Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/26

Gjeneza,gjenealogjia,shtrirja teritoriale dhe demografike e fiseve Nikaj e Mertur



Fiset e Nikajve dhe të Mërturit janë një krahinë e vetme që shtrihet në pjesën perendimore të Rrethit të Tropojë, në Jug-Lindje të Alpeve shqiptare, në kufi me rrethin e Dukagjinit. Eshtë e ndërtuar prej gelqeresh, dolomitesh dhe rreshpesh të mezoitit, që përmbëjnë pellgun e lumit të Nikajve dhe kreshtat e larta alpine e rrethojnë të tilla si:maja e Hekuarve, grykat e Hapta, maja e Kakise 2360m, maja e Ndërmanjes 2250m. Ka klimë malore me dimër të ashpër, me rreshje të shumta bore dhe me verë relativishtë te freskët. Temperatura mesatare vjetore është 11,5Grad C, sasia e rreshjeve 2570mm. Nga rreshjet ujore shquhet lumi i Currajve. Bimësia është e zonës së dushkut, ahut e pak pishë. Ka kullota të pasura alpine.(Encik. shqiptare fq. 757). Kufijtë e kësaj zone janë të vëndosura që nga mali i Hekurave, qafa e Koliçit në lindje, vazhdon me qafën e Agrit në perendim dhe në jug me Toplanën. Drini e ndanë këtë zonë me Pukën. 





Qafat kryesore që zotërojnë mbi këtë zonë janë Qafa e Kolcit që lidh luginën e Nikaj-Mërturit me Krasniqen, te dyja fise te Malësise se Gjakovës. Ajo ka një gjatësi që varion nga Curraj Epër e vazhdon deri sa bien si thikë mbi lumin Drini. Eshtë e pllëzuar me ahe e bimësi të ndryshme e të shumëllojshme. Qafa e Ndërmajës që lidh zonën e Nikaj-Mërturit me fisin e Shalës. Lugina e Ndërmanjës është e pyllëzuar kryesishtme lisa ahu që ka bërë të mundur shfrytëzimin e saj industrial. Eshtë vënd klimatik dhe i përshtatshëm për verimin e bagëtive. Lulet dhe bimësia në këtë luginë janë përrallore. Qafa e Agrit me lartësi mbi 1300 m. që lidh Nikaj-Mërturin me zonën e Dukagjinit. Në te dy anët e saj kjo qafë është e veshur me pyje ahu. Për vete pozicionin e saj, ajo ka një histori shekullore ku pushtuesit e shumtë kanë kokën dhe kockat në këto vende. Lugina e Nikaj-Mërturit përshkohet nga dy lumenj të cilët nuk shterrojnë asnji herë.Këta lumenj janë:Lumi i Nikajve dhe lumi i Mërturit. Lumi i Nikajve e ka burimin e tij nga lugina e Ndërmanjës (lumi i Zi) ose bjeshkët e Gjonpepajve e të Kapitit dhe kalon midis shpatit të Currajve e fshatrave Kapit, Gjonpepaj e Lekbibaj dhe në vazhdim bashkohet me lumin e Mërturit në jug-perendim të fshatit Curraj i Poshtëm. Lumi i Mërturit e ka burimin e tij në Curraj të Epërm, ndjek rrjedhjen e tij midis malit të Theposur, afër lagjes Mulaj, ndanë Shën Gjergjin nga Curraj e Poshtëm dhe poshtë këtij fshati bashkohet me lumin e Nikajve dhe të dy sëbashku vazhdojnë rrjedhjen e tyre midis fshatit Raje e Tetaj dhe derdhen në lumin Drini. Gjatësia e këtyre lumenjeve është relativisht e shkurtër. Gjeografia e Nikaj-Mërturit është e psur me bjeshkët e saj të shumta dhe të bukura si Kakia, T`thermja e të tjera të cilat shërbejnë për verimin e blegtorisë. Në hapsirën gjeografike të fist të Nikajve ndodhet nji vllazni tjetër-Kapiti. Rrjedhimisht ka edhe shtrirjen e vet gjeografike e toponamistike që do ta pasqyromë ma poshtë. Në përshkrim gjeografik të Nikaj-Mërturit nji vend me interes zënë edhe disa emra toponamistikë siq janë: Shtegu i Dashit, Rrasa e Currajve, Shpella e Lumit, Qafa e Rrethit, Qafa e Derzave, Shpella e Kakverrit, Rruku i Nikajve, Kodra Plakë, Gurrat e Lumit të Zi, Qafa e Murrizit, Qafa e T'thermes, Fusha e Shukut, Kodra e Palçit, Guri Murg, Korja e Mërtuit, Qafa e Kolcit dhe të Agrit, etj. Në Luginën e Nikaj-Mërturit gjenden shumë vende të pëlqyeshme turistike që për nga pamja dhe bukuritë e tyre mund të bahen burim zhvillimi.





Zona e Nikaj-Mërturit perbahet prej 12 Fshatrash. Ato janë:Lekbibaj, Salcë, Palçë, Kotec, Brise, Gjonpepaj, Peraj, Tetaj, Curraj i Poshtem, Betosha, Shëngjergj, Curraj i Epërm, Qeresh-Mulaj.

Flori Bruqi(Agjencioni Floripress)

http://floripress.blogspot.com/2014/12/gjenezagjenealogjiashtrirja-teritoriale.html


*******



Dodë Progni


FISET NIKAJ E MERTUR

Gjeneza,gjenealogjia,shtrirja teritoriale dhe demografike

Burimi: Dodë Progni (Nga libri: Nikaj – Merturi )



Rrethanat ekonomiko shoqërore që u krijuan për krahinat malore të Shqipërisë së veriut pas pushtimit osman të shek. XV çuan në formimin e disa njësive krahinore administrative dhe ekonomiko –shoqërore të vetëqeverisura sipas të drjtës zakonore,që do të përfshinin në gjirin e tyre një popullsi që ruante të forta lidhjet e fisnore. Dy nga këto njësi ishin Nikajt dhe Merturi,të cilat u formuan në një pjesë të teritorit të Pultit të Epërm,dhe që tradicionalisht jan quajtur “fise” ose “bajraqe”.Sot ata përbëjnë një krahinë gjeo-etnografike të quajtur Nikaj – Merturi.




NIKAJT:

 Fisi i Nikajt përbëhet nga fshatrat: Lekbibaj,Peraj,Gjonpepaj,Currajt të Poshëm,Curraj të Epërm (bashkë me Qeresh dhe Kuq). Shtrihen nga bregu i djathtë i lumit të Mërturit dhe lumit të Kuqit në lindjë e verilindje,deri në malin e Kaponit,qafën e T’thermes,Gurin e Fushës së Madhe e qafën e Ndermajnës në prendim e veriprendim,për të vazhduar në veri me bjeshkët e Kakisë,qafën e Boshit,majen e Zezë e deri në shtegun e Dashit.



Në jug, trojet e Nikajt hyjnë si pykë në mes të fshatrave Palç dhe Tetaj që i përkasin fisit të Merturit.Deshmitë arkeologjike tregojnë se kjo hapësirë gjeografike që sot i përket fisit të Nikajt, ka qenë e banuar qysh në kohën e bronzit të vonë,rreth 1200 – 1000 vjet para Krishtit.1) Dëshmohet gjithashtu se, dhe në periudhën e mesjetës këto gryka e shpate alpine kan qenë të banuara nga shqiptarët. Këtu edhe sot ruhen rrënojat e disa kishave,varreza ose toponime që lidhen me banorët paraardhës të Nikajt. Ndër më të njohurat janë: Kisha e Vargut dhe varrezat pranë saj,siç thuhet në dokumenta “qytezë e seli ipeshkvnore” e Pultit.2) Kisha e Luzajës në Curraj të Poshtëm, edhe kjo “ish seli ipeshkvnore”3),varrezat në lagjen Susaj të Lekbibajt,rrënojat e kishës dhe varrezat e vjetra në Paplekaj,kisha dhe varrezat e Shiokut në Gjonpepaj,varrezat e Mavriqëve në Kalbs e Marin,këndej e andej lumit të Currajt etj.4) Banorët e Nikajt janë të bindur se këto varreza nuk u përkasin brezave paraardhës të fisit të tyre,por një popullsie tjetër që s’kishte lidhje gjaku me ta. Megjithatë Nikajt i kan ruajtur e adhuruar si vende të shenjta me bindjen se ato i përkisnin një popullsie shqiptare të besimit kristian.


 Betimi në kishën e Vargut,të Paplekajt ose të Luzajës ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Nikajt. Deri në kohët e vona, këto kan qenë vende tubimesh dhe të betimit tradicional të përvitshëm që bënin fshatarët e Currajt të Poshtëm,Lekbibajt,Gjonpepajt etj.









Nga burimet dokumentare sllave,osmane dhe të kishës katolike të shek.XIV – XVIII mësojmë se gjatë kësaj periudhe në teritorin e Nikajt të sotëm shqiptarët formuan disa fshatra,për të cilat dokumentët shpesh herë përdorin termin “katund.” Pavarësisht nga termi,katundet në malësitë tona kan patur kuptimin e ngulimeve të banuara bujqësore e blegtorale dhe jo të organizatave blegtorale endacake,siç është përpjekur t’i klasifikojë ndonjë “studiues” serbo-sllav për qellimet e tij të mbrapshta raciste.5) Katundi i Nikajt del i formuar qysh në vitin 1330.6) Përseri në vitin 1485 përmendet “Nikijtë” me 7 shtëpi dhe në vitin 1582 pa shenuar numrin e shtëpive. Ndërsa në vitin 1628,1671 e në vazhdim,deri në fund të shek XVIII,po në këtë teritor del i formuar katundi me emrin “Nikagni = Nikajni” (Nikaj).7)Luzaja gjithashtu përmendet katund që në vitin 1335 8),dhe më pas,po ky, në vitin 1529 me 30 zjarre 9),për të vazhduar deri në vitin 1634 kur del së fundi me 8 shtëpi e 40 frymë të krishtera.10) Kuqa në vitin 1582 11),prej të cilit ka marr emrin lagjja Kuq në Curraj të Epërm,Zhush me 1485 12)(sot Nërzhush – Lagje e fshatit Lekbibaj),Varku me 20 shtëpi në vitin 1529 – 3413),dhe në vitin 1628 del përsëri,por” i bragtisur si fshat dhe i shkatërruar si manastir”.14) Pjaja e Mavriqit me 1634,fshat me 25 shtëpi dhe 220 frymë,15),i cili vazhdoj të ekzistojë kryesisht në Curraj të Epërm,fqinj me Nikaj,deri në vitin 1774.16)







Të gjitha këto fshatëra që shtriheshin në teritorin e Nikajt të sotëm,kan patur lidhje të ndryshme me fisin e Nikajt,por vendformimi i Nikajt mundë të kërkohet vetëm tëk Nikijtë ose Nikajni. Edhe pse shumë të ngjajshëm këta emra,siç do ta shohim, kan ndryshim thelbësor nga njëri-tjetri. Arsya pse duhen kerkuar Nikajt këtu eshtë fare thjeshtë.Së pari,këta dy emra janë patronimik,të formuar nga një emër njeriu që quhej “Nikë – Nika”. Së dyti,vendodhja e tyre është përcaktuar diku brenda teritorit të Nikajt të sotëm. Në kërkim të gjenezës së fisit Nikaj është thënë se, “fisi i Nikajt u formua prej shtimit të mëvonshëm të katundit të Nikijve që përmendet në dokumentat osman të vitit 1485 dhe ngulitjes së tij në një teritor të banuar rishtaz.17) Mendojmë se kjo nuk është zanafilla as rruga e formimit të këtij fisi. Siç u tha më sipër,katundi Nikijtë dokumentohet i formuar në Pult qysh në vitin 1330,çka do të thotë se kryepari i Nikajve – Nika,duhet të ketë jetuar disa 10-vjeçar përpara vitit 1330,dmth. rreth 700 e ca vjet më parë.





 Prej këtej del se nga kjo kohë e deri sot duhet të kishin lindur së paku 23 breza. Mirpo nga pema genealogjike,punuar me saktësi nga Franc Nopçe në vitin 190818)dhe nga hulumtimet tona për zgjatjen e kësaj peme deri tek brezi më i ri i sotëm del se asnjë vëllazëri e Nikjat,nuk arrin më shumë se 15 breza pa u bashkuar me Nikën,të parin e fisit Duke llogaritur me nga 30 vjet çdo brez,del se Nika – Ati i par i fisit Nikaj,duhet të ketë jetuar rreth viteve 1500 – 1550. Ndërsa për t’u bashkuar me “Nikën” e Nikijve do të duheshin së paku 23 breza. Mundë të jetë koiçidencë interesante emri i njejtë, dhe fakti se Nika,nga i cili u formua fisi Nikaj qe vendosur pikërisht në teritorin e Nikijve të mëparshëm,por nuk është e mundur që ky të ketë patur lidhje gjaku me Atin e parë të Nikijve,edhe pse ai quhej Nikë. Siç u tha më sipër ky kish jetuar shumë kohë përpara vitit 1330. Për rrjedhoj as Nikajt e sotëm nuk janë pasardhës te Nikijve,të cilët përmenden së fundi në vitin 1582. Atëherë lind pyetja cili ishte,nga erdhi e kur erdhi ai Nikë që u bë kryepari i fisit Nikaj,ose Ati i par i fisit Nikaj ? Në Nikaj e Krasniqe ka qarkulluar gojdhëna se,Nikajt dhe Krasniqja janë fise vëllezër. Madje thuhet se kan lidhje gjaku me fisin shqiptar të Hotit dhe me Vasojeviqët e Malit të Zi.







