Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/27

DESHQIPTARIZIM I LETËRSISË KOMBËTARE


IMG_8741


Prof.Dr.Rasim Bebo



Ka mbërritur në shkolla një listë e re librash, të rekomanduara për bibliotekat shkollore, të cilën Ministria e Arsimit e ka publikuar më 28 Tetor. Aty janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe “De Rada”, dyqindvjetori i të cilit, kremtohet sivjet. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter, shpalli më 28 Tetor me gjuhë ultimative që është karakteristikë e kësaj qeverie, një liste me treqind e tetëdhjetë e pesë tituj, e cila është një sakatim i listës shumëvjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, ku ishin hequr titujt e armiqve politikë dhe ishin shtuar si me sustë mjaft tituj nga shtepite botuese. Ky është një skandal kombëtar i botuar së fundi në shtypin tonë.

Gjatë këtyre dy dekadave, kupola e drejtuar nga guvernatori Janullatos, përveç qilizmës që i bëri tokës shqiptare, duke mbjellë në të vorreza të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, duke mbjellë shkolla greke, duke ndërtuar kisha të stilit grek dhe kisha me emër të shenjtorit Shën Kozma, i cili është ekzekutuar në vitin 1779 nga qeveritarët shqiptarë të kohës.

Historianët grekë, të orientuar nga kisha greke, kanë shkruar artikuj të veshur me “dinakërinë greke”, se çamët në Çamëri (muslimanët) janë kolonë turqish dhe për këtë nuk duhen të njihen si popull shqiptar autokton. Por Qeverisja Shqiptare dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur. Kështu erdhi si pasojë edhe deklarimi i tyre se “Çamëria nuk ekziston”.

 Forumet botërore e ligjëruan, sepse nuk u doli përpara nga ne, një kundër-rezolutë për Çamërinë, që të kundërshtonte rezolutën greke.

Sllavët na rrëmbejnë emrin “Maqedoni” dhe ne na quajnë ardhacakë dhe “ashkla” të mbetura gjatë kohërave. Ne duhet të kemi parasysh, “se ata që nuk kujtojne të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, siç thotë historiani amerikan Sat Majana

Prof. Dr. Vehbi Xhemaili thotë: “Siç dihet, në vitin 1913, në këto troje nuk ka pasur shtet të Maqedonisë, por vetëm territore të Shqipërisë lindore.” Dhe me tej: ”kryengritja e vitit 1913 për shkak të përmasave të një fronti të gjërë, kishte përfshirë Shqipërinë “veri-lindore” me Kosovën, deri në Shkup ... Me fjalët “Shqipëri lindore”, “veri-lindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vëndin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër mbi katërmijëvjeçar.”

A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës, vendosin në Strugë pllakatën përkujtimore pas njëqind vjetëve të “kryengritjes Maqedono-Shqiptare” kundër okupatorit serb. Të kuptojmë këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e Maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundër serbëve. Sa gënjeshtër e hapur. A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo-maqedonët të luftojnë kundër maqedonëve sllavo-serb?

Historiani Andov Polianski e nisi ligjëratën, se marrëdhëniet maqedono-shqiptare kanë rrënjë të lashta në histori. Ato fillojnë, tha ai, që në kohën e Aleksandrit të madh...

 I nderuar profesor, kujtoj se më këtë lashtësi, ai na përcaktoi si fqinjët e lashtë që nuk ishim ardhacakë, por banorë të vise tona.

Ndërsa ju profesor kini ardhur njëmijë vjet më mbrapa në Maqedoni dhe nuk jeni me identitet maqedon.

Por në të vërtetë keni ardhur shekuj më vonë, në tokën maqedonase dhe jemi maqedonas pasardhës të Aleksandrit të madh.

Qeveria e sotme sllavo-maqedonase është një qeveri që i urren shumë shqiptarët, duke thënë “më mirë një shqiptar i vdekur se sa i gjallë”. Kjo është politika e sllavizimit dhe e rrëmbimit të emrit tonë maqedon.

Personaliteti shqiptaro-amerikan, zoti dhe zonja Dioguardi deklaruan se historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e njezetë”.

Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Rrepublikës së Shqipërise, dhe më tej.

 Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”.

Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, e perforcuan mendimin e Janullatosit, per te zhdukur të gjithë mendimin shqiptar me të gjithë perfaqësuesit e vet, duke nisur me Branko Merxhanin e duke vijuar me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën e Anton Harapin. Këta e mbushën me antizogizëm dhe antinacionalizëm. Po kështu albanologu At Zef Valentini është fshirë në mënyrë metodike nga lista e vjetër.

Hakmarrja është shekullore dhe të njëjtin fat kanë pësuar edhe kujtimet e papërseritshme të At Zef Pëllumit, “Nder i Kombit” të vlerësuara edhe me “Penën e Artë” nga MTKRS-ja, vetëm se këto shënime janë shpluhurosur prej kohës.

Mungesa e krejt të ashtuquajturit neoshqiptarizëm, pason goditjen si me sopatë të gjithë mendimit shqiptar para luftës së II botërore dhe është një krasitje e gabuar, në listën e re të qeverisë së Edi Ramës, mungesa në listë e krijimtarisë së Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e Eqerem Kryeziut. Nuk është një harrese në kuptimin e mirfilltë të fjalës, pasi librat e tyre kanë qenë rregullisht në të gjitha listat e Ministrisë së Arsimit që nga viti 2006, por është një qëndrimi i turpshëm, për të cilin anëtaret e bordit duhen te skuqen dhe Ministria duhet te nxjerrë përgjegjësitë e vërteta të këtij sakrilegji. Kështu është sakatuar prej listës së botimit, me një të rënë të lapsit, krejt botimi i shqiptarëve të Kosovës.

