja. Për të, kjo nënkuptonte që SEALS-at mund të fillonin të tërhiqeshin, që do të thoshte që shumë shpejt do u duhej ndoshta të luftonin për të dalë. Kish patur një rrëzim helikopteri dhe disa shpërthime në kompleks. Nëse SHBA do të duhej të mbronte skuadrën e SEALS-ave teksa këta tërhiqeshin – dhe avionët gjuajtës ishin në gatishmëri – kjo do të thoshte që pjesa më e keqe mund të mos kish ardhur ende. Teksa dëgjone raportimin, presidenti mendoi: Dilni që aty, tani!
Por, teksa McRaven po e përcillte porosinë, ai kuptoi në një moment se nuk kishte pyetur specifikisht nëse bin Ladeni ishte vrarë, apo kapur. Kështu që, pyeti: “Verifikoni e më thoni, nëse është Geronimo EKIA [Enemy killed in action] – [Armiku i vrarë gjatë aksionit]”. Përgjigja erdhi menjëherë. “Roger, Geronimo EKIA”. Kështu që McRaven ia përcolli këtë Panettas dhe Shtëpisë së Bardhë. “Duket se e zumë”, tha Obama, gjithësesi duke e besuar vetëm përgjysmë.
Vonesa mes këtyre dy raportimeve do të shkaktonte një farë pështjellimi në rrëfimet e mëvonshëm, që linin të kuptohej se SEALS-at e kishin gjetur fillimisht bin Ladenin, e kishin ndjekur dhe, disa minuta më vonë, e kishin vrarë. Zbulimi dhe vrasja kish ndodhur në kohën që iu desh tre SEALS-ave që të hynin në dhomën e tij.
Kishin kaluar 18 minuta nga mbërritja e helikopterëve. McRaven i tha Panettas: “Shiko, kam një raportim për Geronimon, por më duhet t’ju them se është një raportim i parë. Ky nuk është një konfirmim. Ju lutem kontrollojini pak pritshmëritë tuaja”. Ai shpjegoi se adrenalina e atyre në terren ishte shumë e lartë gjatë këtyre aksioneve. Ata shihnin gjithçka përmes syzeve të posaçme për natën. Ishin profesionistë, por… “Le të mos themi asgjë deri sa të kthehen dhe ne të kemi disa prova”. Duke u bërë jehonë mendimeve të presidentit, McRaven i kujtoi Panettas dhe të gjithë të tjerëve që po shihnin: “Kemi ende ushtarë në terren, që nuk kanë mjet transporti”.
Pamjet në ekran tani tregonin SEALS-a që dilnin nga shtëpia, duke grumbulluar gratë dhe fëmijët në një prej cepave të kompleksit, larg prej helikopterit të rrëzuar. Disa prej tyre dolën bashkë me trupin e bin Ladenit në një qese të zezë – trupi i tij ishte tërhequr zvarrë nëpër shkallë, duke lënë pas një vijë gjaku. Një prej vajzave të tij do të thoshte më vonë se i ishte fiksuar në kujtesë koka e të atit që përplasej nëpër shkallë teksa e zbrisnin. Më pas, ushtarët e futën në një qese najloni. SEALS-at lëviznin në mënyrë metodike dhe Obama ndjeu që po vonoheshin shumë. Në këtë pikë, të gjithë po prisnin për reagimin e pakistanezëve. Presidenti donte që sa më shpejt të ishin në ajër.
Por ajo që ndodhi në kompleks, në fakt kishte tërhequr shumë pak interes në lagjen përreth, apo dhe në të gjithë vendin. Përkthyesi, që mbante një jelek antiplumb mbi veshjen tradicionale, i largoi banorët kureshtarë. Po kështu, qeni me emrin Cairo ishte më se i mjaftueshëm për t’i trembur. Përkthyesi u tha në gjuhën e tyre që të ktheheshin në shtëpi, sepse po ndodhte një “operacion sigurie”. Njerëzit u bindën. Teksa monitoronte me kujdes forcat mbrojtëse të Pakistanit, McRaven nuk vuri re asnjë shenjë të “zgjimit” të tyre.
Kishte ende shumë për të bërë në kompleks, brenda dhe jashtë. Lartë, SEALS-at po fusnin me shpejtësi nëpër çanta kompjuterët dhe dokumentat e bin Ladenit, disqe, flash drive, çdo gjë që mund të përmbante informacione të dobishëm. Bashkëshortja më e re e bin Ladenit, Amal, e plagosur siç ishte u ndihmua të zbriste poshtë, ndërkohë që mallkonte amerikanët në arabisht. Të katër burrat që kishin jetuar në kompleks, bashkë me një grua, kishin vdekur. E pyetur nga njëri prej ushtarëve që dinte arabisht, një nga gratë konfirmoi se ata e kishin vrarë “Sheikun”. Njëri prej fëmijëve konfirmoi se ai ishte Osama bin Laden.
Helikopteri “Chinook” i dërguar nga McRaven erdhi dhe u ul plot zhurmë jashtë mureve të kompleksit. Disa prej ushtarëve po vendosnin eksplozivë tek helikopteri i rrëzuar dhe po shkatërronin pajisjet elektronike me një çekiç. Një mjek i ardhur me helikopterin Chinook hapi qesen ku ndodhej trupi i bin Ladenit, mori disa mostra gjaaku si dhe i futi gjilpërën për të marrë pjesë të palcës, që do të përdorej për testin e ADN-së. Kaluan edhe 20 minuta përpara se trupi të futej tek helikopteri tjetër “Black Hawk”. Një prej mostrave të palcës u vendos në Chinook. Edhe informacionet e marrë në kompleks u shpërndanë mes dy helikopterëve. Më në fund, audienca në Shtëpinë e Bardhë pa helikopterin e rrëzuar të shpërthente. Ekipi që kish vendosur eksplozivët u fut tek Chinook-u dhe të dy mjetet u ngjitën në ajër, duke lënë pas një re të madhe pluhuri, një grup të tronditur grash dhe fëmijësh, dhe katër kufoma. Një fotografi që thuhej se ishte kufoma e Khalid bin Laden do të shfaqej në internet në ditët në vijim.
