Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/30

DERI KUR NË SHERBIM T’ ANMIKUT ?

PERGJEGJET KOLË MIRAKAJ:

DERI KUR NË SHERBIM T’ ANMIKUT ?


LETER E HAPËT

Z. ABAZ ERMENIT

NEW – YORK, QERSHOR 1967.

“...Besoj se shprehi ndiesitë e mbarë Popullit Shqiptar,
se po të jetë që fqijtë tonë e kuptojnë nevojen e bashkëjetesës paqësore
e bashkëpunimin leal të fqijsisë së mirë, tue na kthye të Drejtat që na perkasin,
Populli Shqiptar dishron miqësi të sinqertë edhe me Grekët
dhe me Sllavët e Ballkanit.”



Kolë Mirakaj (1967)

M’a beso z. Abaz Ermeni (dhe ju ndjeksat e tij) se bash po më dhemb zemra që më shternguet t’u ap ketë pergjegje botnisht, pse e dij që polemikat nuk i sjellin asnji dobi çashtjes së dhimbëshme e të vështirë që fati i randë na ka ngarkue të gjithë atyne që e quejnë veten antikomunista e atdhedashës.
Megjithse në ketë leter të hapët më duhet me dokumentue çeshtje të pergjithëshme të zhvillimit historik të ngjarjeve e veprimeve (sado shkurtimisht), pergjegjësinë e këtij dokumenti e ngarkoj mbi veten time, meqë nuk jam këshillue me askend, perposë ndergjegjes sime.
***
U mbushen 22 vjet në ketë mërgim të zi e nuk u mbushet mendjet se mosbashkimi i grupeve antikomuniste, sulmet kunder forcash të shndoshta kombëtare e sabotimet kundër atyne që dojshin e dijshin me veprue per shpetim t’Atdheut, kjene faktori kryesorë që e sollen kominizmin në fuqi, e jo forca e tyne vetë. Të njajtin veprim që batë në Shqipni, po bani tash 22 vjet edhe në mërgim, pa mujtë të merrni asnji mësim nga e kaluemja. Vazhdoni akoma edhe sot mbas 22 vjetësh që popullin Shqiptar e ka mbulue zija, perpiqeni me denigrue forcat kombëtare antikomuniste, tue sulmue vazhdimisht Blokun Kombëtar Indipendent dhe udhëheqësat e tij, e jo vetem Blokun po kedo që nuk i asht shtrue vullnetit tuej egoist.
Njizetedy vjet kemi heshtë para trillimeve e edhe fyemjesh personale që keni hjedhë kundra nesh paburrnisht, jo pse na ka mungue guximi ose argomentat, por vetem per hir të çeshtjes kombëtare; per të lanë shtekun hapët per bashkim të të gjitha forcavet antikomuniste tue perfshi edhe juve; per bashkim të shpirtnave të Shqiptarëve, pse jemi të vetdijshem se edhe po të zhduket regjimi komunist per nji shkak ose nji tjeter, ka me na u dashtë të perballojmë rreziqet që mund t’i kërcnohen Atdheut nga ndokush tjeter e sidomos Greqia, që ç’ prej 1913-tës e këndej, nuk hjekë dorë nga pretendimet grabitçare mbi Korçën e Gjinokastren.
E qé, edhe ndjesitë e mija n’ atë çeshtje:
E dini mirëfillit se komunizmi më ka tha loçken e zemrës; më ka mbytë në gjak e rroposë gjithçka asht e kandëshme per jeten e njeriut. Megjithkëte, po të jetë që Greqija o kushdotjeter sulmon Shqipninë për të grabitë Tokë shqiptare, unë edhe me Enver Hoxhen kishem me iu vu në dispozicjon, kështu në moshë pleqnijet e i gjymtuem si jam, per mbrojtje t’ integritetit toksor t’ Atdheut, si ushtar i thjeshtë e pa asnji konditë. E pra jam edhe i dënuem me vdekje nga ai regjim.
***
Tash 22 vjet edhe ma parë, na kemi kerkue bashkëpunim e vllaznim; ju perherë keni predikue mëninë e keni veprue per shkatrrim të forcave kombëtare. Këte e dokumenton edhe shtypi i të dy palëve. Kjo mënyrë veprimi e jueja dishmon, se ju dashtë o padashtë, jeni tue i sherbye anmikut të perbashkët KOMUNIZMIT e anmiqëve të tjerë të KOMBIT SHQIPTAR.
Kur tham ju, nuk të drejtohem vetem ty z. Abaz Ermeni, po njisoj edhe udhëheqësave të tjerë të Partisë Agrare Internacionale, që edhe Ty si të ndjemit Mit-hat Frashërin, duen të mbajnë rob të vullnetit të tyne të çaperdisun, me lajka per qellimet e tyne t’errta. Unë e dij që Ti je antikomunist e nuk t’a mohoj as ndjenjen patriotike, as guximin trimnor, po kishem me të këshillue të shikosh mirë çka ké per-rreth-e-qark. Rueju mos të bini viktimë siç ra i ndjemi Mit-hat Beu!
Sa me paknaqësi e mora vendimin me u pergjegjë njiherë e pergjithnji, e din ndergjegja e ime, por mbasi edhe tash mbas 22 vjet tragjedije të Vendit tonë, po vazhdoni rrugen e shpartallimit të forcave kombëtare me trillime e gënjeshtra që synojnë të fallsifikojnë historinë, ka ardhë koha që mërgata antikomuniste dhe opinjoni i pergjithëshëm shqiptar mos të mbeten

perherë tue ndigjue vetëm zanin shtremnues të fakteve, po të ndigjojnë edhe zanin e fakteve, zanin e së vertetës. Per të kjartësue gjithshka, nuk mjafton nji shkrim i kufizuem si kjo leter, po duhet nji liber i cili asht i pergatitun tash 16 vjet (i ruejtun nder tri kopje në vende të ndryshme) e që auktori nuk ka dashtë t’a botojë akoma, per të mos u ba pengim per bashkërendim të forcave kombëtare në një llogore të vetme antikomuniste, me që e verteta e dokumentueme, mund të dilte e hidhun per ndoken, e ndoshta ndonjë IDHULL, mund të rroposet perdhé.
Siç e shifni z. Abaz Ermeni, jam tuej u perpjekë të mbaj stil shkrimi si u ka hije njerzëve të qytetnuem e si lypë burrnija shqiptare me u sjellë ndaj kundershtarit, që luftohet, po njiherit nderohet, e jo me fjalë banale, siç e ka zakon ana e juej.
***
Erdha në Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës mbas 22 vjet mërgim per me fitue buken me djersen time, pse nuk m’a lejonte ndergjegja t’u bije në qafë dashamirëve e atyne që më besojnë t’u hjekë kafshaten e bukës së fëmijëve. Natyrisht, me mundësitë e mija të vogla me u perpjekë edhe me dhanë kontributin tim modest per çeshtjen kombëtare per të cilen nuk kam kursye asnji therori që nga rinija gati fëmijë.
Që se erdha këtu, kam folë vetem fjalen e moderacjonit, fjalen e vllaznimit që synon t’ arrihet në vllaznim e bashkëpunim të Shqiptarëve antikomunista, të Shqiptarëve të vertetë atdhedashtësa. Këte kanë ndigjue nga unë miqë e kundershtarë, pse pa bashkim nuk mund të bahet forcë as morale as materjale, e pa forcë nuk mund të kryejmë misjonin e randë që fati i randë e zhvillimi historik na kanë ngarkue.
Njizetedy vjet mërgim, para se të vijshe këtu jetova si munda n’ Itali, tue fillue nder kampe per refugjatë, mandej nder komunitete fetare per sevapë e mandej me djersen time, kur mujta të gjejë ndonjë punë çfarëdo.
Mbasi kaluen gati tre muej mbas ardhjes time këtu e nuk ndigjova se morët ndonji qendrim ekstremist kundra B.K.I. as kundra meje personalisht o ndokujtë tjeter t’anës s’onë, dhe vizitat miqësore që më bane disa agrarista jo të rendit të dytë dhe hallet vllaznore e kombëtare që dertuem, mendova se edhe Partia Agrare, tashma paska arrijtë në kuptim të nevojës së bashkëpunimit kombëtar me tjerat grupe politike antikomuniste, e kjo më gëzoi mjaft, po edhe na ishim prap gati të harrojmë shpifjet e fyemjet personale e t’u shtrijshim doren vllaznisht edhe juve. Paskem pasë qenë gabue.
Po ka do kohë që CELULA (a si e queni?) e juej këtu në New York, ka fillue një fushatë t’ eger me anë të radios kundra B.K.I. e kryesisht, kundra prof. dr. Ernest Koliqit e meje.
Ku e keni hallin dhe synimin?
Në qoftë se mendoni se me ketë mënyrë i bani sylesha bashkëatdhetarët tuej t’u besojnë se tue denigrue patriotë që patriotizmin e kanë dishmue me therorina eprore e jo me fjalë demagogjike, kështu i sherbehet çashtjes kombëtare e kështu luftohet bolshevizmi, dinje se i nençmoni teper Shqiptarët dhe i fyeni randë, madje ma teper se askend, vetë ndjekësat tuej.
Po të mendoni se me sisteme të tilla ia doli Enver Hoxha, prandej me të tilla sisteme do t’ ua delni edhe ju, aq ma keq. Një pjesë e Shqiptarëve u gënjyen njëherë nga premtime që i sollen mjerimin, po nuk gënjehen ma. Kushdo që ti paraqitet popullit me të atilla sisteme e me mëni kundra vllaznish të gjakut, nuk fiton gja tjeter, veçse perbuzje.
Eh, lum bashkëatdhetari! Keni kalue çdo kufi.
Janë ndigjue disa herë agraristat tuej tuej thanë njerzëve se po nuk jé me Ballin Agrar, nuk jé Shqiptar! Deri në ket cak i keni fanatizue naivët. Në ketë ekstremizem nuk ka arrijtë as komunizmi. Komunizmi, kundershtarët i ka quejtë reaksionarë, anmiqë të popullit e tradhëtarë;

por cilësinë Shqiptare nuk ua ka mohue. E ju proklamoheni demokratë antikomunistë, po në anën tjeter vepra e juej pothuej se e shkapercen sistemin komunist n’ ekstremizëm e fatkeqësisht, dashtë e pa dashtë jeni tue i sherbye anmikut të perbashkët, martirizuesit të popullit Shqiptar, komunizmit e njiherit anmiqëve të tjerë të Shqipnisë.
Ti z. Abaz Ermeni dhe ju të tjerët udhëheqësa të Partisë Agrare, e dini mirëfillit se demokracija e ka burimin ték toleranca e respektimi i mendimeve të ndryshme. Në bazë të këtij mendimi askush prej nesh nuk ka të drejtë me gjykue o nençmue tjetrin, por vetem me ba kritiken korrekte, ndertuese. Kjo e drejtë i perket vetem Popullit Shqiptar kur të vehet në gjendje të shprehet lirisht dhe Historisë, mbasi të kenë kalue në jetë tjeter protagonistat e ngjarjeve. Ekstremizma e stilit të sistemit bolshevik që u thotë komunistavet (Lenin-i) “HUDHNJE GENJESHTREN” në qarkullim kundra kundershtarëve; persëritnje dy herë, dhjetë herë, njimijë herë, pse dikur ka per t’ia truellue trutë edhe atij që e din që asht gënjeshter, gati me e besue edhe ai të vertetë. Ky sistem u ka shti në rrugë të gabueme. Të krijoni çfardo lloj gënjeshtrash jo vetem kundra nesh të B.K.I. po kundra kujtdo që nuk i shtrohet kryengurrtësisë s’uej.
Këte verteton qendrimi që keni marrë edhe kundra patriotësh të ndritëshem si Nuredin Vlora, Ali Klisura, Koço Muka etj. udhëheqësa të Ballit Kombëtar që mbasi nuk munden t’ua mbushin menden ju të hiqnit dorë nga rruga rrenimçare, ata nuk ecen ma në rrugen tuej. Derisa u ndatë prej Tyne, mburreshit me naltësinë morale, politike e patriotike të Atyne VETERANËVE dhe jam i sigurtë, se njilloj do të kishi denigrue edhe të ndjemin Mit-hat Frashëri, po t’ mos ia kishit dalë me miklimet t’ueja t’i terratisni mendjen e t’i tharbëtoni zemren.
Sot që Mit-hat Frashëri ka kalue në Jeten e Amshueme, unë perulem para kujtimit të Tij e si biri i nji familje që ka lanë emen të lumnueshem në historinë kombëtare, e si Ai vetë që ishte atdhedashës i pa zhigla, i CILI, po per Atë emen që bante, ndofta ka qenë (e patën kujtue) personaliteti ma i pershtatëshem i kësaj mërgate që në bashkëpunim me të tjera mendje të ndituna do të kishte mundë me bashkue, me vllaznue e udhëheqë persëmbarit këte mërgatë.
Na të B.K.I. ua kemi ofrue ketë mundësi e vetveten në dispozicionin e Tij; pa kushte, mjaftonte që Ai t’ishte Babë i paanëshem. E Ai e çmonte dhe e pranonte këte inisiativë, por mbas takimit me rrethin e Tij e zmbrapte...
Dy heresh e ka thirrë historia në pikëpjekje Mit-hat Beun:
1. Në Shqipni mbas dorëzimit t’ Italisë, me bashkue të gjithë Shqiptarët në luftë kunder
komunizmit, me ia shporrë qafet këte kolonë të pestë të sllavizmit Kombit, per të muejtë me sigurue per kohen që pritej mbrojtjen e Atdheut në pergjithësi, gja që edhe unë personalisht ia pata sugjerue e ofrue në Gusht të 1944-ës. Nji veper e tillë, do t’a kishte shpetue Shqipninë pa ra nder kthetrat e tiranisë komuniste, e ndoshta, edhe Kosoven.
2. Gjatë viteve 1946 – 49 kur i kerkojshim të marrin Flamurin e Bashkimit, t’na printe!
Nder të dy herët ju ekstremistët që dominojshi vullnetin e Tij, e ndaluet pa i dalë në pikëpjekje Historisë! Historia vazhdoi rrugen e vet, e né Shqiptarëve, na la mbrapa në fatin që gjindemi sot. Ky asht shkaku që mërgata Shqiptare gjindet sot në këte gjendje! E ndofta, ky asht edhe shkaku që ç’ prej 1948, kur komunizmi i Shqipnisë i prishun me Jugosllavi e akoma jo i forcuem nga Rusia ishte nder grahma të fundit, po dhe na kishim nji rrezistencë t’armatosun nder Malet e Veriut mirë të organizueme dhe që kishte penetrue në ushtri e deri në polici per kryengritje të pergjithëshme, që po t’i kishim dhanë na të mërguemit pak shpirt’e ndihmë, ka fort gjasë që, ç’ atëherë, komunizmi në Shqipni do t’ ishte permbysë. E ju akoma sot vazhdoni të mburreni per çka i keni ba Bashkimit të Shqiptarëve e vrasjes morale të Mit-hat Frashërit!
(Shih fletoren “Flamuri”, 28 Shkurt 1966, nr. 148 – 151, kolona e gjashtë).