Sipas kësaj gojdhëne,vëllezërit Kras Keqi,Nikë Keqi dhe Vasë Keqi kan qenë etërit e parë të fiseve Krasniqe,Nikaj dhe Vasojeviq. Madje në ndonjë varian këta vëllezër jan quajtur: Krasoviqi,Nikoviqi dhe Vasoviqi. Për t’i shpëtuar valës asimiluese sllave,dy të parët u larguan nga vendlindja dhe u vendosën në Dushaj të Epërm,që gjendej në anën e majtë të lumit Valbona,pranë fshatit të sotëm T’pla të Krasniqes. Vasojeviqët që qëndruan në Mal të Zi,u bënë ortodoksë dhe u sllavizuan. Krasniqët ruajtën kombësisnë shqiptare, por në shek. e XVIII u islamizuan. Nërsa Nikajt, që u shkëputën nga Krasniqja,për t’u vendosur në trojet e tyre të sotme, ruajtën kombësinë shqiptare dhe fenë e vjetër katolike. Vërtetësia e kësaj gojdhëne është e dyshimtë nga fakti se emri “Krast” nga rrjedh emri Krasniqe nuk mundë të përcaktohet as niset nga një antroponim “Krast”,siç thotë tradita e vendit kur përmend Kras Keqin,por nga fitonimi “hrasto” që në sllavisht do të thotë “dushk” - “lisnaj,bungajë”.19) Ajo çka duhet pranuar si e verteta më e rëndësishmë është pohimi i Prof. Eqerem Çabejt se “te tre këto fise janë me origjinë shqiptare”20),dhe s’kemi asnjë arësye të besojmë se te parët e Nikajt dhe të Krasniqes ishin Nikoviqi dhe Krasoviqi. Rreth formimit të fisit Nikaj dhe lidhjeve të tij me Krasniqe ka një tjetër traditë gojore që njihet e besohet më shumë se e para. Sipas saj,i pari i Nikajve ka qenë Nikë Mekshi. Ky ishte vëlla me Kolë Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, që etnografisht përfshijnë fshatrat:Shoshan,Koçanaj,


Dragobi,Bradoshnicë,Degë,Murataj, e gjysmën e fshatit Margegaj.21) Për këtë arësye Nikajt me Krasniqe,veçanarisht me Kolmekshaj, nuk lidhin martesa midis tyre. Në të vertetë,vëllazëritë e Kolmekshajt nuk numrojnë më shumë se 15 – 16 breza nga brezi më i ri i sotëm,deri tek Ati i parë i tyre,Kolë Mekshi,vëllai i Nikë Mekshit. Madje vëllazëritë Qokaj e Vukaj të fshatit Shoshan,që i përkasin Krasniqes,i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt të Epërm – fis Nikaj,në brezin e 11 – 12 .22) Metaliajt e Dragobisë – fis Krasniqe,nuk shkojnë më shumë se 10 – 11 breza,pa u bashkuar me vllazëritë e Currajt të Epërm. Duke i njohur mirë këto lidhje,At Shtjefën Gjeçovi,në vitin 1917,i ka quajtur dragobijësit “Currajt e Dragobisë”23) Mbi lidhjet farefisnore të Nikajt me Krasniqe hedhin dritë edhe studimet antropologjike. Fran Nopçe dhe Edith Durham thonë se,në pikëpamje antropologjike “Nikajt shkojnë në ndryshim me shumë fise të Shqipërisë së Veriut” si Mertur,Shalë,Shosh,Toplanë,Mirditë,Pukë etj.24) Po kështu antropologu ynë i njohur Aleksandër Dhima i grupon Nikajt në tipin antropologjik të Masësisë së Vogël,së bashku me Krasniqe Gash etj.25) Përfundimi më i besueshëm që del nga këto të dhëna është se,Ati i parë,nga i cili u formua fisi i Nikajt,ka qenë Nikë Mekshi. Ky pasi u nda nga i vëllai Kolë Mekshi u largau nga Krasniqja dhe u vendos diku në teritorin e Nikajt të sotëm. Për të përcaktuar kohën dhe vendin ku e kishte zanafillën fisi i Nikjat,po u kthehemi përsëri burimeve dokumentare të shek.XIV – XVII. Kemi argumentuar më sipër se si fisi i Nikajt nuk identifikohet me katundin Nikijtë,që dokumentat serbë e përmendin të formuar qysh në vitin 1330. Ndërsa Nikë Mekshi,







Ati i parë i fisit Nikaj,ka jetuar së paku dy shekuj pasi qe formuar katundi Nikijtë. Më i pranueshëm do të ishte mendimi se fisi i Nikajt e ka zanafillën në katundin Nikagni (Nikajni),të cilin relatori Don Vincenti,në vitin 1628,e shenon në Pultin e Epërm,sipas renditjes: Brisë,Salcë,Palç,Nikajni (Nikaj-D.P.),Zhush,Luzajë,Blake ,Rajnë,Gashë,Krasniqe etj. Ndërsa në relacionin e Gjeç Bardhit,të vitit 1634,hidhet dritë edhe mbi vendnnodhjen e Nikjat kur thuhet se, “kisha e Bjakes është vetëm 6 milje (9.6 km) larg Nikjat.26)Bjakja e asaj kohe ishte katund me 20 shtëpi e 230 frymë, i vendosur “në një teritor të pyllëzuar me gështenja.”26) Bëhët fjalë për fshatin e sotëm Tetaj. Në këtë rast dokumenti përputhet më traditën gojore e cila thotë: “Trojet e para të Nikajt kan qenë në Paplekaj të Epër.”27) Distanca midis kishës së Paplekajt të Epërm dhe kishës së Bjakes në Tetajt e sotëm,për të cilën flet dokumenti, është rreth 9.6 km. Afërsisht në të njejtin vend i lokalizon Nikajt edhe Shtjefën Gaspëri në vitin 1671,kur thotë se, “Nikaj e Bjake janë shefitar të damun prej një lumi të vogël”.28)Por distancën midis kishës së Shnaprendes në Bjake dhe dhe Nikajt,ai e përcakton 9 milje (14.5 km). Si duket,ka patur parasyshë distancën midis kishës së Bjakës dhe asaj të Shiokut në Gjonpëpaj,ose të një vendi tjetre më sipër ku mundë të ishin çvendosur Nikajt përkohësisht për arësye lufte,sepse në të njejtin relacion,me 1671,ky autor thotë: “Katundi i Nikajt ishte rrenue e grabit prej turqve pak përpara dhe gjendej në një varfëri të madhe.”29)Ardhja e familjes së Nikë Mekshit nga Krasniqja dhe vendosja në Paplekaj të Epërm,ku zë fill fisi i Nikajt,duhet të ketë ndodhur, së paku, disa dhjetëveçar përpara vitit 1628,pasi në vitin 1628 ata kishin arritur të formojnë një katund me emrin e kryeparit të tyre,Nikë – Nikaj. Burimet dokumentare të shek.XVII – XX provojnë se Nikajt nuk kan lëvizur nga krahina me përjashtim të rasteve sporadike,kur individë ose familje të veçanta,për arësye të forta si gjakmarrje etj. janë detyruar të emigrojnë jashtë fisit,për t’u vendosur gjithnjë brenda trevave shqiptare. Nga ana tjetër në asnjë rast nuk del se gjatë kësaj periudhe,rreth 400 e ca vjeçare të ketë ardhur ndonjë grup popullsie dhe të jetë vendosur me banim të përhershëm në teritorin e fisit Nikaj. Edhe lagjja Kapit afër Gjonpepajt,siç pohojnë disa studiues,kan ardhur nga Vajushi i Shkodrës përpar Nikjat,reth vitit 1416-1500. Pas ardhjes së Nikajt dhe rritjes së tyre, shumica e kapitësve u detyruan të largohen për në Guci ku jetojnë edhe sot.30)




Ajo pjesë e vogël që nuk u largua bashkjeton prej shekujsh në harmoni e mirëkuptim me Nikajt,falë lidhjeve të kumbarisë me fqinjtë më të afërt,Peraj e Gjopepaj,dhe lidhjeve martesore me vëllazëritë tjera të Nikajt. Gjtaë shek. XVII – XVII,Nikajt,si gjithë banorët e tjerë të Pultit, kaluan veshtirësi të panumërta. Gjendjes tepër të rëndë ekonomike i shtohej dhe lufta e vazhdueshme kundër ekspeditave ndëshkuese të feudalve osmanë,që vinin me forca të shumta ushtarake për të vrarë,plaçkitur e nenshtruar malësorët e pabindur. Megjithatë Nikajt nuk u nenshtruan,as nuk u shpërngulën nga trojet e veta,po qëndruan në mbrojtje të tokës,lirisë,dokeve e zakoneve shqiptare dhe fesë së tyre katolike. Ata u rritën,u fuqizuan dhe u bënë njëri nga fiset e bajraqet e njohura të malësisë së veriut. Nga një katund – fis,Nikajt,me 35 shtëpi e 300 frymë që ishte në vitin 1671 31)pas 100 vjetësh,në vitin 1771,arrijnë në 119 shtëpi me 849 frymë.32)





Por tashmë “fis” në kuptimin e njësisë së vetëqeverisur,që dallohej nga fqinji i vet kryesor Merturi,pasi,siç thotë Gjon Logoreci me 1771, “Nikajt janë fis tjetër dhe rrjedhin nga gjak të ndryshëm me ata të Palçit dhe të Salcës...”33),fis Mertur. Kjo bëhet akoma më qartë në vitin 1775,kur Nikajt ndahen nga Palçi e Salca edhe në pikëpamje dioqeziane,duke formuar famullinë e parë të Nikajt.34) Rreth viteve1867 – 1870 Nikajt kishin 240 shtëpi me 2369 frymë. Dhe midis viteve 1905 – 1910 bëhen më 266 shtëpi dhe 2400 frymë,për të arritur në 320 shtëpi në vitin 1917.35) Për t’u theksuar është fakti se, procesi i rritjes së popullsisë u shoqërua me ruajtjen e vazhdueshme dhe të fortë të kujtesës kolektive për lidhjet e gjakut midis fshatrave,vëllazërive,barqeve,familjeve dhe gjithë anëtarve të fisit. Në traditën thuhet se,rritja e fisit Nikaj është bërë nga shtimi i barqeve të tre nipave të Nikë Mekshit,djemve të Bibë Nikës: Lekë Bibës,Kolë Bibës,dhe Mark Bibës. Prej këtyre u formuan tre “këmbët” (degët) kryesore të fisit Nikaj. Dega e Lekë Bibës,i madhi nga vëllezërit, nga Paplekaj i Epërm,u zgjërua më në jug,në Paplekaj të Poshtëm,si dhe në fshtarat e hershëm Zhush (sot Ndërzhush) dhe Varg,duke formuar një fshat të vetëm me emrin e Lekë Bibës (Lekbibaj). Lekbibajt përbëhen nga dy vëllazëritë e mëdha: Nikprendaj (nga Nikë – Prend – Lekë – Biba) dhe Paplekaj nga (Papë – Lekë – Biba ).




Dega e vëllait të dytë Mark Bibës u teritorializua në veri e verilindje të ngulimit fillestar “Paplekajve të Epër”,ku u formuan fshatërat: Peraj dhe Gjonpepaj. Nga pasardhësit e Per Kolë Bibës u formua fshati Peraj.Ndërsa nga ata të Gjon Pepë Kolës u formua fshati Gjonpepaj. Dega e vëllait të vogël,Mark Bibës,u zgjerua në lindje e verilindje të fisit,në një hapësirë më të madhe gjeografike se dy të parat,duke përfshirë Currajt e Poshtëm dhe Currajt e Epërm.




Midis viteve 1634-1670,kjo degë u shtri në fshatin e vjetër Luzajë. Me shtimin e barqeve e familjeve,rreth viteve 1660 – 1670 ,tri shtëpitë e para të kësaj dege u ngjitën me banim në Curraj të Epërm,ku jetonin Pjajët e Mavriqit.36) Nga pasardhësit e Mark Bibës që populluan Currajt e poshtëm dhe Currajt e Epërm,u formuan dy vëllazëri të mëdha: Nikbibaj dhe Prebibaj që rridhnin nga Nikë Bibë Marku dhe Prend Bibë Marku. Siç kemi thënë më sipër,fillimisht emrin Nikaj e mbante vetëm një katund,banorët e të cilit kishin lidhje gjaku në mes tyre dhe rridhnin nga një At i përbashkët që quhej Nikë Mekshi. Me rritjen e popullsisë së Nikajt dhe shtrirjen e tyre jashtë teritorit të katundit fillestar,emrin “Nikaj” nuk mundë ta trashegonte vetëm një vëllazëri ose katund i këtij fisi. Të gjitha vëllazërtë e katundet që u formuan kishin lidhje të barabartë me Atin e tyre të përbashkët – Nikën. Prandaj,emri i tij nuk mbeti në një katund të vetëm,por u bë emri i përbashkët i gjithë fisit. Në fillim të shek. XIX numri i shtëpivë sipas vëllazërive kryesore ishte: Peraj:50 shtëpi,Gjonpepaj:32 shtëpi,Nikprendaj:40 shtëpi,Paplekaj:30 shtëpi,Nikbibaj:50 shtëpi dhe Prebibaj: 30 shtëpi.37) Nga dokumentat e kohës del se historia e formimit dhe zhvillimit të fisit Nikaj,në pikëpamje numerike dhe teritoriale, ishte e gjatë dhe e vështirë. Për shmëvite Nikajt jetuan fqinj me popujt e luzajës, Pjajës së Mavriqit,Vargut, Zhushit,Kapitit etj. Rritja epopullsisë së Nikajt dhe të tjerve krijoi ngushtësi ekonomike për të gjithë. Sipërfaqja e tokave të punueshme dhe kullotave ishte mjaft e kufizuar. Kjo bëri të pamundur vazhdimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkjetesën e Nikajt me banorët që nuk i përkisnin këtij fisi. Në këto rrethana dikush do të largohej dhe dikush do të qëndronte.Nikajt,të rritur numerikisht,që ruanin të forta lidhjet e gjakut,të organizuar dhe të vetëqeverisur në bazë të së drejtës zakonore,dominuan mbi të tjerët. Kështu në vitin 1582,në Varg kishin mbetur vetëm 4 shtëpi,të cilat do tëlargoheshin deri në vitin 1628,kur Vargu del i pabanuar.38) Më pas largohen dhe Luzajët duke u liruar vendin pasardhësve të Mark Bibës.