Edhe pse helikopterët tashmë ishin në ajër, tensioni nuk po largohej. Ata fillimisht fluturuan në veri, në drejtim të Kala Dhaka për t’u takuar me Chinook-un e dytë dhe për të rifurnizuar Black Hawk-un. 25 minuta më vonë ata u nisën për në Jalalabad. E gjithë kjo, pa asnjë reagim nga pakistanezët. Kur forca ajrore e këtij vendi urdhëroi dy F-16 të ngriheshin në ajër, skuadra amerikane kishte kaluar tashmë kufirin. Helikopterët u ulën në Jalalabad në 3 të mëngjesit, me orën lokale. Asnjëri prej atyre që kishin marrë pjesë në aksion nuk ishte lënduar. Kishin humbur një helikopter, por e kishin shmangur krejtësisht mbrojtjen pakistaneze. Dhe kishin vrarë Osama bin Ladenin…

Europa pas Napoleonit

25-01-03/34Shtetet që bllokuan përparimin e Napoleon Bonapartit, të mbledhur që nga nëntori 1814 në kryeqytetin austriak, ribënë hartën e kontinentit dhe krijuan një ekuilibër të ri mes fuqive europiane, që zgjati pothuajse një shekull
Në vitin 1814, pasi Napoleoni ishte mundur dhe izoluar në ishullin e Elbës, një pyetje qarkullonte në të gjithë kanceleritë europiane: do të rivendosej rendi i vjetër politik dhe kështu do të rivendoseshin kufijtë që kishin ekzistuar para 25 viteve të luftës? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje erdhi nga takimi më prestigjoz i sovranëve dhe diplomatëve në Europën e shekullit XIX: kongresi i thirrur nga Francesco I i Austrisë në kryeqytetin e Perandorisë së tij, Vienë. Objektivi i kësaj ansambleje ndërkombëtare, që nisi zyrtarisht në 1 nëntor 1814, ishte zgjidhja e vështirësive që lindnin prej riorganizimit të Europës pas humbjes së Napoleonit në Laipcig në tetor 1813, dhe pas largimit të tij nga froni gjashtë muaj më vonë.
Kongresi i Vienës mblodhi përfaqësuesit e të gjithë shteteve europianë, duke përfshirë shtetin Papnor dhe Perandorinë otomane, por ata që përcaktuan linjën e veprimit ishin veçanërisht katër protagonistë: Robert Stewart, i njohur si Lordi Castlereagh, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; Klemens von Metternich, kancelari austriak; francezi Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord dhe cari i Rusisë, Aleksandri I, ushtria e të cilit kishte luajtur një rol vendimtar në mposhtjen e Napoleonit.
Konservatori Castlereagh, ministri britanik i Luftës gjatë përplasjes me Napoleonin dhe i Marrëdhënieve me Jashtë nga viti 1812, ishte një prej artificëve të Traktatit të Chaumont (1814) mes Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Austrisë dhe Prusisë që do të sillte triumfin ndaj Bonapartit. Kjo gjë i vlejti një rol vendimtar në Vienë, ku arriti të imponojë linjën e mbështetur nga diplomacia angleze që synonte të krijonte një ekuilibër mes fuqive kontinentale që nuk dëmtonte supremacinë e Britanisë së Madhe në dete, gjë që përbënte edhe burimin kryesor të prosperitetit të saj. Për këtë qëllim u përpoq shumë që të ruante kontrollin e zotërimeve të ndryshëm të arritur ushtarakisht, si Malta në Mesdhe, një pjesë në Afrikën e Jugut, ishulli i Mauritius në lindje të Madagaskarit dhe Celionin në Indi.
Metternich, ministër i Jashtëm austriak në periudhën 1809-1848, edhe ai vëzhgues, shihte tek aspiratat territoriale të Prusisë dhe Rusisë një kërcënim për vendin e tij, dhe ndante me Castlereagh dëshirën për një Europë në të cilën asnjë fuqi nuk duhej të vendosej në kushte mbi të tjerat. Përtej interesave të përbashkët, nga takimi mes protestantit anglez (i cili cdo të dielë në mëngjes këndonte himne fetarë bashkë me familjen e tij në rezidencën e tij zyrtare në Vienë) dhe austriakut (i famshëm për aventurat e përsëritura galante) lindi një miqësi që kontribuoi jo pak në suksesin e Kongresit. Duke iu referuar Castlereagh, Metternich i shkruante Caterina Guglielminas, dukeshë e Sagan, e dashura e tij: “E trajtojmë njëri-tjetrin sikur njihemi prej një jete të tërë”, dhe “sillet si një ëngjëll”.