Jeni turrë kunder Mbretit Zog, simbol i sovranitetit të Shqipnisë, tue i ngarkue çfardo të keqje pa i njohë asnjë meritë. E pra, asgja tjeter mos me dashtë me i njohë Atij Mbret të Shqiptarëve në jeten e Tij politike që prej Kongresit të Lushnjes e deri në vdekje, e mandej si kryetar shteti, njerëzit e ndergjegjëshem (ndjekësa o kundershtarë) ashtu edhe historia: Ia njohin që kje Ai që mundi të krijojë nji Shtet Shqiptar me administratë të mbrendëshme politike e diplomaci të jashtëme, të njohun nga gjithë bota dhe rendin publik me qetësi shembullore.
Jeni turrë kunder Ernest Koliqit me mënyra shburrnore e banale çka nji nxanës i dikurshem i Tij si ju, z. Abaz Ermeni, nuk duhej kurrë t’a kishte lejue pse nuk e pranon as burrnia shqiptare, as moraliteti i njerëzëve të qytetnuem. Të tjerë ishnxanësa të Tij, e jo ma ultë me kulturë se z. Yte, dhe me ndjenja patriotike të flakta (si Isuf Luzaj), akoma sot e thërrasin MJESHTER. Ky shkrimtar i kalibrit të madh që në moshen e rinisë me novelat, artikujt e romanet e Tij, asht perpjekë vazhdimisht me vue në dukje (pah) virtytet e nalta të Fisit Shqiptar, tue predikue ruejtjen e tyne e shortimin e të mirave të kulturës moderne mbi cungun e atyne virtyteve e zakoneve të mira, pa të cilat Shqiptari nuk do t’ ishte mâ Shqiptar. Na nderon edhe sot me personalitetin e Tij të naltë që i sjellë kultura e shqueme edhe para botës së huej dhe prodhon gjithnji e mirë sa askush tjeter per kulturen e letersisë shqiptare.
Asgja tjeter mos të kishte ba Ernest Koliqi per çeshtjen kombëtare, mjafton me e vue në rend të parë të patriotëve vepra e Tij arsimore në pergjithësi e në veçanti, në tokat e çlirueme në PRILLIN FATBARDHË të vitit 1941.
***
Mbas bashkimit të Kosovës dhe të tjerave vise Shqiptare me Atdheun, vinte në rend të parë çeshtja e arsimit nder ata vende ku nen mbretninë e Karagjorgjeviqëve, nuk ishte lejue as ma e ulta shkollë Shqipe. Qeveria e Romës kerkonte me kambëngulje që të ndiqej shembulli i Italisë kur kjo kishte aneksue Alto – Adigj-e (Sud Tirol), pa u kujtue se mes dy rasteve nuk kishte analogji me që Sud Tirolasit ishin Austriakë të gjuhës gjermane, ndersa Kosova e të tjera krahina të lirueme ishin të gjuhës dhe të gjakut Shqiptar.
I deleguemi i qeverisë italiane, ekspert i Ministrisë s’ Arsimit t’ Italisë, kerkonte që të fillohej të vihej Gjuha Shqipe nder ato shkolla nga nji klasë në vit, tue fillue nga e para fillore e nga e para gjimnaz, kështu, vetem në krye të tetë vjetëve mund të shqiptarizoheshin të gjitha klasët. Qeveria e kryesueme nga Shefqet Verlaci e kundershtonte projektin e Romës, por Ai që i dha grushtin kje Ernest Koliqi, që nuk pranoi asnji kompromis, e si pergjegjës i Arsimit i paraqiti Mëkambësit të Mbretit dorëheqjen si protestim. Jacomoni, ndeshet nga njianë me urdhnat e Romës dhe nga tjetra anë me qendrimin pakompromis të Koliqit, të cilit ia refuzon dorëheqjen në formë konfidenciale tue e autorizue Koliqin me gjetë zgjidhjen e pabujëshme. Zgjidhjen e gjet Ernesti tue e ba faktin e krymë.
Mblodhi 250 arsimtarë (nder të cilët ishit edhe disa nga ju agraristët e mavonshem), i dergoi në Tokat e Lirueme, gjoja me mbledhë folklor, por me urdhen taksativ: Me pergatitë hapjen e shkollave në Gjuhën Shqipe per të gjitha klasët, që prej së pares fillore deri tek e tetëta gjimnaz per Shtatorin e atij viti, dhe ashtu u bâ. Fondet e nevojshme i kjene dhanë në tjetër formë nga Mëkambësi i Mbretit dhe nga kryeministri Verlaci. Ishte guximi e mendja e hollë e Ernest Koliqit që realizoi këte veper të madhe kombëtare, që nuk u zhduk as nuk mund të zhduket mâ. Këte e dini mirë edhe ju agraristët po nuk e thoni, kujtoni se errësohet dielli me shoshë.
Dobija e letersisë dhe e kulturës kombëtare u këshillon të gjithë intelektualëve të mblidhen rreth këtij kroni ditunije, e të punoni sëbashkut per kulturë e letersi Shqiptare.

Leni hujet (inatet) e ambicjet e vinju punës së mbarë. Me kohë, me mundim e inteligjencë edhe ju mund të baheni kroje të dobishme, gjigante si Ai.
Sot Kosovari nuk mendon si e mendonte shumica me u bashkue me Shqipninë, se atje do të gjente një Turki të vogel, po e ndiejnë se hyjnë në gjiun e NANËS, në gjiun e Atdheut. Kjo shqiptarizem e flaktë që asht ringjallë nder Shqiptarët e robnuem, asht meritë e shkollës Shqipe, e në këte meritë vendin e parë e nxen Prof. Dr. Ernest Koliqi.
E çka nuk keni lanë pa thanë kunder Mustafa Krujës, kunder asaj mendje të ndritun e zemre të pervlueme nga atdhedashunia e cila, e shterngoi të kalonte në mërgim ma shumë se 40 vjet ma të mirat e moshës së Tij, e së fundit në këte mërgim, po mos të kishin kenë puna e së motres së Tij dhe bujaria e Mbretit Zog, do të kishte mbetë me vdekë urijet. E pra, dihet se Mustafa Kruja, të kishte mendue per veten e Tij ka pasë mundësina me e sigurue jetesen dhe ekonominë në shkallen ma të kënaqëshme, por Ai, nuk pat mendue kurrë per vete, po per Shqipninë, t’ i sherbente me çdo therori.
Çka keni thanë e çka keni per të thanë kunder meje? – Se jam fashist, se paskam ardhë këtu me organizue grupin fashist. A e kam mohue ndonjiherë të kaluemen time? – As që kam nder mend t’a mohoj në çfardo rrethanet. E pohova edhe kur kjeshë arrestue në Brescia nga policia italiane, në Maji të 1945-ës, atë kohë kur më vrau nji “fashist” edhe pa proces, që t’i quhej “meritë”, e pohova edhe para oficerit amerikan që ishte i ngarkuem me kontrollue veprimet e policisë dhe pata proven se ata që ishin burra, respektoheshin! Ai porsa i tregova arsyenat kombëtare, urdhnoi kuestorin të më lironte menjiherë, dhe prej atij çasti më deklaroi nen protekcion të Armatës së V-të; ndersa do t’ ashtuquejtun bashkëpuntorë t’ Aleatëve, ishin të ndrymë me ia dorzue Enver Hoxhës, po të mos ndryshojshin rrethanat; pse nuk kishin dijtë të mbanin perherë nji rrugë qendrimi.
Fjala fashist sot asht krejt pa krypë e kot mendohet se damton kush kend me atë fjalë!
Fashizmi ka kenë nji fenomen historik i kohës së tij e që mbas mendimit tim nuk duhet të kthehet mâ. Këte e perfitoi nji ish-socialist që quhej Benito Mussolini, per të shpetue Atdheun e Tij, pa ra nder kthetrat e anarkisë e të tiranisë bolshevike e që me këte lëvizje, e me ndihmen që i dha nacionalizmit spanjol, shpetoi Europen! Ishte nji fenomen i lindun nga nevojat e kohës.
Në Shqipni, nuk ka pasë as fashizem as antifashizem në kuptimin e fjalës; ka pasë vetem korrente të ndryshme mendimesh, që të gjitha synonin me i sherbye Atdheut.
Na në hijen e fashizmit perpiqeshim të ruejmë e të forcojmë nacionalizmin shqiptar, dhe me atë veprimtari e lealitet nxorem mjaft koncesione në dobi të çeshtjes kombëtare, dhe patme vu bazat per Shqipninë Etnike e sovrane per t’ ardhmen.
Tham se nuk ka pasë fashizen e antifashizem në Shqipni, pse fashizmi tek na nuk erdhi as si lëvizje kulturore – propagandistike – politike, as me lëvizje armësh si n’ Itali e ngjetiu. U proklamue me nji dekret të Mëkambësit të Mbretit, per analogji me Italinë e prap u suprimue me nji dekret të Mëkambësit të Mbretit pa gjetë asnji kundershtim.
Ana e juej bashkëpunuet me neve, me italianë e edhe me komunistë njiherit, në të njajten mënyrë bashkëpunuet me Gjermanët e me Aleatët. Siç pohojmë na të t’onat, pohoni me guxim burrnor edhe ju të tuat!

SYNIM’ I SHTERPËT

Per të nda Shqiptarët në fashistë e antifashistë, nder tradhëtarë e superpatriotë, jeni kapë per verigen e kalbët të disa telegrameve të fallsifikuem që u shpallën nga agjensia “Stefani” dhe u botuen nga fletoret italiane njiherit me pushtimin ushtarak të Shqipnisë, se gjoja disa parësi të Shqiptarëve i paskeshin kerkue Duce-s ndihmë, që ta shpetojë Shqipninë nga regjimi i asaj kohë. Ata telegrame ishin të fallsifikueme e qé ku asht prova:
Në Mars të vitit 1940, fillova nji qarkullim fjalimesh që i vazhdova në gjithë Shqipninë, që prej kinema theater MAJESTIK në Korçë, rreth mardhanjeve italo – shqiptare në gjendjen e krijueme nga forcat e rrethanat historike; dhe deklarova:
ASNJI SHQIPTAR nuk e kishte dishrue as ftue pushtimin ushtarak nga Italia, as verbalisht, as me telegrame ose letra. Solla si shembull Kapidanin e Mirditës me veprimin e Tij në ato rrethana, i cili i kje vue në dispozicion Madhnisë së Tij Mbretit me 5.000 burra që pritshin armët per të vrapue në luftë.
Me 15 Mars, Kapidani kje thirrë n’ audiencë nga Mbreti Zog per të bisedue per gjendjen që po shihej e turbulltë me Italinë. N’ atë audiencë Kapidani i dha besen Mbretit se po të ngjiste gja per okupim të Shqipnisë nga Italia, Ai do të vihej në dispozicion me të gjitha fuqitë e Tija, vetem se i duheshin armë.
Në fund të Marsit, Mbreti emnoi Sul Kurtin rrethkomandant në Burrel, me porosi që të rrinte në lidhje telefonike me Kapidanin, per t’i transmetue porositë e Mbretit. Me 5 Mars, Sul Kurti me urdhen të Madhnisë së Tij, lajmëron Kapidanin të mblidhte menjiherë vullnetarët e t’i grumbullonte rreth Rrubikut ku do t’u shkonte armatimi. Menjiherë Kapidani qiti kushtrimin e mblodhi 5.000 burra Mirditas e Thkellas tek Kroji i Sh’ Lleshdrit, dhe me 7 Prill i telegrafoi Madhënisë së Tij, tue lajmërue se ishte i gatshem per luftë dhe kerkonte armët. Pokështu, ju vuna edhe unë në dispozicion me deklaraten që i bana prefektit të Shkodres Javer Hrushidit, porsa ndigjova në radio lajmin e tentativës së zbarkimit italian. Këto i thashë publikisht para elitës dhe popullit të Korçës, si edhe para autoriteteve civile e ushtarake shqiptare e italiane, në atë kohë kur Italia njihej potenca e tetëmiljon bajonetave dhe ishim nen okupacionin ushtarak të saj. E persërita që prej Gjinokastres në Kukës, në të gjitha qendrat kryesore të Shqipnisë. E thashë jo vesh në vesh po të MADHE e botnisht. Me fjalë të tjera i thashë “DUCE GËNJEVE !” Nuk u mjaftova ta them vetem me fjalë që i merr era e treten n’ eter, po i thashë edhe me shkrim që u botue nga Ministria e Kulturës Popullore “DISTAPUR”, fashikulli nr. 3.
Që unë i bana ato deklarata aq të guximëshme per atë kohë, nuk isha i interesuem aso kohe as sot personalisht, pse as emni i Ernest Koliqit as i imi, nuk figurojnë n’ ato telegrame.
Isha i interesuem kombëtarisht per Historinë. E shtoj, se asnji personalitet që ka ba ose ban pjesë në B.K.I. nuk figuron n’ ato telegrame të fallsifikueme, perveç nji BURRI, (që asht në Jeten tjeter), i Cili, me qendrimin e Tij patriotik të atyne ditëve, i pat pergënjeshtrue edhe vetë. Kjo asht e verteta lakuriq e atyne telegrameve. Asnji tjeter akt privat a zyrtar nuk ekziston i nenshkruem nga pergjegjësat e asaj kohë, perveç atyne protokolare t’ akordeve e mardhanjeve të karakterit nderkombëtar në mes të dy shteteve.
E kur unë aso kohe N.Sekretar i P.F.SH., pata guximin ti tham botës dhe Duce-s me fjalë e me shkrim çka u tha ma nalt, z. Yte, z. A. Ermeni e të tjerë, ndofta pershpëritëshit fjalë e ndjesi reaksionare kundra gjendjes s’ imponueme Shqipnisë (nënza) siç ishin në zemer të çdo Shqiptari, po n’ anen tjeter, vrapojshi kush po merr trisken e P.F.SH. sa ma parë. E keni vazhdue me veshë këmishen e zezë e të duertrokitni emnin e Duce-s, në mos ma teper, poaq sa unë e Ernest Koliqi.