Deri në vitin 1771 Pjajët e Mavriqit “njerëz shumë të mirë por pa kurrfarë farefisnie as lidhje gjaku më Nikaj”,39) - siç thuhet në një dokument,”kan ikur në shpatet e larta të maleve” sepse u binin në qafë Nikajt.40) Gjatë vteve 1773 – 1774 Pjajët e Mavriqit,pas një zije buke largohen përfundimisht edhe nga Currajt e Epërm,41) duke lënë prapa vetëm toponimet si Vada e Mavriqit,Vorret e Mavriqit,Përroi i Gjo Velit,ara e Gur Dodës,Lumi i Pjasë,Pusterri i Pjasë etj. që lidhen me këta banorë të etnisë shqiptare dhe të besimit katolik.42) Lidhur me shpërnguljet e këtyre banorve të hershëm,është rasti të vihet në dukje fakti se,popullsia e fiseve Nikaj e Mertur,me ndonjë përjashtim të rrallë,siç ishte rasti me mavriqët,nuk ruan ndonjë kujtim të përpjekjëvë më armë midis tyre dhe banorve të hershëm të kësaj treve. Bashkjetesa u vendos në mënyrë paqësore,pasi të dypalët,të fisit dhe anas ishin shqiptar,me gjuhë, tradita e kulturë të përafërt. Mbi të gjitha ishin bashkluftëtar kundër të njejtit armik,turqve pushtues. Megjithatë,për shakqe që u cekën më sipër,shumica e popullsisë së hershme si luzajët,pjajeshët,mavriqët, blakçorët e një pjesë e kapitësve u larguan në drejtim të trojeve shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit,Kosovës etj. Shkuan andej nga kishin ardhur shekuj më parë gjysh-stërgjyshërit e tyre. Për këto migrime shqiptarësh mjaft sakt e bukur është shprehur albanalogu i njohur F.Pukëvill kur thotë: “Ky popull fatosash që aq shumë kje i shtërnguem të gjejë strehë ndër malet e veta të papërshkueshme,për të ruajtur lirinë e vet,vrote së nalti perandoritë që lindshin e disshin,për të zbritur mandej me rifitue tokën e bragtisun”.43) Për zgjerimin e teritoreve,veçanarisht për bjeshkët,ka patur raste që Nikajt kan hyrë në konflikte edhe me fiset fqinj – Mertur dhe Shalë. Me këta të fundit konfliktet kan qenë më të gjata dhe më të ashpëra.



Shala zotëronte pothuaj të gjitha bjeshkët e sotme të Nikajt. Për t’i fituar deri në kufnjtë e sotëm që ndajn Shalën nga Nikajt është dashur shumë kohë. Janë zhvilluar bisedime, janë marr dhe pleq për të argumentuar secila palë të drejtën e vet mbi bjeshkët,por është derdhur edhe gjak.Ky konflikt i gjatë e i dhimshëm u mbyll vetëm në shek. e XIX,pas një përpjekje të armatosur midis dy fiseve,në afërsi të qafës së Ndërmajëns ku mbeti i vrarë bajraktari i Shalës,pikërisht në vendin e quajtur “Kryqi i Bajraktarit”. Në lartësinë 1580 m ku ra bajraktari u vendos edhe “kufri” midis Nikajt dhe Shalës. Sipas kanunit të maleve ky është quajtur “kufi gjaku” 44) Gjatë shek. XIX fisi i Nikajt konturohet qartë të pikëpamje teritoriale dhe organizative brenda kufijve të sotëm,duke u bërë fis i njohur e me peshë ndër fiset e bajraqet e Malësisë së Gjakovës. Ky luan rol të rëndësishëm në luftërat çlirimtare kundër pushtuesve osmanë gjatë fundit të shek të XIX e fillimit të she. XX. Rritja e popullsisë dhe shtimi i barqeve çoi në formimin e vëllazërive tjera më të vogla që ishin degëzime të vëllazërive të mëdha. Kryeparët e tyre ,prej të cilëve morët emrin këto vëllazëri ishin pasardhës të vëllezërve Kolë,Lekë dhe Mark Biba.Përgjithësisht vëllazëritë e reja trasheguan tokat e punueshme dhe kullotat e të parve të tyre. Kjo ka bërë që bashkësia teritoriale,fshti apo lagjja,në shumicën e rasteve,të jetë e përputhur me bashkësinë fisnore. Të grupuara sipas fshatrave,deri në vitet 50 – 60 të shek XX,vëllazëritë më të njohura të fisit Nikaj ishin: Në fshatin Peraj: Gjonpalaj,Përpalaj,Marticamaj, Neçaj,Përvataj dhe Kolbuçaj.




Në fshatin Gjonpepaj: Dakaj,Doçaj,Gjergjndreaj,Marvataj,Ndrepepaj dhe Stakaj.45) Kapiti që shkon me Gjonpepaj përbëhet nga vëllazëritë: Niklekaj dhe Dedaj. Në fshatin Lekbibaj:Paplekaj,Pecnikaj, Imerajt,Rosaj,Susaj Meshaj dhe Aliaj.46) Në Curraj të Poshtëm:Nikmartinaj,Hasmartinaj dhe Zhivanaj.Kjo e fundit është vëllazëri e mbathur fisit. Mendohet të këtë lidhje me popullsinë e hershme të Luzajës. Në Curraj të Epërm me rreth 100 shtëpi në vitin 1932 kishte këto vëllazëri: Përpepaj,Nikbibaj,Prebibaj,Mrishaj,Qokaj,Malndreaj,Gecaj dhe Nrevataj. Mendohet se Ndrevatajt rrjedhin nga Pjajët e Mavriqit,pasi nuk kan lidhje gjaku me vëllazëritë tjera të fisit.47) Megjithse vëllazëritë e fisit Nikaj u rritën e u shpërndanë në një hapësirë gjeografike relativisht të madhe, familjet,barqet dhe individët e tyre i ruajtën brez pas brezi të forta lidhjet e gjakut,si brenda vëllazërive ashtu dhe brenda gjithë fisit. Shprehje ekëtyre lidhjeve është ekzogamia e rreptë e zbatuar në lidhjet martesore. Deri në vitin 1972,në tërë fisin e Nikajt,me 451 familje,nuk ka patur asnjë lidhje martesore brenda fisit.48) Në vitin 1990,fisi i Nikjat përbëhëj nga 911 familje (ekonomi më vete) dhe 3167 banorë,të ndarë sipas fshatrave: Lekbibaj me 235 familje dhe 849 banorë,Gjonpepaj me 195 familje e 638 banorë,Peraj me 181 familje e 630 banorë,Curraj i Epërm me 173 familje e 623 banor,Curraj të Poshtëm me 80 familje e 245 banorë dhe Qeresh e Kuq kishin 47 familje e 137 banorë.49) Krahasuar me fillimin e shek.XX kur fisi i Nikajt kishte 266 shtëpi (familje) dhe 240 banorë gjithsejt,del se gjatë 90 viteve të fundit numri i banorve është rritur 1.3 herë,ndërsa ai i familjeve 3.4 herë.



Rritja kaq e madhe e familjeve të vogla prej 3-5 anëtarësh,nuk ishte vetëm pasojë e shpërbërjes së familjeve patriarkale. Kjo u diktua dhe nga ngushtësia ekonomike që solli kooperativizmi socialist i zbatuar në formën e vet më ekstreme gjatë viteve 1964 – 1990. Në shumë raste,ndarja e vëllait me vëllain ose e prindërve nga fëmijët dhe dalja si familje (ekonomi) më vete u bë që ata të përfitonin një copë toke (parcelë) më shumë,një “tufëz” bagëti më shumë,një derr më shumë,në ndonjë rast edhe për një rracion kafe (100 gram) më shumë,pasi këto ndaheshin për çdo familje dhe jo për frymë popullsie. Rendi ekonomiko-shoqëror i ashtuquajtur “socializëm” dhe kooperativizmi që përjetuan Nikajt në gjysmën e dytë të shek.XX,nuk arritën të çrrënjosin bindjet mbi lidhjet farefisnore të banorve,vëllazërive e fshatrave të këtij fisi. Siç tham më sipër, martesa brenda fisit nuk u lidhën,përjashtuar ndonjë rast shumë të rradhe pas vitit 1972.


 Emrat e vëllazërive të mëdha ose të vogla janë ruajtur si mbiemra të banorve që lindën e jetuan në Nikaj,dhe të atyre që për arësye të ndryshme, kryesisht ekonomike,u larguan nga krahina pas viteve 50 të shek. XX,për t’u vendosur në Cernicë,Llugaj,qytetin B.Curri e kudo tjetër brenda ose jashtë shtetit. Dhjetvjeçari i fundit i shek. XX është periudha e shpërnguljeve më të mëdha të popullsisë së Nikajt gatë tërë historisë shumëshekullore të këtij fisi. Ndryshimet demokratike të viteve 1990 - 2000,veçanarisht e drejta për lëvizjen e lirë të popullsisë ,krijuan mundësinë që afro gjysma e popullsisë së Nikajt të shpërngulen nga malet,për t’u vendosur në zonat fushore dhe në qendra urbane,kryesisht në qytetet Tiranë,Shkodër,Lezhë,Krujë,Durrës etj. Shmë banor nga Nikaj,në kërkim të një jete më të mirë,u larguan edhe nga Shqipëria.

MERTURI:


 Ndër fjalët e para për Merturin po kujtojmë ato të Franc Nopçes,i cili rreth 100 vjet më parë,në njërin nga studimet e tij për fiset e Shqipërisë së Veriut thoshte: “Një nga fiset më të vjetra e më të rëndësishme të Malësisë së Vogël asht Merturi”.50) Ndërsa Edith Durham,duke dashur të nenvizojë një nga vlerat e veçanta të Merturit thoshte: “Në pemën fisnore për Merturin të hulumtuar nga Nopçe që të çojnë deri në vitin 1370,madje deri në vitin 1270,as në kohërat kur krahina ishte përfshirë në perandorinë Serbe,nuk gjejmë emra serbë në këtë pemë fisnore,dhe se është i tëri katolik”.51)Pohimet e këtyre autorve, të shquar për hulumtime e logjikë të shëndosh shkencore,shprehin qartë,sakt dhe bukur të vërtetën historike se,në “lisin fisnor” shumëshekullor të Mërturit,që nga rrënjët,tek trungu dhe degëzat e tij gjithmonë ka rrjedh gjak i pastër shqiptar. Nga studiues të ndryshëm,si dhe në traditën gojore thuhet se,Merturi e ka prjardhjen nga fisi i Berishës. Lidhur me këtë F.Nopçe,në vitin 1908,thotë: “Merturi u shkëput nga Berisha rreth 11 brezni më parë”52)



Madje shton se,”Nikajt vazhdojnë t’i quajn merturësist berishaj”. 53) Nga pema gjenealogjike e Merturit,e cila në vitin 1908 paraqet 19-21 breza,mësohet se 6-7 brezat e parë i ka të përbashkët me Berishën,çka do të thotë se degëzimi i Merturit fillon e veçohet rrëth 200 vjet pas Berishës.Përndryshe mundë të thuhët se,historia e fisit Mertur fillon me Berishën.Trojet e para të Berishës ishin në fshatin Berishë të rrethit të Pukës,i cili edhe sot quhet “Berisha e Vendit”.Në traditën gojore thuhet se,Ati i parë i Berishës ishte Kojel Pogu (Kojel – Pog – Murr – Deti),i cili në fillim u vendos me banim tek shpella e Gralishtit. Ky kishte dy djem:Prendin dhe Gjonin. Nga shumimi i barqeve të tyre u formua fisi i Berishës me degëzimet e tij. Një pjesë e barkut të Gjonit u largua nga Berisha dhe u vendos në Malësinë e Gjakovës dhe Kosovë.54) Pasardhës të këtyre ka dhe sot në Tropojë. Janë të besimit mysliman,por trashegojnë nga paraardhësit mbiemrat “Kojeli” e “Berisha”. Një pjesë tjetër e berishajve lëvizi në drejtim të verilindjes. Kaloi Drinin dhe u vendos në brigjet e tij,përball Dardhës së Pukës,fqinj me Bytyç të Malësisë së Gjakovës,duke formuar një krahinë të quajtur “Berishë e Brigjeve”.



 Kjo përbëhët nga Rodogoshi,Rushtë-Shëngjergji dhe Visoça. Edhe këta janë të besimit mysliman. Berisha njihet si njëri nga fiset më të vjetra,më të mëdha,po dhe më të përhapura në Shqipërinë e veriut dhe Kosovë. Grupe popullsie qe ruajn edhe sot kujtesën e lidhjeve fisnore me Berishën ka në Aprripë të Keqë,Spaç, Porav,Gropa,Iballe,Dajç,Lohje të Malësisë së Madhe,Grudë,Ujmisht të Lumes,Ungrej e Konej të Fanit (Mirditë),në Rrjodh,Than e Plan (Pult),Postribë etj. Mjaft i përhapur është ky fis në Rrafshin e Dukagjinit,Kosovë etj.55) Degën më të madhe dhe më të njohur të berishajve të shkëputur nga trungu i hershëm e përbëjnë Merturi në Malësinë e Gjakovës,Merturi i Gurit dhe Aprripa e Gurit. Këta së bashku përbëjnë fisin Mertur.