Voluntarizmi për sakatimin e listës së vjetër rekomanduese, ka goditur kryesisht qëndrimet perëndimore të shqiptarëve, ndërkohë që shtesat e reja, janë thellësisht riciklime të opinioneve bolshevike, të viteve të shkuara në të ashtuquajturat “studime të reja shqiptare”. Serish si shpëtojmë dot krahasimit, kur qëmtojmë se në listë është shtuar një studim për Skënderbeun i gazetarit Virgjil Kule dhe jo studimi i Aurel Plasarit, ku përfshihen edhe studime për Kutelin e Camajn, janë fshirë njësoj sic janë fshirë edhe tituj e perfshirë në kolanën “Inteligenda”.

Mungesa ulëritëse e listës, e cila shkon fiks sipas historikut të mungesave të çfarëdollojshme të kryeministrit Edi Rama, është mungesa e çfarëdolloj libri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

 Libra të pafund në ship, të shkruar nga studiues, poetë e historian janë rrëzuar, ndërkohë që në shqip janë botuar prej vitesh edhe cikli i poezive të nënë Terezës, e cila gjithashtu po provon censurën e re të mirditores Lindita Nikolla.

 Kjo censure orientale, është përdorur edhe për librat në shqip të Atit të Shenjtë Benedikti XVI, apo historianit hebre më i njohur i shekullit XXI Simon Sebag Montefiore.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi ministria, s’ka dalë formalisht me shkresën e vet me firmë e vulë qe u ka nisur drejtorive rajonale në rrethe, por thirrja mbetet që sa më shpejt lista të miratohet, qoftë edhe vetëm me klientelën e lartpërmendur të mazhorancës.

Nuk ka asnjë problem që librat e Jorgo Bules, Rudina Xhunges, Arben Putos, Shaban Sinanit e Floresha Dados shkojnë preferencialisht në shkollat tona nëntëvjecare e të mesme, dhe Nënë Tereza, Jeronim De Rada, Branko Merxhani, Ibrahim Rugova, Ali Podrimja dhe At Zef Pëllumbi sërish censurohen.

Duhet përcaktuar fajtori për sakrilegjin e 28 Tetorit e po ashtu duhet zyrtarizuar edhe bllokimi i 30 Tetorit. Ministria Lindita Nikolla, duhet të gjejë fajtorin, nëse nuk do të konsiderohet vetë fajtore për sakatimin e listës së vjetër dhe harresat e tmerrshme të De Radës, Nënë Terezës e Ibrahim Rugovës.

Kurse Edi Rama, i cili pati kohë gjatë tetë viteve të opozitës, të bënte lojën e peshtirë të përshtyrjes së botuesve, kur ata s’ishin në grigjen e tij, tani ka detyrimin të denoncojë listën e të kthejë në shinat e një tradite pozitive, e cila synon arsimin kombëtar dhe jo arsimin partiak enverist.

Rasim Bebo – historian.

DODONA KRYEQYTETI I PERANDORISЁ PELLAZGE

Rasim Bebo


Nga Rasim Bebo



Homeri nё “Iliadё” shkruan : “Mbret i pellazgёve dhe i Dodonёve, o Zeus. Ti qё nga larg nёn urdhra mban Dodonёn…” (Iliada, kёnga XVI, rreshti 285-290)

Duke lexuar ketë fragment poeme, fare të qartë, përfytyroj bardin e verbër, por me sytë tepër të fuqishëm të mendjes së tij, i cili me lirë në dorë, u këndonte heroizmave pellazge të kohës së vet, dhe më kaplon trishtimi, si është e mundur të ketë ende pseudo-studiues që duan ta mbulojnë me mjegull të vërtetën e madhe pellazge?!…

“Herodoti, pohon se vëndi i kultit, apo vëndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ёshtё ai nё Thesproti (Çamёri) i pellazgёve nё Dodonë. (M. Aref , “Mikenёt-pellazgёt” fq. 67)


Perandoria e pellazgёve, me epiqёndёr Dodonёn, ka luzmuar (lumturuar) nё rajonet ballkano-danubiane, nё pellgun e Mesdheut, nё Azinё e Vogel, nё gadishullin Apenin, nё gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinё etj.

Edëin Jasque citon:“ashtu si Homeri, Virgjili paraqiti protagonistёt e tragjedisё trojane jo si greke, por si pellazge”. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si te gjithë mbretёrit e tjerё Trojan. Enea gjithashtu ishte trojan dhe rrjedhimisht pellazg edhe forcat rrethuese ishin pellazge. Ndёrsa Ismail Kadare shkruan: “Ju e dini se pёrpara Trojёs atёherё, kali i drunjtё dhuratё e grekёve u shfaq. Ky kalё nё dy grupe i ndau Trojanёt”. Por unë them: Zoti Ismail Kadare, ju i sjellni grekёt nё luftёn e Trojёs kur ata kanё ardhur nё Ballkan mbas gjashtёqind viteve me emrin “semito-egjiptian”. (R. Angeli “Enigma”)

Le tё njohim dhe kulturёn e tempullit tё Dodonёs. Kjo kulturё erdhi nё ditёt tona ndёrmjet arkeologjisё dhe historisё, tё Shlimanit dhe tё Evansit si arkeollogё, por dhe tё Homerit tё madh, kёtij gjigandi tё letёrsisё botёrore dhe nga pasardhёsit e tij.