Keni kalue n’ anen tjeter kur Boshtit filloi t’i rrjedhin kazani, e kur u pa se kazani po shterrej, per të muejtë me nxjerrë veten “puritana” filluet edhe të ndani Kombin në fashista e anti, kolaboracionistë, nen patriotë e tradhëtarë, tue cilësue veten superpatriotë.
Na akuzoni edhe per fashiot që iu vune Flamurit. E di shpirti ynë, e dishmojnë provat që kemi dhanë pastaj sesa plagë e randë ka kenë per neve ajo ditë! E mirë, na nuk mundem t’a ndalonim, e prap ishim na me në krye Mustafa Krujen, Terenc Toçin, Shefqet Verlacin, Ernest Koliqin, Ekrem Libohoven etj., që me takt e guxim e bame Duce-n të terheqin spatat e të na e dorzojnë Flamurin e Skenderbeut.
Pra më tregoni ju “superpatriotët”, ku ishit e çka keni ba atë ditë që ata ia vune spatat Flamurit? Pse nuk doli nji nga ju me i hjedhë Mëkambësit të Mbretit nobare nji vezë skllukë?
Né që na queni fashista, arrijtëm të bindim Duce-n me pranue edhe suprimimin e P.F.SH. dhe zevendsimin e saj me nji Lëvizje thjeshtë shqiptare.
Nuk ka as nuk ka pasë tjeter spjegim z. A. Ermeni, veçse frikën që në nji bashkim të pergjithëshem disa nga rrethi Yt, se mos po mbeteshin në hije e kështu o burra, na e vetem na të perpiqemi të marrim krejt pushtetin (kot t’ imagjinuem), qyshë se keni nda edhe pozitat që nga Kryetari i Republikës e deri tek Nenprefekti, e mandej (në mendjen tuej), me ushtrue Pushtetin absolut per të zhdukë kundershtarët. A nuk zbatoi të njajtin sistem komunizmi?
Dinje se mënyra e veprimit tuej sot i sherben vetem komunizmit: “NDAJ E MBRETNO” dhe se per t’ ardhmen ka per të pasë efektin e kundert t’ asaj që mendoni ju.
Historia cilëson veprimet e faktet dhe jo pallavrat as dëshirat.
Veprimet e faktet peshojnë në damin tuej si n’ Atdhe, ashtu edhe në mërgim.
Po ua kujtoj edhe nji gja me randësi kryesore:
KOMB E SHTET NUK MUND TË THEMELOHEN MBI MËNI (URREJTJE) E
RRESHTNA VLLAZNISH, siç mendoni ju dhe komunizmi!
Vetem me therorina të perbashkëta të të gjithë bashkatdhetarëve e vllaznim,
NDERTOHET SHTET E KOMB !


KARTAT NË SHESH

Na queni kolaboracionistë me të huejtë, me okupatorin. Nuk e kemi mohue as nuk e kemi nder mend të fshihemi mbas bekimit t’ Argjipeshkvit o të Kryemyftisë së Shkodres, siç po bajnë disa prej jush, se gjoja kishin “bekimin” e Mit-hat Frashërit me bashkëpunue me fashista e me “sabotue”(!), a nuk u duket qesharak ky lloj perligjimi? Na nuk e mohuem bashkëpunimin tonë me Italinë fashiste dhe per rrjedhim me Boshtin Romë – Berlin. Këte bashkëpunim e sollen rrethanat nderkombëtare të kohës e nevojat kombëtare, per të shpetue çka t’ ishte e mundun.
Kolaboracionistë në terminologjinë e ré quhet ai që bashkëpunon me të huejn në vendin e vet. Pra as ju, mos e mohoni pjesen tuej në këte kuptim! Edhe ju bashkëpunuet me të huejn, madje edhe jeni mburrë per atë bashkëpunim, pra kolaboracionistë kemi kenë të dy palët, na pa vullnet, shterngue nga rrethanat e interesi i Atdheut, ndersa ju, me krejt vullnetin e lirë.
Na me Boshtin, ndersa ju me Aleatët, per rrjedhim edhe me Rusinë Sovjetike!

FLASIN FAKTET, DISHMOJNë VEPRAT !

1. Me 7 Prill 1939, Italia filloi zbarkimin e ushtrisë në kater limane të Shqipnisë.
Shqiptarët e lanun në fatin e tyne nga e gjithë Bota e bane detyren që i perkiste nji kombi të vogel. Luftuen sa mundën e do gjak u derdh, sa me i dishmue Botës se Lirinë e mbrojnë me gjak. Nji tjeter shtet 15 miljonësh kishte kapitulue pa pushkë e të shtime, tue pasë edhe nji nder industritë ma moderne t’ Europës.
Shqiptarët që u gjendën në ball të luftës, ultimatumin e agresorit e pritën me ata plumba që patën. Burra si Kapidani i Mirditës u vunë në dispozicion Madhnisë së Tij Mbretit, të gatshem me shkue me luftue me trimat e tyne vullnetarë. Koha nuk priti të grumbulloheshin forcat shqiptare. Mbreti, me largpamjen e Tij e gjykoi se nuk ishte koha me shkatrrue Vendin me guerrilje nder rrethanat e kohës dhe e la Atdheun. Mbrenda tri ditësh ushtria italiane pershkoi Shqipninë anë e mbanë deri nder kufijë të Greqisë e Jugosllavisë. Ushtria italiane nder kufijtë e këtyne fqinjëve kje pritë me të dridhuna po edhe me lule e tjera gjeste miqësie.
2. Mbas largimit të Mbretit dhe qeverisë nga Tirana, me 8 prill u formue Komiteti Ekzekutiv i kryesuem nga Kryeinspektori i Oborrit Mbretnor, Shkelqësia Xhafer Ypi, e Sekretarët e Pergjithëshem të Ministrive. Ky urdhnoi pushimin e rezistencës e pritjen miqësore të ushtrisë italiane.
3. Ministri i Punëve të Jashtme t’ Italisë konti Galeazzo Ciano, që me 8 prill kishte ardhë në Tiranë, e në marrveshje me Komitetit Ekzekutiv ishte vendosë me mbledhë nji Asamble në Tiranë me 12 të atij muej. Parësia e krahinave të Shqipnisë bashkë me shumicen e deputetëve të seksionit t’ atëhershem, kishte arrijtë në Tiranë me daten 10 e 11. Vetem perfaqësia e Shkodres ngurroi t’i pergjegjej asaj ftesë, e mbas dy ditë bisedime në shtëpi të Kapidanit të Mirditës mbasi caktoi nji program veprimi, arrijti në Tiranë në mengjes të 12 prillit 1939 e prime nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi e Gjon Marka Gjoni. U ndaluen në hotel Internacional e kerkuen nga delegacionet tjera që të dilshin nga Parlamenti, per të ngulë kambë të gjithë sëbashku siç kishte vendosë dërgata shkodrane, “mos me pranue bashkimin e kunorës, por nji Princ të Shtëpisë Savoja mbret”. Nuk iu pergjegjen thirrjes sonë, me që ato dërgata e kishin pranue kerkesen e Ministrit Ciano. Dërgata shkodrane nuk pranoi të hynte në mbledhje pa u skjarue me perfaqsuesin e Italisë mbi fatin e Shqipnisë. Ngarkuem At Anton Harapin dhe Gjon Markagjonin per këte skjarim e kambëngulje në tezen tonë.
Dy perfaqësuesit tonë u gjetën para fakteve: a. Të gjitha delegacionet tjera kishin pranue formen e UNIONIT pa asnji kundershtim; para vendosmenisë italiane që o do të pranohej bashkimi i kunorëve, ose do t’ ishte diçka ma e randë. Para këtyne faktorëve të pakalueshem të ngarkuemit tonë prap nuk e kishin dhanë fjalen e pranimit e sëbashku me kontin Ciano, e me Jacomonin, erdhën në sallen ku pritshim na të tjerët. At Antoni na shpjegoi të gjithë bisedimin e çeshtjen, tue na vue në dijeni se Shkodra kishte ngelë vetem, pse delegacionet tjera të gjitha e kishin pranue kerkesen e Italisë pa hezitim. Erdhëm në nji kompromis: Konti Ciano, perfaqësues i Italisë, n’ emen të Mbreti Perandor dhe të Duce-s, të bante nji deklaratë publike per ruejtjen e sovranitetit e t’ integritetit të Shtetit Shqiptar, të pacenueshëm në ketë bashkim kunorash.
Ciano e pranoi dhe e bani deklaraten e kerkueme para popullit e perfaqësuesëve të tij të rastit. Këthyeme prap në hotel dhe e stilizuem deklaraten si vijon, të cilen, e lexoi në Parlament ish-antari i Këshillit të Naltë shkelqesa Ndoc Pistulli.

DEKLARATA

“Mbështetë mbi marrëdhanjet që na perfaqësuesat e krahinës së Shkodres, që para zhdukjes së regjimit zogist patëm me perfaqësuesit e Italisë fashiste, si edhe mbi besen e dhanun prej Ekselencës së Tij Konte Galeazzo Ciano, i cili njiherë privatisht i’ a dha fjalen Princit Mirditës z. Gjonit të Markut, e mandej publikisht edhe para dërgatës shkodrane se: INDIPENDENCA E SHQIPNISË asht e garantueme në mënyren ma absolute, me Flamurin e vet, me Gjuhë, shkolla e zhvillim të tyne, me administratë shtetnore të veten ushtarake e civile, me perfaqësina para shteteve të tjera dhe me gjithçka asht në natyrë të nji Shteti e nji Kombi, me rracë, gjuhë, histori, tradicione e tagre të veta.
Na Perfaqësuesit e krahinës së Shkodres, pranojmë, që Mbreti Perandor i Italisë fashiste, të jetë njiheri edhe Mbreti i Shqiptarëve.”
Ky dokument u nenshkrue prej të gjithë delegacionit të Shkodres me rradhë si vijon:
Kapidan Gjon M. Gjoni, Ndoc Pistulli, Don Mikel Koliqi, Pater Gjergj Fishta, Mark Kakarriqi, Kolec Deda, Daut Gjylbegaj, Zejnel Broja, Asllan Bekteshi, Kolë B. Mirakaj, Zef Boriçi, Shaqir Omari, Taip Hilmija, Gjyl Gjylbegu. Në të djathtë të dokumentit, figuron emni i At Anton Harapit, që ka shkrue dokumentin historik me doren e vet.

Po t’ ishin bashkue me këte qendresë morale edhe perfaqësuesit e krahinave të tjera të Shqipnisë, Italia do t’ ishte mendue shumë para se me shkelë disa nga këta kushte siç i shkeli, e që veprimi i mavonshëm i atyne që i queni tradhëtarë e bani prap Italinë t’ ia këthejë këto të drejta Shqipnisë.
Në nji libret të botuem në Washington në 1951, nga Cost A. Chekrezi, Ai thotë: “Ata që kundershtuan më rrebtësisht vendimin e Duces, ishin krerët katolikë të Shkodres.”
Kostë Chekrezi nuk ka kenë perkrahës i yni, por ka afermue nji të vertetë historike.
4.Na e konsideruem çeshtjen kështu: SHTËPIJA ka marrë zjerm; mbrenda kemi familjen, pasuninë e gjithshka asht e denjë per jeten e njeriut. Kush të jetë burrë duhet të hyjnë në zjarm me shpetue çka të jetë e mundun ose me u djegë edhe vetë. Nuk mujtëm me ndejë me duerkryq tue ba sehirë si disa “superpatriotë” (!). Gjithshka u ba aty, e ma vonë me protokole të karakterit të së Drejtes Nderkombëtare – Shtet me Shtet.
Në këto rrethana shternguese kombëtarisht filloi kolaboracionizmi ynë me Italinë fashiste e per rrjedhim me Boshtin Romë – Berlin, të cilit na të bindun se interesi i Atdheut n’ atë kohë e lypte t’ ishim leal, e ashtu qendruem deri në fund; edhe kur i mbrami ushtar gjerman po lente Shqipninë. I ndejtëm leal pse, mbas mendimit t’im, per të muejtë me ba politikë të dobishme per Kombin duhet me kenë dishka, e per me kenë dishka, duhet me pasë nji forcë.
Kjo forcë o perbahet nga fuqia e armëve, ose nga fuqia morale që vjen nga besnikija, nga lealiteti. Na si popull i vogel e i pa mjete që jemi, nuk mund t’ a mbështesim politiken në forcen e armëve e aq ma pak në demagogjina e dredhina, po vetem në Forcen Morale.
***
Tani miqë agrarista, duhet pa kolaboracionizmi i juej dhe mandej frytet e këtyne dy kolaboracionizmave, me që edhe ju keni kenë kolaboracionistë me të huejn, dhe frytet e këtyne dy kolaboracionizmave janë:
1.Ju e pranuet gjendjen de facto të imponueme nga rrethanat që u thanë; e pranuet qyshse pa farë hezitimi bashkëpunuet me neve dhe u batë antarë të P.F.SH.

Mbajtët nëpunësinë dhe fituet tjera të reja deri në shkallë të ministrave, madje edhe të Ministrit – Sekretar të Partisë Fashiste Shqiptare, po ashtu si unë. E pranoi edhe vetë Mit-hat Frashëri, perderisa lejoi të nipin Hysref Frashërin të bahej Federal i P.F.SH., e Ai vetë (Mit-hati) mori koncesionin monopol të furnizimit të të gjitha Ministrive me landë të shkresave.
2.Keni fillue me kalue në opozicion kur Boshtit filloi t’i rrëshqasin fati nder frontet e luftës, atëherë kur keni fillue me shty disa të rijë të ndezun në flakë atdhedashunije (po naivë), që të arratisen nder male, ku ju akoma nuk kishit nji udhëheqje të tuejen me i rreshtue në luften nacionale, e kështu perfundojshi të perpimë nga bandat komuniste, kolonë e pestë e sllavizmit.
3. Edhe mbasi keni fillue me formue çetat tueja keni vazhdue të bashkëpunoni me neve e me komunista njiherit, e me këta të fundit keni vazhdue me punue deri në mbledhjen e Mukajve e që, mbas asaj mbledhje u shternguen të ndaheni nga ata, me sulmet e drejta kunder jush.
4. Enver Hoxha, Mehmet Shehu e sa të tjerë i shpetuet disa herë pa mbetë në duertë e autoriteteve qeveritare ose të vriteshin nga nacionalistë, siç ngjau kur i pat rrethue Reis Agaj në Sevaster, e i shpetoi Skender Muço me shokë, dhe jo vetem këta, po edhe Miladin Popoviqin e Dushan Mugoshen i shpetuet disa herë, dhe patët bashkëpunim e raki me meze me ta, jo vetem njiherë...
5. Keni ba njifarë bashkëpunimi dredharak me Misjonet ushtarake Aleate (dredharak pse njiheri bashkëpunojshi me italjanë ma parë, e me gjermanë masandej...), pa asnji marrëveshje protokolare konditash per t’ ardhmen e Shqipnisë. Krenët tuej të mbrojtun nga qeveria, rrinin të qetë në kryeqytet e tjera qendra të Shqipnisë, tue ua ngarkue aksionet komunistëve kur keni vazhdue të mbanit pozitat “fashiste e naziste”, tue marrë edhe ndihma të posaçme nga qeveritë e kohës me premtime me luftue komunizmin. Ky lloj bashkëpunimi pa kondita protokolare me të huejtë në terminologjinë e së Drejtes Nderkombëtare, quhet mercenarizem.
Per hirë të së vertetes afermoj se nder ju ka kenë Prof. Isuf Luzaj, që ka ba opozicion që në fillim haptas dhe kje internue në Ventotene. Të tjerët të internuem ma teper kanë kenë në villegjaturë se sa në internim të kuptimit të fjalës, me që ishin të lirë nder qytete të ndryshme të Italisë. Rroga e nëpunësisë u paguhej tanësisht, familjet merrnin ndihmen e jashtzakonëshme e edhe ndihmen si të internuem.
Kemi nji personalitet që rrinte në hotel De Gasperi, në via Colina, në Romë, si i internuem, e perveç ndihmës që merrte nga qeveria italiane per atë cilësi, merrte edhe nga Mëkambësi i Mbretit dymijë fr. Sh. në muej pra, dyfish rrogen e nji Ministri në fuqi!
6. Nuk ishit të zotët të mbani nji pozitë të caktueme, të ndiqnit nji rrugë të vetme, po kujtuet se politika mund të bahej me akrobacina e demagogjina dhe nuk deshët të parashikoni rreziqet që po i kercënoheshin Kombit, siç i parashikonim na e ua thonim kryetarëve tuej.
7. Koha provoi se nuk kishit asnji plan per shpetimin e Shqipnisë, sido që të perfundonte ndeshja e gjigantëve, por edhe sabotojshi me veprimet tueja planin që kishim na n’ atë drejtim.
8. U mundëm nga nji anmik i perbashkët ju e na dhe dolem rrugëve të Botës, tue e lanë Popullin në fatin tragjik të tij, por me nji ndryshim: Na megjithse mundeshim me i shpetue me kohë, i lame me Popullin familjet e loçkat e zemrave tona dhe shumë të tjerë luftarë, per të mbajtë gjallë shpirtin e qindresës, me shpresë se do të vinte nji ditë që të kishim nji bazë të fortë per ndermarrje kryengritjeje per të Shpetue vendin nga tirania bolshevike.
Kjo bazë qendroi deri në Korrik të vitit 1951, tue na pritë neve të mërguemëve.
Ju me perjashtimin tand z. A. Ermeni e të vllazenëve Kazazi, ua dhatë kambëve tue i lanë shokët luftarë në fatin e tyne e që unë “fashisti”(!), i shoqnova nëpër Kalvarin u udhtimit në Jugosllavi, i nxora nga Tragjedia e Vjenës, dhe ua çila rrugen e shpetimit per Itali.