Për lidhjet gjenealogjike të fisit Mertur me Berishën ka mendime disi të ndryshme. Në njërin thuhet se, Berisha e Merturi rrjedhin nga dy vëllezër. Bërisha rrjedh nga Kojel Pogu (Kojel – Pog – Murr Deti).Ndërsa Merturi rrjedh nga Lekë Pogu (Lekë – Pog – Murr – Deti ).56) Sipas tjetrit, Berisha rrjedh nga Kojel Leka (Kojel – Lekë – Pog – Murr – Deti ). Ndërsa Merturi rrjedh nga Lekë Pogu i Prend Kojelit (Lekë – Pog – Prend – Kojel – Lekë – Pog – Murr – Deti ). Pra Ati i parë i Merturit,Lekë Pogu,ishte nip i Atit të parë të Berishës,Kojel Lekë Pogut.57) At Gjon Karma,në një studim për Merturin e Gurit,1940,përveç lidhjeve të Berishës me Merturin e Gurit,duke iu referuar traditës gojore,shpjegon edhe lidhjet e këtij të fundit me Merturin e anës së djathtë të Drinit,kur thotë: “Katundi i Merturit mbahet fis me Merturin e Përtedrines... Thonë se migj (axhë) e nip paskan pasë ardhë motit. Migja ngul në Berishë e nipi në Mertur (të Gurit-D.P.).Prej këtej,-vazhdon ai,- u hapën e dolën në katundet e Merturit të cilat njihen të njejtit fis me Mertur të Gurit e nuk martohen ndërveti. As me Berishë nuk janë martue deri vonë.” 58)




Pavarësisht nga ndryshimet që verehen në traditën gojore rreth degëzimit fillestar Berishë – Mertur ,në të dy variantet pohohen lidhjet e gjakut midis tyre, si dhe përcaktojnë se,vendformimi i fiseve Berishë dhe Mertur ishte në anën e majtë të Drinit,në trevat e Dukagjinit mesjetar. Mbi prejardhjen e merturësve nga këto treva dhe lidhjet e tyre farefisnore me Berishë,Aprripë të Gurit dhe Mertur të Gurit hedhin dritë edhe disa të dhëna të studimeve antropologjike të kryera nga F.Nopçe, E.Durham dhe A.Dhima. Ky i fundit ka ardhur në përfundimin se, “banorët e zonës së Pukës duke përfshirë Berishën e Iballen,paraqiten me shtat mesatar e me tipare tjera të ngjajshme me ata të Merturit. Shala,Shoshi,Toplana dhe Merturi me prejardhje nga Dukagjini (i vjetër) kan një tip antropologjik”.59)




Emri “Mertur” është një patronim i lashtë dhe jo emri i Atit të parë të fisit Mertur. E.Durham mendon se ky rrjedh nga një emër i vjetër romak “Merituri”,60) dhe gjendej aty ku është sot Mërturi i Gurit,në anën e majtë të Drinit,rrëzë malit të Çlumit. Këtu u vendos me banim Ati i parë i Merturit,Lekë Pogu. Pasardhësit e tij formuan një bashkësi fisnore e teritoriale,e cila mori emrin e vendit “Mertur” Në defterin osma të regjistrimit të tokave dhe popullsisë të vitit 1529 – 36 ,del i regjistruar për herë të parë fshati Mertur me 32 shtëpi,në Nahijen e Iballes të Sanxhakut të Dukagjinit.61) Gjatë shek XVI – XVII,Merturi,si gjithë Dukagjini, ishte pjesëmarrës i qëndresës së malësive kundër ekspeditave ndëshkuese turke dhe feudalëve vendas. Por,siç thoshte F.Bardhi me 1638, “këto male Sulltani kurrë nuk ka mujtë t’i shtrojë nën tiraninë e vet,megjithse vjet për vjet ka dërgue sanxhakbegët e vezirët e vet me 5,8, e 10 mijë ushtarë për të mujt me ja shtrue furisë së vet.” 62) Një barrë tjetër e rëndë për malësorët e këtyre anëve ishte renta feudale (haraçi),të cilin osmanët e përdornin edhe si mjet presioni për islamizimin e nënshtrimin e popullsisë katolike. Për këtë qellim osmanët e rritnin rentën nga viti në vit. Në vitin 1529 – 36,



Merturi me 32 shtëpi kishte 1382 akçe (njesi monetare turke) detyrime. Ndërsa në vitin 1571,kur kishte 19 shtëpi,detyrimi arriti në 2565 akçe.63) Këto detyrime të papërballueshme si dhe ngushtësia ekonomike që vinte nga rritja e popullsisë në një hapësirë shumë të kufizuar toke të punueshme,detyruan shumë merturës të largohen. Një pjesë e mirë e tyre kaluan Drinin për t’u vendosur në teritoret e Pultit të Epërm,midis qafës së Agrit dhe qafës së Kolçit. Shpërngulja e parë e madhe duhet të ketë ndodhur midis viteve 1536 – 1571. Ky është një fakt i dokumëntuar,pasi në bazë të regjistrimit,në vitin 1536 Merturi kisht 32 shtëpi,ndërsa në vitin 1571 mbeti me 19 shtëpi,dhe në vitin 1591 me 16 shtëpi.64) Pra,gjatë 55 vjetëve ishin larguar nga Merturi gjysma e popullsisë. Pothuaj të njejtën gjë pohon F.Nopçe kur thotë: “Vendosja e merturësve në Shtreziqe (Brisë) ka ndodhur midis viteve 1550 – 1590”.65) Se merturësit e larguar për në anën e djathtë të Drinit u vendosën për hërë të parë në Brisë me banim të përkohëshëm apo të përhershëm, kjo mbetet e pa qartë,pasi fshati Brisë nuk përmendet në dokumenta që nga viti 1628 e deri në vitin 1775.66) Popullsia e shpërngulur nga Merturi i Gurit u vendos kryesisht në fshatra të formuar më parë, në anën e djathtë të Drinit (Krahina e Pultit). Një pjesë më e vogël kaloi malin e Çlumit dhe formoi fshatin Aprripë e Gurit. Ndërsa pjesa tjetër qëndroi në vendin e vet,Mertur të Gurit.



 Merturësit që u vendosën në anën e djathtë të Drinit, me kalimin e viteve u shumuan dhe u zgjeruan,duke formuar një njësi të re fisnore e teritoriale të vetëqeverisur që trashegoi emrin e fisit që i përkiste,Mertur. Në të dy anët e lumit kishte dy njësi me emrin “Mertur” dhe që i përkisnin të njejtit fis. Për t’i dalluar nga njeri-tjetri Merturi i anës së majtë të Drinit është quajtur Merturi i Gurit. Për shkak të Drinit që e ndante nga dy pjesët tjera të fisit,Merturi,në pikëpamje organizative vetëqeverisëse i kishte çeshtjet e ndara nga Merturi i Gurit dhe Aprripa e Gurit. Merturi formoi bajrakun e vet dhe fitoi autoritetin e fisit,në kuptimin e njësisë së vetëqeverisur. Merturi i Gurit iu bashkua bajrakut të Bugjonit,ndërsa Aprripa e Gurit atij të Thaçit.67) Merturi,si asnjë fis tjetër në malesitë tona,i copëzuar në disa pjesë,larg njera – tjetrës dhe me veshtirësi të mëdha komunikuese e bashkëpunuese për shkak të brierave të forta gjeografike që i ndajnë,ka arritur që të ruaj e të respektojë prej qindra vjetësh lidhjet farefisnore. Merturi, Aprripa e Gurit dhe Merturi i Gurit, nuk kan bërë asnje lidhje martesore midis tyre. Ata edhe sot vazhdojnë të festojnë Zojën e Merturit (Të lemtë e Zojës) më 8 shtator të çdo viti,si festën tradicionale të fisit Mertur. Tani le të ndalemi më hollësisht tek Merturi,në veri të Drinit,që është objekti kryesor i punës sonë. Merturi përbëhet nga fshatrat: Brisë,Salcë,Palç,Bëtoshë,Shëngjergj,Mulaj,Tetaj dhe Rajë. Shtrihet në formë gjysëmharku që fillon në veriprendim me kurrizin malor,maj e Ershellit – qafa e Agrit,Kunora,Shtreziqe,që e kufizon me Shalën,Shoshin e Toplanën. Vazhdon gjatë brigjeve të Drinit në drejtim të lindjes deri në Rajë,për t’u ngjitur nga Raja në malin e Kores e qafë të Kolçit,ku ndahet me Geghysen e Krasniqe dhe përfundon në Mulaj,kufi me lagjen Kuq të Curraj të Epërm. Ky brez i harkuar fshatrash rrethon pothuaj në të tre anët fisin Nikaj,duke formuar së bashku krahinën e Nikaj - Merturit.Burimet dokumentare tregojnë se shumica e fshatrave të Merturit ishin formuar deri në shek. e XV,përpara ardhjes së merturësve në to. Në defterët kadastralë osmanë të Sanxhakut të Shkodrës të viteve 1485,1582,dhe Rumelisë për vitet 1529 – 36, dalin të rradhitur midis Krasniqes dhe Prashtës (Brashtës) fshatrat: Mllaka (Blaka-Bjakja) me 8 zjarre në vitin 1485,Noranja (Ranja-Raja) me 25 zjarre,Betuçi (Bëtosh) me 13 zjarre, Maleçi(Palç) me 5 zjarre,Salça (Salca) me10 zjarre dhe Brisha (Brisa) me 10 zjarre.68) Banorët që i formuan dhe i banuan këto fshatra, përpara se të vinin merturësit, ishin të kombësisë shqiptare dhe të besimit të krishterë. Pothuaj të gjithë kryefamiljarët e 71 shtëpive të këtyre fshatrave mbanin emra tipik shqiptar.69) Këta banorë kan lënë prapa mjaft toponime e dëshmi matëriale,kryesisht rrënoja kishash e varreza për të cilat banorët e sotëm merturës thonë se nuk u përkasin fisit të tyre.



Në Rajë deri në vitet 1960 – 70 janë ruajtur rrënojate 7 kishave. Njëra prej tyre ajo e Ançitit,rreth 500 m në lindje të kalasë së Lekës,që i përkiste shek.XIV – XV,ka patur një këmbonare 5.2 m të lartë që është ruajtur deri në vitin 1980.70) Në bjeshkët e salcës,afër Karronit,njihet toponimi kisha e Shnaprendes,ku janë gjetur fragmente muresh,punuar me gurë të gdhendur e llaç gëlqerje,që i përkisnin shëk. XV – XVI.71)Deri në vitin 1964 janë ruajtur në Brisë muret anësore të kishës së Shenkollit. Një ndërtim ky paraturk dhe mjaft i veçantë i ndërtuar me gurë rrasor. Ka paturnjë derë me qemer të harkuar mbi të cilin dalloheshin vijëzime dhe nje kryq.Kjo sherbente si kapelë e varrezave të fshatit.72) Në Tetaj,janë ruajtur gjurmë muresh të kishës së Shnaprendes dhe varrezat pranë saj,që i përkasin Blakes së hershme. Nga dokumentët dhe tradita gojore del se,pothuaj tëgjithë fshatrat që sot përbëjnë Merturin kan patur vazhdimësi banimi nga formimi e deri në ditët e sotme. Në fillim i përkisnin Pultit,më pas Principatës së Pjetërspanit dhe pas shkatërrimit të saj përsëri njihen si pjesë e Pultit tëEpërm. Këto u përfshinë në fisin e Merturit, kur merturësit e adrdhur ishin bërë banorë të përhershëm dhe zotërueë të tyre.



Dihet se çdo fshat ka historine e vet të formimit dhe të zhvillimit,po,meqenëse do të falasim kryesisht për fisin e Merturit,këto fshatra do të shihen në kuadrin e këtij fisi. Po veçojmë vetëm fshatin “Martish”,që del i regjidtruar në trevën e Pjetërspanëve në vitin 1485 me 7 zjarre73),si dhe katundin “Mortur”që del i shenuar në relacionin e Don Vincentit ,në vitin 1628,afër me Bjake dhe Bëtoshë.74) Për emrin Martish,gjuhtari Kolë Luka gjykon se mund të jetë Morturi që del i shenuar në vitin 1628.75) Ndërsa S. Pulaha thotë se “emri Martish është vështirë të unifikohët me Morturin”.76) Gjykuar nga rradhitja në defter,ku Martish shënohët pranë fshatrave Plan,Pog,Xhan,Kir,themi se nuk ka lidhje midis tyre. Martishi ishte shumë larg trevës ku u formua Merturi në kohë dhe në hapësirë, prandaj nuk mundë të identifikohet me Merturin – fis. Është argumentuar se Merturi me banorë e me emer e ka prejardhjen nga Merturi i Gurit,dhe jo nga pjesa jugore e Pultit ku shtrihej fashati Martish.Prej këtej del se,Morturi (Merturi) që përmendet në dokumentat e vitit 1628 – 1795 pranë Bjakes dhe Bëtoshës ishte një nga ngulimet e banorve mërturës të ardhur nga Merturi i Gurit,në periudhën 1550 – 1590. Ky ishte fshat i përbërë vetëm nga banorë merturës, prandaj i dhen emrin e fisit tyre “Mertur” që dokumentët e shenojnë “Mortur”. Meqenëse merturësit ishin vendosur edhe në fshatrat tjera,Morturi nuk mundë të merret si zanafilla e fisit Mertur,siç ishte rasti i fshatit – fis Nikaj që u bë zanafilla e gjithë fisit Nikaj. Ky nga një fshat – fis ,u rrit dhe u teritorializua në afërsi të vendformimit,duke formuar fshatra tjera që morën emrat e kryeparve të vëllazërive si Gjonpepaj,Peraj etj.



Në Nikaj fillimisht uniteti teritorial administrativ përputhej me unitetin fisnor,i cili më pas nuk mbeti plotësisht i tillë. Ndryshe ndodhi me Merturin. Merturësit u shtrinë jashtë dhe larg krahinës së vendformimit fillestar,kryesisht në fshatra të formuar më parë. Për këtë arësye,në Mertur ka patur shtresëzim e bashkjetesë popullsie më të gjatë,midis merturësve të ardhur dhe vendasve që nuk kishin lidhje gjaku me merturësit.




Këtu shumica e fshatrave nuk përbënin unitete të pastra fisnore,prandaj nuk morën emrat e kryeparve të vëllazërive të Merturit,por ruajtën emrat e vjetër që kishin patur. Vetëm Tetajt dhe Mulajt morën emrat e kryeparve. Kjo dukuri e vështirëson pasqyrimin e gjendjes demografike të vëllazërive,por jo shtrirjen teritoriale të tyre. Në traditën gojore thuhet se Lëkë Pogu,Ati i parë i fisit Merturit kishte 5 djem: Bibë Leka (i madhi),Mark Leka,Ndre Leka,Pec Leka dhe Tetë Leka. Prej këtyre u formuan vëllazëritë e mëdha,5 këmbët (degët) e këtij fisi: Biblekaj,Marlekaj,Nderlekaj,Peclekaj dhe Tetlekaj. Në Salcë dhe Brisë u teritorializuan 4 djemtë e Ndre Markut,nipat e Mark Lekë Pogut: Deda,Leka, Vuka dhe Kola. Nga tre të parët që u vendosën në Salcë rrjedhin vëllazëritë Dedndreaj,Lekndereaj dhe Vukaj (Vukndereaj,të cilat bashkë me vëllazëritë Prognaj dhe Steaj përbëjnë fshatin Salcë. Nga Kolë Ndreu dhe Mëhill Preka (Mehill – Prekë – Vatë – Mark – Leka )77) që ishin vendosur në Brisë,rrjedhin vëllazëritë e këtij fshati: Kolndreaj dhe Mëhillaj. E para përbën shumicën e popullsisë së Brisës. Salca është shëmbulli tipik ku u realizua mbishtresëzimi dhe bashkëjetesa më e gjatë e më e mirë midis vëllazërivë të fisit Mertur me vëllazëritë Prognaj e Steaj të cilët nuk ishin të një gjaku me të parat. Thuhet se Prognajt u gjetën në Salcë,të ardhur kohë më parë nga Qyqeshi i Berishës. Ndërsa,për Steajt gojdhëna thotë se,rrjedhin nga një nip bije,ndaj është vëllazëri e mbathur fisit. Por ka më të ngjarë së Steajt të jenë pasardhes të popullsisë së hershme të Salcës.