Nga Robert Tempre nё librin e tij “Netherëorld”(bota e tё vdekurve), botim i Londrёs 2002 ku ai thekson: “Jam angazhuar me vite tё tёra që tё gjej vendlindje origjinale tё orakullit tё Dodonёs dhe sё fundi ёshtё identifikuar nё rrezen e malit Tomare, nё perёndim tё Janinёs” (gazeta Illiria 9 shkurt 2006 f. 27)

Kёndi nuk fillon nga mali i Tomorrit nё Berat, por fillon nga mali Tomare, nё Çamёri dhe pёrfundon nё pikёn lindore, nё malin Ararat, (arka e Noes). Pastaj zbret poshtё nё jug, pёrshkon pingul Mesdheun e krijon njё kёnd tё drejtё nёntёdhjetё gradё, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit, që quhet Bendet dhe ka qёnё kryeqyteti i parё i Egjyptit. Dodona ёshtё saktёsisht tetё gradё nё veri tё Bendetit dhe prej këndej trekёndëshi takohet nё Dodonё. Pranohet se këtu ёshtё vendndodhja e Dodonёs.

Vendndodhja,theksohet edhe nё shkrimet e Erik Von Daniken: “ç’do kush mund tё vёrё re, se kemi trekёndёsha tё tillё qё krijojnё njё rrjet tё pёrbashkёt me qёndrat e kultit dhe kjo gjё nuk mund tё jetё rastesi, Ja një shёmbull, Dodona-Delphi-Sparta njё trekёndёsh! Distanca midis tyre ёshtё e barabartё. Njё tjetёr trekёndёsh formon Nikosia-Dodona-Knossos. “ Dhe po ti marrim tё gjitha sё bashku del se Dodona ёshtё nё relacion gjeometrik me Delfin etj.

Komunikimi “Njё tjetёr dukuri e rёndёsishme ёshtё komunikimi midis kёtyre qёndrave tё kultit. Ç’do gjё brёnda kёtij territori nё njё dimension krejt tё paimagjinueshёm pёr kohёn tonё, ёshtё ndёrtuar simbas njё masterplani, i cili me njohuritë dhe teknologjitё e sotme, ky masterplan ёshtё krejtёsisht i parealizueshёm”.

Robert Temple, vё nё dukje sistemin e komunikimit midis tempujve. Nё Netherëorld shkruan: “jam informuar se pёllumbat postierё ishin nё gjёndje tё fluturonin nga Teba e Egjiptit, deri nё Dodonё, brenda njё dite !” Nё kohёn e vjetёr profetёt e lidhur me Dodonёn, kosideroheshin tё aftё nё zbёrthimin e gjuhёs sё zogjve. Nё fakt “gjuha e zogjve” shkruhej nё njё letër, e cila i lidhej pёllumbit korier nё kёmbё.

Pёr fatin, sipas legjendёs sё transmetuar nga Dioniz Alikarnasi (II, 51, 1) apo tё vjershёruar nga Virgjili (Aen. 3, 239) “Enea zbriti nё Butrot, nё rrugё pёr nё Dodonё, ku mori nga orakulli miratimin pёr themelimin e Romёs”. Aleksandri i Mollosisё, ndёrmori njё fushatё ushtarake nё Italinё e jugut, ku dhe u vra ne vitin 331 p.e.s, pranё qytetit Pandosia dhe lumit Aheron. “Orakulli i Dodonёs e paralajmёroi se qyteti Pandosia dhe rryma e Aheronit janё pёr tё fatale” tregon Plutarku (XII, I, III, IV). Edhe ky lumё dhe qyteti ishin nё Epir, por Aleksandri nuk e dinte se nё Itali kishte njё qytet me njё lumë po me kёtё emёr.

Prof. Dr. Raymond Mooyd, i cili ёshtё autori i librit “Reunions” (ribashkimet) thotë: “Nё kohёt e lashta fetarët e Dodonёs kishin aftёsi qё tё vendosnin kontakte midis tё gjallёve dhe tё vdekurve. Ata ishin nё gjёndje tё shkrinin kufinjtё realё midis dy botёve dhe konsideroheshin mё tё zotёt nga gjithё orakujt e tjerë te marrë sëbashku. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tё gjitha anёt e botёs per tё bёre kontakte me tё dashurit e tyre, tё cilёt kishin vdekur.” (Nё aspektin e logjikёs sё sotme, njё ide e tillё ёshtё njё lajthitje e pastёr! Por, ne po flasim pёr njё kohё tepёr tё largёt dhe pёr eksperiencёn e njё civilizimi tё humbur.) “Aty gjendej njё enë jashtёzakonisht e gjёrё dhe plot me ujё, nёn kujdesin e orakullit, klienti instruktohej qё t’i mbante sytё nё sipërfaqen e ujit. Nё tё njёjtёn kohё fetari i kungonte ata me formula magjike. Dhe papritur, dalёngadalё fytyra e të gjallit shuhej nё pasqyrimin e ujit dhe po aq ngadalё tashmё vizatohej “i vdekuri”, i gjallё, tre dimensional me ngjyra natyrale, ndoshta edhe duke folur! Dhe kёtё rast parashikimi me ndërmjetësinё e veçantё të orakullit, dёgjohej drejtёpёrdrejtё nga goja e tё vdekurit!” Ky akt na ndodh edhe neve nё kushtet e gjumit, kur flasim me tё vdekurit në komunikime të pavullnetshme, nё ёndrrat tona. Nё kёtё mёnyrё qё klienti tё arrinte nё kёtё gjёndje psikologjike tё veçantё, nga ana e fetarëve pёrdoreshin edhe droga tё ndryshme, qё e stimulonin atё deri nё nivelin e halucinacionit”. Veçanёrisht, Plini, na thekson njё fakt tё tillё pёr njё bimё me emrin “Harbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjtё” qё kishte kualitet hipnotik dhe qё pёrdorej pёr ceremoni tё tilla.