Ministri francez Talleyrand ishte mjaftueshëm realist për të ridëshiruar një ekuilibër të ri forcash po aq sa Castlereagh dhe Metternich. I emëruar peshkop përpara Revolucionit, mungesa e skrupujve i kishte mundësuar të shndërrohej më vonë në një deputet revolucionar, ministër i Punëve të Jashtme në kohën e Napoleonit (dhe bëri pasuri të madhe duke realizuar marrëveshje nën tryezë me shtete të ndryshëm) si dhe të ruante të njëjtën detyrë në kohën e Luigjit XVIII, që aleatët e kishin vendosur në fronin e Francës. Dyfytyrësia dhe bëmat e tij të parrëfyeshme ishin të njohura, por mbështetja e tij inteligjente ndaj Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kundër ambicieve të Prusisë dhe Rusisë i lejoi Francës që të ruante pothuajse tërësisht kufijtë e para vitit 1792.
Në fund të ditës, Castlereagh, Metternich dhe Talleyrand nuk synonin aq shumë rivendosjen e rendit të para luftës, se sa vendosjen e një “parimi ekuilibri”: duke penguar që një fuqi europiane çfarëdo të mund të ushtronte supremacinë e saj mbi shtetet e tjerë – sic kishte bërë në fakt në të kaluarën Franca napoleonike – “liria e Europës do të ruhej”. Duke synuar të rinisnin pushtetin politik në kontinent dhe të krijonin një ekuilibër forcash që garantonte një paqe jetëgjatë, Kongresi vendosi për transferime të ndryshëm territoresh, duke ekuilibruar numrin e banorëve të humbur dhe të fituar përmes një komisioni studimesh statistikorë. Për këtë qëllim, për shembull, u pranua shfuqizimi i nisur nga Napoleoni i Perandorisë së Shenjtë Romake gjermanike që ekzistonte prej pothuajse një mijëvjeçari (dhe ishte i përbërë nga pothuajse 350 njësi sovrane në vitin 1806): Kongresi e zëvendësoi me një Konfederatë të dobët Gjermanike me 39 shtete nën udhëheqjen e Prusisë dhe Austrisë, ku mbretërit e Saksonisë e Wuerttenbergut ruanin kurorat që u kish dhënë Napoleoni.
Ndrësa Cari Aleksandri I synonte të siguronte kontrollin total të Polonisë. Në vitin 1795, territori polak ishte i ndarë mes Rusisë, Prusisë dhe Austrisë: në vijim, në vitin 1807, Napoleoni e kishte grupuar në pjesën më të madhe nën Dukatin e Varshavës, aleat i Francës por formalisht e pavarur. Aleksandri I donte ta transformonte Poloninë në një shtet satelitë të Rusisë dhe për të arritur qëllimin kërkoi mbështetjen e Frederik Guglielmit III të Prusisë, duke i ofruar në këmbim mbështetjen për të zotëruar Mbretërinë e Saksonisë.
Europa e re
Përballë kundërshtimit të Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Francës, në janar të vitit 1815 Rusia braktisi pretendimet e saj për dominim total të Polonisë, ndonëse mori një pjesë jo të vogël të territorit të saj. Siguroi edhe Finlandën, që ia shkëputi Zvicrës, e cila u kompensua me përfshirjen e Norvegjisë, që fillimisht i përkiste Danimarkës, aleate e Napoleonit.
Ndërsa Prusia mori dy të pestat e Saksonisë, (pjesa tjetër mbeti një shtet i pavarur) dhe mori pothuajse të gjithë territoret në bregun në të majtë të Renit (Renania dhe Westfalia), ndërkohë që Austria mori Mbretërinë Lombardo-Venete. Në këtë mënyrë, Prusia dhe Austria bëheshin një digë kundër Francës, e cila mbetej tërësisht e rrethuar me bashkimin e Belgjikës së sotme, dhe Provincat e vjetra të Bashkuara në Mbretërinë e re të Provincave të Bashkuara që rimori Piemontin dhe Savojën, me shtimin e ish Republikës së Gjenovës. Bëhej fjalë për një zgjidhje të kënaqshme për Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se Prusia dhe Austria konfiguroheshin si një digë kundër ekspansionit europian të Rusisë, për të cilën druheshin se donte të okuponte boshllëkun që kish lënë Franca në kontinent. Rikthimi në pushtet i Napoleonit (të ashtuquajturat “Njëqind ditë” mes marsit dhe qershorit 1815) dhe humbja e tij përfundimtare në Betejën e Vaterlosë përballë Dukës së Uellingtonit sollën disa ndryshime: zëvendësimi i Muratit me Ferdinandin I në fronin e Napolit dhe për Francën humbjen e territorit të Saar (Saarlandi i sotëm, në jugperëndim të Gjermanisë, një dëmshpërblim lufte dhe dhjetë vite pushtim ushtarak.
Një rend i qëndrueshëm
Akti final i Kongresit të Vienës u firmos në 9 qershor 1815, nëntë ditë para Vaterlosë. Trajtimi që Kongresi i bëri shtetit dy herë të humbur ishte më bujar se ai që do i rezervohej Gjermanisë në Traktatin e Versajës në fund të Luftës së Parë Botërore. Në fakt, deri në vitin 1914, vetëm dy luftëra vunë në diskutim kufijtë e përcaktuar nga Kongresi i Vienës: ato që u luftuan për bashkimin e Italisë (1861) dhe Gjermanisë (1871), të dyja të nxitura nga një ndjenjë e fortë nacionalizmi, ndjenja që në Vienë u shtypën me vendosmëri. Kongresi, në fakt, siguroi pavarësinë e shteteve duke marrë shkas nga të drejtat e popujve.
Kjo bëri që, në Europën e projektuar prej Kongresit, luftërat civile dhe revolucionet popullorë u ndalën, ndërkohë që asnjë luftë mes shteteve nuk zgjati më shumë se sa disa muaj dhe as nuk përfshiu fuqitë e mëdha, me përjashtim të asaj të Krimesë që erdhi për shkak të shpërbërjes së perandorisë otomane.