 Në vitin 1671 Salca kishte 7 shtëpi me 83 banorë dhithsejt.78) Një pjesë e pasardhësve të Ndre Lekës u teritorializuan në fshatin Palç. Pjesa tjetër qëndruan në Aprripë të Gurit dhe Mertur të Gurit. Kryepari vëllazërivë të Palçit ishte Mel Geci, stërnip i Ndre Lekë Pogut. (Mel – Gec – Ndre – Lekë – Pogu ). Nga shumimi i barqeve të tre djemve të Mel Gecit: Palit,Gjolit dhe Malës u formuan tri vëllazëritë kryesore të Palçit: Palmelaj, Gjomelaj dhe Malmelaj. Nga 10 shtëpi dhe 83 frymë që kishte Palçi në vitin 1634,79) arriti në 26 shtëpi dhe 150 frymë në vitin 1671.80) Kjo shtesë popullsie çoi në zgjerimin e fshatit në drejtim të lindjes dhe të prendimit,duke formuar respektivisht lagjet Kotec dhe Leri,gjeografikisht disi të shkëputura nga Palçi, por të një fisi me të. Për Kotecin,i cili përmendet për herë të parë në vitin 1671,thuhet se e mori emrin nga nga një palçuar i quajtur Kotel. Në vitin 1671,Salca,Brisa,Palçi dhe Koteci kishin 54 shtëpi gjithsejt dhe 614 frymë që i përkisnin fisit Mertur.81)

Pjesa lindore e Merturit që shtrihet në shpatet e malit Kore e Merturit deri në kohët e vona është thirur Bjake,nga se fshatrat Shëngjergj,Tetaj e Bëtoshë ishin vendosur pranë ose në teritorin e Bjakes së hershme të Pultit të Epërm.
Në traditën gojore thuhet se,pasardhësit e tre djemve të Lekë Pogut: Bibë Leka,Pec Leka dhe Tetë Leka u teritorializuan në fshatrat Bëtoshë,Shëngjergj,Tetaj,Rajë dhe Mulaj. Nga dokumenti i vitit 1628,për të cilin kemi folur më sipër,del se,në këtë zonë,diku midis Bëtoshës dhe Bjakes,ishte formuar fshati Mertur (Mortur-sipas dokumentit). Vendodhjen e tij e përcakton më qartë F.Onufri ,në vitin 1768,i cili kur flet për famullinë e Rajës thotë se,ndër dy fshatra që shkojnë me këtë famulli janë “Merturi dhe Bëtoshi,larg dy a tre orë prej Rajës së Pultit”.82)Këtej del e kuptueshme se Morturi i vitit 1628 vazhdoi të njihej me të njejtin emër edhe në vitin 1768,dhe se ai shtrihej midis Bëtoshës e Tetajt të sotëm. Më sakt,në teritorin e Shëngjergjit të sotëm. Ruajtja e emrit Mertur për një kohë kaq të gjatë tregon se në atë fshat që ish formuar rishtaz nga merturësit qen grumbulluar vetëm merturës,të cilët i kishin dhënë fshatit emrin e fisit të vet. Këta merturës nuk mundë të ishin të tjerë veçse pasardhësit e Bibë,Pec dhe Tetë Lekës.



Shumimi i barqeve dhe rritja e popullsisë së këtij fshati,çoi në zgjerimin e hapësirës së banuar prej tyre në drejtim të Bjakes, Bëtoshës,Ançitit dhe Rajës.Në fshatin Mertur që më vonë mori emrin e pajtorit “Shëngjergj”,qëndruan pjesa më e madhe e pasardhësve të Bibë Lekë Pogut,i cili kishte tre djem: Mengj Biba,Pepë Biba dhe Kolë Biba. Prej dy djemëve të Mengjës,Nikë dhe Preç Mengjës rrjedhin vëllazëritë e Shëngjergjit: Nikmengjaj dhe Kolpreçaj. Nga 4 djemtë e Nikë Mengjës:Vatë,Pjetër,Dedë dhe Vukë u formuan 4 vëllazëri tjera më të vogla: Vatnikaj,Pjetërnikaj,Dednikaj dhe Vukaj (Vuknikaj). Po në Shëngjergj u formua vëllazëria Mulaj,që rrjedh nga Mulë Pep Biba,vëlla më Kolë Pepën. Një pjesë e Mulajt qëndruan në Shëngjrgj,ndërsa pjesa tjetër u çvendos në drejtim të veriprendimit dhe formoi fshatin Mulaj. Në Bëtoshë u vendosën tre nipat e Pec Lekë Pogut: Pjetëri,Marku dhe Buça. Prej këtyre u formuan vëllazëritë kryesore që përbëjnë Bëtoshën: Pjetërgjokajt,Markgjokaj dhe Buçgjokaj. Me këto vëllazëri,në Bëtoshë ka bashkjetuar në harmoni prej qindra vjetësh dhë vëllazëria Ukcamaj që s’ka lidhje gjaku me to. Shumica e pasardhësve të Tetë Lekë Pogut,pasi u larguan nga ish fshati Mertur (Shëngjergji sot) u vendosën me banim në Bjaken e herëshme,ku bashkjetuan gjatë me bjakçorët. Në vitin 1634,fshati Bjake kishte 20 shtëpi e 230 frymë.83) Në vitin 1638,- siç thotë F.Bardhi,”kishte kishën famulltare dhe me prift që i i sherbente dhe Gashit”.84) Pas largimit të bjakçorve,midis viteve 1768 – 1770,85) fshati mori emrin Tetaj,nga Tetë Leka. Vëllazëritë kryesore që rrjedhin prej tij janë: Gjoklaj,Rrucaj dhe Markaj. Ndërsa vëllazëria Qehajaj e këtij fshat e ka perjardhjen nga Kolë Bibë Leka. Qehajaj është emër vendi dhe jo i Atit të parë të kësaj vëllazërie. Raja,një nga fshatrat më të vjetra të Merturit,me kalanë e Lekës dhe kishen e Ançitit,që i përkasin kohës së Pjetërspanëve,në vitin 1485 njihej me emrin Noranja dhe kishte 25 zjarre.86)


Gjatë shek. XVI – XVIII ndahej në dy qendra të banuara: Raja dhe Ançiti,secila fshat më vete. Në vitin 1634 Raja kishte 10 shtëpi,ndërsa Ançiti 20 shtëpi dhe 200 frymë. Me 1671 raja mbeti me 8 shtëpi e 70 frymë,ndërsa Ançiti kishte 12 shtëpi e 120 frymë.87) Tradita gojore thotë se merturësit që populluan Ançitin dhe Rajën kishin ardhur nga Shëngjergji dhe Tetajt,pas vitit 1671,kur ishin shpërngulur prej andej banorët e mëparshëm që i përkisnin fisit Gash.Pranë Raje ka disa toponime që lidhen me Gashin si Prroni i Gashit,Pusterri nen Gash etj. Të parët që u vendosën me banim në Rajë ishin Ramë Pepa dhe Prekë Pepa,prej të cilëve rrjedhin vëllazëritë: Rampepaj dhe Prekpepaj. Prej këtyre u formuan vëllazërit tjera më të vogla që përbëjnë Rajën e sotme: Ramaj,Pepkolaj,Kukaj,Markokaj, Kurprekaj,Maklekaj etj.Në vitin 1957,fshati Rajë mori zyrtarisht emrin Breglumi.88)Të dhenat dokumentare dhe tradita gojore mbi gjenealogjinë e vëllazërive që përbëjnë Merturin tregojnë se,deri në fundin e shek.XVIII,merturësit ishin bërë popullsi dominuese në të gjithë fshatrat e tij. Pra në Pultin e Epërm, ngjitur me Nikaj,u formua një tjetër njësi e vetëqeverisur në bazë të të drejtës zakonore,fisi e bajraku i Merturit.



Megjithë copëzimin gjeografik që paraqet trekëndëshi mërturës Brisë – Rajë – Mulaj,rreth 6-7 orë rrugë këmbësore larg njëri – tjetrit,mërturësit kan ruajtur të fortë kujtesën mbi lidhjet e gjakut midis tyre. Shprehje e bindjes mbi lidhjet e gjakut është mungesa e lidhjeve martesore brenda fisit Mertur.



Nga vështrimi i të dhënave dokumentare mbi gjendjen demografike të Merturit del se,nga gjysma e shek. XIX e këtej ky fis ka patur një rritje mjaft të vogël të popullsisë. Në vitin 1867,Merturi kishte 240 shtëpi me 2150 banorë.89)



Njëqint vjet më vonë,në vitin1964,kishte 271 shtëpi dhe 2008 banorë. Ndërsa në vitin 1990 kishte 589 ekonomi (shtëpi-familje) dhe 2300 banorë.90) Për 150 vjet vetëm 150 banorë shtesë popullsie!!


Lidhur me këtë tregues tepër të veçantë,gjykojmë se kjo gjëndje demografike është pasojë e shpërnguljeve të herëpasherëshme të merturësve,dhe jo mungesë vitaliteti i këtij fisi.


Sipërfaqja tepër e kufizuar e tokës së punueshme dhe e bjeshkëve,veçanarisht mungesa e burimeve ujore për vaditjen e tokës bujqësore,në Brisë,Palç,Tetaj,Bëtoshë etj. i detyroi merturësit që të të largohen për të mbijetuar në trevat tjera më pjellore,brenda hapësirës së banuar nga shqiptarët.



Degët e “ndërprera” ose pak të zhvilluara të pemës gjenealogjike të fisit,siç është rasti i asaj të Kolë Bibë Lekës,Buç Mengjës,Ukë Preç Mengjës, Kolë Preçit,Kolë Pepë Bibës etj.,tregojnë se pasardhësit e tyre janë larguar nga krahina.


Edhe në gjysmën e dytë të shek. XX,një numër jo i vogël familjesh u larguan nga Merturi dhe u vendosën me banim në Cernicë,Bukovë (Llugaj), etj,brenda rrethit të Tropojës. Gjithsesi shumica e banorve të fisit Merturit kan qëndruar në trojet e gjyshërve të vet,që nga shek. XVI e deri në ditët e sotme.


Fisi i Merturit u formua,u rrit , u bë i njohur dhe bashkjetoi në fqinjësi e mirkuptim të admirueshëm me fiset e bajraqet tjera të malësisë,veçanarisht me Nikajt,të cilët ishin fqinjtë,miqtë dhe bashkëluftëtarët më të afërt të Merturit.



Të dy fiset sëbashku formuan krahinën e Nikaj – Merturit,të njohur në historinë e Pultit dhe të Malësisë së Gjakovës. Në vitët 1990 – 2000,duke përfituar nga e drejta për lëvizjen e lrë të popullsisë,merturësit si shumë fise të tjera të veriut,u zhvendosën më masivisht se kurrë,në drejtim të Tiranës,Lezhës,Shkodrës,Krujës,Durrësit etj.



Në kërkim të një jete më të mirë,shumë merturës u larguan nga Shqipëria,për të punuar e jetuar në vende tjera që nga Europa,Amerika e deri në Australinë e largët.

REFERENCA BIBLIOGRAFIKE:

1 – Franc Nopçe,Shqipëria e Veriut,doke dhe zakone,Vienë,1925; Frano Prendi,Buletini i Universitetit Tiranës,I,1958,fq.207.
2 – Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë së Veriore dhe të Mesme në shek. e XVII,Vell.I,1963,fl.383,391
3 – Relacione ...,I,1963,dok.30,fl.393,397
4 – P.Donat Kurti,Hylli i Dritës,1932,fq.9-12
5 – B.Gjurgjev, Simpozium o sredrejevekovno katune,sarajevo,1963,fq.118
6 – Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë,1962,fq.142
7 – Kolë Luka,Studime Filologjike,Nr.3,1977,fq.149-150
8 – Milojeviq, Kristovula Deçana,në GSUB,XII,1880,fq.27-38
9 – Defteri i Rumelisë i vitit 1529-1536,fl.315
10 – Relacione ...,I,1963,dok.39,fl.65
11 – Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1582,fq.257-259
12 – “ “ “ “ i vitit 1485,fq.147
13 – Defteri i Rumelisë ...,fl.314-315
14 – Relacione ...,I,1963,dok.29.fl.171
15 – Relacione ... “ ,dok.39,fl.66
16 – K.Luka ,veper e cituar,fq.134
17 – Selami Pulaha,Studime Historike,Nr.2,1975,fq.131-132
18 – F.Nopçe,Albanische Wanderungen,Sarajevo,1910,fq.67
19 – K.Luka, Vep. e cit. fq.134
20 – Eqerem Çabej,Hylli i Dritës, Nr.1,1939,fq.12
21 – Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore (më tej-AIKP),Sektori i Etnografisë,
Anketa,Dosja,54/2,fq.85v
22 – Arkivi i Muzeut historik Tropojë (më tej-AMHT),Historikë fshatrash,Lidhja 5
Dosja 3
23 – At Shtjefën Gjeçov,Arkivi Qendror Shtetëror i RSH,F.58,dos.75,fq.1-7
24 – F. Nopçe,Fiset e Malësisë së Shqipërisë Verior dhe ligji i zakoneve (Kanuni),Arkivi i Institutit të Historisë,Perkthimi shqip,fq.218
25 – Aleksandër Dhima,Studime antropologjike për shqiptarët,Tiranë,1965,Tabela,fq.59
26 – Relacione ...,I,1963,dok.39,fl.65
27 – Zef Doda,AIKP,Sektori i Etnografisë,Dos.549/22,fq.7
28 – Hylli i Drites,Nr.5 – 10 ,1942,fq.261
29 – “ “ Viti 1938,fq.494
30 – F.Nopçe,Fiset e Malësisë ...,fq.219
31 – Hylli i Dritës,Nr.5 – 10,1942,fq260
32 – Gjon Logoreci,Hylli i Drites,1942,fq.260 -264
33 – “ “ “ “ “ “ “
34 –Hylli i Dritës,1941,fq.75
35 – F.Nopçe, Fisert e Malësisë ...,fq.220
36 – P.Donat Kurti,Hylli i Drites,1932,fq.6-12
37 – F. Nopçe,Albanische Mischellen,Wien,1905
38 – Defteri i Regjistrimit sanxhakut të Shkodrës i vitit 1582,fq258-259
39 – Hylli i Drites,1942,fq.307
40 – “ “ “ ,fq.306-308
41 – “ “ ,1941,fq.42
42 – “ “ ,Nr,1,1932,fq.6-11
43 – Françoi Puoqueville,Citimi në Hylli i Dritës,1941,fq.42
44 – F. Nopçe,Topografia dhe organizimi i fisit në Shqipërinë e Veriut,Arkivi Institutit Historisë (më tej-AIH),Perkthimi shqip,fq16
45 – Hylli i Drites,1942,fq.178
46 – AMHT,historikë fshatrash,l.5,D.3
47 – Hylli i Drites,1932,fq.356
48 – Abaz Dojaka,Etnografia Shqiptyare,Nr.4,1972,fq.57
49 – Arkivi i Keshillit Rrethit Tropoje (më tej-AKRT),Statistika e popullsisë
50 – F. Nopçe,Fiset e Malësisë ...,fq.229
51 – Edith Durham,Brenga e ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë e shqiptarët,fq.447
52 – E.Durham,vepër e cit. fq.447
53 – F.Nopçe,Fiset e Malësisë...,fq.230
54 – Don Gasper Gurakuqi,Hylli i Drites,Nr.2,1933,fq.97
55 – Hylli i Drites,Nr.8-10,1939,fq.410-411
56 – F.Nopçe,Fiset e Malesise...,fq.229-230
57 – Don G.Gurakuqi.Hylli i Drites,1933,Nr.2,fq.97
58 – At Gjon Karma, “Nder Malet tona”,Folklore,Shkoder,1940,fq.94
59 – A.Dhima,veper e cit.fq.14,59
60 – E.Durham,vep. e cit. fq.449
61 – S.Pulaha,Studime Historike ,Nr.4,1973,Tabela nr.1,fq.168
62 – Frang Bardhi,Relacione....,II,1965,fl.156-156v
63 – S. Pulaha,Studime Historike,Nr.4,1973,fq.167-169
64 – S. Pulaha, “ “ , “ “ ,Tabela nr.1
65 – F. Nopçe,Fiset e Malesise...,fq.230
66 – Kolë Luka, Studime filologjike,Nr.2,1977,fq.151
67 – F. Nopçe,Topografia dhe organiximi i fisit..,fq.13
68 – Defteri i Regjisrtimit Sanxhakut tw Shkodrws,Vitit1485,fl.335-337;
“ “ “ “ ,1582,fq.259
- Defteri i Rumelisë,Vitit 1529-36,fl.315
69 – Defteri i Regjistrimit Sanxhakut Shkodres,1585,fq.147-149
70 – Apollon Baçe,Monumentet,Nr.1,1983,fq.130:AMHT,L.5,D.3
71 – Ndue Gj. Progni,Historiku i fshatit Salcë,AMHT,L.5,D.3
72 – Bep Jubani,Monumentet,Nr.1,1986,fq.136
73 – Defteri i Regjistrimit Sanxhakut Shkodres,1485,fq.151
74 – Relacione ...,I,1963,fl.171v
75 – K.Luka,Vep.e Cit.fq.130
76 – S.Pulaha,Studime Historike,Nr.2,1975,fq.130
77 – Gjin Nikleka & Ndue Cukeli,Permbi male shkemb e gure,fiset Nikaj e Mertur,fq.25
78 – Shtjefen Gasperi,Hylli i Drites,1932,fq.415-416
79 – Relacione...,I,!963,fl.65
81 – Gjon logoreci,Hylli i Drites,1942,fq.296,306:Lekw Bardhi,H.D.1943,fq.75
82 – F. Onufri, Hylli i Drites,1942,fq.297
83 – Relacione ...,I,!963,fl.65
84 – F. Bardhi, relacione ...,II,1965,dok.39,fl155-155v
85 – F. Onufri,Dokumenta te pabotuem,Akt, I,II,II,Shkoder,1942,fq.294
86 – S.Pulaha,Defteri i regjistrimit...1485,fl.354
87 – K.Luka,vep. e cit. fq.162
88 – AMHT,Historikë fshatrash,L.5,D.3
89 – F.Nopçe,Fiset e Malësisë ...,fq.332
90 – AKRT,Zyra e Statistikave, Statistikë popullsie.

91.http://floripress.blogspot.com/2014/12/gjenezagjenealogjiashtrirja-teritoriale.html

Dy fjale per problemin Shkrimtar –perndjekje


E njoh Ismail Kadaren si shok shkolle, gati klase (ishte ne paralelin binjak te gjimnazit). Edhe unë, veç prirjes ndaj matematikes dhe shkncave te natyres, kasha nje dell letrar dhe perpiqesha, disi ne heshtje, Ismail Kadarene. Kisha shkruar nje tregim dhe tri vjersha qe nuk qene vlerësuar per botim, ndaj rrija i tërhequr per te pranuar kerkesen e Ismailit per te marre pjese ne rrethin letrar te Shkolles. Mbaja edhe nje ditar shume sekret, edhe per veten (shkruaja here pas here dhe fletet e shkruara i ngjisja lehte qe te mos i rilexoja). Askush nuk e dinte se c’shkruaja une ne ditar, edhe krijimet letrare, vec forumit letrar te qytetit dhe te redaksise se gazetes Letrari i Ri, askush nuk mund te dinte. Kur punonim vullnetar si Brigad e Gjimnazit ne Kantierin e Shkopetit per Hapjen e Rruges Ure e Matit – Ulez,me ndodhi kjo ngjarje:
Futem ne Fjetore kaparonin shume te madh, pas turnit dhe ngrënies se drekes, kur duhet edhe une te endesha hijeve te rrepeve ose te lahesha si shoket dhe me shoket. Ne fjetore me rreth 15 krevat dy-katsh djathtas dhe po aq majtas, s’piptinte asgje. Npjesen fundore , aty ku kasha krevatin (poshte) une shoh dy veta. Afrohem; u çudita! Njeri prej shokeve te klasees me te aferte qysh nga filloria (A.H.) me nje nxenes qe ishte një klase mbi neve (ne kishim mbaruar klasen e dyt), i njohur vetem nga largp si disi i deklasuar politikisht (K>G), me kishin hapur valixhen, kishin nxjerre shkrimet (i kishin vene te hapura anash; dukej se i kishin pare me vëmendje) dhe kishin hapur (shqitur) fletet e ditarit dhe po lexonin. I egersuar mbajta qëndrimin e duhur. I mora materialet e shkruara dhe ditarin i futa ne dosjen e vogel perkatese dhe dola, duke mos ditur ku te veja. U ngjita shpatit te pullezuar te bregut te lumit Mat. Ne nje vend si shkalle e bute, ku midis pemeve pyjore ishte edhe nje molle e eger, qëndrova dhe u ula mbi nje shkemb, gur si i ngulur, i latuar disi. Kepua nje koker molle dhe, megjithëse teper e athet, e hëngra si per qetsim, mandej,para se te ndezia cigaren, mblodha shkarpa dhe ndeza nje zjarre. Duke pare dhe admiruar flekete, mendova ppak a shume keshtu “C’e shtyu shokun tim. Qe per te shuar kureshtjen se c’fare shkruaj une, te mare dhe nje person fare te panjohur? Mase, thash me vete, qe ta kete dëshmitar se nuk e hap per te vjedhur. Vendosa: sot shoku me i ngusht, neser ndonje tjeter do te kene kureshtje dhe do te veprojne keshtu. Nuk do te shkruaj me as shkrime letrare dhe as do te mba ditar. Hodha shkarpa te tjera ne zjarre dhe mbi shkarpa fletet e shkruara dhe dosjen qe i mbante. Ndeza cigaren e dyte, dhe, si me nje force tere frymëzuese admiroja valëvitjen e flakeve, qe digjnin përfundimisht prirjen time te vogel drejt letersise.
Nuk edi sa dite apo jave mbajta meri me AH-n, mandej tere jete nuk e kujtova kete ngjarje, pavarësisht se si veprim, si ndodhi kish mbetur e fjetur. Aktualisht, ne prag te 80 vjetorit tim, ne kuadrin e meditimeve (edhe per te kaluar kohen, sikurse lexoj apo shikoj ne televizor ngjrje te veretya dhe artistike) midis shume mbresave pa lidhje me njera tjetrn, m’u kujtua edhe sjellja e shokut tim ndaj meje, e lidhur edhe me aspekte te tjera gjate periudhes se dhjete-vjecareve. Ngjarjet me kete shokun tim, pa dashje, u integruan ne imazhet e mia edhe me informacionet e marra prej gjallërimit te shkrimeve per aktivitetrtin e sigurimit dhe erdha ne përfundimin se:
“Nxenesi i je klase me larte KG ka qene nje informator sigurimi per shkollen deh i kërkohej nga Operativi apo edhe kryetari i deges informacion se c’far shkruajne nxenesit, me sa duket ne kete sherbim ka qene tërhequr edhe shoku im qush nga feminia AH dhe i ka pas thene qe nuk dinte fare se c’shkruaja une (pasi une kete e konsideroja si dicka inkluzibvisht personale jashte-shkollore). Urdheri nga larte ka qene qe te hapej valixhja dhe te jepej informacioni se c’far shkruja,, sigurisht nese kishte ndonje fraze qe aludonte kunder Enverit dhe Partise”
E tregova kete episode per te vërtetuar se shkrimi i Minella Aleksit eshte i vërtete. Sigurimi i shtetit dhe ster-sigurimi personal teper –ultra sekret i Enver Hoxhe, Sigurimi brenda Partise, kontrollonte absolutisht cdo gje, sidomos shkrimtarin e Ri pe rate kohe Ismail Kadaren qe u be edhe i njohur nderkombtarisht.
E admiroj Ismail Kadaren qe me gjak-ftohsi dhe me mprejhtesin e tij te lindur, ka arritur te mposht kontrollet e fshehta, te ngjise shkallet e kariers nen rrezikun e vështrimit te sigurimit ster-sekret te Enver Hoxhes.

I lumte Minalla Aleksit per kete shkrim

Prof.Dr.Vedat Shehu

Minella Aleksi: Illyria Kadare shkon më tej: e akuzon haptaz ish-shokun e tij Nasho Jorgaqin si bashkëpunëtor të Sigurimit famëkeq, të ngarkuar nga shefat për lexim dorëshkrimesh.
Mbi shpifjen dhe shpifësin me nёnshkrim

- 12/19/2014 - 5:40 PM
Minella Aleksi

Kadare nuk ka shkruar as ka folur kurrë asnjë fjalë kundër refugjatëve. Në të kundërt, refugjatëve shqiptarë ai iu ka kushtuar një nga tekstet më sublime, një himn të vërtetë, botuar në shqip e në frëngjisht në Paris fill pas ngjarjes.
Ky tekst është botuar disa herë, megjithatë mashtrimi ka vazhduar. Shpifja e fabrikuar kundër Kadaresë ka qenë hakmarrja e regjimit ndaj shkrimtarit pikërisht për këtë tekst.
Panairi i librit të këtij viti kishte prurjet e veta interesante ku nuk munguan sensacionet.
Kam përshtypjen se libri i ri, i porsa botuar në Tiranë i Ismail Kadaresë “Mëngjeset në kafe Rostand” ende nuk ka pasqyrimin e duhur në shtyp. Përkundrazi, vëmendja më shumë se nga vetë libri është tërhequr nga ajo që mund të quhet ana sensacionale. Kjo u shkaktua nga letra e hapur e N. Jorgaqit, një ish-miku të vjetër të autorit. Në këtë letër Kadare akuzohet se ka ndërruar datën e veprës së librit të tij të parë.