Nё istitucionin e Dodonёs fetarët e saj njiheshin edhe pёr bёma të tjera. Enzo Gatti nё librin e tij “Gli Iliri” botuar nё 1981, nёnvizon faktin se fetarët e Dodonёs ishin astronomё ekspertё, ata ndёrtonin qendra ku vёzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e Hёnёs, ciklet menstruale tё grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat, dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”. “ata u tregonin bujqёve kohёn e tё mbjellave. Parashikonin orёn e datёn e saktё tё eklipseve. Me urdhёr tё fetarit, dielli humbiste dritёn e tij. Fetari sigurisht pёrfitonte nga eklipset dhe bёhej interpretuesi i paralajmёrimeve hynore, duke diktuar mësime”. Nga Enzo Gatti del se “besimtarët e Dodonës kishin njohuri universale”.

Prof. Dr. Lutfulla Peza dhe Liriana Peza shkruajn : “Ata njihnin mjaft mirё industrinё e prodhimit tё verёs, poçarinё, metalurgjinё, me perpunimin e bakrit, arit, argjendit dhe bronzit. Zbukurimet e tyre prej ari dhe argjendi, si dhe nё poçeri, edhe sot mahnitin këdo pёr nivelin e lartё artistik. Perënditё e para me Zeusin në qendër, u pёrkasin pellazgёve, gjё qё pranohet edhe nga studiuesit e shumte. Kryeqendra e Zeusit dhe e besimit, ka qenë Dodona, foltorja dhe faltorja mё e vjetёr nё Europё, qё ndodhet pranё Janinёs nё Çamёri”. (Lutfulla Peza-Liliana Peza “Dritё e re mbi pellazgёt dhe gjuhёn e tyre” bot. 2013 f. 5)



Dodona si kryeqytet i pellazgёve, shkёlqeu qё herët, mijёra vjet p.e.s. Sipas shumё dokumentave, Dodona, krahas funksionit shpirtёror, s’pushoi kurrё sё mbajturi lidhje tё ngushta, sidomos politike, jo vetёm me qytetet dhe treva tё tёra tё arealit tё qёmotshёm pellazg. “Ajo qё e dallon dhe e tregon Dodonёn si qёndёr e madhe e djepit tё kulturёs nё botё, është teatri mё i madh i kohёs nё Dodonё, ku mund të rrinё ulur tetёmbёdhjetё mijё spektatorё.” (Dhimitёr Pilika “Pellazgёt” f. 158-160)

Dodona njohu njё lulëzim dhjetëra shekullor, deri nё shekullin e trembёdhjetё p.e.s. Dhe vazhdoi deri nё rrafshimin e saj, në vitin 219 p.e.s, prej gjeneralit etolas Dyrrimahut. Kryeqytetin e shkatёrruar tё pellazgёve e rindёrtuan edhe njё herё madhёrishёm pasardhёsit e tyre, trashёgimtarёt e Pirros. Ai qёndroi e tillё, deri nё vitin 167 p.e.s, kur vёrshuan lukunite e Paul Emilit.

Sikur tё mos mjaftonte, pas kёtij grushti tepёr tё rёndё, tё bashkёrenduar me zjarr vdekjeprurёs, Dodona pellazge pёsoi edhe njё rrёnim mё 88-87 p.e.s, prej trakasve, aleatё tё Mitridatit.

Nё 435 e.s, perandori i Lindjes, Teodosi i II, urdhёroi shuarjen e pёrhershme tё Dodonёs pellazgjike, si zjarrishte pagane dhe shndёrrimin e saj nё njё nyjёz tё krishtёrimit gjer nё vitin 475, kur mё pas (551 e.s), vandalёt, Totila me barbarёt ostrogotё, tё pasuar nga saraçenёt bullgarёt e të tjerё, e fshinё pёr jetё te jetёs nga faqja e dheut kryeqendrёn evropiane tё pellazgёve, popullin mё tё lashtё tё kontinentit.

Ismail Qemali tregon, se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё mikut tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё, ku i’a tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin. Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e iniciativёs”, filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё, duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkeologjike me vlerё tё jashtёzakonshme. Karapanosi ia paraqiti rrezultatet e gёrmimeve tё tempullit tё Dodonёs, Akademisё Franceze, antarë tё sё cilёs, vetkuptohet, ishin Ëaddington e Gambeta. I pari ishte Kryeminister dhe Minister i Jashtem i Frances dhe i dyti Kryetari i Asamblese se Deputeteve te Frances pergjate periudhes se Kongresit te Berlinit. Keta u bene mbrojtesit me te zjarrte te pretendimeve greke ne kete forumin me te larte Europian.

Bllokadës dhe manipulimeve greke, pёr dymijё e pesëqind vjet me rradhё, kundër pellazgo-shqiptarёve, u erdhi fundi pёr tё zbuluar tё vёrtetёn, se c’do gjё “greke” ёshtё e sajuar. Kёtё e vёrteton dhe konferenca e sotme dhe dy konferencat e kaluara, nga viti 2011, qëkur ёshtё krijuar Shoqata me qendrën pellazgjike në Tiranё.

“Sot mendimi që jep Konda është vërtetuar plotësisht nga shkenca për idetë e tija mjaft përparimtare. S. Konda i’u nenshtrua diskriminimit dhe luftës çnjerëzore nga drejtuesit e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Qëllimi i tyre ishte të pengohej sa më shumë në punë dhe të mbyllej problemi pellazgjik dhe prejardhja e shqiptarëve prej tyre”. (L. Peza f. 20).

Vlen tё lavdërohen nismëtarët dhe studiuesit guximtarё të stёrnipёrve pellazgё, qё ndezën pishtarin e tretë të stafetës sonë kombëtare, nëpër rrugën e lashtësisë, ku duam të vendosim nё piedestal stёrgjyshin tonё tё madh PELLAZG.

Lexoni nga i njejti autor edhe këto materjale:


http://floripress.blogspot.com/2014/09/studim-rreth-librit-te-rasim-bebos.html

Urime Dita e Flamurit, 28 nëntorit.