ALTERNATIVA-Një Teori komploti
Ne Mars 1815 Napoleoni largohet nga Elba sepse pensioni i premtuar nga Mbreti Louis XVIII u nderpre dhe se ai besonte se Austria po pengonte shoqen e tij Maria Louise dhe djalin e tij, ish Mbretin e Romes (qe me pas u be Duka i Reichstadt ne Viene) qe te bashkoheshin me te. Plus ai ishte vene ne dijeni per pakenaqesine e madhe ne popull ndaj mbretit. Per keto arsye Napoleoni rikthehet dhe fillon te famshmen Lufta 100-ditore ku dhe u konsiderua menjehere si ‘armik publik”. Koalicioni ne Kongres la menjeane bizneset e tyre diplomatike dhe u bashkuan ne beteje. Fill mbas humbjes se Napoleonit ne Waterloo, u kompletuan negociatat ne Kongresin e Vienes dhe marrveshja u firmos ne 9 Qershor 1815. Kete rradhe Napoleoni u internua ne ishullin e Shen Helenes, 1000 milje larg brigjeve afrikane ku vdiq ne vitin 1821. Cari i Rusise nderkohe ne planet e nje Federate Europiane pa doren komplotuese te Illuminatit dhe nuk pranoi te vazhdonte koekzistencen. Ne 26 Shtator 1815 Marrveshja e Aleances se Shenjte u firmos nga Aleksandri i I i Rusise, Francis II i Austrise dhe Frederick William III i Prusise ndersa aleatet po vazhdonin negociatat ne Konferencen e dyte te Paqes ne Paris. Marrveshja garantonte pavaresine e cdo monarku i cili do ndiqte parimet kristiane ne punet e Shtetit. Marrveshja i shnderroi ata ne nje Vellazeri te vertete te patundeshme.
Aleksandri deklaroi se kjo ide ishte huazuar nga nje bisede me Castlereagh. Castlereagh me pas thote se Aleanca ishte nje “cope misiticizmi sublim dhe i pakuptimte”. Prusia dhe Austria deklaruan qe ju bashkangjiten per shkak te frikes se nje shpagimi te mundshem nga ana e Rusise. Ndonese Aleanca nuk kishte asnje influence ne ceshtje thelbesore ajo i indikoi vendeve te tjera qe ishin grupuar kunder tyre dhe ja arriti qe perkohesisht te shkaterronte levizjen gjithmone ne rritje liberale ne Europe. Ministri i Jashtem i Austrise, Princi Klemens Furst von Metternich, njeriu me me influence nga pushtetaret europiane dhe nje agjent i Rothschild shprehet se qellimi per idene e tij mbi nje Federate Europiane ishte vetem qe te ruante rendin publik dhe se ai ishte i bindur qe Aleksandri ishte i cmendur. Ne realitet, arsyeja per Kongresin e Vienes ishte qe Illuminati te krijonte nje Federate dhe ne kete menyre ata mund te merrnini kontrollin e plote politik mbi pjesen me te madhe te civilizuar te botes. Shume nga qeverite Europiane ishin ne borxh tek Rothschilds dhe menduan se mund ta perdornin kete si nje mjet per te dale nga situata. Illuminati ne perpjekjen e tyre te pare arriten temerrsisht shume afer marrjes se kontrollit total te botes. Kreu i familjes, Nathan Rothschild priste diten kur familja e tij do merrte shpagim duke shkaterruar Carin dhe familjen e tij, gje qe e bene te mundur ne vitin 1917.
Ne vitin 1916 Rekordet Kongresionale te Senatit (faqja 6781) riprodhoi nje dokument te njohur si “Marrveshja Sekrete e Verones” qe ishte firmosur ne 22 Nentor 1822 nga Austria (Metternich), Franca (Chateaubriand), Prusia (Bernstet) dhe Rusia (Nesselrode); dhe ishte pjeserisht arsyeja per stabilizimin e Doktrines Monroe. Qellimi i saj ishte te realizonte disa ndryshime ne marrveshjen e Aleances se Shenjte dhe ne Nenin e Pare thuhet: ” Fuqite e medha te koncentruara, duke qene se jane te bindura se sistemi i qeverise perfaqesuese eshte i paperputhshem me principet e monarkise si nje aksiome e pavaresise se njerezve me te drejten e tyre hyjnore, angazhohet ne menyre solemne qe te perpiqet me cdo menyre per te ti dhene fund sistemit te qeverisjes perfaqesive, ne cdo vend qe mund te ekzistoje ne Europe dhe ta ndaloje qe te prezantohet ne vende qe nuk eshte ende i ditur.” Pa asnje dyshim ky dokument paraqet qarte qellimet e bankiereve Nderkombetare ne planet e tyre per rritjen e kontrollit dhe dominimit mbi nje bote gjithmone ne zhvillim.

Të vërtetat dhe “gënjeshtrat” e Xhakomo Kazanovës


AventurieriEmri i tij është sinonim i feministit. Por jeta e libertinit më të famshëm të shtatëqindës ishte shumë më tepër
Aventurier, joshës, playboy ante litteram. Eshtë ky imazhi që kanë të gjithë për Xhakomo Kazanovën, kalorës i Seingalt (1725-1798). Kur mendon për të, imagjinata të çon tek paraqitja që i ka bërë Fellini në vitin 1976, në filmin e tij “Casanova”, apo në versione më të vonë (dhe më pak të famshëm) kinematografikë. E megjithatë, për historianët, libertini venecian nuk ishte një mashtrues cinik i femrave. Përkundrazi, ka nga ata që thonë se nuk ishte aspak një donzhuan sepse ndjenjat e tij ndaj grave ishin të sinqerta, aq sa në moshë të shkuar u shpreh i gatshëm të martohej me ato, të cilave u kish kërkuar dorën kur ishte i ri. Por në atë pikë, ato që ende nuk ishin lidhur në martesë, nuk e donin më.