Sigurisht që pritej një përgjigje e I.Kadaresë, por ajo është vonuar, derisa erdhi me librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Duhet pranuar se ajo përgjigje është e pamëshirshme. Duke mos u kënaqur me epitetin “letër e një budallai”, shkrimtari i shquar shkon më tej: e akuzon haptaz ish-shokun e tij si bashkëpunëtor të Sigurimit famëkeq, të ngarkuar nga shefat për lexim dorëshkrimesh.
Akuza është tepër e rëndë, por i akuzuari e ka ulur kokën dhe nuk është përgjigjur. Por jo, shhkrimtari i shquar nuk është kënaqur me kaq. Në libër ai bën një kërcënim: për spiunët, për shpifësit nuk do të ketë falje. Ata mund t’i falë shteti apo partitë, por po “u futën në tercinat e Dantes”, andej nuk do të dalin dot kurrë. (Lasciate esperanza, o voi, qu’entrate).
Aktualiteti shoqëror shqiptar shumë i trazuar të nxit të ngrehësh pyetje të shumta. A është gabim që të merremi me anë të tilla “sensacionale”? A nuk është më mirë që t’i injorojmë ato? Cila është pesha e këtyre “sensacioneve” me bashkëpunëtorë të sigurimit në betejën e hapjes së dosjeve? Duket se të dy palët kanë dhe s’kanë të drejtë.
Mendoj se në këtë terren duhet sqaruar diçka themelore: dallimi i sensacionit nga shpifja. Sensacioni në sferën e botimeve bën pjesë në anën publicitare të tyre. Por ai s’ka lidhje me shpifjen dashakeqe. Në regjimet tiranike shpifja, sidomos ajo politike, të rrezikonte me burg. Në të gjitha vendet e Lindjes komuniste shpifja nga një ves në përgjithësi individual u kthye në një forcë negative shtetërore, u bë pjesë e strukturës shtetërore, fitoi statusin e një institucioni. Njihen tashmë zyrat speciale në vendet totalitare, ku fabrikoheshin shpifje për të përbaltur shkrimtarët e shquar. Partia nuk e duronte dot autoritetin e tyre paralel. Në këto zyra speciale ndiqej parimi: “Një pikë ujë në gur bën vrimë jo nga forca por nga të pikuarit konstant”. Përsëritja e vazhdueshme e kthente shpifjen në një të vërtetë.
Në librin e tij të fundit “ Mëngjeset në kafe Rostand”, I.Kadare vë në dukje urrejtjen e veçantë të Leninit për shkrimtarët e mëdhenj. Diktatorët ndihen të rrezikuar prej tyre. Siç theksohet prej Kadaresë, parulla e Leninit “poshtë shkrimtarët e mëdhenj! ka qenë program për gjithë vendet komuniste.
Sigurimi famëkeq shqiptar ishte i shquar për këtë lloj urrejtjeje. Në Shqipëri është vështirë të mos kesh dëgjuar për adversionin e Sigurimit ndaj shkrimtarit I.Kadare.
Është e habitshme se si gati një çerek shekulli më pas, klishetë e shpifjeve kundër tij: shkrimtar i mirë, por njeri i keq, apo të tjera si këto, të fabrikuara në zyrat e Institutit të marksizëm-leninizmit, apo në Ministrinë e Brendshme, qarkullojnë akoma sot.
Një pjesë e shpifjeve filluan të qarkullojnë në vendet e huaja, atje ku Kadareja ishte i pranishëm si i vetmi shkrimtar shqiptar me përmasa botërore. Qëllimi kuptohet qartë. Duhej me çdo kusht të neutralizohej fama e shkrimtarit.
Një nga ngjarjet që e vërtetoi këtë ishte çmimi Booker Prix, që më 2005 e fitoi Kadare. Ky është jo vetëm çmimi më i madh botëror që jep Britania e Madhe, por konsiderohet vlerësimi i dytë, pas çmimit Nobel. Në ndryshim nga Nobeli, konkurimi për të cilin është i fshehtë, konkurimi për Booker-in britanik bëhet publikisht, gjatë dy muajve rresht. Konkurenca e vitit 2005 ishte e jashtëzakonshme. Shkrimtarë të shquar si Filip Roth, Gunter Gras, Xhon Apdajk, Garsia Markez, Milan Kundera e të tjerë merrnin pjesë në garë. Për secilin prej tyre bëhej lobim nga lexuesi botëror, e merrej me mend nga lexuesit e vendit prej nga vinte shkrimtari.
Midis konkurentëve ishte shkrimtari ynë, Kadare, dhe pikërisht me të ndodhi një e papritur krejt e pazakonshme. Sipas jurisë, Kadareja ishte i vetmi që, krahas përkrahjes së fansave të shumtë shqiptarë, pati shumë kundërshtues pikërisht nga vendi i vet!
Kjo bëri përshtypje të keqe në sytë e publikut botëror, që ndiqte çdo ditë garën. Për një çudi të madhe, këto ndërhyrje të bashkëkombasve të vet ishin aq haptas në nivelin e shpifjeve, saqë nuk luajtën asnjë rol. Dhe çmimin botëror e fitoi pikërisht Kadare, shkrimtari shqiptar.
Kjo ngjarje skandaloze në vend që të shërbente si mësim për të kundërtën, përsëritej gjithmonë e më shpesh. Në vend që ta mbronte shkrimtarin e vet përfaqësues, Shqipëria tregohej shpesh herë indiferente. Nuk është fjala vetëm te organizmat zyrtare. Qortues është edhe qëndrimi i mediave. (Jam habitur kur kam mësuar se në ceremoninë madhështore të marrjes së çmimit prej Kadaresë në Angli, nuk kishte asnjë kamera televizive shqiptare dhe asnjë përfaqesues të shtypit shqiptar!)
Por e keqja nuk ka ndalur këtu. Akoma më agresive është bërë me shpifjet këmbëngulëse. Do të pêrpiqem të sqaroj se kush janë këta shpifës dhe pse janë kaq shumë të zellshëm. Një pjesë e tyre përpiqen të mos bien në sy. Disa herë mbajnë qëndrime dredharake, me dy fytyra.
Për të marrë vetëm një shembull, është rasti i një mashtrimi që s’ka mbetur njeri pa e marrë vesh në Shqipëri dhe në diasporë: sulmi që gjoja Kadareja u paska bërë refugjatëve të korrikut 1990. (Shprehja famekeqe “jashtëqitja e kombit”). Përhapja e saj kudo dëshmoi se sa kishte hedhur rrënjë dhe përhapur degët Sigurimi në botën shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Efikasitetin ia siguronte kësaj shpifjeje ndjeshmëria e lartë e mijëra familjeve shqiptare ndaj djemëve dhe vajzave të ikura. Nga ana politike në mënyrën më djallëzore ajo u komentua si sulm i shkrimtarit kundër avanguardës që paralajmëroi rënien e komunizmit.
Kur kam kërkuar të mësojë për të jam bindur që s’kishte asgjë të vërtetë në këtë mashtrim. Madje ka qenë krejtësisht e kundërta. Kadare nuk ka shkruar as ka folur kurrë asnjë fjalë kundër refugjatëve. Në të kundërt, refugjatëve shqiptarë ai iu ka kushtuar një nga tekstet më sublime, një himn të vërtetë, botuar në shqip e në frëngjisht në Paris fill pas ngjarjes.
Ky tekst është botuar disa herë, megjithatë mashtrimi ka vazhduar. Shpifja e fabrikuar kundër Kadaresë ka qenë hakmarrja e regjimit ndaj shkrimtarit pikërisht për këtë tekst.
Për të kapur më mirë atë që ka ndodhur, po e sjell përsëri tekstin më poshtë:
“Tirana nuk fjeti atë natë. Ishin 5000 vetë nga një kryeqytet i vogël. Ishte njëlloj sikur Parisit t’i iknin 120.000 të rinj, ose Moskës 200.000. Ç’nuk u fol e ç’nuk u pëshpërit ndërsa mbrëmja mbulonte kryeqytetin. Dihej se do të iknin me tren, për të hipur në vaporë në Durrës, por askush s’e dinte orën. Ata kaluan rreth orës një të natës, të errët e të heshtur si arkivole.
Dëgjohej vetëm gulçima e motorëve. Kur trenat u nisën drejt Durrësit, pati disa thirrje e brohoritje, por para hyrjes në vaporë plasi vaji. Nëpër terr puthnin tokën, pastaj shtyheshin në atë drejtim ku vendi i tyre mbaronte dhe fillonte uji. Të nesërmen pa gdhirë mirë, nëpër rrugët nga kishin kaluar autobuzët, kalimtarët gjenin copëra letrash me një adresë ose një numër telefoni sipër, zarfe që kishin brenda fotografi, para (lekë) ose ndonjë kujtim. Shumica e tyre, përbri adresës ose telefonit, kishin ndonjë frazë për kalimtarin që do t’i gjente. O udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës s’ime.
Ndonëse ishin shkruar me duar fare të ndryshme, ato kishin pothuajse pa përjashtim një stil, atë të mbishkrimeve mbi varre. Ajo që ndodhi të nesërmen ishte më e keqe se një dhunim varreze, më shpirtkazmë se një masakër.
Ishte një miting. Një miting i organizuar nga Partia. Për t’u gëzuar për ikjen e 5000 të rinjve shqiptarë. Për të brohoritur atë vdekje. Për t’i treguar kombit shqiptar se Partia ishte më e fortë se kombi, se ajo , jo vetëm shkelte mbi lidhjet e gjakut, por e detyronte kombin të duartrokiste atë shkelje”.
Ky ishte teksti i Kadaresë për refugjatët i botuar disa herë rresht. Gjithçka ka qenë e qartë në këtë tekst. Megjithatë shpifja monstruoze kundër shkrimtarit ka vazhduar.
Pyetja se kush e përhapte me kaq këmbëngulje këtë mashtrim është bërë ngado, por përgjigje s’ka pasur. Shpifja është filtruar herë pas here edhe në shtypin e huaj, bashkë me dezinformime të tjera për shkrimtarin, sidomos në prag të dhënies së çmimit Nobel.
Për të mos u zgjatur, do të marr si shembull vitin në vazhdim 2014. Shpifja u përsërit tamam në prag të Nobelit, në fillim të muajit tetor, në revistën italiane “Lettera internazionale. Rivista internazionale Europeo, nr. 120, tetor 2014. Në këtë revistë që botohet në italisht, gjermanisht, spanjisht etj, ka një artikull për kulturën dhe letërsinë shqiptare. Artikulli ka si titull “Valori di scarto” (vlerat skarco, jashtë standartit) dhe në të çuditërisht përmendet vetëm emri i shkrimtarit më të njohur shqiptar në Itali, Ismail Kadare, por përmendet vetëm për keq. Flitet për çështjen e refugjatëve, avanguardistëve kundër komunizmit, që shkrimtari i paska quajtur “jashtëqitja e kombit”.
Në këtë rast nuk ka më pikëpyetje se kush vazhdon t’i shpërndajë shpifjet për Kadarenë. Emri i autorit të artikullit është shkruar e zezë mbi të bardhë: Ardian Vehbiu! Krahas tij përkthyesi nga shqipja: Aldo Doda.
Më poshtë është pjesa e tekstit në italisht që flet për Kadarenë:
…… “In questo contesto si può spiegare anche la dichiarazione inquietante et inauda dello scritore Ismail Kadare che ha definito i profughi albanesi nel 1991 come “gli escrementi della nazione”. Il destino ha voluto che lo stesso Ismail Kadare alcuni mese dopo, abandonasse l’Albania e i mecenati del vechio regime per chiedere “asilo politico” in Francia. Quindi stranamente lo scritore albaneze da accusatore e diventata parte di quelqi stessi “escrementi”. Eco un modo per controbilanciare e purificare la metafora coprologica”.
Po jap tekstin në shqip, (përkth. im): ….. në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”. Fati e deshte që vet Ismail Kadare të linte Shqipërinë dhe mecenatët e regjimit të vjetër për të kërkuar “strehim politik” në Francë. Pastaj çuditërisht shkrimtari shqiptar nga akuzator u bë pjesë e këtyre “Jashtëqitjeve”. Ja një mënyrë që kundër ballancon dhe pastron këtë metaforë koprologjike (të m…t, të jashtëqitjes).
Ky tekst nuk ka nevojë për koment. Ka vite që A.Vehbiu bën këtë lodër të dyfishte, të pa pastër ndaj shkrimtarit dhe ndaj shoqërisë. E lavdëron shkrimtarin aty-këtu sa për të fshehur gjurmët, pastaj kur gjen rastin lëshon helmin kundër tij. Në një shkrim me titull “Mbi marifetin psikanalitik “Loyalty Mod” të Ardian Vehbiut” 26 Janar 2014, i jam drejtuar A. Vehbiut me kërkesën që: Të na e thotë publikisht se në cilën intervistë të shkruar e ka thënë Kadare këtë shprehje, në cilin libër gjëndet, nëse ka ndonjë inçizim ku dëgjohet kjo shprehje, nëse ka ndonjë dokument fakt, që të ndihmojë për të dalë në dritë e vërteta. S’ka patur kurajon për të më dhënë asnjë përgjigje. Me pseudo argumenta i ka ardhur rreth e rrotull shkrimit. Vetëm çelësin e së vërtetës nuk e ka nxjerrë dot. Si studjues këtë e ka detyrim dhe duhet të na e thotë Ardian Vehbiu.
Në asnjë vënd që aspiron të quhet i civilizuar nuk janë të lejueshme dredhi të tilla. Ka patur raste kur kjo dredhi i është vënë në dukje A.Vehbiut, siç ka ndodhur me lodrën e “dy pseudonimeve”, apo me sajesën se ia kanë marrë shkrimin pa leje nga portali i tij, në një kohë që portali është i hapur për t’u lexuar nga të gjithë ata që dëshirojnë.
E vërteta ndihmohet më shumë duke sqaruar diçka për portalin e tij. Në një gjoja polemikë për Kadarenë, njeri nga dy pseudonimet (Pishak) nuk lë gjë pa thënë kundër Kadaresë, në kohën që pseudonimi tjetër bën një korrigjim: “Më duket , Pishak se këtu, tek ajo puna e jashtëqitjes së kombit, që ka thënë Kadareja, e ke tepruar ngaqë një gjë e tillë nuk është vërtetuar”.
Nga shqyrtimi me vëmendje i “polemikës” të sajuar po prej vetë A.Vehbiut, del se të dy këto pseudonime janë të vet A.Vehbiut. Njerit prej tyre, “xha-xha-i, atij që gjoja e mbron Kadarenë, në tetor të këtij viti i ka rënë maska. Ai ka dalë hapur kundër shkrimtarit. Atëherë kë të besojmë: Ardian Vehbiun e revistës italiane, apo pseudonimin “xha-xha»-i?
Sulmet e kritizerëve ndaj shkrimtarit të shquar po kthehen në patologji tek ne. Kjo është e njohur. Por që studjuesit tanë si A.Vehbiu, të katandisen në zëdhënësa të mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar, kundër një shkrimtari shqiptar, në një revistë ndërkombëtare e cila botohet në gjuhët, italisht, spanjisht, gjermanisht etj., kjo e kalon çdo masë! Kush e shtyn për një shpifje kaq të poshtër?
Kujt i shërben këmbëngulja e përhapjes së kësaj shpifjeje? Shkrimtari Kadare qëndron në avangardë të Shqipërisë europiane. Përse duhet përbaltur me shpifje? Ato forca që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës nuk mund të jenë pro perëndimore. Rrjedhimisht janë mekanizma që manipulojnë, që fabrikojnë dhe dezinformojnë në favor të Lindjes, mecenatët e shpifësit A. Vehbiu. Për shqiptarët Lindje nënkupton sllavo-komunizëm. Krahas kësaj bën habi lehtësia me të cilën një revistë disa gjuhëshe pranon të botojë një shkrim me një të pavërtetë skandaloze ku përmendet për keq shkrimtari Kadare. Ky shkrimtar është shumë i njohur në Itali, me shumë çmime.
Po bordit redaksional të revistës që presupozohet të ketë kulturë të lartë letrare, i ka kaluar gafa nga pavëmendja apo? Njihen mirë rrugët që përdoren për të blerë favore të tilla, mënyra sesi u hapet rruga botimit të shkrimeve të tilla ku përbaltet një personalitet, në këtë rast një shkrimtar i madh.
Me siguri A. Vehbiu do bëjë të habiturin mbasi shpifës dhe spekullantë të tillë shoqëria jonë ka parë jo pak. E që u kanë ecur poshtërsitë mbasi jo gjithmonë kanë marrë goditjen e pamëshirshme të së vërtetës.
Nuk kam munguar t’i përsëris A. Vehbiut atë që ai harron: letërsia është sferë shpirtërore e njeriut, pasion dhe formim botëkuptimor. Letërsia e Kadaresë është vlerë shpirtërore e një popullit të tërë. Nuk përbën biznes spekullantësh.
Duke e menduar si biznes krahas sulmeve, këta kritizerë dhe shpifës nuk harrojnë që të bëjnë presion mbi mbrojtësit e shkrimtarit, që ta braktisin atë. Duan të ndihen të qetë dhe të kenë duart e lira për të vazhduar lojën e tyre të ulët si në këtë rast.
Por, për fatin e tyre të keq, dhe për fat të mirë të letërsisë, mbrojtës të vlerave, mbrojtës të shkrimtarëve ka patur dhe do të ketë gjithmonë.
Floripress

Ka ardhur koha të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane


Prof.dr. Eshref Ymeri



Në mbështetje të zotërisë Ndriçim Kulla, Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani, dhe të Petro Luarasit, intelektualit atdhetar, birit të Skënder Luarasit dhe nipit të Petro Nini Luarasit.