Nga Elisa Bruqi

Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit,lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë..


Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Shqipërisë.

Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Urime Dita e Flamurit, 28 nëntorit.

 Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar eshoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.





(Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë ( klasa VI -të ).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë.

 Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme. E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para.

 Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene  dhe fotogjenike...Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë punimet e saja )


2014/11/24

NJOFTIM PUBLIK: Vjedhja e identitetit dhe diç me tepër .....në faceboo.com



Në faqet e rrjetit social  www.facebook. com   N.N.personi(personat) kanë hapur faqe të rreme facebooc-u  në emrin tim personal :Flori Bruqi,duke vjedhë datëlindjen time  së bashku me disa fotografi.

Faqet e rreme në emrin tim janë sa vijojnë:

https://www.facebook.com/flori.bruqi.9
https://www.facebook.com/flori.bruqi.5
https://www.facebook.com/flori.bruqi.3
https://www.facebook.com/flori.bruqi.1

Në rrjetin social facebooc.com faqe reale (zyrtare) me emër dhe mbiemër timin janë  sa vijojnë

Flori Bruqi


Flori Bruqi   https://www.facebook.com/flori.bruqi.18?fref=ts dhe
Flori Bruqi

Flori Bruqi  https://www.facebook.com/flori.bruqi

Me respekt,

Flori Bruqi

E-mail adresa: floribruqi@live.com
E-mail  adresa: floribruqi@yahoo.com
Në Prishtinë,24 nëntor 2014

Prokuroria shtetërore e Kosovës , publikon 234 aktakuza kundër korrupsionit

Deri më tani në ueb-faqe të Prokurorit të Shtetit janë publikuar 234 akte akuzuese për vepra penale kundër korrupsionit
Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorja Laura Pula, përmes kësaj komunikate njofton opinionin lidhur me aktivitetet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit dhe për të arriturat në këtë drejtim.

Që nga fillimi i zbatimit të planit të veprimit më 4 nëntor 2013 e deri më 30 shtator 2014, prokuroritë kanë pasur në punë 971 raste ndaj 2589 personave, përfshirë periudhën kohore para datës 4 nëntor 2013 dhe rastet që ka pranuar pas kësaj date.

Gjatë kësaj periudhe (4 nëntor 2013 – 30 shtator 2014), prokuroritë kanë arritur të zgjidhin 396 raste ndaj 974 personave. Prokuroritë rastet ndaj 974 personave i kanë zgjidhur në këtë mënyrë:

- Për 228 persona janë hudhur kallëzimet penal;

- Për 307 persona janë pushuar hetimet;

- Për 43 persona është ngritur aktakuzë për dhënien e urdhrit ndëshkimor;

- Për 64 persona është ngritur Aktakuzë e drejtpërdrejtë;

- Për 332 persona është ngritur aktakuzë pas zhvillimit të hetimeve.

Njoftojmë opinionin se me qëllim të rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, me vendim të u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit në ueb-faqen e Prokurorit të Shtetit ka filluar publikimi i të gjitha aktakuzave për raste të korrupsionit, të cilat janë ngritur nga data 4 nëntor 2013 e tutje, e që deri më tani në ueb-faqe të Prokurorit të Shtetit janë publikuar 234 akte akuzuese për vepra penale kundër korrupsionit.

Me rekomandim të koordinatores nacionale dhe me qëllim të vazhdimit të rritjes së transparencës dhe respektimit të drejtave dhe lirive të të pandehurve në procedurë penale, u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha, ka marrë vendim që në ueb-faqe të Prokurorit të Shtetit të publikohen edhe vendimet mbi pushimin e hetimeve dhe hudhjet e kallëzimeve penale.

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, Laura Pula, në vazhdimësi dhe në kohë reale do të njoftojë opinionin publik me zbatimin e plani të veprimit.


http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_11.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_17.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_40.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_40.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_37.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_36.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_36.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_35.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_34.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_33.PDF