Një tip i qetë
E vërteta është se vokacioni parësor i Kazanovës ishte që të kultivonte kënaqësinë e tij dhe të shijonte jetën pa punuar. Sado paradoksale që mund të duket sot, aspironte qetësinë dhe në fund edhe rehatinë e një familjeje. Por duke qenë se mënjanimi social nuk i mundësonte mjetet për ta arritur këtë, pasi kish provuar disa zanate të ndryshëm kuptoi se e vetmja mënyrë për të realizuar këtë projekt të tijin ishte që të bëhej aventurier: jetonte me gjithfarëlloj mënyrash e ndonjëherë me mashtrime, por ishte edhe pothuajse avokat, pothuajse prift, pothuajse oficer marine, e shumë gjëra të tjera. I lindur në Venecia në 2 prill 1725, zyrtarisht nga dy aktorë të Teatrit San Samuele (Gaetano Kazanova dhe Xhovana Farusi e quajtur Zaneta), ndoshta nga një marrëdhënie jashtëmartesore e nënës me fisnikun Mikele Grimani, ai i hyri karrierës eklesiastike. Në vitin 1740 mori tonsurën. Por kur u ngarkua të mbante një predikim në kishën e San Samueles, krejt papritur u zverdh dhe i ikën fjalët. Atëherë iu dedikua studimit të ligjit në Universitetin e Padovës, por ai i avokatit mbeti një prej të shumtëve profesione që nuk e bëri: braktisi studimet përpara diplomimit. Për pak muaj tentoi karrierën ushtarake duke i hipur një anijeje në mision për në Korfuz dhe Kostandinopojë, por edhe kjo përvojë rezultoi një hiç. Si kompensim, pa mbushur ende 18 vjeç, zbuloi një prej pasioneve të tij të mëdhenj: seksin. Dy motra që i përkisnin një familje fisnike veneciane, Nanetë dhe Marton Savorgan e prezantuan me shijimin e këtyre kënaqësive dhe këtij iu duk sikur, në moshën 17 vjeçare, kish gjetur fillin e kuq të fatit të tij. Gjatë një udhëtimi në Romë, tek kryente një detyrë të shkurtër në oborrin e peshkopit të Martiranos në Kalabri, Bernardino de Bernardis, pati aventurën e tij të parë. Lukrecia, bashkëshortja e një avokati napoletan që udhëtonte në të njëjtën karrocë, e mirëpriti në shtratin që ndante me të motrën 19-vjeçare. Nga kjo marrëdhënie lindi një vajzë, Leonilda, që Kazanova do ta shihte 17 vjet më vonë bashkë me Lukrecian. E cila, sipas tij, e ruante ende dashurinë e madhe per Kazanoven.
Okultist?
Ishte mbrëmja e 20 prillit 1746 që duket se ndryshoi fatin e tij. I rastisi që të ndeshte Mateo Bragadinin, anëtar i një prej familjeve më të vjetra dhe të pushtetshme të Venecias, të cilin e kapi një atak në zemër. Kazanova, që në Padova kish ndjekur për pasion më shumë leksionet e mjekësisë se sa të të drejtës, i bëri një ndërhyrje të shpejtë dhe e ndihmoi deri në fund, duke fituar kështu mirënjohjen dhe besimin e Bragadin. Ky ishte në të vërtetë një personazh i çuditshëm. Jetonte me dy zotërinj të tjerë të moshuar, Marko Dandolo dhe Marko Barbaro, me të cilët ndante një pasion të tepruar për magjinë dhe shkencat okulte. Të tre u bindën se djaloshi kishte fuqi taumaturgjike dhe hyjnore. Kazanova nuhati që po i hapej një rrugë fitimprurëse dhe nisi kështu të sajonte orakuj enigmatikë me anë të të cilëve u përgjigjej pyetjeve të të treve. Në ndërkohë, duke u zhytur në bibliotekën okultistike të vetë Bragadin përvetësoi disa dije magjiko-alkimike, që ia shtoi pranisë së shpirtërave dhe aftësisë për t’i ruajtur. Bragadini vendosi ta adoptojë si djalin e tij, si dhe t’i caktonte një pagë mujore që Kazanova vazhdoi ta marrë edhe në periudhat kur ndodhej jashtë Venecias. Ishin të ardhura që e lejuan të vazhdojë jetën e shthurur. E cila nuk ishte pa pasoja: forcat e rendit të Republikës së Venecias, në 25 korrik 1755 e arrestuan dhe e dënuan për “fyerje të rëndë… ndaj fesë sonë të shenjtë”. Në fund e burgosën pa gjyq në Piombi – gjë që të bën të besosh se prapa atij arrestimi ka patur një hakmarrje private.