9. Tash 22 vjet mërgim, po sabotoni bashkëpunimin e forcave kombëtare tue u perpjekë me denigrue kedo që nuk u ndjekë juve në rrugen rrenimçare. A ka sherbim ma të çmueshem që mund t’i bahej regjimit komunist? Miljarda me pasë derdhë Enver Hoxha e Mehmet Shehu (siç duket se i kanë derdhë disa pare) nuk ishte dashtë t’ arrijnë me e rrëzue mërgaten antikomuniste në këte shkallë që gjendet sot! Ju ia dolët! Ua dhatë bishtin spatës n’ Atdhé e në mërgim!
***
E tani, më lejoni nji pyetje:
Ku ishit diten e 7 Prillit të Zi? Ku ishit diten e 12 Prillit 1939 ?
Pse nuk doli nji nga ju, që monopolizoni (me fjalë) patriotizmin, t’ia hjedhin gurin atij “BALILOS”, me shprazë ndobare nji fishek qorr atë ditë në sallen e Asamblesë per protestë para tribunës së Kontit Ciano?

VEPRIMET E FRYTET
E DY KOLABORACIONISTëVE

NA:
1.Nder ato rrethana që u permendën e dihen, na vepruem me squtësi e guxim sëbashku tue vu shumherë në rrezik personalitetin tonë, e me këte mënyrë shpetuem figuren juridike të Shtetit Shqiptar, që të vazhdonte jeten (nobare formalisht) si Shtet sovran – monarkist.
2. Patme Qeveri Shqiptare me Parlament që vepronte në bazë të Statutit që M. Tij Victor Emanueli (simbas traditës së Shtëpisë Savoia) ia dha Mbretnisë Shqiptare, siç ia kishte dhanë i ati Mbretnisë Italiane të bashkueme nen skiptren e Tij.
3. Ruejtem të pacenueme Gjuhën Shqipe jo vetem në Parlament, po në të gjithë administraten e Mbretnisë dhe n’ Arsim që e permirësueme me shtimin e shkollave, me programe kombëtare – edukative, me botime librash që ma perpara mungojshin, sidomos per klasët e nalta të gjimnazeve në Gjuhë Shqipe. Krijueme edhe Institutin e Naltë të Studimeve Shqiptare, drejtimi i të cilit i kje besue mendjes së ndritun të Mustafa Krujës.
4. Sollëm permirësim ekonomik aq sa Shqipnia nuk e kishte pasë prej shumë e shumë kohe, sa që nga pikpamja ekonomike, Shqipnia kje ba si në ishull lumnije në ngushtica që Lufta i kishte sjellë Europës mbarë, na kishim aq sa kemi shpetue edhe Greqinë pa vdekë urije.
5. I Bashkueme Atdheut tokët e robnueme, tue realizue të Drejten ma të Shejtë të Kombit mbarë.
6. Hapem Shkollen Shqipe në Kosovë e të tjera Krahina të Lirueme, shkollë që perveç perparimit e qytetnisë, ka ngjallë edhe ndergjegjen e vetëdijen (koshjente) kombëtare që nuk mund të shuhet kurrma!
7. Hoqem spatat e fashizmit në Flamur tue e kthye në pastertinë origjinale.
8. Nxorem mundësinë që pranë legatave e konsullatave italiane, ku Shqipnia kishte interesa, t’ ishin aty diplomatë Shqiptarë per të trajtue ata interesa.
9. Arrijtëm të ndrrojmë (shkembejmë) Perfaqësi diplomatike edhe me Italinë, në rangun e Legatave, ku ishin akreditue Ernest Koliqi, Perfaqësues i Shqipnisë pranë Qeverisë Italiane, me cilësi Minister Fuqiplotë; dhe Dr. Silenzi, Perfaqësues i Italisë pranë Qeverisë Shqiptare, po me të njajtin Titull si Koliqi.
10. Kemi nxjerrë pelqimin nga vetë Mussolini me suprimue P.F.SH., dhe me e zevendsue me Lëvizjen “BIR TË SHQIPES”.
***

JU:
1.Bashkëpunuet me neve n’ administratë shtetnore dhe në P.F.SH. deri diten që Mussolini kje arrestue në vilen private të Mbretit me 25 Korrik 1943.
2. Në të njajten kohë e deri në Mbledhjen e Mukajëve, bashkëpunuet edhe me komunistë, tue u dhanë atyne prestigj nacional.
3. Koha e faktet treguen se per atë lloj bashkëpunimi që patët me agjentët e Aleatëve, nuk kishit asnji marrëveshje protokolare me Aleatët per t’ ardhmen e Shqipnisë mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botnore, asnji plan veprimi per ruejtjen e asaj që ishte fitue nga kolaboracionizmi ynë, sidomos fitimi që solli Prilli fatbardhë i vitit 1941.
4. Nuk ishit të zotët të mbanit nji qendrim të caktuem e të perherëshem, siç e mbajtem né, po njiherit ishit me neve e me komunitë, me agjentët e Aleatëve, me Italinë e Gjermanë.
Ky sistem akrobacinash, u bani të humbni çdo konsideratë nga të gjitha anët, sa që edhe vetë Aleatët erdhën në perfundim që të perkrahin bandat komuniste ma teper se juve.
5. Fryti i këtij lloji bashkëpunimi tuej e sabotimi që i bajshit planit të tyne të mbrojtjes me aksione të pafrytëshme, solli realitetin tragjik që po dermishet Populli Shqiptar tash 22 vjet.
***
Këta janë veprimet e faktet dishmuese per të dy palët, të cilat kronika i ka rregjistrue e që Historia ka per t’i gjykue!
Prandej, z. Abaz Ermeni, as Ti as unë nuk kemi mandat, as nuk jemi të cilsuem me gjykue njanitjetrin!
Megjithate, unë personalisht, nuk mohoj atdhedashuninë tuej, as t’ atyne që u ndjekin në mirëbesim. Por jam i bindun, se ju krenëve ua ka terratisë arsyen e tha zemrat lakmia e ARRIVIZMËS.
Si e keni guximin para ndergjegjes suej t’ ua mohoni atdhedashuninë e patriotizmin Atyne që këta virtyte i kanë të zieme në furren e therorivet eprore?
Vetem egoizmi i verbët mund t’ i perligjin vetes nji qendrim të tillë.
***


APEL NDëRGJEGJEVE Të PASTERTA

Me gjithë që, tash 22 vjet na keni sulmue paburrnisht me çdo lloj intriget e shpifjet, na të BLOKUT KOMBETAR INDIPENDENT, jemi prap gati per hirë t’ Atdheut t’ iu shtrijmë doren lealisht edhe juve, pse dijmë që pa Bashkim të të gjithë Shqiptarëve nuk mund të bahet forca e nevojshme, dhe pa Vllaznim e therorina të perbashkëta, nuk mund të rindertohet Shtet e Komb!
Po kje se udhëheqësit e Partisë Agrare Internacionale e Blerët nuk doni të hiqni dorë nga rruga që asht vetem në dobi të regjimit gjaksuer komunist, atëherë u baj apel atyne burrave e sidomos djelmoçave që u kanë ndjekë në mirëbesim, të hulumtojnë ndergjegjmënisht me gjetë të verteten e dobisë kombëtare, të terhiqen nga rruga e juej antikombëtare, nga verbënia e juej dhe të kthehen në rrugen kombëtare, në rrugen e Vllaznimit Shqiptar!
Nuk i ftoj të hyjnë në rreshtat e B.K.I., ose të O.L.L., apo të ndonji grupit politik që nuk asht origjinalisht i tyne. I ftoj të kthehen në BALLIN KOMBËTAR të vertetë, që kerkon bashkëpunim e vllaznim me të gjithë Shqiptarët, në Ballin që udhëhiqej nga zemrat patriotike si, Nuredin Vlora, Ali Klisyra, Koço Muka, Rasim Babameto, Kolë Tromara, Isuf Luzaj etj.

Me këta Burra pata disa herë bashkëfjalime kur isha Minister i Punëve të Mbrendshme, kur akoma ishim në gjendje po t’ ishim të Bashkuem, t’a shpartallojshim komunizmin, po të kishit ndigjue ju të tjerët (me Mit-hat Frashërin në krye), zanin e këshillat e Tyne, jam i sigurt edhe sot, se Shqipnia nuk do të kishte pësue fatin tragjik që pësoi.
Ata Burra e patën kuptue se të perçamë do të humbëshin të gjithë!
E patën kuptue se po të bashkoheshin forcat nacionaliste me forcat e qeverisë, edhe këta nacionale, jo vetem që do të zhdukshim rrezikun komunist në pak kohë, po të kishim kenë në gjendje me vu në veprim edhe Planin e Mbrojtjes që kishte qeveria, e që ua kishim tregue këtyne Burrave, e fort e mundëshme ishte që Shqipnia, nuk do të kishte pësue as tragjedinë bolshevike, as coptimin e dytë që pësoi.
***


PLANI YNë I MBROJTJES

1.Me u armatosë sa ma teper e me u organizue ushtarakisht, per të perballue me sukses luften e vertetë që parashihnim se do të shperthente kunder Shqipnisë nga ana e fqijëve, në rasë se ushtritë e Boshtit do të shterngoheshin me u terhjekë nga Shqipnia, para mbarimit të Luftës.
2. Me këte plan, ishte perfshi edhe mbrojtja e Kosovës me të tjerat Vise të lirueme me 1941, që prej Ulqinit deri në Rozhajë, që prej Tetove deri në Diber.
3. Qeveria merrte pergjegjësinë e veprimit të këtij plani dhe të konseguencave personale ndaj Aleatëve.
4. Kur vendi të okupohej i tani nga forcat Aleate, qeveria i dorëzonte pushtetin korrentit të mbajtun proaleat.
5. Per të mbajtë këte korrent proaleat, mendojshim se disa personalitete nacionaliste të deklaroheshin me propagandë perkrahës të kauzes Aleate, por jo, me ba aksione sa me pengue armatimin e planit të tyne. Gjithshka duhej ba në marrëveshje konfidenciale dhe me pelqimin e qeverisë.
***
Se çfarë fryti do t’ epte ky plan, proven e kemi pasë në qendresen që bane kosovarët, tue pasë perkrah vetem nji regjiment të vogel ushtrije të rregullt të komanduem nga Heroi kolonel Fuat Xhaferaj Dibra, që jo vetem ndaloi sulmet e gjithanëshme t’ anmikut, po edhe shpartalloi dy divizione bullgare tue u marrë edhe topat e që ajo rezistencë u shue vetem me tradhëti të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, që derguen divizionet e tyne, tue i gënjye kosovarët se ata do të mbeteshin me Shqipni, kështu, mbasi i çarmatosi me besë edhe i masakroi, ua dorzoi ato Tokë Ilirjane – Dardane, Jugosllavisë.
Merret me mend se mbrojtja si mbas planit tonë me 200.000 luftarë, do t’ ishte e pathyeshme nga askush derisa t’ arrinin ushtritë anglo – amerikane, e merret me mend se tue pasë gjetë ato Tokë në dorë të nji ushtrije kombëtare antikomuniste, e vendosun me vdekë para se me i lëshue në dorë t’ anmikut, se çeshtjen kuptohet se e kishim të fitueme 90%, që mund të zgjidhej paqësisht me Jugosllavinë, me nji plebishit nen kontrollin e Aleatëve.

KUSHTET PER REALIZIMIN E PLANIT

a. Zhdukja e bandave komuniste, kolonë e pestë e sllavizmit, per t’ mos i pasë thikë mbas shpine.
b. Organizimi e armatimi i DYQINDMIJË Luftarëve që Shqipnia bashkë me Tokat e Lirueme, i nxirrte nga klasat ushtarake të zgjedhuna. Nji forcë e tillë, do të ishte e mjaftueshme per të mbrojtë kufijtë në Veri, Lindje e Jug, deri t’ arrijshin ushtritë anglo – amerikane, me që ishte parashikue (siç ngjau) se forcat jugosllave në shumicen e tyne, do t’ ishin t’ okupueme me ushtritë gjermane në terheqje nëpër Jugosllavi.
c. Per armatim e ndihmë organizimi, kishim premtim solemn nga Mussolini, jo vetem me na dhanë të gjithë armatimin e nevojshem, po edhe me na lanë teknikët që do të na nevojiteshin per armët ajrore e artilerinë e randë etj. Po na duhet t’ epshim proven se n’ asnji rasë ato armë nuk do të këtheheshin kunder ushtrisë italiane.
Marrëveshjen per Planin e Mbrojtjes e pata perfundue unë me Mussolinin, n’ audjencën që pata me Duce-n të Premten e Madhe të vitit 1943, në prani të kater kolegëve të mij Shqiptarë, nder të cilët Hilmi Leka, Hysref Frashëri, Vasil Alarupi, dhe (kujtoj) edhe nji që në këte rasë nuk më kujtohet emni. Ishte pranë edhe shefi i gabinetit të Duce-s, pranë Ministrisë së P. Jashtëme, ambasadori Babuscio Rizzo. Këte takim e di në hollësi edhe Profesor Namik Ressuli, të cilit, si shok që e kishim, ia tregueme po atë ditë.
Per të fillue vumjen në veprim të planit të Mbrojtjes, u vendos n’ atë takim rekrutimi i njizetë batalioneve shetitës, si hap i parë me uniformë të gjendarmerisë Shqiptare dhe me nji shej të ri dallues që do t’ ishte distiktivi i “Birëve të Shqipes”. Me këta batalione do të bahej spastrimi i bandave komuniste. Këta batalione do të liroheshin t’ armatosun e me divizat ushtarake mbas gjashtë muej sherbimi, që kështu t’ ishin të gatshëm per çdo rasë nevoje.
Prap do të zevendsoheshin me njizetë batalione tjerë e kështu me rradhë, derisa të plotsohej numuri i parashikuem prej 200.000 vetësh.
N’ atë audjencë Mussolini pranoi perfundimisht edhe kerkesen e bame me kohë nga Mustafa Kruja e të tjerë (që kemi permendë) per suprimimin e P.F.SH., dhe zevendsimin e sajë me “LËVIZJA E BIRËVE TË SHQIPES”.
Këte emen të Lëvizjes së Ré thjeshtë Shqiptare e propozova unë n’ atë audjencë dhe Mussolini komentoi: “Il Movimento degli aquilloti, un nome degno per i figli del aquilla di Skanderbeg”.