http://www.psh-ks.net/repository/docs/pr_Nr_32.PDF

PROKURORIA THEMELORE PRISHTINË

AKTAKUZE - PP.II.OR.975/2014 DT.28.03.2014 - KUNDER : FATBARDHA GRABANICA, E LINDUR ME 10.02.1965,NE VUSHTRRI, ME NUMER PERSONAL 1 004352609, DREJTORESHE E A UDITIMIT TE BRENDSHEM NE GJYKATEN KUSHTETUESE TE KOSOVES, SHQIPTARE, SHTETASE E REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - PP/1 NR.167/2014 ME 15.04.2014 - KUNDER: FATMIR HAJRIZI, NGA I ATI BISL I RN DHE NENA XHEM I LE, E GJINISE BREZNICA, I L IND UR ME 27.01 .1962, NGA LIPJANI, RR. \"SKENDERBEU\", SHQI PTAR, SHTETAS I KOSOVES.AKTAKUZE - PPII-NR.244/2014 ME 06.11.2014 - KUNDER TE PANDEHURIT: NEXHAT XHAFA, I BIRI I ZEQIRIT DHE ZARIFE, E GJINISE SHABANI, I LINDUR ME 16.08.1974 NE FSH. SVARAQAK I POSHTEM KOMUNA E VUSHTRRISE ,ME VENDBANIM RR\"NENA TEREZA\", I MARTUAR, KA TE KRYER SHKOLLEN E MESME, ZYRTAR POLICOR, GJENDJES SE DOBET EKONOMIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES ,I ESHTE SHQIPTUAR MASA E PARABURGIMIT PREJ DT.L3.03.2014 DERI ME DT.24.04.2014 E PASTAJ NE ARREST SHTEPIAK DERI ME DT.12.08.2014.AKTAKUZE - PP.LL.NR.3947/2014 DT.22.10.2014 - KUNDER : ENVER HAJRULLAHU, I BIRI I JANUZIT, I LINDUR ME 05.12.1975, NE FSHATIN GODEN, KOMUNA GJILAN, ME NUMER PERSONAL 1000314389, ME VEND BANIM NE FSHATIN ZHEGER, KOMUNA GJILAN, EKONOMIST, I MARTUAR, BABA I 3 FEMIJEVE, KA TE KRYER FAKULTETIN EKONOMIK, I GJENDJES SE MESME EKONORNIKE, ISH KESHILLTAR I ASAMBLESE KOMUNALE NE GJILAN, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - KUNDER: NAIM KRASNIQI, NGA I ATI NUHI DHE E EMA NAZMIJE, E GJINISE ISMAJLI ,I LINDUR ME DT.L2.03.1979, NE FSHTAIN GRASHTICE KOMUNA PRISHTINE, ME VENDBANIM NE TE NJEJTIN VEND ,I MARTUAR, KA TE KRYER SHKOLLEN E MESME ,I GJENDJES SE MESME EKONOMIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - PP.JI.NR.3950/2014 DT.23.09.2014 - KUNDER: FETAH RUDI, I BIRI I LAHIT, I LINDUR ME 10.08.1964, NE PANORC, ME VENDBANIM NE RUD, KOMUNA MALISHEVE, ISH KESHILLTAR I ASARNBLESE KOMUNALE NE MALISHEVE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - PP.II.NR.3936/2014 DT.22.09.2014 - KUNDER: JETON THAQI, I BIRI I RIFATIT, I LINDUR ME 10.11.1985, NE FSHATIN YANIK, KOMUNA SKENDERAJ, ME NURNER PERSONAL 1 500268936, ME VEND BANIM NE PRISHTINE, RR. \"THEODOR MUZAKU\" NE \"MATI 1 \", ISH KESHILLTAR I ASAMBLESE KOMUNAJE NE SKENDERAJ, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE ME KERKESE PER SHQIPTIMIN E URDHRIT NDESHKIMOR - PP.NR.916/13 DT. 18.09.2014 - ME DATEN 02.09.2013 ,RRETH ORES 16:45, NE PRISHTINE, RRUGA \"FEHMI AGANI\" AFER ZYRAVE TE AMBASADES KROATE, DERI SA ISHTE DUKE DREJTUA VETUREN E MARKES TOYOTA ME TARGA 01-106-FI DHE NE MOMENTIN KUR KISHTE TEJKALUAR KOLONEN E AUTOMJETEVE ,NJESITI POLICOR I PATRULLES E KISHTE NDALUAR DHE I KISHTE KERKUAR DOKUMENTACIONIN LETEMJOFTIMIN DHE PATENT SHOFERIN TE CILAT NUK I KISHTE POSEDUAR, I NJEJTI NE MENYRE TE DREJTPERDREJT IU OFRON SHUMEN PREJ 10 EURO ME QELLIM QE ATA TE MOS VEPROJNE NE PAJTIM ME DETYREN E TYRE ZYRTARE, NE ATE MENYRE NJESITIT POLICOR IU ESHTE DREJTUAR ME FJALET: \"PO UAJAP10 EURO EDHE PO E MSHELIM KETE PUNE ME KAQ\" ,ME TE CILIN RAST POLICET KANE DHENE URDHER PER TE DAL NGA VETURA DHE E KANE ARRESTUAR ,NDERSA VETUREN E KANE SEKUESTRUA PERKOHESISHT.AKTAKUZE - PP.I. NR.28812014 DT.15.09.2014 - KUNDER: FADIL IMERI, NGA I ATI MELUNET DHE NENA ELIFE E GJINISE MAQASTENA, I LINDUR ME 05.01.1968, NGA PODUJEVA RR.\"SKENDERBEU\" NR.144, KA TE KRYER SHKOLLEN E MESME, MARTUAR, IPUNESUAR, IGJENDJES SE MESME EKONOMIKE, SHTETASE I REPUBLIKES SE KOSOVESAKTAKUZE - PP.I.NR.L250/2013 DT.LL.08.2014 - KUNDER: BAJRAM SHEHU, NGA I ATI MUHARREM DHE NENA MEJREME E GJINISE BRECA, ILINDUR ME 22.04.1958, PRISHTINE, ME VENDBANIM NE PRISHTINE RR.\"LORDI BAJRON\", I MARTUAR, KA TE KRYER FAKULTETIN EKONOMIK, I GJENDJES SE MESME EKONOMIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES, GJENDET NE PRABURGIM NGA DT.25.12.2013