Drejt Parisit
Pallati ndodhej në katin e fundit të Pallatit Dukal dhe emrin e kish për shkak se tjegullat që mbulonin çatinë ishin prej plumbi. Arratia rokamboleske nga ai burg, që më vonë u rrëfye nga vetë Xhakomo në një prej librave të tij, u bë një prej nxitëseve të famës së tij pas vdekjes. Arratia u realizua në bashkëpunim me një shok burgu pikërisht përmes çatisë. U favorizua nga një seri rrethanash fatlume dhe shkaktoi shumë bujë (askush nuk ishte arrestuar ndonjëherë nga Piombi), por natyrisht që bindi Kazanovën që të largohej me shpejtësi nga Italia. Në janar të vitit 1757, Xhakomo mbërriti në Paris: ishte vetëm 32 vjeç dhe ishte i gatshëm të bënte për vete shoqërinë e lartë franceze, duke realizuar ëndrrën e të gjithë rinisë së tij: të hynte në sallonet, ku për nga lindja dhe shtresa do ishte përjashtuar. Për të debutuar si protagonist e dinte që duhej të kërkonte mbështetjen e dikujt. Xhakomo mund të mbahej tek një mik me ndikim, diplomati Pierre-Fransua Joakim de Bernis, protagonist në krah të tij në një prej aventurave më pikante të rrëfyera tek “Kujtimet”. I emëruar ministër i Jashtëm nga mbreti Luigji XV, de Bernis ua rekomandoi dy prej personave më me ndikim të epokës: Joseph Paris-Duvernay, bankier i fuqishëm, dhe Jean Nicolas de Boulogne, kontrollor i përgjithshëm i financave të shtetit. Kazanova i shfrytëzoi në mënyrë vërtetë origjinale këto njohje. I bindi që të ngrinin në Francë lojën e llotarisë, e vënë në zbatim nga dy miq italianë, vëllezërit Gianantonio dhe Ranieri Calzabigi. Duvernay dhe Boulogne kishin në fakt një problem: të rishëndoshnin buxhetin mbretëror dhe të zeronin borxhin, që kish arritur në dy miliardë dollarë të sotëm, e që shteti e kish marrë për të ndërtuar shkollën ushtarake të kërkuar nga Madame Pompadour (e preferuara e mbretit). Calzabigët u bënë koncesionarë të llotarisë dhe Kazanova, për këtë nismë të tij siguroi një çek prej 200 mijë euro të sotme, përveç përqindjeve nga loja.
Diplomaci e lartë
Vetëm loja e llotarisë e Calzabigëve nuk mund të rregullonte buxhetin francez. Në ata vite Mbretëria e Francës kishte akumuluar një borxh të frikshëm. Një sasi shumë e madhe bonosh thesari nuk mund të paguhej. Një rrugëdalje mund të ishte negociimi i atyre bonove në tregjet e jashtëm, duke i këmbyer me likuiditete, apo të paktën me bono më të kuotuara. Kush do të nxirrte para nga ajo letër tashmë mbeturinë, do të shndërrohej në të preferuarin e mbretit të Francës. Boulogne dhe pasardhësi i tij Choiseul duhet të kenë menduar se vetëm një njeri brilant si Kazanova do të mund të provonte atë “mision të pamundur”. Vunë një shumë prej afro 200 miliardë të kohëve të sotme në bono thesari në duart e italianit dhe e dërguan në Amsterdam, që në atë kohë ishte qendra e bursës më të rëndësishme në botë. Pasi u fut në mjediset e masonerisë holandeze, Kazanova arriti të bëhet anëtar i lozhës që bashkonte 24 operatorët financiarë më të pasur dhe të rëndësishëm të vendit. Hapi i radhës ishte bërja bashkë e gjashtë bankierëve që blenë 200 miliardët e bonove franceze, me kushte tmerrësisht të favorshëm: 100 miliardë në cash, 7 në valutë letre plus edhe anulimin e një borxhi që kompania franceze e Indive kishte me atë holandeze. Parisi ishte i lumtur që të pranonte dhe Kazanova, që kishte siguruar një shumë të majme për ndërmjetësimin, u shndërrua krejt papritur në shpëtimtarin e atdheut.
Jetë e bukur
Tashmë i sigurtë për shpengimin e tij social, Xhakomo mori me qera një vilë shumë të madhe në rrethinat e Parisit me shumë kopshte, karroca, kuzhinierë dhe e transformoi në një strehë për shoqërinë franceze, aq shumë të dhënë pas qejfeve. Kishte një të dashur zyrtare, Manon Baleti, që ishte betuar të martohej por në fund preferoi shoqërinë e grave më të shpenguara. Nëse “bukuritë mercenare” si vajzat e zonjës Brunet, pronare e një shtëpie publike të famshme pariziene, kënaqeshin me dhurata të vogla, për aktoret dhe balerinat ankohej Kazanova, “duhet që gjithmonë ta kesh çantën gati”.
As të dashurat borgjeze nuk bënin shaka. Zonja Baret, një thashethemexhexhë e re në moshë, u mbush me bizhuteri dhe i kërkoi Kazanovës që të shlyente borxhet e të shoqit. Pastaj kishte shpenzime të jashtëzakonshëm, si ata për të bërë që të lindte fëmijën në fshehtësi e dashura e tij Giustiniana Vynne. Por atentatin më të madh ndaj kapitalit të gjeniut të shkujdesur të financave ia bënë ushtria e vogël prej 20 punonjësesh të industrisë së veshjeve, që kish ngritur për disa të afërm në Parma. Ishin të gjitha të moshës nga 18 deri në 22 vjeç, dhe shumë të bukura. Kazanova nuk diti të rezistojë. “Më interesonin të gjitha, dhe duke mos patur durimin që të siguroja pëlqimin e tyre me çmim të mirë, ato mund të më bënin ta paguaja shtrenjtë kuriozitetin tim. U mjaftonte të gjithave shembulli i të parës për të pretenduar një apartament të mobiluar, sapo kuptonin që kishin bërë që tek unë të lindte dëshira”. Siç mund të parashikohej, pas disa muajsh ishte “në trotuar”. Përfundoi në burg për fatura false si dhe mashtrime të tjerë. Doli katër ditë më vonë falë pagesës së bërë nga markezia d’Urfe (një prej miqësive të tij më të dobishme) dhe në muajt e mëvonshëm u përpoq shumë për të shtuar sërish pasurinë. Por pa sukses.