FAKTORëT E DESHTIMIT

1. Unë si Minister i Punëve të Mbrendëshme, isha i ngarkuem që t’ a vije në veprim Planin e Mbrojtjes. Nji dekret i Mëkambësit të Mbretit (gjeneral Pariani), më autorizonte me zgjedhë oficerat nga çdo armë si dhe civila, e me i gradue e emnue deri në graden e nenkolonelit.
U sabotova nga të gjitha anët, jo vetem nga t’ ashtuquejtunit kundershtarë të regjimit, po edhe nga vetë personalitetet që ishin të regjimit. Nuk di a asht e vertetë, por lexohet në procesin që u pat dënue nji grup personalitetesh, se i ndjemi Hilmi Leka kishte deklarue n’ atë proces se kryesisht ai me Ekrem Libohoven, kishin sabotue tek Mëkambësi i Mbretit planin tim, të rekrutimit të njizetë batalioneve që u sipërpermenden.


2. Vazhdimi i bashkëpunimit të Ballit Kombëtar e i Abaz Kupit me komunistë, me aksionet e tyne, e vinin në dyshim Mëkambësin e Mbretit, se mos edhe nga ata batalione mund të dilte kush nga rradhë per të kalue në rradhët kundershtare.
3. Arrestimi i Mussolinit me 25 korrik 1943, i pamundun të parashihej, kje shkaku kryesor i falimentimit.
Megjithata sabotime, pata arrijtë që në qershor të regjistroj dymbëdhjetmijë vetë të inkuadruem në 20 batalione nga mosha 21 – 35 vjeçare, bashkë me kuadrot e tyne, dhe pata emnue Komandant të Pergjithshem të tyne kolonel Bilal Nivicen. Pritshim armët tjera dhe të tjera paisje per thirrje që Mëkambësi i Mbretit i sigesttionuem nga sabotuesit akoma nuk i kerkonte. Nga gjysma e korrikut mbas nji arsyetimi që i bana Mëkambësit, e vuna para dilemës: O me kerkue armatimin dhe çka ishte e nevojshme, o me pranue dorëhjekjen time. Më premtoi se deri me 15 gusht do të më ishte dorëzue gjithshka, dhe do të më jepej autorizimi me thirrë edhe njerzit nën armë. Si u pa, Mussolini u arrestue. Italia ndrroi fletë e me 8 Shtator 1943 kapituloi.
4. Erdhi ushtria gjermane, komandanti i të parave reparte gjenerali Carchanico, më kerkoi bashkëfjalim me anë të të ndjemit major Lek Marashi. Më deklaroi se ushtria gjermane kishte ardhë vetem per nevojat strategjike të Luftës, per të nxanë zbraztinen që lente ushtria italiane në Adriatik, se e konsideronte Shqipninë vend mik e n’ atë kuptim, do të qendronte ushtria gjermane, se nuk do të perzihej në punët e mbrenëdshme dhe më premtoi ndihmen e Tij.
I premtova bashkëpunim per mbajtje të qetësisë me kusht që po të zbarkojnë ushtri anglo – amerikane, forcat shqiptare nuk marrin pjesë në luftim perkrah asnjenes palë, me që Shqipnia deklarohet neutrale. E pranoi edhe këte tezë, mjaft që mbajshim qetësinë mbas frontit. I tregova se per të mbajtë qetësinë pa trazime, duhen zhdukë bandat komuniste, e i tregova planin tim tue i kerkue armatimin që do të merrej nga ushtria italiane. Ma premtoi! I tregova se kjo qeveri duhet të bijnë, por unë gjithnji jam gati me dhanë të gjithë kontributin tim per çka u bisedue.
Mbas dy ditësh erdhi Ministri Neubacher bashkë me Xhafer Deven nga Beogradi.
Kundershtarët ia dolën t’ ua mbushnin mendjen Neubacher-it e Devës, që të rrëzojnë qeverinë tonë dhe ashtu ngjau. Gjeneral Carchanico kje largue menjiherë nga Komanda e Tiranës dhe vendin e Tij e zuni njitjeter gjeneral, që nuk kishte detyrim moral ndaj meje. Jo vetem kaq, po kjeshë lajmue nga njeni nga antarët e Komitetit Ekzekutiv, që u formue nen kryesi të Bedri Pejanit (tregue me besë), se Gjermanët, do të më arrestojshin dhe internojshin në Gjermani si badoljan (!). Kjo më shterngoi të lâ Tiranen menjiherë e në zbardhun të dritës së ditës 13 shtator 1943, bashkë me familje e me 25 djelmoça të vendosun me vdekë, t’ armatosun deri nder dhambë, lashë Tiranen e po atë ditë arrijta në Pukë.
Vetëm në gusht të 1944, munda të kjarohem me Komanden Gjermane. Gjenerali Fitztum dergoi tre oficera të vet n’ Iballe, të më ftonin me besë të shkoi në Tiranë. Shkova!
I bisedova gjeneralit haptas e më kuptoi se nuk ishe ashtu si më kishin paraqitë kundershtarët. I tregova Planin e Mbrojtjes (që atëherë i kishte dalë koha asisojt), e marrëveshjen që pata me gjeneralin Carchanico. U bind n’ argumentët e mija e më premtoi me më dhanë gjithshka ishte e nevojshme, por me konditë që forcat që do të mblidheshin mos të kishin karakter partinash, por vetem kombëtar – ushtarak. Kerkoi Besen nga Sylço Beg Bushati, Gjon M. Gjoni, Mit-hat Frashëri e timen, që armët tona nuk do të zbrazeshin kunder ushtrisë gjermane në asnji rasë.
***
Porsa dola nga audjenca e gjeneralit, (kje edhe këtu prezent major Lek Marashi), shkova menjiherë tek Ministri i Arsimit shkelqesa Koço Muka dhe i kerkova të më bante nji pikpjekje me Mit-hat Frashërin. Pikpjekja u ba po atë ditë në shtëpi të Koços.
Biseduem me Mit-hat Frashërin në prani të Koço Mukës situaten kritike të vendit.
I tregova fillë per fillë bisedimin me gjenaral Fitztum-in, premtimet dhe kushtet e Tija.
I thashë se Shkodra me Malësina të Veriut, do t’ishin gati me iu pergjegjë nji thirrjes së Tij. Këte ma kishin sigurue Sylço Beg Bushati, Gjon M. Gjoni e në pergjithësi Krenët e Maleve, dhe jo ma pak se 12.000 luftarë do të dilnin vetem nga krahina e Shkodres. I pelqej puna ime e u deklarue i gatëshem me marrë atë barrë, por m’u lut t’ ia propozojshe Mehdi Beut që t’ a merrte inisjativen si Kryetar i Regjencës e se perkrah Tij do t’ ishte edhe vetë Mit-hat Frashëri. “Po kje se Mehdi Beu nuk e merr inisjativen, atëherë – tha – e marr unë!”
Të nesermen u paraqita tek Kryetari i Regjencës, që më pranoi menjiherë e me shumë njerëzi. I shpjegova gjithshkafen si Mit-hat Beut. Pranoi të ftojnë në Tiranë Krenët e Malësive, me perjashtim të Gjonit M. Gjonit e të Sylçe Beg Bushatit. Pa këta dy Burra nuk bahej gja, e kështu nuk mbetem dakord me Mehdi Beun.
Iu drejtova prap Mit-hat Beut, po nuk e gjeta në enthuzjazmin e fjalët e ditës së parë. Edhe kjo ndermarrje u ba të deshtojë nga i ndjemi Mit-hat Frashëri në Tiranë, dhe nga nji tjeter personalitet në Shkoder, që nuk ishte i Ballit Kombëtar.
Per hir të së vertetes Historike, pohoj e dishmoj se në mbledhjen e “Besëlidhjes së Shkodres” që kje në shtëpi të Hafiz Ali Krajës, kur u referova rreth bisedimeve të Tiranës siç më kishin kerkue dy perfaqësuesit e Ballit Kombëtar: Lec Kurti e Omer Ruzhdija, n’ emen të Ballit të krahinës së Shkodres, u deklaruen të gatshem me qitë kushtrimin sëbashku pa karakter partishë, ashtusi kishte vu konditë gjenerali Fitztum, edhe po t’ishte se Komiteti Qendror i Ballit, nuk do t’ epte pelqimin. Kjé njitjeter personalitet që nuk hoqi dorë nga karakteri partiak i cili, deklaroi se ana e tij kishte vendosë të dilte ilegal që atë natë, e megjithkëte, pretendonte t’ i dergojshin pjesen e armëve, ushqim etj., që do të merreshin nga Gjermanët.
Ata ilegalë të deklaruem kunder Gjermanëve, dhe me marrë armët nga Gjermanët!



PSE I QENDRUEM LEAL BOSHTIT ?

1. Pse prej boshtit kishim premtim e siguri me pasë Shqipninë Indipendente nder Kufijtë e vertetë të sajë Etnikë. Ky premtim filloi të bahet realitet me bashkimin e Kosovës e të tjerave Krahina, që iu bashkuen Shtetit Shqiptar në vitin 1941, i forcuem edhe nga koncesionet që rradhë mbas rradhet po na i lëshonte Mussolini, në bazë të kerkesave të deklaratës së Shkodres, të datës 12 Prill 1939.
2. Këto premtime nuk i epshin Aleatët dhe nuk mund të priteshin prej tyne, me që ishin aleatë me Jugosllavinë e Greqinë; per ma teper, Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, shkelqesa Antony Eden, kishte deklarue zyrtarisht në Dhomen e Komuneve që me 1942: “Mbas kësaj Luftë me fitoren Aleate, Shqipnisë do t’ i njihet indipendenca e integriteti toksor nder kufijtë e 1913-ës, me nji rektifikim në kufijtë e Jugut.” Kjo per neve, do të thonte me ua lëshue Korçën e Gjinokastren Greqisë, pa të cilat nuk do të kishte mâ kuptim nji Shtet Shqiptar.

Donte të thonte që patjeter duhej t’ i lëshonim Jugosllavisë Kosoven e të tjerat Krahina të Lirueme në Prillin e vitit 1941. Né, nuk mund të tradhëtojshim këto pjesë të shejte t’ Atdheut. Perveç kësaj, (e që vertetonte angazhimet e marruna nga Anglia në dam të Shqipnisë) ishte edhe fakti që Aleatët nuk pranonin formimin e nji Qeverije Shqiptare në mërgim nen Mbreti Zog, siç kishin veprue per të tjerat kombësi t’ okupueme nga ushtritë e Boshtit.
Me u vue në sherbim t’ agjentave Aleatë kunder Boshtit nder të tilla kondita, neve na dukej se i vejshim thiken me doren tonë NANËS !
3. Bindja e nevojës së lealitetit ndaj Boshtit ishte forcue në mënyrë të posaçme, mbasi patëm shti në dorë planin e gjeneralit serb DRAGUTIN MIHAJLOVIÇ (Drazha), aso kohe Komandant i Pergjithshëm i Çetnikëve në Jugosllavi, e Minister i Luftës në Qeverinë e M. Tij Pjetri II, me qender në London. N’ atë plan e në urdhënat per zbatimin e tij ai i epte udhëzime komandantëve të reparteve çetnike, që në diten që do të caktohej të marrshonin mbi Kosovë e Metohi dhe Sanxhak, të shfaroseshin çka ishte Shqiptarë e muslimanë. Të marrshonin edhe mbi Shkoder dhe t’ okuponin edhe portin e Shën Gjinit e që do t’ i aneksoheshin Jugosllavisë së ré.
Që Shqiptarët e Tokave të robnueme nuk u shfarosën, kjé fati që nuk fitoi Mihajloviçi!


DREJTë ALEATëVE

Na nuk bame akte anmiqësie veprimit kunder Aleatëve. Nuk i ndoqem me i kapë as vra misionet e tyne ushtarake që u zbritën në Shqipni per të ba turbullime në dobi të kauzes Aleate. Këte mund t’ a vertetojë majori i atëherëshem i RAF-it NEELL, që e shpetova pa ra në dorë të Gjermanëve në Truen të Pukës e që dy herë e pata mysafir per bisedime (kerkue nga Ai), por që perfunduen pa marrëveshtje bashkëpunimi, me që unë refuzova ofertat per perfitime personale, tue i kerkue kondita kombëtare që nuk kjé në gjendje të m’i apin.
Sot rrethanat historike kanë ndryshue, e me që politika nuk asht demagogji, po realitet, me ato fuqi Aleate t’ atëherëshme, na do t’ ishim leal e besnikë siç ishim me Boshtin, mbasi edhe ata si na Shqiptarët janë antikomunistë, po kjé se na sigurohen të Drejtat që i perkasin KOMBIT SHQIPTAR !
***
Ju z. Abaz Ermeni, per ma shumë se njizetë vjet jeni krenue me fjalë dhe shtyp se keni vra ushtarë italianë e gjermanë, tue i dhjetëfishue numurat. Harroni se ata ushtarë nuk mund të konsideroheshin fashista e nazista, po Bijtë e dy popujve per miqësinë e të cilëve, Shqipnia ka pasë perherë nevojë e ka per të pasë, e se ju me ata kapadailleqe i fyeni ata popuj.
Turkia na pat okupue e na mbajti në robni e errësinë per gati pesë shekuj, prandej e kishim anmike, por mbas vjetit 1912, kanë ndryshue rrethanat historike edhe me Turki. Sot Turkia e Ré e perkrahë Pavarsinë e Shqipnisë, prandej asht n’ interesin kombëtar të perpiqemi t’ a kemi mike e jo t’ a fyejmë vazhdimisht siç bani ju.
***
Kemi ba na e ju çka na ka marrë mendja se ishte e dobishme per çeshtjen kombëtare. Mirë o keq, dishka koha e ka tregue e Historia ka me dhanë verdiktin perfundimtar. Por mos harroni se dishka e randë ka ngja! Shqipnia u rrenue! Kush e ka fajin? Pergjegjen ka me e dhanë vetem ndergjegja e Shqiptarëve dhe Historia! Nji gja do t’ a kishit per detyrë: Nobare mos u perpiqni me i ba gjithkendin anmik të Shqipnisë!
Pa më thoni: Mbasi Lufta mbaroi si mbaroi me rrjedhimet e sajë fatzeza per vendin tonë, çfarë dobije i del Shqipnisë per t’ ardhmen me u tregue anmiqë kunder Italisë e Gjermanisë, me vazhdue tue perbuzë e denigrue Turkinë? E që këta janë sot të vetmit popuj që bajnë pjesë në aleancë me Ameriken në Paktin e Atlantikut! A e dini se në Paktin e Atlantikut asht edhe dikush anmik i Shqipnisë, e se Shqipnia zyrtare (jo Populli) asht anmike e kolegëve të atij Pakti; prandej, sot kemi nevojë per miqë mbrenda Paktit!
Mos harroni se sot Italia asht Shteti ma i interesuem per ruejtjen e Pavarsisë e integritetit të Shqipnisë! Ju kujtoj deklaraten e de Gasperit! Ju njoftoj se kur kishin në rrezik Triesten me ia dorëzue Aleatët Jugosllavisë, dhe Shqipnia me u perpi si republikë autonome nga Jugosllavia, Shtatmadhoria Italiane i pat thanë Qeverisë së vet: “Po të jetë se Italia nuk mundet sot të mbrojë njiherit Triesten e Shqipninë, lè të lëshojnë Triesten, po n’ asnji mënyrë me lanë të zhduket Pavarësia e Shqipnisë.”
Edhe Gjermanët kanë interesë të jetë shteti Shqiptar i pavarun në Ballkan, per të balancue influencën serbe. Perveç kësaj, ata kanë tregue perherë simpathi të posaçme per Popullin Shqiptar, sa që shkencëtarë albanologë na kanë quejtë “Herrenvolk” (Popull zotnishë), jo per pasuni e qytetnim modern po per karakter e traditë Fisnike, pa të cilat Shqiptari nuk do t’ ishte mâ SHQIPTAR !