ROKURORIA THEMELORE PRISHTINË


AKTAKUZE - PP.I. NR.549/2014 DT05.08.2014 - KUNDER: MENTOR HAJRULLAHU, NGA I ATI SHERIF DHE NENA MIRVETE, E GJINISE BLLACA, I LINDUR ME 22.10.1982, NE GJILAN, ME VENDBANIM NE FSHATIN PERLEPNICE KOMUNA GJILAN, KA RE KRYER SHKOLLEN E MESME, PUNETOR, I GJENDJES SE DOBET EKONOMIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVESAKTAKUZE - KUNDER: VALON SALIHUT, IBIRI I YRNERIT DHE BEHIJES, E GJINISE LSTREFI, I LINDUR ME 23.08.1986, NE PRISHTINE, KU EDHE JETON ,RR. \"SALI NIVICA\", HYRJA 2, NR.6, SHQIPTAR, SHTETAS I REP. SE KOSOVES, IPARNARTUAR, KATE KRYER FAKULTETIN JURIDIK, DREJTOR DREJTORATI NE AKI, I GJENDJES SE RNESME EKONOMIKE, ME PARE I PAGJYKUAR, KUNDER TIJ NUK ZHVILLOHET PROCEDURE PER NDONJE VEPER TJETER PENALE, MBROHET NE LIRIAKTAKUZE - PP.NR.908-3/2007 DT.03.07.2014 - KUNDER: 1. GANI DRAGUSHA, NGA I ATI SHEMSI DHE NENA EMINE, E GJINISE KUQI, I LINDUR ME 06.03.1949, NE FSH.BERNICE E EPERRN E, TANI ME VENDBANIM NE PRISHTINE, JAGJA ULPIANA D-1-H.8 NR.L6, SHQ IPTAR, SHTETAS I REPUBLI KES SE KOSOVES, KA TE KRYER FAKULTETIN, I GJENDJES SE MESME EKONOM IKE.AKTAKUZE - PP/1 NR. 315/2014 DATE 12.06.2014 - KUNDER: ARJANIT KRASNIQI, NGA I ATI ADEM DHE NENDA SANIJIE, I LINDUR ME DT. 07.10.1986 NE NISH-SERBI, ME VENDBANIM NE PRISHTINE RR. \"RIFAT BORGJEVIQ\" HYRJA 6 M. 9, I PAMARTUAR, KATE KRYER FAKULTETIN EKONOMIK, I PUNESUAR NE TEB ME POZITE ANALIST I KREDIVE PER BIZNESE TE VOGLA DHE TE MEDHA, SHQIPTAR, SHTETAS I REP. SE KOSOVES.AKTAKUZE - PPI.NR.51/2014 DATE.1O.O6.2014 - 1. ZEJNULLAH KRASNIQI, NGA I ATI RASIM DHE E EMA MEVLUDE, E GJINISE SAHITI, I LINDUR 07.12.1965, NE SIBOVC, ME VENDBANIM NE NE RR.\"DURRESI, NR.9 OBILIQ, I MARTUAR, ME PROFESION TEKNIK I XEHETARISE, KA TE KRYER FAKULTETIN ADMINISTRATE PUBLIKE, I GJENDJES SE MESME EKONOMIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I R. KOSOVESAKTVENDIM - PP..NR. 8836I13 DT. 06.06.2014 - HEDHET POSHTE, KALLEZIMI PENAL, NR. I LENDES AKK - DLK-02-2750/13, KUNDER TE DYSHUARIT SALI BERISHA, I LINDUR ME DT. 02.07.1958 NE FSHATIN BERAN I EPERM, KOMUNA E PEJES, KU EDHE E KA VENDBANIMIN ME NR. PERSONAL1009761060, ME PROFESION JURIST, KRYEN DETYREN E GJYQTARIT NE GJYKATEN THEMELORE NE PEJE, ME PERKATESI ETNIKE, SHQIPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - PP.I.NR.510-112012 DT.06.06.2014 - KUNDER: 1. GANI RATKOCERI, NGA I ATI SHABAN DHE NENA ZARIFE, E GJINISE JASHARI, I LINDUR ME 08.03.1954, NE FSH.LLUGAXHI KOMUNA LIPJAN KU DHE TAN I JETON, KA TE KRYER SHKOLLEN E MESME, I GJENDJES SE MIRE EKONOMIKE. SHQ IPTAR, SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVESAKTAKUZE - PP. L-NR.302/2007 ME OS.O6.20T4 - KUNDER TE PANDEHURVE: 1 1. B LUL BEQAJ, I B.IRI I HYQERIT E XHEVAHIRES, I. LINDUR ROE 14.0 . PNZREN, ME VENDBARUM NE PNSHTME RR.\"GUSTAV MAJER\'\', NR. 17/5, 1 M . BABA I TRE FEMIJEVE, KA TE KRYER FAK:ULTETIN E SHKENCAVE POLITIKE, SHTETAS REPUBLIKES SE KOSOVES.AKTAKUZE - PP.N R.671-S/08 DT.21.05.20 14 - KUNDER: I .JJAHRI HABANL I BIRI I KAMERIT DHE A ILES I LI ND UR ME 01.03.1963 NE FSH. DEDI KK 1ITROVICE ME VENDBANIM NE MITROVI CE IT \"BAJRI\" NR. 16 .SHQIPTAR. SHTETAS I REPUBLIKES SE KOSOVES. I MARTUAR. BABA I KATER FEMIVE. KATE KRYER FAKU LTETIN E XEHETARISE, ISH KR YETAR I 8 PK-SC.AKTAKUZE - KUNDER SADETE MUSLIU, N GN I ATI MI L AZIM DHC E EM A A BIDE. C VA J;A:RISC GUSH1, E J INDUR ME 24.08.1 966 NE R IMAN ISH RC- P RI HT I NC, F: H. LLAPASH TICC-PODUJCVC. SHQIPTORC, SHT ETASC E KOSOVES. C MARTUAR. NCNC C TRE FCM IJE\\\'C. KO TE KRYCR HKOL KNC MC:SMC. C PA PUNC. C GJCNDJES .C MCSMC CKONOMIKC, K UNDCR SAJ NUL.... 2JWI LLOHCT PROCE<.LURE PER NDONJC VCPER TJCTER PENA LE.
previous
11-20 Nga 36
next

.

Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?

Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?
Nehat SHAQIRI


Institute Australian për Ekonomi dhe Paqe, ka bërë një raport në të cilit publikohet një hartë, dhe vendet si më të rrezikuara nga terrorizmit paraqiten me ngjyrë të zezë. Ndër shumë vende aty gjindet edhe Kosova, e cila paraqitet si vendi më i rrezikuar në rajon nga sulmet terroriste.