Ndërmjetës
Apogjeu i kalorësit të Seingalt kish kaluar tashmë. Kazanova kaloi në rolin e ndërmjetësit dhe agjentit të fshehtë, ndonëse nuk pushoi asnjëherë së prezuantuari projekte të mëdhenj tek oborret europianë. Propozoi një version të modifikuar të lojës së llotarisë tek Papa Klementi XIV, idenë e një zone industriale tek Republika e Venecias si dhe ndërtimin e një fabrike sapuni në oborrin polak, ndërkohë që mbretit të Spanjës i sugjeroi që të paqtonte Sierra Morenan. Por ishin të gjithë projekte në ajër. Me revolucionin e 1789, Kazanova humbi çdo mbështetje dhe iu desh të largohet nga Franca. Historia kishte arkivuar tashmë epokën e artë të libertinëve. Xhakomo u plak duke shfrytëzuar aftësinë e tij për të jetuar me të ardhurat e përmuajshme, deri kur në moshën 63 vjeçare, konti i Valdstein e mori si bibliotekar në kështjellën e tij në Dux, sot Duchcov, në Bohemi, aty ku redaktoi Kujtimet e tij që u botuan pas vdekjes. Nuk ia kalonte shumë keq: kishte ende përdorimin ekskluziv të një apartamenti në një kështjellë fisnikësh dhe mund të ankohej ende për shërbimin. Dhe ishte i shoqëruar nga femra.
Xhakomo Kazanova ndërroi jetë në 4 qershor 1798. Dy ditë më herët, admirueses së tij të fundit, Elise von der Recke që kërkonte një takim i përgjigjej me edukatë dhe ironi, duke firmosur në fund “Kazanova që po vdes”: “Nuk e kam më të mundur, hyjneshë Elisa, që të rezistoj përtej lutjeve të tua këmbëngulëse. Nëse nuk mund të të takoj, duhet që të paktën të justifikohem. Kam siguruar të gjithë pasaportat spirituale të nevojshme për një të krishterë, për të hyrë, pas kësaj jete tokësore, në vendbanimin e të pavdekshmëve të bekuar: por nuk do të doja që rrethana qesharake të prishnin këtë udhëtim të rëndësishëm”.

Duhet t’i ruhemi këtyre pasojave që media sociale kanë mbi ne!

social1. Redukton ndërveprimin mes personave
Jo vetëm që kaloni më pak kohë cilësore me njerëzit që janë fizikisht të pranishëm në jetën tuaj, por ata shumë shpejt do të mërziten me ju, kur ju t’i kushtoni më shumë vëmendje një pajisjeje elektronike, se sa atyre. Me kalimin e kohës, do të duan që të pushojnë së shoqëruari me ju.
2. Rrit në mënyrë drastike dëshirën tënde për vëmendje
Postimi i statuseve të paqartë në Facebook për të rrëmbyer vëmendjen e të tjerëve mund të shndërrohet lehtsisht në një zakon të keq për njerëzit që përdorin shpesh mediat sociale. Konkurrenca e pafundme për pëlqime dhe njoftime mund të të konsumojë.
3. Të shpërqëndron nga objektivat e jetës
Eshtë aq e lehtë të zhytesh në atë që po ndodh në mediat sociale, saqë njerëzit do të neglizhojnë objektivat e jetës së tyre reale. Në vend që të synojnë punën e ëndrrave duke fituar aftësi të shumta njerëzit, sidomos të rinjtë, kanë prirjen të kërkojnë famën në internet.
4. Rrit rrezikun për depresion
Sipas studimeve të fundit sa më shumë që njerëzit përdorin mediat sociale, aq më shumë ndjenja negative përjetojnë, duke përfshirë edhe depresionin. Mund të jetë sidomos e dëmshme për njerëz që janë diagnostikuar më parë me depresion. Nëse fillon të ndihesh me humor të keq në mënyrë të përsëritur, ndoshta është koha për një shkëputje nga media sociale.
5. Marrëdhëniet ka më shumë gjasa të dështojnë
Nuk vjen asgjë e mirë nga shfaqet e xhelozisë në internet dhe spiunimi. Mund të duket si zgjedhje e lehtë kur vjen fjala tek marrëdhëniet, por në të vërtetë shkakton më shumë dëme. Në fakt, studimet tregojnë se sa më shumë një person përdor Facebookun, aq më shumë gjasa do të ketë që të monitorojë partnerin, gjë që shkakton grindje dhe ndarje.
6. Përdorimi i tepruar i mediave sociale frenon krijueshmërinë
Media sociale është mënyra më e kollajtë për të frenuar, apo vrarë, procesin krijues. Lundrimi në faqe mediash sociale, sidomos Tumblr ka një efekt trullosës që ngjan me atë kur sheh televizion pa e patur mendjen. Nëse dëshiron të jesh produktiv, mbylli këta aplikacione.
7. Kërcënimet online janë të shpeshtë
Njerëzit ndihen shumë rehat në internet dhe thonë gjëra që normalisht nuk do i thonin në jetën reale. Nëse nuk je njeri që thua gjëra të tmerrshme, është e pashmangshme që me kalimin e kohës të ekspozohesh ndaj tyre. Dhe sikur të jesh një njeri që flet pisët? Mos e bëj! Nuk je aq anonim sa mendon.
8. Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerë në internet të bën më të mjerueshëm
Personi digjital që njerëzit shfaqin në Facebook është shpesh herë shumë më i ndryshëm nga personi i vërtetë në jetën reale. Pas pak kohësh mund të të duket sikur i njeh mirë të njohurit të internet, duke krijuar në fakt një hendek social. Përpiqu të mos harrosh që të gjithë janë po aq humanë sa edhe ti.
9. Humbje gjumi
Drita që lëshojnë ekrane të ndryshëm elektronikë e bëjnë mendjen tënde të “mendojë” se nuk ka ardhur ende koha e gjumit. Edhe pa komplikime shtesë, e kemi të vështirë të kemi gjumin e nevojshëm gjatë natës. Ndoshta është më mirë të mos e mbash me vete telefonin gjatë natës.
10. Mungesë privatësie
Në këtë moment të kohës është e qartë që privatësia dhe interneti nuk shkojnë shumë mirë, sidomos po të kemi parasysh ruajtjen (dhe shitjen) e të dhënave të tuaja prej mediave sociale. Nëse poston cdo mendim që të vjen në mendje, mundet që në të ardhmen ai të rikthehet e të të përndjekë.

Gjithmonë në gatishmëri – ngarkesa psikike në vendin e punës

Të jesh gjithmonë dhe kudo i kontaktueshëm, të zgjidhësh shumë detyra njëkohësisht, punë me turne, presion për afat e rezultate: të gjitha këto mund të shkaktojnë ngarkesa psikike. Po a janë të matshme ato?
ngarkesaProbleme psikike, rraskapitje, humbje motivacioni – gjendje për të cilat për një kohë të gjatë nuk preferonte të fliste askush. Ndërkohë ato janë pjesë e pandashme e sektorit “Mbrojtje në punë dhe mjekësi në punë”. Por studime afatgjata mungojnë, thotë Hiltraud Paridon. “Zhvillimi teknik ka qenë kaq i shpejtë sa ne nuk jemi fare në gjendje të themi si ka qenë situata dhjetë vjet më parë”. Psikologia e diplomuar drejton sektorin “Ngarkesat psikike dhe shëndeti”, në Institutin për Punën dhe Shëndetin të Shoqërisë Gjermane për Sigurimin nga Aksidentet (IAG) në Dresden.
Shkaqet
Për shkak të celularëve është bërë e mundur që një punonjës të jetë i kontaktueshëm nga punëdhënësi vazhdimisht, edhe në fundjavë. Kështu për shumë, koha e punës shkrihet me kohën e lirë. Bëhet më e vështirë që ta heqësh mendjen nga puna dhe të ngarkohesh me energji të reja.
Nga presioni i afateve dhe për të dhënë rezultat është e prekur gati gjysma e të gjithë punonjësve. 60 përqind e atyre që punojnë multitasking, shpjegon Paridon. Në këtë kuadër duhet të kryhen detyra të ndryshme njëkohësisht. Edhe ndërprerjet e vazhdueshme mund të ushtrojnë efekt negativ në punë. Në disa grupe punonjësish, orari i punës është spostuar, gjë që mund të ushtrojë efekt negativ në psikikën e punonjësit. “Nga puna me orar të zgjatur në mbrëmje dhe në fundjavë është e prekur fort tregtia. Kjo ka të bëjë me oraret e zgjatura të kohës kur dyqanet rrinë hapur”, thotë Paridon. Shumë dyqane, sidomos supermarketet janë të hapura deri në mesnatë – edhe kjo është një ngarkesë shtesë për të punësuarit.
Pasojat për shëndetin
Në të gjitha aspektet si të qenit i kontaktueshëm, multitasking, kohëzgjatja e koha e punës bëhet fjalë për ruajten e raporteve. Nëse për një individ ngarkesa është shumë e rëndë, atëherë arrijmë te i ashtuquajturi “shfrytëzim”- dhe ndoshta edhe në pasoja për shëndetin. “Mund të kemi sëmundje të ndryshme. Si për shembull sëmundje zemre ose të muskujve e skeletit. Mund të kemi edhe sëmundje psikike, edhe shtim të shifrave të aksidenteve ose humbje të motivacionit. Kjo mund të shkojë deri në reagime negative të imunitetit të trupit.”
komunikimi
Në bazë të një studimi për aftësinë për punë dhe për të fituar të Dhomës Federale të Psikoterapetëve të vitit 2013, në vitin 2012 rreth 75.000 punonjës dolën në pension të parakohshëm për shkak të sëmundjeve psikike.
Meqenëse është ende e vështirë që të hartohen kritere të qarta vlerësimi për ngarkesat psikike, është po aq e vështirë marrja e masave parandaluese. “Por ndërkohë ka rekomandime, si parimi i semaforit: kur deri në një të tretën e vendeve të punës kemi ngarkesa psikike, nuk duhet të ndërhysh. Midis një dhe dy të tretave duhet të merresh më me imtësimi me problemin. Por kur janë më shumë se dy të tretat, atëherë semafori kalon në ngjyrë të kuqe dhe atëherë personat përgjegjës duhet të marrin masa”, thotë Paridon. Rëndësi ka edhe komunikimi i mirë dhe i hapur. Edhe në një botë të globalizuar dhe të ndërlidhur shkëmbimi i mendimeve me të tjerët, çfarë bëjnë e si veprojnë ata, ka rëndësi.

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

4DSuksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.
Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.
Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtërat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si cdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.
Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë c’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar.  Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...