Unë shtoj, e Besoj, se shprehi ndiesitë e mbarë Popullit Shqiptar, se po të jetë që fqijtë tonë e kuptojnë nevojen e bashkëjetesës paqësore e bashkëpunimin leal të fqijsisë së mirë, tue na kthye të Drejtat që na perkasin, Populli Shqiptar dishron miqësi të sinqertë edhe me Grekët dhe me Sllavët e Ballkanit.

New–York, Qreshor, 1967. Kolë Mirakaj



Shenim: Ky material nuk ka asnjë ndryshim nga origjinali. Mbrenda kllapave janë shenimet e Autorit. U kopjue besnikisht nga Fritz Radovani.
Melbourne, Shtator, 2012.

Studimi i këtij materiali historik duhet të vlejë per njohjen e së vertetes!Botimi nuk duhet të ketë asnjë ndryshim prej origjinalit.
Me respekt, Fritz Radovani.
Melbourne, Shkurt 2013.

“BÁLLË PËR BÁLLË”... ME KOLË MIRAKAJ...TEK LIBRI “VETVRASJA E NJË KOMBI



Kush është Kol Bibë Mirakaj ?


Kol Bibë Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 - NY, 17 maj 1968) ishte pjesë e parisë së Pukës, nëpunës, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943.


Gjatë periudhës maj -1943 - shtator -1943 i shte ministër (5 muej ministër).

Më 31 gusht të 1943, Kol Bibë Mirakaj dha urdhen qe gjith hebrejt të pajisen me pasaporta, në mënyrë qe të kishin mundsi me gjet strehim në Italin Jugore qe ishte çlirue prej Aleatve anglo-amerikane për t'u u shmang okupimit Gjerman.

 Me gjith se kishte pozita të nalta si Ministër i Brendshëmnë në kohën e okupimit italian, z.Kolë Bibë Mirakaj luftoi vullnetarisht për bashkimin e Kosovës me Shqipnin dhe u plagos randë në të dyja kambët.

Kolë B. Mirakaj nuk mur pjese në administratën shtetnore - politike gjat okupimit gjerman, por u mundue me organizue nji rrezistencë antikomuniste tue parapa se Britania e Madhe me SHBA po përkrahnin lëvizjet marksiste-staliniste në Europë-Lindore e Jugore financiarisht, me armatime dhe me ekspertë ushtarak sikurse ndodhi ne Shqipni, duke instalue diktaturen markiste - enveriane - sllave mbas terhjekjes të gjermanve prej Shqipnisë.

Për shkak të plagëve qe kishte marrë në Kosovë zotni Kolë B. Mirakaj nuk qindroi ne rrezistencën shtatë vjeçare në malet e Shkodres, por doli në Itali dhe vazhdoi aktivitetin antikomunist si antar i Blokut Kombtar Indipendent(BKI).

Në atë rrezistence qindruen vllaznet e zotni Kolës si; zotni Pal Bib Mirakaj e zotni Pashuk Bib Mirakaj dhe djali Ndoc Kol Mirakaj.Vetem Pal Biba doli i gjallë në mërgim. Gjat kohës të banimit në Itali, z.Kolë B.

 Mirakaj përkrahi emigrantat Shqiptar e Kosovar tue bashkpunue me P.O.A. (Robert McKiever)dhe me Kombet e Bashkueme (Doctor Avokat Lapenna)për me mundsue strehiminin e tyne ne vendet e Europës Përendimore dhe ne SH.B.A. Zotni Kola mbylli sytë si emigrant në 17 mars të 1968 në New York.

Flori Bruqi(Agjencioni Floripress)

floripress.blogspot.com//2014/12/balle-per-balle-me-kole-mirakajtek.html


------------------------------------------------------------




Nga Fritz RADOVANI:


              Kolë MIRAKAJ


Një mik nga Belgjika më dergoi me lexue një material historik...
Kam pasë rasë me lexue pak libra që thonë të vërtetën për Historinë e Shqipnisë.
Ndoshta, kjo asht arsyeja që sot lexoj me andje për atë fushë ku, asht gjithshka e shkelun, e nëpërkamun, e fallsifikueme dhe ma shpesh e shkrryeme përtokë...
Ndër tjerë miqë të Nikollës në Bruksel..., u lidha edhe me z. Lekë Mirakaj.
Ishte bash i biri i Kolë Bib Mirakaj, Ministrit Mbrendshëm të qeverisë fashiste Shqiptare, në vitin 1942. Nga pleqtë e mij kishe dëgjue se At Mati Prennushi asht kenë njohë kur ishte në Iballe të Pukës famullitar me Kolë Mirakaj, ku Ai shërbente si mësues ... Dhe, mandej, ajo miqësi ishte vazhdue nga nipat e At Matisë, e prej tyne lidhja e asaj kohë u pasue me Babën tim, Kolë Radovani. Ma vonë, koha solli nga vitët 1950 që unë me njohë motren e Nderueme të Kolës, Elena Mirakaj (Luli), zonja e Atdhetarit të Madh kapiten Gjelosh Luli, i vramë dhe i masakruem për sëvdekuni nga komunistët në Vrith, nga fundi i vitit 1947... Daja Paulin Prennushi fliste me respekt për Ministrin Kolë Biba, për atë kohë kur ky ishte kenë sekretar i zyrës së Tij në Tiranë, në vitin 1942.
Nga z. Leka, mora letren e Kolë Bibës që i kishte shkrue në mergim në vitet 1967 kryetarit të Ballit Kombtar Abaz Ermenji, e cila edhe u pat botue në vitin 2012.
Papritmas u ndodha para një Parathanje që vet Autori Kolë Mirakaj i kishte ba një librit të vet, kur ishte në mërgim në Sh.B.A., dhe e mbyllte atë Parathanje me një dëshirë që, po u botue ndonjëherë Libri, mendonte se titulli ma i pershtatshëm do t’ ishte për té: “VETVRASJA E NJË KOMBI”...
Fillova me e lexue me kurreshtje të madhe, mbasi nuk kishe fare njohuni për atë kohë, që gjithmonë asht quejtë “koha e robnisë fashiste” dhe mbyllej gjithmonë biseda me “okupacionin e Italisë...”, e cila, “na solli të gjitha të këqijat, pa asgja të mirë...”!
Aq asht e vertetë kjo, sa kur duem me tregue tmerret e kohës së komunizmit, sot perdorët një thanje: “fashistët e kuq”, ose kur disa “intelektualë” kosovarë tregojnë një nga episodet e randa të jetës së vet aty nga vitët 1970, thonë: “Këte, na e sollën fashistët e Beogradit”.., edhe mirë bajnë, se nga komunizmi, pothuej...“nuk patne pasoja!!”
Lexuesi Shqiptar sot po merr në duertë e veta një Liber të shkruem me makinë shkrimi, të pandryshuem fare nga gjuha Gegënishte e Autorit Kolë Mirakaj... Aty asht jeta personale “fashiste” e Kolë Bibës, pikrisht, atëherë, kur né i madh e i vogël dinim vetëm se “ky dhe shokët e tij, ishin vue në shërbim të fashistave italianë...”, po se, ku mendonin me e çue Atdheun, até e “plotsonin akademikët e prof...” e Enver Hoxhës!
Jam i sigurtë se, sikur, unë të kishe ba sot komente rreth Librit Kolë Mirakaj, dhe të fillojshe me tregue se cila asht vlera e këtij Libri unik në Historinë Shqiptare, pa perfundue me e lexue do të fillonin akuzat prej stergjyshave të mij, e deri tek Baba im, që asnjëherë nuk asht kenë as fashist as simpatizues i tyne, per të vetmin fakt: “Okupacioni italian, vertetë bashkoi Trojet Tona, po nuk u donte kurrë me lanë me u rritë fara e keqe e komunizmit, që bijti nga rregjimi i Zogut dhe shovenistët sllavë dashakëqijtë tanë!”
Tek Libri do të gjeni historinë, protagonistët e saj, idhujt dhe mashtruesit, ata që i vune zjarrin Atdheut “me këmishat e zeza” dhe “ata, që ua shuen dritën” Shqiptarëve, me “yjët e kuq”, ata që e “vorfnuen” dhe ata, që e “ringjallën” tue i rjepë persëgjalli me ua nxjerrë napolonat ar nga hundët! Aty janë “tradhëtarët” përballë “Atdhetarëve”...
Studjuesit e Historisë, mos të merren me “ë” – pazane, po të mësojnë si duhen shkrue datat, ngjarjet e faktet... me dhimbje, per këto 70 vjetë mashtrime e fallsifikime.
Aty janë edhe “dy fjalë për lexuesit e nderuem” nga ana ime. Një nderim shumë i madh dhe i pamerituem per mue, ndaj Vepres së çmueshme të Autorit papersëritshëm.
Po, Ju lutem, mos u ngutni me lexue shpejtë, se nuk do të kuptoni asnjëherë se: Kush e shiti Atdheun tonë të shtrenjtë tek shovenistët sllavë, dhe kush ua vuni thikën mu në zemer Shqiptarëve, ashtusi, nuk jeni tue kuptue tash 70 vjet Permbytje të Shqipnisë Europjane, pasojat nga “çlirimtarët” e Mëdhej të Botës së Luftës së Dytë Botnore...
Autori tue mos dijtë me u krenue, nuk do as me fye! Jo pse nuk di, po brengat e mëdha në zemer, heshtat e nguluna me vrasjen e të Birit, humbjet e gropave ku i asht varrosë Nana, vllau, kushrinjtë...e besa, edhe bashkfshatarët e Iballës, ku lindi dhe piu qumështin e Asaj Nanë, që e kalbi dheu i Tepelenës... E “rikthejnë” tek Vatra e lanun shkret nga të gjithë far’ e fisi që u rrit, u shtue, vdiqën dhe u plakën nga 15 Maji 1945 e deri në vitin 1990 nder të gjitha burgjet e kampet e interrnimit të Shqipnisë “socialiste”.
Libri i Kolë Mirakaj “VETVRASJA E NJË KOMBI”, asht Historia e Shqipnisë së pashkrueme, ku Autori, na tregon sesi shkruhet Historia e Një Populli Martir, po edhe sesi duhet të qendrojmë “Ballë për ballë” me miqtë dhe anmiqtë e së Vertetës, qendrim i cili, e ban Figuren e Tij Atdhetare të Nderueme dhe të Pavdekshme nder shekuj...
Ju falemnderës për nderimin dhe respektin!  F. Radovani.

Melbourne, Dhjetor 2014.






2014/12/29

Secili në rolin e vet

NgaProf.dr. EshrefYmeri



Në faqen internetike“Shqipëria e Bashkuar” të datës 26 dhjetor 2014, ishte ribotuar artikulliim me titull“Ka ardhur koha të ringrihe tMadhështia e Ortodoksisë Fanoliane”. Ndajkëtijshkrimi, në Rubrikën“Komente” të po kësaj faqeje internetike të datës 28 dhjetor, kishte reaguar një mik iJ anullatosit, me emrin dhe mbiemrin Nikolla Gjin.

 Reagimin e tij po e riprodhoj të plotë, pa ndryshuar asgjë,për të nxjerrë në pah formimin e tij mjeran në drejtshkrimin dhe në sintaksën e gjuhës shqipe:
“Populi Shqiptare nuk ka problema fetare ,te vetmet probleme jane ata te qeverisjes ,burrokracija e semur qe vazhdon te mbaj popullin ne kthtrat e mjerimit.Kam ndjekur shpesh prof.Ymerin qe kambetur ,ne kohen e flet rrufeve dhe korigjimit te diktimeve”

Ja, ky farë burri është përfaqësuesit ipik i taborrit janullatist, i cili, duke qenë i zhveshur nga dinjiteti kombëtar, nuk ndien kurrfarë emocioni para krimeve q ë kisha shoviniste greke kakrye r
kundër përfaqësuesve të shquar të ortodoksisë shqiptare.

Artikullin e lart përmendur unë e përcolla në faqen e internetit jo rastësisht pikërisht ditën e Krishtlindjeve, në prag të Vitit të Ri 2015. Sepse viti 2015 është vit jubilar për dy figura të shquara të ortodoksisë shqiptare.

Më 12 shkurt të vitit 2015, mbushen 110 vjet që nga dita e masakrimit barbar që kisha shoviniste greke i bëri Papa Kristo Negovanit, të cilin e copëtoi me sëpata për të vetmen arsye se ai meshonte në gjuhën shqipe. Po kështu, më 13 mars 2015 shënohet një tjetër jubile i madh për kujtimor, 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit, themeluesit të pavarësisë së kishës ortodokse shqiptare.

Unë, si shqiptar, në artikullin tim, tërthorazi, dëshiroja t’i pyesja ata ortodoksët shqiptarë që janë rreshtuar në grigjën janullatiste, që, nëqoftë se e quajnë veten shqiptarë, në qoftë se atdhetarizmin e kanë nëgjak, të edukuar brez pas brezi në familjet e tyre, vallë a e ndiejnë veten ndopak të
fyer kur Janullatosi meshon nëg juhën greke, duke u bërë kësisoj zëdhënësi“Shën” Kozmait,i cili predikonte mes shqiptarëve se shqipja na qenkej gjuha e djallit, kurse greqishtja na qenkej gjuha e Zotit?!