Në faqen e internetit të gazetës “Mapo” të datës 24 dhjetor 2014,lexova artikullin e zotërisë Ndriçim Kulla, me titull“Tradita jonë e krishterë dhe sfida e autoqefalisë”.     
Në faqen e internetit “Res Publika”, po të datës 24 dhjetor 2014, lexova informacionin me titull “Këshilltari i Presidentit të Republikës: T’i jepet fund periudhës së Janullatosit në KOASH, apo modeleve të ngjashme që mund të pasojnë”. Në këtë informacion, thuhet:
“Këshilltari i Presidentit të Republikës, botuesi Ndriçim Kulla, shkruan sot në gazetën “Mapo” për traditën e autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Kulla hyn ndër ata njerëz publikë që shkruajnë për fenë nga pozitat e nacionalistit, duke lënë mënjanë këtu faktin tjetër se formalisht ai i përket një feje tjetër nga ajo për të cilën shkruan. Pasi bën një historik të shkurtër, me theks te veprimtaria e Visarion Xhuvanit dhe Kristofor Kisit, këshilltari i Presidentit, që sipas reklamës kushtetuese thuhet se përfaqëson unitetin, përfundon me këtë mesazh:
“Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo “aventurë” e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historisë së saj, të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e “tranzicionit” mbi 20-vjeçar dhe të ngjashmëve me të që mund ta zëvendësojnë, të ecë në gjurmët e traditës e të përmbushet si dhe shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë, me konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij”.
Vetëm nga ky pasazh mund të kuptohen dy gjëra: që Kulla shkruan fjalimet e presidentit dhe së dyti, që për KOASH, pra, pasuesin e Janullatosit, do të ketë ndërhyrje nga shteti. Pra, që nuk do të pranohet asnjë pasues që nuk kuptohet si “përcjellës i shpirtit të kombit””.

Mercenarizmi tradhtar pirroist
përballë atdhetarizmit luarasist

Në rubrikën “Komente” të gazetës “Mapo”, ishin botuar dy reagime me përmbajtje krejtësisht të kundërta. Autor i komentit të parë është i një burracaku shembullor me emrin Pirro, i cili nuk kuturis të dalë në sheshin e mejdanit me emër dhe me mbiemër, por fshihet si puna e miut nëpër zgërbonjat e një peme të rrëzuar qëështë në kalbëzim e sipër, apo si puna e krimbit që rrëmon poshtë pirgut të plehut.
Autor i komentit të dytëështë Petro Luarasi, i cili, si pasardhës i një familjeje të shquar atdhetare që e ka shkrirë jetën për shqiptarinë, në luftë të pandërprerë kundër shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, në komentin e vet prezantohet me emër dhe me mbiemër. Në përkrahje të zotërisë Ndriçim Kulla dhe të zotërisë Petro Luarasi, del zonja Elida Jorgoni, një ortodokse atdhetare me dinjitet të lartë kombëtar.
Lexuesit e nderuar le të bëjnë ballafaqimin e këtyre dy komenteve dhe të gjykojnë vetë se ç’përfaqëson komentuesi i parë dhe ç’përfaqëson komentuesi i dytë.
Kur i krahasova këto dy komente,unë arrita në përfundimin se dalin në spikamë disa gjëra interesante.
Së pari, Pirroja është një komentues mjeran në shërbim të Janullatosit, sepse në komentin e tij, gjuhën shqipe e shkruan me një sintaksë të përçudnuar dhe nuk respekton rregullat elementare të drejtshkrimit të saj, çka dëshmon se ai është një njeri me kulturë gjysmake.
Së dyti, Pirroja është mercenar me stazh të gjatë në shërbim të Janullatosit. Ai, duke hyrë kokë e këmbë në shërbim të Janullatosit, ka hyrë në rrugën e tradhtisë kombëtare. Kjo për faktin se Janullatosi është armik i maskuar i kombit shqiptar. Armiqësinë e vet ndaj kombit shqiptar, Janullatosi e ka shprehur publikisht si më poshtë:
a. Janullatosi është takuar me ministra grekë dhe ka biseduar me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai  është dërguar në Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me fenë.
       b. Janullatosi, në gazetën “Katerinimis”ka deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
       c. Janullatosi është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës.
       ç.Janullatosi ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
       d.Janullatosi, në intervistën që i ka dhënë gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
       dh. Janullatosi, në vitin 1966, kur president i vendit ishte zotëri Berisha, ka deklaruar në gazetën“Katerinimis”: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”.
Pra, Janullatosi ka shpifur për forca antiortodokse në Shqipëri dhe është ngritur kundër Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.
       e.njëri nga eksponentët kryesorë të partisë nazifashiste “Agimi i Artë”, Kristo Papas, para do kohësh pati sulmuar me shpifje të poshtra emigrantët shqiptarë, duke deklaruar:
“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë”.
Por, çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës kundër emigrantëve shqiptarë, duke bërë kauzë me partinë fashiste “Agimi i Artë”, është shprehuredheJanullatosi, i cili ka deklaruar publikisht:
“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar 2013).
       Është e natyrshme që midis emigrantëveka pasur edhe individë të veçantë, të kriminalizuar, si në çdo vend të botës, por për sjellje kriminale nuk mund të akuzohen të gjithë emigrantët shqiptarë dhe të sulmohen me shpifje të tilla fashiste, sepse ata, në shumicën dërrmuese, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të madh në frontet më të vështira të punës në Greqi, e cila, deri dje, na e mbante veten për “aristokrate” të Evropës që s’i lejonte vetes të merrej me punë dosido.
       Sëtreti,Pirroja, nëkomentinevet, kazbriturnëniveletenjënjeriuqëurrejtjenkundërzotërisësënderuarNdriçimKulla,eshprehnënjëmënyrëtribale, dukeeetiketuarmenofkënErrësim, siantonimtëemrittëtijtërespektuarNdriçim. Ështënënatyrënetradhtarëve, tëcilët, dukeuvënëkokëekëmbënëshërbimtëtëhuajve, ilejojnëvetestëzbresinderinëniveletëtillatëmjerimittëtyreprejgjallesashpaidentitet.
       Së katërti, në komentin e vet, Pirroja, ky burracak mbiemërhumbur, në sulmin prej shqytari të verbër të kishës shoviniste greke që ndërmerr kundër zotërisë Ndriçim Kulla, shpreh tërërespektin e vet prej argati kurrizdalë ndaj agait të vet Janullatos. Dikur, edhe një servil dhe argat i thekur i kishës shoviniste greke, me emrin Isidor Koti, që punonte edhe si pedagog në Universitetin e Elbasanit pale, e mbronte me zjarr Janullatosin kur dikush ngrihej kundër tij, si uzurpator i kreut të kishës ortodokse fanoliane. Por rezultoi që ky pedagogu mitmarrës na paskej qenë edhe gazetar i kishës së Janullatosit dhe një ditë të bukur policia i hodhi hekurat në dyert e Universitetit të Elbasanit për grabitjen që u bënte studentëve.

Sa për kujtesë Presidentit të Republikës
 Bujar Nishani,
Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta,
Kryeministrit Edi Rama

Në sulmin që ndërmerr kundër Këshilltarit të Presidentit, zotërisë Ndriçim Kulla, mbiemërhumburi me emrin Pirro, deklaron se “për shqiptarët do të ishte mirë që edhe qeveritë shqiptare të ardhme të drejtohen nga të huajt”.
Për mendimin tim, këto nuk janë fjalët e Pirros. Këto janë fjalët e Janullatosit, që fshihet prapa argatit të tij me emrin Pirro. Sigurisht që s’mund të ndodhë ndryshe, përderisa klasa politike shqiptare e lejon Janullatosin ta mbajë të pushtuar kishën ortodokse fanoliane që prej 02 gushtit të vitit 1992, kur u vetemërua kryepeshkop. Kjo deklaratë skandaloze e Pirros, reflekton të vërtetën tragjike që ka zbuluar para disa vjetësh historiani shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka shkruar shkoqur fare:
Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Me deklaratën e lartpërmendur, Pirroja i Janullatositi bën një paralajmërim kërcënues klasës politike shqiptare, pra, Tiranës zyrtare, se në Shqipëri mund të provokohen edhe tërmete të paparashikuara politike, në qoftë se tentohet që Janullatosi të shkurorëzohet nga posti i kryepeshkopit.
Kjo deklaratë besoj se është e mjaftueshme që shërbimi sekret shqiptar të zbulojë se cili është mbiemri i shqytarit janullatist me emrin Pirro dhe kundër tij të ngrihet akuza dhe t’i hidhen hekurat për kërcënim të klasës politike shqiptare dhe për tradhti kombëtare në shërbim të të huajve, të cilët kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend kolonial se “nuk qenka në gjendje të vetëqeveriset”. Kjo deklaratë e Pirros, si zëdhënës i agait të vet Janullatos, vjen në një gjatësi vale me deklaratën e presidentit të shovinizmit serbomadh Tomas Nikoliç, i cili, pas ndeshjes së 14 tetorit në Beograd, u shpreh se  “e konsideron Shqipërinë një vend që do të kërkojë dekada dhe ndoshta shekuj për t’u bërë një shtet normal”.
Tirana zyrtare duhet të jetë e ndërgjegjshme se gjatë këtyre më shumë se 22 vjetëve, e ka lejuar Janullatosin të ngrejë një shtet brenda shtetit. Janullatosi është marrë me ngritje kishash edhe atje ku nuk ka asnjë këmb ortodoksi dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi ka drejtuar direkt blerjen e eshtrave të të vdekurve në Kosinë të Përmetit, për t’i pasur si eshtra ushtarësh agresorë grekë, për të ngritur varreza në nderim të tyre dhe mandej për t’i shoqëruar ato edhe me manastire dhe me memoriale, dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u vendosën më 08 maj 1971, por shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke, deri në dhjetorin e vitit 1990, nuk kuturisën kurrë të shtronin kërkesa për ngritje varrezash, kishash , manastiresh dhe memorialesh në nderim të ushtarëve agresorë grekë.Por këto kërkesa u shtruan nga ana e tyre me forcë të madhe në periudhën e pluralizmit, kur kishin krijuar bindjen se Shqipëria ishte katandisur tashmë si një vend pa zot. Janullatosi ka ngritur klinika dhe spitale, ka ngritur shkolla greke edhe atje ku nuk ka asnjë minoritar grek dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi ka ngritur një katedrale gjigante në qendër të Tiranës, dhe Tirana zyrtare s’është interesuar të dijë se ku i gjeti Janullatosi ato male me para për ta ndërtuar gjithë atë “kala kolosale”. Por ajo që duhet theksuar edhe më shumë si një gjë mjaft e rëndë për dinjitetin tonë kombëtar dhe që Këshilltari i Presidentit, zotëria Ndriçim Kulla, si një funksionar i lartë i shtetit dhe si një intelektual i shquar i kulturës shqiptare, e ngre me shumë të drejtë, është se Janullatosi, si një përfaqësues i lartë i shtetit grek brenda shtetit shqiptar, i ka vënë kryqin përfundimisht trashëgimisë kombëtare të Ortodoksisë së Shquar Fanoliane. Në praktikën e veprimtarisë janullatiste në Shqipëri, emrat e Figurave të Shquara të Ortodoksisë shqiptare, duke filluar që nga Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Pandeli Sotiri, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melaniqë na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës shoviniste greke, si edhe emrat e themeluesve të Pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj., janë hedhur përfundimisht në humnerën e harresës së madhe. Ky është një lëshim shumë i rëndë që Tirana zyrtare i ka bërë shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, lëshim që bie erë tradhti kombëtare. Për më tepër, Tirana zyrtare hesht kur Janullatosi shpik eshtra të“Shën” Kozmait dhe ditën për diell organizon meshë festive në nderim të tij në një fshat të Fierit, kur dihet botërisht që“Shën” Kozmai ka qenë armik i betuar i gjuhës shqipe dhe i mbarë kombit shqiptar. Pra,Janullatosi nderon me madhështi armikun e tërbuar të gjuhës shqipe dhe të etnisë shqiptare dhe prandaj nuk mund të organizojë mesha përkujtimore në nderim të figurave emblematike të Ortodoksisë Shqiptare. Sepse detyra kryesore që shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke i ka ngarkuar Janullatosit, ka qenë dhe mbetet fshirja nga kujtesa historike e kombit shqiptar dhe hedhja në defterin e të vdekurve e emrave të figurave të shquara të Ortodoksisë Shqiptare dhe të krejt historisë së kombit shqiptar. Ky është një krim i rëndë që Janullatosi ka kryer kundër trashëgimisë historike të Ortodoksisë Shqiptare dhe Tirana zyrtare, me heshtjen e saj, është bërë bashkëpunëtore në këtë krim.
Edhe sa kohë, zotërinj të nderuar, do të lejohet që Janullatosi të vazhdojë ta ushtrojë veprimtarinë e vet si një shtet brenda shtetit? Vallë e jeni të bindur që ka ardhur koha që të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane, në mënyrë që Kisha Ortodokse Shqiptare të ketë në krye një Kryepeshkop me gjak, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare?
A ju kujtohen, ore zotërinj të nderuar, fjalët e mikeshës së shquar të popullit shqiptar Edit Durham, e cila në veprën e vet me titull “Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhëtonte nëpër Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen “…na shpëtoni nga prifti grek!”.
Unë e përkrah fuqimishtë Këshillëtarin e Presidentit Bujar Nishani, zotërinë e nderuar Ndriçim Kulla, për artikullin analitik që ka botur në gazetën “Mapo”, dhe ftoj jo vetëm intelektualët shqiptarë, por edhe çdo shqiptar të thjeshtë që e do me shpirt shqiptarinë, si fe mbi çdo fe, që të ngrihen në krah të tij. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj publikisht edhe Drejtorin e gazetës “Mapo” për botimin e artikullit analitik të zotërisë Ndriçim Kulla.
San Diego, Kaliforni
25 dhjetor 2014








Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...