Eksperti i Sigurisë dhe Inteligjencës Drizan Shala, thotë se, terrorizmi nuk është problem vetëm i një shteti apo grupi të tyre, por ky fenomen është i përmasave ndërkombëtare.

|Kosova është vend transit në mes lindjës dhe perëndimit, ku bëhet gërshëtimi edhe i kulturave, të dy kontinenteve dhe në kuadër të saj të këtyre kontakteve të bëra në mes popullit të Kosovës, i cili është shumicë nuk mundet të jetë imun ndaj tentativave që grupet e organizuara terroriste ta përdorin Kosovën si vend transit për sulme të mundshme terroriste në Evropë”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, sipas raportit të Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, i cili Kosovën e rendit si një ndër vendet të rrezikuara nga Terrorizmi madje edhe më lartë se Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë etj, mendon se nuk është e qëndrueshme edhe pse sot as një vend nuk mundet të jetë imun ndaj terrorizmit.

“Kosova nuk është vend i cili prodhon terrorizëm por se mund të jetë vend transit. Në planin afatgjatë vendi ynë mund të kalojë nga vendi transit në vende prodhuese të Terrorizmit për shkak se një numër i të rinjëve janë duke luftuar në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste ISIS, Al Nus-ra të cilat janë të organizuara mjaft mirë, dhe se shqiptarët të cilët janë duke luftuar për krah këtyre organizatave do të fitojnë njohuri të mjaftueshme për të kompletuar si në aspektin ushtarak po ashtu edhe në aspektin Ideologjikë. Kosova ende mbetet larg të qenit bertham e terrorizmit ndërkombëtar”, thotë eksperti Drizan Shala.

Sipas atij raporti, pesë vendet që i prijnë kësaj liste janë, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria, në të cilat kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga veprimet terroriste.

Statistikat për vitin e kaluar ishte katastrofike, dhe ekziston frika se numrat për vitin 2014 do të mund të jetë edhe më e lartë për shkak të shumë aksioneve të Shtetit Islamik, i cili operon në Lindjen e Mesme, ndjekur nga Boko Haram në Nigeri, si dhe talebanëve në Afganistan dhe Pakistan.

Përveç këtyre pesë vendeve, një rrezik i lartë nga sulmet terroriste i kërcënon edhe Angolan, Bangladeshin, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Bregun e Fildishtë, Etiopinë, Iranin, Izraelin, Malin, Meksikën, Mianmarin, Sri Lankën dhe Ugandën.

Është e rëndësishme të theksohet se Kosova në këtë raport është trajtuar si një shtet i pavarur, dhe analistët vlerësojnë se Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë.
Kosova është në vendin e 54 nga 162 vendet e përfshira në këtë studim, dhe nga vendet fqinjë, rreziku potencial e kërcënon Bullgarinë (vendi 60), Maqedoninë (vendi 75), ndërsa vendet e tjera të ish-Jugosllavisë janë shumë më pak të rrezikuara.

Serbia ndodhet në vendin e 89, pas Bosnjes dhe Malit të Zi(86 dhe 87), ndërsa Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia nuk janë fare në 100 vendet më të rrezikuara. Shqipëria ndodhet në vendin e 107.

Shqiptarët , demokratizimi i "Iliricum"-it dhe i Europës

I dashur Flori,


Nuk me pelqen te futem ne debat me shkrime terse. Megjithate duke menduar se Vizita e Rames ne Beograd behet ne nje epoke te re, kur B-Europiane ka marre persiper terheqjen e  ketij bishti te Europes te quajtur Ballkan (me pare Ilirikum)ne gjirin e vete, duke e demokratizuar rrenjesisht dhe totalisht. 

Ndersa rolin e vertete te demokratizimit te Ballkanit ne menyre paqesore do ta luajne shqiptaret dhe, ne rradhe te pare kryepushtetaret e orientuar nga Europa. 

Askush te mos shpresoje se Demokratizimi i Ballkanit dhe clirimi i trojeve shqiptare mund te behet me bombardime te Aleances Euro-Atllantike, sic u be ne rastin e vecante te demokratizimit te Serbise Milosheviciane.

 Fale Aleances Euro-Atlantike u shemben dy perbindsha lufte-berës ne Evrope (te dale ppase Luftes Se Pare Boteroresi Social Nacionaliste dhe si Bolsheviko-socialist-komunist)dhe u rindertua Europa e pare pa shtete kufitare armiqsore, Paqsore, demokratik, e levizjes se lire,e investimeve dhe ekonomise progresive pa luftera per dominim rajonesh dhe tregjesh. 

Kjo aleance fitimtare demokratizoi ish Jugosllavine dhe ithtaren e Jugosllavise Serbine, duke krijuar kushte per nje shtet shqiptar te Ri me emrin Kosove.

 Kjo Aleance po prine demokratizimin e Ballkanit dhe bashke me demokratizimin e Ballkanit do te demokratizohen edhe fqinjet tane grabiqar dhe suguriisht ne ball te ketij demokratizimi do te jene dy shtetet shqiptare dhe trojet shqiptare nen shtetet fqinje. 

Shqiptaret per-rreth kufijve te Kosoves dhe Shqiperise,do te jene brenda nje suoershteti Evropes se Bashkuar dhe per kete Super-shtet demokratizimi i etnive do te lulezoje,  duke patur dhe ushtruar gjuhen kombetare ne nivelt arsimore-kulturore dhe shteterore, krahas gjuhes nderetnike benada Evropes se Re. 

Nuk kemi c'bejme, e keqia e paptranueshme  nga masa e gjere e Shqiptareve dhe drejtimi mbare-popullor dhe Shteteror drejt Europes, nuk mund te perdor dhune pre shfaqjet e saj ne kuadrin e lirive,, perderisaa udha jone per ne Europe e ndalon dhunen edhe kunder  shfaqjes e te keqes qe shfrytezon hapesirat e lirive demokratike

Me respekt

Prof.Dr.Vedat Shehu. 



Vedat Shehu ved_shehu@yahoo.com 

 24 November 2014, 5:47, 

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...