Sigurisht që njerëzit me formim “kulturor”të kallëpit të Nikolla Gjin,nuk e ndiej në veten të fyer, se ata hanë në çanakun e Janullatosit, prandaj edhe lehin që poshtë veladonit të tij kundër kujt do që prekin iteresat e kishës shoviniste greke, siç deklaron historianis hovinist grek Nikolas Stavros.

Në rastin e reagimit të Nikolla Gjin kundër meje, i cili artikujt e mi kundër kishës shoviniste greke dhe kundër shovinizmit greko karagjozi quan “fletërrufe” dhe “diktime”, nuk ka asgjë për t’u habitur.Sepse unë jam në rolin tim në mbrojtje të shqiptarisë, kurse Nikolla Gjin është në mbrojtje të mercenarisë së vetëqë e ka vënë në shërbim të kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit greko karagjoz.

Pra,secili është në rolin e vet.

San Diego, Kaliforni
29 dhjetor 2014

Populli dhe kombi grek, një popull dhe një komb shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar


 Prof.dr.Eshref Ymeri


Këtë temë e kam trajtuar para disa vjetësh në një analizë me titull “Shovinizmi grekomadh s’e ndërron dot as qimen, as lëkurën (Kujtesë Dules dhe Bollanos, lakejve të shovinizmit grekomadh)”, të botuar në gjashtë numra të gazetës “Republika” (25 dhjetor 2008 - 06 janar 2009).

M’u desh t’i rikthehesha kësaj teme, sepse në faqen e internetit të datës 11 dhjetor 2012 të zotit Feliks Taho, me titull “Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin proshqiptar” (është fjala për dokumentarin “1821”), lexova edhe këtë informacion: “Tani shqiptarët kanë në duart e tyre atë që kërkonin për të vazhduar propagandën e tyre dhe planet për Shqipërinë e Madhe... kjo gjë është shtyrë së fundmi edhe nga kryeministri i tyre”. Kyka qenë reagimi i qytetarëve grekë.
Unë nuk e kam parë atë dokumentar. Por, nga reagimi i qytetarëve grekë, del e qartë se në të, me sa duket, pasqyrohen ca të vërteta historike për të ashtuquajturin revolucion grek të vitit 1821, në të cilin violinë e parë kanë qenë kryekëput kapedanët shqiptarë. Këto të vërteta historike qytetarëve grekë u djegin më keq se piperi në plagë, sepse përmes tyre zbulohet falsifikimi që i është bërë historisë në Greqi dhe dalin në dritë të diellit fakte të pamohueshme për rolin e elementit shqiptar në shkëputjen e Greqisë nga Perandoria Otomane.

Reagimi i qytetarëve grek ma përforcoi edhe më shumë bindjen se mbarë populli dhe kombi grek, me përjashtime fare të papërfillshme, kanë notuar dhe vazhdojnë të notojnë në detin e urrejtjes shoviniste kundër kombit shqiptar. Për ta argumentuar me fakte bindjen time, m’u desh t’u rikthehesha dy veprave shkencore të drejtorit të Institutit të Historisë, Pr.dr. Beqir Meta. Vepra e parë titullohet: “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), kurse vepra e dytë mban titullin: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese “Koçi”.Tiranë, 2004).

Në një artikull të botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, të datës 19 shtator 1957, Enver Hoxha e vinte theksin te “miqësia historike, tradicionale” shqiptaro-greke. Madje ai thoshte se “populli shqiptar dhe populli grek, me gjithë përpjekjet e atyre elementëve që përpiqen të thellojnë artificialisht përçarjen me pretendimet absurde, kanë qenë kurdoherë miq dhe kanë luftuar kurdoherë së bashku kundër të njëjtëve armiq” (Shqipëria dhe Greqia…, f.132).

Enver Hoxha këtu përdor terma të përgjithshme, të cilat përbëjnë stereotipa të propagandës komuniste. Nuk njihet ndonjë rast kur grekët dhe shqiptarët të kenë luftuar “së bashku kundër të njëjtëve armiq”. Kur shqiptarët shprehën dëshirën të luftonin bashkërisht kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë gjatë Luftës II Botërore, klasa politike greke bëri gjithçka që ishte e mundur për të mos lejuar koordinimin e veprimeve të përbashkëta, çka sqarohet me fakte në faqet e vëllimit të parë të prof.Metës, sepse asaj i rrihte mendja te pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Në qoftë se Enver Hoxha e kishte fjalën për luftën e grekëve, përkrah kapedanëve shqiptarë, kundër armikut “të përbashkët” - Perandorisë Otomane, atëherë ai zbulonte cektësinë e gjykimit të tij. Kapedanët shqiptarë që morën pjesë në revolucionin grek luftuan jo për të mirën, por për të zezën e tyre. Ngjarjet që rrodhën pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë vërtetuan në praktikë se armiku më i egër i kombit shqiptar nuk ishte aspak Perandoria Otomane, por shovinizmi grekomadh, që e gjeti mishërimin e tij në të gjitha strukturat e shtetit shovinist grek, bëmat e të cilit kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare janë të dokumentuara mirë nëpër faqet e historisë së popullit shqiptarë. Ata kapedanët shqiptarë, që luftuan për grekët, vërtetë që ishin shumë trima, por ishin edhe shumë pak të zgjuar, ishin shumë dritëshkurtër. Dhe dritëshkurtësinë e tyre ata e paguan me kokën e vet dhe mbarë kombit shqiptar një gjë e tillë do t’i kushtonte shumë shtrenjtë!

Në një deklaratë të qeverisë shqiptare të vitit 1973, në përputhje me retorikën enveriane, thuhej se nga territori i Shqipërisë “nuk do t’i vinte asnjë e keqe popullit vëlla grek” (po aty, f.254). Ku e kishte gjetur këtë popullin grek qeveria shqiptare që na e quante “vëlla”? S’kemi dëgjuar as edhe një herë të vetme që qeveria greke ta ketë quajtur popullin shqiptar “popull vëlla”.Pse mbante një qëndrim kaq të përulur qeveria shqiptare? Vërtetë që nga territori ynë s’do t’i vinte ndonjë e keqe popullit “vëlla” grek, por është halli se nga territori i atij popullit “vëlla” grek popullit shqiptar i kanë ardhur dhe po i vijnë përherë gjëma të rënda!

Personalisht nuk e di që në Greqi të ekzistuakan qarqe, që vepruakan kundër shqiptarëve pa dijeninë e shtetit grek dhe të strukturave të tij. Edhe organizatat terroriste greke kanë vepruar me dijeninë dhe nën mbrojtjen e shtetit grek kur në vitet ’80-të filluan të vrisnin anglezë dhe amerikanë që ndodheshin me shërbim në Greqi.Le të përmendim vetëm grupin terrorist “17 nëntori”. “Kur Papandreu erdhi në fuqi, ai e shkriu njësinë e posaçme të policisë që merrej me hetimin e grupit terrorist “17 nëntori”. Grupi “17 nëntori” do të mbetej gjatë gjithë periudhës së fillimit të viteve 1990 skuadra më enigmatike terroriste dhe më e pamundura për t’u penetruar, në krejt Evropën dhe në Lindjen e Mesme” (Robert D.Kaplan. Greqia: dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, f.68).

Po cilat janë faktet që na ofrohen në të dy vëllimet e prof.Metës për këtë popullin “vëlla” grek, për këtë popullin “mik” grek, për këtë popullin “e mirë” grek, nga gjiri i të cilit vjen e krijohet ai që quhet opinion publik grek.

1. Në notën e qeverisë greke drejtuar Edenit më 14 dhjetor 1942 thuhej se “në qoftë se deklarata britanike nuk do të njihte në mënyrë eksplicite të drejtat e Greqisë në “Epirin e Veriut”, do krijohej një përshtypje e hidhur në popullin grek dhe do të dobësohej rezistenca greke” (Tensioni greko-shqiptar…f.96). Madje në fund të notës nënvizohej se “qeveria greke e cilësonte aq jetik problemin e “Epirit të Veriut”, saqë ajo deklaronte botërisht se kombi grek nuk do të pranonte asnjë zgjidhje të këtij problemi, e cila do të injoronte të drejtat e ligjshme të Greqisë” (po aty). Pra, qeveria greke e pranonte vetë në një notë zyrtare se populli grek dhe kombi grek ishte dhe mbetet popull dhe komb shovinist!

2. Në një takim të Mehmet Konicës në Romë në verën e vitit 1944 me përfaqësuesin grek, ky i fundit tha se “asnjë grek nuk ishte i dispozuar për të lënë mënjanë të drejtat e pakontestueshme të Greqisë në këtë territor” (po aty, f.127). Kështu, diplomati grek e pranonte me gojën e tij se të gjithë grekët ishin shovinistë!

3. Më 1946, në Konferencën e Paqes në Paris, Caldarisi “këmbënguli në kërkesën për aneksimin e Shqipërisë së Jugut se midis të gjithë grekëve ekziston një harmoni e plotë për këtë çështje” (po aty, f.272). Domethënë, edhe vetë kryeministri grek e pranonte se të gjithë grekët ishin shovinistë!

4. “Pretendimet territoriale kryeministri grek ia parashtroi edhe delegacionit britanik… Sipas tij, opinioni publik grek s’do të ishte në gjendje të qëndronte indiferent, në qoftë se Konferenca do të përforconte pozitat e Shqipërisë nëpërmjet Traktatit të Paqes me Italinë…” (f.273). Sipas kryeministrit grek, del se opinioni publik grek ishte shovinist!

5. Meqenëse Konferenca e Paqes në Paris nuk pranoi të diskutonte për pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë së Jugut, kryeministri grek, Caldaris, “deklaroi më 2 tetor se ngjarjet në Paris kishin shkaktuar një zemërim që kuptohej qartë në popullin grek për arsye të padrejtësisë që iu bë atij. Themistokles Sofulis, njëri nga krerët e opozitës, e vlerësoi dështimin në Paris si një zi të rëndë, ndërsa lideri tjetër opozitar, ish kryeministri George Papandreu, në mënyrë solemne, deklaroi se “zia e kombit kishte arritur në infinit…” (po aty, f.281). S’kemi ç’bëjmë! Udhëheqësit e të dy krahëve të politikës greke e kanë deklaruar vetë, me gojën e tyre, që populli dhe kombi grek ishin shovinistë, se i kishte pllakosur zija e rëndë që kishte arritur në infinit, për të vetmen arsye se nuk u qenkëshin plotësuar tekat shoviniste në Paris!

6. “Në prill të vitit 1946, Ndihmësatasheu Ushtarak i SHBA në Athinë, Uilliam McNeill, i shkruante Departamentit të Shtetit: “Pavarësisht nga fakti se pretendime të tilla duken qartë se e dëmtojnë, më tepër se sa e ndihmojnë, sigurimin e Greqisë, pavarësisht se realitetet ndërkombëtare janë në kundërshtim me plotësimin e këtyre pretendimeve dhe pavarësisht nga karakteri i dyshimtë i shumë argumenteve të paraqitura, shumë,dhe ndoshta shumica e grekëve, besojnë fort dhe në mënyrë entuziaste se sakrificat e tyre gjatë luftës duhet dhe do të shpërblehen me përfitime substanciale territoriale në kurriz te vendeve fqinjë… Në qoftë se qeveritë britanike dhe ajo amerikane nuk do të mbajnë qëndrim të ngrohtë dhe nuk do të mbështesin në mënyrë efikase pretendimet territoriale greke…, shumë, dhe ndoshta të gjithë grekët, do të ndiejnë se ata janë tradhtuar nga Aleatët Perëndimorë” (po aty, f.501). Kurse i ngarkuari me punë i SHBA në Athine, Karl Rankin, paralajmëronte se “do të ketë një shpërthim të ndjenjave kundër Fuqive Perëndimore” (po aty, f.501-502). Pra, edhe diplomatët amerikanë dëshmonin se shumë dhe ndoshta shumica, apo të gjithë grekët ishin shovinistë!

7. Ambasadori amerikan në Athinë, McVeagh u udhëzua, “t’i transmetonte kryeministrit Caldaris një mesazh, në të cilin thuhej se ishte jashtëzakonisht e vështirë për qeverinë amerikane që të mbështeste pretendimet territoriale greke në Këshillin e MPJ, pasi shumë arsye të përgjithshme diktonin që kufijtë e Greqisë të mbeteshin ato që kishin qenë para luftës. Jo vetëm qeveria, por edhe opinioni publik grek duhej ta kuptonte këtë pozicion… Ambasadori amerikan u kërkoi politikanëve grekë të ushtronin të gjithë influencën e tyre që këto vendime (për mospranimin e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë - E.Y.) të pranoheshin në Greqi me minimumin e pakënaqësisë dhe të zemërimit kundër Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast qeveria amerikane shfaqi pakënaqësinë se, në vend që të përgatiste opinionin publik për dështimin në këto çështje, shtypi dhe radioja greke, gjatë javëve të fundit, po nxisnin sistematikisht, në shumë mënyra, opinionin publik kundër Britanisë dhe SHBA, për arsye se këto pretendime nuk ishin realizuar” (po aty, f.514-515). Siç del edhe nga këto porosi të Departamentit të Shtetit për ambasadorin amerikan në Athinë, qeveria amerikane kishte krijuar bindjen se në Greqi ekzistonte një opinion publik grek shovinist!

8. “…më 8-9 korrik (1956 - E.Y.)ishte mbajtur në Athinë Kongresi Ndërkombëtar Panepirot, i cili doli me thirrjen për çlirimin e “Vorio-Epirit” duke përdorur forcën. Kongresi kishte hedhur parullën e krijimit të Frontit Nacional për çlirimin e “Vorio-Epirit”, me pjesëmarrjen e të gjithë grekëve dhe kishte vendosur krijimin e një organi ekzekutiv kombëtar për zbatimin e vendimeve të tij” (Shqipëria dhe Greqia… f.124). Sipas parullës së këtij Kongresi, të gjithë grekët ishin shovinistë!

9. “Në fund të nëntorit (1956 - E.Y.) B.Shtylla takoi Kasimatin në Nju-Jork dhe i propozoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me anë të një komunikate fare të thjeshtë. Përfaqësuesi grek dha një përgjigje të rezervuar dhe deklaroi se qeveria greke dëshironte normalizimin e marrëdhënieve por më parë duhej përgatitur psikologjikisht opinioni” (po aty, f.126). Diplomati grek e pranonte se në Greqi ekzistonte një opinion antishqiptar, shovinist!

10. “Pas stabilizimit të Juntës, aty nga fundi i vitit 1968, udhëheqja shqiptare po konstatonte disa nuanca të reja të një qëndrimi armiqësor dhe provokues ndaj Shqipërisë. Të tilla vlerësoheshin fjalimet armiqësore dhe mbështetja e pretendimeve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut në ceremoninë e varrimit të peshkopit Kotokos, në të cilën morën pjesë edhe qeveritarë grekë. Përshtypje negative la në Tiranë edhe deklarata e zëvendëskryeministrit grek D.Patilis mbi “vendosmërinë e grekëve për të mos hequr dorë nga aneksimi i “Epirit të Veriut”. (po aty, f.219-220). Edhe sipas fjalëve të këtij politikani të lartë grek, del se grekët janë shovinistë, të gjithë, pa përjashtim!

11. “Më 8 dhjetor 1963 ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Venizelos bëri publik një propozim që “grekëve të “Epirit të Veriut” t’u jepej vetëqeverisja në kuadrin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, më 6 dhjetor ai i kishte deklaruar agjencisë “Rojter” se marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë në gjendje negative, për arsye të shqetësimit që ka i gjithë kombi grek lidhur me të ardhmen e vëllezërve tanë që jetojnë në këtë vend” (po aty, f.191). Po a shfaqi vallë ndonjë shqetësim kykombi grek edhe për vëllezërit tanë çamë, ish-shtetas grekë, të cilët i masakroi aq barbarisht shteti shovinist grek, apo synimet shoviniste ndaj Shqipërisë kërkon të na i shesë për shqetësime për bashkëkombësit e tij minoritarë në vendin tonë?

12. “Studiues grekë, me të drejtë, kanë konstatuar se politika e Karamanlisit kundrejt Shqipërisë dallonte nga politika që ndoqi ai ndaj fqinjëve të tjerë veriorë. Ata kanë veçuar tri arsye të këtyre diferencave” (po aty, f.281). Këtu do të mjaftohem me përmendjen e arsyes së parë, e cila ka qenë mungesa “e mbështetjes publike për një afrim me Shqipërinë në nivelin që Greqia ishte afruar në atë kohë me shtetet e tjera ballkanike” (po aty). Rrjedhimisht, edhe vetë studiuesit grekë e paskan pranuar se në Greqi paska munguar një mbështetje publike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë për arsye të ngarkesave të forta shoviniste në mesin e saj!

13. “Në një informacion të ambasadës sonë në Athinë për MPJ, të datës 23 prill 1975, thuhej: ”…qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin”” (po aty, f.283). Më në fund, edhe ambasada jonë në Greqi qenkësh bindur se jo vetëm qeveria greke, por edhe grekët në përgjithësi ishin shovinistë! Nuk e di nëse arriti ta krijonte këtë bindje edhe vetë udhëheqja e lartë shqiptare, këtu, në Tiranë!

14. “Diplomatët shqiptarë në Athinë raportonin edhe për disa shenja të tjera negative. Kështu, në Muzeun e Luftës të Greqisë ishte vendosur një stendë për luftën në “Vorio-Epir” dhe për “Qeverinë Autonome” të “Vorio-Epirit”.Në tekstet shkollore ishin futur mësime të reja për “Vorio-Epirin”, të cilat kishin përmbajtje shoviniste” (po aty, f.286). Tani lind pyetja: këto tekste shkollore me përmbajtje shoviniste shërbenin për edukimin me shovinizëm të bijve të popullit grek, apo të popullit të “Zullulandit”?

15. “Ligji i luftës me Shqipërinë nuk u hoq nga parlamenti grek, i cili ishte i vetmi institucion kushtetues që mund ta bënte atë. Vendimi i qeverisë së Papandreut ishte një akt, që i mungonte baza kushtetuese. Ai u shpall pa aprovimin e presidentit Kristos Sarçetaqis dhe nuk u miratua në parlament, pasi atje, me sa duket, ekzistonte një shumicë që e kundërshtonte këtë vendim. Gjithashtu, edhe kisha greke, e cila kishte ndikim të madh në politikën dhe në opinionin grek, ishte kundërshtare e fortë e heqjes së gjendjes së luftës” (po aty, f.312).


Janullatosi, guvernatori faktik në Shqipëri

15. “Ligji i luftës me Shqipërinë nuk u hoq nga parlamenti grek, i cili ishte i vetmi institucion kushtetues që mund ta bënte atë. Vendimi i qeverisë së Papandreut ishte një akt, që i mungonte baza kushtetuese. Ai u shpall pa aprovimin e presidentit Kristos Sarçetaqis dhe nuk u miratua në parlament, pasi atje, me sa duket, ekzistonte një shumicë që e kundërshtonte këtë vendim. Gjithashtu, edhe kisha greke, e cila kishte ndikim të madh në politikën dhe në opinionin grek, ishte kundërshtare e fortë e heqjes së gjendjes së luftës” (po aty, f.312).

Duke edukuar në opinionin publik grek dhe në mbarë kombin grek urrejtjen dhe armiqësinë ndaj një kombi tjetër, siç është kombi shqiptar, kisha greke është marrë me punët e djallit dhe vetë është shndërruar në një strehimore të djallit! Pikërisht nga radhët e kësaj kishe shoviniste greke u komandua me shërbim në Tiranë dhe vazhdon të qëndrojë aty deri tani, në krye të kishës ortodokse ish-fanoliane, armiku i kombit shqiptar,

Anastas Janullatosi, të cilit Athina zyrtare i ka ngarkuar rolin e pararojës së shovinizmit grekomadh dhe të guvernatorit të tij faktik në Shqipëri. Shqipëria është vend pa zot, prandaj edhe Janullatosi e vazhdon i qetë misionin e vet shovinist në Tiranë.

16. Për ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë, “ndonëse Athina zyrtare heshti kur tanket serbe shtypnin shqiptarët, dy komponentë të fuqishëm të politikës dhe të shoqërisë greke, kisha dhe shtypi grek, manifestuan fuqimishtpërkrahjen e tyre për shovinizmin serb” (po aty, f.314). Pra, dy leva të fuqishme të mbjelljes dhe të ngulitjes së urrejtjes kombëtare greke për kombin shqiptar, kisha dhe shtypi grek, funksionojnë me ngarkesë të plotë pikërisht atëherë kur opinionit publik grek i duhet thënë e vërteta. Atëherë ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek nuk mund të mos edukohet me ndjenja shoviniste dhe nuk mund të mos shndërrohet në opinion shovinist grek, në popull shovinist grek, në komb shovinist grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kur ushqimin e tij shpirtëror e helmatisin dy komponentë të fuqishëm të formimit botëkuptimor të tij - feja dhe shtypi, ndërsa politika shtetërore, në rastin konkret, bën sikur nuk di gjë, bën sikur hiqet mënjanë!

Nga sa u citua më sipër rezulton se ekzistuaka me të vërtetë një opinion publik grek, një popull grek, një komb grek, një kishë greke, një shtyp grek që shërbyekan si taban i fuqishëm i shovinizmit grekomadh në synimet e tij për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe, në përgjithësi, në urrejtjen e tij kundër kombit shqiptar! Siç u argumentua më lart, me fakte, vetë politikanët kryesorë grekë dhe diplomatë të huaj e kanë pranuar me gojën e tyre se opinioni publik grek, se populli grek, se kombi grek qenka shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar! A thua të jetë i çmendur ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek, ky shtyp grek? A thua të jetë e çmendur kjo kishë greke? Nuk e di! Veçse duhet të kujtojmë fjalët e njërit nga politikanët më kryesorë grekë, si Kostandin Karamanlisi, ish-kryeministër dhe president i Greqisë, i cili e përshkruante vendin e vet si një “azil i madh të çmendurish” (Robert D.Kaplan.Vepër e cituar, f.40).

Natyrshëm lind pyetja: po a ka vallë njerëz në radhët këtij opinioni publik grek, e këtij populli grek, e këtij kombi grek, të cilët i kundërvihen shovinizmit grekomadh në qëndrimin ndaj kombit shqiptar? Sigurisht që edhe mund të ketë atu-këtu. Por ata, besoj, duhet të jenë aq të paktë, saqë, me sa duket, kanë humbur si gjilpëra në kashtën e shovinizmit grekomadh!Këtu e disa vjet të shkuara (ka qenë viti 2004), në mjediset e hotelit “Dajti”, u njoha rastësisht me një profesor grek të filozofisë. Në bisedë e sipër më shkoi gjuha atje ku “më dhemb dhëmbi”: te qëndrimi që mbahet në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë. Profesori më tha: “Më vjen turp për pronarët grekë që sillen keq me shqiptarët!”.

Në emisionin kryesor të lajmeve të TV “Top Channel” të datës 8 shtator 2004, gjatë një “demonstrate”, të organizuar në qytetin e Selanikut (ku morën pjesë rreth 2 000 vetë) në përkrahje të emigrantëve shqiptarë, që u masakruan nga shteti shovinist grek pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të 4 shtatorit 2004, një qytetar grek deklaroi para kamerës: “Qëndrimi arrogant i shtetit dhe i policisë greke nuk është qëndrimi ynë”!!! Vini re! Demonstrata organizohej katër ditë pas gjakosjes së rrugëve të qyteteve greke me gjak emigrantësh shqiptarë të pafajshëm!

Shteti shovinist grek atë ditë kishte nxjerrë në rrugët e qytetit ca turma që i kishte marrë “me qira” (siç i quante me të drejtë Robert D. Kaplan turmat që nxirrte në rrugë Andreas Papandreu në përkrahje të martesës së tij të re me ish-stjuardesën Lian), për të larë sadopak turpin që e mbuloi, kur, faqe botës, lëshoi policinë e ndërkryer kundër emigrantëve paqësorë shqiptarë, që i gëzoheshin fitores nëpër rrugët e qyteteve greke. Komedi të tilla shteti shovinist grek le t’ua shesë, përsëri, atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve!

Për çështjen çame, duket se populli dhe mbarë kombi grek, ashtu si edhe Athina zyrtare, janë unikë dhe deklarojnë se nuk e njohin një çështje të tillë. Me këtë qëndrim, populli dhe kombi grek, ashtu si edhe politika zyrtare, rreshtohen përkrah shtetit nazifashist grek që masakroi barbarisht popullsinë e pafajshme çame, i grabiti pronat dhe i vendosi në sekuestro me ligjin famëkeq të luftës.

Në reagimin negativ të qytetarëve grekë ndaj filmit dokumentar “1821”, nuk ka asgjë për t’u habitur. Me kundërvënien e tyre ndaj së vërtetës, qytetarët grekë vazhdojnë kultivimin e farës së urrejtjes së pararendësve të tyre, të cilët e mbollën dhe e rritën me shumë kujdes që në platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Prandaj nuk është fare rastësi që një parti nazifashiste, me emrin “Agimi i Artë”, tani, në dekadën e dytë të shek. XXI, si në asnjë vend tjetër të Evropës,gjen truall të përshtatshëm për t’u krijuar pikërisht në radhët e popullit grek. Madje, siç bëhet e ditur në faqet e internetit, përkrahësit e kësaj partie nazifashiste sa vijnë e po shtohen dita-ditës.

Por, çuditërisht, përkrah shtetit nazifashist grek të Napolon Zervës, radhiten edhe Vangjel Dule, Kosta Barka etj., të cilët deklarojnë se janë kundër paraqitjes së Rezolutës Çame në parlamentin shqiptar, duke i justifikuar plotësisht krimet që u kryen kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë.
Parlamenti shqiptar jo vetëm që duhet ta diskutojë dhe ta aprovojë me zjarr dhe unanimisht atë Rezolutë, në qoftë se në ndenjëset e tij janë ulur me të vërtetë pasardhës të denjë të Ismail Qemalit, por, pas aprovimit të saj, duhet t’i kërkojë qeverisë shqiptare t’i ngrijë marrëdhëniet me qeverinë greke, deri në abrogimin sa më të shpejtë të ligjit famëkeq të luftës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e popullsisë çame në trojet e veta amtare.

2014/12/28

Arbana Xhara:Tempulli i analfabetëve



Me automatizëm kërkojnë të regjistrohen në universitet, madje me dhunë, kërcënim dhe frikësim të rektorit. Nuk është ky standard i sotëm që po kërkohet të instalohet, ai ekziston tash e 15 vjet në Kosovë. Në emër të luftës, fillimisht morën institucionet në duar, më pas secilin sektor kyç të vendit, pozitat më të rëndësishme, vazhduan me tenderët publikë, nisën me krijimin e kompanive të rrugëve me nga një lopatë për të përfituar milionat, (ishte më e lehtë për të ardhur deri te paraja e shtetit). Për të mos numëruar me qindra e qindra variante që janë shfrytëzuar dhe po vazhdojnë për të plaçkitur Kosovën. Në emër të luftës e fëlliqën vendin për më shumë se një dekadë.

E gjithë ky denigrim u zhvillua përpara syve të atyre që luftuan përnjëmend, që e ëndërruan një Kosovë të lirë me tërësinë e saj territoriale dhe mbi të gjitha një shtet ligjor. Ata që ofruan jetën të gatshëm për të mos e duruar padrejtësinë, nuk u pasuruan në kurriz të popullit, por u harruan (sa prej tyre kanë kryer vetëvrasje nga skamja). Ata ngelën të papërkrahur, të bindur se luftëtari i denjë nuk mund ta plaçkitë popullin e vet. Ata nuk e duan një Kosovë të kapur nga bandat.

Këta që e denigruan Kosovën e kanë kaluar fazën e fuqisë financiare, atyre tash u duhet intelekti. Kanë arritur të bëhen edhe pjesë e diplomacisë kosovare. P.sh Ramiz Lladrovci na përfaqëson si ambasador në Shqipëri, e kategorisë se tillë i duhet një trohë intelekt. Pra, dikush nëpër ambasada e dikush nëpër ministri dhe institucione të tjera... Por fillimisht kanë nevojë të marrin një diplomë që t’u shërbejë si lustër e injorancës që kanë. Dhe pse jo dikush prej tyre të vazhdojë me jetën akademike si “ish-ministri i marrës”, Bujar Dugolli. I dyshuar disa herë për manipulim në procesin e privatizimit, sot është dekan në Fakultetin Filozofik. Ai u bë magjistër dhe doktor i shkencës brenda natës dhe me shumë kompetencë del e flet për tempullin e dijes.

Kolegu i tij Ethem Çeku, ish-ministër i Energjetikës, i cili në një pyetje timen për keqpërdorim me tokat e Sibovcit, disa vjet më parë, më ishte përgjigjur: “tokat e lucit tam”. Po ky i njëjti, sot është dekan në Fakultetin e Edukimit, synon edukimin e gjeneratave. Bajram Kosumi, një ish-politikan i kategorisë së analfabetëve funksionalë, udhëheq me departamentin e gazetarisë në UP.

Duke qenë dëshmitarë të këtyre “vlerave” mbi të cilat është ndërtuar çdo segment në vendin tonë, pse të mos besojnë edhe ata studentë potencialë që pa meritë ta kenë të drejtën të avancohen dhe pse jo pas disa vitesh të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse. Duke parë këtë denigrim të përmasave marramendëse, arsyetohen edhe kërkesat e protestës, sepse ky tashmë është normalitet në Kosovë.

Për t’u përballur me këtë kategori që është në gjendje të shkelë edhe mbi vlerat e luftës për interesa personale, dorën në zemër se ka aspak të lehtë rektori.

Prandaj sot është momenti i fundit që t’u thuhet stop matrapazëve që njollosin luftën e UÇK-së e që në emër të saj e kanë kapur shtetin, dhe t’i japim mbështetje rektorit Ramadan Zejnullahu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...